PAGA MINIMALE

 

Neni 111

1) Paga nuk mund të jetë më e ulët se paga min­i­male e cak­tu­ar me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

2) Paga min­i­male për­cak­to­het në bazë:

a. të fak­torëve ekonomikë, kërke­save të zhvil­lim­it ekonomik dhe zvogëlim­it të papunë­sisë, rrit­jes së prod­him­it;

b. të nevo­jave të punë­mar­rësve dhe famil­jeve të tyre, duke pasur parasysh nivelin e përgjithshëm të jetesës së punë­mar­rësve në vend, të ard­hu­rat e për­fi­tu­ara nga sig­urimet shoqërore dhe nivelet e jetesës së gru­peve të ndryshme shoqërore.

3) Këshilli i Min­is­trave mund të cak­to­jë një pagë min­i­male më të ulët për të lehtë­suar fut­jen e të rin­jve në tre­gun e punës.

 

KOMISIONI

 

Neni 112

1) Komi­sioni është shpër­bli­mi që i nji­het punë­mar­rësit për një veprim­tari që ai duhet të krye­jë ose për­fun­do­jë me kli­entin për llog­a­ri të punëd­hënësit.

2) Kur palët kanë rënë dako­rd për një komi­sion biz­ne­si, punë­mar­rësi gëzon të drejtën të për­fi­to­jë atëherë dhe në atë masë kur kli­en­ti është çliru­ar nga detyrimet e tij.

3) është e pavlef­shme mar­rëvesh­ja në bazë të së cilës punë­mar­rësi duhet të përgjig­jet për dëmin që është paso­jë e zba­tim­it jo të rreg­ullt nga kli­en­ti të detyrimeve të tij.

 

PJESë­MAR­R­JA Në REZULTATE

 

Neni 113

Kur në bazë të kon­tratës, punë­mar­rësi ka të drejtë të për­fi­to­jë një shpër­blim në raport me rezul­tatin e shfry­tëzim­it, ky llog­a­ritet mbi bazën e rezul­tatit vje­tor, i për­cak­tu­ar në bazë të ligjit dhe parimeve tregtare përgjithë­sisht të pran­uara.

 

SHPëR­BLI­MI

 

Neni 114

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

1) Nëse palët bien dako­rd, punëd­hënësi i jep punë­mar­rësit një shpër­blim të veçan­të mbi pagë, në fund të vitit, duke mar­rë parasysh cilës­inë e punës së tij ose mbarë­va­jt­jen e ndër­mar­rjes.

2) Megjithatë, kur ai paguan një shpër­blim vje­tor tre vjet rresht pa rez­er­va të shpre­hu­ra, punëd­hënësi është i detyru­ar të vazh­do­jë pag­imin edhe në të ardhmen. Në këtë rast, me për­jash­tim të rez­er­vave të shpre­hu­ra nga ana e punëd­hënësit, nëse mar­rëd­hëni­et e punës për­fun­do­jnë për­para momen­tit të për­fitim­it të shpër­blim­it, ky jepet për­p­jesë­timisht me kohën e punës së kry­er.

 

BARAZI Në SHPëR­BLIM MIDIS SEKSEVE

 

Neni 115

1) Punëd­hënësi jep të njëjtën pagë si për gratë edhe për bur­rat që krye­jnë punë me vlerë të barabartë.

2) Nuk kon­sidero­hen si diskrim­in­uese, difer­en­cat në pagë, që bazo­hen në kritere objek­tive pavarë­sisht nga sek­si, si cilësia dhe sasia e punës, kual­i­fiki­mi pro­fe­sion­al dhe vjetër­sia në punë.

3) Kur punë­mar­rësi parashtron të dhë­na seri­oze që lënë të kup­to­jnë ekzis­tencën e një diskri­m­in­i­mi, punëd­hënësi është i detyru­ar të provo­jë të kundërtën.

4) Diskri­m­in­i­mi elim­i­no­het kur punëd­hënësi i ako­r­don punë­mar­rësit të diskrim­in­uar një shpër­blim që përf­shin gjithë avan­tazhet që ka punë­mar­rësi i sek­sit tjetër.

5) Këshilli i Min­is­trave mund të parashiko­jë rreg­ul­la të tjera për zba­timin e barazisë së punë­mar­rësve në shpër­blim.

 

 

B. PAGESA

 

DOMOS­DOSH­MëRIA

 

Neni 116

1) Punëd­hënësi i paguan rreg­ull­isht pagën punë­mar­rësit çdo dy javë, kur paga llog­a­ritet me orë, ditë ose javë dhe në fund të çdo mua­ji kur llog­a­ritet me muaj, me për­jash­tim të rasteve kur parashiko­het ndryse në mar­rëvesh­je me shkrim.

2) Pjesë­mar­r­ja në rezul­tatin vje­tor paguhet kur ai bëhet i ditur, por jo me shumë se tre muaj pas për­fundim­it të vitit finan­ciar.

3) Punëd­hënësi i jep punë­mar­rësit parad­hënie bren­da masës së punës së kry­er kur është e mund­shme dhe e nevo­jshme. Parad­hëni­et mund të zbriten nga paga në ditën e pagesës.

 

 

ZBRITJET NGA PAGA

 

Neni 117

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

1) Punëd­hënësi zbret nga paga e punë­mar­rësit tatimin mbi të ard­hu­rat dhe kon­tributin e sig­urimeve shoqërore shën­de­të­sore të parashikuara me ligj, me akte nën­ligjore, me kon­tra­ta kolek­tive ose me kon­tra­ta indi­vid­uale.

2) Punëd­hënësi vetëm me autor­iz­im me shkrim nga punë­mar­rësi mund të zbresë nga paga kuo­ti­za­cionet sindikale. Ky autor­iz­im mund të shfuqi­zo­het në çdo kohë.

 

MëNYRA E PAGESëS

 

Neni 118

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Paga duhet të paguhet në mon­ed­hë shqiptare, me për­jash­tim të rasteve të parashikuara ndryshe nga mar­rëvesh­ja ndër­m­jet palëve. Ajo mund të paguhet edhe me çek bankar, çek postar ose urd­hër pagese, kur kjo lloj pagese është e nevo­jshme për shkak të rrethanave të veçan­ta ose kur parashiko­het në kon­tratën kolek­tive a në një vendim  arbi­trazhi. Kur kjo lloj pagese nuk është parashikuar ose ven­do­sur, mer­ret pëlqi­mi i punë­mar­rësit të intere­suar. Punëd­hënësi përgjig­jet finan­cia­r­isht ndaj punë­mar­rësit, kur ban­ka nuk mund të pagua­jë bren­da 30 ditëve nga data e derd­hjes së shumës, për llog­a­ri të punë­mar­rësit.

2) Për pagën në natyrë palët mer­ret vesh vetëm me shkrim dhe bren­da kufi­jve të cak­tu­ar me vendim të Këshillit të Min­is­trave. Paga në natyrë ka të bëjë vetëm me stre­himin dhe ushqimin që kon­sumo­het gjatë pushim­it në ndër­mar­rje nga punë­mar­rësi.

 

PëR­L­LOG­A­R­IT­JA E PAGëS

Neni 119

1) Punëd­hënësi i jep punë­mar­rësit për çdo pagë për­l­log­a­r­it­jen ku përf­shi­het shu­ma e pagës, bazat e për­l­log­a­r­it­jes, nëse kjo është e ndryshueshme, si dhe të gjitha zbrit­jet prej saj.

2) Kur paga nuk është llog­a­r­it­ur në kohë, punëd­hënësi është i detyru­ar t’i japë infor­ma­cionin e nevo­jshëm punë­mar­rësit ose në vend të tij një eksper­ti të cak­tu­ar në mar­rëvesh­je mes tyre dhe në rast të kundërt nga gjyka­ta.

Ai autor­i­zon punë­mar­rësin ose eksper­tin të kon­sul­to­hen me librat dhe doku­menta­cionin e nevo­jshëm në masën që ky kon­troll e kërkon atë.

 

INTERESAT Në RAST VONESE

 

Neni 120

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

Në rast të pagesës së pagës me vonesë, përqind­ja vje­tore e intere­sit në rast vonese është jo me pak se 10 për qind e shumës së papaguar dhe në të gjitha rastet jo më pak se 150 për qind e infla­cionit gjatë peri­ud­hës së vonesës.

 

C. MBROJTJA

 

REFUZIMI

Neni 121

1) Pra­n­i­mi i për­l­log­a­r­it­jes dhe arkë­ti­mi i pagës, pa u kundër­sh­tu­ar nga punë­mar­rësi, nuk quhet dorëhe­q­je nga paga, nga një pjesë e saj ose nga shpër­blimet që i tako­jnë.

2) është e pavlef­shme dorëhe­q­ja nga paga për punën e kry­er në bazë të kon­tratës që bëhet nga punë­mar­rësi gjatë mar­rëd­hënieve të punës ose një muaj pas për­fundim­it të tyre.

3) është e pavlef­shme edhe dorëhe­q­ja nga paga, që i takon punë­mar­rësit, deri në për­fundim të afatit të njof­tim­it, kur kon­tra­ta lid­het me kohëzg­jat­je të pacak­tu­ar; kur kon­tra­ta lid­het me kohëzg­jat­je të cak­tu­ar është e pavlef­shme dorëhe­q­ja nga paga që i takon punë­mar­rësit deri në për­fundim të afatit të njof­tim­it të kon­tratës me kohëzg­jat­je të pacak­tu­ar.

 

 

PëR­DORI­MI I LIRE I PAGëS

 

Neni 122

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) është e pavlef­shme dhë­nia dhe lënia peng e pagave të ardhshme, me për­jash­tim të rasteve kur punë­mar­rësi duhet të zba­to­jë një vendim gjyqë­sor, i cili nuk duhet të prekë pagën e paprek­shme.

2) Punëd­hënësi mund ta kom­pen­so­jë pagën me një kre­di ndaj punë­mar­rësit, nëse nuk preket paga e paprek­shme. Detyrimet, që rrjed­hin nga një dëm i shkak­tu­ar qël­lim­isht, kom­pen­so­hen pa asnjë kufiz­im.

3) Ndalo­het dhë­nia e gjobave nga punëd­hënësi, me për­jash­tim të gjobave të për­cak­tu­ara në kon­tratën kolek­tive.

4) Mar­rëvesh­jet për për­dorim­in e pagës në interes të punëd­hënësit janë të pavlef­shme.

 

Neni 123

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

Paga e paprek­shme

1) Paga kon­sidero­het e paprek­shme në masën që është e nevo­jshme për të sig­u­ru­ar jetesën e punë­mar­rësit dhe të famil­jes së tij.

2) Paga e paprek­shme ven­doset rast pas rasti nga gjyka­ta. Në vendimin e saj, gjyka­ta merr parasysh shpen­zimet e nevo­jshme për ushqim, qira, vesh­je, si edhe detyrimet fiskale ose kon­tributet për sig­urime shoqërore të detyrueshme të punë­mar­rësit dhe të famil­jes së tij.

3) Kur gjyka­ta ven­dos që nuk ka mundësi të vlerë­so­jë të gjitha ele­mentet për të për­cak­tu­ar pagën e paprek­shme, kjo do të jetë e barabartë me pagën min­i­male në shkallë ven­di, të cak­tu­ar me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

PAAFTëSIA PAGUESE

 

Neni 124

1) Me paaftësi paguese kup­to­het gjënd­ja që lid­het me aktivin e punëd­hënësit dhe ka për qël­lim të shlye­jë kred­i­torët e tij, si dhe rastet kur nuk mund të shly­hen detyrimet ndaj punë­mar­rësve për shkak të gjend­jes finan­cia­re të punëd­hënësit.

2) Në rast paaftësie paguese detyrimet e punëd­hënësit ndaj punë­mar­rësve, deri në një shumë të përgjithëshme jo me të vogël se 5 muaj page min­i­male, kanë për­parësi ndaj të gjitha detyrimeve të tjera edhe kur këto detyrime garan­to­hen me pasuri të lua­jt­shme ose të palu­a­jt­shme.

3) Detyrimet me për­parësi të punëd­hënësit ndaj punë­mar­rësve nuk pezul­lo­hen nga pro­ce­du­ra e fal­i­men­tim­it.

 

D. MJETET E PUNëS DHE SHPENZIMET

 

MJETET E PUNëS DHE MATERIALET

Neni 125

1) Punëd­hënësi i jep punë­mar­rësit mjetet dhe mate­ri­alet e nevo­jshme për punë, me për­jash­tim të rasteve kur parashiko­het ndryshe me mar­rëvesh­je.

2) Nëse punë­mar­rësi sig­uron vetë mjetet ose mate­ri­alet e punës në mar­rëvesh­je me punëd­hënësin, ky i fun­dit dety­ro­het të shpër­ble­jë punë­mar­rësin në masën e shpen­zim­it të kry­er prej tij.

 

SHPENZIMET

 

Neni 126

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

1) Punëd­hënësi rim­bur­son punë­mar­rësin për të gjitha shpen­zimet që rrjed­hin nga kry­er­ja e punës. Kur punë­mar­rësi dër­go­het të puno­jë jashtë ven­dit të tij të punës, punëd­hënësi i paguan atij shpen­zimet e nevo­jshme për këtë rast.

2) Kon­tra­ta kolek­tive e punës ose kon­tra­ta e shkru­ar mund të mund të parashiko­jë që shpen­zimet e kry­era nga vetë punë­mar­rësi, do t’i paguhen në for­mën e një shume të cak­tu­ar si parad­hënie e për­l­log­a­r­it­ur mbi bazën e një dite pune, një javë ose një mua­ji. Rreg­ul­li­mi i për­l­log­a­r­it­jes është i vlef­shëm vetëm në rastet kur ajo mbu­lon të gjitha shpen­zimet e nevo­jshme.

3) Janë të pavlef­shme kon­tratat që parashiko­jnë përf­shir­jen pjesër­isht ose tërë­sisht të rim­bur­sim­it në pagën e punë­mar­rësit.

4) Janë të pavlef­shme kon­tratat në bazë të të cilave punë­mar­rësi duhet të për­bal­lo­jë vetë të gjitha shpen­zimet ose një pjesë të tyre.

 

Neni 127

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

1) Nëse në mar­rëvesh­je me punëd­hënësin, punë­mar­rësi për­dor për arsye pune autom­jetin vet­jak ose një tjetër të venë në dis­pozi­cion nga punëd­hënësi, shpen­zimet e zakon­shme për për­dorim­in ose mirëm­ba­jt­jen e autom­jetit, paguhen nga punëd­hënësi.

2) Nëse punë­mar­rësi për arsye pune për­dor autom­jet në mar­rëvesh­je me punëd­hënësin, punëd­hënësi duhet të pagua­jë tak­sat mbi autom­jetin dhe primet për sig­urim­in kun­drejt përgjegjë­sisë civile si dhe dëmsh­për­bli­mi për autor­iz­imin.

 

AFATET E PAGESëS

 

Neni 128

1) Rim­bur­si­mi i shpen­z­imeve jepet në të njëjtën kohë me pagën mbi bazën e për­l­log­a­r­it­jes së punë­mar­rësit, me për­jash­tim të rasteve kur me mar­rëvesh­je parashiko­hen afate të ndryshme.

2) Kur përm­bush­ja e detyrimeve kon­trak­tuale kërkon rreg­ull­isht kry­er­je shpen­z­imesh nga punë­mar­rësi, punëd­hënësi i jep atij parad­hënie për mbu­lim­in e shpen­z­imeve, në inter­vale të cak­tu­ara kohe dhe në çdo rast çdo muaj.

 

 

REFUZIMI PËR TË DHËNË PUNË

 

Neni 129

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, date 29.7.2003)

1)  Nëse punëd­hënësi refu­zon të zërë me punë punë­mar­rësin, për një arsye që nuk lid­het me të, ai dety­ro­het të pagua­jë punë­mar­rësin edhe kur nuk vazh­don të puno­jë.

2) Punëd­hënësi mund të zbresë nga paga atë që ka kursy­er punë­mar­rësi për shkak të pengesës për të punuar ose që ka fitu­ar duke kry­er një punë tjetër ose fitim, nga i cili ka hequr dorë qël­lim­isht.

3) Bëjnë për­jash­tim rastet e for­cave mad­hore, si dhe rasti kur punë­mar­rësi shkak­ton vetë me faj pamundës­inë e kry­er­jes së punës.

 

E. MUNGESAT E PUNë­MAR­RëSIT

 

SëMUND­JE

 

Neni 130

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Kur punë­mar­rësi nuk mund të puno­jë për shkak të sëmund­jes, punëd­hënësi i jep atij jo më pak se 80 për qind të pagës për një peri­ud­hë prej 14 ditësh të pam­bu­lu­ara nga sig­urimet shoqërore (neni 23, pika 1 dhe neni 25 i ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sig­urimet shoqërore në Repub­likën e Shqipërisë”)

2) Punë­mar­rësi vërte­ton paaftës­inë e tij për punë nëpër­m­jet rapor­tit mjekë­sor të lëshuar nga mjeku. Me kërkesën e punëd­hënësit, punë­mar­rësi është i detyru­ar t’i nën­shtro­het ekza­minim­it nga një mjek tjetër i cak­tu­ar prej punë­mar­rësit; ky mjek do të deklaro­jë vetëm paaftës­inë për punë të punë­mar­rësit, duke rua­j­tur sekretin mjekë­sor.

3) Në rast se ka mospër­puth­je në pik­pam­jet e mjekut të punë­mar­rësit dhe atij të cak­tu­ar nga punëd­hënësi, punë­mar­rësi duhet t’i nën­shtro­het një eksper­tize që i beso­het një mjeku të cak­tu­ar nga Inspek­torati i Punës.

4) Punë­mar­rësi hum­bet të drej­tat kun­drejt punëd­hënësit, kur ai kundër­sh­ton pa të drejtë ver­i­fikimin e paaftë­sisë së tij për punë.

5) Kur sëmund­ja është paso­jë e paku­jde­sisë së rëndë të punë­mar­rësit, në bazë të mar­rëvesh­jes midis palëve, e drej­ta për pagë mund të thjesh­to­het ose të hiqet fare. Në mungesë të mar­rëvesh­jes kjo e drejtë ven­doset nga gjyka­ta.

 

AKSIDENTI

 

Neni 131

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, dat 29.7.2003)

Kur punë­mar­rësi nuk ka mundësi të puno­jë për shkak të një aksi­den­ti në punë ose të një sëmund­je­je pro­fe­sion­ale, ai për­fi­ton kom­pen­simet nga sig­urimet shoqërore.

 

 

PëRKU­JDES­JA PëR FëMI­JëT Në NGARKIM

 

Neni 132

1) Në rast përku­jdesjesh të domos­doshme për fëmi­jët në ngarkim, punë­mar­rësi për­fi­ton pagën e tij, jo më shumë se 12 ditë munge­sa në vit. Punë­mar­rësi me fëmi­jë të mitur deri në tre vjeç, ka të drejtë për një pushim të paguar deri në 15 ditë, kur fëmi­ja i tij është i sëmurë, vërte­t­u­ar me raport mjekë­sor. Ai ka të drejtë të mungo­jë për një peri­ud­hë sht­esë jo më shumë se 30 ditë në vit pa pagesë.

2) Pushi­mi i jepet bashkëshort­it që mer­ret kujde­set efek­tivisht për fëmi­jën. Në rast të kundërt ai i jepet me rrad­hë edhe nënës edhe babait.

3) Punëd­hënësi mund të ver­i­fiko­jë raportin për kujdesin për fëmi­jën duke cak­tu­ar një mjek tjetër.

Dis­poz­i­tat e ver­i­fikim­it të paaftë­sisë në punë për shkak sëmund­je­je zba­to­hen me analogji.

 

PëRM­BUSH­JA E DETYRIMIT LIGJOR

 

Neni 133

1) Punëd­hënësi i jep pagën, për jo më shumë se 14 ditë pune, punë­mar­rësit që mungon në punë për shkak të përm­bush­jes së detyrim­it ligjor.

2) Punëd­hënësi mund të zbresë nga paga shpër­blimet që merr punë­mar­rësi për përm­bush­jen e detyrim­it ligjor.

 

KUSHTE KLIMATERIKE

 

Neni 134

Të drej­tat e punë­mar­rësve në rast të ndër­pre­rjes së punës për shkak të kushteve kli­ma­terike të jashtëza­kon­shme, për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

 

Të DREJTAT E SHPIKëSIT DHE AUTORIT PUNë­MAR­RëS

 

KREU XII

 

SHPIKJET

 

Neni 135

1) Shpik­jet, me paten­të ose jo, që ka bërë ose në të cilat ka mar­rë pjesë punë­mar­rësi gjatë ushtrim­it të veprim­tarisë së tij në shër­bim të punëd­hënësit dhe në për­puth­je me detyrimet e tij kon­trak­tuale, i përkasin punëd­hënësit.

2) Me mar­rëvesh­je të shkru­ar punëd­hënësi mund të ushtro­jë të drej­ta mbi shpik­jet që ka bërë punë­mar­rësi gjatë ushtrim­it të veprim­tarisë së tij në shër­bim të punëd­hënësit, por jashtë kry­er­jes së detyrimeve të tij kon­trak­tuale.

3) Punë­mar­rësi, që ka bërë një shpik­je, siç parashiko­het në para­grafin e mësipërm e infor­mon për këtë me shkrim punëd­hënësin; ky i fun­dit bren­da 6 mua­jsh njofton me shkrim punë­mar­rësin, nëse men­don ta fito­jë shpik­jen ose t’ia lerë atë atij.

4) Nëse shpik­ja nuk i lihet punë­mar­rësit, punëd­hënësi i paguan atij një shpër­blim të drejtë, duke mba­j­tur parasysh të gjitha rrethanat, vlerën ekonomike të shpik­jes, bashkëpunimin e punëd­hënësit dhe të ndihme­save të tij, për­dorim­in, që i është bërë pajis­jeve të tij, shpen­zimet e punë­mar­rësit dhe vendin e tij në ndër­mar­rje.

 

VIZATIME DHE MODELE INDUSTRIALE. VEPRA LETRARE DHE ARTISTIKE

 

Neni 136

1) Kur punë­mar­rësi kri­jon një vepër gjatë ushtrim­it të veprim­tarisë së tij në shër­bim të punëd­hënësit dhe në për­puth­je me detyrimet e tij kon­trak­tuale, e mbro­j­tur ose jo, punëd­hënësi mund ta për­dorë atë në masën që e lejon qël­li­mi i kon­tratës.

2) Të njëj­tat rreg­ul­la zba­to­hen edhe për viza­timet dhe mod­elet indus­tri­ale, si dhe për pro­gram­et infor­matike të kri­juara nga punë­mar­rësi gjatë ushtrim­it të veprim­tarisë së tij në shër­bim të punëd­hënësit dhe në për­puth­je me detyrimet e tij kon­trak­tuale.

 

VëNIA Në DISPOZICION E PUNë­MAR­RëSVE DHE

TRANSFERIMI I MAR­RëD­HëNIEVE Të PUNëS

 

KREU XIII

 

VëNIA Në DISPOZICION E PUNë­MAR­RëSVE

 

Neni 137

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

1) Punëd­hënësi nuk mund ta vërë në dis­pozicin të një punëd­hënësi tjetër një punë­mar­rës të tij, pa pëlqimin e këtij të fun­dit. Në këtë rast mbetet në fuqi kon­tra­ta fillestare midis punëd­hënësit dhe punë­mar­rësit.

2) Kur një punëd­hënës vë në dis­pozi­cion të një punëd­hënësi tjetër punë­mar­rësin e tij, punëd­hënësi i parë është i detyru­ar t’i sig­uro­jë punë­mar­rësit të njëj­tat kushte pune me ato që u ka sig­u­ru­ar punëd­hënësi i dytë punë­mar­rësve të tij që krye­jnë të njëjtën punë.

3) Punëd­hënësi, në dis­pozi­cion të të cilit është vënë punë­mar­rësi, ka të njëj­tat detyrime kun­drejt tij për mbro­jt­jen e shën­de­tit, sig­urim­it dhe higjienës si ndaj punë­mar­rësve të tjerë të tij.

4) Kur punëd­hënësi nuk përm­bush detyrimet e tij kun­drejt punë­mar­rësit, të venë në dis­pozi­cion të një punëd­hënësi tjetër, ky i fun­dit përgjig­jet si sol­i­dar me punëd­hënësin e parë për detyrimet kun­drejt punë­mar­rësit.

 

A.TRANSFERIMI I NDëR­MAR­RJES

 

RUAJTJA E TË DREJTAVE

 

Neni 138

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Në rast trans­fer­i­mi të ndër­mar­rjes ose një pjese të saj, të drej­tat dhe detyrimet që rrjed­hin prej tij, në bazë të një kon­trate pune që është në fuqi deri në momentin e trans­ferim­it, i kalo­jnë per­son­it që i trans­fer­o­hen këto të drej­ta. Punë­mar­rësi, edhe kur kundër­sh­ton të ndrysho­jë punëd­hënësin, mbetet i lid­hur me punëd­hënësin e ri, deri në për­fundim të afatit ligjor të njof­tim­it.

2) trans­fer­ue­si i të drej­tave përgjig­jet kra­has atij që i merr këto të drej­ta, për detyrimet që rrjed­hin nga kon­tra­ta e punës, deri në për­fundim të afatit kon­trak­tu­al të njof­tim­it ose afatit të për­cak­tu­ar me kon­tratë indi­vid­uale.

3) Pushi­mi nga puna i punë­mar­rësit nga punëd­hënësi, për arsye të trans­ferim­it të ndër­mar­rjes, është i pavlef­shëm. Bëjnë për­jash­tim pushimet që ndod­hin për arsye ekonomike, teknologjike ose struk­tur­ore, që kërko­jnë ndryshime në planin e punësim­it. Në këtë rast, pushimet duhet të respek­to­jnë rreg­ul­lat e për­cak­tu­ara në kre­un XIV.

 

INFORMACIONI DHE KONSULTIMI

 

Neni 139

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Trans­fer­ue­si i të drej­tave dhe mar­rësi i tyre duhet të vënë në dijeni sindikatën e njo­hur si për­faqë­suese të punë­mar­rësve, ose në mungesë punë­mar­rësit e intere­suar për trans­fer­im­in, veçanër­isht për motivin e trans­ferim­it, paso­jat juridike, ekonomike dhe sociale të punë­mar­rësve dhe masat që duhet të mer­ren për ta.

2) Trans­fer­ue­si i të drej­tave dhe mar­rësi i tyre janë të detyru­ar t’i njofto­jnë këto infor­ma­ta të pak­tën 30 ditë para kry­er­jes së trans­ferim­it.

3) Në të njëjtën afat kohor, ata duhet të bëjnë kon­sul­time lid­hur me masat që prekin punë­mar­rësit për shkak të trans­ferim­it.

4) Kur në mosre­spek­tim të këtyre pro­ce­du­rave punëd­hënësi ka zgjid­hur kon­tratën në dëm të punë­mar­rësit, ky i fun­dit, përveç pagës që duhet të mar­rë gjatë afatit të njof­tim­it, ka të drejtën e një dëmsh­për­bli­mi deri në gjashtë paga mujore.

 

PëR­FUNDI­MI I MAR­RëD­HëNIES Së PUNëS

 

KREU XIV

 

KOHëZG­JAT­JA E KON­TRATëS Së PUNëS

 

Neni 140

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Kon­tra­ta e punës lid­het:

a. për një kohëzg­jat­je të pacak­tu­ar;

b. për një kohëzg­jat­je të cak­tu­ar.

2) Si rreg­ull, kon­tra­ta e punës lid­het për një peri­ud­hë të pacak­tu­ar. Lid­h­ja e kon­tratës së punës për një peri­ud­hë të cak­tu­ar duhet të jus­ti­fiko­het me arsye objek­tive, që lid­hen me natyrën e përkohshme të detyrës, në të cilën punë­mar­rësi do të punë­so­het. Nëse kohëzg­jat­ja nuk për­cak­to­het me sak­tësi nga palët gjatë lid­hjes së kon­tratës, ajo tra­j­to­het si kon­tratë me peri­ud­hë të pacak­tu­ar.

 

A. KONTRATA ME KOHëZG­JAT­JE Të PACAKTUAR

 

ZGJIDHJA

 

Neni 141

Kon­tra­ta me kohëzg­jat­je të pacak­tu­ar për­fun­don kur zgjid­het nga njëra palë dhe ka për­fun­d­uar afati i njof­tim­it.

 

KOHA E PROVëS

 

Neni 142

1) Kon­sidero­het si kohë prove 3 mua­jt e parë të punës, me për­jash­tim të rasteve kur palët kanë lid­hur një kon­tratë për kry­er­jen e së njëjtës pune.

2) Koha e provës mund të reduk­to­het ose hiqet me mar­rëvesh­je me shkrim ose me kon­tratë kolek­tive.

3) Gjatë kohës së mar­rjes në provë, secila nga palët mund të zgjid­hë kon­tratën duke i njof­tu­ar vendimin e saj palës tjetër të pak­tën 5 ditë për­para.

 

AFATET E NJOFTIMIT PAS KOHëS Së MARRJES

Në PROVë

 

Neni 143

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Pas kohës së mar­rjes në provë, për të zgjid­hur kon­tratën me peri­ud­hë të pacak­tu­ar, palët duhet të respek­to­jnë një afat njof­ti­mi prej një mua­ji, gjatë vitit të parë të punës, prej dy mua­jsh për dy deri në pesë vjet pune, prej tre mua­jsh për më shumë se pesë vjet pune.

2) Këto afate mund të ndryshohen me mar­rëvesh­je me shkrim ose në kon­tratën kolek­tive të punës. Kur punë­mar­rësi ka kry­er deri në gjashtë muaj pune, afati i njof­tim­it nuk mund të jetë më pak se dy javë. Afati i njof­tim­it është jo më pak se 1 muaj kur punë­mar­rësi ka kry­er më shumë se gjashtë muaj pune.

3) Afati i njof­tim­it për zgjid­hjen e kon­tratës zgjatet, sipas rastit, deri në fund të javës ose deri në fund të mua­jit. Zba­to­het i njëjti rreg­ull kur afati i njof­tim­it pezul­lo­het gjatë peri­ud­hës së paaftë­sisë për punë, shtatzënisë ose pushimeve të dhë­na nga punëd­hënësi.

4) Kur njëra nga palët e zgjidh kon­tratën pa respek­tu­ar afatin e njof­tim­it, zgjid­h­ja tra­j­to­het si zgjid­hje e kon­tratës me efekt të men­jëher­shëm.

 

Pro­ce­du­ra e zgjid­hjes së kon­tratës së punës

nga punëd­hënësi

 

Neni 144

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Pas kohës së mar­rjes në provë, kur punëd­hënësi men­don të zgjid­hë kon­tratën e punës, ai duhet të njofto­jë me shkrim punë­mar­rësin të pak­tën 72 orë para takim­it dhe të bise­doj me të.

2) Punëd­hënësi, gjatë kësaj bisede, i parashtron punë­mar­rësit arsyet e vendim­it të parashikuar për t’u mar­rë dhe i jep atij mundësi për t’u shpre­hur.

3) Zgjid­h­ja njofto­het me shkrim, bren­da një afati nga 48 orë deri në një javë pas takim­it.

4) Kjo pro­ce­durë zba­to­het edhe në rastet e zgjid­hjes së men­jëher­shme të kon­tratës.

5) Punëd­hënësi, që nuk respek­ton pro­ce­durën e për­cak­tu­ar në këtë nen, dety­ro­het t’i japë punë­mar­rësit një dëmsh­për­blim prej dy mua­jsh pagë, që i shto­het dëmsh­për­blimeve të tjera të mund­shme. Zgjid­h­ja e kon­tratës në kundër­sh­tim me këtë dis­poz­itë mbetet e vlef­shme.

5/1. I takon punëd­hënësit të vërte­to­jë që pro­ce­du­ra e për­cak­tu­ar nga ky nen është respek­tu­ar.

6) Kjo dis­poz­itë nuk zba­to­het në rastet e pushimeve kolek­tive nga puna.

 

SHPëR­BLI­MI PëR VJETëRSINë

 

Neni 145

1) Punë­mar­rësi për­fi­ton shprëblim për vjetër­si, kur kon­tra­ta është zgjid­hur nga punëd­hënësi dhe mar­rëd­hëni­et e punës kanë zgjatur jo më pak se tre vjet. Punë­mar­rësi e humb të drejtën e shpër­blim­it për vjetër­si, nëse është pushuar me efekt të men­jëher­shëm, për shkaqe të arsyeshme.

2) Shpër­bli­mi për vjetër­si është të pak­tën sa paga e një 15 ditëshi, mbi çdo vit pune të plotë, që llog­a­ritet në bazë të pagës që ekzis­ton në për­fundim të mar­rëd­hënieve të punës. Kur paga është e ndryshueshme, shpër­bli­mi llog­a­ritet mbi mesa­taren e pagës të vitit paraard­hës dhe indek­so­het.

3) Shpër­blim­it për vjetër­si i shto­het shpër­bli­mi që jepet në rastin e zgjid­hjes së kon­tratës pa shkaqe të arsyeshme ose të zgjid­hjes me efekt të men­jëher­shëm pa shkaqe të arsyeshme.

 

ZGJIDHJA E KON­TRATëS PA SHKAQE Të ARSYESHME

 

Neni 146

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Zgjid­h­ja e kon­tratës nga punëd­hënësi, kon­sidero­het pa shkaqe të arsyeshme kur:

a. punë­mar­rësi ka pre­tendime që rrjed­hin nga kon­tra­ta e punës;

b. punë­mar­rësi ka përm­bushur një detyrim ligjor;

c.bëhet për motive të pan­dashme nga per­son­aliteti i punë­mar­rësit, por që nuk kanë lid­hje legjitime me raportet e punës. Kon­sidero­hen si motive të tilla raca, ngjyra, sek­si, mosha, gjend­ja civile, detyrimet famil­jare, shtatzë­nia, bes­i­mi fetar, bind­jet poli­tike, kom­bësia, gjend­ja shoqërore;

d. për motive që lid­hen me ushtrim­in nga punë­mar­rësi, të një të drejte kushtetuese, por që nuk sjell shkel­jen e detyrimeve që rrjed­hin nga kon­tra­ta e punës;

e. bëhet për motive të antarësim­it ose jo të punë­mar­rësit në sindikatë të kri­juar në bazë të ligjit ose për shkak të pjesë­mar­rjes së tij në veprim­tari sindikale në bazë të ligjit;

f. shuqi­zo­het;

g. shfuqi­zo­het.

2) Nëse kon­tra­ta zgjid­het pa shkaqe të arsyeshme, punë­mar­rësi ka të drejtë të ngre­jë padi kundër punëd­hënësit në gjykatë, bren­da 180 ditëve nga dita e për­fundim­it të afatit të njof­tim­it. Në rastin kur motivi abuziv është zbu­lu­ar pas kalim­it të këtij afati, punë­mar­rësi duhet të ngre­jë pad­inë bren­da 30 ditëve nga dita e zbu­lim­it të këtij motivi.

3) Zgjid­h­ja e kon­tratës pa shkaqe të arsyeshme është e pavlef­shme. Punëd­hënësi që ka zgjid­hur kon­tratën pa shkaqe të arsyeshme, dety­ro­het t’i japë punë­mar­rësit një dëmsh­për­blim deri në një vit pagë, që i shto­het pagës që ai duhet të mar­rë gjatë afatit të njof­tim­it. Për punë­mar­rësit në admin­is­tratën pub­like, kur ka një vendim gjykate të for­mës së pre­rë për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëd­hënësi është i detyru­ar të zba­to­jë këtë vendim.

 

ZGJIDHJA E KON­TRATëS Në KOHë Të PAPëR­SH­TAT­SHME

Neni 147

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Punëd­hënësi nuk mund të zgjid­hë kon­tratën në kohën kur, sipas legjis­la­cionit në fuqi, punë­mar­rësi kryen shër­bimin ushtarak, për­fi­ton pagesë paaftësie të përkohshme në punë nga punëd­hënësi ose sig­urimet shoqërore, për një peri­ud­hë deri në një vit, si dhe kur punë­mar­rësi është me pushime të dhë­na nga punëd­hënësi.

2) Kur zgjid­h­ja e kon­tratës bëhet para se punë­mar­rësi të thirret në shër­bimin ushtarak, të jetë me paaftësi të përkohshme në punë ose të jetë me pushime të dhë­na nga punëd­hënësi dhe afati i njof­tim­it nuk ka për­fun­d­uar, ky afat pezul­lo­het për peri­ud­hën e kry­er­jes së shër­bim­it ushtarak, të paaftë­sisë së përkohshme në punë ose të pushimeve të dhë­na nga punëd­hënësi dhe rifil­lon pas për­fundim­it të kësaj peri­ud­he.

 

PUSHIMI KOLEKTIV NGA PUNA

 

Neni 148

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Vlerë­so­het pushim kolek­tiv nga puna për­fundi­mi i mar­rëd­hënieve të punës nga punëd­hënësi për arsye që nuk kanë të bëjnë me punë­mar­rësin, kur num­ri i pushimeve nga puna, bren­da 90 ditëve, është të pak­tën 10 për ndër­mar­rjet me deri në 100 punon­jës; 15 për ndër­mar­rjet me mbi 100 deri në 200 punon­jës; 20 për ndër­mar­rjet me mbi 200 deri në 300 punon­jës dhe 30 për ndër­mar­rjet me mbi 300 punon­jës.

2) Kur punëd­hënësi parashikon të bëjë pushime kolek­tive nga puna, ai duhet të njofto­jë me shkrim orga­ni­za­tën e punë­mar­rësve, e njo­hur si për­faqë­suese e punë­mar­rësve. Në mungesë të saj, punëd­hënësi njofton punë­mar­rësit e tij nëpër­m­jet afishim­it në mënyrë të duk­shme, në vendin e punës. Njof­ti­mi duhet të përm­ba­jë veçanër­isht arsyet e pushim­it nga puna, num­rin e punë­mar­rësve që do të pushohen, num­rin e punë­mar­rësve të punë­suar nor­mal­isht, si dhe kohën gjatë së cilës është parashikuar të kry­hen këto pushime. Punëd­hënësi i dorë­zon Min­istrisë së Punës dhe të Çësht­jeve Sociale një kop­je të këtij njof­ti­mi.

3) Punëd­hënësi bën këshillime me orga­ni­za­tën e punë­mar­rësve, e njo­hur si për­faqë­suese e punë­mar­rësve, me qël­lim që të arri­het një mar­rëvesh­je. Në mungesë të saj, punëd­hënësi u jep mundësi punë­mar­rësve të mar­rin pjesë në këshillime. Ato bëhen për mar­rjen e masave për të shman­gur ose pakë­suar pushimet kolek­tive nga puna dhe për të zbu­tur paso­jat e tyre. Këshillimet bëhen bren­da 20 ditëve, duke fil­lu­ar nga data e njof­tim­it, e parashikuar në pikën 2 të këtij neni, përveç kur punëd­hënësi pra­non një kohëzg­jat­je më të mad­he.

4) Punëd­hënësi njofton me shkrim Min­istrinë e Punës dhe të Çësht­jeve Sociale për për­fundimin e këshillimeve. Ai i dër­gon një kop­je të këtij njof­ti­mi palës së intere­suar. Nëse palët nuk kanë rënë dako­rd, Min­is­tria e Punës dhe e Çësht­jeve Sociale i ndih­mon ato të arri­jnë një mar­rëvesh­je, bren­da 20 ditëve, duke fil­lu­ar nga data e njof­tim­it, e parashikuar në këtë pikë, përveç kur punëd­hënësi pra­non një kohëzg­jat­je më të mad­he. Min­is­tria e Punës dhe  e Çësht­jeve Sociale nuk mund t’i ndalo­jë pushimet kolek­tive.

5) Pas për­fundim­it të afatit njëzetdi­tor, të parashikuar në pikën 4 të këtij neni, punëd­hënësi njofton punë­mar­rësit që do të pushohen, si dhe për zgjid­hjen e kon­tratës, duke respek­tu­ar afatet e njof­tim­it të parashikuara në nenin 143.

6) Punëd­hënësi, që nuk respek­ton pro­ce­durën e pushim­it kolek­tiv nga puna, të parashikuar në pikat 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni, dety­ro­het t’i japë punë­mar­rësit një dëmsh­për­blim deri në gjashtë muaj pagë dëmsh­për­blim, i  cili i shto­het pagës gjatë afatit të njof­tim­it ose dëmsh­për­blim­it që mer­ret në rast mosre­spek­ti­mi të këtij afati, të parashikuar në nenin 143.

7. Punëd­hënësi duhet t’u japë për­parësi në rimar­rjen në punë punë­mar­rësve të pushuar nga puna për arsye që nuk kanë të bëjnë me punë­mar­rësit, nëse ai punë­son punë­mar­rës me kual­i­fikim të kra­ha­sueshëm.

 

 

B. KONTRATA ME AFAT Të CAKTUAR

 

PëR­FUNDI­MI

 

Neni 149

1) Kon­tra­ta me afat të cak­tu­ar për­fun­don në fund të kohës së parashikuar, pa zgjid­hje para­prake.

2) Kur, mbas për­fundim­it të afatit të cak­tu­ar, kon­tra­ta zgjatet në hes­ht­je tej këtij afati, ajo kon­sidero­het si kon­tratë me afat të pacak­tu­ar.

 

KOHA E PROVëS

 

Neni 150

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Palët parashiko­jnë me shkrim një peri­ud­hë prove jo më shumë se tre muaj. Nuk mund të parashiko­het peri­ud­hë prove, kur ndër­m­jet palëve ka qenë lid­hur një kon­tratë pune, e cila kishte si objekt kry­er­jen e së njëjtës punë.

2) Afati i njof­tim­it gjatë kohës së provës është 5 ditë. Nëse kon­tra­ta nuk shfuqi­zo­het gjatë kohës së provës, kjo përf­shi­het në kohëzg­jat­jen e kon­tratës me afat të cak­tu­ar.

 

KONTRATA ME AFAT Të GJATë

 

Neni 151

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Kur ndër­m­jet palëve kanë qenë lid­hur disa kon­tra­ta të një­pas­njëshme me afat të cak­tu­ar, për jo më pak se tre vjet, mosripërtërit­ja e kon­tratës së fun­dit nga punëd­hënësi vlerë­so­het si zgjid­hje e kon­tratës me afat të pacak­tu­ar.

2) Kur kon­tra­ta lid­het për më shumë se 3 deri në 5 vjet, ajo mund të zgjid­het nga punë­mar­rësi pas 3 vjetësh. Në këtë rast afati i njof­tim­it është 2 muaj dhe zgjatet deri në fund të mua­jit të dytë. Kur kon­tra­ta lid­het për më shumë se 5 vjet, ajo mund të zgjid­het nga punë­mar­rësi pas 5 vjetësh. Në këtë rast afati i njof­tim­it është 3 muaj dhe zgjatet deri në fund të mua­jit të tretë.

 

SHPëR­BLI­MI PëR VJETëRSINë

 

Neni 152

Në për­fundim të mar­rëd­hënieve të punës që kanë zgjatur jo mëpak se tre vjet, punë­mar­rësi për­fi­ton shpër­blim për vjetërsinë si në rastin e zgjid­hjes së kon­tratës me afat të pacak­tu­ar nga punëd­hënësi.

 

C. ZGJIDHJA E MENJËHERSHME E KONTRATËS

 

Neni 153

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

Shkaqe të jus­ti­fikuara

1) Punëd­hënësi e punë­mar­rësi, në çdo kohë, mund të zgjid­hin men­jëherë kon­tratën për shkaqe të jus­ti­fikuara.

2) Vlerë­so­hen si shkaqe të jus­ti­fikuara të gjitha rrethanat e rën­da që nuk lejo­jnë, sipas parim­it të mirëbes­im­it, t’i kërko­het atij që ka zgjid­hur kon­tratën, vazhdimin e mar­rëd­hënieve të punës.

3) Gjyka­ta ven­dos nëse ekzis­to­jnë shkaqe të jus­ti­fikuara për zgjid­hjen e men­jëher­shme të kon­tratës. Kon­sidero­hen shkaqe të jus­ti­fikuara rastet kur punë­mar­rësi shkel detyrimet kon­trak­tuale me faj të rëndë, si edhe rastet kur punë­mar­rësi shkel detyrimet kon­trak­tuale me faj të lehtë, në mënyrë të përsërit­ur, me gjithë par­ala­jmërim­in me shkrim të punëd­hënësit.

 

ZGJIDHJA E MEN­JëHER­SHME E JUSTIFIKUAR E KON­TRATëS NGA PUNëD­HëNëSI OSE PUNë­MAR­RëSI

 

Neni 154

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Kon­tra­ta e punës për­fun­don me zgjid­hjen e men­jëher­shme të saj.

2) Kur shkaqet e jus­ti­fikuara të zgjid­hjes së kon­tratës me efekt të men­jëher­shëm lid­hen me mosre­spek­timin e kon­tratës nga njëra palë, ajo duhet të ndreqë tërë­sisht dëmin e shkak­tu­ar palës tjetër, si rrjed­him i mosre­spek­tim­it të afatit të njof­tim­it.

3) Gjyka­ta, në rastet kur punë­mar­rësi shkel detyrimet kon­trak­tuale me faj të rëndë, ven­dos që punëd­hënësi të mos pagua­jë dëmsh­për­blim­in e parashikuar në nenin 144 pika 5.

4) Punë­mar­rësi i pushuar nga puna në mënyrë të men­jëher­shme e të jus­ti­fikuar hum­bet të drejtën e shpër­blim­it për vjetër­si, por ruan të drejtën e shpër­blim­it për pushimet e pamar­ra. Çdo pre­tendim tjetër që buron nga mar­rëd­hëni­et e punës mund të jetë objekt shqyr­ti­mi gjyqë­sor.

 

ZGJIDHJA E MEN­JëHER­SHME E PAJUSTIFIKUAR E KON­TRATëS Së PUNëS NGA PUNëD­HëNëSI

 

Neni 155

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Punë­mar­rësi ka të drejtën e pagës që do të kish fitu­ar, nëse mar­rëd­hëni­et e punës do të kishin për­fun­d­uar në fund të afatit të njof­tim­it të parashikuar në ligj ose me kon­tratë ose në për­fundim të kon­tratës me afat të cak­tu­ar.

2) Punëd­hënësi mund të zbresë nga paga të ard­hu­rat që punë­mar­rësi ka kursy­er si rezul­tat i ndër­pre­rjes së punës, të ard­hu­rat nga një punë tjetër ose të ard­hu­rat prej të cilave ai ka hequr dorë qël­lim­isht.

3) Në rastet e zgjid­hjes së men­jëher­shme të pajus­ti­fikuar të kon­tratës së punës nga punëd­hënësi, gjyka­ta, duke vlerë­suar të gjitha rrethanat, ven­dos detyrim­in e punëd­hënësit ndaj punë­mar­rësit me një dëmsh­për­blim jo më shumë se paga e një viti pune. Për punë­mar­rësit në admin­is­tratën pub­like, kur ka një vendim të for­mës së pre­rë për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëd­hënësi është i detyru­ar të zba­to­jë këtë vendim.

 

ZGJIDHJA E MEN­JëHER­SHME E PAJUSTIFIKUAR

E KON­TRATëS NGA PUNë­MAR­RëSI

 

Neni 156

1) Kur punë­mar­rësi nuk fil­lon punën ose e brak­tis atë men­jëherë pa shkaqe të arsyeshme, ai duhet të përgjig­jet finan­cia­r­isht ndaj punëd­hënësit jo më shumë se paga e një jave; ai duhet të përgjig­jet edhe për dëmin sht­esë që është difer­en­ca midis dëmit dhe pagës së një jave.

2) Gjyka­ta mund të ven­dos zvogëlim­in e masës së dëmsh­për­blim­it nëse punëd­hënësi nuk ka pësuar asnjë dëm ose nëse dëmi është më i vogël se masa e dëmsh­për­blim­it, të parashikuar në para­grafin e mësipërm të këtij neni.

3) Kur e drej­ta për të kërkuar dëmsh­për­blim­in nuk shuhet me kom­pen­sim, ajo parashkruhet bren­da 30 ditëve, duke fil­lu­ar nga data kur punë­mar­rësi nuk ka fil­lu­ar punën ose e ka brak­tisur atë.

 

VDEKJA E PUNë­MAR­RëSIT

 

Neni 157

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Kon­tra­ta për­fun­don me vdek­jen e punë­mar­rësit.

2) Në këtë rast, punëd­hënësi duhet t’i pagua­jë punë­mar­rësit pagën e një mua­ji, duke fil­lu­ar nga dita e vdek­jes së tij, pagën e dy mua­jve, nëse mar­rëd­hëni­et e punës kanë zgjatur për më shumë se 3 vjet dhe nëse punë­mar­rësi lë bashkëshort­in, fëmi­jë të mitur ose në mungesë të tyre per­sona të tjerë, siç parashiko­het në Kodin e Famil­jes.

 

VDEKJA E PUNëD­HëNëSIT

 

Neni 158

1) Me vdek­jen e punëd­hënësit kon­tra­ta i kalon trashëgim­tarëve të tij pa u ndryshuar; secila palë mund ta zgjid­hë kon­tratën, duke respek­tu­ar afatin ligjor të njof­tim­it.

2) Kon­tra­ta e lid­hur krye­sisht për­shkak të cilë­sive të punëd­hënësit merr fund me vdek­jen e tij; në këtë rast punë­mar­rësi për­fi­ton pagën e tij deri në për­fundim të afatit ligjor të njof­tim­it.

 

KONTRATA KOLEKTIVE E PUNëS

 

KREU XV

 

PëRM­BA­JT­JA

 

Neni 159

1) Kon­tra­ta kolek­tive përm­ban dis­pozi­ta mbi kushtet e punësim­it, lid­hjen, përm­ba­jt­jen dhe për­fundimin e kon­tratave indi­vid­uale të punës, formimin pro­fe­sion­al, si dhe mbi mar­rëd­hëni­et midis palëve kon­trak­tuese.

2) Kon­tra­ta kolek­tive mund të përm­ba­jë dis­pozi­ta që ven­dosin punëd­hënësit dhe punë­mar­rësit në raporte të detyrueshme të kri­juara nga palët me mar­rëvesh­je kolek­tive, ndaj per­son­ave juridikë.

3) Kon­tra­ta kolek­tive nuk mund të përm­ba­jë dis­pozi­ta më pak të favor­shme për punë­mar­rësit se ato të lig­jeve dhe akteve nën­ligjore në fuqi, me për­jash­tim të rasteve të parashikuara shpre­himisht në ligj.

 

PALëT

 

Neni 160

Kon­tra­ta kolek­tive e punës lid­het nga një ose disa punëd­hënës ose orga­ni­za­ta punëd­hënë­sish nga njëra anë dhe një ose disa sindika­ta nga ana tjetër.

 

FUSHA E ZBATIMIT

 

Neni 161

1) Kon­tra­ta kolek­tive për­cak­ton fushën ter­ri­to­ri­ale dhe pro­fe­sion­ale të zba­tim­it të saj.

2) Kon­tra­ta kolek­tive lid­het në niv­el ndër­mar­rje­je ose dege, sipas mar­rëvesh­jes së palëve kon­trak­tuese.

 

SUBJEKTET E LIDHUR

 

Neni 162

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

1) Çdo punëd­hënës, që është nën­shkrues i kon­tratës kolek­tive ose anë­tar i një orga­ni­zate kon­trak­tuese, është i lid­hur nga kon­tra­ta kolek­tive.

Kjo e fun­dit zba­to­het ndaj gjithë punë­mar­rësve të punëd­hënësit, anë­tarë ose jo të orga­ni­za­tës sindikale kon­trak­tuese.

2) Kur punëd­hënësi jep dorëhe­q­jen nga orga­ni­za­ta nën­shkruese, mbetet i lid­hur nga kon­tra­ta kolek­tive deri në për­fundimin e saj, por jo më shumë se tre vjet.

3) Kur punëd­hënësi tjetër­son ndër­mar­rjen, kon­tra­ta kolek­tive zba­to­het një­soj ndaj mar­rësit, deri në për­fundimin e kohës gjatë së cilës ajo është e vlef­shme.

4) Me urd­hër të Min­istrit të Punës dhe i Çësht­jeve Sociale, efek­tet e kon­tratës kolek­tive të punës mund të shtri­hen te gjithë punëd­hënësit e degës, kur punëd­hënësit e lid­hur nga kon­tra­ta kolek­tive punë­so­jnë të pak­tën gjys­mën e punë­mar­rësve të degës. Pro­ce­du­rat rreg­ul­lo­hen me vendim të Këshill­lit të Min­is­trave.

 

Neni 163

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

 

KëRKE­SA PëR BISEDIME PëR LIDHJEN

E KON­TRATëS KOLEKTIVE

1) Çdo orga­ni­za­të punë­mar­rë­sish për­faqë­suese, e kri­juar në bazë të ligjit, mund t’i kërko­jë çdo punëd­hënësi ose çdo orga­ni­zate punëd­hënë­sish fil­lim­in e bised­imeve për lid­hjen e kon­tratës kolek­tive të punës në niv­el ndër­mar­rje­je, ndër­mar­rjesh apo dege aktiviteti, në favor të një apo disa kat­e­gorive pro­fe­sion­ale. Shumë orga­ni­za­ta punë­mar­rë­sish mund ta ushtro­jnë këtë të drejtë së bashku.

2) Kërke­sa për fil­lim­in e bised­imeve për lid­hjen e kon­tratës kolek­tive bëhet me shkrim. Ajo shoqëro­het me kop­jen e statu­tit të orga­ni­za­tës ose orga­ni­zatave të punë­mar­rësve kërkuese, si dhe me tregue­sit e nevo­jshëm mbi për­faqë­suesh­mërinë e këtyre të fun­dit në ndër­mar­rje, ndër­mar­rjet apo degën e cak­tu­ar.

3) Punëd­hënësi, të cilit i është kërkuar fil­li­mi i bised­imeve, duhet ta bëjë kërkesën pub­like, duke e afishuar në mënyrë të duk­shme gjatë dy javëve në ndër­mar­rje. Nëse kërke­sa është bërë në niv­el dege, ajo duhet të afishohet në të gjitha ndër­mar­rjet ose degët. Orga­ni­za­ta ose orga­ni­zatat e punë­mar­rësve, që kërko­jnë fil­lim­in e bised­imeve, duhet të kujde­sen që afishi­mi të kry­het në mënyrë të rreg­ullt.

4) Nëse për­faqë­suesh­mëria e orga­ni­za­tës ose e orga­ni­zatave të punë­mar­rësve, që kërko­jnë fil­lim­in e bised­imeve, nuk është kundër­sh­tu­ar, vepro­het sipas nen­it 165. Në këtë rast, për­faqë­sue-shmëria e orga­ni­za­tës ose orga­ni­zatave të punë­mar­rësve nuk mund të kundër­sh­to­het gjatë dy vjetëve.

5) Nëse lid­h­ja e kon­tratës kolek­tive nuk është para­prirë nga një afishim i rreg­ullt i kërkesës, punëd­hënësit ose orga­ni­za­ta e punëd­hënësve nuk mund të kundër­sh­to­jnë fil­lim­in e një pro­ce­dure të re të njo­hjes së për­faqë­suesh­mërisë së orga­ni­za­tës ose orga­ni­zatave të punë­mar­rësve, me qël­lim hap­jen e bised­imeve për lid­hjen e një kon­trate tjetër kolek­tive. Kon­tra­ta e parë kolek­tive, e lid­hur pa respekuar detyrim­in e afishim­it, është e pavlef­shme që nga çasti i hyr­jes në fuqi të kon­tratës së dytë, që është lid­hur duke respek­tu­ar pro­ce­du­rat e parashikuara në këtë Kod.

 

PROCEDURA E NJOHJES Së ORGA­NI­ZA­TëS OSE ORGANIZATAVE Më Të PëR­FAQë­SUARA

Të PUNë­MAR­RëSVE

 

Neni 164

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

l) Nëse për­faqë­suesh­mëria e orga­ni­za­tës ose orga­ni­zatave të punë­mar­rësve, që kanë kërkuar fil­lim­in e bised­imeve kundër­sh­to­het, çdo orga­ni­za­të e punë­mar­rësve e intere­suar duhet t’i dorë­zo­jë punëd­hënësit ose orga­ni­za­tës së punëd­hënësve, me shpen­zimet e veta, provën e për­faqë­suesh­mërisë. Kjo provë paraqitet në for­mën e një vërte­ti­mi note­r­i­al, ku noteri vërte­ton num­rin e anë­tarëve të orga­ni­za­tës së punë­mar­rësve, në bazë të kuo­ti­za­cion­eve të paguara gjatë dy vjetëve të fun­dit ose deklarimeve, me shkrim ose me gojë, të punë­mar­rësve anë­tarë.

2) Orga­ni­za­ta që provon se ka num­rin më të madh të anë­tarëve punë­mar­rës në ndër­mar­rje ose degë, vlerë­so­het si orga­ni­za­ta më e për­faqë­suar. Nëse disa orga­ni­za­ta punë­mar­rë­sish paraqiten së bashku, vlerë­so­het më i për­faqë­suar grupi i orga­ni­zatave që ka num­rin më të madh të anë­tarëve.

3) Nëse punëd­hënësi, orga­ni­za­ta e punëd­hënësve ose orga­ni­zatat e punë­mar­rësve kundër­sh­to­jnë vërte­timin note­r­i­al, ata duhet të dorë­zo­jnë një ankim në zyrën e paj­tim­it të qarkut (nëse bisedimet për kon­tratën kolek­tive nuk kalo­jnë kufi­jtë e një qarku), ose në Zyrën Kom­bëtare të Paj­tim­it (nëse bisedimet për kon­tratën kolek­tive shtri­hen në më shumë se një qark). Ky ankim duhet dorëzuar bren­da dy javëve, duke fil­lu­ar nga data e shpall­jes së rezul­tatit sipas vërte­tim­it note­r­i­al. Zyra e paj­tim­it shqyr­ton të gjitha provat dhe ven­dos për për­faqë­suesh­mërinë e orga­ni­za­tës ose orga­ni­zatave të punë­mar­rësve dhe e shpall atë bren­da dy javëve nga data e vënies së saj në lëviz­je. Kur punëd­hënësi ose orga­ni­za­ta e punëd­hënësve nuk e pra­no­jnë vendimin e zyrës së paj­tim­it, ata kanë të drejtë të kërko­jnë orga­niz­imin e një voti­mi të fshe­htë bren­da dy javëve nga data e shpall­jes së vendim­it.

Mënyra e orga­nizim­it dhe pro­ce­du­ra e votim­it rreg­ul­lo­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

4) Për­faqë­suesh­mëria e orga­ni­za­tës ose orga­ni­zatave të punë­mar­rësve nuk mund të kundër­sh­to­het gjatë dy vjetëve, duke fil­lu­ar nga data e shpall­jes së vendim­it nga zyra e paj­tim­it, të pran­uar nga palët, ose të rezul­tatit nga komi­sioni i votim­it.

5) shfuqi­zo­het.

 

BISEDIMET. NDëR­M­JETëSI­MI. ARBITRIMI

 

Neni 165

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Kur për­faqë­suesh­mëria e orga­ni­za­tës ose orga­ni­zatave të punë­mar­rësve nuk është kundër­sh­tu­ar ose kur ajo është njo­hur në mënyrë për­fundimtare, punëd­hënësi ose orga­ni­za­ta e punëd­hënësve duhet të presin palën kërkuese të bised­imeve bren­da dy javëve, duke fil­lu­ar nga data e për­fundim­it të afatit të afishim­it ose, në rast kundër­sh­ti­mi të për­faqë­suesh­mërisë, duke fil­lu­ar nga data e shpall­jes për­fundimtare të saj.

2) Nëse bisedimet nuk për­fun­do­jnë bren­da 30 ditëve, duke fil­lu­ar nga data e për­fundim­it të afatit të afishim­it ose në rast kundër­sh­ti­mi të për­faqë­suesh­mërisë, duke fil­lu­ar nga data e shpall­jes për­fundimtare të saj, asnjëra nga palët nuk mund të për­dorë të drejtën e grevës, pa vënë më parë në lëviz­je ndër­m­jetësin, zyrën e paj­tim­it, si dhe, nëse palët bien dako­rd, Gjykatën e Arbi­trazhit, sipas pro­ce­du­rave të parashikuara në kre­un XVII të këtij Kodi.

Pika 3 shfuqi­zo­het.

 

FORMA

 

Neni 166

1) Kon­tra­ta kolek­tive është e vlef­shme vetëm në for­më të shkru­ar. Ajo duhet të nën­shkruhet nga të gjitha palët. Kur një palë është një orga­ni­za­të, për­faqë­sue­sit e kësaj të fun­dit cak­to­hen në për­puth­je me statutin.

2) Kon­tra­ta kolek­tive mund të zgjid­het ose ndryshohet vetëm me shkrim.

3) Kon­tra­ta kolek­tive është e vlef­shme edhe kur bëhet në for­mën e një vendi­mi me shkrim të dhënë nga zyra e paj­tim­it e cak­tu­ar me mar­rëvesh­je nga palët.

 

DEPOZITIMI

 

Neni 167

1) Punëd­hënësi duhet të depoz­i­to­jë origji­nalin e kon­tratës kolek­tive në Min­istrinë e Punës bren­da 5 ditëve nga data e për­fundim­it të kësaj mar­rëvesh­je midis palëve.

2) Depoz­iti­mi i kon­tratës që parashiko­het në para­grafin (1) të këtij neni, nuk është një kusht për vlef­sh­mërinë e kon­tratës kolek­tive.

 

NDRYSHIMI DHE RIPëRTëRIT­JA

 

Neni 168

Në rastet e ndryshim­it dhe përsërit­jes së kon­tratës kolek­tive, zba­to­hen me analogji dis­poz­i­tat 164, 165 të këtij Kodi.

 

 

EFEKTET Në MAR­RëD­HëNI­ET MIDIS PALëVE KONTRAKTUESE DHE Të TRETëVE

 

Neni 169

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

1) Secila nga palët kon­trak­tuese zba­ton kon­tratën; kur pala është orga­ni­za­të, ajo kujde­set për zba­timin e kon­tratës nga anë­tarët e saj.

2) Secila nga palët nuk duhet të për­dorë asnjë mjet ndesh­je­je kun­drejt palës tjetër për çësht­jet e rreg­ul­lu­ara nga kon­tra­ta. Detyri­mi i paqes së punës është abso­lut vetëm kur palët kanë rënë dako­rd për të shpre­himisht.

3) Detyri­mi i paqes së punës sipas para­grafit të dytë të kësaj dis­pozite zba­to­het nga çdo orga­ni­za­të pro­fe­sion­ale kon­trak­tuese ose jo, në fushën e zba­tim­it ter­ri­to­r­i­al e pro­fe­sion­al të kon­tratës kolek­tive dhe nga çdo per­son i lid­hur me këtë të fun­dit.

 

ZGJIDHJA E MOS­MAR­RëVESH­JEVE

 

Neni 170

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Kur kon­tra­ta kolek­tive shkelet nga njëra palë, pala tjetër i drej­to­het gjykatës ose Gjykatës së Arbi­trazhit, kri­ji­mi i së cilës është parashikuar në kon­tratë. Mos­mar­rëvesh­jet nuk duhet të zgjid­hen me vetëgjyqësi nga asnjëra palë.

2) Gjyka­ta ose Gjyka­ta e Arbi­trazhit, kur shkelet kon­tra­ta, ven­dos detyrim­in e palës faj­tore për shly­er­jen e dëmit të shkak­tu­ar ndaj palës tjetër.

3) Kur shkel­ja është kry­er nga njëri prej anë­tarëve të palës kon­trak­tuese, gjyka­ta ven­dos detyrim­in e tij për shly­er­jen e dëmit që ka pësuar pala tjetër ose çdo anë­tar i saj i cen­uar.

4) Përveç dëmsh­për­blim­it të për­cak­tu­ar në pikën e mësipërme, gjyka­ta ven­dos për masën e gjobës, që duhet të pagua­jë pala faj­tore në dobi të palës së dëm­tu­ar, në rastet kur kjo masë nuk për­cak­to­het në kon­tratën kolek­tive.

 

EFEKTET MBI KONTRATAT INDIVIDUALE Të PUNëS

 

Neni 171

1) Dis­poz­i­tat e kon­tratës kolek­tive që lid­hen me kushtet e punës, rreg­ul­lo­jnë drejt­për­drejt kon­tratat indi­vid­uale të punës të lid­hu­ra nga çdo punëd­hënës që ka për­fun­d­uar këtë kon­tratë.

2) Çdo dis­poz­itë e kon­tratës indi­vid­uale të punës që është më pak e favor­shme për punë­mar­rësin se dis­pozi­ta e kon­tratës kolek­tive, është e pavlef­shme dhe zëvendë­so­het nga kjo dis­poz­itë.

 

ZGJIDHJA E KONFLIKTEVE

 

Neni 172

Gjyka­ta është kom­pe­tente për të zgjid­hur çdo mos­mar­rëvesh­je indi­vid­uale ose kolek­tive lid­hur me zba­timin e kon­tratës kolek­tive.

 

KOHëZG­JAT­JA

 

Neni 173

1) Kon­tra­ta kolek­tive lid­het për një kohëzg­jat­je të cak­tu­ar ose të pacak­tu­ar.

2) Kon­tra­ta kolek­tive e lid­hur për një kohëzg­jat­je të pacak­tu­ar mund të zgjid­het nga secila palë. Në këtë rast afati i njof­tim­it është gjashtë muaj.

3) Kon­tra­ta kolek­tive e lid­hur për një kohëzg­jat­je të cak­tu­ar për më shumë se tre vjet, mund të zgjid­het nga secila palë, pas kalim­it të këtij afati. Në këtë rast afati i njof­tim­it është gjashtë muaj.

4) Kur kon­tra­ta kolek­tive lid­het, nga disa punëd­hënës ose punë­mar­rës, zgjid­h­ja e kon­tratës kolek­tive nga njëri prej tyre e lë në fuqi mar­rëvesh­jen kolek­tive midis të tjerëve.

5) Kon­tra­ta kolek­tive nuk mund të mba­het në fuqi në mënyrë të arsyeshme, kur rrethanat ndrysho­jnë në mënyrë të duk­shme dhe nuk mund të parashiko­hen në çastin e lid­hjes së saj. Në këtë rast, pala më e intere­suar mund t’i drej­to­het gjykatës për të ven­do­sur zgjid­hjen e parakohshme të saj.

 

SHUMëL­LO­JSH­MëRIA E KONTRATAVE KOLEKTIVE

 

Neni 174

1) Kur, në të njëjtën ndër­mar­rje, kanë prir­je të zba­to­hen dy kon­tra­ta kolek­tive, njëra e lid­hur në niv­el ndër­mar­rje­je ose të një grupi ndër­mar­rjesh, ndër­sa tje­tra në niv­el dege, çdo punë­mar­rës mund të kërko­jnë zba­timin e dis­poz­itës më të favor­shme.

2) Nëse në momentin e për­fundim­it të kon­tratës kolek­tive në niv­el dege punëd­hënësi ka qenë i lid­hur me një kon­tratë kolek­tive në niv­el ndër­mar­rje­je ose grupi ndër­mar­rjesh, ai mund të vetësh­pal­let i zgjid­hur nga kjo e fun­dit që me hyr­jen në fuqi të kon­tratës së lid­hur në niv­el dege, me për­jash­tim të rastit kur është parashikuar ndryshe në kon­tratën kolek­tive në niv­el dege.

 

PASOJAT E ZGJIDHJES Së KON­TRATëS KOLEKTIVE

 

Neni 175

1) Kon­tra­ta kolek­tive pushon së ushtru­ari efek­tet e saj ndaj palëve kon­trak­tuese, kur përm­bushet afati i zgjid­hjes së saj.

2) Çdo kon­tratë indi­vid­uale pune, e përf­shirë në fushën e zba­tim­it të kon­tratës kolek­tive, vazh­don të rreg­ul­lo­het nga dis­poz­i­tat e kësaj kon­trate, me për­jash­tim të rasteve kur ajo është ndryshuar me mar­rëvesh­je midis punëd­hënësit dhe punë­mar­rësit ose kur është zgjid­hur prej tyre. I njëjti rreg­ull zba­to­het për mar­rëd­hëni­et midis punëd­hënësit dhe punë­mar­rësit dhe çdo per­soni juridik të parashikuara nga palët në kon­tratën kolek­tive.

3) Në kon­tratën kolek­tive mund të parashiko­het që të gjitha për­fitimet që rrjed­hin prej saj ose një pjesë e tyre janë të vlef­shme gjatë kohëzg­jat­jes së kon­tratës. E drej­ta për të për­fi­tu­ar shuhet në të njëjtën kohë me për­fundimin e kon­tratës.

 

ORGANIZATAT SINDIKALE

 

KREU XVI

 

A. KRIJIMI

 

ORGANIZATA PROFESIONALE

Neni 176

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

l) Sindikatat dhe orga­ni­zatat e punëd­hënësve janë orga­ni­za­ta pro­fe­sion­ale. Orga­ni­zatat pro­fe­sion­ale të punë­mar­rësve dhe të punëd­hënësve janë orga­ni­za­ta shoqërore, të pavaru­ra, që kri­jo­hen si bashkime vull­netare të punë­mar­rësve ose punëd­hënësve, qël­li­mi i të cilave është për­faqësi­mi dhe mbro­jt­ja e të drej­tave dhe intere­save ekonomikë, pro­fe­sion­alë dhe shoqërorë të anë­tarëve të tyre.

2)  Orga­ni­zatat e punë­mar­rësve dhe të punëd­hënësve kanë të drejtë të kri­jo­jnë fed­er­a­ta e kon­fed­er­a­ta dhe të anë­tarë­so­hen në to. Fed­er­a­ta kri­jo­het nga bashki­mi vull­ne­tar i dy ose më shumë orga­ni­zatave pro­fe­sion­ale. Kon­fed­er­a­ta kri­jo­het nga bashki­mi vull­ne­tar i dy ose më shumë fed­er­atave. Çdo orga­ni­za­të, fed­er­atë ose kon­fed­er­atë ka të drejtë të anë­tarë­so­het në orga­ni­za­ta ndërkom­bëtare punë­mar­rë­sish ose punëd­hënë­sish.

3) Në kup­tim të kësaj dis­pozite, pen­sion­istët dhe të papunët mund të anë­tarë­so­hen në orga­ni­zatat e punë­mar­rësve.

 

STATUTI

 

Neni 177

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Akti i kri­jim­it dhe statu­ti i çdo orga­ni­zate pro­fe­sion­ale duhet të nën­shkruhen nga jo më pak se 5 anë­tarë themelues për orga­ni­za­tën e punëd­hënësve dhe jo më pak se 20 anë­tarë themelues për orga­ni­za­tën e punë­mar­rësve.

2) Në statut detyrim­isht duhet të për­cak­to­hen:

a. emri i orga­ni­za­tës;

b. ven­di ku ndod­het selia e saj;

c. qël­limet e saj;

d. kushtet e pra­nim­it, të dorëhe­q­jes dhe të për­jash­tim­it të anë­tarëve;

e. të drej­tat dhe detyrat e anë­tarëve;

f. për­bër­ja dhe funk­sion­i­mi i organ­eve drejtuese, si dhe kohëzg­jat­ja e man­dat­eve;

g. sipas rastit, përkatësia në fed­er­atë ose në kon­fed­er­atë;

h. masat që mer­ren në rast shpërn­dar­je.

3) Shu­ma e kuo­ti­za­cionit për anë­tarës­inë cak­to­het nga organi më i lartë i orga­ni­za­tës.

 

FITIMI I PERSONALITETIT JURIDIK

 

Neni 178

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Orga­ni­zatat sindikale, fed­er­atat dhe kon­fed­er­atat duhet të dorë­zo­jnë aktin e kri­jim­it dhe statutin e tyre në Gjykatën e Tiranës për njo­hjen e tyre si per­son juridik.

2) Orga­ni­za­ta sindikale fiton per­son­alitet juridik pas 60 ditëve nga dorëz­i­mi i statu­tit në Gjykatën e Tiranës, me për­jash­tim të rasteve kur gjyka­ta jep vendim të kundërt.

 

EMRI

 

Neni 179

Asnjë orga­ni­za­të sindikale nuk mund të ketë emrin e një orga­ni­zate ekzistuese.

 

DEPOZITIMI I STATUTIT

 

Neni 180

Çdo orga­ni­za­të sindikale duhet të depoz­i­to­jë një kop­je të statu­tit të saj pranë Min­istrisë së Punës.

 

B. LIR­ITë SINDIKALE

 

PARIMET

 

Neni 181

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Orga­ni­za­ta sindikale orga­ni­zon lirisht admin­istrim­in dhe veprim­tar­inë e saj; ajo har­ton lirisht pro­gramin e saj.

2) Çdo orga­ni­za­të sindikale duhet të zhvil­lo­jë veprim­tar­inë e saj në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.

3) Ndalo­het diskri­m­in­i­mi ndaj për­faqë­suesve të sindikatës.

4) Zgjid­h­ja nga punëd­hënësi e kon­tratës së punës për për­faqë­sue­sit e orga­ni­za­tës së punë­mar­rësve, pa pëlqimin e kësaj orga­ni­zate, është e pavlef­shme, me për­jash­tim të rasteve kur punë­mar­rësi shkel ligjin, kon­tratën kolek­tive të punës, kon­tratën indi­vid­uale të punës ose nëse punëd­hënësi provon që zgjid­h­ja e kon­tratës është e domos­doshme për veprim­tar­inë ekonomike të ndër­mar­rjes.

5) Ndryshi­mi i kushteve të kon­tratës së punës të për­faqë­suesve të orga­ni­za­tës së punë­mar­rësve mund të bëhet vetëm me pëlqimin e punë­mar­rësit dhe të kësaj orga­ni­zate. Punëd­hënësi nuk mund të ndrysho­jë vendin e punës së për­faqë­suesve të orga­ni­za­tës së punë­mar­rësve, edhe nëse ky ndryshim është parashikuar nga kon­tra­ta e punës, pa pëlqimin e punë­mar­rësit dhe të kësaj orga­ni­zate, me për­jash­tim të rasteve kur ndryshi­mi është i domos­doshëm për veprim­tar­inë ekonomike të ndër­mar­rjes.

6) Nëse për­faqë­sue­sit e orga­ni­zatave të punë­mar­rësve, që vepro­jnë në shkallë kom­bëtare, gjatë man­datit të tyre puno­jnë dhe paguhen nga këto orga­ni­za­ta, kon­tra­ta e tyre e punës me punëd­hënësin pezul­lo­het. Në për­fundim të man­datit pezul­li­mi mbaron dhe kon­tra­ta e punës rihyn në fuqi. Që nga ky çast, palët kanë të gjitha të drej­tat dhe detyrimet që buro­jnë nga kon­tra­ta e punës.

7) Punëd­hënësi duhet të kri­jo­jë kushte dhe lehtësitë e nevo­jshme për për­faqë­sue­sit e zgjed­hur të orga­ni­zatave të punë­mar­rësve për ushtrim­in nor­mal­isht të funk­sion­eve të tyre, të cilat për­cak­to­hen në kon­tratën kolek­tive të punës. Për këtë qël­lim punëd­hënësi duhet:

a. të lejo­jë hyr­jen e tyre në mjedis­et e punës;

b. të lejo­jë shpërn­dar­jen e njof­timeve, broshu­rave, pub­likimeve dhe doku­menteve të tjera të orga­ni­za­tës së punë­mar­rësve;

c. t’u japë kohën e nevo­jshme për të mar­rë pjesë në veprim­tar­itë e këtyre orga­ni­zatave bren­da dhe jashtë ven­dit;

ç. të lejo­jë dhe t’u kri­jo­jë lehtësi në mjedis­et e punës për grum­bul­lim­in e kuo­ti­za­cion­eve të orga­ni­za­tës, si dhe për orga­niz­imin e mbled­hjeve dhe të takimeve.

 

MBROJTJA E Të DREJTAVE Të ANë­TARëVE Në GJYKATë

 

Neni 182

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

Çdo orga­ni­za­të punë­mar­rë­sish e njo­hur si per­son juridik mund t’i drej­to­het gjykatës për mbro­jt­jen e intere­save të secilit prej anë­tarëve të saj, për të arrit­ur zba­timin nga punëd­hënësi të dis­poz­i­tave të ligjit, kon­tratës kolek­tive ose indi­vid­uale të punës.

 

BURIMET

 

Neni 183

1) Burimet e orga­ni­zatave sindikale për­bëhen nga kuo­ti­za­cionet, dhurimet, të ard­hu­rat e veprim­tarive shoqërore, ekonomike ose kul­tur­ore.

2) Të ard­hu­rat e sig­u­ru­ara nga orga­ni­zatat sindikale  për­jash­to­hen nga tak­sat për aq sa parashiko­het në ligjin fiskal.

 

C. NDALIMI I NDëRHYR­JES

 

PARIMET

 

Neni 184

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Ndalo­het çdo akt ndërhyr­je­je në kri­jimin, funk­sion­imin ose admin­istrim­in e orga­ni­zatave pro­fe­sion­ale nga organet shtetërore.

2) Ndalo­het çdo akt ndërhyr­je­je në kri­jimin, funk­sion­imin ose admin­istrim­in e orga­ni­zatave të punë­mar­rësve nga punëd­hënësit ose orga­ni­zatat e punëd­hënësve.

 

VEPRIMET E NDëRHYR­JES Së ORGANIT SHTETëROR

 

Neni 185

1) Organi shtetëror nuk ndërhyn për raste që kufi­zo­jnë të drej­tat e parashikuara në nenin 182 të këtij Kodi ose që pen­go­jnë ushtrim­in e tyre ligjor, me për­jash­tim të rasteve të shkel­jeve të ligjsh­mërisë.

2) Orga­ni­za­ta sindikale mund t’i drej­to­het gjykatës për të ndalu­ar çdo veprim ndërhyr­je­je ose kër­cën­i­mi ndaj saj.

 

VEPRIMET E NDëRHYR­JES Së PUNëD­HëNëSIT

OSE Të NJë ORGANIZATE PUNëD­HëNë­SISH

 

Neni 186

1) Kon­sidero­hen si veprime ndërhyr­je­je të punëd­hënësit ose të një orga­ni­zate punëd­hënë­sish masat që:

a. nxisin kri­jimin e orga­ni­zatave të punë­mar­rësve që mbi­zotëro­hen nga një punëd­hënës ose një orga­ni­zate punëd­hënë­sish ose që mbësht­esin orga­ni­za­ta punë­mar­rë­sish me mjete finan­cia­re apo mënyra të tjera, me qël­lim që t’i ven­dosin këto orga­ni­za­ta nën kon­trol­lin e një punëd­hënësi ose orga­ni­zate punëd­hënë­sish;

b. pen­go­jnë kri­jimin, funk­sion­imin ose admin­istrim­in e një orga­ni­zate punë­mar­rë­sish;

c. dëm­to­jnë punë­mar­rësin për shkak të përkatë­sisë ose veprim­tarisë së tij sindikale, duke e diskrim­in­uar atë.

 

SHPëRN­DAR­JA

 

Neni 187

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Shpërn­dar­ja e orga­ni­za­tës sindikale ven­doset sipas mënyrave të cak­tu­ara në statut.

2) Me kërkesën e Min­istrit të Punës dhe të Çësht­jeve Sociale ose çdo organi tjetër të cak­tu­ar me ligj, Gjyka­ta e Tiranës mund të ven­dosë shpërn­dar­jen e orga­ni­za­tës sindikale, kur ajo kryen veprim­tari hap­tazi në kundër­sh­tim me ligjin dhe nëse asnjë lloj mase tjetër nuk mund të ndalo­jë orga­ni­za­tën të krye­jë këtë veprim­tari.

 

NDËRMJETËSIMI, PAJTIMI, ARBITRIMI

 

KREU XVII

 

PëRKU­FIZ­IM

 

Neni 188

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

Me kon­flikt kolek­tiv kup­to­het çdo kon­flikt ndër­m­jet disa punë­mar­rë­sish, një ose disa orga­ni­za­ta punë­mar­rë­sish, nga njëra anë, dhe një ose disa punëd­hënë­sish ose një ose disa orga­ni­za­ta punëd­hënë­sish, nga ana tjetër.

 

NDËRMJETËSI

 

Neni 188/a

(Shtu­ar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

Ndër­m­jetësi cak­to­het nga Min­istri i Punës dhe i Çësht­jeve Sociale ose organi admin­is­tra­tiv i autor­izuar prej tij bren­da admin­is­tratës pub­like të Min­istrisë së Punës dhe të Çësht­jeve Sociale.

 

ZYRA SHTETËRORE E PAJTIMIT

 

Neni 189

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Në çdo qark kri­jo­het zyra e paj­tim­it. Zyra e paj­tim­it ngri­het me urd­hër të Min­istrit të Punës dhe të Çësht­jeve Sociale.

2) Zyra Kom­bëtare e Paj­tim­it kri­jo­het në Tiranë.

3) Zyra e paj­tim­it për­bëhet nga kryetari dhe 2 anë­tarë, për­faqë­sues të orga­ni­zatave më të për­faqë­suara të punë­mar­rësve dhe 2 anë­tarë, për­faqë­sues të orga­ni­zatave më të për­faqë­suara të punëd­hënësve.

4) Kryetari dhe anë­tarët paguhen nga shteti në masën e cak­tu­ar me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

5) Pro­ce­du­ra e paj­tim­it është falas dhe rreg­ul­lo­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

KOMPETENCA TERRITORIALE

 

Neni 190

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Zyra e paj­tim­it në qark është përgjegjëse për zgjid­hjen e çdo kon­flik­ti që lind bren­da qarkut, ku ajo ndod­het.

2) Zyra Kom­bëtare e Paj­tim­it është përgjegjëse për zgjid­hjen e çdo kon­flik­ti që prek më shumë se një qark.

3) Kur rrethanat e jus­ti­fiko­jnë, Min­istri i Punës dhe i Çësht­jeve Sociale mund të vërë në lëviz­je Zyrën Kom­bëtare të Paj­tim­it për çdo kon­flikt që lind bren­da një qarku.

4) Zyra Kom­bëtare e Paj­tim­it mund të ven­dosë të mblid­het edhe jashtë Tiranës.

 

KOMPETENCA MATERIALE

Neni 191

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Ndër­m­jetësi dhe zyra e paj­tim­it mund të vihen në lëviz­je për çdo kon­flikt kolek­tiv. Ata mund të deklaro­hen jopërgjegjës nëse palët janë të lid­hu­ra me një kon­tratë kolek­tive në fuqi, e cila parashikon një pro­ce­durë paj­ti­mi të mjaftueshme.

2) Kon­flik­tet që lid­hen me inter­pre­timin ose zba­timin e ligjit, në parim, shqyr­to­hen nga gjyka­ta ose Gjyka­ta e Arbi­trazhit. Nëse ndër­m­jetësi ose zyra e paj­tim­it janë vënë në lëviz­je, ata mund të heqin dorë nga pro­ce­du­ra e ndër­m­jetësim­it. Çdo palë ruan të drejtën për t’iu drej­tu­ar gjykatës ose Gjykatës së Arbi­trazhit.

3) Kur rrethanat e jus­ti­fiko­jnë, kryetari mund të pra­no­jë që zyra e paj­tim­it të vihet në lëviz­je në një kon­flikt ndër­m­jet dy a më shumë orga­ni­zatave punë­mar­rë­sish dhe ndër­m­jet dy a më shumë orga­ni­zatave punëd­hënë­sish.

 

PROCEDURA

 

Neni 192

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

Ndër­m­jetësi

1) Ndër­m­jetësi angazho­het për çdo kon­flikt kolek­tiv me kërkesën e çdo pale të intere­suar te Min­istri i Punës dhe i Çësht­jeve Sociale ose tek Inspek­torati Shtetëror i Punës.

2) Ndër­m­jetësi, kur angazho­het në një kon­flikt kolek­tiv, duhet të ndërhyjë pa vonesë për të ndih­muar palët për të gje­tur një zgjid­hje me mirëkup­tim.

3) Pro­ce­du­ra e ndër­m­jetësim­it është e detyrueshme dhe zgjat deri në 10 ditë.

 

Neni 193

(ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

Zyra e paj­tim­it

1) Në rast dësh­ti­mi të ndër­m­jetësit, Min­istri i Punës dhe i Çësht­jeve Sociale ose organi admin­is­tra­tiv i autor­izuar prej tij, vë në lëviz­je zyrën e paj­tim­it.

2) Zyra mund të thër­rasë çdo palë të intere­suar. Palët kanë detyrim­in të paraqiten në seancën e shqyr­tim­it dhe të mar­rin pjesë në debate, duke paraqi­tur të dhë­nat që kërkon zyra.

3) Me kërkesën e arsyet­u­ar të njërës prej palëve, vetëm kryetari merr të dhë­na për doku­mentet e paraqi­tu­ra nga kjo palë. Më pas ai ua njofton ato, për aq sa e gjykon të arsyeshme, anë­tarëve të zyrës së paj­tim­it.

4) Zyra e paj­tim­it për­piqet të ndih­mo­jë paj­timin e palëve.

5) Zyra e paj­tim­it i paraqet palëve një propoz­im paj­ti­mi, të cilin ajo mund të ven­dosë që ta bëjë pub­lik.

6) Palët mund të ndih­mo­hen nga çdo per­son i cak­tu­ar prej tyre.

7) Pro­ce­du­ra e paj­tim­it është e detyrueshme dhe zgjat deri në 20 ditë.

8) Rreg­ul­lat e tjera pro­ce­du­rale cak­to­hen nga kryetari i zyrës së paj­tim­it.

 

GJYKATA E ARBITRAZHIT

 

Neni 194

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Në rast dësh­ti­mi të paj­tim­it, të dyja palët munden, së bashku, t’i drej­to­hen Gjykatës së Arbi­trazhit. Palët zgjed­hin me mar­rëvesh­je, në mënyrë të lirë, një ose tre arbi­tra. Për të ndih­muar dhe këshillu­ar palët, Min­is­tria e Punës dhe e Çësht­jeve Sociale u ofron një listë arbi­trash.

2) Vendi­mi i Gjykatës së Arbi­trazhit është tit­ull ekzeku­tiv, në bazë të rreg­ullave mbi arbi­trim­in, të për­cak­tu­ara në Kodin e Pro­ce­durës Civile.

3) Arbi­trat paguhen nga palët.

4) Arbi­tri­mi duhet të për­fun­do­jë bren­da 3 javëve, duke fil­lu­ar nga data e vënies në lëviz­je të Gjykatës së Arbi­trazhit.

 

REGJIME TË VEÇANTA TË PARASHIKUARA ME NJË KONTRATË KOLEKTIVE

 

Neni 195

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Palët me një kon­tratë kolek­tive mund të cak­to­jnë një ndër­m­jetës, një zyrë paj­ti­mi ose një gjykatë arbi­trazhi për të zgjid­hur mos­mar­rëvesh­jet.

2) Në këtë rast, ndër­m­jetësi dhe zyra shtetërore e paj­tim­it, të parashikuar nga ky Kod, nuk janë përgjegjës për zgjid­hjen e kon­flik­tit. Për­jash­to­hen rastet kur ndër­m­jetësi dhe zyra e paj­tim­it, të parashikuar në mar­rëvesh­je, nuk janë në gjend­je të vihen në lëviz­je në kohën e duhur.

 

ARBITRIMI NË SHËRBIMET ME RËNDËSI JETIKE

 

Neni 196

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

Në shër­bimet me rëndësi jetike, të për­cak­tu­ara nga ky Kod, kon­flik­tet zgjid­hen në mënyrë të detyrueshme dhe për­fundimtare, pas pro­ce­durës së ndër­m­jetësim­it dhe paj­tim­it, nga një gjykatë arbi­trazhi e për­bërë nga tre arbi­tra të zgjed­hur nga palët. Në rast se palët nuk bien dako­rd, arbi­trat cak­to­hen nga Min­istri i Punës dhe i Çësht­jeve Sociale bren­da pesë ditëve, duke fil­lu­ar nga data e kërkesës së njërës prej palëve.

 

E DREJTA E GREVËS

Të përgjithshme

 

Neni 197

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) E drej­ta e grevës garan­to­het nga Kushte­tu­ta e Repub­likës së Shqipërisë.

2) Sindikatat kanë të drejtë të ushtro­jnë të drejtën e grevës për zgjid­hjen e kërke­save të tyre ekonomike dhe shoqërore, në për­puth­je me rreg­ul­lat e cak­tu­ara në këtë Kod.

3) Pjesë­mar­r­ja në grevë është vull­netare. Askush nuk mund të dety­ro­het të mar­rë pjesë në një grevë kundër dëshirës së vet.

4) Ndalo­het çdo veprim që përf­shin shtrëngim, cen­im ose diskri­m­in­im ndaj punë­mar­rësve, për shkak të pjesë­mar­rjes ose jo në grevë.

5) Gjatë zhvil­lim­it të grevës, palët duhet të bëjnë për­p­jek­je, nëpër­m­jet bised­imeve, për arrit­jen e mirëkup­ti­m­it dhe nën­shkrim­in e mar­rëvesh­jes.

 

Sub­jek­ti i të drejtës së grevës

Neni 197/1

(Shtu­ar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

Vetëm sindikatat kanë të drejtë të orga­ni­zo­jnë grevën dhe ta shpallin atë.

 

Mbro­jt­ja e të drejtës për punë dhe e të drejtës për grevë

Neni 197/2

(Shtu­ar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Nuk lejo­het për­dori­mi i for­cës për ndër­pre­rjen e grevës së ligjshme të punon­jësve.

2) Orga­ni­zatat e punë­mar­rësve mund të ndër­mar­rin veprime me mjete paqë­sore, që të bindin punon­jësit, për të mar­rë pjesë në grevë, pa shkelur të drejtën për të punuar të punon­jësve që nuk mar­rin pjesë në të.

3) Punëd­hënësi ndalo­het që gjatë zhvil­lim­it të grevës të zëvendë­so­jë në punë gre­vistët me per­sona të tjerë, të cilët në kohën e shpall­jes së grevës nuk kanë qenë punon­jës të tij, si dhe nuk lejo­het të mar­rë punon­jës të rinj pas kësaj date.

 

LIGJSHMËRIA E GREVËS

 

Neni 197/3

(shtu­ar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

Kushtet e përgjithshme

Gre­va është e ligjshme kur plotë­so­hen kushtet e mëposhtme:

1) Orga­ni­zo­het nga një sindikatë, që gëzon per­son­alitet juridik ose aderon në një orga­ni­za­të punë­mar­rë­sish me per­son­alitet të tillë.

2) Ka për qël­lim të arri­jë nën­shkrim­in e një kon­trate kolek­tive pune ose, nëse ekzis­ton një e tillë, plotësimin e kërke­save që buro­jnë nga mar­rëd­hëni­et e punës dhe që nuk rreg­ul­lo­hen nga kjo kon­tratë, përveç rasteve kur kjo e fun­dit parashikon detyrim­in abso­lut të paqes, të parashikuar në nenin 169 pika 2.

3) Sindika­ta ose sindikatat, nga njëra anë, dhe orga­ni­za­ta ose orga­ni­zatat e punëd­hënësve, nga ana tjetër, janë për­p­jekur të bien dako­rd, duke iu nën­shtru­ar pro­ce­durës së ndër­m­jetësim­it dhe paj­tim­it.

4) Nuk është në kundër­sh­tim me legjis­la­cionin në fuqi.

 

Gjend­jet e veçan­ta

Neni 197/4

(Shtu­ar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Gre­va nuk mund të ushtro­het ose, kur ka fil­lu­ar, të  pezul­lo­het në gjend­je të veçan­ta, për aq kohë sa vazh­don kjo gjend­je.

2) Janë gjend­je të veçan­ta:

a. fatke­qësitë naty­rore;

b. gjend­ja e luftës;

c. gjend­ja e jashtëza­kon­shme;

ç. rastet kur vihet në rrezik liria e zgjed­hjeve.

 

 

Shër­bimet e rëndë­sisë jetike

Neni 197/5

(Shtu­ar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Gre­va nuk mund të ushtro­het në shër­bimet e rëndë­sisë jetike, ku ndër­pre­r­ja e punës rrezikon jetën, sig­ur­inë per­son­ale ose shën­detin e një pjese ose të tërë pop­ull­sisë. Në këtë rast, kon­flik­tet kolek­tive zgjid­hen në mënyrë për­fundimtare dhe të detyrueshme, sipas nen­it 196 të këtij Kodi.

2) Janë shër­bime të rëndë­sisë jetike:

a. shër­bimet e domos­doshme mjekë­sore dhe spi­talore;

b. shër­bimet e furnizim­it me ujë;

c. shër­bimet e furnizim­it me energji elek­trike;

ç. shër­bimet e kon­trol­lit të trafikut ajror;

d. shër­bimet e mbro­jt­jes kundër zjar­rit;

dh. shër­bimet në burgje.

 

Shër­bimet min­i­male

Neni 197/6

(Shtu­ar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Gre­va nuk mund të ushtro­het nëse nuk sig­uro­het kry­er­ja e shër­bim­it min­i­mal.

2) Shër­bimet min­i­male mund të kërko­hen në sek­torët e shër­bimeve, për plotësimin e nevo­jave të rëndë­sisë themelore të pop­ull­sisë, me qël­lim që asaj t’i sig­uro­het plotësi­mi i këtyre nevo­jave.

3) Për plotësimin e shër­bimeve min­i­male, sindikatat duhet të për­cak­to­jnë dhe të sig­uro­jnë, gjatë zhvil­lim­it të grevës, punon­jësit e nevo­jshëm për rua­jt­jen dhe mirëm­ba­jt­jen e makiner­ive dhe të pajis­jeve.

4) Punon­jësit e për­men­dur në pikën 3 cak­to­hen me mar­rëvesh­je ndër­m­jet punëd­hënësit dhe sindikatës ose sindikatave përkatëse të punë­mar­rësve. Kur palët nuk arri­jnë të mer­ren vesh për num­rin dhe detyrat e punon­jësve përkatës për sig­urim­in e shër­bimeve min­i­male, mos­mar­rëvesh­ja zgjid­het detyrim­isht dhe për­fundimisht nga një arbitër i cak­tu­ar nga Min­istri i Punës dhe i Çësht­jeve Sociale ose organi admin­is­tra­tiv i autor­izuar prej tij, në këshillim me palët. Arbi­tri duhet të ven­dosë bren­da 24 orëve nga çasti i cak­tim­it të tij.

 

Gre­va e sol­i­daritetit

Neni 197/7

(Shtu­ar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

Gre­va e sol­i­daritetit është e ligjshme nëse ajo mbështet një grevë të ligjshme kundër një punëd­hënësi, në ndih­më të të cilit punëd­hënësi i gre­vistëve sol­i­darë jep mbështet­je aktive për të ndalu­ar ose për­fun­d­uar grevën.

 

 

Neni 197/8

(Shtu­ar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

Efek­tet e grevës së ligjshme

1) Gjatë zhvil­lim­it të grevës pezul­lo­hen detyrimet dhe të drej­tat, që rrjed­hin nga kon­tra­ta e punës, duke përf­shirë të drejtën e pagës dhe detyrim­in e bind­jes në punë.

2) Dis­poz­i­tat e pikës 1 nuk prekin të drej­tat e parashikuara me ligj për përku­jdesin shoqëror, aksi­den­tet në punë dhe sëmund­jet pro­fe­sion­ale.

3) Peri­ud­ha e pezul­lim­it nuk prek vjetërsinë në punë dhe efek­tet e saj.

4) Pushi­mi nga puna për shkak të një greve të ligjshme është i pavlef­shëm.

Kjo dis­poz­itë nuk zba­to­het kur punë­mar­rësi, gjatë grevës, kryen një akt që bie në kundër­sh­tim me ligjin.

 

Neni 197/9

(Shtu­ar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

Efek­tet e grevës së paligjshme

 

1) Kur gre­va nuk është e ligjshme, punëd­hënësi mund të ndër­presë mar­rëd­hëni­et e punës me gre­vistët. Ai ka të drejtë që ndaj punë­mar­rësve që nuk rifil­lo­jnë punën bren­da tre ditëve, të zgjid­hë kon­tratën e punës me efekt të men­jëher­shëm, si dhe t’u kërko­jë atyre shly­er­jen e dëmit të shkak­tu­ar. Në këtë rast nuk zba­to­hen dis­poz­i­tat për pro­ce­du­rat e pushim­it nga puna.

2) Kërke­sa për dëmsh­për­blim mund të drej­to­het edhe kundër sindikatës që orga­ni­zon grevën.

3) Kur gre­va shoqëro­het me veprime të paligjshme, palët i drej­to­hen gjykatës, e cila për­cak­ton përgjegjësitë e palëve, veprimet që ato duhet të krye­jnë, cak­ton dëmin e shkak­tu­ar dhe detyrimet e palës që duhet të zhdëm­to­jë.

4) Nëse rrethanat e lejo­jnë, gjyka­ta mund të ven­dosë rifil­lim­in e punës.

 

Neni 197/l0

(Shtu­ar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

Gre­va për­fun­don kur palët arri­jnë një mar­rëvesh­je ose kur sindika­ta, që e ka shpal­lur atë, ven­dos ndër­pre­rjen e saj.

 

Neni 198

(Shfuqi­zo­het me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003

 

ADMINISTRATA E PUNëS

 

KREU XVIII

 

MINISTRIA E PUNëS dhe e Çësht­jeve Sociale

 

Neni 199

1) Min­istri i Punës dhe i Çësht­jeve Sociale është organi admin­is­tra­tiv përgjegjës për admin­is­tratën e punës.

2) Min­istri i Punës dhe i Çësht­jeve Sociale është organi admin­is­tra­tiv kom­pe­tent për për­gatit­jen e zba­timin e legjis­la­cionit dhe poli­tikës së punës.

3) Min­istri i Punës dhe i Çësht­jeve Sociale  real­i­zon për­faqësimin e shtetit në fushën e mar­rëd­hënieve ndërkom­bëtare të punës.

 

KëSHILLI KOM­Bë­TAR I PUNëS

 

Neni 200

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Kri­jo­het Këshilli Kom­bë­tar i Punës, që për­bëhet nga për­faqë­sues të punëd­hënësve, punë­mar­rësve dhe Qev­erisë.

2) Këshilli shqyr­ton çësht­jet me interes të për­bashkët për orga­ni­zatat e punëd­hënësve dhe të punë­mar­rësve, me qël­lim që të arri­jë zgjid­hje të pranueshme për palët.

3) Kon­sul­timet bëhen veçanër­isht lid­hur me për­gatit­jet dhe zba­timin e legjis­la­cionit të punës, ndryshimet e këtij Kodi dhe përm­ba­jt­jen e akteve nën­ligjore, me poli­tikat dhe orga­niz­mat kom­bë­tarë që kanë të bëjnë me punësimin, formimin pro­fe­sion­al, mbro­jt­jen e punë­mar­rësve, higjienën dhe sig­urim­in teknik, prod­himin, mirëqe­nien, pro­gram­et e zhvil­lim­it ekonomik e shoqëror, si dhe me zba­timin e nor­mave të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës.

4) Këshilli Kom­bë­tar i Punës për­bëhet nga 27 anë­tarë dhe 27 kan­di­datë, nga 10 për­faqë­sues anë­tarë dhe 10 për­faqë­sues kan­di­datë nga orga­ni­zatat e punëd­hënësve, nga 10 për­faqë­sues anë­tarë dhe 10 për­faqë­sues kan­di­datë nga orga­ni­zatat e punë­mar­rësve dhe nga 7 për­faqë­sues anë­tarë dhe 7 për­faqë­sues kan­di­datë të Këshillit të Min­is­trave. Për­faqë­sue­sit kan­di­datë mar­rin pjesë në sean­cat e këshillit, në mungesë të për­faqë­suesve anë­tarë.

5) Në këtë Këshill mar­rin pjesë orga­ni­zatat më të për­faqë­suara të punë­mar­rësve dhe të punëd­hënësve, që për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave çdo 3 vjet.

6) Këshilli i Min­is­trave cak­ton komi­sione të spe­cial­izuara tri­palëshe, të përher­shme, në këshillim edhe me part­nerët socialë.

7) Emëri­mi i anë­tarëve dhe i kan­di­datëve të Këshillit Kom­bë­tar të Punës, për­faqë­sues të orga­ni­zatave të punë­mar­rësve dhe të punëd­hënësve, bëhet nga Min­istri i Punës dhe i Çësht­jeve Sociale, sipas propoz­imeve të këtyre orga­ni­zatave, në për­puth­je me pikën 5 të këtij neni.

8 ) Këshilli Kom­bë­tar i Punës mund të kri­jo­jë komi­sione të spe­cial­izuara ose grupe pune të përkohshme për këshillim­in dhe studimin e çësht­jeve të veçan­ta me interes të për­bashkët.

9) Këshilli Kom­bë­tar i Punës ka bux­hetin e vet të pavarur, që cak­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

10) Rreg­ul­lat e funk­sionim­it të Këshillit Kom­bë­tar të Punës rreg­ul­lo­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

 

SANKSIONET

 

KREU XIX

 

SANKSIONE CIVILE

 

Neni 201

1) Në rast të shkel­jes së të drej­tave të tij, per­soni i cen­uar ka të drejtë të kërko­jë zhdëm­timin e dëmit të pësuar.

2) Punëd­hënësi ose punë­mar­rësi nuk mund të kërko­jë zhdëm­timin në natyrë, me për­jash­tim të rasteve të parashikuara shpre­himisht në ligj.

 

GJOBA

 

Neni 202

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Shkel­ja e nen­eve 9,10, 39 (para­grafi i parë), 40, 41, 43, 44 (para­grafi i dytë), 69,75, 98, 100, 101, 103, 108, neni 181 pikat 3, 5 dhe 7 shkro­n­jat “a”, “b” dhe “c”, 184–186 të parashikuar në këtë Kod, dëno­hen me gjobë deri në pesëd­hjetë­fishin e pagës min­i­male mujore.

2) Shkel­ja e nen­eve 21 (para­grafi i tretë dhe i katërt)32 para­grafi i tretë, 33, 34, 36, 38, 42, 70–74, neni 78 pikat 1, 2 dhe 3, 79 (para­grafi i dytë), 80 (para­grafi i dytë), 81, 83, 84–87, 90 (para­grafi i dytë dhe i tretë), 91–96, 111, 116, 119 (para­grafi i parë), 139, 148 pika 7, 165 pika 1, 167, 193, nenet 99 pika 1, 105/a, 193 pika 2, 197/2 pika 3, të këtij Kodi dëno­hen me gjobë deri në trid­hjetë­fishin e pagës min­i­male mujore.

3) Shkel­ja e nen­eve 26 (para­grafi i katërt), 44 (para­grafi i parë) dhe 49 (para­grafi i katërt), neni 50, dëno­hen me gjobë deri në njëzet fishin e pagës min­i­male mujore.

4) shfuqi­zo­het.

5) Çdo shkel­je dëno­het me gjobë. Kur shkel­ja është e përsërit­ur ose në dëm të disa punë­mar­rësve, shu­ma e përgjithshme e gjobave të dhë­na është jo më e mad­he se 5-­fishi i gjobës mak­si­male.

6) Punëd­hënësi është përgjegjës sol­i­dar për pag­imin e gjobës, kur shkel­ja është kry­er nga një per­son i ngarkuar prej tij për ta për­faqë­suar në ndër­m­jar­rje.

7) Shkel­jet e dis­poz­i­tave të këtij Kodi, kur për­bëjnë vepër penale, dëno­hen sipas dis­poz­i­tave të Kodit Penal.

 

PARASHKRIMI

 

Neni 203

1) Afati i parashkrim­it për të drej­tat e punë­mar­rësit kun­drejt punëd­hënësit, dhe të punëd­hënësit kun­drejt punë­mar­rësit është 3 vjet. Ky afat fil­lon nga data e lind­jes të së drejtës. Kur e drej­ta bazo­het në shkel­jen e një dis­pozite të Kodit Penal, afati i parashkrim­it për veprën  penale është i zbat­ueshëm edhe për veprën civile.

2) Punëd­hënësi heq dorë nga e drej­ta për të kërkuar zhdëm­timin e dëmit të shkak­tu­ar nga punë­mar­rësi, në qoftë se nuk e kërkon këtë të drejtë me shkrim bren­da gjashtë mua­jve nga dita e mar­rjes dijeni.

3) Kon­sidero­het se punëd­hënësi ka hequr dorë nga çdo e drejtë, që i ka lin­dur gjatë mar­rëd­hënies së punës, nëse ai deri në për­fundim të kon­tratës, nuk njofton me shkrim punë­mar­rësin për rez­er­vat që ka në lid­hje me fak­tet për të cilat ai ka mar­rë dijeni dhe ka pre­tendimet e tij.

4) Ndjek­ja e shkel­jeve penale parashkruhet bren­da dy vjetëve, duke fil­lu­ar nga dita e kry­er­jes së shkel­jes, me për­jash­tim të ndjek­jeve të parashikuara nga Kodi Penal.

 

Neni 204

Me hyr­jen në fuqi të këtij Kodi shfuqi­zo­het ligji nr.6200, datë 27.6.1981 “Mbi Kodin e Punës të Repub­likës Pop­ul­lore Social­iste të Shqipërisë”, ligji nr.7526, datë 3.12.1991 “Për mar­rëd­hëni­et e punës”, ligji nr. 7724, datë 21.6.1993 “Për rreg­ul­lim­in e kohës së punës e të pushim­it”, ligji nr.7516, datë 7.10.1993 “Për sindikatat”, ligji nr.7673, datë 17.2.1993 “Për kon­tratën kolek­tive të punës”, si dhe çdo dis­poz­itë tjetër që vjen në kundër­sh­tim me këtë Kod.

 

Neni 205

 

Ky Kod hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

Ligji nr.7961, datë 12.7.1995 është shpal­lur me dekretin nr. 1160, datë 31.7.1995 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Sali Berisha

(botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr.16–1995)

Ligji nr.8085, datë 13.3.1996 është shpal­lur me dekretin nr.1408, datë 17.3.1996 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Sali Berisha

(botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr.6–1996)

Ligji nr.9125, datë 29.7.2003 është shpal­lur me dekretin nr.3928, datë 14.8.2003 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Alfred Moi­siu

(botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr.72–2003)

 

Neni 78

Ligjit nr. 9125, datë 29.7.2003

 

Neni 198 i ligjit nr.7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Repub­likës së Shqipërisë”, dekreti nr.7458, datë 22.1.1991, mirat­u­ar me ligjin nr.7494, datë 2.7.1991 “Për të drejtën e grevës”, si dhe çdo dis­poz­itë tjetër, që bie në kundër­sh­tim me këtë ligj, shfuqi­zo­hen.

 

Azhurn­i­mi i Kodit të Punës të Repub­likës së Shqipërisë është bërë me qël­lim lehtësimin e për­dorim­it të tij me gjithë ndryshimet që ka pësuar ky ligj. Qen­dra e Pub­likimeve Zyrtare për­jash­to­het nga çdo lloj përgjegjësie për ndon­jë pasak­tësi të mund­shme në këtë botim. Refer­i­mi ndaj këtij boti­mi është i vlef­shëm deri në momentin që ky për­pu­thet me vari­antin zyr­tar të botu­ar në Fle­toret përkatëse Zyrtare të sipër­shënuara. Në çdo rast të ndryshimeve të nen­eve është bërë shën­i­mi përkatës poshtë nen­it.

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim