Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1
Kup­ti­mi i ndër­m­jetësim­it

1. Ndër­m­jetësi­mi është veprim­tari jashtëgjyqë­sore, në të cilën palët kërko­jnë zgjid­hjen e një mos­mar­rëvesh­je­je me anë të një per­soni të tretë asn­janës (ndër­m­jetësit), për të arrit­ur një zgjid­hje të pranueshme të mos­mar­rëvesh­jes dhe që nuk bie në kundër­sh­tim me ligjin.

2. Ndër­m­jetësi­mi për zgjid­hjen me paj­tim të mos­mar­rëvesh­jeve është veprim­tari e pavarur, që ushtro­het në për­puth­je me këtë ligj dhe nën kujdesin e Min­istrisë së Drejtë­sisë.

3. Ndër­m­jetësit nuk kanë të drejtë të urd­hëro­jnë apo të dety­ro­jnë palët të pra­no­jnë zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jes.

 

Neni 2
Fusha e zba­tim­it

1. Ndër­m­jetësi­mi, sipas këtij ligji, zba­to­het për zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jeve të parashikuara nga pikat 2 dhe 3 të këtij neni, në çdo kohë që palët në kon­flikt, me vull­netin e tyre të lirë, kërko­jnë dhe pra­no­jnë ndër­m­jetësimin si alter­na­tivë për zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jes, pavarë­sisht nëse mos­mar­rëvesh­ja është paraqi­tur për­para organ­it të për­cak­tu­ar nga ligji për zgjid­hjen e saj. Dis­poz­i­tat e këtij ligji zba­to­hen edhe në ato raste kur gjyka­ta, apo organi përkatës shtetëror, pas vënies në lëviz­je për zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jes, ori­en­to­jnë palët drejt ndër­m­jetësim­it, sipas pikave 4 dhe 5 të këtij neni.

2. Ndër­m­jetësi­mi zba­to­het për zgjid­hjen e të gjitha mos­mar­rëvesh­jeve në fushën e së drejtës civile, tregtare, të punës dhe famil­jare.

3. Ndër­m­jetësi­mi në fushën penale zba­to­het për mos­mar­rëvesh­jet që shqyr­to­hen nga gjyka­ta me kërkesën e të dëm­tu­ar­it akuzues, ose me ankim të të dëm­tu­ar­it, sipas nen­eve 59 dhe 284 të Kodit të Pro­ce­durës Penale, si dhe në çdo rast kur ligji i veçan­të e lejon atë.

4. Kur vihet në lëviz­je për zgjid­hjen e një mos­mar­rëvesh­je­je në fushën e së drejtës civile, tregtare, të punës apo famil­jare, gjyka­ta ose organi përkatës shtetëror, bren­da kom­pe­ten­cave të parashikuara në ligj, detyrim­isht fto­jnë palët për zgjid­hjen me ndër­m­jetësim, veçanër­isht, por pa e kufizuar vetëm në to, të mos­mar­rëvesh­jeve:

a) në çësht­jet civile dhe famil­jare, kur ndërthuren intere­sat e të miturve;

b) në çësht­jet e paj­tim­it në rastet e zgjid­hjes së martesës, të parashikuar nga neni 134 i Kodit të Famil­jes;
c) me karak­ter pasuror me objekt padie deri në 500 mijë lekë, si dhe për paditë për kërkimin e sendit, për paditë mohuese e për paditë për pushimin e cenim­it të posedim­it.

5. Në rastin e mos­mar­rëvesh­jeve në fushën penale, kur pro­ced­i­mi penal ka nisur, gjyka­ta detyrim­isht fton palët për zgjid­hjen me ndër­m­jetësim të mos­mar­rëvesh­jeve të parashikuara në pikën 3 të këtij neni.

6. Mos­mar­rëvesh­jet për të cilat është e detyrueshme zgjid­h­ja në rrugë gjyqë­sore nuk mund të zgjid­hen me ndër­m­jetësim.

7. Për çësht­jet, që lid­hen me pro­ce­du­ra që nuk rreg­ul­lo­hen nga ky ligj, në veprim­tar­inë e ndër­m­jetësim­it, për aq sa është e mundur, zba­to­hen dis­poz­i­tat ligjore që rreg­ul­lo­jnë pro­ce­du­rat e tjera, duke mar­rë parasysh natyrën ligjore të çësht­jes.

8. Dis­poz­i­tat e këtij ligji zba­to­hen, për aq sa është e mundur, edhe për pro­ce­durën e ndër­m­jetësim­it për zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jeve në rastet kur vetëm njëra nga palët ka vend­ba­n­imin në Repub­likën e Shqipërisë.

 

Neni 3
Parimet

1. Ndër­m­jetësi­mi bazo­het në parim­in e barazisë së palëve, kon­fi­den­cialitetit të të dhë­nave, si dhe në respek­timin e flek­si­bilitetit e të trans­parencës së pro­ce­du­rave dhe të vull­netit të palëve në pro­ces.
2. Ndër­m­jetësi, në ushtrim­in e funk­sion­it të tij, sig­uron zgjid­hjen e çësht­jes me efik­a­sitet, drejtësi dhe paan­sh­mëri, si dhe në mënyrë pro­fe­sion­ale e pa paragjykime ndaj palëve apo çësht­jes, objekt ndër­m­jetësi­mi.
3. Ndër­m­jetësi­mi është vull­ne­tar dhe palët në mos­mar­rëvesh­je janë të lira:

a) të zgjed­hin ndër­m­jetësimin, si mundësi për zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jeve të për­cak­tu­ara në këtë ligj;

b) të për­cak­to­jnë kushtet, pro­ce­durën, si dhe afatet për aq sa ato janë të lejueshme;

c) të heqin dorë, në çdo kohë, nga zgjid­h­ja e mos­mar­rëvesh­jes me ndër­m­jetësim.

4. Ndër­m­jetësi nuk ka përgjegjësi nëse ndër­m­jet palëve për zgjid­hjen e kon­flik­tit me ndër­m­jetësim nuk arri­het mar­rëvesh­je, ose nëse mar­rëvesh­ja është arrit­ur, por nuk zba­to­het nga palët.
5. Në rastin kur palët arri­jnë një mar­rëvesh­je për zgjid­hjen e kon­flik­tit ndër­m­jet tyre, ndër­m­jetësi nuk ka përgjegjësi për mosz­ba­timin e kësaj mar­rëvesh­je­je.

KREU II
LICENCIMI DHE USHTRIMI I VEPRIMTARISË

 

Neni 4
Licenci­mi

1. Ndër­m­jetësi e ushtron veprim­tar­inë, si per­son fizik ose juridik, nëpër­m­jet zyrës a qen­drës së tij, pas licencim­it dhe regjistrim­it të tij në Regjistrin e Ndër­m­jetësve, sipas këtij ligji.

2. Pranë Min­istrisë së Drejtë­sisë ngri­het Kom isioni i Licencim­it të Ndër­m­jetësve, i cili për­bëhet nga dy për­faqë­sues të Dhomës Kom­bëtare të Ndër­m­jetësim­it dhe tre për­faqë­sues të Min­istrisë së Drejtë­sisë. Rreg­ul­la më të hol­lë­sishme për kri­jimin dhe mënyrën e orga­nizim­it e të funk­sionim­it të Komi­sion­it të Licencim­it të Ndër­m­jetësve për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

3. Komi­sioni i Licencim­it të Ndër­m­jetësve licen­con sub­jek­tet e intere­suara për ushtrim­in e veprim­tarisë së ndër­m­jetësim­it, të cilat regjistro­hen, si per­sona fizikë ose juridikë, në organet kom­pe­tente dhe në organet tati­more, në për­puth­je me aktet ligjore në fuqi. Veprim­taria e këtyre sub­jek­teve përf­shi­het në kat­e­gor­inë XI.3 të shto­jcës bashkëlid­hur ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licen­cat, autor­izimet dhe lejet në Repub­likën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

4. Pranë Min­istrisë së Drejtë­sisë kri­jo­het Regjistri i Ndër­m­jetësve që ushtro­jnë veprim­tar­inë e ndër­m­jetësim­it, si pro­fe­sion, së bashku me lis­tat e ndër­m­jetësve përkatës.

5. Regjistri i Ndër­m­jetësve duhet të përm­ba­jë:

a) iden­titetin, vend­ba­n­imin, num­rin e licencës, datën e fil­lim­it të veprim­tarisë së ndër­m­jetësit dhe adresën e ven­dit ku zhvil­lo­het veprim­taria e ndër­m­jetësit në rastin e per­son­ave fizikë;

b) emër­timin, llo­jin dhe selinë e shoqërisë, emrin/emrat e admin­is­tra­torëve dhe emrat e ndër­m­jetësve të punë­suar në shoqëri, në rastin e per­son­ave juridikë.

6. For­ma dhe përm­ba­jt­ja e Regjistrit të Ndër­m­jetësve për­cak­to­het me urd­hër të Min­istrit të Drejtë­sisë. Min­is­tria e Drejtë­sisë përditë­son të pak­tën një herë në vit këtë regjistër dhe sig­uron pub­likimin e tij.

 

Neni 5
Kushtet për ndër­m­jetës

1. Shte­tasi shqip­tar ose i huaj, që ushtron pro­fe­sion­in e ndër­m­jetësit, duhet të përm­bushë njëko­hë­sisht këto kushte:

a) të ketë kry­er pro­grame të studimeve të cik­lit të parë, sipas për­cak­timeve të legjis­la­cionit për arsimin e lartë;

b) të ketë mbushur moshën 25 vjeç;

c) të mos jetë dënuar për kry­er­jen me dash­je të veprave penale, me vendim gjyqë­sor të for­mës së pre­rë;
ç) të ketë për­fun­d­uar pro­gramin e tra­jnim­it dhe të formim­it pro­fe­sion­al të ndër­m­jetësve, të mirat­u­ar nga Dhoma Kom­bëtare e Ndër­m­jetësve;

d) të jetë i licen­cuar dhe i regjistru­ar në Regjistrin e Ndër­m­jetësve.

2. Kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni duhet të përm­bushen edhe në rastin kur ligji i veçan­të ven­dos kritere sht­esë për ndër­m­jetësit e pro­ce­du­rave të veçan­ta të ndër­m­jetësim­it.

 

Neni 6
Heq­ja e licencës së ndër­m­jetësit

1. Ndër­m­jetësit i hiqet licen­ca dhe çregjistro­het nga regjistri në rastet kur:

a) heq dorë me kërkesën e tij nga ushtri­mi i pro­fe­sion­it të ndër­m­jetësit;

b) hum­bet apo i kufi­zo­het zotësia për të vepru­ar;

c) dëno­het me vendim të for­mës së pre­rë për një vepër penale të kry­er me dash­je;

ç) kryen shkel­je të dis­poz­i­tave të këtij ligji ose të Kodit të Etikës.

2. Heq­ja e licencës ven­doset nga Komi­sioni i Licencim­it të Ndër­m­jetësve, pas paraqit­jes së një anki­mi nga të tretët dhe sipas një pro­ce­dure, e cila garan­ton të drejtën për t’u infor­muar, për të kërkuar sqarime rreth fak­teve, për t’u dëgjuar, për t’u mbro­j­tur dhe për t’u ankuar.

3. Rreg­ul­la më të hol­lë­sishme për pro­ce­durën e heq­jes së licencës së ndër­m­jetësit për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave, pasi të jetë mar­rë më parë mendi­mi i Dhomës Kom­bëtare të Ndër­m­jetësve.

 

Neni 7
Dhoma Kom­bëtare e Ndër­m­jetësve

1. Dhoma Kom­bëtare e Ndër­m­jetësve është per­son juridik, që ushtron veprim­tar­inë e saj në mënyrë të pavarur nga shteti.

2. Organet drejtuese të saj janë mbled­h­ja e përgjithshme e ndër­m­jetësve dhe krye­sia.

3. Dhoma Kom­bëtare e Ndër­m­jetësve ka përgjegjësitë e mëposhtme:

a) merr masat për rreg­ul­lim­in dhe kon­trol­lin e ushtrim­it të veprim­tarisë së ndër­m­jetësim­it në Repub­likën e Shqipërisë;

b) mira­ton aktet që rreg­ul­lo­jnë veprim­tar­inë e ndër­m­jetësim­it, si pro­fe­sion, si dhe Kodin e Etikës së Ndër­m­jetësit;

c) mira­ton statutin e saj, ku për­cak­to­hen edhe rreg­ul­lat e hol­lë­sishme për mënyrën e orga­nizim­it e të funk­sionim­it të Dhomës Kom­bëtare të Ndër­m­jetësve;

ç) merr masat për theme­lim­in e dhomave ven­dore të ndër­m­jetësim­it;

d) për­cak­ton rreg­ul­lat për tar­i­fat e shpër­blim­it, për punën e ndër­m­jetësit dhe shpen­zimet e kry­era, si rezul­tat i veprim­tarisë së ndër­m­jetësim­it;

dh) har­ton dhe sig­uron pjesë­mar­rjen në pro­gram tra­jn­i­mi të ndër­m­jetësve;

e) për­cak­ton në statut detyrat dhe funk­sionet e organ­eve drejtuese të saj;

ë) kujde­set për informimin e nevo­jshëm të pub­likut për veprim­tar­inë e ndër­m­jetësim­it në zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jeve dhe për mundësitë e kon­tak­tim­it të ndër­m­jetësve.

4. Për real­iz­imin e veprim­tarisë së saj dhe në kuadër të cilë­sisë dhe efek­tivitetit të pro­ce­sit të ndër­m­jetësim­it, Dhoma Kom­bëtare e Ndër­m­jetësve mund të lid­hë mar­rëvesh­je bashkëpuni­mi me Shër­bimin e Provës, Shkol­lën e Magji­s­traturës, orga­ni­zatat jofitim­prurëse dhe organe të tjera të sis­temit të drejtë­sisë.

 

Neni 8
Dhomat e ndër­m­jetësim­it

1. Çdo dhomë ndër­m­jetësi­mi ushtron veprim­tar­inë e saj në mënyrë të pavarur, duke respek­tu­ar rreg­ul­lat e parashikuara në ligj dhe në statutin e vendimet e tjera, të mirat­u­ara nga Dhoma Kom­bëtare e Ndër­m­jetësve.

2. Num­ri min­i­mal i ndër­m­jetësve, që mund të for­mo­jnë një dhomë ndër­m­jetësi­mi, cak­to­het në statutin e Dhomës Kom­bëtare të Ndër­m­jetësve.

Neni 9
Të drej­tat e ndër­m­jetësit dhe tra­jn­i­mi

1. Ndër­m­jetësit, që e ushtro­jnë këtë veprim­tari si pro­fe­sion, kanë të drejtë të kërko­jnë dhe të shpër­ble­hen për punën, si dhe për shpen­zimet e kry­era në pro­ce­durën e ndër­m­jetësim­it, sipas mar­rëvesh­jes për ndër­m­jetësim, të nën­shkru­ar me palët.

2. Dhoma Kom­bëtare e Ndër­m­jetësve për­gatit, të pak­tën një herë në vit, një pro­gram tra­jn­i­mi të detyrueshëm për të gjithë ndër­m­jetësit e sapo regjistru­ar pranë Regjistrit të Ndër­m­jetësve, si dhe mundë­son e kujde­set për tra­jn­imin në vazhdimësi të ndër­m­jetësve, i cili nuk duhet të jetë më pak se 20 ditë në vit.

 

Neni 10
Detyrat e ndër­m­jetësit

1. Ndër­m­jetësi e ushtron pro­fe­sion­in e vet në mënyrë të paan­shme, me nder­sh­mëri dhe pro­fe­sion­al­izëm, respek­ton rreg­ul­lat e etikës pro­fe­sion­ale dhe për­dor të gjitha mjetet e ligjshme për zgjid­hjen e drejtë të mos­mar­rëvesh­jeve.

2. Ndër­m­jetësi nuk ofron këshillim ligjor.

3. Ndër­m­jetësi ruan kon­fi­den­cialitetin për të dhë­nat, për të cilat ka dijeni për shkak të një pro­ce­dure ndër­m­jetësi­mi, në raport me secilën prej palëve apo me per­sona të tjerë jashtë pro­ce­du­rave të ndër­m­jetësim­it, me për­jash­tim të rastit kur pala, të dhë­nat e së cilës bëhen pub­like ose për­puno­hen sipas legjis­la­cionit për mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale, ka dhënë mira­timin e saj me shkrim.

4. Ndër­m­jetësi ruan sekretin pro­fe­sion­al dhe nuk mund të dety­ro­het të dësh­mo­jë për fak­te dhe rrethana, për të cilat vihet në dijeni gjatë ushtrim­it të veprim­tarisë së ndër­m­jetësim­it, përveç rasteve kur ka detyrim­in me ligj që fak­tet t’i refer­o­jë tek autoritetet pro­ce­duese shtetërore.

5. Përveçse kur palët kanë rënë dako­rd ndryshe, ndër­m­jetësi nuk duhet të vepro­jë si arbitër për zgjid­hjen e një mos­mar­rëvesh­je­je që ka qenë ose është sub­jekt i pro­ce­du­rave të ndër­m­jetësim­it ose për zgjid­hjen e një mos­mar­rëvesh­je­je tjetër, që rrjedh nga e njëj­ta mar­rëd­hënie, e cila i është nën­shtru­ar pro­ce­durës së ndër­m­jetësim­it.

6. Me për­fundimin e pro­ce­durës së ndër­m­jetësim­it, ndër­m­jetësi njofton me shkrim, bren­da afat­eve të për­cak­tu­ara në këtë ligj gjykatën ose arbi­trazhin, me qël­lim fil­lim­in e pro­ce­du­rave të pezul­lu­ara për efekt të ndër­m­jetësim­it.

 

Neni 11
Kon­flik­ti i intere­sit

1. Ndër­m­jetësi sig­uron që ndër­m­jet tij dhe palëve në një pro­ce­durë ndër­m­jetësi­mi nuk ekzis­ton asnjë kon­flikt intere­sash. Kur ka dyshime për pavarës­inë dhe paan­sh­mërinë e tij, ndër­m­jetësi heq dorë nga pro­ce­du­rat e ndër­m­jetësim­it.

2. Kon­sidero­het se ka kon­flikt intere­sash kur:

a) ndër­m­jetësi ka një interes per­son­al, të lid­hur në mënyrë të drejt­për­drejtë me të apo të afër­mit e tij, në çësht­jen për të cilën kërko­het ndër­m­jetësi­mi;

b) ndër­m­jetësi është kujdestar apo për­faqë­sues i njërës prej palëve;

c) ndër­m­jetësi vetë, bashkëshort­ja ose të afër­mit e tij, deri në shkallën e dytë, janë në kon­flikt gjyqë­sor, në mar­rëd­hënie kredie ose hua­je me njërën prej palëve;

ç) ekzis­ton një arsye seri­oze dhe e mjaftueshme që tre­gon një sit­u­atë kon­flik­ti intere­si.

3. Kur një per­soni i ofro­het mundësia për t’u zgjed­hur si ndër­m­jetës, ai duhet të deklaro­jë, si dhe të vërë në dijeni palët për çdo rrethanë që mund të dëm­to­jë ose të shkak­to­jë dyshime për paan­sh­mërinë dhe pavarës­inë e tij në lid­hje me rastin që ndër­m­jetë­so­het.

4. Ndër­m­jetësi, duke fil­lu­ar nga koha e cak­tim­it në këtë detyrë dhe gjatë kohës së
pro­ce­durës së ndër­m­jetësim­it, duhet t’u deklaro­jë pa vonesë palëve çdo rrethanë që mund të për­bëjë cen­im ose dyshim në paan­sh­mërinë dhe pavarës­inë e tij.

KREU III
PROCEDURA E NDËRMJETËSIMIT

 

Neni 12
Pro­ce­du­ra për ndër­m­jetësim


1. Pro­ce­du­ra për ndër­m­jetësim fil­lon pas datës së paraqit­jes së ftesës për ndër­m­jetësim nga të pak­tën njëra nga palët në kon­flikt palës tjetër, sipas këtij ligji, ose nga data e referim­it të çësht­jes nga gjyka­ta për zgjid­hjen e saj me ndër­m­jetësim.

2. Nëse një palë në mos­mar­rëvesh­je i kërkon një pale tjetër ndjek­jen e pro­ce­du­rave të ndër­m­jetësim­it, sipas këtij ligji, dhe kjo e fun­dit nuk i përgjig­jet kësaj kërkese bren­da 30 ditëve nga data në të cilën është dër­guar fte­sa ose bren­da afatit kohor të për­cak­tu­ar në ftesë, pala kërkuese mund ta vlerë­so­jë këtë si mospran­im të ftesës për ta zgjid­hur mos­mar­rëvesh­jen me ndër­m­jetësim. Fte­sa për ndër­m­jetësim, e paraqi­tur nga një palë në mos­mar­rëvesh­je, nuk pen­gon automatik­isht këtë palë që të ini­cio­jë fil­lim­in e një pro­ce­si gjyqë­sor apo arbi­trazhi në lid­hje me këtë mos­mar­rëvesh­je, për shkak të kalim­it të afat­eve të paraqit­jes së padisë.

 

Neni 13
Pro­ce­du­ra për ndër­m­jetësim në pro­cesin civ­il

1. Gjyka­ta, në për­puth­je me nenet 4, 25, 158/a, 158/b dhe 297 të Kodit të Pro­ce­durës Civile, fton palët për zgjid­hjen me ndër­m­jetësim të mos­mar­rëvesh­jes objekt gjyki­mi, parashikuar në nenin 2 pika 2 të këtij ligji dhe kur palët bien dako­rd pezul­lon gjykimin duke u cak­tu­ar palëve një afat në për­puthj e me natyrën e mos­mar­rëvesh­jes.

2. Secila nga palët ka të drejtë të kërko­jë në çdo kohë rifil­lim­in e gjykim­it.

 

Neni 14
Pro­ce­du­ra për ndër­m­jetësim në pro­cesin penal

1. Gjyka­ta, në për­puth­je me nenet 333 dhe 338 të Kodit të Pro­ce­durës Penale, fton palët për zgjid­hjen me ndër­m­jetësim të mos­mar­rëvesh­jes objekt gjyki­mi, parashikuar në nenin 2 pika 3 të këtij ligji, duke iu cak­tu­ar palëve një afat në për­puth­je me natyrën e mos­mar­rëvesh­jes.

2. Secila nga palët ka të drejtë të kërko­jë në çdo kohë rifil­lim­in e gjykim­it.

 

Neni 15
Liria e palëve për rreg­ul­lat dhe mënyrën e ndër­m­jetësim­it

1. Palët, në për­puth­je me këtë ligj, janë të lira të ven­dosin rreg­ul­lat dhe mënyrën e zhvil­lim­it të ndër­m­jetësim­it.
2. Palët zgjed­hin vull­ne­tar­isht një ose më shumë ndër­m­jetës prej Regjistrit të Ndër­m­jetësve pranë Min­istrisë së Drejtë­sisë.

 

Neni 16
Cak­ti­mi i ndër­m­jetësit

1. Kur palët bien dako­rd për zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jes me ndër­m­jetësim, ato bashkër­isht cak­to­jnë ndër­m­jetësin nga lista e ndër­m­jetësve të licen­cuar.

2. Lista e ndër­m­jetësve të licen­cuar duhet të jetë e njo­hur për pub­likun dhe e afishuar pranë dhomave të ndër­m­jetësve, në zyrat e ndër­m­jetësve që e ushtro­jnë ndër­m­jetësimin, si sub­jek­te juridike ose fizike, si dhe pranë insti­tu­cion­eve të tjera, si gjyka­ta.

 

Neni 17
Zhvil­li­mi i ndër­m­jetësim­it

1. Për­para fil­lim­it të pro­ce­durës së ndër­m­jetësim­it, ndër­m­jetësi është i detyru­ar që të infor­mo­jë palët për qël­limet dhe parimet e përgjithshme, rolin e ndër­m­jetësit dhe të palëve në pro­ces, shpen­zimet e pro­ce­sit të ndër­m­jetësim­it dhe efek­tet e mar­rëvesh­jes së ndër­m­jetësim­it.

2. Palët dhe ndër­m­jetësi nën­shkru­a­jnë bashkër­isht, me shkrim, mar­rëvesh­jen për real­iz­imin e pro­ce­sit të ndër­m­jetësim­it, ku duhet të për­cak­to­hen:

a) gjen­er­alitetet e palëve të kësaj mar­rëvesh­je­je dhe të për­faqë­suesve të tyre;

b) për­shkri­mi i objek­tit të mos­mar­rëvesh­jes;

c) pra­n­i­mi i parimeve të ndër­m­jetësim­it, sipas këtij ligji dhe të ndër­m­jetësit të cak­tu­ar;

ç) ven­di i ndër­m­jetësim­it;

d) shpen­zimet e ndër­m­jetësim­it dhe shpër­bli­mi i ndër­m­jetësit.

3. Në mungesë të një mar­rëvesh­je­je për mënyrën e zhvil­lim­it të ndër­m­jetësim­it, ndër­m­jetësit mund ta zhvil­lo­jnë ndër­m­jetësimin në mënyrën më të për­sh­tat­shme për palët, mbështe­tur në rrethanat e çësht­jes, në çdo kërkesë që mund të paraqesin palët dhe në çdo nevo­jë për një zgjid­hje të shpe­jtë të mos­mar­rëvesh­jes.

4. Në çdo rast, në zba­timin e pro­ce­du­rave të ndër­m­jetësim­it, ndër­m­jetësi duhet të kujde­set për të sig­u­ru­ar tra­j­timin e njëjtë të palëve, duke mar­rë parasysh të gjitha rrethanat e çësht­jes.

5. Kur nuk ven­doset ndryshe nga palët, ndër­m­jetësi ka të drejtë që, në çdo fazë të zba­tim­it të pro­ce­du­rave të ndër­m­jetësim­it, të propo­zo­jë një zgjid­hje të pranueshme të mos­mar­rëvesh­jes.

 

Neni 18
Komu­niki­mi me palët

1. Përveçse kur ven­doset ndryshe nga palët, ndër­m­jetësi mund të tako­jë ose të komu­niko­jë me palët, së bashku ose veç­mas me secilën prej tyre.

2. Ndër­m­jetësi, pasi nji­het me rrethanat dhe të dhë­nat e ofru­ara nga njëra palë në mos­mar­rëvesh­je, mund t’i parashtro­jë palës tjetër çësht­jet thel­bë­sore që rezul­to­jnë nga këto rrethana.

 

Neni 19
Kon­fi­den­cialiteti

1. Përveçse kur palët kanë rënë dako­rd ndryshe, tërësia e të dhë­nave dhe e rrethanave për pro­ce­du­rat e ndër­m­jetësim­it duhet të mbeten kon­fi­den­ciale.

2. Pavarë­sisht nga rreg­ul­li i rua­jt­jes së kon­fi­den­cialitetit, bëhen pub­like të dhë­nat dhe përm­ba­jt­ja e mar­rëvesh­jes së arrit­ur në rastet kur:

a) është e nevo­jshme për shkaqe të cenim­it të intere­save themelorë të shtetit dhe/apo intere­sit pub­lik;

b) është e nevo­jshme për paran­dal­im­in apo ndal­im­in e dhunës fizike apo psikologjike ndaj çdo per­soni, veçanër­isht ndaj fëmi­jëve apo per­son­ave me aftësi të kufizuara;

c) është e nevo­jshme për paran­dal­im­in apo ndal­im­in e keq­tra­j­tim­it, të dhunës fizike apo psikike të per­son­ave me aftësi të kufizuara;

ç) nëpër­m­jet bër­jes pub­like të të dhë­nave dhe/apo mar­rëvesh­jes së ndër­m­jetësim­it sig­uro­het zba­ti­mi i kësaj mar­rëvesh­je­je.

 

Neni 20
Mospër­dori­mi i të dhë­nave

1. Përveçse kur palët kanë rënë dako­rd ndryshe, një palë që merr pjesë në pro­ce­durën e ndër­m­jetësim­it ose një per­son i tretë, përf­shirë dhe ndër­m­jetësin, nuk mund të kërko­jnë ose të për­dorin në një pro­ces gjyqë­sor, arbi­trazhi a në ndon­jë pro­ce­durë tjetër të ngjashme, pro­va ose dësh­mi, pavarë­sisht nga for­ma e tyre, si më poshtë:

a) ftesën e një pale për të mar­rë pjesë në një pro­ce­durë ndër­m­jetësi­mi ose veprim­in me të cilin njëra nga palët ka shpre­hur vull­netin për të mar­rë pjesë në pro­ce­durën e ndër­m­jetësim­it;

b) mendimet e shpre­hu­ra ose sug­jerimet e bëra nga njëra palë gjatë ndër­m­jetësim­it ose nga ndër­m­jetësi për zgjid­hjen e mund­shme të mos­mar­rëvesh­jes;

c) deklaratat ose pohimet e bëra nga njëra palë gjatë zhvil­lim­it të pro­ce­durës së ndër­m­jetësim­it;

ç) propozimet e bëra nga ndër­m­jetësi;

d) fak­tin që njëra nga palët në pro­ce­durën e ndër­m­jetësim­it ka shpre­hur vull­netin për të pran­uar propoz­imin e bërë nga ndër­m­jetësi ose zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jes;

dh) një doku­ment t ë për­gat­i­tur vetëm për qël­lim të pro­ce­durës së ndër­m­jetësim­it.

2. Rreg­ul­lat e parashikuara në pikën 1 të këtij neni zba­to­hen nga gjyka­ta, arbi­trazhi dhe në pro­ce­du­ra të tjera të ngjashme, pavarë­sisht nëse këto organe e shqyr­to­jnë një mos­mar­rëvesh­je që ka qenë ose është në pro­ce­durën e ndër­m­jetësim­it.

 

Neni 21
Për­fundi­mi i pro­ce­durës së ndër­m­jetësim­it

Pro­ce­du­ra e ndër­m­jetësim­it për­fun­don:

a) ditën e nën­shkrim­it të mar­rëvesh­jes për zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jes;

b) ditën e nën­shkrim­it të deklaratës me shkrim të ndër­m­jetësit, pas këshillim­it me palët që ndër­m­jetë­so­hen, sepse për­p­jek­jet për ndër­m­jetësim të mëte­jshëm nuk janë të jus­ti­fikuara;

c) ditën e nën­shkrim­it të deklaratës me shkrim të palëve ndër­m­jetëse, me anë të së cilës i drej­to­hen ndër­m­jetësit, ku i njofto­jnë se pro­ce­du­ra e ndër­m­jetësim­it ka për­fun­d­uar;

ç) ditën e nën­shkrim­it të deklaratës me shkrim të njërës palë, drej­tu­ar palës tjetër, ndër­m­jetësit, ku njofto­hen se pro­ce­du­ra e ndër­m­jetësim­it ka për­fun­d­uar;

d) me vdek­jen e ndon­jërës nga palët në pro­ces;

dh) me likuidimin e per­son­it juridik, palë në pro­ces.

 

Neni 22
Akt­mar­rëvesh­ja

1. Kur palët bien dako­rd për zgjid­hjen e pranueshme të mos­mar­rëvesh­jes ndër­m­jet tyre, së bashku me ndër­m­jetësit, nën­shkru­a­jnë mar­rëvesh­jen përkatëse, në kup­tim dhe në zba­tim të kushteve, rasteve dhe të pro­ce­du­rave të parashikuara në këtë ligj. Kjo mar­rëvesh­je është e detyrueshme dhe e ekzekutueshme në të njëjtën shkallë me vendimet e arbi­trazhit.

2. Në akt­mar­rëvesh­je për­cak­to­hen:

a) palët;

b) për­shkri­mi i mos­mar­rëvesh­jes;

c) detyrimet e kushtet që palët i vënë njëra-tjetrës dhe mënyra e afati i përm­bush­jes së tyre;

ç) nën­shkri­mi i palëve dhe i ndër­m­jetësit.

Afati për përm­bush­jen e detyrimeve të për­cak­tu­ara në mar­rëvesh­je ven­doset nga palët në mirëkup­tim me njëra-tjetrën.Aktmarrëveshja duhet të përm­ba­jë detyrime të qar­ta dhe sak­të­sisht të për­cak­tu­ara.

3. Akt­mar­rëvesh­ja lid­het me shkrim, përveç rasteve kur ndër­m­jetësi dhe palët vlerë­so­jnë se ajo mund të lid­het me gojë, nisur nga natyra e mos­mar­rëvesh­jes, si dhe kur ligji nuk e ndalon një gjë të tillë.

4. Akt­mar­rëvesh­ja har­to­het në tri kop­je, një për secilën palë dhe një kop­je që depoz­i­to­het te sub­jek­ti ndër­m­jetës, i cili është i detyru­ar të admin­istro­jë çdo akt­mar­rëvesh­je dhe doku­menta­cion lid­hur me to, sipas rreg­ullave të për­cak­tu­ara nga Dhoma Kom­bëtare e Ndër­m­jetësve.

Neni 23
Zba­ti­mi i mar­rëvesh­jes së ndër­m­jetësim­it

1. Kur çësht­ja është refer­u­ar për ndër­m­jetësim nga gjyka­ta, ndër­m­jetësi, në për­fundim të pro­ce­durës së ndër­m­jetësim­it, ose në afatin e për­cak­tu­ar prej tyre, i njofton ato për zgjid­hjen ose jo të mos­mar­rëvesh­jes, duke dër­guar edhe aktet përkatëse.

2. Në rastin kur është zgjid­hur çësht­ja me anë të ndër­m­jetësim­it, organet gjyqë­sore ven­dosin, sipas rastit, mira­timin e zgjid­hjes me paj­tim të çësht­jes civile ose pushimin e çësht­jes penale apo mos­fil­lim­in e pro­cedim­it penal, përveç rasteve kur arri­het në për­fundimin se vëre­het pavlef­sh­mëri.
3. Nëse akt­mar­rëvesh­ja respek­ton kushtet e për­cak­tu­ara në nenin 22 të këtij ligji, për­bën tit­ull ekzeku­tiv dhe, në këtë rast, ngarko­het shër­bi­mi përm­ba­ri­mor për ekzeku­timin e tij.

4. Kur bëhet kundër­sh­tim, gjyka­ta merr parasysh mënyrën e zgjid­hjes me ndër­m­jetësim, por, gjithash­tu, nuk ka pengesë ligjore për zgjid­hje tjetër, në për­puth­je me ligjin.

 

Neni 24
Pavlef­sh­mëria e ndër­m­jetësim­it

1. Zgjid­h­ja e mos­mar­rëvesh­jeve me ndër­m­jetësim, në kup­tim të këtij ligji, është e pavlef­shme kur:
a) real­i­zo­het nga per­sona që nuk janë ndër­m­jetës të licen­cuar dhe të regjistru­ar sipas këtij ligji;

b) mos­mar­rëvesh­ja, sipas ligjit, duhet zgjid­hur vetëm në rrugë gjyqë­sore;

c) përm­ban detyrime të vlerë­sueshme në të hol­la dhe nuk for­mu­lo­het me shkrim;

ç) përm­ban detyrime për sub­jek­te që nuk kanë mar­rë pjesë në ndër­m­jetësim;

d) ka simulim dhe, për kon­flik­tin real, ka shkaqe pavlef­sh­mërie.

2. Gjyka­ta, përveç rasteve të parashikuara në Kodin Civ­il për pavlef­sh­mërinë e veprimeve juridike, mund ta kon­sta­to­jë mar­rëvesh­jen e arrit­ur me ndër­m­jetësim të pavlef­shme edhe kur arrin në për­fundimin se ajo nuk respek­ton rendin pub­lik në Repub­likën e Shqipërisë.

3. Pavlef­sh­mëria e mar­rëvesh­jes së ndër­m­jetësim­it, sipas këtij ligji, nuk i pen­gon palët në kon­flikt të real­i­zo­jnë mar­rëvesh­jen e arrit­ur, duke ushtru­ar të drej­tat që gëzo­jnë me lig­je të tjera.

 

KREU IV
DISPOZITAT E FUNDIT

 

Neni 25
Aktet nën­ligjore


1. Këshilli i Min­is­trave, bren­da 45 ditëve nga hyr­ja në fuqi e këtij ligji, mira­ton:

a) vendimin e parashikuar në nenin 4 pika 2 të këtij ligji, bazuar në parim­in e ligjsh­mërisë dhe trans­parencës;

b) vendimin e parashikuar në nenin 6 pika 3 të këtij ligji, bazuar në parimet e ligjsh­mërisë, barazisë dhe mos­diskri­m­inim­it, pro­por­cionalitetit dhe trans­parencës.

2. Min­istri i Drejtë­sisë, bren­da 45 ditëve nga hyr­ja në fuqi e këtij ligji, mira­ton urdhrin e parashikuar në nenin 4 pika 6 të këtij ligji, bazuar në parim­in e ligjsh­mërisë.

3. Dhoma mira­ton aktet, që rreg­ul­lo­jnë veprim­tar­inë e ndër­m­jetësim­it si p rofe­sion, si dhe Kodin e Etikës së Ndër­m­jetësit, bren­da tre mua­jve nga kri­ji­mi i saj.

 

Neni 26
Dis­poz­itë kalimtare

1. Bren­da 6 mua­jve nga hyr­ja në fuqi e këtij ligji, sub­jek­tet që kanë fitu­ar të drejtën e ushtrim­it të pro­fe­sion­it të ndër­m­jetësit, në për­puth­je me parashikimet e ligjit nr. 9090, datë 26.6.2003 “Për ndër­m­jetësimin në zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jeve”, paraqesin kërkesë pranë Min­istrisë së Drejtë­sisë për regjistrim­in e tyre në Regjistrin e Ndër­m­jetësve.

2. Min­is­tria e Drejtë­sisë, kur kon­sta­ton se sub­jek­tet që kanë paraqi­tur kërkesë, sipas pikës 1 të këtij neni, janë regjistru­ar në gjykatë si per­sona fizikë ose juridikë dhe në organet tati­more, sipas ligjit nr.9090, datë 26.3.2003 “Për ndër­m­jetësimin në zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jeve”, i regjistron ata në Regjistrin e Ndër­m­jetësve.

 

Neni 27
Shfuqiz­ime

Ligji nr.9090, datë 26.6.2003 “Për ndër­m­jetësimin në zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jeve”, shfuqi­zo­het.

 

Neni 28
Hyr­ja në fuqi


Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 


[1]1 Përafru­ar me direk­tivën 2008/52/EC “Mbi disa aspek­te të ndër­m­jetësim­it në çësht­jet civile dhe tregtare”, me nr.CELEX 32008l0052.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim