Neni 1

 

Kjo Konventë zbatohet për detyrimet ushqimore që rrjedhin nga një marrëdhënie familjare, prindërore, martesore apo lidhje tjetër jogjaku, duke përfshirë edhe një detyrim ushqimor ndaj një të mituri të lindur jashtë martese.

 

Neni 13

 

Çdo shtet kontraktues në përputhje me nenin 24, mund të rezervojë të drejtën që të zbatojë  këtë Konventë vetëm për detyrimet ushqimore:

1. ndërmjet bashkëshortëve dhe ish-bashkëshortëve;

2. në lidhje me një person që nuk ka arritur moshën e njëzet e një vjeç dhe nuk ka qenë i  martuar.

Neni 18

 

Kjo Konventë zëvendëson, në marrëdhëniet midis shteteve që janë palë në të, Konventën mbi ligjin  e zbatueshëm për detyrimet ushqimore ndaj fëmijëve, lidhur në Hagë, më 24 tetor 1956. Megjithatë, paragrafi i mësipërm nuk zbatohet për një shtet që, në bazë të rezervës së parashikuar në nenin 13, ka përjashtuar zbatimin e kësaj Konvente për detyrimet ushqimore në lidhje me një person, i cili nuk ka arritur moshën njëzet e një vjeç dhe nuk ka qenë i martuar.

 

 

 

 

 


[1] Republika e shqipërisë ka aderuar në Konventë me ligjin nr. 10397, datë 17.3.2011, të botuar në Fletoren Zyratre nr. 34, Viti 2011, Faqe 1205, dhe hyn në fuqi për RSH-në,  me 1 Nëntor 2011.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim