Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 88, të ligjit nr.10119, datë 23.4.2009, “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe  Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1. Miratimin e rregullores model të planifikimit, sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

 

2. Ngarkohen autoritetet vendore të planifikimit, të përcaktuara në nenin 12, të ligjit nr.10119, datë 23.4.2009, “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, për zbatimin e këtij vendimi

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 30 shtator 2011.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
22/06/2011

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim