Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr 7703,  datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Dhënien shtesë pensioni të posaçëm shtetëror z. Miho Gjini, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr.7703,  datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet nga data 1.12.2006.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
13/12/2006

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim