TITULLI III

AKTET,  NJOFTIMET DHE AFATET

 

KREU I

AKTET

 

SEKSIONI I

RREGULLA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 98

Gjuha e akteve

1. Aktet pro­ce­du­rale penale bëhen në gjuhën shqipe.

2. Per­soni që nuk flet gjuhën shqipe pyetet në gjuhën amëtare dhe pro­cesver­bali mba­het edhe në këtë gjuhë. Në të njëjtën gjuhë përk­the­hen aktet pro­ce­du­rale që i jepen me kërkesën e tij.

3. Shkel­ja e këtyre rreg­ullave sjell pavlef­sh­mërinë e aktit.

 

Neni 99

Nën­shkri­mi i akteve

1. Kur kërko­het nën­shkri­mi i një akti, në qoftë se ligji nuk disponon ndryshe, mjafton shkri­mi me dorë në fund të aktit i emrit dhe mbiem­rit të atij që duhet të nën­shkru­a­jë.

2. Është i pavlef­shëm nën­shkri­mi i vënë me mjete mekanike ose me shen­ja të ndryshme nga shkri­mi.

3. Kur per­soni nuk është në gjend­je të nën­shkru­a­jë, nëpunësi para të cilit paraqitet akti i shkru­ar ose që regjistron aktin e bërë me gojë sig­uro­het për iden­titetin e per­son­it dhe e pasqy­ron këtë fakt në fund të aktit, në pran­inë e një per­soni të tretë.

 

Neni 100

Data e akteve

1. Kur ligji kërkon datën e një akti, në akt tre­go­hen dita, mua­ji, viti dhe ven­di ku bëhet akti. Tregi­mi i orës është i domos­doshëm vetëm kur parashiko­het shpre­himisht.

2. Kur parashiko­het pavlef­sh­mëria e aktit për shkak se nuk është treguar data, ky rreg­ull ka vlerë vetëm në rastin kur data nuk mund të sak­të­so­het me sig­uri në bazë të ele­menteve që përm­ba­hen në vetë aktin ose në aktet që lid­hen me të.

 

Neni 101

Zëvendësi­mi i akteve origji­nale

1. Kur origji­nali i një akti pro­ce­dur­al është prishur, ka hum­bur ose është zhdukur dhe për arsye të ndryshme nuk gjen­det, kop­ja aut­en­tike e ver­i­fikuar ka vlerën e origji­nalit dhe vihet në vendin ku ndod­hej origji­nali.

2. Për këtë qël­lim, gjyka­ta edhe krye­sisht, me vendim, urd­hëron per­son­in që mban kop­jen ta dorë­zo­jë atë në sekre­tari.

 

Neni 102

Ribër­ja e akteve

1. Kur nuk mund të bëhet zëvendësi­mi i aktit, gjyka­ta edhe krye­sisht ver­i­fikon përm­ba­jt­jen e aktit që mungon dhe urd­hëron nëse dhe në ç’mënyrë ai duhet të ribëhet.

2. Kur ekzis­ton kon­cep­ti i aktit që mungon, ky ribëhet në bazë të kon­cep­tit, por me kusht që një nga gjyq­tarët që e kanë nën­shkru­ar vërte­ton se ai ka qenë i njëjtë me kon­ceptin.

 

Neni 103

Ndal­i­mi i pub­likim­it të aktit

1. Ndalo­het pub­liki­mi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve sekrete që lid­hen me çësht­jen ose dhe vetëm i përm­ba­jt­jes së tyre nëpër­m­jet shtyp­it ose infor­ma­cionit masiv.

2. Ndalo­het pub­liki­mi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve josekrete deri në për­fundimin e het­imeve para­prake.

3. Ndalo­het pub­liki­mi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve të shqyr­tim­it gjyqë­sor kur gjyki­mi bëhet me dyer të mbyl­lu­ra. Ndal­i­mi i pub­likim­it hiqet kur plotë­so­hen afatet e cak­tu­ara me ligj për arki­vat e shtetit ose kur ka kalu­ar afati prej dhjetë vjetësh nga data që vendi­mi ka mar­rë for­mën e pre­rë, por me kusht që pub­liki­mi të jetë autor­izuar nga Min­istri i Drejtë­sisë.

4. Ndalo­het pub­liki­mi i gjen­er­aliteteve dhe i fotografive të të pan­de­hurve dhe të dësh­mi­tarëve të mitur, të akuzuar ose të dëm­tu­ar nga vepra penale. Gjyka­ta mund të lejo­jë pub­likimin vetëm kur e kërko­jnë intere­sat e të mitu­rit ose kur i mituri ka mbushur moshën gjashtëm­bëd­hjetë vjeç.

 

Neni 104

Shkel­ja e ndalim­it të pub­likim­it

1. Shkel­ja e ndalim­it të pub­likim­it e bërë nga nëpunësi i shtetit ose i një enti pub­lik, kur nuk për­bën vepër penale, është shkel­je disi­plinore. Në këtë rast prokurori njofton organin që ka të drejtë të mar­rë masa disi­plinore.

 

Neni 105

Mar­r­ja e kop­jeve, ekstrak­teve dhe vërte­timeve

1. Gjatë pro­cedim­it dhe pas për­fundim­it të tij, cili­do që ka interes mund të mar­rë, me shpen­zimet e veta, kop­je, ekstrak­te ose vërte­time të akteve të veçan­ta.

2. Kërke­sa shqyr­to­het nga prokurori, për aktet e hetim­it para­prak, ose nga gjyka­ta që ka dhënë vendimin për ato të shqyr­tim­it gjyqë­sor.

3. Lëshi­mi i kop­jeve, ekstrak­teve ose vërte­timeve nuk e heq ndal­im­in e pub­likim­it.

 

Neni 106

Kërke­sa e prokuror­it për kop­je të akteve dhe për infor­ma­cione

1. Prokurori ka të drejtë, kur është e nevo­jshme të kry­hen het­ime, të kërko­jë nga gjyka­ta, edhe në rastet e detyrim­it të sekretit, kop­je të akteve që kanë lid­hje me çësht­je të tjera penale që ai ndjek, si dhe infor­ma­cione me shkrim mbi përm­ba­jt­jen e tyre.

2. Bren­da pesë ditëve, gjyka­ta i përgjig­jet kërkesës ose e refu­zon atë me vendim të arsyet­u­ar.

3. Dis­poz­i­tat e para­grafëve 1 dhe 2 zba­to­hen edhe për kërke­sat e bëra nga Min­istri i Ren­dit Pub­lik dhe kryetari i Shër­bim­it Infor­ma­tiv, kur kop­je të akteve dhe infor­ma­cionet u duhen atyre për paran­dal­im­in e veprave penale.

 

Neni 107

Pjesë­mar­r­ja e shur­d­hit, memecit dhe e shur­dhmemecit

në bër­jen e akteve pro­ce­du­rale

1. Kur shur­d­hi, meme­ci apo shur­dhmeme­ci dëshi­ro­jnë ose duhet të japin shp­jegime, vepro­het në këtë mënyrë:

a) shur­d­hit i paraqiten pyet­jet dhe par­ala­jmëri­mi me shkrim dhe ai përgjig­jet me gojë;

b)  memecit i bëhen pyet­jet dhe par­ala­jmëri­mi me gojë dhe ai përgjig­jet me shkrim;

c)  shur­dhmemecit i paraqiten pyet­jet dhe par­ala­jmëri­mi me shkrim dhe ai përgjig­jet me shkrim.

2. Në qoftë se shur­d­hi, meme­ci ose shur­dhmeme­ci nuk dinë të lex­o­jnë ose të shkru­a­jnë, autoriteti pro­ce­dues cak­ton një ose më shumë inter­pretë të zgjed­hur ndër­m­jet atyre per­son­ave që janë të mësuar të mer­ren vesh me ta.

 

Neni 108

Dësh­mi­tarët në aktet pro­ce­du­rale

1. Nuk mund të jenë dësh­mi­tarë për të vërte­t­u­ar përm­ba­jt­jen e një akti pro­ce­dur­al:

a) të mitu­rit deri katërm­bëd­hjetë vjeç dhe per­son­at që kanë sëmund­je të duk­shme men­dore ose që janë në gjend­je të rëndë dehje­je ose intok­siki­mi me lëndë narkotike e psikotrope;

b)  per­son­at ndaj të cilëve janë mar­rë masa sig­uri­mi.

 

Neni 109

Proku­ra për akte pro­ce­du­rale të cak­tu­ara

1. Kur ligji lejon që akti të bëhet me anën e një për­faqë­sue­si të posaçëm, proku­ra jepet me akt note­r­i­al ose me shkresë pri­vate të vërte­t­u­ar nga organet kom­pe­tente, ndryshe nuk pra­nohet dhe duhet të përm­ba­jë, përveç të dhë­nave që kërkon posaçër­isht ligji, për­cak­timin e objek­tit për të cilin ajo është dhënë dhe të fak­teve që u refer­o­het. Proku­ra i bashko­het akteve.

2. Proku­ra e lëshuar nga organet shtetërore duhet të ketë nën­shkrim­in e drejtue­sit dhe vulën e organ­it.

 

Neni 110

Mem­o­ri­et dhe kërke­sat e palëve

1. Palët dhe për­faqë­sue­sit e tyre kanë të drejtë, në çdo gjend­je dhe shkallë të pro­cedim­it, të paraqesin mem­o­rie dhe kërke­sa me shkrim.

2. Organi pro­ce­dues shpre­het me vendim bren­da pesëm­bëd­hjetë ditëve.

 

Neni 111

Deklaratat dhe kërke­sat e per­son­ave të izolu­ar

1. I pan­de­huri i izolu­ar me masë sig­uri­mi ka të drejtë të paraqesë anke­sa, kërke­sa dhe deklara­ta nëpër­m­jet drej­torit të insti­tu­cionit, i cili lëshon doku­ment për mar­rjen në dorëz­im të tyre. Ato regjistro­hen në një libër të veçan­të, i komu­niko­hen men­jëherë organ­it kom­pe­tent dhe kanë efekt njël­loj sikur të ishin pran­uar drejt­për­drejt nga ai organ.

2. I pan­de­huri që është në gjend­je arresti në shtëpi ose që mba­het në rua­jt­je në një vend kuri­mi, ka të drejtë të paraqesë anke­sa, kërke­sa dhe deklara­ta tek ofi­ceri i poli­cisë gjyqë­sore, i cili vërte­ton mar­rjen në dorëz­im të tyre dhe kujde­set për dërgimin men­jëherë tek autoriteti kom­pe­tent.

3. Po këto rreg­ul­la zba­to­hen edhe për kallëzimet, anke­sat, kërke­sat dhe deklaratat që paraqiten nga palët pri­vate ose nga i dëm­tu­ari.

 

SEKSIONI II

AKTET E GJYKATËS

 

Neni 112

For­mat e disponim­it të gjykatës

(Ndryshuar pika 2 me ligjin nr.8813,datë 13.6.2002)

1. Gjyka­ta disponon me vendim dhe me urd­hër.

2. Vendi­mi jepet në emër të Repub­likës.

3. Vendi­mi dhe urdhri arsyeto­hen, ndryshe janë të pavlef­shëm.

4. Vendi­mi mer­ret në dhomën e këshillim­it, pa pran­inë e sekre­tar­it dhe të palëve.

5. Kur një anë­tar i trupit gjykues nuk ka votu­ar për atë që është ven­do­sur, me kërkesën e tij për­pi­lo­het një pro­cesver­bal përm­bled­hës ku pasqy­ro­hen motivet e kundër­sh­tim­it. Pro­cesver­bali nën­shkruhet nga të gjithë anë­tarët dhe ven­doset në një zarf të vulo­sur pranë sekre­tarisë.

6. Urdhrat mer­ren pa u respek­tu­ar for­malitete të veçan­ta dhe kur nuk parashiko­het ndryshe, jepen edhe me gojë.

 

Neni 113

Depoz­iti­mi i akteve të gjykatës

l. Origji­nalet e akteve të gjykatës depoz­i­to­hen në sekre­tari bren­da pesë ditëve nga bër­ja e tyre. Për aktet e ankueshme njofto­hen prokurori dhe per­son­at që me ligj i nji­het e drej­ta të bëjnë ankim.

 

Neni 114

Ndreq­ja e gabimeve mate­ri­ale

1. Ndreq­ja e vendimeve dhe e urdhrave me gabime mate­ri­ale bëhet edhe  krye­sisht nga gjyka­ta që ka nxjer­rë aktin. Kur ndaj këtij akti bëhet ankim, i cili pra­nohet, ndreq­ja bëhet me vendim të gjykatës që shqyr­ton ankimin, në bazë të të  cilit bëhet shën­im në origji­nalin e aktit.

 

SEKSIONI III

DOKUMENTIMI I VEPRIMEVE

 

Neni 115

Pro­cesver­bali

l. Doku­men­ti­mi i veprimeve bëhet me pro­cesver­bal.

2. Pro­cesver­bali për­pi­lo­het nga sekre­tari i gjykatës, në for­më të plotë ose të përm­bled­hur, me stenotipi, me mjet tjetër teknik dhe, kur mungo­jnë këto mjete, me  dorëshkrim.

3. Kur pro­cesver­bali për­pi­lo­het në for­më të përm­bled­hur duhet të bëhet edhe  riprod­hi­mi fono­grafik dhe, po të jenë kushtet, edhe riprod­hi­mi audioviziv kur është i  domos­doshëm.

 

Neni 116

Përm­ba­jt­ja e pro­cesver­balit

1. Pro­cesver­bali përm­ban tregimin e ven­dit, të vitit, të mua­jit, të ditës dhe kur është e nevo­jshme, edhe të orës, në të cilat ka fil­lu­ar dhe është për­fun­d­uar, gjen­er­alitetet e per­son­ave që kanë mar­rë pjesë, tregimin e shkaqeve, kur dihen, mungesën e per­son­ave që duhet të mar­rin pjesë dhe kërke­sat e paraqi­tu­ra nga palët.

 

 

Neni 117

Nën­shkri­mi i pro­cesver­balit

1. Pro­cesver­bali, me për­jash­tim të atij që mba­het në seancën gjyqë­sore, pasi lex­o­het, nën­shkruhet në fund të çdo flete nga ai që e ka për­pilu­ar, nga ai që pro­ce­don dhe nga per­son­at që kanë mar­rë pjesë.

2. Kur njëri nga pjesë­mar­rësit nuk do ose nuk është në gjend­je të nën­shkru­a­jë, bëhet vëre­jt­je ku tre­go­het edhe shkaku.

 

Neni 118

Tran­skrip­ti­mi i pro­cesver­balit të redak­tu­ar me mjete stenotip­ie

1. Shir­i­tat e shty­pur me shen­ja stenotip­ie tran­skrip­to­hen me shkro­n­ja të  zakon­shme jo më vonë se pesë ditë nga data kur janë for­muar dhe lid­hen me aktet bashkë me tran­skrip­ti­min.

2. Kur për per­son­in që ka shty­pur shir­i­tat ka ndal­ime për të bërë tran­skrip­tim, gjyka­ta urd­hëron që tran­skrip­ti­mi t’i beso­het një per­soni të për­sh­tat­shëm, qoftë edhe jashtë admin­is­tratës shtetërore.

 

Neni 119

Riprod­hi­mi fono­grafik ose audioviziv

1. Riprod­hi­mi fono­grafik ose audioviziv bëhet nga per­sona teknikë, qoftë edhe jashtë admin­is­tratës shtetërore nën drej­timin e sekre­tar­it të gjykatës.

2. Kur bëhet riprod­hi­mi fono­grafik, në pro­cesver­bal tre­go­het çasti i fil­lim­it dhe i mbarim­it të veprimeve të riprod­him­it.

3. Kur riprod­hi­mi fono­grafik nuk kup­to­het, si provë shër­ben pro­cesver­bali i për­pilu­ar në for­më të përm­bled­hur.

4. Regjistrimet fono­grafike ose audiovizive u bashko­hen akteve.

 

Neni 120

For­mat e doku­men­tim­it në raste të veçan­ta

1. Gjyka­ta ven­dos të bëhet për­pil­i­mi i pro­cesver­balit në for­më të përm­bled­hur kur veprimet që duhet të pasqy­ro­hen kanë përm­ba­jt­je të thjeshtë ose kur mungo­jnë mjetet mekanike të riprod­him­it ose ndih­mësit teknikë.

2. Kur për­pi­lo­het pro­cesver­bali në for­më të përm­bled­hur, gjyka­ta kujde­set që të  shëno­hen pjesët thel­bë­sore të deklarimeve dhe rrethanat në të cilat janë bërë.

 

Neni 121

Deklarimet gojore të palëve

1. Kur ligji nuk kërkon for­mën e shkru­ar të doku­men­tit, palët mund të bëjnë, vetë ose me anë të për­faqë­suesve të posaçëm, kërke­sa ose deklarime me gojë. Në këtë rast sekre­tari i gjykatës për­pi­lon pro­cesver­balin dhe regjistron deklarimet. Pro­cesver­balit i bashko­het, kur është rasti, proku­ra e posaçme.

2.  Palës që e kërkon, i lëshohet me shpen­zimet e veta një vërte­tim ose kop­ja e  deklarimeve të bëra.

 

Neni 122

Pavlef­sh­mëria e pro­cesver­balit

1. Pro­cesver­bali është i pavlef­shëm kur ka dyshime rreth per­son­ave që kanë mar­rë pjesë ose kur mungon nën­shkri­mi i nëpunësit që e ka për­pilu­ar.

 

SEKSIONI IV

PËRKTHIMI I AKTEVE

 

Neni 123

Cak­ti­mi i përk­thye­sit

1. I pan­de­huri që nuk njeh gjuhën shqipe ka të drejtë të ndih­mo­het falas nga një  përk­thyes për të kup­tuar akuzën dhe për të ndjekur veprimet ku merr pjesë. Nëpër­m­jet përk­thye­sit ai është i detyru­ar të bëjë një deklaratë me shkrim që nuk e njeh gjuhën shqipe.

2. Autoriteti pro­ce­dues cak­ton, gjithash­tu, një përk­thyes kur duhet të  përk­the­het një shkrim në gjuhë të huaj.

3. Përk­thye­si cak­to­het edhe kur gjyka­ta, prokurori ose ofi­ceri i poli­cisë gjyqë­sore e njo­hin gjuhën që duhet të përk­the­het.

 

Neni 124

Pazotësia dhe papa­jtuesh­mëria e përk­thye­sit

1. Nuk mund të kryej detyrën e përk­thye­sit:

a) i mituri, ai që është ndalu­ar për të përk­thy­er, ai të cilit i është hequr zotësia juridike për të vepru­ar, per­soni i sëmurë mendër­isht, ai të cilit i është ndalu­ar apo  pezul­lu­ar ushtri­mi i detyrave pub­like dhe i pro­fe­sion­it;

b) per­soni ndaj të cilit janë mar­rë masa sig­uri­mi;

c) per­soni, i cili nuk mund të pyetet si dësh­mi­tar, ai që është thirrur si dësh­mi­tar dhe si ekspert në të njëjtin pro­ces ose në një pro­ces që lid­het me këtë. Megjithatë, në rastin kur pyetet një shur­dh, një memec ose një shur­dhmemec, inter­preti mund të  mer­ret nga të afër­mit e tyre.

 

Neni 125

Kërke­sa për për­jash­timin dhe për heq­jen dorë të përk­thye­sit

1. Palët kanë të drejtë të kërko­jnë për­jash­timin e përk­thye­sit për shkaqet e  treguara në Nenin 124.

2. Kur ka shkak për të kërkuar për­jash­timin ose heq­jen dorë, përk­thye­si është i  detyru­ar ta deklaro­jë atë.

3. Kërke­sa për për­jash­timin ose heq­jen dorë mund të paraqitet para cak­tim­it të detyrës dhe, për shkaqet e njo­hu­ra më vonë, para se përk­thye­si të ketë mbaru­ar detyrën e tij.

4. Për kërkesën e për­jash­tim­it ose të heq­jes dorë organi pro­ce­dues merr vendim.

 

Neni 126

Cak­ti­mi i detyrës së përk­thye­sit

1. Autoriteti pro­ce­dues vërte­ton iden­titetin e përk­thye­sit dhe e pyet nëse ka shkaqe për për­jash­timin e tij.

2. Përk­thye­si par­ala­jmëro­het për detyrim­in që ka për të bërë përk­thim të sak­të dhe për të mba­j­tur sekretin për veprimet që kry­hen në prani të tij. Pas kësaj ai fto­het të krye­jë detyrën.

 

Neni 127

Afati për përk­thimet me shkrim. Zëvendësi­mi i përk­thye­sit

1. Autoriteti pro­ce­dues i cak­ton përk­thye­sit një afat kur për përk­thimin e shkrimeve kërko­het një punë e zgjatur. Përk­thye­si mund të zëvendë­so­het kur nuk e paraqet përk­thimin me shkrim bren­da afatit.

2. Përk­thye­si i zëvendë­suar, pasi thirret për të paraqi­tur arsyet e mosplotësim­it të detyrës, mund të dëno­het nga gjyka­ta me gjobë deri dhjetë mijë lekë.

 

SEKSIONI V

PAVLEFSHMËRIA E AKTEVE

 

Neni 128

Pavlef­sh­mëria absolute

1. Aktet pro­ce­du­rale janë abso­lutisht të pavlef­shme kur nuk respek­to­hen dis­poz­i­tat që lid­hen me:

a) kushtet për të qenë gjyq­tar në çësht­jen konkrete dhe num­rin e gjyq­tarëve që janë të domos­doshëm për formimin e koleg­jeve të cak­tu­ara në këtë Kod;

b) të drejtën e prokuror­it për ushtrim­in e ndjek­jes penale dhe pjesë­mar­rjen e tij në pro­ced­im;

c) thirrjen e të pan­de­hu­rit ose pran­inë e mbro­jtësit kur ajo është e detyrueshme.

2. Një akt i cilë­suar me ligj si abso­lutisht i pavlef­shëm nuk mund të bëhet i vlef­shëm.

 

Neni 129

Pavlef­sh­mëria rel­a­tive

1. Pavlef­sh­mëritë e ndryshme nga ato të parashikuara nga Neni 128, mund të deklaro­hen mbi kërkesën e palëve.

2. Pavlef­sh­mëria lid­hur me aktet e het­imeve para­prake dhe me ato të kry­era për sig­urim­in e provës duhet të kundër­sh­to­het para se të fil­lo­jë shqyr­ti­mi gjyqë­sor.

3. Pavlef­sh­mëria e vërte­t­u­ar në gjykim mund të kundër­sh­to­het bashkë me ankimin kundër vendim­it për­fundim­tar.

4. Afatet për të ngrit­ur ose për të kundër­sh­tu­ar pavlef­sh­mërinë nuk mund të zgjat­en.

5. Kur pala është e pran­ishme, pavlef­sh­mëria e një akti duhet të kundër­sh­to­het para se ai të bëhet ose, kur kjo nuk është e mundur, men­jëherë pasi është bërë.

 

Neni 130

Çmuar­ja e pavlef­sh­mërisë

1. Me për­jash­tim të rasteve të parashikuara ndryshe me ligj, pavlef­sh­mëria nuk mer­ret parasysh:

a) kur pala e intere­suar ka hequr dorë shpre­himisht nga kundër­sh­ti­mi i saj ose ka pran­uar paso­jat e aktit;

b) kur pala ka për­fi­tu­ar nga e drej­ta për ushtrim­in e së cilës akti i pavlef­shëm është urd­hëru­ar më parë.

2. Pavlef­sh­mëria e lajmërimeve, komu­nikimeve dhe njof­timeve nuk mer­ret parasysh në qoftë se pala e intere­suar është paraqi­tur ose ka refuzuar të paraqitet.

3. Pala që deklaron se është paraqi­tur vetëm për të ngrit­ur par­reg­ullsinë e aktit ka të drejtën e një afati, jo më pak se tri ditë, për t’u mbro­j­tur.

4. Gjatë het­imeve para­prake çmuar­ja e pavlef­sh­mërisë bëhet nga prokurori.

 

Neni 131

Paso­jat e deklarim­it të pavlef­sh­mërisë

1. Pavlef­sh­mëria e një akti i bën të pavlef­shme aktet e mëpasme që varen nga  ai që është deklaru­ar i pavlef­shëm.

2. Gjyka­ta që deklaron pavlesh­mërinë e një akti urd­hëron përsërit­jen e tij, kur është e nevo­jshme dhe e mund­shme, duke ia ngarkuar shpen­zimet atij që ka shkak­tu­ar pavlef­sh­mërinë me dash­je ose nga paku­jde­sia e rëndë.

 

KREU II

NJOFTIMET

 

Neni 132

Organet dhe for­mat e njof­timeve

1. Njof­timet e akteve bëhen nga ftue­si gjyqë­sor ose nëpër­m­jet shër­bim­it postar.

2. Gjyq­tari, kur e çmon të nevo­jshme, mund të urd­hëro­jë që njof­timet të bëhen nga poli­cia gjyqë­sore.

3.  Kur kop­ja e aktit i dorë­zo­het të intere­suar­it nga ana e sekre­tarisë së  gjykatës, ajo ka vlerën e njof­tim­it. Në këtë rast sekre­tari i gjykatës bën shën­im në aktin origji­nal për dorëz­imin dhe për datën.

4. Njof­timet që u bëhen nga gjyka­ta të intere­suarve në pran­inë e tyre shëno­hen në pro­cesver­bal.

 

Neni 133

Njof­timet urgjente me tele­fon, telegraf dhe faks

1. Gjyka­ta në raste të ngut­shme mund të urd­hëro­jë që per­son­at e kërkuar nga palët, përveç të pan­de­hu­rit, të lajmëro­hen me tele­fon nga sekre­taria e gjykatës ose nga poli­cia gjyqë­sore. Në origji­nalin e lajmërim­it shëno­het num­ri i tele­fonit të  kërkuar, emri dhe detyra që kryen per­soni që merr njof­timin, mar­rëd­hëni­et e tij me atë që njoftohet,data dhe ora e tele­fonatës.

2. Njof­ti­mi me tele­fon ka vlerë nga çasti kur është bërë, por gjith­n­jë kur është mar­rë edhe kon­fir­mi­mi i mar­rësit me anë telegra­mi.

3. Njof­ti­mi mund të bëhet edhe nëpër­m­jet telegramit dhe fak­sit.

4. Gjyka­ta, në rrethana të veçan­ta, mund të dispono­jë, me urd­hër të arsyet­u­ar në fund të aktit, që njof­ti­mi i një per­soni, përveç të pan­de­hu­rit, të  bëhet duke për­dorur mjete teknike të për­sh­tat­shme që garan­to­jnë njof­timin.

 

Neni 134

Njof­ti­mi i akteve të prokuror­it

1. Njof­ti­mi i akteve të prokuror­it, gjatë het­imeve para­prake, bëhet nga poli­cia gjyqë­sore ose nëpër­m­jet shër­bim­it postar, në for­mat  e parashikuara nga Neni 133.

2. Dorëz­i­mi i kop­jes së aktit të intere­suar­it nga ana e sekre­tarisë ka vlerën e njof­tim­it. Dorëzue­si shënon në origji­nalin e aktit fak­tin e dorëzim­it dhe datën.

3. Lajmërimet e bëra ver­bal­isht nga prokurori zëvendë­so­jnë njof­timet, me kusht që ky fakt të shëno­het në pro­cesver­bal.

 

Neni 135

Njof­timet nga palët pri­vate

1. Njof­timet nga palët mund të bëhen edhe me dërgimin e kop­jes së aktit nga  për­faqë­sue­sit e tyre nëpër­m­jet letrës reko­mande me lajmërim mar­rje.

 

Neni 136

Njof­timet për prokuror­in

1. Njof­timet për prokuror­in bëhen edhe drejt­përsë­drejti nga palët, mbro­jtësit ose për­faqë­sue­sit e tyre nëpër­m­jet dorëzim­it të kop­jes së aktit në sekre­tari. Ai që e merr në dorëz­im shënon në origji­nal dhe në kop­jen e aktit gjen­er­alitetet e atij që ka  bërë dorëz­imin dhe datën.

 

Neni 137

Njof­timet për palët pri­vate

1. Njof­timet për per­son­in e dëm­tu­ar nga vepra penale bëhen njël­loj si për rastet kur njofto­het për herë të parë i pan­de­huri i lirë. Kur nuk dihen vendet e treguara në Nenin 140, njof­ti­mi bëhet me depoz­itimin e aktit në sekre­tari. Kur nga aktet del se  vend­ba­n­i­mi ose vendqën­dri­mi i tij ndod­hen jashtë shtetit, ai fto­het me anën e letrës reko­mande me lajmërim mar­rje, me të cilën të deklaro­jë ose të zgjed­hë banesën në  ter­ri­torin e shtetit shqip­tar. Kur pas njëzet ditëve nga mar­r­ja e letrës reko­mande nuk  bëhet deklari­mi ose zgjed­h­ja e banesës, njof­ti­mi bëhet me anën e depoz­itim­it të aktit në sekre­tari.

2. Njof­ti­mi i thirrjes së parë për të padi­turin civ­il bëhet në for­mat e cak­tu­ara për njof­timin e parë të të pan­de­hu­rit të lirë.

3. Njof­timet për paditësin civ­il dhe të padi­turin civ­il bëhen pranë për­faqë­suesve të  tyre.

 

Neni 138

Njof­timet nëpër­m­jet shpall­jes pub­like për per­son­at e dëm­tu­ar

1. Kur njof­ti­mi i per­son­ave të dëm­tu­ar është i vështirë për shkak të num­rit të  tyre ose pamundë­sisë së iden­ti­fikim­it të dis­ave prej tyre, gjyka­ta mund të urd­hëro­jë që  ai të bëhet nëpër­m­jet shpall­jes pub­like.

2. Njof­ti­mi quhet i bërë kur ftue­si i gjykatës depozi­ton në sekre­tari një kop­je të aktit bashkë me doku­mentet që vërte­to­jnë shpall­jen pub­like.

 

Neni 139

Njof­ti­mi i të pan­de­hu­rit të bur­go­sur

1. Njof­ti­mi për të pan­de­hurin e bur­go­sur bëhet në vendin e burgim­it duke i  dorëzuar atij aktin.

2. Kur i pan­de­huri refu­zon të mar­rë kop­jen e aktit ose kur ai mungon për shkaqe të jus­ti­fikuara, akti i dorë­zo­het përgjegjësit të insti­tu­cionit, i cili për rastin e fun­dit njofton të intere­suar­in me mjetin më të shpe­jtë.

3. Dis­poz­i­tat e mësipërme zba­to­hen edhe kur i pan­de­huri është i parabur­go­sur për një akuzë tjetër ose është duke vua­j­tur dën­imin me burgim.

4. Kur i bur­go­suri liro­het për shkak të ndryshim­it të masës së sig­urim­it, ai dety­ro­het të deklaro­jë ose të zgjed­hë banesën. Kjo gjë shëno­het në aktin e lirim­it dhe i  njofto­het autoritetit pro­ce­dues. Kur njof­ti­mi në banesën e deklaru­ar ose të zgjed­hur nuk mund të bëhet, atëherë akti i dorë­zo­het mbro­jtësit.

 

Neni 140

Njof­ti­mi i të pan­de­hu­rit të lirë

1. Njof­ti­mi i të pan­de­hu­rit në gjend­je të lirë bëhet duke i dorëzuar atij kop­jen e  aktit. Kur nuk mund t’i dorë­zo­het per­son­al­isht, njof­ti­mi bëhet në banesën e tij ose në  vendin e punës, duke ia dorëzuar aktin një per­soni që bashkë­je­ton me të ose një fqin­ji, ose një per­soni që punon me të.

2. Kur vendet e treguara në para­grafin 1 nuk dihen, njof­ti­mi bëhet në vendin ku i  pan­de­huri ka ban­imin e përkohshëm ose vendin ku qën­dron më shpesh, duke ia  dorëzuar atë njërit prej per­son­ave të treguar në para­grafin 1.

3. Kop­ja e njof­tim­it nuk mund t’i dorë­zo­het një të mituri nën 14 vjeç ose një  per­soni me paaftësi të duk­shme intelek­tuale.

4. Kur per­son­at e treguar në para­grafin 1 mungo­jnë ose nuk janë të për­sh­tat­shëm, ose refu­zo­jnë të mar­rin aktin atëherë pro­ce­do­het me kërkimin e të  pan­de­hu­rit në vende të tjera. Në rast se edhe në këtë mënyrë nuk mund të bëhet njof­ti­mi, akti depoz­i­to­het në qen­drën admin­is­tra­tive të lag­jes ose të fshatit ku i pan­de­huri banon ose punon. Lajmëri­mi i depoz­itim­it afishohet në portën e shtëpisë së të pan­de­hu­rit ose të ven­dit ku punon. Ftue­si gjyqë­sor e lajmëron atë për depoz­itimin me letër reko­mande me lajmërim mar­rje. Efek­tet e njof­tim­it rrjed­hin që nga mar­r­ja e reko­man­desë.

5. Njof­ti­mi i të pan­de­hu­rit që kryen shër­bimin ushtarak bëhet duke i dorëzuar aktin atij vetë dhe kur nuk mund të bëhet dorëz­i­mi, akti i njofto­het komandës e cila dety­ro­het të lajmëro­jë men­jëherë të intere­suar­in.

6. I pan­de­hur është i detyru­ar të njofto­jë autoritetin pro­ce­dues për çdo ndryshim të banesës të deklaru­ar ose të zgjed­hur me telegram ose me letër reko­mande.

 

Neni 141

Njof­ti­mi i të pan­de­hu­rit kur nuk gjen­det

1. Kur njof­ti­mi nuk mund të bëhet sipas rreg­ullave të cak­tu­ara për njof­timin e të pan­de­hu­rit të lirë, autoriteti pro­ce­dues urd­hëron kërkimin e të pan­de­hu­rit. Në qoftë se kërki­mi nuk jep rezul­tat poz­i­tiv, atëherë nxir­ret vendi­mi i mos­g­jet­jes, me të  cilin, pasi i cak­to­het një mbro­jtës të pan­de­hu­rit, urd­hëro­het që njof­ti­mi të bëhet duke i  dorëzuar një kop­je mbro­jtësit. I pag­je­turi për­faqë­so­het nga mbro­jtësi.

2. Vendi­mi i mos­g­jet­jes i pushon efek­tet kur për­fun­do­jnë hetimet para­prake ose  me dhënien e vendim­it nga gjyka­ta.

3. Njof­ti­mi për të pan­de­hurin e fshe­hur ose të arratisur bëhet nëpër­m­jet dorëzim­it të kop­jes së aktit mbro­jtësit dhe kur ai nuk ka mbro­jtës autoriteti pro­ce­dues cak­ton një mbro­jtës krye­sisht, i cili e për­faqë­son të pan­de­hurin.

 

Neni 142

Njof­ti­mi i të pan­de­hu­rit jashtë shtetit

1. Kur vend­ba­n­i­mi ose qën­dri­mi i të pan­de­hu­rit jashtë shtetit është i njo­hur, autoriteti pro­ce­dues i dër­gon atij letër reko­mande me lajmërim mar­rje, me të cilën e  njofton për veprën penale që aku­zo­het dhe i kërkon të deklaro­jë ose të zgjed­hë banesën në ter­ri­torin shqip­tar. Në qoftë se pas tri ditëve nga mar­r­ja e letrës reko­mande nuk bëhet deklari­mi ose zgjed­h­ja e banesës ose kur kjo nuk lajmëro­het, njof­ti­mi bëhet nëpër­m­jet dorëzim­it te mbro­jtësi.

2. Kur del se nuk ka të dhë­na të mjaftueshme për të vepru­ar sipas para­grafit 1, autoriteti pro­ce­dues, para se të nxjer­rë vendimin e mos­g­jet­jes, urd­hëron të bëhen kërkime edhe jashtë ter­ri­torit të shtetit sipas rreg­ullave të cak­tu­ara në mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare.

 

Neni 143

Pavlef­sh­mëria e njof­timeve

1. Njof­ti­mi është i pavlef­shëm:

a) kur akti është njof­tu­ar jo i plotë, me për­jash­tim të rasteve kur ligji lejon  njof­timin me ekstrakt;

b) kur në kop­jen e aktit të njof­tu­ar mungon nën­shkri­mi i atij që ka bërë  njof­timin;

c) kur janë shkelur dis­poz­i­tat e veçan­ta mbi per­son­in të cilit duhet t’i dorë­zo­het kop­ja;

ç) kur nuk është bërë afishi­mi i njof­tim­it për të pan­de­hurin në gjend­je të lirë;

d) kur në origji­nalin e aktit të njof­tu­ar mungon nën­shkri­mi i per­son­it që ka mar­rë për­sipër njof­timin, sipas Nenit 140 para­grafi 1;

dh)  kur nuk janë respek­tu­ar for­mat për njof­timin me mjete teknike të veçan­ta dhe  që për këtë shkak ai që duhej njof­tu­ar nuk ka ard­hur në dijeni të aktit.

 

KREU  III

AFATET

 

Neni 144

Rreg­ul­la të përgjithshme

1. Afatet pro­ce­du­rale cak­to­hen në orë, në ditë, në muaj ose në vite.

2. Afatet llog­a­riten sipas kalen­dar­it të zakon­shëm.

3. Afati i cak­tu­ar në ditë, kur ai mbaron në ditë pushi­mi ose feste, shty­het deri në ditën pasard­hëse të punës ose jofes­tive.

4. Me për­jash­tim të rasteve kur ligji disponon ndryshe, në afatin e cak­tu­ar nuk  llog­a­ritet ora ose dita në të cilën fil­lon të ecë afati. Llog­a­riten ora e fun­dit ose dita e  fun­dit.

5. Afati për bër­jen e deklaratave, depoz­itimin e doku­menteve ose për kry­er­jen e veprimeve të tjera në gjykatë kon­sidero­het i mbaru­ar në momentin kur, sipas rreg­ul­lit, zyrat mbyllen për pub­likun.

 

Neni 145

Afatet që nuk mund të zgjat­en

1. Afatet që nuk mund të zgjat­en janë ato që parashiko­hen nga ligji për raste të cak­tu­ara. Këto afate mund të zgjat­en vetëm kur me ligj dispono­het ndryshe.

2. Pala, në favor të së cilës është cak­tu­ar një afat, mund të kërko­jë ose të lejo­jë  shkur­timin e tij me deklaratë të dorëzuar në sekre­tar­inë e autoritetit pro­ce­dues.

 

Neni 146

Zgjat­ja e afatit të paraqit­jes

1. Kur vend­ba­n­i­mi i të pan­de­hu­rit, që rezul­ton nga aktet, ose bane­sa e  deklaru­ar a e zgjed­hur, është jashtë rrethit ku ka selinë organi pro­ce­dues, afati për  paraqit­je zgjatet për aq ditë sa duhen për udhë­tim. Në çdo rast, zgjat­ja e afatit nuk  mund të jetë më shumë se tri ditë. Për të pan­de­hurin me ban­im jashtë shtetit zgjat­ja e afatit cak­to­het nga autoriteti pro­ce­dues, duke mba­j­tur parasysh largës­inë dhe mjetet e komu­nika­cionit që për­doren.

2. Këto rreg­ul­la zba­to­hen edhe për afatin e cak­tu­ar për paraqit­jen e çdo per­soni tjetër, për të cilin autoriteti pro­ce­dues ka lëshuar urd­hër ose ftesë.

 

Neni 147

Riven­dos­ja në afat

1. Prokurori, i pan­de­huri, palët pri­vate dhe mbro­jtësit riven­dosen në afatin e  cak­tu­ar kur provo­jnë se nuk kanë patur mundësi ta respek­to­jnë afatin për shkak të rastit fator ose të for­cës mad­hore.

2. Në qoftë se është dhënë vendi­mi në mungesë, i pan­de­huri mund të kërko­jë  riven­dos­jen në afat për të bërë ankim kur provon se nuk ka mar­rë dijeni për vendimin.

3. Kërke­sa për riven­dos­jen në afat paraqitet bren­da dhjetë ditëve nga zhduk­ja e fak­tit që për­bënte rast ose for­cë mad­hore, kurse në rastet e parashikuara në  para­grafin 2, nga dita kur i pan­de­huri ka mar­rë dijeni efek­tivisht për aktin. Riven­dos­ja në afat nuk lejo­het më shumë se një herë për secilën palë për çdo shkallë të pro­cedim­it.

4. Për kërkesën ven­dos organi që pro­ce­don në kohën e paraqit­jes së saj.

5. Vendi­mi që lejon riven­dos­jen në afat për bër­jen e ankim­it mund të anki­mo­het vetëm bashkë me vendimin për­fundim­tar.

6. Kundër vendim­it që refu­zon kërkesën për riven­dos­je në afat mund të bëhet ankim në gjykatën e apelit.

 

Neni 148

Efek­tet e riven­dos­jes në afat

1. Gjyka­ta që ka ven­do­sur riven­dos­jen në afat, me kërkesën e palës dhe për aq sa është e mundur, urd­hëron përsërit­jen e veprimeve në të cilat pala kishte të drejtë të  mer­rte pjesë.

2. Kur riven­dos­ja në afat bëhet nga Gjyka­ta e Lartë, përsërit­ja e  veprimeve ven­doset nga gjyka­ta që është kom­pe­tente për shqyr­timin në themel.

 

TITULLI IV

PROVAT

 

KREU I

RREGULLA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 149

Kup­ti­mi i provës

1. Pro­va janë njof­timet mbi fak­tet e rrethanat që lid­hen me veprën penale, që  mer­ren prej burimeve të parashikuara në ligjin pro­ce­dur­al penal, në për­puth­je me  rreg­ul­lat e cak­tu­ara prej tij dhe që shër­be­jnë për të vërte­t­u­ar kry­er­jen ose jo të  veprës penale, paso­jat e ard­hu­ra prej saj, fajës­inë ose pafa­jës­inë e të pan­de­hu­rit dhe  shkallën e përgjegjë­sisë së tij.

 

Neni 150

Objek­ti i provave

1. Janë objekt prove fak­tet që kanë lid­hje me akuzën, fajës­inë e të pan­de­hu­rit, cak­timin e masave të sig­urim­it, dën­imin dhe përgjegjës­inë civile, si dhe fak­tet nga të  cilat varet zba­ti­mi i nor­mave pro­ce­du­rale.

 

Neni 151

Mar­r­ja e provave

1. Gjatë het­imeve para­prake provat mer­ren nga organi që pro­ce­don, sipas rreg­ullave të cak­tu­ara në këtë Kod.

2. Në gjykim provat  mer­ren me kërkesën e palëve. Gjyka­ta ven­dos me urd­hër,  duke për­jash­tu­ar provat e ndalu­ara nga ligji dhe ato që janë hap­tazi të panevo­jshme. Disponimet mbi mar­rjen e provave mund të revoko­hen në çdo fazë të shqyr­tim­it  gjyqë­sor.

3. Kur kërko­het një provë që nuk rreg­ul­lo­het me ligj, gjyka­ta mund ta mar­rë në  qoftë se ajo vlen për të vërte­t­u­ar fak­tet dhe nuk cenon lir­inë e vull­netit të per­son­it. Gjyka­ta ven­dos për mar­rjen e provës pasi dëgjon palët mbi mënyrën e mar­rjes së  saj.

4. Provat e mar­ra në shkel­je të ndal­imeve të parashikuara nga ligji nuk mund të  për­doren. Papër­dor­sh­mëria ngri­het edhe krye­sisht në çdo gjend­je dhe shkallë të pro­cedim­it.

 

Neni 152

Çmuar­ja e provave

1. Çmuar­ja e provave është për­cak­ti­mi i vërtetë­sisë dhe fuqisë provuese të  tyre. Çdo provë i nën­shtro­het shqyr­tim­it dhe nuk ka vlerë të para­cak­tu­ar. Gjyka­ta i çmon provat sipas bind­jes së for­muar pas shqyr­tim­it të tyre në tërësi.

2. Ekzis­ten­ca e një fak­ti nuk mund të nxir­ret nga indic­jet përveçse kur këto janë  të rëndë­sishme, të sak­ta dhe në për­puth­je me njëra-tjetrën.

3. Deklarimet e bëra nga i bashkë­pan­de­huri në të njëjtën vepër penale ose nga  per­soni i mar­rë si i pan­de­hur në një pro­ced­im që lid­het me të, vlerë­so­hen në unitet me  provat e tjera që kon­fir­mo­jnë vërtetës­inë e tyre.

 

KREU II

llo­jet e provave

 

SEKSIONI I

DESHMIA

 

Neni 153

Objek­ti dhe kufi­jtë e dësh­misë

1. Dësh­mi­tari pyetet për fak­tet që për­bëjnë objekt prove. Ai nuk mund të  dësh­mo­jë për qën­drim­in moral të të pan­de­hu­rit, përveçse kur çësht­ja lid­het me fak­te që vle­jnë për për­cak­timin e per­son­alitetit të tij në lid­hje me veprën penale dhe me  rrezik­sh­mërinë shoqërore.

2. Pyet­ja e dësh­mi­tar­it mund të shtri­het edhe në mar­rëd­hëni­et e fare­fis­nisë dhe  të intere­save që ekzis­to­jnë ndër­m­jet dësh­mi­tar­it dhe palëve apo dësh­mi­tarëve të  tjerë, si dhe mbi rrethanat, vërte­ti­mi i të cilave është i nevo­jshëm për vlerësimin e  besuesh­mërisë së tij. Dësh­mia mbi fak­tet që shër­be­jnë për të për­cak­tu­ar per­son­alitetin e të dëm­tu­ar­it nga vepra penale pra­nohet vetëm kur akuza e të  pan­de­hu­rit duhet të çmo­het në raport me sjell­jen e të dëm­tu­ar­it.

3. Dësh­mi­tari pyetet për fak­te të cak­tu­ara. Ai nuk mund të dësh­mo­jë për çka flitet në pub­lik dhe as të shpre­hë vlerësime per­son­ale, me për­jash­tim të rasteve kur  ato nuk mund të nda­hen nga dësh­mia për fak­tet.

 

Neni 154

Dësh­mia indi­rek­te

1. Kur dësh­mi­tari, për njo­hjen e fak­teve, u refer­o­het per­son­ave të tjerë,  gjyka­ta, me kërkesën e palës ose edhe krye­sisht urd­hëron që këta të thirren për të  dësh­muar.

2. Mosre­spek­ti­mi i dis­poz­itës së para­grafit 1 i bën të papër­dor­shme thëni­et mbi  fak­tet, të cilat dësh­mi­tari i ka mësuar nga per­sona të tjerë, me për­jash­tim të rasteve kur pyet­ja e tyre është e pamundur për shkak se kanë vdekur, janë të sëmurë rëndë  ose nuk gjen­den.

3. Dësh­mi­tari nuk mund të pyetet për fak­te që i ka mësuar nga per­son­at që  janë të detyru­ar të rua­jnë sekretin pro­fe­sion­al ose shtetëror, me për­jash­tim të  rasteve kur këta per­sona kanë deklaru­ar për të njëj­tat fak­te ose i kanë përha­pur ato  me ndon­jë mënyrë tjetër.

4. Nuk mund të për­doret dësh­mia e atij që refu­zon ose që nuk është në gjend­je të tre­go­jë per­son­in ose burim­in nga të cilët ka mar­rë dijeni për fak­tet që pyetet.

 

Neni 155

Zotësia për të dësh­muar

1. Çdo per­son ka zotësi për të dësh­muar, me për­jash­tim të atyre që për shkak të të metave men­dore ose fizike nuk janë në gjend­je të dësh­mo­jnë.

2. Kur për vlerësimin e thënieve është i nevo­jshëm ver­i­fiki­mi i aftë­sive fizike ose men­dore për të bërë dësh­mi, gjyka­ta edhe krye­sisht mund të urd­hëro­jë ver­i­fikimet përkatëse.

 

Neni 156

Papa­jtuesh­mëria me detyrën e dësh­mi­tar­it

1. Nuk mund të pyeten si dësh­mi­tarë:

a) per­son­at që, për shkak të metash fizike ose psikike, nuk janë në gjend­je të bëjnë dësh­mi të rreg­ullt;

b) të pan­de­hu­rit në një vepër penale të për­bashkët ose në një pro­ced­im të lid­hur edhe kur ndaj tyre është dhënë vendi­mi i mos­fil­lim­it të çësht­jes, i pafa­jë­sisë ose i dënim­it, me për­jash­tim të rasteve kur vendi­mi i pafa­jë­sisë ka mar­rë for­më të pre­rë;

c) ata që në të njëjtin pro­ced­im krye­jnë ose kanë kry­er funk­sion­in e gjyq­tar­it ose të prokuror­it;

ç) i padi­turi civ­il.

 

Neni 157

Detyrimet e dësh­mi­tar­it

1. Dësh­mi­tari është i detyru­ar të paraqitet në gjykatë, t’u përm­ba­het urdhrave të saj dhe t’u përgjig­jet me vërtetësi pyet­jeve që i bëhen.

2. Dësh­mi­tari nuk mund të dety­ro­het të dësh­mo­jë për fak­te, nga të cilat mund të lindte përgjegjësia penale për të.

 

Neni 158

Për­jash­timet nga detyri­mi për të dësh­muar

(Ndryshuar pika “a” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Nuk janë të detyru­ar të dësh­mo­jnë:

a) gjinia ose krushqia e afërt e të pan­de­hu­rit, sipas për­cak­timeve të Nenit 16, me për­jash­tim të rasteve kur kanë bërë kallëz­im ose ankim ose kur ata apo një i afërm i tyre janë të dëm­tu­ar nga vepra penale;

b) bashkëshorti për fak­tet e mësuara nga i pan­de­huri gjatë jetës bashkëshort­ore;

c) bashkëshorti i ndarë nga i pan­de­huri;

ç) ai që edhe pse nuk është bashkëshort i të pan­de­hu­rit, bashkë­je­ton ose ka  bashkë­je­t­u­ar me të;

d)  ai që është i lid­hur me të pan­de­hurin me mar­rëd­hënie birësi­mi.

2. Gjyka­ta u bën të njo­hur per­son­ave të mësipërm të drejtën për të mos dësh­muar dhe i pyet ata nëse duan të për­fi­to­jnë nga kjo e drejtë. Mosre­spek­ti­mi i këtij rreg­ul­li e bën të pavlef­shme dësh­minë.

 

Neni 159

Rua­jt­ja e sekretit pro­fe­sion­al

1. Nuk mund të dety­ro­hen të dësh­mo­jnë për sa dinë për shkak të  pro­fe­sion­it, me për­jash­tim të rasteve kur kanë detyrim­in që t’ua refer­o­jnë autoriteteve pro­ce­duese:

a) për­faqë­sue­sit e bes­imeve fetare, statutet e të cilëve nuk janë në kundër­sh­tim me rendin juridik shqip­tar;

b) avokatët, për­faqë­sue­sit ligjorë dhe noterët;

c) mjekët, kirurgët, far­ma­cistët, obstetrët dhe kush­do që ushtron një pro­fe­sion  shën­de­të­sor;

ç) ata që ushtro­jnë pro­fe­sione të tjera, të cilëve ligji u njeh të  drejtën të mos dësh­mo­jnë për ato që lid­hen me sekretin pro­fe­sion­al.

2. Gjyka­ta, kur ka arsye të dysho­jë se pre­tendi­mi i bërë nga këta per­sona për t’iu shman­gur dësh­misë nuk ka baza, urd­hëron ver­i­fikimet e nevo­jshme. Kur ai rezul­ton pa baza, gjyka­ta urd­hëron që dësh­mi­tari të depono­jë.

3. Dis­poz­i­tat e parashikuara nga para­grafi 1 dhe 2 zba­to­hen edhe për  gaze­tarët pro­fe­sion­istë lid­hur me emrat e per­son­ave nga të cilët ata kanë mar­rë të  dhë­na gjatë ushtrim­it të pro­fe­sion­it të tyre. Por, kur të dhë­nat janë të domos­doshme  për të provuar veprën penale dhe vërtetësia e këtyre të dhë­nave mund të dalë vetëm nëpër­m­jet iden­ti­fikim­it të burim­it, gjyka­ta urd­hëron gaze­tarin që të tre­go­jë burim­in e infor­ma­cionit të tij.

 

Neni 160

Rua­jt­ja e sekretit shtetëror

1. Nëpunësit shtetërorë, nëpunësit pub­likë dhe të ngarkuar­it me një shër­bim pub­lik janë të detyru­ar të mos dësh­mo­jnë për fak­tet që janë sekret shtetëror.

2. Kur  dësh­mi­tari pre­tendon se fak­ti për­bën sekret shtetëror, organi pro­ce­dues kërkon kon­fir­mimin me shkrim të organ­it kom­pe­tent shtetëror.

3. Kur sekreti kon­fir­mo­het dhe pro­va nuk është thel­bë­sore për zgjid­hjen e  çësht­jes, dësh­mi­tari nuk pyetet, ndër­sa kur pro­va është  thelbësore,organi pro­ce­dues ven­dos pezul­lim­in e çësht­jes derisa të japë përgjig­je organi më i lartë i admin­is­tratës shtetërore. Pas kësaj dësh­mi­tari dety­ro­het të dësh­mo­jë.

4. Kur trid­hjetë ditë nga njof­ti­mi i kërkesës, organi shtetëror kom­pe­tent nuk jep kon­fir­mimin e sekretit, dësh­mi­tar­it i kërko­het të dësh­mo­jë.

5. Ofi­cerët dhe agjen­tët e poli­cisë gjyqë­sore, si dhe per­son­eli i shër­bim­it  infor­ma­tiv nuk mund të dety­ro­hen të tre­go­jnë emrat e infor­ma­torëve të tyre. Infor­ma­cionet e dhë­na prej tyre nuk mund të mer­ren dhe as të për­doren në qoftë se këta zyr­tarë nuk pyeten si dësh­mi­tarë lid­hur me infor­ma­cionin.

 

Neni 161

Për­jash­ti­mi i sekretit

1. Nuk mund të jenë objekt i sekretit shtetëror të dhë­nat ose doku­mentet që  lid­hen me veprat penale, të cilat syn­o­jnë përm­bysjen e ren­dit kushtetues. Natyra e veprës penale për­cak­to­het nga organi pro­ce­dues.

2. Kur nuk pra­nohet për­jash­ti­mi i sekretit njofto­het organi kom­pen­tent shtetëror.

 

Neni 162

Mar­r­ja e dësh­misë së Pres­i­den­tit të Repub­likës dhe të nëpunësve të lartë të shtetit

1. Dësh­mia e Pres­i­den­tit të Repub­likës mer­ret në selinë ku ai ushtron funk­sion­in e Kryetar­it të Shtetit.

2. Kur duhet të mer­ret dësh­mia e Kryetar­it të Kuven­dit, Kryetar­it të Këshillit të Min­is­trave, Kryetar­it të Gjykatës Kushtetuese ose Kryetar­it të Gjykatës së Lartë, këta mund të kërko­jnë të pyeten në selinë ku ushtro­jnë detyrën e tyre. Kur gjyka­ta e  çmon të domos­doshme paraqit­jen  e tyre për të kry­er një veprim njo­hje­je ose bal­lafaqi­mi, pro­ce­do­het në for­mat e zakon­shme.

 

Neni 163

Mar­r­ja e dësh­misë së nëpunësve diplo­matikë

1. Kur duhet të pyetet një nëpunës diplo­matik ose një i ngarkuar me mision diplo­matik jashtë shtetit, për  kohën që ndod­hen jashtë ter­ri­torit të shtetit shqip­tar,  kërke­sa për mar­rjen në pyet­je i trans­me­to­het, nëpër­m­jet Min­istrisë së Drejtë­sisë, organ­it diplo­matik ose kon­sul­lor shqip­tar, përveç rasteve kur çmo­het e domos­doshme paraqit­ja e tyre.

2. Për mar­rjen e depon­imeve nga nëpunësit diplo­matikë të një shteti të huaj të  akred­i­tu­ar pranë shtetit shqip­tar, respek­to­hen kon­ven­tat dhe zakonet ndërkom­bëtare.

 

Neni 164

Shoqëri­mi i detyrueshëm

1. Kur dësh­mi­tari, i thirrur rreg­ull­isht, nuk paraqitet në vendin, ditën dhe orën e  cak­tu­ar, pa patur penge­sa të ligjshme, gjyka­ta mund të urd­hëro­jë shoqërim­in e   detyrueshëm.

2. Per­soni i shoqëru­ar me detyrim nuk mund të mba­het në dis­pozi­cion tej kohës së nevo­jshme për pran­inë e tij dhe sido­qoftë jo më shumë se njëzet e katër orë.

3. Dis­poz­i­tat e para­grafëve 1 dhe 2 vle­jnë edhe për eksper­tin dhe përk­thyesin.

 

Neni 165

Përgjegjësia për dësh­mi të rreme ose refuz­im për të dësh­muar

1. Kur gjatë pyet­jes dësh­mi­tari bën thënie kon­tradik­tore, jo të plota ose që janë në kundër­sh­tim me provat e mar­ra, gjyka­ta ia vë në duk­je duke e par­ala­jmëru­ar për  dësh­mi të rreme. Të njëjtin par­ala­jmërim i bën edhe dësh­mi­tar­it që pa të drejtë nuk  pra­non të dësh­mo­jë.

2. Kur dësh­mi­tari ngul këm­bë në mospra­n­imin për të dësh­muar ose kur del se  dësh­mi­tari bën dësh­mi të rreme, gjyka­ta i kërkon prokuror­it që të pro­ce­do­jë sipas ligjit.

 

SEKSIONI II

PYETJA E TË PANDEHURIT DHE E PALËVE PRIVATE

 

Neni 166

Kërke­sa për pyet­jen

1. I pan­de­huri dhe i padi­turi civ­il pyeten në qoftë se bëjnë  kërkesë ose kur u  kërko­het dhe ata japin pëlqimin. Po kësh­tu edhe paditësi civ­il, përveç rastit kur duhet të  pyetet si dësh­mi­tar.

 

Neni 167

Pyet­ja e një per­soni të mar­rë si i pan­de­hur në një pro­ced­im

të lid­hur

1. Per­son­at e mar­rë si të pan­de­hur në një pro­ced­im të lid­hur, ndaj të cilëve  pro­ce­do­het ose është pro­ce­d­uar veç e veç, pyeten me kërkesën e palës ose edhe krye­sisht.

2. Ata janë të detyru­ar të paraqiten në gjykatë, e cila, kur është e nevo­jshme,  urd­hëron shoqërim­in e tyre for­cër­isht. Zba­to­hen dis­poz­i­tat për thirrjen e  dësh­mi­tarëve.

3. Per­son­at e treguar në para­grafin 1 ndih­mo­hen nga mbro­jtësi i zgjed­hur dhe  në mungesë të tij nga një mbro­jtës i cak­tu­ar krye­sisht.

4. Para se të fil­lo­jë pyet­ja, gjyka­ta i njofton per­son­at e treguar në para­grafin 1 se kanë të drejtë të mos përgjig­jen.

5. Dis­poz­i­tat e para­grafëve të mësipërm zba­to­hen edhe gjatë hetim­it para­prak ndaj per­son­ave të mar­rë si të pan­de­hur për një vepër penale të lid­hur me atë për të  cilën pro­ce­do­het.

 

Neni 167/a

Pyet­ja në dis­tancë e një per­soni të mar­rë si i pan­de­hur në një pro­ced­im të lid­hur ose që vuan dën­imin jashtë shtetit

(Shtu­ar me ligjin nr.9276, datë 16.9.2004)

I pan­de­huri në një  pro­ced­im të lid­hur, i pro­ce­d­uar ose që vuan dën­imin jashtë shtetit për një  vepër tjetër penale, kur refu­zo­het ekstradi­mi i tij, mund të pyetet në dis­tancë, me anë të lid­hjes audiovizive, sipas mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare, me kusht që shteti i huaj të garan­to­jë pjesë­mar­rjen e mbro­jtësit të të pan­de­hu­rit në vendin ku kry­het mar­r­ja në pyet­je.

 

Neni 168

Pyet­ja e palëve pri­vate

1. Në pyet­jen e palëve pri­vate zba­to­hen dis­poz­i­tat e parashikuara nga nenet 153,154,157, para­grafi 2 dhe  363.

2. Kur pala refu­zon t’i përgjig­jet një pyet­je­je, bëhet shën­im në pro­cesver­bal.

 

SEKSIONI III

BALLAFAQIMET

 

Neni 169

Kushtet e bal­lafaqim­it

1. Bal­lafaqi­mi lejo­het vetëm ndër­m­jet per­son­ave që janë pyetur, kur ka mos për­puth­je midis tyre për fak­te dhe rrethana të cak­tu­ara.

 

Neni 170

Rreg­ul­lat e bal­lafaqim­it

1. Organi pro­ce­dues, pasi u kuj­ton deklarimet e mëparshme per­son­ave që do  të bal­lafaqo­hen, i pyet nëse i kon­fir­mo­jnë ose i ndrysho­jnë ato, duke i ftu­ar, kur lind  nevo­ja, për të bërë kundër­sh­timet rec­i­proke.

2. Në pro­cesver­bal shëno­hen pyet­jet e bëra nga organi pro­ce­dues, deklarimet e bëra nga per­son­at e bal­lafaquar dhe gjithç­ka tjetër që ka ndod­hur gjatë bal­lafaqim­it.

 

SEKSIONI IV

NJOHJET

 

Neni 171

Njo­h­ja e per­son­ave

1. Kur lind nevo­ja për të pro­ce­d­uar në njo­hjen e një per­soni, organi pro­ce­dues fton atë që duhet të bëjë njo­hjen që të për­shkru­a­jë per­son­in duke treguar të gjitha shen­jat që mban mend dhe e pyet nëse ka qenë thirrur më parë për të bërë njo­hjen si  dhe për rrethana të tjera që mund të ndiko­jnë në vërtetës­inë e njo­hjes.

2. Në pro­cesver­bal shëno­hen veprimet e parashikuara nga para­grafi 1 dhe deklarimet e bëra nga per­soni që bën njo­hjen.

3. Mosre­spek­ti­mi i dis­poz­i­tave të parashikuara nga para­grafët 1 dhe 2 është shkak për pavlef­sh­mërinë e njo­hjes.

 

Neni 172

Zhvil­li­mi i njo­hjes

1. Pasi largon atë që duhet të bëjë njo­hjen, organi pro­ce­dues sig­uron pran­inë e të pak­tën dy per­son­ave sa më të ngjashëm me atë që duhet të nji­het. E fton këtë të fun­dit të zgjed­hë vendin e tij në raport me të tjerët duke u kujdesur që të paraqitet, sa të jetë e mundur, në të njëj­tat kushte në të cilat do të kishte qenë parë nga per­soni i thirrur për njo­hje. Pasi paraqitet per­soni që do të bëjë njo­hjen gjyka­ta e pyet nëse njeh ndon­jërin nga ata që i paraqiten për njo­hje dhe, në rast se po, e fton të tre­go­jë se cilin njeh dhe ta sak­të­so­jë nëse është i sig­urt.

2. Kur ka arsye të men­do­het se per­soni i thirrur për të bërë njo­hjen mund të  frikë­so­het ose të ketë ndikime të tjera nga pra­nia e per­son­it që duhet njo­hur, organi pro­ce­dues urd­hëron që vepri­mi të kry­het pa e parë ky i fun­dit të parin.

3. Në pro­cesver­bal shëno­hen, me paso­jë pavlef­sh­mërie, mënyra e zhvil­lim­it të  njo­hjes. Organi pro­ce­dues mund të urd­hëro­jë që zhvil­li­mi i njo­hjes të doku­men­to­het edhe me fotografime ose filmime.

 

Neni 173

Njo­h­ja e sendeve

1. Kur duhet pro­ce­d­uar në njo­hjen e provave mate­ri­ale ose të sendeve të tjera  që lid­hen me veprën penale, organi pro­ce­dues vepron duke respek­tu­ar rreg­ul­lat për  njo­hjen e per­son­ave, për aq sa mund të zba­to­hen.

2. Pasi gjen­den, kur është e mundur, të pak­tën dy objek­te të ngjashme me atë që duhet njo­hur, organi pro­ce­dues e pyet per­son­in e thirrur për njo­hje nëse njeh ndon­jërin prej tyre dhe, në rast se po, e fton të deklaro­jë se cilin  ka njo­hur dhe ta sak­të­so­jë nëse është i sig­urt,

3. Në pro­cesver­bal shëno­hen, me paso­jë pavlef­sh­mërie, mënyra e zhvil­lim­it të  njo­hjes.

 

Neni 174

Njo­hjet e tjera

1. Kur ven­dos njo­hjen e zërave, të tin­gu­jve ose të çdo gjë­je tjetër që mund të jetë objekt per­cep­ti­mi shqisor, organi pro­ce­dues vepron duke respek­tu­ar dis­poz­i­tat për njo­hjen e per­son­ave, për aq sa mund të zba­to­hen.

 

Neni 175

Njo­h­ja nga disa per­sona ose e disa per­son­ave

1. Kur disa per­sona thirren për të bërë  njo­hjen e të njëjtit per­son ose të të  njëjtit objekt, organi pro­ce­dues kryen veprime veç e veç duke ndalu­ar çdo komu­nikim ndër­m­jet atij që ka kry­er njo­hjen dhe atyre që duhet ta bëjnë atë më pas.

2. Kur një per­son duhet të bëjë njo­hjen e disa per­son­ave ose të disa objek­teve,  organi pro­ce­dues urd­hëron, që per­soni  ose objek­ti që duhet njo­hur të futen ndër­m­jet per­son­ave ose objek­teve të ndryshme.

3. Zba­to­hen dis­poz­i­tat e nen­eve 171, 172 dhe 173.

 

SEKSIONI V

EKSPERIMENTI

 

Neni 176

Kushtet e eksper­i­men­tit

1. Eksper­i­men­ti lejo­het kur është e nevo­jshme të vërte­to­het nëse një fakt ka  ndod­hur ose mund të ketë ndod­hur në një mënyrë të cak­tu­ar.

2. Eksper­i­men­ti është riprod­hi­mi, për aq sa është e mundur, i gjend­jes në të cilën fak­ti ka ndod­hur ose çmo­het se ka ndod­hur duke përsërit­ur mënyrat e zhvil­lim­it të  vetë fak­tit.

 

Neni 177

Rreg­ul­lat e kry­er­jes së eksper­i­men­tit

1.Vendimi i organ­it pro­ce­dues për kry­er­jen e eksper­i­men­tit përm­ban një njof­tim përm­bled­hës për objek­tin e tij dhe tregimin e ditës, të orës dhe të ven­dit ku do të  kry­hen veprimet. Në të njëjtin vendim ose në një tjetër të mëvon­shëm, mund të cak­to­het një spe­cial­ist për kry­er­jen e veprimeve të cak­tu­ara.

2. Organi pro­ce­dues merr masa të për­sh­tat­shme për kry­er­jen e veprimeve,  duke urd­hëru­ar edhe fotografimet dhe filmimet, si dhe për të mos rrezikuar sig­ur­inë e per­son­ave dhe atë pub­like.

 

SEKSIONI VI

EKSPERTIMI

 

Neni 178

Objek­ti i eksper­tim­it

1. Eksper­ti­mi lejo­het kur është i nevo­jshëm zhvil­li­mi i kërkimeve ose mar­r­ja e të  dhë­nave ose e vlerësimeve që kërko­jnë njo­huri të posaçme teknike, shken­core ose kul­tur­ore.

2. Nuk lejo­hen eksper­timet për të për­cak­tu­ar pro­fe­sion­izmin në  veprën penale, prir­jet krim­i­nale, karak­terin dhe per­son­alitetin e të pan­de­hu­rit dhe në  përgjithësi cilësitë psikike që nuk varen nga shkaqet patologjike.

 

Neni 179

Cak­ti­mi i eksper­tit

(Shtu­ar para­grafi I dhe IV me ligjin nr. 8813, datë 13.6.2002)

1. Cak­ti­mi i eksper­tit bëhet duke e zgjed­hur atë ndër­m­jet per­son­ave që janë  regjistru­ar në librat e cak­tu­ar për këtë qël­lim ose ndër­m­jet atyre që kanë njo­huri të  posaçme në degën përkatëse. Kur eksper­ti­mi shpal­let i pavlef­shëm ose duhet të bëhet eksper­tim i ri, organi pro­ce­dues merr masa, kur është e mund­shme, që detyra e re t’i beso­het një eksper­ti tjetër.

2. Vendi­mi i organ­it pro­ce­dues për cak­timin e eksper­tit i njofto­het të pan­de­hu­rit ose mbro­jtësit të tij, duke i bërë të ditur se ka të drejtë të kërko­jë për­jash­timin e  eksper­tit, të propo­zo­jë ekspertë të tjerë, të mar­rë pjesë vetë në eksper­tim, kur është e mundur, dhe të parashtro­jë pyet­je për eksper­tin.

3. Kur kërkimet dhe vlerësimet paraqiten shumë kom­plekse ose kërko­jnë njo­huri të ndryshme në disa degë, organi pro­ce­dues ua ngarkon kry­er­jen e eksper­tim­it disa ekspertëve.

4. Eksper­ti është i detyru­ar të krye­jë detyrën e tij, me për­jash­tim të rasteve kur  ekzis­ton një nga shkaqet që e për­jash­to­jnë atë nga qenia ekspert ose kur pre­tendon se nuk është kom­pe­tent ose nuk ka mundësi të krye­jë eksper­timin dhe kërke­sa e tij pra­nohet nga organi pro­ce­dues.

 

Neni 180

Papa­jtuesh­mëria me detyrën e eksper­tit

1. Nuk mund të krye­jë detyrën e eksper­tit:

a) i mituri, ai që ka ndal­im ligjor ose i është hequr zotësia juridike për të vepru­ar ose vuan nga një sëmund­je men­dore;

b) ai që është pezul­lu­ar, qoftë edhe përko­hë­sisht, nga detyrat pub­like ose nga ushtri­mi i një pro­fe­sioni;

c) ai, ndaj të cilit janë mar­rë masa sig­uri­mi per­son­al;

ç) ai që nuk mund të pyetet dësh­mi­tar apo të mer­ret përk­thyes ose që ka të  drejtë të mos bëjë dësh­mi ose përk­thim.

 

Neni 181

Për­jash­ti­mi i eksper­tit

1. Palët mund të kërko­jnë për­jash­timin e eksper­tit në rastet e parashikuara nga  ky Kod për për­jash­timin e gjyq­tar­it.

2. Kur ekzis­ton një shkak për­jash­ti­mi, eksper­ti është i detyru­ar ta deklaro­jë.

3. Deklari­mi i shkakut të për­jash­tim­it nga vetë eksper­ti ose kërki­mi i për­jash­tim­it  nga palët mund të paraqiten derisa të mos jetë bërë cak­ti­mi i detyrës dhe, kur  shkaqet kanë lin­dur aty për aty ose janë njo­hur më pas, para se eksper­ti të ketë  dhënë mendimin e tij.

4. Mbi deklarim­in e eksper­tit për për­jash­tim ose të kërkesës për për­jash­timin e tij ven­dos, me urd­hër, organi pro­ce­dues që ka cak­tu­ar eksper­timin.

 

Neni 182

Disponimet e organ­it pro­ce­dues

1. Organi pro­ce­dues disponon eksper­timin me vendim të motivuar, i cili përm­ban cak­timin e eksper­tit, paraqit­jen e përm­bled­hur të çësht­jes, tregimin e ditës, të orës dhe të ven­dit të cak­tu­ar për paraqit­jen e eksper­tit.

2. Organi pro­ce­dues urd­hëron thirrjen e eksper­tit dhe merr masat e nevo­jshme  për paraqit­jen e per­son­ave që i nën­shtro­hen eksper­tim­it.

 

Neni 183

Cak­ti­mi i detyrës

1. Organi pro­ce­dues, pasi sig­uro­het për iden­titetin e eksper­tit, e pyet nëse ka  shkaqe për­jash­ti­mi nga detyra e eksper­tit, e par­ala­jmëron për detyrimet e  përgjegjësitë e parashikuara nga ligji penal, i for­mu­lon kërke­sat e eksper­tim­it dhe e  fton të bëjë këtë deklaratë: “I vetëdi­jshëm për përgjegjës­inë morale dhe juridike për  detyrën që marr për­sipër, do ta kryej atë me nder­sh­mëri e drejtësi dhe do të ruaj sekretin për të gjitha veprimet që lid­hen me eksper­timin”.

2. Shpër­bli­mi i eksper­tit cak­to­het me urd­hër të organ­it që ka disponuar për  eksper­timin.

 

Neni 184

Veprimet e eksper­tit

(Shtu­ar pika 4 me ligjin nr.8813,datë 13.6.2002)

1. Për t’iu përgjigjur kërke­save të eksper­tim­it, eksper­ti mund të autor­i­zo­het nga  organi pro­ce­dues që të shohë aktet, doku­mentet dhe gjithç­ka që përf­shi­het në fashikullin e prokuror­it ose të gjykatës.

2. Eksper­ti mund të autor­i­zo­het të mar­rë pjesë edhe në pyet­jen e palëve dhe  mar­rjen e provave.

3. Kur eksper­ti kërkon të dhë­na nga i pan­de­huri, i dëm­tu­ari ose nga per­sona të  tjerë, këto të dhë­na për­doren vetëm për qël­limet e eksper­tim­it.

4. Kur për nevo­jat e eksper­tim­it është i domos­doshëm shkatër­ri­mi ose ndryshi­mi i thel­bit të sendit, kur është e mundur, ekspertët dety­ro­hen të rua­jnë atë pjesë të tij, si dhe të doku­men­to­jnë pjesën e për­dorur për eksper­tim, duke vënë në dijeni organin pro­ce­dues dhe palët.

 

Neni 185

Akti i eksper­tim­it

1. Mendi­mi i eksper­tit jepet me shkrim.

2. Kur ekspertët e cak­tu­ar janë më shumë se një dhe kanë mendime të  ndryshme, secili parashtron me akt të veçan­të mendimin e tij.

3. Kur fak­tet janë kom­plekse dhe eksper­ti nuk mund të japë përgjig­je men­jëherë, organi pro­ce­dues i jep atij një afat jo më të gjatë se gjashtëd­hjetë ditë. Kur ka nevo­jë për ver­i­fikime veçanër­isht kom­plekse ky afat mund të zgjatet edhe më shumë se një herë për peri­ud­ha jo më të gja­ta se trid­hjetë ditë, por pa kalu­ar afatin mak­si­mal prej gjashtë mua­jsh.

 

Neni 186

Zëvendësi­mi i eksper­tit

1. Eksper­ti mund të zëvendë­so­het kur nuk jep mendimin e vet në afatin e  cak­tu­ar ose kur kërke­sa e zgjat­jes nuk është pran­uar ose kur neglizhon në kry­er­jen e  detyrës.

2. Vendi­mi i organ­it pro­ce­dues për zëvendësimin jepet pasi dëgjo­het eksper­ti. Eksper­ti i zëvendë­suar mund të dëno­het me gjobë deri dhjetë mijë lekë.

3. Eksper­ti zëvendë­so­het edhe kur pra­nohet kërke­sa për për­jash­timin e tij.

4. Eksper­ti i zëvendë­suar dety­ro­het të dorë­zo­jë në organin pro­ce­dues doku­menta­cionin dhe rezul­tatet e veprimeve të kry­era.

 

SEKSIONI VII

PROVAT MATERIALE

 

Neni 187

Kup­ti­mi i provës mate­ri­ale

(Ndryshuar me ligjin 9085, datë 19.6.2003)

1. Pro­va mate­ri­ale janë sendet që kanë shër­by­er si mjete për real­iz­imin e veprës penale ose mbi të cilat gjen­den gjur­më apo që kanë qenë objekt i veprimeve të të pan­de­hu­rit, pro­duk­tet e veprës penale dhe çdo lloj pasurie tjetër, që lejo­het të kon­fisko­het, sipas Nen­it 36 të Kodit Penal, si dhe çdo send tjetër që mund të ndih­mo­jë për sqarim­in e rrethanave të çësht­jes.

 

Neni 188

Mar­r­ja e provave mate­ri­ale

1. Provat mate­ri­ale për­shkruhen hol­lë­sisht në pro­cesver­bal, kur ka mundësi fotografo­hen ose fil­mo­hen dhe me urd­hër të organ­it pro­ce­dues i bashko­hen fashikul­lit gjyqë­sor.

 

Neni 189

Rua­jt­ja e provave mate­ri­ale

1. Provat mate­ri­ale, që për shkak të natyrës së tyre mund të prishen, në qoftë se nuk mund t’u kthe­hen per­son­ave që u përkasin, u dorë­zo­hen  për t’i për­dorur enteve të cak­tu­ara, të cilët dety­ro­hen t’i kthe­jnë të njël­lo­j­ta ose të japin vlerën e tyre.

 

Neni 190

Dispon­i­mi për provat mate­ri­ale

1. Në vendimin për­fundim­tar ose në atë të pushim­it të çësht­jes, gjyka­ta ose prokurori cak­to­jnë se çfarë duhet bërë me provat mate­ri­ale duke urd­hëru­ar:

a) sendet që kanë shër­by­er ose ishin cak­tu­ar si mjet për kry­er­jen e veprës penale dhe sendet që për­bëjnë për­fitimin e nxjer­rë nga ajo ose shpër­blim­in e dhënë a  të prem­tu­ar për kry­er­jen e saj, mer­ren dhe i kalo­jnë shtetit, përveç rastit kur këto sende janë të per­son­ave që nuk kanë mar­rë pjesë në kry­er­jen e veprës penale;

b) sendet, mba­jt­ja ose qarkul­li­mi i të cilave është i ndalu­ar, u dorë­zo­hen enteve përkatëse ose zhduken;

c) sendet që nuk kanë asnjë vlerë zhduken;

ç) sendet  e tjera u kthe­hen per­son­ave që u tako­jnë dhe, kur ka kon­flikt për  pronës­inë e tyre, ruhen gjer­sa ai të zgjid­het nga gjyka­ta.

2. Provat mate­ri­ale mund t’u kthe­hen per­son­ave që u përkasin edhe para mbarim­it të pro­cedim­it, kur nuk dëm­to­het zgjid­h­ja e çësht­jes.

 

SEKSIONI VIII

DOKUMENTET

 

Neni 191

Mar­r­ja e doku­menteve

1. Lejo­het mar­r­ja e doku­menteve që për­faqë­so­jnë fak­te, per­sona ose sende nëpër­m­jet fotografim­it, filmim­it, fono­grafim­it ose çdo mjeti tjetër.

2. Kur origji­nali i një doku­men­ti është prishur, ka hum­bur ose është zhdukur, mund të mer­ret kop­ja.

3. Doku­mentet që për­bëjnë provë mate­ri­ale duhet të mer­ren cili­do­qoftë per­soni që i ka kri­juar ose që i mban.

 

Neni 192

Doku­mentet mbi per­son­alitetin

1. Lejo­het mar­r­ja e vërte­timeve për gjend­jen gjyqë­sore dhe e vendimeve gjyqë­sore të for­mës së pre­rë për të gjykuar mbi per­son­alitetin e të pan­de­hu­rit dhe të  dëm­tu­ar­it, kur fak­ti për të cilin pro­ce­do­het duhet të vlerë­so­het në lid­hje me sjell­jen ose  cilësitë morale të tyre.

2. Këto doku­mente mund të mer­ren edhe për vlerësimin e besuesh­mërisë së një  dësh­mi­tari.

 

Neni 193

Mar­r­ja e pro­cesver­baleve të pro­ced­imeve të tjera

1. Lejo­het mar­r­ja e pro­cesver­baleve të pro­ced­imeve të tjera penale që kanë të  bëjnë me sig­urim­in e provës ose me provat e admin­istru­ara gjatë shqyr­tim­it gjyqë­sor.

2. Lejo­het mar­r­ja e pro­cesver­balit të provës në një gjykim civ­il të për­fun­d­uar me vendim të for­mës së pre­rë.

3. Lejo­het mar­r­ja e doku­menta­cionit të veprimeve që nuk mund të përsëriten.

4. Veç rasteve të parashikuara në para­grafët 1,2 dhe 3, pro­cesver­balet e provës mund të për­doren në shqyr­timin gjyqë­sor në qoftë se palët janë dako­rt ose  për kundër­sh­timet e parashikuara nga nenet 364 dhe 367.

5. Vendimet e for­mës së pre­rë mund të mer­ren për qël­lime të provës lid­hur me  ekzis­tencën e fak­tit, duke u vlerë­suar në unitet me provat e tjera.

 

Neni 194

Doku­mentet anon­ime

1. Doku­mentet që për­bëjnë njof­time anon­ime nuk mund të mer­ren dhe as të  për­doren, përveçse kur për­bëjnë provë mate­ri­ale ose janë bërë nga i pan­de­huri.

 

Neni 195

Doku­mentet false

1. Gjyka­ta, kur çmon se një doku­ment i mar­rë është fals, pas për­fundim­it të pro­cedim­it njofton prokuror­in duke i dër­guar edhe doku­mentin.

 

Neni 196

Përk­thi­mi i doku­menteve

1. Kur është mar­rë një doku­ment i shkru­ar në gjuhë të huaj, organi pro­ce­dues urd­hëron përk­thimin e tij.

2. Organi pro­ce­dues urd­hëron, kur është e nevo­jshme, tran­skrip­ti­min e shir­i­tit mag­neto­fonik.

 

Neni 197

Lëshi­mi i kop­jeve

1. Kur urd­hëron mar­rjen e një doku­men­ti organi pro­ce­dues, me kërkesën e të intere­suar­it, mund të autor­i­zo­jë sekre­tar­inë të lësho­jë kop­je të vërte­t­u­ar të doku­men­tit.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim