Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, pika 2, dhe 11, të ligjit nr.8869, datë 22.5.2005, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 1, të nenit 26, të ligjit nr.9366, datë 30.3.2005, “Për gradat dhe karrierën në Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

1.     Struktura e Gardës së Republikës së Shqipërisë të jetë sipas  lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

2.     Organika e Gardës së Republikës së Shqipërisë të jetë sipas  lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

3.     Numri limit i punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë, për vitin 2009, të jetë, gjithsej,  1 187 veta.

 

4.     Njësimi i funksioneve organike sipas nivelit të gradave, në strukturën e Gardës së Republikës së Shqipërisë, të jetë sipas lidhjes nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

5.     Në asnjë rast, punonjësit brenda çdo strukture (Komandë, shtab, drejtori, degë, njësi apo departament e sektor) nuk duhet të kenë gradë më të lartë se eprori, edhe kur funksionet organike janë të të njëjtit nivel.

 

6.     Efektet financiare, që rrjedhin nga ndryshimet e limitit organik dhe ato strukturore të Gardës së Republikës, mbulohen nga buxheti vjetor,  i miratuar për Ministrinë e Brendshme.

 

7.     Plotësimi i organikës sipas lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet vendimit, të bëhet i shtrirë në dy vitet buxhetore 2009-2010, në varësi të lirimit të ushtarëve, që plotësojnë kohën e plotë të kryerjes së shërbimit ushtarak, dhe në çdo kohë dy gardistë ushtarë të zëvendësohen me një nënoficer, për kryerjen e shërbimeve, që mbulohen me gardistë ushtarë të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

 

Përbërja organike, për vitin 2010, me shtesën prej 196 vetash, për mbulimin e shërbimeve, që kryhen nga ushtarë, me nënoficerë me pagesë, të bëhet efektive vetëm pas miratimit, me vendim përkatës, të numrit të punonjësve buxhetorë, për atë vit.

 

8.     Vendimet nr.49, datë 27.1.2006, “Për miratimin e strukturës, organizimin, varësinë strukturore dhe limitin organik të Gardës së Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nr.553, datë 16.8.2006, “Për njehsimin e funksioneve organike sipas gradave në strukturën e Gardës së Republikës së Shqipërisë”, të Këshillit të Ministrave, shfuqizohen.

 

9.     Ngarkohen ministri i Brendshëm dhe komandanti i Gardës së Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
11/06/2009

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim