KREU II

 

PARAQITJA E ANKIMIT DHE GJYKIMI NË APEL

(Shtu­ar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 78)

 

Neni 452

Vendimet që mund të anki­mo­hen

Mund të anki­mo­hen në gjykatën e apelit të gjitha vendimet e dhë­na nga gjyka­ta e shkallës së parë, me për­jash­tim të rasteve kur anki­mi për­jash­to­het me ligj.

 

 

Neni 453

Nën­shkri­mi i ankim­it

Anki­mi që i drej­to­het gjykatës së apelit duhet të nën­shkruhet nga vetë pala, avokati ose për­faqë­sue­si i pajisur me prokurë.

 

 

Neni 454

Përm­ba­jt­ja e ankim­it

Në ankim duhet të tre­go­hen:

a) palët ndërgjyqësa;

b) vendi­mi kundër të cilit bëhet anki­mi;

c) shkaqet për të cilat bëhet anki­mi;

ç) çfarë kërko­het me ankimin.

 

Neni 455

Doku­mentet që i bashkëngjiten ankim­it

(Ndryshuar para­grafi II me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 79)

Bashkë me ankimin duhet të paraqiten:

a) kop­je të ankim­it dhe të doku­menteve të tjera, aq sa janë per­son­at që mar­rin pjesë në çësht­je si palë;

b) Në rast se anki­mi nuk plotë­son kushtet e mësipërme, si dhe ato të nen­eve 453 dhe 454 të këtij Kodi, gjyka­ta njofton palën që të ndreqë të metat bren­da 5 ditëve, në të kundërt anki­mi kthe­het.

 

Neni 456

Apeli kundër­shtues

Pala që nuk ka bërë ankim apo pala kundër së cilës është bërë anki­mi, mund ta kundër­sh­to­jë atë me kundërankim bren­da 5 ditëve nga dita që ka mar­rë njof­tim për ankimin e palës tjetër.

Anki­mi kundër­shtues duhet t’u njofto­het palëve të tjera në gjykim ‚sipas rreg­ullave për njof­timin e ankim­it.

 

 

Neni 457

Ndërhyr­ja në ankim

(Shfuqizuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 80)

 

Neni 458

Riven­dos­ja në afatin e ankim­it

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 81)

Kur palët kanë hum­bur të drejtën e ankim­it për shkaqe të arsyeshme, mund të paraqesin kërkesë për riven­dos­je në afat, për­para gjykatës që ka dhënë vendimin. Kjo kërkesë shqyr­to­het nga gjyka­ta dhe kundër vendim­it të tij mund të bëhet ankim i veçan­të.

 

 

Neni 459

Rënia në dekadencë e kërke­save që nuk janë propozuar rish­tas

Kur kërke­sat dhe pre­tendimet e pamar­ra parasysh në vendimin e shkallës së parë nuk përsëriten në ankim, kon­sidero­het sikur është hequr dorë prej tyre.

 

 

Neni 460

Për­bër­ja e gjykatës dhe shqyr­ti­mi i çësht­jes

(Ndryshuar para­grafi i III me ligjin nr.8431, datë 14.12.1998, neni 1,

Ndryshuar me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Gjyka­ta e apelit e shqyr­ton çësht­jen në mënyrë kolegjiale. Ajo gjykon me trup gjykues të për­bërë nga tre gjyq­tarë.

Kryetari i gjykatës së apelit cak­ton rela­torin e çësht­jes dhe ditën e gjykim­it.

Njof­ti­mi për ditën dhe orën e gjykim­it të çësht­jeve bëhet nga gjyka­ta e apelit me shpall­je pranë saj dhe në gjykatat përkatëse të shkallës së parë, jo më vonë se 10 ditë për­para shqyr­tim­it të çësht­jes.

Për çësht­jet me rigjykim, kur është mba­j­tur për gjykim në fakt, ose kur çmo­het një gjykim për­para afatit 10 ditor, njof­ti­mi u bëhet drejt­për­drejt palëve, për­faqë­suesve të tyre dhe prokuror­it.

 

 

Neni 461

(Shtu­ar para­grafi II, III me ligjin nr.8431, datë 14.12.1998, neni 2)

Fil­lim­isht gjyka­ta ver­i­fikon paraqit­jen e rreg­ullt të palëve, bën bashkimin e ankimeve të bëra kundër të njëjtit vendim dhe bën për­p­jek­je për zgjid­hjen e çësht­jes me paj­tim.

Mosparaqit­ja e palëve, për të cilat njof­ti­mi është bërë me shpall­je, nuk pen­gon shqyr­timin e çësht­jes, me për­jash­tim të rastit kur janë njof­tu­ar shkaqe të arsyeshme për mungesën.

Gjyka­ta nuk mund të shqyr­to­jë çësht­jen në mungesë atëherë kur dëgji­mi i palëve është një nga detyrat e rigjykim­it ose kur njof­ti­mi ka qenë i par­reg­ullt.

 

 

Neni 462

Pjesë­mar­r­ja e prokuror­it

(Shfuqizuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 82)

 

Neni 463

Heq­ja dorë nga anki­mi

Në çdo fazë të gjykim­it të çësht­jes në apel, ankue­si ose për­faqë­sue­si i tij mund të heqë dorë nga anki­mi. Në këtë rast ven­doset pushi­mi i shqyr­tim­it të çësht­jes në gjykatën e apelit.

 

Neni 464

Sean­ca gjyqë­sore

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 83)

Sean­ca gjyqë­sore fil­lon me rela­cionin e njërit prej anë­tarëve të trupit gjykues. Pas kësaj palët, në rast se janë paraqi­tur, japin shp­jegime. Së pari e merr fjalën pala që ka bërë ankimin, pas­taj pjesë­mar­rësit e tjerë në gjykim.Kur ky ka paraqi­tur mendimin me shkrim, lex­o­het nga një anë­tar i trupit gjykues. Kur prokurori, mbi bazën e padisë së paraqi­tur prej tij, bën ankim ndaj vendim­it të gjykatës, ai e merr fjalën i pari.

 

Neni 465

Në shqyr­timin e çësht­jes në apel mba­hen parasysh, për aq sa janë të zbat­ueshme, dis­poz­i­tat mbi pro­ce­durën e gjykim­it në shkallë të parë të parashikuara në këtë Kod.

Me kërkesën e palëve ose edhe krye­sisht gjyka­ta e apelit përsërit tërë­sisht apo pjesër­isht het­imin gjyqë­sor. Në shqyr­timin gjyqë­sor mund të lex­o­hen aktet e gjykim­it të shkallës së parë. Gjyka­ta ka të drejtë të mar­rë edhe pro­va të reja.

 

 

Neni 466

Vendi­mi i gjykatës së apelit

(Ndryshuar shkro­n­ja “ç” me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Gjyka­ta e apelit pasi shqyr­ton çësht­jen ven­dos:

a) lënien në fuqi të vendim­it të gjykatës së shkallës së parë;

b) ndryshimin e vendim­it;

c) prish­jen e vendim­it dhe pushimin e çësht­jes;

ç) prish­jen e vendim­it dhe dërgimin e çësht­jes për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë në rastet e parashikuara nga neni 467 i këtij Kodi.

 

 

Neni 467

Dërgi­mi për rigjykim

(Shtu­ar shkro­n­jat “d”, “e”, “ë” si dhe tre para­grafet e fun­dit

me ligjin nr 8431, datë 14.12.1998, neni 3,

Ndryshuar shkro­n­ja “c” dhe para­grafi I me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 84 e 126)

Gjyka­ta e apelit prish vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe e dër­gon çësht­jen për rigjykim kur:

a)gjykata e shkallës së parë ka shkelur dis­poz­i­tat mbi juridik­sion­in dhe kom­pe­tencën;

b)përbërja e trupit gjykues nuk ka qenë e rreg­ullt apo vendi­mi nuk është nën­shkru­ar nga anë­tarët e tij;

c)gjykata ka ven­do­sur pushimin e çësht­jes në kundër­sh­tim me rreg­ul­lat e për­cak­tu­ra nga ky Kod;

ç) çësht­ja është gjykuar në mungesë të pjesë­mar­rësve në pro­ces, pa pasur dijeni për ditën e gjykim­it;

d) nuk është for­muar drejt ndërgjyqësia;

e) kur mungo­jnë ose janë të pavlef­shme padia, pro­cesver­bali gjyqë­sor, anki­mi, si dhe çdo doku­ment tjetër që ka ndikuar në dhënien e vendim­it.

ë) kur lind nevo­ja për mar­rjen e një prove vendimtare, mar­r­ja e së cilës është e vështirë në shkallë të dytë.

Gjyka­ta e shkallës së parë në rigjykim është e detyru­ar t’i përm­ba­het vendim­it të gjykatës së apelit për çdo veprim pro­ce­dur­al të ven­do­sur në të.

Me vendim të ndër­m­jetëm, gjyka­ta mund të mos krye­jë veprime të cak­tu­ara kur për rrethana të reja të dala në rigjykim, shi­hen të panevo­jshme. Ndaj këtij vendi­mi mund të bëhet ankim i veçan­të.

Në rigjykim nuk mund të ngri­hen pavlef­sh­mëritë e vërte­t­u­ara në gjykimet e mëparshme, kur vendimet përkatëse nuk janë prishur për to dhe nuk mund të bëhen pre­tendime të ndryshme nga ato që janë të pran­uara në vendimin e gjykatës së apelit, përveç nevo­jës për real­iz­imin e detyrave të vëna nga ajo gjykatë

 

Neni 467/a

(Shtu­ar me ligjin nr.8431, datë 14.12.1998, neni 4)

Gjyka­ta e apelit kur prish vendimin nuk mund ta kthe­jë çësht­jen për rigjykim për të dytën herë por e shqyr­ton vetë si gjykatë e shkallës së parë.

Kur vendi­mi prishet për shkak të mosz­ba­tim­it të detyrave të cak­tu­ara nga gjyka­ta më e lartë, pa u mar­rë vendim i veçan­të sipas nen­it 467 të këtij Kodi, gjyka­ta e apelit, me kërkesë të palëve ngarkon trupin gjykues përkatës me shpen­zimet e bëra për këtë shkak.

 

Neni 467/b

(Shtu­ar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 84)

Kur gjyka­ta për çësht­jen që nuk ishte në kom­pe­tencën e saj ka dhënë një vendim të drejtë dhe, nga ana tjetër, nuk janë kapër­cy­er kom­pe­ten­cat e gjykatës së cilës i takonte çësht­ja, gjyka­ta e apelit ka të drejtë të mos e prishë vendimin, por të mjafto­het t’i verë në duk­je gjykatës përkatëse par­reg­ullsinë e vendim­it të saj.

 

Neni 468

(Hequr tit­ul­li dhe shtu­ar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 86)

Gjyka­ta e apelit kur kon­sta­ton se çësht­ja nuk hyn në juridik­sion­in gjyqë­sor, si dhe kur padia nuk mund të ngri­hej ose gjyki­mi nuk mund të vazh­donte, prish vendimin edhe ven­dos vetë pushimin e gjykim­it të çësht­jes.

 

Neni 469

Pezul­li­mi i ekzeku­tim­it

(Ndryshuar para­grafi II me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Kur prishet vendi­mi i shkallës së parë dhe çësht­ja dër­go­het për rigjykim, pezul­lo­het ekzeku­ti­mi i vendim­it.

Gjyka­ta e apelit me kërkesën e palës mund të ven­dosë pezul­lim­in e ekzeku­tim­it të vendim­it edhe kur ajo le në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, kur kundër vendim­it të saj bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë dhe nga ekzeku­ti­mi i men­jëher­shëm i vendim­it mund të vijnë paso­ja të rën­da ose të pari­parueshme, si dhe kur pala që ka bërë rekursin jep garan­ci mate­ri­ale që sig­uron ekzeku­timin e vendim­it.

 

Neni 470

Anki­mi kundër vendimeve të ndër­m­jetme

Vendimet e ndër­m­jetme që jepen nga gjyka­ta e shkallës së parë mund të ndryshohen apo të tërhiqen gjatë gjykim­it. Këto vendime mund të goditen me ankim së bashku me vendimin për­fundim­tar.

Megjithatë, në rastet e parashikuara shpre­himisht në këtë Kod, kundër vendimeve të ndër­m­jetme mund të bëhet anki­mi i veçan­të në gjykatën e apelit, bren­da 5 ditëve nga shpall­ja apo njof­ti­mi i tyre.

 

Neni 471

Pezul­li­mi i ekzeku­tim­it të vendim­it të ndër­m­jetëm

Paraqit­ja e ankim­it kundër vendim­it të ndër­m­jetëm nuk pezul­lon gjykimin dhe as ekzeku­timin e vendim­it, përveç kur parashiko­het ndryshe në këtë Kod apo kur gjyka­ta e apelit ven­dos pezul­lim­in gjer­sa të japë vendimin për ankimin e veçan­të.

 

TITULLI II

 

REKURSI NË GJYKATËN E LARTË

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

 

KREU I

 

PROCEDURAT E REKURSIT

 

Neni 472

Vendime ndaj të cilave mund të ushtro­het rekurs

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 87)

Vendimet e shpal­lu­ra nga gjyka­ta e apelit dhe ato të gjykatës së shkallës së parë, në rastet që për­cak­to­hen nga ky Kod, mund të anki­mo­hen me rekurs në Gjykatën e Lartë vetëm kur:

a) nuk është respek­tu­ar ose është zbat­u­ar keq ligji;

b) ka shkel­je të rën­da të nor­mave pro­ce­du­rale (neni 467 i këtij Kodi);

c) për shkel­je pro­ce­du­rale që kanë ndikuar në dhënien e vendim­it.

Kundër­sh­ti­mi i vendim­it në Gjykatën e Lartë bëhet bren­da 30 ditëve nga data e dhënies së vendim­it.  Kur palët janë në mungesë, ky afat fil­lon nga data e njof­tim­it.

 

Neni 473

(Shfuqizuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 88)

 

Neni 474

Nën­shkri­mi i rekur­sit

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Rekur­si që i drej­to­het Gjykatës së Lartë nën­shkruhet nga vetë pala, avokati apo për­faqë­sue­si i tij i pajisur me prokurë.

 

 

Neni 475

Përm­ba­jt­ja e rekur­sit

Rekur­si duhet të përm­ba­jë:

a) palët ndërgjyqëse;

b) vendimin që kundër­sh­to­het;

c) paraqit­jen e përm­bled­hur të fak­teve të çësht­jes;

ç) shkaqet për të cilat kërko­het prish­ja e vendim­it, duke iu refer­u­ar nor­mave ligjore mbi të cilat mbështetet;

d) prokurën nëse rekur­si është bërë nga avokati ose nga për­faqë­sue­si i ankue­sit.

 

Neni 476

Depoz­iti­mi i rekur­sit

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 89, 126)

Rekur­si depoz­i­to­het në sekre­tar­inë e gjykatës që ka dhënë vendimin, në afatin prej 30 ditësh nga njof­ti­mi që u është bërë palëve.

Së bashku me rekursin duhet të depoz­i­to­het:

a) kop­ja e vërte­t­u­ar e vendim­it të kundër­sh­tu­ar dhe kur është rasti edhe e njof­tim­it kur ky është bërë;

b) proku­ra e posaçme;

c) aktet dhe doku­mentet mbi të cilat është bazuar rekur­si, në aq kop­je sa janë palët. Sekre­taria e gjykatës, që ka dhënë vendimin e kundër­sh­tu­ar, për­c­jell zyr­tar­isht në sekre­tar­inë e Gjykatës së Lartë dos­jen përkatëse së bashku me doku­mentet e mësipërme.

Kur nuk plotë­so­hen këto kushte, palës i cak­to­het një afat 10-ditor për të bërë plotësimet dhe, nëse pas këtij afati nuk bëhen plotësimet, rekur­si kthe­het.

 

 

Neni 477

Kundër­rekur­si

Pala kundër së cilës është paraqi­tur rekur­si, mund ta kundër­sh­to­jë atë me kundër­rekurs, i cili duhet t’i njofto­het atij që ka bërë rekursin në vend­ba­n­imin e tij bren­da 20 ditëve nga njof­ti­mi i rekur­sit. Në mungesë të këtij njof­ti­mi nuk mund të paraqesë kundër­rekurs, por vetëm mund të mar­rë pjesë në disku­tim me gojë.

Për kundër­rekursin zba­to­hen rreg­ul­lat e parashikuara në nenet 456 dhe 457 të këtij Kodi.

 

 

Neni 478

Paraqit­ja e doku­menteve të tjer

Nuk pra­nohet depoz­iti­mi i akteve dhe doku­menteve që nuk janë paraqi­tur në shkallën e mëparshme të gjykim­it, përveç atyre që kanë të bëjnë me vendimin e ankimuar dhe pra­n­imin e rekur­sit ose të kundër­rekur­sit.

Depoz­iti­mi i doku­menteve si më sipër duhet t’i njofto­het palëve të tjera.

 

Neni 479

Pezul­li­mi i ekzeku­tim­it të vendim­it

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Gjyka­ta e Lartë pezul­lon ekzeku­timin e vendim­it kur:

a)      ekzeku­ti­mi i men­jëher­shëm i vendim­it do të sillte paso­ja të rën­da e të pari­parueshme;

b) pala që ka bërë rekursin depozi­ton garan­ci mate­ri­ale që sig­uron ekzeku­timin vendim­it.

 

Neni 480

Mospra­n­i­mi i rekur­sit

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Rekur­si nuk pra­nohet në qoftë se bëhet për shkaqe të ndryshme nga ato që i lejon ligji. Mospra­n­i­mi i rekur­sit ven­doset nga kolegji i Gjykatës së Lartë në dhomën e këshillim­it pa pjesë­mar­rjen e palëve.

 

KREU II

 

PROCEDURAT E GJYKIMIT

 

Neni 481

Shqyr­ti­mi në koleg­jet e bashkuara

(Shfuqizuar fjalia e fun­dit e para­grafit të dytë me vendimin

nr.46/1999 të Gjykatës Kushtetuese

Ndryshuar tit­ul­li, shfuqizuar para­grafi I me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 90)

Kryetari i Gjykatës së Lartë mund të ven­dosë që gjyka­ta të shpre­het në koleg­je të bashkuara për rekurse të paraqi­tu­ra nga palët, për të cilat ka prak­ti­ka të ndryshme e të mëparshme në koleg­jet e thjesh­ta.

Në këto raste kryetari i Gjykatës së Lartë cak­ton rela­torin dhe datën e shqyr­tim­it të rekur­sit.

 

Neni 482

Fil­li­mi i gjykim­it

(Shfuqi­zo­het para­grafi I, ndryshuar para­grafi II me ligjin nr.8812

datë 17.5.2001, neni 91)

Gjyka­ta e Lartë gjykon në koleg­je me trup gjykues të për­bërë nga pesë gjyq­tarë.

Kryetari i kolegjit civ­il cak­ton datën e shqyr­tim­it të rekur­sit.

Sekre­taria e Gjykatës së Lartë shpall lis­tat e shqyr­tim­it të rekur­se­ve të pak­tën 15 ditë për­para datës së shqyr­tim­it.

 

Neni 483

Shqyr­ti­mi gjyqë­sor

(Shfuqizuar para­grafi III, shtu­ar para­grafi i fun­dit me ligjin nr.8812,

datë 17.5.2001, neni 92)

Në seancë gjyqë­sore rela­tori paraqet fak­tet që kanë rëndësi për mar­rjen e vendim­it, përm­ba­jt­jen e vendim­it të ankimuar dhe shkaqet e rekur­sit dhe të kundër­rekur­sit.

Pas rela­tim­it kryetari fton avokatët e palëve të paraqesin mbro­jt­jen e tyre.

Nuk lejo­het rep­li­ka, por avokatët e palëve mund që në të njëjtën seancë t’i paraqesin gjykatës mendimet e tyre, shkur­timisht, me shkrim.

Pro­cesver­bali i seancës gjyqë­sore mba­het nga sekre­tari gjyqë­sor.

 

 

Neni 484

Mar­r­ja e vendim­it

(Ndryshuar para­grafi II me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 93)

Gjyka­ta pas disku­tim­it të çësht­jes tërhiqet në dhomën e këshillim­it dhe merr vendimin përkatës. Në raste të veçan­ta, për shkak të natyrës së ndër­likuar apo rëndë­sisë së çësht­jes, mar­r­ja e vendim­it mund të shty­het për aq ditë sa është e nevo­jshme.

Vendi­mi nën­shkruhet nga të gjithë anë­tarët e trupit gjykues.

 

 

Neni 485

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Pas shqyr­tim­it të çësht­jes, kolegji civ­il apo koleg­jet e bashkuara të Gjykatës së Lartë ven­dosin:

a) lënien në fuqi të vendim­it;

b) prish­jen e vendim­it të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendim­it të shkallës së parë;

c) prish­jen e vendim­it të gjykatës së apelit dhe dërgimin e çësht­jes për rishqyr­tim në gjykatën e apelit, me tjetër trup gjykues;

ç) prish­jen e vendim­it të gjykatës së apelit dhe vendim­it të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çësht­jes për rishqyr­tim në gjykatën e shkallës së parë me tjetër trup gjykues;

d) ndryshimin e vendim­it të shkallës së parë dhe të gjykatës së apelit;

e)prishjen e vendimeve dhe pushimin e gjykim­it të çësht­jes.

 

 

Neni 485/a

Paso­jat kur prishet vendi­mi i padrejtë, i cili është ekzeku­tu­ar tërë­sisht ose pjesër­isht

(Shtu­ar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 12)

Kur vendi­mi i ri, që jepet pas prish­jes, është i ndryshëm nga vendi­mi i parë, i cili është ekzeku­tu­ar, tërë­sisht ose pjesër­isht, per­soni që ka për­fi­tu­ar dety­ro­het t’i kthe­jë të gjitha për­fitimet e mar­ra nga ekzeku­ti­mi i vendim­it.

 

Neni 486

Zba­ti­mi i detyrueshëm i udhëz­imeve

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Udhëzimet dhe kon­kluzionet e Gjykatës së Lartë janë të detyrueshme për gjykatën që rishqyr­ton çësht­jen.

 

Neni 487

Gabimet në arsyetimin e vendim­it

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 94)

Nuk janë shkak për cen­imin e vendim­it gabimet mate­ri­ale në arsyetimin e vendim­it, kur zgjid­h­ja në themel është e drejtë. Në këtë rast gjyka­ta kufi­zo­het vetëm me kor­rigjimin e arsyetim­it.

 

Neni 488

Shpen­zimet e gjykim­it

Gjyka­ta, kur rrë­zon rekursin, shpen­zimet e gjykim­it ia ngarkon atij që ka bërë rekursin.

 

Neni 489

Mospërsërit­ja e rekur­sit

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 95)

Rekur­si i deklaru­ar i papranueshëm nuk mund të paraqitet përsëri, qoftë edhe në rastet kur nuk ka mbaru­ar afati i cak­tu­ar nga ligji.

 

Neni 490

Heq­ja dorë nga rekur­si

(Shtu­ar para­grafi III me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 96)

Pala mund të heqë dorë nga rekur­si derisa nuk është fil­lu­ar rela­ti­mi në seancë gjyqë­sore. Heq­ja dorë bëhet me shkrim, e nën­shkru­ar nga vetë pala apo avokati i saj, i pajisur me prokurë për këtë qël­lim.

Akti i heq­jes dorë u njofto­het palëve që janë paraqi­tur ose u komu­niko­het avokatëve të palëve.

Kur hiqet dorë nga rekur­si dhe në gjykim kanë mar­rë pjesë të gjitha palët ose për­faqë­sue­sit e tyre, nuk ka vend për shpall­je të veçan­të të vendim­it të pushim­it të gjykim­it.

 

Neni 491

Shpen­zimet, kur hiqet dorë nga rekur­si

(Shfuqizuar fjalia II me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 97)

Në rastet e heq­jes dorë nga rekur­si gjyka­ta i ngarkon shpen­zimet palës që heq dorë.

 

Neni 492

Ndreq­ja e gabimeve mate­ri­ale

(Ndryshuar para­grafi I me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Nëse vendi­mi i shpal­lur nga Gjyka­ta e Lartë përm­ban gabime mate­ri­ale apo në për­l­log­a­r­it­je, pala e intere­suar ka të drejtë të kërko­jë me kërkesë kor­rigjimin apo ndreq­jen e tyre bren­da 60 ditëve nga njof­ti­mi i vendim­it.

Për kërkesën gjyka­ta shpre­het në dhomën e këshillim­it, duke zbat­u­ar rreg­ul­lat e parashikuara në para­grafin e fun­dit të nen­it 480 të këtij Kodi.

 

Neni 493

Rigjyki­mi

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 98 e 126)

Gjyka­ta e shkallës së parë apo gjyka­ta e apelit kur dër­go­het çësht­ja për rigjykim zba­ton të njëj­tat rreg­ul­la pro­ce­du­rale të parashikuara në atë shkallë gjyki­mi.

Detyrat e lëna nga Gjyka­ta e Lartë janë të detyrueshme për gjykatën që rishqyr­ton çësht­jen, e cila, pasi zba­ton këto detyra, ven­dos sipas bind­jes së saj.

Në rigjykim nuk mund të ngri­hen pavlef­sh­mëritë e vërte­t­u­ara në gjykimet e mëparshme. Në rigjykim palët nuk mund të bëjnë pre­tendime të ndryshme nga ato të pran­uara në vendimin e Gjykatës së Lartë, përveç nevo­jës për të arrit­ur në për­fundime që dalin nga vendi­mi i Gjykatës së Lartë.

 

TITULLI I TRETË

 

RISHIKIMI

 

Neni 494

Kërke­sa për rishikim dhe rastet e rishikim­it

(Ndryshuar tit­ul­li me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 99)

(Shtu­ar para­grafi I me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 99)

(Shtu­ar shkro­n­ja ë me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 13)

Kërke­sa për rishikim është akti me të cilin kërko­het rishiki­mi i një vendi­mi të for­mës së pre­rë të gjykatës.

Pala e intere­suar mund të kërko­jë rishikimin e një vendi­mi që ka mar­rë for­më të pre­rë, kur:

a) zbu­lo­hen rrethana të reja apo pro­va të reja me shkresë që kanë rëndësi për çësht­jen, të cilat nuk mund të diheshin nga pala gjatë shqyr­tim­it të saj;

b) vërte­to­het se thëni­et e dësh­mi­tarëve apo mendimet e ekspertëve, mbi të cilat është bazuar vendi­mi, kanë qenë të rreme;

c) palët ose për­faqë­sue­sit e tyre apo ndon­jë anë­tar i trupit gjykues, që ka mar­rë pjesë në gjykimin e çësht­jes, kanë kry­er vepra të dënueshme penal­isht, të cilat kanë ndikuar në dhënien e vendim­it;

ç) vërte­to­het se vendi­mi i dhënë është bazuar në doku­mente të fal­si­fikuara;

d) vendi­mi është bazuar në një vendim të gjykatës ose të një insti­tu­cioni tjetër që më pas është prishur;

e) vendi­mi është në kundër­sh­tim të hapur me një vendim tjetër të for­mës së pre­rë të dhënë midis po atyre palëve, për të njëjtin objekt dhe për të njëjtin shkak.

ë) kur Gjyka­ta Europi­ane e të Drej­tave të Njeri­ut gjen shkel­je të kon­ven­tës europi­ane “Për mbro­jt­jen e të drej­tave të njeri­ut dhe lirive themelore” dhe të pro­tokolleve të saj, të rat­i­fikuara nga Repub­li­ka e Shqipërisë.

 

Neni 495

(Shtu­ar para­grafi II me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 100)

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 14)

Rishiki­mi i vendimeve për rrethanat e parashikuara në shkro­n­jat “b”, “c” dhe “ç” të nen­it 494 të këtij Kodi lejo­het kur ato rrethana janë vërte­t­u­ar me vendim penal të for­mës së pre­rë.

Kur ndjek­ja penale nuk mund të fil­lo­jë ose të për­fun­do­jë për ndon­jë nga shkaqet e treguara në nenin 290 të Kodit të Pro­ce­durës Penale, ose për shkak se nuk është zbu­lu­ar per­soni që ka kry­er fal­si­fikimin, për vërte­timin e rrethanave të mësipërme mund të ngri­het padi në gjykatën civile.

 

 

Neni 496

Afati i paraqit­jes së kërkesës

Kërke­sa për rishikim mund të paraqitet bren­da 30 ditëve nga dita që pala ka mar­rë dijeni për shkakun e rishikim­it, por në çdo rast jo më vonë se një vit nga dita që ka lin­dur shkaku i rishikim­it. Në rastet e parashikuara në nenin 495, afati prej 30 ditësh fil­lon nga dita që vendi­mi ka mar­rë for­mën e pre­rë.

 

Neni 497

Paraqit­ja e kërkesës

(Ndryshuar para­grafi I e III me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 101)

Kërke­sa për rishikim paraqitet për­para Gjykatës së Lartë. Kërke­sa duhet të përm­ba­jë: shkakun për të cilin kërko­het rishiki­mi, provat përkatëse që lid­hen me një nga kërke­sat e nen­it 494 të këtij Kodi, ditën e zbu­lim­it apo të vërte­tim­it të rrethanës apo mar­rjes së doku­menteve.

Kërke­sa nën­shkruhet nga vetë pala apo avokati i pajisur me prokurë.

Kërke­sa e paraqi­tur pa u plotë­suar ose në kundër­sh­tim me kriteret e para­grafit të mësipërm kthe­het për plotësim nga gjyka­ta. Në rast se kërke­sa nuk plotë­so­het bren­da një afati 10 ditor, ajo kthe­het.

 

Neni 498

Shqyr­ti­mi i kërkesës nga Gjyka­ta e Lartë

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 102)

Kur kërke­sa është bërë jashtë rasteve të për­cak­tu­ara në nenin 494 ose kur është bërë nga ata që nuk e kanë këtë të drejtë, si dhe kur rezul­ton hap­tazi e pam­bështe­tur, gjyka­ta ven­dos mospra­n­imin e saj.

Kur kërke­sa pra­nohet, gjyka­ta ven­dos prish­jen e vendim­it tërë­sisht ose pjesër­isht dhe dër­gon çësht­jen për rigjykim nga një tjetër trup gjykues në gjykatën kom­pe­tente. Në rastin e për­cak­tu­ar nga shkro­n­ja “e” e nen­it 494 të këtij Kodi, Gjyka­ta e Lartë prish vendimin e dytë.

Kundër vendim­it nuk lejo­het ankim.

 

Neni 498/a

(Shtu­ar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 103)

Rigjyki­mi i çësht­jes nga gjyka­ta, së cilës i është dër­guar, bëhet sipas rreg­ullave të përgjithshme.

 

 

Neni 499

Shqyr­ti­mi para­prak

(Shfuqizuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 104)

 

 

Neni 500

Pezul­li­mi i ekzeku­tim­it

Paraqit­ja e kërkesës për rishikim nuk pezul­lon ekzeku­timin e vendim­it. Por gjyka­ta, me kërkesën e palës, mund të pezul­lo­jë ekzeku­timin e vendim­it, kur vlerë­son se ka rrezik që mund të shkak­to­het një dëm i madh e i pari­parueshëm.

 

Neni 501

Mar­r­ja e vendim­it

(Shfuqizuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 104)


Neni 502

Kundër­sh­ti­mi i vendim­it

(Shfuqizuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 104)

 

TITULLI IV

 

KREU IV

 

KUNDËRSHTIMI I TË TRETIT

(Shfuqizuar nenet 503–509 me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 104)

 

PJESA E KATËRT

 

EKZEKUTIMI I DETYRUESHËM

 

TITULLI I PARË

 

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 510

Titu­jt ekzeku­tivë

(Ndryshuar shkro­n­ja “d” me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 105)

(Shtu­ar shkro­n­ja “d” me ligjin nr.9953, datë 14.7.2008 neni 1)

(Ndryshuar shkro­n­ja a me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 15)

Ekzeku­ti­mi i detyrueshëm mund të bëhet vetëm në bazë të një tit­ul­li ekzeku­tiv.

Janë tituj ekzeku­tivë:

a) vendimet civile të for­mës së pre­rë të gjykatës, që përm­ban një detyrim, vendimet e dhë­na prej saj për sig­urim­in e padisë, si dhe për ekzeku­timin e përkohshëm;

b) vendimet penale të for­mës së pre­rë në pjesën që bëjnë fjalë për të drej­ta pasurore;

c)vendimet e gjykatave e të arbi­trazheve të shteteve të hua­ja që u është dhënë fuqi sipas dis­poz­i­tave përkatëse të këtij Kodi;

ç) vendimet e një gjykate arbi­trazhi në Repub­likën e Shqipërisë;

d) aktet note­ri­ale që përm­ba­jnë detyrim në të hol­la, si dhe aktet për dhënien e kre­dive bankare ose aktet për dhënien e kre­dive nga insti­tu­cionet finan­cia­re jobankare;

dh) kam­bialet, çeqet e letrat me urd­hër që bara­zo­hen me ato;

e) aktet e tjera që sipas lig­jeve të veçan­ta quhen tituj ekzeku­tivë dhe ngarko­het zyra e përm­barim­it për ekzeku­timin e tyre.

 

Neni 511

Urdhri i ekzeku­tim­it

(Shtu­ar para­grafi i fun­dit me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 106)

(Ndryshuar fjalia e dytë e para­grafit të parë dhe para­grafi i fun­dit

me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 16)

Tit­ul­li ekzeku­tiv vihet në ekzeku­tim me kërkesën e kred­i­torit. Për këtë qël­lim lëshohet urdhri i ekzeku­tim­it, bren­da 5 ditëve nga data e paraqit­jes së kërkesës së kred­i­torit, i cili jepet:

a) për rastet e parashikuara nga shkro­n­jat “a” dhe “b” të nen­it të mësipërm, nga gjyka­ta që ka dhënë vendimin;

b) për vendimet e gjykatave të shteteve të hua­ja e të gjykatave të arbi­trazhit të huaj që u është dhënë fuqi zba­ti­mi sipas dis­poz­i­tave të këtij Kodi nga gjyka­ta e apelit;

c) për rastet e parashikuara nga shkro­n­ja “ç” e nen­it të mësipërm nga gjyka­ta e ven­dit ku është dhënë vendi­mi;

ç) për rastet e parashikuara nga shkro­n­jat “d”, “dh” dhe “e” nga gjyka­ta e ven­dit ku është cak­tu­ar të bëhet ekzeku­ti­mi.

Nuk lëshohet urdhri i ekzeku­tim­it për vendimin e sig­urim­it të padisë dhe për gjo­bat e dhë­na nga gjyka­ta, të cilat ekzeku­to­hen drejt­për­drejt nga zyra e përm­barim­it, pas njof­tim­it të vendim­it.

 

Neni 512

Anki­mi për mos­d­hënien e urdhrit të ekzeku­tim­it

Kundër vendim­it me të cilin refu­zo­het dhë­nia e urdhrit të ekzeku­tim­it, mund të bëhet ankim sipas rreg­ullave mbi ankimet e veçan­ta.

 

Neni 513

Urdhri i ekzeku­tim­it për pasuri dhe per­sona të veçan­të

Urdhri i ekzeku­tim­it lëshohet vetëm në një kop­je.

Kur duhet të dorë­zo­hen disa pasuri të veçan­ta ose kur tit­ul­li ekzeku­tiv është dhënë në dobi ose kundër disa per­son­ave, mund të lëshohen urdhra ekzeku­ti­mi të veçan­të, duke shënuar se cila pjesë e tit­ul­lit duhet të ekzeku­to­het për çdo urd­hër ekzeku­ti­mi.

 

Neni 514

Lëshi­mi i dub­likatës së urdhrit të ekzeku­tim­it

Kur urdhri i ekzeku­tim­it hum­bet ose zhduket, gjyka­ta që e ka lëshuar, me kërkesë të kred­i­torit, mund t’i lësho­jë këtij dub­likatë në bazë të tit­ul­lit ekzeku­tiv.

Kërke­sa shqyr­to­het në këshill gjyqë­sor  pasi deb­itorit t’i jetë dorëzuar një kop­je e saj.

Kur hum­bet ose zhduket vetë tit­ul­li ekzeku­tiv dhe nuk ka mundësi që përm­ba­jt­ja e tij të nxir­ret nga aktet e organ­eve që kanë lëshuar tit­ullin ekzeku­tiv, kred­i­tori mund të ngre­jë padi kundër deb­itorit, sipas rreg­ullave të përgjithshme.

 

Neni 515

Vënia në ekzeku­tim

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 17)

Urdhri i ekzeku­tim­it vihet në ekzeku­tim nga shër­bi­mi përm­ba­ri­mor gjyqë­sor, shtetëror ose pri­vat, me anë të përm­barue­sit gjyqë­sor, në bazë të kërkesës së kred­i­torit.

Kred­i­tori, përveç kërkesës për ekzeku­tim, duhet të paraqesë:

a) tit­ullin ekzeku­tiv (origji­nal ose i noter­izuar);

b) urdhrin e ekzeku­tim­it (origji­nal);

c) pagesën e tar­ifës së vënies në ekzeku­tim;

ç) sipas rastit, prokurën e per­son­it, që për­faqë­son palën kred­i­tore.

Kur nuk plotë­so­hen në rreg­ull doku­mentet e mësipërme për vënien në ekzeku­tim të urdhrit të ekzeku­tim­it, përm­barue­si i lë kërkue­sit një afat 5‑ditor për plotësimin e mangë­sive. Kur kërkue­si nuk plotë­son këto mangësi bren­da afatit të cak­tu­ar, doku­menta­cioni i kthe­het atij. Kur mangësitë janë shman­gur në afatin e cak­tu­ar, kërke­sa për vënien në ekzeku­tim quhet e regjistru­ar nga data që është paraqi­tur pranë përm­barue­sit gjyqë­sor.

Vënia në ekzeku­tim e urdhrit të ekzeku­tim­it bëhet bren­da 15 ditëve nga data e dorëzim­it të kërkesës së kred­i­torit.

Vendi­mi i gjykatës për masën e sig­urim­it të padisë dhe gjo­bat e gjykatës vihen në ekzeku­tim bren­da 5 ditëve nga data e paraqit­jes për ekzeku­tim.

Tar­i­fa për vënien në ekzeku­tim të urdhrit ekzeku­tiv nuk para­paguhet në raste të parashikuara me ligj apo akte të tjera nor­ma­tive.

 

Neni 516

Kom­pe­ten­ca tokë­sore e përm­barue­sit gjyqë­sor

(Shtu­ar fjalia e fun­dit me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 18)

Kërke­sa për zba­timin e urdhrave të ekzeku­tim­it i drej­to­het përm­barue­sit gjyqë­sor të ven­dit ku ndod­hen:

a) sendet e lua­jt­shme ose të palu­a­jt­shme ose paratë, ndaj të cilave drej­to­het ekzeku­ti­mi;

b) ban­i­mi i per­son­it të tretë të detyru­ar kur ekzeku­ti­mi drej­to­het kundër kre­disë që ka për të mar­rë deb­itori nga ky per­son;

c) ven­di i ekzeku­tim­it të detyrim­it për kry­er­jen ose moskry­er­jen e një vepri­mi të cak­tu­ar.

Kur përm­barue­si gjyqë­sor kon­sta­ton se nuk është kom­pe­tent për të vënë në ekzeku­tim kërkesën, ia dër­gon këtë përm­barue­sit gjyqë­sor kom­pe­tent, pasi vë më parë sekuestër mbi sendin ose mbi kred­inë e deb­itorit.

Kon­flik­ti për kom­pe­tencë nuk lejo­het, por përm­barue­si gjyqë­sor ka të drejtë të parashtro­jë moskom­pe­tencën e tij në gjykatën e shkallës së parë ku e ushtron veprim­tar­inë, e cila e shqyr­ton atë në këshill gjyqë­sor. Kundër vendim­it të tij lejo­het ankim i veçantë.Ky nen nuk zba­to­het për per­son­at, përm­barue­sit gjyqë­sorë, që ushtro­jnë veprim­tar­inë pub­like të shër­bim­it përm­ba­ri­mor gjyqë­sor, të orga­nizuar mbi baza pri­vate.

 

Neni 516/a

(Shtu­ar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 19)

Në çastin e fil­lim­it të pro­ce­durës së ekzeku­tim­it, përm­barue­si gjyqë­sor, në bazë të nen­it 515 të këtij ligji, duhet të regjistro­jë, në regjistrin qen­dror pranë Min­istrisë së Drejtë­sisë, çdo kërkesë. Çdo përm­barues gjyqë­sor është i detyru­ar të nji­het me të dhë­nat e regjistrit.

Nëse me fil­lim­in e pro­ce­durës me objekt “Ekzeku­tim detyrimesh në të hol­la” përm­barue­si gjyqë­sor, nga të dhë­nat e mar­ra nga regjistri qen­dror, vëren se kred­i­torë të tjerë janë në pro­ce­durë ekzeku­ti­mi ndaj të njëjtit deb­itor, me të njëjtin objekt, atëherë pezul­lon pro­ce­durën e nisur dhe drej­ton kred­i­torin e tij te përm­barue­si gjyqë­sor, i cili ka regjistru­ar i pari kërkesën për ekzeku­tim.

Në këtë rast, përm­barue­si gjyqë­sor, që ka regjistru­ar i pari kërkesën, vijon pro­ce­durën e ekzeku­tim­it, në për­puth­je edhe me nenin 534 e në vijim të këtij Kodi.

Me pezul­lim­in e pro­ce­durës së ekzeku­tim­it, tar­i­fa e vënies në ekzeku­tim të urdhrit të ekzeku­tim­it, së bashku me doku­menta­cionin, i kthe­hen kred­i­torit.

Ky nen nuk zba­to­het kur në cilës­inë e palës deb­itore është shteti.

 

Neni 517

Lajmëri­mi për ekzeku­timin vull­ne­tar

(Ndryshuar para­grafi II me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 107)

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 20)

Përm­barue­si gjyqë­sor, kur fil­lon ekzeku­timin, i dër­gon deb­itorit një lajmërim për të ekzeku­tu­ar vull­ne­tar­isht detyrim­in që përm­ban urdhri i ekzeku­tim­it, duke i cak­tu­ar për këtë një afat prej 5 ditësh, kur objek­ti i tij është pagë ose detyrim për ushqim dhe prej 10 ditësh në të gjitha rastet e tjera.

Me mar­rjen e lajmërim­it për ekzeku­tim vull­ne­tar, deb­itori është i detyru­ar të deklaro­jë, me shkrim, gjend­jen e tij pasurore, si dhe sendet ose kre­di që per­sona të tretë i dety­ro­hen, nëse kjo kërko­het nga përm­barue­si gjyqë­sor.

Me kërkesën e deb­itorit, gjyka­ta e shkallës së parë e ven­dit të ekzeku­tim­it, në raste të veçan­ta, duke mar­rë parasysh gjend­jen pasurore të deb­itorit ose rrethanat e tjera të çësht­jes, pasi dëgjon edhe kred­i­torin mund të shtyjë afatin e ekzeku­tim­it të detyrim­it në të hol­la ose ta nda­jë këtë detyrim në këste. Vendi­mi jepet në seancë gjyqë­sore, bren­da 20 ditëve nga data e paraqit­jes së kërkesës. dhe kundër tij mund të bëhet ankim i veçan­të.

 

Neni 518

Përm­ba­jt­ja e lajmërim­it

Lajmëri­mi duhet të përm­ba­jë një shkur­tim të përm­ba­jt­jes së urdhrit të ekzeku­tim­it, vendin dhe adresën e kred­i­torit, dhe par­ala­jmërim­in që i bëhet deb­itorit se do të fil­lo­jë ekzeku­ti­mi i detyrueshëm, në qoftë se ekzeku­ti­mi nuk ekzeku­to­het vull­ne­tar­isht prej tij bren­da afatit të cak­tu­ar në lajmërim.

Në rast se deb­itori vdes pas vënies në ekzeku­tim të tit­ul­lit, por para se të jenë për­fun­d­uar së kry­eri veprimet e nevo­jshme të ekzeku­tim­it, përm­barue­si gjyqë­sor, para se të vazh­do­jë veprimet e tij, duhet t’u dër­go­jë trashëgim­tarëve të deb­itorit të vdekur, kur këta janë njo­hur, një lajmërim të ri për të ekzeku­tu­ar këta vull­ne­tar­isht detyrim­in që përm­ban urdhri i ekzeku­tim­it.

 

Neni 519

Fil­li­mi i ekzeku­tim­it të detyrueshëm

Ekzeku­ti­mi i detyrueshëm nuk mund të fil­lo­jë para se të kenë kalu­ar afatet e parashikuara nga neni 517 i këtij Kodi, përveç kur ka rrezik se me kalim­in e afatit, ekzeku­ti­mi do të bëhet i pamund­shëm. Në këtë rast, përm­barue­si gjyqë­sor mund të fil­lo­jë men­jëherë nga ekzeku­ti­mi i detyrueshëm.

 

Neni 520

Efek­tet e urdhrit të ekzeku­tim­it ndaj trashëgim­tarëve

Urdhri i ekzeku­tim­it kundër deb­itorit trashëgim­lënës vihet në ekzeku­tim mbi pasur­inë e trashëgim­tarëve të tij, por bren­da masës së pasurisë së trashëguar prej tyre nga trashëgim­lënësi.

 

Neni 521

Ekzeku­ti­mi ndaj per­son­it të tretë

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 108)

Urdhri i ekzeku­tim­it kundër deb­itorit mund të vihet në ekzeku­tim edhe kundër per­son­it të tretë, që për sig­urim­in e detyrim­it ka ngarkuar me bar­rë sipas ligjit një send të tij, kur kred­i­tori kërkon ekzeku­timin mbi këtë send.

 

Neni 522

Ekzeku­ti­mi ndaj deb­itorit që nuk i dihet ban­i­mi

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 109)

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 21)

Kur ban­i­mi i deb­itorit nuk dihet, gjyka­ta e shkallës së parë e ven­dit të ekzeku­tim­it, me kërkesën e përm­barue­sit gjyqë­sor, pasi sqaro­het edhe vetë për këtë rrethanë, bren­da 10 ditëve nga data e paraqit­jes së kërkesës së përm­barue­sit gjyqë­sor i emëron deb­itorit një për­faqë­sues, i cili shpër­ble­het fil­lim­isht nga kred­i­tori sipas nen­it 525 të këtij Kodi.

 

Neni 523

Detyri­mi për bashkëpunim

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 22)

Kur për ekzeku­timin e detyrueshëm është e nevo­jshme të çelet bane­sa ose ndon­jë ndërtesë tjetër e deb­itorit, pa pran­inë e tij ose të një per­soni mad­hor të famil­jes së tij, me kërkesë të përm­barue­sit gjyqë­sor, dety­ro­het të jetë i pran­ishëm për­faqë­sue­si i një­sisë së qev­eris­jes ven­dore. Në çdo rast, përm­barue­si gjyqë­sor kërkon edhe pjesë­mar­rjen e dy dësh­mi­tarëve të tjerë.

Në rast nevo­je, me kërkesë të përm­barue­sit gjyqë­sor, Poli­cia e Ren­dit dety­ro­het ta mbësht­esë atë gjatë pro­ce­du­rave të ekzeku­tim­it.

Kur për ekzeku­timin e detyrueshëm është e nevo­jshme të prishet objek­ti, të liro­het tru­al­li, të pezul­lo­hen punimet, me kërkesë të përm­barue­sit gjyqë­sor, inspek­torati ndër­ti­mor pranë pushtetit ven­dor dhe Inspek­torati Kom­bë­tar dety­ro­hen të mbësht­esin përm­baruesin gjyqë­sor gjatë pro­ce­du­rave të ekzeku­tim­it.

Për ekzeku­timin e titu­jve ekzeku­tivë, me objekt “Takim dhe kujdestari fëmi­je”, përm­barue­si gjyqë­sor kërkon asis­tencën e psiko­logut, kur ky i fun­dit është i detyru­ar në bazë të ligjit për bashkëpunim.

 

Neni 524

Pro­cesver­bali i përm­barue­sit

Përm­barue­si gjyqë­sor, për çdo veprim të kry­er prej tij, është i detyru­ar të mba­jë pro­ces­ber­val, në të cilin për­menden dita dhe ven­di i kry­er­jes së veprim­it, kërke­sat dhe deklarimet e bëra nga palët, sendet e mar­ra, shu­ma e nxjer­rë dhe shpen­zimet e bëra për ekzeku­timin.

 

Neni 525

Shpen­zimet e ekzeku­tim­it

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 23)

Tar­i­fat e për­cak­tu­ara për ekzeku­timin e urdhrit ekzeku­tiv paguhen fil­lim­isht nga kred­i­tori dhe pas për­fundim­it të pro­ce­durës së ekzeku­tim­it i ngarko­hen deb­itorit. Shpen­zimet e tjera gjatë pro­ce­durës së ekzeku­tim­it paguhen nga pala, që i ka shkak­tu­ar ato.

 

Neni 526

Ekzeku­ti­mi ndaj per­son­it të huaj

Ekzeku­ti­mi i detyrueshëm ndaj per­son­it të huaj pub­lik mund të bëhet vetëm me leje të Min­istrit të Drejtë­sisë.

 

Neni 526/a

Fusha e zba­tim­it

(Shtu­ar me ligjin nr.8535, datë 18.10.1999, neni 1)

Dis­poz­i­tat e përgjithshme për ekzeku­timin e detyrueshëm zba­to­hen për të gjitha llo­jet e titu­jve ekzeku­tivë.

Me ligj mund të vihen rreg­ul­la të posaçme për ekzeku­timin e detyrueshëm të titu­jve ekzeku­tivë të cak­tu­ar, duke respek­tu­ar kërke­sat e nen­eve 510, 511, 516, 520, 521, 523, 524, 545, 561 dhe 562 të këtij Kodi, edhe sikur të jenë tituj të fushave të veçan­ta të ekzeku­tim­it të detyrueshëm sipas këtij Kodi.

 

 

TITULLI II

 

EKZEKUTIMI NË FUSHA TË VEÇANTA

 

KREU I

 

EKZEKUTIMI I DETYRIMEVE NË TË HOLLA KUNDREJT

PERSONAVE FIZIKË E JURIDIKË

 

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 527

Vënia e sekue­stros

Kur kërko­het ekzeku­ti­mi i një detyri­mi në të hol­la, përm­barue­si gjyqë­sor, me kalim­in e afatit të lajmërim­it për ekzeku­tim (neni 517), fil­lon ekzeku­timin e detyrueshëm, duke vënë sekuestër mbi kred­itë e deb­itorit dhe mbi sendet e lua­jt­shme dhe të palu­a­jt­shme të tij, në masën që do të jetë e nevo­jshme për plotësimin e detyrim­it.

 

Neni 528

(Shtu­ar fjalia e fun­dit me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 24)

Me kërkesën e deb­itorit, sekue­stro­ja mund të vihet edhe mbi një pasuri tjetër të tij të ndryshme nga ajo që ka treguar kred­i­tori, kur përm­barue­si gjyqë­sor çmon se kjo plotë­son kërkesën e kred­i­torit. Me kërkesë të deb­itorit, sekue­stro­ja mund të vihet, përveç pasurive të rën­d­uara me peng dhe hipotekë, edhe mbi një pasuri tjetër të tij, të ndryshme nga ajo që ka treguar kred­i­tori, kur përm­barue­si gjyqë­sor çmon se ajo plotë­son kërkesën e kred­i­torit.

 

Neni 529

Sendet mbi të cilat nuk mund të vihet sekue­stro­ja

(Shtu­ar pika 8 me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 25)

Për­jash­to­hen nga sekuestri­mi i pasurisë së deb­itorit:

1. sendet e për­dorim­it per­son­al të deb­itorit dhe të famil­jes së tij si: vesh­jet, shtre­sat, mbule­sat, mobil­jet për aq sa ato janë të nevo­jshme për jetesën e tyre;

2. ushqimet dhe lëndët djegëse që i nevo­jiten deb­itorit dhe famil­jes së tij për tre muaj;

3. deko­ratat dhe sende kuj­ti­mi, letra, shkre­sa të famil­jes dhe librat pro­fe­sion­alë;

4. librat, veg­lat muziko­re, mjetet e artit që nevo­jiten për veprim­tar­inë shken­core dhe artis­tike të deb­itorit dhe të famil­jes së tij;

5. deri 3 dynymë tokë, 2 kaf­shë për punimin e tokës, 1 lopë, 6 dele ose 6 dhi, fara për mbjell­jen e ardhshme, si dhe ushqi­mi i këtyre kaf­shëve për 3 muaj për per­son­at që jeto­jnë me punë bujqë­sore ose bleg­torale;

6. ndih­ma që u jepet nënave me shumë fëmi­jë ose të vetme,  pen­sionet e ple­qërisë, të inva­liditetit ose famil­jarë ose bur­sa e studim­it përveç kur detyri­mi është për ushqim. Në këtë rast nuk mund të sekue­stro­het më shumë se 1/2 e shumës së pen­sion­it ose të bursës;

7. fru­tat naty­rore një muaj para se ato të piqen.

8. Sendet e nevo­jshme të punës për sig­urim­in e jetesës.

 

Neni 530

Shtrir­ja e sekue­stros mbi shpër­blim­in nga sig­uri­mi

Në qoftë se sendet e sekuestru­ara janë të sig­u­ru­ara, sekuestri­mi shtri­het edhe në shpër­blim­in që u takon nga sig­uri­mi.

 

Neni 531

Detyrimet e deb­itorit pas vënies së sekue­stros

Nga çasti i vënies së sekue­stros, deb­itori nuk ka të drejtë të dispono­jë sendin e lua­jt­shëm ose të palu­a­jt­shëm ose kred­inë apo të ndrysho­jë, dëm­to­jë ose të zhdukë sendin, përndryshe ka përgjegjësi, sipas dis­poz­i­tave të Kodit Penal. Ky detyrim shtri­het edhe mbi per­son­at që kanë në posed­im sendin e deb­itorit.

 

Neni 532

Llog­a­ria në bankë e zyrës së përm­barim­it dhe e përm­barue­sit gjyqë­sor

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 26)

Shu­mat e nxjer­ra, me rastin e ekzeku­tim­it ndaj deb­itorit, ndaj per­son­it të tretë që i dety­ro­het deb­itorit, ndaj blerësit të sendit të shi­tur në dyqanet me shit­je të lirë ose në ankand, derd­hen në bankë në llog­a­ri të zyrës  së përm­barim­it  ose  në  llog­a­ri të përm­barue­sit gjyqë­sor.

 

Neni 533

Sekue­stro­ja e pagës së deb­itorit

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 27)

Pasi zbritet kon­tribu­ti për sig­urimet shoqërore dhe tak­sat mbi të ard­hu­rat, përm­barue­si gjyqë­sor sekue­stron pagën e deb­itorit, por pa cen­uar min­i­mu­min jetik, të për­cak­tu­ar sipas akteve ligjore dhe nën­ligjore në fuqi.

 

Neni 534

Pjesë­mar­r­ja e kred­i­torëve të tjerë

Në çdo fazë të ekzeku­tim­it, gjer­sa nuk është për­gat­i­tur nga përm­barue­si gjyqë­sor pro­jek­ti i ndar­jes së shu­mave të nxjer­ra, mund të mar­rin pjesë në ekzeku­tim edhe kred­i­torët e tjerë të po atij deb­itori.

Mar­r­ja pjesë e kred­i­torëve të tjerë në ekzeku­tim bëhet me kërkesë të tyre të shkru­ar së cilës i bashkëngjitet urdhri i ekzeku­tim­it ose një vendim nga përm­barue­si gjyqë­sor se urdhri i ekzeku­tim­it i është bashkëngji­tur një çësht­je­je tjetër që është në ekzeku­tim.

 

Neni 535

Kred­i­tori që merr pjesë në ekzeku­tim bashkë me kred­i­torët e tjerë ka po ato të drej­ta që ka edhe kred­i­tori, i cili ka vënë i pari sekue­stron mbi sendet ose kred­itë e deb­itorit, përveç kur ekzis­to­jnë shkaqe të ligjshme të preferim­it.

Veprimet e ekzeku­tim­it, të kry­era para se kred­i­tori të mar­rë pjesë bashkë me kred­i­torët e tjerë, kri­jo­jnë të drej­ta edhe për ata.

 

Neni 536

Shteti quhet gjith­monë si kred­i­tor që merr pjesë bashkë me kred­i­torët e tjerë për detyrim­in që po ai deb­itor i ka shtetit dhe të cilët rrjed­hin nga tatimet dhe nga kre­di të tjera, shu­ma e të cilëve i është njof­tu­ar përm­barue­sit gjyqë­sor, para se të bëhet ndar­ja e shu­mave të tjera. Për këtë qël­lim, përm­barue­si gjyqë­sor njofton sek­sion­in përkatës të financës për çdo ekzeku­tim të fil­lu­ar prej tij dhe për çdo ndar­je që ai bën.

 

Neni 537

Pro­jek­ti i ndar­jes së shu­mave

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 112)

Kur shu­ma e nxjer­rë nga ekzeku­ti­mi nuk mjafton për të paguar të gjithë kred­i­torët, përm­barue­si gjyqë­sor për­gatit pro­jek­tin e ndar­jes, duke veçuar më parë shu­mat që nevo­jiten për kred­itë që paguhen me prefer­im dhe nga pje­sa tjetër që mbetet, paguan kred­itë e tjera në për­p­jesë­tim me shu­mat e tyre.

 

Neni 538

Përm­barue­si gjyqë­sor njofton për për­gatit­jen e pro­jek­tit të ndar­jes së shu­mave të nxjer­ra deb­itorin dhe kred­i­torët, të cilët i thër­ret për këtë qël­lim në një ditë të cak­tu­ar prej tij.

Në qoftë se bren­da 5 ditëve nga dita e paraqit­jes prej përm­barue­sit gjyqë­sor të pro­jek­tit të ndar­jes nuk bëhet ankim, ndar­ja quhet për­fundimtare dhe përm­barue­si gjyqë­sor i dorë­zon çdo kred­i­tori shumën që i takon.

 

Neni 539

Anki­mi kundër pro­jek­tit të ndar­jes së shu­mave

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Në rast se kundër pro­jek­tit të ndar­jes së shu­mave të nxjer­ra bëhet ankim, çësht­ja së bashku me ankesën i dër­go­het gjykatës së shkallës së parë e cila ven­dos në seancë gjyqë­sore, duke thirrur deb­itorin dhe kred­i­torët. Kundër vendim­it të gjykatës për ndar­jen e shu­mave të nxjer­ra mund të bëhet ankim i veçan­të në gjykatën e apelit.

 

 

KREU II

 

EKZEKUTIMI MBI SENDET E LUAJTSHME

 

Neni 540

Inven­ta­riz­i­mi

(Shtu­ar fjalia e fun­dit me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 28)

Sekue­stro­ja mbi sendet e lua­jt­shme të deb­itorit bëhet me inven­ta­riz­imin e tyre nga përm­barue­si gjyqë­sor. Përm­barue­si gjyqë­sor bën sekuestrim­in e pasurive të lua­jt­shme, mbi të cilat ven­doset një etiketë e shër­bim­it të përm­barim­it.

 

Neni 541

Inven­ta­riz­i­mi përf­shin vetëm sendet që ndod­hen në shtëpinë e deb­itorit, si dhe ato që ndod­hen në një lokal tjetër që është i për­bashkët për deb­itorin dhe per­son­at e tretë, përveç se kur del se ato janë të një per­soni tjetër.

Për inven­ta­riz­imin mba­het pro­cesver­bal.

 

Neni 542

Përm­ba­jt­ja e pro­cesver­balit të inven­ta­rizim­it

(Shtu­ar shkro­n­ja “c” me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 112)

Pro­cesver­bali i inven­ta­rizim­it duhet të përm­ba­jë:

a) shën­imin e urdhrit të ekzeku­tim­it, në bazë të të cilit vihet sekue­stro­ja;

b) emrin, emrin e atit dhe mbiem­rin e përm­barue­sit gjyqë­sor, të deb­itorit, kred­i­torit dhe të per­son­ave të tjerë që janë të pran­ishëm në inven­ta­riz­im;

c) vendin ku kry­het inven­ta­riz­i­mi dhe koha e kry­er­jes së tij;

ç) pre­tendimet e per­son­ave të tretë në lid­hje me sendet e inven­ta­rizuara;

d) për­shkrim­in e hol­lë­sishëm të sendeve dhe vlerësimin e tyre;

dh) kujt i lihen për rua­jt­je sendet;

e) nën­shkrim­in e per­son­ave që mar­rin pjesë në inven­ta­riz­im.

 

Neni 543

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 113)

Inven­ta­riz­i­mi bëhet në prani të deb­itorit. Në mungesë të deb­itorit, inven­ta­riz­i­mi bëhet në prani të një per­soni mad­hor të famil­jes së tij dhe, kur nuk ndod­het një per­son i tillë, në prani të një për­faqë­sue­si të një­sisë së qev­eris­jes ven­dore. Në çdo rast inven­ta­riz­i­mi bëhet duke qenë të pran­ishëm edhe dy dësh­mi­tarë.

 

Neni 544

Vlerësi­mi i sendeve të inven­ta­rizuara

Sendet e inven­ta­rizuara vlerë­so­hen nga përm­barue­si gjyqë­sor në bazë të vlerësimeve të ekspertëve, në bazë të çmimeve të tregut, duke u zbrit­ur përqind­ja përkatëse e kon­sumim­it ose e vjetër­sisë së tyre.

 

Neni 545

Detyrimet e deb­itorit për sendet e lëna në rua­jt­je

Sendet e inven­ta­rizuara mund t’i lihen në rua­jt­je deb­itorit, i cili ka të drejtë edhe t’i për­dorë, por me kusht që të mos pakë­so­het vlef­ta e tyre. Kur deb­itori refu­zon t’i pra­no­jë për rua­jt­je, përm­barue­si gjyqë­sor emëron në këtë detyrë një per­son tjetër, duke i cak­tu­ar këtij një shpër­blim.

Deb­itori ose per­soni i tretë, të cilëve u janë lënë në rua­jt­je sendet e inven­ta­rizuara, duhet të japin llog­a­ri për të ard­hu­rat dhe shpen­zimet e bëra për sendin. Këta janë përgjegjës, sipas dis­poz­i­tave të Kodit Penal, për dispon­imin, dëm­timin ose shkatër­rim­in e tyre.

 

Neni 546

Ekzeku­ti­mi mbi sendet në bashkëpronësi

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001,neni 114)

Kur ekzeku­ti­mi bëhet mbi sendet që janë në bashkëpronësi të deb­itorit dhe të per­son­ave të tjerë, përm­barue­si gjyqë­sor, pasi bën inven­ta­riz­imin e gjithë pasurisë së për­bashkët, i bën kërkesë gjykatës kom­pe­tente të ven­dit të ekzeku­tim­it, e cila cak­ton dhe ndan pjesën që i takon deb­itorit, sipas rreg­ullave të parashikuara nga nenet 369–374 të këtij Kodi. Mbi këtë pjesë bëhet pas­taj ekzeku­ti­mi nga përm­barue­si gjyqë­sor.

 

Neni 547

Pavlef­sh­mëria e disponim­it pas vënies së sekue­stros

Çdo dispon­im i sendit të lua­jt­shëm nga ana e deb­itorit pas vënies së sekue­stros është i pavlef­shëm kun­drejt kred­i­torëve që kanë kërkuar ekzeku­timin, përveç kur me dispon­imin sen­di ka kalu­ar në pronësi të një tjetri që ka qenë në mirëbes­im (neni 166 i Kodit Civ­il).

 

Neni 548

Sekuestri­mi mbi sendet e çmueshme

Sendet e çmueshme si ari, argjen­di, pla­ti­ni dhe met­alet e grupit të pla­tinit në shufra, copë, mon­ed­ha dhe artikuj të bërë prej tyre, gurët e çmueshëm, mar­gar­i­tarët dhe artiku­jt e bërë prej tyre, si dhe val­u­ta e huaj, doku­mentet e pagesës në val­utë të huaj si kam­biale, çeqe, man­date e letra të tjera të kësaj natyre, si dhe tituj të huaj me vleftë, si aksione, obliga­cione e kuponat përkatës i jepen për rua­jt­je një banke.

 

Neni 549

Pro­ce­du­ra e shit­jes

Përm­barue­si gjyqë­sor, pas vënies së sekue­stros, i dër­gon një lajmërim deb­itorit se sendet e sekuestru­ara do të shiten, në qoftë se bren­da pesë ditëve ai nuk ekzeku­ton detyrim­in.

 

Neni 550

Shit­ja e sendeve bëhet me anë të ankan­dit ose në dyqanet me shit­je të lirë, ndër­sa sendet e çmueshme (neni 548), të depoz­i­tu­ara në bankë, i shiten asaj dhe mer­ret kundërvlera e tyre nga përm­barue­si gjyqë­sor, në bazë të kur­sit zyr­tar në kohën e pagesës së tyre.

 

 

Neni 551

(Shfuqizuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 29)

 

 

Neni 552

Cak­ti­mi i çmim­it

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 30)

Çmi­mi i sendit të sekuestru­ar cak­to­het nga përm­barue­si, në bashkëpunim me kred­i­torin dhe deb­itorin. Kur ka kundër­sh­time ndër­m­jet tyre, thirret një ekspert.

 

 

Neni 553

Shit­ja e lirë e sendit

(Shtu­ar para­grafi I me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 115)

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 31)

Përm­barue­si e dër­gon sendin për shit­je në dyqane me shit­je të lirë. Cak­ti­mi i shpër­blim­it për shit­jen bëhet në mar­rëvesh­je ndër­m­jet përm­barue­sit gjyqë­sor dhe shitësit. Shpër­bli­mi nxir­ret nga vlera e sendit të sekuestru­ar pas shit­jes së tij.

Në qoftë se bren­da 2 mua­jve sen­di nuk shitet në shit­je të lirë, përm­barue­si gjyqë­sor, duke mar­rë edhe pëlqimin e palëve, ven­dos nëse duhet të vazh­do­jë me shit­jen e lirë edhe për 30 ditë të tjera apo të kalo­jë në pro­ce­durë ankan­di.

 

Neni 554

Ankan­di

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 116)

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 32)

Përm­barue­si gjyqë­sor, pasi njofton palët se sen­di, për shkak të natyrës ose të gjend­jes, nuk mund të pra­nohet në shit­je të lirë, orga­ni­zon shit­jen me ankand të sendit, sipas çmim­it të për­cak­tu­ar në nenin 552 të këtij Kodi.

 

Neni 555

(Shtu­ar fjalia e parë me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 33)

Çmi­mi fillestar i ankan­dit të parë është 80 për qind e çmim­it të cak­tu­ar sipas nen­it 552 të këtij ligji. Kur sen­di shitet në ankand, përm­barue­si gjyqë­sor shpall në zyrën e tij, në vendin ku ndod­het sen­di dhe në vendin e cak­tu­ar për shit­jen në ankand, një lajmërim ku duhet të tre­go­het çmi­mi me të cilin do të fil­lo­jë shit­ja në ankand, ven­di, dita dhe ora që do të bëhet shit­ja.

Shit­ja nuk mund të bëhet para se të kenë kalu­ar pesë ditë nga shpall­ja.

 

Neni 556

Shit­ja në ankand e sendit bëhet ditën e cak­tu­ar në lajmërim dhe për­fun­don me mbarim­in e orar­it zyr­tar të asaj dite.

Blerës quhet ofertue­si që ka dhënë çmimin më të lartë. Blerësi duhet ta pagua­jë çmimin men­jëherë.

Në ankand nuk mund të mar­rin pjesë per­son­at që tre­go­hen në nenin 709 të Kodit Civ­il.

Për të gjitha veprimet e shit­jes në ankand mba­het pro­cesver­bal.

 

 

Neni 557

Ankan­di i dytë

(Ndryshaur me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 34)

Në rast se në ankandin e parë nuk është paraqi­tur asnjë ofertues, atëherë, bren­da 10 ditëve nga për­fundi­mi i tij, përm­barue­si gjyqë­sor për­cak­ton çmimin e ri, jo më të ulët se 30 për qind të çmim­it fillestar, të cak­tu­ar në ankandin e parë dhe cak­ton një ankand të dytë për shit­jen e sendit.

Në rast se në ankandin e dytë nuk është paraqi­tur asnjë ofertues, përm­barue­si i propo­zon në fil­lim kred­i­torit, që, kun­drejt kre­disë, të mar­rë sendin me çmimin e ankan­dit të dytë. Në rast se kred­i­tori nuk pra­non ta mar­rë sendin, përm­barue­si heq sekue­stron mbi këtë send, duke ia kthy­er atë deb­itorit dhe vijon pro­ce­du­rat përm­ba­ri­more mbi pasuri të tjera të tij.

 

Neni 558

Rad­ha e shit­jes së sendeve në ankand

Deb­itori ka të drejtë të cak­to­jë rad­hën, sipas së cilës duhet të shiten sendet në ankand. Në qoftë se nga shit­ja e një ose disa sendeve nxir­ret një shumë e cila mjafton për të shly­er kred­inë e kred­i­torit dhe shpen­zimet e tjera që kanë lid­hje me kred­inë, ankan­di për­fun­don dhe sendet e tjera nuk shiten.

 

Neni 559

Kali­mi i pronë­sisë së sendit të shi­tur

Blerësi i sendit të shi­tur në dyqanin e shit­jes me shit­je të lirë ose në ankand bëhet pronar i tij edhe sikur sen­di të mos ishte në pronësi të deb­itorit.

Kundër shit­jes nuk mund të bëhet ankim dhe as të kundër­sh­to­het vlef­sh­mëria e saj, përveç rastit të parashikuar nga para­grafi i tretë i nen­it 556 të këtij Kodi.

 

KREU III

 

EKZEKUTIMI MBI SENDET E PALUAJTSHME, MBI MJETET E LUNDRIMIT E TË FLUTURIMIT

 

 

Neni 560

Vënia e sekue­stros

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 35)

Ekzeku­ti­mi i vendim­it të gjykatës apo të titu­jve të tjerë ekzeku­tivë mbi sendet e palu­a­jt­shme të deb­itorit bëhet me ven­dos­jen e sekue­stros mbi to.

Sekue­stro­ja vihet me regjistrim­in e saj në zyrën e regjistrit të pasurive të palu­a­jt­shme të aktit të përm­barue­sit gjyqë­sor, në të cilin shëno­het llo­ji, natyra dhe të pak­tën tre kufij të sendit të palu­a­jt­shëm, ven­di i ndod­hjes së tij, si dhe hipotekat dhe të drej­tat reale që mund të jenë vënë mbi të. Akti i përm­barue­sit gjyqë­sor regjistro­het nga zyra e regjistrim­it të pasurive të palu­a­jt­shme bren­da 10 ditëve nga data e paraqit­jes së tij.

Një kop­je e aktit të përm­barue­sit gjyqë­sor  i komu­niko­het deb­itorit.

 

Neni 561

Sekue­stro­ja mbi mjetet e lun­drim­it

Kur sekue­stro­het një ani­je, në pro­cesver­balin përkatës për­menden emri e kom­bësia e pronar­it të ani­jes, emri i ani­jes, për­shkri­mi e kapaciteti i saj, si dhe të dhë­na të tjera lid­hur me regjistrim­in e saj. Kop­ja e pro­cesver­balit të sekuestrim­it, si për ani­jet shqiptare ash­tu dhe për ato të hua­ja, i jepet per­son­it që mban regjistrin detar të ani­jes, si dhe drej­torit të por­tit ku është ven­do­sur sekuestri­mi, i cili njofton men­jëherë pronar­in e ani­jes.

Sekuestri­mi ndalon lun­drim­in e ani­jes.

 

Neni 562

Sekue­stro­ja mbi mjetet e flu­turim­it

Kur sekue­stro­het një mjet flu­turi­mi, në pro­cesver­balin përkatës për­mendet emri dhe kom­bësia e pronar­it, shen­jat dal­luese të mjetit, vendin e regjistrim­it, kapacitetin e të dhë­na të tjera të kësaj natyre.

Kop­ja e pro­cesver­balit të sekuestrim­it i jepet koman­dan­tit të aero­por­tit ku është bërë sekuestri­mi i mjetit.

Sekuestri­mi ndalon flu­turim­in e mjetit. Koman­da e aero­por­tit kur mjeti i flu­turim­it është i huaj, njofton men­jëherë zyrën ku është regjistru­ar mjeti i flu­turim­it.

 

Neni 563

Ver­i­fiki­mi i të drejtës së pronë­sisë të deb­itorit

Për­para ven­dos­jes së sekue­stros, përm­barue­si gjyqë­sor sig­uro­het nëse sen­di i palu­a­jt­shëm është në pronësi të deb­itorit. Për këtë, përm­barue­sit gjyqë­sor duhet t’i paraqiten doku­mente pronësie ose edhe vetë ai kërkon infor­ma­ta nga zyra e regjistrim­it të pasurisë së palu­a­jt­shme dhe, në mungesë të tyre, nga organet finan­cia­re dhe të pushtetit lokal.

 

Neni 564

Vlerësi­mi i sendit të sekuestru­ar

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 36)

Nëse kred­i­tori dhe deb­itori, bren­da një jave, nuk arri­jnë një mar­rëvesh­je për vlerën e sendit, mbi të cilin është ven­do­sur sekue­stro­ja, përm­barue­si gjyqë­sor, bren­da 15 ditëve, për­cak­ton me vendim vlerën e tij, bazuar në aktin e eksper­tim­it, të paraqi­tur nga një ekspert i licen­cuar dhe në vlerën reale të pasurisë në treg, në çastin e vënies së sekue­stros mbi të.

Përm­barue­si gjyqë­sor, bren­da 10 ditëve nga data e cak­tim­it të vlerës, njofton kred­i­torin dhe deb­itorin për çmimin e cak­tu­ar. Kundër vendim­it të përm­barue­sit palët mund të bëjnë ankim të veçan­të.

 

Neni 565

Detyrimet e deb­itorit për sendin e lënë në rua­jt­je

Sen­di që sekue­stro­het i lihet në rua­jt­je deb­itorit derisa të bëhet shit­ja e tij, duke qenë i detyru­ar deb­itori të kujde­set për të, si për sendin e tij.

Në rast se deb­itori nuk kujde­set si duhet për sendin e lënë në rua­jt­je, përm­barue­si gjyqë­sor emëron një per­son tjetër për rua­jt­jen e tij, duke i cak­tu­ar një shpër­blim. Emëri­mi dhe cak­ti­mi i shpër­blim­it bëhen në mar­rëvesh­je midis përm­barue­sit dhe per­son­it tjetër. Shpër­bli­mi nxir­ret nga vlera e sendit të sekuestru­ar, pas shit­jes së tij.

Deb­itori ose per­soni tjetër, të cilëve u është lënë në rua­jt­je sen­di i palu­a­jt­shëm i sekuestru­ar, duhet të japë llog­a­ri për të ard­hu­rat e real­izuara dhe shpen­zimet e bëra për sendin. Ata përgjig­jen sipas nen­it 320 të Kodit Penal për veprime që bëhen pengesë për ekzeku­timin e vendim­it të gjykatës.

 

Neni 566

Pavlef­sh­mëria e veprimeve juridike të deb­itorit për sendet e sekuestru­ara

Çdo veprim i deb­itorit, që për­bën dispon­im të sendit të palu­a­jt­shëm pas regjistrim­it të sekue­stros në zyrën e regjistrit të pasurisë së palu­a­jt­shme, është i pavlef­shëm kun­drejt kred­i­torëve që kanë kërkuar ekzeku­timin.

 

Neni 567

Pro­ce­du­ra e shit­jes në ankand

Pas vënies së sekue­stros, përm­barue­si gjyqë­sor i dër­gon lajmërim deb­itorit se sen­di i sekuestru­ar do të shitet, në qoftë se bren­da 10 ditëve të njof­tim­it ai nuk e përm­bush detyrim­in.

Me kalim­in e afatit të mësipërm, përm­barue­si gjyqë­sor bën shpall­jen për shit­jen e sendit në ankand.

 

Neni 568

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 37)

Shpall­ja për shit­jen në ankand afishohet në zyrën e përm­barue­sit gjyqë­sor dhe në vendin ku ndod­het sen­di i palu­a­jt­shëm gjykatë, komunë, bash­ki, njësitë bashki­ake dhe në një vend apo vende të tjera pub­like, që ai i çmon të për­sh­tat­shme. Shpall­ja duhet të përm­ba­jë emrin, atës­inë dhe mbiem­rin e pronar­it të sendit, nëse për sendin është vënë hipotekë dhe për çfarë shume të hol­lash, çmimin e sendit me të cilin do të fil­lo­jë shit­ja, ven­di, dita kur do të për­fun­do­jë shit­ja në ankand. Shit­ja nuk mund të bëhet para se të kenë kalu­ar 15 ditë nga shpall­ja e ankan­dit.

Për shpall­jen e shit­jes në ankand duhet të njofto­hen edhe kred­i­torët që kanë hipotekë.Çmimi fillestar në ankand është 80 për qind i çmim­it të për­cak­tu­ar, sipas nen­it 564 të këtij ligji.

 

Neni 569

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 38)

Shit­ja e sendit bëhet në zyrën e përm­barue­sit gjyqë­sor ose në një vend tjetër pub­lik, nëse është i për­sh­tat­shëm për zhvil­lim­in e ankan­dit. Ajo vazh­don 15 ditë dhe për­fun­don me mbarim­in e orar­it zyr­tar të ditës së fun­dit që tre­go­het në shpall­jen për shit­jen në ankand.

 

Neni 570

Secili ofertues që merr pjesë në ankand, për­para fil­lim­it të ankan­dit duhet të depoz­i­to­jë si garan­ci në zyrën e përm­barim­it një shumë të hol­lash të barabartë me 10 për qind të çmim­it të sendit të cak­tu­ar në shpall­je. Kred­i­tori nuk le garan­ci, në rast se kre­dia e tij e kalon masën e garan­cisë.

 

Neni 571

Pro­cesver­bali për zhvil­lim­in e ankan­dit

Për zhvil­lim­in e ankan­dit mba­het pro­cesver­bal, në të cilin ofertue­sit shëno­jnë, kun­drejt nën­shkrim­it, çmimin që japin për sendin, pavarë­sisht nga çmi­mi që ka dhënë më parë. Kur ofertue­si vepron me për­faqë­sues, duhet të paraqitet edhe proku­ra note­ri­ale.

 

Neni 572

Pavlef­sh­mëria e shit­jes në ankand

Deb­itori, për­faqë­sue­si i tij ligjor, përm­barue­si gjyqë­sor si edhe per­son­at e tjerë që tre­go­hen në nenin 709 të Kodit Civ­il, nuk kanë të drejtë të mar­rin pjesë në ankand.

Kur sen­di bli­het nga një per­son që nuk ka të drejtë të mar­rë pjesë në ankand, shit­ja është e pavlef­shme. Në këtë rast, shu­ma e lënë si garan­ci nga blerësi kalon në dobi të shtetit dhe sen­di me kërkesë të secilit kred­i­tor mund të shitet përsëri në ankand, duke vepru­ar sipas rreg­ullave të cak­tu­ara në këtë kapit­ull.

 

Neni 573

Shpall­ja e fitue­sit të ankan­dit

(Ndryshuar para­grafi i fun­dit me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 39)

Në për­fundim të ankan­dit, përm­barue­si gjyqë­sor shpall fituesin. Blerës i sendit është ai ofertues që ka dhënë çmimin më të lartë.

Pronësia mbi sendin i kalon blerësit vetëm pasi të ketë paguar të gjithë çmimin, duke zbrit­ur prej tij shumën e lënë si garan­ci.

Garancitë e lëna nga per­sona të tjerë që kanë mar­rë pjesë në ankand, u kthe­hen atyre men­jëherë pas për­fundim­it të ankan­dit.

Rreg­ul­lat e hol­lë­sishme për zhvil­lim­in e ankan­dit për­cak­to­hen me udhëz­im të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 574

Afati i pagim­it të çmim­it të bler­jes

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 40)

Blerësi duhet të pagua­jë çmimin e sendit të blerë bren­da 15 ditëve nga mbari­mi i ankan­dit.

Me pag­imin e çmim­it dhe tak­sës mbi aktet për shit­jen e sendit, përm­barue­si gjyqë­sor jep vendim për kalim­in e sendit në pronësi të blerësit. Nga kjo ditë, blerësi fiton të gjitha të drej­tat që kishte mbi sendin deb­itori.

 

Neni 575

Vënia në posed­im të sendit të blerë

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 41)

Blerësi vihet në posed­im të sendit nga përm­barue­si gjyqë­sor bren­da 10 ditëve nga pag­i­mi i çmim­it të sendit si kun­drejt deb­itorit ose per­son­it të cilit i është lënë në rua­jt­je, ash­tu edhe kun­drejt çdo per­soni të tretë që ka në posed­im sendin. Per­soni i tretë për heq­jen e sendit nga posed­i­mi, mund të mbro­het vetëm me pad­inë për njo­hjen e së drejtës së pronë­sisë mbi sendin.

 

Neni 576

Mosk­thi­mi i garan­cisë

Blerësi, që nuk paguan çmimin bren­da afatit të cak­tu­ar në nenin 574 hum­bet të drejtën e kthim­it të shumës së lënë si garan­ci, e cila kalon në dobi të shtetit dhe për shit­jen e sendit bëhet një ankand i ri, duke vepru­ar sipas rreg­ullave të cak­tu­ara në këtë kre.

 

Neni 577

Përsërit­ja e ankan­dit

(Ndryshuar para­grafi i parë me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 42)

Në rast se në ankandin e parë nuk është paraqi­tur asnjë ofertues, atëherë, bren­da 10 ditëve nga për­fundi­mi i tij, përm­barue­si gjyqë­sor për­cak­ton çmimin e ri të sendit, jo më të ulët se 20 për qind të çmim­it fillestar të cak­tu­ar në ankandin e parë. Ankan­di i dytë për shit­jen e sendit zhvil­lo­het jo më vonë se 15 ditë nga data e cak­tim­it të çmim­it të ri.

Në rast se në ankandin e dytë nuk është paraqi­tur asnjë ofertues, atëherë përm­barue­si i propo­zon në fil­lim kred­i­torit që, kun­drejt kre­disë, të mar­rë sendin me çmimin e ankan­dit të dytë. Në rast se kred­i­tori nuk pra­non ta mar­rë sendin, përm­barue­si gjyqë­sor heq sekue­stron mbi sendin e sekuestru­ar dhe vijon pro­ce­du­rat përm­ba­ri­more mbi pasuri të tjera të deb­itorit.

Kur kred­i­torët që kërko­jnë të mar­rin sendin kun­drejt kre­disë janë disa, përm­barue­si gjyqë­sor deklaron blerës kred­i­torin që bren­da 3 ditëve nga propoz­i­mi jep çmimin më të lartë se çmi­mi i cak­tu­ar për ankandin e ri.

 

Neni 578

Ekzeku­ti­mi mbi një send të palu­a­jt­shëm në bashkëpronësi

(Ndryshuar para­grafi I me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni117)

Kur ekzeku­ti­mi bëhet mbi një send të palu­a­jt­shëm që është në bashkëpronësi, për detyrim­in që ka ndon­jë nga bashkëpronarët bëhet sekuestri­mi i sendit. Përm­barue­si gjyqë­sor i bën kërkesë gjykatës për veçimin e pjesës takuese të deb­itorit bashkëpronar dhe mbi këtë pjesë bëhet ekzeku­ti­mi. Sen­di mund të shitet në tërësi, kur për këtë kanë dhënë pëlqimin të gjithë bashkëpronarët e tjerë. Pëlqi­mi duhet të jepet me akt note­r­i­al.

Kur sen­di është në bashkëpronësi dhe deb­itorët janë të gjithë bashkëpronarët, për sekue­stron dhe shit­jen e sendit vepro­het njël­loj sikur sen­di të ishte në pronësi të një deb­itori të vetëm.

 

Neni 579

Difer­en­ca midis detyrim­it dhe çmim­it të sendit

Kur shu­ma e real­izuar nga shit­ja në ankand është më e mad­he se shu­ma e kre­disë së kred­i­torit apo kred­i­torëve, difer­en­ca i kthe­het deb­itorit, pasi zbriten shpen­zimet e bëra për rua­jt­jen e sendit apo për zhvil­lim­in e ankan­dit.

 

Neni 580

Kundër­sh­ti­mi i pronë­sisë së sendit të shi­tur në ankande të veprimeve të përm­barue­sit gjyqë­sor

Shit­ja e sendit të palu­a­jt­shëm në ankand nuk  ndalon per­son­in e tretë i cili pre­tendon se është pronari i tij që ta kërko­jë sendin me padi.

Kundër shit­jes në ankand mund të bëhet ankim në gjykatë në for­mën e kundër­sh­tim­it të veprimeve të përm­barue­sit gjyqë­sor. Vlef­sh­mëria e shit­jes në ankand mund të kundër­sh­to­het me anë padie, sipas rreg­ullave të përgjithshme, vetëm për rastin e parashikuar nga neni 556 i këtij Kodi.

 

KREU IV

 

EKZEKUTIMI MBI KREDITË E DEBITORIT DHE MBI SENDET QË PERSONAT E TRETË I DETYROHEN DEBITORIT

 

 

Neni 581

Deklari­mi i pasurive të deb­itorit

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 43)

Për­para se të vihet sekue­stro­ja, përm­barue­si gjyqë­sor sig­uro­het për ekzis­tencën e kre­dive të deb­itorit dhe të sendeve, që per­son­at e tretë i dety­ro­hen atij.

Për këtë përm­barue­si gjyqë­sor njofton me shkresë per­son­in e tretë dhe deb­itorin. Me mar­rjen e lajmërim­it, pala deb­itore duhet të deklaro­jë pranë përm­barue­sit gjyqë­sor se infor­ma­cioni i paraqi­tur, për pasuritë e tij/saj apo të lëna në posed­im per­son­ave të tretë, është i sak­të e i plotë. Me mar­rjen e lajmërim­it të sekuestrim­it, per­soni i tretë ndalo­het t’ia dorë­zo­jë deb­itorit kred­inë dhe sendet e tij.

Kur deb­itori është per­son juridik, deklari­mi i pasurisë mund të bëhet nga një anë­tar i organ­it drejtues, që, sipas ligjit ose statu­tit, ka të drejtën e për­faqësim­it kun­drejt të tretëve ose, në rastin e pro­ce­du­rave të shpërn­dar­jes apo të fal­i­men­tim­it të per­son­it juridik, mund të bëhet nga likuida­tori apo admin­is­tra­tori i fal­i­men­tim­it.

Ndaj deb­itorit, i cili jep deklarim të rremë, zba­to­het neni 320 i Kodit Penal.

 

Neni 582

Për­para se të vihet sekue­stro mbi këto sende, përm­barue­si gjyqë­sor sig­uro­het mbi ekzis­tencën e kre­dive të deb­itorit dhe të sendeve që per­son­at e tretë i dety­ro­hen atij, në bazë të doku­menteve dhe të dhë­nave të tjera të sig­u­ru­ara krye­sisht nga përm­barue­si.

 

Neni 583

Kundër­sh­ti­mi i per­son­it të tretë

(Ndyshuar para­grafi II, III me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 118)

Per­soni i tretë, bren­da pesë ditëve nga lajmëri­mi i sekuestrim­it, është i detyru­ar t’i përgjig­jet përm­barue­sit gjyqë­sor:

a) nëse pra­non se kre­dia ose sendet, mbi të cilat është ven­do­sur sekue­stro­ja, janë të deb­itorit dhe nëse është gati të shlye­jë kred­inë ose të dorë­zo­jë sendet;

b) nëse mbi kred­inë ose mbi sendet kanë pre­tendime edhe per­sona të tjerë;

c) nëse mbi kred­inë ose mbi sendet është vënë sekuestër edhe në bazë të një urdhri tjetër ekzeku­ti­mi.

Per­soni i tretë dhe, kur ky është insti­tu­cion apo ndër­mar­rje shtetërore, per­soni përkatës, që nuk jep përgjig­je bren­da afatit të mësipërm, dëno­hen nga përm­barue­si gjyqë­sor me gjobë nga 1 000 deri në 50 000 lekë. Kjo paso­jë duhet të për­mendet në lajmërim­in e sekuestrim­it.

Kundër vendim­it të përm­barue­sit mund të bëhet ankim në gjykatë bren­da 5 ditëve nga komu­niki­mi i tij.

 

Neni 584

Kur per­soni i tretë në përgjig­jen e tij nuk kundër­sh­ton që kre­dia ose sendet të jenë të deb­itorit, dety­ro­het t’ia dorë­zo­jë këto përm­barue­sit gjyqë­sor, i cili vepron sipas rreg­ullave të mësipërme.

 

Neni 585

Kur per­soni i tretë në përgjig­jen e tij kundër­sh­ton që kre­dia ose sendet të jenë të deb­itorit, ekzeku­ti­mi mbi to nuk mund të vazh­do­jë dhe kred­i­tori duhet të ngre­jë padi për të vërte­t­u­ar se kre­dia ose sendet që ka per­soni i tretë janë të deb­itorit të tij.

 

Neni 586

Kre­dia e sig­u­ru­ar me peng ose me hipotekë

Kur kre­dia e sekuestru­ar është sig­u­ru­ar me peng, per­soni që mban sendin mbi të cilin është vënë peng dety­ro­het të mos ia dorë­zo­jë këtë send asnjë per­soni pa urdhrin e përm­barue­sit gjyqë­sor.

Kur kre­dia e sekuestru­ar është sig­u­ru­ar me hipotekë, në regjis­trat e zyrës së regjistrim­it të pasurive të palu­a­jt­shme duhet të bëhet shën­im për vënien e sekue­stros.

 

Neni 587

Sekue­stro­ja mbi shpër­blimet e tjera

Sekue­stro­ja mbi pagën shtri­het jo vetëm në pagën që tre­go­het në lajmërim­in e sekuestrim­it, por edhe në çdo shpër­blim tjetër që deb­itori merr nga e njëj­ta punë ose nga një punë tjetër, në të njëjtin per­son fizik apo juridik, shtetëror apo pri­vat.

Kur deb­itori ndër­ron vendin e punës, lajmëri­mi i sekuestrim­it i dër­go­het qen­drës së re të punës nga qen­dra ku punonte më parë deb­itori dhe quhet se i është dër­guar nga përm­barue­si gjyqë­sor. Në këtë rast si dhe në rastin që deb­itori pushohet nga puna duhet të lajmëro­het përm­barue­si gjyqë­sor bren­da pesë ditëve.

 

Neni 588

Përgjegjësia për mosz­ba­timin e urdhrit të përm­barue­sit

(Ndryshuar para­grafi I, shtu­ar para­grafi II me ligjin nr.8812,

datë 17.5.2001, neni 119)

Kur per­soni kom­pe­tent, në qen­drën e punës në të cilën punon deb­itori, nuk bën ndale­sat nga paga e deb­itorit, sipas lajmërim­it të përm­barue­sit gjyqë­sor ose nuk lajmëron përm­baruesin gjyqë­sor për kalim­in e deb­itorit në një punë tjetër ose për pushimin e tij nga puna, dëno­hen nga përm­barue­si gjyqë­sor me gjobë deri në 30 000 lekë.

Kundër vendim­it të përm­barue­sit mund të bëhet ankim në gjykatë bren­da 5 ditëve nga komu­niki­mi i tij.

Per­soni i dënuar ka të drejtë të kërko­jë shkarkimin e tij nga dën­i­mi, sipas rreg­ullave të cak­tu­ara në nenin 169 të këtij Kodi.

 

KREU V

 

EKZEKUTIMI I DETYRIMEVE NË TË HOLLA NDAJ

INSTITUCIONEVE BUXHETORE

 

Ekzeku­ti­mi ndaj detyrimeve të shtetit

 

 

Neni 589

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 120)

(Ndryshuar para­grafi i fun­dit me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 44)

Ekzeku­ti­mi i detyrimeve në të hol­la ndaj insti­tu­cion­eve bux­hetore bëhet vetëm në llog­a­r­inë e tyre përkatëse bankare, në kre­di që ata  kanë te të tretët dhe kur nuk ka të tilla në llog­a­ri të the­sar­it. Nuk lejo­het ekzeku­ti­mi i detyrueshëm mbi pasur­inë e lua­jt­shme e të palu­a­jt­shme të insti­tu­cionit bux­hetor.

Kur insti­tu­cioni bux­hetor nuk ka gjend­je në llog­a­r­inë bankare, as kre­di te të tretët dhe as në the­sar, i kërko­het organ­it epror finan­ciar përkatës të cak­to­jë fondin e nevo­jshëm e kapit­ullin e bux­hetit të sub­jek­tit nga do të shly­het detyri­mi ose financim të veçan­të nga Bux­heti i Shtetit.

Kur detyri­mi i shteti është në met­ale të çmuara, ekzeku­ti­mi bëhet me pëlqimin para­prak të Min­istrit të Finan­cave.

Këshilli   i  Min­is­trave  nxjerr  udhëz­im  për  mënyrën  e  ekzeku­tim­it  të detyrimeve mon­etare të insti­tu­cion­eve bux­hetore në llog­a­ri të the­sar­it.

 

Neni 590

Ekzeku­ti­mi i detyrueshëm ndaj kre­dive të cak­tu­ara të deb­itorit të huaj bëhet vetëm kur nuk ka ndal­im ose kufiz­im me ligj të veçan­të ose me mar­rëvesh­je ndërkom­bëtare shtetërore.

 

 

Neni 591

Ekzeku­ti­mi ndaj detyrimeve të shtetit

(Shfuqizuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 121)

 

Neni 592

Ekzeku­ti­mi kur per­soni juridik shpërn­da­het ose fal­i­men­ton

Kur detyri­mi rën­don mbi një per­son juridik që shpërn­da­het ose fal­i­men­ton, ekzeku­ti­mi bëhet nëpër­m­jet organ­it që real­i­zon këto veprime, sipas dis­poz­i­tave të veçan­ta.

 

 

KREU VI

 

EKZEKUTIMI MBI SHUMAT E LLOGARIVE NË BANKA

 

Neni 593

Detyrimet e bankave për të infor­muar zyrat e përm­barim­it

(Ndryshuar para­grafi II me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 122)

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 45)

Përm­barue­si gjyqë­sor, njofton të gjitha bankat shtetërore dhe pri­vate të cilat janë të detyru­ara të infor­mo­jnë zyrën përkatëse të përm­barim­it kur kanë llog­a­ri, depozi­ta ose kre­di në emër të deb­itorit, në të kundërt përgjig­jen sipas dis­poz­i­tave të Kodit Penal.

 

 

Neni 594

Vënia e sekue­stros mbi llog­a­r­inë e deb­itorit

Ban­ka, me të mar­rë urdhrin e ekzeku­tim­it, ve sekue­stro mbi llog­a­r­inë, depoz­i­tat dhe kred­itë e deb­itorit në masën e nevo­jshme për ekzeku­tim­it e detyrim­it, pa pezul­lu­ar pag­imin e kre­dive që sipas nen­it 605 të Kodit Civ­il paguhen me prefer­im ndaj kre­disë për të cilën është vënë sekue­stro.

 

Neni 595

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 26)

Shu­mat e nxjer­ra nga llog­a­ria, depoz­i­tat dhe kred­itë e deb­itorit kalo­jnë në llog­a­r­inë e kred­i­torit në të njëjtën bankë ose në një bankë tjetër ose kur nuk ka të tilla në llog­a­ri të zyrës  së përm­barim­it  ose  në  llog­a­ri të përm­barue­sit gjyqë­sor.

 

Neni 596

Rastet e kthim­it të urdhrit të ekzeku­tim­it deb­itorit

(Shfuqizuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 46))

 

Neni 597

Respek­ti­mi i rad­hës së preferim­it

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 123)

Kur shu­ma e llog­a­rive, depoz­i­tave ose kre­dive nuk është e mjaftueshme për të shly­er detyrimet e paraqi­tu­ra për ekzeku­tim, përm­barue­si gjyqë­sor respek­ton rad­hën e preferim­it që për­cak­to­het në nenin 605 të Kodit Civ­il.

 

Neni 598

Sank­sionet dhe anki­mi ndaj tyre

Kur përm­barue­si ka bazë të dysho­jë se ban­ka pa vend nuk e ekzeku­ton detyrim­in tërë­sisht ose pjesër­isht, shkel afatet e ekzeku­tim­it, ose nuk respek­ton rad­hën e preferim­it, përm­barue­si ka të drejtë të ver­i­fiko­jë në vend doku­menta­cionin bankar në prani të punon­jësit të ngarkuar nga organi drejtues i bankës, duke mba­j­tur pro­cesver­balin përkatës.

Kur kon­sta­to­hen shkel­je apo par­reg­ull­si përm­barue­si fik­son në pro­cesver­bal veprime dhe afate të detyrueshme për bankën.

Për shkel­jet dhe par­reg­ull­sitë përm­barue­si ka të drejtë të zba­to­jë masat e parashikuara në nenin 588 të këtij Kodi, sipas rastit, ndaj punon­jësit bankar faj­tor ose ndaj organ­it drejtues të saj, që ka urd­hëru­ar veprime të par­reg­ull­ta.

 

 

Neni 599

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Kundër vendim­it të dënim­it me gjobë mund të bëhet ankim i veçan­të në gjykatën e shkallës së parë bren­da pesë ditëve nga mar­r­ja dijeni e dënim­it.

 

 

Neni 600

Ban­ka nxjerr udhëzimet e nevo­jshme

Ban­ka e Shqipërisë nxjerr udhëzimet e nevo­jshme për mënyrën e zba­tim­it të dis­poz­i­tave të mësipërme, të detyrueshme për të gjithë sis­temin bankar.

 

KREU VII

 

EKZEKUTIMI I DETYRIMIT PËR DORËZIMIN E NJË SENDI TË CAKTUAR

 

 

Neni 601

Vënia në posed­im e sendit të lua­jt­shëm

Kur sen­di i lua­jt­shëm, për të cilin është dhënë vendim, nuk është dorëzuar vull­ne­tar­isht nga deb­itori, bren­da afatit të cak­tu­ar në lajmërim­in e përm­barue­sit gjyqë­sor, mer­ret në mënyrë të detyrueshme prej tij dhe i dorë­zo­het kred­i­torit.

Kur sen­di nuk ndod­het pranë deb­itorit ose është prishur, ose pranë tij ndod­het vetëm një pjesë, mer­ret nga deb­itori vlef­ta e sendit ose e pjesës që mungon. Kur në urdhrin e ekzeku­tim­it nuk tre­go­het vlef­ta e sendit, kjo cak­to­het nga gjyka­ta e ven­dit të ekzeku­tim­it, pasi të dëgjo­hen palët dhe, në rast nevo­je, të pyeten edhe dësh­mi­tarë dhe ekspertë. Kundër vendim­it të gjykatës mund të bëhet ankim i veçan­të.

 

Neni 601/a

(Shtu­ar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 47)

Sendet e lua­jt­shme, që ndod­hen bren­da sendit të palu­a­jt­shëm, të vënë në posed­im, sipas nen­it 602 të këtij Kodi, duhet të zhven­dosen në përgjegjës­inë e përm­barue­sit dhe t’i dorë­zo­hen deb­itorit ose famil­jarëve të tij men­jëherë. Në rast se deb­itori ose famil­jarët e tij nuk janë të pran­ishëm gjatë lirim­it, përm­barue­si mund t’i mag­a­zi­no­jë pasuritë e lua­jt­shme në:

a) mje­disin e liru­ar, në mar­rëvesh­je me kred­i­torin, për një peri­ud­hë kohe prej 2 mua­jsh;

b) në mjedis­et, që disponon shër­bi­mi përm­ba­ri­mor, për rua­jt­jen e sendeve, për një peri­ud­hë kohe prej 2 mua­jsh;

c) në një vend neu­tral, ku sendet e lua­jt­shme mund të ruhen në mënyrë të sig­urt, për një peri­ud­he kohe prej 2 mua­jsh;

ç) në rez­er­vat e shtetit, sipas rreg­ullave në fuqi për rua­jt­jen e sendeve.

Për mag­a­zin­imin e sendeve, sipas shkro­n­jave “b” dhe “c” të këtij neni, shpen­zimet paguhen nga deb­itori në çastin e mar­rjes në dorëz­im të sendeve.

Nëse bren­da 2 mua­jve nga lir­i­mi, deb­itori nuk i kërkon sendet e tij të lua­jt­shme, sipas shkro­n­jave të mësipërme, apo nuk paguan të gjitha shpen­zimet e lirim­it dhe të mag­a­zinim­it, sipas shkro­n­jave “b” dhe “c” të këtij neni, sendet e lua­jt­shme, të sekuestrueshme, do të shiten nga përm­barue­si gjyqë­sor, sipas dis­poz­i­tave të pjesës IV të kreut II të këtij Kodi. Përm­barue­si, pasi zbret nga shu­ma e për­fi­tu­ar nga shit­ja me ankand të gjitha shpen­zimet për lir­im­in dhe mag­a­zin­imin e sendeve të deb­itorit, derdh pjesën që mbetet në një llog­a­ri bankare, në emër të deb­itorit. Sendet e pasekuestrueshme i kthe­hen deb­itorit, pavarë­sisht ven­dit se ku ruhen, pa i kërkuar atij që të pagua­jë shpen­zimet.

Sendet e lua­jt­shme, të ndod­hu­ra bren­da sendit të palu­a­jt­shëm, që nuk mund të shiten dhe nuk kërko­hen nga deb­itori, asgjë­so­hen apo i kalo­jnë insti­tu­cion­eve shtetërore ose enteve pub­like shtetërore kalim kap­i­tal.

 

Neni 602

Vënia në posed­im e sendit të palu­a­jt­shëm

Kur sen­di i palu­a­jt­shëm, për të cilin është dhënë vendim, nuk është liru­ar vull­ne­tar­isht nga deb­itori bren­da afatit të cak­tu­ar në lajmërim­in e përm­barue­sit gjyqë­sor, kred­i­tori vihet në posed­im të sendit. Për këtë përm­barue­si gjyqë­sor, të pak­tën tri ditë për­para, i njofton deb­itorit ditën dhe orën, në të cilën do të vërë kred­i­torin në posed­im të sendit.

Në ditën dhe orën e cak­tu­ar përm­barue­si gjyqë­sor, i pajisur me urdhrin e ekzeku­tim­it, shkon në vendin ku ndod­het sen­di dhe vë kred­i­torin në posed­im të tij, duke porosi­tur per­son­at e tjerë të cilët mba­jnë sendin që ta njo­hin si pronar kred­i­torin.

 

 

Neni 603

Vënia në posed­im e sendit të ndod­hur te per­soni i tretë

Kur përm­barue­si gjyqë­sor kon­sta­ton se sen­di i palu­a­jt­shëm ndod­het në posed­im të një per­soni të tretë, i cili ka fitu­ar për vete posed­imin e sendit, pas fil­lim­it të çësht­jes për të cilën është dhënë vendi­mi që ekzeku­to­het, e vë kred­i­torin në posed­im të sendit, duke treguar në vendim se si ka kon­stat­u­ar kohën në të cilën per­soni i tretë ka fitu­ar posed­imin.

 

Neni 604

Përgjegjësia penale e deb­itorit dhe e per­son­it të tretë

Kur deb­itori ose per­soni i tretë, të cilit i është hequr posed­i­mi i sendit të palu­a­jt­shëm, vihet përsëri me çdo mënyrë të paligjshme në posed­imin e këtij sen­di, përm­barue­si gjyqë­sor, me kërkesën e kred­i­torit, i heq atij përsëri posed­imin e sendit.

Në këto raste, deb­itori ose per­soni i tretë kanë përgjegjësi, sipas dis­poz­i­tave të Kodit Penal.

 

KREU VIII

EKZEKUTIMI I DETYRIMIT PËR KRYERJEN E NJË VEPRIMI TË CAKTUAR

 

 

Neni 605

Rastet kur lejo­het kred­i­tori të krye­jë vetë ekzeku­timin

Kur deb­itori nuk ekzeku­ton detyrim­in e tij, që ka të bëjë me një veprim që mund ta krye­jnë edhe per­sona të tjerë, kred­i­tori mund të kërko­jë nga përm­barue­si gjyqë­sor që të lejo­het ta krye­jë vetë këtë veprim për llog­a­ri të deb­itorit.

 

 

Neni 606

Sank­sionet për moskry­er­jen e veprim­it nga deb­itori

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 124)

Ndaj deb­itorit që refu­zon, kryen në mënyrë të par­reg­ullt, nuk respek­ton afatet ose kryen të kundërtën e asaj që me vendim të gjykatës është i detyru­ar, kur nuk ka vend për përgjegjësi penale, përm­barue­si gjyqë­sor ka të drejtën e gjo­bit­jes deri 50 000 lekë në çdo rast deri në ekzeku­timin e detyrim­it.

Kundër vendim­it të përm­barue­sit gjyqë­sor mund të bëhet ankim në gjykatë bren­da 5 ditëve nga komu­niki­mi i tij.

Ndaj per­son­ave të tjerë, që sipas urdhrit të ekzeku­tim­it ose ligjit janë të detyru­ar të krye­jnë veprime të cak­tu­ara, në rastet e për­cak­tu­ara në para­grafin e parë të këtij neni, përm­barue­si gjyqë­sor ka të drejtën e gjo­bit­jes deri në 50. 000 lekë.

Kundër vendim­it të përm­barue­sit mund të bëhet ankim në gjykatë bren­da 5 ditëve nga komu­niki­mi i tij.

 

Neni 607

(Shfuqizuar me ligjin nr.8431, datë 14.12.1998, neni 12)

 

Neni 608

Anki­mi

(Shfuqizuar me ligjin nr.8431, datë 14.12.1998, neni 12)

 

 

KREU IX

 

MJETET E MBROJTJES KUNDËR EKZEKUTIMIT TË VENDIMEVE

 

 

Neni 609

Pavlef­sh­mëria e tit­ul­lit ekzeku­tiv

(Ndryshuar para­grafi i fun­dit me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 48)

Deb­itori mund të kërko­jë në gjykatën kom­pe­tente të ven­dit të ekzeku­tim­it që të deklaro­het se tit­ul­li ekzeku­tiv është i pavlef­shëm ose se detyri­mi nuk ekzis­ton, ose ekzis­ton në një masë më të vogël ose është shuar më pas.

Kur tit­ul­li ekzeku­tiv është një vendim gjyqë­sor ose vendim arbi­trazhi, deb­itori mund të kundër­sh­to­jë ekzeku­timin e tit­ul­lit vetëm për fak­te të ngjara pas dhënies së këtyre vendimeve.

Në këto raste, gjyka­ta shqyr­ton çësht­jen bren­da 5 ditëve dhe mund të ven­dosë pezul­lim­in e vendim­it me ose pa garan­ci. Kundër vendim­it të gjykatës mund të bëhet ankim i veçan­të.

 

Neni 610

Kundër­sh­ti­mi i veprimeve të përm­barue­sit gjyqë­sor

(Shtu­ar para­grafi III me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 125)

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 49)

Kundër veprimeve të përm­barue­sit gjyqë­sor dhe kundër refuzim­it të tij për të kry­er një veprim, palët mund të bëjnë ankim në gjykatën që ekzeku­ton vendimin bren­da 5 ditëve nga dita e kry­er­jes së veprim­it apo refuzim­it, kur palët kanë qenë të pran­ishme në kry­er­jen e veprim­it ose kanë qenë thirrur edhe në raste të tjera nga dita që i është njof­tu­ar ose ka mar­rë dijeni për veprim­in ose refuz­imin.

Kundër veprimeve të per­son­ave, përm­barue­sit gjyqë­sorë, që ushtro­jnë veprim­tar­inë pub­like të shër­bim­it përm­ba­ri­mor gjyqë­sor të orga­nizuar mbi baza pri­vate, pala deb­itore mund të paraqesë ankim në gjykatën, ku ekzeku­to­het tit­ul­li ekzeku­tiv, bren­da 5 ditëve nga data e kry­er­jes së veprim­it.

Anki­mi shqyr­to­het bren­da 20 ditëve nga gjyka­ta e ven­dit të ekzeku­tim­it, e cila kur e sheh të nevo­jshme mund të thër­rasë edhe palët.

Përm­barue­si gjyqë­sor thirret nga gjyka­ta me cilës­inë e palës së padi­tur.

 

 

Neni 611

Anki­mi ndaj vendim­it të gjykatës

Anki­mi kundër veprimeve ose refuzim­it të përm­barue­sit gjyqë­sor nuk pezul­lon ekzeku­timin, përveç kur gjyka­ta ven­dos ndryshe.

Kundër vendim­it të gjykatës bëhet ankim i veçan­të.

 

 

Neni 612

Padia për kërkimin e sendit nga per­soni i tretë

Çdo per­son i tretë që pre­tendon se është pronar i sendit mbi të cilin bëhet ekzeku­ti­mi, mund të ngre­jë padi për të ushtru­ar të drejtën e tij dhe kur është rasti për të për­jash­tu­ar sendin nga sekuestri­mi dhe shit­ja.

Padia ngri­het kundër kred­i­torit dhe deb­itorit në gjykatën e ven­dit të ekzeku­tim­it të vendim­it. Në këto raste, gjyka­ta mund të ven­dosë si masë të përkohshme pezul­lim­in e ekzeku­tim­it me ose pa garan­ci.

 

Neni 613

Efek­tet juridike ndaj per­son­it të tretë

Kur gjyka­ta pra­non se per­soni i tretë është pronar i sendit të lua­jt­shëm të sekuestru­ar, por në kohën që vendi­mi ka mar­rë for­më të pre­rë sen­di është shi­tur në dyqanin me shit­je të lirë ose në ankand, per­soni i tretë ka të drejtë të kërko­jë nga përm­barue­si gjyqë­sor çmimin e shit­jes, në qoftë se nuk i është dhënë kred­i­torit, në të kundërt ka të drejtë të kërko­jë prej deb­itorit atë që ka për­fi­tu­ar nga shit­ja e sendit.

Kur vërte­to­het se kred­i­tori ka ditur në kohën e shit­jes së sendit të lua­jt­shëm se deb­itori nuk ishte pronar i tij, ai dety­ro­het t’i kthe­jë pronar­it të mëparshëm çmimin që ka mar­rë nga shit­ja e sendit dhe në qoftë se sen­di i është dhënë atij në vend të kre­disë së tij, dety­ro­het t’i kthe­jë sendin. Në këto raste kred­i­tori ruan të drejtën e tij të kre­disë kun­drejt deb­itorit.

 

Neni 614

Kur gjyka­ta pra­non se per­soni i tretë është pronar i sendit të palu­a­jt­shëm të shi­tur në ankand dhe në bazë të vendim­it që ka mar­rë for­më të pre­rë, sen­di i mer­ret blerësit, ky ka të drejtë të kërko­jë nga përm­barue­si gjyqë­sor çmimin që ka paguar në qoftë se ky nuk i është dhënë kred­i­torit. Kur ky i është dhënë kred­i­torit ka të drejtë të kërko­jë prej tij si dhe nga deb­itori atë pjesë të çmim­it që ka mar­rë nga shit­ja e sendit.

Blerësi ka të drejtë, po ash­tu, të kërko­jë nga organi shtetëror kom­pe­tent që t’i kthe­hen shu­mat që ai kishte paguar si tak­së për kalim­in e sendit në pronësi të tij.

Kur sen­di i palu­a­jt­shëm i është dhënë kred­i­torit kun­drejt kre­disë së tij, në bazë të vendim­it të gjykatës, sen­di i mer­ret këtij, ky ruan të drejtën e tij, të kre­disë kun­drejt deb­itorit.

 

KREU X

 

PEZULLIMI E PUSHIMI I EKZEKUTIMIT

 

Neni 615

Pezul­li­mi i ekzeku­tim­it

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 50)

Ekzeku­ti­mi pezul­lo­het:

a) me vendim të gjykatës;

b) me kërkesë të kred­i­torit;

c) me rastet e parashikuara nga shkro­n­jat “c” dhe “ç” të nen­it 297 të këtij Kodi, me për­jash­tim të shit­jes në ankand të një sen­di të palu­a­jt­shëm, për të cilin është shpal­lur lajmëri­mi;

ç) në raste të tjera të parashikuara nga ligji.

d) kur përm­barue­si gjyqë­sor, vetë ose me kujdesin e kred­i­torit, nuk gjen pasuri të deb­itorit, bren­da 6 mua­jve nga fil­li­mi i ekzeku­tim­it;

dh) kur kred­i­tori nuk paraqitet, pa shkaqe të arsyeshme, bren­da 3 mua­jve nga njof­ti­mi i dytë shkre­sor, bërë nga përm­barue­si gjyqë­sor.

Pas rënies së masës së pezul­lim­it, ekzeku­ti­mi vazh­don nga vepri­mi pro­ce­dur­al i mbe­tur në çastin e pezul­lim­it.

 

Neni 616

Pushi­mi i ekzeku­tim­it

(Shfuqizuar shkro­n­ja d me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 51)

Ekzeku­ti­mi pushon:

a) kur deb­itori i paraqet përm­barue­sit gjyqë­sor dëftesën me nën­shkrim­in e kred­i­torit, të vërte­t­u­ar rreg­ull­isht, se ka paguar shumën që shëno­het në urdhrin e ekzeku­tim­it ‚ose kui­tancë të zyrës postare ose shkresë të bankës me të cilat vërte­to­het se shu­ma që shëno­het në urdhrin e ekzeku­tim­it është derd­hur në dobi të kred­i­torit;

b) kur kred­i­tori heq dorë me shkresë nga ekzeku­ti­mi;

c)kur urdhri i ekzeku­tim­it shfuqi­zo­het;

ç) kur me vendim të gjykatës që ka mar­rë for­mën e pre­rë, është pran­uar padia e deb­itorit sipas nen­it 610 të këtij Kodi, ose e per­son­it të tretë sipas nen­it 613 të këtij Kodi;

d) shfuqizuar.

 

Neni 617

Anki­mi kundër pezul­lim­it dhe pushim­it të ekzeku­tim­it

(Ndryshuar fjalia e parë e para­grafit të tretë me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 52)

Pezul­li­mi i ekzeku­tim­it, përveç rastit kur ven­doset nga gjyka­ta, si dhe pushi­mi i ekzeku­tim­it ven­dosen nga përm­barue­si gjyqë­sor.

Kundër këtyre vendimeve mund të bëhet ankim në gjykatën e shkallës së parë  (neni 611 i këtij Kodi).

Kur vendi­mi i pushim­it të ekzeku­tim­it merr for­mën e pre­rë, përm­barue­si gjyqë­sor e heq sekue­stron e vënë mbi sendet e lua­jt­shme ose të palu­a­jt­shme dhe në rastin e parashikuar nga shkro­n­ja “b” e nen­it 616 të këtij Kodi, i kthen urdhrin e ekzeku­tim­it kred­i­torit, i cili ka të drejtë të paraqesë kërkesë të re për ekzeku­tim bren­da kohës së parashkrim­it. Në këtë rast, parashkri­mi i ri fil­lon nga dita që vendi­mi për pushimin e ekzeku­tim­it ka mar­rë for­mën e pre­rë.

 

KREU XI

 

DISPOZITA TRANZITORE DHE TË FUNDIT

 

Neni 618

Çësht­jet që janë në gjykim në ditën e hyr­jes në fuqi të këtij Kodi do të gjyko­hen sipas kodit të mëparshëm derisa vendi­mi të mar­rë for­mën e pre­rë sipas nen­it 451 të këtij Kodi.

 

Neni 619

Rekurset kundër vendimeve të gjykatës së apelit dhe kërke­sat për mbro­jt­je të ligjmërisë për­para Kolegjit Civ­il të Gjykatës së Lartë të regjistru­ara deri në ditën e hyr­jes në fuqi të këtij Kodi do të shqyr­to­hen sipas dis­poz­i­tave të kodit të mëparshëm.

 

Neni 620

Me hyr­jen në fuqi të këtij Kodi shfuqi­zo­hen: ligji nr.6341, datë 27.6.1981 “Për Kodin e Pro­ce­durës Civile të Repub­likës së Shqipërisë”, ligji nr.7537, datë 17.12.1991 “Për disa ndryshime në Kodin e Pro­ce­durës Civile të Repub­likës së Shqipërisë”, ligji nr.7922, datë 19.4.1995 “Për një ndryshim në Kodin e Pro­ce­durës Civile të Repub­likës së Shqipërisë”, kreu X/I “Amor­tiz­i­mi” nenet 59a, 59b, 59c të ligjit nr.7782, datë 26.1.1994 “Për disa ndryshime në dekretin nr.3702, datë 8.7.1963 “Për Çekun”, si dhe çdo dizpoz­itë tjetër që vjen në kundër­sh­tim me këtë Kod.

 

Dis­pozi­ta kalimtare

(Shtu­ar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 127)

Çësht­jet civile që janë në gjykim ditën e hyr­jes në fuqi të këtij ligji dhe që sipas Kodit të Pro­ce­durës Civile duhet të gjyko­hen me trup gjykues të për­bërë nga tre gjyq­tarë, për të cilat ky ligj parashikon gjykimin e tyre me një gjyq­tar, do të vazh­do­jnë të gjyko­hen nga i njëjti trup gjykues derisa vendi­mi të mar­rë for­më të pre­rë.

Kërke­sat që kanë të bëjnë me për­jash­timin e gjyq­tar­it, kërkesë­pa­ditë me objekt kundër­sh­ti­mi i të tretit, rishiki­mi i vendim­it, si dhe rekurset në interes të ligjit, të paraqi­tu­ra për­para hyr­jes në fuqi të këtij ligji, do të vazh­do­jnë të gjyko­hen sipas dis­poz­i­tave të Kodit të Pro­ce­durës Civile.

 

Dis­poz­itë kalimtare

(Parashikuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 53)

Çësht­jet që janë në pro­ce­durë ekzeku­ti­mi në datën e hyr­jes në fuqi të këtij ligji, do të ekzeku­to­hen sipas pro­ce­du­rave ligjore të mëparshme, derisa ekzeku­ti­mi i urdhrit ekzeku­tiv të jetë pezul­lu­ar, pushuar ose të ketë për­fun­d­uar.

 

Neni 621

Ky Kod hyn në fuqi më 1 qer­shor 1996.

 

 

Shpal­lur me dekretin nr.1474, datë 18.4.1996 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së  Shqipërisë, Sali Berisha.

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim