Qendra për Çështjet e Informimit Publik, INFOÇIP, shpalli sot në datë 2 Tetor 2017 (salla Consorcium, Hotel Tirana), gjetjet e Monitorimi Kombëtar për implementimin e ligjit 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” në nivel të qeverisjes vendore.

 

Monitorimi mat dhe vlerëson situatën për vitin aktual 2017 në të 61 bashkitë e Shqipërisë si dhe krahason treguesit me gjetjet e vitit 2016, kur për herë të parë u përdor Indeksimi Kombëtar i dizenjuar nga INFOCIP.

 

Aktiviteti u realizua në kuadër të bashkëpunimit me Olof Palme Center, mbështetur nga Qeveria Suedeze dhe në parneritet me Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit. Aktiviteti synonte nder te tjera të promovonte modelin e bashkive më të përparuara në implementimin e kërkesave të ligjit 119/2014. Cmimin “Bashki Pro-Transparences” per vitin 2017 e moren respektivisht bashkite Tirane, Shkoder dhe Korce, te treja me pike te barabarta 9.9 ne vleresimin e indeksit qe perdor INFOCIP. Te treja bashkite u perfaqesuan ne kete aktivitet per te terhequr kete çmim nga kryetaret e tyre, respektivisht Erion Veliaj, Voltana Ademi dhe Sotiraq Filo.

 

shkarko tabelen me vleresimin nga 1 ne 10 per secilen bashki

 

shkarko raportin e plote

501A5457

 

501A5502

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim