Qendra ÇIP promovoi edhe në Korçë botimin ʺPërmbledhja e legjislacionit për fëmijët në Republikën e Shqipërisë, 1992-2012 ʺ. CIP zgjodhi Ditën Kombëtare të jetimeve për të lancuar këtë studim edhe në Korçë. Takimi u organizua në Hotel Grand dhe në të morën pjesë të gjithë aktorët lokalë që kujdesen, promovojnë dhe mbrojnë të drejtat e fëmijëve. Të pranishëm ishin edhe inspektorët përkatës të Bashkisë dhe të Qarkut Korçë. Po ashtu në tryzë morën pjesë edhe avokatë të njohur të cilët punojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Po ashtu, në takim morën pjese edhe përfaqësues nga Shoqëria Civile.
Drejtori i ÇIP, z. Gerti Shella bërë një prezantim të detajuar të kësaj Përmbledhje voluminoze prej rreth 640 faqesh, më seriozja e realizuar ndonjëherë në fushën e legjislacionit për fëmijë. Më pas av. Enina Face, bëri një ekspoze’ të situatës konkrete në gjykata sa i takon drejtësisë për të mitur. Më pas, fjaën e morën me rradhe përfaqësuesit e pushteti lokal të ngarkuar me supervizimin e situatës, drejtoresha e Shtëpisë së Foshnjës, avokatet e prenishem, etj.
Pjesëmarrësit në Tryezë kërkuar hartimin dhe implementimin e një programi mirëfilli informimi ligjor për autoritete lokale të ligjit. Avokatët e pranishëm ngritën shqetësimin se nuk konstatojnë referencë në bazën ligjore në vendimet e arsyetuara nga gjykatësit, kur object janë gjykimi janë direkt apo indirekt fëmijët.CIP dokumentoi të gjithë sugjerimet e ofruara me synim përfshirjen e tyre në rekomandimet e fazës së parë të këtij projekti.
ʺPërmbledhja e legjislacionit për fëmijët në Republikën e Shqipërisë, 1992-2012 ʺ synon t’i vijë në ndihmë agjencive ligjzbatuese për të përmbushur me eficencë maksimale në kohë dhe cilësi detyrimet ligjore në fuqi. Gjithashtu, studimi, qe u mbeshtet nga UNICEF, ka për qëllim t’i vijë në ndihmë edhe institucioneve që hartojnë politika dhe ndërmarrin nisma ligjore me qëllim përmirësimin e rregullimeve ligjore në vijimësi. Konkretisht, studimi ndihmon në rradhë të parë strukturat dhe mekanizmave institucionalë (në nivel qëndror dhe vendor) që janë ngritur tashmë si kërkesë direkte e Ligjit nr. 10 347, dt 4.11.2010 “Për mbrojtjën e të Drejtave të Fëmijëve” me synim implementimin e vetë ligjit. Në 1 Qershor 2012 , mbushet plot 1 vit nga data kur ka hyre në fuqi ligji 10347 ”për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve ʺ, i cili përvecse riafirmon edhe njëherë të drejtat e fëmijëve, ngre edhe agjendi ligjzbatuese në nivel qëndror, rajonal dhe local për implementimin e legjislacionit në fuqi që promovon, mbron dhe garanton të drejtat e fëmijëve.

 

Shiko te gjitha fotot

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim