“What distinguishes a truly free society from all others
is an independent judiciary and a free press”
Edward R. Murrow
Preambula 

Tiranë, dt. 2 Shkurt 2009

Ne, gazetarët që mbulojmë kronikën dhe gjyqësorin në mediat kryesore shqiptare, me inisiativën dhe nën kujdestarinë direkte të Qëndrës për Çështjet e Informimit Publik (germa b, neni 12 i Statutit),kemi rënë dakort të grupohemi dhe të organizohemi duke krijuar Forumin e Gazetarëve të Drejtësisë. 

Ne dëshirojmë që pushteti Gjyqësor në vençanti, por edhe struktura të tjera në varësi të pushtetit Ekzekutiv që në punën e tyre mbështeten në zbatimin e ligjit dhe kanë kontakt apo varësi edhe ndaj pushtetit Gjyqësor, sikurse janë Prokuroria, Policia, Shërbimi i Përmbarimit, Dhomat e Avokatisë të kenë një kuptim më të thelluar dhe të arrijnë të vlerësojnë rolin vital të medias në mirë-informimin e qytetarëve.

Gjithashtu, ne dëshirojmë që gazetarët të kënë një kuptim më të thellë mbi kufizimet me natyrë etike që burojnë nga detyrimet e Gjyqësorit për të siguruar ndershmëri dhe paanshmëri në gjykim.

Misioni Ynë

Qëllimi Ynë

Vlerat Tona

Visioni Ynë

Synimet Tona

kliko për të parë dokumentin e firmosur >>
 


lart

MISIONI YNE 

Forumi i Gazetërëve të Drejtësisë, i cili themelohet nën kujdesin e Qëndrës për Çështjet e Informimit Publik (konform nenit 12, pika b, në statutin e saj) do t’i dedikohet forcimit të një pushtetit gjyqësor të pavarur dhe forcimit të shtypit të lirë, si dy pushtete që janë garant të demokracisë edhe në Shqipëri.

Nëpërmjet punës edukuese, Forumi do të synojë që Gjyqtarët ne rradhë të parë, por edhe Prokurorët, Avokatët (edhe përfaqësues të Policisë së Shtetit) të kuptojmë më mirë rolet e tyre respective në raport me të drejtën e publikut pët t’u informuar.

Gjyqësori dhe Media, duke qenë kritikë ndaj Ekzekutivit (Qeverisë) e kanë të pamundur të performojnë instucionalisht në optimumin e tyre nëse nuk kuptojnë dhe mbështesin njëri tjetrin. Gjyqësori merr frymë brenda garancive konsituciaonale që mbahen nën vëzhgim nga një shtyp i lirë. Së bashku, Gjyqësori dhe Media mund t’i japin zë atyre që janë të shurdhër dhe mund t’i japin forcë atyre që janë të dobët. Misioni i Forumit është pikërisht të promovojë këtë mirëkuptim mes Gjyqësorit dhe Medias.

 


lart

QELLIMI YNE 

Forumi i Gazetarëve të Drejtësisë, i cili themelohet në kujdesin e Qëndrës për Çështjet e Informimit Publik dhe në bashkëpunim të ngushtë me këtë fundit, synon si më poshtë:

1.   Të ofrojë instruktim cilësor ndaj gjyqtarëve mbi median dhe të shpjegojë për ta nevojën e gazetarëve për të raportuar mbi aktivitetin e gjykatave në veçanti dhe të Gjyqësorit në përgjithësi.
2.   Të ofrojë instruktim cilësor ndaj gazetarëve mbi mënyrën e funksionimit të gjykatave shqiptare me qëllim që të sigurohet një reportim korrekt i lajmit.
3.   Të ofrojë trajnime cilësorë ndaj personelit të gjykatave, sidomos të kancëlarëve, duke bashkëpunuar me Ministrinë e Drejtësië, Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe insitucionet e tjera të interesuara.
4.   Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Qëndrës për Çështjet e Informimit Publik, të marrë një rol dominant në punën me gjyqtarët për të përmirësuar aksesin e medias në informacioni public në gjykata, konform legjislacionit në fuqi.
5.   Të shërbejë si një burim infomacioni të kuptueshëm në çështje që kanë të bëjnë me marrdhëniet e Medias me Gjyqësorin.
6.   Të promovojë sallën model të gjyqit si tek gjyqtarët ashtu edhe tek gazetarët si një mënyrë efektive për krijimin e ambjenti miqësor ndaj medias në mbulimin e çështjeve gjyqësore në funksion të raportimit të lajmit.
7.   Të ndërmarrë kërkime autentike në cështje që kanë të bëjnë me marrdhëniet që krijohen mes Gjykatave dhe Media me synim identifikimin dhe shmangjen e konfliktit mes tyre gjatë ushtrimit respektiv të funksioneve.

 


lart

VLERAT TONA 

Në veprimtarinë e vet, Forumi i Gazetarëve të Drejtësisë, do të udhëhiqet nga vlerat e poshtëshënuara

1.   Vlerësim, respekt dhe mbështetje për shtypin e lirë dhe të pavarur
2.   Vlerësim dhe mbështetje për një gjyqësor të pavarur
3.   Theksim i rëndësisë që ka raportimi i saktë në media mbi gjyqësorin
4.   Theksimi i rëndësisë së një gjykimi të ndershëm dhe të paanshëm për palët në procesin gjyqësor
5.   Mbështetje për akses të përmirësuar të medias në informacionet që disponohen nga gjykatat
6.   Promovimi I sjelljes korteze dhe të civilizuar për çështjet që përfshijnë marrdhënien mes Gjyqësorit dhe Medias
7.   Theksimi i respektit për institucionet e ligjit dhe atyre të informimit të publikut dhe njëkohësisht respektimin e procedurave mbi të cilat ato veprojnë

 


lart

VISIONI YNE 

Forumi i Gazetarëve të Drejtësisë, nën kujdestarinë e Qëndrës për Çështjet e Informimit Publik do të konsiderohej një sukses nëse Gjyqësori do të arrinte të kishte një kuptim më të thelluar dhe njëkohësisht një vlerësim ndaj punës së medias dhe rolit vital që ajo luan në informimin e publikut.
Gjithashtu, Forumi i Gazetarëve të Drejtësisë, nën kujdestarinë e Qëndrës për Çështjet e Informimit Publik do të konsiderohej një sukses nëse, nëpërmjet punës së realizuar prej saj, gazetarët do të kishin një kuptim më të thelluar të kufizimeve për arsye të etikës të cilat gjyqësori është i detyruar të respektojë për të siguruar ndershmëri dhe panshëmri ndaj palëve të përfshira në gjykimin gjyqësor.
Forumi i Gazetarëve të Drejtësisë do të konsiderojë një sukses të punës së tij gazetarët anëtarë të tij do të përftojnë njohuri më të thelluara mbi mënyrën se si funksionojnë procedurat gjyqësore me synim rritjen e shkallës së saktësisë në raportimin nga gjykatat.
Vizioni i Forumit është që të ketë rol udhëheqës në promovimin e një Gjyqësori të pavarur ashtu edhe të një shtypi të lirë duke synuar të arrrihet në një harmoni më e madhe mes gjykatave dhe medias nëpërmjet programeve, informacionit dhe dialogut.

 


lart

SYNIMET TONA 

1. Të sigurohet atmosferën e duhur për vijimin e dialogut mes gazetarëve dhe gjyqtarwve për të përmirësuar kuptimin e sfidave respektive me të cilat përballen. Forumi, me mbështetjen e plotë të Qëndrës do të sigurojnë si vendin ashtu edhe mbështetjen e plotë institucionale për të dyja profesionet dhe pushtetet që ato përfaqësojnë që të vijnë më afer njëra tjetrës.
2. Të krijohen aktivitete të posaçme që të përfshijnë si gjyqësorin ashtu edhe median dhe të ndërmjetësohet kuptimi dhe vlerësimi për përgjegjësitë respektive në ushtrimin e profesionit, duke përfshirë hartimin e guidave të ndryshme Media-Gjykatë, seminare trajnues për gjykatësit, prokurorët, avokatët dhe njëkohësisht për gazetarët që mbulojnë aktivitetin e pushtetit gjyqësor në tërësi, sidomos për gazetërt e rinj të cilat kërkojnë të specilizohen në gazetarinë e kronikës dhe të gjyqësorit.
3. Forumi të shërbejë si një qëndër burimore për të gjithë gazetarët të cilët kërkojnë burime kompetente për lajmet nga gjykatat që shkruajnë apo redaktojnë. Duke mbajtuar një listë (database) me emrat dhe kontaktet e të gjithë gjyqtarëve, por edhe prokurorëve e avokatëve, Forumi synon ta verë atë në dispozicion të anëtarëve të vet në mënyrë që gazetarët të mund të pyesin vetë gjyqtarët lidhur me paqartësi mbi cështje të caktuara, duke mos rënë ndesh me etikën e zhvillimit të proceseve gjyqësore (gjyqtarë të cilët mund të ofrojnë komente lidhur me cështje që nuk janë në shqyrtim prej vetë atyre në momentin e dhënë).

Nëpërmjet Forumit, me ndihmesën direkte të Qëndrës për Çështjet e Informimit Publik, gazetarët dhe përfaqësuesit e medias do të:
• Marrin pjesë në konferenca kombëtare të cilat do të sjellin më pranë me njëri tjetrin gazetarët, gjykatësit, dhe përfaqësues të tjerë të sistemit gjyqësor.
• Krijojnë lidhje me gazetarë të tjerë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe me gjerë, si në Kosove, Maqedoni dhe vende të tjera të rajonit, madje edhe me gjerë, për të shkëmbyer eksperienca të përparuara për marrdhëniet e Medias me Gjyqësorin.
• Hedhin mendime dhe hartojnë guida, manuale dhe protokolle mbi çështje të tilla si ekspozimi i identiteti të persnonit nga policia në momentin e shoqërimi dha përpara vajtjes në gjykatë për caktimin e masës së sigurimit, kamerat brenda sallës së gjyqit, konfidencialiteti i burimeve, sekretimi i seancës gjyqësore dhe askesi mbi to, etj..

Nëpërmjet Forumit, me ndihmesën direktë të Qëndrës për Çështjet e Informimit Publik, gjykatësit, prokurorët, avokatët dhe kancelarët e gjykatave do të:
• Mësojnë si të punojnë me median.
• Kuptojmë se si funksionon sistemi i medias dhe të kuptojnë dhe vlerësojnë në mënyrë objektive nevojat profesionale për informimin e publikut
• Të vendosë kontakte me gazetarët të cilët mbulojnë gjykatat në veçanti dhe gjyqësorin në përgjithësi.
• Marrin pjesë në konferenca ndërkombëtare, seminare dhe kurse me gazetare kombëtarë dhe ndërkombëtarë .

 

 
<< Kthehu ne fillim