L igji Nr. 9062, datë 8.5.2003

Në mbështet­je të nen­eve 53, 54, 81 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

 

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

V E N D O S I:

 

PJESA E PARË

PARIME TË PËRGJITHSHME

 

***

 

Neni 2

Prindërit, organet kom­pe­tente dhe gjykatat, në vendimet dhe veprim­tar­inë e tyre, duhet të kenë si kon­sid­er­atë parë­sore interesin më të lartë të fëmi­jës[3].

 

Neni 3

Prindërit kanë detyrë dhe të drejtë të kujde­sen për mirër­rit­jen, zhvil­lim­in, mirëqe­nien, edukimin dhe arsim­imin e fëmi­jëve të lin­dur nga marte­sa ose jashtë martese.

Shteti dhe shoqëria duhet t’u ofro­jnë famil­jeve mbështet­jen e nevo­jshme për të mba­j­tur në gjirin e tyre fëmi­jët, për të paran­dalu­ar keq­tra­j­timin dhe brak­tis­jen e tyre, si dhe për të rua­j­tur qën­druesh­mërinë e famil­jes.

 

Neni 4

Fëmi­jët e lin­dur jashtë martese kanë të njëj­tat të drej­ta dhe detyra si fëmi­jët e lin­dur nga marte­sa.

 

Neni 5

Çdo fëmi­jë, për një zhvil­lim të plotë dhe har­monik të per­son­alitetit, ka të drejtë të rritet në një mjedis famil­jar, në një atmos­ferë gëz­i­mi, dashurie dhe mirëkup­ti­mi.

 

Neni 6

Në çdo pro­ce­durë që i për­ket të mitu­rit, ai ka të drejtë të dëgjo­het, në për­puth­je me moshën dhe aftës­inë e tij për të kup­tuar, duke rua­j­tur të drejtën që i japin dis­poz­i­tat e veçan­ta që garan­to­jnë ndërhyr­jen dhe dhënien e pëlqim­it nga ana e tij.

Në rastet kur i mituri kërkon të dëgjo­het, kërke­sa e tij nuk mund të rrë­zo­het, veçse për shkaqe të rën­da dhe me një vendim tepër të motivuar.

I mituri mund të dëgjo­het vetë, nëpër­m­jet një avokati ose një per­soni të zgjed­hur prej tij.

Në çdo pro­ce­durë që i për­ket të mitu­rit, pra­nia e psiko­logut është e detyrueshme për të vlerë­suar thëni­et e të mitu­rit, në për­puth­je me zhvil­lim­in men­dor dhe sit­u­atën e tij sociale.

 

MOSHA E LIDHJES SË MARTESËS

 

Neni 7

Marte­sa mund të lid­het ndër­m­jet një bur­ri dhe një gru­a­je që kanë mbushur moshën 18 vjeç.

Gjyka­ta e ven­dit ku lid­het marte­sa, për shkaqe me rëndësi, mund të lejo­jë martesën edhe për­para kësaj moshe.

 

***

 

Neni 39

Marte­sa e lid­hur nga per­soni që nuk ka mbushur moshën e parashikuar në këtë Kod është e pavlef­shme.

Një martesë e tillë nuk shpal­let e pavlef­shme kur per­soni ka arrit­ur moshën e kërkuar, ose kur gru­a­ja ka lin­dur fëmi­jë ose ka mbe­tur shtatzënë.

 

***

 

Neni 49

Paso­jat e pavlef­sh­mërisë

Marte­sa që shpal­let e pavlef­shme me vendim të for­mës së pre­rë kon­sidero­het se nuk është lid­hur.

Për bashkëshort­in që nuk ka ditur shkakun e pavlef­sh­mërisë së martesës, paso­jat fil­lo­jnë nga data që vendi­mi merr for­më të pre­rë.

Fëmi­jët e lin­dur nga një martesë që shpal­let e pavlef­shme, quhen si të lin­dur nga marte­sa dhe mar­rëd­hëni­et midis tyre dhe prindërve rreg­ul­lo­hen si në rastet kur zgjid­het marte­sa.

 

***

 

Neni 52

Mbiem­ri i fëmi­jëve

Fëmi­ja merr mbiem­rin e për­bashkët të prindërve. Kur prindërit kanë mbiem­ra të ndryshëm, të gjithë fëmi­jët mba­jnë një mbiemër, atë që do të ven­dosin prindërit me mar­rëvesh­je. Kur mar­rëvesh­ja nuk arri­het, fëmi­jët mba­jnë mbiem­rin e të atit.

 

Neni 53

Detyri­mi ndaj fëmi­jëve

Marte­sa ven­dos mbi të dy bashkëshort­ët detyrim­in për të mba­j­tur, arsimuar dhe edukuar fëmi­jët, duke pasur parasysh aftësitë, prir­jet naty­rore dhe dëshi­rat e fëmi­jëve.

***

Neni 55

Vend­ba­n­i­mi i bashkëshort­ëve

Bashkëshort­ët kanë detyrim­in e jetesës së për­bashkët.

Vend­ba­n­i­mi i famil­jes është ven­di që bashkëshort­ët zgjed­hin me mar­rëvesh­je të për­bashkët.

Në rast mos­mar­rëvesh­je­je, secili nga bashkëshort­ët mund t’i drej­to­het gjykatës, e cila, pasi dëgjon mendimet e të dy bashkëshort­ëve dhe, nëse është rasti, edhe mendimin e fëmi­jës që ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë  vjeç, mundo­het të arri­jë një zgjid­hje me mirëkup­tim.

Kur kjo nuk është e mundur, gjyka­ta ven­dos zgjid­hjen që e quan më të për­sh­tat­shme për kërke­sat e famil­jes.

 

***

 

Neni 60

Veprime pa pëlqimin e bashkëshort­it

Secili nga bashkëshort­ët mund të krye­jë vetë, pa pëlqimin e bashkëshort­it tjetër, veprimet juridike që kanë të bëjnë me mba­jt­jen e famil­jes ose me edukimin e fëmi­jëve. Për detyrimet e mar­ra për­sipër nga njëri bashkëshort, dety­ro­het sol­i­dar­isht edhe bashkëshorti tjetër.

Përgjegjësia sol­i­dare nuk ka vend për shpen­zimet hap­tazi të tepër­ta, duke pasur parasysh mënyrën e jetesës në famil­je, dobish­mërinë e veprim­it të kry­er, si dhe mirëbes­imin ose keqbes­imin e per­son­ave të tretë kon­trak­tues.

 

***

 

Neni 67

Të drej­ta të pash­mang­shme

Bashkëshort­ët nuk mund t’i shman­gen të drej­tave dhe detyrimeve që rrjed­hin për ta nga marte­sa, si dhe përgjegjë­sisë prindërore dhe rreg­ullave të admin­istrim­it ligjor dhe të kujdestarisë.

 

***

 

Neni 70

Në rastin e martesës së të mitu­rit, sipas nen­it 7 para­grafi i dytë, zba­to­het regji­mi pasuror marte­sor i bashkë­sisë ligjore derisa të mbushë moshën 18 vjeç, çast pas të cilit mund të kërko­het ndryshi­mi i regjim­it ligjor të pasurisë.

 

***

 

PJESËTIMI I PASURISË NË BASHKËSI

Neni 103

Pjesë­ti­mi i pasurisë në bashkës­inë ligjore bëhet duke u nisur nga barazia e aktiv­it dhe pasiv­it të saj.

Pasi të jenë zbrit­ur nga bashkësia detyrimet që ajo ka ndaj bashkëshort­ëve ose të tretëve, pasuria që mbetet nda­het në pjesë të barabar­ta midis bashkëshort­ëve.

Gjyka­ta, në bazë të nevo­jave të fëmi­jëve dhe nga fak­ti se kujt do t’i beso­hen ata, mund të ven­dosë në favor të një bashkëshorti kalim­in e një pjese të pasurisë së bashkë­sisë që i takon bashkëshort­it tjetër.

 

***

 

Neni 127

Gjyka­ta ven­dos zgjid­hjen e martesës në rast se kri­jon bind­jen se vull­neti i secilës palë është real dhe secili prej tyre ka dhënë lirisht pëlqimin e tij për zgjid­hjen e martesës. Në të njëjtin vendim, gjyka­ta mira­ton dhe mar­rëvesh­jen që rreg­ul­lon paso­jat e zgjid­hjes së martesës.

Mar­rëvesh­ja përm­ban lënien për rrit­je dhe edukim të fëmi­jëve të tyre të mitur, të ard­hu­rat e nevo­jshme për rrit­jen dhe edukimin e tyre, kon­tributin e secilit bashkëshort në favor të bashkëshort­it nevo­j­tar, nëse është rasti dhe nëse është e mundur edhe rreg­ul­lim­in e mar­rëd­hënieve të tyre pasurore.

 

Neni 128

Refuz­i­mi i mira­tim­it

Në rast se gjyka­ta kon­sta­ton se mar­rëvesh­ja nuk sig­uron në mënyrë të mjaftueshme intere­sat e fëmi­jëve ose të njërit prej bashkëshort­ëve, pezul­lon gjykimin për 3 muaj dhe u kërkon bashkëshort­ëve të bëjnë rreg­ul­limet e duhu­ra në mar­rëvesh­je.

Në qoftë se edhe pas afatit të parashikuar në para­grafin e parë nuk janë bërë rreg­ul­limet e duhu­ra, gjyka­ta refu­zon mira­timin dhe rrë­zon kërkesën për zgjid­hjen e martesës me pëlqim rec­i­prok të bashkëshort­ëve.

 

***

 

Neni 137

Pezul­li­mi i gjykim­it me kërkesën e gruas shtatzënë

Kur gru­a­ja është shtatzënë, me kërkesën e saj, gjyka­ta mund të pezul­lo­jë gjykimin e padisë së zgjid­hjes së martesës, por jo më tepër se 1 vit nga çasti i lind­jes së fëmi­jës.

 

Neni 138

Bashki­mi i kërkimeve të tjera

Në kërkesë­pad­inë për zgjid­hjen e martesës mund të kërko­het edhe detyri­mi i bashkëshort­it tjetër për të për­bal­lu­ar shpen­zimet për detyrim­in për ushqim, edukimin dhe arsim­imin e fëmi­jëve, shpen­zimet për jetesë të bashkëshort­it nevo­j­tar, në rastet e parashikuara në këtë Kod, si dhe likuidimin e regjim­it pasuror marte­sor përkatës.

Gjyka­ta veçon likuidimin e regjim­it pasuror marte­sor në rast se vështirë­so­het shqyr­ti­mi i çësht­jes, sipas kërke­save të para­grafit të parë të këtij neni.

 

Neni 139

Mar­r­ja e masave të përkohshme

Gjyka­ta, me kërkesën e palës së intere­suar, mund të mar­rë masa të përkohshme për detyrim­in për ushqim, edukimin dhe arsim­imin e fëmi­jëve të mitur, për detyrim­in për ushqim të bashkëshort­it, kur shi­het e arsyeshme, për sig­urim­in e banim­it, si dhe admin­istrim­in dhe për­dorim­in e pasurisë së vënë gjatë martesës, nëse është rasti.

Vendi­mi për mar­rjen e një mase të përkohshme ka fuqi derisa të jepet vendi­mi për­fundim­tar, por ai mund të ndryshohet ose të shfuqi­zo­het nga gjyka­ta, kur çmon se kanë ndryshuar rrethanat ose kur vendi­mi është mar­rë mbi të dhë­na jo të sak­ta.

 

***

 

Neni 146

Për­dori­mi i mbiem­rit

Bashkëshorti që me lid­hjen e martesës ka ndryshuar mbiem­rin e tij, pas zgjid­hjes së martesës merr mbiem­rin që ka pasur para lid­hjes së martesës.

Gjyka­ta, me kërkesën e bashkëshort­it dhe kur është në interes të tij ose të fëmi­jëve, mund të lejo­jë që ai të mba­jë mbiem­rin që ka mar­rë me lid­hjen e martesës.

 

***

 

KONTRIBUTI KOMPENSUES

Neni 149

Në për­cak­timin e nevo­jave dhe të burimeve, gjyka­ta merr në kon­sid­er­atë:

a) moshën dhe gjend­jen shën­de­të­sore të ish-bashkëshort­ëve;

b) kohën e shpen­zuar dhe atë që i duhet të shpen­zo­jnë për edukimin e fëmi­jëve;

c) kual­i­fikimin e tyre pro­fe­sion­al;

ç) pre­dis­poz­itën e tyre për punë të reja;

d) të drej­tat që ata gëzo­jnë dhe ato që parashiko­hen për të ardhmen;

dh) pasur­inë e tyre, si kap­i­tal ose si e ard­hur, pas likuidim­it të regjim­it pasuror marte­sor.

 

***

 

Neni 153

E drej­ta e për­dorim­it të banesës

Në rast se bane­sa famil­jare është në pronësi të njërit ish-bashkëshort dhe bashkëshorti tjetër nuk ka në pronësi banesë tjetër të për­sh­tat­shme në vend­ba­n­imin e tyre, gjyka­ta mund të lejo­jë për­dorim­in nga ish-bashkëshorti jopronar të banesës kur:

a) fëmi­jët i janë lënë për rrit­je dhe edukim këtij të fun­dit, derisa ata të arri­jnë moshën mad­hore;

b) zgjid­h­ja e martesës bëhet nga ish-bashkëshorti pronar për ndër­pre­rje prej tij të jetesës së për­bashkët. Në këtë rast e drej­ta e për­dorim­it të banesës është deri në 7 vjet, por në rast se ish-bashkëshorti jopronar rimar­to­het, e hum­bet këtë të drejtë;

c) kur ish-bashkëshorti jopronar ka instalu­ar në banesën e ish-bashkëshort­it pronar një kabi­net pro­fe­sion­al me vlerë të mad­he, lëviz­ja e të cilit do të kërkonte shpen­z­ime të mëd­ha. Në këtë rast e drej­ta e për­dorim­it është deri në 3 vjet.

Në këto raste gjyka­ta për­cak­ton afatin e për­dorim­it dhe masën e qirasë që dety­ro­het të pagua­jë ish-bashkëshorti jopronar në për­puth­je me të ard­hu­rat e tij.

Në çdo rast gjyka­ta mund të zgjid­hë kon­tratën e qirasë, në qoftë se kjo jus­ti­fiko­het nga rrethana të reja.

 

PASOJAT E ZGJIDHJES SË MARTESËS PËR FËMIJËT

 

Neni 154

Zgjid­h­ja e martesës nuk prek të drej­tat dhe detyrimet që kanë prindërit ndaj fëmi­jëve të tyre, me për­jash­tim të rasteve të parashikuara në këtë Kod.

 

Neni 155

Para se gjyka­ta të mar­rë një vendim të përkohshëm ose për­fundim­tar lid­hur me mënyrën e ushtrim­it të përgjegjë­sisë prindërore, të drejtës së viz­itës ose të besuar­it të fëmi­jës njërit ish-bashkëshort, duhet të thër­rasë një psikolog ose punon­jës social, i cili, para se të japë mendimin, duhet të mar­rë të dhë­na për gjend­jen mate­ri­ale dhe morale të famil­jes, kushtet në të cilat jeto­jnë dhe ku është më e për­sh­tat­shme të jeto­jë fëmi­ja.

Në rast se gjyka­ta arrin në kon­kluzion­in se fëmi­ja, përko­hë­sisht, duhet t’i beso­het një per­soni të tretë ose një famil­je­je kujdestare, duhet të mar­rë mendimin e sek­torit të ndih­mës dhe shër­bimeve sociale pranë bashk­isë së ven­dit ku zhvil­lo­het gjyki­mi.

 

Neni 156

Gjyka­ta ven­dos për mënyrën e ushtrim­it të përgjegjë­sisë prindërore ose për t’i besuar fëmi­jën një të treti, mbi bazën e kërkesës së njërës prej palëve, pjesë­tarëve të famil­jes ose prokuror­it, në rast se ka shkaqe të rën­da që janë të lid­hu­ra me ushtrim­in abuziv të përgjegjë­sisë prindërore.

 

Neni 157

Gjyq­tari, në këtë rast, merr në kon­sid­er­atë:

a) mar­rëvesh­jen e bërë ndër­m­jet ish-bashkëshort­ëve;

b) mendimin dhe ndjen­jat e shpre­hu­ra nga fëmi­ja i mitur, duke vlerë­suar moshën dhe zhvil­lim­in e tij;

c) mendimin e psiko­logut ose të sek­torit të shër­bimeve sociale pranë bashk­isë, pasi këta të kenë dëgjuar fëmi­jën.

 

Neni 158

Prin­di, që nuk i është lënë fëmi­ja për rrit­je dhe edukim, ruan të drejtën të mbikëqyrë mba­jt­jen dhe edukimin e fëmi­jës e për paso­jë të infor­mo­het dhe të kon­sul­to­het për zgjed­hjet e rëndë­sishme që lid­hen me jetën e tij. Ai kon­tribuon në raport me burimet e tij dhe ato të prindit tjetër.

E drej­ta e viz­itës dhe e banim­it, sipas kushteve të për­cak­tu­ara nga gjyka­ta, nuk mund t’i refu­zo­hen, veçse për arsye të rën­da që dëm­to­jnë intere­sat e fëmi­jës.

 

Neni 159

Vendi­mi lid­hur me ushtrim­in e përgjegjë­sisë prindërore mund të ndryshohet në çdo çast nga gjyka­ta, me kërkesën e njërit prej ish-bashkëshort­ëve, një të afër­mi ose të prokuror­it.

 

Neni 160

Në rast të zgjid­hjes së martesës me kërkesë të për­bashkët, kushtet e mar­rëvesh­jes së mirat­u­ar nga gjyq­tari, lid­hur me ushtrim­in e përgjegjë­sisë prindërore, mund të rishqyr­to­hen për shkaqe me rëndësi dhe sipas kërkesës së njërit prej ish-bashkëshort­ëve ose të prokuror­it.

 

Neni 161

Në vendimin e zgjid­hjes së martesës cak­to­het dhe kon­tribu­ti për detyrim­in ushqi­mor për fëmi­jën dhe për ish-bashkëshort­in, nëse është rasti, sipas parashikimeve të kreut “Detyri­mi për ushqim” të këtij Kodi.

 

Neni 162

Çdon­jëri prej ish-bashkëshort­ëve është i detyru­ar t’i japë tjetrit të dhë­na të sak­ta për pasur­inë dhe të ard­hu­rat e tij, kur ato janë të nevo­jshme për të cak­tu­ar detyrim­in për ushqim. Me kërkesën e njërit prej ish-bashkëshort­ëve, punëd­hënësi, organet finan­cia­re përkatëse, zyrat e tatimeve dhe çdo organ tjetër ku mund të mer­ren pro­va, janë të detyru­ar të japin gjithë infor­ma­cionin e nevo­jshëm për gjend­jen pasurore të ish-bashkëshort­it tjetër dhe për të gjitha të ard­hu­rat e tjera të tij.

 

***

 

KUPTIMI I BASHKËJETESËS

 

Neni 164

Per­son­at bashkë­jetues mund të lid­hin mar­rëvesh­je para noter­it, ku për­cak­to­jnë paso­jat që rrjed­hin nga bashkë­jete­sa lid­hur me fëmi­jët dhe pasur­inë gjatë bashkë­jetesës.

 

PJESA E TRETË

FËMIJËT

 

TITULLI  I

AMËSIA DHE ATËSIA

 

KREU I

RREGULLA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 165

Amësia dhe atësia e fëmi­jës së lin­dur nga marte­sa provo­hen nga akti i lind­jes, i regjistru­ar në regjistrin e gjend­jes civile.

 

Neni 166

Nuk mund të ngri­het padi për vërte­timin e amë­sisë ose atë­sisë për një fëmi­jë që nuk ka lin­dur i gjal­lë.

 

Neni 167

Nga njo­h­ja e amë­sisë ose e atë­sisë së një fëmi­je të lin­dur jashtë martese nuk mund të hiqet dorë.

 

Neni 168

Në rastin e ngatër­rim­it ose zëvendësim­it të fëmi­jës, në çdo rast, edhe kur bëhet në mënyrë të pavull­net­shme, mund të kërko­het me padi njo­hje­je ose kundër­sh­ti­mi një iden­titet i ndryshëm i fëmi­jës, nëse kon­sta­ti­mi është bërë për­para ose pas mar­rjes së aktit të lind­jes.

 

Neni 169

Në mungesë të aktit të lind­jes ose në qoftë se fëmi­ja është regjistru­ar me emër të rremë, ose pa treguar emrin e nënës dhe të atit, amësia dhe atësia mund të vërte­to­hen me vendim gjyqë­sor.

 

Neni 170

Njo­h­ja e amë­sisë dhe atë­sisë së fëmi­jës të lin­dur jashtë martese

Amësia dhe atësia e fëmi­jës së lin­dur jashtë martese mund të ven­dosen me anë të njo­hjes vull­netare ose nëpër­m­jet një vendi­mi gjyqë­sor dhe për prindërit kri­jon të drej­ta dhe detyrime të njëj­ta, në mënyrë pra­pavepruese, si për fëmi­jët e lin­dur nga marte­sa.

 

MBIEMRI I FËMIJËS SË LINDUR JASHTË MARTESE

 

Neni 171

Fëmi­ja i lin­dur jashtë martese merr mbiem­rin e prindit, amësia ose atësia e të cilit është ven­do­sur më për­para. Në qoftë se amësia dhe atësia ven­dosen në të njëjtën kohë, prindërit ven­dosin me mar­rëvesh­je se cilin mbiemër do të mba­jë fëmi­ja. Në rast mos­mar­rëvesh­je­je, fëmi­jës i ven­doset mbiem­ri i të atit.

 

Neni 172

Njo­h­ja e një fëmi­je nuk mund të paso­het nga një njo­hje tjetër, e ndryshme nga e para, në rast se kjo e fun­dit nuk është kundër­sh­tu­ar në rrugë gjyqë­sore.

 

Neni 173

Kundër­sh­ti­mi i njo­hjes

Njo­h­ja mund të kundër­sh­to­het nga të gjithë per­son­at që kanë një interes të ligjshëm  dhe që kanë dijeni se njo­h­ja e bërë është e pavërtetë. Kundër­sh­ti­mi mund të bëhet edhe nga per­soni që ka bërë njo­hjen, kur ajo është bërë në kushtet e mashtrim­it ose kanos­jes.

Të drejtën e kundër­sh­tim­it të njo­hjes e ka edhe prokurori, në rast se, nga të dhë­nat që fig­uro­jnë në aktet e gjend­jes civile, rezul­ton pavërtetësia e amë­sisë dhe atë­sisë së deklaru­ar.

 

Neni 174

Efek­tet e vendim­it

Vendi­mi i gjykatës që për­cak­ton amës­inë ose atës­inë ka efekt që nga lind­ja e fëmi­jës.

 

KREU II

Amësia

 

Neni 175

Amësia e fëmi­jës vërte­to­het me aktin e lind­jes.

 

NJOHJA E AMËSISË

Neni 176

Kur fëmi­ja është regjistru­ar në aktin e lind­jes me prindër të pan­jo­hur, nëna mund ta njo­hë fëmi­jën. Njo­hjen e fëmi­jës mund ta bëjë edhe vetë nëna e mitur.

Njo­h­ja mund të bëhet para nëpunësit të gjend­jes civile ose me tes­ta­ment. Njo­h­ja e bërë nuk mund të revoko­het edhe sikur të jetë bërë me tes­ta­ment.

 

Neni 177

Fëmi­ja i regjistru­ar në aktin e lind­jes me prindër të pan­jo­hur mund të kërko­jë nga gjyka­ta vërte­timin e amë­sisë.

E drej­ta e padisë për vërte­timin e amë­sisë nuk u kalon trashëgim­tarëve të fëmi­jës, por gjyki­mi i fil­lu­ar që më parë mund të vazh­do­jë nga trashëgim­tarët.

Padia për vërte­timin e amë­sisë mund të ngri­het edhe kundër trashëgim­tarëve të gruas që kërko­het të vërte­to­het se është nëna.

E drej­ta e padisë për vërte­timin e amë­sisë nuk parashkruhet gjatë gjithë kohës që fëmi­ja jeton.

 

Neni 178

Kundër­sh­ti­mi i amë­sisë

Amësia e treguar në aktin e lind­jes mund të kundër­sh­to­het nga gru­a­ja e regjistru­ar si nënë e fëmi­jës ose nga gru­a­ja që kërkon të nji­het si nënë ose nga fëmi­ja kur bëhet mad­hor.

E drej­ta e padisë nuk u kalon trashëgim­tarëve, por gjyki­mi i fil­lu­ar mund të vazh­do­jë prej tyre.

Kjo padi mund të ngri­het edhe kundër trashëgim­tarëve të gruas së regjistru­ar si nënë.

E drej­ta e padisë për kundër­sh­timin e amë­sisë nuk parashkruhet.

 

Neni 179

Kundër­sh­ti­mi i njo­hjes së amë­sisë

Njo­h­ja e amë­sisë mund të kundër­sh­to­het në gjykatë nga gru­a­ja që kërkon të nji­het si nënë, nga fëmi­ja kur bëhet mad­hor ose nga prokurori.

E drej­ta e padisë nuk u kalon trashëgim­tarëve, por gjyki­mi i fil­lu­ar më parë mund të vazh­do­jë nga trashëgim­tarët e paditësit.

Kjo padi mund të ngri­het edhe kundër trashëgim­tarëve të nënës që ka njo­hur fëmi­jën.

E drej­ta e padisë për kundër­sh­timin e amë­sisë nuk parashkruhet.

 

KREU III

ATËSIA

 

Neni 180

Fëmi­ja që ka lin­dur gjatë martesës prezu­mo­het se ka për atë bashkëshort­in e nënës.

Fëmi­ja që ka lin­dur bren­da 300 ditëve nga zgjid­h­ja e martesës ose nga shpall­ja e pavlef­sh­mërisë së martesës prezu­mo­het se ka për atë ish-bashkëshort­in e nënës.

Kur fëmi­ja ka lin­dur gjatë vazhdim­it të martesës së dytë të nënës, prezu­mo­het se ka për atë bashkëshort­in e nënës me martesë të dytë, edhe sikur fëmi­ja të ketë lin­dur bren­da 300 ditëve nga zgjid­h­ja e martesës së parë ose nga shpall­ja e pavlef­sh­mërisë së saj.

 

NJOHJA E ATËSISË

 

Neni 181

Atë i fëmi­jës së lin­dur jashtë martese është per­soni mad­hor që e njeh fëmi­jën si të tij.

Njo­h­ja e atë­sisë është e vlef­shme kur për këtë jep pëlqimin nëna e fëmi­jës, të cilën e lajmëron nëpunësi i gjend­jes civile. Kur nëna e kundër­sh­ton këtë njo­hje ose nuk përgjig­jet bren­da 1 mua­ji nga mar­r­ja e lajmërim­it, bur­ri që ka njo­hur fëmi­jën si të tij mund të ngre­jë padi para gjykatës kom­pe­tente për të vërte­t­u­ar se ai është i ati i fëmi­jës.

E drej­ta e padisë parashkruhet me kalim­in e 1 viti nga data e mar­rjes së lajmërim­it nga nëpunësi i gjend­jes civile, për mospra­n­imin nga ana e nënës.

 

Neni 182

Ati që ka mbushur moshën tetëm­bëd­hjetë vjeç mund të njo­hë në çdo kohë fëmi­jën e tij të lin­dur jashtë martese para nëpunësit të gjend­jes civile ose me tes­ta­ment.

Njo­h­ja e bërë nga i ati ka efekt vetëm ndaj tij, në rastin kur nuk tre­go­het emri i nënës dhe kur ajo nuk ka dhënë pëlqimin për njo­hjen e fëmi­jës.

Njo­h­ja e atë­sisë së një fëmi­je të lin­dur jashtë martese nuk mund të revoko­het edhe sikur të jetë bërë me tes­ta­ment.

 

Neni 183

Padia për vërte­timin e atë­sisë së një fëmi­je të lin­dur jashtë martese mund të ngri­het nga nëna e fëmi­jës edhe kur ajo është e mitur ose nga kujdestari i saj, me pëlqimin e gjykatës.

E drej­ta e padisë së nënës parashkruhet me kalim­in e 3 vjetëve nga lind­ja e fëmi­jës.

Padia për vërte­timin e atë­sisë mund të ngri­het edhe nga vetë fëmi­ja mad­hor.

E drej­ta e padisë nuk parashkruhet.

Padia për vërte­timin e atë­sisë mund të ngri­het edhe kundër trashëgim­tarëve të atij që kërko­het të vërte­to­het se ishte i ati i fëmi­jës.

 

KUNDËRSHTIMI I ATËSISË SË PREZUMUAR

 

Neni 184

Bur­ri, që sipas nen­it 180 të këtij Kodi, prezu­mo­het se është atë i një fëmi­je, mund të kundër­sh­to­jë atës­inë e këtij fëmi­je.

Padia për kundër­sh­timin e atë­sisë ngri­het kundër fëmi­jës, i cili për­faqë­so­het nga nëna. Kur nëna është në pamundësi dhe fëmi­ja është i mitur, i cak­to­het një kujdestar i posaçëm nga gjyka­ta.

E drej­ta e padisë parashkruhet me kalim­in e 1 viti, nga data që bur­ri ka mar­rë dijeni për lind­jen e fëmi­jës.

 

Neni 185

Nëna mund të kundër­sh­to­jë që të jetë i ati i fëmi­jës së saj bur­ri që, sipas nen­it 180 të këtij Kodi, prezu­mo­het i ati i këtij fëmi­je.

Padia për kundër­sh­timin e atë­sisë mund të ngri­het edhe kundër trashëgim­tarëve të bur­rit.

E drej­ta e padisë parashkruhet me kalim­in e një 1 viti nga lind­ja e fëmi­jës.

 

Neni 186

Fëmi­ja, kur bëhet mad­hor, mund të kundër­sh­to­jë që të jetë i ati i tij bashkëshorti i nënës.

Padia për kundër­sh­timin e atë­sisë mund të ngri­het edhe kundër trashëgim­tarëve të të atit.

E drej­ta e padisë nuk parashkruhet.

 

KUNDËRSHTIMI I NJOHJES SË ATËSISË

 

Neni 187

Fëmi­ja, kur bëhet mad­hor, mund të kundër­sh­to­jë që të jetë i ati i tij bur­ri që e ka njo­hur.

Padia për kundër­sh­timin e atë­sisë mund të ngri­het edhe kundër trashëgim­tarëve të bur­rit që ka bërë njo­hjen.

E drej­ta e padisë nuk parashkruhet.

 

Neni 188

Bur­ri që e quan veten si i ati i fëmi­jës së lin­dur jashtë martese, mund të kundër­sh­to­jë që një bur­rë tjetër, i cili e ka njo­hur fëmi­jën, të jetë i ati i tij.

Kjo padi mund të ngri­het edhe kundër trashëgim­tarëve të bur­rit që ka njo­hur fëmi­jën si të tij.

E drej­ta e padisë parashkruhet me kalim­in e 1 viti nga regjistri­mi i atë­sisë në regjistrin e gjend­jes civile.

 

VËRTETIMI I ATËSISË SË FËMIJËS TË LINDUR JASHTË MARTESE

 

Neni 189

Atësia e një fëmi­je të lin­dur jashtë martese mund të vërte­to­het me vendim të gjykatës, në rast se gjatë gjykim­it provo­het se në kohën e zënies së fëmi­jës i ati bashkë­je­tonte me nënën e fëmi­jës, ose ka kry­er mar­rëd­hënie sek­suale me apo pa dhunë, ose i ka prem­tu­ar martesë, ose nga një gjykim penal apo civ­il rezul­ton në mënyrë të drejt­për­drejtë ose tërtho­razi atësia e fëmi­jës së lin­dur jashtë martese, si dhe kur dihet pub­lik­isht se ai e ka njo­hur fëmi­jën si të tijin.

 

Neni 190

Kur ka shkaqe të përligju­ra, gjyka­ta mund të zgjasë afatet e mësipërme të parashkrim­it, me kërkesën e per­son­it të intere­suar.

 

Neni 191

E drej­ta e padisë, e parashikuar në nenet 184, 185, 186, 187 dhe 188 të këtij Kodi, nuk u kalon trashëgim­tarëve të paditësit, por gjyki­mi i fil­lu­ar më parë mund të vazh­do­jë nga trashëgim­tarët e tij.

Në rast se fëmi­ja është zënë kur mungonte bashkëshorti i nënës dhe ky ka vdekur pa u plotë­suar afati bren­da të cilit mund të ngri­het padia për kundër­sh­timin e atë­sisë, të par­alin­durit ose të paslin­durit e tij mund ta ngrenë pad­inë bren­da 6 mua­jve nga data e vdek­jes së tij.

 

TITULLI  II

DETYRIMI PËR USHQIM

 

KREU  I

PERSONAT E DETYRUAR

 

Neni 192

Detyrim për ushqim kanë, sipas rad­hës:

a) bashkëshorti ndaj bashkëshort­it tjetër dhe fëmi­jët ndaj prindërve të tyre;

b) prindërit ndaj fëmi­jëve të tyre;

c) të paslin­durit ndaj të par­alin­durve të tyre, që nuk janë prindër, sipas rad­hës më të afërt;

ç) të par­alin­durit ndaj të paslin­durve të tyre, që nuk janë fëmi­jë të tyre, sipas rad­hës më të afërt;

d) vëllezërit dhe motrat ndaj vëllezërve dhe motrave të tyre, sipas rad­hës më të afërt.

 

Neni 193

Detyri­mi i për­fitue­sit të dhurim­it

Për­fitue­si i dhurim­it, në pref­er­encë kun­drejt çdo të detyru­ari tjetër, dety­ro­het t’i japë dhu­rue­sit detyrim­in për ushqim, përveçse kur bëhet fjalë për dhurim të bërë lid­hur me një martesë ose për një dhurim me kusht.

 

Neni 194

Detyri­mi midis njerkut, njerkës dhe thjeshtërve të tyre

Kanë detyrim për ushqim edhe njerku e njer­ka ndaj thjeshtërve të tyre të mitur, përveç rasteve kur këta kanë per­sona të tjerë që kanë detyrim­in për ushqim ndaj tyre dhe janë në gjend­je ta japin këtë detyrim.

Thjeshtërit kanë detyrim­in për ushqim për njerkun dhe njerkën e tyre, kur këta ia kanë dhënë për një kohë të gjatë këtë detyrim dhe janë kujdesur për ta në mituri, jo më pak se 10 vjet. në këtë rast thjeshtërit ngarko­hen me dhënien e detyrim­it për ushqim njël­loj si ndaj prindërve të tyre.

 

Neni 195

Detyri­mi për ushqim pushon në qoftë se marte­sa ndër­m­jet prindit dhe njerkës ose njerkut është zgjid­hur.

 

Neni 196

Pamundësia e dhënies së detyrim­it për ushqim

Kur per­son­at e ngarkuar për dhënien e detyrim­it për ushqim nuk janë në gjend­je që ta japin këtë tërë­sisht ose pjesër­isht, ky detyrim u kalon tërë­sisht ose pjesër­isht per­son­ave që janë në rad­hë të mëpasme.

Prindërit nuk shkarko­hen nga detyri­mi për ushqim ndaj fëmi­jëve të tyre, edhe sikur t’u jetë hequr përgjegjësia  prindërore.

 

DETYRIMI PËR USHQIM NDËRMJET PRINDËRVE DHE FËMIJËVE

 

Neni 197

Prindërit kanë detyrim­in për ushqim ndaj fëmi­jëve të tyre, kur këta nuk kanë mjete të mjaftueshme për të jet­u­ar.

Një fëmi­jë i mitur mund t’u kërko­jë prindërve të tij detyrim­in për ushqim edhe kur ka pasuri, kur të ard­hu­rat nga pasuria dhe nga puna e tij nuk i përm­bushin nevo­jat e tij.

Detyri­mi për ushqim vazh­don edhe për kohën që fëmi­jët mad­horë ndjekin shkol­lën e mesme ose të lartë, deri në moshën njëzete­pesë vjeç.

 

Neni 198

Detyri­mi për ushqim lind vetëm kur per­soni që kërkon këtë detyrim është i paaftë për punë dhe nuk ka mjete të mjaftueshme për të jet­u­ar.

 

Neni 199

Detyri­mi ndër­m­jet bashkëshort­ëve

Bashkëshorti që është i paaftë për punë dhe pa mjete të mjaftueshme për të jet­u­ar, ka të drejtë të kërko­jë detyrim­in për ushqim nga  bashkëshorti tjetër.

Detyri­mi për ushqim kërko­het në të njëjtën kohë me pad­inë për zgjid­hjen e martesës.

Kjo kërkesë mund të paraqitet edhe bren­da 6 mua­jve, nga data që vendi­mi për zgjid­hjen e martesës ka mar­rë for­më të pre­rë, me kusht që paaftësia dhe munge­sa e mjeteve të mjaftueshme për të jet­u­ar të kenë ekzis­tu­ar gjatë martesës.

 

Neni 200

Mbari­mi i detyrim­it ndër­m­jet bashkëshort­ëve

Detyri­mi për ushqim, sipas nen­it 199 të këtij Kodi, cak­to­het për një kohë jo më të gjatë se  6 vjet pas zgjid­hjes së martesës.

Ky detyrim pushon para këtij afati, kur bashkëshorti, që e gëzonte këtë të drejtë, lidh martesë të re ose bëhet i aftë për punë, ose sig­uron mjete të mja­fueshme për të jet­u­ar, ose kur gjyka­ta, duke mar­rë parasysh rrethanat, çmon se nuk është i den­jë për të për­fi­tu­ar nga kjo e drejtë.

 

KUFIJTË E DETYRIMIT PËR USHQIM

 

Neni 201

Detyri­mi për ushqim mund të kërko­het vetëm nga ai që është nevo­j­tar dhe nuk është në gjend­je të sig­uro­jë nevo­jat e domos­doshme të tij.

Detyri­mi për ushqim duhet të cak­to­het në raport me nevo­jat e atij që e kërkon dhe mundësitë ekonomike të atij që dety­ro­het. Ai nuk duhet të kapërce­jë atë që është e nevo­jshme për jetën e per­son­it që për­fi­ton detyrim­in për ushqim, duke pasur parasysh rrethanat e jetës së tij.

 

Neni 202

Në rastin e dhurim­it, për­fitue­si i tij nuk mund të dety­ro­het më shumë sesa vlera e pasurisë së dhu­ru­ar që ekzis­ton në pasur­inë e tij.

 

Neni 203

Kufi­jtë e detyrim­it midis vëllezërve dhe motrave

Detyri­mi për ushqim midis vëllezërve dhe motrave kufi­zo­het vetëm në nevo­jat e domos­doshme.

Këtu mund të përf­shi­hen edhe shpen­zimet e edukim­it dhe arsimim­it, kur bëhet fjalë për vëllezërit dhe motrat e mitu­ra.

 

KONKURRIMI I TË DETYRUARVE

 

Neni 204

Nëse për dhënien e detyrim­it për ushqim ka shumë të detyru­ar të së njëjtës shkallë, të gjithë janë të detyru­ar sol­i­dar­isht në dhënien e këtij detyri­mi, secili në raport me mundësitë e tij ekonomike.

Nëse per­son­at e thirrur në një shkallë të mëparshme nuk janë në gjend­je që ta për­bal­lo­jnë plotë­sisht ose pjesër­isht detyrim­in për ushqim, ky u kalon plotë­sisht ose pjesër­isht per­son­ave të thirrur në një shkallë të mëpasme.

 

Neni 205

Nëse per­son­at e detyru­ar nuk bien dako­rd për kufi­jtë e detyrim­it për ushqim, për shpërn­dar­jen dhe mënyrën e dhënies së tij, sipas rrethanave konkrete, ven­dos gjyka­ta.

 

KONKURRIMI I PERSONAVE QË MARRIN DETYRIMIN PËR USHQIM

 

Neni 206

Kur disa per­sona mar­rin detyrim­in për ushqim nga i njëjti per­son i detyru­ar dhe kur ky i fun­dit nuk është në gjend­je të për­bal­lo­jë nevo­jat e secilit prej tyre, gjyka­ta ven­dos detyrim­in për ushqim, duke mar­rë parasysh shkallën e afër­sisë dhe nevo­jat që ka secili prej per­son­ave që merr këtë detyrim.

 

Neni 207

Heq­ja, pakësi­mi ose shti­mi i detyrim­it për ushqim

Gjyka­ta, me kërkesën e per­son­it të intere­suar, mund të pakë­so­jë, të heqë ose të shto­jë detyrim­in për ushqim, të cak­tu­ar me vendim të for­mës së pre­rë, kur rrethanat në bazë të të cilave është dhënë vendi­mi kanë ndryshuar më vonë.

Detyri­mi për ushqim mund të pakë­so­het edhe për shkak të sjell­jes së çrreg­ullt ose të qortueshme të per­son­it që e për­fi­ton atë.

Nëse pas për­cak­tim­it të detyrim­it për ushqim kon­sta­to­het se një nga per­son­at e detyru­ar në shkallë të mëparshme është në gjend­je që ta japë atë, gjyka­ta ven­dos zëvendësimin këtij detyri­mi.

Në këtë rast, per­soni i detyru­ar në shkallën e mëpasme nuk çliro­het nga ky detyrim, pa u cak­tu­ar detyri­mi për ushqim ndaj per­son­it në shkallën e mëparshme.

 

Neni 208

Pag­i­mi i shpen­z­imeve

Cili­do që ka bërë shpen­z­ime për ushqimin e një per­soni, pa qenë i detyru­ar, ka të drejtë të kërko­jë me padi kthimin e asaj që ka paguar nga ai që ka qenë i detyru­ar për ushqim, në qoftë se shpen­zimet e bëra kanë qenë të nevo­jshme.

 

Neni 209

Mënyra e përm­bush­jes së detyrim­it për ushqim

Per­soni që ka detyrim­in për ushqim ka të drejtën e zgjed­hjes për përm­bush­jen e detyrim­it nëpër­m­jet pagesës bankare ose të drejt­për­drejtë, që para­paguhet peri­odik­isht, ose duke e mba­j­tur në shtëpinë e tij atë që merr detyrim­in për ushqim.

Gjyka­ta, sipas rrethanave, për­cak­ton mënyrën e dhënies së detyrim­it për ushqim.

Në rast nevo­je urgjente, gjyka­ta ven­dos detyrim­in për ushqim në ngarkim të njërit prej per­son­ave të detyru­ar. Në këtë rast, per­soni i detyru­ar ruan të drejtën e padisë së regre­sit ndaj per­son­ave të tjerë.

 

FILLIMI I DETYRIMIT PËR USHQIM

 

Neni 210

Detyri­mi për ushqim fil­lon nga data e ngrit­jes së padisë.

Pakësi­mi ose heq­ja e detyrim­it për ushqim, të cak­tu­ar me vendim të for­mës së pre­rë dhe të paekzeku­tu­ar, fil­lon nga data kur kanë ndryshuar rrethanat, në bazë të të cilave është dhënë vendi­mi, kurse shti­mi i tij fil­lon nga data e ngrit­jes së padisë.

 

Neni 211

Kur një vendim, që përm­ban një detyrim për ushqim, vihet në ekzeku­tim pas 6 mua­jve nga data që ka mar­rë for­më të pre­rë, detyrimet e pra­pam­be­tu­ra për ushqim janë të kërkueshme vetëm për 6 mua­jt e fun­dit.

 

Neni 212

Pushi­mi i detyrim­it për ushqim

Detyri­mi për ushqim pushon me vdek­jen e per­son­it të detyru­ar, per­son­it që e për­fi­ton atë, edhe sikur ky detyrim, që përm­ba­het në një vendim të for­mës së pre­rë, të mos jetë ekzeku­tu­ar.

 

NDALIMI I KOMPENSIMIT DHE I ZËVENDËSIMIT TË DETYRIMIT PËR USHQIM

 

Neni 213

E drej­ta për të kërkuar detyrim­in për ushqim nuk mund t’i kalo­jë një per­soni tjetër.

Per­soni që ka detyrim­in për ushqim nuk mund të kërko­jë që ky detyrim të shly­het me një kre­di që ka ndaj per­son­it që e për­fi­ton atë, edhe sikur të ketë detyrime të pra­pam­be­tu­ra për ushqim.

 

Neni 214

Heq­ja dorë

Heq­ja dorë nga e drej­ta për të mar­rë detyrim­in për ushqim për kohën e ardhshme është e pavlef­shme.

 

TITULLI III

PËRGJEGJËSIA PRINDËRORE

 

KREU I

KUPTIMI I PËRGJEGJËSISË PRINDËRORE

 

Neni 215

Përgjegjësia prindërore përf­shin tërës­inë e të drej­tave dhe detyrave që kanë për qël­lim të sig­uro­jnë mirëqe­nien emo­cionale, sociale dhe mate­ri­ale të fëmi­jës, duke u kujdesur për të, duke mba­j­tur raporte vet­jake me të, duke i sig­u­ru­ar atij mirër­rit­jen, edukimin, arsim­imin, për­faqësimin ligjor dhe admin­istrim­in e pasurive të tij.

 

Neni 216

Kufi­jtë e përgjegjë­sisë prindërore

Fëmi­ja ndod­het nën përgjegjës­inë prindërore deri në arrit­jen e moshës mad­hore.

 

Neni 217

Detyri­mi rec­i­prok

Prindërit dhe fëmi­jët rec­i­prok­isht duhet të ndih­mo­jnë, të duan dhe të respek­to­jnë njëri-tjetrin.

 

Neni 218

Kthi­mi i fëmi­jës

Prindërit mund të kërko­jnë nga gjyka­ta kthimin e fëmi­jës së tyre të mitur, kur nuk jeton pranë tyre dhe mba­het pa të drejtë nga per­sona të tjerë.

Gjyka­ta, për rrethana të rën­da, mund të mos ven­dosë kthimin, në qoftë se ky vjen në kundër­sh­tim me interesin më të lartë të fëmi­jës. Gjyka­ta merr edhe mendimin e fëmi­jës kur ka mbushur moshën dhjetë vjeç.

 

Neni 219

Mar­rëd­hëni­et e fëmi­jës me gjyshërit

Prindërit nuk mund të ndalo­jnë fëmi­jën të ketë mar­rëd­hënie vet­jake me gjyshërit e tij, me për­jash­tim të rasteve kur ekzis­to­jnë shkaqe të rën­da. Në rast mos­mar­rëvesh­je­je midis palëve, gjyka­ta mund të ven­dosë për mënyrën e rreg­ul­lim­it të këtyre mar­rëd­hënieve.

 

KREU II

USHTRIMI I PËRGJEGJËSISË PRINDËRORE

 

Neni 220

Përgjegjësia prindërore u për­ket dhe ushtro­het së bashku nga të dy prindërit në lid­hje me fëmi­jën e lin­dur gjatë martesës së tyre ose jashtë martese, nëse është njo­hur nga të dy prindërit.

 

Neni 221

Në qoftë se prindërit nuk bien dako­rd për atë që kërkon intere­si i fëmi­jës, ata mund t’i drej­to­hen gjykatës, e cila ven­dos pasi është për­p­jekur ta zgjid­hë çësht­jen me paj­tim.

 

Neni 222

Kur njëri nga prindërit kryen një veprim të zakon­shëm me të tretët, që lid­het me ushtrim­in e përgjegjë­sisë prindërore, ai prezu­mo­het se ka mar­rë edhe pëlqimin e prindit tjetër.

 

Neni 223

Hum­b­ja e përgjegjë­sisë prindërore

Prindërit e fëmi­jës mund të hum­basin përgjegjës­inë prindërore nëpër­m­jet një vendi­mi penal që i ka dënuar ata si autorë ose si bashkëpun­torë për një vepër penale ndaj fëmi­jës së tyre, si bashkëpunë­torë në një vepër penale të kry­er nga fëmi­ja i tyre ose nëse janë dënuar për ndon­jë nga shkaqet e brak­tis­jes së famil­jes, për sa kohë që ata nuk kanë mar­rë për­sipër detyrimet që kanë ndaj saj.

 

PAMUNDËSIA E USHTRIMIT TË PËRGJEGJËSISË PRINDËRORE

 

Neni 224

Në qoftë se prindërit e fëmi­jës kanë vdekur, janë në pamundësi të ushtro­jnë përgjegjës­inë prindërore për shkak të pazotë­sisë për të vepru­ar, të mungesës ose për arsye veçanër­isht të rën­da, fëmi­ja mund t’i beso­het një anë­tari të famil­jes, një per­soni të cak­tu­ar si kujdestar, një famil­je­je kujdestare ose edhe një insti­tu­cioni të përku­jdesjes.

Në këtë rast mer­ret mendi­mi i sek­torit të ndih­mës dhe shër­bimeve sociale, sipas dis­poz­i­tave për kujdestar­inë.

 

Neni 225

Në qoftë se njëri nga prindërit është para pamundë­sisë së ushtrim­it të përgjegjë­sisë prindërore ose kur njëri nga prindërit ka vdekur, përgjegjësia prindërore ushtro­het nga prin­di tjetër.

 

Neni 226

Përgjegjësia prindërore pas zgjid­hjes së martesës

Në qoftë se prindërit e fëmi­jës kanë zgjid­hur martesën, ushtri­mi i përgjegjë­sisë prindërore bëhet sipas Kreut III “Paso­jat e zgjid­hjes së martesës” të këtij Kodi.

 

Neni 227

Përgjegjësia prindërore ndaj fëmi­jës së lin­dur jashtë martese

Përgjegjësia prindërore ndaj fëmi­jës së lin­dur jashtë martese ushtro­het nga prin­di që e ka njo­hur fëmi­jën si të tij. Në qoftë se ai është njo­hur nga të dy prindërit, përgjegjës­inë prindërore e kanë të dy prindërit.

Me kërkesë të të atit, të nënës ose të prokuror­it, gjyka­ta mund të ndrysho­jë kushtet e ushtrim­it të përgjegjë­sisë prindërore dhe të ven­dosë që ai të ushtro­het nga njëri prind ose nga të dy bashkër­isht. Gjyka­ta në këtë rast ven­dos se me cilin prind do të bano­jë fëmi­ja.

Gjyka­ta ven­dos për të drejtën e viz­itës dhe të mbikëqyr­jes së prindit, me të cilin fëmi­ja nuk banon.

 

HEQJA E PËRGJEGJËSISË PRINDËRORE

Neni 228

Kur prin­di shpër­doron përgjegjës­inë prindërore ose tre­gon paku­jde­si të rëndë në ushtrim­in e saj, ose me veprimet e tij ndikon në mënyrë të dëmshme në edukimin e fëmi­jëve, me kërkesën e prindit tjetër, të të afër­mve të fëmi­jës ose të prokuror­it, mund t’i hiqet përgjegjësia prindërore.

Heq­ja e përgjegjë­sisë prindërore bëhet me vendim të gjykatës, duke u thirrur si i padi­tur prin­di, për të cilin kërko­het kjo heq­je.

 

Neni 229

Gjyka­ta ven­dos që heq­ja e përgjegjë­sisë prindërore të shtri­het mbi të gjithë ose mbi disa nga fëmi­jët e lin­dur para vendim­it të gjykatës për heq­jen e përgjegjë­sisë.

Heq­ja e përgjegjë­sisë prindërore e shkarkon fëmi­jën nga detyri­mi për ushqim ndaj prindërve, me për­jash­tim të rastit kur gjyka­ta ven­dos ndryshe.

 

Neni 230

Kthi­mi i përgjegjë­sisë prindërore

Përgjegjësia prindërore mund të kthe­het me vendim të gjykatës, kur pushon shkaku për të cilin është hequr kjo përgjegjësi.

 

 

KREU III

PËRGJEGJËSIA PRINDËRORE PËR PASURINË E FËMIJËS

Neni 231

Prindërit e fëmi­jës kanë të drejtën e admin­istrim­it dhe të për­dorim­it të pasurisë së fëmi­jës së tyre.

 

Neni 232

Prindërit për­faqë­so­jnë fëmi­jën e tyre të mitur që nuk ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç në të gjitha veprimet juridike, me për­jash­tim të atyre që, sipas ligjit, i mituri mund t’i krye­jë vetë.

I mituri që ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç i kryen vetë veprimet juridike, por kur­do­herë me pëlqimin para­prak të prindërve, me për­jash­tim të atyre që, sipas ligjit, mund t’i krye­jë vetë.

 

Neni 233

Pasuria e të mitu­rit që nuk ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç admin­istro­het nga prindërit në dobi të fëmi­jës, kurse pasuria e të mitu­rit që ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç admin­istro­het nga vetë i mituri, por gjith­monë me pëlqimin para­prak të prindërve.

 

Neni 234

Tjetër­si­mi i pasurisë së palu­a­jt­shme të çdo fëmi­je të mitur deri në moshën tetëm­bëd­hjetë vjeç, lënia hipotekë, ngarki­mi me një bar­rë, mar­r­ja hua në emër të të mitu­rit, heq­ja dorë nga trashëgimia apo legu ose mospra­n­i­mi i një dhuri­mi, si dhe përgjithë­sisht veprimet që kapërce­jnë kufi­jtë e një admin­istri­mi të thjeshtë të çdo pasurie të të mitu­rit, mund të kry­hen vetëm kur e kërkon intere­si i të mitu­rit dhe me autor­iz­im të gjykatës së vend­ba­nim­it të të mitu­rit.

Vepri­mi juridik, që është kry­er pa u mar­rë autor­iz­i­mi i gjykatës, mund të shpal­let i pavlef­shëm me kërkesën e prokuror­it, të prindit ose të kujdestar­it të të mitu­rit.

Në qoftë se gjyka­ta jep pëlqimin më vonë, vepri­mi juridik nuk shpal­let i pavlef­shëm.

 

Neni 235

Për­dori­mi i të ard­hu­rave të fëmi­jës

Prindërit mund të për­dorin të ard­hu­rat nga pasuria e fëmi­jës, që ata admin­istro­jnë, për mirër­rit­jen, edukimin dhe arsim­imin e tij.

Ata mund t’i për­dorin këto të ard­hu­ra, për të plotë­suar nevo­jat e domos­doshme të famil­jes, kur nuk kanë pasuri të mjaftueshme për t’i plotë­suar vetë ato. Të ard­hu­rat e mbe­tu­ra kthe­hen në pasur­inë e fëmi­jës.

 

Neni 236

Admin­istri­mi i pasurisë

Admin­istri­mi i pasurisë së fëmi­jës bëhet nga të dy prindërit bashkër­isht, në rastin kur ata e ushtro­jnë përgjegjës­inë prindërore bashkër­isht dhe në rastet e tjera ose nga i ati apo nga nëna nën kon­trol­lin e gjykatës, sipas nen­eve 234 dhe 235 të këtij Kodi.

E drej­ta e për­dorim­it të pasurisë së fëmi­jës është e lid­hur me të drejtën e admin­istrim­it ligjor. Kjo e drejtë u takon të dy prindërve bashkër­isht ose atij që është i ngarkuar me admin­istrim­in e pasurisë së fëmi­jës.

 

Neni 237

E drej­ta e për­dorim­it të pasurisë së fëmi­jës nga prin­di pushon:

a) kur fëmi­ja bëhet mad­hor;

b) për shkaqet për të cilat merr fund përgjegjësia prindërore ose admin­istri­mi ligjor;

c) për të gjitha shkaqet që lid­hen me mar­rjen fund të uzufruk­tit.

 

Neni 238

Detyrimet që lid­hen me të drejtën e për­dorim­it të pasurisë së fëmi­jës janë:

a) detyrimet që kanë per­son­at që gëzo­jnë të drejtën e uzufruk­tit në një pasuri;

b) detyri­mi për ushqim, mirër­rit­je, edukim dhe arsim­im të fëmi­jës, në bazë të pasurisë.

 

Neni 239

E drej­ta e për­dorim­it të pasurisë së fëmi­jës nuk shtri­het mbi pasur­inë që ai fiton nga puna e tij, as mbi pasur­inë që i është dhu­ru­ar ose që i ka kalu­ar me trashëgi­mi, kur prin­di është ndalu­ar shpre­himisht të ketë të drejtën e për­dorim­it mbi këtë pasuri.

 

TITULLI IV

BIRËSIMI

 

Neni 240

Intere­si i të mitu­rit

Birësi­mi lejo­het vetëm në rast se është në interesin e lartë të të mitu­rit dhe garan­ton respek­timin e të drej­tave të tij themelore.

 

KUSHTET E BIRËSIMIT

Neni 241

Birë­so­het vetëm i mituri.

Birë­sue­si duhet të ketë një difer­encë moshe të pak­tën 18 vjet me të birë­suar­in.

Në qoftë se birë­so­het fëmi­ja i bashkëshort­it, difer­en­ca e moshës duhet të jetë jo më pak se 15 vjet.

 

Neni 242

I mituri nuk mund të birë­so­het nga shumë per­sona, përveç rastit kur ata janë bashkëshortë.

Birësi­mi i ri lejo­het pas vdek­jes së birë­sue­sit ose të birë­suesve apo pas vdek­jes së njërit prej birë­suesve, në qoftë se kërke­sa është paraqi­tur nga bashkëshorti i ri i birë­sue­sit.

 

NDALIMET E BIRËSIMIT

 

Neni 243

Nuk mund të birë­so­het një per­son nga të par­alin­durit e tij, si edhe vël­lai nga motra dhe anas­jell­tas.

 

Neni 244

Nuk mund të birë­so­het një per­son nga kujdestari i tij, pa u parë për­para nga gjyka­ta admin­istri­mi i pasurisë së të mitu­rit prej tij, dorëz­i­mi i pasurisë së të mitu­rit, si dhe vlerësi­mi i detyrimeve në ngarkim të kujdestar­it ose dhë­nia e garan­cisë nga kujdestari për përm­bush­jen e këtyre detyrimeve.

 

Neni 245

Per­soni nuk mund të birë­so­jë kur:

a) i është hequr nga gjyka­ta përgjegjësia prindërore;

b) vuan nga një sëmund­je psikike ose ka zhvil­lim men­dor të metë, si dhe vuan nga një sëmund­je, e cila mund të vërë në rrezik shën­detin dhe jetën e atij që do të birë­so­het;

c) nuk ka garanc­inë si per­son, se do të krye­jë në rreg­ull detyrën e birë­sue­sit në lid­hje me mirër­rit­jen, edukimin dhe arsim­imin e atij që do të birë­so­het.

 

PËLQIMI PËR BIRËSIM

 

Neni 246

Për birësimin e të mitu­rit kërko­het pëlqi­mi i të dy prindërve të tij.

Në qoftë se njëri nga të dy prindërit ka vdekur, nuk është në gjend­je të shpre­hë vull­netin e tij  ose i është hequr përgjegjësia prindërore, pëlqi­mi i prindit tjetër është i  mjaftueshëm.

Kur fëmi­jës i kanë vdekur të dy prindërit, kur atyre u është hequr zotësia për të vepru­ar ose janë të pan­jo­hur, gjyka­ta ven­dos nëse fëmi­ja duhet të birë­so­het.

Kur birë­sue­si është i mar­tu­ar, duhet të mer­ret pëlqi­mi i bashkëshort­it të tij.

Kur i birë­suari ka mbushur moshën dhjetë vjeç mer­ret mendi­mi i tij dhe në moshën dym­bëd­hjetë vjeç kërko­het pëlqi­mi i tij.

 

Neni 247

Pëlqi­mi për birësim jepet për­para gjykatës kom­pe­tente. Në rast se per­soni ka vend­ba­n­imin ose vendqën­drim­in e tij në një shtet tjetër, mund të japë pëlqimin para agjen­tit diplo­matik ose kon­sul­lor pranë ambasadës ose kon­sul­latës shqiptare.

 

Neni 248

Pëlqi­mi për birësim mund të tërhiqet nga prindërit biologjikë, bren­da 3 mua­jve nga çasti i dhënies së tij.

Kjo peri­ud­hë shër­ben edhe si peri­ud­hë provë për mar­rëd­hëni­et midis birë­suesve dhe të birë­suar­it.

Peri­ud­ha e provës shër­ben për të ven­do­sur një mar­rëd­hënie birë­suese midis një fëmi­je dhe një famil­je­je.

Prindërit mund të tërhe­qin pëlqimin e tyre edhe pas kalim­it të afatit tremu­jor, deri në çastin e mar­rjes së vendim­it nga gjyka­ta kom­pe­tente.

Gjyka­ta, për­para se të ven­dosë, duhet të ver­i­fiko­jë nëse janë plotë­suar afatet e mësipërme, nëse janë bërë të gjitha për­p­jek­jet e nevo­jshme për kthimin e fëmi­jës pranë prindërve biologjikë dhe nëse gjatë bashkim­it ka funk­sionuar mar­rëd­hë­nia e të mitu­rit me birë­sue­sit.

Në qoftë se per­soni, që i është besuar fëmi­ja gjatë peri­ud­hës së provës dhe më pas, refu­zon ta kthe­jë atë, prindërit mund t’i drej­to­hen gjykatës, e cila mund të ven­dosë kthimin e fëmi­jës në rast se kjo është në interesin e tij.

 

Neni 249

Nëse birë­sue­si vdes pasi ka dhënë pëlqimin dhe para dhënies së vendim­it, gjyka­ta mund të vazh­do­jë pro­ce­durën e gjykim­it për për­fundimin e birësim­it.

Trashëgim­tarët e birë­sue­sit mund të paraqesin në gjykatë pre­tendime për të kundër­sh­tu­ar birësimin.

Nëse birësi­mi pra­nohet nga gjyka­ta, ai sjell efek­te që nga çasti i dhënies së pëlqim­it nga birë­sue­si.

 

DEKLARIMI I BRAKTISJES

 

Neni 250

Gjyka­ta e rrethit mund të deklaro­jë të brak­tisur të miturin që ndod­het pranë një insti­tu­cioni të përku­jdesjes sociale, pub­lik ose pri­vat, ose te per­soni që e ka në përku­jdesje, kur prindërit e tij, në mënyrë të duk­shme, nuk janë intere­suar për të gjatë një viti, për­para paraqit­jes së kërkesës për deklarim­in e brak­tis­jes.

Kur i mituri ka qenë stre­huar që nga lind­ja e tij në një insti­tu­cion, afati prej 1 viti kufi­zo­het në 3 muaj.

Kon­sidero­hen në mënyrë të duk­shme të paintere­suar për fëmi­jën prindërit që vull­ne­tar­isht nuk kanë mba­j­tur mar­rëd­hënie të përzemër­ta të nevo­jshme për rrit­jen e tij dhe që kanë treguar paku­jde­si të rëndë në ushtrim­in e përgjegjë­sisë prindërore.

Gjyka­ta i kërkon per­son­it që ka paraqi­tur kërkesën shp­jegime nëse ka bërë për­jek­je për gjet­jen e prindërve biologjikë të fëmi­jës dhe kthimin e fëmi­jës në famil­jen biologjike, nëse kjo është e mundur.

Brak­tis­ja nuk deklaro­het kur, gjatë afatit të parashikuar në para­grafin e parë të këtij neni, një anë­tar i famil­jes ka kërkuar të mar­rë për­sipër rrit­jen e fëmi­jës dhe kjo kërkesë është kon­sideru­ar në për­puth­je me interesin e fëmi­jës.

 

Neni 251

Kërke­sa për deklarim­in e brak­tis­jes bëhet nga drejtue­si i insti­tu­cionit ku ndod­het fëmi­ja ose nga per­soni që e ka në përku­jdesje. Kërke­sa i dër­go­het gjykatës, nën juridik­sion­in e së cilës ndod­het insti­tu­cioni ose vend­ba­n­i­mi i per­son­it që e ka mar­rë në përku­jdesje të miturin.

Çdo per­son që ka një interes ligjshëm për mbro­jt­jen e fëmi­jës, mund të ndërhyjë në pro­cesin e gjykim­it.

Gjyka­ta, që deklaron të brak­tisur të miturin, cak­ton në të njëjtin vendim edhe kujdestarin për mirër­rit­jen, edukimin dhe arsim­imin e fëmi­jës, një insti­tu­cion të përku­jdesjes sociale ose një per­son të cak­tu­ar, nisur nga intere­si më i lartë i të mitu­rit.

 

Neni 252

Paraqit­ja e kërkesës

Per­son­at që dëshi­ro­jnë të birë­so­jnë të mitur shqip­tarë mund të birë­so­jnë vetëm të mitu­rit që fig­uro­jnë në lis­tat e Komitetit Shqip­tar të Birësim­it.

Komiteti Shqip­tar i Birësim­it është autoritet qen­dror i pavarur, veprim­taria e të cilit rreg­ul­lo­het me ligj të veçan­të.

Shte­t­a­sit e huaj nuk mund t’i drej­to­hen drejt­për­drejt Komitetit Shqip­tar të Birësim­it.

Kërke­sa e tyre i paraqitet Komitetit Shqip­tar të Birësim­it  nëpër­m­jet autoriteteve pub­like kom­pe­tente ose orga­niz­mave pri­vatë të parashikuar në ligj. Kërke­sa dhe doku­mentet që e shoqëro­jnë duhet të jenë të përk­thy­era në gjuhën shqipe dhe të legal­izuara, sipas ligjit të ven­dit ku jeton birë­sue­si.

Shte­t­a­sit shqip­tarë që kanë vend­ba­n­imin e tyre jashtë ven­dit dhe shte­t­a­sit e huaj rezi­den­të prej 2 vjetësh në Shqipëri, mund t’i drej­to­hen drejt­për­drejt Komitetit Shqip­tar të Birësim­it.

 

Neni 253

Detyri­mi i Komitetit Shqip­tar të Birësim­it

Pas shqyr­tim­it të kërkesës dhe të doku­menteve përkatëse, Komiteti Shqip­tar i Birësim­it i dër­gon gjykatës studimin për per­son­in që kërkon të birë­so­jë dhe atë të të mitu­rit që mund të birë­so­het.

Komiteti Shqip­tar i Birësim­it i dër­gon gjykatës edhe pëlqimin me shkrim për këtë birësim dhe për birësimet ndër­ven­dase, si dhe kon­fir­mimin se i mituri nuk ka pasur mundësi të birë­so­het në Shqipëri për një afat prej 6 mua­jsh nga data e regjistrim­it  në lis­tat e këtij Komiteti.

 

Neni 254

Gjyka­ta Kom­pe­tente

Kërke­sa për birësim, e bërë nga një shte­tas shqip­tar, bëhet në gjykatën e vend­ba­nim­it të per­son­it që kërkon të birë­so­jë.

Kërke­sa për birësim, e bërë nga një shte­tas i huaj ose shqip­tar që banon jashtë shtetit, paraqitet në gjykatën nën juridik­sion­in e së cilës ndod­het vend­ba­n­i­mi i të mitu­rit.

Kërke­sa për birësimin e të mitu­rit shqip­tar që banon jashtë shtetit paraqitet në gjykatën e rrethit gjyqë­sor Tiranë.

 

NDËRHYRJA NË PROCES

 

Neni 255

Çdo per­son që ka një interes të ligjshëm për mbro­jt­jen e të mitu­rit si dhe prokurori mund të ndërhyjnë në pro­cesin e birësim­it, si dhe kanë të drejtën e ankim­it kundër vendim­it të gjykatës.

 

Neni 256

Në rast se gjatë pro­ce­durës për birësimin e një fëmi­je rezul­ton se është paraqi­tur një kërkesë në gjykatë, për njo­hje atësie, pro­ce­du­ra pezul­lo­het deri në për­fundim të gjykim­it për njo­hjen e atë­sisë.

 

Neni 257

Ndalimet për birësimin ndër­ven­das

Kushtet dhe efek­tet e birësim­it të shpal­lur në Shqipëri për­cak­to­hen nga legjis­la­cioni shqip­tar.

Birësi­mi ndër­ven­das nuk lejo­het kur:

a) birësi­mi nuk nji­het në shtetin ku bano­jnë birë­sue­sit;

b) arri­het në për­fundimin së birësi­mi është me paso­ja të rën­da për të miturin;

c) i mituri, në shtetin ku bano­jnë birë­sue­sit, nuk gëzon të njëj­tat të drej­ta që nji­hen në Shqipëri.

Birësi­mi ndër­ven­das lejo­het pasi fëmi­ja ka qën­dru­ar në prit­je për 6 muaj në lis­tat e komitetit shqip­tar të birësim­it dhe, gjatë kësaj peri­ud­he, janë eza­u­ru­ar të gjitha mundësitë për të bërë birësimin bren­da ven­dit.

 

Neni 258

Efek­tet e birësim­it

Birësi­mi i prod­hon efek­tet e tij nga data që vendi­mi merr for­më të pre­rë.

Birësi­mi është i pare­vokueshëm.

Gjyka­ta i dër­gon vendimin e for­mës së pre­rë për regjistrim zyrës së gjend­jes civile, ku ka regjistrin themeltar birë­sue­si.

 

MARRËDHËNIET NDËRMJET BIRËSUESIT DHE TË BIRËSUARIT

 

Neni 259

Me birësimin ndër­m­jet birë­sue­sit dhe gjin­isë së tij, nga njëra anë, dhe të birë­suar­it dhe të paslin­durve të tij, nga ana tjetër, lindin të drej­ta dhe detyra të njëj­ta me ato që kanë ndër­m­jet tyre per­son­at që janë gji­ni. Të drej­tat dhe detyrat ndër­m­jet të birë­suar­it dhe të paslin­durve të tij, nga njëra anë, dhe gjin­isë së tij, nga ana tjetër, pusho­jnë.

Kur njëri nga prindërit e të birë­suar­it është bashkëshort i birë­sue­sit, i birë­suari nuk i shkëput lid­hjet me këtë prind dhe gjin­inë e tij.

 

ATËSIA, MËMËSIA DHE MBIEMRI I TË BIRËSUARIT

 

Neni 260

I birë­suari merr mbiem­rin e birë­sue­sit dhe në rast të birësim­it nga të dy bashkëshort­ët, mbiem­rin e për­bashkët të tyre; në qoftë se ata kanë mbiem­ra të ndryshëm ven­dosin me mar­rëvesh­je se cilin mbiemër do të mba­jë i birë­suari; në rast mos­mar­rëvesh­je­je fëmi­ja merr mbiem­rin e të atit.

Me kërkesë të birë­sue­sit ose të birë­suesve, gjyka­ta mund të ndrysho­jë emrin e të birë­suar­it.

I birë­suari merr për emër nëne dhe ati atë të birë­sue­sit ose birë­suesve të tij.

 

Neni 261

Për birësimin sur­rog­a­tiv, të parashikuar në ligjin nr.8876, datë 4.4.2002 “Për shën­detin riprod­hues”, zba­to­hen të njëj­tat kritere dhe pro­ce­du­ra për birësimin, sipas këtij Kodi dhe legjis­la­cionit përkatës.

 

Neni  262

I mituri, prindërit biologjikë dhe birë­sue­sit kanë të drejtën e mirëbes­im­it për pro­cesin dhe doku­menta­cionin e birësim­it, si shpre­hje të respek­tim­it të jetës pri­vate.

Kur mosha dhe niveli i pjekurisë e lejo­jnë, i mituri ka të drejtë të nji­het me his­tor­inë e tij dhe, nëse është e mundur, me të dhë­nat për prindërit biologjikë.

 

TITULLI V

KUJDESTARIA

 

KREU I

KUJDESTARIA MBI TË MITURIT

 

Neni 263

Ven­dos­ja e kujdestarisë

Fëmi­jët e mitur ven­dosen në kujdestari dhe gëzo­jnë mbro­jt­je të veçan­të nga shteti kur prindërit e tyre janë në pamundësi për të ushtru­ar përgjegjës­inë prindërore, për shkak se të dy prindërit kanë vdekur ose nuk nji­hen, janë shpal­lur si të pag­je­tur, u është hequr përgjegjësia  prindërore ose u është hequr zotësia për të vepru­ar, si dhe për çdo shkak tjetër të pran­uar nga gjyka­ta.

Gjykatë kom­pe­tente për ven­dos­jen në kujdestari të të mitu­rit është ajo e vend­ba­nim­it ose vendqën­drim­it të të mitu­rit.

 

E DREJTA PËR PARAQITJEN E KËRKESËS

 

Neni 264

Të drejtën për paraqit­jen e kërkesës në gjykatë për kujdestar mbi të miturin e kanë:

a) të afër­mit e fëmi­jës së mitur;

b) cili­do që merr njof­tim për mbet­jen e fëmi­jës pa prindër ose për lind­jen e një fëmi­je me prindër të pan­jo­hur;

c) vetë i mituri që ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç;

ç) prokurori;

d) noteri, i cili në çel­jen e një tes­ta­men­ti vihet në dijeni për cak­timin e një kujdestari.

 

Neni 265

Gjyka­ta ven­dos si kujdestar per­son­in e cak­tu­ar nga prin­di, që ka ushtru­ar i fun­dit përgjegjës­inë prindërore, me tes­ta­ment ose deklaratë note­ri­ale.

Kujdestari i cak­tu­ar, sipas para­grafit të parë të këtij neni, nuk është i detyru­ar të pra­no­jë kujdestar­inë.

Në rastet kur kujdestari i cak­tu­ar sipas këtij neni nuk plotë­son kushtet e kërkuara nga ky Kod, kujdestaria ven­doset nga gjyka­ta.

 

FAMILJA KUJDESTARE

 

Neni 266

Famil­ja kujdestare është një famil­je alter­na­tive, e ven­do­sur nga gjyka­ta, për t’i ofru­ar fëmi­jës një mjedis famil­jar, kushte për mirër­rit­je, përku­jdesje fizike dhe mbështet­je emo­cionale.

Evi­den­ti­mi i famil­jeve kujdestare është përgjegjësi e sek­torit të ndih­mës dhe shër­bim­it social pranë bashk­isë ose komunës ku banon i mituri, e cila real­i­zo­het me fir­mosjen e një deklarate gatish­mërie nga famil­ja për të mar­rë fëmi­jë në kujdestari.

Num­ri i fëmi­jëve që i jepen në kujdestari një famil­je­je kujdestare duhet të jetë i kufizuar, duke u dhënë pri­or­itet në këtë ven­dos­je fëmi­jëve që janë vëllezër dhe motra me njëri-tjetrin.

 

Neni 267

Në rast se nuk është cak­tu­ar kujdestar nga prin­di që ka ushtru­ar i fun­dit përgjegjës­inë prindërore, gjyka­ta i jep pri­or­itet zgjed­hjes së kujdestar­it midis paraard­hësve, per­son­ave të afërt të të mitu­rit, një famil­je­je kujdestare dhe, si alter­na­tivë të fun­dit, insti­tu­cionin pub­lik ose pri­vat.

Para se gjyq­tari të cak­to­jë kujdestarin, duhet të dëgjo­jë per­son­in e zgjed­hur si të tillë dhe të mar­rë mendimin e të mitu­rit nëse ai ka mbushur moshën dhjetë vjeç.

Gjyka­ta, në çdo rast, merr mendimin e sek­torit të ndih­mës dhe shër­bimeve sociale pranë bashk­isë ose komunës së ven­dit ku zhvil­lo­het gjyki­mi, i cili përm­ban ekza­min­imin e zhvil­lim­it të per­son­alitetit të fëmi­jës në kon­tek­stin famil­jar eduka­tiv e social dhe ekza­min­imin e kushteve dhe për­sh­tat­shmërisë së fëmi­jës me per­son­in kujdestar të ardhshëm, të famil­jes kujdestare ose insti­tu­cionit të përku­jdesjes.

Cak­ti­mi i kujdestar­it nga gjyka­ta bëhet duke parë cilësitë e per­son­it kujdestar, të famil­jes kujdestare të zgjed­hur ose të insti­tu­cionit të përku­jdesjes, sipas para­grafit të tretë të këtij neni, si dhe pasi ka dëgjuar mendimin e një psiko­logu, që duhet të jetë i pran­ishëm gjatë gjykim­it.

 

Neni 268

Njof­ti­mi i gjykatës

Nëpunësi i gjend­jes civile, që merr njof­timin për vdek­jen e të dy prindërve ose prindit të vetëm, që ka lënë fëmi­jë në moshë të mitur, ose të lind­jes së një fëmi­je nga prindër të pan­jo­hur, dhe noteri që çel një tes­ta­ment, ku parashiko­het cak­ti­mi i një kujdestari, duhet të njofto­jnë gjykatën për fak­tin bren­da 10 ditëve.

Njof­ti­mi i gjykatës mund të bëhet edhe nga të afër­mit e të mitu­rit ose per­sona të tjerë të intere­suar.

Gjyka­ta, bren­da 30 ditëve nga mar­r­ja njof­tim ose nga paraqit­ja e kërkesës, ven­dos për cak­timin e kujdestar­it të të mitu­rit.

 

Neni 269

Kujdestaria mbi disa të mitur

Për të mitu­rit që janë vëllezër e motra cak­to­het një kujdestar i vetëm, përveç rastit kur rrethanat e veçan­ta kërko­jnë domos­dosh­mërinë e cak­tim­it të më shumë se një kujdestari.

 

 

PAAFTËSIA DHE PAPAJTUESHMËRIA PËR TË QENË KUJDESTAR

 

Neni 270

Nuk mund të cak­to­het kujdestar per­soni që:

a) është vetë në kujdestari;

b) ka kon­flikt intere­sash me të miturin;

c) nuk ka admin­istrim­in e lirë të pasurisë së tij;

ç) është për­jash­tu­ar nga kujdestaria për shkak të deklarim­it me shkrim të prindit që ka ushtru­ar i fun­dit përgjegjës­inë prindërore;

d) ka hum­bur ose i është hequr përgjegjësia prindërore, ose i është hequr detyra e kujdestar­it në një rast tjetër;

dh) është i dënuar me burgim për një vepër penale dhe është gjatë kohës së vua­jt­jes së dënim­it, si dhe kur është dënuar për krime ndaj të miturve.

e) ka mbushur moshën 65 vjeç;

ë) për shkak të gjend­jes së tij shën­de­të­sore nuk mund ta ushtro­jë me lehtësi kujdestar­inë;

f) ushtron përgjegjës­inë prindërore në më shumë se tre fëmi­jë;

g) është i ngarkuar me më shumë se dy kujdestari;

gj) nuk jep pëlqimin për të qenë kujdestar.

 

Neni 271

Kujdestaria në insti­tu­cionet e përku­jdesjes

Kujdestaria mbi të miturin, i cili nuk ka të afërm të njo­hur ose të aftë për të ushtru­ar detyrën e kujdestar­it, mund t’i jepet nga gjyka­ta një insti­tu­cioni pub­lik ose pri­vat të licen­cuar për përku­jdesjen e fëmi­jëve.

Drejtue­si i insti­tu­cionit i dele­gon njërit nga punon­jësit e tij të drejtën e ushtrim­it të funk­sion­eve të kujdestar­it.

Drejtue­si i insti­tu­cionit, bren­da 10 ditëve nga cak­ti­mi i per­son­it që merr funk­sionet e kujdestar­it, i dër­gon gjykatës aktin përkatës, i cili depoz­i­to­het në dos­jen gjyqë­sore dhe pasqy­ro­het në regjistrin e kujdestarisë.

 

Neni 272

Funk­sionet e kujdestar­it

Kujdestari kujde­set për të miturin, e për­faqë­son atë në të gjitha veprimet juridike dhe admin­istron pasur­inë e tij, sipas dis­poz­i­tave të këtij Kodi.

 

Neni 273

Detyrat e të mitu­rit

I mituri duhet ta respek­to­jë dhe t’i bindet kujdestar­it. Ai nuk mund të brak­tisë banesën ose insti­tu­cionin ku është lënë pa lejen e kujdestar­it.

Kur largo­het pa leje, kujdestari ka të drejtë ta kërko­jë të miturin dhe, nëse është e nevo­jshme, t’i drej­to­het gjykatës për kthimin e tij.

Gjatë gjykim­it duhet të dëgjo­het dhe i mituri që ka mbushur moshën dhjetë vjeç, në pran­inë e psiko­logut.

 

Neni 274

Rastet e kujdestarisë së posaçme

Gjyka­ta ven­dos cak­timin e një kujdestari të posaçëm kur:

a) ka kon­flikt intere­sash midis të mitu­rit dhe prindërve ose midis të mitu­rit dhe kujdestar­it të tij, si dhe kur midis tyre duhet të kry­het një veprim juridik;

b) ka kon­flikt intere­sash midis të miturve, vëllezër dhe motra, që kanë të njëjtin kujdestar ose kur duhet të kry­het një veprim juridik midis tyre;

c) për shkak sëmund­je­je ose për shkaqe të tjera, kujdestari i cak­tu­ar pen­go­het të krye­jë një veprim të cak­tu­ar ose të japë pëlqimin për kry­er­jen e një vepri­mi.

 

CAKTIMI I KUJDESTARIT TË POSAÇËM

 

Neni 275

Kujdestari i posaçëm cak­to­het nga gjyka­ta mbi bazën e kërkesës së prindit, të kujdestar­it, së të afër­mve të të mitu­rit, të mitu­rit që ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç dhe per­son­ave të intere­suar.

 

Neni 276

Me cak­timin e kujdestar­it të posaçëm, gjyka­ta cak­ton kufi­jtë e detyrave dhe të drej­tave të kujdestar­it, sipas rrethanave të çdo rasti të veçan­të.

 

Neni 277

Gjyka­ta kom­pe­tente

Gjykatë kom­pe­tente për cak­timin e kujdestar­it të posaçëm është ajo e vend­ba­nim­it ose e vendqën­drim­it të të mitu­rit, ose e ven­dit ku ndod­het pasuria e tij.

 

Neni 278

Funk­sionet e kujdestar­it të posaçëm

Kujdestari i posaçëm për­faqë­son të miturin në rastet kur intere­si i tij është në kon­flikt me interesin e kujdestar­it.

Kur kujdestari i posaçëm ndod­het në kon­flikt intere­sash me të miturin, gjyq­tari emëron një kujdestar tjetër.

Kujdestari i posaçëm duhet  të kërko­jë cak­timin e një kujdestari të ri në rastin kur kujdestari nuk kryen ose brak­tis detyrën. Kujdestari i posaçëm kujde­set për të miturin, e për­faqë­son atë dhe mund të krye­jë të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me rua­jt­jen dhe admin­istrim­in e pasurisë në raste urgjente.

 

Neni 279

Dhuri­mi ose dispon­i­mi me tes­ta­ment

Dhu­rue­si ose per­soni që disponon me tes­ta­ment në favor të një të mituri, edhe pse ky i fun­dit është nën përgjegjës­inë e prindërve të tij, mund t’i cak­to­jë atij një kujdestar të posaçëm për pra­n­imin dhe admin­istrim­in e pasurisë së dhu­ru­ar ose të lënë atij me tes­ta­ment.

Nëse dhu­rue­si ose tes­ta­tori nuk ka ven­do­sur ndryshe, kujdestari i posaçëm duhet të ushtro­jë të drej­tat dhe detyrat e tij, sipas dis­poz­i­tave për admin­istrim­in të këtij Kodi.

 

Neni 280

Mbari­mi i kujdestarisë së posaçme

Kujdestaria e posaçme mbaron kur pusho­jnë shkaqet për të cilat është ven­do­sur. Mbari­mi i kujdestarisë së posaçme bëhet me kërkesën e per­son­ave, sipas nen­it 275 të këtij Kodi.

 

Neni 281

Masa urgjente

Për­para se kujdestari të mar­rë për­sipër funk­sionet e tij, i takon gjyq­tar­it që, qoftë krye­sisht, qoftë me kërkesë të prokuror­it, të një të afër­mi ose të çdo per­soni të intere­suar, të ven­dosë një kujdestar të përkohshëm ose të mar­rë masa të tjera urgjente që janë të nevo­jshme për mbro­jt­jen e të mitu­rit ose për të rua­j­tur dhe admin­istru­ar pasur­inë e tij.

 

INVENTARI

 

Neni 282

Kujdestari, bren­da 10 ditëve pasi ka mar­rë njof­timin ligjor për emërim­in e tij, duhet të pro­ce­do­jë me inven­tarin e pasurisë së të mitu­rit. Inven­tari duhet të bëhet bren­da 30 ditëve.

Me kërkesën e kujdestar­it, gjyq­tari mund të zgjasë afatin e mësipërm, nëse rrethanat e kërko­jnë atë.

 

Neni 283

Inven­tari bëhet në pran­inë e noter­it, me pjesë­mar­rjen e kujdestar­it dhe, nëse është e mundur, të të mitu­rit që ka mbushur moshën dhjetë vjeç, si dhe në pran­inë e dy dësh­mi­tarëve të zgjed­hur nga gjyka­ta, mundë­sisht midis të afër­mve ose miqve të famil­jes. Gjyq­tari mund të lejo­jë që inven­tari të bëhet pa pran­inë e noter­it, nëse vlera e supozuar e pasurisë nuk e kalon shumën 50 mijë lekë.

Inven­tari depoz­i­to­het pranë gjykatës.

 

PËRMBAJTJA E INVENTARIT

 

Neni 284

Në inven­tar përf­shi­hen pasuritë e palu­a­jt­shme, të lua­jt­shme, kred­itë dhe deb­itë dhe për­shkruhen doku­mentet, shënimet dhe shkre­sat e lid­hu­ra me gjend­jen e aktiv­it dhe pasiv­it të pasurisë, duke iu përm­ba­j­tur for­maliteteve të për­cak­tu­ara në Kodin e Pro­ce­durës Civile.

 

Neni 285

Nëse në pasur­inë e të mitu­rit ka ndër­mar­rje, shoqëri, shoqëri tregtare ose bujqë­sore, pro­ce­do­het sipas legjis­la­cionit përkatës për har­timin e inven­tar­it të ndër­mar­rjes ose të shoqërisë dhe në për­puth­je me nenin 283 këtij Kodi. Ky inven­tar depoz­i­to­het pranë gjykatës dhe i shto­het inven­tar­it të për­men­dur në nenin 284 të këtij Kodi.

 

Neni 286

Admin­istri­mi nga kujdestari

Para se të bëhet inven­tari, admin­istri­mi i pasurisë nga kujdestari duhet të kufi­zo­het në çësht­jet që, nga vetë natyra e tyre, janë të ngut­shme.

 

Neni 287

Pas inven­tar­it, gjyka­ta, me propoz­im të kujdestar­it, ven­dos për vazhdimin e veprim­tarisë, tjetër­simin ose likuidimin e ndër­mar­rjes, shoqërisë, shoqërisë tregtare ose bujqë­sore, që janë pasuri e të mitu­rit, si dhe për mënyrat përkatëse dhe masat para­prake.

Gjatë gjykim­it, gjyka­ta mund të lejo­jë funk­sion­imin e përkohshëm të ndër­mar­rjes.

 

Neni 288

Pasuria e admin­istru­ar nga kujdestari i posaçëm

Kujdestari duhet të përf­shi­jë në inven­tarin e pasurisë së të mitu­rit edhe pasuritë, admin­istri­mi i të cilave i është dhënë një kujdestari të posaçëm.

Nëse ky ka bërë një inven­tar të veçan­të për këto pasuri, duhet t’i japë kop­je kujdestar­it, i cili e bashkon me inven­tarin e për­men­dur në nenin 284 të këtij Kodi.

Kujdestari i posaçëm duhet t’i japë kujdestar­it kop­je të llog­a­rive peri­odike të admin­istrim­it të pasurisë, përveçse kur disponue­si me tes­ta­ment ose dhu­rue­si e ka për­jash­tu­ar këtë.

 

Neni 289

Deklari­mi i debive ose kre­dive të kujdestar­it

Kujdestari që ka debi, kre­di ose deklarime të tjera kun­drejt të mitu­rit, duhet t’i bëjë të ditu­ra para mbyll­jes së inven­tar­it.

Kance­lari i gjykatës ka detyrim­in që ta pyesë lid­hur me këto deklarime. Në rast të inven­tar­it të bërë pa pjesë­mar­rjen e kance­lar­it të gjykatës, kujdestari pyetet nga gjyq­tari lid­hur me aktin e depoz­itim­it.

Në çdo rast, fak­ti i pyet­jes ose deklarim­it të kujdestar­it duhet për­men­dur në inven­tar ose në pro­cesver­balin e depoz­itim­it.

 

Neni 290

Munge­sa e deklarim­it

Kujdestari hum­bet çdo të drejtë, në qoftë se, duke qenë në dijeni të kre­disë ose të të drej­tave të tij, nuk i ka deklaru­ar edhe pse është pyetur shpre­himisht.

Kujdestari shkarko­het nga detyra kur, duke e ditur që është deb­itor, nuk ka deklaru­ar borx­hin e tij.

 

Neni 291

Depoz­iti­mi i par­ave, titu­jve dhe objek­teve

Kujdestari duhet të depoz­i­to­jë paratë, titu­jt e kre­dive te prurësi dhe objek­tet me vlerë që ekzis­to­jnë në pasur­inë e të mitu­rit pranë një banke ose insti­tu­ti tjetër kred­i­ti, të për­cak­tu­ar nga gjyka­ta, me për­jash­tim të rastit kur gjyka­ta ven­dos ndryshe lid­hur me rua­jt­jen e tyre.

Kujdestari nuk është i detyru­ar të depoz­i­to­jë shu­mat që nevo­jiten për shpen­zimet urgjente lid­hur me të miturin.

 

Neni 292

Kap­i­talet e të mitu­rit, me autor­iz­im para­prak të gjykatës, mund të investo­hen nga kujdestari, në rastet që e shikon të për­sh­tat­shme dhe në interes të të mitu­rit.

 

Neni 293

Autor­iz­i­mi i gjykatës

Kujdestari, pa autor­iz­im të gjykatës, nuk mund:

a) të ble­jë pasuri, përveç sendeve të lua­jt­shme të nevo­jshme për për­dorim nga i mituri, për ekonom­inë shtëpi­ake dhe për admin­istrim­in e pasurisë;

b) të mar­rë kap­i­tale, të lejo­jë heq­jen e hipotekave ose zgjid­hjen e pengut, të mar­rë për­sipër detyrime, me për­jash­tim të rastit kur këto lid­hen me shpen­zimet e nevo­jshme për mba­jt­jen e të mitu­rit dhe për admin­istrim­in e zakon­shëm të pasurisë të tij;

c) të pra­no­jë trashëgi­mi ose të heqë dorë prej saj, të pra­no­jë dhurime ose leg, që janë me bar­rë ose me kusht;

ç) të lid­hë kon­tra­ta qira­je të pasurive të palu­a­jt­shme për një afat mbi 9 vjet ose që në çdo rast zgjasin më shumë se 1 vit pasi i mituri ka mbushur moshën mad­hore;

d) të ngre­jë padi, me për­jash­tim të rasteve kur bëhet fjalë për kallëz­im të një puni­mi të ri ose të dëmit të mund­shëm, të padive të posedim­it, ose për nxjer­rjen nga shtëpia të qira­mar­rësit, dhe të padive për kërkimin e fry­teve ose për mar­rjen e masave kon­ser­v­a­tive;

dh) të tjetër­so­jë pasur­inë e të mitu­rit, përveç fry­teve dhe të mirave të lua­jt­shme që dëm­to­hen lehtë­sisht;

e) të kri­jo­jë peng­je ose hipote­ka;

ë) të fil­lo­jë pro­ce­durën e pjesë­tim­it të pasurisë ose të ngre­jë pad­inë përkatëse;

f) të bëjë prem­time dhe transak­sione ose të pra­no­jë mar­rëvesh­je.

 

Neni 294

Shit­ja e pasurisë

Në autor­iz­imin për shit­jen e pasurisë, gjyka­ta ven­dos nëse shit­ja duhet bërë me ose pa ankand, duke për­cak­tu­ar në çdo rast çmimin min­i­mal.

Kur në autor­iz­im nuk është për­cak­tu­ar mënyra e shpërn­dar­jes ose riin­ves­tim­it të të ard­hu­rave të real­izuara nga shit­ja, këtë e ven­dos gjyka­ta në një autor­iz­im të mëvon­shëm.

 

Neni 295

Veprimet e kry­era në kundër­sh­tim me nenet paraard­hëse

Çdo veprim që kujdestari kryen në kundër­sh­tim me ligjin është i pavlef­shëm.

Kujdestari, i mituri, trashëgim­tarët e tij ose per­son­at që kanë interes, mund të kërko­jnë pavlef­sh­mërinë e veprimeve të kry­era në kundër­sh­tim me Kre­un I të Tit­ul­lit V “Kujdestaria” të këtij Kodi.

 

Neni 296

Ndalimet për kujdestarin dhe kujdestarin e posaçëm

Kujdestari dhe kujdestari i posaçëm as me ankand nuk mund të bëhen blerës, drejt­për­drejt ose nëpër­m­jet per­son­ave të tjerë, të pasurisë dhe të të drej­tave të të mitu­rit. Ata nuk mund të mar­rin me qira pasuritë e të mitu­rit pa autor­iz­imin dhe masat mbro­jtëse të ven­do­sura nga gjyka­ta.

Per­son­at e për­cak­tu­ar në nenin 295 të këtij Kodi mund të kërko­jnë pavlef­sh­mërinë e veprimeve të kry­era në kundër­sh­tim me ndalimet e për­men­dura në para­grafin e parë të këtij neni, me për­jash­tim të kujdestar­it dhe kujdestar­it të posaçëm që i kanë kry­er ato.

 

Neni 297

Shpër­bli­mi i kujdestar­it

Detyra e kujdestar­it është pa pagesë.

Gjyka­ta, duke pasur parasysh mad­hës­inë e pasurisë dhe vështirësitë e admin­istrim­it ose shër­bim­it për të miturin, mund t’i cak­to­jë kujdestar­it një kom­pen­sim të arsyeshëm nga pasuria e të mitu­rit.

Nëse e kërko­jnë rrethanat e veçan­ta, gjyka­ta, pasi ka dëgjuar kujdestarin e posaçëm, mund të autor­i­zo­jë kujdestarin që të cak­to­jë si zëvendës të tij në admin­istrim, nën përgjegjës­inë e tij vet­jake, një ose më shumë per­sona me pagesë.

 

Neni 298

Mba­jt­ja e kontabilitetit

Kujdestari duhet të mba­jë kontabilitetin e rreg­ullt të admin­istrim­it të pasurisë dhe t’i japë llog­a­ri një herë në vit gjyq­tar­it.

Gjyq­tari mund t’ia nën­shtro­jë kontabilitetin e admin­istrim­it të pasurisë shqyr­tim­it vje­tor nga ana e kujdestar­it të posaçëm ndon­jë të afër­mi ose një per­soni në lid­hje krushqie me të miturin.

 

Neni 299

Përgjegjësia e kujdestar­it dhe kujdestar­it të posaçëm

Kujdestari duhet ta admin­istro­jë pasur­inë e të mitu­rit me  kujdesin e një prin­di të mirë.

Kujdestari dety­ro­het të shpër­ble­jë të miturin për të gjitha dëmet që i ka shkak­tu­ar këtij në kry­er­jen e par­reg­ullt të detyrës, ose për shkak të lënies pa arsye të detyrës së kujdestar­it.

Të njëjtën përgjegjësi ka edhe kujdestari i posaçëm, për aq sa lid­hen me detyrat e tij.

 

Neni 300

Zëvendësi­mi i kujdestar­it

Gjyka­ta e heq kujdestarin dhe e zëvendë­son atë me një tjetër kur vëren se ai shpër­doron të drej­tat e tij, tre­go­het i paku­jdesshëm në kry­er­jen e detyrës ose, në mënyra të tjera, vë në rrezik intere­sat e të mitu­rit, si dhe kur vetë kujdestari kërkon largimin e tij për shkaqe të arsyeshme. Kërke­sa për zëvendësimin e kujdestar­it mund të bëhet nga per­son­at e intere­suar ose prokurori.

Në këto raste gjyka­ta dëgjon më parë pre­tendimet e kujdestar­it.

 

Neni 301

Dorëz­i­mi i pasurisë

Me mbarim­in e kujdestarisë ose zëvendësimin e saj, kujdestari duhet të bëjë men­jëherë dorëz­imin e pasurisë së të mitu­rit, sipas rastit, të mitu­rit që është bërë mad­hor, trashëgim­tarëve të tij ose kujdestar­it të ri.

Bren­da 2 mua­jve nga çasti i mbarim­it ose zëvendësim­it, kujdestari i paraqet gjykatës llog­a­r­inë për­fundimtare të admin­istrim­it të pasurisë.

Gjyka­ta, kur ka shkaqe të arsyeshme, ven­dos shtyr­jen e dorëzim­it të llog­a­risë tej këtij afati.

 

Neni 302

Mira­ti­mi i llog­a­risë

Gjyka­ta thër­ret kujdestarin e posaçëm, të miturin që ka mbushur moshën mad­hore, nëse është rasti kujdestarin e ri dhe, në rast të vdek­jes së të mitu­rit, trashëgim­tarët e tij, për të shqyr­tu­ar llog­a­r­inë dhe për të bërë vëre­jt­jet përkatëse.

Nëse nuk ka vëre­jt­je dhe par­reg­ull­si ose mangësi në llog­a­ri, gjyka­ta e mira­ton atë.

Kundër vendim­it të gjykatës mund të bëhet ankim nga kujdestari ose nga per­son­at e tjerë të parashikuar në para­grafin e parë të këtij neni.

 

Neni 303

Parashkri­mi i padive për kujdestar­inë

Paditë e të mitu­rit kundër kujdestar­it dhe ato të kujdestar­it kundër të mitu­rit, për kujdestar­inë, parashkruhen bren­da 5 vjetëve, pasi i mituri ka mbushur moshën mad­hore ose ka vdekur.

Nëse kujdestari ka paraqi­tur llog­a­r­inë për­para se i mituri të mbushë moshën mad­hore ose për­para vdek­jes, afati fil­lon nga data kur gjyq­tari ka mar­rë vendim mbi llog­a­r­inë.

Dis­poz­i­tat e këtij neni nuk zba­to­hen për pad­inë e pagim­it të difer­encës që rezul­ton nga llog­a­ria për­fundimtare.

 

Neni 304

Ndal­i­mi i mar­rëvesh­jes para mira­tim­it të llog­a­risë

Midis kujdestar­it dhe të mitu­rit që ka arrit­ur moshën mad­hore nuk mund të bëhet asnjë mar­rëvesh­je për­para mira­tim­it të llog­a­risë së paraqi­tur nga kujdestari.

I mituri që ka arrit­ur moshën mad­hore, trashëgim­tarët e tij ose ata që kanë një interes të ligjshëm mund t’i drej­to­hen gjykatës për të kërkuar pavlef­sh­mërinë e mar­rëvesh­jes së bërë, sipas para­grafit të parë të këtij neni.

 

Neni 305

Regjistri i kujdestarisë

Në regjistrin e kujdestarisë, që ndod­het pranë gjykatës, nën përku­jdesjen e kance­lar­it të gjykatës, regjistro­hen ven­dos­ja dhe mbari­mi i kujdestarisë, për­jash­ti­mi ose shkarki­mi nga detyra i kujdestar­it ose kujdestar­it të posaçëm, rezul­tatet e inven­tarëve dhe të llog­a­rive, raportet vje­tore të për­cak­tu­ara në nenin 302 të këtij Kodi dhe të gjitha masat që sjellin ndryshime në sta­tusin vet­jak ose pasuror të të mitu­rit.

Për ven­dos­jen dhe mbarim­in e kujdestarisë, kance­lari i gjykatës njofton bren­da 10 ditëve nëpunësin e gjend­jes civile për të bërë shën­imin në aktin e lind­jes së të mitu­rit.

 

Neni 306

Mbari­mi i kujdestarisë

Kujdestaria mbaron kur fëmi­ja:

a) bëhet mad­hor;

b) vdes;

c) fiton zotës­inë për të vepru­ar me martesë.

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 49, datë 20 Qer­shor 2003, faqe 1907

[2] Kodi i Famil­jes ka hyrë në fuqi më datë 21 Dhje­tor 2003

[3] Nga tek­sti i Kodit të Famil­jes janë pasqyru­ar dis­poz­i­tat që rreg­ul­lo­jnë të drej­tat e fëmi­jëve

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim