Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 75, të ligjit nr.9643,  datë 20.11.2007, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 9, të     ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit të Prokurimeve të Përqendruara, pranë Ministrisë së Brendshme, të kryejë prokurimin, me “Procedurë të hapur”, me objekt “Blerje pajisjesh elektronike dhe telekomunikacioni”, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë.

 

2. Fondi limit për kryerjen e këtij shërbimi, 185 525 073 (njëqind e tetëdhjetë e pesë milionë e pesëqind e njëzet e pesë mijë e shtatëdhjetë e tre) lekë, pa tvsh, të përballohet nga buxheti i vitit 2009, miratuar për autoritetet kontraktore, të përfshira në këtë procedurë.

 

 

 

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
19/08/2009

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim