(I ndryshuar[2])

 

Neni 10

Kushtet e përgjithshme për zba­timin e pro­gramit të mbro­jt­jes

1. Kur zba­ti­mi i masave të zakon­shme të mbro­jt­jes për dësh­mi­tarin ose bashkëpunë­torin e drejtë­sisë nuk është i mjaftueshëm dhe i për­sh­tat­shëm, zba­to­het pro­gra­mi i mbro­jt­jes, sipas këtij ligji, nëse ai pra­non të bashkëpuno­jë me vull­net të lirë me prokuror­inë dhe gjykatën dhe, nëpër­m­jet deklarimeve dhe/ose dësh­misë së vet të plotë, të bërë pa kushte dhe rez­er­va, të japë të dhë­na të bazuara, që për­bëjnë pro­va vendimtare për zbu­lim­in, het­imin dhe gjykimin e krimeve dhe të autorëve të tyre.

2. Zba­ti­mi i pro­gramit të mbro­jt­jes për dësh­mi­tarin ose bashkëpunë­torin e drejtë­sisë ven­doset vetëm nëse ai ndod­het në gjend­je rreziku, është i për­sh­tat­shëm për t’u përf­shirë në pro­gram dhe, me vull­netin e vet të lirë, pra­non e merr pjesë aktivisht në zba­timin e tij.

3. Për­sh­tat­shmëria ka të bëjë me kushtet psikologjike, sociale dhe fizike të dësh­mi­tar­it ose të bashkëpunë­torit, të cilat duhet të jenë të tilla, që të kri­jo­jnë bes­im se ai do të zba­to­jë rreg­ul­lat e pro­gramit të mbro­jt­jes dhe nuk do të vërë në rrezik jetën e shën­detin e vet, jetën e shën­detin e per­son­ave të tjerë. Nëse ka mundësi, ndaj tij mer­ret masa e ndryshim­it të vend­ba­nim­it, si dhe e pro­gramit në tërësi.

4. Në rastin e dësh­mi­tar­it ose të bashkëpunë­torit të mitur, përveç rrethanave të mësipërme, duhet të vlerë­so­hen edhe paso­jat e pra­nim­it në pro­gram për zhvil­lim­in e tij psiko-social.

5. Në varësi të rrethanave konkrete, bashkë me dësh­mi­tarin ose bashkëpunë­torin e drejtë­sisë mund të përf­shi­hen në pro­gramin e mbro­jt­jes edhe per­son­at e lid­hur me të. Edhe në këtë rast zba­to­hen rreg­ul­lat që parashiko­hen në pikat 1 e 2 të këtij neni.

6. Pro­gra­mi i mbro­jt­jes nuk ka për qël­lim të sjel­lë për­mirësimin e gjend­jes ekonomike të per­son­it të mbro­j­tur. Drej­to­ria, komi­sioni dhe asnjë insti­tu­cion tjetër shtetëror nuk përgjig­jen për detyrimet finan­cia­re, që per­son­at e mbro­j­tur kanë në çastin e pra­nim­it në pro­gramin e mbro­jt­jes.

 

Neni 19

Mar­rëvesh­ja me per­son­in e mbro­j­tur

1. Në një kohë sa më të shkurtër dhe në çdo rast, jo më vonë se 10 ditë nga data e mira­tim­it të pra­nim­it në pro­gramin e mbro­jt­jes, drej­to­ria për­gatit mar­rëvesh­jen për zba­timin e pro­gramit (mar­rëvesh­jen e mbro­jt­jes) dhe merr masa për bised­imin dhe nën­shkrim­in e saj me dësh­mi­tarin, bashkëpunë­torin e drejtë­sisë dhe per­son­at e tjerë të mbro­j­tur.

2. Për­para se të nën­shkruhet mar­rëvesh­ja, bashkëpunë­tori i drejtë­sisë dety­ro­het të infor­mo­jë drej­tor­inë me hol­lësi për llo­jet dhe masën e pasurive të zotëru­ara prej tij. Nëse ndon­jë nga pasuritë, që zotëro­hen nga bashkëpunë­tori i drejtë­sisë, është pro­dukt i veprave penale, e ard­hur ose për­fitim nga pro­duk­tet e veprës penale, apo pasuritë, me të cilat janë përzi­er këto pro­duk­te, atëherë per­soni duhet ta deklaro­jë këtë fakt. Në rastet kur bëhet një deklarim i tillë, drej­to­ria njofton men­jëherë Prokuror­in e Përgjithshëm.

3. Drej­to­ria vë në dijeni Prokuror­in e Përgjithshëm për nën­shkrim­in e mar­rëvesh­jes së mbro­jt­jes.

Përm­ba­jt­ja e mar­rëvesh­jes, hol­lësitë për vend­ndod­hjen e per­son­it apo të iden­titetit të tij të ri nuk i bëhen të ditu­ra Prokuror­it të Përgjithshëm ose prokuror­it që pro­ce­don, kurse vend­ndod­h­ja dhe iden­titeti i tij i ri nuk duhet t’i bëhen të ditur as komi­sion­it.

4. Përgjegjësitë dhe efek­tet e pro­gramit të mbro­jt­jes për drej­tor­inë dhe per­son­in e mbro­j­tur fil­lo­jnë në kohën dhe mënyrën e parashikuar në mar­rëvesh­je.

5. Në rastin kur per­soni i mbro­j­tur është i mitur ose është mad­hor, por i është hequr a kufizuar zotësia për të vepru­ar, në për­puth­je me parimet e intere­sit më të lartë të tij dhe ato të zotë­sisë për të vepru­ar, atij i mer­ret mendi­mi për pra­n­imin në pro­gram dhe për përm­ba­jt­jen e mar­rëvesh­jes. Në këto raste, dhë­nia për­fundimtare e pëlqim­it dhe nën­shkri­mi i mar­rëvesh­jes së mbro­jt­jes bëhen nga prin­di ose kujdestari i tij.

6. Mar­rëvesh­ja e mbro­jt­jes nuk është mar­rëd­hënie detyri­mi, në kup­tim të Kodit Civ­il. Per­soni i mbro­j­tur ose trashëgim­tarët e tij nuk mund të kërko­jnë në gjykatë ekzeku­timin e kësaj mar­rëvesh­je­je dhe as dëmsh­për­blim, në rastet kur mar­rëvesh­ja nuk është ekzeku­tu­ar apo kur ai pre­tendon se i ka ard­hur ndon­jë dëm.

 

Neni 20

Përm­ba­jt­ja e mar­rëvesh­jes

1. Në mar­rëvesh­jen e mbro­jt­jes parashiko­hen, detyrim­isht, këto çësht­je:

a) detyrimet e per­son­ave të mbro­j­tur;

b) masat e posaçme dhe ndih­mëse, që do të mer­ren nga drej­to­ria për të ofru­ar mbro­jt­jen e duhur, sipas nivelit dhe rrethanave të rrezikut;

c) rastet dhe rrethanat e ndryshim­it dhe të ndër­pre­rjes së pro­gramit të mbro­jt­jes;

ç) rastet e pra­nim­it vull­ne­tar të pro­gramit të mbro­jt­jes nga per­soni i mbro­j­tur;

d) kushtet e bashkëpunim­it me drejtës­inë, në rastin e bashkëpunë­torëve të drejtë­sisë.

2. Mar­rëvesh­ja e mbro­jt­jes parashikon, gjithash­tu, rreg­ul­lim­in më të hol­lë­sishëm të përm­bush­jes, nga per­son­at e mbro­j­tur, të kushteve dhe detyrimeve, si më poshtë:

a) të pra­no­jë kushtet dhe udhëzimet e për­cak­tu­ara për pro­gramin e mbro­jt­jes dhe të bashkëpuno­jë në mënyrë aktive për zba­timin e tyre;

b) të mba­jë parasysh natyrën e infor­ma­cionit të klasi­fikuar dhe, në çfarë­do rrethane, të mos bëjë të ditur asnjë të dhënë për pro­gramin e mbro­jt­jes dhe të dhë­na të tjera të lid­hu­ra me të, duke u par­ala­jmëru­ar për përgjegjësi penale, sipas nen­it 295/a të Kodit Penal, në rast të shkel­jes së detyrim­it për të rua­j­tur sekretin, që lid­het me pro­gramin e mbro­jt­jes, edhe pas për­fundim­it të tij;

c) të mën­jano­jë çdo veprim ose mosveprim, që mund të rreziko­jë zba­timin e pro­gramit të mbro­jt­jes apo që mund të sjel­lë, si paso­jë, një gjend­je tjetër rreziku për per­son­in e mbro­j­tur;

ç) të infor­mo­jë men­jëherë drej­tor­inë për çësht­je që kërko­hen prej saj, ose për ngjar­je apo ndryshime të rrethanave të jetës a veprim­tarive të tij per­son­ale, si dhe për kon­tak­tet e mar­rëd­hëni­et me të tretë, që mund të rreziko­jnë zba­timin dhe garancitë e ofru­ara nga pro­gra­mi i mbro­jt­jes;

d) të pra­no­jë, pa nevo­jën e një vendi­mi gjyqë­sor të posaçëm, nëse është e domos­doshme për qël­limet e mbro­jt­jes apo të pro­cedim­it penal, për­dorim­in në mjedis­et e veta të mjeteve teknike të rua­jt­jes, vëzhgim­it dhe regjistrim­it pamor dhe/ose zanor;

dh) detyrime të tjera që drej­to­ria i çmon të domos­doshme, në varësi të natyrës dhe rrethanave të rastit konkret;

e) detyrimet për prindin apo kujdestarin, në rastin kur per­soni i mbro­j­tur është i mitur, ose kur atij i është hequr a kufizuar zotësia për të vepru­ar.

 

 

 

Lexo të plotë ligjin



[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 154, datë 16 Nën­tor 2009, faqe 6925.

[2] Ligji nr. 10173/2009 është ndryshuar me ligjin nr. 10461, datë 13.9.2011, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr.135, datë 3 Tetor 2011, faqe 6090

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim