Kryetari i Gjykates Administrative te Apelit, Z. Kastriot Selita a dresoi Tryezen duke ngritur si ceshtje kryesore per permiresimin e eficiences rritjen e numrit te gjyqtareve. “Gjykata Administrative e Apelit eshtë në kushtet e pamundesise objektive për t’i shqyrtuar çështjet që vijnë brenda afatit 30 ditor, jo per shkak të zvarritjes se procedurave të gjykimit, sepse në ketë gjykatë zhvillohet 1 gjyq-1 seance dhe  93% e ceshtjeve në GJAA perfundojnë me nje seance të vetme, por per pamundesi të gjykatës per t’i shqyrtuar çështjet brenda afatit ligjor pasi numri i gjyqtareve të vendosur per ti gjykuar keto ceshtje eshtë i pamjaftueshem”, ka argumentuar Selita.
“Në ketë kontekst gjykata, sigurisht duke konsideruar edhe si nje parim shume të rendesishem berjen e drejtësise në menyre profesionale dhe të drejtë, ka ulur ndoshta në menyre proporcionale numrin e ceshtjeve që gjykon secili gjyqtare, por ka respektuar të gjitha kerkesat e tjera të ligjit që kanë të beje me dorëzimin e vendimeve në afat dhe me trajtimin e çështjeve brenda kontekstit të ligjit nga momenti që ajo vihet në lëvizje. Pikërisht duke iu referuar këtij ndryshimi janë dhe keto rezultatë që ju i keni identifikuar dhe i betë prezentë nëpermjet prezantimit tuaj. Unë gjej rastin të shpreh nje falenderim të vecantë per faktin dhe saktësinë e informacionit që juve keni nxjerr si rezultat i të gjithe veprimtarise tuaj.”

kastriot selita, infocip, gerti shella

Permes INFOCIP dhe fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” Gjykata Administrative e Apelit ka qënë nje nga institucionët e para gjyqësore që eshtë tëstuar në lidhje mbi zbatimin e ligjit per të drejtën e informimit që në momentin e hyrjes në fuqi të tij,keshtu që besoj se dhe z.Dervishi eshtë në dijeni të ketij fakti, pavarsisht se mund të ketë perseri vend për të shtuar dhe per të permirsuar, unë dua të them që angazhimi eshtë i plotë dhe maksimal per të rritur në të gjithe parametrat ligjore dhe bashkekohor transparencen e institucionit. Unë besoj fort se e gjithe puna dhe veprimtaria serioze që bejnë gjyqtaret në gjykatën administrative të apelit duhet që të behet prezent në të gjitha format dhe menyrat e mundshme. Pra keto rastë besoj se janë tëper të rendesishme dhe i cmoj dhe si instrumenta sensibilizimi per organet vendmmarrese per ta vlersuar në menyre serioze nëvojen që ka institucioni per burime njerzore, nevojen që ka institucioni per të patur nje numerr në proporcion të drejtë me numrin e ceshtjeve që presin per tu gjykuar, ka permbyllur Selita.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim