KREU III

MJETET E KËRKIMIT TË PROVËS

 

SEKSIONI I

KËQYRJET

 

Neni 198

Rastet dhe for­mat e këqyr­jes

1. Këqyr­ja e per­son­ave, e vendeve dhe e sendeve ven­doset nga organi pro­ce­dues kur është e nevo­jshme të zbu­lo­hen gjur­mët dhe paso­jat e tjera mate­ri­ale të veprës penale.

2. Kur vepra penale nuk ka lënë gjur­më ose paso­ja mate­ri­ale ose kur këto janë  zhdukur, kanë hum­bur, janë ndryshuar a lëvizur, organi pro­ce­dues për­shkru­an gjend­jen dhe, kur është e mundur, ver­i­fikon se si ka qenë ajo para ndryshimeve, si dhe merr masa që të sak­të­so­jë mënyrën, kohën dhe shkaqet e ndryshimeve që mund të kenë  ndod­hur.

3. Organi pro­ce­dues mund të urd­hëro­jë fotografime, filmime dhe çdo veprim tjetër teknik.

 

Neni 199

Këqyr­ja e per­son­ave

1. Këqyr­ja bëhet duke respek­tu­ar din­jitetin dhe, me sa është e mundur, mbro­jt­jen e atij që këqyret.

2. Para se të bëhet këqyr­ja, per­son­it që do të këqyret i bëhet e njo­hur e drej­ta për të kërkuar pran­inë e një të besuari, me kusht që ky të mund të gjen­det men­jëherë dhe të jetë i për­sh­tat­shëm.

3. Këqyr­ja mund të bëhet edhe me anën e një mjeku. Në këtë rast organi pro­ce­dues mund të mos mar­rë pjesë në veprim­in e këqyr­jes.

4. Kur është e nevo­jshme për kon­sta­timin e fak­teve që kanë rëndësi për çësht­jen, lejo­het mar­r­ja e gjakut dhe ndërhyr­je të tjera tru­pore, edhe pa vull­netin e  per­son­it, nëse nuk  ka rrezik për shën­detin.

 

Neni 200

Këqyr­ja e kufomës

1. Këqyr­ja e kufomës bëhet nga organi pro­ce­dues në prani të mjekut ligjor.

2. Për të bërë këqyr­jen e kufomës, gjyq­tari ose prokurori mund të urd­hëro­jnë zhvar­rim­in, duke njof­tu­ar një pjesë­tar të famil­jes së të vdeku­rit për të mar­rë pjesë, me  për­jash­tim të rasteve kur kjo pjesë­mar­rje mund të dëm­to­jë qël­lim­in e këqyr­jes.

 

Neni 201

Këqyr­ja e vendeve dhe e sendeve

1. Të pan­de­hu­rit dhe atij që ka në dis­pozi­cion vendin ku do të bëhet këqyr­ja ose sendin që do të këqyret u dorë­zo­het në fil­lim kop­ja e vendim­it për kry­er­jen e këqyr­jes.

2. Në këqyr­jen e vendeve, organi pro­ce­dues mund të urd­hëro­jë, për arsye të motivuara, që të pran­ish­mit të mos largo­hen para se të ketë për­fun­d­uar këqyr­ja dhe  t’i kthe­jë for­cër­isht ata që largo­hen.

 

SEKSIONI II

KONTROLLET

 

Neni 202

Kushtet për kry­er­jen e kon­trolleve

1. Kur ka arsye të bazuara për të men­d­uar se dikush fsheh në per­son­in e tij  pro­va mate­ri­ale të veprës penale ose sende që i përkasin veprës penale gjyka­ta merr vendim për  kon­trol­lin per­son­al. Kur këto sende ndod­hen në një vend të cak­tu­ar, ven­doset kon­trol­li i  ven­dit ose banesës.

2. Gjyka­ta që ka nxjer­rë vendimin mund të vepro­jë vetë ose të urd­hëro­jë që vepri­mi të kry­het nga ofi­cerët e poli­cisë gjyqë­sore, të cak­tu­ar në vendimin e kon­trol­lit.

3. Në rast fla­grance ose në rast ndjek­je të per­son­it që është duke ikur, që nuk lejo­jnë  nxjer­rjen e një vendi­mi kon­troll, ofi­cerët e poli­cisë gjyqë­sore krye­jnë kon­trol­lin e  per­son­it ose të ven­dit, duke zbat­u­ar rreg­ul­lat e cak­tu­ara në Nenin 299.

 

Neni 203

Kërke­sa e dorëzim­it

1. Kur kërko­het një send i cak­tu­ar, organi pro­ce­dues mund të kërko­jë dorëz­imin  e tij. Në qoftë se sen­di dorë­zo­het, kon­trol­li nuk bëhet, me për­jash­tim të rasteve kur ai  çmo­het i nevo­jshëm.

2. Për të për­cak­tu­ar sendet që mund të sekue­stro­hen ose për të ver­i­fikuar  rrethana të cak­tu­ara të nevo­jshme për het­imin, organi pro­ce­dues ose ofi­cerët e poli­cisë gjyqë­sore të autor­izuar prej tij, mund të kon­trol­lo­jnë veprimet, doku­mentet dhe  kor­re­spon­dencën pranë bankave.

 

Neni 204

Kon­trol­li i per­son­it

1. Para se të bëhet kon­trol­li i per­son­it, atij që do të  kon­trol­lo­het i dorë­zo­het një  kop­je e vendim­it të kon­trol­lit, duke i bërë  të ditur të drejtën për të kërkuar pran­inë e një per­soni të besuar, me kusht që ai të gjen­det shpe­jt dhe të jetë i për­sh­tat­shëm.

2. Kon­trol­li bëhet duke respek­tu­ar din­jitetin dhe mbro­jt­jen e atij që kon­trol­lo­het.

 

Neni 205

Kon­trol­li i vendeve

1. Të pan­de­hu­rit, kur është i pran­ishëm, dhe atij që ka në dis­pozi­cion vendin u dorë­zo­het kop­ja e vendim­it të kon­trol­lit, duke i sqaru­ar të drejtën për të kërkuar pran­inë e një per­soni të besuar.

2. Kur mungo­jnë  per­son­at e treguar në para­grafin 1, kop­ja e vendim­it i dorë­zo­het një të afër­mi, një fqin­ji ose një per­soni që punon bashkë me të.

3. Organi pro­ce­dues mund të kon­trol­lo­jë per­son­at e pran­ishëm, kur çmon se  këta mund të  fshe­hin provën mate­ri­ale ose sendet që i përkasin veprës penale. Ai mund të urd­hëro­jë që të pran­ish­mit të mos largo­hen para se të mbaro­jë kon­trol­li dhe  të kthe­hen for­cër­isht ata që largo­hen.

 

Neni 206

Koha për kry­er­jen e kon­trol­lit të banesës

1. Kon­trol­li në një banesë ose në një vend të mbyl­lur ngji­tur me të nuk mund të fil­lo­jë para orës shtatë dhe pas orës njëzet. Në raste të ngut­shme organi pro­ce­dues mund të urd­hëro­jë me shkrim që kon­trol­li të bëhet tej këtyre caqeve.

 

Neni 207

Sekuestri­mi gjatë kon­trol­lit

1. Sendet e zbu­lu­ara gjatë kon­trol­lit mund të sekue­stro­hen duke respek­tu­ar dis­poz­i­tat për sekuestrimet.

 

SEKSIONI III

SEKUESTRIMET

 

Neni 208

Objek­ti i sekuestrim­it

1. Gjyq­tari ose prokurori dispono­jnë me vendim të arsyet­u­ar sekuestrim­in e provave mate­ri­ale dhe të sendeve që lid­hen me veprën penale kur ato janë të domos­doshme për vërte­timin e fak­teve.

2. Sekuestrim­in e kryen vetë ai që ka nxjer­rë vendim ose ofi­cerët e poli­cisë gjyqë­sore të deleguar me të njëjtin vendim.

3. Kop­ja e vendim­it të sekuestrim­it i dorë­zo­het të intere­suar­it, në qoftë se është i pran­ishëm.

 

Neni 209

Sekuestri­mi i kor­re­spon­dencës

(Sht­esë në pikën 1 me ligjin nr.9085, datë 19.6.2003)

1. Kur gjyka­ta ka arsye të bazuara të men­do­jë se në zyrat postare ose telegrafike gjen­den letra, letra me vlerë, zarfa, pako, telegrame dhe objek­te të tjera të kor­re­spon­dencës që janë dër­guar nga i pan­de­huri ose që i drej­to­hen atij, qoftë edhe me emër tjetër ose nëpër­m­jet një per­soni tjetër, ven­dos sekuestrim­in e tyre.

2. Kur sekuestrim­in e kryen një ofi­cer i poli­cisë gjyqë­sore, ai duhet t’i dorë­zo­jë organ­it gjyqë­sor objek­tet e sekuestru­ara të kor­re­spon­dencës pa i hapur dhe pa u njo­hur me ndon­jë mënyrë tjetër me përm­ba­jt­jen e tyre.

3. Objek­tet e sekuestru­ara që nuk hyjnë në kor­re­spon­dencën e sekuestrueshme i kthe­hen atij që i tako­jnë dhe nuk mund të për­doren.

 

Neni 210

Sekuestri­mi pranë bankave

(Sht­esë në pikën 1 me ligjin nr.9085, datë 19.6.2003)

1. Gjyka­ta mund të ven­dosë sekuestrim­in pranë bankave të doku­menteve, letrave me vlerë, shu­mave të depoz­i­tu­ara në llog­a­ri rrjed­hëse dhe çdo gjë­je tjetër,  edhe nëse gjen­den në kase­tat e sig­urisë, kur ka arsye të bazuara për të men­d­uar se ato kanë lid­hje me veprën penale, edhe kur nuk i përkasin të pan­de­hu­rit ose kur nuk janë në emër të tij. Në raste të ngut­shme ky vendim mund të mer­ret nga prokurori.

 

Neni 211

Detyri­mi i dorëzim­it dhe rua­jt­ja e sekretit

1. Per­son­at e detyru­ar për rua­jt­jen e sekretit pro­fe­sion­al ose shtetëror dety­ro­hen t’i dorë­zo­jnë men­jëherë organ­it pro­ce­dues aktet dhe doku­mentet, edhe në origji­nal, dhe çdo gjë tjetër që ruhet pranë tyre për shkak të detyrës, shër­bim­it ose pro­fe­sion­it, përveç kur deklaro­jnë se është sekret shtetëror ose sekret që lid­het me detyrën a pro­fe­sion­in e tyre. Në rastin e fun­dit bëhen ver­i­fikimet e nevo­jshme dhe kur del që deklari­mi është i pabazuar, organi pro­ce­dues urd­hëron sekuestrim­in.

2. Kur sekreti shtetëror kon­fir­mo­het nga organi kom­pe­tent dhe pro­va është thel­bë­sore për zgjid­hjen e çësht­jes, organi pro­ce­dues ven­dos mar­rjen e provës.

3. Kur bren­da trid­hjetë ditëve nga kërke­sa organi kom­pe­tent nuk jep kon­formimin e sekretit, organi pro­ce­dues urd­hëron sekuestrim­in.

 

Neni 212

Kundër­sh­ti­mi i vendim­it të sekuestrim­it

1. I pan­de­huri, per­soni tek i cili janë sekuestru­ar sendet dhe ai që ka të drejtën e kërkim­it të tyre, mund të bëjnë ankim në gjykatë kundër vendim­it të sekuestrim­it.

2. Anki­mi nuk e pezul­lon zba­timin e vendim­it.

 

Neni 213

Kop­jet e doku­menteve të sekuestru­ara

1. Organi pro­ce­dues mund të urd­hëro­jë nxjer­rjen e kop­jeve të akteve dhe të doku­menteve të sekuestru­ara, duke kthy­er origji­nalet dhe kur origji­nalet duhet të mba­hen urd­hëron sekre­tar­inë të lësho­jë kop­je të vërte­t­u­ar.

2. Në çdo rast per­soni ose zyra pranë të cilit është bërë sekuestri­mi ka të drejtë të ketë një kop­je të pro­cesver­balit të sekuestrim­it.

3. Kur doku­men­ti i sekuestru­ar bën pjesë në një vël­lim ose në një regjistër, nga i cili nuk mund të nda­het dhe organ­it pro­ce­dues i duhet origji­nali, vël­li­mi ose regjistri qën­dron në dis­pozi­cion të organ­it pro­ce­dues. Sekre­tari i organ­it pro­ce­dues u lëshon të intere­suarve, kur ata i kërko­jnë, kop­je, ekstrak­te ose vërte­time të pjesëve të vël­lim­it a të regjistrit që nuk i janë nën­shtru­ar sekuestrim­it.

 

Neni 214

Rua­jt­ja e sendeve të sekuestru­ara

1. Sendet e sekuestru­ara ruhen në sekre­tari. Kur kjo nuk është e mundur ose e për­sh­tat­shme, organi pro­ce­dues urd­hëron që ato të ruhen në një vend tjetër, duke për­cak­tu­ar mënyrën e rua­jt­jes.

2. Gjatë veprim­it të dorëzim­it, rua­jtësi par­ala­jmëro­het për detyrim­in e rua­jt­jes dhe të paraqit­jes së sendeve kur kërko­hen nga organi pro­ce­dues, si dhe për dën­imin e parashikuar nga ligji penal për atë që shkel detyrim­in e rua­jt­jes.

 

Neni 215

Vulos­ja e sendeve të sekuestru­ara

1. Sendet e sekuestru­ara sig­uro­hen me vulën e organ­it pro­ce­dues ose, në varësi nga natyra e sendeve, me mjete të tjera të për­sh­tat­shme që tre­go­jnë se ato ruhen për nevo­jat e drejtë­sisë.

2. Organi pro­ce­dues nxjerr kop­je të doku­menteve dhe fotografi ose riprod­hime të tjera të sendeve të sekuestru­ara që mund të ndrysho­jnë ose që ruhen me vështirësi, të cilat i bashkon me aktet dhe urd­hëron rua­jt­jen e tyre në sekre­tari.

3. Për sendet që mund të ndrysho­jnë, organi pro­ce­dues urd­hëron, sipas rastit, tjetër­simin ose asgjësimin e tyre.

 

Neni 216

Heq­ja dhe vënia e vulave

1. Organi pro­ce­dues, kur do që të heqë vulat, ver­i­fikon nëse ato janë të cen­uara ose jo dhe kur kon­sta­ton ndryshimin e tyre mban pro­cesver­bal. Pasi kry­het vepri­mi për të cilin është bërë e nevo­jshme heq­ja e vulave, sendet e sekuestru­ara vulosen përsëri, duke vënë pranë vulës datën e veprim­it.

 

Neni 217

Kthi­mi i sendeve të sekuestru­ara

1. Kur nuk është e nevo­jshme mba­jt­ja e sekue­stros për qël­lime prove, sendet e sekuestru­ara i kthe­hen atij që i tako­jnë edhe para se të mer­ret vendi­mi për­fundim­tar. Kur është e nevo­jshme, organi pro­ce­dues urd­hëron të sillen sendet e kthy­era.

2. Gjyka­ta mund të dispono­jë që kthi­mi i sendeve të mos bëhet kur, me kërkesën e prokuror­it ose të paditësit civ­il, duhet të mba­het sekuestri­mi për të sig­u­ru­ar pad­inë civile.

3. Pasi vendi­mi merr for­më të pre­rë, sendet e sekuestru­ara i kthe­hen atij që i tako­jnë, përveç rasteve kur  ven­doset kon­fiski­mi.

 

Neni 218

Rreg­ul­lat për kthimin e sendeve të sekuestru­ara

1. Gjyka­ta ven­dos kthimin e sendeve të sekuestru­ara kur nuk ka dyshim për përkatës­inë e tyre.

2. Kur sendet janë sekuestru­ar pranë një të treti, kthi­mi nuk mund të urd­hëro­het në dobi të të tjerëve, pa u dëgjuar i treti nga gjyka­ta.

3. Gjatë het­imeve para­prake, kthi­mi i sendeve të sekuestru­ara urd­hëro­het nga prokurori. Kundër këtij urdhri të intere­suar­it mund të bëjnë ankim në gjykatë.

 

Neni 219

Disponimet në rast mosk­thi­mi

1. Pas një viti nga dita që vendi­mi ka mar­rë for­më të pre­rë, në qoftë se kërke­sa e kthim­it nuk është paraqi­tur ose nuk është pran­uar, gjyka­ta që ka dhënë vendimin urd­hëron që paratë dhe letrat me vlerë të depoz­i­to­hen në bankë, në një llog­a­ri të veçan­të. Për sendet urd­hëro­het shit­ja e tyre, por kur ato kanë interes shken­cor ose vlera arti, u kalo­hen insti­tu­cion­eve përkatëse.

2. Shit­ja mund të urd­hëro­het edhe para afatit të treguar në para­grafin 1, kur sendet nuk mund të ruhen pa rrezik prish­je­je ose pa shpen­z­ime të mëd­ha.

3. Shu­ma e fitu­ar nga shit­ja derd­het në bankë, në llog­a­ri të veçan­të.

 

Neni 220

Shpen­zimet për sendet e sekuestru­ara

1. Shpen­zimet që nevo­jiten për rua­jt­jen e sendeve të sekuestru­ara për­bal­lo­hen nga shteti, i cili ka pref­er­en­ca ndaj çdo kred­i­tori tjetër për shu­mat e depoz­i­tu­ara nga sendet dhe vler­at e pak­thy­era.

 

SEKSIONI IV

PëRGJIMET

(Ndryshuar tit­ul­li me ligjin nr.9187, datë 12.2.2004)

 

Neni 221

Kufi­jtë e lejim­it

(Ndryshuar me ligjin nr.9187, datë 12.2.2004)

1. Përgji­mi i komu­nikimeve të një per­soni ose të një num­ri tele­foni me tele­fon, faks, kom­pjuter ose me mjete të tjera të çdo llo­ji, përgji­mi i fshe­htë me mjete teknike i bise­dave në vende pri­vate, përgji­mi me audio dhe video në vende pri­vate dhe regjistri­mi i num­rave të tele­fonit, hyrës dhe dalës, lejo­hen vetëm kur pro­ce­do­het:

a) për krimet e kry­era me dash­je, për të cilat parashiko­het dën­im me burgim jo më pak, në mak­si­mum, se shtatë vjet;

b) për kundër­va­jt­jet penale të fyer­jes e të kanos­jes, të kry­era me mjete të teleko­mu­nikim­it.

2. Përgji­mi i fshe­htë fotografik, filmik ose me video i per­son­ave në vende pub­like dhe për­dori­mi i pajis­jeve gjur­muese të vend­ndod­hjes lejo­hen vetëm kur pro­ce­do­het për krime të kry­era me dash­je, për të cilat parashiko­het dën­im me burgim jo më pak, në mak­si­mum, se dy vjet.

3. Përgji­mi mund të urd­hëro­het kundër:

a) të dyshuar­it për kry­er­jen e një vepre penale;

b) per­son­it që dyshohet se merr ose trans­me­ton komu­nikime nga i dyshuari;

c) per­son­it që merr pjesë në transank­sione me të dyshuar­in;

ç) per­son­it, vëzhgi­mi i të cilit mund të çojë në zbu­lim­in e vend­ndod­hjes ose të iden­titetit të të dyshuar­it.

4. Rezul­tati i përgjim­it është i vlef­shëm për të gjithë komu­nikue­sit.

5. Përgji­mi paran­dalues rreg­ul­lo­het me ligj të veçan­të. Rezul­tatet e tij nuk mund të për­doren si provë.

 

Neni 222

Vendi­mi për lejimin e përgjim­it

(Shtu­ar para­grafi I dhe pika III me ligjin nr.8813,datë 13.6.2002) (Shtu­ar para­grafi II dhe III në pikën 1 dhe para­grafi i II në pikën 3, me ligjin nr.9187, datë 12.2.2004)

1. Me kërkesën e prokuror­it ose të të dëm­tu­ar­it akuzues, gjyka­ta autor­i­zon përgjimin me vendim të motivuar për rastet e lejuara me ligj, kur ai është i domos­doshëm për vazhdimin e het­imeve të fil­lu­ara dhe kur ka pro­va të mjaftueshme për vërte­timin e akuzës. Kundër vendim­it të gjykatës që refu­zon kërkesën mund të bëhet ankim i veçan­të.

Përgji­mi në vende pub­like, regjistri­mi i num­rave të tele­fonit, hyrës dhe dalës, si dhe për­dori­mi i pajis­jeve gjur­muese të vend­ndod­hjes autor­i­zo­hen nga prokurori.

Kur njëri nga dy per­son­at që do të përgjo­hen është i gat­shëm të krye­jë dhe të regjistro­jë veprim­in përkatës, sipas mar­rëvesh­jes me ofi­cerin e poli­cisë gjyqë­sore, vepri­mi është i lejuar me autor­iz­im të prokuror­it.

2. Kur ka arsye të bazuara për të men­d­uar se nga vone­sa mund t’i vijë një dëm i rëndë het­imeve, prokurori ven­dos përgjimin me akt të motivuar dhe njofton gjykatën men­jëherë, por jo më vonë se njëzet e katër orë. Gjyka­ta bren­da dyzet e tetë orëve nga vendi­mi i prokuror­it bën vleft­ësimin me vendim të arsyet­u­ar. Kur vleft­ësi­mi nuk bëhet në afatin e cak­tu­ar, përgji­mi nuk mund të vazh­do­jë dhe rezul­tatet e tij nuk mund të për­doren.

3. Vendi­mi për përgjimin tre­gon mënyrën e kry­er­jes dhe kohëzg­jat­jen e veprimeve, e cila nuk mund t’i kalo­jë pesëm­bëd­hjetë ditët. Ky afat, me kërkesë të prokuror­it, mund të zgjatet nga gjyka­ta sa herë është e nevo­jshme, për një peri­ud­hë prej 20 ditësh kur pro­ce­do­het për krime dhe 40 ditësh kur pro­ce­do­het për krime të rën­da.

Në vendimin e gjykatës për përgjimin e fshe­htë, fotografik ose me video, ose për përgjimin e bise­dave në vende pri­vate mund të autor­i­zo­het ofi­ceri i poli­cisë gjyqë­sore ose spe­cial­isti i kual­i­fikuar për të hyrë në këto vende, në mënyrë të fshe­htë, duke vepru­ar në për­puth­je me vendimin. Ky autor­iz­im duhet të zba­to­het bren­da 15 ditëve.

4. Për kry­er­jen e përgjim­it, prokurori vepron vetë ose me anën e një ofi­ceri të poli­cisë gjyqë­sore.

5. Në regjistrin që mba­het në prokurori shëno­hen aktet që urd­hëro­jnë, autor­i­zo­jnë, vleft­ë­so­jnë ose zgjasin përgjimet, si dhe fil­lim­in e mbarim­in e veprimeve të çdo përgji­mi.

 

Neni 222/a

Anki­mi kundër vendim­it që pra­non përgjimin

(Shtu­ar me ligjin nr.9187, datë 12.2.2004)

1. Kundër vendim­it që pra­non përgjimin mund të bëhet ankim bren­da 10 ditëve nga i intere­suari që ka ard­hur në dijeni të përgjim­it, për shkel­je të kritereve të parashikuara në Nenin 221.

2. Anki­mi shqyr­to­het nga gjyka­ta e apelit ose nga Prokurori i Përgjithshëm në rast se autor­iz­i­mi është dhënë nga prokurori. Kur anki­mi gjen­det i drejtë, gjyka­ta e apelit ose Prokurori i Përgjithshëm shfuqi­zo­jnë aktin që autor­i­zon përgjimin dhe urd­hëro­jnë fshir­jen e çdo mate­ri­ali të mar­rë nga përgji­mi.

 

Neni 223

Veprimet e përgjim­it

(Ndryshuar pika 1 me ligjin nr.8813,datë 13.6.2002)

(Shtu­ar para­grafi 1/1 me ligjin nr.9187, datë 12.2.2004)

1. Veprimet e përgjim­it mund të kry­hen vetëm me anën e pajis­jeve të instalu­ara në vende të cak­tu­ara, të autor­izuara e të kon­trol­lu­ra nga prokurori i rrethit.

1/l. Kur njëri nga kushtet e përgjim­it nuk ekzis­ton më, ofi­ceri i poli­cisë gjyqë­sore njofton men­jëherë prokuror­in, i cili urd­hëron ndal­im­in e përgjim­it dhe vë në dijeni gjykatën, kur urdhri është dhënë nga gjyka­ta.

2. Komu­nikimet e përgjuara regjistro­hen dhe për veprimet e kry­era mba­het pro­cesver­bal. Në pro­cesver­bal tran­skrip­to­het përm­ba­jt­ja e komu­nikimeve të përgjuara.

3. Pro­cesver­balet dhe regjistrimet i dorë­zo­hen men­jëherë prokuror­it dhe bren­da pesë ditëve nga mbari­mi i veprimeve ato depoz­i­to­hen në sekre­tari bashkë me aktet që kanë urd­hëru­ar, autor­izuar, vleft­ë­suar dhe zgjatur përgjimin. Kur nga depoz­iti­mi mund të dëm­to­hen hetimet, gjyka­ta autor­i­zon prokuror­in që ta shtyjë depoz­itimin deri në për­fundimin e het­imeve para­prake.

4. Mbro­jtësit dhe për­faqë­sue­sit e palëve lajmëro­hen men­jëherë për depoz­itimin në sekre­tari dhe për të drejtën që kanë për të shqyr­tu­ar aktet e për të dëgjuar regjistrimet. Gjyka­ta, pasi dëgjon prokuror­in dhe mbro­jtësit, ven­dos për heq­jen e regjistrimeve dhe të pro­cesver­baleve, për­dori­mi i të cilave ndalo­het.

5. Gjyka­ta urd­hëron tran­skrip­ti­min e plotë të regjistrimeve që duhen mar­rë. Tran­skrip­ti­met futen në fashikullin e gjykim­it. Mbro­jtësit mund të nxjer­rin kop­je të tran­skrip­ti­meve.

 

Neni 224

Rua­jt­ja e doku­menta­cionit

(Shtu­ar pika 2 me ligjin nr.9187, datë 12.2.2004)

1. Pro­cesver­balet dhe regjistrimet ruhen pranë prokuror­isë që ka urd­hëru­ar përgjimin derisa vendi­mi të mar­rë for­më të pre­rë, me për­jash­tim të atyre që ndalo­het për­dori­mi. Por, kur ky doku­menta­cion nuk është i nevo­jshëm, të intere­suar­it mund të kërko­jnë asgjësimin e tij. Mbi këtë kërkesë ven­dos gjyka­ta që ka bërë vleft­ësimin e përgjim­it. Asgjësi­mi bëhet nën kon­trol­lin e gjyq­tar­it dhe për veprim­in mba­het pro­cesver­bal.

2. Kur prokurori ven­dos pushimin e çësht­jes, duhet të njofto­jë për këtë vendim, me shkrim, gjykatën. Gjyka­ta ven­dos për asgjësimin e pro­cesver­baleve dhe regjistrimeve në afatin e cak­tu­ar prej saj dhe vë në dijeni per­son­in e përgjuar. Me kërkesë të prokuror­it, ky njof­tim mund të mos bëhet në rastet kur ka rrezik për jetën ose shën­detin e të tjerëve, ose kur vihet në rrezik një het­im i nisur.

 

Neni 225

Për­dori­mi i rezul­tat­eve të përgjim­it në pro­cedimet e tjera

(Ndryshuar me ligjin nr.8813,datë 13.6.2002)

1. Rezul­tatet e përgjim­it mund të për­doren në pro­ced­ime të tjera vetëm kur janë të domos­doshme për het­imin e krimeve. Në këto raste, pro­cesver­balet dhe regjistrimet e përgjimeve depoz­i­to­hen pranë organ­it tjetër që pro­ce­don.

 

Neni 226

Ndal­i­mi i për­dorim­it

1. Rezul­tatet e përgjim­it nuk mund të për­doren kur janë bërë jashtë rasteve të lejuara nga ligji ose kur nuk janë respek­tu­ar dis­poz­i­tat e këtij sek­sioni.

2. Nuk mund të për­doren përgjimet e bise­dave ose të komu­nikimeve të atyre që janë të detyru­ar të rua­jnë sekretin për shkak të pro­fe­sion­it apo detyrës, me për­jash­tim të rasteve kur këta per­sona kanë deponuar mbi të njëj­tat fak­te ose i kanë përha­pur në ndon­jë mënyrë tjetër.

3. Gjyka­ta urd­hëron asgjësimin e doku­menta­cionit të përgjimeve që ndalo­het të për­doren, me për­jash­tim të rasteve kur për­bëjnë provë mate­ri­ale.

 

TITULLI V

MASAT E SIGURIMIT

 

KREU I

MASAT E SIGURIMIT PERSONAL

 

SEKSIONI I

RREGULLA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 227

Ndar­ja e masave të sig­urim­it per­son­al

1. Masat e sig­urim­it per­son­al nda­hen në masa shtrënguese dhe masa ndaluese.

 

Neni 228

Kushtet për cak­timin e masave të sig­urim­it per­son­al

1. Askush nuk mund t’u nën­shtro­het masave të sig­urim­it per­son­al në qoftë se në ngarkim të tij nuk ekzis­ton një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në pro­va.

2. Asnjë masë nuk mund të zba­to­het kur ka shkaqe padënuesh­mërie ose të shuar­jes së veprës penale.

3. Masat e sig­urim­it per­son­al ven­dosen:

a) kur ekzis­to­jnë shkaqe të rëndë­sishme që vënë në rrezik mar­rjen ose vërtetës­inë e provës;

b) kur i pan­de­huri është larguar ose ekzis­ton rreziku që ai të largo­het;

c) kur për shkak të rrethanave të fak­tit dhe per­son­alitetit të të pan­de­hu­rit ka rrezik që ai të krye­jë krime të rën­da ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin pro­ce­do­het.

 

Neni 229

Kriteret për cak­timin e masave të sig­urim­it per­son­al

1. Në cak­timin e masave të sig­urim­it gjyka­ta mban parasysh për­sh­tat­shmërinë e secilës prej tyre me shkallën e nevo­jave të sig­urim­it që duhen mar­rë në rastin konkret.

2. Çdo masë duhet të jetë në raport me rëndës­inë e fak­tit dhe me sank­sion­in që parashiko­het për veprën penale konkrete. Mba­hen parasysh edhe vazhdimësia, përsërit­ja, si dhe rrethanat lehtë­suese dhe rën­duese të parashikuara nga Kodi Penal.

3. Kur i pan­de­huri është i mitur gjyka­ta mban parasysh kërkesën për të mos ndër­pre­rë pro­ce­set eduka­tive konkrete.

 

Neni 230

Kriteret e veçan­ta për cak­timin e masës së arrestit në burg

1. Arresti në burg mund të ven­doset vetëm kur çdo masë tjetër është e papër­sh­tat­shme për shkak të rrezik­sh­mërisë së veçan­të të veprës dhe të pan­de­hu­rit.

2. Nuk mund të ven­doset arresti në burg ndaj një gru­a­je që është shtatzënë ose me fëmi­jë në gji, ndaj një per­soni që ndod­het në gjend­je shën­de­të­sore veçanër­isht të rëndë ose që ka kalu­ar moshën shtatëd­hjetë vjeç ose një per­soni tok­siko­man apo të alkoolizuar, për të cilin zba­to­het një pro­gram ter­apeu­tik në një insti­tu­cion të posaçëm.

3. Në rastet e parashikuara në pikën 2 arresti në burg mund të ven­doset vetëm kur ka shkaqe të një rëndësie të veçan­të për krimet që dëno­hen jo më pak në mak­si­mum se dhjetë vjet burgim.

4. Të mitu­rit nuk mund të arresto­hen kur aku­zo­hen për kundër­va­jt­je penale.

 

Neni 231

Zëvendësi­mi ose bashki­mi i masave të sig­urim­it per­son­al

1. Në rast shkel­je të detyrimeve që lid­hen me një masë sig­uri­mi, gjyka­ta mund të ven­dosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë tjetër më të rëndë, duke mba­j­tur parasysh rëndës­inë, motivet dhe rrethanat e shkel­jes. Për shkel­jen e detyrimeve që lid­hen me një masë ndaluese, gjyka­ta mund të ven­dosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë shtrënguese.

 

SEKSIONI  II

MASAT SHTRëNGUESE

 

Neni 232

Llo­jet e masave shtrënguese

1. Masat shtrënguese janë:

a) ndal­i­mi i dal­jes jashtë shtetit;

b) detyri­mi për t’u paraqi­tur në policinë gjyqë­sore;

c) ndal­i­mi dhe detyri­mi për qën­drim­in në një vend të cak­tu­ar;

ç) garan­cia pasurore;

d) arresti në shtëpi;

dh) arresti në burg;

e) shtri­mi i përkohshëm në një spi­tal psiki­a­trik.

 

Neni 233

Ndal­i­mi i dal­jes jashtë shtetit

1. Me vendimin që urd­hëron ndal­im­in e dal­jes jashtë shtetit gjyq­tari urd­hëron të pan­de­hurin të mos largo­het nga ter­ri­tori shtetëror shqip­tar pa autor­iz­imin e tij.

2. Gjyka­ta cak­ton detyrat e nevo­jshme për të sig­u­ru­ar zba­timin e vendim­it dhe për të ndalu­ar për­dorim­in e pas­aportës e të doku­menteve të tjera iden­ti­fikuese të vlef­shme për dal­jen jashtë shtetit.

 

Neni 234

Detyri­mi për t’u paraqi­tur në policinë gjyqë­sore

1. Me vendimin për paraqit­jen në policinë gjyqë­sore, gjyka­ta urd­hëron të pan­de­hurin të paraqitet në një zyrë të cak­tu­ar të poli­cisë gjyqë­sore.

 

2. Gjyka­ta cak­ton ditët dhe orët e paraqit­jes, duke mba­j­tur parasysh punën dhe vend­ba­n­imin e të pan­de­hu­rit.

 

Neni 235

Ndal­i­mi dhe detyri­mi i qën­drim­it në një vend të cak­tu­ar

1. Me vendimin që disponon ndal­im­in e qën­drim­it, gjyka­ta urd­hëron të pan­de­hurin të mos qën­dro­jë në një vend të cak­tu­ar dhe të mos shko­jë atje pa autor­iz­imin e tij.

2. Me vendimin që disponon detyrim­in e qën­drim­it, gjyka­ta urd­hëron të pan­de­hurin të mos largo­het pa autor­iz­imin e saj nga ter­ri­tori i komunës ose bashk­isë ku qën­dron zakon­isht. Kur, për shkak të per­son­alitetit të të pan­de­hu­rit ose të kushteve të ter­ren­it, qën­dri­mi në këtë vend nuk garan­ton nevo­jat e sig­urim­it, detyri­mi i qën­drim­it mund të urd­hëro­het në ter­ri­torin e një komune ose bashkie tjetër.

3. Kur ven­dos detyrim­in e qën­drim­it, gjyka­ta tre­gon organin e poli­cisë të cilit i pan­de­huri duhet t’i paraqitet pa vonesë dhe të deklaro­jë vendin ku do të cak­to­jë banesën e vet. Gjyka­ta mund të urd­hëro­jë të pan­de­hurin t’u deklaro­jë organ­eve të poli­cisë oraret dhe vendet ku mund të gjen­det çdo ditë.

4. Për urdhrat e gjykatës njofto­het organi i poli­cisë që të mbikëqyrë respek­timin dhe t’i rapor­to­jë prokuror­it çdo shkel­je.

 

Neni 236

Garan­cia pasurore

(Ndryshuar me ligjin nr.8813,datë 13.6.2002)

1.Garancia pasurore është depoz­iti­mi në bankë i një shume të hol­lash të cak­tu­ara nga gjyka­ta, e cila do të kalo­jë në dobi të shtetit, nëse i pan­de­huri nuk paraqitet në organin pro­ce­dues.

2. Para­prak­isht gjykatës i paraqitet një deklaratë e nën­shkru­ar nga i pan­de­huri ose një per­son tjetër që meri­ton bes­im, me të cilën ata deklaro­jnë se pra­no­jnë të depoz­i­to­jnë në bankë shumën e cak­tu­ar nga gjyka­ta.

3.Pas paraqit­jes së doku­men­tit të depoz­itim­it të shumës dhe pas dëgjim­it të prokuror­it, gjyka­ta urd­hëron zba­timin e vendim­it.

4.Në rast mosparaqit­je­je shu­ma e depoz­i­tu­ar kalon me vendim të gjykatës në dobi të shtetit.

 

Neni 237

Arresti në shtëpi

1. Me vendimin e arrestit në shtëpi, gjyka­ta urd­hëron të pan­de­hurin të mos largo­het nga bane­sa e tij ose nga një vend i cak­tu­ar ku ai banon, kuro­het ose mba­het me asis­tencë.

2. Kur është e nevo­jshme, gjyka­ta i vë kufiz­ime ose ndal­ime të pan­de­hu­rit për të komu­nikuar me per­sona të tjerë, me për­jash­tim të atyre që bashkë­je­to­jnë me atë.

3. Prokurori dhe poli­cia gjyqë­sore kon­trol­lo­jnë respek­timin e urdhrave që i janë dhënë të pan­de­hu­rit.

4. Për kohëzg­jat­jen e arrestit në shtëpi vle­jnë rreg­ul­lat e cak­tu­ara për paraburgimin.

5. Koha e qën­drim­it në arrest në shtëpi llog­a­ritet në cak­timin e dënim­it.

 

Neni 238

Arresti në burg

1. Me vendimin e arrestit në burg, gjyka­ta urd­hëron policinë gjyqë­sore që ta kapë të pan­de­hurin dhe ta çojë men­jëherë në një insti­tut paraburgi­mi për të qën­dru­ar aty në dis­pozi­cion të autoritetit pro­ce­dues.

2. Koha e paraburgim­it llog­a­ritet në cak­timin e dënim­it.

 

Neni 239

Shtri­mi i përkohshëm në një spi­tal psiki­a­trik

1. Kur per­soni që duhet arrestu­ar është i sëmurë mendër­isht dhe për këtë shkak për­jash­to­het ose pakë­so­het shumë zotësia e të kup­tuar­it ose e vull­netit, gjyka­ta në vend të paraburgim­it mund të urd­hëro­jë shtrim­in e përkohshëm në një insti­tu­cion psiki­a­trik, duke cak­tu­ar masat e nevo­jshme për të paran­dalu­ar rrezikun e ikjes.

2. Shtri­mi nuk mund të vazh­do­jë kur rezul­ton se i pan­de­huri nuk është më i sëmurë mendër­isht.

 

SEKSIONI III

MASAT NDALUESE

 

Neni 240

Llo­jet e masave ndaluese

1. Masat ndaluese janë:

a) pezul­li­mi i ushtrim­it të një detyre a shër­bi­mi pub­lik;

b) ndal­i­mi i përkohshëm i ushtrim­it të veprim­tarive të cak­tu­ara pro­fe­sion­ale ose afariste.

 

Neni 241

Kushtet e zba­tim­it të masave ndaluese

1. Masat ndaluese mund të zba­to­hen vetëm kur pro­ce­do­het për vepra penale, për të cilat ligji cak­ton dën­im me burgim më të lartë në mak­si­mum se një vit.

 

Neni 242

Pezul­li­mi i ushtrim­it të një detyre a shër­bi­mi pub­lik

1. Me vendimin që disponon pezul­lim­in e ushtrim­it të një detyre a shër­bi­mi pub­lik, gjyka­ta i ndalon përko­hë­sisht të pan­de­hu­rit, plotë­sisht ose pjesër­isht, veprim­tar­inë që lid­het me to.

2. Kjo masë nuk zba­to­het ndaj per­son­ave të zgjed­hur sipas ligjit elek­toral.

 

Neni 243

Ndal­i­mi i përkohshëm i ushtrim­it të veprim­tarive të cak­tu­ara pro­fe­sion­ale ose afariste

1. Me vendimin që disponon ndal­im­in për të ushtru­ar pro­fe­sione ose detyra të cak­tu­ara drejtuese në per­sona juridikë, gjyka­ta e ndalon përko­hë­sisht të pan­de­hurin, plotë­sisht ose pjesër­isht, të ushtro­jë veprim­tar­itë që lid­hen me to.

 

KREU II

CAKTIMI DHE ZBATIMI I MASAVE TË SIGURIMIT

 

Neni 244

Kërke­sa për cak­timin e masave të sig­urim­it

(Shtu­ar pika 3 me ligjin nr.8813,datë 13.6.2002)

1. Masat e sig­urim­it ven­dosen me kërkesën e prokuror­it, i cili i paraqet gjykatës kom­pe­tente arsyet ku bazo­het kërke­sa.

2. Edhe kur gjyka­ta deklaron moskom­pe­tencën e vet për çdo lloj shkaku, në qoftë se janë kushtet dhe ekzis­ton urgjen­ca për mar­rjen e masës ajo ven­dos mar­rjen e saj dhe i dër­gon aktet gjykatës kom­pe­tente.

3. Gjyka­ta nuk mund të cak­to­jë një masë sig­uri­mi më të rëndë se ajo e kërkuar nga prokurori.

 

Neni 245

Vendi­mi i gjykatës

1. Vendi­mi që cak­ton masën e sig­urim­it përm­ban:

a) gjen­er­alitetet e per­son­it ndaj të cilit mer­ret masa ose çdo gjë tjetër që vlen për ta iden­ti­fikuar atë dhe, kur është e mund­shme, tregimin e ven­dit ku ndod­het;

b) parashtrim­in përm­bled­hës të fak­teve, duke treguar nenet e ligjit që kon­sidero­hen të shkelu­ra;

c) parashtrim­in e shkaqeve të posaçme dhe të të dhë­nave që përligjin masën e sig­urim­it;.

ç) cak­ti­mi i kohëzg­jat­jes së masës, kur ajo është urd­hëru­ar për të garan­tu­ar mar­rjen ose vërtetës­inë e provës;

d) datën, nën­shkrim­in e kryetar­it, të sekre­tar­it që e asis­ton dhe vulën e gjykatës.

 

Neni 246

Zba­ti­mi i masave të sig­urim­it

(Ndryshuar pika “2” dhe “6” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Ofi­ceri ose agjen­ti i poli­cisë i ngarkuar me zba­timin e vendim­it të arrestit i dorë­zon per­son­it ndaj të cilit është mar­rë masa kop­jen e vendim­it dhe i bën të njo­hur të drejtën që të zgjed­hë një mbro­jtës, njofton men­jëherë mbro­jt­jen e zgjed­hur nga i pan­de­huri ose të cak­tu­ar krye­sisht dhe mban proçesver­bal për të gjitha veprimet e kry­era. Pro­cesver­bali i dër­go­het gjykatës që ka dhënë vendimin dhe prokuror­it.

2. Në rast se dyshohet për vërtetës­inë e vendim­it që ka cak­tu­ar masën e sig­urim­it ose për vërtetës­inë e iden­titetit të per­son­it ndaj të cilit është dhënë masa, ofi­cerët dhe agjen­tët e poli­cisë gjyqë­sore të ngarkuar nuk e zba­to­jnë atë.

3. Vendimet për masat e tjera të sig­urim­it i njofto­hen të pan­de­hu­rit nga gjyka­ta.

4. Pas njof­tim­it ose zba­tim­it të tyre, vendimet depoz­i­to­hen në sekre­tar­inë e gjykatës që i ka dhënë. Për depoz­itimin njofto­hen edhe mbro­jtësit.

5. Kop­ja e vendim­it, me të cilin është cak­tu­ar një masë ndaluese i dër­go­het organ­it që është kom­pe­tent për të ven­do­sur cak­timin e një mase të tillë në rastet e zakon­shme.

6. Çdo dy muaj nga zba­ti­mi i vendim­it të arrestit, gjyka­ta që ka dhënë vendimin duhet të infor­mo­het nga prokurori për të arrestu­ar­in. Infor­ma­cioni jepet me shkrim dhe përm­ban të dhë­na për gjend­jen e pro­cedim­it, për pyet­jen e të pan­de­hu­rit dhe të per­son­ave të tjerë, për për­shkrim­in e të dhë­nave të mar­ra dhe shoqëro­het me kop­je të akteve të fashikul­lit. Kur është rasti, gjyka­ta mund të revoko­jë ose të zëvendë­so­jë masën e sig­urim­it.

 

Neni 247

Kërki­mi i per­son­it që nuk gjen­det

1. Kur per­soni ndaj të cilit është mar­rë masa nuk gjen­det, ofi­ceri ose agjen­ti i poli­cisë gjyqë­sore mban pro­cesver­bal, në të cilin tre­gon kërkimet e bëra dhe ia dër­gon atë gjykatës që ka dhënë vendimin.

2. Kur gjyka­ta çmon se kërkimet janë bërë të plota, deklaron ikjen e per­son­it.

3. Me aktin që deklaron ikjen, gjyka­ta i cak­ton per­son­it që ka ikur një mbro­jtës dhe urd­hëron që të depoz­i­to­het në sekre­tari kop­ja e vendim­it me të cilin është cak­tu­ar masa e zbat­u­ar.

4. Me të ikurin bara­zo­het, për çdo efekt, i larguari nga ven­di ku ruhet.

5. Për të lehtë­suar kërkimin e per­son­it të ikur, gjyka­ta mund të urd­hëro­jë përgjimin e bise­dave tele­fonike dhe të for­mave të tjera të komu­nikim­it.

 

Neni 248

Mar­r­ja në pyet­je e per­son­it të arrestu­ar

1. Jo më vonë se tri ditë nga zba­ti­mi i masës, gjyka­ta e merr në pyet­je per­son­in për të cilin ka ven­do­sur arrestin në burg ose në shtëpi.

2. Nëpër­m­jet mar­rjes në pyet­je gjyka­ta ver­i­fikon kushtet e zba­tim­it të masës së arrestit dhe nevo­jat e sig­urim­it. Kur këto kushte nuk ekzis­to­jnë, gjyka­ta ven­dos revokimin ose zëvendësimin e masës.

3. Në pyet­jen e të arrestu­ar­it mar­rin pjesë prokurori dhe mbro­jtësi, të cilët lajmëro­hen nga sekre­taria e gjykatës.

4. Kur pyet­ja e të arrestu­ar­it duhet të bëhet në gjykatën e një rrethi tjetër, gjyka­ta kërkon që pyet­ja të bëhet nga një gjyq­tar i asaj gjykate.

 

Neni 249

Anki­mi kundër masave të sig­urim­it

(Ndryshuar pika “1”, “”3, “5”, “9” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Bren­da dhjetë ditëve nga zba­ti­mi ose njof­ti­mi i vendim­it të gjykatës, në bazë të të cilit është mar­rë ose është refuzuar një masë sig­uri­mi, prokurori, i pan­de­huri ose mbro­jtësi i tij mund të bëjnë ankim në gjykatën më të lartë.

2. Për të pan­de­hurin e ikur afati fil­lon të ecë nga data e njof­tim­it të bërë sipas Nen­it 141.

3. Kërke­sa paraqitet në sekre­tar­inë e gjykatës që ka dhënë vendimin e ankimuar, e cila dety­ro­het që bren­da 5 ditëve të dorë­zo­jë aktet në gjykatën që do të shqyr­to­jë ankimin.

4. Data e cak­tu­ar për seancën i njofto­het prokuror­it, të pan­de­hu­rit dhe mbro­jtësit të tij të pak­tën tri ditë për­para.

5. Kërke­sa shqyr­to­het bren­da 10 ditëve nga mar­r­ja në dorëz­im e akteve.

6. Gjyka­ta ven­dos, sipas rastit, shfuqiz­imin, ndryshimin ose mira­timin e vendim­it, edhe për arsye të ndryshme nga ato që janë parashtru­ar ose nga ato që tre­go­hen në pjesën arsyetuese të vendim­it.

7. Kur vendi­mi nuk shpal­let ose nuk zba­to­het bren­da afatit të cak­tu­ar, akti në bazë të të cilit është mar­rë masa shtrënguese e hum­bet fuqinë.

8. Kundër vendim­it të gjykatës së apelit mund të bëhet rekurs për shkel­je të ligjit në Gjykatën e Lartë.

9. Me kalim­in e gjashtë mua­jve nga zba­ti­mi i vendim­it të arrestit, i pan­de­huri dhe mbro­jtësi i tij mund të bëjnë ankim në gjykatën më të lartë.

10. Gjyka­ta e Lartë ven­dos bren­da pesëm­bëd­hjetë ditëve nga mar­r­ja e akteve.

 

Neni 250

Llog­a­r­it­ja e afat­eve të kohëzg­jat­jes së masave

1. Efek­tet e paraburgim­it fil­lo­jnë të ecin nga çasti i arres­tim­it ose i ndalim­it.

2. Kur i pan­de­huri është parabur­go­sur për një vepër penale tjetër, efek­tet e masës fil­lo­jnë të ecin nga dita në të cilën është njof­tu­ar vendi­mi.

3. Efek­tet e masave të tjera fil­lo­jnë të ecin nga çasti në të cilin vendi­mi është i njof­tu­ar.

4. Kur ndaj një të pan­de­huri janë dhënë disa vendime që cak­to­jnë të njëjtën masë për të njëjtin fakt, afatet fil­lo­jnë të ecin nga dita në të cilën është zbat­u­ar ose njof­tu­ar i pari.

 

KREU III

ARRESTIMI NË FLAGRANCË DHE NDALIMI

 

Neni 251

Arres­ti­mi në fla­grancë

1. Ofi­cerët dhe agjen­tët e poli­cisë gjyqë­sore krye­jnë detyrim­isht arres­timin e cil­it­do që kapet në fla­grancë për një krim me dash­je, të kry­er ose të mbe­tur në ten­ta­tivë, për të cilin ligji cak­ton dën­imin me burgim jo më të ulët në mak­si­mum se pesë vjet.

2. Ofi­cerët dhe agjen­tët e poli­cisë gjyqë­sore kanë të drejtë të arresto­jnë cilin­do që kapet në fla­grancë për një krim me dash­je, të kry­er ose të mbe­tur në ten­ta­tivë, për të cilin ligji cak­ton dën­imin me burgim jo më të ulët në mak­si­mum se dy vjet ose për një vepër penale të kry­er nga paku­jde­sia, për të cilën ligji cak­ton dën­imin  me burgim jo më të ulët në mak­si­mum se dhjetë vjet.

3. Kur lind nevo­ja e domos­doshme, për shkak të rëndë­sisë së fak­tit ose të rrezik­sh­mërisë së sub­jek­tit, e motivuar me akt të veçan­të, ofi­cerët dhe agjen­tët e poli­cisë gjyqë­sore kanë të drejtë të arresto­jnë cilin­do që kapet në fla­grancë, edhe kur nuk janë kushtet e pikës 2.

4. Në rastet e parashikuara nga para­grafi 1, çdo per­son është i autor­izuar të krye­jë arres­timin në fla­grancë për krimet që ndiqen krye­sisht. Ai që ka kry­er arres­timin duhet të dorë­zo­jë men­jëherë të arrestu­ar­it në policinë gjyqë­sore, e cila mban pro­cesver­bal për dorëz­imin dhe i jep një kop­je të tij.

 

Neni 252

Gjend­ja e fla­grancës

1. Është në gjend­je fla­grance ai që është kapur në kry­er­je e sipër të veprës penale ose ai që men­jëherë pas kry­er­jes së veprës ndiqet nga poli­cia gjyqë­sore, nga per­soni i dëm­tu­ar ose nga per­sona të tjerë ose që është kapur me sende dhe pro­va e mate­ri­ale, nga të cilat duket se ka kry­er veprën penale.

 

 

Neni 253

Ndal­i­mi i të dyshuar­it për një krim

1. Kur ka shkaqe të bazuara për të men­d­uar se ka rrezik ikje­je, prokurori urd­hëron ndal­im­in e per­son­it që dyshohet për një krim, për të cilin ligji cak­ton dën­imin me burgim jo më të ulët në mak­si­mum se dy vjet.

2. Poli­cia gjyqë­sore kryen ndal­im­in me incia­tivën e vet kur nuk është e mundur, për shkak të gjend­jes së ngut­shme, të pritet urdhri i prokuror­it.

 

Neni 254

Mosle­ji­mi i arres­tim­it dhe ndalim­it në rrethana të cak­tu­ara

1. Arres­ti­mi ose ndal­i­mi nuk lejo­het kur nga rrethanat e fak­tit del se vepri­mi është bërë gjatë kry­er­jes së një detyre ose gjatë ushtrim­it të një të drejte të ligjshme ose kur ekzis­ton një shkak padënuesh­mërie.

 

Neni 255

Detyrat e poli­cisë gjyqë­sore në rastet e arres­tim­it ose ndalim­it

(Ndryshuar pika “1” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Ofi­cerët dhe agjen­tët e poli­cisë gjyqë­sore që kanë kry­er një arres­tim ose ndal­im ose kanë mar­rë në dorëz­im të arrestu­ar­in, njofto­jnë men­jëherë prokuror­inë e ven­dit ku është kry­er arres­ti­mi ose ndal­i­mi. Ata i bëjnë të ditur të arrestu­ar­it ose të ndalu­ar­it se nuk ka asnjë detyrim të bëjë deklara­ta dhe në qoftë se do të flasë, çfarë­do që ai thotë, mund të për­doret ndaj tij në gjykim. Ofi­cerët dhe agjen­tët e poli­cisë gjyqë­sore i bëjnë të ditur të ndalu­ar­it ose të arrestu­ar­it edhe të drejtën që ai ka për të zgjed­hur mbro­jtës dhe njofto­jnë men­jëherë mbro­jtësin e zgjed­hur ose, kur është rasti, atë të cak­tu­ar nga prokurori.

2. Ofi­cerët dhe agjen­tët e poli­cisë gjyqë­sore e vënë të arrestu­ar­in ose të ndalu­ar­in në dis­pozi­cion të prokuror­it, në dhomat e paraburgim­it, sa më shpe­jt, nëpër­m­jet dërgim­it të pro­cesver­balit përkatës.

3. Kur i arrestu­ari ose i ndalu­ari është i sëmurë ose i mitur, prokurori mund të urd­hëro­jë që ai të mba­het në rua­jt­je në banesën e tij ose në një vend tjetër të rua­j­tur.

4. Poli­cia gjyqë­sore, me pëlqimin e të arrestu­ar­it ose të ndalu­ar­it, duhet të lajmëro­jë pa vonesë famil­jarët. Kur i arrestu­ari ose i ndalu­ari është i mitur lajmëro­het detyrim­isht prin­di ose kujdestari.

 

Neni 256

Mar­r­ja në pyet­je e të arrestu­ar­it ose të ndalu­ar­it

1. Prokurori merr në pyet­je të arrestu­ar­it ose të ndalu­ar­in në prani të mbro­jtësit të zgjed­hur ose të cak­tu­ar krye­sisht. Ai i njofton të arrestu­ar­in ose të ndalu­ar­it fak­tin për të cilin pro­ce­do­het dhe arsyet e mar­rjes në pyet­je, duke i treguar të dhë­nat në ngarkim të tij dhe, kur nuk i shkak­to­het dëm het­imeve, edhe burimet.

 

Neni 257

Rastet e lirim­it të men­jëher­shëm të të arrestu­ar­it ose të ndalu­ar­it

1. Kur del e qartë se arres­ti­mi ose ndal­i­mi është bërë për shkak se është ngatër­ru­ar per­soni ose nuk janë respek­tu­ar kërke­sat e ligjit ose kur masa e arrestit ose e ndalim­it e ka hum­bur fuqinë për shkak të shkel­jes së afatit të kërkesës për vleft­ësimin e masës, prokurori urd­hëron, me vendim të motivuar, që i arrestu­ari ose i ndalu­ari të liro­het men­jëherë. Në këto raste lir­i­mi urd­hëro­het edhe nga ofi­ceri i poli­cisë gjyqë­sore, i cili njofton men­jëherë prokuror­in e ven­dit ku është kry­er arres­ti­mi ose ndal­i­mi.

 

Neni 258

Kërke­sa e vleft­ësim­it të arres­tim­it ose ndalim­it

(Ndryshuar pika 1 me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Kur nuk urd­hëron lir­im­in e men­jëher­shëm, prokurori, bren­da dyzet e tetë orëve nga arres­ti­mi ose ndal­i­mi, kërkon vleft­ësimin e masës në gjykatën e ven­dit ku është kry­er arres­ti­mi ose ndal­i­mi. Mosre­spek­ti­mi i këtij afati bën që arres­ti­mi ose ndal­i­mi të hum­basë fuqinë.

2. Gjyka­ta cak­ton seancën e vleft­ësim­it sa më shpe­jt duke lajmëru­ar prokuror­in dhe mbro­jtësin.

 

Neni 259

Sean­ca e vleft­ësim­it

(Shtu­ar pika “2”, ndryshuar pika “3” e “4”,”5” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Sean­ca e vleft­ësim­it zhvil­lo­het me pjesë­mar­rjen e domos­doshme të prokuror­it dhe të mbro­jtësit. Kur mbro­jtësi i zgjed­hur ose i cak­tu­ar krye­sisht nuk është gje­tur ose nuk është paraqi­tur, gjyka­ta cak­ton si zëvendë­sues një mbro­jtës tjetër.

 

2. Prokurori tre­gon shkaqet e arres­tim­it ose të ndalim­it. Pas kësaj gjyka­ta dëgjon të arrestu­ar­in ose të ndalu­ar­in dhe mbro­jtësin ose vetëm këtë të fun­dit, kur i arrestu­ari a i ndalu­ari ka refuzuar të paraqitet. Provat e mar­ra në këtë seancë kon­sidero­hen si të mar­ra në gjykim.

3. Kur del se arres­ti­mi ose ndal­i­mi janë bërë në mënyrë të ligjshme, gjyka­ta merr vendim për vleft­ësimin e masës. Kundër vendim­it të gjykatës mund të bëhet apel në gjykatën më të lartë nga prokurori dhe i arrestu­ari ose i ndalu­ari dhe, kur ka kërkesë nga prokurori, gjyka­ta cak­ton masën e sig­urim­it.

4. Kur arres­ti­mi ose ndal­i­mi nuk është i ligjshëm, gjyka­ta ven­dos lir­im­in e men­jëher­shëm të të arrestu­ar­it ose të ndalu­ar­it. Kundër vendim­it mund të bëhet apel ose rekurs i drejt­për­drejtë nga prokurori.

5. Arres­ti­mi ose ndal­i­mi e hum­bet fuqinë kur vendi­mi i gjykatës për vleft­ësimin nuk është shpal­lur bren­da dyzet e tetë orëve të ardhshme nga çasti në të cilin kërke­sa e prokuror­it është paraqi­tur në gjykatë.

 

KREU IV

REVOKIMI DHE SHUARJA E MASAVE TË SIGURIMIT

 

Neni 260

Revoki­mi dhe zëvendësi­mi i masave të sig­urim­it

1. Masat shtrënguese dhe ndaluese revoko­hen men­jëherë kur del se mungo­jnë kushtet dhe kriteret e zba­tim­it të tyre.

2. Kur nevo­jat e sig­urim­it zbuten ose kur masa e zbat­u­ar nuk i përgjig­jet më rëndë­sisë së fak­tit ose dënim­it që mund të cak­to­het, gjyka­ta e zëvendë­son masën me një tjetër më të lehtë.

3. Kur nevo­jat e sig­urim­it rën­do­hen, gjyka­ta, me kërkesën e prokuror­it, zëvendë­son masën e zbat­u­ar me një tjetër më të rëndë.

4. Kërke­sa e prokuror­it ose e të pan­de­hu­rit për revokim ose zëvendësimin e masës shqyr­to­het nga gjyka­ta bren­da pesë ditëve nga depoz­iti­mi i saj. Kur është rasti gjyka­ta ven­dos edhe krye­sisht gjatë pro­cedim­it për sig­urim­in e provës ose gjatë gjykim­it.

 

Neni 261

Shuar­ja e masave të sig­urim­it

1. Masat e sig­urim­it shuhen:

a) kur për të njëjtin fakt dhe ndaj të njëjtit per­son është ven­do­sur pushi­mi i çësht­jes ose është dhënë vendi­mi i pafa­j­sisë;

b) kur dën­i­mi i cak­tu­ar shpal­let i shuar ose i pezul­lu­ar me kusht;

c) kur kohëzg­jat­ja e paraburgim­it të vua­j­tur është më e mad­he se masa e dënim­it të cak­tu­ar;

ç) kur pas mbarim­it të afatit të parashikuar nga Neni 245, para­grafi 1 shkro­n­ja “ç” nuk është urd­hëru­ar përsërit­ja, bren­da kufi­jve të parashikuar nga nenet 264 dhe 267.

2. Paraburgi­mi i urd­hëru­ar gjatë het­imeve para­prake hum­bet fuqinë në qoftë se gjyka­ta nuk pro­ce­don në mar­rjen në pyet­je bren­da afatit të parashikuar nga Neni 248.

3. Shuar­ja e masave të sig­urim­it nuk pen­gon ushtrim­in e të drej­tave që ligji i njeh gjykatës ose ndon­jë autoriteti tjetër në zba­timin e dën­imeve plotë­suese ose të masave të tjera ndaluese.

 

Neni 262

Paso­jat e shuar­jes së masave të sig­urim­it

1. Kur arres­ti­mi e hum­bet fuqinë, gjyka­ta ven­dos lir­im­in e men­jëher­shëm të  per­son­it ndaj të cilit është mar­rë masa.

2. Në rastet e hum­b­jes së fuqisë së masave të tjera të sig­urim­it, gjyka­ta ven­dos heq­jen e men­jëher­shme të tyre.

 

Neni 263

Afatet e kohëzg­jat­jes së paraburgim­it

(Ndryshuar me ligjin nr.8570, datë 20.1.2000, Neni 1)

(Shtu­ar pika “7” e “8” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Paraburgi­mi e hum­bet fuqinë në qoftë se nga fil­li­mi i zba­tim­it të tij kanë kalu­ar afatet e mëposhtme, pa u dorëzuar aktet në gjykatë:

a) tre muaj, kur pro­ce­do­het për kundër­va­jt­je penale;

b) gjashtë muaj, kur pro­ce­do­het për krime që dëno­hen në mak­si­mu­min deri në dhjetë vjet burgim;

c) dym­bëd­hjetë muaj, kur pro­ce­do­het për krime që dëno­hen në min­i­mum jo më pak se dhjetë vjet  burgim ose me burgim të për­jet­shëm.

2. Paraburgi­mi e hum­bet fuqinë në qoftë se nga dita e dorëzim­it të akteve në gjykatë kanë kalu­ar afatet e mëposhtme, pa u dhënë vendi­mi i dënim­it në shkallë të parë:

a) dy muaj, kur pro­ce­do­het për kundër­va­jt­je penale;

b) nën­të muaj, kur pro­ce­do­het për krime që dëno­hen në mak­si­mum deri në dhjetë vjet burgim;

c) dym­bëd­hjetë muaj, kur pro­ce­do­het për krime që dëno­hen në min­i­mum jo më pak se dhjetë vjet burgim ose me burgim të për­jet­shëm.

3. Paraburgi­mi e hum­bet fuqinë në qoftë se nga dita e dhënies së vendim­it të dënim­it në shkallë të parë kanë kalu­ar afatet e mëposhtme pa u dhënë vendi­mi i dënim­it në gjykatën e apelit:

a) dy muaj, kur pro­ce­do­het për kundër­va­jt­je penale;

b) gjashtë muaj, kur pro­ce­do­het për krime që dëno­hen në mak­si­mu­min deri në dhjetë vjet burgim;

c) nën­të muaj, kur pro­ce­do­het për krime që dëno­hen në min­i­mum jo më pak se dhjetë vjet  burgim ose me  burgim të për­jet­shëm.

4. Në rastin kur vendi­mi prishet nga Gjyka­ta e  Lartë dhe çësht­ja i dër­go­het gjykatës së shkallës së parë ose apelit, si dhe kur vendi­mi prishet nga gjyka­ta e apelit dhe i dër­go­het gjykatës së shkallës së parë, nga dita e dhënies së vendim­it të Gjykatës së Lartë apo të apelit, fil­lo­jnë përsëri afatet e parashikuara, për secilën shkallë të pro­cedim­it.

5. Në rast ikje të të pan­de­hu­rit të parabur­go­sur, afatet fil­lo­jnë të ecin përsëri nga çasti në të cilin ai parabur­goset përsëri.

6. Kohëzg­jat­ja tërë­sore e paraburgim­it, duke mar­rë parasysh edhe zgjat­jen e parashikuar nga Neni 264 pika 2, nuk mund të kalo­jë këto afate:

a) dhjetë muaj, kur pro­ce­do­het për kundër­va­jt­je penale;

b) dy vjet,  kur pro­ce­do­het për krime që dëno­hen në min­i­mum deri në dhjetë vjet burgim;

c) tre vjet, kur pro­ce­do­het për krime që dëno­hen në mak­si­mum jo më pak se dhjetë vjet burgim ose me burgim të për­jet­shëm.

7. Kur në mbarim të afatit të paraburgim­it prokurori i komu­nikon të pan­de­hu­rit një akuzë të re, për të cilën parashiko­hen afate më të gja­ta paraburgi­mi se ato të akuzës së parë, ai i kërkon gjykatës të cak­to­jë afatin e ri të paraburgim­it. Gjyka­ta ven­dos në seancë gjyqë­sore pasi të ketë dëgjuar palët.

8. Kur akuza e re lid­het me një fakt të ri, që nuk dihej në fil­lim të pro­cedim­it, gjyka­ta cak­ton një afat të ri, i cili fil­lon të llog­a­ritet nga e para, ndër­sa kur ndryshon vetëm cilësi­mi ligjor i veprës penale, gjyka­ta cak­ton masën e sig­urim­it dhe fil­li­mi i llog­a­r­it­jes së afatit është ai i masës së mëparshme të sig­urim­it.

 

Neni 264

Zgjat­ja e paraburgim­it

(Ndryshuar pika 2 me ligjin nr.8570, datë 20.1.2000)

1. Në çdo gjend­je dhe shkallë të pro­cedim­it, kur është urd­hëru­ar eksper­ti­mi i gjend­jes men­dore të të pan­de­hu­rit, afatet e paraburgim­it zgjat­en për kohën që është cak­tu­ar për kry­er­jen e eksper­tim­it. Zgjat­ja ven­doset nga gjyka­ta, mbi kërkesën e prokuror­it, pasi dëgjo­het mbro­jtësi. Kundër vendim­it mund të bëhet apel ose rekurs i drejt­për­drejtë në Gjykatën e Lartë.

2.Gjatë het­imeve para­prake, prokurori mund të kërko­jë zgjat­jen e afat­eve të paraburgim­it, që janë në mbarim e sipër, kur ekzis­to­jnë nevo­ja të rëndë­sishme sig­uri­mi dhe ver­i­fikimet veçanër­isht kom­plekse e bëjnë të domos­doshme këtë zgjat­je. Gjyka­ta pasi dëgjon prokuror­in dhe mbro­jtësin merr vendim. Zgjat­ja mund të bëhet vetëm një herë dhe nuk mund të jetë më shumë se tre muaj.

3. Kohëzg­jat­ja e paraburgim­it nuk mund të kalo­jë gjys­mën e mak­si­males së dënim­it të parashikuar për veprën penale që pro­ce­do­het.

 

Neni 265

Pezul­li­mi i afat­eve të para

(Ndryshuar me ligjin nr. 8570, datë 20.1.2000, Neni 3)

 

1. Afatet e parashikuara nga Neni 263 pezul­lo­hen me vendim të ankimueshëm të gjykatës:

a) për kohën që shqyr­ti­mi gjyqë­sor është pezul­lu­ar ose shtyrë për shkak të veprimeve apo kërke­save të padrej­ta të bëra nga i pan­de­huri ose mbro­jtësi i tij, përveç rasteve kur kërke­sa bëhet për mar­rjen e provës;

b) për kohën që shqyr­ti­mi gjyqë­sor është pezul­lu­ar ose shtyrë për shkak të mosparaqit­jes ose të largim­it të një a më shumë mbro­jtësve, që lënë pa ndih­më një a më shumë të pan­de­hur.

 

Neni 266

Disponimet në rastet e lirim­it nga bur­gu

1. Ndaj të pan­de­hu­rit të liru­ar nga bur­gu për shkak të mbarim­it të afat­eve, gjyka­ta, kur ekzis­to­jnë ende arsyet për të cilat ishte ven­do­sur paraburgi­mi, cak­ton masa të tjera sig­uri­mi në qoftë se janë kushtet e kërkuara.

2. Paraburgi­mi, kur është i nevo­jshëm, riv­i­het në fuqi:

a) kur i pan­de­huri i ka shkelur me dash­je urdhrat e dhë­na në lid­hje me një masë sig­uri­mi të mar­rë në bazë të para­grafit 1, por gjithën­jë kur ekzis­to­jnë nevo­jat e sig­urim­it;

b) me vendimin e dënim­it, kur ekzis­ton nevo­ja e sig­urim­it të parashikuar nga Neni 228, para­grafi 3.

3. Me rivënien në fuqi të paraburgim­it, afatet fil­lo­jnë të ecin përsëri, por për efekt të llog­a­r­it­jes së afatit të kohëzg­jat­jes së përgjithshme të paraburgim­it mba­het parasysh edhe paraburgi­mi i vua­j­tur më parë.

4. Ofi­cerët dhe agjen­tët e poli­cisë gjyqë­sore mund të ndalo­jnë të pan­de­hurin, i cili, duke shkelur urdhrat që lid­hen me një masë sig­uri­mi të mar­rë në bazë të para­grafit 1, ka ikur. Zba­to­hen, për aq sa paj­to­hen, dis­poz­i­tat mbi ndal­im­in e per­son­it të dyshuar për veprën penale.

 

Neni 267

Afatet e kohëzg­jat­jes mak­si­male të masave të tjera të sig­urim­it

1. Masat shtrënguese, të ndryshme nga paraburgi­mi, e hum­basin fuqinë kur nga fil­li­mi i zba­tim­it të tyre ka kalu­ar një kohë e barabartë me dyfishin e afat­eve të parashikuara nga Neni 263.

2. Masat ndaluese e hum­basin fuqinë kur kanë kalu­ar tre muaj nga fil­li­mi i zba­tim­it të tyre. Kur ato janë mar­rë për arsye që të mos dëm­to­hen provat, gjyka­ta mund të urd­hëro­jë përsërit­jen e tyre deri në kufi­jtë e parashikuar nga para­grafi 1.

 

KREU V

KOMPENSIMI PËR BURGIM TË PADREJTË

 

Neni 268

Kushtet e zba­tim­it

1. Ai që është deklaru­ar i pafa­jshëm me vendim të for­mës së pre­rë ka të drejtën e kom­pen­sim­it për paraburgimin e vua­j­tur, me për­jash­tim të rasteve kur është provuar që vendi­mi i gabuar ose moszbu­li­mi në kohën e duhur i fak­tit të pan­jo­hur është shkak­tu­ar tërë­sisht ose pjesër­isht prej tij.

2. E njëj­ta e drejtë i takon edhe të dënuar­it që ka qenë i parabur­go­sur, kur me vendim të for­mës së pre­rë vërte­to­het se akti me të cilin është cak­tu­ar masa është nxjer­rë pa qenë kushtet e parashikuara nga nenet 228 dhe 229.

3. Dis­poz­i­tat e para­grafëve 1 dhe 2 zba­to­hen edhe në favor të per­son­it për të cilin është ven­do­sur pushi­mi i çësht­jes nga gjyka­ta ose prokurori.

4. Kur me vendim të gjykatës është vërte­t­u­ar se fak­ti nuk parashiko­het nga ligji si vepër penale, për shkak të shfuqizim­it të dis­poz­itës përkatëse, e drej­ta e kom­pen­sim­it nuk nji­het për atë pjesë të paraburgim­it të vua­j­tur para shfuqizim­it.

 

Neni 269

Kërke­sa për kom­pen­sim

1. Kërke­sa për kom­pen­sim duhet të bëhet, ndryshe nuk pra­nohet, bren­da tre vjetëve nga data në të cilën vendi­mi i pafa­jë­sisë ose i pushim­it të çësht­jes ka mar­rë for­më të pre­rë.

2. Masa e kom­pen­sim­it dhe mënyra e llog­a­r­it­jes, si dhe rastet e kom­pen­sim­it për arrestin në shtëpi cak­to­hen me ligj të veçan­të.

 

KREU VI

MASAT E SIGURIMIT PASUROR

 

SEKSIONI I

SEKUESTROJA KONSERVATIVE

 

Neni 270

Kushtet dhe efek­tet e masës

1. Kur ka arsye të bazuara për të men­d­uar se nuk ka garan­ci për pag­imin e dënim­it me gjobë, të shpen­z­imeve të pro­cedim­it dhe të çdo detyri­mi ndaj pasurisë së shtetit, prokurori kërkon sekue­stron kon­ser­v­a­tive të pasurisë së lua­jt­shme ose të palu­a­jt­shme të të pan­de­hu­rit ose të shu­mave a sendeve që të tjerët i dety­ro­hen atij, në caqet që ligji lejon sekuestrim­in e tyre.

2. Paditësi civ­il mund të kërko­jë sekue­stron kon­ser­v­a­tive të pasurisë së të pan­de­hu­rit ose të të padi­tu­rit civ­il, kur janë arsyet e parashikuara në para­grafin 1.

3. Sekue­stro­ja e ven­do­sur me kërkesën e prokuror­it është e vlef­shme edhe për paditësin civ­il.

 

Neni 271

Vendi­mi i gjykatës për sekue­stron

1. Sekue­stro­ja kon­ser­v­a­tive vihet me vendim të gjykatës kom­pe­tente.

2. Kur është dhënë vendim në shkallë të parë, sekue­stro­ja vihet para se aktet t’i dër­go­hen gjykatës së apelit.

3. Sekue­stro­ja zba­to­het nga përm­barue­si gjyqë­sor në mënyrat e për­cak­tu­ara nga Kodi i Pro­ce­durës Civile.

4. Efek­tet e sekue­stros pusho­jnë kur vendi­mi i pafa­jë­sisë ose i pushim­it të çësht­jes ka mar­rë for­më të pre­rë.

 

Neni 272

Ofer­ta për garan­timin e detyrim­it

1. Kur i pan­de­huri ose i padi­turi civ­il ofron një mjet të për­sh­tat­shëm ligjor për të garan­tu­ar detyrim­in (peng, dorëzani, kapar, hipotekë), gjyka­ta nuk e vë sekue­stron kon­ser­v­a­tive ose e revokon atë dhe cak­ton mënyrën e ekzeku­tim­it të detyrim­it.

2. Kur ofer­ta propo­zo­het bashkë me kërkesën e ankim­it, gjyka­ta revokon sekue­stron në qoftë se çmon se ofer­ta e garan­tim­it është në për­p­jesë­tim me vlerën e sendeve të sekuestru­ara.

 

Neni 273

Ekzeku­ti­mi i masës së sekue­stros

1. Sekue­stro­ja kon­ser­v­a­tive shndër­ro­het në sekue­stro të ekzekutueshme kur merr for­më të pre­rë vendi­mi i dënim­it me gjobë apo ai i detyrim­it të të  pan­de­hu­rit dhe të padi­tu­rit civ­il me shpër­blim­in e dëmit.

2. Ekzeku­ti­mi i detyrueshëm i pasurisë së sekuestru­ar bëhet në mënyrat e parashikuara nga Kodi i Pro­ce­durës Civile. Nga të ard­hu­rat e shit­jes së pasurisë së sekuestru­ar dhe nga ato të mjeteve të ofru­ara për garan­timin e detyrim­it, paguhen, sipas rad­hës, shu­mat që i tako­jnë paditësit civ­il për shpër­blim­in e dëmit dhe shpen­zimet gjyqë­sore, dënimet me gjobë, shpen­zimet e pro­cedim­it dhe çdo shumë tjetër në favor të shtetit.

 

SEKSIONI II

SEKUESTROJA PREVENTIVE

 

Neni 274

Objek­ti i sekue­stros pre­ven­tive

(Ndryshuar pika 2 me ligjin nr.9085, datë 19.6.2003)

1. Kur ka rrezik që dispon­i­mi i lirë i një sen­di që lid­het  me veprën penale mund të rën­do­jë ose të zgjasë paso­jat e saj ose të lehtë­so­jë kry­er­jen e veprave penale të tjera, me kërkesën e prokuror­it, gjyka­ta kom­pe­tente urd­hëron sekuestrim­in e tij me vendim të arsyet­u­ar.

2. Sekue­stro­ja mund të ven­doset edhe për sendet, pro­duk­tet e veprës penale dhe çdo lloj pasurie tjetër që lejo­het të kon­fisko­het, sipas Nen­it 36 të Kodit Penal.

3. Kur ndrysho­jnë kushtet e zba­tim­it, gjyka­ta, me kërkesën e prokuror­it ose të të intere­suar­it, e heq sekue­stron.

 

Neni 275

Hum­b­ja e fuqisë së sekue­stros

1. Me vendimin e pafa­jë­sisë ose të pushim­it të çësht­jes, gjyka­ta ose prokurori urd­hëron që sendet e sekuestru­ara t’i kthe­hen atij që i tako­jnë, kur nuk duhet të urd­hëro­jë kon­fiskimin e tyre sepse kanë shër­by­er ose ishin të des­tin­uara për të kry­er një vepër penale ose sepse kanë qenë prod­him ose për­fitim  nga vepra penale.

2. Kur është dhënë vendi­mi i dënim­it, efek­tet e sekue­stros vazh­do­jnë në rast se është ven­do­sur kon­fiski­mi i sendeve të sekuestru­ara.

3. Sendet e sekuestru­ara nuk kthe­hen kur gjyka­ta ven­dos që të mba­het sekue­stro­ja për garan­timin e kre­dive.

 

Neni 276

Anki­mi kundër vendim­it

1. Kundër vendim­it për vënien ose mosvënien e sekue­stros cili­do që ka interes mund të bëjë ankim.

2. Kërke­sa e ankim­it paraqitet bren­da dhjetë ditëve nga dhë­nia e vendim­it ose nga dita që i intere­suari ka mar­rë dijeni për sekue­stron e vënë.

3. Kërke­sa paraqitet në sekre­tar­inë e gjykatës që ka dhënë vendimin.

4. Anki­mi nuk pezul­lon zba­timin e masës.

5. Mbi kërkesën e ankim­it ven­dos gjyka­ta e apelit bren­da pesëm­bëd­hjetë ditëve nga mar­r­ja e akteve.

6. Gjyka­ta ven­dos, sipas rastit, shfuqiz­imin, ndryshimin ose mira­timin e vendim­it të ankimuar.

7. Kur vendi­mi nuk shpal­let ose nuk zba­to­het bren­da afatit të cak­tu­ar, vendi­mi për vënien e sekue­stros e hum­bet fuqinë.

 

PJESA  E DYTË

 

TITULLI VI

HETIMET PARAPRAKE

 

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 277

Organet e ngarkuara për hetimet para­prake

(Shtu­ar pika “3” me ligjin nr. 8813, datë 13.6.2002)

1. Prokurori dhe poli­cia gjyqë­sore zhvil­lo­jnë, bren­da kom­pe­ten­cave të cak­tu­ara, hetimet e nevo­jshme që lid­hen me ushtrim­in e ndjek­jes penale.

2. Prokurori drej­ton hetimet dhe ka në dis­pozi­cion policinë gjyqë­sore.

3. Për veprat penale që gjyko­hen në shkallë të parë nga Gjyka­ta e Lartë, pro­ce­do­het nga Prokuro­r­ia e Përgjithshme.

 

Neni 278

Kom­pe­ten­cat e gjykatës në hetimet para­prake

(Shtu­ar pika “2” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Gjatë het­imeve para­prake, për rastet e parashikuara nga ligji, mbi kërkesën e prokuror­it, të pan­de­hu­rit, të dëm­tu­ar­it dhe palëve pri­vate, ven­dos gjyka­ta.

2. Të gjitha veprimet e prokuror­it gjatë het­imeve para­prake shqyr­to­hen nga i njëjti gjyq­tar.

 

Neni 279

Detyri­mi për të rua­j­tur sekretin

1. Veprimet het­i­more janë sekrete derisa i pan­de­huri të mos ketë mar­rë dijeni për to. Në rast nevo­je për vazhdimin e het­imeve prokurori mund të urd­hëro­jë rua­jt­jen e sekretit për  akte të veçan­ta deri në për­fundim të het­imeve.

2. Prokurori mund të lejo­jë, me vendim të arsyet­u­ar, pub­likimin e akteve të veçan­ta ose të pjesëve të tyre. Aktet e pub­likuara depoz­i­to­hen në sekre­tar­inë e prokuror­it.

 

KREU II

 

MARRJA DIJENI PËR VEPRËN PENALE

 

Neni 280

Mar­r­ja dijeni për veprën penale

1. Prokurori dhe poli­cia mar­rin dijeni për veprën penale me ini­cia­tivën e vet dhe me njof­timin e bërë nga të tjerët.

 

Neni 281

Kallëz­i­mi nga nëpunësit pub­likë

1. Nëpunësit pub­likë, të cilët gjatë ushtrim­it të detyrës ose për shkak të funk­sion­eve a të shër­bim­it të tyre, mar­rin dijeni për një vepër penale që ndiqet krye­sisht, dety­ro­hen të bëjnë kallëz­im me shkrim edhe kur nuk është indi­vid­u­al­izuar per­soni të cilit i atribuo­het vepra penale.

2. Kallëz­i­mi i paraqitet prokuror­it ose një ofi­ceri të poli­cisë gjyqë­sore.

3. Kur, gjatë një pro­ced­i­mi civ­il ose admin­is­tra­tiv, zbu­lo­het një fakt që për­bën vepër penale që ndiqet krye­sisht, organi përkatës bën kallëz­im te prokurori.

4. Kallëz­i­mi përm­ban ele­mentet thel­bë­sore të fak­tit, burimet e provës, gjen­er­alitetet, ban­imin dhe çdo gjë tjetër që vlen për iden­ti­fikimin e per­son­it të cilit i atribuo­het fak­ti, të per­son­it të dëm­tu­ar dhe të atyre që janë në gjend­je të sqaro­jnë rrethanat e fak­tit.

 

Neni 282

Kallëz­i­mi nga per­son­eli mjekë­sor

1. Per­son­eli mjekë­sor që është i detyru­ar ligjër­isht të bëjë kallëz­im duhet ta paraqesë atë bren­da dyzet e tetë orëve dhe t’ia dër­go­jë prokuror­it ose çdo ofi­ceri të poli­cisë gjyqë­sore të ven­dit ku ka kry­er ndërhyr­jen ose ka dhënë ndih­mën dhe kur ka rrezik nga vone­sa, ofi­cer­it të poli­cisë gjyqë­sore më të afërt.

2. Kallëz­i­mi nga per­son­eli mjekë­sor tre­gon per­son­in të cilit i është dhënë ndih­ma dhe, kur është e mundur, gjen­er­alitetet, ban­imin e tij dhe çdo gjë tjetër që vlen për ta iden­ti­fikuar, si dhe rrethanat e fak­tit, mjetet me të cilat është kry­er dhe paso­jat që ka shkak­tu­ar.

3. Kur disa per­sona kanë dhënë ndih­mën e tyre mjekë­sore për të njëjtin rast, të gjithë janë të detyru­ar të bëjnë kallëz­im, me të drejtë që të për­pi­lo­jnë dhe të nën­shkru­a­jnë një akt të vetëm.

 

Neni 283

Kallëz­i­mi nga ana e shte­tasve

1. Çdo per­son që ka mar­rë dijeni për një vepër penale që ndiqet krye­sisht duhet ta kallë­zo­jë atë. Në rastet e cak­tu­ara me ligj kallëz­i­mi është i detyrueshëm.

2. Kallëz­i­mi i paraqitet prokuror­it ose një ofi­ceri të poli­cisë gjyqë­sore me gojë ose me shkrim, per­son­al­isht ose nëpër­m­jet për­faqë­sue­sit.

3. Kallëzimet anon­ime nuk mund të për­doren, me për­jash­tim të rasteve të parashikuara nga Neni 195.

 

Neni 284

Anki­mi

(Ndyshuar pika I me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Për veprat penale të parashikuara nga nenet  89, 102 para­grafi i parë, 105, 106, 130, 239, 240, 241, 243, 264, 275 dhe 318 të Kodit Penal, ndjek­ja penale mund të fil­lo­jë vetëm me ankimin e të dëm­tu­ar­it, i cili mund ta tërhe­që atë në çdo fazë të pro­cedim­it.

2. Anki­mi bëhet nga i dëm­tu­ari te prokurori ose në policinë gjyqë­sore me anën e një deklarate, në të cilën per­son­al­isht ose nëpër­m­jet për­faqë­sue­sit të posaçëm, shfaqet vull­neti që të pro­ce­do­het në lid­hje me një fakt të parashikuar nga ligji si vepër penale.

3. Kur anki­mi bëhet me gojë pro­cesver­bali që mba­het për këtë qël­lim nën­shkruhet nga ankue­si ose për­faqë­sue­si i tij.

4. Ai që merr ankimin sig­uro­het për iden­titetin e ankue­sit dhe i dër­gon aktet prokuror­it.

5. Për rastet e parashikuara nga Neni 59, anki­mi bëhet në gjykatë nga i dëm­tu­ari akuzues.

 

Neni 285

Heq­ja dorë nga e drej­ta e ankim­it

1. Heq­ja dorë nga e drej­ta e ankim­it bëhet per­son­al­isht ose nëpër­m­jet për­faqë­sue­sit me deklaratë të nën­shkru­ar ose me gojë para prokuror­it ose një ofi­ceri të poli­cisë gjyqë­sore, i cili mban pro­cesver­bal të nën­shkru­ar detyrim­isht nga deklarue­si.

2. Heq­ja dorë me afat ose me kusht nuk është e vlef­shme.

3. Në të njëjtën deklaratë mund të bëhet heq­ja dorë edhe nga padia civile.

 

Neni 286

Tërhe­q­ja e ankim­it

1. Tërhe­q­ja e ankim­it bëhet per­son­al­isht ose nëpër­m­jet për­faqë­sue­sit me deklaratë të paraqi­tur në organin që pro­ce­don.

2. Tërhe­q­ja e ankim­it mund të bëhet në çdo fazë të pro­cedim­it, gjer­sa vendi­mi i gjykatës nuk ka mar­rë for­mën e pre­rë.

3. Shpen­zimet e pro­cedim­it janë në ngarkim të atij që tërheq ankimin, përveçse kur në aktin e tërhe­q­jes është parashikuar, me mar­rëvesh­je, që ato të jenë tërë­sisht ose pjesër­isht në ngarkim të atij kundër të cilit është bërë anki­mi.

 

Neni 287

Regjistri­mi i njof­tim­it të veprave penale

1. Prokurori shënon në regjistër çdo njof­tim të veprës penale që i vjen ose që ka mar­rë me ini­cia­tivën e vet dhe në të njëjtën kohë ose nga momen­ti në të cilin rezul­ton, emrin e per­son­it të cilit i atribuo­het vepra penale.

2. Ndalo­het pub­liki­mi i regjistrimeve të bëra deri në mar­rjen si të pan­de­hur të per­son­it që i atribuo­het vepra penale.

 

KREU III

KUSHTET E PROCEDIMIT

 

Neni 288

Autor­iz­i­mi për të pro­ce­d­uar

1. Kur parashiko­het autor­iz­i­mi për pro­ced­im, prokurori bën kërkesë në organin përkatës.

2. Kërke­sa për të autor­izuar pro­ced­imin duhet të paraqitet bren­da trid­hjetë ditëve nga shën­i­mi në regjistër i emrit të per­son­it për të cilin është i nevo­jshëm autor­iz­i­mi. Kur ai është arrestu­ar në fla­grancë, autor­iz­i­mi kërko­het men­jëherë dhe, sido­qoftë, para seancës së vleft­ësim­it.

 

Neni 289

Ndal­i­mi për të kry­er veprime

1. Deri në dhënien e autor­izim­it për të pro­ce­d­uar nuk lejo­het ndal­i­mi, cak­ti­mi i masave të sig­urim­it, kon­trol­limet, këqyr­ja e per­son­it, njo­h­ja, bal­lafaqi­mi dhe përgji­mi i bised­imeve ose i komu­nikim­it ndaj per­son­it për të cilin kërko­het autor­iz­i­mi. Ai mund të mer­ret në pyet­je vetëm nëse e kërkon vetë.

2. Kur pro­ce­do­het ndaj disa per­son­ave, për disa nga të cilët është i nevo­jshëm autor­iz­i­mi dhe dhë­nia e këtij vono­het, mund të pro­ce­do­het vetëm kundër të pan­de­hurve për të cilët autor­iz­i­mi nuk është i nevo­jshëm.

 

Neni 290

Rrethanat që nuk lejo­jnë fil­lim­in e pro­cedim­it

1. Pro­ced­i­mi penal nuk mund të fil­lo­jë dhe, në qoftë se ka fil­lu­ar, duhet të pusho­jë në çdo gjend­je të pro­cedim­it, kur:

a) per­soni ka vdekur;

b) per­soni është i papërgjegjshëm ose nuk ka mbushur moshën për përgjegjësi penale;

c) mungon anki­mi i të dëm­tu­ar­it ose ai e tërheq ankimin;

ç) kur fak­ti nuk parashiko­het nga ligji si vepër penale ose kur del qartë që fak­ti nuk ekzis­ton;

d) vepra penale është shuar;

dh) është dhënë amnisti;

e) në të gjitha rastet e tjera të parashikuara nga ligji.

 

Neni 291

Vendi­mi për mos­fil­lim­in e pro­cedim­it

1. Kur ekzis­to­jnë rrethanat që nuk lejo­jnë fil­lim­in e pro­cedim­it, prokurori jep vendim të arsyet­u­ar për mos­fil­lim­in e pro­cedim­it.

 

2. Vendi­mi u njofto­het men­jëherë atyre që kanë bërë kallëz­im ose ankim, të cilët mund ta kundër­sh­to­jnë atë në gjykatë, bren­da pesë ditëve nga njof­ti­mi i vendim­it.

 

Neni 292

Rifil­li­mi i ndjek­jes penale

1. Vendi­mi i mos­fil­lim­it të pro­cedim­it, i pushim­it ose i pafa­jë­sisë, të dhënë për shkak të mungesës së ankim­it për pro­ced­im ose të kërkesës së autor­izim­it për pro­ced­im, nuk pen­go­jnë ushtrim­in e ndjek­jes penale për të njëjtin fakt dhe kundër të njëjtit per­son, në qoftë se më pas bëhet anki­mi, jepet autor­iz­i­mi ose zhduket kushti per­son­al që e bënte të domos­doshëm autor­iz­imin.

 

 

 


 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim