Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Agjencisë së Prokurimit Publik, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, t’i shtohet fondi prej 7 000 000 (shtatë milionë) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, për rritjen e kapacitetit të shërbimit të internetit.

 

2.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

 

3.     Ngarkohen Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
12/03/2009

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim