Neni 2

Fusha e zba­tim­it

1. Ndër­m­jetësi­mi, sipas këtij ligji, zba­to­het për zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jeve të parashikuara nga pikat 2 dhe 3 të këtij neni, në çdo kohë që palët në kon­flikt, me vull­netin e tyre të lirë, kërko­jnë dhe pra­no­jnë ndër­m­jetësimin si alter­na­tivë për zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jes, pavarë­sisht nëse mos­mar­rëvesh­ja është paraqi­tur për­para organ­it të për­cak­tu­ar nga ligji për zgjid­hjen e saj. Dis­poz­i­tat e këtij ligji zba­to­hen edhe në ato raste kur gjyka­ta, apo organi përkatës shtetëror, pas vënies në lëviz­je për zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jes, ori­en­to­jnë palët drejt ndër­m­jetësim­it, sipas pikave 4 dhe 5 të këtij neni.

2. Ndër­m­jetësi­mi zba­to­het për zgjid­hjen e të gjitha mos­mar­rëvesh­jeve në fushën e së drejtës civile, tregtare, të punës dhe famil­jare.

3. Ndër­m­jetësi­mi në fushën penale zba­to­het për mos­mar­rëvesh­jet që shqyr­to­hen nga gjyka­ta me kërkesën e të dëm­tu­ar­it akuzues, ose me ankim të të dëm­tu­ar­it, sipas nen­eve 59 dhe 284 të Kodit të Pro­ce­durës Penale, si dhe në çdo rast kur ligji i veçan­të e lejon atë.

4. Kur vihet në lëviz­je për zgjid­hjen e një mos­mar­rëvesh­je­je në fushën e së drejtës civile, tregtare, të punës apo famil­jare, gjyka­ta ose organi përkatës shtetëror, bren­da kom­pe­ten­cave të parashikuara në ligj, detyrim­isht fto­jnë palët për zgjid­hjen me ndër­m­jetësim, veçanër­isht, por pa e kufizuar vetëm në to, të mos­mar­rëvesh­jeve:

a) në çësht­jet civile dhe famil­jare, kur ndërthuren intere­sat e të miturve;

b) në çësht­jet e paj­tim­it në rastet e zgjid­hjes së martesës, të parashikuar nga neni 134 i Kodit të Famil­jes;

c) me karak­ter pasuror me objekt padie deri në 500 mijë lekë, si dhe për paditë për kërkimin e sendit, për paditë mohuese e për paditë për pushimin e cenim­it të posedim­it.

5. Në rastin e mos­mar­rëvesh­jeve në fushën penale, kur pro­ced­i­mi penal ka nisur, gjyka­ta detyrim­isht fton palët për zgjid­hjen me ndër­m­jetësim të mos­mar­rëvesh­jeve të parashikuara në pikën 3 të këtij neni.

6. Mos­mar­rëvesh­jet për të cilat është e detyrueshme zgjid­h­ja në rrugë gjyqë­sore nuk mund të zgjid­hen me ndër­m­jetësim.

7. Për çësht­jet, që lid­hen me pro­ce­du­ra që nuk rreg­ul­lo­hen nga ky ligj, në veprim­tar­inë e ndër­m­jetësim­it, për aq sa është e mundur, zba­to­hen dis­poz­i­tat ligjore që rreg­ul­lo­jnë pro­ce­du­rat e tjera, duke mar­rë parasysh natyrën ligjore të çësht­jes.

8. Dis­poz­i­tat e këtij ligji zba­to­hen, për aq sa është e mundur, edhe për pro­ce­durën e ndër­m­jetësim­it për zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jeve në rastet kur vetëm njëra nga palët ka vend­ba­n­imin në Repub­likën e Shqipërisë.

 

Neni 19

Kon­fi­den­cialiteti

1. Përveçse kur palët kanë rënë dako­rd ndryshe, tërësia e të dhë­nave dhe e rrethanave për pro­ce­du­rat e ndër­m­jetësim­it duhet të mbeten kon­fi­den­ciale.

2. Pavarë­sisht nga rreg­ul­li i rua­jt­jes së kon­fi­den­cialitetit, bëhen pub­like të dhë­nat dhe përm­ba­jt­ja e mar­rëvesh­jes së arrit­ur në rastet kur:

a) është e nevo­jshme për shkaqe të cenim­it të intere­save themelorë të shtetit dhe/apo intere­sit pub­lik;

b) është e nevo­jshme për paran­dal­im­in apo ndal­im­in e dhunës fizike apo psikologjike ndaj çdo per­soni, veçanër­isht ndaj fëmi­jëve apo per­son­ave me aftësi të kufizuara;

c) është e nevo­jshme për paran­dal­im­in apo ndal­im­in e keq­tra­j­tim­it, të dhunës fizike apo psikike të per­son­ave me aftësi të kufizuara;

ç) nëpër­m­jet bër­jes pub­like të të dhë­nave dhe/apo mar­rëvesh­jes së ndër­m­jetësim­it sig­uro­het zba­ti­mi i kësaj mar­rëvesh­je­je.

 

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 25, datë 25 Mars 2011, faqe 898


Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim