Neni 44

Paditë kundër të miturve që nuk kanë mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç ose kundër per­son­ave që u është hequr kre­jtë­sisht zotësia për të vepru­ar, ngri­hen në gjykatën e ven­dit ku ka ban­imin për­faqë­sue­si ligjor i tyre.

 

(Ndryshuar para­grafi I me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 17)

Si për­faqë­sues të palëve me prokurë mund të jenë:

a) avokatët;

b) bashkëshort­ët, të par­alin­durit, të paslin­durit, vëllezërit dhe motrat;

c) juristët dhe punon­jësit e tjerë të autor­izuar të insti­tu­cion­eve shtetërore ose të per­son­ave juridikë;

ç) per­son­at që lejo­hen nga gjyka­ta për të qenë për­faqë­sues në një çësht­je;

d) per­son­at e tjerë që parashiko­hen me ligj se mund të jenë për­faqë­sues të palëve.

Nuk mund të jenë për­faqë­sues të palëve:

a) per­son­at që nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç;

b) per­son­at që u është hequr zotësia për të vepru­ar;

c) avokatët të cilëve u është pezul­lu­ar ushtri­mi i pro­fe­sion­it për aq kohë sa zgjat  kjo masë;

ç) gjyq­tarët dhe prokurorët.

Proku­ra mund të jetë e përgjithshme ose e posaçme. Ajo bëhet me shkrim sipas dis­poz­i­tave të Kodit Civ­il si dhe me gojë për­para gjykatës që shqyr­ton mos­mar­rëvesh­jen.

 

Neni 131

Kur nuk është i mundur njof­ti­mi sipas dis­poz­itës së mësipërme, njof­ti­mi bëhet në vend­ba­n­imin apo vendqen­drim­in e mar­rësit ose në zyrën apo vendin ku ushtron veprim­tar­inë tregtare, indus­tri­ale ose të arti­za­natit.

Në qoftë se mar­rësi nuk gjen­det në një nga këto vende, njof­ti­mi i dorë­zo­het një per­soni të famil­jes që ka mbushur moshën gjashtëm­bëd­hjetë vjeç, dhe kur nuk ndod­het ndon­jë prej tyre, njof­ti­mi mund të bëhet edhe nëpër­m­jet fqin­jëve, që pra­no­jnë t’ia dorë­zo­jnë atë per­son­it të thirrur, zyrës ose qen­drës së punës së tij, përveç kur i thirruri është i mitur, nën gjashtëm­bëd­hjetë vjeç ose është i pazoti për të vepru­ar.

Kur nuk është e mundur të bëhet njof­ti­mi, sipas para­grafit të mësipërm, kop­ja e njof­tim­it i dorë­zo­het portier­it të ndërtesës së banim­it, të zyrës apo të qen­drës së punës.

Në të gjitha këto raste, per­soni që merr njof­timin, duhet të nën­shkru­a­jë origji­nalin ose kop­jen e saj, duke mar­rë për­sipër detyrim­in që kop­jen tjetër t’ia dorë­zo­jë per­son­it të thirrur. Gjithash­tu bëhet shën­i­mi në kop­jen që mban nëpunësi i gjykatës edhe për mar­rëd­hëni­et e këtij per­soni me per­son­in që i drej­to­het njof­ti­mi.

 

Neni 173

Gjyki­mi me dyer të mbyl­lu­ra

Nuk lejo­het qën­dri­mi në seancë gjyqë­sore me dyer të mbyl­lu­ra i të miturve nën 16 vjeç, përveç kur ata thirren nga gjyka­ta.

Gjyka­ta mund të mos lejo­jë pjesë­mar­rjen e organ­eve të medias dhe pub­likut gjatë një pjese ose gjatë gjithë zhvil­lim­it të pro­ce­sit gjyqë­sor:

a) në interes të moralit;

b) të ren­dit pub­lik;

c) të ruat­jes së infor­ma­cionit të klasi­fikuar ose sig­urisë kom­bëtare;

ç) kur e kërko­jnë intere­sat e të miturve ose mbro­jt­ja e jetës pri­vate të palëve dhe pjesë­mar­rësve në gjyq;

d) kur për­menden sekrete tregtare ose shpik­je indus­tri­ale, nga pub­liki­mi i të cilave mund të ceno­hen intere­sa që mbro­hen me ligj;

dh) në masën e çmuar nga gjyka­ta, në rrethana të veçan­ta, pub­liki­mi mund të paragjyko­jë intere­sat e drejtë­sisë.

Vendi­mi shpal­let pub­lik­isht.

 

Neni 235

Ndal­i­mi i pyet­jes si dësh­mi­tar

Nuk mund të pyeten si dësh­mi­tarë:

- për­faqë­sue­sit e palëve në çështje,për rrethana për të cilat kanë mar­rë dijeni nga të për­faqë­suar­it e tyre për shkak të detyrës së tyre si për­faqë­sues;

- per­son­at që për shkak të metash fizike ose psikike nuk janë të aftë të kup­to­jnë drejt fak­tet që kanë rëndësi për çësht­jen dhe të bëjnë dësh­mi të rreg­ullt;

- bashkëshort­ët ende të pan­darë, fëmi­jët, prindërit, gjyshërit, ose kushërinj, në vijë të drejtë ose të tërthortë deri në shkallë të dytë, përveç kur çësht­ja ka lid­hje me prob­leme per­son­ale e famil­jare, si dhe të mitu­rit nën katërm­bëd­hjetë vjeç, përveç kur thëni­et e tyre janë të domos­doshme për zgjid­hjen e çësht­jes.

Këta per­sona ven­dosin vetë nëse do të dësh­mo­jnë dhe nuk mund të dëno­hen për refuz­imin për të bërë dësh­mi.

 

Neni 320

Në për­bër­je të gjykatave të shkallës së parë kri­jo­hen sek­sione të veçan­ta për gjykimin e:

a)mosmarrëveshjeve admin­is­tra­tive;

b)mosmarrëveshjeve tregtare;

c)mosmarrëveshjeve që lid­hen me të mitu­rit dhe famil­jen.

 

KREU IV

SHQYRTIMI I MOSMARRËVESHJEVE QË LIDHEN ME FAMILJEN

 

Neni 349

Kom­pe­ten­cat lën­dore

Sek­sionet për shqyr­timin e mos­mar­rëvesh­jeve famil­jare pranë gjykatave të shkallës së parë janë kom­pe­tente për:

a) shqyr­timin e mos­mar­rëvesh­jeve për zgjid­hjen e martesës me shkurorëz­im, për pavlef­sh­mërinë dhe për anulim­in e martesës;

b) vënien dhe heq­jen e kujdestarisë mbi të mitu­rit, mba­jt­jen për rrit­je dhe edukim të fëmi­jëve deri në zgjid­hjen e martesës dhe ndryshimin e vendim­it të gjykatës për shkak të rrethanave të reja;

c) mira­timin e birësim­it;

ç) mos­mar­rëvesh­jet lid­hur me dhënien e ndih­mës për jetesë;

d) ndar­jen e pasurisë bashkëshort­ore dhe të banesës së bashkëshort­ëve;

dh) kërke­sat për heq­jen dhe kthimin pushtetit prindëror.

 

 

A. PROCEDURA PËR VENDOSJEN E KUJDESTARISË


Neni 350

Kom­pe­ten­ca tokë­sore

Kom­pe­tent për ven­dos­jen ose heq­jen e kujdestarisë, si dhe për heq­jen ose kthimin e pushtetit prindëror, është sek­sioni përkatës i gjykatës së shkallës së parë ku banon i mituri.

 

Neni 351

E drej­ta për paraqit­jen e kërkesës në gjykatë

Kërke­sa për ven­dos­jen e kujdestarisë i paraqitet gjykatës nga të afër­mit e fëmi­jës së mitur dhe nga cili­do që merr njof­timin për mbet­jen e fëmi­jës pa prindër, për lind­jen e një fëmi­je me prindër të pan­jo­hur dhe për çdo rrethanë tjetër që ligji kërkon ven­dos­jen e kujdestarisë.

Kur në çel­jen e një tes­ta­men­ti, noteri, që bën pub­likimin e tij vihet në dijeni për cak­timin e një kujdestari, duhet të njofto­jë gjykatën jo më vonë se 10 ditë nga mar­r­ja dijeni, e cila pro­ce­don dhe ven­dos jo më vonë se 15 ditë.

 

Neni 352

I mituri që ka mbushur moshën 16 vjeç mund të ushtro­jë vetë të drejtën që t’i drej­to­het gjykatës për ven­dos­jen e kujdestarisë.

 

Neni 353

Cak­ti­mi i kujdestarisë

Gjyka­ta emëron një kujdestar të vetëm edhe kur janë disa vëllezër e motra të mitur. Kur ka kon­flikt midis intere­save të të miturve, ajo mund të cak­to­jë edhe një kujdestar tjetër ose disa kujdestarë.

 

Neni 354

Gjyka­ta emëron si kujdestar per­son­in e cak­tu­ar me tes­ta­ment dhe, në mungesë të tij, një nga të afër­mit në lin­jë të drejtë dhe, pas kësaj, në lin­jë të tërthortë.

Gjyka­ta, nëse vlerë­son se zgjid­h­ja nuk është bërë në interes të fëmi­jës, vepron vetë për cak­timin e kujdestar­it.

 

Neni 355

Kujdestari i posaçëm

Gjyka­ta emëron një kujdestar të posaçëm, kur këtë e kërko­jnë intere­sat e të mitu­rit.

Kujdestaria e posaçme hiqet, kur pusho­jnë shkaqet për të cilat është ven­do­sur.

 

Neni 356

Pyet­ja e të mitu­rit nga gjyka­ta

Gjyka­ta, për­para se të pro­ce­do­jë për emërim­in e kujdestar­it, duhet të pyesë edhe të miturin, kur ai e ka mbushur moshën 10 vjeç.

Kujdestaria merr fund kur i mituri mbush moshën 18 vjeç ose kur e mitu­ra mar­to­het para kësaj moshe.

 

Neni 357

Zëvendësi­mi i kujdestar­it

Me kërkesën e per­son­ave të për­men­dur në nenin 351, gjyka­ta e heq kujdestarin në çdo kohë dhe e zëvendë­son me një tjetër, kur vëren se ai ka shpër­dorur të drej­tat që i tako­jnë si kujdestar, kur është treguar i paku­jdesshëm në kry­er­jen e detyrës ose kur me mënyra të tjera ka vënë në rrezik intere­sat e të mitu­rit, si dhe kur vetë kujdestari kërkon shkarkimin e tij për shkaqe të arsyeshme.

Gjyka­ta mund ta heqë kujdestarin vetëm pasi ta ketë dëgjuar ose njof­tu­ar atë rreg­ull­isht.

 

B. GJYKIME NË LIDHJE ME MARTESËN

 

Neni 358

Padia për shkurorëz­im

Padia për zgjid­hjen e martesës me shkurorëz­im, përveç sa parashiko­het në nenin 154 të këtij Kodi, duhet të përm­ba­jë edhe:

- iden­titetin e fëmi­jëve të mitur dhe pranë cilit nga bashkëshort­ët ose ndon­jë per­soni tjetër bashkë­je­to­jnë;

- burimet dhe sas­inë e të ard­hu­rave që sig­uron çdo bashkëshort, nëse kanë fëmi­jë të mitur ose ndon­jëri prej tyre është i paaftë për punë;

- pasur­inë e për­bashkët që kanë bashkëshort­ët, nëse kërko­jnë pjesë­timin e saj;

Kërkesë­padisë i bashkëngjiten:

- cer­ti­fika­ta e martesës dhe cer­ti­fikatat e lind­jes së fëmi­jëve.

 

Neni 360

Kërkesë­pa­dia e për­bashkët e të dy bashkëshort­ëve duhet të shoqëro­het me një mar­rëvesh­je me shkrim të tyre, lid­hur me lënien për rrit­je dhe edukim të fëmi­jëve të tyre të mitur, mbi të ard­hu­rat e nevo­jshme për rrit­jen dhe edukimin e tyre, kon­tributin e secilit dhe nëse do ta qua­jnë të nevo­jshme edhe rreg­ul­lim­in e mar­rëd­hënieve të tyre pasurore të ndërsjel­la.

Kur e çmon të arsyeshme, dhe sipas rrethanave që parashtro­jnë palët, gjyka­ta mund të pra­no­jë edhe një mar­rëvesh­je të pjesshme për disa nga çësht­jet që u intere­so­jnë bashkëshort­ëve.

 

Neni 363

Pezul­li­mi i gjykim­it me kërkesën e gruas shtatzënë

Kur gru­a­ja është shtatzënë, me kërkesën e saj, gjyka­ta pezul­lon gjykimin e padisë së shkurorëzim­it, gjer­sa fëmi­ja të arri­jë moshën një vjeç.

 

Neni 364

Bashki­mi i kërkimeve të tjera

Në pad­inë për shkurorëz­im kërko­het edhe detyri­mi i bashkëshort­it tjetër, për të për­bal­lu­ar shpen­zimet për ushqimin dhe edukimin e fëmi­jëve, shpen­zimet për jetesë të bashkëshort­it nevo­j­tar, në rastet e parashikuara nga ligji, si dhe kërki­mi i dhurimeve dhe pjesë­ti­mi i pasurisë bashkëshort­ore, përveç kur kjo do të vështirë­sonte shqyr­timin e çësht­jes. Në një rast të tillë, gjyka­ta veçon pad­inë e shkurorëzim­it nga paditë e tjera të lid­hu­ra me të.

 

Neni 365

Mar­r­ja e masave të përkohshme

Gjyka­ta, me kërkesën e palës së intere­suar, mund të mar­rë masa të përkohshme për ushqimin dhe edukimin e fëmi­jëve të mitur, për ushqimin e bashkëshort­it, kur ligji parashikon një të drejtë të tillë, për sig­urim­in e banesës, si dhe për­dorim­in e pasurisë së vënë gjatë martesës.

Vendi­mi për mar­rjen e një mase të përkohshme ka fuqi derisa të jepet vendi­mi për­fundim­tar, por ai mund të ndryshohet apo të shfuqi­zo­het nga gjyka­ta, kur çmon se kanë ndryshuar rrethanat ose kur vendi­mi është mar­rë mbi të dhë­na jo të sak­ta e të plota.

 

Neni 523

Detyri­mi për bashkëpunim

Kur për ekzeku­timin e detyrueshëm është e nevo­jshme të çelet bane­sa ose ndon­jë ndërtesë tjetër e deb­itorit, pa pran­inë e tij ose të një per­soni mad­hor të famil­jes së tij, me kërkesë të përm­barue­sit gjyqë­sor, dety­ro­het të jetë i pran­ishëm për­faqë­sue­si i një­sisë së qev­eris­jes ven­dore. Në çdo rast, përm­barue­si gjyqë­sor kërkon edhe pjesë­mar­rjen e dy dësh­mi­tarëve të tjerë.

Në rast nevo­je, me kërkesë të përm­barue­sit gjyqë­sor, Poli­cia e Ren­dit dety­ro­het ta mbësht­esë atë gjatë pro­ce­du­rave të ekzeku­tim­it.

Kur për ekzeku­timin e detyrueshëm është e nevo­jshme të prishet objek­ti, të liro­het tru­al­li, të pezul­lo­hen punimet, me kërkesë të përm­barue­sit gjyqë­sor, inspek­torati ndër­ti­mor pranë pushtetit ven­dor dhe Inspek­torati Kom­bë­tar dety­ro­hen të mbësht­esin përm­baruesin gjyqë­sor gjatë pro­ce­du­rave të ekzeku­tim­it.

Për ekzeku­timin e titu­jve ekzeku­tivë, me objekt “Takim dhe kujdestari fëmi­je”, përm­barue­si gjyqë­sor kërkon asis­tencën e psiko­logut, kur ky i fun­dit është i detyru­ar në bazë të ligjit për bashkëpunim.

 

Neni 529

Sendet mbi të cilat nuk mund të vihet sekue­stro­ja

(Shtu­ar pika 8 me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 25)

Për­jash­to­hen nga sekuestri­mi i pasurisë së deb­itorit:

1. sendet e për­dorim­it per­son­al të deb­itorit dhe të famil­jes së tij si: vesh­jet, shtre­sat, mbule­sat, mobil­jet për aq sa ato janë të nevo­jshme për jetesën e tyre;

2. ushqimet dhe lëndët djegëse që i nevo­jiten deb­itorit dhe famil­jes së tij për tre muaj;

3. deko­ratat dhe sende kuj­ti­mi, letra, shkre­sa të famil­jes dhe librat pro­fe­sion­alë;

4. librat, veg­lat muziko­re, mjetet e artit që nevo­jiten për veprim­tar­inë shken­core dhe artis­tike të deb­itorit dhe të famil­jes së tij;

5. deri 3 dynymë tokë, 2 kaf­shë për punimin e tokës, 1 lopë, 6 dele ose 6 dhi, fara për mbjell­jen e ardhshme, si dhe ushqi­mi i këtyre kaf­shëve për 3 muaj për per­son­at që jeto­jnë me punë bujqë­sore ose bleg­torale;

6. ndih­ma që u jepet nënave me shumë fëmi­jë ose të vetme, pen­sionet e ple­qërisë, të inva­liditetit ose famil­jarë ose bur­sa e studim­it përveç kur detyri­mi është për ushqim. Në këtë rast nuk mund të sekue­stro­het më shumë se 1/2 e shumës së pen­sion­it ose të bursës;

7. fru­tat naty­rore një muaj para se ato të piqen.

8. Sendet e nevo­jshme të punës për sig­urim­in e jetesës.

 

 


Lexo të plotë Kodin e Pro­ce­durës Civile, Neni 1‑Neni 152

Lexo të plotë Kodin e Pro­ce­durës Civile, Neni 153-Neni 302

Lexo të plotë Kodin e Pro­ce­durës Civile, Neni 303-Neni 451

Lexo të plotë Kodin e Pro­ce­durës Civile, Neni 452-Neni 621

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 9,  datë 21 Maj 1996, faqe 343

[2] Ligji nr. 8116/1995 është ndryshuar me:

  1. ligjin nr.8491, dt.27.5.1999, Fletore Zyrtare nr.20, dt.21 Korrik 1999, fq.621
  2. ligjin nr.8812, dt.17.5.2001, Fletore Zyrtare 32, dt.12 Qershor 2001, fq.973
  3. ligjin nr.9953, dt.14.7.2008, Fletore Zyrtare 122, dt.31 Korrik 2008, fq.5415
  4. ligjin nr. 10052, dt. 29.12.2008, Fletore Zyrtare 205, dt. 16 Janar 2009, fq. 11065

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim