LIGJ

 

Nr.8116, datë 29.3.1996

(Ndryshuar me ligjin nr. 8491, datë 27.5.1999)

(Ndryshuar me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9953, datë 14.7.2008)

(Ndryshuar me ligjin nr. 10052, datë 29.12.2008)

 

KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

Në mbështet­je të nen­it 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dis­poz­i­tat krye­sore kushtetuese”, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

 

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

VENDOSI:

 

PJESA E PARË

 

PJESA E PËRGJITHSHME

 

TITULLI I

 

PARIMET THEMELORE TË PROCESIT GJYQËSOR

 

Neni 1

Kodi i Pro­ce­durës Civile i Repub­likës së Shqipërisë cak­ton rreg­ul­la të detyrueshme, të njëj­ta e të barabar­ta, për gjykimin e mos­mar­rë-vesh­jeve civile e të mos­mar­rëvesh­jeve të tjera të parashikuara në këtë Kod e në lig­je të veçan­ta.

Gjyka­ta nuk mund të refu­zo­jë të shqyr­to­jë dhe të japë vendime për çësht­jet që i paraqiten për shqyr­tim, me arsyetim se ligji mungon, nuk është i plotë, ka kundërthënie ose është i paqartë.

 

Neni 2

Vetëm palët mund të vënë në lëviz­je gjykatën për fil­lim­in e një pro­ce­si gjyqë­sor, përveç kur ligji parashikon ndryshe.

Palët janë të lira që në çdo kohë të tërhe­qin pad­inë, por gjith­n­jë për­para shuar­jes së saj për efekt gjyki­mi ose në bazë të ligjit.

 

Neni 3

Kërke­sa e palëve për fil­lim­in e një pro­ce­si gjyqë­sor është e lid­hur me përm­bush­jen nga ana e tyre të detyrimeve që rrjed­hin prej këtij pro­ce­si, në for­mat dhe afatet e parashikuara në këtë Kod.

 

Neni 4

Gjyka­ta kujde­set për zhvil­lim­in e rreg­ullt të pro­ce­sit gjyqë­sor. Për këtë qël­lim, në bazë të kom­pe­ten­cave që i jepen nga ky Kod, ven­dos për afatet dhe urd­hëron mar­rjen e masave të nevo­jshme.

Objek­ti i mos­mar­rëvesh­jes

 

Neni 5

Objek­ti i mos­mar­rëvesh­jes për­cak­to­het në pre­tendimet e palëve.

Pre­tendimet parashtro­hen në aktin për fil­lim­in e pro­ce­sit gjyqë­sor, si dhe gjatë ushtrim­it të të drej­tave që rrjed­hin nga ky pro­ces. Objek­ti i mos­mar­rëvesh­jes mund të ndrysho­jë sipas kërke­save që lindin gjatë pro­ce­sit, kur këto të fun­dit kanë lid­hje të mjaftueshme me pre­tendimet e fil­lim­it.

 

Neni 6

Gjyka­ta që gjykon mos­mar­rëvesh­jen duhet të shpre­het mbi gjithç­ka që kërko­het dhe vetëm për atë që kërko­het.

 

Neni 7

Fak­tet

Fakt quhet çdo sjell­je e njeri­ut, ngjar­je shoqërore ose fenomen i natyrës, të cilit ligji i ngarkon një paso­jë juridike.

 

Neni 8

Palët kanë detyrim­in të paraqesin fak­tet mbi të cilat mbësht­esin pre­tendimet e tyre.

 

Neni 9

Gjyka­ta fton palët për të dhënë shp­jegime mbi fak­tet që ajo i vlerë­son të nevo­jshme për zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jes.

 

Neni 10

Gjyka­ta mbështet vendimin e saj vetëm mbi fak­tet që janë paraqi­tur gjatë pro­ce­sit gjyqë­sor.

 

Neni 11

Provat

Provat janë të dhë­na që mer­ren në for­mën e parashikuar nga ky Kod dhe që vërte­to­jnë ose rrë­zo­jnë pre­tendimet ose prapësimet e pjesë­mar­rësve në pro­ces.

 

Neni 12

Pala që pre­tendon një të drejtë, ka detyrim që, në për­puth­je me ligjin, të provo­jë fak­tet mbi të cilët bazon pre­tendimin e saj.

 

Neni 13

Fak­tet e njo­hu­ra botër­isht ose zyr­tar­isht nuk ka nevo­jë të provo­hen.

Fak­tet, për të cilat ekzis­ton një prezu­mim ligjor, nuk duhet të provo­hen nga pala në dobi të së cilës është prezu­mi­mi.

 

Neni 14

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 1)

Gjyka­ta ka për detyrë që të zhvil­lo­jë një pro­ces të rreg­ullt ligjor, nëpër­m­jet garan­tim­it të zhvil­lim­it të një het­i­mi të plotë dhe të gjithanshëm, në për­puth­je me ligjin.

 

 

Neni 15

Palët janë të detyru­ara të japin ndihmesën e tyre për zhvil­lim­in nor­mal të hetim­it gjyqë­sor.

Gjyka­ta i ngarkon ato me përgjegjësi në rast mosvepri­mi ose pengi­mi me faj të tyre.

 

Neni 16

E drej­ta

Gjyka­ta zgjidh mos­mar­rëvesh­jen në për­puth­je me dis­poz­i­tat ligjore dhe nor­mat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zba­to­hen prej saj. Ajo bën një cilësim të sak­të të fak­teve dhe veprimeve që lid­hen me mos­mar­rëvesh­jen, pa u lid­hur me për­cak­timin që mund të propo­zo­jnë palët.

Megjithatë, gjyka­ta nuk mund të ndrysho­jë bazën juridike të padisë pa kërkesën e palës.

 

Neni 17

Gjyka­ta fton palët që të japin shp­jegime nga pikë­pam­ja e së drejtës që ajo e çmon të nevo­jshme për zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jes.

 

Neni 18

Kon­tradik­toriteti

Asnjë palë nuk mund të gjyko­het pa u dëgjuar ose pa u thirrur në gjykim.

 

Neni 19

Palët duhet t’i bëjnë të njo­hur njëra-tjetrës, në kohën e duhur, mjetet dhe fak­tet mbi të cilat mbësht­esin pre­tendimet e tyre, provat që do të paraqesin dhe dis­poz­i­tat ligjore që do t’u refer­o­hen, në mënyrë që të bëhet e mundur për secilën palë mbro­jt­ja e intere­save të tyre në gjykim.

 

Neni 20

Gjyka­ta duhet të ndjekë dhe të kërko­jë të zba­to­het pari­mi i kon­tradik­toritetit.

Ajo mbështet vendimin e saj vetëm në mjetet, shp­jegimet, doku­mentet e provat e tjera të treguara ose të sjel­la nga palët, kur këto të fun­dit kanë qenë në gjend­je të deba­to­jnë sipas parim­it të kon­tradik­toritetit.

 

Neni 21

Kur ligji e lejon dhe rrethanat e çësht­jes dik­to­jnë mar­rjen e një vendi­mi gjyqë­sor, pavarë­sisht nga dije­nia e një pale, kjo e fun­dit ka të drejtën të anko­het në rrugë gjyqë­sore ndaj vendim­it të dhënë.

 

Neni 22

Mbro­jt­ja

Palët mund të mbro­hen vetë, përveç rasteve kur për­faqësi­mi është i detyrueshëm.

 

Neni 23

Palët janë të lira të ndër­to­jnë mbro­jt­jen e intere­save të tyre në gjykim, nëpër­m­jet për­faqësim­it ose të çdo ndihme tjetër juridike, në për­puth­je me dis­poz­i­tat në fuqi.

 

Neni 24

Gjyka­ta dëgjon gjith­n­jë palët drejt­përsë­drejti, përveç kur ligji parashikon ndryshe.

 

Neni 25

Paj­ti­mi i palëve

Është detyrë e gjykatës që të bëjë për­p­jek­je për të paj­tu­ar palët në mos­mar­rëvesh­je.

 

Neni 26

Karak­teri pub­lik i pro­ce­sit gjyqë­sor

(Ndryshuar para­grafi II me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 1)

Sean­cat gjyqë­sore janë të hapu­ra, përveç kur parashiko­het ndryshe sipas këtij Kodi.

Gjyka­ta mund të mos lejo­jë pjesë­mar­rjen e medias, kur çmon se nuk është në dobi të gjykimit.Në çdo rast vendi­mi për­fundim­tar i gjykatës shpal­let pub­lik­isht.

 

Neni 27

Për­dori­mi i gjuhës shqipe në gjykim

Në të gjitha fazat e gjykim­it për­doret gjuha shqipe.

Per­son­at që nuk dinë shqip, për­dorin gjuhën e tyre. Ata mar­rin dijeni për provat dhe për gjithë zhvil­lim­in e gjykim­it me anë të përk­thye­sit.

 

Neni 28

Gjyka­ta në pro­cesin gjyqë­sor civ­il

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 2)

Gjyka­ta duhet të shpre­het për të gjitha kërke­sat që parashtro­hen në padi, pa i kalu­ar kufi­jtë e saj, duke real­izuar një gjykim të drejtë, të pavarur dhe të paan­shëm bren­da një afati të arsyeshëm.

 

Neni 29

Gjyka­ta mbështet vendimin në provat e paraqi­tu­ra nga palët ose nga prokurori, të mar­ra në seancë gjyqë­sore.

Gjyka­ta çmon provat që ndod­hen në aktet, në bazë të bind­jes së saj të brend­shme, të for­muar nga shqyr­ti­mi në tërës­inë e tyre i rrethanave të çësht­jes.

 

Neni 30

Pub­liki­mi i vendim­it për­fundim­tar

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 3)

Kur çmo­het se pub­liki­mi i vendim­it për­fundim­tar i shër­ben reha­bil­itim­it dhe/ose zhdëm­tim­it, gjyka­ta, me kërkesën e palës së intere­suar, urd­hëron pub­likimin e vendim­it në media.

Kur njof­ti­mi nuk jepet në afatin e cak­tu­ar nga gjyka­ta, pala, në favorin e së cilës është dhënë vendi­mi, ka të drejtë të kërko­jë pub­likimin me shpen­zimet e per­son­it që dety­ro­het.

 

TITULLI II

PADIA

 

Neni 31

(Ndryshuar para­grafi II me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001, neni 4)

Padia është e drej­ta e per­son­it që bën pre­tendimin, për t’u dëgjuar, mbi themelin e këtij pre­tendi­mi, në mënyrë që gjyka­ta ta shpal­lë atë të bazuar ose jo.

 

Pala kundër­shtare ka të drejtë të disku­to­jë dhe të ngre­jë prapësime mbi themelin dhe bazuesh­mërinë në ligj të këtij pre­tendi­mi.

 

Neni 32

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 5)

Padia mund të ngri­het:

a) për të kërkuar riven­dos­jen e një të drejte ose intere­si të ligjshëm që është shkelur;

b) për vërte­timin e qenies ose mosqe­nies së një mar­rëd­hënieje juridike ose një të drejte;

c) për njo­hjen e vërtetë­sisë ose pavërtetë­sisë së një doku­men­ti me paso­ja juridike për paditësin.

 

Neni 33

Nuk mund të ngri­het padi nga një per­son që i mungon zotësia juridike për të vepru­ar.

 

Neni 34

Per­soni që abu­zon në të drejtën për të ngrit­ur padi, duke qenë i ndërgjegjshëm për path­emelës­inë ose pabazuesh­mërinë në ligj të saj, ose për­dor mashtrim­in, mund të dëno­het nga gjyka­ta me gjobë deri në 50 000 lekë, pa llog­a­r­it­ur shpër­blim­in e dëmit që mund të kërko­het.

 

TITULLI III

GJYKATA, JURIDIKSIONI DHE KOMPETENCAT

KREU I

PËRBËRJA E GJYKATËS

Neni 35

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 6

Ndryshuar shkro­n­ja a dhe b me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 2)

Gjyka­ta e shkallës së parë gjykon me trup gjykues të për­bërë nga një gjyq­tar ose tre gjyq­tarë.

Me trup gjykues të për­bërë nga tre gjyq­tarë gjyko­hen këto çësht­je:

a) Paditë me vlerë më shumë se 20 mil­ionë lekë vetëm nëse një nga palët e kërkon në seancë për­gati­tore, sipas nen­it 158/a të këtij Kodi.

b) Paditë për kundër­sh­timin e akteve admin­is­tra­tive me vlerë më shumë se 20 mil­ionë lekë vetëm nëse një nga palët e kërkon në seancë për­gati­tore, sipas nen­it 158/a të këtij Kodi.

c) Paditë për shpall­jen e zhduk­jes ose të vdek­jes së per­son­it.

ç) Paditë për heq­jen ose kufiz­imin e zotë­sisë për të vepru­ar të per­son­ave.

Çësht­jet e tjera gjyko­hen nga një gjyq­tar i vetëm.

Gjyka­ta e apelit gjykon me trup gjykues të për­bërë nga tre gjyq­tarë.

Gjyka­ta e Lartë gjykon në koleg­je me trup gjykues të për­bërë nga 5 gjyq­tarë dhe në koleg­je të bashkuara me pjesë­mar­rjen e të gjithë gjyq­tarëve.

 

 

 

KREU II

JURIDIKSIONI

 

Neni 36

Në juridik­sion­in e gjykatave hyjnë të gjitha mos­mar­rëvesh­jet civile dhe mos­mar­rëvesh­jet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në lig­je të veçan­ta.

Juridik­sioni gjyqë­sor civ­il ushtro­het sipas dis­poz­i­tave të këtij Kodi dhe lig­jeve të tjera.

Asnjë insti­tu­cion tjetër nuk ka të drejtë të pra­no­jë për shqyr­tim një mos­mar­rëvesh­je civile që është duke u gjykuar nga gjyka­ta.

Është e pavlef­shme çdo mar­rëvesh­je që lid­het në kundër­sh­tim me këtë dis­poz­itë.

 

 

Neni 37

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 7)

Juridik­sioni i gjykatave shqiptare për per­son­at fizikë dhe juridikë të huaj rreg­ul­lo­het me ligj.

Juridik­sioni i gjykatave shqiptare nuk mund t’i kalo­het me mar­rëvesh­je një juridik­sioni të huaj, përveç kur gjyki­mi ka lid­hje me një detyrim ndër­m­jet të hua­jve ose ndër­m­jet një të hua­ji e një shte­tasi shqip­tar, ose per­soni juridik pa ban­im ose qën­drim në Shqipëri, si dhe kur këto për­jash­time janë parashikuar në mar­rëvesh­je ndërkom­bëtare të rat­i­fikuara nga Repub­li­ka e Shqipërisë.

 

Neni 38

Gjyka­ta shqiptare nuk pushon as pezul­lon gjykimin e një mos­mar­rëvesh­je­je, kur kjo e fun­dit ose një çësht­je tjetër që ka lid­hje me të ‚është duke e gjykuar nga një gjykatë e huaj.

 

Neni 39

Juridik­sioni ndaj për­faqë­sive diplo­matike e kon­sul­lore

(Ndryshuar shkro­n­ja “b” me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 8 )

Anë­tarët e për­faqë­sive diplo­matike e kon­sul­lore të ven­do­sura në Repub­likën e Shqipërisë nuk i nën­shtro­hen juridik­sion­it të gjykatave shqiptare, përveç kur:

a) pra­no­jnë vull­ne­tar­isht,

b) ekzis­to­jnë rastet dhe kushtet e parashikuara nga Kon­ven­ta e Vjenës për Mar­rëd­hëni­et Diplo­matike.

 

Neni 40

Juridik­sioni civ­il i gjykatave shqiptare nuk shtri­het në për­faqë­sue­sit e shteteve të tjera dhe në grupin e tyre të shoqërim­it, kur ata qën­dro­jnë me ftesë zyrtare të Repub­likës së Shqipërisë.

 

 

KREU III

 

KOMPETENCAT

 

A.KOMPETENCAT NË LËNDË

 

Neni 41

(Ndryshuar me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Në kom­pe­tencë të gjykatës së shkallës së parë janë të gjitha mos­mar­rëvesh­jet civile e mos­mar­rëvesh­jet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në lig­je të tjera.

 

B. KOMPETENCAT TOKËSORE

 

Neni 42

Paditë ngri­hen në gjykatën e ven­dit ku i padi­turi ka vend­ba­n­imin ose vendqën­drim­in e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e ven­dit ku ai ka banesën e përkohshme.

Kur i padi­turi nuk ka vend­ban­im, as vendqën­drim dhe as banesë të përkohshme në Repub­likën e Shqipërisë, paditë ngri­hen në gjykatën ku banon paditësi.

 

Neni 43

(Ndryshuar para­grafi II me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Kur i padi­turi është per­son juridik, paditë ngri­hen në gjykatën e ven­dit ku per­soni juridik ka qen­drën e tij.

Paditë që rrjed­hin nga mar­rëd­hënie juridike me një degë ose agjen­ci lokale të per­son­it juridik, mund të ngri­hen edhe në gjykatën ku ka qen­drën dega ose agjen­cia, si dhe në gjykatën e shkallës së parë ku per­soni juridik ka një ndërtesë me aktivitet ose një për­faqë­sues të autor­izuar që të paraqitet në gjykim për objek­tin e padisë.

 

Neni 44

Paditë kundër të miturve që nuk kanë mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç ose kundër per­son­ave që u është hequr kre­jtë­sisht zotësia për të vepru­ar, ngri­hen në gjykatën e ven­dit ku ka ban­imin për­faqë­sue­si ligjor i tyre.

 

Neni 45

Paditë për të drej­ta reale mbi sende të palu­a­jt­shme, për pjesë­timin e sendeve të për­bashkë­ta dhe për posed­imin ngri­hen në gjykatën e ven­dit ku ndod­hen sendet ose pje­sa më e mad­he e tyre.

Paditë, që rrjed­hin nga kallëz­i­mi i një puni­mi të ri dhe i një dëmi të mund­shëm, ngri­hen në gjykatën e ven­dit ku ka ndod­hur fak­ti për të cilin është ngrit­ur padia.

 

Neni 46

Paditë që rrjed­hin nga trashëgi­mi, paditë për pavlef­sh­mërinë e tes­ta­men­tit dhe ato për pjesë­timin e trashëgim­it ngri­hen në gjykatën e ven­dit ku trashëgim­lënësi ka pasur ban­imin e tij të fun­dit dhe, kur ky nuk dihet, në gjykatën e ven­dit ku ndod­het e gjithë pasuria ose pje­sa më e mad­he e saj.

Kur trashëgim­lënësi është shte­tas shqip­tar dhe në kohën e vdek­jes së tij nuk e ka pasur ban­imin në Repub­likën e Shqipërisë, paditë e parashikuara në para­grafin e parë mund të ngri­hen në gjykatën e ven­dit ku trashëgim­lënësi ka pasur ban­imin e fun­dit në Repub­likën e Shqipërisë ose në gjykatën e ven­dit ku ndod­het pje­sa më e mad­he e pasurisë së tij. Kur trashëgim­lënësi nuk ka pasur në Repub­likën e Shqipërisë as ban­im të fun­dit, as pasuri, paditë si më sipër ngri­hen në gjykatën e krye­qytetit.

 

 

Neni 47

Paditë për kërkim ushqi­mi dhe paditë që rrjed­hin nga mar­rëd­hëni­et e punës, mund të ngri­hen si në gjykatën e ven­dit ku ka ban­imin i padi­turi, ash­tu dhe në gjykatën e ven­dit ku ka ban­imin paditësi.

Padia për heq­jen ose pakësimin e ushqim­it të cak­tu­ar ngri­het në gjykatën e ven­dit ku ka ban­imin i padi­turi.

 

Neni 48

Paditë që rrjed­hin nga shkak­ti­mi i dëmit mund të ngri­hen si në gjykatën e ven­dit ku ka ban­imin i padi­turi, ash­tu dhe në gjykatën e ven­dit ku është shkak­tu­ar dëmi.

Kur kërko­het shpër­bli­mi i dëmit të shkak­tu­ar nga vdek­ja ose dëm­ti­mi i shën­de­tit, padia mund të ngri­het edhe në gjykatën e ven­dit ku banon paditësi.

 

Neni 49

Paditë, për të kërkuar ekzeku­timin e detyrueshëm mbi sende, ngri­hen në gjykatën e ven­dit ku ndod­hen ato ose pje­sa më e mad­he e vlerës së tyre.

Paditë për të kërkuar ekzeku­timin e detyrueshëm për kry­er­jen ose moskry­er­jen e një vepri­mi të cak­tu­ar, ngri­hen në gjykatën e ven­dit ku duhet të përm­bushet një detyrim i tillë.

 

Neni 50

Paditë që kanë për objekt kundër­sh­timin e veprimeve të kry­era nga përm­barue­si për ekzeku­timin e detyru­ar, ngri­hen në gjykatën e ven­dit të ekzeku­tim­it.

 

Neni 51

Paditë për vërte­timin e qenies ose mosqe­nies së martesës, për anulim­in e martesës dhe për zgjid­hjen e saj, mund të ngri­hen si në gjykatën e ven­dit ku bashkëshort­ët kanë pasur ban­imin e tyre të për­bashkët të fun­dit ose në gjykatën e ven­dit ku ka ban­imin i padi­turi. Kur i padi­turi nuk ka ban­im ose vendqën­drim dhe as banesë të përkohshme në Repub­likën e Shqipërisë, padia ngri­het në gjykatën e ven­dit ku ka ban­imin, vendqën­drim­in ose ban­imin e përkohshëm paditësi dhe kur as paditësi nuk i ka ato, padia ngri­het në gjykatën e krye­qytetit.

 

Neni 52

Kom­pe­ten­ca tokë­sore mund të ndryshohet me mar­rëvesh­je me shkrim të palëve, përveç rasteve të parashikuara në nenet 45 e 46 të këtij Kodi dhe kur ligji e ndalon këtë mar­rëvesh­je.

 

Neni 53

Kur janë shumë të padi­tur, që kanë ban­imin ose vendqën­drim­in e tyre në vende të ndryshme, padia mund të ngri­het në gjykatën e ven­dit ku ka ban­imin ose vendqën­drim­in cili­do nga të padi­tu­rit.

 

Neni 54

E drej­ta e zgjed­hjes ndër­m­jet shumë gjykatave kom­pe­tente i takon paditësit, e cila ushtro­het me ngrit­jen e padisë.

 

C. NDRYSHIMET E KOMPETENCËS PËR SHKAK TË LIDHJES SËMOSMARRËVESHJEVE

 

Neni 55

Gjyka­ta që gjykon pad­inë krye­sore është kom­pe­tente për të shqyr­tu­ar edhe kërke­sat dytë­sore, kundër­pad­inë ose ndërhyr­jen krye­sore. Në këtë rast gjyka­ta merr vendim për bashkimin e tyre në një çësht­je të vetme.

 

Neni 56

(Shtu­ar shkro­n­ja “b” me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 9)

Gjyka­ta që është kom­pe­tente në shqyr­timin e mos­mar­rëvesh­jes, me kërkesën e palëve mund të ven­dosë dërgimin e çësht­jes në një gjykatë tjetër që është edhe kjo kom­pe­tente vetëm kur:

a) në gjykatën tjetër mos­mar­rëvesh­ja mund të zgjid­het më shpe­jt dhe më lehtë sesa në gjykatën e zgjed­hur nga paditësi;

b) shi­het me vend kërke­sa e të padi­tu­rit, të cilit nuk i dihej vend­ba­n­i­mi ose vendqen­dri­mi, për gjykimin e mos­mar­rëvesh­jes në gjykatën e ven­dit ku ai ka vend­ba­n­imin ose vendqë­drim­in e tan­ishëm.

 

Neni 57

Paditë kundër disa të padi­turve që shqyr­to­hen nga gjyka­ta me tru­pa gjykues të ndryshëm, kur kanë lid­hje midis tyre për nga objek­ti, mund të bashko­hen me një çësht­je të vetme dhe të shqyr­to­hen nga gjyka­ta e ven­dit të banim­it ose të qën­drim­it të njërit prej të padi­turve.

 

Neni 58

Kur në të njëjtën gjykatë ose gjyka­ta të ndryshme shqyr­to­hen në të njëjtën kohë mos­mar­rëvesh­je midis të njëj­tave palë dhe kanë të njëjtin shkak e të njëjtin objekt, ven­doset pushi­mi i gjykim­it të mos­mar­rëvesh­jeve të paraqi­tu­ra pas asaj të regjistru­ar më parë.

 

D. KUNDËRSHTIMI I JURIDIKSIONIT DHE

I KOMPETENCËS

 

Neni 59

(Ndryshuar para­grafi II me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Gjyka­ta në çdo fazë dhe shkallë të gjykim­it, qoftë edhe krye­sisht, merr në shqyr­tim nëse çësht­ja që shqyr­ton, bën pjesë në juridik­sion­in gjyqë­sor apo atë admin­is­tra­tiv.

Kundër vendim­it të dhënë për një rast të tillë, mund të bëhet ankim i veçan­të në Gjykatën e Lartë.

 

Neni 60

(Ndryshuar para­grafi I me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Kur një insti­tu­cion shtetëror pre­tendon se mos­mar­rëvesh­ja që ka pran­uar gjyka­ta për një shqyr­tim hyn në juridik­sion­in admin­is­tra­tiv, mos­mar­rëvesh­ja zgjid­het nga Gjyka­ta e Lartë me kërkesën e insti­tu­cionit shtetëror ose të prokuror­it.

Gjyki­mi i fil­lu­ar pezul­lo­het derisa të jepet vendi­mi për zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jes për juridik­sion­in. Gjyka­ta mund të mar­rë vetëm masa për sig­urim­in e padisë dhe të krye­jë veprime pro­ce­du­rale që nuk presin.

 

Neni 61

Dërgi­mi i çësht­jes gjykatës kom­pe­tente

Gjyka­ta, kur kon­sta­ton se nuk është kom­pe­tente për gjykimin e çësht­jes krye­sisht ose me kërkesën e palëve, ven­dos moskom­pe­tencën e saj dhe i dër­gon aktet në gjykatën kom­pe­tente.

 

Neni 62

Kundër vendim­it të gjykatës që ka shpal­lur moskom­pe­tencën për gjykimin e mos­mar­rëvesh­jes, si dhe kundër vendim­it të saj mbështe­tur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçan­të nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngrit­ur padi ose ka mar­rë pjesë në gjykimin e mos­mar­rëvesh­jes, në Gjykatën e Lartë.

 

Neni 63

Anki­mi pezul­lon gjykimin

Me depoz­itimin e ankesës, sipas nen­it 62 të këtij Kodi, pezul­lo­het gjyki­mi i çësht­jes dhe gjyka­ta mund të krye­jë vetëm veprime pro­ce­du­rale që nuk presin.

Gjyka­ta e Lartë shqyr­ton ankimin jo më vonë se trid­hjetë ditë nga dita e ard­hjes së çësht­jes.

Gjyka­ta e Lartë në vendimin e saj për rreg­ul­lim­in e kom­pe­tencës jep udhëzimet e nevo­jshme për pro­cesin gjyqë­sor të zhvil­lu­ar dhe për vazhdimin e tij nga gjyka­ta që deklaro­het kom­pe­tente.

 

 

Neni 64

Detyri­mi për pra­n­imin e çësht­jes për gjykim

Çësht­ja që dër­go­het për shqyr­tim nga një gjykatë në një gjykatë tjetër të së njëjtës kat­e­gori ose nga një gjykatë më e lartë, duhet të pra­nohet dhe të shqyr­to­het nga gjyka­ta së cilës i dër­go­het.

Kon­flik­tet për kom­pe­tencë midis gjykatave nuk lejo­hen, por gjyka­ta, pa ndër­pre­rë gjykimin e çësht­jes, ka të drejtë t’i parashtro­jë qën­drim­in e saj Gjykatës së Lartë e cila ven­dos për rreg­ul­lim­in e kom­pe­tencës.

 

KREU IV

RREGULLA PËR CAKTIMIN E VLERËS SË PADISË

 

Neni 65

Vlera e padisë llog­a­ritet në momentin e paraqit­jes së saj në gjykatë. Kërke­sat e parashtru­ara në të njëjtin pro­ces kundër të njëjtit per­son, mblid­hen ndër­m­jet tyre, duke përf­shirë edhe kamatat e arri­ra, shpen­zimet e kry­era dhe dëmet e pre­tend­uara.

Kur kërko­het nga shumë per­sona ose kundër disa per­son­ave përm­bush­ja me kuo­ta e një detyri­mi, vlera e padisë për­cak­to­het nga i gjithë detyri­mi.

 

Neni 66

Vlera e padisë që lid­het me ekzis­tencën, vlef­sh­mërinë ose zgjid­hjen e një mar­rëd­hënie juridike detyri­mi, për­cak­to­het në bazë të asaj pjese të rapor­tit që është në mos­mar­rëvesh­je.

Në rastin kur ka mbaru­ar kon­tra­ta e qirasë për sende të palu­a­jt­shme, vlera për­cak­to­het në bazë të shumës së qirasë që kërko­het, por në qoftë se ka kon­tes­time për vazhdimin e kon­tratës së qirasë, vlera për­cak­to­het duke mbled­hur qiratë për peri­ud­hën në kon­tes­tim.

Në pjesë­timin e pasurisë, vlera për­cak­to­het nga vlef­ta e pjesës që kërko­het.

 

Neni 67

Në rastin e kërkim­it të një detyri­mi ushqi­mor peri­odik, kur tit­ul­li kundër­sh­to­het, vlera për­cak­to­het në bazë të shumës së përgjithshme që duhet të jepet për dy vjet.

Në çësht­jet që kanë lid­hje me rentat e për­jet­shme, kur tit­ul­li kundër­sh­to­het, vlera për­cak­to­het nga shu­ma e vler­ave për njëzet vjet, ndër­sa në rastin e rentave të përkohshme vlera për­cak­to­het nga shu­mat vje­tore të kërkuara deri në dhjetë vjet.

 

Neni 68

Kur kërko­het një shumë parash ose një send i lua­jt­shëm, vlera për­cak­to­het në bazë të shumës së treguar ose të vlerës së deklaru­ar nga paditësi. Në mungesë të për­cak­tim­it ose të deklarim­it, pra­nohet se për­cak­ti­mi i vlerëss është në kom­pe­tencë të gjykatës.

I padi­turi mund të kundër­sh­to­jë vlerën si më sipër të deklaru­ar ose të prezu­muar, por vetëm në fil­lim të mbro­jt­jes së tij.

 

Neni 69

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 10)

Kur kërko­het një pronë e palu­a­jt­shme ose të drej­ta reale mbi të, vlera e padisë për­cak­to­het nga vlera në treg e pronës ose e të drej­tave që kërko­hen.

 

Neni 70

Vlera e padisë që kundër­sh­ton ekzeku­timin e detyruar,përcaktohet nga kre­dia për të cilën pro­ce­do­het. Vlera e padisë së per­son­it të tretë që kundër­sh­ton ekzeku­timin e detyru­ar varet nga vlef­ta e sendeve për të cilat bëhet kundër­sh­ti­mi.

 

KREU V

PËRJASHTIMI I GJYQTARIT,  KËRKESA

PËR PËRJASHTIM

 

Neni 71

Kushtet për të qenë gjyq­tar cak­to­hen me ligj.

 

Neni 72

Rastet për për­jash­timin e gjyq­tar­it

Gjyq­tari është i detyru­ar të heqë dorë nga gjyki­mi i një çësht­je konkrete kur:

1. ka interes në çësht­je ose në një mos­mar­rëvesh­je tjetër që ka lid­hje me atë në gjykim;

2. ai vetë ose bashkëshort­ja e tij është i afërt deri në shkallë të katërt apo krushqi deri në shkallë të dytë ose është i lid­hur me detyrime birësi­mi apo bashkë­je­ton në mënyrë të përher­shme me njërën nga palët ose nga mbro­jtësit;

3. ai vetë ose bashkëshort­ja e tij janë në kon­flikt gjyqë­sor ose në armiqësi apo në mar­rëd­hënie kredie apo hua­je me njërën prej palëve, ose njërin prej për­faqë­suesve;

4. ka dhënë këshilla ose ka shfaqur mendim për çësht­jen në gjykim apo ka mar­rë pjesë në gjykimin e çësht­jes në një shkallë tjetër të pro­ce­sit, është pyetur si dësh­mi­tar, si ekspert ose si për­faqë­sues i njërës apo tjetrës palë;

5. është kujdestar, punëd­hënës i njërës prej palëve, admin­is­tra­tor ose ka një detyrë tjetër në një ent, shoqatë, shoqëri ose insti­tu­cion tjetër që ka intere­sa për çësht­jen në gjykim;

6. në çdo rast tjetër kur vërte­to­hen, sipas rrethanave konkrete, arsye seri­oze njëan­sh­mërie.

Kërke­sa për heq­jen dorë i paraqitet kryetar­it të gjykatës përkatëse i cili ven­dos. Për deklarim­in e heq­jes dorë të kryetar­it të gjykatës së shkallës së parë ven­dos kryetari i gjykatës së apelit dhe për kërkesën e këtij të fun­dit ven­dos kryetari i Gjykatës së Lartë.

Përm­ba­jt­ja e kërkesës u njofto­het palëve.

 

Neni 73

Heq­ja dorë e gjyq­tar­it nga gjyki­mi i çësht­jes

(Ndryshuar fjalia e dytë me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008,

neni 3)

Gjyq­tari, i cili vlerë­son me ndërgjeg­je se ka shkaqe të arsyeshme për të mos mar­rë pjesë në shqyr­timin e një çësht­je­je, i kërkon kryetar­it të gjykatës zëvendësimin e tij. Kryetari i gjykatës, kur e sheh me vend kërkesën, urd­hëron zëvendësimin e tij me një gjyq­tar tjetër, me anë të short­it.

 

Neni 74

Pro­ce­du­ra për për­jash­timin e gjyq­tar­it

(Shfuqizuar para­grafi V, VI me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 11)

Në rastet kur është e detyrueshme heq­ja dorë e gjyq­tar­it, secila nga palët mund të kërko­jë për­jash­timin e tij.

Kërke­sa e nën­shkru­ar nga pala përkatëse ose nga për­faqë­sue­si i saj, duhet të depoz­i­to­het në sekre­tar­inë e gjykatës kur është bërë i ditur emri i gjyq­tar­it apo gjyq­tarëve që shqyr­to­jnë çësht­jen dhe në rastin e kundërt men­jëherë pas shpall­jes së gjyq­tar­it  apo gjyq­tarëve që do të gjyko­jnë çësht­jen.

Paraqit­ja e mëvon­shme e kërkesës lejo­het vetëm kur pala ka mar­rë dijeni më vonë për shkakun e për­jash­tim­it ose kur gjatë ushtrim­it të funk­sion­eve, gjyq­tari ka shfaqur mendim të njëan­shëm e në mënyrë të papër­sh­tat­shme mbi fak­tet dhe rrethanat objekt gjyki­mi, por sido­qoftë jo më vonë se tri ditë nga mar­r­ja dijeni.

Kërke­sa duhet të përm­ba­jë shkaqet e për­jash­tim­it, doku­mentet e provat e tjera që dispono­hen.

 

Neni 75

Kom­pe­ten­ca për shqyr­timin e kërkesës

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 12)

Kërke­sa për për­jash­timin e gjyq­tarëve shqyr­to­het në seancë nga i njëjti trup gjykues që gjykon çësht­jen. Ndaj vendim­it për pra­n­imin ose rrëz­imin e kërkesës për për­jash­tim lejo­het ankim së bashku me vendimin për­fundim­tar.

 

Neni 76

Sank­sione për kërkesën e deklaru­ar të papranueshme

(Ndryshuar para­grafi II me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 13)

Kërke­sa për për­jash­tim quhet e papranueshme kur nuk është bërë në mënyrën dhe në afatet e parashtru­ara në nenin 74 të këtij Kodi.

Vendi­mi, që deklaron të papranueshme kërkesën ose nuk pra­non për­jash­timin e gjyq­tar­it, përm­ban shpen­zimet gjyqë­sore përkatëse, si dhe një gjobë deri në 10.000 lekë kur është per­son fizik dhe deri në 20.000 lekë kur është per­son juridik në ngarkim të palës që, duke abuzuar, ka parashtru­ar një ankim të padrejtë.

 

KREU VI

 

SEKRETARIA GJYQËSORE

 

Neni 77

Detyrat e sekre­tar­it gjyqë­sor

(Shtu­ar para­grafi III me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 14)

Sekre­tari gjyqë­sor doku­men­ton për të gjitha efek­tet, në rastet dhe në mënyrat e parashikuara nga ligji, veprim­tari të mirë­fill­ta të gjykatës, të palëve e pjesë­mar­rësve të tjerë në pro­ces.

Sekre­tari merr pjesë në të gjitha veprimet e gjykatës për të cilat duhet të mba­het pro­cesver­bal.

Ai lëshon kun­drejt pagesës kop­je dhe ekstrak­te aut­en­tike të doku­menteve të për­pilu­ara, regjistron çësht­jet në dorë, for­mon fashiku­jt gjyqë­sorë duke futur atje doku­mente ose kop­je të tyre të vërte­t­u­ara sipas ligjit dhe shënon men­jëherë datën e depoz­itim­it, i ruan ato, për­pi­lon komu­nikimet dhe njof­timet e parashikuara nga ligji ose nga gjyka­ta dhe detyra të tjera që lid­hen me pro­cesin gjyqë­sor.

 

Neni 78

Nëpunësi gjyqë­sor

Nëpunësi gjyqë­sor merr pjesë në seancë gjyqë­sore dhe merr masa për zba­timin e urdhrave, ndjek pro­ce­durën e njof­tim­it të akteve dhe kryen detyra të tjera që lid­hen me pro­cesin gjyqë­sor.

 

Neni 79

Përgjegjësia për dëmin e shkak­tu­ar

(Shfuqizuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 15)

 

Neni 79/a

Avokatu­ra e Shtetit

(Shtu­ar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 16)

Avokatu­ra e Shtetit ushtron për­faqësimin në rastet e parashikuara me ligj. Gjyka­ta, që shqyr­ton çësht­je për të cilat me ligj për­faqësi­mi dhe mbro­jt­ja kry­het nga Avokatu­ra e Shtetit, urd­hëron njof­timin e akteve  kësaj të fun­dit, me qël­lim që ajo të ketë mundësi të mar­rë pjesë në gjykim.

 

KREU VII

EKSPERTI

(Shfuqizuar nenet 80–83 me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 17)

 

TITULLI IV

PROKURORI

(Shfuqizuar nenet 84–89 me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 17)

TITULLI V

NGRITJA E PADISË

 

KREU I

 

PALËT

 

Neni 90

Përku­fiz­i­mi

Palë në një gjykim civ­il janë per­son­at fizikë ose juridikë, në emër ose kundër të cilëve zhvil­lo­het gjyki­mi.

Askush nuk mund të për­faqë­so­jë në një gjykim civ­il të drej­tat e të tjerëve, përveç kur ligji parashikon ndryshe.

 

Neni 91

Zotësia për të vepru­ar

Kanë zotësi për të vepru­ar në një gjykim civ­il per­son­at që ushtro­jnë lirisht të drej­tat, të cilat duhet të respek­to­hen nga të tjerët.

Per­son­at, që nuk kanë zotësi për të vepru­ar në një gjykim civ­il, mund të mar­rin pjesë në gjykim vetëm kur për­faqë­so­hen, sipas dis­poz­i­tave që rreg­ul­lo­jnë zotës­inë e tyre.

 

Neni 92

Për­faqësi­mi në gjyq

Per­son­at juridikë mar­rin pjesë në gjykim me anë të atij që i për­faqë­son, sipas dis­poz­i­tave ligjore.

 

Neni 93

Per­son­at që kanë zotësi për të vepru­ar, mund t’i krye­jnë vetë të gjitha veprimet pro­ce­du­rale, përveç kur ligji parashikon ndryshe.

 

Neni 94

Kur mungon per­soni i cili duhet të për­faqë­so­het në gjyq sipas para­grafit të dytë të nen­it 91 të këtij Kodi dhe ekzis­to­jnë arsye të jus­ti­fikuara që kërko­jnë kry­er­jen e shpe­jtë të disa veprimeve pro­ce­du­rale, mund të cak­to­het një kujdestar i posaçëm derisa çësht­ja të ndiqet nga ai që është ngarkuar ta për­faqë­so­jë.

Në të njëjtën mënyrë vepro­het edhe për emërim­in e një kujdestari të posaçëm për të për­faqë­suar­in, kur ka kon­flikt intere­sash me për­faqë­suesin.

 

Neni 95

Askush nuk mund të bëjë të vlef­shme në emrin e tij, në një pro­ces gjyqë­sor civ­il, një të drejtë të një tjetri, përveç kur parashiko­het shpre­himisht nga ligji.

 

KREU II

PËRFAQËSUESIT

 

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

 

 

Neni 96

Pajis­ja me prokurë e për­faqë­sue­sit.

(Ndryshuar para­grafi I me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 17)

Si për­faqë­sues të palëve me prokurë mund të jenë:

a) avokatët;

b) bashkëshort­ët, të par­alin­durit, të paslin­durit, vëllezërit dhe motrat;

c) juristët dhe punon­jësit e tjerë të autor­izuar të insti­tu­cion­eve shtetërore ose të per­son­ave juridikë;

ç) per­son­at që lejo­hen nga gjyka­ta për të qenë për­faqë­sues në një çësht­je;

d) per­son­at e tjerë që parashiko­hen me ligj se mund të jenë për­faqë­sues të palëve.

Nuk mund të jenë për­faqë­sues të palëve:

a) per­son­at që nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç;

b) per­son­at që u është hequr zotësia për të vepru­ar;

c) avokatët të cilëve u është pezul­lu­ar ushtri­mi i pro­fe­sion­it për aq kohë sa zgjat  kjo masë;

ç) gjyq­tarët dhe prokurorët.

Proku­ra mund të jetë e përgjithshme ose e posaçme. Ajo bëhet me shkrim sipas dis­poz­i­tave të Kodit Civ­il si dhe me gojë për­para gjykatës që shqyr­ton mos­mar­rëvesh­jen.

 

Neni 97

Të drej­ta të për­faqë­sue­sit në pro­cesin gjyqë­sor

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Kur palët për­faqë­so­hen në gjykim nga për­faqë­sue­si, ky mund të krye­jë dhe të mar­rë në interes të palës së vet të gjitha aktet që i nevo­jiten pro­ce­sit, që ligji nuk e ndalon.

Në çdo rast nuk mund të krye­jë akte që sjellin dispon­im të së drejtës, përveç rasteve kur ka fitu­ar tagër në mënyrë të shpre­hur.

 

Neni 98

Shfuqiz­i­mi dhe heq­ja dorë nga proku­ra

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

I për­faqë­suari mund të shfuqi­zo­jë kur­do­herë prokurën dhe për­faqë­sue­si mund të heqë dorë në çdo kohë prej saj, por shfuqiz­i­mi ose heq­ja dorë nuk kanë efekt për palën tjetër, përderisa nuk është bërë zëvendësi­mi i për­faqë­sue­sit.

 

Neni 99

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Pala ose per­soni që e për­faqë­son, kur ka cilës­inë e nevo­jshme për të ushtru­ar tagrin e për­faqë­sue­sit me prokurë, mund të paraqitet në gjykim pa pran­inë e ndon­jë për­faqë­sue­si tjetër, përveç kur ligji parashikon ndryshe.

 

KREU III

DETYRAT E PALËVE DHE TË PËRFAQËSUESVE

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

 

Neni 100

Palët dety­ro­hen të rua­jnë respek­tin që dik­ton pro­ce­si gjyqë­sor.

Gjyka­ta, sipas rëndë­sisë së shkel­jes, merr masa ndaj tyre, në për­puth­je me rreg­ul­lat e parashikuara në këtë Kod.

 

Neni 101

Në doku­mentet që i paraqiten gjykatës dhe në disku­timet gjatë pro­ce­sit gjyqë­sor, palët dhe për­faqë­sue­sit e tyre nuk duhet të për­dorin shpre­hje të papër­sh­tat­shme ose fyese.

Në çdo fazë të gjykim­it, gjyka­ta mund të urd­hëro­jë heq­jen e shpre­hjeve të papër­sh­tat­shme ose fyese dhe në vendimin për­fundim­tar të cak­to­jë në favor të per­son­it të fyer dhe në ngarkim të autorit të fyer­jes ose të shpre­hjeve të papër­sh­tat­shme, një shumë lekësh me tit­ull shpër­bli­mi të dëmit jopa­suror, kur shpre­hjet fyese nuk kanë lid­hje me objek­tin e mos­mar­rëvesh­jes.

 

KREU IV

PËRGJEGJËSIA E PALËVE PËR SHPENZIMET GJATË PROCESIT DHE PËRDËMET GJATË PROCESIT

 

Neni 102

Për­bër­ja e shpen­z­imeve gjyqë­sore

(Ndryshuar para­grafi II  me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 19)

Shpen­zimet gjyqë­sore për­bëhen nga tak­sat mbi aktet, shpen­zimet për aktet që kry­hen, si dhe nga shpen­zimet e tjera të nevo­jshme të gjykim­it.

Për ngrit­jen e padisë paguhet tak­sa mbi aktet në rastet dhe në masën e cak­tu­ar sipas ligjit.

 

Neni 103

Kur objek­ti i padisë pakë­so­het, nuk kthe­het tak­sa mbi aktet e paguara për kërkesë­pad­inë, ndër­sa kur objek­ti i padisë shto­het, mer­ret tak­së për pjesën e shtu­ar të saj.

 

Neni 104

Mënyra e cak­tim­it

(Shtu­ar para­grafi I me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 21)

Tak­sa mbi aktet paguhet në bazë të vlerës së padisë.

Kur në padi nuk është cak­tu­ar vlera e saj, ose kur vlera e cak­tu­ar ka ndryshime të duk­shme me vler­wn e vërtetë, gjyka­ta e cak­ton atë sipas rreg­ullave të parashikuara në këtë Kod.

Kur në kohën e ngrit­jes së padisë paraqitet i vështirë cak­ti­mi i vler­ws së saj, tak­sa mbi aktet cak­to­het nga gjyka­ta në mënyrë të përafërt. Në rast se në dhënien e vendim­it vlera e padisë del më e mad­he ose më e vogël nga ajo e cak­tu­ara nga gjyka­ta, kërko­het tak­sa plotë­suese ose kthe­het shu­ma e mar­rë tepër.

 

Neni 105

Para­pag­i­mi i shpen­z­imeve gjyqë­sore

(Shtu­ar para­grafi II me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 21)

Shpen­zimet për dësh­mi­tarët, ekspertët dhe për këqyr­jen e sendeve ose këqyr­jen në vend para­paguhen nga pala që i ka kërkuar në shumën që ka cak­tu­ar gjyka­ta. Por gjyka­ta, duke mar­rë parasysh rrethanat e çësht­jes dhe gjend­jen pasurore të palëve, mund të ngarko­jë njërën ose të dyja palët që të pagua­jnë shpen­zimet e tyre, pavarë­sisht se kush prej tyre ka kërkuar pyet­jen e dësh­mi­tarëve, kry­er­jen e eksper­tim­it ose të këqyr­jes.

Kur një palë është e detyru­ar që të pagua­jë shpen­zimet gjyqë­sore dhe nuk i paguan vull­ne­tar­isht, gjyka­ta urd­hëron me vendim nxjer­rjen e tyre të detyrueshme.

 

Neni 105/a

(Shtu­ar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 22)

Dësh­mi­tarët, ekspertët dhe përk­thye­sit kanë të drejtë të mar­rin shpen­zimet që kanë bërë për paraqit­jen e tyre, si dhe një shpër­blim për largimin e tyre nga ven­di i punës.

Ekspertët kanë të drejtë të shpër­ble­hen edhe për shër­bimin e kry­er.

Masa e shpen­z­imeve dhe e shpër­blimeve, që u tako­jnë dësh­mi­tarëve dhe ekspertëve, cak­to­het nga Këshilli i Min­is­trave.

 

Neni 105/b

(Shtu­ar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 23)

Per­son­at që, sipas dis­poz­i­tave për tak­sën mbi aktet, për­jash­to­hen nga pag­i­mi i tak­sës, për­jash­to­hen edhe nga pag­i­mi i shpen­z­imeve të tjera gjyqë­sore. Në këto raste, shpen­zimet për­bal­lo­hen nga fon­di përkatës i parashikuar në Bux­hetin e Shtetit.

Organet e pushtetit pub­lik dhe per­son­at e tjerë juridikë që, sipas dis­poz­i­tave për tak­sën mbi aktet për­jash­to­hen nga pag­i­mi i tak­sës, pagua­jnë shpen­zimet e tjera gjyqë­sore.

 

Neni 106

Cilës palë i ngarko­hen

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 24)

Tak­sat mbi aktet, shpen­zimet e tjera gjyqë­sore he shpër­bli­mi për një avokat, në qoftë se ka pasur të tillë, të paguara nga paditësi, i ngarko­hen të padi­tu­rit në masën e pjesës së padisë që është pran­uar nga gjyka­ta. Tak­sa mbi aktet dhe shpen­zimet e tjera gjyqë­sore, nga pag­i­mi i të cilave pala është për­jash­tu­ar sipas nen­it 105/b, i ngarko­hen palës tjetër në masën e pjesës së padisë që është pran­uar nga gjyka­ta.

I padi­turi ka të drejtë të kërko­jë pag­imin e shpen­z­imeve gjyqë­sore që ka bërë, në për­p­jesë­tim me pjesën e refuzuar të padisë.

I padi­turi ka të drejtë të kërko­jë pag­imin e shpen­z­imeve gjyqë­sore që ka bërë, edhe në rast se është ven­do­sur pushi­mi i gjykim­it.

 

Neni 107

Pala, që me qël­lim von­i­mi të pajus­ti­fikuar shkak­ton shtyt­jen e gjykim­it të çësht­jes, ngarko­het me shpen­zimet e bëra për këtë shtyt­je.

Kur i padi­turi me sjell­jen e tij nuk i ka dhënë shkak ngrit­jes së padisë, shpen­zimet gjyqë­sore i ngarko­hen paditësit edhe sikur të pra­nohet padia.

 

Neni 108

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 25)

Kur çësht­ja për­fun­don me paj­tim, shpen­zimet gjyqë­sore mbeten në ngarkim të secilës palë që i ka bërë, përveç kur ka mar­rëvesh­je të kundërt.

 

Neni 109

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 26)

Per­soni i tretë që bën ndërhyr­je dytë­sore nuk dety­ro­het dhe as ngarko­het me pag­imin e shpen­z­imeve gjyqë­sore.

 

Neni 110

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 27)

Për cak­tim të gabuar të vlerës së padisë dhe për llog­a­r­it­je të gabuar të tak­save mbi aktet dhe të shpen­z­imeve të tjera gjyqë­sore mund të bëhet ankim i veçan­të.

 

KREU V

 

MJETET LIGJORE TË MBROJTJES

(Shfuqizuar nenet 111–114 me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 28)

 

TITULLI VI

AKTET PROCEDURALE, NJOFTIMET DHE AFATET

 

KREU I

 

FORMA E AKTIT

 

Neni 115

For­ma e har­tim­it të aktit

(Ndryshuar tit­ul­li me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 29)

Aktet pro­ce­du­rale, për të cilat ligji nuk kërkon for­ma të cak­tu­ara, mund të kry­hen në for­mën më të dobishme për arrit­jen e qël­lim­it të tyre.

 

Neni 116

Gjuha e har­tim­it të aktit

(Shtu­ar tit­ul­li me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 30)

Aktet pro­ce­du­rale har­to­hen në gjuhën shqipe.

Gjyka­ta për pyet­jen e per­son­ave që nuk dinë gjuhën shqipe ose për përk­thimin e doku­menteve të shkru­ara në gjuhë të huaj thër­ret përk­thyesin.

Përk­thye­si që nuk paraqitet pa shkaqe të përligju­ra, thirret me detyrim. Ai mban përgjegjësi penale dhe civile sikurse eksper­ti.

 

Neni 117

Përm­ba­jt­ja e aktit pro­ce­dur­al

Përveç kur ligji parashikon ndryshe, thirr­ja për në gjyq, kërkesë­pa­dia e kundër­pa­dia, duhet të tre­go­jnë gjykatën, palët, objek­tin, shkaqet ligjore të kërkesës dhe për­fundimet, si dhe datën e har­tim­it dhe duhet të nën­shkruhen prej palës që e paraqet aktin ose nga për­faqë­sue­si i saj, si në origji­nal ash­tu dhe në kop­jet për njof­tim.

 

Neni 118

(Ndryshuar me ligjin n.8812, datë 17.5.2001, neni 31)

Për seancën gjyqë­sore dhe për çdo veprim gjyqë­sor të kry­er jashtë seancës mba­hen pro­cesver­bale. Në pro­cesver­bal shëno­hen:

a) Ven­di (emri i qytetit, i qen­drës së banim­it ose i ven­dit tjetër).

b) Koha kur gjyko­het çësht­ja ose kur kry­het vepri­mi gjyqë­sor.

c) Për­bër­ja e trupit gjykues (emri dhe mbiem­ri i gjyq­tarëve dhe i sekre­tar­it).

ç) Palët (gjen­er­alitetet e palëve ose të për­faqë­sue­sit të tyre).

Në pro­cesver­bal duhet të shëno­het nëse per­son­at që janë thirrur në seancën gjyqë­sore janë paraqi­tur dhe cilët jo. Gjithash­tu, në pro­cesver­bal duhet të shëno­hen përm­bled­h­ja e sak­të e kërkimeve, e kundër­sh­timeve të palëve dhe të per­son­ave të tretë, e thënieve të dësh­mi­tarëve dhe të ekspertëve, provat me shkresë që janë paraqi­tur, përm­ba­jt­ja e shir­i­tave të mag­neto­fonit, e diapoz­i­ti­vave, e fil­mave, të gjitha vendimet që ka dhënë gjyka­ta në vazhdim të gjykim­it, si dhe pre­tendimet për­fundimtare të palëve.

Kur njëra nga palët kërkon që të shëno­hen në pro­cesver­bal pjesë nga thëni­et e palës tjetër, gjyka­ta duhet ta mar­rë parasysh këtë kërkesë.

Pro­cesver­bali nën­shkruhet nga kryetari i seancës gjyqë­sore dhe sekre­tari.

 

KREU II

PAVLEFSHMËRIA E AKTEVE

Neni 119

Shpall­ja e pavlef­sh­mërisë

Akti pro­ce­dur­al që nuk është kry­er në for­mën që kërko­het shpre­himisht nga ligji, mund të shpal­let i pavlef­shëm.

Akti mund të shpal­let i pavlef­shëm edhe kur i mungo­jnë të dhë­nat e domos­doshme për arrit­jen e qël­lim­it të tij.

Pavlef­sh­mëria nuk mund të shpal­let kur akti ka arrit­ur qël­lim­in për të cilin është des­tin­uar.

 

Neni 120

Nuk mund të shpal­let pavlef­sh­mëria e një akti pro­ce­dur­al pa kërkesën e palës, përveç kur ligji parashikon ndryshe.

Vetëm pala në interes të së cilës është bërë një kërkesë, mund të kundër­sh­to­jë pavlef­sh­mërinë e aktit për mungesë të vetë kërkesës.

Pavlef­sh­mëria nuk mund të kundër­sh­to­het nga pala që e ka parashtru­ar as nga ajo që ka hequr dorë hes­h­tazi.

 

Neni 121

Pavlef­sh­mëria e pjesshme

Pavlef­sh­mëria e një akti nuk ka rëndësi për aktet e mëparshme, kur këto janë të pavaru­ra prej tij.

Pavlef­sh­mëria e një pjese të aktit nuk prek pjesët e tjera që janë të pavaru­ra. Kur e meta e një akti pro­ce­dur­al pen­gon një efekt të cak­tu­ar, efek­tet e tjera të prod­huara prej tij, për të cilat ai është kri­juar, janë të vlef­shme.

 

Neni 122

Pavlef­sh­mëria e njof­tim­it

Njof­ti­mi është i pavlef­shëm kur nuk janë zbat­u­ar dis­poz­i­tat që kanë lid­hje me mënyrën dhe per­son­in të cilit i duhet dorëzuar kop­ja e aktit ose kur ka pasig­uri të plotë për per­son­in ose datën e njof­tim­it.

 

 

Neni 123

Pavlef­sh­mëria e vendimeve gjyqë­sore

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Pavlef­sh­mëria e vendimeve të gjykatës që mund të shqyr­to­hen në gjykatën e apelit ose për të cilat mund të bëhet kërkesë në Gjykatën e Lartë, vlerë­so­het bren­da kufi­jve dhe rreg­ullave të cak­tu­ara për këto mjete të kundër­sh­tim­it.

Ripërtërit­ja e aktit

 

Neni 124

(Ndryshuar para­grafi II me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Gjyka­ta që shpall pavlef­sh­mërinë e një akti pro­ce­dur­al, kur është e mundur, duhet të vepro­jë për ripërtërit­jen e plotë ose të pjesshme të aktit.

Kur pavlef­sh­mëria e aktit pro­ce­dur­al është rrjed­ho­jë e fajë­sisë së sekre­tar­it, përm­barue­sit ose për­faqë­sue­sit, gjyka­ta me vendim i ngarkon per­son­it përgjegjës shpen­zimet për ripërtërit­jen e aktit.

Me kërkesën e palës së dëm­tu­ar, gjyka­ta në vendimin që ven­dos për mos­mar­rëvesh­jen, dety­ron per­son­in përgjegjës të shpër­ble­jë dëmin e shkak­tu­ar nga pavlef­sh­mëria, sipas rreg­ullave të parashikuara në nenin 79 të këtij Kodi.

 

KREU III

VENDIMET E GJYKATËS

 

Neni 125

Vendimet e ndër­m­jetme

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 32)

Vendimet e ndër­m­jetme jepen nga gjyka­ta në seancë gjyqë­sore me qël­lim që t’i përgjig­jet kërke­save dhe të sig­uro­het zhvil­li­mi i gjykim­it në paj­tim me dis­poz­i­tat e këtij Kodi.

 

Neni 126

Vendimet për­fundimtare

(Ndryshuar para­grafi II me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 33)

Vendi­mi për­fundim­tar jepet nga gjyka­ta në për­fundim të gjykim­it i cili zgjidh çësht­jen në themel.

Vendi­mi për­fundim­tar, si dhe vendimet që i japin fund pro­ce­sit gjyqë­sor civ­il të parashikuara prej nen­it 127 të këtij Kodi jepen në “Emër të Repub­likës” dhe përkatë­sisht duhet të përm­ba­jnë bazën ligjore mbi të cilën bazo­het zgjid­h­ja e mos­mar­rëvesh­jes, anal­izën e provave dhe mënyra e zgjid­hjes së saj.

 

Neni 127

Vendimet jopër­fundimtare

Vendimet jopër­fundimtare janë vendimet e pushim­it të çësht­jes, me të cilët gjyka­ta ose gjyq­tari në rastet e parashikuara në këtë Kod i japin fund pro­ce­sit gjyqë­sor civ­il pa e zgjid­hur çësht­jen në themel, si edhe çdo vendim tjetër që pa e zgjid­hur çësht­jen në themel i jep fund pro­cedim­it gjyqë­sor të fil­lu­ar.

 

 

KREU IV

 

NJOFTIMET

 

Neni 128

Letërthirr­ja

Thirr­ja në gjykatë bëhet me letërthirrje e cila si rreg­ull njofto­het me anë të nëpunësit gjyqë­sor.

 

Neni 129

Letërthirr­ja duhet të përm­ba­jë gjykatën që e ka nxjer­rë, emrin, mbiem­rin e per­son­it të thirrur, kohën e vendin e seancës gjyqë­sore, mos­mar­rëvesh­jen për të cilën thirret, si dhe paso­jat ligjore në rast se per­soni i thirrur nuk paraqitet në gjykatë.

 

Neni 130

Rreg­ul­lat e njof­tim­it të akteve

(Ndryshuar para­grafi II me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 34)

Njof­ti­mi, kur nuk parashiko­het ndryshe, bëhet nëpër­m­jet dorëzim­it nga nëpunësi gjyqë­sor të kop­jes së aktit që duhet t’i njofto­het per­son­it që për­cak­to­het si mar­rës, kudo që gjen­det bren­da ter­ri­torit të juridik­sion­it të gjykatës, ku është në mar­rëd­hënie pune nëpunësi gjyqë­sor.

Në qoftë se per­soni refu­zon mar­rjen në dorëz­im, nëpunësi gjyqë­sor bën shën­imin përkatës në letërthirrje dhe kur është e mundur e vërte­ton me nën­shkrim­in e një  dësh­mi­tari të pran­ishëm.

 

Neni 131

Kur nuk është i mundur njof­ti­mi sipas dis­poz­itës së mësipërme, njof­ti­mi bëhet në vend­ba­n­imin apo vendqen­drim­in e mar­rësit ose në zyrën apo vendin ku ushtron veprim­tar­inë tregtare, indus­tri­ale ose të arti­za­natit.

Në qoftë se mar­rësi nuk gjen­det në një nga këto vende, njof­ti­mi i dorë­zo­het një per­soni të famil­jes që ka mbushur moshën gjashtëm­bëd­hjetë vjeç, dhe kur nuk ndod­het ndon­jë prej tyre, njof­ti­mi mund të bëhet edhe nëpër­m­jet fqin­jëve, që pra­no­jnë t’ia dorë­zo­jnë atë per­son­it të thirrur, zyrës ose qen­drës së punës së tij, përveç kur i thirruri është i mitur, nën gjashtëm­bëd­hjetë vjeç ose është i pazoti për të vepru­ar.

Kur nuk është e mundur të bëhet njof­ti­mi, sipas para­grafit të mësipërm, kop­ja e njof­tim­it i dorë­zo­het portier­it të ndërtesës së banim­it, të zyrës apo të qen­drës së punës.

Në të gjitha këto raste, per­soni që merr njof­timin, duhet të nën­shkru­a­jë origji­nalin ose kop­jen e saj, duke mar­rë për­sipër detyrim­in që kop­jen tjetër t’ia dorë­zo­jë per­son­it të thirrur. Gjithash­tu bëhet shën­i­mi në kop­jen që mban nëpunësi i gjykatës edhe për mar­rëd­hëni­et e këtij per­soni me per­son­in që i drej­to­het njof­ti­mi.

 

Neni 132

Kur per­soni që thirret në gjykatë ose njerëz­it e famil­jes së tij nuk pra­no­jnë të mar­rin në dorëz­im njof­timin, si dhe kur këta dhe fqin­jët që u jepet njof­ti­mi për t’ia dorëzuar per­son­it të thirrur, nuk dinë ose nuk mund të nën­shkru­a­jnë, bëhet shën­i­mi në kop­jen e njof­tim­it duke u nën­shkru­ar të pak­tën edhe nga një dësh­mi­tar.

Në këtë rast njof­ti­mi quhet i kry­er.

 

Neni 133

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 4)

Kur mar­rësit nuk i dihet vend­ba­n­i­mi ose vendqën­dri­mi në Repub­likën e Shqipërisë, ose nuk ka zgjed­hur një banesë, apo nuk ka cak­tu­ar një për­faqë­sues të tij, sipas nen­it 131 të këtij Kodi, njof­ti­mi i aktit bëhet nëpër­m­jet afishim­it të kop­jes në gjykatën e ven­dit, ku do të gjyko­het mos­mar­rëvesh­ja, si dhe në vendin e afishim­it, ku ka pasur vend­ba­n­imin e fun­dit.

 

Neni 134

Njof­ti­mi i akteve të shtetit të huaj

Njof­ti­mi i akteve që vijnë nga organet e një shteti të huaj në një drej­tim të për­cak­tu­ar nga autoritetet e këtij shteti, kry­het me dorëz­imin e tyre të thjeshtë, sipas rreg­ullave të cak­tu­ara në këtë Kod.

 

Neni 135

Njof­ti­mi i akteve të shtetit të huaj bëhet nëpër­m­jet Min­istrisë së Drejtë­sisë, e cila ia për­c­jell ato gjykatës së rrethit të ven­dit ku duhet të kry­het njof­ti­mi.

Kur ka mar­rëvesh­je të ndërsjel­lë për dhënien e ndih­mës juridike, dërgi­mi për njof­tim dhe njof­ti­mi bëhet drejt­përsë­drejti midis organ­eve kom­pe­tente të të dy shteteve ose në ndon­jë mënyrë tjetër që parashiko­het në mar­rëvesh­je.

Min­is­tria e Drejtë­sisë kur kon­sta­ton se kërke­sa për njof­timin e një akti nuk për­pu­thet me rreg­ul­lat e parashikuara në këtë Kod, ose në mar­rëvesh­jen ndërkom­bëtare përkatëse, ia kthen doku­mentet organ­it të shtetit dër­gues, duke speci­fikuar plotë­sisht rreg­ul­limet e nevo­jshme.

 

Neni 136

Pala që kërkon njof­timin duhet të shoqëro­jë kërkesën me shpen­zimet e nevo­jshme të njof­tim­it, sipas mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare ekzistuese, përveç rasteve kur ligji apo këto mar­rëvesh­je parashiko­jnë për­jash­timin nga pag­i­mi para­prak i shpen­z­imeve.

 

Neni 137

Akti njofto­het në gjuhën e ven­dit nga i cili është dër­guar, por mar­rësi që nuk e njeh gjuhën në të cilën është për­pilu­ar akti, ka të drejtë të refu­zo­jë njof­timin dhe të kërko­jë që ai të përk­the­het në gjuhën shqipe ose në një gjuhë tjetër të njo­hur prej pritësit për llog­a­ri të palës kërkuese dhe me shpen­zimet e saj.

 

Neni 138

Për njof­timin e aktit mba­het pro­cesver­bal ose plotë­so­het një cer­ti­fikatë, në të cilën për­mendet detyrim­isht ven­di, data e njof­tim­it, per­son­it të cilit i është dorëzuar akti, lid­hjet e tij me per­son­in që i drej­to­het akti, nën­shkri­mi dhe kur është rasti edhe arsyet që kanë pen­guar njof­timin.

 

Neni 139

Për doku­mentet që bëjnë fjalë për ekzeku­timin ose mosekzeku­timin e kërke­save të njof­tim­it, vepro­het në të njëjtën mënyrë sikurse për dërgimin e kërke­save për njof­tim.

 

Neni 140

Ekzeku­ti­mi i një kërkese njof­ti­mi apo për­c­jell­je­je mund të refu­zo­het nga autoritetet kom­pe­tente shqiptare, kur preket sovran­iteti apo  sig­uria e shtetit, si dhe kur nuk është paraqi­tur në për­puth­je me dis­poz­i­tat e këtij Kodi.

 

Neni 141

Njof­ti­mi për per­son­at juridikë

Njof­timet për insti­tu­cionet, ndër­mar­rjet dhe per­son­at e tjerë juridikë shtetërorë bëhet nëpër­m­jet dorëzim­it të kop­jes zyrës së tit­ullar­it dhe per­son­ave të ngarkuar për të pran­uar akte.

Njof­ti­mi për per­son­at juridikë joshtetërorë bëhet në qen­drën e tyre, nëpër­m­jet dorëzim­it të kop­jes së aktit për­faqë­sue­sit ose per­son­it të ngarkuar për të mar­rë njof­timin dhe në mungesë të tyre, një per­soni tjetër që punon në këtë qendër të per­son­it juridik.

 

Neni 141/a

(Shtu­ar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 5)

Kur njof­ti­mi për per­son­at juridikë, sipas nen­it 141 të këtij Kodi, nuk është i mundur, ky njof­tim bëhet nëpër­m­jet afishim­it të tij pranë adresës së regjistru­ar në Qen­drën Kom­bëtare të Regjistrim­it.

 

Neni 142

Njof­ti­mi për per­son­at me shër­bim në ushtri

Per­son­ave që ndod­hen në shër­bim në ushtri ose në repartet e Min­istrisë së Ren­dit Pub­lik, njof­ti­mi u bëhet me anë të komandës së repar­tit nga i cili varen.

 

Neni 143

Mënyra të tjera njof­ti­mi

Njof­ti­mi mund të kry­het edhe nëpër­m­jet shër­bim­it postar, përveç kur ligji e ndalon. Nëpunësi gjyqë­sor duhet të shëno­jë mbi origji­nalin dhe mbi kop­jen e njof­tim­it edhe zyrën e postës nëpër­m­jet së cilës i është dër­guar kop­ja mar­rësit, me dërgesë të porosi­tur. Dëfte­sa e mar­rjes në dorëz­im duhet t’i bashko­het origji­nalit të aktit.

 

Neni 144

Gjyka­ta mund të urd­hëro­jë me vendim edhe mënyra të tjera njof­ti­mi nga ato të parashikuara nga ligji, si nëpër­m­jet telegramit me përgjig­je, me faks, kur vërte­to­het me shkrim mar­r­ja e tij, me shkresë dorazi e me mënyra të tjera që garan­to­jnë një njof­tim të rreg­ullt, kur e kërko­jnë rrethana të veçan­ta ose nevo­ja e një njof­ti­mi të shpe­jtë.

 

Neni 144/a

(Shtu­ar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2.008, neni 6)

Rreg­ul­lat e parashikuara në këtë kre për njof­timet zba­to­hen nga përm­barue­sit gjyqë­sorë.

 

KREU V

AFATET

 

Neni 145

Afatet për kry­er­jen e veprimeve pro­ce­du­rale cak­to­hen nga ligji dhe kur ky e lejon edhe nga gjykata.Afatet mund të jenë edhe prek­luzive kur ligji e parashikon shpre­himisht.

 

Neni 146

 

Afatet e ven­do­sura nga ligji janë të zakon­shme, përveç kur ligji e parashikon shpre­himisht se janë të pre­ra.

Afatet e pre­ra nuk mund të shkur­to­hen ose të shty­hen, qoftë edhe me pëlqimin e palëve.

 

Neni 147

Zgjat­ja e afat­eve

Gjyka­ta për­para mbarim­it të afatit mund të zgjasë me vendm afatin që nuk është prek­luziv. Shtyr­ja nuk mund të jetë më e gjatë se afati i fil­lim­it, përveç kur ka arsye veçanër­isht të rën­da që përligjin kërkesën.

 

 

Neni 148

Llog­a­r­it­ja e afat­eve

Kur afati është cak­tu­ar me ditë dhe me orë, për­jash­to­het dita dhe ora në të cilën ka fil­lu­ar ngjar­ja ose koha nga e cila duhet të fil­lo­jë afati.

Afati që është cak­tu­ar në javë, në muaj ose në vite mbaron me kalim­in e asaj dite të javës së fun­dit ose të mua­jit të fun­dit që ka të njëjtin emër ose numër me atë të ditës që ka fil­lu­ar afati. Kur një ditë e tillë mungon në mua­jin e fun­dit afati mbaron me kalim­in e ditës së fun­dit të këtij mua­ji.

Kur dita e fun­dit e një afati bie në ditë pushi­mi, afati mbaron në ditën e punës, që vjen pas asaj të pushim­it.

 

Neni 149

Dita e fun­dit e afatit vazh­don deri në orën 24 të saj, por kur do të kry­het ndon­jë veprim pro­ce­dur­al ose do të paraqitet ndon­jë kërkesë ose akt tjetër në gjykatë, afati mbaron në çastin e mbarim­it të orar­it zyr­tar.

Afati nuk quhet i hum­bur, kur kërke­sa ose akti është dër­guar me postë edhe në ditën e fun­dit të afatit.

 

Neni 150

Afatet dhe pezul­li­mi i gjykim­it

Kur pezul­lo­het gjyki­mi, pezul­lo­hen edhe të gjitha afatet që kanë fil­lu­ar të ecin por nuk janë plotë­suar. Në këtë rast, pezul­li­mi i afatit fil­lon nga çasti që ka ndod­hur ngjar­ja e cila ka shkak­tu­ar pezul­lim­in e gjykim­it.

 

Neni 151

Riven­dos­ja në afat

Kur palët ose prokurori që ka ngrit­ur padi, për shkaqe të arsyeshme kanë hum­bur afatin ligjor ose atë të cak­tu­ar nga gjyka­ta, mund të kërko­jnë prej saj riven­dos­jen në afat, përveç kur afatet kanë karak­ter prek­luziv.

 

Neni 152

(Shtu­ar fjali në para­grafin e parë me ligjin nr.10 052,

datë 29.12.2008, neni 7)

Kërke­sa për riven­dos­jen e afatit të hum­bur shqyr­to­het nga gjyka­ta së cilës duhet t’i paraqiten edhe doku­mentet që jus­ti­fiko­jnë ose për të cilat kërko­het riven­dos­ja e afatit. Gjatë shqyr­tim­it të kërkesës thirret edhe pala tjetër.

Kundër vendim­it të gjykatës mund të bëhet ankim i veçan­të.

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim