Në 29 Kor­rik, 2007, ditën e fun­dit të sezonit par­la­men­tar, Qen­dra ÇIP, në një cer­e­moni të posaçme, e cila u pararend nga një show spe­cial tele­viziv, shpërn­dau edhe “Çmimet për Komu­nikimin më të mirë Medi­atik, 2007” . Konkretisht, këto u çmime iu dhanë tre për­faqë­suesve më të mirë të shoqërisë civile që rezul­tuan të kishin per­for­man­vën më të mirë në artikulim­in e mesazheve antiko­r­rup­sion nëpër­m­jet medias dhe impak­tit të gjeneru­ar në pub­lik. Po ash­tu, çmime iu dhanë edhe tre për­faqë­suesve më të mirë të Kuven­dit (deputetë), të cilin rezul­tonin se i ishin përgjigjur me seri­ozitet shqetësimeve të ngrit­u­ra nga shoqëria civile në media, duke për­c­jel­lë argu­men­tat e këtyre të fun­dit në Kuvend (krye­sisht gjatë pro­ce­sit legjisla­tiv të disku­tim­it të pro­jek­tlig­jeve në Komi­sione par­la­mentare). Konkretisht, këto çmime iu dhanë 3 për­faqë­suesve të Shoqërisë Civile dhe 3 deputetëve të Kuven­dit të Shqipërisë. ÇIP ndau dhe një Çmim Spe­cial me moti­va­cionin “E ardhm­ja e Shoqërisë Civile”.

________________________________________________________________

Për­faqë­suesve të Shoqërisë Civile


Z Kresh­nik Spahiu, drej­tor i Zyrës për Mbro­jt­jen e Qyte­tarëve, ZMQ,
Duke mar­rë “Çmimin e artë për Komu­nikimin Medi­atik më të mirë”
Me moti­va­cionin: “Zëri i qyte­tarëve për një shtet të së drejtës “

________________________________________________________________

Z. Zef Pre­ci, drej­tor i Qën­drës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, ACER,
Duke mar­rë “Çmimin e argjendtë për Komu­nikimin Medi­atik më të mirë”
Me moti­va­cionin: “Për një shtet të mirëqënies dhe të shër­bimeve ndaj qyte­tarëve”

________________________________________________________________

Z. Kris­taq Kume, drej­tor i Insti­tu­tit Shqip­tar per Zhvil­lim­in e Sis­temit te Zgjed­hje, INSIZ,
Duke mar­rë “Çmimin e bronx­të për Komu­nikimin Medi­atik më të mirë”
Me moti­va­cionin: “Për një demokraci bazuar në zgjed­hje të lira e të nder­shme”

________________________________________________________________

Deputetëve të Kuven­dit të Shqipërisë

Znj Valenti­na Leskaj, kryetare e Komi­sion­it Par­la­men­tar për Mjetet e Informim­it Pub­lik dhe Edukim­it,
Duke mar­rë “Çmimin e artë për Komu­nikimin Medi­atik më të mirë”
Me moti­va­cionin: “Për akses­imin e lartë të gru­peve të intere­sit gjatë pro­ce­sit legjisla­tiv “

 

________________________________________________________________

Z Preç Zogaj, kryetar i Komi­sion­it Par­la­men­tar për Poli­tikën e Jashtme,
Duke mar­rë “Çmimin e argjendtë për Komu­nikimin Medi­atik më të mirë”
Me moti­va­cionin: “Për sens të lartë mod­era­cioni në komu­nikimin poli­tik gjatë pro­ce­sit legjisla­tiv”

________________________________________________________________

Znj. Lajla Për­nas­ka, deputete, Par­tia Repub­likane,
Duke mar­rë “Çmimin e bronx­të për Komu­nikimin Medi­atik më të mirë”
Me moti­va­cionin:
“Për bashkepunimin e ngushtë me shoqërinë civile gjatë pro­ce­sit legjisla­tiv”

________________________________________________________________

Çmi­mi Spe­cial


Z. Endri Sha­bani, Par­la­men­ti Stu­den­tor,
Me moti­va­cionin: “E ardhm­ja e Shoqërisë Civile “

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim