PJESA E DYTE

GJYKIMI NË SHKALLË TË PARË

 

TITULLI I

 

NGRITJA E PADISË

 

KREU I

 

HARTIMI, PARAQITJA NË GJYKATË, NJOFTIMI I PADISË DHE VEPRIMET PËRGATITORE

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 35)

 

Neni 153

Har­ti­mi i padisë

Gjyki­mi i një çësht­je në gjykatë fil­lon me paraqit­jen e kërkesë­padisë me shkrim.

 

Neni 154

(Shfuqizuar para­grafi i fun­dit me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001,

neni 36)

Kërkesë­pa­dia shkruhet në gjuhën shqipe dhe duhet të përm­ba­jë:

- gjykatën për­para së cilës paraqitet kërke­sa;

- emrin, atës­inë, mbiem­rin, vend­ba­n­imin ose vendqën­drim­in e paditësit e të padi­tu­rit dhe të per­son­ave që përkatë­sisht i për­faqë­so­jnë ata, kur ka të tillë;

- për­cak­timin e objek­tit të kërkesë­padisë;

- tregimin e fak­teve, rrethanave, doku­menteve, mjeteve të tjera provuese dhe të së drejtës mbi të cilat mbështetet kërkesë­pa­dia;

- kërkimin e paditësit;

- vleft­en e padisë, në rast se objek­ti i saj është i vlerë­sueshëm.

 

Neni 154/a

Paraqit­ja e kërkesë­padisë

(Shtu­ar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 37)

Kërkesë­pa­dia paraqitet në gjykatë nga paditësi ose nga për­faqë­sue­si i tij i pajisur me prokurë. Kërkesë­pa­dia mund të paraqitet në gjykatë edhe nëpër­m­jet postës.

Padia iu cak­to­het gjyq­tarëve me short.

Kur kërkesë­pa­dia nuk plotë­son kushtet e për­men­dura në këtë kre, gjyq­tari i vetëm ia kthen paditësit në kohën e paraqit­jes së saj ose ai njofto­het me shkrim për plotësimin e të metave dhe, pasi të jetë shënuar në padi data e paraqit­jes, cak­to­het një afat për plotësimin e të metave. Deri në këtë datë padia mbetet pa veprime.

Kur paditësi nuk plotë­son të metat bren­da afatit të cak­tu­ar, kërkesë­pa­dia quhet se nuk është paraqi­tur dhe i kthe­het paditësit së bashku me aktet e tjera.

Kundër vendim­it të gjyq­tar­it të vetëm për kthimin e kërkesë­padisë mund të bëhet ankim i veçan­të.

Kur të metat e kërkesë­padisë janë plotë­suar në afatin e cak­tu­ar, ajo quhet e regjistru­ar që nga dita që është regjistru­ar në gjykatë. Në këtë mënyrë vepro­het edhe kur të metat e kërkesë­padisë kon­sta­to­hen gjatë gjykim­it të çësht­jes.

 

Neni 155

Njof­tim

Ndër­m­jet datës që është njof­tu­ar padia dhe asaj të paraqit­jes në gjykatë, duhet të sig­uro­het një afat jo më pak se dhjetë ditë.

Kur ven­di i njof­tim­it është jashtë rrethit ose jashtë shtetit, afati për paraqit­jen në gjyq duhet të jetë i tillë sa të sig­uro­het një komu­nikim nor­mal i padisë dhe paraqit­ja në gjykatë e të padi­tu­rit ose të per­son­ave të tretë.

Në çësht­jet që është e nevo­jshme të kry­het një njof­tim i shpe­jtë i padisë, me kërkesën e paditësit, gjyq­tari kur e sheh atë me vend, mund të lejo­jë mosre­spek­timin e afatit të mësipërm të parashikuar në para­grafin e parë të këtij neni, por gjith­n­jë njof­ti­mi duhet të jetë bindës, në për­puth­je me rreg­ul­lat e parashikuara prej nen­eve 132 e 133 të këtij Kodi dhe pa i cen­uar të padi­tu­rit të drejtën e mbro­jt­jes.

 

Neni 156

Aktet që i bashkëngjiten padisë

Bashkë me kërkesë­pad­inë duhet të paraqiten:

a) proku­ra, në rast se kërkesë­pa­dia paraqitet në emër të paditësit nga për­faqë­sue­si i tij;

b) kop­je të kërkesë­padisë dhe të akteve provuese, në numër sa janë të padi­tu­rit, si dhe për rastin e parashikuar nga neni 197 i Kodit Civ­il.

Me paraqit­jen e kërkesë­padisë paguhet tak­sa mbi aktet, si dhe shpen­zimet e nevo­jshme për njof­timet ose shër­bimet e tjera gjyqë­sore.

Kërkesë­padisë i bashkëngjitet thirr­ja në të cilën shëno­hen data e paraqit­jes në gjykatë, si dhe porosia që në këtë datë të jenë të sak­të­suara provat që i padi­turi pre­tendon se duhen dëgjuar nga gjyka­ta.

 

Neni 157

Paraqit­ja e padisë

(Shfuqizuar me ligjin nr.8812, datë 15.7.2001, neni 38)

 

Neni 158

Regjistri­mi i padisë dhe formi­mi i dos­jes

Me depoz­itimin e padisë në sekre­tari bëhet regjistri­mi i saj në regjistrin themeltar përkatës dhe hapet dos­ja, në të cilën depoz­i­to­hen padia, akti i njof­tim­it të saj të padi­turve dhe pjesë­mar­rësve të tjerë në pro­ces, provat shkre­sore dhe çdo doku­ment që palët kanë paraqi­tur lid­hur me çësht­jen në gjykim. Ato kanë të drejtë që me lejen e gjykatës të nji­hen me përm­ba­jt­jen e tyre, por palët apo per­son­at e tretë të thirrur në gjykatë nuk mund të tërhe­qin doku­mentet e paraqi­tu­ra, të bëjnë fotokop­je të tyre, pa lejen e gjykatës dhe pa qenë ato të evi­den­tu­ara në dos­je.

Njof­ti­mi i padisë bëhet sipas rreg­ullave të parashikuara në nenet 130 dhe 131 të këtij Kodi.

 

 

Neni 158/a

Veprimet për­gati­tore

(Shtu­ar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 39

Ndryshuar para­grafi i parë, shfuqizuar para­grafi i katërt me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 8 )

Gjyq­tari cak­ton, për çdo çësht­je, seancën për­gati­tore, ku thirren palët ose per­soni i tretë, për të për­cak­tu­ar natyrën e mos­mar­rëvesh­jes dhe kërkon prej tyre shp­jegimet e nevo­jshme, si dhe për­cak­timin e provave për vërte­timin e pre­tendimeve e të prapësimeve të tyre. Gjyq­tari, me vendim, kryen këto veprime:

Kërkon nga paditësi që kërkesë­pa­dia të plotë­so­het me të gjitha ele­mentet e nevo­jshme të për­cak­tu­ara nga nenet 154 dhe 156 të këtij Kodi.

Ven­dos për për­jash­timin e paditësit nga pag­i­mi i tak­sës mbi aktet, në rastet e për­cak­tu­ara nga ligji.

Ven­dos se cilët dësh­mi­tarë do të thirren në seancë gjyqë­sore dhe kërkon nga i padi­turi ose per­sona të tjerë akte që ndod­hen pranë tyre.

Kur është rasti, ven­dos për vënien e sekue­stros ose për mar­rjen e ndon­jë mase tjetër për sig­urim­in e padisë.

Kur është rasti, ven­dos për sig­urim­in e provave.

Ven­dos për pezul­lim­in e gjykim­it, kur janë rastet e për­cak­tu­ara nga neni 297 i këtij Kodi.

Ven­dos për pushimin e gjykim­it kur janë rastet e për­cak­tu­ara nga shkro­n­jat “b” dhe “c” të nen­it 299 të këtij Kodi.

Ven­dos për bashkimin e padive në një gjykim të vetëm kur janë rastet e për­cak­tu­ara në këtë Kod.

Ven­dos për moskom­pe­tencën e gjykatës kur çmon se çësht­ja hyn në kom­pe­tencën e një gjykate tjetër dhe i dër­gon asaj kërkesë­pad­inë së bashku me aktet e paraqi­tu­ra. Kundër vendim­it të gjyq­tar­it të vetëm, me të cilin ven­doset pezul­li­mi, pushi­mi dhe moskom­pe­ten­ca e gjykatës, mund të bëhet ankim i veçan­të.

 

Neni 158/b

Veprimet e paj­tim­it

(Shtu­ar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 40)

Gjyq­tari, gjatë veprimeve për­gati­tore, bën të gjitha për­p­jek­jet për të zgjid­hur mos­mar­rëvesh­jen me paj­tim, kur e lejon natyra e çësht­jes. Për këtë qël­lim, kur është rasti, urd­hëron edhe paraqit­jen e vetë palëve

Për­p­jek­jet për paj­tim mund të përsëriten në çdo fazë të hetim­it gjyqë­sor.

Kur arri­het paj­ti­mi pa fil­lu­ar sean­ca gjyqë­sore, mba­het pro­cesver­bal i cili nën­shkruhet nga palët. Gjyq­tari me vendim mira­ton paj­timin.

Kur paj­ti­mi arri­het në seancë gjyqë­sore, kushtet e mar­rëvesh­jes pasqy­ro­hen në pro­cesver­balin gjyqë­sor. Gjyka­ta jep vendim për mira­timin e tij, por në çdo rast ai nuk duhet të jetë në kundër­sh­tim me ligjin.

Kundër vendim­it për zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jes me paj­tim ose mospra­n­imin e paj­tim­it mund të bëhet ankim i veçan­të.

 

Neni 159

Bashki­mi i kërkimeve

Në një kërkesë­pa­di mund të parashtro­hen shumë kërkime, në rast se gjyka­ta është kom­pe­tente për të gjitha kërkimet. Kur gjyka­ta çmon se shqyr­ti­mi i për­bashkët i tyre, do të shkak­to­jë vështirësi të duk­shme në zhvil­lim­in e gjykim­it, ven­dos që ato të shqyr­to­hen veç e veç.

 

Neni 160

Kundër­pa­dia

(Ndryshuar para­grafi III me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 41)

I padi­turi ka të drejtë të paraqesë kundër­pa­di kur kërki­mi i kundër­padisë ka lid­hje me atë të padisë ose kur midis tyre mund të bëhet kom­pen­si­mi.

Kundër­pa­dia mund të paraqitet derisa nuk ka për­fun­d­uar het­i­mi gjyqë­sor dhe i nën­shtro­het të gjitha rreg­ullave të cak­tu­ara për ngrit­jen e padisë.

Kur të metat e kundër­padisë nuk plotë­so­hen në afatin e cak­tu­ar nga gjyka­ta, kundër­pa­dia kthe­het.

 

KREU II

BASHKËNDËRGJYQËSIA

 

Neni 161

(Shtu­ar shkro­n­ja c me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 9)

Padia mund të ngri­het bashkër­isht nga shumë paditës ose kundër shumë të padi­turve (bashkëndërgjyqës) në rast se:

a) kanë të drej­ta ose detyrime të për­bashkë­ta mbi objek­tin e padisë;

b) të drej­tat dhe detyrimet e tyre nga pikë­pam­ja e fak­tit ose e ligjit kanë po atë bazë.

c) në rast se gjyki­mi ka fil­lu­ar dhe paditësi vëren se kërki­mi i tij shtri­het edhe ndaj një per­soni tjetër, atëherë mund ta shtri­jë kërkimin edhe ndaj këtij të fun­dit, duke e thirrur si të padi­tur.

 

Neni 162

Secili nga bashkëndërgjyqësit kun­drejt palës kundër­shtare paraqitet i pavarur në mënyrë që veprimet ose mosveprimet e tij pro­ce­du­rale nuk u sjellin të tjerëve as dobi as dëm.

Kur, për shkak të natyrës së mar­rëd­hënieve juridike që janë në kon­flikt ose për shkak të një dis­pozite ligjore, efek­ti i vendim­it, që do të jepet, shtri­het në të gjithë bashkëndërgjyqësit, veprimet pro­ce­du­rale që janë kry­er prej disa bashkëndërgjyqësve kanë efekt edhe për bashkëndërgjyqësit e tjerë që nuk janë paraqi­tur në gjykatë ose që nuk kanë kry­er ndon­jë veprim në afatin e cak­tu­ar.

 

KREU III

DREJTIMI I PROCESIT

 

(Shfuqizuar nenet 163–164 me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 42)

 

KREU IV

 

GJOBAT

 

Neni 165

Mosparaqit­ja në gjyq pa shkaqe të arsyeshme

Kur dësh­mi­tari ose eksper­ti, që është thirrur në gjykatë, nuk paraqitet pa shkaqe të arsyeshme, gjyka­ta e dënon me gjobë deri në 30 000 lekë dhe urd­hëron sjell­jen e tij me detyrim.

 

Neni 166

Kundër­sh­ti­mi për të dësh­muar

Kur dësh­mi­tari pa ndon­jë shkak të arsyeshëm kundër­sh­ton të dësh­mo­jë ose eksper­ti të japë mendimin, gjyka­ta i dënon me gjobë deri në 30 000 lekë.

 

Neni 167

Mosparaqit­ja në gjyq e doku­men­tit ose e sendit nga per­soni

i tretë

Kur një per­son i tretë, që nuk është palë, nuk pra­non të paraqesë një doku­ment ose një send, që provo­het se ndod­het pranë tij dhe që i është kërkuar nga gjyka­ta dëno­het me gjobë deri me 30 000 lekë.

 

Neni 168

Mos­bind­ja e urdhrit të kryetar­it të seancës

Kur per­son­at që mar­rin pjesë në gjykimin e çësht­jes, si dhe per­son­at e tjerë që asis­to­jnë në gjykim nuk u binden urdhrave të kryetar­it të seancës gjyqë­sore, me vendim të gjykatës mund të dëno­hen me gjobë deri në 30 000 lekë. Kjo dis­poz­itë nuk zba­to­het për prokuror­in dhe avokatin që mar­rin pjesë në çësht­je.

 

Neni 169

Kundër­sh­ti­mi i vendim­it të dënim­it

Per­son­at që janë dënuar me gjobë, sipas dis­poz­i­tave të mësipërme, mund t’i paraqitin gjykatës që i ka dënuar, bren­da tri ditëve, kërkesë për heq­jen e dënim­it, duke treguar dhe shkaqet.

Gjyka­ta kur i gjen me vend këto shkaqe, revokon vendimin e dënim­it me gjobë si dhe urdhrin e sjell­jes me detyrim. Ajo mund edhe vetëm të pakë­so­jë gjobën e cak­tu­ar. Në rast të kundërt, refu­zon kërkesën.

Afati për të paraqi­tur kërkesën fil­lon nga dita e seancës gjyqë­sore dhe, në rastet e parashikuara nga nenet 165 dhe 167, nga dita e njof­tim­it të vendim­it të dënim­it.

Vendi­mi i dhënë nga gjyka­ta në rastet e sipërme është i for­mës së pre­rë dhe kundër tij nuk lejo­het ankim.

 

TITULLI II

 

SHQYRTIMI I ÇËSHTJES

 

KREU I

VEPRIMET PËRGATITORE

(Shfuqizuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 43)

 

Neni 170

(Shfuqizuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 43)

 

 

Neni 171

Veprimet e paj­tim­it

(Shfuqizuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 43)

 

 

Neni 171/a

Të drej­tat e gjykatës për zhvil­lim­in e pro­ce­sit gjyqë­sor

dhe mjetet për zba­timin e tyre

(Shtu­ar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 45)

Gjyka­ta ushtron të gjitha të drej­tat e për­cak­tu­ara në këtë Kod, që janë të nevo­jshme për zhvil­lim­in sa më të mirë të pro­ce­sit gjyqë­sor.

Gjyka­ta cak­ton sean­cat dhe afatet bren­da të cilave palët dhe per­son­at e tjerë të thirrur prej saj duhet të krye­jnë aktet pro­ce­du­rale dhe veprime të tjera të kërkuara prej saj.

Gjyka­ta drej­ton pro­cesin gjyqë­sor nëpër­m­jet vendimeve dhe urdhrave.Vendimet dhe urdhrat e shpal­lu­ra në seancë gjyqë­sore quhen të njo­hu­ra nga palët e pran­ishme ose që duhej të paraqiteshin në gjykatë. Vendimet e shpal­lu­ra jashtë seancës dhe ato, ndaj të cilave lejo­het ankim u komu­niko­hen palëve të intere­suara nga sekre­tari i seancës jo më vonë se tre ditë nga shpall­ja e tyre.

 

Neni 171/b

(Shtu­ar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 46)

Vendimet jopër­fundimtare dhe urdhrat që jep gjyka­ta në seancë gjyqë­sore duhet të arsyeto­hen dhe të mos paragjyko­jnë zgjid­hjen e çësht­jes.

Vendimet mund të ndryshohen ose të revoko­hen nga gjyka­ta që i ka shpal­lur përveç kur:

a) janë shpal­lur mbi bazën e një mar­rëvesh­je­je të palëve, në rastet që ato vetë mund të dispono­jnë. Megjithatë, mund të revoko­hen nga gjyka­ta kur është për­cak­tu­ar në mar­rëvesh­jen e palëve;

b) në këtë Kod për­cako­het se kundër tyre mund të ushtro­het ankim i veçan­të;

c) ligji i deklaron si të paankimueshme.

 

 

KREU II

DREJTIMI I PROCESIT DHE SEANCA GJYQËSORE

(Shtu­ar tit­ul­li me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 44)

 

Neni 172

Shqyr­ti­mi i çësht­jes për­para gjykatës bëhet ver­bal­isht, por palët mund të parashtro­jnë me shkrim shp­jegimet dhe pre­tendimet e tyre rreth çësht­jes në gjykim.

Në seancë gjyqë­sore mba­het pro­cesver­bal në të cilin pasqy­ro­hen shp­jegimet e palëve, provat që mer­ren, si dhe vendimet e urdhrat që shpall gjyka­ta.

 

 

Neni 173

Gjyki­mi me dyer të mbyl­lu­ra

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 47)

Nuk lejo­het qën­dri­mi në seancë gjyqë­sore me dyer të mbyl­lu­ra i të miturve nën 16 vjeç, përveç kur ata thirren nga gjyka­ta.

Gjyka­ta mund të mos lejo­jë pjesë­mar­rjen e organ­eve të medias dhe pub­likut gjatë një pjese ose gjatë gjithë zhvil­lim­it të pro­ce­sit gjyqë­sor:

a) në interes të moralit;

b) të ren­dit pub­lik;

c) të ruat­jes së infor­ma­cionit të klasi­fikuar ose sig­urisë kom­bëtare;

ç) kur e kërko­jnë intere­sat e të miturve ose mbro­jt­ja e jetës pri­vate të palëve dhe pjesë­mar­rësve në gjyq;

d) kur për­menden sekrete tregtare ose shpik­je indus­tri­ale, nga pub­liki­mi i të cilave mund të ceno­hen intere­sa që mbro­hen me ligj;

dh) në masën e çmuar nga gjyka­ta, në rrethana të veçan­ta, pub­liki­mi mund të paragjyko­jë intere­sat e drejtë­sisë.

Vendi­mi shpal­let pub­lik­isht.

 

Neni 174

Çel­ja dhe zhvil­li­mi i seancës gjyqë­sore

Në ditën dhe në orën e cak­tu­ar palët ose për­faqë­sue­sit e tyre janë të detyru­ar të njofto­jnë gjykatën për pran­inë e tyre.

Për­para se të fil­lo­jë sean­ca gjyqë­sore sekre­tari ose nëpunësi gjyqë­sor thër­ret palët ose për­faqë­sue­sit e tyre dhe i fton ata të zënë vendet e cak­tu­ara.

 

Neni 175

Pasi deklaro­het çel­ja e seancës gjyqë­sore, gjyka­ta ver­i­fikon paraqit­jen e palëve dhe het­on shkaqet kur njëra ose të dyja ato nuk janë paraqi­tur në seancë.

Në rast se mosparaqit­ja ka ndod­hur për shkak sëmund­je­je ose për ndon­jë shkak tjetër të ligjshëm, gjyka­ta shtyn gjykimin për një ditë tjetër.

 

Neni 176

Legjitim­i­mi i palëve në pro­ces

Gjyka­ta ver­i­fikon legjitim­imin si palë të per­son­ave ose të për­faqë­suesve të tyre të paraqi­tur dhe kur është rasti i fton ata të plotë­so­jnë aktet dhe doku­mentet që rezul­to­jnë me të meta, duke përf­shirë këtu edhe aktet lid­hur me për­faqësimin, gjet­jen e per­son­it dhe, kur e sheh të nevo­jshme, u cak­ton palëve një afat.

 

Neni 177

Drej­ti­mi i hetim­it gjyqë­sor nga kryetari i seancës

Kryetari i seancës gjyqë­sore drej­ton het­imin gjyqë­sor dhe bisedimet e palëve, në për­puth­je me rreg­ul­lat e për­cak­tu­ara në këtë Kod.

Kur ndon­jë nga palët bën vëre­jt­je ndaj veprimeve të kryetar­it të seancës, duke pre­tend­uar se u kufi­zo­hen ose u shke­len të drej­tat e tyre, këto duhet të pasqy­ro­hen në pro­cesver­bal.

 

Neni 178

Sig­uri­mi i rreg­ul­lit dhe i qetë­sisë në seancë gjyqë­sore

Kryetari i seancës gjyqë­sore kujde­set për mba­jt­jen e rreg­ul­lit e të qetë­sisë në seancë. Ai ka të drejtë të urd­hëro­jë largimin nga sal­la e gjyqit të per­son­ave që prishin rreg­ullin e qetës­inë e zhvil­lim­it të seancës gjyqë­sore. Kur prokurori ose avokati nuk u binden urdhrave të kryetar­it të seancës gjyqë­sore, gjyka­ta vë në dijeni organin përkatës të prokuror­isë ose të këshillit drejtues të avokatisë dhe kërkon prej tyre mar­rjen e masave disi­plinore. Gjyka­ta mund të shtyjë seancën derisa të cak­to­het një prokuror ose një avokat tjetër.

 

Neni 179

Paso­jat juridike të mosparaqit­jes së palëve

(Ndryshuar para­grafi I me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 48)

Nëse paditësi ose asnjë nga palët, pa ndon­jë shkak të arsyeshëm, nuk paraqiten, si në veprimet për­gati­tore ash­tu edhe në seancën gjyqë­sore dhe rezul­ton se kanë dijeni rreg­ull­isht, gjyka­ta apo gjyq­tari i vetëm ven­dos pushimin e gjykim­it.

Nëse i padi­turi nuk paraqitet në seancën e parë dhe paditësi nuk kërkon që gjyki­mi të zhvil­lo­het në mungesë, gjyka­ta cak­ton një seancë tjetër gjyqë­sore.

Nëse ky nuk paraqitet edhe në seancën tjetër gjyqë­sore dhe paditësi nuk kërkon që gjyki­mi të zhvil­lo­het në mungesë, gjyka­ta ven­dos pushimin e gjykim­it.

 

Neni 180

Shpall­ja e trupit gjykues dhe shp­jegimet e palëve

Pasi të jenë kry­er veprimet e mësipërme, shpal­let për­bër­ja e trupit gjykues dhe zgjid­hen kërke­sat para­prake të palëve.

Gjyka­ta në seancën e parë gjyqë­sore u kërkon palëve, që në bazë të fak­teve të pre­tend­uara prej tyre, të japin sqarimet e nevo­jshme, duke u vënë në duk­je çësht­jet që nga pikë­pam­ja pro­ce­du­rale i quan të nevo­jshme e të dobishme për gjykimin e çësht­jes.

Në fil­lim paditësi jep shp­jegime rreth kërke­save të parashtru­ara në padi, pas­taj i padi­turi dhe pjesë­mar­rësit e tjerë në pro­ces. Secili prej tyre është i detyru­ar të për­cak­to­jë fak­tet dhe provat mbi të cilat mbështeten pre­tendimet e prapësimet e tyre.

Ata mund të kërko­jnë nga gjyka­ta mar­rjen e provave të tjera, përveç atyre të cak­tu­ara në seancë për­gati­tore ose të mar­ra në seancë gjyqë­sore, vetëm kur nga shp­jegimet e palës tjetër ose nga rrethanat të dala rish­tazi mar­r­ja e tyre është në dobi të gjykim­it të çësht­jes.

Gjyka­ta, kur e vlerë­son të nevo­jshme, mund t’u japë palëve të intere­suara një afat jo më shumë se 10 ditë për të për­cak­tu­ar fak­tet dhe provat e tjera.

 

Neni 181

Për­fundi­mi i gjykim­it nga i njëjti trup gjykues

Gjyka­ta duhet të orga­ni­zo­jë punën që gjyki­mi i çësht­jes të për­fun­do­jë nga i njëjti trup gjykues.

Kur për shkaqe të parashikuara nga para­grafi i tretë i nen­it 62 të këtij Kodi, ose për shkaqe të tjera të përligju­ra, ndryshon për­bër­ja e trupit gjykues, anë­tari i ri duhet të nji­het me përm­ba­jt­jen e pro­ce­sit gjyqë­sor, përveç kur kërko­het prej tij që çësht­ja të shqyr­to­het nga fil­li­mi.

Kur ndryshon më shumë se një nga anë­tarët e trupit gjykues, çësht­ja fil­lon nga fil­li­mi.

 

Neni 182

Paraqit­ja per­son­al­isht e palëve

Gjyka­ta, në çdo fazë të gjykim­it, ka të drejtë të kërko­jë që palët të paraqiten per­son­al­isht për t’u pyetur, për rrethana që çmon se kanë rëndësi për zgjid­hjen e çësht­jes, pavarë­sisht se kanë për­faqë­sues ose që gjyki­mi zhvil­lo­het në mungesë të tyre.

Kur, me gjithë urdhrin e dhënë nga gjyka­ta sipas para­grafit të mësipërm, pala e thirrur nuk është paraqi­tur pa ndon­jë shkak të ligjshëm ose refu­zon t’u përgjig­jet pyet­jeve që i bëhen, gjyka­ta vlerë­son qën­drim­in e saj në har­moni me provat e tjera.

 

Neni 183

Zgjid­h­ja e kërke­save të palëve

Për kërke­sat e parashtru­ara nga palët sipas nen­eve 180 dhe 182 të këtij Kodi, gjyka­ta shpre­het me vendim. Në raste të veçan­ta, që paraqesin vështirësi gjyki­mi, ajo mund ta shtyjë deklarim­in e vendim­it deri në tri ditë.

Gjykata,me vendim, lejon mar­rjen e provave dhe kur është rasti edhe mënyrën e mar­rjes së tyre. Refuz­i­mi i mar­rjes së provës së kërkuar duhet të arsyeto­het nga gjyka­ta, pa e paragjykuar çësht­jen.

 

Neni 184

Zëvendësi­mi i palëve

Kur gjatë gjykim­it del se padia është ngrit­ur nga një per­son, që nuk ka të drejtë ta ngre­jë, ose është ngrit­ur kundër një per­soni ndaj të cilit nuk duhej të ngri­hej, me kërkesën e palës së intere­suar gjyka­ta mund të lejo­jë zëvendësimin e paditësit ose të të padi­tu­rit të parë, me paditësin që i për­ket e drej­ta që të ngre­jë pad­inë ose me të padi­turin kundër të cilit duhej të ngri­hej padia. Për këtë zëvendësim gjyka­ta duhet të mar­rë më parë pëlqimin e të dy palëve dhe të per­son­it që hyn në vend të tyre si palë.

 

Neni 185

Ndryshi­mi i shkakut ligjor dhe i objek­tit të padisë

(Ndryshuar para­grafi I me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 49)

Paditësi gjatë hetim­it gjyqë­sor ka të drejtë të ndrysho­jë shkakun ligjor të padisë. Ai pa e ndryshuar shkakun ligjor të saj, mund të shto­jë, të pakë­so­jë ose të ndrysho­jë objek­tin e padisë.

Kur ndryshimet e mësipërme bëhen në mungesën e të padi­tu­rit ose të per­son­ave të tretë të thirrur në gjykim, duhet t’u komu­niko­hen atyre me shkrim.

Nuk quhet sht­esë e objek­tit të padisë, kërki­mi i kamatës ose i të ard­hu­rave të tjera të objek­tit.

 

Neni 186

Zgjer­i­mi i provave

Kur për shkaqe të ligjshme duhet të shty­het gjyki­mi i çësht­jes, dësh­mi­tarët e paraqi­tur në ditën e cak­tu­ar pyeten, përveç kur gjyka­ta e çmon të nevo­jshme të pyeten në një seancë tjetër së bashku me dësh­mi­tarët që nuk janë paraqi­tur.

 

Neni 187

Pala që është deklaru­ar në mungesë, paraqitet në çdo moment të pro­ce­sit gjyqë­sor, derisa nuk i është dhënë fund hetim­it gjyqë­sor. Ajo mund të kërko­jë që të kry­hen veprime pro­ce­du­rale për llog­a­ri të saj lid­hur me het­imin gjyqë­sor të zhvil­lu­ar më parë, kur vërte­ton pavlef­sh­mërinë e thirrjes në gjyq ose mosparaqit­jen për shkaqe të pavaru­ra prej tij. Gjyka­ta mund të pra­no­jë kërke­sat e kësaj pale për pro­va të tjera kur çmon se mar­r­ja e tyre është në dobi të hetim­it të plotë e të gjithanshëm të çësht­jes.

 

Neni 188

Vendi­mi i gjykatës që pra­non kërkesën për ndër­pyet­jen ose kërke­sat e tjera, sipas nen­it të mësipërm, i njofto­hen palës në mungesë në afatet që cak­ton gjyka­ta. Aktet dhe veprimet e tjera nuk i nën­shtro­hen njof­tim­it.

 

KREU III

PJESËMARRJA E PERSONAVE TË TRETË

NË PROCESIN CIVIL

 

Neni 189

Ndërhyr­ja krye­sore

Kush­do mund të ndërhyjë në një pro­ces gjyqë­sor që zhvil­lo­het ndër­m­jet per­son­ave të tjerë, kur pre­tendon për vete tërë­sisht ose pjesër­isht sendin ose një të drejtë që është objekt i padisë në shqyr­tim, ose që lid­het me për­fundimin e gjykim­it, duke ngrit­ur padi kundër të dy palëve ose njërës prej tyre.

 

Neni 190

Për të ndërhyrë në një pro­ces civ­il sipas nen­it 189 të këtij Kodi, per­soni i tretë duhet të paraqitet në seancë për­gati­tore ose gjyqë­sore, duke i paraqi­tur gjykatës kërkesën e tij me shkrim ose duke e depoz­i­tu­ar atë në sekre­tari dhe kur është rasti edhe prokurën e doku­mentet provuese në aq kop­je sa janë ndërgjyqësit. Gjyka­ta urd­hëron që ato t’u njofto­hen palëve mundë­sisht pa shtyrë seancën gjyqë­sore.

 

Neni 191

Ndërhyr­ja dytë­sore

 

Kush­do mund të ndërhyjë në një pro­ces gjyqë­sor që zhvil­lo­het ndër­m­jet per­son­ave të tjerë, kur ka interes për të mbështe­tur njërën ose tjetrën palë, me të cilën bashko­het në gjykim për ta ndih­muar atë.

 

Neni 192

Thirr­ja e per­son­it të tretë

Secila palë mund të thër­resë në gjykimin e çësht­jes një per­son me të cilin men­don se e ka të për­bashkët çësht­jen ose nga i cili mund të kërko­het një garan­ci ose shpër­blim, që lid­het me për­fundimin e çësht­jes.

Per­soni i tretë thirret me kërkesë të shkru­ar që paraqitet në seancën për­gati­tore ose në sekre­tar­inë gjyqë­sore kur ka fil­lu­ar shqyr­ti­mi i padisë. Kërke­sa i njofto­het men­jëherë gjyq­tar­it i cili urd­hëron që t’i njofto­het per­son­it të tretë, mundë­sisht pa shtyrë seancën gjyqë­sore të cak­tu­ar.

Thirr­ja e per­son­it të tretë lejo­het kur ai ka ban­im të ditur bren­da kufi­jve të Repub­likës së Shqipërisë dhe derisa nuk ka për­fun­d­uar gjyki­mi i çësht­jes në shkallë të parë.

 

Neni 193

Gjyka­ta, kur çmon se pro­ce­si gjyqëor duhet të zhvil­lo­het në prani të një per­soni të tretë, i cili rezul­ton se ka interes në çësht­je, e thër­ret atë dhe për këtë qël­lim shtyn seancën gjyqë­sore.

Sekre­tari njofton atë me letërthirrje.

 

Neni 194

Gjyka­ta pra­non mar­rjen pjesë të per­son­it të tretë në gjykimin civ­il me vendim të ndër­m­jetëm.

Kundër vendim­it që refu­zon mar­rjen pjesë të per­son­it të tretë mund të bëhet ankim i veçan­të.

 

Neni 195

Të drej­tat pro­ce­du­rale të per­son­it të tretë

Per­soni i tretë ka të drejtë të krye­jë të gjitha veprimet pro­ce­du­rale që u lejo­hen palëve përveç atyre që për­bëjnë dispon­im të objek­tit të padisë.

Me pëlqimin e të dy palëve per­soni i tretë që ka ndërhyrë vetë ose është thirrur në gjykatë nga njëra prej palëve, mund të zerë vendin e palës për të cilën ka ndërhyrë dhe kjo e fun­dit të dalë jashtë gjykim­it.

 

Neni 196

Vendi­mi që jepet pas ndërhyr­jes dytë­sore ose thirrjes së per­son­it të tretë ka efekt kun­drejt tij si për­sa u për­ket mar­rëd­hënieve të tij me per­son­in që e ka thirrur ose për të cilin ka ndërhyrë për ta ndih­muar, ash­tu dhe për­sa u për­ket mar­rëd­hënieve të tij me anën kundër­shtare.

 

Neni 197

Nëse per­soni që është bërë garant paraqitet në gjyq dhe merr për­sipër të zëvendë­so­jë në çësht­je per­son­in e garan­tu­ar, ky i fun­dit mund të kërko­jë largimin e tij nga gjyki­mi, duke u për­faqë­suar në gjykim nga garantue­si, në rast se palët nuk kanë kundër­sh­tim.

Për këtë kërkim ven­dos gjyka­ta por vendi­mi i saj mbi themelin e çësht­jes e shtrin efek­tin edhe ndaj per­son­it të garan­tu­ar.

 

Neni 198

Dal­ja jashtë gjykim­it e per­son­it të padi­tur

Per­soni që paditet për pag­imin e një detyri­mi ose për dorëz­imin e një sen­di ose për njo­hjen e një të drejte reale, për të cilat ka pre­tendime edhe një i tretë, ka të drejtë ta thër­rasë këtë në gjykim me qël­lim që çësht­ja të gjyko­het midis paditësit e këtij per­soni dhe të kërko­jë nga gjyka­ta të dalë jashtë gjykim­it duke pran­uar të derd­hë detyrim­in ose të depoz­i­to­jë sendin apo të njo­hë të drejtën reale, në vendin e mënyrën e cak­tu­ar prej saj.

Dal­ja e të padi­tu­rit jashtë gjykim­it bëhet me leje të gjykatës.

Kur per­soni i tretë nuk pra­non të mar­rë pjesë në gjykim ven­doset pushi­mi i çësht­jes dhe shu­ma e derd­hur ose sen­di i depoz­i­tu­ar i dorë­zo­hen paditësit.

 

Neni 199

Kali­mi pro­ce­dur­al

Kur njëra nga palët vdes, çësht­ja vazh­don nga ose kundër trashëgim­tarëve të saj.

Kur pala që është per­son juridik mbaron, çësht­ja vazh­don nga ose kundër per­son­it juridik a fizik, të cilit i kanë kalu­ar të drej­tat e detyrimet e per­son­it juridik që ka mbaru­ar.

 

Neni 200

Kur gjatë zhvil­lim­it të gjykim­it e drej­ta që është në kon­flikt i kalon një per­soni tjetër me akt ndër­m­jet të gjal­lëve ose me tit­ull të posaçëm, pro­ce­si gjyqë­sor vazh­don midis po atyre palëve që ishin në fil­lim.

Per­soni të cilit i ka kalu­ar e drej­ta në kon­flikt mund të ndërhyjë ose të thirret në gjykim si per­son i tretë, ose mund të zëvendë­so­jë në gjykim palën nga e cila i ka kalu­ar e drej­ta në kon­flikt, por vetëm në kushtet e parashikuara nga ky Kod.

Vendi­mi i dhënë ka fuqi edhe kundër per­son­it të cilit i ka kalu­ar e drej­ta në kon­flikt, me për­jash­tim të rastit kur e drej­ta e pronë­sisë mbi një send të lua­jt­shëm është fitu­ar me mirëbes­im (neni 166 i Kodit Civ­il) dhe në zba­timin e rreg­ullave mbi regjistrim­in e sendeve.

 

Neni 201

Heq­ja dorë nga gjyki­mi dhe nga e drej­ta e padisë

Paditësi në çdo fazë të gjykim­it mund të heqë dorë nga gjyki­mi i padisë. Në këtë rast gjyka­ta ven­dos pushimin e gjykim­it.

Paditësi në çdo fazë të gjykim­it mund të heqë dorë kre­jtë­sisht ose pjesër­isht nga e drej­ta e padisë. Në këtë rast padia rrë­zo­het dhe paditësi nuk ka të drejtë të ngre­jë përsëri po këtë padi. Heq­ja dorë nga e drej­ta e padisë për­para gjykatës së apelit sjell si rrjed­ho­jë prish­jen e vendim­it të gjykatës të shkallës së parë dhe rrëz­imin e padisë.

 

KREU IV

 

SIGURIMI I PADISE

 

Kur lejo­het sig­uri­mi i padisë

 

Neni 202

(Shtu­ar fjalë në para­grafin e parë me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008,

neni 10)

Me kërkesën e paditësit, gjyka­ta bren­da 5 ditëve lejon mar­rjen e masave për sig­urim­in e padisë, kur ka arsye të dyshohet se ekzeku­ti­mi i vendim­it për të drej­tat e paditësit do të bëhet i pamundur ose i vështirë.

Sig­uri­mi i padisë lejo­het kur:

a) padia mbështetet në pro­va me shkresë;

b) paditësi jep garan­ci, në masën dhe në llo­jin e cak­tu­ar nga gjyka­ta, për dëmin që mund t’i shkak­to­het të padi­tu­rit nga sig­uri­mi i padisë.

Garan­cia mund të kërko­het edhe për rastin e parashikuar nga shkro­n­ja “a” e këtij neni.

 

Neni 203

Sig­uri­mi i padisë lejo­het për të gjitha llo­jet e padive dhe në çdo fazë të gjykim­it, derisa vendi­mi të mar­rë for­më të pre­rë. Sig­uri­mi i padisë lejo­het edhe nga gjyka­ta e apelit, kur padia është duke u shqyr­tu­ar prej saj.

 

Neni 204

Sig­uri­mi i padisë mund të kërko­het edhe për­para ngrit­jes së padisë në gjykatën e ven­dit ku ka ban­imin paditësi ose ku ndod­het pasuria me të cilën do të sig­uro­het padia.

Në këtë rast gjyka­ta cak­ton një afat jo më shumë se pesëm­bëd­hjetë ditë, bren­da të cilit duhet të paraqitet padia në gjykatë.

 

Neni 205

Sig­uri­mi i padisë mund të lejo­het për të gjithë pad­inë, ose vetëm për ato pjesë të saj, që gjyka­ta i gjen të bazuara, në për­puth­je me rreg­ul­lat e parashikuara në nenin 202 të këtij Kodi.

Kërke­sa, si rreg­ull, shqyr­to­het në prani të palëve, por në raste të veçan­ta ose të ngut­shme, mund të shqyr­to­het edhe pa u thirrur pala tjetër.

 

Neni 206

Llo­jet e masave për sig­urim­in e padisë

Sig­uri­mi i padisë bëhet:

a) me sekuestrim­in e sendeve të lua­jt­shme dhe të palu­a­jt­shme si dhe të kre­dive të deb­itorit;

b) me mar­rjen nga ana e gjykatës të masave të tjera të për­sh­tat­shme, duke përf­shirë edhe pezul­lim­in e ekzeku­tim­it.

Gjyka­ta mund të lejo­jë sig­urim­in e padisë me disa nga llo­jet e ndryshme të masave të sig­urim­it, por gjith­monë për një shumë të përgjithshme jo më të mad­he se atë të padisë.

Sekuestër nuk mund të vihet mbi sende që, sipas nen­it 529 të këtij Kodi, nuk mund të sekue­stro­hen.

 

Neni 207

Ndryshi­mi dhe zëvendësi­mi i masave për sig­urim­in e padisë

Gjyka­ta me kërkesën e njërës nga palët mund të zëvendë­so­jë një masë sig­uri­mi me një tjetër, pasi më parë të ketë dëgjuar edhe palën kundër­shtare.

Në këtë mënyrë vepro­het edhe kur gjyka­ta ven­dos heq­jen e masës së sig­urim­it, kur çmon se është zhdukur shkaku për të cilin është vënë ajo.

 

Neni 208

Ekzeku­ti­mi i masave për ekzeku­timin e padisë

Vendimet për sig­urim­in e padisë ekzeku­to­hen sipas rreg­ullave të cak­tu­ara në këtë Kod për ekzeku­timin e vendimeve mbi sendet e lua­jt­shme dhe të palu­a­jt­shme.

 

Neni 209

Anki­mi

Kundër vendim­it të gjykatës që ka ven­do­sur pra­n­imin e kërkesës për sig­urim­in e padisë, për ndryshimin ose heq­jen e sig­urim­it të padisë, mund të bëhet ankim i veçan­të. Anki­mi i vendim­it të sipërm nuk pen­gon vazhdimin e shqyr­tim­it të padisë.

 

Neni 210

Anki­mi kundër vendim­it që lejon masën e sig­urim­it, nuk pezul­lon ekzeku­timin e tij. Anki­mi kundër vendim­it me të cilin zëvendë­so­het ose hiqet masa e sig­urim­it, pezul­lon ekzeku­timin e tij.

 

Neni 211

Rënia e masës së sig­urim­it të padisë

Kur padia për të cilën është lejuar masa e sig­urim­it, nuk është ngrit­ur bren­da afatit të cak­tu­ar nga gjyka­ta ose gjyq­tari, masa e sig­urim­it quhet se ka rënë nga fuqia.

Kur ven­doset refuz­i­mi i padisë ose pushi­mi i gjykim­it të saj, gjyka­ta ven­dos heq­jen e sig­urim­it të padisë, e cila zba­to­het kur vendi­mi të mar­rë for­mën e pre­rë.

Garan­cia e dhënë sipas nen­it 202 të këtij Kodi, i kthe­het paditësit, në rast se pala tjetër bren­da pesëm­bësh­jetë ditëve pasi vendi­mi të ketë mar­rë for­mën e pre­rë, nuk paraqit padi për shpër­blim­in e dëmit të ard­hur për një shkak të tillë.

 

Neni 212

Ligjëri­mi i masës së sig­urim­it të padisë

Kur në vendimin për­fundim­tar padia pra­nohet, gjyka­ta ven­dos edhe ligjërim­in e sig­urim­it të padisë.

Kur si masë sig­uri­mi të padisë është ven­do­sur sekuestri­mi, ajo kthe­het në sekuestrim ekzeku­tiv, pasi vendi­mi për­fundim­tar të mar­rë for­mën e pre­rë.

 

KREU V

 

RREGULLA TË PËRGJITHSHME PËR MARRJEN

E PROVAVE

 

 

Neni 213

Leji­mi i provave

 

Në zba­tim të nen­it 12 të këtij Kodi, gjyka­ta me vendim lejon palët të provo­jnë fak­tet mbi të cilat i bazo­jnë kërkimet dhe pre­tendimet e tyre, duke paraqi­tur në gjykatë vetëm ato pro­va që janë të domos­doshme e që kanë lid­hje me çësht­jen e gjykim­it.

 

Neni 214

Pohi­mi gjyqë­sor

Pohimet e bëra në gjykatë prej palëve apo prej për­faqë­suesve të tyre, çmo­hen nga gjyka­ta pa nën­veftë­suar provat e tjera dhe rrethanat e çësht­jes.

 

Neni 215

Letër­porosia

Kur pro­va duhet të mer­ret jashtë ter­ri­torit të veprim­tarisë së gjykatës, kjo i dele­gon kom­pe­ten­cat e saj gjykatës së ven­dit ku ndod­het pro­va, përveç kur palët e kërko­jnë bashkar­isht që për këtë qël­lim të dele­go­het njëri prej anë­tarëve të trupit gjykues.

Në vendimin e gjykatës cak­to­het një afat bren­da të cilit duhet të mer­ret pro­va dhe cak­to­het sean­ca tjetër për vazhdimin e gjykim­it.

 

Neni 216

Pro­va mer­ret nga gjyq­tari i cak­tu­ar prej kryetar­it të gjykatës që i është drej­tu­ar kërke­sa, duke pasqyru­ar veprimet e kry­era në pro­cesver­bal, i cili i dër­go­het gjykatës në afatin e cak­tu­ar.

Palët janë të lira të mar­rin pjesë në mar­rjen e provës.

Deklaratat e palëve dhe të dësh­mi­tarëve mer­ren në vetën e parë dhe pasi i lex­o­hen deklarue­sit, nën­shkruhen prej tij.

 

Neni 217

Gjyq­tari që pro­ce­don për mar­rjen e provës edhe kur dele­go­het sipas nen­it 215 të këtij Kodi, zgjedh me vendim të gjitha çësht­jet që dalin gjatë mar­rjes së provës.

 

Neni 218

Dësh­mi­tari që nuk flet ose nuk dëgjon

Kur mer­ret në pyet­je një per­son që nuk flet ose nuk dëgjon, në qoftë se pyet­ja e tyre nuk mund të bëhet me shkrim, gjyka­ta thër­ret një per­son që i kup­ton shen­jat e per­son­it që mer­ret në pyet­je.

 

Neni 219

Ndih­ma juridike nga gjykatat e shteteve të hua­ja

Kur është e nevo­jshme të kry­het një veprim pro­ce­dur­al gjyqë­sor jashtë kufi­jve të Repub­likës së Shqipërisë, për sqarim­in e rrethanave, kosta­timin e fak­teve, dërgimin e një doku­men­ti  apo për arsye të tjera që gjyka­ta e quan të nevo­jshme për sqarim­in e çësht­jes në gjykim, gjyka­ta nëpër­m­jet Min­istrisë së Drejtë­sisë të Repub­likës së Shqipërisë i kërkon ndih­mën juridike përkatëse organ­it kom­pe­tent të shtetit tjetër.

Kur vepri­mi pro­ce­dur­al juridik mund të kry­het nga për­faqësia diplo­matike ose kon­sul­lore e Repub­likës së Shqipërisë, kërke­sa i drej­to­het kësaj të fun­dit.

Kërke­sa e sipërme duhet të për­cak­to­jë çësht­jet për të cilat kërko­het ndih­ma juridike dhe të përm­ba­jë të dhë­nat e nevo­jshme për plotësimin e ndih­mës juridike.

Kur midis dy shteteve ka mar­rëvesh­je për dhënien e ndërsjel­lë të ndih­mës juridike, zba­to­hen dis­poz­i­tat e kësaj mar­rëvesh­je­je.

 

Neni 220

Zba­ti­mi i ligjit të huaj

Në rast se për gjykimin e një çësht­je­je është e nevo­jshme të zba­to­hen lig­jet e një shteti tjetër, gjyka­ta duhet të bëjë të gjitha për­p­jek­jet për t’i gje­tur dhe zbat­u­ar ato sipas përm­ba­jt­jes së tyre.

Kur çdo për­p­jek­je e gjykatës sipas para­grafit të parë të këtij neni është e pasuk­sesshme dhe asnjë nga palët nuk kanë mundur t’ia sig­uro­jnë gjykatës dis­poz­i­tat e kërkuara, të vërte­t­u­ara nga organet kom­pe­tente të shtetit tjetër, gjyka­ta ven­dos sipas legjis­la­cionit shqip­tar.

 

Neni 221

Ndih­ma juridike për gjykatat e shteteve të hua­ja

Gjykatat shqiptare u sig­uro­jnë ndih­më juridike gjykatave të shteteve të tjera me kërkesën e tyre. Ndih­ma juridike nuk mund të jepet kur:

a. dhë­nia e saj nuk paj­to­het me parimet themelore të legjis­la­cionit shqip­tar në fuqi;

b. objek­ti i kërkesës nuk është në kom­pe­tencën e gjykatave shqiptare.

 

Neni 222

Kërke­sa për dhënien e ndih­mës juridike të bërë nga gjyka­ta e një shteti të huaj duhet të përm­ba­jë kushtet e parashikuara nga neni i mësipërm, të jetë har­tu­ar në gjuhën shqipe ose të jetë përk­thy­er në këtë gjuhë dhe t’i jenë bashkëngji­tur shpen­zimet e nevo­jshme për përk­thim. Në rast të kundërt gjyka­ta ose mar­rësi mund të refu­zo­jë kry­er­jen e veprimeve të kërkuara.

Kur ndër­m­jet dy shteteve ka mar­rëvesh­je për dhënien e ndërsjel­lë të ndih­mës juridike, zba­to­hen dis­poz­i­tat e kësaj mar­rëvesh­je­je.

 

Neni 223

Mar­r­ja e provave te të tretët

Gjyka­ta, me kërkesën e palës së intere­suar, mund të urd­hëro­jë palën tjetër ose një per­son të tretë që nuk merr pjesë në çësht­je, të paraqesë në gjykim një doku­ment ose një send tjetër, kur çmo­het e nevo­jshme prej saj.

Në këtë rast gjyka­ta jep udhëzimet e nevo­jshme për kohën, vendin dhe mënyrën e paraqit­jes së tyre. Pala që ka kërkuar mar­rjen e doku­men­tit është e detyru­ar të tre­go­jë me hol­lësi të gjitha rrethanat që bëjnë të besueshme se ku ndod­het doku­men­ti, karak­ter­is­tikat e tij, si dhe fak­tet që do të provo­hen me këtë doku­ment.

Shpen­zimet e nevo­jshme para­paguhen nga pala që ka bërë kërkesën.

 

Neni 224

Gjyka­ta mund të kërko­jë zyr­tar­isht nga organet e admin­is­tratës shtetërore të dhë­na me shkrim për akte dhe doku­mente që ndod­hen në atë organ dhe që është e nevo­jshme të shqyr­to­hen në pro­cesin gjyqë­sor. Kur të dhë­nat e kërkuara për­bëjnë sekret shtetëror, gjyka­ta kërkon lejen e organ­it qen­dror nga i cili varet admin­is­tra­ta shtetërore ku ndod­hen të dhë­nat e kërkuara. Kur kërke­sa refu­zo­het, kërke­sa e palës quhet si e paparashtru­ar.

 

Neni 224/a

(Shtu­ar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 51)

Kur për kon­sta­timin ose sqarim­in e fak­teve, që kanë lid­hje me mos­mar­rëvesh­jen në gjykim kërko­hen njo­huri të posaçme në fushat e shkencës, teknikës ose të artit, gjyka­ta mund të thër­rasë një ose më shumë ekspertë.

Ekspertët cak­to­hen sipas rreg­ullave të për­cak­tu­ara në këtë Kod.

 

Neni 224/b

(Shtu­ar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 52)

Eksper­ti e jep mendimin e tij me shkrim, por mund të dëgjo­het në seancë gjyqë­sore dhe të pyetet nga gjyka­ta dhe nga palët.

Mendi­mi i eksper­tit nuk është i detyrueshëm për gjykatën dhe, kur kjo ka mendim të kundërt me eksper­tin, duhet të arsyeto­jë me hol­lësi këtë mendim në vendimin për­fundim­tar ose në një vendim që jep gjatë gjykim­it.

Nuk është në mision­in e eksper­tit të japë një mendim juridik.

 

Neni 224/c

(Shtu­ar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 53)

Eksper­ti është i detyru­ar të përm­bushë detyrat e ngarkuara nga gjyka­ta, përveç kur parashtron shkaqe të përligju­ra që pra­nohen nga gjyka­ta.

Mosparaqit­ja e eksper­tit në gjykatë, pa shkaqe të përligju­ra, shkak­ton sjell­jen e tij me detyrim.

Për­jash­ti­mi i eksper­tit nga pjesë­mar­r­ja e tij në gjykim bëhet kur janë kushtet e për­cak­tu­ara prej nen­it 72 të këtij Kodi.

 

Neni 224/ç

Përgjegjësia e eksper­tit

(Shtu­ar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 54)

Eksper­ti ka përgjegjësi sipas Kodit Penal në rast se kundër­sh­ton të krye­jë detyrën që i ngarko­het ose kryen një eksper­tim të rremë.

Eksper­ti është i detyru­ar të shpër­ble­jë dëmet që për faj të tij u janë shkak­tu­ar palëve ose pjesë­mar­rësve të tjerë në pro­ces.

 

 

KREU VI

 

EKSPERTI DHE EKSPERTIMI

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 50)

 

Neni 225

Cak­ti­mi i eksper­tit bëhet nga gjyka­ta duke mar­rë edhe mendimin e palëve e të pjesë­mar­rësve në gjykim. Vendi­mi për emërim­in e eksper­tit i bëhet i ditur këtij prej sekre­tar­it gjyqë­sor, duke iu njof­tu­ar edhe data për t’u paraqi­tur në seancën e cak­tu­ar.

Eksper­ti që nuk pra­non të krye­jë këtë detyrë, duhet t’i njofto­jë gjykatës argu­mentet përkatëse të pak­tën pesë ditë për­para seancës gjyqë­sore.

Për rrethana të dala rish­tazi palët kërko­jnë men­jëherë për­jash­timin e eksper­tit, duke parashtru­ar argu­mentet përkatëse.

 

Neni 226

Beti­mi

Gjyka­ta për­para se eksper­ti të fil­lo­jë nga kry­er­ja e detyrës, i kuj­ton atij rëndës­inë e funk­sion­eve për të cilat është thirrur për t’i përm­bushur dhe e fton të bëjë betimin se do të krye­jë mirë e me nder detyrat që i janë besuar, me të vet­min qël­lim që t’ia bëjë të ditur gjykatës të vërtetën.

 

Neni 227

Cak­ti­mi i detyrave

Gjyka­ta, pasi merr edhe mendimin e palëve, i cak­ton eksper­tit çësht­jet për të cilat duhet të mer­ret mendi­mi i tij.

Eksper­ti ka të drejtë të nji­het me mate­ri­alet e çësht­jes, të mar­rë pjesë në seancë gjyqë­sore, të bëjë pyet­je, të japë shp­jegime dhe të kërko­jë nga palët të mar­rë të dhë­na nga të tretët bren­da kufi­jve të nevo­jshëm për kry­er­jen e detyrës.

Eksper­ti mund të asis­to­het edhe nga ndih­mës të tij, por përgjegjësia për sak­tës­inë e eksper­tim­it i mbetet atij.

Kur sipas vendim­it të gjykatës për kry­er­jen e eksper­tim­it është e nevo­jshme që eksper­ti të nji­het me sende, evi­den­ca, llog­a­ri e doku­mente të tjera, palët mund të jenë të pran­ishme dhe mund t’i paraqitin eksper­tit me shkrim mendime,e vëre­jt­je të spe­cial­istëve të tyre, të cilët mund të pyeten me cilës­inë e dësh­mi­tar­it ose kërke­sa që lid­hen me plotësimin e detyrës, por gjith­n­jë bren­da kom­pe­ten­cave të cak­tu­ara në vendimin e gjykatës.

 

Neni 228

Kry­er­ja dhe vlerësi­mi i eksper­tim­it

Kur eksper­ti­mi kry­het me pran­inë e gjykatës ose të gjyq­tar­it të deleguar, mba­het pro­cesver­bal, por gjyka­ta mund t’i kërko­jë eksper­tit që të japë për­fundimet e eksper­tim­it në një raport me shkrim.

Kur eksper­ti­mi kry­het pa pjesë­mar­rjen drejt­për­drejt të gjykatës, eksper­ti duhet të har­to­jë një raport me shkrim mbi eksper­tizën e kry­er, në të cilën duhet të gje­jnë pasqyrim edhe vëre­jt­jet e kërke­sat e palëve. Deklaratat even­tuale të palëve të për­men­dura në raport vlerë­so­hen nga gjyka­ta, duke pasur parasysh rreg­ul­lat e parashikuara në nenin 29 të këtij Kodi.

Rapor­ti duhet të depoz­i­to­het në sekre­tari në afatin e cak­tu­ar nga gjyka­ta.

 

Neni 229

Përsërit­ja e eksper­tim­it

Kur shi­het se eksper­ti­mi është i metë ose i paqartë, si dhe kur ka ndryshim mendimesh midis ekspertëve, gjyka­ta, krye­sisht ose me kërkesën e ndon­jërës nga palët, mund të kërko­jë sqarime plotë­suese ose të urd­hëro­jë kry­er­jen e një eksper­ti­mi të ri, duke thirrur ekspertë të tjerë.

 

Neni 230

Pasqyri­mi i për­fundimeve të eksper­tim­it

Mendi­mi i eksper­tit duhet të jetë i arsyet­u­ar.

Kur ekspertët janë të një mendi­mi, për­fundimet e eksper­tim­it mund t’i parashtro­jë njëri që cak­to­het prej tyre; kur ka ndryshim mendimesh midis ekspertëve, secili prej tyre duhet të parashtro­jë vetë mendimin e tij. Pasi të kenë dhënë mendimin, ekspertëve mund t’u bëhen pyet­je.

 

KREU VII

 

THËNIET E DËSHMITARËVE

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 55)

 

Neni 231

Kufi­jtë e lejim­it të provave me dësh­mi­tarë

 

Pro­va me dësh­mi­tarë lejo­het në të gjitha rastet, përveç kur ligji për vlef­sh­mërinë ose provimin e një vepri­mi juridik kërkon shkresë.

 

Neni 232

(Ndryshuar fjalia e dytë me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008,

neni 11)

 

Nuk lejo­het pro­va me dësh­mi­tarë kundër ose tej përm­ba­jt­jes së një akti zyr­tar ose pri­vat që për­bën provë të plotë. Gjithash­tu, nuk lejo­het të provo­het me dësh­mi­tarë mar­rëvesh­ja e palëve për ndryshimin e kon­tratës ose shuar­ja, me anë të pagim­it ose të fal­jes së detyrimeve në të hol­la, që rrjed­hin nga një kon­tratë e bërë me doku­ment.

 

Neni 233

Rastet e lejim­it të provës me dësh­mi­tarë

Rreg­ul­lat e cak­tu­ara në dy nenet e mësipërme nuk zba­to­hen dhe lejo­het pro­va me dësh­mi­tarë:

a) kur doku­men­ti që kërko­het nga ligji për vlef­sh­mërinë ose provimin e veprim­it juridik ka hum­bur ose është prishur pa fajin e palës;

b) kur ka një fil­lim prove me shkresë. Quhet fil­lim prove me shkresë çdo shkresë, që rrjedh nga ai, kun­drejt të cilit drej­to­het kërki­mi dhe nga përm­ba­jt­ja e së cilës del se fak­ti i pre­tend­uar është pothua­jse i vërtetë;

c) kur vepri­mi juridik i bërë me shkresë është kry­er:

- në kundër­sh­tim me ligjin, në mashtrim të ligjit;

- nën ndikimin e mashtrim­it, kanos­jes, ose për shkak të një mar­rëvesh­je me keqbes­im të bërë midis për­faqë­sue­sit të njërës palë dhe palës tjetër;

- nën ndikimin e nevo­jës së mad­he të palës;

ç) kur për shkak të rrethanave në të cilat është kry­er vepri­mi juridik ose të mar­rëd­hënieve të posaçme të palëve, nuk ka qenë e mundur të mer­rej pro­va me shkresë.

 

Neni 234

Kundër ose tej përm­ba­jt­jes së një vepri­mi juridik të bërë me shkresë, per­soni i tretë është i lirë në paraqit­jen e provave. Kur njëra prej palëve kon­trak­tuese pre­tendon se vepri­mi juridik është kry­er vetëm në duk­je, pa pasur qël­lim që palët të kri­jo­jnë paso­ja juridike, ose për të mbu­lu­ar një veprim tjetër juridik, të cilin palët e kanë dashur, pro­va me dësh­mi­tarë lejo­het në rastet kur ka provë me shkresë të lëshuar nga pala tjetër ose deklarime të bëra prej kësaj për­para insti­tu­cion­eve shtetërore, nga të cilat bëhet e besueshme se vepri­mi juridik është kry­er vetëm për duk­je.

 

Neni 235

Ndal­i­mi i pyet­jes si dësh­mi­tar

Nuk mund të pyeten si dësh­mi­tarë:

- për­faqë­sue­sit e palëve në çështje,për rrethana për të cilat kanë mar­rë dijeni nga të për­faqë­suar­it e tyre për shkak të detyrës së tyre si për­faqë­sues;

- per­son­at që për shkak të metash fizike ose psikike nuk janë të aftë të kup­to­jnë drejt fak­tet që kanë rëndësi për çësht­jen dhe të bëjnë dësh­mi të rreg­ullt;

- bashkëshort­ët ende të pan­darë, fëmi­jët, prindërit, gjyshërit, ose kushërinj, në vijë të drejtë ose të tërthortë deri në shkallë të dytë, përveç kur çësht­ja ka lid­hje me prob­leme per­son­ale e famil­jare, si dhe të mitu­rit nën katërm­bëd­hjetë vjeç, përveç kur thëni­et e tyre janë të domos­doshme për zgjid­hjen e çësht­jes.

Këta per­sona ven­dosin vetë nëse do të dësh­mo­jnë dhe nuk mund të dëno­hen për refuz­imin për të bërë dësh­mi.

 

Neni 236

Rreg­ul­lat për dëgjimin e dësh­mi­tarëve

(Ndryshuar para­grafi III me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Dësh­mi­tarët dëgjo­hen nga gjyka­ta në debatin gjyqë­sor. Në raste të veçan­ta ose për shkak sëmund­je­je apo për shkak të punës së veçan­të që bën dësh­mi­tari, rrethana këto që e bëjnë të pamundur paraqit­jen e tij në gjykim, gjyka­ta mund të ven­dosë që pyet­ja e tij të bëhet jashtë qen­drës së gjykatës nga një anë­tar i trupit gjykues. Në këto raste pyet­ja e dësh­mi­tar­it bëhet për­para seancës gjyqë­sore të rad­hës dhe dësh­mia e mar­rë lex­o­het në seancën gjyqë­sore. Pyet­ja e dësh­mi­tar­it bëhet kur­do­herë në prani të palëve apo për­faqë­suesve të tyre, të cilët njofto­hen rreg­ull­isht.

Dësh­mia e Pres­i­den­tit të Repub­likës mer­ret në selinë ku ai ushtron funk­sion­in e Kryetar­it të Shtetit.

Kur duhet të mer­ret dësh­mia e Kryetar­it të Kuven­dit, Kryetar­it të Këshillit të Min­is­trave, Kryetar­it të Gjykatës Kushtetuese ose Kryetar­it të Gjykatës së Lartë, këta mund të kërko­jnë të pyeten në selinë ku ushtro­jnë detyrën e tyre.

Gjyka­ta vlerë­son thëni­et e dësh­mi­tarëve në har­moni ndër­m­jet tyre dhe me provat e tjera të mar­ra gjatë shqyr­tim­it të çësht­jes.

 

Neni 237

Beti­mi

Kryetari i seancës gjyqë­sore, pasi të jetë sig­u­ru­ar për iden­titetin e dësh­mi­tarëve, i ndërgjegjë­son ata për rëndës­inë e mision­it e të betim­it për­para gjykatës dhe u njofton atyre se janë të detyru­ar të tre­go­jnë të vërtetën për çfarë ata dinë në lid­hje me çësht­jen, i par­ala­jmëron për përgjegjës­inë që ata kanë për dësh­mi të rreme. Ndërko­hë, sekre­tari gjyqë­sor lex­on for­mulën e betim­it si më poshtë: “I ndërgjegjshëm, beto­hem se do të them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”. Dësh­mi­tari në këm­bë përgjig­jet “Beto­hem” dhe pret jashtë sal­lës së gjyqit me poros­inë të mos mer­ren vesh me njëri-tjetrin.

 

Neni 238

Rad­ha e pyet­jes

Rad­ha e pyet­jes së dësh­mi­tarëve cak­to­het nga kryetari i seancës duke mba­j­tur parasysh dësh­mi­tarët e secilës palë. Ata pyeten një nga një në prani të palëve, pa pran­inë e dësh­mi­tarëve që pyeten më vonë.

 

Neni 239

Dësh­mi­tari pyetet më parë nga pala që e ka kërkuar thirrjen e tij dhe pas­taj nga pala tjetër. Secila nga palët ka të drejtë t’i bëjë pyet­je plotë­suese dësh­mi­tar­it për të sqaru­ar apo plotë­suar përgjig­jet e dhë­na nga ai. Në çdo rast palët i drej­to­jnë pyet­je dësh­mi­tar­it me leje dhe nëpër­m­jet gjykatës.

Gjyka­ta mund të bëjë pyet­je e të kërko­jë sqarime kur­do­herë që e kon­sideron të nevo­jshme për zgjid­hjen e drejtë të çësht­je

 

Neni 240

Bal­lafaqi­mi i dësh­mi­tarëve

Kur ndër­m­jet thënieve të dësh­mi­tarëve ka mospër­puth­je të tilla që kri­jo­jnë vështirësi për zbu­lim­in e të vërtetës, gjyka­ta vetë ose me kërkesën e palëve bën bal­lafaqimin e dësh­mi­tarëve të pyetur më parë.

 

Neni 241

Ripyet­ja e dësh­mi­tar­it

Pas mbarim­it të dësh­misë dësh­mi­tari mund të largo­het me leje të gjykatës. Në rast se ripyet­ja e tij mund të jetë e nevo­jshme, atëherë gjyka­ta urd­hëron që ai të qën­dro­jë në sal­lë pa kon­tak­tu­ar me dësh­mi­tarët e tjerë.

 

Neni 242

Heq­ja dorë nga pyet­ja e dësh­mi­tar­it

Pala që ka kërkuar thirrjen e një dësh­mi­tari mund të kërko­jë që ai të mos pyetet. Kërke­sa mer­ret parasysh në rast se pala tjetër është dako­rd dhe kur gjyka­ta çmon se pyet­ja e tij nuk do të jetë e nevo­jshme për sqarim­in e çësht­jes.

 

Neni 243

Kur gjatë gjykim­it të çësht­jes rezul­to­jnë të sqaru­ara fak­tet dhe pre­tendimet e palëve, gjyka­ta, vetë ose me kërkesën e tyre, mund të heqë dorë nga pyet­ja e dësh­mi­tarëve të tjerë të thirrur për këtë qël­lim.

 

Neni 244

Për­dori­mi i shën­imeve prej dësh­mi­tar­it

Gjyka­ta mund të lejo­jë dësh­mi­tarin që të për­dorë shën­ime ose të dhë­na të tjera të shkru­ara, kur flasin për çësht­je që kanë të bëjnë me llog­a­ri e të dhë­na që është e vështirë të mba­hen mend.

 

Neni 245

Denonci­mi për dësh­mi të rreme

Në rast se një dësh­mi­tar bën dësh­mi të rreme për­para gjykatës, kjo ven­dos denoncimin në prokurori për ndjek­je penale.

 

KREU VIII

 

SHKRESAT

 

Neni 246

Fuqia provuese e shkre­save

Shkre­sat kanë fuqi provuese kur janë har­tu­ar në for­mën e cak­tu­ar, kanë ele­mentet e nevo­jshme për vlerën e tyre, nuk janë të copë­tu­ara, të grisura ose të shuara, nuk kanë gërvisht­je, ose sht­e­sa midis rresh­tave, ose çrreg­ul­lime të tjera me shuar­je dhe mund të lex­o­hen.

 

Neni 247

Shkre­sa, kur është e dëm­tu­ar në mënyrën e parashikuar në nenin e mësipërm, prezu­mo­het se është bërë për të zhveftë­suar vlerën provuese të saj, përveç kur provo­het e kundër­ta.

 

Neni 248

Per­soni që paraqet dhe për­dor si mjet provues një shkresë që ka ndryshime, duhet të vërte­to­jë se ndryshimet janë bërë nga ai që e ka nxjer­rë shkresën, ose nga ai që mund t’i shër­be­jë si provë, ose nga ai që i ka kalu­ar e drej­ta, ose janë bërë nga dikush tjetër me porosi të këtyre.

 

Neni 249

Kur shkre­sa që paraqitet refer­on në një shkresë tjetër, ajo bashko­het me këtë, përveç kur shkre­sa që mer­ret zëvendë­son shkresën refer­uese ose përm­ban përm­ba­jt­jen e saj të plotë.

Kur shkre­sa që u mor ka përm­ba­jt­je të ndryshme nga shkre­sa refer­uese, atëherë para­pëlqe­het përm­ba­jt­ja e kësaj të fun­dit.

 

Neni 250

Shkre­sa në rua­jt­je ose në pamundësi për­dori­mi

Në rastet kur pro­va me shkresë është në rua­jt­je për arsye ligjore ose pamundësi për­dori­mi dhe nuk mund të mer­ret, gjyka­ta ka të drejtë që përveç mjeteve të tjera, të lejo­jë të mer­ret kop­je e saj e legal­izuar, e cila ka fuqi provuese sikurse edhe shkre­sa origji­nale. Kur kjo më pas ka hum­bur, gjyka­ta ven­dos të admin­istro­het shkre­sa që vërte­ton njës­inë me origji­nalin.

 

Neni 251

Kop­ja e shkresës dhe origji­nali i saj

Kop­jet e shkre­save kur sak­tësia e tyre vërte­to­het nga per­soni kom­pe­tent kanë të njëjtën fuqi provuese me origji­nalin.

 

Neni 252

Ver­i­fiki­mi në vend i përm­ba­jt­jes së shkresës

Në qoftë se për shkaqe të jus­ti­fikuara është e vështirë mar­r­ja e provës në gjykim ose për shkak të rëndë­sisë së saj ose të natyrës së saj ekzis­ton rreziku të hum­basë ose të dëm­to­het, gjyka­ta mund të urd­hëro­jë të ver­i­fiko­het shkre­sa nga një anë­tar i trupit gjykues ose të kon­trol­lo­het me letër­porosi nga gjyka­ta e ven­dit ku ndod­het shkre­sa ose të lejo­jë të mer­ret fotokop­je ose fotografia e vërte­t­u­ar.

 

Neni 253

Aktet zyrtare

Aktet zyrtare që për­pi­lo­hen nga nëpunësi i shtetit ose per­soni që ushtron veprim­tari pub­like, bren­da kufi­jve të kom­pe­tencës së tyre dhe në for­mën e cak­tu­ar, për­bëjnë provë të plotë të deklarimeve që janë bërë për­para tyre për fak­tet që kanë ngjarë në prani të tyre ose për veprimet e kry­era prej tyre. Lejo­het të provo­het e kundër­ta vetëm kur pre­tendo­het se shkre­sa është e fal­si­fikuar.

 

Neni 254

Aktet zyrtare që dalin nga organet shtetërore dhe që përm­ba­jnë një urd­hër, një vendim ose çdo masë tjetër të mar­rë prej tyre ose që tre­go­jnë kry­er­jen e një vepri­mi nga ana e këtyre organ­eve, për­bëjnë provë të plotë për përm­ba­jt­jen e tyre. Lejo­het të provo­het e kundër­ta vetëm kur pre­tendo­het se shkre­sa është e fal­si­fikuar.

 

Neni 255

Kop­jet dhe shkur­timet e akteve të për­men­dura në nenet 253 dhe 254, të vërte­t­u­ara sipas ligjit, kanë fuqi provuese sikundër edhe origji­nali.

 

Neni 256

Shkre­sat e për­pilu­ara nga nëpunësi i shtetit të huaj ose nga per­soni i huaj që ushtron veprim­tari pub­like dhe që kon­sidero­hen si ent pub­lik në atë vend, kanë fuqi provuese që parashiko­het në nenin 253.

 

Neni 257

Shkre­sat që për­pi­lo­hen në bazë të nen­it 253 për kry­er­jen ose vërte­timin e veprim­it juridik, për­sa u për­ket deklarimeve të palëve, për­bëjnë provë të plotë për të gjithë.

Dis­poz­i­tat e për­men­dura në para­grafin e mësipëm kanë fuqi për gjithç­ka që për­mendet në shkresë, përderisa kanë lid­hje të drejt­për­drejtë me objek­tin krye­sor të shkresës. Ato që nuk kanë lid­hje të drejt­për­drejtë kon­sidero­hen si fil­lim prove me shkresë.

 

Neni 258

Shkre­sa e thjeshtë

Shkre­sa që është për­pilu­ar nga një per­son zyr­tar që nuk ka qenë kom­pe­tent ose që nuk është sipas for­mës së cak­tu­ar, ka fuqinë provuese të një shkrese të thjeshtë, në rast se është nën­shkru­ar nga palët.

 

Neni 259

Shkre­sa e thjeshtë e nën­shkru­ar nga per­soni që e ka lëshuar, për­bën provë të plotë se deklarimet që përm­ban janë të atij që e ka nën­shkru­ar, në rast se per­soni kundër të cilit paraqitet shkre­sa pra­non se është nën­shkru­ar prej tij.

 

 

Neni 260

Shkre­sa pri­vate quhen edhe:

- librat e treg­tarëve dhe pro­fe­sion­istëve që i mba­jnë sipas Kodit Treg­tar ose dis­poz­i­tave të tjera;

- librat e avokatëve, noterëve, përm­baruesve, mjekëve, far­ma­cistëve e të pro­fe­sion­eve të tjera, sipas dis­poz­i­tave në fuqi.

Kur paraqiten si provë pjesë nga lib­ri ose e tëra dhe përm­ba­jnë edhe të dhë­na që nuk kanë lid­hje me objek­tin e gjykim­it, mund të mer­ren ato pjesë të shkresës që kanë lid­hje me atë.

 

Neni 261

Shkre­sa pri­vate merr datë të sak­të kun­drejt per­son­ave të tretë vetëm nga dita që është vërte­t­u­ar nga noteri ose nëpunësi pub­lik kom­pe­tent sipas ligjit ose kur vdes një nga ata që e ka nën­shkru­ar ose nuk ka qenë në gjend­je fizike të shkru­a­jë ose kur përm­ba­jt­ja e tij thel­bë­sore është përsërit­ur ose kon­stat­u­ar në një akt zyr­tar, si dhe nga dita në të cilën ka ngjarë ndon­jë fakt tjetër që provon në të njëjtën mënyrë se shkre­sa është për­pilu­ar në një datë të mëparshme.

 

Neni 262

Shkre­sa pri­vate për­bën provë në favor të për­pilue­sit vetëm në qoftë se atë e paraqet pala kundër­shtare ose në qoftë se bëhet fjalë për librat që për­menden në nenin 260.

 

Neni 263

Librat që për­menden në nenin 260, para­grafi 1 dhe 2, kur janë për­pilu­ar në for­mën e cak­tu­ar, për­bëjnë provë të plotë për sa shkruhet në to, për treg­tarët ose per­son­at e tjerë që dety­ro­hen të mba­jnë të njëj­tat libra, por lejo­het të provo­het e kundër­ta kur pre­tendo­het fal­siteti. Megjithatë, kundër per­son­ave që nuk janë detyru­ar të mba­jnë këto libra, për­bëjnë provë të plotë për gjerës­inë e pre­tendimeve, kur qenia e tyre është vërte­t­u­ar me një mënyrë tjetër dhe vetëm për një vit që nga dita e nën­shkrim­it, përveç kur i detyru­ari provon me nën­shkrim­in e vet përm­ba­jt­jen e tyre.

 

Neni 264

Detyri­mi për paraqit­jen e provës shkre­sore

(Ndryshuar tit­ul­li me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 56)

Çdo ndërgjyqës dety­ro­het krye­sisht të paraqesë shkre­sat që ka për­dorur për të ndih­muar në gjykimin e çësht­jes.

Çdo ndërgjyqës ose per­son i tretë dety­ro­het të paraqesë shkre­sat që disponon dhe që mund t’i vle­jnë si provë, përveç kur ka shkaqe seri­oze dhe jus­ti­fikon mosparaqit­jen e tyre. Si shkaqe seri­oze kon­sidero­hen veçanër­isht rastet kur nuk lejo­het për të dësh­muar.

 

Neni 265

Ekzeku­ti­mi i vendim­it që urd­hëron paraqit­jen e shkresës bëhet sipas dis­poz­i­tave që kanë të bëjnë me ekzeku­timin për dorëz­imin e sendit ose kry­er­jen e veprim­it.

Kjo dis­poz­itë zba­to­het edhe kur shkre­sat ndod­hen në një organ shtetëror ose të per­son­at juridikë shtetërorë, përveç kur shkre­sa për­bën sekret shtetëror.

 

Neni 266

Shkre­sa në gjuhë të huaj

Kur shkre­sa është në gjuhë të huaj, ajo paraqitet bashkë me përk­thimin e saj në gjuhë shqipe, të legal­izuar nga ambasa­da apo kon­sul­la­ta përkatëse ose nga organi tjetër kom­pe­tent.

Kur gjyka­ta nuk mund ta kon­trol­lo­jë vetë sak­tës­inë e përk­thim­it, emëron përk­thyes.

 

Neni 267

Detyri­mi për të provuar se shkre­sa pri­vate është origji­nale

Kur origji­naliteti i shkresës pri­vate vihet në dyshim, ai që e paraqet duhet ta provo­jë atë, përveç kur shkre­sa është aq e ndryshuar sa gjyka­ta e ka të vështirë të kon­sta­to­jë se është origji­nale.

Per­soni ndaj të cilit paraqitet shkre­sa pri­vate është i detyru­ar të deklaro­jë men­jëherë se e pra­non ose jo origji­nalitetin e nën­shkrim­it, ndryshe shkre­sa kon­sidero­het si e pran­uar.

Në qoftë se nji­het ose vërte­to­het origji­naliteti i nën­shkrim­it, quhet se është vërte­t­u­ar origji­naliteti i përm­ba­jt­jes, me rez­ervën e godit­jes së tij për fal­sitet.

 

Neni 268

Shkre­sa pri­vate mund të provo­het si origji­nale me çdo lloj mjeti provues.

 

 

Neni 269

Pro­ce­du­ra e kra­hasim­it të shkre­save

Kur bëhet kra­hasi­mi i shkre­save, ai që paraqet provën dety­ro­het jo më vonë se dhjetë ditë për­para datës së cak­tu­ar për kra­hasim, t’i njofto­jë ndërgjyqësit listën e shkre­save me të cilat do të bëhet kra­hasi­mi ose të depoz­i­to­jë origji­nalet në sekre­tar­inë e gjykatës. Vërtetësia e këtyre shkre­save nuk duhet të kundër­sh­to­het.

Kur shkre­sat që mund të kra­ha­so­hen i disponon pala kundër­shtare ose per­soni i tretë, mund të kërko­het paraqit­ja e tyre. Në rast kundër­sh­ti­mi zba­to­hen rreg­ul­lat e parashikuara prej nen­it 265 të këtij Kodi.

Ndërgjyqësi ose per­soni i tretë të cilit i moho­het origji­naliteti i shkrim­it ose nën­shkrim­it, mund të dety­ro­het të shkru­a­jë para gjykatës ose gjyq­tar­it të deleguar me letër­porosi një tekst të cak­tu­ar me të cilin do të bëhet kra­hasi­mi. Tek­sti i bashko­het dos­jes. Gjyka­ta çmon lirisht mohimin e ndërgjyqësit ose per­son­it të tretë të shkru­a­jë ose të bëjë për­p­jek­je për të ndryshuar shkrim­in e tij.

 

Neni 270

Godit­ja për fal­sitet

Çdo shkresë mund të goditet për fal­sitet. Shkre­sat pri­vate mund të goditen për fal­sitet edhe kur nga kra­hasi­mi me të tjera vërte­to­het se janë origji­nale.

 

Neni 271

Denonci­mi për ndjek­je penale

Kur fal­si­fiki­mi i atribuo­het një per­soni të cak­tu­ar mund të bëhet denonci­mi për ndjek­je penale.

 

Neni 272

Kur kri­jo­hen dyshime seri­oze për fal­si­fikim ndaj një per­soni konkret edhe nëse shkre­sa që paraqitet si e fal­si­fikuar vlerë­so­het si thel­bë­sore për sqarim­in e çësht­jes, gjyka­ta ka të drejtë të pezul­lo­jë gjykimin e saj deri në për­fundimin e gjykim­it të çësht­jes penale,ose të urd­hëro­jë të paraqiten pro­va për fal­si­fikimin.

 

Neni 273

Provi­mi i fal­sitetit të një shkrese

Kush pre­tendon fal­sitetin e një shkrese, është njëko­hë­sisht i detyru­ar të paraqesë ato shkre­sa që vërte­to­jnë fal­sitetin dhe të tre­go­jë emrat e dësh­mi­tarëve ose mjetet e tjera provuese, përndryshe pre­tendi­mi tij është i papranueshëm.

 

Neni 274

Kur shkre­sa paraqitet si e fal­si­fikuar, pa treguar per­son­in të cilit i atribuo­het fal­siteti, gjyka­ta urd­hëron mar­rjen e provave, vetëm kur ai që paraqet shkresën këm­bën­gul që të nxir­ret si provë dhe çmo­het se ka rëndësi thel­bë­sore për sqarim­in e çësht­jes.

 

Neni 275

Sekre­taria e gjykatës dër­gon men­jëherë kop­jen e çdo vendi­mi që shpall shkresën si të fal­si­fikuar te prokurori dhe në organin shtetëror që ka nxjer­rë shkresën.

Shkre­sa që shpal­let e fal­si­fikuar nuk i jepet ndërgjyqësit, por mbetet në arkivin e gjykatës, së bashku me vendimin që shpall shkresën të fal­si­fikuar. Në këto raste sekre­tari shënon mbi shkresë se ajo është e fal­si­fikuar.

Kur jepet kop­ja e saj, ajo përm­ban edhe shën­imin që për­mendet në para­grafin e sipërm.

 

Neni 276

Per­son­at, që nuk mar­rin pjesë në çësht­je, kur u kërko­het një shkresë që ndod­het pranë tyre dhe nuk ka mundësi ta paraqitin bren­da afatit që u ka cak­tu­ar gjyka­ta, janë të detyru­ar të njofto­jnë gjykatën për mosparaqit­jen e shkresës në afat, duke treguar edhe shkaqet. Gjyka­ta, kur nuk i gjen me vend shkaqet e treguara, si dhe kur nuk është lajmëru­ar se doku­men­ti i kërkuar nuk ka mundësi të dër­go­het, ka të drejtë të dëno­jë per­son­at përgjegjës, sipas nen­it 167 të këtij Kodi.

 

Neni 277

Pala kundër së cilës është paraqi­tur si provë një shkresë mund të kundër­sh­to­jë vërtetës­inë e saj në njërën nga këto mënyra:

a) duke mohuar shkrim­in ose nëshkrim­in e saj në shkresën e thjeshtë;

b) duke deklaru­ar se nuk di që shkri­mi ose nën­shkri­mi në shkresën e thjeshtë të jetë  e trashëgim­lënësit të saj ose i per­son­it nga i cili ajo heq të drej­ta;

c) duke pre­tend­uar se doku­men­ti është i fal­si­fikuar.

 

Neni 278

Fil­mat fotografikë, kine­matografikë e regjistrime të tjera

Fil­mat fotografikë ose fil­mat kine­matografikë, kase­tat e çdo Ilo­ji, si dhe çdo lloj tjetër regjistri­mi, mund të për­bëjnë provë për ngjar­jet e sendet që janë regjistru­ar, kur gjyka­ta bindet për sak­tës­inë e vërtetës­inë e tyre. Për këtë qël­lim ajo mund të thër­rasë edhe ekspertë kom­pe­ten­të.

 

Neni 279

Fotografitë ose fotokop­jet e shkre­save kanë fuqi të njëjtë me origji­nalin, përderisa sak­tësia e tyre vërte­to­het nga personi,që sipas ligjit, është kom­pe­tent të nxjer­rë kop­je.

 

Neni 280

Gjyka­ta, pas kon­trol­lim­it të vërtetë­sisë së doku­men­tit, me vendimin që jep gjatë gjykim­it ose me vendimin për­fundim­tar, shpre­het nëse doku­men­ti është ose jo i vërtetë. Kur rezul­ton se doku­men­ti nuk është i vërtetë, gjyka­ta e për­jash­ton këtë nga provat dhe, në qoftë se rezul­ton se doku­men­ti është i fal­si­fikuar, ia dër­gon prokuror­it për të bërë ndjek­je penale.

Gjyka­ta, me vendimin që pra­non se doku­men­ti është i vërtetë, dënon palën që ka pre­tend­uar fal­si­fikimin ose që ka mohuar shkrim­in ose nën­shkrim­in e saj me gjobë deri në 50 000 lekë.

 

KREU IX

 

POHIMET E PALËVE

 

Neni 281

Pohi­mi gjyqë­sor mund të jetë i rastit ose i nxi­tur nëpër­m­jet pyet­jeve të bëra në mënyrë zyrtare për një qël­lim të tillë.

 

Neni 282

Pohi­mi gjyqë­sor i rastit mund të jepet në for­më ver­bale ose në çdo akt pro­ce­dur­al të nën­shkru­ar per­son­al­isht nga pala.

 

Neni 283

Pro­ce­du­ra e kërkim­it të pohimeve të palëve

Pyet­jet bëhen për fak­te, rrethana dhe në mënyrë që të poho­hen apo kundër­sh­to­hen pre­tendimet e palëve.

Gjyka­ta, për pra­n­imin e pyet­jeve pro­ce­don në mënyrën dhe afatet e cak­tu­ara në vendimin e saj të ndër­m­jetëm.

Nuk lejo­hen të bëhen pyet­je mbi fak­te të ndryshme nga ato të for­mu­lu­ara në vendimin e gjykatës, përveç pyet­jeve për të cilat palët bien dako­rd dhe që gjyka­ta çmon se janë të dobishme për pro­cesin gjyqë­sor. Gjyka­ta mund në çdo rast të kërko­jë sqarimet e nevo­jshme për përgjig­jet e dhë­na.

 

Neni 284

Pala e pyetur duhet të përgjig­jet vetë per­son­al­isht. Ajo nuk mund të për­dorë shën­ime të shkru­ara e të para­për­gat­i­tu­ra. Megjithatë, gjyka­ta mund të lejo­jë të për­doren shën­ime ose të dhë­na të tjera të shkru­ara, kur flasin për çësht­je që kanë të bëjnë me llog­a­ri e të dhë­na që është vështirë të mba­hen mend.

 

Neni 285

Mosparaqit­ja dhe refuz­i­mi i përgjig­jes nga pala

Kur pala e pyetur nuk paraqitet ose refu­zon të përgjig­jet pa shkaqe të jus­ti­fikuara, gjyka­ta, duke vlerë­suar edhe provat e tjera, mund t’i mar­rë si të pran­uara fak­tet e parashtru­ara në pyet­jet. Kur mosparaqit­ja e palës për t’u përgjigjur është me arsye, gjyka­ta ven­dos shtyr­jen e seancës ose mar­rjen e përgjig­jeve edhe jashtë seancës gjyqë­sore.

 

KREU X

 

KËQYRJA E PERSONAVE, SENDEVE DHE KËQYRJA NË VEND, EKSPERIMENTIMI

 

Neni 286

Kur çmo­het e nevo­jshme nga gjyka­ta që një per­son ose një send të këqyren drejt­për­drejt prej saj, krye­sisht ose me kërkesën e palëve, ven­dos që të bëhet këqyr­ja në vend e tyre me ose pa ekspertë.

 

Neni 287

Pro­ce­du­ra e këqyr­jes

Këqyr­ja e per­son­ave, e vendeve, e sendeve të lua­jt­shme ose të palu­a­jt­shme, bëhet me vendim të gjykatës, në të cilën cak­to­het koha, ven­di dhe mënyra e këqyr­jes.

Këqyr­ja në vend bëhet nga vetë gjyka­ta ose nga gjyq­tari i deleguar prej saj ose nga gjyq­tari i ven­dit ku do të bëhet këqyr­ja. Kur është e nevo­jshme mund të jetë i pran­ishëm edhe një ekspert teknik, i cili vepron sipas rreg­ullave të parashikuara në kre­un VI të pjesës së dytë të këtij Kodi.

Për kry­er­jen e këqyr­jes palët njofto­hen rreg­ull­isht.

 

Neni 288

Mosprek­ja e din­jitetit per­son­al

Gjyka­ta në këqyr­jen e një per­soni duhet të bëjë kujdes që të mos preket din­jiteti per­son­al. Ajo mund të mos jetë vetë e pran­ishme dhe të ngarko­jë me këtë detyrë një ekspert të për­sh­tat­shëm.

 

Neni 289

Kry­er­ja e prod­himeve fotografike dhe e filmimeve

Gjyka­ta mund të ven­dosë që të kry­hen edhe riprod­hime fotografike të objek­teve, doku­menteve dhe sendeve dhe kur është e nevo­jshme dhe e mund­shme edhe filmime të tyre ose të për­dorë mjete e veprime të tjera mekanike.

Gjyka­ta për t’u sig­u­ru­ar në ekzis­tencën e një fak­ti mund të urd­hëro­jë që kjo të ver­i­fiko­het duke pro­ce­d­uar në një mënyrë të cak­tu­ar për riprod­himin e tij, duke sig­u­ru­ar pro­va me anë fotografish ose me filmime. Gjyka­ta drej­ton vetë eksperimentin,ose kur e sheh me vend ia beson këtë një eksper­ti duke zbat­u­ar rreg­ul­lat për emërim­in dhe përgjegjës­inë e eksper­tit, të parashikuara në këtë Kod.

 

Neni 290

E drej­ta e gjykatës për të sig­u­ru­ar sende e të dhë­na

të nevo­jshme në këqyr­je

Gjatë këqyr­jes ose eksper­i­men­tit gjyka­ta, kur e sheh të nevo­jshme, mund të dëgjo­jë dësh­mi­tarë për të mar­rë të dhë­na dhe për të sig­u­ru­ar paraqit­jen e sendeve, si dhe të mar­rë masa për të hyrë në vende që duhet të ekspo­zo­hen ose të shqyr­to­hen nga gjyka­ta.

Ajo mund të urd­hëro­jë fut­jen në vendet që janë në pronësi ose në posed­imin e per­son­ave që nuk lid­hen me pro­ces gjyqë­sor, mund të dëgjo­jë këta të fun­dit, duke mar­rë masat e nevo­jshme që të mos dëm­to­hen intere­sat e tyre.

 

Neni 291

Përm­ba­jt­ja e pro­cesver­balit të këqyr­jes

Për këqyr­jen në vend dhe në çdo këqyr­je tjetër që bëhet jashtë gjykatës mba­het pro­cesver­bal në të cilin tre­go­hen palët që kanë mar­rë pjesë, pre­tendimet dhe vëre­jt­jet e tyre rreth këqyr­jes dhe për­fundi­mi i këqyr­jes. Pro­cesver­bali nën­shkruhet, sipas rastit, nga të gjithë gjyq­tarët ose nga gjyq­tari i vetëm, si dhe nga palët dhe per­son­at e tjerë të ndod­hur gjatë këqyr­jes.

 

KREU XI

 

SIGURIMI I PROVËS

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 57)

 

Neni 292

Kur mund të kërko­het sig­uri­mi i provës

Kur një provë, nga e cila varet zgjid­h­ja e mos­mar­rëvesh­jes ose që ndikon në sqarim­in e saj, ka rrezik të zhduket ose të vështirë­so­het mar­r­ja e saj, me kërkesën e palës së intere­suar, mund të urd­hëro­het mar­r­ja më për­para

 

 

Neni 293

Paraqit­ja dhe përm­ba­jt­ja e kërkesës

Kërke­sa për sig­urim­in e provës paraqitet në gjykatën që shqyr­ton çësht­jen dhe, në rast se padia nuk është ngrit­ur, në gjykatën e ven­dit ku ka ban­im per­soni që do të pyetet ose ku ndod­het sen­di që duhet të këqyret.

 

Neni 294

Në kërkesën për sig­urim­in e provës duhet të tre­go­hen: pro­va që do të mer­ret, rrethanat për vërte­timin e të cilave shër­ben ajo dhe arsyet që e jus­ti­fiko­jnë mar­rjen e saj më për­para.

Kop­ja e kërkesës i komu­niko­het palës tjetër, përveç kur kjo nuk dihet ose kur mar­r­ja e provës nuk lejon shtyt­je.

 

Neni 295

Përm­ba­jt­ja e vendim­it të gjykatës

Vendi­mi me të cilin pra­nohet kërke­sa për sig­urim­in e provës duhet të tre­go­jë provën që do të mer­ret dhe mënyrën e mar­rjes së provës.

Kundër vendim­it të gjykatës me të cilin refu­zo­het kërke­sa për sig­urim­in e provës, mund të bëhet ankim i veçan­të.

 

Neni 296

Mosparaqit­ja e palës që ka kërkuar mar­rjen e provës sjell rrëz­imin e kërkesës, përveç kur e kërkon pala tjetër, ose gjyka­ta çmon se është në dobi të gjykim­it.

Për mënyrën e mar­rjes së provës dhe për fuqinë e saj provuese zba­to­hen rreg­ul­lat e përgjithshme.

Shpen­zimet për mar­rjen e provës para­paguhen nga kërkue­si dhe, në për­fundim të gjykim­it i ngarko­hen palës, sipas rreg­ullave të përgjithshme.

 

KREU XII

 

PEZULLIMI E PUSHIMI I GJYKIMIT

 

a. Pezul­li­mi i gjykim­it

Neni 297

Gjyka­ta ven­dos pezul­lim­in e gjykim­it kur:

a) çësht­ja nuk mund të zgjid­het para se të zgjid­het një çësht­je tjetër penale, civile ose admin­is­tra­tive;

b) kërko­het nga të dyja palët;

c) njëra nga palët vdes ose mbaron per­soni juridik;

ç) njëra nga palët nuk ka ose më vonë ka hum­bur zotës­inë juridike për të vepru­ar si palë dhe shi­het e nevo­jshme t’i emëro­het një për­faqë­sues ligjor;

d) parashiko­het shpre­himisht në ligj.

Gjatë pezul­lim­it nuk mund të kry­hen veprime pro­ce­du­rale.

 

Neni 298

Në rastet e parashikuara nga shkro­n­jat “c” dhe “ç” të nen­it të mësipërm, pezul­li­mi i gjykim­it vazh­don gjer­sa të paraqitet për të mar­rë pjesë në çësht­je, ose të thirret nga pala kundër­shtare, per­soni që hyn në të drej­tat ose për­faqë­sue­si ligjor i palës që ka hum­bur zotës­inë për vepru­ar si palë.

Në rastet e parashikuara nga shkro­n­jat “a”, “b” dhe “d” të nen­it të mësipërm, gjyki­mi i çësht­jes rifil­lon pasi të jenë zhdukur penge­sat që shkak­tu­an pezul­lim­in e tij. Në këto raste, edhe kur nuk është cak­tu­ar sean­ca e ardhshme, pala e intere­suar i drej­to­het gjykatës me kërkesë për vazhdimin e gjykim­it. Gjyka­ta cak­ton datën e seancës për vazhdimin e gjykim­it dhe urd­hëron që kjo t’u njofto­het palëve.

Gjyka­ta mundet që edhe krye­sisht të mar­rë masa për mën­ja­n­imin e këtyre penge­save. Gjyki­mi fil­lon nga vepri­mi pro­ce­dur­al i mbe­tur në kohën e pezul­lim­it të tij.

 

 

b. Pushi­mi i gjykim­it

Neni 299

Gjyka­ta ven­dos pushimin e gjykim­it kur:

a) asnjëra prej palëve nuk kërkon bren­da gjashtë mua­jve rifil­lim­in e gjykim­it të pezul­lu­ar me kërkesën e tyre, kur gjyka­ta nuk ka cak­tu­ar në vendimin e pezul­lim­it një seancë të ardhshme;

b) paditësi heq dorë nga gjyki­mi i padisë;

c) pushi­mi i gjykim­it parashiko­het shpre­himisht në ligj.

 

Neni 300

Efek­tet juridike të pushim­it të gjykim­it

Pushi­mi i gjykim­it sjell si paso­jë anulim­in e të gjitha veprimeve pro­ce­du­rale, duke përf­shirë edhe vendimet që jepen gjatë gjykim­it, por në rast se paditësi ngre përsëri të njëjtën padi, provat e mbled­hu­ra në gjykimin e pushuar mund të mer­ren parasysh në gjykimin e kësaj padie, në qoftë se për mar­rjen rish­tas të tyre ka vështirësi ose penge­sa të pakapër­cyeshme.

Pushi­mi i gjykim­it nuk shuan pad­inë.

 

Neni 301

Anki­mi

Kundër vendim­it me të cilin ven­doset pezul­li­mi, pushi­mi ose refuz­i­mi i rifil­lim­it të gjykim­it, mund të bëhet anki­mi i veçan­të në gjykatën e apelit, përveç rasteve kur parashiko­het ndryshe në ligj.

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim