Neni 1

Kjo Kon­ven­të zba­to­het për një vendim të dhënë nga një autoritet gjyqë­sor apo admin­is­tra­tiv në një shtet kon­trak­tues në lid­hje me një detyrim ushqi­mor që rrjedh nga një mar­rëd­hënie famil­jare, prindërore, marte­sore apo lid­hje­je tjetër jo gjaku, duke përf­shirë një detyrim ushqi­mor ndaj një të mituri, të lin­dur jashtë martese ndër­m­jet:

1. një për­fitue­si të detyrim­it ushqi­mor dhe një ofrue­si të detyrim­it ushqi­mor; apo

2. një ofrue­si të detyrim­it ushqi­mor dhe një autoriteti pub­lik, i cili pre­tendon rim­bur­simin e fitimeve të dhë­na një për­fitue­si të detyrim­it ushqi­mor.

Kon­ven­ta zba­to­het, gjithash­tu, për një mar­rëvesh­je të bërë nga ose para një autoriteti të tillë (vepri­mi), në lid­hje me detyrimet e lart­për­men­dura dhe ndër­m­jet palëve të njëj­ta (në vijim e refer­u­ar si “mar­rëvesh­je”).

 

Neni 26

Çdo shtet kon­trak­tues, në për­puth­je me nenin 34, mund të rez­er­vo­jë të drejtën për të mos njo­hur ose zbat­u­ar:

1. një vendim ose mar­rëvesh­je në masën që kjo lid­het me një peri­ud­hë kohore pasi për­fitue­si i detyrim­it ushqi­mor arrin moshën 21 vjeç ose mar­to­het, përveç rasteve kur për­fitue­si është ose ka qenë bashkëshorti i ofrue­sit të detyrim­it ushqi­mor;

2. një vendim ose mar­rëvesh­je në lid­hje me detyrimet ushqi­more:

a) ndër­m­jet per­son­ave me lid­hje fare­fis­nore;

b) ndër­m­jet per­son­ave me lid­hje jog­jaku;

3) një vendim ose mar­rëvesh­je, nëse nuk parashikon page­sa peri­odike të detyrim­it ushqi­mor. Një shtet kon­trak­tues që ka bërë një rez­ervë nuk ka të drejtë të kërko­jë zba­timin e kësaj Kon­vente për vendime ose mar­rëvesh­je të tilla që për­jash­to­hen nga rez­er­va e tij.

 

Neni 29

Kjo Kon­ven­të zëvendë­son, për sa u për­ket shteteve që janë palë në të, Kon­ven­tën mbi njo­hjen dhe zba­timin e vendimeve për detyrimet ushqi­more ndaj fëmi­jëve, e lid­hur në Hagë më 15 prill 1958.

 

 

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka aderu­ar në këtë Kon­ven­të me ligjin nr. 10398, datë 17.3.2011, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 34, dt.7 Prill 2011, faqe 1211, dhe hyn në fuqi për RSH-në, më 1 Dhje­tor 2012.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim