Qen­dra për Çësht­jet e Informim­it Pub­lik, INFOCIP real­i­zoi që në vitin 2016 të parin mon­i­torim kom­bë­tar lid­hur me imple­men­timin e ligjit 119/2014 në 61 bashk­itë e reja të kri­juara. Në vitin 2017, INFOCIP ndër­mori një mon­i­torim të dytë për të matur pro­gresin e arrit­ur. Mon­i­tori­mi 2017 sug­jeron se niveli i imple­men­tim­it te infra­struk­turës zbat­uese të ligjit 119/2014 është rrit­ur në 71% nga bashkite e Shqiperise, duke dhënë një sin­jal poz­i­tiv në drej­tim të infra­struk­tures qe e bëjnë ligjin të zbat­ueshëm, dhe konkretisht:

 

1. Pub­liki­mi i pro­gramit të trans­parencës (3 pike ne vleres­im)

2. Kor­di­na­tori i të drejtës për informim. (2 pike)

3. Regjistri i Pyet­je-Përgjig­jeve (1 pike)

4. Pas­ja e faqeve zyrtare të inter­netit (2 pike)

5. Pub­liki­mi i vendimeve të këshillit bashki­ak (2 pike)

 

Dy tregue­sit e fun­dit janë kusht dhe indika­tor për vlerësimin e trans­parencës pro-aktive, një parim që ligji 119/2014 e thek­son posaçër­isht. Niveli i imple­men­tim­it të këtyre treguesve në vitin 2016 rezul­tonte vetem 31% . Kjo do te thote pro­gre­si i arrit­ur në vitin 2017 e kapërcen me mbi 50 % vitin 2016 per te gjitha bashkite e mar­ra se bashku, duke shënuar një stan­dart të lartë dhe shume te mireprit­ur. Tregue­sit qe mat metodologjia e INFOCIP jane kuan­ti­ta­vive. Metodologjia nuk vlere­son kerke­sat per informim ne ter­ma te cile­sise. Ne secilin rst kjo do kerkonte mbled­hjen e cdo kerkese te pergjigjigjr dhe tar­ge­tim­it e mijera qytetareve, gje qe eshte jashte fokusit te vleres­im­it te infra­struk­tures zbat­uese te ligjit. cile­sine e infor­ma­cionit te marre e vlere­son vete cdo qyte­tar.

 

Për të lehtë­suar kup­ti­min nga Media dhe nga pub­liku të të dhë­nave që sjell ky studim vlerë­sues, INFOCIP ka kri­juar një sis­tem pikëz­i­mi që është i njëjtë (ana­log) me vlerësimin klasik në sis­temin tonë arsi­mor, pra nga 1 deri në 10. Bashk­itë me “notat” më të lartë në Vlerësimin e 2017 rezul­tuan Kor­ca, Tirana dhe Shko­dra. Të tre­ja këto bash­ki për­faqë­so­jnë mod­ele të ndryshme nga njëra tje­tra, por megjithatë, kanë mundur të shëno­jnë tregues të lartë në imple­men­timin e kushteve mundë­suese të kuadrit ligjor për të drejtën e informim­it.

 

Secila prej tyre ka shënuar noten 9.9 në vlerësimin e ndër­mar­rë nga INFOCIP, duke fik­suar tash­më një stan­dard kom­bë­tar sa i takon imple­men­tim­it të bllo­qeve që mundë­so­jnë zba­timin efek­tiv dhe rig­oroz të ligjit 119/2014 “Për të Drejtën e Informim­it”. Suk­sesi i tyre meri­ton të vlerë­so­het dhe të rep­liko­het, duke i dhënë mundësi edhe atyre që kanë ako­ma “nota” mesa­tarë apo edhe jo-kaluese, të mar­rin mod­elet më të për­paru­ara dhe t’i adop­to­jnë sipas speci­fikës përkatëse.

 

Per te provuar keto mod­ele, INFOCIP pas prezan­tim­it te gjet­jeve te studim­it kom­be­tar shpen­dau edhe Cmimet “Bash­ki Pro-Tran­so­parences” per vitin 2017, duke ia dorezar kry­a­treve respek­tive, sikurse sug­jero­jne fotot me poshte.

 

Stafi i INFOCIP desh­i­ron te sqaro­je se ka shpen­dare tre cmime dhe jo sikurse ndon­je media e ka keq-rapor­tu­ar cer­e­mo­ni­alin. gjithash­tu INFOCIP sqaron se “nota mesa­tare” eshte nje mesa­tare kumu­la­tive vetem e treguesve te mat­shem (kuati­ta­tive). Per aq sa kjo mund te shkak­to­je lim­itim te gjet­jeve te studim­it, vlen te thek­so­het se Indek­si i INFOCIP nuk mat kon­sul­timet me pubikun si tregues i trans­parences (ato vlere­so­hen ne kuad­er te nje ligji tjeter, por jo te ligjit 119/2014). Fto­jme te gjithe te intere­suar­it te nji­hen me gjet­jet e studim­it, metodologjine dhe kufizimet perkatese duke viz­itu­ar faqen tone zyrtare.

 

Mar­r­ja e Çmim­it “Bash­ki Pro-Trans­parences, 2017” nga kryetar­ja e Bashkise Shkoder, Znj. Voltana Ade­mi

voltana ademi, cmimi bashki pro transparences

voltana ademi duke marre cmimin

voltana ademi duke marre cmimin ok

Mar­r­ja e Çmim­it “Bash­ki Pro-Trans­parences, 2017” nga kryetari i Bashkise Korce, Z. Soti­raq Filo

sotiraq filo

sotiraq filo 2

sotiraq filo 3

Mar­r­ja e Çmim­it “Bash­ki Pro-Trans­parences, 2017” nga kryetari i Bashkise Tirane, Erjon Veli­aj

veliaj 1

veiaj 2

 

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim