Ne fjalen e hapjes se konferences kombetare per vleresimin tematik te afateve procedurale te gjykatave administrative, drejtori i INFOCIP, Gerti Shella u shpreh se “afatet janë mjeti dhe qëllimi për plotësimin e tiparit themelor të saj: gjykimi i shpejtë dhe pa zvarritje; jashtë RESPEKTIMIT te afateve nuk ka drejtësi administrative EFEKTIVE.

 

Nisur nga kjo premisë, ligji 49/2012, percakton se shqyrtimi gjyësor administrativ duhet të mbyllet jo më vonë se 30 ditë, dhe vendim te dorëzohet jo më vonë se 7 ditë, (e vlefshme kjo per dy shkallet e para te gjykimit).

Shifrat flasim për progress të ndjeshëm gjatë vitit 2015 sa i takon dorëzimit në afat të vendimeve. Ne gjykatat e shkallës së pare, rreth 85% e vendimeve u dorëzuan brnda aftit ligjor 7 ditor gjate 2015. Sa i takon Apelit Admisnitrativ, treguesit e dorëzimit ne 2015 shënuan rritje me rreth 12 %  krahasar me 2014.

Por, nga ana tjetër, vleresimi konstatoi se vonesat në shqyrtimin gjyqësor administrativ vijuan të mbeten një problem i rëndësishme gjatë 2015.  Kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit ne apel rezultoi  340 ditë, ndërkohë që në shkallë të parë kjo mesatare ne rang vendi ishte 135 ditë.

Sipas Shelles, njekohesiht drejtori grupit te punes qe realizoi kete vleresim tematik te rendesishme, këto të dhëna e kapërcejnë disa fish respektivisht aftin 30 ditor mbrenda të cilit pritet të shqyrtohet një cështje gjyqësore. Me fjale te thjeshta, për të mbylluar një shqyrtimin administrativ në te dyja shkallet, shqiptarët priten përafërsisht 300 ditë gjatë vitit 2015, ose rreth 8 herë e gjysem më shumë se sa afati i përcaktuar ligjor.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim