Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP shpalli në datë 12 Prill 2014 gjetjet e një studimi ambicioz mbi vonesat në arsyetimin dhe dorëzimin e vendimeve gjyqësore. Problemi në fjalë njihej, por asnjëherë nuk ishin bërë përpjekje për të vlerësuar përmasat e tij reale si dhe shkaqet objektive dhe subjektive që e gjenerojnë atë.

Për të realizuar këtë vlerësim, paraprakisht ishte i domosdoshëm identifikimi me saktësi i dispozitave në korpusin e brendshëm ligjor (kode dhe ligje) të cilat përcaktojnë afatet e arsyetimit/dorëzimit të vendimeve gjyqësore. Veçimi i tyre dhe vlerësimi apo adresimi korrekt i mangësive të hasura ishte një tjetër objektiv parësor i këtij studimi.

Metodologjia e përzgjedhur nga INFOÇIP konsiston në mbledhjen sistematike të të dhënave mbi datat e dorëzimit në sekretarinë gjyqësore të vendimeve përfundimtare (dosjes gjyqësore pas mbylljes së shqyrtimit gjyqësor) dhe më pas vlerësimin e vonesave eventuale duke kontrastuar datën e dhënies së vendimit me datën e dorëzimit të vendimit të arsyetuar.Pra medoda e INFOÇIP nuk proceson një numër të reduktuar çështjes (30-40) të zgjedhura përmes kampionimit të rastësishëm, por të gjitha vendimet e dorëzuar në një kohë të dhënë. Intervali minimal kohor mbi të cilën zbatohet analiza është katër muaj, kurse më i larti është një vit i plotë kalendarik. Për vendimet unifikuese të gjykatës së lartë, analiza vlerësuese  mbuloi një periudhë tre-vjecare, nga viti 2011 deri në 2013.

Gjykatat e targetuara nga studimi I INFOCIP janë:

  1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (vendimet civile)
  2. Gjykata e Apelit Tiranë (vendime penale & civile)
  3. Gjykata e Lartë (vendimet e Kolegjeve të Bashkuara)
  4. Gjykata Kushtetuese e RSH (vendimet perfundimtare)

Në total, nga INFOCIP u analizuan 8437 vendime në kuadër të këtij monitorimi, konkretisht:

  1. 4756 vendime civile të Gjykatës së Faktit Tiranë (janar-prill 2013)
  2. 1048 vendime penale të Gjykatës së Apelit Tiranë (3 janar-3 dhjetor 2013)
  3. 2549 vendime civile të Gjykatë së Apelit Tiranë, (3 janar-3 dhjetor 2013)
  4. 8 vendime të Kolegjeve të Bashkuara të GJK, (te gjitha te vitit 2013),
  5. 55 vendime të Gjykatës Kushtetuese të vitit (te gjitha te vitit 2013),
  6. Pjese e ketij totali jane edhe 21 vendime unifikuese të Gykatës së Lartë të tre viteve të fundit (2011, 2012, 2013)

Konkluzionet e monitorimit jane te organiozuar ne kapitullin e pare te Botimit me titull: “Vonesat ne Arsyetimin dhe Dorezimin e Vendimeve Gjyqesore”. Ky liber ka gjithsej 3 kapituj. Kapitulli i dyte permban vleresime te detajuara te legjislacionit procedural nga autoritete te mirenjohura te sistemit gjyqesor (Dr. Ilir Panda, Artur Selmani, etj). Po ashtu, botimi permban edhe nje kapitull me jurisprudencen me relevante te Gjykates se Larte (viti 2013) sa i takon problemit te vonesave ne arsyetimin e vendimeve gjyqesore. Ne te njejtin botim perfshihet edhe nje Permbledhese voluminoze e legjislacionit me te perditesuar mbi afatet dhe penalitet ne rast vonesash ne zbardhjene vendimeve gjyqesore.

 

Njihuni me rezultat e monitorimit duke shkarkuar ne PDF nje materialin e permbledhur

Per te porositur nje kopje te botimit te plote (me ISBN) dergoni nje kerksese ne adresen e emailit: qendra@infocip.org

Shiko foto nga eventi

 


INFOCIP, LIVE, ora 11 00, vonesat e vendimeve gjyqesore, shpallja e monitorimit, Gerti Shella from INFOCIP on Vimeo.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim