L I G J

 

Nr. 9062, datë 8.5.2003

KODI I FAMILJES

 

Në mbështet­je të nen­eve 53, 54, 81 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin  e Këshillit të Min­is­trave,

 

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

V E N D O S I:

 

PJESA E PARË

PARIME TË PËRGJITHSHME

 

Neni  1

 

Marte­sa, si një bashkë­jetesë ligjore, mbështetet në baraz­inë morale dhe juridike të bashkëshort­ëve, në ndjen­jën e dashurisë, respek­tit dhe mirëkup­ti­m­it rec­i­prok, si baza e unitetit në famil­je. Marte­sa dhe famil­ja  gëzo­jnë mbro­jt­jen e veçan­të të shtetit.

 

Neni  2

 

Prindërit, organet kom­pe­tente dhe gjykatat, në vendimet dhe veprim­tar­inë e tyre, duhet të kenë si kon­sid­er­atë parë­sore interesin më të lartë të fëmi­jës.

 

Neni  3

 

Prindërit kanë detyrë dhe të drejtë të kujde­sen për mirër­rit­jen, zhvil­lim­in, mirëqe­nien, edukimin dhe arsim­imin e fëmi­jëve të lin­dur nga marte­sa ose jashtë martese.

Shteti dhe shoqëria duhet t’u ofro­jnë famil­jeve mbështet­jen e nevo­jshme për të mba­j­tur në gjirin e tyre fëmi­jët, për të paran­dalu­ar  keq­tra­j­timin dhe brak­tis­jen  e tyre, si dhe për të rua­j­tur qën­druesh­mërinë e famil­jes.

 

Neni 4

 

Fëmi­jët e lin­dur jashtë martese kanë të njëj­tat të drej­ta dhe detyra si fëmi­jët e lin­dur nga marte­sa.

 

Neni  5

 

Çdo  fëmi­jë, për një zhvil­lim të plotë dhe har­monik të per­son­alitetit, ka të drejtë të rritet në një mjedis famil­jar, në një atmos­ferë gëz­i­mi, dashurie dhe mirëkup­ti­mi.

 

Neni  6

 

Në çdo pro­ce­durë që i për­ket të mitu­rit, ai ka të drejtë të dëgjo­het, në për­puth­je me moshën dhe aftës­inë e tij për të kup­tuar, duke rua­j­tur të drejtën që i japin dis­poz­i­tat e veçan­ta që garan­to­jnë ndërhyr­jen dhe dhënien e pëlqim­it nga ana e tij.

Në rastet kur i mituri kërkon të dëgjo­het, kërke­sa e tij nuk mund të rrë­zo­het, veçse për shkaqe të rën­da dhe me një vendim tepër të motivuar.

I mituri mund të dëgjo­het vetë, nëpër­m­jet një avokati ose një per­soni të zgjed­hur prej tij.

Në çdo pro­ce­durë që i për­ket të mitu­rit, pra­nia e psiko­logut është e detyrueshme për të vlerë­suar thëni­et e të mitu­rit, në për­puth­je me zhvil­lim­in men­dor dhe sit­u­atën e tij sociale.

 

PJESA E DYTË

BASHKËSHORTËT

 

TITULLI  I

MARTESA

 

KREU  I

KUSHTET THELBËSORE PËR LIDHJEN E MARTESËS

 

Mosha e lid­hjes së martesës

Neni 7

 

Marte­sa mund të lid­het ndër­m­jet një bur­ri dhe një gru­a­je që kanë mbushur moshën 18 vjeç.

Gjyka­ta e ven­dit ku lid­het marte­sa, për shkaqe me rëndësi, mund të lejo­jë martesën edhe për­para kësaj moshe.

Neni 8

Pëlqi­mi i bashkëshort­ëve

 

Marte­sa lid­het para nëpunësit të gjend­jes civile, me pëlqimin e lirë të dy bashkëshort­ëve të ardhshëm.

 

Ndalimet për lid­hjen e martesës

Neni 9

 

Nuk mund të lid­hë martesë të re per­soni që është mar­tu­ar, derisa marte­sa e mëparshme nuk është shpal­lur e pavlef­shme ose nuk është zgjid­hur.

 

Neni 10

 

Nuk mund të lid­hin martesë midis tyre të par­alin­durit dhe të paslin­durit, vël­lai dhe motra, ungji dhe mbe­sa, emta dhe nipi, si dhe fëmi­jët e vëllezërve dhe të motrave.

Gjyka­ta, për shkaqe me rëndësi, mund të lejo­jë martesën midis fëmi­jëve të vëllezërve dhe të motrave.

 

Neni 11

 

Nuk mund të lid­hin martesë midis tyre vjehrri dhe nus­ja, vjehrra dhe dhën­dri, njerku dhe thjesh­tra, njer­ka dhe thjeshtri, pavarë­sisht se marte­sa që ka kri­juar këtë lid­hje është shpal­lur e pavlef­shme, ka pushuar ose është zgjid­hur.

 

Neni 12

 

Nuk mund të lid­hë martesë per­soni që vuan nga një sëmund­je e rëndë psikike ose ka zhvil­lim men­dor të metë, që e bën të paaftë të kup­to­jë qël­lim­in e martesës.

 

Neni 13

 

Ndalo­het marte­sa midis kujdestar­it dhe per­son­it që ndod­het në kujdesin e tij gjatë kohës që vazh­don kujdestaria.

 

Neni 14

 

Ndalo­het marte­sa midis birë­sue­sit e të birë­suar­it dhe pasard­hësve të tyre, të birë­suar­it dhe bashkëshort­it të birë­sue­sit, midis birë­sue­sit e bashkëshort­it të të birë­suar­it, midis të birë­suarve, si dhe midis të birë­suar­it dhe fëmi­jëve të birë­sue­sit.

Me birësimin nuk zhduket shkaku që ndalon martesën midis të birë­suar­it dhe gjin­isë së tij të parashikuar nga neni 10 i këtij Kodi.

 

KREU II

FORMA E LIDHJES SË MARTESËS

 

Shpall­ja e martesës

Neni 15

 

Për­para lid­hjes së martesës, nëpunësi i gjend­jes civile bën shpall­jen e saj, duke afishuar në vende të cak­tu­ara nga bashkia ose komu­na aktin, ku tre­go­het iden­titeti, pro­fe­sioni, vend­ba­n­i­mi dhe vendqën­dri­mi i bashkëshort­ëve të ardhshëm, si dhe ven­di ku do të lid­het marte­sa.

 

 

Neni 16

 

Kërke­sa për shpall­je bëhet nga bashkëshort­ët e ardhshëm ose nga per­soni i cak­tu­ar nga ata me prokurë të posaçme.

Shpall­ja bëhet në bashk­inë ose komunën e ven­dit ku secili nga bashkëshort­ët e ardhshëm ka vend­ba­n­imin ose vendqën­drim­in.

Nëse nuk kanë jet­u­ar 6 muaj në vend­ba­n­imin ose vendqën­drim­in aktu­al, shpall­ja duhet të bëhet edhe në bashk­inë ose komunën ku bashkëshorti ka jet­u­ar më parë.

 

Neni 17

 

Marte­sa nuk mund të lid­het para se të kalo­jnë 10 ditë nga e nesër­m­ja e shpall­jes.

Në qoftë se shpall­ja ndër­pritet për­para mbarim­it të këtij afati, ky fakt duhet të për­mendet në shpall­jen e re.

Neni 18

 

Në qoftë se lid­h­ja e martesës nuk është bërë bren­da 1 viti nga shpall­ja, marte­sa nuk mund të lid­het pa u bërë shpall­ja e re e parashikuar në dis­poz­i­tat  për shpall­jen e martesës.

 

Neni 19

 

Per­soni që kërkon shpall­jen duhet t’i paraqesë nëpunësit të gjend­jes civile cer­ti­fikatat e lind­jes së të dy bashkëshort­ëve të ardhshëm, si dhe çdo doku­ment tjetër që është i nevo­jshëm dhe provon se nuk ekzis­to­jnë penge­sa për lid­hjen e martesës.

 

Kundër­sh­timet e lid­hjes së martesës

Neni 20

 

Prindërit dhe, në mungesë të tyre, paraard­hësit e tjerë dhe të afër­mit në vijë të tërthortë deri në shkallë të tretë, mund të kundër­sh­to­jnë lid­hjen e martesës së të afër­mve të tyre për çdo shkak që vjen në kundër­sh­tim me kushtet e parashikuara në këtë Kod për lid­hjen e martesës.

E drej­ta e kundër­sh­tim­it i takon edhe bashkëshort­it të per­son­it që do të lid­hë një martesë tjetër, si dhe kujdestar­it, nëse njëri prej bashkëshort­ëve është vënë në kujdestari.

E drej­ta e kundër­sh­tim­it të martesës i takon edhe prokuror­it për  shkaqet që parashiko­hen në ligj, për të cilat ai mund të kërko­jë pavlef­sh­mërinë e saj.

 

Neni 21

 

Kundër­sh­ti­mi i lid­hjes së martesës bëhet para nëpunësit të gjend­jes civile ku do të lid­het marte­sa, i cili është i detyru­ar të bëjë shënimet përkatëse në regjistrin e marte­save.

Nëpunësi i gjend­jes civile është i detyru­ar që të bëjë shën­imin e heq­jes së kundër­sh­tim­it në regjistrin e marte­save kur:

a) vlerë­son se kundër­sh­ti­mi nuk është bërë në për­puth­je me dis­poz­i­tat e këtij Kodi;

b) për këtë ka një vendim gjyqë­sor;

c) hiqet dorë nga kundër­sh­ti­mi.

Heq­ja dorë nga kundër­sh­ti­mi nuk pen­gon nëpunësin e gjend­jes civile të refu­zo­jë lid­hjen e martesës për shkaqet e parashikuara në këtë Kod.

 

Neni 22

 

Akti i kundër­sh­tim­it duhet të përm­ba­jë cilës­inë që i jep të drejtën kundër­shtue­sit të bëjë kundër­sh­timin, vendin ku marte­sa duhet të lid­het, shkaqet e kundër­sh­tim­it dhe dis­poz­itën ligjore ku mbështetet ai.

Neni 23

 

Kur nëpunësi i gjend­jes civile vlerë­son se kundër­sh­ti­mi është bërë në për­puth­je me dis­poz­i­tat e këtij Kodi, pezul­lon pro­ce­durën e lid­hjes së martesës derisa gjyka­ta të ven­dosë refuz­imin e kundër­sh­tim­it ose të hiqet dorë prej tij.

Kundër vendim­it të pezul­lim­it, bashkëshort­ët e ardhshëm kanë të drejtën e ankim­it në gjykatë bren­da 5 ditëve nga mar­r­ja dijeni e vendim­it të pezul­lim­it.

 

Neni 24

 

Akti i kundër­sh­tim­it të lid­hjes së martesës nuk ka efekt pas kalim­it të 1 viti nga data e regjistrim­it të kundër­sh­tim­it.

 

Neni 25

 

Gjyka­ta kom­pe­tente, me kërkesë të secilit prej bashkëshort­ëve të ardhshëm, bren­da 10 ditëve nga data e regjistrim­it të kërkesës, ven­dos për heq­jen ose jo të kundër­sh­tim­it të bërë për lid­hjen e martesës.

 

Neni 26

 

Vendi­mi i gjykatës së shkallës së parë mund të anki­mo­het në gjykatën e apelit, e cila duhet të ven­dosë bren­da 10 ditëve nga data e regjistrim­it të çësht­jes.

 

Neni 27

 

Në qoftë se kundër­sh­ti­mi nuk pra­nohet, kundër­shtue­sit, me për­jash­tim të paraard­hësve, mund të dety­ro­hen me dëmsh­për­blim, sipas dis­poz­i­tave përkatëse të Kodit Civ­il.

 

Lid­h­ja e martesës

Neni 28

 

Marte­sa lid­het pub­lik­isht për­para nëpunësit të gjend­jes civile, të cilit i është bërë kërke­sa për shpall­je.

 

Neni 29

 

Me kërkesë të prokuror­it të ven­dit ku lid­het marte­sa e bashkë-short­ëve të ardhshëm, gjyka­ta, për shkaqe me rëndësi, mund të ven­dosë që marte­sa të lid­het edhe pa u shpal­lur.

Neni 30

 

Në ditën e cak­tu­ar për lid­hjen e martesës, nëpunësi i gjend­jes civile, pasi bindet për iden­titetin e bashkëshort­ëve të ardhshëm, në bazë të akteve dhe të thënieve të dësh­mi­tarëve, si dhe të vetë bashkëshort­ëve të ardhshëm, në prani të dy dësh­mi­tarëve, u lex­on bashkëshort­ëve të ardhshëm nenet e këtij Kodi që përm­ba­jnë të drej­tat dhe detyrimet e bashkëshort­ëve, merr nga secili bashkëshort deklarim­in se ata duan të lid­hin martesë dhe, pasi merr pëlqimin e tyre, i shpall në emër të ligjit të mar­tu­ar.

Akti i martesës har­to­het men­jëherë, nën­shkruhet nga bashkëshort­ët, dësh­mi­tarët dhe nëpunësi i gjend­jes civile dhe regjistro­het në regjistrin e marte­save.

 

 

 

 

Neni 31

 

Në qoftë se njëri nga bashkëshort­ët, për shkak të sëmund­jes ose për ndon­jë pengesë tjetër të jus­ti­fikuar për­para nëpunësit të gjend­jes civile, është në pamundësi për të shkuar në zyrën e gjend­jes civile të komunës ose bashk­isë, atëherë nëpunësi i gjend­jes civile shkon në vendin ku ndod­het bashkëshorti që ka pengesë dhe lidh martesën, sipas pro­ce­durës së parashikuar në nenin 30 të këtij Kodi.

 

Neni 32

Refuz­i­mi i lid­hjes së martesës

 

Nëpunësi i gjend­jes civile mund të refu­zo­jë lid­hjen e martesës vetëm për shkaqe të parashikuara në këtë Kod. Në këtë rast ai mund të lësho­jë një akt ku të tre­go­hen shkaqet e refuzim­it.

Kundër aktit të refuzim­it mund të bëhet ankim në gjykatë.

 

 

KREU III

PAVLEFSHMËRIA E MARTESËS

 

Shkaqet e pavlef­sh­mërisë

Neni 33

 

Marte­sa që është lid­hur pa pëlqimin e lirë dhe pa vese të të dy bashkëshort­ëve ose të njërit prej tyre është e pavlef­shme.

 

Neni 34

 

Marte­sa e lid­hur në lajthim për per­son­in e bashkëshort­it shpal­let e pavlef­shme.

Ka lajthim për per­son­in, kur njëri nga bashkëshort­ët lidh martesë me një per­son që nuk është ai me të cilin dësh­i­ron të mar­to­het.

Shpal­let e pavlef­shme marte­sa e lid­hur në lajthim për cilësitë thel­bë­sore të bashkëshort­it, të cilat po t’i dinte bashkëshorti tjetër, nuk do të lid­hte martesën.

 

Neni 35

 

Marte­sa e lid­hur nga një per­son që vuan nga një sëmund­je e rëndë psikike ose ka zhvil­lim men­dor të metë, që e bën të paaftë të kup­to­jë qël­lim­in e martesës, është e pavlef­shme.

 

Neni 36

 

Marte­sa e lid­hur nga bashkëshort­ët pa pasur qël­lim për jetë të për­bashkët si bur­rë e grua është e pavlef­shme.

 

Neni 37

 

Marte­sa e lid­hur në kushtet kur njëri nga bashkëshort­ët gjen­det nën ndikimin e një kanos­je­je, pa të cilën nuk do të lid­hej marte­sa, shpal­let e pavlef­shme.

 

Neni 38

 

Kërke­sa për pavlef­sh­mërinë e martesës, në rastet e parashikuara në nenet 34 dhe 37 të këtij Kodi, parashkruhet kur ka pasur një bashkë­jetesë të vazh­dueshme për 6 muaj që nga çasti që bashkëshorti ka fitu­ar lir­inë e plotë ose nga çasti që gjend­ja e kanos­jes ka mbaru­ar dhe ai ka mar­rë dijeni për lajthimin.

 

Neni 39

 

Marte­sa e lid­hur nga per­soni që nuk ka mbushur moshën e parashikuar në këtë Kod është e pavlef­shme.

Një martesë e tillë nuk shpal­let e pavlef­shme kur per­soni ka arrit­ur moshën e kërkuar, ose kur gru­a­ja ka lin­dur fëmi­jë ose ka mbe­tur shtatzënë.

 

Neni  40

 

Marte­sa e lid­hur midis per­son­ave që për­menden në nenet 9, 10, 11, 13 dhe 14 të këtij Kodi është e pavlef­shme.

Gjyka­ta nuk shpall të pavlef­shme martesën e lid­hur midis fëmi­jëve të vëllezërve dhe të motrave, kur çmon se ka shkaqe me rëndësi.

 

Neni 41

 

Marte­sa e lid­hur gjatë vazhdim­it të një martese të mëparshme të njërit prej bashkëshort­ëve është e pavlef­shme.

Kur gjatë gjykim­it për pavlef­sh­mërinë e martesës, bashkëshort­ët pre­tendo­jnë se marte­sa e mëparshme ka qenë e pavlef­shme ose e zgjid­hur, gjyko­het më parë vlef­sh­mëria ose ekzis­ten­ca e martesës së mëparshme dhe, në qoftë se kjo martesë shpal­let e pavlef­shme, marte­sa e dytë mbetet e vlef­shme.

Marte­sa e dytë, e lid­hur gjatë vazhdim­it të martesës së mëparshme të njërit prej bashkëshort­ëve, nuk shpal­let e pavlef­shme, në qoftë se në këtë kohë zgjid­het marte­sa e mëparshme.

 

Neni 42

 

Marte­sa që nuk është lid­hur pub­lik­isht dhe për­para nëpunësit të gjend­jes civile është e pavlef­shme.

Kërke­sa mund të bëhet nga bashkëshort­ët, nga prindërit e tyre, nga të par­alin­durit dhe nga të gjithë ata që kanë një interes të drejt­për­drejtë, si dhe nga prokurori.

 

Neni  43

 

Bashkëshorti, në dëm të të cilit është lid­hur një martesë e dytë, mund të kërko­jë pavlef­sh­mërinë e kësaj martese.

Në qoftë se bashkëshort­ët nga marte­sa e dytë pre­tendo­jnë pavlef­sh­mërinë e martesës së parë, pavlef­sh­mëria e martesës së parë do të gjyko­het para­prak­isht.

 

Neni 44

 

Të drejtën e padisë për pavlef­sh­mërinë e martesës së lid­hur pa pëlqimin e lirë të dy bashkëshort­ëve ose të njërit prej tyre e kanë të dy bashkëshort­ët ose bashkëshorti, pëlqi­mi i të cilit nuk ka qenë i lirë.

Të drejtën e padisë për pavlef­sh­mërinë e martesës së lid­hur me kanos­je ose me lajthim e ka vetëm bashkëshorti që ka qenë i kanosur ose në lajthim.

E drej­ta e padisë parashkruhet, në qoftë se nga data që ka pushuar kanos­ja, që është zbu­lu­ar lajthi­mi ose bashkëshorti ka fitu­ar lir­inë e plotë në rast të martesës pa pëlqim të lirë, kanë kalu­ar 6 muaj, por në çdo rast jo më tepër se 3 vjet nga lid­h­ja e martesës.

E drej­ta e padisë, në rastet kur ka pasur një bashkë­jetesë të vazh­dueshme për 6 muaj që nga çasti që bashkëshorti ka fitu­ar lir­inë e plotë ose nga çasti që ai ka mar­rë dijeni për lajthimin, parashkruhet me kalim­in e këtij afati.

 

Neni 45

 

Të drejtën e padisë për pavlef­sh­mërinë e martesës për shkaqet e parashikuara në nenet 36, 39, 40 dhe 41 të këtij Kodi e kanë secili nga bashkëshort­ët, prokurori dhe kush­do tjetër që ka një interes të drejt­për­drejtë të ligjshëm. Kjo padi mund të ngri­het edhe pas zgjid­hjes së martesës.

E drej­ta e padisë për pavlef­sh­mërinë e martesës nuk parashkruhet, përveç rasteve të parashikuara në nenet 44 dhe 46 të këtij Kodi.

 

Neni 46

 

Të drejtën e padisë për pavlef­sh­mërinë e martesës, për shkaqet e parashikuara në nenin 35, pas shërim­it të bashkëshort­it të sëmurë, e ka secili nga bashkëshort­ët.

E drej­ta e padisë parashkruhet me kalim­in e 6 mua­jve nga shëri­mi i bashkëshort­it.

 

Neni 47

 

Kur bashkëshort­it i është hequr zotësia për të vepru­ar, padia për pavlef­sh­mërinë e martesës mund të ngri­het nga kujdestari i tij.

 

Neni 48

 

E drej­ta e padisë për shpall­jen e pavlef­sh­mërisë së martesës nuk u kalon trashëgim­tarëve, përveçse kur gjyki­mi ka fil­lu­ar për­para vdek­jes së bashkëshort­it.

E drej­ta e trashëgim­tarëve kufi­zo­het vetëm për rastet që prekin rendin pub­lik dhe jo për raste që kanë të bëjnë thjesht me mbro­jt­jen e të drej­tave të bashkëshort­ëve, si lajthi­mi e kër­cën­i­mi.

 

Neni 49

Paso­jat e pavlef­sh­mërisë

 

Marte­sa që shpal­let e pavlef­shme me vendim të for­mës së pre­rë kon­sidero­het se nuk është lid­hur.

Për bashkëshort­in që nuk ka ditur shkakun e pavlef­sh­mërisë së martesës, paso­jat fil­lo­jnë nga data që vendi­mi merr for­më të pre­rë.

Fëmi­jët e lin­dur nga një martesë që shpal­let e pavlef­shme, quhen si të lin­dur nga marte­sa dhe mar­rëd­hëni­et midis tyre dhe prindërve rreg­ul­lo­hen si në rastet kur zgjid­het marte­sa.

 

TITULLI II

TË DREJTAT DHE DETYRIMET QË LINDIN NGA MARTESA

 

KREU I

TË DREJTAT DHE DETYRIMET RECIPROKE TË BASHKËSHORTËVE

 

Neni  50

Detyri­mi për besnikëri, ndih­më dhe bashkëpunim

 

Me martesë bur­ri dhe gru­a­ja për­fi­to­jnë të njëj­tat të drej­ta dhe mar­rin për­sipër të njëj­tat detyrime.

Nga marte­sa lind detyri­mi rec­i­prok për besnikëri, për ndih­më morale dhe mate­ri­ale, për bashkëpunim në interes të famil­jes dhe të bashkë­jetesës.

Neni 51

Mbiem­ri i bashkëshort­it

 

Bashkëshort­ët, kur lid­hin martesën, kanë të drejtë të zgjed­hin për të mba­j­tur si mbiemër të për­bashkët njërin nga mbiem­rat e tyre ose të mba­jnë secili mbiem­rin e vet.

Mbiem­ri regjistro­het në regjistrin e marte­save.

 

Neni 52

Mbiem­ri i fëmi­jëve

 

Fëmi­ja merr mbiem­rin e për­bashkët të prindërve. Kur prindërit kanë mbiem­ra të ndryshëm, të gjithë fëmi­jët mba­jnë një mbiemër, atë që do të ven­dosin prindërit me mar­rëvesh­je. Kur mar­rëvesh­ja nuk arri­het, fëmi­jët mba­jnë mbiem­rin e të atit.

 

Neni 53

Detyri­mi ndaj fëmi­jëve

 

Marte­sa ven­dos mbi të dy bashkëshort­ët detyrim­in për të mba­j­tur, arsimuar dhe edukuar fëmi­jët, duke pasur parasysh aftësitë, prir­jet naty­rore dhe dëshi­rat e fëmi­jëve.

 

Neni 54

Kon­tribu­ti i bashkëshort­ëve

 

Në qoftë se kon­tribu­ti i bashkëshort­ëve për detyrimet që rrjed­hin nga marte­sa nuk është rreg­ul­lu­ar me kon­tratën marte­sore, ata do të kon­tribuo­jnë për nevo­jat e famil­jes në për­puth­je me kushtet dhe aftësitë e tyre.

 

Neni 55

Vend­ba­n­i­mi i bashkëshort­ëve

 

Bashkëshort­ët kanë detyrim­in e jetesës së për­bashkët.

Vend­ba­n­i­mi i famil­jes është ven­di që bashkëshort­ët zgjed­hin me mar­rëvesh­je të për­bashkët.

Në rast mos­mar­rëvesh­je­je, secili nga bashkëshort­ët mund t’i drej­to­het gjykatës, e cila, pasi dëgjon mendimet e të dy bashkëshort­ëve dhe, nëse është rasti, edhe mendimin e fëmi­jës që ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë  vjeç, mundo­het të arri­jë një zgjid­hje me mirëkup­tim.

Kur kjo nuk është e mundur, gjyka­ta ven­dos zgjid­hjen që e quan më të për­sh­tat­shme për kërke­sat e famil­jes.

 

Neni 56

Largi­mi nga vend­ba­n­i­mi

 

E drej­ta për ndih­më morale dhe mate­ri­ale e parashikuar në këtë Kod ndër­pritet kun­drejt bashkëshort­it, që është larguar pa shkak nga vend­ba­n­i­mi famil­jar dhe refu­zon të kthe­het.

Në rast të mospërm­bush­jes së detyrimeve që rrjed­hin nga marte­sa, gjyka­ta, sipas rrethanave, mund të urd­hëro­jë sekuestrim­in e të mirave të bashkëshort­it të larguar, në masën e duhur.

 

Neni 57

Pëlqi­mi i bashkëshort­it

 

Bashkëshort­ët nuk mund të dispono­jnë banesën bashkëshort­ore dhe pajis­jet e saj  pa pëlqimin e tjetrit, cili­do qoftë regji­mi pasuror marte­sor.

Bashkëshorti që nuk ka dhënë pëlqimin për veprim­in juridik të kry­er nga tjetri, lid­hur me banesën bashkëshort­ore, mund të kërko­jë anulim­in e tij bren­da 1 viti nga data kur ai ka mar­rë njof­tim për këtë veprim juridik, por jo më tepër se 1 vit nga data që regji­mi pasuror marte­sor ka mar­rë fund.

 

Neni 58

Autor­iz­i­mi i gjykatës

 

Çdo bashkëshort mund të autor­i­zo­het nga gjyka­ta për të kry­er një veprim juridik, për të cilin bashkëpuni­mi ose pëlqi­mi i bashkëshort­it tjetër do të ishte i nevo­jshëm, në qoftë se ky i fun­dit nuk është në gjend­je të shpre­hë vull­netin e tij ose në qoftë se refuz­i­mi i tij vjen në kundër­sh­tim me interesin e famil­jes.

Vepri­mi juridik i  kry­er si më sipër, mund të kundër­sh­to­het nga bashkëshorti, pëlqi­mi i të cilit nuk është mar­rë, për të mos e ngarkuar atë me asnjë detyrim.

 

Neni 59

Autor­iz­i­mi i për­faqësim­it

 

Në qoftë se njëri nga bashkëshort­ët nuk është në gjend­je të shpre­hë vull­netin e tij, bashkëshorti tjetër mund ta për­faqë­so­jë në të gjitha veprimet juridike ose në veprime juridike të cak­tu­ara që lid­hen me regjimin pasuror marte­sor. Kushtet dhe gjerësia e për­faqësim­it për­cak­to­hen në autor­iz­imin e dhënë nga gjyka­ta.

 

Neni 60

Veprime pa pëlqimin e bashkëshort­it

 

Secili nga bashkëshort­ët mund të krye­jë vetë, pa pëlqimin e bashkëshort­it tjetër, veprimet juridike që kanë të bëjnë me mba­jt­jen e famil­jes ose me edukimin e fëmi­jëve. Për detyrimet e mar­ra për­sipër nga njëri bashkëshort, dety­ro­het sol­i­dar­isht edhe bashkëshorti tjetër.

Përgjegjësia sol­i­dare nuk ka vend për shpen­zimet hap­tazi të tepër­ta, duke pasur parasysh mënyrën e jetesës në famil­je, dobish­mërinë e veprim­it të kry­er, si dhe mirëbes­imin ose keqbes­imin e per­son­ave të tretë kon­trak­tues.

 

Neni 61

Masat urgjente

 

Në qoftë se njëri nga bashkëshort­ët nuk plotë­son në mënyrë të duk­shme detyrimet e tij dhe vë në rrezik intere­sat e famil­jes, gjyka­ta, me kërkesën e bashkëshort­it tjetër, mund të për­cak­to­jë të gjitha masat urgjente që lid­hen me ta.

Zgjat­ja e masave të parashikuara në këtë nen duhet të jetë e për­cak­tu­ar dhe në asnjë rast të mos i kalo­jë 3 vjet.

 

Neni 62

Masat kundër  dhunës

 

Bashkëshorti ndaj të cilit ushtro­het dhunë, ka të drejtë t’i drej­to­het gjykatës me kërkesë për ven­dos­jen si masë urgjente largimin e bashkëshort­it, që ushtron dhunë, nga bane­sa bashkëshort­ore.

 

Neni 63

Dispon­i­mi i të ard­hu­rave

 

Secili nga bashkëshort­ët mund të ushtro­jë lirisht një pro­fe­sion, të dispono­jë të ard­hu­rat nga puna dhe të ard­hu­rat e tjera, sipas regjim­it pasuror marte­sor përkatës, pasi të ketë kon­tribuar në detyrimet që rrjed­hin nga marte­sa.

 

Neni 64

Admin­istri­mi i sendeve vet­jake

 

Secili nga bashkëshort­ët ka të drejtën e admin­istrim­it dhe të tjetër­sim­it lirisht të sendeve të tij vet­jake, pa qenë nevo­ja e pëlqim­it të bashkëshort­it tjetër.

 

Neni 65

Për­parësia e detyrimeve që rrjed­hin nga marte­sa

 

Zba­ti­mi i dis­poz­i­tave të këtij kreu rrjedh nga marte­sa dhe zba­to­het pavarë­sisht nga regji­mi pasuror marte­sor i bashkëshort­ëve.

 

TITULLI  III

REGJIMET PASURORE MARTESORE

 

KREU  I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni  66

Regji­mi pasuror marte­sor i bashkëshort­ëve

 

Regji­mi pasuror marte­sor i bashkëshort­ëve rreg­ul­lo­het me ligj, në mungesë të mar­rëvesh­jes së veçan­të, ku bashkëshort­ët parashiko­jnë regjimin që dëshi­ro­jnë, i cili nuk duhet të vijë në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat e këtij Kodi dhe legjis­la­cionit përkatës.

 

Neni 67

Të drej­ta të pash­mang­shme

 

Bashkëshort­ët nuk mund t’i shman­gen të drej­tave dhe detyrimeve që rrjed­hin për ta nga marte­sa, si dhe përgjegjë­sisë prindërore dhe rreg­ullave të admin­istrim­it ligjor dhe të kujdestarisë.

 

Neni 68

Për­faqësi­mi i bashkëshort­it

 

Secili nga bashkëshort­ët mund t’i japë të drejtën bashkëshort­it tjetër për ta për­faqë­suar gjatë regjim­it pasuror marte­sor, sipas dis­poz­i­tave të Kodit Civ­il.

Man­dati i për­faqësim­it mund të revoko­het në çdo kohë.

 

For­ma e kon­tratës

Neni 69

 

Kon­tra­ta marte­sore bëhet me akt note­r­i­al, në prani dhe me pëlqimin e njëkohshëm të dy bashkëshort­ëve të ardhshëm ose të për­faqë­suesve të tyre.

Në çastin e nën­shkrim­it të kon­tratës, noteri i lëshon palëve një akt note­r­i­al, i cili përm­ban iden­titetin e plotë, adresën e bashkëshort­ëve të ardhshëm dhe datën e lid­hjes së kon­tratës.

Noteri ka detyrim­in të depoz­i­to­jë kop­je të kon­tratës në zyrën e gjend­jes civile para lid­hjes së martesës.

Në qoftë se në aktin e martesës tre­go­het se bashkëshort­ët nuk kanë lid­hur kon­tratë, ata do të kon­sidero­hen kun­drejt të tretëve si të mar­tu­ar nën regjimin pasuror marte­sor të bashkë­sisë ligjore.

 

 

 

 

Neni 70

 

Në rastin e martesës së të mitu­rit, sipas nen­it 7 para­grafi i dytë, zba­to­het regji­mi pasuror marte­sor i bashkë­sisë ligjore derisa të mbushë moshën 18 vjeç, çast pas  të cilit mund të kërko­het ndryshi­mi i regjim­it ligjor të pasurisë.

 

Neni 71

 

Në qoftë se një nga bashkëshort­ët ushtron veprim­tari tregtare, ndryshimet në kon­tratën e martesës lid­hur me veprim­tar­inë tregtare duhet të depoz­i­to­hen, në çdo rast, edhe në regjistrin treg­tar.

Efek­tet për per­son­at e tretë fil­lo­jnë nga çasti i depoz­itim­it të ndryshim­it, parashikuar në para­grafin e parë.

 

Neni 72

 

Bashkëshort­ët mund të bien dako­rd, në interes të famil­jes, për ta ndryshuar pjesër­isht ose tërë­sisht regjimin pasuror marte­sor vetëm pas kalim­it të 2 vjetëve të zba­tim­it të tij.

Ndryshimet, në këtë rast, duhet të bëhen në të njëjtën for­më që kërko­het për kon­tratën fillestare të martesës.

Ndryshi­mi i regjim­it pasuror marte­sor ka efekt kun­drejt të tretëve, 3 muaj pasi ndryshi­mi të jetë depoz­i­tu­ar në regjistrin ku është pasqyru­ar akti i martesës. Në mungesë të këtij shën­i­mi, ndryshi­mi nuk kundër­sh­to­het nga të tretët, në qoftë se në aktet e bëra midis tyre, bashkëshort­ët kanë deklaru­ar se kanë ndryshuar regjimin pasuror marte­sor.

 

 

KREU  II

REGJIMI PASUROR MARTESOR NË BASHKËSI

 

Bashkësia ligjore

Neni 73

 

Regji­mi pasuror marte­sor i bashkë­sisë ligjore zba­to­het kur bashkëshort­ët nuk kanë lid­hur kon­tratë për regjim tjetër pasuror marte­sor.

Neni 74

Për­bër­ja e bashkë­sisë

 

Bashkësia për­bëhet nga:

a) pasuria e fitu­ar nga të dy bashkëshort­ët, së bashku ose veç e veç, gjatë martesës;

b) të ard­hu­rat nga veprim­taria e veçan­të e çdo bashkëshorti gjatë martesës, nëse nuk janë kon­sumuar deri në mbarim­in e bashkëpronë­sisë;

c) fry­tet e pasurisë së çdo bashkëshorti, që janë mar­rë dhe nuk janë kon­sumuar deri në mbarim­in e bashkëpronë­sisë;

ç) veprim­taria tregtare  e  kri­juar gjatë martesës.

Në rast se veprim­taria tregtare  para lid­hjes së martesës i përk­iste vetëm njërit prej bashkëshort­ëve, por gjatë martesës drej­to­het nga të dy bashkëshort­ët, bashkësia përf­shin vetëm fitimet dhe shtimin e prod­him­it.

 

 

 

 

 

 

Neni  75

Pasuria e cak­tu­ar për admin­istrim­in e veprim­tarisë tregtare

 

Pasuria e kri­juar gjatë martesës, e cak­tu­ar për admin­istrim­in e veprim­tarisë tregtare të njërit prej bashkëshort­ëve dhe sht­e­sat e prod­him­it të saj janë objekt i bashkëpronë­sisë vetëm nëse ekzis­to­jnë si të tilla në çastin e mbarim­it të martesës.

 

Neni 76

 

Pasuria e bashkëshort­ëve prezu­mo­het si e për­bashkët, me për­jash­tim të rastit kur bashkëshorti provon karak­terin e saj vet­jak.

 

Pasuria vet­jake

Neni 77

 

Pasuri vet­jake e bashkëshort­it që nuk bën pjesë në bashkësi është:

a) pasuria, e cila para lid­hjes së martesës ishte në bashkëpronësi të bashkëshort­it me per­sona të tjerë ose kun­drejt së cilës ai ishte tit­ullar i një të drejte reale për­dori­mi;

b) pasuria e fitu­ar gjatë martesës me anë të dhurim­it, të trashëgimisë ose legut, kur në aktin e dhurim­it ose në tes­ta­ment nuk për­cak­to­het se ato janë dhënë  në favor të bashkë­sisë;

c) pasuritë e për­dorim­it ngushtë­sisht vet­jak të secilit bashkëshort dhe pasuritë e fitu­ara si aksesorë të pasurisë vet­jake;

ç) mjetet e nevo­jshme të punës për ushtrim­in e pro­fe­sion­it të njërit prej bashkëshort­ëve, përveç atyre që janë cak­tu­ar për admin­istrim­in e një veprim­tarie tregtare;

d) pasuria e fitu­ar nga shpër­bli­mi i dëmit vet­jak, me për­jash­tim të të ard­hu­rave që rrjed­hin nga pen­sioni i fitu­ar për shkak të hum­b­jes së pjesshme ose të plotë të aftë­sisë për punë;

dh) pasuria e fitu­ar nga tjetër­si­mi i pasurive vet­jake të sipër­për­men­dura;

e) shkëm­bi­mi i tyre, kur kjo është deklaru­ar shpre­himisht në aktin e bler­jes.

 

Neni 78

 

Bashkësia mund të për­fi­to­jë kom­pen­sim, pas mbarim­it të saj, për të ard­hu­rat dhe pasuritë që bashkëshorti ka neglizhuar të mar­rë ose për ato që ai ka shpen­zuar në keqbes­im.

Kërke­sa për kom­pen­sim duhet të paraqitet nga bashkëshorti i intere­suar para mbarim­it të pro­ce­durës të ndar­jes së pasurisë.

 

E drej­ta e kom­pen­sim­it

Neni 79

 

Pasuria e fitu­ar në shkëm­bim të një pasurie, e cila i përk­iste indi­vid­u­al­isht njërit prej bashkëshort­ëve, është pasuri vet­jake, me për­jash­tim të kom­pen­sim­it që i bëhet bashkë­sisë ose e kundër­ta, kur nga shkëm­bi­mi rezul­ton të ketë difer­en­ca.

Nëse difer­en­ca në ngarkim të bashkë­sisë është më e mad­he se vlera e pasurisë vet­jake të tjetër­suar, pasuria e fitu­ar në këtë shkëm­bim i për­ket bashkë­sisë, përveç kom­pen­sim­it në favor të pasurisë vet­jake të bashkëshort­it.

 

Neni 80

 

Të ard­hu­rat e për­fi­tu­ara, si paso­jë e një ankan­di ose forme tjetër, të një pasurie të palu­a­jt­shme, ku njëri nga bashkëshort­ët është bashkëpronar në pjesë të pan­darë, nuk për­bën pasuri të fitu­ar gjatë martesës, me për­jash­tim të kom­pen­sim­it që duhet t’i bëhet bashkë­sisë për shpen­z­imin që ajo ka bërë.

 

Detyrimet mbi bashkës­inë

Neni 81

 

Bashkëshort­ët përgjig­jen mbi pasur­inë në bashkësi:

a) për të gjitha bar­rët dhe detyrimet që rën­do­jnë mbi ta në çastin e fitim­it të pronë­sisë;

b) për të gjitha shpen­zimet e admin­istrim­it të pasurisë së për­bashkët;

c) për të gjitha shpen­zimet për mba­jt­jen e famil­jes dhe për çdo detyrim të kon­trak­tu­ar nga bashkëshort­ët, qoftë dhe veç­mas, që është në interes të famil­jes;

ç) për çdo detyrim tjetër kon­trak­tues ose jokon­trak­tues, me për­jash­tim të detyrimeve të për­cak­tu­ara si vet­jake në këtë Kod.

Neni 82

 

Detyrimet që bashkëshort­ët kanë para lid­hjes së martesës ose që rën­do­jnë trashëgim­itë dhe dhurimet që fito­jnë gjatë martesës mbeten detyrime vet­jake.

 

Neni 83

 

Kred­i­torët e bashkëshort­it, në rastin e nen­it 82, mund t’i kërko­jnë page­sat e tyre fil­lim­isht mbi pasur­inë vet­jake dhe të ard­hu­rat e bashkëshort­it deb­itor.

Ata mund të kërko­jnë dhe vënien sekue­stro mbi pasur­inë e bashkë­sisë, atëherë kur pasuritë e lua­jt­shme që i përkasin deb­itorit të tyre datën e lid­hjes së martesës ose që i fito­jnë me trashëgi­mi ose me dhurim janë përzi­er me pasur­inë në bashkësi dhe nuk mund të iden­ti­fiko­hen, sipas këtij Kodi.

 

Neni 84

 

Bashkëshort­ët përgjig­jen mbi pasur­inë në bashkësi deri në gjys­mën e vlerës së saj, kun­drejt kred­i­torëve vet­jakë të çdo bashkëshorti, kur pasuria vet­jake e tij nuk mjafton për përm­bush­jen e:

a) detyrimeve që ai ka mar­rë për­sipër vetëm për admin­istrim­in e pasurisë në bashkësi, jashtë kufi­jve të tagrave të tij të admin­istrim­it;

b) detyrimeve të tij vet­jake, cili­do qoftë çasti i lind­jes së tyre.

Para­grafi i mësipërm nuk zba­to­het, nëse ka pasur mashtrim nga bashkëshorti deb­itor dhe keqbes­im nga kred­i­tori.

 

Neni 85

 

Në rast se detyri­mi vet­jak i njërit bashkëshort është shly­er nga bashkësia, ai dety­ro­het të bëjë kom­pen­simin e bashkë­sisë.

 

Neni 86

 

Të ard­hu­rat vet­jake të një bashkëshorti nuk mund të preken nga kred­i­torët e bashkëshort­it tjetër, vetëm nëse detyri­mi ka qenë i kon­trak­tu­ar për mirëm­ba­jt­jen e banesës dhe të famil­jes, sipas nen­it 81 të këtij Kodi.

 

Detyrimet e kon­trak­tu­ara veç­mas nga bashkëshort­ët

Neni 87

 

Në rastin kur detyri­mi është kon­trak­tu­ar në interesin vet­jak të njërit prej bashkëshort­ëve dhe ai është shly­er nga pasuria në bashkësi, bashkëshorti për­fitues dety­ro­het të bëjë kom­pen­simin e bashkë­sisë.

 

 

 

Neni 88

 

Në rast se nga pasuria në bashkësi janë paguar gjo­ba ose dëmsh­për­blime, për të cilat është detyru­ar njëri prej bashkëshort­ëve për shkak të një dën­i­mi penal ose admin­is­tra­tiv, ai dety­ro­het të kom­pen­so­jë pasur­inë në bashkësi.

Bashkësia ka të drejtën për kom­pen­sim nëse detyri­mi që bashkësia ka shly­er ishte kon­trak­tu­ar nga njëri prej bashkëshort­ëve në kundër­sh­tim me detyrimet që i imponon marte­sa.

 

Neni 89

Detyrimet sol­i­dare të bashkëshort­ëve me pasur­inë në bashkësi

 

Kur një detyrim vjen në bashkësi për shkak të njërit bashkëshort, ai nuk mund të kërko­het mbi pasuritë vet­jake të bashkëshort­it tjetër. Nëse ka detyrime sol­i­dare të të dy bashkëshort­ëve, ai mund të kërko­het mbi pasur­inë në bashkësi.

Neni 90

Admin­istri­mi i bashkë­sisë

 

Secili bashkëshort ka të drejtën e admin­istrim­it të zakon­shëm të pasurisë në bashkësi.

Secili bashkëshort është për­faqë­sues ligjor edhe i bashkëshort­it tjetër për­para organ­eve admin­is­tra­tive dhe gjyqë­sore për çësht­je që kanë të bëjnë me admin­istrim­in e zakon­shëm të pasurisë në bashkësi.

Kry­er­ja e veprimeve që kapërce­jnë admin­istrim­in e zakon­shëm u takon bashkër­isht të dy bashkëshort­ëve.

 

Neni 91

Admin­istri­mi nga një bashkëshort

 

Në rast largësie ose pengese tjetër të njërit bashkëshort dhe në mungesë të prokurës ose autor­izim­it të gjykatës, bashkëshorti tjetër mund të krye­jë veprimet që janë të nevo­jshme edhe në rastin kur kërko­het pëlqi­mi i të dy bashkëshort­ëve, sipas nen­it 90 të këtij Kodi.

 

Neni 92

Refuz­i­mi i pëlqim­it

 

Nëse njëri prej bashkëshort­ëve refu­zon të japë pëlqimin për kry­er­jen e një vepri­mi të admin­istrim­it të jashtëza­kon­shëm ose për veprime të tjera, për të cilat kërko­het pëlqi­mi, bashkëshorti tjetër mund t’i drej­to­het gjykatës për të mar­rë autor­iz­imin.

Gjyka­ta ven­dos dhënien e autor­izim­it kur kry­er­ja e veprim­it është e nevo­jshme për intere­sa të famil­jes ose të veprim­tarisë tregtare që bën pjesë në bashkësi.

 

Neni 93

Zëvendësi­mi në admin­istrim

 

Nëse njëri nga bashkëshort­ët, për një kohë të vazh­dueshme, ndod­het jashtë gjend­jes për të shpre­hur vull­netin e tij, ose nëse admin­istri­mi i bashkë­sisë nga ana e tij dësh­mon për paaftësi ose keqbes­im, bashkëshorti tjetër mund t’i kërko­jë gjykatës të zëvendë­so­jë atë në ushtrim­in e të drej­tave të tij.

Bashkëshorti i privuar nga të drej­tat e admin­istrim­it të bashkë­sisë mund t’i kërko­jë gjykatës rik­thimin e tyre, nëse provon se janë zhdukur shkaqet e për­jash­tim­it të tij nga admin­istri­mi.

 

 

 

 

Neni 94

Tejkali­mi i të drej­tave

 

Nëse njëri nga bashkëshort­ët  tejkalon të drej­tat e tij mbi pasur­inë në bashkësi, mund të kërko­het nga bashkëshorti tjetër anuli­mi i veprim­it, nëse më vonë ai nuk ka dhënë pëlqimin për këtë veprim.

Kjo padi mund të ngri­het bren­da 1 viti nga data e mar­rjes dijeni për veprim­in dhe, në çdo rast, jo më vonë se 1 vit nga mbari­mi i bashkë­sisë.

 

Neni 95

Admin­istri­mi i pasurisë vet­jake të bashkëshort­it

 

Secili bashkëshort ka të drejtë të admin­istro­jë dhe të dispono­jë lirisht pasuritë vet­jake.

Nëse gjatë martesës njëri nga bashkëshort­ët i beson tjetrit admin­istrim­in e pasurisë së tij vet­jake, zba­to­hen rreg­ul­lat e për­faqësim­it.

Nëse njëri nga bashkëshort­ët admin­istron pasur­inë vet­jake të tjetrit, me dijen­inë e këtij të fun­dit dhe pa pasur kundër­sh­tim nga ana e tij, kon­sidero­het se ka mar­rë një akt  për­faqësi­mi në hes­ht­je, që mbu­lon veprimet e admin­istrim­it dhe të për­dorim­it, me për­jash­tim të tagrit të disponim­it. Në këtë rast, ai përgjig­jet kun­drejt bashkëshort­it tjetër me cilës­inë e për­faqë­sue­sit dhe, nëse është rasti, dety­ro­het të dorë­zo­jë vetëm fry­tet që ekzis­to­jnë, duke mos u përgjigjur për ato që janë kon­sumuar.

Nëse njëri nga bashkëshort­ët, me gjithë kundër­sh­timin e tjetrit, admin­istron pasur­inë e tij vet­jake dhe kryen veprime lid­hur me të, përgjig­jet për dëmin e shkak­tu­ar dhe për fry­tet që duhet të ishin mar­rë. Në këtë rast, bashkëshorti i dëm­tu­ar ka të drejtë të ngre­jë padi për anulim­in e veprim­it të kry­er, sipas kritereve të për­cak­tu­ara në nenin 94 të këtij Kodi.

 

Neni 96

Mbari­mi i bashkë­sisë

 

Bashkësia mbaron me:

a) vdek­jen e njërit prej bashkëshort­ëve, shpall­jen i zhdukur ose i vdekur të njërit prej tyre, shpall­jen të pavlef­shme dhe zgjid­hjen e martesës;

b)  pjesë­timin e pasurive;

c) ndryshimin e regjim­it pasuror marte­sor, kur sjell mbarim­in e bashkë­sisë.

 

Neni 97

Ndal­i­mi i pjesë­tim­it

 

Pjesë­ti­mi i pasurisë nuk mund të bëhet gjatë vazhdim­it të bashkë­sisë, edhe në rast të një mar­rëvesh­je­je të bashkëshort­ëve.

 

Neni 98

Pjesë­ti­mi i pasurisë

 

Pjesë­ti­mi i pasurisë në bashkësi mund të kërko­het në gjykatë në rast paaftësie dhe admin­istrim­it të keq të njërit prej bashkëshort­ëve, kur mënyra e admin­istrim­it të pasurisë prej tij vë në rrezik intere­sat e bashkëshort­it tjetër ose të famil­jes, ose kur njëri nga bashkëshort­ët nuk kon­tribuon për nevo­jat e famil­jes, në pro­por­cion me gjend­jen e tij dhe me aftës­inë për punë dhe kur ka ndod­hur një pjesë­tim fak­tik i pasurisë në bashkësi.

Ndar­ja e pasurisë mund të kërko­het nga njëri prej bashkëshort­ëve ose nga për­faqë­sue­si i tij ligjor. Kred­i­torët e njërit bashkëshort nuk mund të kërko­jnë vetë ndar­jen e pasurisë.

Vendi­mi i gjykatës për ndar­jen ka fuqi që nga data kur është paraqi­tur kërke­sa dhe i ven­dos bashkëshort­ët nën regjimin e pasurive marte­sore të ndara, të parashikuar në këtë Kod.

 

Neni 99

 

Kur pro­ce­du­ra për pjesë­timin e pasurisë ka fil­lu­ar, kred­i­torët mund të kërko­jnë të nji­hen me kërkesën dhe doku­mentet e paraqi­tu­ra nga bashkëshort­ët, si dhe të ndërhyjnë në seancën gjyqë­sore  për mbro­jt­jen e të drej­tave të tyre.

 

Neni 100

Depoz­iti­mi

 

Kërke­sa dhe vendi­mi i ndar­jes së pasurisë duhet të depoz­i­to­hen pranë zyrës së gjend­jes civile dhe, nëse është rasti, edhe në regjistrin treg­tar.

Vendi­mi shëno­het në regjistrin e gjend­jes civile, si dhe në origji­nalin e kon­tratës së martesës.

Kom­pen­simet

Neni 101

 

Secili nga bashkëshort­ët duhet të kom­pen­so­jë shu­mat e mar­ra nga pasuria në bashkësi, që janë për­dorur për qël­lime të ndryshme nga ai i përm­bush­jes së detyrimeve të parashikuara në nenin 81 të këtij Kodi.

Neni 102

 

Kom­pen­simet dhe kthimet real­i­zo­hen në çastin e mbarim­it të bashkë­sisë.

Gjyka­ta mund të autor­i­zo­jë dhe të urd­hëro­jë për ato në çdo çast nëse e kërkon dhe e lejon intere­si i famil­jes.

Pjesë­ti­mi i pasurisë në bashkësi

Neni 103

Pjesë­ti­mi i pasurisë në bashkës­inë ligjore bëhet duke u nisur nga barazia e aktiv­it dhe pasiv­it të saj.

Pasi të jenë zbrit­ur nga bashkësia detyrimet që ajo ka ndaj bashkëshort­ëve ose të tretëve, pasuria që mbetet nda­het në pjesë të barabar­ta midis bashkëshort­ëve.

Gjyka­ta, në bazë të nevo­jave të fëmi­jëve dhe nga fak­ti se kujt do t’i beso­hen ata, mund të ven­dosë në favor të një bashkëshorti kalim­in e një pjese të pasurisë së bashkë­sisë që i takon bashkëshort­it tjetër.

 

Neni 104

 

Kur kom­pen­si­mi bëhet në dobi të njërit bashkëshort, ky i fun­dit merr nga pasuria e bashkë­sisë një shumë të barabartë me vlerën që bashkësia i dety­ro­het atij. Në qoftë se aktivi i pasurisë së bashkë­sisë është i pam­jaftueshëm, bashkëshorti tjetër është i detyru­ar për difer­encën.

Në rastet kur aktivi i pasurisë nuk është i mjaftueshëm për të përm­bushur detyrimet e bashkë­sisë ndaj të tretëve, kred­i­torët kanë të drejtë t’i drej­to­hen secilit prej bashkëshort­ëve, të cilët përgjig­jen sol­i­dar­isht. Bashkëshorti që ka shly­er detyrim­in e bashkë­sisë si më sipër, ka të drejtën e regre­sit ndaj bashkëshort­it tjetër për pjesën e detyrim­it të shly­er për llog­a­ri të tij.

 

Neni 105

 

Në fil­lim të pro­ce­durës së pjesë­tim­it të pasurisë në bashkësi, bashkëshort­ët ose trashëgim­tarët e tyre kanë të drejtë të mar­rin pasur­inë e lua­jt­shme vet­jake, që u përk­iste para bashkë­sisë ose që ata e kanë fitu­ar gjatë bashkë­sisë në for­më trashëgimie ose dhuri­mi. Në mungesë të provave të kundër­ta prezu­mo­het se pasuria e lua­jt­shme bën pjesë në bashkësi.

 

Mar­r­ja e vlerës në rast të mungesës së pasurisë së lua­jt­shme

Neni 106

 

Nëse pasuria e lua­jt­shme nuk ekzis­ton në natyrë, bashkëshorti ose trashëgim­tarët e tij kanë të drejtë të mar­rin vlerën e saj duke zbrit­ur amor­tiz­imin e tij nga për­dori­mi në bashkësi, me kusht që munge­sa e pasurisë të ketë ard­hur për shkak të kon­sum­it për për­dorim, për shkak të shkatër­rim­it ose hum­b­jes së saj ose për çdo shkak që nuk mund t’i kundërvi­het bashkëshort­it tjetër.

 

Neni 107

 

Pjesë­ti­mi i pasurisë së bashkëshort­ëve bëhet sipas këtij Kodi, Kodit Civ­il dhe Kodit të Pro­ce­durës Civile.

 

KREU III

BASHKËSIA ME KONTRATË

 

Neni 108

 

Bashkëshort­ët, në kon­tratën e martesës, mund të ndrysho­jnë bashkës­inë ligjore me mar­rëvesh­je, e cila nuk duhet të vijë në kundër­sh­tim me nenet 66 dhe 67 të këtij Kodi.

Bashkëshort­ët mund të bien dako­rd që:

a) bashkësia të përf­shi­jë pasuritë e lua­jt­shme para martesës dhe fitimet nga pasuritë vet­jake gjatë martesës;

b) të ndryshohen rreg­ul­lat lid­hur me admin­istrim­in;

c) të kenë pjesë jo të barabar­ta;

ç)  të ketë ndër­m­jet tyre bashkësi uni­ver­sale.

Rreg­ul­lat e bashkë­sisë ligjore mbeten të zbat­ueshme për të gjitha pikat që nuk janë bërë objekt i kon­tratës së martesës ndër­m­jet palëve.

 

Neni 109

 

Kur bashkëshort­ët bien dako­rd që të ketë ndër­m­jet tyre bashkësi, sipas nen­it 108 shkro­n­ja “a”, pasuria në bashkësi për­bëhet nga pasuria në regjimin pasuror të bashkë­sisë ligjore, nga pasuria e lua­jt­shme para martesës dhe fitimet nga pasuritë vet­jake gjatë martesës.

Mbetet pasuri vet­jake dhe nuk mund të përf­shi­het në bashkësi pasuria e lua­jt­shme e parashikuar në shkro­n­jat “c”, “ç”, “d” të nen­it 77 të këtij Kodi.

 

Neni 110

 

Bashkëshort­ët, për detyrimet e tyre para martesës, përgjig­jen mbi pasur­inë në bashkësi deri në kufirin e vlerës së pasurisë së tyre, e cila, në bazë të kon­tratës së lid­hur, sipas këtij Kodi, është pjesë për­bërëse e bashkë­sisë.

 

Neni 111

Admin­istri­mi i për­bashkët

 

Bashkëshort­ët mund të bien dako­rd që ta admin­istro­jnë së bashku bashkës­inë. Në këtë rast, aktet e admin­istrim­it dhe të disponim­it të pasurisë së bashkë­sisë bëhen me nën­shkrim­in e për­bashkët të dy bashkëshort­ëve dhe përm­ba­jnë  detyrim­in sol­i­dar të tyre.

 

Pjesët jo të barabar­ta

Neni 112

 

Bashkëshort­ët, në kon­tratën e martesës, mund të bien dako­rd  të cak­to­jnë pjesë jo të barabar­ta për pasur­inë në bashkësi, ndryshe nga bashkësia ligjore.

 

Neni 113

 

Në rastet kur bashkëshort­ët, në kon­tratën e martesës, kanë për­cak­tu­ar pjesë jo të barabar­ta në bashkësi, ata ose trashëgim­tarët e tyre i për­bal­lo­jnë detyrimet në raport me pasur­inë që kanë në bashkësi ose që kanë për­fi­tu­ar nga bashkësia.

Çdo klau­zolë e kon­tratës është e pavlef­shme nëse dety­ron bashkëshort­in me pjesë të kufizuar ose trashëgim­tarët e tij të për­bal­lo­jnë një detyrim më të madh se pje­sa e tyre në bashkësi ose të për­jash­to­hen nga për­bal­li­mi i detyrim­it të tyre në raport me këtë pjesë.

 

Neni 114

Bashkësia uni­ver­sale

 

Bashkëshort­ët mund të ven­dosin në kon­tratën e martesës një bashkësi uni­ver­sale të pasurisë së tyre, të lua­jt­shme dhe të palu­a­jt­shme, që ekzis­ton dhe që do të vihet në të ardhmen, me për­jash­tim të pasurisë vet­jake të parashikuar në shkro­n­jat “c”, “ç” dhe “d”  të nen­it 77 të këtij Kodi.

Bashkësia uni­ver­sale për­bal­lon të gjitha detyrimet e bashkëshort­ëve, që ekzis­to­jnë në çastin e lid­hjes së kon­tratës dhe gjatë martesës.

 

KREU IV

REGJIMI I PASURIVE TË NDARA

 

Neni 115

 

Kur bashkëshort­ët kanë për­cak­tu­ar në kon­tratën e martesës regjimin e pasurive të ndara, secili prej tyre ruan të drejtën e admin­istrim­it, për­dorim­it dhe disponim­it të lirë mbi pasur­inë e tij.

Secili prej bashkëshort­ëve për­bal­lon vetë detyrimet që i kanë lin­dur atij, para ose gjatë martesës, me për­jash­tim të rastit të parashikuar në nenin 70 të këtij Kodi.

 

Neni 116

Detyrimet që rrjed­hin nga marte­sa

 

Bashkëshort­ët kon­tribuo­jnë në detyrimet që rrjed­hin nga marte­sa, sipas për­cak­tim­it të kushteve në kon­tratën e martesës.

Në rast se kon­tra­ta e martesës nuk përm­ban asgjë lid­hur me detyrimet që rrjed­hin nga marte­sa, bashkëshort­ët kon­tribuo­jnë sipas nen­it 54  të këtij Kodi.

Admin­istri­mi i pasurisë

Neni 117

 

Në rast se gjatë martesës, njëri nga bashkëshort­ët i beson tjetrit admin­istrim­in e pasurisë së tij, zba­to­hen rreg­ul­lat e për­faqësim­it.

Bashkëshorti për­faqë­sues nuk është i detyru­ar të japë llog­a­ri për kthimin e fry­teve, nëse proku­ra nuk e dety­ron shpre­himisht për një gjë të tillë.

 

 

 

 

Neni 118

 

Nëse njëri nga bashkëshort­ët admin­istron pasur­inë e bashkëshort­it tjetër, me dijen­inë e këtij të fun­dit dhe pa pasur kundër­sh­tim nga ana e tij, kon­sidero­het se ka mar­rë një man­dat të hes­h­tur, i cili mbu­lon veprimet lid­hur me admin­istrim­in, por jo ato të disponim­it.

Në këtë rast, bashkëshorti për­faqë­sues përgjig­jet ndaj bashkëshort­it tjetër vetëm për fry­tet që ekzis­to­jnë dhe nuk përgjig­jet për ato që janë kon­sumuar.

Nëse njëri nga bashkëshort­ët, me gjithë kundër­sh­timin e tjetrit, admin­istron pasur­inë e këtij të fun­dit ose kryen veprime lid­hur me këtë pasuri, ai përgjig­jet për dëmin dhe për fry­tet që duhet të ishin mar­rë.

 

Neni 119

 

Pasuria e lua­jt­shme që pose­do­het nga njëri prej bashkëshort­ëve ose nga të dy bashkëshort­ët prezu­mo­het, në lid­hje me kred­i­torët e secilit prej tyre, se i për­ket bashkëshort­it deb­itor. Ky prezu­mim nuk është i vlef­shëm në rast të ndër­pre­rjes së jetesës së për­bashkët.

Pasuria e lua­jt­shme që pose­do­het nga të dy bashkëshort­ët prezu­mo­het, në lid­hje me njëri-tjetrin, se i për­ket të dy bashkëshort­ëve në pjesë të barabar­ta.

Pasuria e lua­jt­shme, e para­cak­tu­ar për për­dorim vet­jak nga njëri prej bashkëshort­ëve, prezu­mo­het se i për­ket këtij të fun­dit.

 

Neni 120

 

Me mbarim­in e martesës për shkak të vdek­jes së njërit bashkëshort, pjesë­ti­mi i  pasurisë ndër­m­jet bashkëshort­ëve me regjime pasur­ish të ndara, për sa i për­ket for­mës, rua­jt­jes së pan­darë të sendit të pap­jesëtueshëm, rad­hës së pref­er­en­cave, shit­jes në ankand të sendeve të pap­jesëtueshme, efek­teve të ndar­jes, garan­cisë dhe difer­en­cave, i nën­shtro­het rreg­ullave të trashëgimisë për ndar­jen midis trashëgim­tarëve.

Të njëj­tat rreg­ul­la zba­to­hen dhe pas zgjid­hjes së martesës, me për­jash­tim të rad­hës së pref­er­en­cave. Mund të ven­doset që  difer­en­ca e mund­shme të paguhet me para në dorë.

 

Neni 121

 

Nëse marte­sa mbaron ose shpal­let e pavlef­shme dhe pasuria e njërit prej bashkëshort­ëve është shtu­ar nga lid­h­ja e martesës, bashkëshorti tjetër, në rastin kur ai ka kon­tribuar në një mënyrë ose në një tjetër për këtë shtim, ka të drejtën të kërko­jë kthimin e pjesës së shtu­ar nga kon­tribu­ti i tij.

 

Neni 122

 

E drej­ta e parashikuar në nenin 121 i kalon trashëgim­tarëve të bashkëshort­it të vdekur, vetëm nëse nji­het në kon­tratë ose për shkak të vazhdim­it të një gjyki­mi të fil­lu­ar.

Kjo e drejtë parashkruhet me kalim­in e 2 vjetëve nga mbari­mi ose shpall­ja e pavlef­shme e martesës.

 

TITULLI  IV

MBARIMI I MARTESËS

 

KREU I

RASTET E MBARIMIT TË MARTESËS

 

Neni 123

 

Marte­sa mbaron me vdek­jen e njërit nga bashkëshort­ët, me shpall­jen e vdek­jes së njërit bashkëshort ose me zgjid­hjen e martesës së tyre.

 

Neni 124

 

Kur bashkëshorti që është shpal­lur i vdekur del se është gjal­lë, marte­sa e mbaru­ar  me shpall­jen e vdek­jes bëhet përsëri e vlef­shme, përveçse kur bashkëshorti tjetër ka lid­hur martesë të re.

 

 

KREU II

RASTET E ZGJIDHJES SË MARTESËS

 

Neni 125

Pëlqi­mi rec­i­prok i bashkëshort­ëve

 

Kur bashkëshort­ët bien dako­rd për zgjid­hjen e martesës, i paraqesin gjykatës për mira­tim, së bashku me kërkesën, edhe një pro­jek­t­mar­rëvesh­je që rreg­ul­lon paso­jat e zgjid­hjes së martesës.

Kërke­sa mund të paraqitet nga bashkëshort­ët ose nga për­faqë­sue­sit  e tyre respek­tivë.

 

Neni 126

 

Gjyka­ta  shqyr­ton kërkesën,  dëgjon fil­lim­isht veç­mas secilin nga bashkëshort­ët,  më pas bashkër­isht, pa pran­inë e për­faqë­suesve të tyre dhe në fund thër­ret për­faqë­sue­sit e bashkëshort­ëve, në qoftë se ata kanë të tillë.

 

Neni 127

 

Gjyka­ta ven­dos zgjid­hjen e martesës në rast se kri­jon bind­jen se vull­neti i secilës palë është real dhe secili prej tyre ka dhënë lirisht pëlqimin e tij për zgjid­hjen e martesës.  Në të njëjtin vendim, gjyka­ta mira­ton dhe mar­rëvesh­jen që rreg­ul­lon paso­jat e zgjid­hjes së martesës.

Mar­rëvesh­ja përm­ban lënien për rrit­je dhe edukim të fëmi­jëve të tyre të mitur, të ard­hu­rat e nevo­jshme për rrit­jen dhe edukimin e tyre, kon­tributin e secilit bashkëshort në favor të bashkëshort­it nevo­j­tar, nëse është rasti dhe nëse është e mundur edhe rreg­ul­lim­in e mar­rëd­hënieve të tyre pasurore.

 

Neni 128

Refuz­i­mi i mira­tim­it

 

Në rast se gjyka­ta kon­sta­ton se mar­rëvesh­ja nuk sig­uron në mënyrë të mjaftueshme intere­sat e fëmi­jëve ose të njërit prej bashkëshort­ëve, pezul­lon gjykimin për 3 muaj dhe u kërkon bashkëshort­ëve të bëjnë rreg­ul­limet e duhu­ra në mar­rëvesh­je.

Në qoftë se  edhe pas  afatit të parashikuar në para­grafin e parë nuk janë bërë rreg­ul­limet e duhu­ra, gjyka­ta refu­zon mira­timin dhe rrë­zon kërkesën për zgjid­hjen e martesës me pëlqim rec­i­prok të bashkëshort­ëve.

 

Zgjid­h­ja e martesës për ndër­pre­rje të jetesës së për­bashkët

Neni 129

 

Secili nga bashkëshort­ët mund të kërko­jë zgjid­hjen e martesës për shkak të ndër­pre­rjes së jetesës së për­bashkët kur bashkëshort­ët jeto­jnë të ndarë fak­tik­isht që prej 3 vjetësh.

Nëse është rasti, bashkëshorti që kërkon zgjid­hjen e martesës, sipas para­grafit të parë të këtij neni, duhet të për­cak­to­jë në kërkesë­pad­inë e tij dhe mënyrën e zba­tim­it të detyrimeve të mund­shme kun­drejt fëmi­jëve të tij dhe bashkëshort­it tjetër.

 

Neni 130

 

Gjyka­ta mund të rrë­zo­jë pad­inë për zgjid­hjen e martesës për shkak të ndër­pre­rjes së jetesës së për­bashkët, kur bashkëshorti tjetër provon se zgjid­h­ja e martesës do të ketë paso­ja veçanër­isht të rën­da morale dhe mate­ri­ale për fëmi­jët ose bashkëshort­in tjetër. Padia mund të ringri­het për të një­tat shkaqe nëse ekzis­to­jnë rrethana të reja.

 

Neni 131

 

Ndër­pre­r­ja e jetesës së për­bashkët mund të paraqitet si shkak për zgjid­hjen e martesës vetëm nga bashkëshorti që ka paraqi­tur kërkesë­pad­inë.

Bashkëshorti i padi­tur ka të drejtë të paraqesë kundër­pa­di. Në këtë rast, gjyka­ta mund të rrë­zo­jë pad­inë dhe të pra­no­jë kundër­pad­inë, duke zgjid­hur martesën.

 

Zgjid­h­ja e martesës me kërkesën e njërit bashkëshort

Neni 132

 

Secili nga bashkëshort­ët mund të kërko­jë zgjid­hjen e martesës kur, për shkak të grind­jeve të vazh­dueshme, të keq­tra­j­timeve, fyer­jeve të rën­da, shkel­jes së besnikërisë bashkëshort­ore, sëmund­jes men­dore të pashërueshme, dënim­it penal të rëndë të bashkëshort­it ose për çdo shkak tjetër që për­bën shkel­je të përsërit­ur të detyrimeve që rrjed­hin nga marte­sa, jete­sa e për­bashkët bëhet e pamundur dhe marte­sa ka hum­bur qël­lim­in e saj për bashkëshort­in paditës ose për të dy bashkëshort­ët.

 

Neni 133

 

Gjyka­ta ven­dos për fajës­inë, në zgjid­hjen e martesës, vetëm kur kjo kërko­het prej njërit ose të dy bashkëshort­ëve.

Për­p­jek­jet për paj­tim

Neni 134

 

Në shqyr­timin e padisë për zgjid­hjen e martesës, gjyka­ta cak­ton fil­lim­isht një seancë paj­ti­mi, në të cilën duhet të paraqiten per­son­al­isht bashkëshort­ët.

Gjyq­tari mund t’i dëgjo­jë ata veç­mas secilin dhe më pas bashkër­isht, pa pran­inë e për­faqë­suesve të tyre.

Kur arri­het paj­ti­mi, mba­het pro­cesver­bal dhe gjyki­mi pushohet për këtë shkak.

 

Neni 135

 

Në rast se në seancën e paj­tim­it nuk paraqitet paditësi, ndonëse ka pasur dijeni rreg­ull­isht, gjyq­tari i vetëm ven­dos pushimin e gjykim­it të çësht­jes.

Kur nuk paraqitet i padi­turi, ndonëse ka pasur dijeni rreg­ull­isht, gjyq­tari shtyn seancën e paj­tim­it, duke i përsërit­ur njof­timin të padi­tu­rit. Nëse edhe në këtë seancë i padi­turi nuk paraqitet pa ndon­jë shkak të arsyeshëm, gjyq­tari, pasi dëgjon paditësin dhe kri­jon bind­je se paj­ti­mi i bashkëshort­ëve nuk mund të arri­het, cak­ton seancën gjyqë­sore, duke urd­hëru­ar thirrjen e provave të nevo­jshme.

 

Neni 136

 

Gjyka­ta mund të shtyjë shpall­jen e vendim­it deri në 1 vit, kur nuk ka kri­juar bind­je se për­jash­to­het çdo mundësi paj­ti­mi e bashkëshort­ëve.

 

 

 

Neni 137

Pezul­li­mi i gjykim­it me kërkesën e gruas shtatzënë

 

Kur gru­a­ja është shtatzënë, me kërkesën e saj, gjyka­ta mund të pezul­lo­jë gjykimin e padisë së zgjid­hjes së martesës, por jo më tepër se 1 vit nga çasti i lind­jes së fëmi­jës.

 

Neni 138

Bashki­mi i kërkimeve të tjera

 

Në kërkesë­pad­inë për zgjid­hjen e martesës mund të kërko­het edhe detyri­mi i bashkëshort­it tjetër për të për­bal­lu­ar shpen­zimet për detyrim­in për ushqim, edukimin dhe  arsim­imin e fëmi­jëve, shpen­zimet për jetesë të bashkëshort­it nevo­j­tar, në rastet e parashikuara në këtë Kod, si dhe likuidimin e regjim­it pasuror marte­sor përkatës.

Gjyka­ta veçon likuidimin e regjim­it pasuror marte­sor në rast se vështirë­so­het shqyr­ti­mi i çësht­jes, sipas kërke­save të para­grafit të parë të këtij neni.

 

Neni 139

Mar­r­ja e masave të përkohshme

 

Gjyka­ta, me kërkesën e palës së intere­suar, mund të mar­rë masa të përkohshme për detyrim­in për ushqim, edukimin dhe arsim­imin e fëmi­jëve të mitur, për detyrim­in për ushqim të bashkëshort­it, kur shi­het e arsyeshme, për sig­urim­in e banim­it, si dhe admin­istrim­in dhe për­dorim­in e pasurisë së vënë gjatë martesës, nëse është rasti.

Vendi­mi për mar­rjen e një mase të përkohshme ka fuqi derisa të jepet vendi­mi për­fundim­tar, por ai mund të ndryshohet ose të shfuqi­zo­het nga gjyka­ta, kur çmon se kanë ndryshuar rrethanat ose kur vendi­mi është mar­rë mbi të dhë­na jo të sak­ta.

 

Neni 140

Të drej­tat e trashëgim­tarëve

 

E drej­ta e padisë për zgjid­hjen e martesës nuk u kalon trashëgim­tarëve. Në rast se gjyki­mi ka fil­lu­ar më parë, gjyka­ta ndër­pret pro­cesin dhe pushon gjykimin.

Në këtë rast, bashkëshorti pas­jetues gëzon të drejtën për të trashëguar bashkëshort­in e vdekur.

 

E drej­ta e ngrit­jes së padisë nga kujdestari

Neni 141

 

Kur bashkëshort­it i është hequr zotësia për të vepru­ar ose për arsye të tjera është vënë në kujdestari, padia për zgjid­hjen e martesës mund të ngri­het nga kujdestari i tij.

Në rast se bashkëshorti, ndaj të cilit është bërë kërkesë­pa­di, është në kujdestari,  në gjykimin e zgjid­hjes së martesës për­faqë­so­het nga kujdestari i tij.

Në rastin kur bashkëshorti i pazotë për të vepru­ar ndod­het në kujdestar­inë e bashkëshort­it tjetër, gjyka­ta i cak­ton atij një kujdestar të posaçëm, për ta për­faqë­suar në pro­ce­durën e zgjid­hjes së martesës.

 

Neni 142

 

Në rastin e burgim­it të bashkëshort­it, e drej­ta e ngrit­jes së padisë për zgjid­hjen e martesës mund të ushtro­het nga kujdestari ose për­faqë­sue­si ligjor, vetëm pasi të ketë mar­rë autor­iz­imin e bashkëshort­it që vuan dën­imin me burgim.

 

 

 

Neni 143

Dërgi­mi i vendim­it në zyrën e gjend­jes civile

 

Pasi të ketë mar­rë for­më të pre­rë, vendi­mi për zgjid­hjen e martesës i dër­go­het nga gjyka­ta për regjistrim zyrës së gjend­jes civile përkatëse.

 

Neni 144

Efek­tet e vendim­it të zgjid­hjes së martesës

 

Vendi­mi i gjykatës për zgjid­hjen e martesës i fil­lon efek­tet e tij nga data që merr for­më të pre­rë.

Vendi­mi i gjykatës për zgjid­hjen e martesës i fil­lon efek­tet e tij për të tretët nga data e regjistrim­it të tij në zyrën e gjend­jes civile, sipas legjis­la­cionit përkatës.

 

KREU III

PASOJAT E ZGJIDHJES SË MARTESËS

 

Neni 145

Paso­jat për ish-bashkëshort­ët

 

Në rast se ish-bashkëshort­ët që kanë zgjid­hur martesën dëshi­ro­jnë ta rilid­hin atë, duhet të zba­to­jnë të gjitha pro­ce­du­rat e nevo­jshme për lid­hjen e një martese të re.

 

Neni 146

Për­dori­mi i mbiem­rit

 

Bashkëshorti që me lid­hjen e martesës ka ndryshuar mbiem­rin e tij, pas zgjid­hjes së martesës merr mbiem­rin që ka pasur para lid­hjes së martesës.

Gjyka­ta, me kërkesën e bashkëshort­it dhe kur është në interes të tij ose të fëmi­jëve, mund të lejo­jë që ai të mba­jë mbiem­rin që ka mar­rë me  lid­hjen e martesës.

 

Kon­tribu­ti kom­pen­sues

Neni 147

 

Gjyka­ta mund të dety­ro­jë njërin nga ish-bashkëshort­ët të derd­hë për llog­a­ri të tjetrit një kon­tribut të des­tin­uar për të kom­pen­suar sa të jetë e mundur pabaraz­inë që mund të shkak­to­jë në jetën e tjetrit ndar­ja e pasurisë në zgjid­hjen e martesës, përveç detyrim­it për ushqim.

Gjyka­ta për­cak­ton nëse kon­tribu­ti mund të jepet i men­jëher­shëm ose peri­odik dhe mënyrën e pagim­it të tij.

 

Neni 148

 

Kon­tribu­ti kom­pen­sues cak­to­het sipas nevo­jave të ish-bashkëshort­it për­fitues dhe burimeve të tjetrit, duke mar­rë në kon­sid­er­atë gjend­jen në çastin e zgjid­hjes së martesës dhe kohëzg­jat­jen e saj në një të ardhme të parashikueshme.

Kohëzg­jat­ja e dhënies së kon­tribu­tit kom­pen­sues cak­to­het nga gjyka­ta, sipas nevo­jave të ish-bashkëshort­it për­fitues.

Nëse ish-bashkëshorti për­fitues lidh martesë të re, kon­tribu­ti kom­pen­sues ndër­pritet.

 

Neni 149

 

Në për­cak­timin e nevo­jave dhe të burimeve, gjyka­ta merr në kon­sid­er­atë:

a) moshën dhe gjend­jen shën­de­të­sore të ish-bashkëshort­ëve;

b) kohën e shpen­zuar dhe atë që i duhet të shpen­zo­jnë për edukimin e fëmi­jëve;

c) kual­i­fikimin e tyre pro­fe­sion­al;

ç) pre­dis­poz­itën e tyre për punë të reja;

d) të drej­tat që ata gëzo­jnë dhe ato që parashiko­hen për të ardhmen;

dh) pasur­inë e tyre, si kap­i­tal ose si e ard­hur, pas likuidim­it të regjim­it pasuror marte­sor.

 

Neni 150

 

Ndryshi­mi i kon­tribu­tit kom­pen­sues mund të kërko­het në gjykatë vetëm në rast se vazhdi­mi i njëjtë i tij sjell paso­ja tepër të rën­da për njërin nga ish-bashkëshort­ët.

 

Neni 151

 

Në rastin e kërkesës së për­bashkët, ish-bashkëshort­ët cak­to­jnë shumën dhe mënyrën e dhënies së kon­tribu­tit kom­pen­sues me mar­rëvesh­je, e cila i paraqitet gjyq­tar­it për mira­tim.

Gjyq­tari mund të refu­zo­jë mira­timin e mar­rëvesh­jes, nëse kon­sta­ton se të drej­tat dhe detyrimet e bashkëshort­ëve janë cak­tu­ar në mënyrë të padrejtë.

 

Neni 152

 

Mar­rëvesh­ja e mirat­u­ar nga gjyka­ta mund të ndryshohet vetëm me një mar­rëvesh­je të re, të mirat­u­ar nga gjyka­ta, kur rrethanat kanë ndryshuar ose kur ato e impono­jnë një gjë të tillë.

Bashkëshort­ët, në rast ndryshi­mi të paprit­ur të burimeve dhe nevo­jave të tyre, mund t’i kërko­jnë gjykatës të rishiko­jë kon­tributin kom­pen­sues.

 

Neni 153

E drej­ta e për­dorim­it të banesës

 

Në rast se bane­sa famil­jare është në pronësi të njërit ish-bashkëshort dhe bashkëshorti tjetër nuk ka në pronësi banesë tjetër të për­sh­tat­shme në vend­ba­n­imin e tyre, gjyka­ta mund të lejo­jë për­dorim­in nga ish-bashkëshorti jopronar të banesës kur:

a) fëmi­jët i janë lënë për rrit­je dhe edukim këtij të fun­dit, derisa ata të arri­jnë moshën mad­hore;

b) zgjid­h­ja e martesës bëhet nga ish-bashkëshorti pronar për ndër­pre­rje prej tij të jetesës së për­bashkët. Në këtë rast e drej­ta e për­dorim­it të banesës është deri në 7 vjet, por në rast se ish-bashkëshorti jopronar rimar­to­het, e hum­bet këtë të drejtë;

c) kur ish-bashkëshorti jopronar ka instalu­ar në banesën e ish-bashkëshort­it pronar një kabi­net pro­fe­sion­al me vlerë të mad­he, lëviz­ja e të cilit do të kërkonte shpen­z­ime të mëd­ha. Në këtë rast e drej­ta e për­dorim­it është deri në 3 vjet.

Në këto raste gjyka­ta për­cak­ton afatin e për­dorim­it dhe masën e qirasë që dety­ro­het të pagua­jë ish-bashkëshorti jopronar në për­puth­je me të ard­hu­rat e tij.

Në çdo rast gjyka­ta mund të zgjid­hë kon­tratën e qirasë, në qoftë se kjo jus­ti­fiko­het nga rrethana të reja.

 

Paso­jat e zgjid­hjes së martesës për fëmi­jët

Neni 154

 

Zgjid­h­ja e martesës nuk prek të drej­tat dhe detyrimet që kanë prindërit ndaj fëmi­jëve të tyre, me për­jash­tim të rasteve të parashikuara në këtë Kod.

 

Neni 155

 

Para se gjyka­ta të mar­rë një vendim të përkohshëm ose për­fundim­tar lid­hur me mënyrën e ushtrim­it të përgjegjë­sisë prindërore, të drejtës së viz­itës ose të besuar­it të fëmi­jës njërit ish-bashkëshort, duhet të thër­rasë një psikolog ose punon­jës social, i cili, para se të japë mendimin, duhet të mar­rë të dhë­na për gjend­jen mate­ri­ale dhe morale të famil­jes, kushtet në të cilat jeto­jnë dhe ku është më e për­sh­tat­shme të jeto­jë fëmi­ja.

Në rast se gjyka­ta arrin në kon­kluzion­in se fëmi­ja, përko­hë­sisht, duhet t’i beso­het një per­soni të tretë ose një famil­je­je kujdestare, duhet të mar­rë mendimin e sek­torit të ndih­mës dhe shër­bimeve sociale pranë bashk­isë së ven­dit ku zhvil­lo­het gjyki­mi.

 

Neni 156

 

Gjyka­ta ven­dos për mënyrën e ushtrim­it të përgjegjë­sisë prindërore ose për t’i besuar fëmi­jën një të treti, mbi bazën e kërkesës së njërës prej palëve, pjesë­tarëve të famil­jes ose prokuror­it, në rast se ka shkaqe të rën­da që janë të lid­hu­ra me ushtrim­in abuziv të përgjegjë­sisë prindërore.

 

Neni 157

 

Gjyq­tari, në këtë rast, merr në kon­sid­er­atë:

a) mar­rëvesh­jen e bërë ndër­m­jet ish-bashkëshort­ëve;

b) mendimin dhe ndjen­jat e shpre­hu­ra nga fëmi­ja i mitur, duke vlerë­suar moshën dhe zhvil­lim­in e tij;

c) mendimin e psiko­logut ose të sek­torit të shër­bimeve sociale pranë bashk­isë, pasi këta të kenë dëgjuar fëmi­jën.

 

Neni 158

 

Prin­di, që nuk i është lënë fëmi­ja për rrit­je dhe edukim, ruan të drejtën të mbikëqyrë mba­jt­jen dhe edukimin e fëmi­jës e për paso­jë të infor­mo­het dhe të kon­sul­to­het për zgjed­hjet e rëndë­sishme që lid­hen me jetën e tij. Ai kon­tribuon në raport me burimet e tij dhe ato të prindit tjetër.

E drej­ta e viz­itës dhe e banim­it, sipas kushteve të për­cak­tu­ara nga gjyka­ta, nuk mund t’i refu­zo­hen, veçse për arsye të rën­da që dëm­to­jnë intere­sat e fëmi­jës.

 

Neni 159

 

Vendi­mi lid­hur me ushtrim­in e përgjegjë­sisë prindërore mund të ndryshohet në çdo çast nga gjyka­ta, me kërkesën e njërit prej ish-bashkëshort­ëve, një të afër­mi ose të prokuror­it.

 

Neni 160

 

Në rast të zgjid­hjes së martesës me kërkesë të për­bashkët, kushtet e mar­rëvesh­jes së mirat­u­ar nga gjyq­tari, lid­hur me ushtrim­in e përgjegjë­sisë prindërore, mund të rishqyr­to­hen për shkaqe me rëndësi dhe sipas kërkesës së njërit prej ish-bashkëshort­ëve ose të prokuror­it.

 

Neni 161

 

Në vendimin e zgjid­hjes së martesës cak­to­het dhe kon­tribu­ti për detyrim­in ushqi­mor për fëmi­jën dhe për ish-bashkëshort­in, nëse është rasti, sipas parashikimeve të kreut “Detyri­mi për ushqim” të këtij Kodi.

 

Neni 162

 

Çdon­jëri prej ish-bashkëshort­ëve është i detyru­ar t’i japë tjetrit të dhë­na të sak­ta për pasur­inë dhe të ard­hu­rat e tij, kur ato janë të nevo­jshme për të cak­tu­ar detyrim­in për ushqim. Me kërkesën e njërit prej ish-bashkëshort­ëve, punëd­hënësi, organet finan­cia­re përkatëse, zyrat e tatimeve dhe çdo organ tjetër ku mund të mer­ren pro­va, janë të detyru­ar të japin gjithë infor­ma­cionin e nevo­jshëm për gjend­jen pasurore të ish-bashkëshort­it tjetër dhe për të gjitha të ard­hu­rat e tjera të tij.

 

TITULLI V

BASHKËJETESA

 

Kup­ti­mi i bashkë­jetesës

Neni 163

 

Bashkë­jete­sa është një bashkim fak­ti midis bur­rit dhe gruas që jeto­jnë në çift, e karak­ter­izuar nga një jetë e për­bashkët, që paraqet një karak­ter sta­biliteti dhe vazh­duesh­mërie.

 

Neni 164

 

Per­son­at bashkë­jetues mund të lid­hin mar­rëvesh­je para noter­it, ku për­cak­to­jnë paso­jat që rrjed­hin nga bashkë­jete­sa lid­hur me fëmi­jët dhe pasur­inë gjatë bashkë­jetesës.

 

PJESA E TRETË

FËMIJËT

 

TITULLI  I

AMËSIA DHE ATËSIA

 

KREU I

RREGULLA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 165

 

Amësia dhe atësia e fëmi­jës së lin­dur nga marte­sa provo­hen nga akti i lind­jes, i regjistru­ar në regjistrin e gjend­jes civile.

 

Neni 166

 

Nuk mund të ngri­het padi për vërte­timin e amë­sisë ose atë­sisë për një fëmi­jë që nuk ka lin­dur i gjal­lë.

 

Neni 167

 

Nga njo­h­ja e amë­sisë ose e atë­sisë së një fëmi­je të lin­dur jashtë martese nuk mund të hiqet dorë.

 

Neni 168

 

Në rastin e ngatër­rim­it ose zëvendësim­it të fëmi­jës, në çdo rast, edhe kur bëhet në mënyrë të pavull­net­shme, mund të kërko­het me padi njo­hje­je ose kundër­sh­ti­mi një iden­titet i ndryshëm i fëmi­jës, nëse kon­sta­ti­mi është bërë për­para ose pas mar­rjes së aktit të lind­jes.

 

Neni 169

 

Në mungesë të aktit të lind­jes ose në qoftë se fëmi­ja është regjistru­ar me emër të rremë, ose pa treguar emrin e nënës dhe të atit, amësia dhe atësia mund të vërte­to­hen me vendim gjyqë­sor.

 

 

Neni 170

Njo­h­ja e amë­sisë dhe atë­sisë së fëmi­jës të lin­dur jashtë martese

 

Amësia dhe atësia e fëmi­jës së lin­dur jashtë martese mund të ven­dosen me anë të njo­hjes vull­netare ose nëpër­m­jet një vendi­mi gjyqë­sor dhe për prindërit kri­jon të drej­ta dhe detyrime të njëj­ta, në mënyrë pra­pavepruese, si për fëmi­jët e lin­dur nga marte­sa.

 

Mbiem­ri i fëmi­jës së lin­dur jashtë martese

Neni 171

 

Fëmi­ja i lin­dur jashtë martese  merr mbiem­rin e prindit, amësia ose atësia e të cilit është ven­do­sur më për­para. Në qoftë se amësia dhe atësia ven­dosen në të njëjtën kohë, prindërit  ven­dosin me mar­rëvesh­je se cilin mbiemër do të mba­jë fëmi­ja.  Në rast mos­mar­rëvesh­je­je, fëmi­jës i ven­doset mbiem­ri i të atit.

 

Neni 172

 

Njo­h­ja e një fëmi­je nuk mund të paso­het nga një njo­hje tjetër, e ndryshme nga e para, në rast se kjo e fun­dit nuk është kundër­sh­tu­ar në rrugë gjyqë­sore.

 

Neni 173

Kundër­sh­ti­mi i njo­hjes

 

Njo­h­ja mund të kundër­sh­to­het nga të gjithë per­son­at që kanë një interes të ligjshëm  dhe që kanë dijeni se njo­h­ja e bërë është e pavërtetë. Kundër­sh­ti­mi mund të bëhet edhe nga per­soni që ka bërë njo­hjen, kur ajo është bërë në kushtet e mashtrim­it ose kanos­jes.

Të drejtën e kundër­sh­tim­it të njo­hjes e ka edhe prokurori, në rast se, nga të dhë­nat që fig­uro­jnë në aktet e gjend­jes civile, rezul­ton pavërtetësia e amë­sisë dhe atë­sisë së deklaru­ar.

 

Neni 174

Efek­tet e vendim­it

 

Vendi­mi i gjykatës që për­cak­ton amës­inë ose atës­inë ka efekt që nga lind­ja e fëmi­jës.

 

KREU II

Amësia

 

Neni 175

 

Amësia e fëmi­jës vërte­to­het me aktin e lind­jes.

 

Njo­h­ja e amë­sisë

Neni 176

 

Kur fëmi­ja është regjistru­ar në aktin e lind­jes me prindër të pan­jo­hur, nëna mund ta njo­hë fëmi­jën. Njo­hjen e fëmi­jës mund ta bëjë edhe vetë nëna e mitur.

Njo­h­ja mund të bëhet para nëpunësit të gjend­jes civile ose me tes­ta­ment. Njo­h­ja e bërë nuk mund të revoko­het edhe sikur të jetë bërë me tes­ta­ment.

Neni 177

 

Fëmi­ja i regjistru­ar në aktin e lind­jes me prindër të pan­jo­hur mund të kërko­jë nga gjyka­ta vërte­timin e amë­sisë.

E drej­ta e padisë për vërte­timin e amë­sisë nuk u kalon trashëgim­tarëve të fëmi­jës, por gjyki­mi i fil­lu­ar që më parë mund të vazh­do­jë nga trashëgim­tarët.

Padia për vërte­timin e amë­sisë mund të ngri­het edhe kundër trashëgim­tarëve të gruas që kërko­het të vërte­to­het se është nëna.

E drej­ta e padisë për vërte­timin e amë­sisë nuk parashkruhet gjatë gjithë kohës që fëmi­ja jeton.

 

Neni 178

Kundër­sh­ti­mi i amë­sisë

 

Amësia e treguar në aktin e lind­jes mund të kundër­sh­to­het nga gru­a­ja e regjistru­ar si nënë e fëmi­jës ose nga gru­a­ja që kërkon të nji­het si nënë ose nga fëmi­ja kur bëhet mad­hor.

E drej­ta e padisë nuk u kalon trashëgim­tarëve, por gjyki­mi i fil­lu­ar mund të vazh­do­jë prej tyre.

Kjo padi mund të ngri­het edhe kundër trashëgim­tarëve të gruas së regjistru­ar si nënë.

E drej­ta e padisë për kundër­sh­timin e amë­sisë nuk parashkruhet.

 

Neni 179

Kundër­sh­ti­mi i njo­hjes së amë­sisë

 

Njo­h­ja e amë­sisë mund të kundër­sh­to­het në gjykatë nga gru­a­ja që kërkon të nji­het si nënë, nga fëmi­ja kur bëhet mad­hor ose nga prokurori.

E drej­ta e padisë nuk u kalon trashëgim­tarëve, por gjyki­mi i fil­lu­ar më parë mund të vazh­do­jë nga trashëgim­tarët e paditësit.

Kjo padi mund të ngri­het edhe kundër trashëgim­tarëve të nënës që ka njo­hur fëmi­jën.

E drej­ta e padisë për kundër­sh­timin e amë­sisë nuk parashkruhet.

 

KREU III

ATËSIA

 

Neni 180

 

Fëmi­ja që ka lin­dur gjatë martesës prezu­mo­het se ka për atë bashkëshort­in e nënës.

Fëmi­ja që ka lin­dur bren­da 300 ditëve nga zgjid­h­ja e martesës ose nga shpall­ja e pavlef­sh­mërisë së martesës prezu­mo­het se ka për atë ish-bashkëshort­in e nënës.

Kur fëmi­ja ka lin­dur gjatë vazhdim­it të martesës së dytë të nënës, prezu­mo­het se ka për atë bashkëshort­in e nënës me martesë të dytë, edhe sikur fëmi­ja të ketë lin­dur bren­da 300 ditëve nga zgjid­h­ja e martesës së parë ose nga shpall­ja e pavlef­sh­mërisë së saj.

Njo­h­ja e atë­sisë

Neni 181

 

Atë i fëmi­jës së lin­dur jashtë martese është per­soni mad­hor që e njeh fëmi­jën si të tij.

Njo­h­ja e atë­sisë është e vlef­shme kur për këtë jep pëlqimin nëna e fëmi­jës, të cilën e lajmëron nëpunësi i gjend­jes civile. Kur nëna e kundër­sh­ton këtë njo­hje ose nuk përgjig­jet bren­da 1 mua­ji nga mar­r­ja e lajmërim­it, bur­ri që ka njo­hur fëmi­jën si të tij mund të ngre­jë padi para gjykatës kom­pe­tente për të vërte­t­u­ar se ai është i ati i fëmi­jës.

E drej­ta e padisë parashkruhet me kalim­in e 1 viti nga data e mar­rjes së lajmërim­it nga nëpunësi i gjend­jes civile, për mospra­n­imin nga ana e nënës.

 

Neni 182

 

Ati që ka mbushur moshën tetëm­bëd­hjetë vjeç mund të njo­hë në çdo kohë fëmi­jën e tij të lin­dur jashtë martese para nëpunësit të gjend­jes civile ose me tes­ta­ment.

Njo­h­ja e bërë nga i ati ka efekt vetëm ndaj tij, në rastin kur nuk tre­go­het emri i nënës dhe kur ajo nuk ka dhënë pëlqimin për njo­hjen e fëmi­jës.

Njo­h­ja e atë­sisë së një fëmi­je të lin­dur jashtë martese nuk mund të revoko­het edhe sikur të jetë bërë me tes­ta­ment.

 

Neni 183

 

Padia për vërte­timin e atë­sisë së një fëmi­je të lin­dur jashtë martese  mund të ngri­het nga nëna e fëmi­jës edhe kur ajo është e mitur ose nga kujdestari i saj, me pëlqimin e gjykatës.

E drej­ta e padisë së nënës parashkruhet me kalim­in e 3 vjetëve nga lind­ja e fëmi­jës.

Padia për vërte­timin e atë­sisë mund të ngri­het edhe nga vetë fëmi­ja mad­hor.

E drej­ta e padisë nuk parashkruhet.

Padia për vërte­timin e atë­sisë mund të ngri­het edhe kundër trashëgim­tarëve të atij që kërko­het të vërte­to­het se ishte i ati i fëmi­jës.

 

Kundër­sh­ti­mi i atë­sisë së prezu­muar

Neni 184

 

Bur­ri, që sipas nen­it 180 të këtij Kodi, prezu­mo­het se është atë i një fëmi­je, mund të kundër­sh­to­jë atës­inë e këtij fëmi­je.

Padia për kundër­sh­timin e atë­sisë ngri­het kundër fëmi­jës, i cili për­faqë­so­het nga nëna. Kur nëna është në pamundësi dhe fëmi­ja është i mitur, i cak­to­het një kujdestar i posaçëm nga gjyka­ta.

E drej­ta e padisë parashkruhet me kalim­in e 1 viti, nga data që bur­ri ka mar­rë dijeni për lind­jen e fëmi­jës.

 

Neni 185

 

Nëna mund të kundër­sh­to­jë që të jetë i ati i fëmi­jës së saj bur­ri që, sipas nen­it 180 të këtij Kodi,  prezu­mo­het i ati i këtij fëmi­je.

Padia për kundër­sh­timin e atë­sisë mund të ngri­het edhe kundër trashëgim­tarëve të bur­rit.

E drej­ta e padisë parashkruhet me kalim­in e një 1 viti nga lind­ja e fëmi­jës.

 

Neni 186

 

Fëmi­ja, kur bëhet mad­hor, mund të kundër­sh­to­jë që të jetë i ati i tij bashkëshorti i nënës.

Padia për kundër­sh­timin e atë­sisë mund të ngri­het edhe kundër trashëgim­tarëve të të atit.

E drej­ta e padisë nuk parashkruhet.

 

Kundër­sh­ti­mi i njo­hjes së atë­sisë

Neni 187

 

Fëmi­ja, kur bëhet mad­hor, mund të kundër­sh­to­jë që të jetë i ati i tij bur­ri që e ka njo­hur.

Padia për kundër­sh­timin e atë­sisë mund të ngri­het edhe kundër trashëgim­tarëve të bur­rit që ka bërë njo­hjen.

E drej­ta e padisë nuk parashkruhet.

 

Neni 188

 

Bur­ri që e quan veten si i ati i fëmi­jës së lin­dur jashtë martese, mund të kundër­sh­to­jë që një bur­rë tjetër, i cili e ka njo­hur fëmi­jën, të jetë i ati i tij.

Kjo padi mund të ngri­het edhe kundër trashëgim­tarëve të bur­rit që ka njo­hur fëmi­jën si të tij.

E drej­ta e padisë parashkruhet me kalim­in e 1 viti nga regjistri­mi i atë­sisë në regjistrin e gjend­jes civile.

 

Vërte­ti­mi i atë­sisë së fëmi­jës të lin­dur jashtë martese

Neni 189

 

Atësia e një fëmi­je të lin­dur jashtë martese mund të vërte­to­het me vendim të gjykatës, në rast se gjatë gjykim­it provo­het se në kohën e zënies së fëmi­jës i ati bashkë­je­tonte me nënën e fëmi­jës, ose ka kry­er mar­rëd­hënie sek­suale me apo pa  dhunë, ose i ka prem­tu­ar martesë, ose nga një gjykim penal apo civ­il rezul­ton në mënyrë të drejt­për­drejtë ose tërtho­razi atësia e fëmi­jës së lin­dur jashtë martese, si dhe kur dihet pub­lik­isht se ai e ka njo­hur fëmi­jën si të tijin.

 

Neni 190

 

Kur ka shkaqe të përligju­ra, gjyka­ta mund të zgjasë afatet e mësipërme të parashkrim­it, me kërkesën e per­son­it të intere­suar.

 

Neni 191

 

E drej­ta e padisë, e parashikuar në nenet 184, 185, 186, 187 dhe 188 të këtij Kodi, nuk u kalon trashëgim­tarëve të paditësit, por gjyki­mi i fil­lu­ar më parë mund të vazh­do­jë nga trashëgim­tarët e tij.

Në rast se fëmi­ja është zënë kur mungonte bashkëshorti i nënës dhe ky ka vdekur pa u plotë­suar afati bren­da të cilit mund të ngri­het padia për kundër­sh­timin e atë­sisë, të par­alin­durit ose të paslin­durit e tij mund ta ngrenë pad­inë bren­da 6 mua­jve nga data e vdek­jes së tij.

 

TITULLI  II

DETYRIMI PËR USHQIM

 

KREU  I

PERSONAT E DETYRUAR

 

Neni 192

 

Detyrim për ushqim kanë, sipas rad­hës:

a) bashkëshorti ndaj bashkëshort­it tjetër dhe fëmi­jët ndaj prindërve të tyre;

b) prindërit ndaj fëmi­jëve të tyre;

c) të paslin­durit ndaj të par­alin­durve të tyre, që nuk janë prindër, sipas rad­hës më të afërt;

ç) të par­alin­durit ndaj të paslin­durve të tyre, që nuk janë fëmi­jë të tyre, sipas rad­hës më të afërt;

d) vëllezërit dhe motrat ndaj vëllezërve dhe motrave të tyre, sipas rad­hës më të afërt.

 

Neni 193

Detyri­mi i për­fitue­sit të dhurim­it

 

Për­fitue­si i dhurim­it, në pref­er­encë kun­drejt çdo të detyru­ari tjetër, dety­ro­het t’i japë dhu­rue­sit detyrim­in për ushqim, përveçse kur bëhet fjalë për dhurim të bërë lid­hur me një martesë ose për një dhurim me kusht.

 

Neni 194

Detyri­mi midis njerkut, njerkës dhe thjeshtërve të tyre

 

Kanë detyrim për ushqim edhe njerku e njer­ka ndaj thjeshtërve të tyre të mitur, përveç rasteve kur këta kanë per­sona të tjerë që kanë detyrim­in për ushqim ndaj tyre dhe janë në gjend­je ta japin këtë detyrim.

Thjeshtërit kanë detyrim­in për ushqim për njerkun dhe njerkën e tyre, kur këta ia kanë dhënë për një kohë të gjatë këtë detyrim dhe janë kujdesur për ta në mituri, jo më pak se 10 vjet. në këtë rast thjeshtërit ngarko­hen me dhënien e detyrim­it për ushqim njël­loj si ndaj prindërve të tyre.

 

Neni 195

 

Detyri­mi për ushqim pushon në qoftë se marte­sa ndër­m­jet prindit dhe njerkës ose njerkut është zgjid­hur.

 

Neni 196

Pamundësia e dhënies së detyrim­it për ushqim

 

Kur per­son­at e ngarkuar për dhënien e detyrim­it për ushqim nuk janë në gjend­je që ta japin këtë tërë­sisht ose pjesër­isht, ky detyrim u kalon tërë­sisht ose pjesër­isht per­son­ave që janë në rad­hë të mëpasme.

Prindërit nuk shkarko­hen nga detyri­mi për ushqim ndaj fëmi­jëve të tyre, edhe sikur t’u jetë hequr përgjegjësia  prindërore.

 

Detyri­mi për ushqim ndër­m­jet prindërve dhe fëmi­jëve

Neni 197

 

Prindërit kanë detyrim­in për ushqim ndaj fëmi­jëve të tyre, kur këta nuk kanë mjete të mjaftueshme për të jet­u­ar.

Një fëmi­jë i mitur mund t’u kërko­jë prindërve të tij detyrim­in për ushqim edhe kur ka pasuri, kur të ard­hu­rat nga pasuria dhe nga puna e tij nuk i përm­bushin nevo­jat e tij.

Detyri­mi për ushqim vazh­don edhe për kohën që fëmi­jët mad­horë ndjekin shkol­lën e mesme ose të lartë, deri në moshën njëzete­pesë vjeç.

 

Neni 198

 

Detyri­mi për ushqim lind vetëm kur per­soni që kërkon këtë detyrim është i paaftë për punë dhe nuk ka mjete të mjaftueshme për të jet­u­ar.

 

Neni 199

Detyri­mi ndër­m­jet bashkëshort­ëve

 

Bashkëshorti që është i paaftë për punë dhe pa mjete të mjaftueshme për të jet­u­ar, ka të drejtë të kërko­jë detyrim­in për ushqim nga  bashkëshorti tjetër.

Detyri­mi për ushqim kërko­het në të njëjtën kohë me pad­inë për zgjid­hjen e martesës.

Kjo kërkesë mund të paraqitet edhe bren­da 6 mua­jve, nga data që vendi­mi për zgjid­hjen e martesës ka mar­rë for­më të pre­rë, me kusht që paaftësia dhe munge­sa e mjeteve të mjaftueshme për të jet­u­ar të kenë ekzis­tu­ar gjatë martesës.

 

Neni 200

Mbari­mi i detyrim­it ndër­m­jet bashkëshort­ëve

 

Detyri­mi për ushqim, sipas nen­it 199 të këtij Kodi, cak­to­het për një kohë jo më të gjatë se  6 vjet pas zgjid­hjes së martesës.

Ky detyrim pushon para këtij afati, kur bashkëshorti, që e gëzonte këtë të drejtë, lidh martesë të re ose bëhet i aftë për punë, ose sig­uron mjete të mja­fueshme për të jet­u­ar, ose kur gjyka­ta, duke mar­rë parasysh rrethanat, çmon se nuk është i den­jë për të për­fi­tu­ar nga kjo e drejtë.

 

 

Kufi­jtë e detyrim­it për ushqim

Neni 201

 

Detyri­mi për ushqim mund të kërko­het vetëm nga ai që është nevo­j­tar dhe nuk është në gjend­je të sig­uro­jë nevo­jat e domos­doshme të tij.

Detyri­mi për ushqim duhet të cak­to­het në raport me nevo­jat e atij që e kërkon dhe mundësitë ekonomike të atij që dety­ro­het. Ai nuk duhet të kapërce­jë atë që është e nevo­jshme për jetën e per­son­it që për­fi­ton detyrim­in për ushqim, duke pasur parasysh rrethanat e jetës së tij.

 

Neni 202

 

Në rastin e dhurim­it, për­fitue­si i tij nuk mund të dety­ro­het  më shumë sesa  vlera e pasurisë së dhu­ru­ar që ekzis­ton në pasur­inë e tij.

 

Neni 203

Kufi­jtë e detyrim­it midis vëllezërve dhe motrave

 

Detyri­mi për ushqim midis vëllezërve dhe motrave kufi­zo­het vetëm në nevo­jat e domos­doshme.

Këtu mund të përf­shi­hen edhe shpen­zimet e edukim­it dhe arsimim­it, kur bëhet fjalë për vëllezërit dhe motrat e mitu­ra.

Konkur­ri­mi i të detyru­arve

Neni 204

 

Nëse për dhënien e detyrim­it për ushqim ka shumë të detyru­ar të së njëjtës shkallë, të gjithë janë të detyru­ar sol­i­dar­isht në dhënien e këtij detyri­mi, secili në raport me mundësitë e tij ekonomike.

Nëse per­son­at e thirrur në një shkallë të mëparshme nuk janë në gjend­je që ta për­bal­lo­jnë plotë­sisht ose pjesër­isht detyrim­in për ushqim, ky u kalon plotë­sisht ose pjesër­isht per­son­ave të thirrur në një shkallë të mëpasme.

 

Neni 205

 

Nëse per­son­at e detyru­ar nuk bien dako­rd për kufi­jtë e detyrim­it për ushqim, për shpërn­dar­jen dhe mënyrën e dhënies së tij, sipas rrethanave konkrete, ven­dos gjyka­ta.

 

Konkur­ri­mi i per­son­ave që mar­rin detyrim­in për ushqim

Neni 206

 

Kur disa per­sona mar­rin detyrim­in për ushqim nga i njëjti per­son i detyru­ar dhe  kur ky i fun­dit nuk është në gjend­je të për­bal­lo­jë nevo­jat e secilit prej tyre, gjyka­ta ven­dos detyrim­in për ushqim, duke mar­rë parasysh shkallën e afër­sisë dhe  nevo­jat që ka secili prej per­son­ave që merr këtë detyrim.

 

Neni 207

Heq­ja, pakësi­mi ose shti­mi i detyrim­it për ushqim

 

Gjyka­ta, me kërkesën e per­son­it të intere­suar, mund të pakë­so­jë, të heqë ose të shto­jë detyrim­in për ushqim, të cak­tu­ar me vendim të for­mës së pre­rë, kur rrethanat në bazë të të cilave është dhënë vendi­mi kanë ndryshuar më vonë.

Detyri­mi për ushqim mund të pakë­so­het edhe për shkak të sjell­jes së çrreg­ullt ose të qortueshme të per­son­it që e për­fi­ton atë.

Nëse pas për­cak­tim­it të detyrim­it për ushqim kon­sta­to­het se një nga per­son­at e detyru­ar në shkallë të mëparshme është në gjend­je që ta japë atë, gjyka­ta ven­dos zëvendësimin këtij detyri­mi.

Në këtë rast, per­soni i detyru­ar në shkallën e mëpasme nuk çliro­het nga ky detyrim, pa u cak­tu­ar detyri­mi për ushqim ndaj per­son­it në shkallën e mëparshme.

 

Neni 208

Pag­i­mi i shpen­z­imeve

 

Cili­do që ka bërë shpen­z­ime për ushqimin e një per­soni, pa qenë i detyru­ar, ka të drejtë të kërko­jë me padi kthimin e asaj që ka paguar nga ai që ka qenë i detyru­ar për ushqim, në qoftë se shpen­zimet e bëra kanë qenë të nevo­jshme.

 

Neni 209

Mënyra e përm­bush­jes së detyrim­it për ushqim

 

Per­soni që ka detyrim­in për ushqim ka të drejtën e zgjed­hjes për përm­bush­jen e detyrim­it nëpër­m­jet pagesës bankare ose të drejt­për­drejtë, që para­paguhet peri­odik­isht, ose duke e mba­j­tur në shtëpinë e tij atë që merr detyrim­in për ushqim.

Gjyka­ta, sipas rrethanave, për­cak­ton mënyrën e dhënies së detyrim­it për ushqim.

Në rast nevo­je urgjente, gjyka­ta ven­dos detyrim­in për ushqim në ngarkim të njërit prej per­son­ave të detyru­ar. Në këtë rast, per­soni i detyru­ar ruan të drejtën e padisë së regre­sit ndaj per­son­ave të tjerë.

 

Fil­li­mi i detyrim­it për ushqim

Neni 210

 

Detyri­mi për ushqim fil­lon nga data e ngrit­jes së padisë.

Pakësi­mi ose heq­ja e detyrim­it për ushqim, të cak­tu­ar me vendim të for­mës së pre­rë dhe të paekzeku­tu­ar, fil­lon nga data kur kanë ndryshuar rrethanat, në bazë të të cilave është dhënë vendi­mi, kurse shti­mi i tij fil­lon nga data e ngrit­jes së padisë.

 

Neni 211

 

Kur një vendim, që përm­ban një detyrim për ushqim, vihet në ekzeku­tim pas 6 mua­jve nga data që ka mar­rë for­më të pre­rë, detyrimet e pra­pam­be­tu­ra për ushqim janë të kërkueshme vetëm për 6 mua­jt e fun­dit.

 

Neni 212

Pushi­mi i detyrim­it për ushqim

 

Detyri­mi për ushqim pushon me vdek­jen e per­son­it të detyru­ar, per­son­it që e për­fi­ton atë, edhe sikur ky detyrim, që përm­ba­het në një vendim të for­mës së pre­rë, të mos jetë ekzeku­tu­ar.

 

Ndal­i­mi i kom­pen­sim­it dhe i zëvendësim­it të detyrim­it

për ushqim

Neni 213

 

E drej­ta për të kërkuar detyrim­in për ushqim nuk mund t’i kalo­jë një per­soni tjetër.

Per­soni që ka detyrim­in për ushqim nuk mund të kërko­jë që ky detyrim të shly­het me një kre­di që ka ndaj per­son­it që e për­fi­ton atë, edhe sikur të ketë detyrime të pra­pam­be­tu­ra për ushqim.

 

 

 

 

 

Neni 214

Heq­ja dorë

 

Heq­ja dorë nga e drej­ta për të mar­rë detyrim­in për ushqim për kohën e ardhshme është e pavlef­shme.

 

TITULLI  III

PËRGJEGJËSIA PRINDËRORE

 

KREU I

KUPTIMI I PËRGJEGJËSISË PRINDËRORE

 

Neni 215

 

Përgjegjësia prindërore përf­shin tërës­inë e të drej­tave dhe detyrave që kanë për qël­lim të sig­uro­jnë mirëqe­nien emo­cionale, sociale dhe mate­ri­ale të fëmi­jës, duke u kujdesur për të, duke mba­j­tur raporte vet­jake me të, duke i sig­u­ru­ar atij mirër­rit­jen, edukimin, arsim­imin, për­faqësimin ligjor dhe admin­istrim­in e pasurive të tij.

 

Neni 216

Kufi­jtë e përgjegjë­sisë prindërore

 

Fëmi­ja ndod­het nën përgjegjës­inë prindërore deri në arrit­jen e moshës mad­hore.

 

Neni 217

Detyri­mi rec­i­prok

 

Prindërit dhe fëmi­jët rec­i­prok­isht duhet të ndih­mo­jnë, të duan dhe të respek­to­jnë njëri-tjetrin.

 

Neni 218

Kthi­mi i fëmi­jës

 

Prindërit mund të kërko­jnë nga gjyka­ta kthimin e fëmi­jës së tyre të mitur, kur nuk jeton pranë tyre dhe mba­het pa të drejtë nga per­sona të tjerë.

Gjyka­ta, për rrethana të rën­da, mund të mos ven­dosë kthimin, në qoftë se ky vjen në kundër­sh­tim me interesin më të lartë të fëmi­jës. Gjyka­ta merr edhe mendimin e fëmi­jës kur ka mbushur moshën dhjetë vjeç.

 

Neni 219

Mar­rëd­hëni­et e fëmi­jës me gjyshërit

 

Prindërit nuk mund të ndalo­jnë fëmi­jën të ketë mar­rëd­hënie vet­jake me gjyshërit e tij, me për­jash­tim të rasteve kur ekzis­to­jnë shkaqe të rën­da. Në rast mos­mar­rëvesh­je­je midis palëve, gjyka­ta mund të ven­dosë për mënyrën e rreg­ul­lim­it të këtyre mar­rëd­hënieve.

 

KREU  II

USHTRIMI I PËRGJEGJËSISË PRINDËRORE

 

Ushtri­mi i për­bashkët i përgjegjë­sisë prindërore

Neni 220

 

Përgjegjësia prindërore u për­ket dhe ushtro­het së bashku  nga të dy prindërit në lid­hje me fëmi­jën e lin­dur gjatë martesës së tyre ose jashtë martese, nëse është njo­hur nga të dy prindërit.

Neni 221

 

Në qoftë se prindërit nuk bien dako­rd për atë që kërkon intere­si i fëmi­jës, ata mund t’i drej­to­hen gjykatës, e cila ven­dos  pasi është për­p­jekur ta zgjid­hë çësht­jen me paj­tim.

 

Neni 222

 

Kur njëri nga prindërit kryen një veprim të zakon­shëm me të tretët, që lid­het me ushtrim­in e përgjegjë­sisë prindërore, ai prezu­mo­het se ka mar­rë edhe pëlqimin e prindit tjetër.

 

Neni 223

Hum­b­ja e përgjegjë­sisë prindërore

 

Prindërit e fëmi­jës mund të hum­basin përgjegjës­inë prindërore nëpër­m­jet një vendi­mi penal që i ka dënuar ata si autorë ose si bashkëpun­torë për një vepër penale ndaj fëmi­jës së tyre, si bashkëpunë­torë në një vepër penale të kry­er nga fëmi­ja i tyre ose nëse janë dënuar për ndon­jë nga shkaqet e brak­tis­jes së famil­jes, për sa kohë që ata nuk kanë mar­rë për­sipër detyrimet që kanë ndaj saj.

 

Pamundësia e ushtrim­it të përgjegjë­sisë prindërore

Neni 224

 

Në qoftë se prindërit e fëmi­jës kanë vdekur, janë në pamundësi të ushtro­jnë përgjegjës­inë prindërore për shkak të pazotë­sisë për të vepru­ar, të mungesës ose për arsye veçanër­isht të rën­da, fëmi­ja mund t’i beso­het një anë­tari të famil­jes, një per­soni të cak­tu­ar si kujdestar, një famil­je­je kujdestare ose edhe një insti­tu­cioni të përku­jdesjes.

Në këtë rast mer­ret mendi­mi i sek­torit të ndih­mës dhe shër­bimeve sociale, sipas dis­poz­i­tave për kujdestar­inë.

 

Neni 225

 

Në qoftë se njëri nga prindërit është para pamundë­sisë së ushtrim­it të përgjegjë­sisë prindërore ose kur njëri nga prindërit ka vdekur, përgjegjësia prindërore ushtro­het nga prin­di tjetër.

 

Neni 226

Përgjegjësia prindërore pas  zgjid­hjes së martesës

 

Në qoftë se prindërit e fëmi­jës kanë zgjid­hur martesën, ushtri­mi i përgjegjë­sisë prindërore bëhet sipas Kreut III “Paso­jat e zgjid­hjes së martesës” të këtij Kodi.

 

Neni 227

Përgjegjësia prindërore ndaj fëmi­jës së lin­dur jashtë martese

 

Përgjegjësia prindërore ndaj fëmi­jës së lin­dur jashtë martese ushtro­het nga prin­di që e ka njo­hur fëmi­jën si të tij. Në qoftë se ai është njo­hur nga të dy prindërit, përgjegjës­inë prindërore e kanë të dy prindërit.

Me kërkesë të të atit, të nënës ose të prokuror­it, gjyka­ta mund të ndrysho­jë kushtet e ushtrim­it të përgjegjë­sisë prindërore dhe të ven­dosë që ai të ushtro­het nga njëri  prind ose nga të dy bashkër­isht. Gjyka­ta në këtë rast ven­dos se me cilin prind do të bano­jë fëmi­ja.

Gjyka­ta ven­dos për të drejtën e viz­itës dhe të mbikëqyr­jes së prindit, me të cilin fëmi­ja nuk banon.

 

 

Heq­ja e përgjegjë­sisë prindërore

Neni  228

 

Kur prin­di shpër­doron përgjegjës­inë prindërore ose tre­gon paku­jde­si të rëndë në ushtrim­in e saj, ose me veprimet e tij ndikon në mënyrë të dëmshme në edukimin e fëmi­jëve, me kërkesën e prindit tjetër, të të afër­mve të fëmi­jës ose të prokuror­it, mund t’i hiqet përgjegjësia prindërore.

Heq­ja e përgjegjë­sisë prindërore bëhet me vendim të gjykatës, duke u thirrur si i padi­tur prin­di, për të cilin kërko­het kjo heq­je.

 

Neni 229

 

Gjyka­ta ven­dos që heq­ja e përgjegjë­sisë prindërore të shtri­het mbi të gjithë ose mbi disa nga fëmi­jët e lin­dur para vendim­it të gjykatës për heq­jen e përgjegjë­sisë.

Heq­ja e përgjegjë­sisë prindërore e shkarkon fëmi­jën nga detyri­mi për ushqim ndaj prindërve, me për­jash­tim të rastit kur gjyka­ta ven­dos ndryshe.

 

Neni 230

Kthi­mi i përgjegjë­sisë prindërore

 

Përgjegjësia prindërore mund të kthe­het me vendim të gjykatës, kur pushon shkaku për të cilin është hequr kjo përgjegjësi.

 

KREU  III

PËRGJEGJËSIA PRINDËRORE PËR PASURINË E FËMIJËS

 

Për­faqësi­mi dhe admin­istri­mi

Neni 231

 

Prindërit e fëmi­jës kanë të drejtën  e admin­istrim­it dhe të për­dorim­it të pasurisë së fëmi­jës së tyre.

 

Neni 232

 

Prindërit për­faqë­so­jnë fëmi­jën e tyre të mitur që nuk ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç në të gjitha veprimet juridike, me për­jash­tim të atyre që, sipas ligjit, i mituri mund t’i krye­jë vetë.

I mituri që ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç i kryen vetë veprimet juridike, por kur­do­herë me pëlqimin para­prak të prindërve, me për­jash­tim të atyre që, sipas ligjit, mund t’i krye­jë vetë.

 

Neni 233

 

Pasuria e të mitu­rit që nuk ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç admin­istro­het nga prindërit në dobi të fëmi­jës, kurse pasuria e të mitu­rit që ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç admin­istro­het nga vetë i mituri, por gjith­monë me pëlqimin para­prak të prindërve.

 

Neni 234

 

Tjetër­si­mi i pasurisë së palu­a­jt­shme të çdo fëmi­je të mitur deri në moshën tetëm­bëd­hjetë vjeç, lënia hipotekë, ngarki­mi me një bar­rë, mar­r­ja hua në emër të të mitu­rit, heq­ja dorë nga trashëgimia apo legu ose mospra­n­i­mi i një dhuri­mi, si dhe përgjithë­sisht veprimet që kapërce­jnë kufi­jtë e një admin­istri­mi të thjeshtë të çdo pasurie të të mitu­rit, mund të kry­hen vetëm kur e kërkon intere­si i të mitu­rit dhe me autor­iz­im të gjykatës së vend­ba­nim­it të të mitu­rit.

Vepri­mi juridik, që është kry­er pa u mar­rë autor­iz­i­mi i gjykatës, mund të shpal­let i pavlef­shëm me kërkesën e prokuror­it, të prindit ose të kujdestar­it të të mitu­rit.

Në qoftë se gjyka­ta jep pëlqimin më vonë, vepri­mi juridik nuk shpal­let i pavlef­shëm.

 

Neni 235

Për­dori­mi i të ard­hu­rave të fëmi­jës

 

Prindërit mund të për­dorin të ard­hu­rat nga pasuria e fëmi­jës, që ata admin­istro­jnë, për mirër­rit­jen, edukimin dhe arsim­imin e tij.

Ata mund t’i për­dorin këto të ard­hu­ra, për të plotë­suar nevo­jat e domos­doshme të famil­jes, kur nuk kanë pasuri të mjaftueshme për t’i plotë­suar vetë ato. Të ard­hu­rat e mbe­tu­ra kthe­hen në pasur­inë e fëmi­jës.

 

Neni 236

Admin­istri­mi i pasurisë

 

Admin­istri­mi i pasurisë së fëmi­jës bëhet nga të dy prindërit bashkër­isht, në rastin kur ata e ushtro­jnë përgjegjës­inë prindërore bashkër­isht dhe në rastet e tjera ose nga i ati apo nga nëna nën kon­trol­lin e gjykatës, sipas nen­eve 234 dhe 235 të këtij Kodi.

E drej­ta e për­dorim­it të pasurisë së fëmi­jës është e lid­hur me të drejtën e admin­istrim­it ligjor. Kjo e drejtë u takon të dy prindërve bashkër­isht ose atij që është i ngarkuar me admin­istrim­in e pasurisë së fëmi­jës.

 

Neni 237

 

E drej­ta e për­dorim­it të pasurisë së fëmi­jës nga prin­di pushon:

a) kur fëmi­ja  bëhet mad­hor;

b) për shkaqet për të cilat merr fund përgjegjësia prindërore ose admin­istri­mi ligjor;

c) për të gjitha shkaqet që lid­hen me mar­rjen fund të uzufruk­tit.

 

Neni 238

 

Detyrimet që lid­hen me të drejtën e për­dorim­it të pasurisë së fëmi­jës janë:

a) detyrimet që kanë per­son­at që gëzo­jnë të drejtën e uzufruk­tit në një pasuri;

b) detyri­mi për ushqim, mirër­rit­je, edukim dhe arsim­im të fëmi­jës, në bazë të pasurisë.

 

Neni 239

 

E drej­ta e për­dorim­it të pasurisë së fëmi­jës nuk shtri­het mbi pasur­inë që ai fiton nga puna e tij, as mbi pasur­inë që i është dhu­ru­ar ose që i ka kalu­ar me trashëgi­mi, kur prin­di është ndalu­ar shpre­himisht të ketë të drejtën e për­dorim­it mbi këtë pasuri.

 

TITULLI IV

BIRËSIMI

 

Neni 240

Intere­si i të mitu­rit

 

Birësi­mi lejo­het vetëm në rast se është në interesin e lartë të të mitu­rit dhe garan­ton respek­timin e të drej­tave të tij themelore.

 

 

 

Kushtet e birësim­it

Neni 241

 

Birë­so­het vetëm i mituri.

Birë­sue­si duhet të ketë një difer­encë moshe të pak­tën 18 vjet me të birë­suar­in.

Në qoftë se birë­so­het fëmi­ja i bashkëshort­it, difer­en­ca e moshës duhet të jetë jo më pak se 15 vjet.

 

Neni 242

 

I mituri nuk mund të birë­so­het nga shumë per­sona, përveç rastit kur ata janë bashkëshortë.

Birësi­mi i ri lejo­het pas vdek­jes së birë­sue­sit ose të birë­suesve apo pas vdek­jes së njërit prej birë­suesve, në qoftë se kërke­sa është paraqi­tur nga bashkëshorti i ri i birë­sue­sit.

Ndalimet e birësim­it

Neni 243

 

Nuk mund të birë­so­het një per­son nga të par­alin­durit e tij, si edhe vël­lai nga motra dhe anas­jell­tas.

 

Neni 244

 

Nuk mund të birë­so­het një per­son nga kujdestari i tij, pa u parë për­para nga gjyka­ta admin­istri­mi i pasurisë së të mitu­rit prej tij, dorëz­i­mi i pasurisë së të mitu­rit, si dhe vlerësi­mi i detyrimeve në ngarkim të kujdestar­it ose dhë­nia e garan­cisë nga kujdestari për përm­bush­jen e këtyre detyrimeve.

 

Neni 245

 

Per­soni nuk mund të birë­so­jë kur:

a) i është hequr nga gjyka­ta përgjegjësia prindërore;

b) vuan nga një sëmund­je psikike ose ka zhvil­lim men­dor të metë, si dhe vuan nga një sëmund­je, e cila mund të vërë në rrezik shën­detin dhe jetën e atij që do të birë­so­het;

c) nuk ka garanc­inë si per­son, se do të krye­jë në rreg­ull detyrën e birë­sue­sit në lid­hje me mirër­rit­jen, edukimin dhe arsim­imin e atij që do të birë­so­het.

 

Pëlqi­mi për birësim

Neni 246

 

Për birësimin e të mitu­rit kërko­het pëlqi­mi i të dy prindërve të tij.

Në qoftë se njëri nga të dy prindërit ka vdekur, nuk është në gjend­je të shpre­hë vull­netin e tij  ose i është hequr përgjegjësia prindërore, pëlqi­mi i prindit tjetër është i  mjaftueshëm.

Kur fëmi­jës i kanë vdekur të dy prindërit, kur atyre u është hequr zotësia për të vepru­ar ose janë të pan­jo­hur, gjyka­ta ven­dos nëse fëmi­ja duhet të birë­so­het.

Kur birë­sue­si është i mar­tu­ar, duhet të mer­ret pëlqi­mi i bashkëshort­it të tij.

Kur i birë­suari ka mbushur moshën dhjetë vjeç mer­ret mendi­mi i tij dhe në moshën dym­bëd­hjetë vjeç kërko­het  pëlqi­mi i tij.

 

Neni 247

 

Pëlqi­mi për birësim jepet për­para gjykatës kom­pe­tente. Në rast se per­soni ka vend­ba­n­imin ose vendqën­drim­in e tij në një shtet tjetër, mund të japë pëlqimin para agjen­tit diplo­matik ose kon­sul­lor pranë ambasadës ose kon­sul­latës shqiptare.

 

Neni 248

 

Pëlqi­mi për birësim mund të tërhiqet nga prindërit biologjikë, bren­da 3 mua­jve nga çasti i dhënies së tij.

Kjo peri­ud­hë shër­ben edhe si peri­ud­hë provë për mar­rëd­hëni­et midis birë­suesve dhe të birë­suar­it.

Peri­ud­ha e provës shër­ben për të ven­do­sur një mar­rëd­hënie birë­suese midis një fëmi­je dhe një famil­je­je.

Prindërit mund të tërhe­qin pëlqimin e tyre edhe pas kalim­it të afatit tremu­jor, deri në çastin e mar­rjes së vendim­it nga gjyka­ta kom­pe­tente.

Gjyka­ta, për­para se të ven­dosë, duhet të ver­i­fiko­jë nëse  janë plotë­suar afatet e mësipërme, nëse janë bërë të gjitha për­p­jek­jet e nevo­jshme për kthimin e fëmi­jës  pranë prindërve biologjikë dhe nëse gjatë bashkim­it ka funk­sionuar mar­rëd­hë­nia e të mitu­rit me  birë­sue­sit.

Në qoftë se per­soni, që i është besuar fëmi­ja gjatë peri­ud­hës së provës dhe më pas, refu­zon ta kthe­jë atë, prindërit mund t’i drej­to­hen gjykatës, e cila mund të ven­dosë kthimin e fëmi­jës në rast se kjo është në interesin e tij.

 

Neni 249

 

Nëse birë­sue­si vdes pasi ka dhënë pëlqimin dhe para dhënies së vendim­it, gjyka­ta mund të vazh­do­jë pro­ce­durën e gjykim­it për për­fundimin e birësim­it.

Trashëgim­tarët e birë­sue­sit mund të paraqesin në gjykatë pre­tendime për të kundër­sh­tu­ar birësimin.

Nëse birësi­mi pra­nohet nga gjyka­ta, ai sjell efek­te që nga çasti i dhënies së pëlqim­it nga birë­sue­si.

 

Deklari­mi i brak­tis­jes

Neni 250

 

Gjyka­ta e rrethit mund të deklaro­jë të brak­tisur të miturin që ndod­het pranë një insti­tu­cioni të përku­jdesjes sociale, pub­lik ose pri­vat, ose te per­soni që e ka në përku­jdesje, kur prindërit e tij, në mënyrë të duk­shme, nuk janë intere­suar për të gjatë një viti, për­para paraqit­jes së kërkesës për deklarim­in e brak­tis­jes.

Kur i mituri ka qenë stre­huar që nga lind­ja e tij në një insti­tu­cion, afati prej 1 viti kufi­zo­het në 3 muaj.

Kon­sidero­hen në mënyrë të duk­shme të paintere­suar për fëmi­jën prindërit që vull­ne­tar­isht nuk kanë mba­j­tur mar­rëd­hënie të përzemër­ta të nevo­jshme për rrit­jen e tij dhe që kanë treguar paku­jde­si të rëndë në ushtrim­in e  përgjegjë­sisë prindërore.

Gjyka­ta i kërkon per­son­it që ka paraqi­tur kërkesën shp­jegime nëse ka bërë për­jek­je për gjet­jen e prindërve biologjikë të fëmi­jës dhe kthimin e fëmi­jës në famil­jen biologjike, nëse kjo është e mundur.

Brak­tis­ja nuk deklaro­het kur, gjatë afatit të parashikuar në para­grafin e parë të këtij neni, një anë­tar i famil­jes ka kërkuar të mar­rë për­sipër rrit­jen e fëmi­jës dhe kjo kërkesë është kon­sideru­ar në për­puth­je me interesin e fëmi­jës.

 

Neni 251

 

Kërke­sa për deklarim­in e brak­tis­jes bëhet nga drejtue­si i insti­tu­cionit ku ndod­het fëmi­ja ose nga per­soni që e ka në përku­jdesje. Kërke­sa i dër­go­het gjykatës, nën juridik­sion­in e së cilës ndod­het insti­tu­cioni ose vend­ba­n­i­mi i per­son­it që e ka mar­rë në përku­jdesje të miturin.

Çdo per­son që ka një interes ligjshëm për mbro­jt­jen e fëmi­jës, mund të ndërhyjë në pro­cesin e gjykim­it.

Gjyka­ta, që deklaron të brak­tisur të miturin, cak­ton në të njëjtin vendim edhe kujdestarin për mirër­rit­jen, edukimin dhe arsim­imin e fëmi­jës, një insti­tu­cion të përku­jdesjes sociale ose një per­son të cak­tu­ar, nisur nga intere­si më i lartë i të mitu­rit.

 

Neni 252

Paraqit­ja e kërkesës

 

Per­son­at që dëshi­ro­jnë të birë­so­jnë të mitur shqip­tarë mund të birë­so­jnë vetëm të mitu­rit që fig­uro­jnë në lis­tat e Komitetit Shqip­tar të Birësim­it.

Komiteti Shqip­tar i Birësim­it është autoritet qen­dror i pavarur, veprim­taria e të cilit rreg­ul­lo­het me ligj të veçan­të.

Shte­t­a­sit e huaj nuk mund t’i drej­to­hen drejt­për­drejt Komitetit Shqip­tar të Birësim­it.

Kërke­sa e tyre i paraqitet Komitetit Shqip­tar të Birësim­it  nëpër­m­jet autoriteteve pub­like kom­pe­tente ose orga­niz­mave pri­vatë të parashikuar në ligj. Kërke­sa dhe doku­mentet që e shoqëro­jnë duhet të jenë të përk­thy­era në gjuhën shqipe dhe të legal­izuara, sipas ligjit të ven­dit ku jeton birë­sue­si.

Shte­t­a­sit shqip­tarë që kanë vend­ba­n­imin e tyre jashtë ven­dit dhe shte­t­a­sit e huaj rezi­den­të prej 2 vjetësh në Shqipëri, mund t’i drej­to­hen drejt­për­drejt Komitetit Shqip­tar të Birësim­it.

 

Neni 253

Detyri­mi i Komitetit Shqip­tar të Birësim­it

 

Pas shqyr­tim­it të kërkesës dhe të doku­menteve përkatëse, Komiteti Shqip­tar i Birësim­it i dër­gon gjykatës studimin për per­son­in që kërkon të birë­so­jë dhe atë të të mitu­rit që mund të birë­so­het.

Komiteti Shqip­tar i Birësim­it i dër­gon gjykatës edhe pëlqimin me shkrim për këtë birësim dhe për  birësimet ndër­ven­dase,  si dhe kon­fir­mimin se i mituri nuk ka pasur mundësi të birë­so­het në Shqipëri për një afat prej 6 mua­jsh nga data e regjistrim­it  në lis­tat e këtij Komiteti.

 

Neni 254

Gjyka­ta Kom­pe­tente

 

Kërke­sa për birësim, e bërë nga një shte­tas shqip­tar, bëhet në gjykatën e vend­ba­nim­it të per­son­it që kërkon të birë­so­jë.

Kërke­sa për birësim, e bërë nga një shte­tas i huaj ose shqip­tar që banon jashtë shtetit, paraqitet në gjykatën nën juridik­sion­in e së cilës ndod­het vend­ba­n­i­mi i të mitu­rit.

Kërke­sa për birësimin e të mitu­rit shqip­tar që banon jashtë shtetit paraqitet në gjykatën e rrethit gjyqë­sor Tiranë.

 

Ndërhyr­ja në pro­ces

Neni 255

 

Çdo per­son që ka një interes të ligjshëm për mbro­jt­jen e të mitu­rit si dhe prokurori mund të ndërhyjnë në pro­cesin e birësim­it, si dhe kanë të drejtën e ankim­it kundër vendim­it të gjykatës.

 

Neni 256

 

Në rast se gjatë pro­ce­durës për birësimin e një fëmi­je rezul­ton se është paraqi­tur një kërkesë në gjykatë, për njo­hje atësie, pro­ce­du­ra pezul­lo­het deri në për­fundim të gjykim­it për njo­hjen e atë­sisë.

 

Neni 257

Ndalimet për birësimin ndër­ven­das

 

Kushtet dhe efek­tet e birësim­it të shpal­lur në Shqipëri për­cak­to­hen nga legjis­la­cioni shqip­tar.

Birësi­mi ndër­ven­das nuk lejo­het kur:

a) birësi­mi nuk nji­het në shtetin ku bano­jnë birë­sue­sit;

b) arri­het në për­fundimin së birësi­mi është me paso­ja të rën­da për të miturin;

c) i mituri, në shtetin ku bano­jnë birë­sue­sit, nuk gëzon të njëj­tat të drej­ta që nji­hen në Shqipëri.

Birësi­mi  ndër­ven­das lejo­het pasi fëmi­ja ka qën­dru­ar në prit­je për 6 muaj në lis­tat e komitetit shqip­tar të birësim­it  dhe, gjatë kësaj peri­ud­he, janë eza­u­ru­ar të gjitha mundësitë  për të  bërë  birësimin  bren­da ven­dit.

 

Neni 258

Efek­tet e birësim­it

 

Birësi­mi i prod­hon efek­tet e tij nga data që vendi­mi merr for­më të pre­rë.

Birësi­mi është i pare­vokueshëm.

Gjyka­ta i dër­gon vendimin e for­mës së pre­rë për regjistrim zyrës së gjend­jes civile, ku ka regjistrin themeltar birë­sue­si.

 

Mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet birë­sue­sit dhe të birë­suar­it

Neni 259

 

Me birësimin ndër­m­jet birë­sue­sit dhe gjin­isë së tij, nga njëra anë, dhe të birë­suar­it dhe të paslin­durve të tij, nga ana tjetër, lindin të drej­ta dhe detyra të njëj­ta me ato që kanë ndër­m­jet tyre per­son­at që janë gji­ni. Të drej­tat dhe detyrat ndër­m­jet të birë­suar­it dhe të paslin­durve të tij, nga njëra anë, dhe gjin­isë së tij, nga ana tjetër, pusho­jnë.

Kur njëri nga prindërit e të birë­suar­it është bashkëshort i birë­sue­sit, i birë­suari nuk i shkëput lid­hjet me këtë prind dhe gjin­inë e tij.

 

Atësia, mëmësia dhe mbiem­ri i të birë­suar­it

Neni 260

 

I birë­suari merr mbiem­rin e birë­sue­sit dhe në rast të birësim­it nga të dy bashkëshort­ët, mbiem­rin e për­bashkët të tyre; në qoftë se ata kanë mbiem­ra të ndryshëm ven­dosin me mar­rëvesh­je se cilin mbiemër do të mba­jë i birë­suari; në rast mos­mar­rëvesh­je­je fëmi­ja merr mbiem­rin e të atit.

Me kërkesë të birë­sue­sit ose të birë­suesve, gjyka­ta mund të ndrysho­jë emrin e të birë­suar­it.

I birë­suari merr për emër nëne dhe ati atë të birë­sue­sit ose birë­suesve të tij.

 

Neni 261

 

Për birësimin sur­rog­a­tiv, të parashikuar në ligjin nr.8876, datë 4.4.2002 “Për shën­detin riprod­hues”, zba­to­hen të njëj­tat kritere dhe pro­ce­du­ra për birësimin, sipas këtij Kodi dhe legjis­la­cionit përkatës.

 

Neni  262

 

I mituri, prindërit biologjikë dhe birë­sue­sit kanë të drejtën e  mirëbes­im­it për pro­cesin dhe doku­menta­cionin e birësim­it, si shpre­hje të respek­tim­it të jetës pri­vate.

Kur  mosha  dhe niveli i pjekurisë e lejo­jnë, i mituri ka të drejtë të nji­het me his­tor­inë e tij dhe, nëse është e mundur, me të dhë­nat për prindërit biologjikë.

 

 

TITULLI  V

KUJDESTARIA

 

KREU  I

KUJDESTARIA MBI TË MITURIT

 

Neni 263

Ven­dos­ja e kujdestarisë

 

Fëmi­jët e mitur ven­dosen në kujdestari dhe gëzo­jnë mbro­jt­je të veçan­të nga shteti kur prindërit e tyre janë në pamundësi për të ushtru­ar përgjegjës­inë prindërore, për shkak se të dy prindërit kanë vdekur ose nuk nji­hen, janë shpal­lur si të pag­je­tur, u është hequr përgjegjësia  prindërore ose u është hequr zotësia për të vepru­ar, si dhe për çdo shkak tjetër të pran­uar nga gjyka­ta.

Gjykatë kom­pe­tente për ven­dos­jen në kujdestari të të mitu­rit është ajo e vend­ba­nim­it ose vendqën­drim­it të të mitu­rit.

 

E drej­ta për paraqit­jen e kërkesës

Neni 264

 

Të drejtën për paraqit­jen e kërkesës në gjykatë për kujdestar mbi të miturin e kanë:

a) të afër­mit e fëmi­jës së mitur;

b) cili­do që merr njof­tim për mbet­jen e fëmi­jës pa prindër ose për  lind­jen e një fëmi­je me prindër të pan­jo­hur;

c) vetë i mituri që ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç;

ç) prokurori;

d) noteri, i cili në çel­jen e një tes­ta­men­ti vihet në dijeni për cak­timin e një kujdestari.

 

Neni 265

 

Gjyka­ta ven­dos si kujdestar per­son­in e cak­tu­ar nga prin­di, që ka ushtru­ar i fun­dit përgjegjës­inë prindërore, me tes­ta­ment ose deklaratë note­ri­ale.

Kujdestari i cak­tu­ar, sipas para­grafit të parë të këtij neni, nuk është i detyru­ar të pra­no­jë kujdestar­inë.

Në rastet kur kujdestari i cak­tu­ar sipas këtij neni nuk plotë­son kushtet e kërkuara nga ky Kod, kujdestaria ven­doset nga gjyka­ta.

 

Famil­ja kujdestare

Neni 266

 

Famil­ja kujdestare është një famil­je alter­na­tive, e ven­do­sur nga gjyka­ta, për t’i ofru­ar fëmi­jës një mjedis famil­jar, kushte për mirër­rit­je, përku­jdesje fizike dhe mbështet­je emo­cionale.

Evi­den­ti­mi i famil­jeve kujdestare është përgjegjësi e sek­torit të ndih­mës dhe shër­bim­it social pranë bashk­isë ose komunës ku banon i mituri, e cila real­i­zo­het me fir­mosjen e një deklarate gatish­mërie nga famil­ja për të mar­rë fëmi­jë në kujdestari.

Num­ri i fëmi­jëve që i jepen në kujdestari një famil­je­je kujdestare duhet të jetë i kufizuar, duke u dhënë  pri­or­itet në këtë ven­dos­je fëmi­jëve që janë vëllezër dhe motra me njëri-tjetrin.

 

Neni 267

 

Në rast se nuk është cak­tu­ar kujdestar nga prin­di që ka ushtru­ar i fun­dit përgjegjës­inë prindërore, gjyka­ta i jep pri­or­itet zgjed­hjes së kujdestar­it midis paraard­hësve, per­son­ave të afërt të të mitu­rit, një famil­je­je kujdestare dhe, si alter­na­tivë të fun­dit, insti­tu­cionin pub­lik ose pri­vat.

Para se gjyq­tari të cak­to­jë kujdestarin, duhet të dëgjo­jë per­son­in e zgjed­hur si të tillë dhe të mar­rë mendimin e të mitu­rit nëse ai ka mbushur moshën dhjetë vjeç.

Gjyka­ta, në çdo rast, merr mendimin e sek­torit të ndih­mës dhe shër­bimeve sociale pranë bashk­isë ose komunës së ven­dit ku zhvil­lo­het gjyki­mi, i cili përm­ban ekza­min­imin e zhvil­lim­it të per­son­alitetit të fëmi­jës në kon­tek­stin famil­jar eduka­tiv e social dhe ekza­min­imin e kushteve dhe për­sh­tat­shmërisë së fëmi­jës me per­son­in kujdestar të ardhshëm, të famil­jes kujdestare ose insti­tu­cionit të përku­jdesjes.

Cak­ti­mi i kujdestar­it nga gjyka­ta bëhet duke parë cilësitë e per­son­it kujdestar, të famil­jes kujdestare të zgjed­hur ose të insti­tu­cionit të përku­jdesjes, sipas para­grafit të tretë të këtij neni, si dhe pasi ka dëgjuar mendimin e një psiko­logu, që duhet të jetë i pran­ishëm gjatë gjykim­it.

 

Neni 268

Njof­ti­mi i gjykatës

 

Nëpunësi i gjend­jes civile, që merr njof­timin për vdek­jen e të dy prindërve ose prindit të vetëm, që ka lënë fëmi­jë në moshë të mitur, ose të lind­jes së një fëmi­je nga prindër të pan­jo­hur, dhe noteri që çel një tes­ta­ment, ku parashiko­het cak­ti­mi i një kujdestari, duhet të njofto­jnë gjykatën për fak­tin bren­da 10 ditëve.

Njof­ti­mi i gjykatës mund të bëhet edhe nga të afër­mit e të mitu­rit ose per­sona të tjerë të intere­suar.

Gjyka­ta, bren­da 30 ditëve nga mar­r­ja njof­tim ose nga paraqit­ja e kërkesës, ven­dos për cak­timin e  kujdestar­it  të  të mitu­rit.

Neni 269

Kujdestaria mbi disa të mitur

 

Për të mitu­rit që janë vëllezër e motra cak­to­het një kujdestar i vetëm, përveç rastit kur rrethanat e veçan­ta kërko­jnë domos­dosh­mërinë e cak­tim­it të më shumë se një kujdestari.

 

Paaftësia dhe papa­jtuesh­mëria për të qenë kujdestar

Neni 270

 

Nuk mund të cak­to­het kujdestar per­soni që:

a) është vetë në kujdestari;

b) ka kon­flikt  intere­sash me të miturin;

c) nuk ka admin­istrim­in e lirë të pasurisë së tij;

ç) është për­jash­tu­ar nga kujdestaria për shkak të deklarim­it me shkrim të prindit që ka ushtru­ar i fun­dit përgjegjës­inë prindërore;

d) ka hum­bur ose i është hequr përgjegjësia prindërore, ose  i është hequr detyra e kujdestar­it në një rast tjetër;

dh) është i dënuar me burgim për një vepër penale dhe është gjatë kohës së vua­jt­jes së dënim­it, si dhe kur është dënuar për krime ndaj të miturve.

e) ka mbushur moshën 65 vjeç;

ë) për shkak të gjend­jes së tij shën­de­të­sore nuk mund ta ushtro­jë me lehtësi kujdestar­inë;

f) ushtron përgjegjës­inë prindërore në më shumë se tre fëmi­jë;

g) është i ngarkuar me më shumë se dy kujdestari;

gj) nuk jep pëlqimin për të qenë kujdestar.

 

Neni 271

Kujdestaria në insti­tu­cionet e përku­jdesjes

 

Kujdestaria mbi të miturin, i cili nuk ka të afërm të njo­hur ose të aftë për të ushtru­ar detyrën e kujdestar­it, mund t’i jepet nga gjyka­ta një insti­tu­cioni pub­lik ose pri­vat të licen­cuar për përku­jdesjen e fëmi­jëve.

Drejtue­si i insti­tu­cionit i dele­gon njërit nga punon­jësit e tij të drejtën e ushtrim­it të funk­sion­eve të kujdestar­it.

Drejtue­si i insti­tu­cionit, bren­da 10 ditëve nga cak­ti­mi i per­son­it që merr funk­sionet e kujdestar­it, i dër­gon gjykatës aktin përkatës, i cili depoz­i­to­het në dos­jen gjyqë­sore dhe pasqy­ro­het në regjistrin e kujdestarisë.

 

Neni 272

Funk­sionet e kujdestar­it

 

Kujdestari kujde­set për të miturin, e për­faqë­son atë në të gjitha veprimet juridike dhe admin­istron pasur­inë e tij, sipas dis­poz­i­tave të këtij Kodi.

 

Neni 273

Detyrat e të mitu­rit

 

I mituri duhet ta respek­to­jë dhe t’i bindet kujdestar­it. Ai nuk mund të brak­tisë banesën ose insti­tu­cionin ku është lënë pa lejen e kujdestar­it.

Kur largo­het pa leje, kujdestari ka të drejtë ta kërko­jë të miturin dhe, nëse është e nevo­jshme, t’i drej­to­het gjykatës për kthimin e tij.

Gjatë gjykim­it duhet të dëgjo­het dhe i mituri që ka mbushur moshën dhjetë vjeç, në pran­inë e psiko­logut.

 

Neni 274

Rastet e kujdestarisë së posaçme

 

Gjyka­ta ven­dos cak­timin e një kujdestari të posaçëm kur:

a) ka kon­flikt intere­sash  midis të mitu­rit dhe prindërve ose midis të mitu­rit dhe kujdestar­it të tij, si dhe  kur midis tyre duhet të kry­het një veprim juridik;

b)  ka kon­flikt intere­sash midis të miturve, vëllezër dhe motra, që kanë të njëjtin kujdestar ose kur duhet të kry­het një veprim juridik midis tyre;

c)  për shkak sëmund­je­je ose për shkaqe të tjera, kujdestari i cak­tu­ar pen­go­het të krye­jë një veprim të cak­tu­ar ose të japë pëlqimin për kry­er­jen e një vepri­mi.

 

Cak­ti­mi i kujdestar­it të posaçëm

Neni 275

 

Kujdestari i posaçëm cak­to­het nga gjyka­ta mbi bazën e kërkesës së prindit, të kujdestar­it, së të afër­mve të të mitu­rit, të mitu­rit që ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç dhe per­son­ave të intere­suar.

 

Neni 276

 

Me cak­timin e kujdestar­it të posaçëm, gjyka­ta cak­ton kufi­jtë e detyrave dhe të  drej­tave të kujdestar­it, sipas rrethanave të çdo rasti të veçan­të.

 

Neni 277

Gjyka­ta kom­pe­tente

 

Gjykatë kom­pe­tente për cak­timin e kujdestar­it të posaçëm është ajo e vend­ba­nim­it ose e vendqën­drim­it të të mitu­rit, ose e ven­dit ku ndod­het pasuria e tij.

 

Neni 278

Funk­sionet e kujdestar­it të posaçëm

 

Kujdestari i posaçëm për­faqë­son të miturin në rastet kur intere­si i tij është në kon­flikt me interesin e kujdestar­it.

Kur kujdestari i posaçëm ndod­het në kon­flikt intere­sash me të miturin, gjyq­tari emëron një kujdestar  tjetër.

Kujdestari i posaçëm duhet  të kërko­jë cak­timin e një kujdestari të ri në rastin kur kujdestari nuk kryen ose brak­tis detyrën. Kujdestari i posaçëm kujde­set për të miturin, e për­faqë­son atë dhe mund të krye­jë të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me rua­jt­jen dhe admin­istrim­in e pasurisë në raste urgjente.

 

Neni 279

Dhuri­mi ose dispon­i­mi me tes­ta­ment

 

Dhu­rue­si ose per­soni që disponon me tes­ta­ment në favor të një të mituri, edhe pse ky i fun­dit është nën përgjegjës­inë e prindërve të tij, mund t’i cak­to­jë atij një kujdestar të posaçëm për pra­n­imin dhe admin­istrim­in e pasurisë së dhu­ru­ar ose të lënë atij me tes­ta­ment.

Nëse dhu­rue­si ose tes­ta­tori nuk ka ven­do­sur ndryshe, kujdestari i posaçëm duhet të ushtro­jë të drej­tat dhe detyrat e tij, sipas dis­poz­i­tave për admin­istrim­in të këtij Kodi.

 

Neni 280

Mbari­mi i kujdestarisë së posaçme

 

Kujdestaria e posaçme mbaron kur pusho­jnë shkaqet për të cilat është ven­do­sur. Mbari­mi i kujdestarisë së posaçme bëhet me kërkesën e per­son­ave, sipas nen­it 275 të këtij Kodi.

 

Neni 281

Masa urgjente

 

Për­para se kujdestari të mar­rë për­sipër funk­sionet e tij, i takon gjyq­tar­it që, qoftë krye­sisht, qoftë me kërkesë të prokuror­it, të një të afër­mi ose të çdo per­soni të intere­suar, të ven­dosë një kujdestar të përkohshëm ose të mar­rë masa të tjera urgjente që janë të nevo­jshme për mbro­jt­jen e të mitu­rit ose për të rua­j­tur dhe admin­istru­ar pasur­inë e tij.

Inven­tari

Neni 282

 

Kujdestari, bren­da 10 ditëve pasi ka mar­rë njof­timin ligjor për emërim­in e tij, duhet të pro­ce­do­jë me inven­tarin e pasurisë së të mitu­rit. Inven­tari duhet të bëhet bren­da 30 ditëve.

Me kërkesën e kujdestar­it, gjyq­tari mund të zgjasë afatin e mësipërm, nëse rrethanat e kërko­jnë atë.

 

Neni 283

 

Inven­tari bëhet në pran­inë e noter­it, me pjesë­mar­rjen e kujdestar­it dhe, nëse është e mundur, të të mitu­rit që ka mbushur moshën dhjetë vjeç, si dhe në pran­inë e dy dësh­mi­tarëve të zgjed­hur nga gjyka­ta, mundë­sisht midis të afër­mve ose miqve të famil­jes. Gjyq­tari mund të lejo­jë që inven­tari të bëhet pa pran­inë e noter­it, nëse vlera e supozuar e pasurisë nuk e kalon  shumën 50 mijë lekë.

Inven­tari depoz­i­to­het pranë gjykatës.

 

Përm­ba­jt­ja e inven­tar­it

Neni 284

 

Në inven­tar përf­shi­hen pasuritë e palu­a­jt­shme, të lua­jt­shme, kred­itë dhe deb­itë dhe për­shkruhen doku­mentet, shënimet dhe shkre­sat e lid­hu­ra me gjend­jen e aktiv­it dhe pasiv­it të pasurisë, duke iu përm­ba­j­tur for­maliteteve të për­cak­tu­ara në Kodin e Pro­ce­durës Civile.

 

Neni 285

 

Nëse në pasur­inë e të mitu­rit ka ndër­mar­rje, shoqëri, shoqëri tregtare ose bujqë­sore, pro­ce­do­het sipas legjis­la­cionit përkatës për har­timin e inven­tar­it të ndër­mar­rjes ose të shoqërisë dhe në për­puth­je me nenin 283 këtij Kodi. Ky inven­tar depoz­i­to­het pranë gjykatës dhe i shto­het inven­tar­it të për­men­dur në nenin  284 të këtij Kodi.

 

Neni 286

Admin­istri­mi nga kujdestari

 

Para se të bëhet inven­tari, admin­istri­mi i pasurisë nga kujdestari duhet të kufi­zo­het në çësht­jet që, nga vetë natyra e tyre, janë të ngut­shme.

 

Neni 287

 

Pas inven­tar­it, gjyka­ta, me propoz­im të kujdestar­it, ven­dos për vazhdimin e veprim­tarisë, tjetër­simin ose likuidimin e ndër­mar­rjes, shoqërisë, shoqërisë tregtare ose bujqë­sore, që janë pasuri e të mitu­rit, si dhe për mënyrat përkatëse dhe masat para­prake.

Gjatë gjykim­it, gjyka­ta mund të lejo­jë funk­sion­imin e përkohshëm të ndër­mar­rjes.

 

Neni 288

Pasuria e admin­istru­ar nga kujdestari i posaçëm

 

Kujdestari duhet të përf­shi­jë në inven­tarin e pasurisë së të mitu­rit edhe pasuritë, admin­istri­mi i të cilave i është dhënë një kujdestari të posaçëm.

Nëse ky ka bërë një inven­tar të veçan­të për këto pasuri, duhet t’i japë kop­je kujdestar­it, i cili e bashkon me inven­tarin e për­men­dur në nenin 284 të këtij Kodi.

Kujdestari i posaçëm duhet t’i japë kujdestar­it kop­je të llog­a­rive peri­odike të admin­istrim­it të pasurisë, përveçse kur disponue­si  me tes­ta­ment ose dhu­rue­si  e ka për­jash­tu­ar këtë.

 

Neni 289

Deklari­mi i debive ose kre­dive të kujdestar­it

 

Kujdestari që ka debi, kre­di ose deklarime të tjera kun­drejt të mitu­rit, duhet t’i bëjë të ditu­ra para mbyll­jes së inven­tar­it.

Kance­lari i gjykatës ka detyrim­in që ta pyesë lid­hur me këto deklarime. Në rast të inven­tar­it të bërë pa pjesë­mar­rjen e kance­lar­it të gjykatës, kujdestari pyetet nga gjyq­tari lid­hur me aktin e depoz­itim­it.

Në çdo rast, fak­ti i pyet­jes ose deklarim­it të kujdestar­it duhet për­men­dur në inven­tar ose në pro­cesver­balin e depoz­itim­it.

 

Neni 290

Munge­sa e deklarim­it

 

Kujdestari hum­bet çdo të drejtë, në qoftë se, duke qenë në dijeni të kre­disë ose të të drej­tave të tij, nuk i ka deklaru­ar edhe pse është pyetur shpre­himisht.

Kujdestari shkarko­het nga detyra kur, duke e ditur që është deb­itor, nuk ka deklaru­ar borx­hin e tij.

 

Neni 291

Depoz­iti­mi i par­ave, titu­jve dhe objek­teve

 

Kujdestari duhet të depoz­i­to­jë paratë, titu­jt e kre­dive te prurësi dhe objek­tet me vlerë që ekzis­to­jnë në pasur­inë e të mitu­rit pranë një banke ose insti­tu­ti tjetër kred­i­ti, të për­cak­tu­ar nga gjyka­ta, me për­jash­tim të rastit kur gjyka­ta ven­dos ndryshe lid­hur me rua­jt­jen e tyre.

Kujdestari nuk është i detyru­ar të depoz­i­to­jë shu­mat që nevo­jiten për shpen­zimet urgjente lid­hur me të miturin.

Neni 292

 

Kap­i­talet e të mitu­rit, me autor­iz­im  para­prak të gjykatës, mund të investo­hen nga kujdestari, në rastet që e shikon të për­sh­tat­shme dhe në interes të të mitu­rit.

 

Neni 293

Autor­iz­i­mi i gjykatës

 

Kujdestari, pa autor­iz­im  të gjykatës, nuk mund:

a) të ble­jë pasuri, përveç sendeve të lua­jt­shme të nevo­jshme për për­dorim nga i mituri, për ekonom­inë shtëpi­ake dhe për admin­istrim­in e pasurisë;

b) të mar­rë kap­i­tale, të lejo­jë heq­jen e hipotekave ose zgjid­hjen e pengut, të mar­rë për­sipër detyrime, me për­jash­tim të rastit kur këto lid­hen me shpen­zimet e nevo­jshme për mba­jt­jen e të mitu­rit dhe për admin­istrim­in e zakon­shëm të pasurisë të tij;

c) të pra­no­jë trashëgi­mi ose të heqë dorë prej saj, të pra­no­jë dhurime ose leg, që janë me bar­rë ose me kusht;

ç) të lid­hë kon­tra­ta qira­je të pasurive të palu­a­jt­shme për një afat mbi 9 vjet ose që në çdo rast zgjasin më shumë se 1 vit pasi i mituri ka mbushur moshën mad­hore;

d) të ngre­jë padi, me për­jash­tim të rasteve kur bëhet fjalë për kallëz­im të një puni­mi të ri ose të dëmit të mund­shëm, të padive të posedim­it, ose për nxjer­rjen nga shtëpia të qira­mar­rësit, dhe të padive për kërkimin e fry­teve ose për mar­rjen e masave kon­ser­v­a­tive;

dh) të tjetër­so­jë pasur­inë e të mitu­rit, përveç fry­teve dhe të mirave të lua­jt­shme që dëm­to­hen lehtë­sisht;

e) të kri­jo­jë peng­je ose hipote­ka;

ë) të fil­lo­jë pro­ce­durën e pjesë­tim­it të pasurisë ose të ngre­jë pad­inë përkatëse;

f) të bëjë prem­time dhe transak­sione ose të pra­no­jë mar­rëvesh­je.

 

Neni 294

Shit­ja e pasurisë

 

Në autor­iz­imin  për shit­jen e pasurisë, gjyka­ta ven­dos nëse shit­ja duhet bërë me ose pa ankand, duke për­cak­tu­ar në çdo rast çmimin min­i­mal.

Kur në autor­iz­im  nuk është për­cak­tu­ar mënyra e shpërn­dar­jes ose riin­ves­tim­it të të ard­hu­rave të real­izuara nga shit­ja, këtë e ven­dos gjyka­ta në një autor­iz­im  të mëvon­shëm.

 

Neni 295

Veprimet e kry­era në kundër­sh­tim me nenet paraard­hëse

 

Çdo veprim që kujdestari kryen në kundër­sh­tim me ligjin është i pavlef­shëm.

Kujdestari, i mituri, trashëgim­tarët e tij ose per­son­at që kanë interes, mund të kërko­jnë pavlef­sh­mërinë e veprimeve të kry­era në kundër­sh­tim me Kre­un I të Tit­ul­lit V “Kujdestaria” të këtij Kodi.

Neni 296

Ndalimet për kujdestarin dhe kujdestarin e posaçëm

 

Kujdestari dhe kujdestari i posaçëm as me ankand nuk mund të bëhen blerës, drejt­për­drejt ose nëpër­m­jet per­son­ave të tjerë, të pasurisë dhe të të drej­tave të të mitu­rit. Ata nuk mund të mar­rin me qira pasuritë e të mitu­rit pa autor­iz­imin dhe masat mbro­jtëse të ven­do­sura nga gjyka­ta.

Per­son­at e për­cak­tu­ar në nenin 295 të këtij Kodi mund të kërko­jnë pavlef­sh­mërinë e veprimeve të kry­era në kundër­sh­tim me ndalimet e për­men­dura në para­grafin e parë të këtij neni, me për­jash­tim të kujdestar­it dhe kujdestar­it të posaçëm që i kanë kry­er ato.

 

Neni 297

Shpër­bli­mi i kujdestar­it

 

Detyra e kujdestar­it është pa pagesë.

Gjyka­ta, duke pasur parasysh mad­hës­inë e pasurisë dhe vështirësitë e admin­istrim­it ose shër­bim­it për të miturin, mund t’i cak­to­jë kujdestar­it një kom­pen­sim të arsyeshëm nga pasuria e të mitu­rit.

Nëse e kërko­jnë rrethanat e veçan­ta, gjyka­ta, pasi ka dëgjuar kujdestarin e posaçëm, mund të autor­i­zo­jë kujdestarin që të cak­to­jë si zëvendës të tij në admin­istrim, nën përgjegjës­inë e tij vet­jake, një ose më shumë per­sona me pagesë.

 

Neni 298

Mba­jt­ja e kontabilitetit

 

Kujdestari duhet të mba­jë kontabilitetin e rreg­ullt të admin­istrim­it të pasurisë dhe t’i japë llog­a­ri një herë në vit gjyq­tar­it.

Gjyq­tari mund t’ia nën­shtro­jë kontabilitetin e admin­istrim­it të pasurisë shqyr­tim­it vje­tor nga ana e kujdestar­it të posaçëm ndon­jë të afër­mi ose një per­soni në lid­hje krushqie me të miturin.

 

Neni 299

Përgjegjësia e kujdestar­it dhe kujdestar­it të posaçëm

 

Kujdestari duhet ta admin­istro­jë pasur­inë e të mitu­rit me  kujdesin e një prin­di të mirë.

Kujdestari dety­ro­het të shpër­ble­jë të miturin për të gjitha dëmet që i ka shkak­tu­ar këtij në kry­er­jen e par­reg­ullt të detyrës, ose për shkak të lënies pa arsye të detyrës së kujdestar­it.

Të njëjtën përgjegjësi ka edhe kujdestari i posaçëm, për aq sa lid­hen me detyrat e tij.

 

Neni  300

Zëvendësi­mi i kujdestar­it

 

Gjyka­ta e heq kujdestarin dhe e zëvendë­son atë me një tjetër kur vëren se ai shpër­doron të drej­tat e tij, tre­go­het i paku­jdesshëm në kry­er­jen e detyrës ose, në mënyra të tjera, vë në rrezik intere­sat e të mitu­rit, si dhe kur vetë kujdestari kërkon largimin e tij për shkaqe të arsyeshme. Kërke­sa për zëvendësimin e kujdestar­it mund të bëhet nga per­son­at e intere­suar ose prokurori.

Në këto raste gjyka­ta dëgjon më parë pre­tendimet e kujdestar­it.

 

Neni 301

Dorëz­i­mi i pasurisë

 

Me mbarim­in e kujdestarisë ose zëvendësimin e saj, kujdestari duhet të bëjë men­jëherë dorëz­imin e pasurisë së të mitu­rit, sipas rastit, të mitu­rit që është bërë mad­hor, trashëgim­tarëve të tij ose kujdestar­it të ri.

Bren­da 2 mua­jve nga çasti i mbarim­it ose zëvendësim­it, kujdestari i paraqet gjykatës llog­a­r­inë për­fundimtare të admin­istrim­it të pasurisë.

Gjyka­ta, kur ka shkaqe të arsyeshme, ven­dos shtyr­jen e dorëzim­it të llog­a­risë tej këtij afati.

 

Neni 302

Mira­ti­mi i llog­a­risë

 

Gjyka­ta thër­ret kujdestarin e posaçëm, të miturin që ka mbushur moshën mad­hore, nëse është rasti kujdestarin e ri dhe, në rast të vdek­jes së të mitu­rit, trashëgim­tarët e tij, për të shqyr­tu­ar llog­a­r­inë dhe për të bërë vëre­jt­jet  përkatëse.

Nëse nuk ka vëre­jt­je dhe par­reg­ull­si ose mangësi në llog­a­ri, gjyka­ta e mira­ton atë.

Kundër vendim­it  të gjykatës mund të bëhet ankim nga kujdestari ose nga per­son­at e tjerë të parashikuar në para­grafin e parë të këtij neni.

 

Neni 303

Parashkri­mi i padive për kujdestar­inë

 

Paditë e të mitu­rit kundër kujdestar­it dhe ato të kujdestar­it kundër të mitu­rit, për kujdestar­inë, parashkruhen bren­da 5 vjetëve, pasi i mituri ka mbushur moshën mad­hore ose ka vdekur.

Nëse kujdestari ka paraqi­tur llog­a­r­inë për­para se i mituri të mbushë moshën mad­hore ose për­para vdek­jes, afati fil­lon nga data kur gjyq­tari ka mar­rë vendim mbi llog­a­r­inë.

Dis­poz­i­tat e këtij neni nuk zba­to­hen për pad­inë e pagim­it të difer­encës që rezul­ton nga llog­a­ria për­fundimtare.

 

Neni 304

Ndal­i­mi i mar­rëvesh­jes para mira­tim­it të llog­a­risë

 

Midis kujdestar­it dhe të mitu­rit që ka arrit­ur moshën mad­hore nuk mund të bëhet asnjë mar­rëvesh­je për­para mira­tim­it të llog­a­risë së paraqi­tur nga kujdestari.

I mituri që ka arrit­ur moshën mad­hore, trashëgim­tarët e tij ose ata që kanë një interes të ligjshëm mund t’i drej­to­hen gjykatës për të kërkuar pavlef­sh­mërinë e mar­rëvesh­jes së bërë, sipas para­grafit të parë të këtij neni.

 

Neni 305

Regjistri i kujdestarisë

 

Në regjistrin e kujdestarisë, që ndod­het pranë gjykatës, nën përku­jdesjen e kance­lar­it të gjykatës, regjistro­hen  ven­dos­ja dhe mbari­mi i kujdestarisë, për­jash­ti­mi ose shkarki­mi nga detyra i kujdestar­it ose kujdestar­it të posaçëm, rezul­tatet e inven­tarëve dhe të llog­a­rive, raportet vje­tore të për­cak­tu­ara në nenin 302 të këtij Kodi dhe të gjitha masat që sjellin ndryshime në sta­tusin vet­jak ose pasuror të të mitu­rit.

Për ven­dos­jen dhe mbarim­in e kujdestarisë, kance­lari i gjykatës njofton bren­da 10 ditëve nëpunësin e gjend­jes civile për të bërë shën­imin në aktin e lind­jes së të mitu­rit.

 

Neni 306

Mbari­mi i kujdestarisë

 

Kujdestaria mbaron kur fëmi­ja:

a) bëhet mad­hor;

b) vdes;

c) fiton zotës­inë për të vepru­ar me martesë.

 

 

KREU II

KUJDESTARIA MBI PERSONAT QË U ËSHTË HEQUR

OSE KUFIZUAR ZOTËSIA PËR TË VEPRUAR

 

Neni 307

 

Gjyka­ta, në vendimin për heq­jen ose kufiz­imin e zotë­sisë për të vepru­ar, cak­ton dhe kujdestarin për per­son­in që i hiqet ose i kufi­zo­het zotësia për të vepru­ar.

 

Neni 308

 

Dis­poz­i­tat e kujdestarisë për të mitu­rit zba­to­hen edhe për kujdestar­inë e per­son­ave, të cilëve u është hequr ose kufizuar zotësia për të vepru­ar, përveçse kur parashiko­het ndryshe në këtë Kod.

 

Neni 309

 

Kujdestari i per­son­it, të cilit i është hequr zotësia për të vepru­ar, për­faqë­son dhe admin­istron pasur­inë e tij, ash­tu si prin­di  për­faqë­son dhe admin­istron pasur­inë e të mitu­rit që nuk ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç.

Kujdestari i per­son­it, të cilit i është kufizuar zotësia për të vepru­ar, jep pëlqimin dhe admin­istron pasur­inë e tij, ash­tu si prin­di jep pëlqimin dhe admin­istron pasur­inë e të mitu­rit që ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç.

 

Neni 310

 

Kujdestari i per­son­it, të cilit i është hequr ose kufizuar zotësia për të vepru­ar, dety­ro­het të kujde­set për per­son­in dhe sido­mos për mjekimin e tij.

 

Neni 311

 

Të mitu­rit që ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç dhe ndod­het nën përgjegjës­inë prindërore, kur i hiqet zotësia për të vepru­ar, nuk i cak­to­het kujdestar, por vazh­don të jetë nën kujdesin e prindërve, si i mituri që nuk ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç.

Kur i mituri bëhet mad­hor dhe nuk i është kthy­er zotësia për të vepru­ar, gjyka­ta i cak­ton një kujdestar, që mund të jetë një nga prindërit ose një per­son tjetër.

 

Neni 312

 

Të mitu­rit që ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç, kur ndod­het në kujdestari dhe gjatë kësaj kohe i hiqet zotësia për të vepru­ar, gjyka­ta i cak­ton një kujdestar të ri ose ven­dos që kujdestari i tij të mba­jë përsëri këtë detyrë.

 

Neni 313

 

Kujdestaria mbi per­son­in, të cilit i është hequr ose kufizuar zotësia për të vepru­ar, pushon kur kjo zotësi i është kthy­er me vendim të gjykatës.

 

TITULLI VI

DISPOZITA KALIMTARE

 

Neni 314

 

Kodi i Famil­jes i Repub­likës së Shqipërisë zba­to­het për mar­rëd­hëni­et juridike të kri­juara pas  hyr­jes në fuqi të tij.

 

Neni 315

 

Bashkëpronësia e bashkëshort­ëve, e kri­juar para hyr­jes në fuqi të Kodit të Famil­jes, mund të ndrysho­jë me mar­rëvesh­je të bashkëshort­ëve, sipas dis­poz­i­tave të këtij Kodi.

Pasuria që fito­het nga bashkëshort­ët pas  hyr­jes në fuqi të këtij Kodi, rreg­ul­lo­het nga ky Kod edhe për bashkëshort­ët që kanë lid­hur martesë para hyr­jes në fuqi të tij.

 

Neni 316

 

Për afatet e parashkrim­it të padisë, që kanë fil­lu­ar të ecin para hyr­jes në fuqi të këtij Kodi, por që nuk janë plotë­suar sipas dis­poz­i­tave të mëparshme, zba­to­hen dis­poz­i­tat e këtij Kodi.

 

Neni 317

 

Çësht­jet që janë në gjykim në datën e hyr­jes në fuqi të këtij Kodi gjyko­hen sipas Kodit të mëparshëm, derisa vendi­mi të mar­rë for­më të pre­rë.

 

Neni 318

 

Me hyr­jen në fuqi të këtij Kodi, shfuqi­zo­hen Kodi i Famil­jes, i mirat­u­ar me ligjin nr.6599, datë 29.6.1982, dis­poz­i­tat e ligjit nr.7650, datë 17.12.1992 “Për birësimin e të miturve nga shte­tas të huaj dhe për disa ndryshime në Kodin e Famil­jes” që vijnë në kundër­sh­tim me këtë Kod, nenet 86 e 87 të Kodit Civ­il, mirat­u­ar me ligjin nr.6340, datë 26.6.1981, si dhe nenet 358–368 e 384 të Kodit të Pro­ce­durës Civile, të mirat­u­ar me ligjin nr.8116, datë 29.3.1996.

 

Neni 319

 

Ky ligj hyn në fuqi gjashtë muaj pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

Shpal­lur me dekret nr.3837, datë 17.6.2003 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Alfred Moi­siu

Kodi i Famil­jes hyn në fuqi më datë 21.12.20

 


 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim