LIGJ
Nr.10 173, datë 22.10.2009

PËR MBROJTJEN E DËSHMITARËVE DHE TË BASHKËPUNËTORËVE TË DREJTËSISË

(Ndryshuar me ligjin nr. 10 461, datë 13.9.2011)

Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1
Objek­ti

Ky ligj rreg­ul­lon masat e posaçme, të përkohshme dhe të jashtëza­kon­shme, mënyrën dhe pro­ce­du­rat e mbro­jt­jes së dësh­mi­tarëve dhe të bashkëpunë­torëve të drejtë­sisë, si dhe orga­niz­imin, funk­sion­imin, kom­pe­ten­cat dhe mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet organ­eve të ngarkuara për propoz­imin, vlerësimin, mira­timin dhe zba­timin e pro­gramit të mbro­jt­jes.

 

Neni 2
Fusha e veprim­it

Dis­poz­i­tat e këtij ligji janë të zbat­ueshme në kuadër të pro­ced­imeve penale për krime të kry­era me dash­je, për të cilat ligji parashikon dën­im me burgim jo më pak se 4 vjet, në min­i­mum. Rrezik­sh­mëria e këtyre krimeve dhe e autorëve të tyre duhet të jetë e tillë, që të jus­ti­fiko­jë kry­er­jen e shpen­z­imeve të nevo­jshme për mbro­jt­jen e një ose të disa per­son­ave.

 

Neni 3
Përku­fiz­ime

Në këtë ligj ter­mat e mëposhtëm kanë këto kup­time:
1. “Pro­gra­mi i mbro­jt­jes” janë masat e posaçme, ndih­mëse dhe të jashtëza­kon­shme, që zba­ton Drej­to­ria e Mbro­jt­jes së Dësh­mi­tarëve dhe Bashkëpunë­torëve të Drejtë­sisë, për mbro­jt­jen e jetës dhe të shën­de­tit të per­son­ave të mbro­j­tur, në kushtet e parashikuara nga ky ligj.
2. “Dësh­mi­tar i drejtë­sisë” është per­soni, i cili, në cilës­inë e dësh­mi­tar­it ose të per­son­it të dëm­tu­ar, bën deklarime a dësh­mon për fak­te e rrethana, që për­bëjnë objekt prove në një pro­ced­im penal dhe që, për shkak të këtyre deklarimeve a dësh­mive, ndod­het në gjend­je rreziku.
3. “Bashkëpunë­tor i drejtë­sisë” është per­soni, i cili vuan dën­imin penal ose është i pan­de­hur në një pro­ced­im penal për krime të kry­era në bashkëpunim, që ndod­het në gjend­je rreziku, për shkak të bashkëpunim­it me drejtës­inë, të deklarimeve apo dësh­mive për fak­te e rrethana, që për­bëjnë objekt prove në të njëjtin pro­ced­im penal ose në një pro­ced­im të lid­hur.
4. “Per­sona të lid­hur” janë per­son­at, të cilët ndod­hen në gjend­je rreziku, për shkak të lid­hjeve të gjakut, të martesës, të bashkë­jetesës së fak­tit ose mar­rëd­hënieve të ngush­ta per­son­ale, që kanë me dësh­mi­tarin ose me bashkëpunë­torin e drejtë­sisë.
5. “Per­sona të mbro­j­tur”, bashkër­isht ose veç­mas, janë dësh­mi­tarët, bashkëpunë­torët e drejtë­sisë dhe per­son­at e lid­hur me ta, sipas për­cak­timeve të bëra në pikat 2, 3 e 4 të këtij neni.
6. “Gjend­je rreziku” është gjend­ja aktuale, konkrete dhe seri­oze, për shkak të së cilës jeta e shën­de­ti janë në rrezik, si paso­jë e dësh­mim­it të dësh­mi­tar­it apo të bashkëpunë­torit të drejtë­sisë në pro­cesin penal, për veprat penale të parashikuara në këtë ligj.

 

KREU II
ORGANET PËRGJEGJËSE PËR MBROJTJEN E DËSHMITARËVE DHE TË BASHKËPUNËTORËVE TË DREJTËSISË

 

Neni 4
Organet përgjegjëse

Organe përgjegjëse për për­gatit­jen, vlerësimin, mira­timin dhe zba­timin e pro­gramit të mbro­jt­jes së dësh­mi­tarëve dhe të bashkëpunë­torëve të drejtë­sisë janë:
a) Komi­sioni për Vlerësimin e Pro­gramit të Mbro­jt­jes së Dësh­mi­tarëve dhe Bashkëpunë­torëve të Drejtë­sisë, më poshtë komi­sioni;
b) Drej­to­ria e Mbro­jt­jes së Dësh­mi­tarëve dhe Bashkëpunë­torëve të Drejtë­sisë, më poshtë drej­to­ria.

 

Neni 5
Drej­to­ria e Mbro­jt­jes së Dësh­mi­tarëve dhe Bashkëpunë­torëve të Drejtë­sisë

1. Drej­to­ria e Mbro­jt­jes së Dësh­mi­tarëve dhe Bashkëpunë­torëve të Drejtë­sisë, si struk­turë e posaçme qen­drore e Poli­cisë së Shtetit, pranë Depar­ta­men­tit për Het­imin e Krimeve, në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Poli­cisë së Shtetit, është organi përgjegjës për për­gatit­jen, ndjek­jen dhe zba­timin e pro­gramit të mbro­jt­jes. Kjo e shtrin veprim­tar­inë e vet në të gjithë ter­ri­torin e Repub­likës se Shqipërisë.
2. Struk­tu­ra dhe organi­ka e drej­torisë mira­to­hen nga Min­istri i Brend­shëm.
3. Drej­to­ria ka bux­hetin e vet, si njësi shpen­z­i­mi në bux­hetin e Drej­torisë së Përgjithshme të Poli­cisë së Shtetit. Admin­istri­mi i pasurive dhe fondeve të nevo­jshme për ushtrim­in e veprim­tarisë së drej­torisë, doku­men­ti­mi i shpen­z­imeve dhe kon­trol­li i veprim­tarisë finan­cia­re të drej­torisë bëhen në mënyrë të tillë, që të mos lejo­jnë iden­ti­fikimin e të dhë­nave me natyrë sekrete e oper­a­tive.
4. Tra­j­ti­mi dhe për­fitimet e punon­jësve të drej­torisë rreg­ul­lo­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 6
Detyrat e drej­torisë

Drej­to­ria ka këto detyra:
a) për­gatit dhe dër­gon për shqyr­tim në komi­sion propozimet e dër­guara nga Prokurori i Përgjithshëm, për pra­n­imin në pro­gramin e mbro­jt­jes;
b) kryen një vlerësim të kushteve fizike dhe psikologjike të per­son­it të propozuar për t’u pran­uar në pro­gramin e mbro­jt­jes dhe një vlerësim të gjithanshëm të gjend­jes së rrezikut, me qël­lim që komi­sioni të jetë sa më i infor­muar për për­sh­tat­shmërinë e per­son­it me pro­gramin e mbro­jt­jes;
c) ven­dos zba­timin e masave të përkohshme të mbro­jt­jes, deri në mar­rjen e vendim­it për­fundim­tar nga komi­sioni, në rastet dhe mënyrën e parashikuar në nenin 18 të këtij ligji;
ç) zba­ton masat e posaçme dhe ndih­mëse të mbro­jt­jes, që do të zba­to­hen për per­son­in ose per­son­at e pran­uar në pro­gram, pas mar­rjes së vendim­it të komi­sion­it për pra­n­imin në pro­gramin e mbro­jt­jes;
d) për­gatit dhe nën­shkru­an mar­rëvesh­jen e mbro­jt­jes me per­son­at e mbro­j­tur, sipas nen­it 19 të këtij ligji;
dh) ndjek zba­timin e pro­gramit të mbro­jt­jes;
e) admin­istron bazën e të dhë­nave, që lid­het me veprim­tar­inë e drej­torisë dhe ecur­inë e pro­gramit të mbro­jt­jes dhe merr masa për t’i sig­u­ru­ar e admin­istru­ar ato, në për­puth­je me shkallën e nevo­jshme të klasi­fikim­it të infor­ma­cionit, sipas dis­poz­i­tave ligjore në fuqi;
ë) admin­istron pasuritë dhe fondet në dis­pozi­cion të drej­torisë për ushtrim­in e veprim­tarisë dhe zba­timin e pro­gramit të mbro­jt­jes, përf­shirë mar­rjen me qira të mjedi­s­eve të nevo­jshme për punë teknike e oper­a­tive;
f) propo­zon dhe merr masa për bashkërendimin e punëve me insti­tu­cione të tjera për zba­timin e pro­gramit të mbro­jt­jes ndaj per­son­ave të mbro­j­tur;
g) ndjek çësht­jet e bashkëpunim­it me struk­tu­rat ndërkom­bëtare ose të shteteve të tjera në fushën e mbro­jt­jes;
gj) për­gatit raporte peri­odike për veprim­tar­inë e zhvil­lu­ar dhe bën propoz­ime për për­mirësimin e legjis­la­cionit, për zba­timin e pro­gramit të mbro­jt­jes ndaj per­son­ave të mbro­j­tur. Raportet e drej­torisë përm­ba­jnë vetëm statistika.Asnjë dis­poz­itë ligjore për të drejtën e informim­it nuk e vë drej­tor­inë para detyrim­it për t’u dhënë infor­ma­cion, qoftë edhe në mënyrë të përm­bled­hur e të reduk­tu­ar, insti­tu­cion­eve shtetërore, shtyp­it apo publikut.Raportet peri­odike për­gatiten çdo gjashtë muaj dhe i vihen në dis­pozi­cion komi­sion­it.

 

Neni 7
Kom­pe­ten­ca të veçan­ta të drej­torisë

1. Drej­to­ria, kur e sheh të nevo­jshme, në funk­sion të zba­tim­it të masave të mbro­jt­jes, u drej­to­het, me një kërkesë të arsyet­u­ar, me shkrim, insti­tu­cion­eve të tjera shtetërore:
a) për infor­ma­cionin e nevo­jshëm;
b) për të mos u dhënë infor­ma­cion enteve ose per­son­ave që, në kushte nor­male, kanë të drejtë ta mar­rin këtë infor­ma­cion;
c) për t’i infor­muar, në çdo rast, kur per­sona ose ente të tjera bëjnë për­p­jek­je të mar­rin infor­ma­cion për per­son­at e mbro­j­tur.
2. Drej­to­ria, në zba­tim të pro­gramit të mbro­jt­jes, ka të drejtë të për­dorë iden­titete të rreme dhe t’u kërko­jë insti­tu­cion­eve të tjera shtetërore të ndih­mo­jnë në kri­jimin e tyre:
a) për per­son­at e mbro­j­tur;
b) për punon­jësit e drej­torisë, që krye­jnë detyra konkrete, në përm­bush­je të detyrimeve që buro­jnë nga ky ligj.
3. Për efekt të për­jash­tim­it nga përgjegjësia penale, per­son­at që për­dorin iden­titete të rreme, në zba­tim të pikës 2 të këtij neni dhe funk­sion­arët pub­likë, që ndih­mo­jnë në kri­jimin e këtyre iden­titeteve, vlerë­so­hen se kanë vepru­ar në ushtrim të një të drejte ose në zba­tim të detyrës së ngarkuar nga ligji, sipas nen­it 21 të Kodit Penal.

 

Neni 8
Emëri­mi, lir­i­mi dhe për­jash­ti­mi nga poli­cia i punon­jësve të drej­torisë

1.Oficerët e poli­cisë në drej­tori përzgjid­hen nga rad­hët e punon­jësve të poli­cisë, që plotë­so­jnë kriteret për t’u emëru­ar në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Poli­cisë së Shtetit, në për­puth­je me lig­jet e aktet nën­ligjore në fuqi.
2. Kan­di­datët për punon­jës të drej­torisë i nën­shtro­hen ver­i­fikim­it të per­son­alitetit të tyre nga Shër­bi­mi i Kon­trol­lit të Brend­shëm në Min­istrinë e Brend­shme.
3. Trans­fer­i­mi i ofi­cerëve të poli­cisë të drej­torisë në një detyrë tjetër në Policinë e Shtetit bëhet në për­puth­je me pro­ce­durën e parashikuar në ligjin nr.9749, datë 4.6.2007 “Për Policinë e Shtetit”, vetëm me pëlqimin para­prak, me shkrim, të ofi­cer­it.
4. Mar­r­ja e masave disi­plinore për punon­jësit e drej­torisë dhe anki­mi ndaj tyre bëhet në bazë të ligjit nr.9749, datë 4.6.2007 “Për Policinë e Shtetit”.

 

Neni 9
Komi­sioni për Vlerësimin e Pro­gramit të Mbro­jt­jes së Dësh­mi­tarëve dhe Bashkëpunë­torëve të Drejtë­sisë

(Shtu­ar pika 7 me ligjin nr. 10461, datë 13.9.2011)

1. Komi­sioni për Vlerësimin e Pro­gramit të Mbro­jt­jes së Dësh­mi­tarëve dhe Bashkëpunë­torëve të Drejtë­sisë është organi përgjegjës që vlerë­son dhe mira­ton propozimet e drej­torisë për:
a) pra­n­imin në pro­gramin e mbro­jt­jes;
b) masat konkrete të mbro­jt­jes;
c) ndër­pre­rjen e pro­gramit;
ç) për­fundimin e këtij pro­gra­mi.
Komi­sioni ka kom­pe­tencë edhe shqyr­timin e anke­save të bëra në për­puth­je me nenin 26 të këtij ligji.
2. Komi­sioni krye­so­het nga zëvendës­min­istri i brend­shëm, që mbu­lon çësht­jet e ren­dit pub­lik dhe në për­bër­je të tij ka:
a) një gjyq­tar të propozuar nga Këshilli i Lartë i Drejtë­sisë në detyrën e zëvendëskryetar­it;
b) një prokuror të propozuar nga Prokurori i Përgjithshëm në detyrën e anë­tar­it;
c) një ofi­cer të poli­cisë gjyqë­sore të propozuar nga Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë së Shtetit në detyrën e anë­tar­it;
ç) drej­tori i drej­torisë në detyrën e anë­tar­it.
3. Këshilli i Lartë i Drejtë­sisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë së Shtetit cak­to­jnë edhe nga një anë­tar zëvendë­sues, të cilët do të mar­rin pjesë në mbled­hjet e komi­sion­it, kur ekzis­ton një arsye, që i ndalon anë­tarët respek­tivë të mar­rin pjesë në mbled­hjet e komi­sion­it.
4. Anë­tarët e komisi onit cak­to­hen në detyrë për një afat trevjeçar, me të drejtë riemëri­mi. Anë­tarësia në komi­sion për­fun­don për­para afatit:
a) kur anë­tari nuk ushtron më funk­sion në insti­tu­cionin që e ka propozuar, ose për shkak të të cilit është emëru­ar;
b) me kërkesën e vet, të shoqëru­ar me arsye të bazuara;
c) për shkak të mungesës së pajus­ti­fikuar në dy mbled­hje rad­hazi të komi­sion­it;
ç) për shkel­je të dis­poz­i­tave të këtij ligji dhe të rreg­ullave të funk­sionim­it të komi­sion­it.
5. Vendi­mi për për­fundimin e qën­drim­it në detyrë të anë­tar­it të komi­sion­it mer­ret nga organi përgjegjës për emërim­in e tyre. Në rastin e shkro­n­jës “b” të pikës 4 të këtij neni, vendi­mi mer­ret me kërkesë të vetë anë­tar­it, ndër­sa në rastin e shkro­n­jave “c” e “ç”, me kërkesë të komi­sion­it.
6. Gjyq­tari, prokurori dhe ofi­ceri i poli­cisë gjyqë­sore, anë­tarë të komi­sion­it, nuk mund të mar­rin pjesë në disku­tim dhe në vendim­mar­rje, kur vihen në dijeni se propoz­i­mi për pran­im në pro­gram ka lid­hje me pro­ced­ime penale apo veprim­tari, që het­o­hen ose gjyko­hen prej tyre. Ky ndal­im vlen edhe kur ka kon­flikt intere­sash ose dyshime për njëan­sh­mëri, të parashikuara në Kodin e Pro­ce­durës Penale dhe në dis­poz­i­tat e tjera ligjore në fuqi. Në raste të tilla, ata zëvendë­so­hen nga anë­tarët zëvendë­sues.
7. Kryetarid­heanë­tarët e komi­sion­it­mar­rin­sh­për­blim­fi­nan­cia­rnë­masënd­hemënyrën e për­cak­tu­ar me vendimtëKëshillit­tëMin­is­trave.

 

KREU III
PROGRAMI PËR MBROJTJEN E DËSHMITARËVE DHE TË BASHKËPUNËTORËVE TË DREJTËSISË

 

Neni 10
Kushtet e përgjithshme për zba­timin e pro­gramit të mbro­jt­jes

1. Kur zba­ti­mi i masave të zakon­shme të mbro­jt­jes për dësh­mi­tarin ose bashkëpunë­torin e drejtë­sisë nuk është i mjaftueshëm dhe i për­sh­tat­shëm, zba­to­het pro­gra­mi i mbro­jt­jes, sipas këtij ligji, nëse ai pra­non të bashkëpuno­jë me vull­net të lirë me prokuror­inë dhe gjykatën dhe, nëpër­m­jet deklarimeve dhe/ose dësh­misë së vet të plotë, të bërë pa kushte dhe rez­er­va, të japë të dhë­na të bazuara, që për­bëjnë pro­va vendimtare për zbu­lim­in, het­imin dhe gjykimin e krimeve dhe të autorëve të tyre.
2. Zba­ti­mi i pro­gramit të mbro­jt­jes për dësh­mi­tarin ose bashkëpunë­torin e drejtë­sisë ven­doset vetëm nëse ai ndod­het në gjend­je rreziku, është i për­sh­tat­shëm për t’u përf­shirë në pro­gram dhe, me vull­netin e vet të lirë, pra­non e merr pjesë aktivisht në zba­timin e tij.
3. Për­sh­tat­shmëria ka të bëjë me kushtet psikologjike, sociale dhe fizike të dësh­mi­tar­it ose të bashkëpunë­torit, të cilat duhet të jenë të tilla, që të kri­jo­jnë bes­im se ai do të zba­to­jë rreg­ul­lat e pro­gramit të mbro­jt­jes dhe nuk do të vërë në rrezik jetën e shën­detin e vet, jetën e shën­detin e per­son­ave të tjerë. Nëse ka mundësi, ndaj tij mer­ret masa e ndryshim­it të vend­ba­nim­it, si dhe e pro­gramit në tërësi.
4. Në rastin e dësh­mi­tar­it ose të bashkëpunë­torit të mitur, përveç rrethanave të mësipërme, duhet të vlerë­so­hen edhe paso­jat e pra­nim­it në pro­gram për zhvil­lim­in e tij psiko-social.
5. Në varësi të rrethanave konkrete, bashkë me dësh­mi­tarin ose bashkëpunë­torin e drejtë­sisë mund të përf­shi­hen në pro­gramin e mbro­jt­jes edhe per­son­at e lid­hur me të. Edhe në këtë rast zba­to­hen rreg­ul­lat që parashiko­hen në pikat 1 e 2 të këtij neni.
6. Pro­gra­mi i mbro­jt­jes nuk ka për qël­lim të sjel­lë për­mirësimin e gjend­jes ekonomike të per­son­it të mbro­j­tur. Drej­to­ria, komi­sioni dhe asnjë insti­tu­cion tjetër shtetëror nuk përgjig­jen për detyrimet finan­cia­re, që per­son­at e mbro­j­tur kanë në çastin e pra­nim­it në pro­gramin e mbro­jt­jes.

 

Neni 11
Kohëzg­jat­ja e pro­gramit të mbro­jt­jes

1.Programi i mbro­jt­jes, si rreg­ull, zba­to­het për një afat të pacak­tu­ar dhe mund të shtri­het në të gjitha fazat e pro­cedim­it penal, si dhe pas për­fundim­it të tyre.
2. Kohëzg­jat­ja e zba­tim­it të pro­gramit të mbro­jt­jes varet nga ekzis­ten­ca e gjend­jes së rrezikut, për­sh­tat­shmëria e per­son­it të mbro­j­tur, në raport me masën e posaçme të mbro­jt­jes që zba­to­het, si dhe nga zba­ti­mi, prej per­son­it të mbro­j­tur, i detyrimeve të parashikuara në mar­rëvesh­jen e mbro­jt­jes.

 

Neni 12
Masat e mbro­jt­jes

Në kuadër të pro­grameve të mbro­jt­jes, një ose disa nga masat e mbro­jt­jes që zba­to­hen për per­son­at e mbro­j­tur janë:
a) ndryshi­mi i iden­titetit;
b) ndryshi­mi i vend­ba­nim­it;
c) dhë­nia e doku­menteve të rreme;
ç) mbro­jt­ja e përkohshme e iden­titetit, e të dhë­nave dhe e doku­menteve;
d) dhë­nia e dësh­misë me një iden­titet tjetër dhe admin­istri­mi me mjete të veçan­ta për deformimin e zërit a të pam­jes së tij dhe for­ma të tjera të cak­tu­ara sipas ligjit, në për­puth­je me nenin 361/a të Kodit të Pro­ce­durës Penale;
dh) mbro­jt­ja fizike dhe teknike në vendin ku qën­dron per­soni, si dhe gjatë lëviz­jeve të tij;
e) reha­bil­iti­mi social;
ë) dhë­nia e ndih­mës finan­cia­re;
f) rikual­i­fiki­mi pro­fe­sion­al;
g) dhë­nia e këshillave dhe e ndih­mës së spe­cial­izuar ligjore;
gj) çdo masë tjetër, e cila vlerë­so­het dhe mira­to­het si e nevo­jshme në për­puth­je me këtë ligj.

 

Neni 13
Përgjegjësia për zba­timin e pro­gramit të mbro­jt­jes

1.Drejtoria përgjig­jet për për­gatit­jen, bashkërendimin e punëve dhe ndjek­jen e zba­tim­it të pro­gramit të mbro­jt­jes.
2. Drej­to­ria bashkëpunon me min­istritë dhe insti­tu­cionet e tjera qen­drore për çësht­je që kanë të bëjnë me ndjek­jen dhe zba­timin e pro­gramit të mbro­jt­jes.
3. Organet e për­men­dura në pikën 2 të këtij neni bashkëren­do­jnë punën e tyre me drej­tor­inë, u përgjig­jen kërke­save të kësaj drej­to­rie dhe të prokuror­it, si dhe njofto­jnë për çësht­je e rrethana, që kanë të bëjnë me zba­timin e pro­gramit të mbro­jt­jes.

 

Neni 14
Admin­istri­mi i akteve, i doku­menta­cionit dhe i infor­ma­cionit

1.Aktet, doku­menta­cioni dhe çdo infor­ma­cion, që lid­het me propoz­imin, mira­timin dhe zba­timin e pro­gramit të mbro­jt­jes, vlerë­so­hen “Infor­ma­cion i klasi­fikuar” dhe mba­hen e admin­istro­hen nga Drej­to­ria e Mbro­jt­jes së Dësh­mi­tarëve dhe Bashkëpunë­torëve të Drejtë­sisë.
2. Aktet, doku­menta­cioni, të dhë­nat, si dhe çdo infor­ma­cion, që zotëro­jnë dhe admin­istro­jnë min­istritë e insti­tu­cionet e tjera qen­drore, për pro­gramin e mbro­jt­jes, vlerë­so­hen “Infor­ma­cion i klasi­fikuar”.

 

KREU IV
PROCEDURAT PËR MIRATIMIN DHE ZBATIMIN E PROGRAMIT TË MBROJTJES

 

Neni 15
Propoz­i­mi për pran­im në pro­gramin e mbro­jt­jes

1.Të drejtën për të propozuar pra­n­imin e një ose të disa per­son­ave në pro­gramin e mbro­jt­jes e ka Prokurori i Përgjithshëm.
2. Propoz­i­mi i Prokuror­it të Përgjithshëm për pra­n­imin e një ose të disa per­son­ave në pro­gramin e mbro­jt­jes përm­ban, domos­dosh­mër­isht, të dhë­nat e mëposhtme:
a) të dhë­na per­son­ale të per­son­it, që propo­zo­het të mbro­het;
b) shp­jegime për rëndës­inë e deklarimeve të bëra apo që mund të sig­uro­hen nga dësh­mi­tari ose bashkëpunë­tori i drejtë­sisë, si dhe arsyet përse dhë­nia e lirë e dësh­mive nuk mund të sig­uro­het në mënyrë tjetër;
c) rrethanat në të cilat ose për shkak të të cilave dësh­mi­tari a bashkëpunë­tori i drejtë­sisë ka mar­rë dijeni për të dhë­nat dhe deklarimet, që ka bërë ose që mund të sig­uro­hen prej tij;
ç) të dhë­na dhe shp­jegime të tjera, që shër­be­jnë për të motivuar e mbështe­tur vlerësimin për gjend­jen e rrezikut, ku ndod­het apo parashiko­het të ndod­het per­soni, që propo­zo­het të mbro­het;
d) infor­ma­cione për gjend­jen finan­cia­re të dësh­mi­tar­it;
dh) infor­ma­cione të tjera, sipas vlerësim­it të prokuror­it.
3. Në rastin e bashkëpunë­torit të drejtë­sisë, propoz­i­mi shoqëro­het me për­shkrim­in e kushteve të bashkëpunim­it me drejtës­inë, të cilat do të bëhen pjesë e mar­rëvesh­jes së mbro­jt­jes, sipas nen­it 37/a të Kodit të Pro­ce­durës Penale.

 

Neni 16
Shqyr­ti­mi i propozim­it për pra­n­imin në pro­gramin e mbro­jt­jes

1. Propoz­i­mi i Prokuror­it të Përgjithshëm për pra­n­imin e një ose të disa per­son­ave në pro­gramin e mbro­jt­jes, së bashku me infor­ma­cionin bazë, sipas nen­it 13 të këtij ligji, depoz­i­to­hen pranë Drej­torisë së Mbro­jt­jes së Dësh­mi­tarëve dhe të Bashkëpunë­torëve të Drejtë­sisë, e cila kryen edhe funk­sionet e sekre­tarisë teknike. Kjo drej­tori ia për­c­jell prak­tikën për shqyr­tim kryetar­it të komi­sion­it jo më vonë se 24 orë nga data e depoz­itim­it të saj.
2. Prokurori i Përgjithshëm, kur është rasti, së bashku me propoz­imin, i paraqet drej­torisë një kërkesë, ku parashtro­hen edhe arsyet, sipas së cilës kjo drej­tori, në për­puth­je me rrethanat konkrete, të zba­to­jë masa të përkohshme mbro­jt­je­je, derisa të për­fun­do­jë shqyr­ti­mi i propozim­it të tij nga komi­sioni.
3. Me mar­rjen e propozim­it, kryetari i komi­sion­it ngarkon drej­tor­inë të krye­jë vlerësimin e kushteve fizike dhe psikologjike të per­son­it të propozuar për t’u pran­uar në pro­gramin e mbro­jt­jes, vlerësimin e gjithanshëm të gjend­jes së rrezikut, si dhe për­sh­tat­shmërinë e per­son­it me pro­gramin. Për vlerësimin e gjend­jes së rrezikut, drej­to­ria mund t’i kërko­jë dësh­mi­tar­it, bashkëpunë­torit të drejtë­sisë ose per­son­ave të lid­hur me ta infor­ma­cion për çdo shkel­je të mëparshme të ligjit të kry­era prej tij, pavarë­sisht nëse është dënuar për ato ose jo. Në rastet kur bëhen deklarime për vepra penale të kry­era nga dësh­mi­tari, bashkëpunë­tori i drejtë­sisë ose per­son­at e lid­hur me ta, drej­to­ria njofton men­jëherë Prokuror­in e Përgjithshëm për të riparë kërkesën vetëm për qël­lim­in e parashikuar në këtë pikë.

 

Neni 17
Vendim­mar­r­ja e komi­sion­it

1. Mbled­hjet e komi­sion­it thirren nga kryetari bren­da 5 ditëve nga dorëz­i­mi në drej­tori i propozim­it të Prokuror­it të Përgjithshëm. Në raste të veçan­ta dhe urgjente ky komi­sion mblid­het men­jëherë.
2. Mbled­hjet e komi­sion­it janë të vlef­shme, kur janë të pran­ishëm shu­mi­ca e anë­tarëve të tij. Vendimet e tij janë të vlef­shme, kur mira­to­hen nga tre anë­tarë të pran­ishëm në mbled­hje.
3. Komi­sioni merr vendim jo më vonë se 10 ditë nga mbled­h­ja e parë dhe, në çdo rast, jo më vonë se 15 ditë nga data e depoz­itim­it në drej­tori të propozim­it të Prokuror­it të Përgjithshëm dhe të doku­menta­cionit përkatës.
4. Rreg­ul­lat dhe pro­ce­du­rat e parashikuara në këtë nen zba­to­hen edhe në rastet e ndër­pre­rjes dhe të për­fundim­it të pro­gramit të mbro­jt­jes.

 

Neni 18
Masa të përkohshme të mbro­jt­jes

1.Në raste të veçan­ta dhe urgjente, drej­to­ria, me kërkesën e prokuror­it që pro­ce­don, ven­dos zba­timin e men­jëher­shëm të masave të përkohshme të mbrojtjes.Për këtë qël­lim, drej­to­ria dhe per­soni i mbro­j­tur nën­shkru­a­jnë një mar­rëvesh­je të përkohshme mbro jtje­je. Prokurori i Përgjithshëm duhet të paraqesë propoz­imin për pra­n­imin e per­son­it në pro­gramin e mbro­jt­jes bren­da 30 ditëve nga data e fil­lim­it të zba­tim­it të masave të përkohshme.
2. Masat e përkohshme të mbro­jt­jes ven­dosen në për­puth­je me gjend­jen e rrezikut, në for­ma të tilla, që garan­to­jnë, përko­hë­sisht dhe para­prak­isht, nivelin e domos­doshëm të mbro­jt­jes.

 

Neni 19
Mar­rëvesh­ja me per­son­in e mbro­j­tur

1. Në një kohë sa më të shkurtër dhe në çdo rast, jo më vonë se 10 ditë nga data e mira­tim­it të pra­nim­it në pro­gramin e mbro­jt­jes, drej­to­ria për­gatit mar­rëvesh­jen për zba­timin e pro­gramit (mar­rëvesh­jen e mbro­jt­jes) dhe merr masa për bised­imin dhe nën­shkrim­in e saj me dësh­mi­tarin, bashkëpunë­torin e drejtë­sisë dhe per­son­at e tjerë të mbro­j­tur.
2. Për­para se të nën­shkruhet mar­rëvesh­ja, bashkëpunë­tori i drejtë­sisë dety­ro­het të infor­mo­jë drej­tor­inë me hol­lësi për llo­jet dhe masën e pasurive të zotëru­ara prej tij. Nëse ndon­jë nga pasuritë, që zotëro­hen nga bashkëpunë­tori i drejtë­sisë, është pro­dukt i veprave penale, e ard­hur ose për­fitim nga pro­duk­tet e veprës penale, apo pasuritë, me të cilat janë përzi­er këto pro­duk­te, atëherë per­soni duhet ta deklaro­jë këtë fakt.Në rastet kur bëhet një deklarim i tillë, drej­to­ria njofton men­jëherë Prokuror­in e Përgjithshëm.
3. Drej­to­ria vë në dijeni Prokuror­in e Përgjithshëm për nën­shkrim­in e mar­rëvesh­jes së mbro­jt­jes. Përm­ba­jt­ja e mar­rëvesh­jes, hol­lësitë për vend­ndod­hjen e per­son­it apo të iden­titetit të tij të ri nuk i bëhen të ditu­ra Prokuror­it të Përgjithshëm ose prokuror­it që pro­ce­don, kurse vend­ndod­h­ja dhe iden­titeti i tij i ri nuk duhet t’i bëhen të ditur as komi­sion­it.
4. Përgjegjësitë dhe efek­tet e pro­gramit të mbro­jt­jes për drej­tor­inë dhe per­son­in e mbro­j­tur fil­lo­jnë në kohën dhe mënyrën e parashikuar në mar­rëvesh­je.
5. Në rastin kur per­soni i mbro­j­tur është i mitur ose është mad­hor, por i është hequr a kufizuar zotësia për të vepru­ar, në për­puth­je me parimet e intere­sit më të lartë të tij dhe ato të zotë­sisë për të vepru­ar, atij i mer­ret mendi­mi për pra­n­imin në pro­gram dhe për përm­ba­jt­jen e mar­rëvesh­jes. Në këto raste, dhë­nia për­fundimtare e pëlqim­it dhe nën­shkri­mi i mar­rëvesh­jes së mbro­jt­jes bëhen nga prin­di ose kujdestari i tij.
6. Mar­rëvesh­ja e mbro­jt­jes nuk është mar­rëd­hënie detyri­mi, në kup­tim të Kodit Civ­il. Per­soni i mbro­j­tur ose trashëgim­tarët e tij nuk mund të kërko­jnë në gjykatë ekzeku­timin e kësaj mar­rëvesh­je­je dhe as dëmsh­për­blim, në rastet kur mar­rëvesh­ja nuk është ekzeku­tu­ar apo kur ai pre­tendon se i ka ard­hur ndon­jë dëm.

 

Neni 20
Përm­ba­jt­ja e mar­rëvesh­jes

1. Në mar­rëvesh­jen e mbro­jt­jes parashiko­hen, detyrim­isht, këto çësht­je:
a) detyrimet e per­son­ave të mbro­j­tur;
b) masat e posaçme dhe ndih­mëse, që do të mer­ren nga drej­to­ria për të ofru­ar mbro­jt­jen e duhur, sipas nivelit dhe rrethanave të rrezikut;
c) rastet dhe rrethanat e ndryshim­it dhe të ndër­pre­rjes së pro­gramit të mbro­jt­jes;
ç) rastet e pra­nim­it vull­ne­tar të pro­gramit të mbro­jt­jes nga per­soni i mbro­j­tur;
d) kushtet e bashkëpunim­it me drejtës­inë, në rastin e bashkëpunë­torëve të drejtë­sisë.
2. Mar­rëvesh­ja e mbro­jt­jes parashikon, gjithash­tu, rreg­ul­lim­in më të hol­lë­sishëm të përm­bush­jes, nga per­son­at e mbro­j­tur, të kushteve dhe detyrimeve, si më poshtë:
a) të pra­no­jë kushtet dhe udhëzimet e për­cak­tu­ara për pro­gramin e mbro­jt­jes dhe të bashkëpuno­jë në mënyrë aktive për zba­timin e tyre;
b) të mba­jë parasysh natyrën e infor­ma­cionit të klasi­fikuar dhe, në çfarë­do rrethane, të mos bëjë të ditur asnjë të dhënë për pro­gramin e mbro­jt­jes dhe të dhë­na të tjera të lid­hu­ra me të, duke u par­ala­jmëru­ar për përgjegjësi penale, sipas nen­it 295/a të Kodit Penal, në rast të shkel­jes së detyrim­it për të rua­j­tur sekretin, që lid­het me pro­gramin e mbro­jt­jes, edhe pas për­fundim­it të tij;
c) të mën­jano­jë çdo veprim ose mosveprim, që mund të rreziko­jë zba­timin e pro­gramit të mbro­jt­jes apo që mund të sjel­lë, si paso­jë, një gjend­je tjetër rreziku për per­son­in e mbro­j­tur;
ç) të infor­mo­jë men­jëherë drej­tor­inë për çësht­je që kërko­hen prej saj, ose për ngjar­je apo ndryshime të rrethanave të jetës a veprim­tarive të tij per­son­ale, si dhe për kon­tak­tet e mar­rëd­hëni­et me të tretë, që mund të rreziko­jnë zba­timin dhe garancitë e ofru­ara nga pro­gra­mi i mbro­jt­jes;
d) të pra­no­jë, pa nevo­jën e një vendi­mi gjyqë­sor të posaçëm, nëse është e domos­doshme për qël­limet e mbro­jt­jes apo të pro­cedim­it penal, për­dorim­in në mjedis­et e veta të mjeteve teknike të rua­jt­jes, vëzhgim­it dhe regjistrim­it pamor dhe/ose zanor;
dh) detyrime të tjera që drej­to­ria i çmon të domos­doshme, në varësi të natyrës dhe rrethanave të rastit konkret;
e) detyrimet për prindin apo kujdestarin, në rastin kur per­soni i mbro­j­tur është i mitur, ose kur atij i është hequr a kufizuar zotësia për të vepru­ar.

 

Neni 21
Për­jash­ti­mi i punon­jësve të drej­torisë nga përgjegjësia civile

Ndaj punon­jësit të drej­torisë nuk mund të ngri­het padi civile nga per­son­at e pran­uar në pro­gramin e mbro­jt­jes për veprimet dhe/ose mosveprimet e kry­er a në mirëbes­im gjatë ushtrim­it të një detyre të ngarkuar nga ky ligj.

 

Neni 22
Masa të jashtëza­kon­shme mbro­jt­je­je

1.Policia e Shtetit, insti­tu­cionet e paraburgim­it ose insti­tu­cionet e ekzeku­tim­it të vendimeve penale, sipas nivelit të gjend­jes së rrezikut për dësh­mi­tarët, bashkëpunë­torët e drejtë­sisë dhe per­son­at e lid­hur me ta, mund të urd­hëro­jnë dhe zba­to­jnë masa mbro­jt­je­je të jashtëza­kon­shme, sipas për­cak­timeve të parashikuara në këtë ligj apo në lig­je ose akte të tjera, që rreg­ul­lo­jnë veprim­tar­inë e tyre. Këto masa, jo më vonë se 24 orë nga mar­r­ja e tyre, i njofto­hen prokuror­it që pro­ce­don.
2. Masat e jashtëza­kon­shme, me pëlqimin e prokuror­it që pro­ce­don, mund të zgjat­en derisa të mën­janohet rreziku, që ka motivuar mar­rjen e tyre ose deri në mar­rjen e vendim­it përkatës nga komi­sioni.

 

Neni 23
Ndër­pre­r­ja e pro­gramit të mbro­jt­jes

1. Pro­gra­mi i mbro­jt­jes mund të ndër­pritet nga komi­sioni në këto raste:
a) nëse gjatë hetim­it dhe gjykim­it të çësht­jes penale vërte­to­het se dësh­mi­tari ose bashkëpunë­tori i drejtë­sisë bën deklarime a dësh­mi të rreme apo, për çfarë­do arsye, nuk i jep deklarimet ose dësh­mitë, për të cilat u lejua pra­n­i­mi në pro­gramin e mbro­jt­jes;
b) nëse per­soni i mbro­j­tur kryen një vepër penale me dash­je;
c) nëse pas fil­lim­it të zba­tim­it të pro­gramit të mbro­jt­jes sig­uro­hen të dhë­na të arsyeshme dhe të bazuara për përf­shir­jen e per­son­it të mbro­j­tur në veprim­tari krim­i­nale, të padeklaru­ara prej tij;
ç) nëse dësh­mi­tari, bashkëpunë­tori i drejtë­sisë ose per­sona të tjerë të mbro­j­tur nuk respek­to­jnë detyrimet e për­men­dura në mar­rëvesh­jen e mbro­jt­jes dhe/ose kushtet e bashkëpunim­it me drejtës­inë;
d) nëse një autoritet i një shteti tjetër kërkon mbarim­in e pro­gramit të mbro­jt­jes, të zbat­u­ar në ter­ri­torin e atij shteti.
2. Gjatë shqyr­tim­it të rrethanave të ndër­pre­rjes së pro­gramit të mbro­jt­jes, komi­sioni vihet në dijeni vetëm për arsyet e ndër­pre­rjes së pro­gramit.

 

Neni 24
Për­fundi­mi i pro­gramit të mbro­jt­jes

1. Pro­gra­mi i mbro­jt­jes për­fun­don në rastet e mëposhtme:
a) nëse vlerë­so­het se nuk ekzis­ton më gjend­ja e rrezikut, që motivon zba­timin e pro­gramit të mbro­jt­jes;
b) nëse per­soni i mbro­j­tur ka vdekur;
c) me kërkesë, me shkrim, të per­son­it të mbro­j­tur ose të kujdestar­it të tij.
2. Pas për­fundim­it të pro­gramit të mbro­jt­jes, per­soni i mbro­j­tur mund të zgjed­hë mba­jt­jen e iden­titetit të ri, nëse i është dhënë një i tillë, ose mar­rjen përsëri të iden­titetit të tij të vërtetë.
3. Nëse per­soni, ndaj të cilit zba­to­het pro­gra­mi i mbro­jt­jes, vritet ose dëm­to­het fizik­isht, në masën që bëhet i paaftë për punë, për shkak të dësh­tim­it të masave të zbat­u­ara të mbro­jt­jes, me propoz­imin e drej­torisë, komi­sioni mund t’i cak­to­jë per­son­it ose anë­tarëve të famil­jes, që kanë qenë në ngarkim të tij, ndih­më finan­cia­re të posaçme.

 

Neni 25
Njof­time për ndër­pre­rjen ose për­fundimin e pro­gramit të mbro­jt­jes

1.Drejtoria njofton men­jëherë, me shkrim, Prokuror­in e Përgjithshëm për rrethanat e për­men­dura në nenet 23 e 24 të këtij ligji.
2. Në rastin e kërkesës për për­fundimin e pro­gramit të mbro­jt­jes ose kur ka vdekur per­soni i mbro­j­tur, pro­gra­mi i mbro­jt­jes për­fun­don men­jëherë për kërkuesin a per­son­in e vdekur, por ai mund të vazh­do­jë, në varësi të rrethanave, për per­son­at e tjerë të mbro­j­tur, të përf­shirë në të.

 

Neni 26
Pro­ce­du­ra e ankim­it

1.Personi i mbro­j­tur ka të drejtë të anko­het para komi­sion­it dhe të kërko­jë ndryshimin ose plotësimin e masave të zgjed­hu­ra, që duhet të zba­to­hen ndaj tij nga drej­to­ria, duke parashtru­ar shkaqet.Afati për të paraqi­tur ankimin është 5 ditë, duke fil­lu­ar nga dita e nesërme e komu­nikim­it të vendim­it të drejtorisë.Ankimi nuk pezul­lon zba­timin e masës së zgjedhur.Vendimi i komi­sion­it është për­fundim­tar.
2. Gjatë shqyr­tim­it të ankim­it, sipas pikës 1 të këtij neni, komi­sioni nuk vihet në dijeni të hol­lë­sive që zbu­lo­jnë iden­titetin dhe vend­ndod­hjen e deri­atëher­shme të per­son­it që është në pro­gramin e mbro­jt­jes.

 

KREU V
DISPOZITA TË FUNDIT

 

Neni 27
Bashkëpuni­mi ndërkom­bë­tar

1. Bashkëpuni­mi ndërkom­bë­tar real­i­zo­het në bazë të të drej­tave dhe detyrimeve, që rrjed­hin nga mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare, në të cilat Repub­li­ka e Shqipërisë është palë, ose nëpër­m­jet mar­rëvesh­jeve, për raste konkrete, të lid­hu­ra nga drej­tori i drej­torisë me njësi të ngjashme në vende të tjera.
2. Mar­rëvesh­jet për pro­grame mbro­jt­je­je konkrete mund të parashiko­jnë zba­timin e ndërsjel­lë të pro­gramit të mbro­jt­jes, përf­shirë ndryshimin e vend­ba­nim­it dhe qën­drim­in e per­son­ave të mbro­j­tur në ter­ri­toret përkatëse të palëve.
3. Mar­rëvesh­jet për rastet konkrete për­bëjnë “Infor­ma­cion të klasi­fikuar” dhe për nën­shkrim­in e tyre nuk zba­to­hen rreg­ul­lat e përgjithshme si në rastin e mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare, të parashikuara nga legjis­la­cioni në fuqi.

 

Neni 28
Aktet nën­ligjore

(Shtu­ar pika 1.1 dhe ndryshuar fjalia e parë e pikës 2 me ligjin nr. 10461, datë 13.9.2011)

Bren­da 6 mua­jve nga data e hyr­jes në fuqi të këtij ligji, mira­to­hen aktet nën­ligjore në zba­tim të tij, si më poshtë:
1. Vendim i Këshillit të Min­is­trave për tra­j­timin dhe për­fitimet e pun onjësve të Drej­torisë së Mbro­jt­jes së Dësh­mi­tarëve dhe Bashkëpunë­torëve të Drejtë­sisë, në zba­tim të pikës 4 të nen­it 5 të këtij ligji.

1/1. Vendi­mi Këshillit të Min­is­trave për shpër­blim­in finan­ciar të kryetar­it dhe anë­tarëvetëkomi­sion­it,  në zba­tim të pikës 7 tënen­it 9 tëkëtij ligji.
2. Udhëz­im i për bashkët I Min­istrit të Brend­shëm, Min­istrit të Drejtë­sisë dhe Prokuror­it të Përgjithshëm për:
a) rreg­ul­lat dhe kriteret e hol­lë­sishme për çësht­jet e parashikuara në pikat 1, 2 e 3 të nen­it 10 të këtij ligji;
b) rreg­ul­lat e hol­lë­sishme për detyrat, përgjegjësitë, for­mat dhe pro­ce­du­rat e bashkërendim­it e të informim­it, ndër­m­jet insti­tu­cion­eve, në zba­tim të nen­it 13 të këtij ligji;
c) kriteret dhe pro­ce­du­rat për rua­jt­jen, admin­istrim­in dhe klasi­fikimin e infor­ma­cionit për pro­gramin e mbro­jt­jes së dësh­mi­tarëve dhe të bashkëpunë­torëve të drejtë­sisë, në zba­tim të pikës 1 të nen­it 14 të këtij ligji;
ç) rreg­ul­lat e hol­lë­sishme për rastet, pro­ce­du­rat dhe mënyrat e zba­tim­it të masave të mbro­jt­jes, në zba­tim të nen­eve 15, 16 e 18 të këtij ligji.
3. Udhëz­im i për­bashkët i Min­istrit të Brend­shëm dhe i Min­istrit të Finan­cave për:
a) admin­istrim­in e pasurive dhe të fondeve të nevo­jshme për ushtrim­in e veprim­tarisë së drej­torisë, doku­men­timin e shpen­z­imeve dhe kon­trol­lin e veprim­tarisë finan­cia­re të drej­torisë, në zba­tim të pikës 3 të nen­it 5 të këtij ligji;
b) mënyrën e cak­tim­it të ndih­mës finan­cia­re dhe masën e saj, në zba­tim të nen­it 12 të këtij ligji.
4. Rreg­ul­lore e brend­shme e drej­torisë për:
a) rreg­ul­lat me karak­ter teknik dhe oper­a­tiv për kushtet, metodikat dhe pro­ce­du­rat e ver­i­fikim­it, të për­gatit­jes dhe zba­tim­it të pro­gramit të mbro­jt­jes, për mënyrat, for­mat e mjetet e komu­nikim­it, si dhe për admin­istrim­in e akteve e të infor­ma­cionit, që lid­het me veprim­tar­inë e vet, në zba­tim të nen­it 6 të këtij ligji;
b) rreg­ul­lat dhe kriteret e hol­lë­sishme për përm­ba­jt­jen, kup­ti­min, për­sh­tat­shmërinë, mënyrën dhe pro­ce­du­rat e cak­tim­it dhe të shkallëzim­it të masave, që për­bëjnë pro­gramin e mbro­jt­jes;
c) rreg­ul­lat e hol­lë­sishme për pro­ce­du­rat e shpre­hjes së vull­netit, bisedim­it dhe nën­shkrim­it, për for­mën dhe përm­ba­jt­jen, si dhe për ndjek­jen e zba­tim­it të kushteve të mar­rëvesh­jes së mbro­jt­jes, në zba­tim të nen­eve 19 e 20 të këtij ligji.
5. Rreg­ul­lore e brend­shme e komi­sion­it për rreg­ul­lat e hol­lë­sishme për kriteret dhe pro­ce­du­rat e punës, për thirrjen dhe pjesë­mar­rjen në mbled­hjet e tij, mungesën dhe pamundës­inë e cak­tim­it dhe të kry­er­jes së kësaj detyre.
6. Udhëzimet e tit­ullarëve të insti­tu­cion­eve për depoz­itimin, mba­jt­jen dhe admin­istrim­in e infor­ma­cionit për pro­gramin e mbro­jt­jes së dësh­mi­tarëve dhe të bashkëpunë­torëve të drejtë­sisë, në zba­tim të pikës 2 të nen­it 14 të këtij ligji.

 

Neni 29
Shfuqiz­ime

Ligji nr.9205, datë 15.3.2004 “Për mbro­jt­jen e dësh­mi­tarëve dhe bashkëpunë­torëve të drejtë­sisë”, shfuqi­zo­het.

 

Neni 30
Dis­pozi­ta kalimtare

1. Man­dati i anë­tarëve të komi­sion­it, i fil­lu­ar në për­puth­je me ligjin nr.9205, datë 15.3.2004 “Për mbro­jt­jen e dësh­mi­tarëve dhe bashkëpunë­torëve të drejtë­sisë”, do të vazh­do­jë deri në për­fundim të man­datit të tyre.
2. Deri në mira­timin e akteve nën­ligjore, sipas nen­it 28 të këtij ligji, zba­to­hen aktet nën­ligjore, të mirat­u­ara në zba­tim të ligjit nr.9205, datë 15.3.2004 “Për mbro­jt­jen e dësh­mi­tarëve dhe bashkëpunë­torëve të drejtë­sisë”, për aq sa nuk bien në kundër­sh­tim me këtë ligj.

 

Neni 31
Hyr­ja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

Shpal­lur me dekretin nr.6324, datë 5.11.2009 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Bamir Topi

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim