(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

Për­jash­to­hen nga fusha e zba­tim­it të këtij Kodi:

a. veprim­taria që kufi­zo­het vetëm në ushtrim­in e detyrës së këshill­tar­it ose anë­tar­it të organ­it të admin­istrim­it të per­son­it juridik që ka for­mën juridike të një shoqërie, kur kjo veprim­tari përm­ban vetëm ekzeku­timin e detyrimeve që rrjed­hin nga kjo detyrë;

b. punët e kry­era shoqër­isht, vull­ne­tar­isht ose në bazë të fqin­jë­sisë së mirë;

c. punët famil­jare që kry­hen nga: bashkëshorti, fëmi­jët dhe bashkëshort­et e tyre, part­nerët bashkë­jetues, paraard­hës të tyre, përf­shirë të birë­suar­it, për aq kohë sa jeto­jnë me punëd­hënësin në një ekono­mi të për­bashkët, me për­jash­tim të rasteve kur provo­het se per­son­at që i krye­jnë ato janë punë­mar­rës.

 

Neni 55

1) është e ndalu­ar që një per­son i vetëm të mba­jë një ngarkesë, peshë më të mad­he se 55 kg.

2) Dër­gue­si ose në mungesë të tij trans­portue­si i kolive ose sendeve me peshë mbi 55 kg duhet të shëno­jë duk­shëm dhe në mënyrë të qën­drueshme peshën në pjesën e jashtme të ambal­azhim­it ose të vetë kolisë.

3) Punëd­hënësi duhet të vërë në dis­pozi­cion të punë­mar­rësve të gjitha mjetet e nevo­jshme man­uale ose mekanike, që lehtë­so­jnë peshat që ata duhet të mba­jnë.

4) Për gratë pesha është deri në 20 kg.

5) Për gratë shtatzë­na dhe nënat me fëmi­jë në gji ndalo­het trans­porti­mi i ngarke­save që vënë në rrezik shën­detin e nënës dhe të fëmi­jës.

 

MBROJTJA E VEÇANTE PëR TË MITURIT DHE GRATË

 

KREU X

A. MBROJTJA E VEÇANTË PËR TË MITURIT

 

 

MOSHA MINIMALE

Neni 98

1) Ndalo­het mar­r­ja në punë e të miturve nën moshën 16 vjeç. Bëjnë për­jash­tim rastet kur të mitu­rit nga mosha 14 deri në 16 vjeç punë­so­hen gjatë pushimeve shkol­lore vetëm në punë të lehta, që nuk dëm­to­jnë shën­detin dhe formimin e tyre.

2) Të mitu­rit nga mosha 14 vjeç deri në moshën 16 vjeç mund të jenë sub­jekt i këshillim­it dhe i formim­it pro­fe­sion­al, sipas rreg­ullave të për­cak­tu­ara me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

PUNËT E LEHTA

Neni 99

1) Të mitu­rit nga mosha 16 deri në 18 vjeç mund të punë­so­hen në punë të lehta, që nuk dëm­to­jnë shën­detin dhe formimin e tyre.

2) Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton punët e lehta dhe ven­dos rreg­ul­la të veçan­ta për kohëzg­jat­jen mak­si­male dhe kushtet e kry­er­jes së punës.

 

PUNËT E VËSHTIRA OSE TË RREZIKSHME

Neni 100

Vetëm per­son­at mad­horë, mbi 18 vjeç, mund të punë­so­hen në punë të vështi­ra ose që paraqesin rrezik për shën­detin ose per­son­alitetin e tyre.

Punët e vështi­ra ose të rrezik­shme dhe rreg­ul­lat e veçan­ta për kohëzg­jat­jen dhe kushtet e kry­er­jes së tyre për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave

 

PUNA E NATËS

Neni 101

Ndalo­het të puno­jnë në punën e natës punë­mar­rësit nën moshën 18 vjeç dhe ata të deklaru­ar invalidë mbi bazën e rapor­tit mjekë­sor sipas ligjit për sig­urimet shoqërore.

 

DISPOZITA TË VEÇANTA

Neni 102

1) Inspek­torati i Punës kur e çmon të arsyeshme dhe pas kon­sul­tim­it me orga­ni­zatat e intere­suara të punë­mar­rësve dhe të punëd­hënësve, mund të lejo­jë punën e të miturve në veprim­tari social-kul­tur­ore.

2) Autor­izimet indi­vid­uale parashiko­jnë kohëzg­jat­jen mak­si­male dhe kushtet e punës.

 

KONTROLLI MJEKËSOR

Neni 103

1) Të mitu­rit nën moshën 18 vjeç duhet të punë­so­hen vetëm kur nji­hen si të aftë për punë pas kon­trol­lit mjekë­sor të plotë.

2) Këshilli i Min­is­trave për punë të cak­tu­ara ven­dos që kon­trol­lit mjekë­sor t’i nën­shtro­hen edhe mad­horët deri në 21 vjeç.

3) Këshilli i Min­is­trave ven­dos rreg­ul­la të veçan­ta për pro­ce­du­rat e kon­trol­lit mjekë­sor.

4) Punëd­hënësi është detyru­ar të për­bal­lo­jë shpen­zimet për viz­itat mjekë­sore të punë­mar­rësit.

 

Neni 104

1) Ndalo­het puna për gratë shtatzë­na 35 ditë para lind­jes dhe 42 ditë pas lind­jes. Kur gru­a­ja shtatzënë ka në bar­rë më shumë se një fëmi­jë, peri­ud­ha e parë bëhet 60 ditë.

2) Gratë shtatzë­na ose me fëmi­jë në gji nuk mund të punë­so­hen në punë të rën­da ose të rrezik­shme, që dëm­to­jnë shën­detin e nënës dhe të fëmi­jës. Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton punët e rën­da ose të rrezik­shme, që dëm­to­jnë shën­detin e nënës dhe të fëmi­jës, si dhe rreg­ul­la të veçan­ta për kushtet e punës për gratë shtatzë­na dhe ato me fëmi­jë në gji.

 

Neni 105/a

(Shtu­ar me ligjin nr. 9125, date 29.7.2003)

Mbro­jt­ja e punësim­it të gruas

1) Ndalo­hen testet e shtatzënisë para punësim­it, kur kërko­hen nga punëd­hënësi, përveç rasteve kur ven­di i punës kërkon të puno­het në kushte që mund të ndiko­jnë neg­a­tivisht në shtatzën­inë ose që mund të dëm­to­jnë jetën apo shën­detin e nënës ose të fëmi­jës.

2) Në rastet e zgjid­hjes së kon­tratës së punës nga punëd­hënësi, kur gru­a­ja është në punë gjatë peri­ud­hës së shtatzënisë ose është kthy­er në punë pas lind­jes së fëmi­jës, sipas nen­it 30 të këtij Kodi, i takon punëd­hënësit të vërte­to­jë se shkaku i pushim­it nga puna nuk ka qenë shtatzë­nia ose lind­ja e fëmi­jës.

 

PËRKUJDESJA PËR FËMIËT NË NGARKIM

Neni 132

1) Në rast përku­jdesjesh të domos­doshme për fëmi­jët në ngarkim, punë­mar­rësi për­fi­ton pagën e tij, jo më shumë se 12 ditë munge­sa në vit. Punë­mar­rësi me fëmi­jë të mitur deri në tre vjeç, ka të drejtë për një pushim të paguar deri në 15 ditë, kur fëmi­ja i tij është i sëmurë, vërte­t­u­ar me raport mjekë­sor. Ai ka të drejtë të mungo­jë për një peri­ud­hë sht­esë jo më shumë se 30 ditë në vit pa pagesë.

2) Pushi­mi i jepet bashkëshort­it që mer­ret kujde­set efek­tivisht për fëmi­jën. Në rast të kundërt ai i jepet me rrad­hë edhe nënës edhe babait.

3) Punëd­hënësi mund të ver­i­fiko­jë raportin për kujdesin për fëmi­jën duke cak­tu­ar një mjek tjetër.

Dis­poz­i­tat e ver­i­fikim­it të paaftë­sisë në punë për shkak sëmund­je­je zba­to­hen me analogji.

 

LEJA E BIRËSIMIT

Neni 106

1) Në rast birësi­mi të një fëmi­je të por­salin­dur, gru­a­ja ka të drejtën e lejes së parashikuar nga ligji mbi sig­urimet shoqërore.

2) Gjatë kësaj peri­ud­he punëd­hënësi nuk mund ta dety­ro­jë të puno­jë gru­an që ka birë­suar fëmi­jë.

 

PUNA E NATËS

 

Neni 108

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Ndalo­het puna e natës për gratë shtatzë­na.

2) Këshilli i Min­is­trave ven­dos rreg­ul­la të veçan­ta për rastet kur lejo­het puna e natës për gra dhe për nënat me fëmi­jë në gji.

 

PËRKUJDESJA PËR FËMIJËT NË NGARKIM

Neni 132

1) Në rast përku­jdesjesh të domos­doshme për fëmi­jët në ngarkim, punë­mar­rësi për­fi­ton pagën e tij, jo më shumë se 12 ditë munge­sa në vit. Punë­mar­rësi me fëmi­jë të mitur deri në tre vjeç, ka të drejtë për një pushim të paguar deri në 15 ditë, kur fëmi­ja i tij është i sëmurë, vërte­t­u­ar me raport mjekë­sor. Ai ka të drejtë të mungo­jë për një peri­ud­hë sht­esë jo më shumë se 30 ditë në vit pa pagesë.

2) Pushi­mi i jepet bashkëshort­it që mer­ret kujde­set efek­tivisht për fëmi­jën. Në rast të kundërt ai i jepet me rrad­hë edhe nënës edhe babait.

3) Punëd­hënësi mund të ver­i­fiko­jë raportin për kujdesin për fëmi­jën duke cak­tu­ar një mjek tjetër.

Dis­poz­i­tat e ver­i­fikim­it të paaftë­sisë në punë për shkak sëmund­je­je zba­to­hen me analogji.

 

ZGJIDHJA E KONTRATËS PA SHKAQE TË ARSYESHME


Neni 146

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Zgjid­h­ja e kon­tratës nga punëd­hënësi, kon­sidero­het pa shkaqe të arsyeshme kur:

a. punë­mar­rësi ka pre­tendime që rrjed­hin nga kon­tra­ta e punës;

b. punë­mar­rësi ka përm­bushur një detyrim ligjor;

c.bëhet për motive të pan­dashme nga per­son­aliteti i punë­mar­rësit, por që nuk kanë lid­hje legjitime me raportet e punës. Kon­sidero­hen si motive të tilla raca, ngjyra, sek­si, mosha, gjend­ja civile, detyrimet famil­jare, shtatzë­nia, bes­i­mi fetar, bind­jet poli­tike, kom­bësia, gjend­ja shoqërore;

d. për motive që lid­hen me ushtrim­in nga punë­mar­rësi, të një të drejte kushtetuese, por që nuk sjell shkel­jen e detyrimeve që rrjed­hin nga kon­tra­ta e punës;

e. bëhet për motive të antarësim­it ose jo të punë­mar­rësit në sindikatë të kri­juar në bazë të ligjit ose për shkak të pjesë­mar­rjes së tij në veprim­tari sindikale në bazë të ligjit;

f. shuqi­zo­het;

g. shfuqi­zo­het.

2) Nëse kon­tra­ta zgjid­het pa shkaqe të arsyeshme, punë­mar­rësi ka të drejtë të ngre­jë padi kundër punëd­hënësit në gjykatë, bren­da 180 ditëve nga dita e për­fundim­it të afatit të njof­tim­it. Në rastin kur motivi abuziv është zbu­lu­ar pas kalim­it të këtij afati, punë­mar­rësi duhet të ngre­jë pad­inë bren­da 30 ditëve nga dita e zbu­lim­it të këtij motivi.

3) Zgjid­h­ja e kon­tratës pa shkaqe të arsyeshme është e pavlef­shme. Punëd­hënësi që ka zgjid­hur kon­tratën pa shkaqe të arsyeshme, dety­ro­het t’i japë punë­mar­rësit një dëmsh­për­blim deri në një vit pagë, që i shto­het pagës që ai duhet të mar­rë gjatë afatit të njof­tim­it. Për punë­mar­rësit në admin­is­tratën pub­like, kur ka një vendim gjykate të for­mës së pre­rë për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëd­hënësi është i detyru­ar të zba­to­jë këtë vendim.

 

VDEKJA E PUNËMARRËSIT

Neni 157

1) Kon­tra­ta për­fun­don me vdek­jen e punë­mar­rësit.

2) Në këtë rast, punëd­hënësi duhet t’i pagua­jë punë­mar­rësit pagën e një mua­ji, duke fil­lu­ar nga dita e vdek­jes së tij, pagën e dy mua­jve, nëse mar­rëd­hëni­et e punës kanë zgjatur për më shumë se 3 vjet dhe nëse punë­mar­rësi lë bashkëshort­in, fëmi­jë të mitur ose në mungesë të tyre per­sona të tjerë, siç parashiko­het në Kodin e Famil­jes.

 

 

 

Lexo të plotë ligjin, Neni 1- Neni 110

Lexo të plotë ligjin, Neni 111- Neni 205



[1] Botuar në Fletoren Zyrtare nr. 16, datë 8 Gusht 1995, faqe 660
[2] Ligji nr. 7961/1995 është ndryshuar me:
  1. ligjin nr. 8085, dt.13.3.1996, bot. Fle­tore Zyrtare nr.6, dt.15 Prill 1996, fq.253
  2. ligjin nr.9125, dt.29.7.2003,  Fle­tore Zyrtare 72, dt.19 Gusht 2003, fq.3225
  3. ligjin nr. 10053, dt. 29.12.2008, Fle­tore Zyrtare nr.205, dt. 16 Janar 2008, fq. 11075
 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim