Raport i Ndermjetem për zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Tirane, datë 29.12.2016

Më 29 dhjetor, ora 10:00 Këshilli Bashkiak zhvilloi mbledhjen e fundit për vitin 2016 ne axhenden e se ciles ishin futur se bashku vendimet me te rendesishme te vitit, mes te cilave Buxheti, Plani i pergjithshem vendor si dhe disa vendimete tjera me impakt financiar dhe mbi territorin.

 

Mbledhja e fundit e këshillit bashkiak të Tiranës për vitin 2016 nisi me një minutë heshtje në nderim të artisitit Bujar Lako, të ndarë nga jeta pak ditë më parë, ndërsa pritet të finalizohet me miratimin e dy vendimeve të rëndësishme, planit të ri urbanistik dhe buxhetit të vitit 2017.

keshilli-bashkiak tirane, INFOCIP

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj prezantoi vetw pikat kryesore të planit vendor, të cilin e quajti kushtetutën e kryeqytetit për 20 vitet e ardhshme. Ky plan vjen edhe në përshtatje me ndryshimet administrativo-territoriale dhe intensitetet e ndërtimit parashikohen në raport me popullsinë.

 

“Planet që ne gjetën në ktë bashki planifikohej një Tiranë për 5.5 milion banorë për të justifikuar koefiçent ndërtimi përtej arsyes pa lidhje me popullsinë reale në Tiranë. Plani aktual që do propozojmë sot parashikon që në 15-20 vitet e ardhshme popullsia e Tiranës të shkoje në 1.2 milion banorë ndërkohë që bashkë me ish-komunat shkon në 1.6 milion banorë në total çka bën atë shumë më realist” tha kryebashkiaku Veliaj.

 

Çështja e transparencës sa i përket planit urbanistik u debatua mes palëve, që sollën në vëmendje edhe mungesën e një prej këshilltarëve të PD-së, urbaniztit Besnik Aliaj. Ndërkohë këshilltarët e djathtë ngritën akuza për mungësë konsultimesh të këtij vendimi shumë të rëndësishëm për qytetin.

 

Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2017 parashikohet të jetë 15.3 miliard lekë, më i larti ndonjëherë.

 

Në rendin e ditës ishin gjashtë projekt vendime të cilat ishin perpiluar që me datë 23 dhjetor, ndërsa një ditë më pas, ashtu siç e parashikon rregullorja e Këshillit Bashkiak, 5 ditë përpara zhvillimit të mbledhjes, iu janë nisur anëtarëve të saj në rrugë elektronike dhe dorazi. Konkretisht, axhenda e cila iu eshte shpendare keshilltareve kishte keto projekt-vendime per rendin e dites:

 

  1. P/Vendim për “Miratimin e planit të përgjithshëm vendor për bashkinë e Tiranës”
  2. P/Vendim për “Miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2017-2019 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2017”
  3. P/Vendim për “Miratimin e listës së pjesshme të inventarit të pasurive çerdhe, kopshte, shkolla, biblioteka dhe kinema që janë në juridiksionin territorial dhe administrativ të bashkisë tiranë dhe kërkesës për transferimin përfundimtar”
  4. P/Vendim për “Përcaktimin e vendosjes së terminalit jug-lindor të autobusëve në Bashkinë e Tiranës”
  5. P/Vendim për “Një ndryshim në vendimin e këshillit bashkiak nr.130 datë 28.04.1994 mbi “Riorganizimin e Ndërmarrjes së Dekor-Funeralit” dhe bashkëpunimi midis Bashkisë Tiranë me Ndërmarrjen e Dekorit”
  6. P/Vendim për “Likuidimin e Ndërmarrjes së Shërbimeve funerale dhe krijimin e Agjencisë së Shërbimeve funerale”

Diskutimet paraprake në komisionin juridik, atë të financës, strehimit, zhvillimit rural, shërbimeve publike, arsimit, sigurisë, barazisë gjinore dhe atij për planifikimin dhe mbrojtjen e territorit janë zhvilluar përkatësisht në datat 27 dhe 28 dhjetor në orare të ngjeshura dhe të kufizuara. Sakaq, rregulli i njoftimit në kohë është shkelur për dy projektvendime me impakt social, të hartuara dhe ndarë për këshilltarët vetëm dy ditë përpara datës së paracaktuar për mbledhjen e datës 29 dhjetor. Bëhet fjalë për dy projektvendime shtesë që kanë të bëjnë me:

 

“Trajtim me bonus strehimi të disa familjeve në nevojë, të cilat nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë” (156 përfitues);

 

“Përcaktimi i nivelit të pagave dhe numrit të punonjësve të drejtorisë së konvikteve të shkollave të mesme, institucion në varësi të bashkisë së Tiranës”

 

Mbledhja nisi me leximin e rendit të ditës nga kryetari i këshillit, Aldrin Dalipi dhe më pas fjalën e merr kryebashkiaku, Erion Veliaj me një rezyme të punës së institucionit që drejton për vitin që shkoi. Në fund, u ndal te projektvendimet konkrete, veçanërisht në planin e ri vendor, të cilin e cilësoi si “Kushtetutën e Tiranës” si dhe programin buxhetor afatmesëm 2017-2019 e detajimin e atij për vitin në të cilin jemi. Buxheti i 2017-ës, sipas Veliaj është 30% më i lartë nga viti i kaluar ndërsa siguroi se paketa fiskale që e shoqëron atë nuk do të sjellës asnjë rritje taksash.

 

Gjatë diskutimit të projektvendimeve, përveç debateve me natyrë politike për të parën herë, këshilli bashkiak pati nota proteste nga një grup të rinjsh. Gjatë debateve për buxhetin, disa të rinj, nga ndenjëset e fundit të sallës së këshillit ngritën disa pankarta me mbishkrimet “Miliona lekë për party, zero lekë për të rinjtë”, në shenjë pakënaqësie për vlerën e akorduar për të rinjtë. Kjo nuk u anashkalua nga kryebashkiaku Veliaj, i cili iu përgjigj se përgjatë dy viteve, zëri për të rinjtë është rritur 4.5 herë. Faktikisht shifrat janë qesharake. Në buxhetin afatmesëm 2017-2019, nga dhjetë programet e zhvillimit të qytetit, ai për zhvillimin e rinisë dhe sportin është parashikuar të jetë 20.936 lekë për 2017-ën, ka një rritje të lehtë një vit më pas, 21 mijë, ndërsa në vitin e fundit të mandatit, 2019-ën bashkia parashikon të investojë 50 mijë lekë për këtë kategori. Krahasuar me zërat e tjerë në buxhet, rinia është e parafundit sa i takon fondit total të shpenzimeve për 2017 që është 5.994.817 lekë.

miratohet-buxheti-INFOCIP

Buxheti total për vitin 2017 është parashikuar 15.3 miliardë lekë. Ashtu si edhe për pikat e tjera, të djathtët në këshill u shprehën kundër duke kërkuar ulje të taksave me 30%. Buxheti i bashkise 2017 u miratua vetem me votat e shumices se majte ne keshill.

 

Duke u ndalur në një tjetër pikë me rëndësi, plani urbanistik, opozita doli kundër duke shprehur rezervat e saj për mungesën totale të transparencës dhe konsultimeve publike për planin. Sakaq, më herët, grupi i punës që bën shpërndarjen e projektvendimeve për anëtarët e këshillit, bashkë me to, iu ka nisur edhe një disk me pamjet e transformimit të Tiranës së 13 viteve të ardhshme (Tirana 2030) Përpara miratimit, Bashkia e Tiranës ka zhvilluar 24 dëgjesa me banorët e njësive administrative, por nuk dihet nëse sugjerimet e tyre janë reflektuar në plan.

 

Tetë orë diskutime nuk bindën opozitën të ngrejë kartonin jeshil për projektvendimet me rëndësi për kryeqytetin. Gjashtë pikat e rendit të ditës bashkë me ato shtesë janë miratuar vetëm me votat e mazhorancës, 42 anëtarë (duhet vërtetuar!!!). Ndonëse vendimet tashmë janë marrë dhe kanë hyrë në fuqi, në faqen zyrtare të bashkisë janë pasqyruar dhe mund të lexohen nga të gjithë vetëm katër të parat: plani urbanistik, buxheti, vendodhja e terminalit jug-lindor të autobusëve dhe lista e pasurive që i kalojnë bashkisë.

 

Mbledhja maratone u transmetua live nga televizionet informative (Ora News dhe A1 report) si dhe gjety pasqyrim te plote ene edicionet informative te televizioneve kryesore ne vend.

 

Shkarko Raportin e ndermjetem ne format PDF

 

Shiko Axhenden dhe Projekt vendimet

 

Shkarko Vendimet  e marra

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim