Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 9, të     ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit të Prokurimeve të Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme, të kryejë prokurimet, me “Procedurë të hapur”, me objekt “Blerje orendish dhe pajisje zyrash”, për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve, në varësi të tyre, dhe për krijimin e programit për regjistrin kombëtar të adresave, GIS.

2. Fondet limit për kryerjen e prokurimeve, prej 95 076 683 (nëntëdhjetë e pesë milionë e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e tre) lekësh, për blerje orendish dhe pajisje zyrash, për llogari të Kryeministrisë, ministrive e institucioneve, në varësi të tyre, dhe 9 999 720 (nëntë milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e njëzet) lekësh, për krijimin e programit për regjistrin kombëtar të adresave, GIS, pa tvsh, të përballohen nga buxhetet përkatëse, të vitit 2009, miratuar për autoritetet kontraktore, të përfshira në këto procedura.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
30/09/2009

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim