Neni 303

Bisedimet për­fundimtare

 

Në bisedimet për­fundimtare, i pari e merr fjalën paditësi dhe ndërhyrësi dytë­sor që është bashkuar me atë e pas tij, i padi­turi e ndërhyrësi dytë­sor i bashkuar me atë dhe, kur në çësht­je merr pjesë edhe ndërhyrësi krye­sor, ai e merr fjalën pasi flasin paditësi dhe i padi­turi. Këta të fun­dit pas ndërhyrësit krye­sor kanë të drejtë të mar­rin përsëri fjalën.

Prokurori në çësht­jet që ka ngrit­ur vetë padi flet i pari, ndër­sa në çësht­jet në të cilat ka mar­rë pjesë e merr fjalën pas palëve.

 

Neni 304

Kërke­sa për riçel­jen e hetim­it gjyqë­sor

Pasi i është dhënë fund hetim­it gjyqë­sor, nuk mund të mer­ren pro­va të tjera. Kur palët e shohin të nevo­jshme paraqit­jen e tyre, kërko­jnë çel­jen e hetim­it gjyqë­sor. Për këtë kërkesë ven­dos gjyka­ta sipas vlerësim­it të rrethanave të çësht­jes.

 

Neni 305

Tërhe­q­ja e gjykatës në dhomën e këshillim­it

Pasi palët kanë parashtru­ar për­fundimet e kërke­sat e tyre, gjyka­ta deklaron tërhe­q­jen e saj në dhomën e këshillim­it, për të dhënë vendimin për­fundim­tar.

 

Neni 306

Dhë­nia e vendim­it

Në dhomën e këshillim­it, kur bise­do­het çësht­ja dhe për­pi­lo­het vendi­mi, qën­dro­jnë vetëm gjyq­tarët që për­bëjnë trupin gjykues. Nuk lejo­het që gjatë bisedim­it të çësht­jes të hyjnë e të qën­dro­jnë aty sekre­tari i seancës, ekspertë ose per­sona të tjerë.

 

Neni 307

Trupi gjykues, nën drej­timin e kryetar­it të seancës, shtron për bised­im dhe ven­dos me rad­hë për të gjitha çësht­jet që janë shqyr­tu­ar gjatë gjykim­it.

 

Së pari voton gjyq­tari më i ri në moshë dhe së fun­di voton kryetari i seancës. Asnjë nga gjyq­tarët nuk mund të absteno­jë nga vendi­mi. Mendi­mi i gjyq­tar­it të mbe­tur në pakicë, i parashtru­ar me shkrim, bashko­het me vendimin.

Në rast se rreth një çësht­je propo­zo­hen disa zgjid­hje e nuk kri­jo­het shu­mi­ca në votimin e parë, kryetari hedh në votë dy zgjid­hje për të për­jash­tu­ar njërën e me rad­hë, derisa zgjid­hjet të mbeten vetëm dy, për të cilat bëhet voti­mi për­fundim­tar.

 

Neni 308

(Ndryshuar para­grafi I me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 58)

Vendi­mi duhet të nën­shkruhet nga të gjithë anë­tarët e trupit gjykues që kanë mar­rë pjesë në dhënien e tij. Gjyq­tari, mendi­mi i të cilit ka mbe­tur në pakicë, shkru­an fjalën “kundër”dhe nën­shkru­an vendimin.

Në çësht­je të ndër­likuara, gjyka­ta mund të shpal­lë vetëm dis­poz­i­tivin e vendim­it, duke e dorëzuar atë të arsyet­u­ar në sekre­tari jo më vonë se dhjetë ditë ose të shtyjë shpall­jen e arsyet­u­ar të vendim­it, deri në pesë ditë. Arsyeti­mi i vendim­it bëhet nga kryetari i seancës, përveç kur ai ia beson këtë njërit prej anë­tarëve të trupit gjykues.

 

Neni 309

Vendi­mi mbështetet vetëm në të dhë­na që ndod­hen në aktet dhe që janë shqyr­tu­ar në seancë gjyqë­sore.

Gjyka­ta çmon provat e mar­ra gjatë gjykim­it të çësht­jes, sipas bind­jes së saj të brend­shme, të for­muar nga shqyr­ti­mi i të gjitha rrethanave të çësht­jes në tërës­inë e tyre.

 

Neni 310

Përm­ba­jt­ja e vendim­it të gjykatës

Vendi­mi duhet të përm­ba­jë hyr­jen, pjesën për­shkruese-arsyetuese dhe pjesën urd­hëruese.

I. Në hyr­jen e vendim­it duhet të për­menden:

1. gjyka­ta që ka gjykuar çësht­jen,

2. trupi gjykues dhe sekre­tari,

3. koha dhe ven­di i dhënies së vendim­it,

4. palët, duke u shënuar iden­titeti dhe cilësia e tyre si paditës, i padi­tur, ndërhyrës, si dhe për­faqë­sue­sit e tyre,

5. emri i prokuror­it, nëse ka mar­rë pjesë,

6. objek­ti i padisë,

7. kërkimet për­fundimtare të palëve,

8. mendi­mi i prokuror­it nëse ka mar­rë pjesë.

II. Në pjesën për­shkruese-arsyetuese duhet të për­menden:

1. rrethanat e çësht­jes, ash­tu siç janë kon­stat­u­ar gjatë gjykim­it dhe për­fundimet e nxjer­ra nga gjyka­ta,

2. provat dhe arsyet në të cilat mbështetet vendi­mi,

3. dis­poz­i­tat ligjore në të cilat bazo­het vendi­mi.

III. Në pjesën urd­hëruese, ndër të tjera, duhet të për­menden:

1. çfarë ven­dosi gjyka­ta,

2. kujt i ngarko­hen shpen­zimet gjyqë­sore,

3. e drej­ta për të bërë ankim dhe afati për paraqit­jen e tij.

 

Neni 311

Kur vendi­mi përm­ban detyrim­in për dorëz­imin e një sen­di në natyrë ose detyrim­in për kry­er­jen e një vepri­mi të cak­tu­ar, gjyka­ta mund të tre­go­jë në vendim afatin për ekzeku­timin e vendim­it.

Gjyka­ta mund të cak­to­jë një afat për ekzeku­timin e detyrim­it në të hol­la ose ta nda­jë atë me këste, me kërkesën e palës së intere­suar, duke pasur parasysh gjend­jen pasurore të palëve dhe rrethanat e tjera të çësht­jes.

 

Neni 312

Ndreq­ja e gabimeve

Pas shpall­jes së vendim­it gjyka­ta nuk mund ta anu­lo­jë ose ta ndrysho­jë atë. Ajo, me kërkesën e palëve ose krye­sisht, mund të ndreqë në çdo kohë vetëm gabimet e bëra në shkrim ose në llog­a­ri ose ndon­jë pasak­tësi të duk­shme të vendim­it.

Gjyka­ta, pasi thër­ret palët, në seancë, e shqyr­ton kërkesën sipas rreg­ullave të këtij Kodi, jep vendim, i cili i bashko­het vendim­it të ndrequr.

Kundër vendim­it të dhënë për rastet e parashikuara në para­grafin e dytë të këtij neni, mund të bëhet ankim i veçan­të në gjykatën e apelit.

 

 

Neni 313

Plotësi­mi i vendim­it

Secila nga palët, bren­da trid­hjetë ditëve nga shpall­ja e vendim­it, mund të kërko­jë plotësimin e vendim­it, në rast se gjyka­ta nuk është shpre­hur mbi të gjitha kërke­sat për të cilat pala ka paraqi­tur pro­va.

Gjyka­ta e shqyr­ton kërkesën me të njëjtin trup gjykues, pasi thër­ret palët dhe jep këtë vendim plotë­sues.

Kundër këtij vendi­mi mund të bëhet ankim, sipas rreg­ullave të përgjithshme.

 

Neni 314

Sqari­mi dhe inter­pre­ti­mi i vendim­it

Gjyka­ta ka të drejtë të japë sqarime ose të bëjë inter­pre­timin e vendim­it që ajo ka dhënë kur ky është i errët dhe e kërko­jnë palët.

Kërke­sa për sqarim­in dhe inter­pre­timin e vendim­it mund të paraqitet në çdo kohë, gjer­sa vendi­mi nuk është ekzeku­tu­ar.

Kundër vendimeve të mësipërme mund të bëhet ankim i veçan­të sipas rreg­ullave të përgjithshme.

 

Neni 315

Vendimet e ndër­m­jetme

Vendimet që jepen gjatë gjykim­it dhe që nuk janë për­fundimtare, mund të ndryshohen ose të revoko­hen nga gjyka­ta që i ka dhënë, përveç kur në këtë Kod parashiko­het se kundër tyre mund të bëhet ankim i veçan­të.

 

Neni 316

Njof­ti­mi i vendimeve

Vendimet e dhë­na nga gjyka­ta në për­fundim të gjykim­it, si dhe

vendimet e ndër­m­jetme, për të cilat është parashikuar e drej­ta e ankim­it, u njofto­hen palëve ose pjesë­mar­rësve të tjerë në pro­ces, kur gjyki­mi është zhvil­lu­ar në mungesë të tyre, përveç kur parashiko­het ndryshe në këtë Kod.

Njof­ti­mi bëhet sipas rreg­ullave të parashikuara në nenet 130 dhe 131 të këtij Kodi.

 

KREU XIV

 

VENDIME ME EKZEKUTIM TË PËRKOHSHËM

 

Neni 317

Rastet e dhënies së vendimeve me ekzeku­tim të përkohshëm

Vendi­mi i gjykatës mund të jepet me ekzeku­tim të përkohshëm, kur është ven­do­sur:

a) detyri­mi për ushqim;

b) për shpër­blim­in nga puna;

c) për riven­dos­jen në posed­imin e banesës bashkëshort­ore.

Vendi­mi mund të jepet me ekzeku­tim të përkohshëm edhe kur nga vone­sa e ekzeku­tim­it, paditësi mund të pëso­jë dëme të rëndë­sishme, që nuk mund të vihen në vend, ose kur ekzeku­ti­mi i vendim­it do të bëhej i pamundur, ose do të vështirë­so­hej së tepër­mi. Në këtë rast gjyka­ta mund të kërko­jë që paditësi të japë një garan­ci.

 

 

Neni 318

Anki­mi

Kundër vendim­it me të cilin pra­nohet ose rrë­zo­het kërke­sa për ekzeku­tim të përkohshëm të vendim­it, mund të bëhet ankim i veçan­të.

 

Neni 319

Rrjed­ho­jat nga prish­ja e vendim­it

(Ndryshuar para­grafi I me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Kur vendi­mi prishet nga gjyka­ta e apelit ose Gjyka­ta e Lartë, ekzeku­ti­mi i përkohshëm pezul­lo­het.

Në rast se pas prish­jes së vendim­it të parë padia rrë­zo­het dhe vendi­mi merr for­më të pre­rë, gjyq­fitue­si i parë dety­ro­het t’i kthe­jë palës tjetër gjithç­ka që ka mar­rë me ekzeku­tim të përkohshëm të vendim­it të parë.

 

TITULLI III

 

GJYKIMET E POSAÇME

 

KREU I

 

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 320

Në për­bër­je të gjykatave të shkallës së parë kri­jo­hen sek­sione të veçan­ta për gjykimin e:

a)mosmarrëveshjeve admin­is­tra­tive;

b)mosmarrëveshjeve tregtare;

c)mosmarrëveshjeve që lid­hen me të mitu­rit dhe famil­jen.

 

Neni 321

Pres­i­den­ti i Repub­likës me propoz­imin e Min­istrit të Drejtë­sisë cak­ton gjykatat në të cilat do të kri­jo­hen këto sek­sione, si dhe zonat ku do të shtri­jnë kom­pe­ten­cat ato, mbi bazën e bashkim­it të kom­pe­ten­cave tokë­sore të një apo disa gjykatave të rretheve.

Min­istri i Drejtë­sisë cak­ton num­rin e gjyq­tarëve për çdo sek­sion dhe kujde­set për kual­i­fikimin e tyre sipas sek­sion­it përkatës.

 

Neni 322

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Kur është në interesin e një ndar­je të drejtë të punës, kryetari i gjykatës së shkallës së parë ose zëvendësi i tij, në peri­ud­ha të cak­tu­ara, mund të ngarko­jë gjyq­tarët e cak­tu­ar në sek­sione edhe me gjykimin e çësht­jeve të një natyre tjetër, që nuk janë të kom­pe­tencës së sek­sion­eve të ngrit­u­ra në këtë gjykatë.

 

Neni 323

Dis­poz­i­tat e pjesës së parë dhe të dytë të këtij Kodi janë të zbat­ueshme për të gjitha gjykimet e posaçme, përveç kur parashiko­het ndryshe në këtë tit­ull dhe në tit­ullin IV të kësaj pjese.

 

 

 

KREU II

 

GJYKIMI I MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE

 

Neni 324

Kom­pe­ten­ca lën­dore

Në kom­pe­tencën e sek­sion­eve për gjykimet admin­is­tra­tive janë:

a) padia me të cilën kërko­het shfuqiz­i­mi ose ndryshi­mi i një akti admin­is­tra­tiv;

b) padia me të cilën kundër­sh­to­het refuz­i­mi i mira­tim­it të një akti admin­is­tra­tiv ose që lihet pa u shqyr­tu­ar në afatin e cak­tu­ar, kundër­sh­ti­mi i shte­t­a­sit në organin kom­pe­tent admin­is­tra­tiv.

 

Neni 325

(Ndryshuar me ligjin nr. 8491, datë 27.5.1999, neni 1)

Padia, sipas nen­it 324 të këtij Kodi, mund të ngri­het kur paditësi argu­men­ton se akti admin­is­tra­tiv është i paligjshëm dhe se atij i ceno­hen intere­sat dhe të drej­tat e tij në mënyrë të drejtëpër­drejtë ose tërtho­razi, indi­vid­u­al­isht ose në mënyrë kolek­tive.

Padisë, për gjykimin e një akti admin­is­tra­tiv, i bashkëlid­het një kop­je e aktit admin­is­tra­tiv që kundër­sh­to­het dhe çdo doku­ment tjetër provues.

Kërki­mi i shpër­blim­it të dëmit të shkak­tu­ar nga akti admin­is­tra­tiv i kundërligjshëm mund të kërko­het sipas rreg­ullave të përgjithshme edhe me padi të veçan­të.

 

Neni 326

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 59)

Nuk mund të ngri­hen padi në gjykatë për:

a) aktet admin­is­tra­tive të Këshillit të Min­is­trave dhe të insti­tu­cion­eve të tjera të admin­is­tratës pub­like të nivelit qen­dror ose ven­dor që kanë karak­ter nor­ma­tiv, përveç kur ato ceno­jnë të drej­tat e njeri­ut dhe lir­itë themelore, si dhe intere­sa të tjerë të ligjshëm të per­son­ave fizikë dhe juridikë;

b) aktet admin­is­tra­tive që kanë rreg­ul­lim ligjor të posaçëm dhe lid­hen me emërim­in dhe shkarkimin e funk­sion­arëve pub­likë;

c) aktet admin­is­tra­tive të cilat sipas Kushte­tutës janë në kom­pe­tencën e Gjykatës Kushtetuese.

 

Neni 327

Kom­pe­ten­cat tokë­sore

Padia kundër një akti admin­is­tra­tiv shqyr­to­het nga sek­sioni përkatës i gjykatës, në zonën e së cilës ka qen­drën organi admin­is­tra­tiv, ndaj të cilit drej­to­het padia. Kur padia paraqitet në gjykatën, në ter­ri­torin e së cilës ka qen­drën organi admin­is­tra­tiv, kjo ia dër­gon jo më vonë se tri ditë gjykatës ku është kri­juar sek­sioni për gjykimin e mos­mar­rëvesh­jeve admin­is­tra­tive.

Shqyr­ti­mi i mos­mar­rëvesh­jes duhet të për­fun­do­jë bren­da 30 ditëve nga dita e regjistrim­it në gjykatë.

 

Neni 328

Afati

Afati për paraqit­jen e padisë ndaj një akti admin­is­tra­tiv është trid­hjetë ditë nga dita e shpall­jes ose e njof­tim­it të vendim­it të organ­it më të lartë admin­is­tra­tiv, që ka shqyr­tu­ar ankesën në rrugë admin­is­tra­tive, përveç kur ligji parashikon ankimin e drejt­për­drejtë në

gjykatë. Në këtë rast afati fil­lon nga dita e shpall­jes ose e njof­tim­it të aktit admin­is­tra­tiv ndaj të cilit është paraqi­tur padia.

Kur organi admin­is­tra­tiv më i lartë nuk ka shqyr­tu­ar ankimin në afatin e cak­tu­ar me ligj ose kur organi kom­pe­tent admin­is­tra­tiv nuk ka shqyr­tu­ar kërkesën e shte­t­a­sit në afatin e cak­tu­ar me ligj dhe kundër aktit të tij parashiko­het anki­mi i drejt­për­drejtë në gjykatë, shte­tasi ka të drejtë t’i drej­to­het gjykatës bren­da afatit të cak­tu­ar në para­grafin e parë të këtij neni edhe pse nuk i është dhënë përgjig­je për kërkesën ose ankesën e parashtru­ar.

 

Neni 329

Pezul­li­mi i zba­tim­it të aktit admin­is­tra­tiv

Paditësi mund t’i kërko­jë gjykatës edhe pezul­lim­in e zba­tim­it të aktit admin­is­tra­tiv. Gjyka­ta mund të lejo­jë pezul­lim­in kur ekzis­ton rreziku i shkak­tim­it të një dëmi të rëndë dhe të pazëvendë­sueshëm për paditësin. Në të gjitha rastet gjyka­ta duhet të arsyeto­jë vendimin e saj.

 

Neni 330

Bashki­mi i padive

Disa padi mund të bashko­hen në një padi të vetme, kur ato i drej­to­hen të njëjtit organ admin­is­tra­tiv, kanë të njëjtin objekt dhe janë në kom­pe­tencën e një gjykate.

 

Neni 331

Vendi­mi i gjykatës

(Shtu­ar para­grafi V dhe VI me ligjin nr 8491, datë 27.5.1999, neni 3)

Gjyka­ta në vendimin e saj për­fundim­tar ven­dos:

- rrëz­imin e padisë kur akti admin­is­tra­tiv gjen­det i drejtë e i bazuar;

- kon­sta­timin e pavlef­sh­mërisë së aktit admin­is­tra­tiv;

- anulim­in pjesër­isht ose tërë­sisht të aktit admin­is­tra­tiv;

-detyrim­in e organ­it përkatës, për të nxjer­rë një akt admin­is­tra­tiv, në për­puth­je me ligjin ose për mar­rjen e masave për riven­dos­jen e së drejtës së cen­uar;

-sak­tësimin e të drej­tave dhe detyrimeve ndër­m­jet paditësit dhe organ­it admin­is­tra­tiv në mar­rëd­hënien në koflikt, në bazë të ligjit dhe në inter­pre­tim të mar­rëvesh­jes kur ka të tillë.

 

Neni 332

Gjyka­ta duhet të argu­men­to­jë vendimin e saj, posaçër­isht kur bëhet fjalë për paligjsh­mërinë apo path­emelës­inë e aktit admin­is­tra­tiv të ankimuar.

 

Neni 333

Anki­mi

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Kundër vendim­it të gjykatës së shkallës së parë mund të bëhet ankim sipas rreg­ullave të parashikuara në këtë Kod. Në për­bër­jen e këshillave gjyqë­sore të gjykatës së apelit që shqyr­to­jnë mos­mar­rëvesh­jet admin­is­tra­tive, mar­rin pjesë gjyq­tarë të spe­cial­izuar në këtë fushë.

 

KREU III

 

GJYKIMI I MOSMARRËVESHJEVE TREGTARE

 

Neni 334

Kom­pe­ten­cat

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Në kom­pe­tencë të sek­sion­eve për gjykimin e mos­mar­rëvesh­jeve tregtare pranë gjykatave të shkallës së parë janë:

a) mos­mar­rëvesh­jet midis shoqërive tregtare e ndër­m­jet tyre e treg­tarëve, ndër­m­jet vetë treg­tarëve, të rrjed­hu­ra nga kon­tratat, kur është veprim­tari tregtare për të dyja palët;

b) mos­mar­rëvesh­jet ndër­m­jet ortakëve të shoqërive të parashikuara në Kodin Treg­tar dhe në çdo rast kur nuk është respek­tu­ar pro­ce­du­ra e parashikuar nga ligji;

c) mos­mar­rëvesh­jet lid­hur me kon­tratën e tjetër­sim­it të të drej­tave të pjesë­tarëve të një shoqërie tregtare;

ç) mos­mar­rëvesh­jet për të drejtën e emrit të fir­mës tregtare;

d) shkel­ja e rreg­ullave për konkur­rencën e pan­der­shme;

dh) pro­ce­du­rat e fal­i­men­tim­it;

e) mos­mar­rëvesh­jet që rrjed­hin nga shpër­bër­jet e shoqërive;

ë) pre­tendimet për një kam­bial, çek e letra të tjera të kësaj natyre, të parashikuara me ligj.

 

Neni 335

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Padia sipas nen­it 334 të këtij Kodi shqyr­to­het nga sek­sioni përkatës i gjykatës së shkallës së parë, në zonën e së cilës ka qen­drën per­soni juridik a fizik treg­tar i padi­tur, përveç kur palët në kon­tratë kanë cak­tu­ar një gjykatë tjetër, që edhe ajo është kom­pe­tente.

Kur padia paraqitet në gjykatën e shkallës së parë në ter­ri­torin e së cilës ka qen­drën per­soni juridik a fizik treg­tar, kjo ia dër­gon atë jo më vonë se tri ditë gjykatës ku është kri­juar sek­sioni për gjykimin e mos­mar­rëvesh­jeve tregtare.

 

Neni 336

Anki­mi

Ankimet kundër vendimeve të dhë­na nga sek­sioni përkatës i gjykatës së shkallës së parë shqyr­to­hen në gjykatën e apelit, sipas rreg­ullave të përgjithshme nga këshilla gjyqë­sore të për­bëra nga gjyq­tarë të spe­cial­izuar në këtë fushë.

 

 

GJYKIMET PËR ZHVLEFTËSIMIN E ÇEKUT, KAMBIALIT

DHE TË LETRAVE TË TJERA TE KËSAJ NATYRE

Neni 337

Per­soni që gëzon të drejtën për një letër me vlerë, siç janë çeku, kam­biali premtim­pagesa e të tjera letra me vlerë të kësaj natyre, mund të kërko­jë, në rastet e parashikuara me ligj, zhvleft­ësimin e tyre, kur kanë hum­bur, janë vjed­hur ose dëm­tu­ar.

 

Neni 338

Kom­pe­ten­cat tokë­sore

(Ndryshuar para­grafi III me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Kërke­sa shqyr­to­het nga sek­sioni për mos­mar­rëvesh­jet tregtare të gjykatës, në zonën e së cilës duhet paguar letra me vlerë ose ka vend­ban­im i padi­turi.

Paditësi ka të drejtën e zgjed­hjes.

Kur kërke­sa paraqitet në gjykatën e shkallës së parë, në ter­ri­torin e së cilës duhet paguar letra me vlerë, kjo, jo më vonë se tri ditë, ia dër­gon gjykatës në të cilën ndod­het sek­sioni për gjykimin e mos­mar­rëvesh­jeve tregtare.

 

Neni 339

Kur ka shumë të padi­tur dhe paditësi nuk para­pëlqen të ngre­jë pad­inë në vendin e pagim­it të letrës me vlerë, padia ngri­het në vend­ba­n­imin e çdon­jërit prej të padi­turve.

 

Neni 340

Përm­ba­jt­ja e kërkesës

Në kërkesën për zhvleft­ësimin e çekut, kam­bialit e të tjera letra me vlerë të kësaj natyre, per­soni i intere­suar, ndër të tjera, duhet të tre­go­jë:

a. llo­jin e letrës dhe ele­mentet e nevo­jshme për iden­ti­fikimin e saj, duke i bashkëngji­tur një kop­je të saj të vërte­t­u­ar nga noteri;

b. rrethanat në të cilat ka ndod­hur hum­b­ja, vjed­h­ja ose dëm­ti­mi i saj, si dhe argu­mentet që vërte­to­jnë të drejtën e tij mbi këtë letër me vlerë.

 

Neni 341

Në gjykimin e kësaj padie nuk mund të ngri­het kundër­pa­di dhe as të bashko­het me padi të tjera që mund të kenë lid­hje me atë.

 

Neni 342

Pro­ce­du­ra e gjykim­it

Gjyka­ta, kur sheh se janë plotë­suar kërke­sat e nen­it 340 të këtij Kodi, jep një mendim në këshill, i cili, ndër të tjera, duhet të përm­ba­jë:

a) iden­titetin e kërkue­sit;

b) llo­jin e letrës me vlerë të për­men­dur në nenin 337 të këtij Kodi dhe ele­mentet e nevo­jshme për iden­ti­fikimin e saj;

c) urdhrin që i drej­to­het pague­sit për të mos i paguar prurësit letrën me vlerë;

ç) një njof­tim drej­tu­ar mba­jtësit të mund­shëm të letrës me vlerë, për të parashtru­ar të drej­tat e tij bren­da 30 ditëve nga dita e dhënies së vendim­it, duke par­ala­jmëru­ar se në rast të kundërt ajo do të zhvleft­ë­so­het.

Vendi­mi shpal­let në gjykatë në vendin e cak­tu­ar për këtë qël­lim dhe boto­het në Fle­toren Zyrtare, si dhe të pak­tën në një gazetë kom­bëtare.

Kop­ja e këtij vendi­mi i dër­go­het edhe pague­sit.

 

 

Neni 343

Mba­jtësi aktu­al i letrës me vlerë të sipër­për­men­dur, bren­da afatit të parashikuar në nenin e mësipërm, duhet t’i njofto­jë gjykatës kundër­sh­timin e tij për zhvleft­ësimin e saj, të për­cak­to­jë provat e nevo­jshme për të vërte­t­u­ar se e ka fitu­ar me të drejtë atë dhe të dorë­zo­jë letrën me vlerë në gjykatë ose në një bankë, në për­puth­je me dis­poz­i­tat përkatëse të Kodit Civ­il mbi depoz­i­tat bankare e kase­tat e sig­urim­it, derisa të zgjid­het mos­mar­rëvesh­ja.

Në rastin e parashikuar nga para­grafi i parë i këtij neni, gjyka­ta pezul­lon gjykimin dhe njofton per­son­in që ka kërkuar zhvleft­ësimin e letrës me vlerë, për të ngrit­ur padi për njo­hjen e së drejtës së tij mbi letrën e sipërme, bren­da afatit prej një mua­ji.

Në rast se bren­da këtij afati nuk ngri­het një padi e tillë, gjyka­ta ven­dos pushimin e gjykim­it dhe shfuqi­zon vendimin e saj të dhënë sipas shkro­n­jës “c” të nen­it 342 të këtij Kodi.

 

Neni 344

Kur mba­jtësi i letrës me vlerë nuk ka kry­er veprimet e parashikuara nga para­grafi i parë i nen­it 343 të këtij Kodi, gjyka­ta ven­dos shuar­jen e të gjitha të drej­tave mbi letrën me vlerë të hum­bur, vjed­hur ose dëm­tu­ar dhe i njeh të drejtën per­son­it që ka kërkuar zhvleft­ësimin për pagesën e saj ose pajis­jen me një letër me vlerë të re.

 

Neni 345

Në gjykimin e çësht­jes, sipas para­grafit II dhe III të nen­it 343 dhe nen­it 344 të këtij Kodi, gjyka­ta njofton per­son­in fizik a juridik që ka kërkuar zhvleft­ësimin e letrës me vlerë si dhe atë që ka lëshuar letrën me vlerë, por paraqit­ja e tyre nuk ndalon shqyr­timin e çësht­jes.

 

Neni 346

Kur gjyka­ta rrë­zon kërkesën për zhvleft­ësimin e letrës me vlerë, revokon vendimin e saj të dhënë sipas shkro­n­jës “c” të nen­it 342 të këtij Kodi, duke njof­tu­ar paguesin.

Kundër vendim­it të mësipërm si dhe vendimeve të dhë­na sipas nen­eve 343 dhe 344 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim sipas rreg­ullave të përgjithshme.

 

Neni 347

Ushtri­mi i padisë për bega­timin pa shkak

Mba­jtësi i letrës me vlerë të zhvleft­ë­suar, i cili nuk ka mundur të deklaro­jë, për çdo shkak qoftë, të drej­tat e tij mbi letrën me vlerë, sipas shkro­n­jës “d” të nen­it 342 të këtij Kodi, mund të padisë per­son­in që i është njo­hur e drej­ta e pagesës së letrës me vlerë ose të kërko­jë pajis­jen me një letër tjetër si kjo, në bazë të nen­it 655 të Kodit Civ­il.

 

 

Neni 348

Gjykimet në lid­hje me paten­tat e të drej­tat e tjera që rrjed­hin nga pronësia indus­tri­ale

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Mos­mar­rëvesh­jet që rrjed­hin nga paten­tat, markat tregtare dhe të shër­bim­it, dizen­jot tregtare, mod­elet dhe çdo e drejtë tjetër që rrjedh nga pronësia indus­tri­ale, gjyko­hen nga sek­sioni i mos­mar­rëvesh­jeve tregtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, sipas rreg­ullave të parashikuara në këtë Kod.

 

KREU IV

 

SHQYRTIMI I MOSMARRËVESHJEVE QË LIDHEN

ME FAMILJEN

 

Neni 349

Kom­pe­ten­cat lën­dore

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Sek­sionet për shqyr­timin e mos­mar­rëvesh­jeve famil­jare pranë gjykatave të shkallës së parë janë kom­pe­tente për:

a) shqyr­timin e mos­mar­rëvesh­jeve për zgjid­hjen e martesës me shkurorëz­im, për pavlef­sh­mërinë dhe për anulim­in e martesës;

b) vënien dhe heq­jen e kujdestarisë mbi të mitu­rit, mba­jt­jen për rrit­je dhe edukim të fëmi­jëve deri në zgjid­hjen e martesës dhe ndryshimin e vendim­it të gjykatës për shkak të rrethanave të reja;

c) mira­timin e birësim­it;

ç) mos­mar­rëvesh­jet lid­hur me dhënien e ndih­mës për jetesë;

d) ndar­jen e pasurisë bashkëshort­ore dhe të banesës së bashkëshort­ëve;

dh) kërke­sat për heq­jen dhe kthimin pushtetit prindëror.

 

 

A. PROCEDURA PËR VENDOSJEN E KUJDESTARISË

 

Neni 350

Kom­pe­ten­ca tokë­sore

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Kom­pe­tent për ven­dos­jen ose heq­jen e kujdestarisë, si dhe për heq­jen ose kthimin e pushtetit prindëror, është sek­sioni përkatës i gjykatës së shkallës së parë ku banon i mituri.

 

Neni 351

E drej­ta për paraqit­jen e kërkesës në gjykatë

Kërke­sa për ven­dos­jen e kujdestarisë i paraqitet gjykatës nga të afër­mit e fëmi­jës së mitur dhe nga cili­do që merr njof­timin për mbet­jen e fëmi­jës pa prindër, për lind­jen e një fëmi­je me prindër të pan­jo­hur dhe për çdo rrethanë tjetër që ligji kërkon ven­dos­jen e kujdestarisë.

Kur në çel­jen e një tes­ta­men­ti, noteri, që bën pub­likimin e tij vihet në dijeni për cak­timin e një kujdestari, duhet të njofto­jë gjykatën jo më vonë se 10 ditë nga mar­r­ja dijeni, e cila pro­ce­don dhe ven­dos jo më vonë se 15 ditë.

 

Neni 352

I mituri që ka mbushur moshën 16 vjeç mund të ushtro­jë vetë të drejtën që t’i drej­to­het gjykatës për ven­dos­jen e kujdestarisë.

 

Neni 353

Cak­ti­mi i kujdestarisë

Gjyka­ta emëron një kujdestar të vetëm edhe kur janë disa vëllezër e motra të mitur. Kur ka kon­flikt midis intere­save të të miturve, ajo mund të cak­to­jë edhe një kujdestar tjetër ose disa kujdestarë.

 

Neni 354

Gjyka­ta emëron si kujdestar per­son­in e cak­tu­ar me tes­ta­ment dhe, në mungesë të tij, një nga të afër­mit në lin­jë të drejtë dhe, pas kësaj, në lin­jë të tërthortë.

Gjyka­ta, nëse vlerë­son se zgjid­h­ja nuk është bërë në interes të fëmi­jës, vepron vetë për cak­timin e kujdestar­it.

 

Neni 355

Kujdestari i posaçëm

Gjyka­ta emëron një kujdestar të posaçëm, kur këtë e kërko­jnë intere­sat e të mitu­rit.               Kujdestaria e posaçme hiqet, kur pusho­jnë shkaqet për të cilat është ven­do­sur.

 

Neni 356

Pyet­ja e të mitu­rit nga gjyka­ta

Gjyka­ta, për­para se të pro­ce­do­jë për emërim­in e kujdestar­it, duhet të pyesë edhe të miturin, kur ai e ka mbushur moshën 10 vjeç.

Kujdestaria merr fund kur i mituri mbush moshën 18 vjeç ose kur e mitu­ra mar­to­het para kësaj moshe.

 

Neni 357

Zëvendësi­mi i kujdestar­it

Me kërkesën e per­son­ave të për­men­dur në nenin 351, gjyka­ta e heq kujdestarin në çdo kohë dhe e zëvendë­son me një tjetër, kur vëren se ai ka shpër­dorur të drej­tat që i tako­jnë si kujdestar, kur është treguar i paku­jdesshëm në kry­er­jen e detyrës ose kur me mënyra të tjera ka vënë në rrezik intere­sat e të mitu­rit, si dhe kur vetë kujdestari kërkon shkarkimin e tij për shkaqe të arsyeshme.

Gjyka­ta mund ta heqë kujdestarin vetëm pasi ta ketë dëgjuar ose njof­tu­ar atë rreg­ull­isht.

 

B. GJYKIME NË LIDHJE ME MARTESËN

 

Neni 358

Padia për shkurorëz­im

(Shfuqizuar me ligjin nr.9062, datë 8.5.2003)

Padia për zgjid­hjen e martesës me shkurorëz­im, përveç sa parashiko­het në nenin 154 të këtij Kodi, duhet të përm­ba­jë edhe:

- iden­titetin e fëmi­jëve të mitur dhe pranë cilit nga bashkëshort­ët ose ndon­jë per­soni tjetër bashkë­je­to­jnë;

- burimet dhe sas­inë e të ard­hu­rave që sig­uron çdo bashkëshort, nëse kanë fëmi­jë të mitur ose ndon­jëri prej tyre është i paaftë për punë;

- pasur­inë e për­bashkët që kanë bashkëshort­ët, nëse kërko­jnë pjesë­timin e saj;          Kërkesë­padisë i bashkëngjiten:

- cer­ti­fika­ta e martesës dhe cer­ti­fikatat e lind­jes së fëmi­jëve.

 

Neni 359

Padia e për­bashkët e bashkëshort­ëve

(Shfuqizuar me ligjin nr.9062, datë 8.5.2003)

Shkurorëz­i­mi mund të kërko­het edhe nga të dy bashkëshort­ët, kur ata argu­men­to­jnë dhe gjyka­ta kri­jon bind­je se shkurorëz­i­mi kërko­het me vull­netin e tyre të lirë, si dhe për nevo­jën e zgjid­hjes së martesës. Megjithëkëtë, secili nga bashkëshort­ët mund të tërhe­që kërkesë­pad­inë derisa nuk është shpal­lur vendi­mi.

 

Neni 360

(Shfuqizuar me ligjin nr.9062, datë 8.5.2003)

Kërkesë­pa­dia e për­bashkët e të dy bashkëshort­ëve duhet të shoqëro­het me një mar­rëvesh­je me shkrim të tyre, lid­hur me lënien për rrit­je dhe edukim të fëmi­jëve të tyre të mitur, mbi të ard­hu­rat e nevo­jshme për rrit­jen dhe edukimin e tyre, kon­tributin e secilit dhe nëse do ta qua­jnë të nevo­jshme edhe rreg­ul­lim­in e mar­rëd­hënieve të tyre pasurore të ndërsjel­la.

Kur e çmon të arsyeshme, dhe sipas rrethanave që parashtro­jnë palët, gjyka­ta mund të pra­no­jë edhe një mar­rëvesh­je të pjesshme për disa nga çësht­jet që u intere­so­jnë bashkëshort­ëve.

 

Neni 361

Për­p­jek­jet e gjykatës për paj­tim

(Shfuqizuar me ligjin nr.9062, datë 8.5.2003)

Në shqyr­timin e padisë për shkurorëz­im, gjyka­ta cak­ton një seancë për­gati­tore në të cilën duhet të paraqiten per­son­al­isht bashkëshort­ët. Gjyq­tari mund t’i dëgjo­jë ata veç­mas secilin e pas­taj bashkër­isht, pa pran­inë e për­faqë­suesve të tyre.

Kur arri­het paj­ti­mi, mba­het pro­cesver­bal dhe gjyki­mi pushohet për këtë shkak. Kur në këtë seancë nuk paraqitet paditësi, ndonëse ka pasur dijeni rreg­ull­isht, gjyq­tari i vetëm ven­dos pushimin e gjykim­it të çësht­jes. Kur nuk paraqitet i padi­turi, ndonëse ka pasur dijeni rreg­ull­isht, gjyq­tari shtyn seancën për­gati­tore, duke i përsërit­ur njof­timin të padi­tu­rit. Nëse edhe në këtë seancë nuk paraqitet pa ndon­jë shkak të arsyeshëm, gjyq­tari, pasi dëgjon paditësin dhe kri­jon bind­je se paj­ti­mi i bashkëshort­ëve nuk mund të arri­het, cak­ton seancën gjyqë­sore, duke urd­hëru­ar thirrjen e provave të nevo­jshme.

 

Neni 362

(Shfuqizuar me ligjin nr.9062, datë 8.5.2003)

Gjyka­ta mund të shtyjë shpall­jen e vendim­it deri në një vit, kur nuk ka kri­juar bind­je se për­jash­to­het çdo mundësi paj­ti­mi e bashkëshort­ëve.

 

Neni 363

Pezul­li­mi i gjykim­it me kërkesën e gruas shtatzënë

(Shfuqizuar me ligjin nr.9062, datë 8.5.2003)

Kur gru­a­ja është shtatzënë, me kërkesën e saj, gjyka­ta pezul­lon gjykimin e padisë së shkurorëzim­it, gjer­sa fëmi­ja të arri­jë moshën një vjeç.

 

Neni 364

Bashki­mi i kërkimeve të tjera

(Shfuqizuar me ligjin nr.9062, datë 8.5.2003)

Në pad­inë për shkurorëz­im kërko­het edhe detyri­mi i bashkëshort­it tjetër, për të për­bal­lu­ar shpen­zimet për ushqimin dhe edukimin e fëmi­jëve, shpen­zimet për jetesë të bashkëshort­it nevo­j­tar, në rastet e parashikuara nga ligji, si dhe kërki­mi i dhurimeve dhe pjesë­ti­mi i pasurisë bashkëshort­ore, përveç kur kjo do të vështirë­sonte shqyr­timin e çësht­jes. Në një rast të tillë, gjyka­ta veçon pad­inë e shkurorëzim­it nga paditë e tjera të lid­hu­ra me të.

 

Neni 365

Mar­r­ja e masave të përkohshme

(Shfuqizuar me ligjin nr.9062, datë 8.5.2003)

Gjyka­ta, me kërkesën e palës së intere­suar, mund të mar­rë masa të përkohshme për ushqimin dhe edukimin e fëmi­jëve të mitur, për ushqimin e bashkëshort­it, kur ligji parashikon një të drejtë të tillë, për sig­urim­in e banesës, si dhe për­dorim­in e pasurisë së vënë gjatë martesës.

Vendi­mi për mar­rjen e një mase të përkohshme ka fuqi derisa të jepet vendi­mi për­fundim­tar, por ai mund të ndryshohet apo të shfuqi­zo­het nga gjyka­ta, kur çmon se kanë ndryshuar rrethanat ose kur vendi­mi është mar­rë mbi të dhë­na jo të sak­ta e të plota.

 

Neni 366

Shpen­zimet gjyqë­sore

(Shfuqizuar me ligjin nr.9062, datë 8.5.2003)

Shpen­zimet gjyqë­sore në pad­inë për shkurorëz­im i ngarko­hen palës që është bërë shkak për zgjid­hjen e martesës, përveç kur është parashikuar ndryshe me mar­rëvesh­je të palëve.

Gjyka­ta, duke mar­rë parasysh edhe gjend­jen ekonomike të palëve, mund të për­jash­to­jë tërë­sisht ose pjesër­isht njërën prej tyre, duke e detyru­ar palën tjetër.

 

Neni 367

Dërgi­mi i vendim­it në zyrën e gjend­jes civile

(Shfuqizuar me ligjin nr.9062, datë 8.5.2003)

Pje­sa urd­hëruese e vendim­it të shkurorëzim­it, mbasi ai të ketë mar­rë for­mën e pre­rë, i dër­go­het nga gjyka­ta për regjistrim zyrës së gjend­jes civile përkatëse.

 

Neni 368

Padia për pavlef­sh­mërinë dhe anulim­in e martesës

(Shfuqizuar me ligjin nr.9062, datë 8.5.2003)

Rreg­ul­lat e cak­tu­ara në këtë kre, zba­to­hen edhe për paditë e tjera që rrjed­hin nga marte­sa.

 

KREU V

 

PJESËTIMI GJYQËSOR

 

Neni 369

Në gjykimin e padisë për pjesë­timin e trashëgim­it ose të sendeve në bashkëpronësi, respek­to­hen rreg­ul­lat e parashikuara në nenet 207 dhe 227 të Kodit Civ­il.

 

Neni 370

Fazat e gjykim­it

Gjyki­mi për pjesë­timin e sendeve në bashkëpronësi dhe në trashëgim, në fazën e parë të tij, ka për qël­lim të het­o­jë e të për­cak­to­jë të drejtën e bashkëpronë­sisë së ndërgjyqësave, pjesët takuese të tyre, si dhe sendet që do të pjesë­to­hen. Pasi të ketë mar­rë provat e nevo­jshme, gjyka­ta, me vendim të ndër­m­jetëm, lejon pjesë­timin dhe për­cak­ton rrethin e bashkëp­jesë­tarëve, sendet që do të pjesë­to­hen, si dhe pjesët takuese të secilit prej tyre.

Kundër këtij vendi­mi lejo­het ankim i veçan­të, paraqit­ja e të cilit pezul­lon vazhdimin e mëte­jshëm të gjykim­it.

 

Neni 371

Kur palët deklaro­jnë se nuk kanë ankim ndaj vendim­it të ndër­m­jetëm të për­men­dur në nenin 370 të këtij Kodi, bëhet shën­im në pro­cesver­balin gjyqë­sor, i cili nën­shkruhet edhe nga palët ose për­faqë­sue­sit e tyre. Në një rast të tillë, si dhe në rastin kur vendi­mi i ndër­m­jetëm, që ka lejuar pjesë­timin, ka mar­rë for­mën e pre­rë, gjyka­ta vazh­don gjykimin në fazën e dytë, duke mar­rë në shqyr­tim kërke­sat që mund të kenë bashkëpronarët për llog­a­r­itë që duhet të japin midis tyre dhe që rrjed­hin nga mar­rëd­hëni­et e bashkëpronë­sisë.

 

Neni 372

Vlerësi­mi i pasurisë dhe formi­mi i pjesëve

Gjyka­ta bën vlerësimin e sendeve që do të pjesë­to­hen, pasi më parë të ketë mar­rë mendimin e ekspertëve, dhe kur sendet mund të nda­hen në natyrë for­mo­hen aq pjesë sa janë edhe bashkëp­jesë­tarët. Në secilën nga këto pjesë duhet të përf­shi­hen, me sa është e mundur, një sasi nga sendet apo kred­itë të po asaj natyre me vlerë të barabartë me pjesën takuese. Pabarazia në natyrë e sendeve midis pjesëve kom­pen­so­het në para. Gjyka­ta ven­dos edhe për mar­rëd­hëni­et finan­cia­re të palëve për shkak të bashkëpronë­sisë.

 

Neni 373

Vendi­mi i gjykatës

(Shtu­ar para­grafi II me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 60)

Kur sen­di nda­het në natyrë dhe pjesët e for­muara janë të barabar­ta ose bara­zo­hen me para, gjyka­ta har­ton një pro­jek­t­p­jesë­ti­mi të cilin e depozi­ton në sekre­tari jo më pak se dhjetë ditë për­para seancës së ardhshme gjyqë­sore. Palët kanë të drejtë të parashtro­jnë vëre­jt­jet e tyre për pro­jek­tin e depoz­i­tu­ar, jo më vonë se pesë ditë për­para seancës së ardhshme gjyqë­sore.

Në vendimin për­fundim­tar gjyka­ta cak­ton pjesën e secilit bashkëp­jesë­tar. Kur pjesët nda­hen në natyrë në mënyrë të barabartë dhe e kërkon ndon­jëra nga palët, ato u jepen bashkëp­jesë­tarëve duke u hed­hur në short. Gjyka­ta mund të pra­no­jë kërkesën e bashkëp­jesë­tar­it për të mar­rë pjesën e treguar prej tij, kur ajo shi­het me vend për shkak të pro­fe­sion­it ose të natyrës së sendeve që përf­shi­hen në pjesën takuese. Pjesë­ti­mi në natyrë kry­het në për­puth­je me rreg­ul­lat urban­is­tike.

 

Neni 374

Shit­ja e sendit në ankand

Kur në vendimin për­fundim­tar është urd­hëru­ar që një send të shitet në ankand për shkak se nuk mund të nda­het në natyrë, vendi­mi, pasi të ketë mar­rë for­mën e pre­rë, ekzeku­to­het nga përm­barue­si gjyqë­sor, sipas rreg­ullave mbi ekzeku­timin e detyrueshëm.

 

 

KREU VI

 

SHPALLJA E ZHDUKJES OSE E VDEKJES SË NJË PERSONI

 

Neni 375

Kush e bën kërkesën

Kërke­sa për shpall­jen e një per­soni të zhdukur ose të vdekur mund të paraqitet nga çdo per­son i intere­suar dhe nga prokurori në gjykatën ku ka pasur vend­ba­n­imin e fun­dit per­soni për të cilin kërko­het shpall­ja si i tillë.

 

Neni 376

Përm­ba­jt­ja e kërkesës

Në kërkesën për shpall­jen e një per­soni të zhdukur ose të vdekur, përveç rrethanave nëpër­m­jet të cilave bëhet e besueshme zhduk­ja ose vdek­ja e tij, tre­go­het edhe kujdestari ose për­faqë­sue­si ligjor i tij, për rastet kur ka të tillë.

Në kërkesën për deklarim­in e një per­soni si të vdekur, duhet të tre­go­hen edhe per­son­at që janë ose mund të jenë trashëgim­tarë të tij, si dhe gjithë per­son­at e tjerë për të cilët është e ditur që nga ky fakt fito­jnë ose humbin të drej­ta.

 

Neni 377

Pub­liki­mi i kërkesë­padisë

Gjyka­ta, bren­da dhjetë ditëve nga paraqit­ja e kërkesës për gjykim, i dër­gon një kop­je të saj bashk­isë ose komunës, ku ka pasur ban­imin e tij të fun­dit per­soni që kërko­het të shpal­let i zhdukur ose i vdekur, për ta shpal­lur në një vend të duk­shëm. Kërke­sa e mësipërme boto­het edhe në Fle­toren Zyrtare, si dhe të pak­tën në një gazetë lokale.

Shqyr­ti­mi i çësht­jes nga gjyka­ta nuk mund të bëhet pa kalu­ar gjashtë muaj nga shpall­ja e kërkesës ose botim­it të saj në Fle­toren Zyrtare.

 

Neni 378

Pro­ce­du­ra e gjykim­it

Gjyka­ta, në shqyr­timin e kërkesës për shpall­jen të zhdukur ose të vdekur të një per­soni, pyet njerëz të afërt të tij, merr të dhë­na për këtë per­son nga bashkia ose komu­na, ku ai ka pasur vend­ba­n­imin e tij të fun­dit, si dhe nga çdo burim tjetër që mund të japë lajme për këtë per­son.

 

Neni 379

Në shqyr­timin e kërkesës për ndryshimin ose prish­jen e vendim­it, që ka deklaru­ar një per­son si të vdekur, të thirren per­son­at që kishin kërkuar deklarim­in e vdek­jes dhe per­son­at që kanë fitu­ar të drej­ta nga deklari­mi i vdek­jes.

 

Neni 380

Pub­liki­mi i vendim­it

Gjyka­ta ven­dos për shpall­jen e një per­soni të zhdukur apo të vdekur, pasi të ketë dëgjuar edhe per­son­at që për­menden në nenin 375 e 376 të këtij Kodi, si dhe prokuror­in.

Gjyka­ta urd­hëron botimin e shkur­tim­it të vendim­it në Fle­toren Zyrtare ose të pak­tën në një gazetë lokale të cak­tu­ar prej saj ose në një mënyrë tjetër pub­liki­mi që do ta qua­jë të dobishme.

Gjyka­ta mund të mar­rë edhe masa për sig­urim­in e pasurisë sipas rrethanave që e bëjnë të nevo­jshme mar­rjen e tyre.

 

Neni 381

Regjistri­mi i vendim­it në zyrën e gjend­jes civile

Vendi­mi i gjykatës, që e deklaron një per­son të zhdukur ose të vdekur, i dër­go­het për regjistrim zyrës së gjend­jes civile në të cilën ai ka qenë i regjistru­ar, pasi të sig­uro­het se është bërë pub­liki­mi i tij sipas dis­poz­itës së mësipërme.

 

KREU VII

 

HEQJA OSE KUFIZIMI I ZOTËSISË PËR TË VEPRUAR

 

Neni 382

Kush e bën kërkesën

Heq­ja ose kufiz­i­mi i zotë­sisë për të vepru­ar bëhet me kërkesë të bashkëshort­it, gjin­isë së afërt, të prokuror­it, si dhe të per­son­ave që kanë interes të ligjshëm për këtë fakt.

Kërke­sa i paraqitet gjykatës së ven­dit ku ka ban­imin per­soni që kërko­het t’i hiqet ose kufi­zo­het zotësia për të vepru­ar.

 

Neni 383

Kërke­sa për heq­jen ose kufiz­imin e zotë­sisë për të vepru­ar i njofto­het prokuror­it. Kërke­sa duhet të përm­ba­jë fak­tin në të cilin ajo bazo­het si dhe provat e nevo­jshme.

Gjyka­ta ven­dos lid­hur me kërkesën, pasi të ketë pyetur per­son­in për të cilin kërko­het heq­ja ose kufiz­i­mi i zotë­sisë për të vepru­ar, per­sona nga gjinia e afërt e tij, mjekun që e ka kuru­ar ose pasi të ketë mar­rë mendimin e mjekëve të tjerë ekspertë, si dhe pro­va të tjera që do t’i çmo­jë të nevo­jshme.

 

Pyet­ja e per­son­it të cilit i kërko­het t’i hiqet ose kufi­zo­het zotësia për të vepru­ar, bëhet në insti­tu­cionin që është shtru­ar për mjekim ose në banesën e tij nga një gjyq­tar i deleguar, kur nuk është e mundur të paraqitet vetë në gjykatë.

 

 

Neni 384

Kujdestari i përkohshëm

(Shfuqizuar me ligjin nr.9062, datë 8.5.2003)

Gjyka­ta, në çdo fazë të gjykim­it, mund t’i emëro­jë per­son­it, për të cilin kërko­het heq­ja ose kufiz­i­mi i zotë­sisë për të vepru­ar, një kujdestar të përkohshëm.

Pasi vendi­mi i gjykatës merr for­mën e pre­rë, i dër­go­het organ­it kom­pe­tent për të emëru­ar një kujdestar.

 

Neni 385

Anki­mi

Kundër vendim­it për heq­jen ose kufiz­imin e zotë­sisë për të vepru­ar, mund të bëjnë ankim vetë per­soni i mësipërm, kujdestari i përkohshëm i tij, per­soni që ka bërë kërkesën, si dhe të gjithë per­son­at e tjerë që sipas nen­it 382 të këtij Kodi kanë të drejtë të kërko­jnë heq­jen ose kufiz­imin e zotë­sisë për të vepru­ar, pavarë­sisht nga pjesë­mar­r­ja ose jo e tyre në gjykimin e kësaj çësht­je­je. Në këtë rast gjyka­ta i lejon ata të nji­hen me mate­ri­alet e dos­jes gjyqë­sore.

 

Neni 386

Dis­poz­itë refer­uese

Dis­poz­i­tat e parashikuara në këtë kre zba­to­hen edhe për kthimin e zotë­sisë për të vepru­ar.

 

 

Neni 387

Mar­r­ja dijeni e per­son­ave të intere­suar për vendimin e gjykatës

Pasi vendi­mi me të cilin hiqet, kufi­zo­het ose kthe­het zotësia për të vepru­ar merr for­më të pre­rë, një shkur­tim i tij u dër­go­het të gjithë gjykatave, për t’u regjistru­ar në një for­më të veçan­të, me të cilën mund të mar­rë dijeni cili­do që ka interes.

Gjyka­ta i dër­gon një shkur­tim të këtij vendi­mi edhe Dhomës Kom­bëtare të Noterëve, e cila ua bën të njo­hur dhomave të noterëve nëpër rrethe.

 

KREU VIII

 

VËRTETIMI GJYQËSOR I FAKTEVE

 

Neni 388

Kur mund të ngri­het kërke­sa

(Ndryshuar para­grafi II me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Kur nga një fakt varet lind­ja, ndryshi­mi ose shuar­ja e të drej­tave per­son­ale apo pasurore të një per­soni dhe akti që vërte­ton atë është zhdukur, ka hum­bur dhe nuk mund të bëhet përsëri ose nuk mund të mer­ret me ndon­jë rrugë tjetër, per­soni i intere­suar ka të drejtë të kërko­jë që fak­ti të vërte­to­het me vendim të gjykatës së shkallës së parë.

Kërke­sa për vërte­timin e fak­teve paraqitet në gjykatën e shkallës së parë, në ter­ri­torin e së cilës ka ban­imin kërkue­si. Kur kërko­het vërte­ti­mi i fak­tit për një send të palu­a­jt­shëm, ajo paraqitet në gjykatën e shkallës së parë  në ter­ri­torin e së cilës ndod­het sen­di.

Në mënyrën e treguar më sipër mund të kërko­het edhe kor­rigji­mi i gabimeve të akteve të treguara në para­grafin e parë të këtij neni.

 

Neni 389

Përm­ba­jt­ja e kërkesës

Në kërkesën për vërte­timin e fak­teve duhet të tre­go­hen:

a) qël­li­mi për të cilin kërkue­si paraqet kërkesën për vërte­timin e fak­tit të cak­tu­ar;

b) shkaqet për të cilat nuk mund të mer­ret akti ose për të cilët nuk është mundur që akti të bëhet përsëri;

c) provat me të cilat do të provo­het si shkaku, për të cilin nuk është e mundur të mer­ret akti ose ky akt nuk mund të bëhet përsëri, ash­tu edhe fak­ti që kërko­het të vërte­to­het.

 

Neni 390

Pro­ce­du­ra e gjykim­it

Kërke­sa për vërte­timin e fak­teve gjyqë­sore shqyr­to­het në seancë gjyqë­sore, në prani të kërkue­sit e të per­son­ave fizikë a juridikë që kanë interes në çësht­je. Kur çësht­ja paraqet interes pub­lik dhe gjyka­ta e sheh të arsyeshme, mund të thirret edhe prokurori.

 

Neni 391

Vendi­mi i gjykatës

Në vendimin e gjykatës duhet të tre­go­het fak­ti i vërte­t­u­ar prej asaj dhe provat në bazë të të cilave është vërte­t­u­ar fak­ti.

Kundër vendim­it, me të cilin pra­nohet ose nuk pra­nohet kërke­sa, mund të bëhet ankim, sipas rreg­ullave të përgjithshme, nga kërkue­si, si dhe nga per­son­at fizikë a juridikë që janë thirrur për të mar­rë pjesë në shqyr­timin e çësht­jes.

Vendi­mi nuk ka fuqi provuese kundër per­son­ave fizikë a juridikë që nuk kanë qenë thirrur në rast se e kundër­sh­to­jnë fak­tin e vërte­t­u­ar në vendim.

 

Neni 392

Efek­tet e vendim­it të gjykatës

Kur, gjatë shqyr­tim­it të kërkesës, lind një kon­flikt midis kërkue­sit dhe një per­soni tjetër të intere­suar, për të drejtën civile që ka lid­hje me vërte­timin e fak­tit, gjyka­ta ven­dos pushimin e shqyr­tim­it të çësht­jes. Në këtë rast palët mund t’i drej­to­hen gjykatës me padi sipas rreg­ullave të përgjithshme.

 

KREU IX

 

NJOHJA E VENDIMEVE TË SHTETEVE TË HUAJA

 

Neni 393

Kushtet për zba­timin e vendimeve të dhë­na nga gjykatat e hua­ja

Vendimet e gjykatave të shteteve të hua­ja nji­hen dhe zba­to­hen në Repub­likën e Shqipërisë ‚në kushtet e parashikuara në këtë Kod ose në lig­je të veçan­ta.

Kur për këtë qël­lim ka mar­rëvesh­je të posaçme ndër­m­jet Repub­likës së Shqipërisë dhe shtetit të huaj zba­to­hen dis­poz­i­tat e mar­rëvesh­jes.

 

Neni 394

Penge­sat ligjore për zba­timin e vendimeve të dhë­na nga gjykatat e hua­ja

Vendim­it të një gjykate të shtetit të huaj nuk i jepet fuqi në Repub­likën e Shqipërisë kur:

a) sipas dis­poz­i­tave që janë në fuqi në Repub­likën e Shqipërisë, mos­mar­rëvesh­ja nuk mund të jetë në kom­pe­tencën e gjykatës së shtetit që ka dhënë vendimin;

b) kërkesë­pa­dia dhe letërthirr­ja për në gjyq nuk i është njof­tu­ar të padi­tu­rit në mungesë, në mënyrë të rreg­ullt e në kohë, për t’i dhënë atij mundësi që të mbro­het;

c) midis po atyre palëve, për të njëjtin objekt e për të njëjtin shkak, është dhënë një vendim tjetër i ndryshëm nga gjyka­ta shqiptare;

ç) është duke u shqyr­tu­ar nga gjyka­ta shqiptare një padi që është ngrit­ur për­para se vendi­mi i gjykatës së shtetit të huaj të ketë mar­rë for­më të pre­rë;

d) i është dhënë for­ma e pre­rë në kundër­sh­tim me legjis­la­cionin e tij;

dh) nuk paj­to­het me parimet bazë të legjis­la­cionit shqip­tar.

 

 

Neni 395

Shqyr­ti­mi i kërkesës

Kërke­sa për t’i dhënë fuqi vendim­it të gjykatës së huaj i paraqitet gjykatës së apelit. Kërke­sa mund të paraqitet edhe në rrugë diplo­matike, kur ajo është e lejueshme nga mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare dhe mbi bazën e rec­i­procitetit.

Në këto raste, në qoftë se pala e intere­suar nuk ka emëru­ar për­faqë­sues, kryetari i gjykatës së apelit emëron një avokat për të paraqi­tur kërkesën.

 

Neni 396

Kërkesës për t’i dhënë fuqi vendim­it të gjykatës së huaj duhet t’i bashkëngjiten:

a) kop­ja e vendim­it që duhet të zba­to­het dhe përk­thi­mi i tij në gjuhën shqipe i legal­izuar nga noteri;

b) vërte­tim nga gjyka­ta që e ka nxjer­rë vendimin se ai ka mar­rë for­më të pre­rë, si edhe përk­thi­mi e legal­iz­i­mi note­r­i­al i tij. Si kop­ja e vendim­it ash­tu edhe vërte­ti­mi se vendi­mi ka mar­rë for­më të pre­rë, duhet të jenë vërte­t­u­ar nga Min­is­tria e Punëve të Jashtme e Repub­likës së Shqipërisë;

c) proku­ra, në rast se kërke­sa paraqitet nga për­faqë­sue­si i të intere­suar­it, e përk­thy­er dhe e legal­izuar te noteri.

 

Neni 397

Gjyka­ta e apelit nuk e shqyr­ton çësht­jen në themel, por vetëm kon­trol­lon nëse vendi­mi i paraqi­tur nuk përm­ban dis­pozi­ta që vijnë në kundër­sh­tim me nenin 394.

Për kërkesën e paraqi­tur gjyka­ta e apelit jep vendim.

 

Neni 398

Zba­ti­mi i vendim­it të një gjykate të huaj

Vendi­mi i gjykatës së shtetit të huaj zba­to­het në Repub­likën e Shqipërisë vetëm në bazë të vendim­it të gjykatës të apelit që i jep fuqi këtij vendi­mi dhe ekzeku­to­het në për­puth­je me dis­poz­i­tat përkatëse të këtij Kodi.

 

Neni 399

Vendi­mi i gjykatës së arbi­trazhit

Dis­poz­i­tat e këtij kreu zba­to­hen edhe për njo­hjen e vendim­it për­fundim­tar të një arbi­trazhi të shtetit të huaj.

 

 

TITULLI IV

 

ARBITRAZHI

 

KREU I

 

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Fusha e zba­tim­it

Neni 400

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 61)

Dis­poz­i­tat e këtij kreu vle­jnë për pro­ce­durën e gjykimeve të arbi­trazhit, kur pjesë­mar­rësit në pro­ces janë me ban­im ose vendqën­drim në Repub­likën e Shqipërisë dhe kur ven­di i pro­ce­durës së arbi­trazhit ndod­het në ter­ri­torin e saj.

 

 

Neni 401

Për­cak­time

(Shfuqizuar para­grafi III me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 62)

- Me “pro­ce­durë arbi­trazhi” kup­to­het çdo pro­ce­durë e sis­temit gjyqë­sor të arbi­trazhit pavarë­sisht nëse ajo zhvil­lo­het ose jo nga një insti­tu­cion i përher­shëm arbi­trazhi.

- Me “gjykatë arbi­trazhi” kup­to­het një gjyq­tar i vetëm arbi­trazhi ose trup gjykues arbi­trazhi.

 

Neni 402

Kom­pe­ten­ca lën­dore

Çdo pre­tendim pasuror ose kërkesë që rrjedh nga një mar­rëd­hënie pasurore, mund të jetë objekt i një gjyki­mi të arbi­trazhit.

Kur njëra palë është shteti ose një ndër­mar­rje apo orga­ni­za­të e kon­trol­lu­ar prej tij, ajo nuk mund të pre­tendo­jë të drejtën për të mos qenë palë në një pro­ce­durë arbi­trazhi.

 

Neni 403

Mar­rëvesh­ja për arbi­trazh

Mund të gjyko­het me pro­ce­durë arbi­trazhi vetëm në qoftë se ekzis­ton një mar­rëvesh­je e palëve, me anë të së cilës ato pra­no­jnë t’ia nën­shtro­jnë arbi­trazhit mos­mar­rëvesh­jet që kanë lin­dur ose mund të lindin nga një kon­tratë e lid­hur ndër­m­jet tyre.

 

Neni 404

Pavlef­sh­mëria e mar­rëvesh­jes për arbi­trazh

(Ndryshuar para­grafi I, II me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 63)

Është i pavlef­shëm kushti për gjykimin e mos­mar­rëvesh­jes me arbi­trazh, kur nuk pasqy­ro­het me shkrim në vet mar­rëvesh­jen krye­sore të palëve ose me një doku­ment tjetër të shkru­ar që i refer­o­het asaj, siç mund të jetë telegra­mi, telek­si e çdo mjet tjetër i sak­të që për­bën provë shkre­sore.

Mar­rëvesh­ja e palëve, sipas para­grafit të parë, është e pavlef­shme, në rast se në atë nuk parashiko­het mënyra e cak­tim­it të arbi­trit ose arbi­trave, si dhe objek­ti i mos­mar­rëvesh­jes, kur ajo efek­tivisht ka lin­dur.

Mar­rëvesh­ja për gjykimin me pro­ce­durë arbi­trazhi shfuqi­zo­het, kur një arbitër i cak­tu­ar sipas kësaj pro­ce­dure nuk pra­non mision­in e besuar.

 

 

Neni 405

Cak­ti­mi i num­rit të arbi­trave

(Ndryshuar fjalia II me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 64)

Palët mund të mer­ren vesh në mënyrë të pavarur për num­rin e arbi­trave në një gjykatë arbi­trazhi dhe për mënyrën e cak­tim­it të tyre. Në rast mos­mar­rëvesh­je­je ndër­m­jet palëve dhe me pëlqimin para­prak të tyre, gjyka­ta e arbi­trazhit for­mo­het nga një arbitër ose më shumë arbi­tra në num­rin tek, që cak­to­hen nga gjyka­ta.

 

Neni 406

Fil­li­mi i pro­ce­durës së arbi­trazhit

Shqyr­ti­mi i mos­mar­rëvesh­jes me pro­ce­durë arbi­trazhi fil­lon me kërkesën e të dyja palëve ose të palës së intere­suar.

Mar­rëvesh­ja për gjykimin e çësht­jes me pro­ce­durë arbi­trazhi mund të arri­het edhe pasi ka fil­lu­ar gjyki­mi nga një gjykatë kom­pe­tente. Në një rast të tillë pro­cesver­bali i seancës gjyqë­sore nën­shkruhet nga gjyka­ta dhe nga palët ose për­faqë­sue­sit e tyre.

 

KREU II

FORMIMI I GJYKATËS SË ARBITRAZHIT

 

Neni 407

Kush mund të jetë arbitër

Misioni i arbi­trit i beso­het vetëm një per­soni fizik që ka zotësi juridike të plotë për të vepru­ar.

Në qoftë se për këtë qël­lim është cak­tu­ar një per­son juridik, ky i fun­dit ka fuqi vetëm për të orga­nizuar arbi­trazhin.

 

Neni 408

Pro­ce­du­ra e formim­it të gjykatës së arbi­trazhit

Gjyka­ta e arbi­trazhit quhet e for­muar rreg­ull­isht kur arbi­tri ose arbi­trat janë emëru­ar në për­puth­je me dis­poz­i­tat e këtij kreu dhe ata kanë pran­uar me shkrim mision­in që u është besuar.

Per­soni që i propo­zo­het detyra e arbi­trit duhet, men­jëherë pas emërim­it të tij, t’u parashtro­jë palëve të gjitha rrethanat të cilat mund të ngjallin dyshime për paanës­inë dhe pavarës­inë e tij në zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jes. Ai mund të mos pra­nohet si arbitër kur dyshimet e sipër­për­men­dura janë të drej­ta e të bazuara, si dhe kur nuk i plotë­son kushtet për të cilat kanë rënë dako­rt palët.

Pala që ka emëru­ar një arbitër, mund ta për­jash­to­jë atë vetëm për shkaqe që bëhen të njo­hu­ra pas emërim­it të tij.

 

Neni 409

Palët mund të mer­ren vesh në mënyrë të pavarur për pro­ce­durën e mospra­nim­it të një arbi­tri.

Kur mungon një mar­rëvesh­je e tillë, pala që kundër­sh­ton emërim­in e arbi­trit duhet t’ia bëjë të ditur këtij të fun­dit, bren­da 10 ditëve nga mar­r­ja dijeni e emërim­it, shkaqet e mospra­nim­it.

Në rast se arbi­tri për të cilin është kërkuar për­jash­ti­mi nuk tërhiqet nga misioni ose pro­ce­du­ra e cak­tu­ar nga palët nuk i jep zgjid­hje këtij kundër­sh­ti­mi, ven­dos gjyka­ta e arbi­trazhit pa pjesë­mar­rjen e arbi­trit për të cilin është kërkuar për­jash­ti­mi. Kur edhe kjo e fun­dit nuk i jep zgjid­hje kërkesës për për­jash­tim, ven­dos gjyka­ta e shkallës së parë, jo më vonë se 15 ditë nga dita e ard­hjes për gjykim të kësaj mos­mar­rëvesh­je­je.

 

Neni 410

Kur një arbitër nuk është në gjend­je të plotë­so­jë detyrat e tij për mision­in e ngarkuar ose për arsye të ndryshme nuk përm­bush detyrat e tij në afatin e cak­tu­ar, man­dati i tij si arbitër për­fun­don kur ai tërhiqet nga ky mision ose kur palët mer­ren vesh për për­fundimin e këtij misioni. Zëvendësi­mi i tij bëhet sipas rreg­ullave për emërim­in e arbi­trave.

 

Neni 411

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Kur palët cak­to­jnë arbi­trat në numër çift, gjyka­ta e arbi­trazhit plotë­so­het me një arbitër të cak­tu­ar sipas mar­rëvesh­jes së palëve dhe, në mungesë të saj, nga arbi­trat e emëru­ar prej palëve. Kur këto nuk kanë mundur të cak­to­jnë arbi­trin, ky cak­to­het nga kryetari i gjykatës së shkallës së parë.

Cak­ti­mi i arbi­trit sipas kësaj dis­pozite në çdo rast duhet të bëhet bren­da 15 ditëve nga mar­r­ja dijeni për një detyrim të tillë.

 

Neni 412

Kur një per­son juridik apo fizik ngarko­het nga palët që të orga­ni­zo­jë arbi­trazhin, për këtë qël­lim cak­to­hen një ose më shumë arbi­tra të pran­uar nga palët. Në rastet kur nuk është arrit­ur pra­n­i­mi i palëve, per­soni i ngarkuar me orga­niz­imin e arbi­trazhit fton secilën palë të cak­to­jë arbi­trin e saj dhe vepron sipas pro­ce­durës për cak­timin e arbi­trit të nevo­jshëm, për të plotë­suar trupin gjykues të arbi­trazhit.

 

Neni 413

Kohëzg­jat­ja e mision­it të arbi­trit

Nëse mar­rëvesh­ja e arbi­trazhit nuk cak­ton afat, misioni i arbi­trave vazh­don vetëm 6 muaj, duke fil­lu­ar nga dita kur i fun­dit prej tyre ka pran­uar këtë mision.

Afati i ven­do­sur, sipas para­grafit të parë, me kërkesën qoftë edhe të njërës prej palëve ose të gjykatës së arbi­trazhit, mund të shty­het nga kryetari i gjykatës së shkallës së parë.

 

Neni 414

Juridik­sioni i gjykatës së arbi­trazhit

Kur një mos­mar­rëvesh­je që është duke u shqyr­tu­ar nga një gjykatë arbi­trazhi, mbi bazën e një mar­rëvesh­je­je arbi­trazhi, i dër­go­het për gjykim një juridik­sioni tjetër, ky i fun­dit duhet të deklaro­jë moskom­pe­tencën.

Kur pro­ce­du­ra e arbi­trazhit për shqyr­timin e mos­mar­rëvesh­jes ende nuk ka fil­lu­ar, juridik­sioni tjetër duhet gjithash­tu të deklaro­jë moskom­pe­tencën, përveç kur mar­rëvesh­ja e arbi­trazhit është hap­tazi e pavlef­shme.

 

KREU III

 

PROCEDURA E ARBITRAZHIT

 

Neni 415

Fil­li­mi i veprim­tarisë së gjykatës së arbi­trazhit

Gjyka­ta e arbi­trazhit e fil­lon veprim­tar­inë e saj pro­ce­du­rale nga çasti kur është kri­juar, përveç kur në mar­rëvesh­je janë cak­tu­ar gjithë arbi­trat. Në këtë rast, quhet se e fil­lon veprim­tar­inë kur njëra prej palëve ngarkon arbi­trin ose arbi­trat me kry­er­jen e mision­it të tyre.

 

Neni 416

Për­cak­ti­mi i pro­ce­durës së punës

Palët mund të për­cak­to­jnë vetë pro­ce­durën e punës të gjykatës së arbi­trazhit, duke pran­uar rreg­ul­lat e ven­do­sura për gjykatat ose duke iu refer­u­ar rreg­ullave pro­ce­du­rale të një orga­niz­mi arbi­trazhi të zgjed­hur prej tyre.

Nëse një rreg­ul­lim i tillë nuk është bërë nga palët, gjyka­ta e arbi­trazhit i cak­ton vetë ato, qoftë edhe duke iu refer­u­ar një rreg­ul­lore­je të një orga­niz­mi arbi­trazhi.

Pavarë­sisht nga sa u parashtrua në dy para­grafët e mësipërm, gjyka­ta e arbi­trazhit është e detyru­ar të respek­to­jë parimet drejtuese të pro­ce­sit, të garan­to­jë baraz­inë ndër­m­jet palëve dhe të drejtën e tyre për t’u dëgjuar në një pro­ce­durë kon­tradik­tore.

 

Neni 417

Gjyka­ta e arbi­trazhit, krye­sisht ose me kërkesën e palëve, ven­dos për kom­pe­tencën e vet, duke përf­shirë edhe vlef­sh­mërinë e mar­rëvesh­jes së arbi­trazhit. Kur ajo pra­non me vendim se mar­rëvesh­ja e arbi­trazhit është e pavlef­shme, quhet se ajo e ka për­fun­d­uar mision­in e saj.

 

Neni 418

Mar­r­ja e masave për sig­urim­in e padisë

Gjyka­ta e arbi­trazhit, me kërkesën e njërës prej palëve mund të ven­dosë mar­rjen e masave për sig­urim­in e padisë, përveç kur ka mar­rëvesh­je të kundërt ndër­m­jet palëve. Nëse palët nuk kanë ven­do­sur rreg­ul­la për një qël­lim të tillë, gjyka­ta e arbi­trazhit zba­ton rreg­ul­lat e parashikuara në këtë Kod për sig­urim­in e padisë.Nëse pala tjetër nuk zba­ton vull­ne­tar­isht këto masa, gjyka­ta e arbi­trazhit i drej­to­het gjykatës kom­pe­tente, e cila ven­dos sipas rreg­ullave të cak­tu­ara në këtë Kod.

 

Neni 419

Ven­di i zhvil­lim­it të arbi­trazhit

Palët mund të cak­to­jnë në mar­rëvesh­jen e arbi­trazhit vendin se ku do të zhvil­lo­het pro­ce­du­ra e arbi­trazhit. Në mungesë të mar­rëvesh­jes, vendin e cak­ton gjyka­ta e arbi­trazhit. Nëse edhe kjo nuk mund të mar­rë një vendim të tillë, atëherë ven­di se ku do të zhvil­lo­het pro­ce­du­ra e arbi­trazhit do të jetë vend­ba­n­i­mi ose qen­dra e palës së padi­tur.

 

Neni 420

Leji­mi dhe mar­r­ja e provave

Palët mund të paraqitin si provë doku­mentet me shkresë që atyre u duken të rëndë­sishme për zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jes ose t’u refer­o­hen doku­menteve dhe mjeteve të tjera provuese.

Ato mund të shto­jnë ose të pakë­so­jnë objek­tin e padisë ose të ndrysho­jnë shkakun ligjor të saj deri në për­fundimin e hetim­it gjyqë­sor.

Kjo dis­poz­itë nuk zba­to­het kur palët në mar­rëvesh­jen e arbi­trazhit ose në mungesë të saj, gjyka­ta e arbi­trazhit në rreg­ul­loren e pran­uar prej saj, ka parashikuar ndryshe. Megjithëkëtë mar­rëvesh­ja nuk duhet të prekë parimet e mar­rjes së lirë të provave.

 

Neni 421

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Gjyka­ta e arbi­trazhit vepron vetë për mar­rjen e provave të nevo­jshme. Në rast se ndesh­en vështirësi në mar­rjen e tyre, siç mund të jetë refuz­i­mi për t’u paraqi­tur në gjykatën e arbi­trazhit, për të paraqi­tur një provë shkre­sore ose për të mar­rë të dhë­na nga një insti­tu­cion shtetëror a pri­vat, këto i kërko­hen gjykatës së shkallës së parë, e cila vepron sipas rreg­ullave të për­cak­tu­ara në këtë Kod për gjykatat.

 

Neni 422

Gjyki­mi në mungesë

Kur paditësi ose i padi­turi nuk janë paraqi­tur në ditën e orën e cak­tu­ar të seancës gjyqë­sore pa ndon­jë shkak të përligjur, gjyka­ta e arbi­trazhit zhvil­lon gjykimin në mungesë. Mosparaqit­ja e një pale nuk duhet të kon­sidero­het si pohim i pre­tendimeve të palës tjetër.

 

Neni 423

Zëvendësi­mi i arbi­trit

Arbi­tri i emëru­ar duhet të ndjekë mision­in e ngarkuar deri në për­fundimin e tij. Ai nuk mund të absteno­jë ose të heqë dorë nga gjyki­mi i mos­mar­rëvesh­jes, përveçse për motive të parashikuara nga neni 408 i këtij Kodi. Në një rast të tillë zëvendësi­mi i tij bëhet sipas rreg­ullave të parashikuara në këtë Kod.

 

Neni 424

Har­ti­mi i akteve pro­ce­du­rale

Aktet dhe pro­cesver­balet që kry­hen gjatë pro­ce­durës së arbi­trazhit, har­to­hen bashkar­isht nga të gjithë arbi­trat, përveç kur në mar­rëvesh­jen e arbi­trazhit palët kanë pran­uar që këto veprime të kry­hen nga njëri prej tyre.

 

Neni 425

Mar­r­ja fund e gjykim­it të arbi­trazhit

Në rast se palët nuk kanë parashikuar ndryshe në mar­rëvesh­je, një gjykim arbi­trazhi merr fund kur:

a)arbitri revoko­het, vdes, i dalin penge­sa në plotësimin e mision­it të ngarkuar ose i ka hum­bur plotë­sisht të gjitha të drej­tat civile;

b)me absten­imin ose heq­jen dorë nga misioni i arbi­trit, kur është rasti i parashikuar

nga neni 423 i këtij Kodi;

c) me mbarim­in për­fundimisht të afatit të arbi­trazhit.

 

Neni 426

Mbyll­ja e hetim­it gjyqë­sor

Pasi të jenë mar­rë provat e nevo­jshme dhe të jetë mbyl­lur het­i­mi gjyqë­sor, arbi­tri cak­ton datën në të cilën do të disku­to­het mos­mar­rëvesh­ja dhe do të mer­ret vendi­mi përkatës. Pas kësaj date nuk mund të paraqiten pro­va e të parashtro­hen kërke­sa, përveç kur gjyka­ta e arbi­trazhit vlerë­son ndryshe.

 

Neni 427

Ligji i zbat­ueshëm

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 65)

Gjyka­ta e arbi­trazhit zba­ton legjis­la­cionin shqip­tar.

 

 

KREU IV

 

VENDIMI I GJYKATËS SË ARBITRAZHIT

 

Neni 428

Dhë­nia e vendim­it për­fundim­tar

Disku­timet për dhënien e vendim­it zhvil­lo­hen nga gjyka­ta e arbi­trazhit pa pran­inë e palëve e të per­son­ave të tjerë.

 

Neni 429

Vendi­mi i gjykatës së arbi­trazhit jepet me shu­micë votash. Ai nën­shkruhet nga të gjithë arbi­trat. Arbi­trat që kanë mendim të kundërt me shu­micën, kanë të drejtë t’i parashtro­jnë me shkrim mendimet e tyre. Vendi­mi i nën­shkru­ar nga shu­mi­ca e arbi­trave ka të njëjtin efekt sikur të jetë nën­shkru­ar nga të gjithë arbi­trat.

 

Neni 430

Përm­ba­jt­ja e vendim­it për­fundim­tar

Vendi­mi i gjykatës së arbi­trazhit duhet të përm­ba­jë për­bër­jen e trupit gjykues të arbi­trave, datën dhe vendin e dhënies së tij, iden­titetin e palëve, vend­ba­n­imin, vendqën­drim­in ose qen­drën e tyre, emrin e mbiem­rin e avokatit ose të për­faqë­sue­sit të palëve dhe objek­tin e mos­mar­rëvesh­jes.

Vendi­mi i gjykatës së arbi­trazhit duhet të arsyeto­jë zgjid­hjet e pran­uara dhe të shpre­het qartë për pre­tendimet e palëve.

 

Neni 431

Kor­rigji­mi i gabimeve të vendim­it për­fundim­tar

dhe inter­pre­ti­mi i tij

Gjyka­ta e arbi­trazhit ka kom­pe­tencë të inter­pre­to­jë vendimin e saj, të kor­rigjo­jë gabimet mate­ri­ale dhe ta plotë­so­jë atë për kërke­sat e paditësit për të cilat nuk është shpre­hur, por që nuk janë krye­sore.

Kur gjyka­ta e arbi­trazhit nuk mund të mblid­het përsëri me të njëjtën për­bër­je, çësht­jet që për­menden në këtë nen zgjid­hen nga gjyka­ta që do të ishte kom­pe­tente në mungesë të mar­rëvesh­jes së arbi­trazhit.

 

 

Neni 432

Urdhri i ekzeku­tim­it të vendim­it të gjykatës së arbi­trazhit

Vendi­mi i gjykatës së arbi­trazhit është i for­mës së pre­rë në lid­hje me mos­mar­rëvesh­jen e shqyr­tu­ar, sapo shpal­let, përveç rasteve të parashikuara nga neni 434 i këtij Kodi.

Ai bëhet i ekzekutueshëm for­cër­isht në bazë të një urdhri ekzeku­ti­mi të lëshuar nga gjyka­ta e shkallës së parë të ven­dit ku është dhënë vendi­mi. Për një qël­lim të tillë, në sekre­tar­inë e gjykatës depoz­i­to­het origji­nali i vendim­it me një kop­je të mar­rëvesh­jes së arbi­trazhit, nga një prej arbi­trave ose nga pala e intere­suar.

Kundër vendim­it të gjykatës që lëshon urd­hër ekzeku­timin nuk lejo­het ankim.

 

Neni 433

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 66, neni 126)

Urdhrit të ekzeku­tim­it i bashkëngjitet origji­nali i vendim­it të arbi­trazhit.

Vendi­mi i gjykatës së shkallës së parë që refu­zon lëshimin e urd­hër ekzeku­tim­it duhet të jetë i arsyet­u­ar.

Kundër këtij vendi­mi lejo­het ankim në gjykatën e apelit bren­da 10 ditëve duke fil­lu­ar nga dita e nesërme e shpall­jes së vendim­it.

 

KREU V

 

ANKIMI KUNDËR VENDIMIT TË GJYKATËS SË ARBITRAZHIT

 

Neni 434

Rastet kur lejo­het anki­mi

Ndonëse palët në mar­rëvesh­je kanë parashikuar heq­jen dorë nga anki­mi, vendi­mi i gjykatës së arbi­trazhit mund të anko­het në gjykatën e apelit vetëm kur:

a) gjyka­ta e arbi­trazhit është for­muar në mënyrë të par­reg­ullt;

b)gjykata e arbi­trazhit pa të drejtë ka deklaru­ar kom­pe­tencën apo moskom­pe­tencën e saj për gjykimin e mos­mar­rëvesh­jes;

c)gjykata e arbi­trazhit në vendimin e saj ka tejkalu­ar kërke­sat për të cilat ka qenë inves­tu­ar ose nuk është shpre­hur mbi një nga kërke­sat krye­sore të padisë;

ç) nuk është respek­tu­ar barazia e palëve dhe e drej­ta e tyre për t’u dëgjuar në një pro­ce­durë të mbështe­tur në parim­in e kon­tradik­toritetit;

d) vendi­mi i gjykatës së arbi­trazhit vjen në kundër­sh­tim me rendin pub­lik në Repub­likën e Shqipërisë.

 

Neni 435

Afati i ankim­it

Anki­mi në gjykatën e apelit bëhet bren­da 30 ditëve nga dita që është shpal­lur vendi­mi. Munge­sa e palëve në shpall­jen e vendim­it nuk e ngarkon gjykatën me detyrim­in për njof­timin e vendim­it.

 

Neni 436

Shqyr­ti­mi nga gjyka­ta e apelit

Gjyka­ta e apelit shqyr­ton ankimin sipas rreg­ullave të cak­tu­ara në këtë Kod. Kur gjyka­ta e apelit prish ose ndryshon vendimin e gjykatës së arbi­trazhit, ajo ven­dos për themelin e mos­mar­rëvesh­jes në kufi­jtë e mision­it të cak­tu­ar gjykatës së arbi­trazhit.

 

Neni 437

Mosle­ji­mi i rekur­sit në Gjykatën e Lartë

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Kundër vendim­it të gjykatës së apelit nuk lejo­het rekurs në Gjykatën e Lartë.

 

Neni 438

Vënia në ekzeku­tim e vendim­it

Vendi­mi i gjykatës së arbi­trazhit mund të vihet në ekzeku­tim kur:

a) palët në mar­rëvesh­jen e arbi­trazhit kanë hequr dorë nga anki­mi kundër vendim­it të dhënë nga gjyka­ta e arbi­trazhit, në kushtet e parashikuara nga neni 434 i këtij Kodi;

b) palët nuk kanë bërë ankim bren­da afatit të parashikuar në nenin 435 të këtij Kodi, në kushtet e parashikuara nga neni 434 i këtij Kodi;

c) gjyka­ta e apelit ka rrëzuar kërkesën anki­more ose ka prishur ose ndryshuar vendimin e gjykatës së arbi­trazhit, duke shqyr­tu­ar çësht­jen në themel.

 

KREU VI

 

ARBITRAZHI NDËRKOMBËTAR

 

Neni 439

Formi­mi i gjykatës së arbi­trazhit ndërkom­bë­tar

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 67)

Arbi­trazhi ndërkom­bë­tar rreg­ul­lo­het me ligj të veçan­të.

 

Neni 440

Për­cak­ti­mi i pro­ce­durës së arbi­trazhit

(Shfuqizuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 68)

 

Neni 441

Ligji i zbat­ueshëm

(Shfuqizuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 68)

 

PJESA E TRETË

 

ANKIMET DHE MËNYRA E GJYKIMIT TË TYRE

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 69)

 

TITULLI I

 

ANKIMET DHE PARAQITJA E TYRE

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 69)

 

KREU I

 

MJETET DHE AFATET E ANKIMIT

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 69)

 

 

Neni 442

Mjetet e ankim­it

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Mjetet për t’u ankuar ndaj vendimeve të gjykatave janë: Anki­mi në gjykatën e apelit, rekur­si në Gjykatën e Lartë, kërke­sa për rishikim.

 

Neni 442/a

Anki­mi

(Shtu­ar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 70)

Anki­mi është akti me të cilin palët ose pjesë­mar­rësit e tjerë në pro­ces parashtro­jnë kundër­sh­timet e tyre ndaj vendim­it të gjykatës dhe veprimeve të përm­barue­sit gjyqë­sor, për të mbro­j­tur të drej­tat dhe intere­sat e tyre.

 

Neni 442/b

Rekur­si

(Shtu­ar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 71)

Rekur­si është akti me të cilin palët ose pjesë­mar­rësit e tjerë në pro­ces parashtro­jnë kundër­sh­timet e tyre ndaj vendim­it të gjykatës së shkallës së parë ose të gjykatës së apelit në Gjykatën e Lartë, sipas rreg­ullave të për­cak­tu­ara në këtë Kod.

 

Neni 443

Afati i ankim­it

(Shtu­ar para­grafi IV, ndryshuar para­grafi II me ligjin nr.8812,

datë 17.5.2001, neni 72, 126)

Afati i ankim­it në gjykatën e apelit, kundër vendimeve për­fundimtare të gjykatës së shkallës së parë, është 15 ditë.

Afati për të bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimeve të gjykatës së apelit, është 30 ditë.

Afati për të kërkuar rishikimin e vendim­it të gjykatës së shkallës së parë është 30 ditë.

Afati i ankimeve të veçan­ta është 5 ditë.

 

Neni 444

Fil­li­mi i afat­eve të ankim­it

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 73)

Afatet e cak­tu­ara në nenin e mësipërm janë të pre­rë dhe fil­lo­jnë nga dita e nesërme e shpall­jes së vendim­it për­fundim­tar. Kur çësht­ja është gjykuar nga gjyka­ta e shkallës së parë ose nga gjyka­ta e apelit, në mungesë të njërës palë, ky afat fil­lon nga dita e njof­tim­it të vendim­it.

Afati për të ushtru­ar kërkesën për rishikim fil­lon nga dita kur janë zbu­lu­ar rrethanat për të cilën bëjnë fjalë dis­poz­i­tat përkatëse.

 

Neni 445

Prek­luziviteti i ankim­it

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 74)

Anki­mi në gjykatën e apelit, rekur­si në Gjykatën e Lartë dhe rishiki­mi nuk mund të bëhen pasi ka kalu­ar një vit nga shpall­ja e vendim­it. Kjo dis­poz­itë nuk zba­to­het kur pala në mungesë vërte­ton se nuk ka qenë në dijeni të pro­ce­sit gjyqë­sor për shkak të pavlef­sh­mërisë së njof­timeve.

 

Neni 446

Gjyka­ta ku paraqitet anki­mi

Anki­mi paraqitet në gjykatën që ka dhënë vendimin, ndaj të cilit ushtro­het.

 

Neni 447

Njof­ti­mi i ankim­it

Anki­mi u njofto­het palëve sipas rreg­ullave të parashikuara në nenet 130 dhe 131 të këtij Kodi, për njof­timet e thirrjet në gjykatë.

 

Neni 448

Bashki­mi i ankimeve

Të gjitha ankimet e bëra veç­mas kundër të njëjtit vendim bashko­hen në një pro­ces të vetëm.

Pezul­li­mi i ekzeku­tim­it

 

Neni 449

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Ekzeku­ti­mi i vendim­it të ankimuar pezul­lo­het deri në për­fundim të shqyr­tim­it në gjykatën e apelit, përveç kur me ligj parashiko­het ndryshe. Në rastet e rekur­sit në Gjykatën e Lartë vendi­mi mund të pezul­lo­het në Gjykatën e Lartë.

 

Neni 450

Kthi­mi i ankim­it

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 75)

Gjyka­ta që ka dhënë vendimin nuk e pra­non ankimin kur:

a) është paraqi­tur  jashtë afatit;

b) nuk ndreqen të metat në afatin e cak­tu­ar. Në këto raste zba­to­hen rreg­ul­lat e për­cak­tu­ara në nenin 157 të këtij Kodi;

c) është bërë kundër një vendi­mi ndaj të cilit nuk lejo­het ankim;

ç) është bërë nga një per­son që nuk legjiti­mo­het të bëjë ankim;

d) është hequr dorë nga anki­mi.

Mospra­n­i­mi i ankim­it mund të deklaro­het në çdo shkallë gjyki­mi.

Kundër vendim­it për kthimin e ankim­it mund të bëhet ankim i veçan­të.

 

Neni 450/a

(Shtu­ar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 76)

Gjyka­ta, kur pra­non kërkesën, i komu­nikon kop­jen e saj palës tjetër, ndër­sa aktet e çësht­jes bashkë me ankimin, ia dër­gon gjykatës së apelit të nesër­men e mbarim­it të afatit të ankim­it për të gjitha palët ose edhe për­para mbarim­it të këtij afati, kur nga të gjitha palët janë paraqi­tur ankimet.

 

Neni 451

Vendi­mi i for­mës së pre­rë

Vendi­mi i gjykatës merr for­më të pre­rë kur:

a) nuk mund të bëhet ankim kundër tij;

b) nuk është bërë ankim kundër tij bren­da afat­eve të cak­tu­ara nga ligji ose kur anke­sa është tërhe­qur;

c) anke­sa e paraqi­tur nuk është pran­uar;

ç) vendi­mi i gjykatës është lënë në fuqi, ndryshuar ose është pushuar gjyki­mi në shkallë të dytë.

 

Neni 451/a

(Shtu­ar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 77)

Vendi­mi që ka mar­rë for­më të pre­rë është i detyrueshëm për palët, për trashëgim­tarët e tyre, për per­son­at që heqin të drej­ta nga palët, për gjykatën që ka dhënë vendimin dhe për të gjitha gjykatat dhe insti­tu­cionet e tjera.

Vendi­mi që ka mar­rë for­më të pre­rë ka fuqi vetëm për çka është ven­do­sur midis po atyre palëve, për të njëjtin objekt dhe për të njëjtin shkak. Një kon­flikt që është zgjid­hur me vendim të for­mës së pre­rë nuk mund të gjyko­het përsëri, përveç kur ligji parashikon ndryshe.

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim