L I G J

Nr.7961, datë 12.7.1995

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr.10 053, datë 29.12.2008)

I azhur­nuar

KODI I PUNëS

I REPUB­LIKëS Të SHQIPëRISë

 

Në mbështet­je të nen­it 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dis­poz­i­tat krye­sore kushtetuese”, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

 

KUVENDI POPULLOR

I REPUB­LIKëS Së SHQIPëRISë

 

V E N D O S I:

BAZAT E KODIT Të PUNëS

KREU I

 

Neni 1

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

 

Kodi i Punës bazo­het në Kushte­tutën e Repub­likës së Shqipërisë.

 

Neni 2

1) Kodi i Punës respek­ton kon­ven­tat ndërkom­bëtare të rat­i­fikuara nga Repub­li­ka e Shqipërisë.

2) Kodi i Punës bazo­het në nor­mat përgjithë­sisht të pran­uara të së drejtës ndërkom­bëtare

 

FUSHA E ZBATIMIT Të KODIT

 

KREU II

 

A. Në HAPëSIRë

 

Neni 3

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Kon­tra­ta e punës rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit, ku punë­mar­rësi kryen zakon­isht punën e vet, edhe nëse ai dër­go­het nga punëd­hënësi të puno­jë përko­hë­sisht në një shtet tjetër.

2) Kur punë­mar­rësi nuk e kryen punën zakon­isht në të njëjtin shtet, kon­tra­ta e punës rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit ku ndod­het qen­dra e tij/saj e punës.

Kur qen­dra e punës nuk mund të për­cak­to­het, ajo rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit, ku ndod­het qen­dra e per­son­it fizik ose juridik, që ka punë­suar punë­mar­rësin.

3) Kur nga tërësia e rrethanave kon­tra­ta e punës ka lid­hje më të ngush­ta me ligjin e një shteti tjetër, atëherë zba­to­het ky ligj.

4) Palët me mar­rëvesh­je mund të zgjed­hin zba­timin e një ligji tjetër, ndryshe nga sa parashiko­het në para­grafët e mësipërm.

5) Kjo zgjed­hje nuk mund ta privo­jë punë­mar­rësin nga mbro­jt­ja që i sig­uro­jnë atij dis­poz­i­tat urd­hëruese të ligjit që do të jetë i zbat­ueshëm në mungesë të zgjed­hjes. Në kup­tim të kësaj dis­pozite, quhen urd­hëruese të gjitha dis­poz­i­tat që, në bazë të ligjit, nuk duhet të ceno­hen me kon­tratë në dëm të punë­mar­rësit.

 

B. SIPAS PERSONAVE

 

Neni 4

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

Për­jash­to­hen nga fusha e zba­tim­it të këtij Kodi:

- punësi­mi i per­son­ave që rreg­ul­lo­het me ligj të veçan­të.

Dis­pozi­ta të veçan­ta të këtij Kodi zba­to­hen edhe ndaj per­son­ave, punësi­mi i të cilëve rreg­ul­lo­het me ligj të veçan­të, nëse ligji i veçan­të nuk parashikon zgjid­hje për prob­leme të lid­hu­ra me mar­rëd­hëni­et e punës.

 

C. SIPAS PëRM­BA­JT­JES

 

Neni 5

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

Për­jash­to­hen nga fusha e zba­tim­it të këtij Kodi:

a. veprim­taria që kufi­zo­het vetëm në ushtrim­in e detyrës së këshill­tar­it ose anë­tar­it të organ­it të admin­istrim­it të per­son­it juridik që ka for­mën juridike të një shoqërie, kur kjo veprim­tari përm­ban vetëm ekzeku­timin e detyrimeve që rrjed­hin nga kjo detyrë;

b. punët e kry­era shoqër­isht, vull­ne­tar­isht ose në bazë të fqin­jë­sisë së mirë;

c. punët famil­jare që kry­hen nga: bashkëshorti, fëmi­jët dhe bashkëshort­et e tyre, part­nerët bashkë­jetues, paraard­hës të tyre, përf­shirë të birë­suar­it, për aq kohë sa jeto­jnë me punëd­hënësin në një ekono­mi të për­bashkët, me për­jash­tim të rasteve kur provo­het se per­son­at që i krye­jnë ato janë punë­mar­rës.

 

D. Në KOHë

Neni 6

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

1) Dis­poz­i­tat e këtij Kodi zba­to­hen për të gjitha kon­tratat e punës që do të lid­hen pas hyr­jes së tij në fuqi.

2) Ky Kod zba­to­het edhe për kon­tratat e punës të lid­hu­ra para hyr­jes së tij në fuqi, por të zbat­u­ara pas kësaj hyr­je­je në fuqi të këtij Kodi. Në të gjitha rastet punë­mar­rësit i llog­a­ritet vjetër­sia në punë që nga fil­li­mi i mar­rëd­hënieve të punës.

3) Të njëj­tat rreg­ul­la zba­to­hen në rast ndryshi­mi të pjesshëm të këtij Kodi.

4) Këshilli i Min­is­trave mund të ven­dosë që dis­poz­i­tat e këtij Kodi lid­hur me mbro­jt­jen e shën­de­tit dhe të sig­urisë të vihen në jetë në mënyrë pro­gre­sive, gjatë një peri­ud­he të kufizuar në disa ndër­mar­rje të për­cak­tu­ara me vendim të Këshillit të Min­is­trave; këto ndër­mar­rje do t’u nën­shtro­hen dis­poz­i­tave të veçan­ta.

 

Neni 7

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

Kom­pe­ten­ca tokë­sore

1) Paditë ndaj per­son­ave që bano­jnë në ter­ri­torin e Shqipërisë ngri­hen para gjykatës së vend­ba­nim­it të të padi­tu­rit.

2) Padia ngri­het edhe në vendin ku punë­mar­rësi kryen zakon­isht punën e tij. Kur punë­mar­rësi nuk e kryen zakon­isht punën e tij në të njëjtin vend, ven­di ku ndod­het qen­dra e punës, që e ka punë­suar atë.

3) Mar­rëvesh­jet që lid­hen me juridik­sion­in janë të vlef­shme vetëm nëse për­cak­to­hen pas lind­jes së kon­flik­tit.

 

TË DREJTAT THEMELORE

KREU III

A. NDALIMI I PUNëS Së DETYRUAR

 

Neni 8

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

1) Ndalo­het puna e detyru­ar në të gjitha for­mat e saj.

2) Me punë të detyru­ar ose të detyrueshme kup­to­het çdo punë ose shër­bim që i kërko­het indi­vid­it kundër vul­len­tit të tij, duke e kër­cënuar me një dën­im të çfarë­doshëm.

Ndalo­het për­dori­mi i punës së detyru­ar si:

a. masë shtrënguese ose sank­sion ndaj per­son­ave që kanë ose që shpre­hin bind­je në kundër­sh­tim me rendin poli­tik, ekonomik, shoqëror në fuqi;

b. metodë mobi­liz­i­mi ose për­dori­mi të fuqisë punë­tore për qël­lime të zhvil­lim­it ekonomik;

c. masë për disi­plinën në punë;

d. dën­im për pjesë­mar­rje në grevë;

e. masë diskri­m­in­i­mi racial, shoqëror, kom­bë­tar ose fetar.

3) Nuk quhet punë e detyru­ar:

a. çdo punë ose shër­bim i kërkuar në bazë të ligjit për For­cat e Armato­sura të Repub­likës së Shqipërisë, të cilat lid­hen me punime të karak­ter­it të mirë­filltë ushtarak;

b. çdo punë ose shër­bim që i kërko­het indi­vid­it si dën­im i ven­do­sur nga gjyka­ta dhe gjatë të cilit per­soni nuk vihet në shër­bim të shte­tasve ose per­son­ave juridikë pri­vatë, me për­jash­tim të rasteve të parashikuara në para­grafin 2 të këtij neni;

c. çdo punë që kërko­het në rast lufte ose për shkak të for­cave mad­hore, fatke­qësi naty­rore, sido­mos zjar­ri, përm­byt­ja, uria, tërmeti, epi­demia ose të gjitha rrethanat që rreziko­jnë jetën ose kushtet nor­male të jetesës së të gjithë pop­ull­sisë ose të një pjese të saj.

 

NDALIMI I DISKRIMINIMIT

 

Neni 9

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

1) Nalo­het çdo lloj diskri­m­in­i­mi në fushën e mar­rjes në punë dhe të pro­fe­sion­it.

2) Me diskri­m­in­im kup­to­het çdo dal­lim, për­jash­tim ose para­pëlqim që bazo­het në racë, ngjyrë, seks, moshë, fe, bind­je poli­tike, origjinë kom­bëtare, origjinë shoqërore, lid­hje famil­jare, të meta fizike ose men­dore që cenon të drejtën e indi­vid­it për të qenë i barabartë në punësim dhe tra­j­tim. Dal­limet, për­jash­timet ose para­pëlqimet që kërko­hen për një vend pune të cak­tu­ar nuk kon­sidero­hen si diskri­m­in­ime. Masat e veçan­ta mbro­jtëse për punë­mar­rësit të parashikuara nga ky Kod me vendim të Këshillit të Min­is­trave ose me kon­tra­ta kolek­tive nuk quhen si diskri­m­in­ime.

3) Me punësim dhe pro­fe­sion kup­to­het ori­en­ti­mi dhe formi­mi pro­fe­sion­al, zënia me punë dhe në pro­fe­sione të ndryshme, si dhe kushtet e punësim­it që lid­hen me  shpërn­dar­jen e punës, kry­er­jen e saj, shpër­blim­in, ndih­mën shoqërore, disip­il­inën ose për­fundimin e kon­tratës së punës.

 

B. LIRIA SINDIKALE. BISEDIMET KOLEKTIVE

 

Neni 10

1) Liria sindikale mbro­het me ligj.

2) Askush nuk ka të drejtë:

a. të kushtë­zo­jë punësimin e punë­mar­rësit nëse ai është ose jo ose pushon së qenuri anë­tari i një sindikate të kri­juar në bazë të ligjit;

b. të pusho­jë ose ceno­jë të drejtën e punë­mar­rësit për shkak të anë­tarësim­it ose jo në një sindikatë të kri­juar në bazë të ligjit ose të pjesë­mar­rjes në veprim­tari sindikale duke respek­tu­ar legjis­la­cionin në fuqi.

 

Neni 10/1

Mbro­jt­ja për punon­jësit që denon­co­jnë kor­rup­sion­in

(Shtu­ar me ligjin nr.10 053, datë 29.12.2008)

1. Çdo masë ose sank­sion admin­is­tra­tiv i pajus­ti­fikuar, që është mar­rë ndaj punon­jësve, të cilët kanë arsye të dysho­jnë për kor­rup­sion e që këtë dyshim ua paraqesin per­son­ave përgjegjës ose autoriteteve kom­pe­tente, është i pavlef­shëm.

2. Kundër vendim­it të dhënë në mënyrë të pajus­ti­fikuar për shkakun e mësipërm, punon­jësi ka të drejtën e ankim­it në gjykatë.

3.  Rapor­ti­mi i fak­teve, që kanë lid­hje me kor­rup­sion­in, nuk për­bën shkel­je të detyrim­it të sekretit pro­fe­sion­al.

 

 

PËRPARËSIA E NORMAVE TË SË DREJTËS

 

KREU IV

 

Neni 11

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, date 29.7.2003)

1) Të drej­tat dhe detyrimet lid­hur me mar­rëd­hënien e punës rreg­ul­lo­hen në mënyrë për­parësie nga këto burime:

a. Kushte­tu­ta e Repub­likës së Shqipërisë

b. Kon­ven­tat ndërkom­bëtare të rat­i­fikuara nga Repub­li­ka e Shqipërisë

c. Ky Kod dhe aktet e tij nën­ligjore

d. Kon­tra­ta kolek­tive e punës

e. Kon­tra­ta indi­vid­uale e punës

f. Rreg­ul­lor­ja e brend­shme

g. Zakonet lokale dhe pro­fe­sion­ale.

2) Aktet nën­ligjore dalin në plotësim dhe zba­tim të dis­poz­i­tave të parashikuara nga ky Kod.

Ato mund të për­cak­to­jnë kushte pune më pak të favor­shme për punë­mar­rësit sesa ato të parashikuara nga ky Kod vetëm kur kjo parashiko­het shpre­himisht në këtë të fun­dit.

3) Çdo dis­poz­itë që shkel një dis­poz­itë të një shkalle më të lartë, është e pavlef­shme. Megjithatë, janë të vlef­shme, vetëm ato dis­pozi­ta që për­mirë­so­jnë poz­itën e punë­mar­rësit.

4)  Punë­mar­rësi nuk mund të heqë dorë nga të drej­tat, që rrjed­hin nga dis­poz­i­tat urd­hëruese të këtij Kodi ose të kon­tratave kolek­tive të punës. Janë të vlef­shme mar­rëvesh­jet e bëra në prani të inspek­torit të punës ose në for­mën e parashikuar në kon­tratën kolek­tive të punës, që kanë si qël­lim të mën­jano­jnë me paj­tim një kon­flikt, duke bërë lëshime të dyan­shme, të pran­uara me vull­net të lirë nga të dyja palët.

5) Zakonet pro­fe­sion­ale zba­to­hen vetëm kur mungo­jnë dis­poz­i­tat ligjore, parashikimet në mar­rëvesh­je, kon­tratë, si dhe kur dis­poz­i­tat ligjore i refer­o­hen shpre­himisht  zakon­eve pro­fe­sion­ale.

 

KRIJIMI I RAPORTEVE INDIVIDUALE TË PUNËS

KREU V

A. PËRKUFIZIM

 

KONTRATA E PUNËS

 

Neni 12

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

Kon­tra­ta e punës është një mar­rëvesh­je ndër­m­jet punë­mar­rësit dhe punëd­hënësit, që rreg­ul­lon mar­rëd­hëni­et e punës dhe përm­ban të drej­tat dhe detyrimet e palëve. Në kon­tratën e punës punë­mar­rësi merr për­sipër të ofro­jë punën ose shër­bimin e vet për një peri­ud­hë të cak­tu­ar ose të pacak­tu­ar kohe, në kuadër të orga­nizim­it dhe të urdhrave të një per­soni tjetër, të qua­j­tur punëd­hënës, i cili merr për­sipër të pagua­jë një shpër­blim.

 

KONTRATA E GRUPIT

 

Neni 13

1) Kur punëd­hënësi lidh një kon­tratë me një grup punë­mar­rë­sish si tërësi, ai lid­het në mënyrë kon­trak­tuese me secilin anë­tar të grupit.

2) Është e pavlef­shme çdo mar­rëvesh­je sipas së cilës punë­mar­rësi zoto­het të për­dorë si punëd­hënës shër­bimet e një të treti.

 

PUNA ME KOHË TË PJESSHME

 

Neni 14

1) Me kon­tratën e punës me kohë të pjesshme, punë­mar­rësi pra­non të puno­jë me orë, gjys­më dite pune ose ditë pune, për një kohëzg­jat­je nor­male javore ose mujore më të vogël se ajo e punë­mar­rësve që puno­jnë me kohë të plotë në të njëj­tat kushte.

2) Punë­mar­rësi me kohë pune të pjesshme gëzon të njëj­tat të drej­ta, për­p­jesë­timisht si punë­mar­rësi me kohë të plotë pune.

 

PUNA NË SHTËPI

 

Neni 15

1) Me kon­tratën e punës në shtëpi, punë­mar­rësi dety­ro­het të krye­jë punën e tij vetëm ose me ndih­mën e anë­tarëve të famil­jes në shtëpinë e tij ose në një lokal tjetër të zgjed­hur prej tij në bazë të vari­anteve të dhë­na nga punëd­hënësi.

2) Punë­mar­rësi që punon në shtëpi gëzon të njëj­tat të drej­ta si dhe punë­mar­rësi që punon në sipër­mar­rje. Kur punë­mar­rësi nuk punon në shtëpinë e tij, ai mund të kërko­jë sht­esë shpen­z­imesh për për­dorim­in e lokalit.

 

AGJENTI TREGTAR (Komi­sion­erët)

 

Neni 16

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

1) Me kon­tratën e punës të agjen­tit treg­tar, punë­mar­rësi (agjen­ti treg­tar) dety­ro­het kun­drejt pagesës të hyjë në bised­ime ose të për­fun­do­jë mar­rëvesh­je për veprim­tari të çdo lloj natyre qof­shin, jashtë ndër­mar­rjes, sipas urdhrave dhe për llog­a­ri të punëd­hënësit.

2) Nuk kon­sidero­het si agjent treg­tar per­soni që e ushtron këtë veprim­tari në mënyrë të pavarur.

3) Dis­poz­i­tat e këtij Kodi zba­to­hen edhe për kon­tratën e agjen­tit treg­tar si punë­mar­rës.

 

KONTRATA E MËSIMIT TË PROFESIONIT

 

Neni 17

1) Me kon­tratën e mësim­it të pro­fe­sion­it, mjeshtri mësues dety­ro­het të kual­i­fiko­jë nxënësin sipas rreg­ullave të pro­fe­sion­it dhe nxënësi të puno­jë në shër­bim të mjeshtrit mësues për t’u kual­i­fikuar.

2) Dis­poz­i­tat e këtij Kodi zba­to­hen edhe për kon­tratën e mësim­it të pro­fe­sion­it.

 

DISPOZITA PËR KONTRATAT E VEÇANTA

 

Neni 18

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

1) Këshilli i Min­is­trave mund të parashiko­jë rreg­ul­la të veçan­ta që zba­to­hen për kon­tratën e punës në shtëpi, kon­tratën e punës të agjen­tit që është i pavarur dhe kon­tratën e mësim­it të pro­fe­sion­it.

2) Këshilli i Min­is­trave mund të parashiko­jë rreg­ul­la të veçan­ta për punë­mar­rësit që puno­jnë në shtëpi, bujqësi, ndër­tim, trans­porte, miniera, porte, si dhe për punë­mar­rësit e përkohshëm.

 

B. LINDJA E MARRËDHËNIEVE TË PUNËS

 

PUNËSIMI

 

Neni 19

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Punëd­hënësi punë­son në mënyrë të drejt­për­drejtë punë-mar­rësin.

2) Punëd­hënësi, për të punë­suar punë­mar­rësin, mund të për­dorë shër­bimet e zyrave shtetërore të punësim­it ose të agjen­cive pri­vate të punësim­it.

3) Veprim­taria pri­vate e ndër­m­jetësim­it në punë për qël­lime fiti­mi i nën­shtro­het të njëj­tave rreg­ul­la që për­cak­ton Këshilli i Min­is­trave për ushtrim­in e veprim­tarisë shtetërore të ndër­m­jetësim­it në punë.

 

AFTËSIA PËR TË KONTRAKTUAR

 

Neni 20

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

1) Kanë të drejtë të lid­hin kon­tratë pune:

a. per­son­at që gëzo­jnë zotësi të plotë për të vepru­ar sipas dis­poz­i­tave të Kodit Civ­il;

b. per­son­at me zotësi të kufizuar, por të autor­izuar shpre­himisht ose në hes­ht­je për të kry­er punë nga për­faqë­sue­si i tyre ligjor.

2) Per­son­at e për­men­dur në shkro­n­jën “b” të këtij neni ushtro­jnë të drej­tat dhe përm­bushin detyrimet që rrjed­hin nga kon­tra­ta si gjithë punë­mar­rësit e tjerë dhe kanë të drejtë ta zgjid­hin këtë kon­tratë.

 

FORMA E KONTRATËS SË PUNËS

 

Neni 21

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Kon­tra­ta e punës mund të lid­het dhe ndryshohet me gojë ose me shkrim. Ajo mund të ndryshohet vetëm në mar­rëvesh­je midis palëve. Çdo ndryshim i kon­tratës së shkru­ar, në dëm të punë­mar­rësit, duhet të për­fun­do­het me shkrim.

2) Kon­tra­ta e punës quhet e lid­hur kur punëd­hënësi pra­non kry­er­jen e punës për një kohë të cak­tu­ar ose të pacak­tu­ar, në kuadrin e orga­nizim­it dhe nën urdhrat e tij dhe që në bazë të këtyre rrethanave kry­het vetëm kun­drejt pagesës.

3) Kon­tra­ta e punës e lid­hur me shkrim duhet të përm­ba­jë sido­mos:

a. iden­titetin e palëve;

b. vendin e punës;

c. për­shkrim­in e përgjithshëm të punës;

d. datën e fil­lim­it të punës;

e. kohëzg­jat­jen kur palët lid­hin kon­tratë me afat të cak­tu­ar;

f. kohëzg­jat­jen e pushimeve të paguara;

g. afatin e njof­tim­it për zgjid­hjen e kon­tratës;

h. ele­mentet për­bërëse të pagës dhe datën e dhënies së saj;

i. kohën nor­male javore të punës;

j. kon­tra­ta e punës duhet të përm­ba­jë dhe kon­tratën kolek­tive në fuqi.

4) Kur kon­tra­ta e punës lid­het me gojë, punëd­hënësi është i detyru­ar që, bren­da 30 ditëve nga data e lid­hjes së kon­tratës, të har­to­jë me shkrim doku­mentin përkatës, të nën­shkru­ar prej tij dhe punë­mar­rësit, ku të përf­shi­hen sido­mos ele­mentet e parashikuara në pikën 3 të këtij neni. Moshar­ti­mi i këtij doku­men­ti me shkrim nuk cenon vlef­sh­mërinë e kon­tratës, por sjell vetëm përgjegjës­inë e punëd­hënësit, sipas nen­it 202 pika 2 të këtij Kodi.

5) Infor­ma­cioni lid­hur me ele­mentet e parashikuara në para­grafin e tretë shkro­n­ja “f”, “g”, “h” dhe “i”, në rast nevo­je, jepet me anë ref­er­en­cash ndaj dis­poz­i­tave të Kodit, të vendimeve të Këshillit të Min­is­trave ose të një kon­trate kolek­tive.

 

 

DETYRIMET E PUNËMARRËSIT

KREU VI

KRYERJA E PUNËS PERSONALISHT

 

Neni 22

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

1) Punë­mar­rësi kryen per­son­al­isht punën e ngarkuar, me për­jash­tim të rasteve kur me mar­rëvesh­je parashiko­het e kundër­ta.

2) Nuk është i vlef­shëm zoti­mi i punë­mar­rësit për t’i sig­u­ru­ar punëd­hënësit një zëvendë­sues, kur ai nuk është i detyru­ar të puno­jë si paso­jë e zba­tim­it të këtij Kodi.

3) Punë­mar­rësi zëvendë­so­het ose ndih­mo­het nga një i tretë, me pëlqimin e shpre­hur ose në hes­ht­je të punëd­hënësit. Në këtë rast zëvendë­sue­si ose ndih­mësi quhet punë­mar­rës i punëd­hënësit. Çdo mar­rëvesh­je e kundërt është e pavlef­shme.

 

DETYRIMI I BINDJES

 

Neni 23

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1)  Punë­mar­rësi respek­ton urdhrat dhe udhëzimet e përgjithshme dhe të veçan­ta të punëd­hënësit.

2) Punë­mar­rësi nuk është i detyru­ar të zba­to­jë urdhrat dhe udhëzimet e përgjithshme dhe të veçan­ta të punëd­hënësit, që ndrysho­jnë kushtet e kon­tratës së punës. Ndryshi­mi i kon­tratës bëhet me mar­rëvesh­je ndër­m­jet palëve.

3) Punë­mar­rësi nuk është i detyru­ar të zba­to­jë urdhrat dhe udhëzimet e përgjithshme dhe të veçan­ta të punëd­hënësit, që rreziko­jnë jetën dhe shën­detin e tij

 

DETYRIMI I KUJDESIT NË PUNË

 

Neni 24

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

1) Punë­mar­rësi kryen me kujdes punën që i ngarko­het.

2) Punë­mar­rësi për kry­er­jen e punës duhet të për­dorë sipas rreg­ullave të cak­tu­ara mjetet e punës, aparat­u­rat, mjetet e punëd­hënësit dhe pajis­jet e vëna në dis­pozi­cion të tij.

 

DETYRIMI I DHËNIES LLOGARI DHE I KTHIMIT

 

Neni 25

1) Punë­mar­rësi i jep llog­a­ri punëd­hënësit për gjithç­ka të për­fi­tu­ar në emër të punëd­hënësit gjatë ushtrim­it të veprim­tarisë së tij bren­da kon­tratës, veçanër­isht për shu­mat në para.

2) Punë­mar­rësi i kthen men­jëherë punëd­hënësit gjithç­ka të mar­rë, me për­jash­tim të bashk­shi­sheve dhe dhu­ratave vet­jake për të.

3) Punë­mar­rësi i kthen punëd­hënësit men­jëherë edhe gjithç­ka të prod­huar nga veprim­taria e tij në bazë të kon­tratës.

 

DETYRIMI I BESNIKËRISË

 

Neni 26

1) Punë­mar­rësi ruan me besnikëri intere­sat e ligjshëm të punëd­hënësit.

2) Punë­mar­rësi ndih­mon bren­da mundë­sive të tij punë­mar­rësit e tjerë ose punëd­hënësin në rast fatke­qësie ose rreziku.

3) Gjatë vlef­sh­mërisë së kon­tratës, punë­mar­rësi nuk duhet të krye­jë asnjë punë të paguar nga të tretët, e cila dëm­ton punëd­hënësin ose i bën konkur­rencë atij.

4) Gjatë vlef­sh­mërisë së kon­tratës dhe pas mbarim­it të saj, punë­mar­rësi duhet të rua­jë fak­tet e des­tin­uara të mbeten sekret si:

- sekreti i fab­rikim­it dhe i veprim­tarisë, që ai ka pasur dijeni kur ka qenë në shër­bim të punëd­hënësit.

5) Punë­mar­rësi ka të drejtë të denon­co­jë në organet kom­pe­tente veprat penale, shkel­jet e legjis­la­cionit të punës ose të kon­tratës për të cilat ai ka dijeni.

 

PËRGJEGJËSIA E PUNËMARRËSIT

 

Neni 27

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Punë­mar­rësi përgjig­jet ndaj punëd­hënësit për dëmin që i shkak­ton kur shkel detyrimet kon­trak­tuale me dash­je ose nga paku­jde­sia.

2) Shkalla e kujde­sit, që duhet të tre­go­jë punë­mar­rësi në punë, varet nga njo­hu­ritë teknike, të nevo­jshme për të kry­er punën e cak­tu­ar, duke pasur parasysh aftësitë dhe cilësitë e punë­mar­rësit, që punëd­hënësi i nji­hte ose duhet t’i kishte njo­hur. Dëmi, që lid­het në mënyrë të qenë­sishme me kry­er­jen e punës, për­bal­lo­het nga punëd­hënësi.

3)  Dëmi përf­shin dëmin real dhe fitimin e munguar.

4) Gjyka­ta mund të shkarko­jë plotë­sisht ose pjesër­isht punë­mar­rësin nga detyri­mi për shpër­blim­in e dëmit kur:

- punë­mar­rësi ka vepru­ar me paku­jde­si të lehtë;

- punëd­hënësi, në orga­niz­imin dhe kon­trol­lin e punës, bën të njëjtin gabim që lid­het me shkak­timin e dëmit;

- detyri­mi për të zhdëm­tu­ar plotë­sisht dëmin s’është i për­bal­lueshëm duke pasur parasysh burimet e të ard­hu­rave të punë­mar­rësit.

 

A. NDALIMI I KONKURRENCËS PAS PËRFUNDIMIT

TË MARRËDHËNIEVE TË PUNËS

 

KUSHTET

 

Neni 28

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Punë­mar­rësi mbi 18 vjeç mund të zoto­het me shkrim kun­drejt punëd­hënësit që, pas për­fundim­it të mar­rëd­hënieve të punës, nuk do t’i bëjë atij konkur­rencë në asnjë lloj mënyre, veçanër­isht, nuk do të for­mo­jë një sipër­mar­rje konkur­rente, nuk do të puno­jë dhe nuk do të intere­so­het për të.

2) Mar­rëvesh­ja për ndal­im­in e konkur­rencës është e vlef­shme vetëm nëse raportet e punës i kanë dhënë mundës­inë punë­mar­rësit të ketë dijeni për sekretet e fab­rikim­it ose të veprim­tarisë së punëd­hënësit dhe nëse për­dori­mi i këtyre sekreteve mund t’i shkak­to­jë punëd­hënësit një dëm të rëndë.

3) Punëd­hënësi mund të kërko­jë zba­timin e mar­rëvesh­jes për ndal­im­in e konkur­rencës vetëm nëse i ofron punë­mar­rësit, gjatë peri­ud­hës së ndalim­it, jo më pak se 75 për qind të pagës që ai do të mer­rte po të vazh­donte të punonte për punëd­hënësin. Kur paga është e ndryshueshme, shpër­bli­mi llog­a­ritet mbi bazën e pagës mesa­tare të vitit të mëparshëm dhe indek­so­het.

 

KUFIZIME

 

Neni 29

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Mar­rëvesh­ja duhet të për­cak­to­jë qartë ndal­im­in e konkur­rencës për vendin, kohën, llo­jin e veprim­tarisë, për të mos dëm­tu­ar të ardhmen ekonomike të punë­mar­rësit. Afati i ndalim­it nuk mund të jetë më shumë se një vit.

2) Gjyka­ta mund të zvogëlo­jë ele­mentet e sipër­për­men­dura për ndal­im­in e konkur­rencës së tepru­ar, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat. Ajo mban parasysh veçanër­isht nëse shpër­bli­mi i dhënë nga punëd­hënësi tejkalon min­i­mu­min e parashikuar në nenin 28.

 

PëR­FUNDI­MI I NDALIMIT

 

Neni 30

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Ndal­i­mi i konkur­rencës merr fund në afatin e cak­tu­ar në mar­rëvesh­je.

2) Pavarë­sisht nga afati i cak­tu­ar në mar­rëvesh­je, ndal­i­mi i konkur­rencës për­fun­don nëse vërte­to­het se punëd­hënësi nuk ka më asnjë interes për vazhdimin e saj.

3) Mar­rëvesh­ja për ndal­im­in e konkur­rencës nuk zba­to­het kur punëd­hënësi zgjidh kon­tratën për shkaqe të pajus­ti­fikuara ose kur punë­mar­rësi zgjidh kon­tratën për një shkak të jus­ti­fikuar, që lid­het me punëd­hënësin.

 

SANKSIONE

 

Neni 31

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Punë­mar­rësi, që shkel ndal­im­in për të bërë konkur­rencë, duhet të zhdëm­to­jë dëmin që i shkak­ton punëd­hënësit.

2) Nëse në mar­rëvesh­je është parashikuar dën­i­mi me gjobë në rast shkel­je­je të ndalim­it të konkur­rencës, punë­mar­rësi mund të vazh­do­jë veprim­tar­inë konkur­ruese, pasi ka paguar gjobën e cak­tu­ar, megjithatë ai duhet t’i pagua­jë punëd­hënësit edhe difer­encën ndër­m­jet gjobës dhe dëmit të shkak­tu­ar.

3) Nëse në mar­rëvesh­je është parashikuar dën­i­mi me gjobë në rast shkel­je­je të ndalim­it të konkur­rencës, gjyka­ta mund të pakë­so­jë gjobën, nëse ajo është e tepru­ar, duke mar­rë parasysh rrethanat që kanë çuar në këto shkel­je.

4) Punëd­hënësi mund të kërko­jë, kur ai e ka parashikuar shpre­himisht këtë të drejtë me shkrim, përveç pagim­it të gjobës dhe dëmsh­për­blimeve të tjera të parashikuara, edhe ndal­im­in e veprim­tarisë konkur­ruese, nëse kjo masë është e jus­ti­fikueshme, duke mar­rë parasysh intere­sat e cen­uar ose të rrezikuar të punëd­hënësit, si dhe sjell­jen e punë­mar­rësit.

 

DETYRIME Të PëRGJITHSHME Të PUNëD­HëNëSIT

 

KREU VII

 

MBROJTJA E PERSONALITETIT

 

Neni 32

1) Punëd­hënësi respek­ton dhe mbron në raportet e punës per­son­alitetin e punë­mar­rësit.

2) Ai duhet të paran­dalo­jë çdo qën­drim që cenon din­jitetin e punë­mar­rësit.

3) Punëd­hënësi ndalo­het të krye­jë çdo veprim që për­bën shqetësim sek­su­al karshi punë­mar­rësit dhe nuk lejon kry­er­jen e veprimeve të tilla nga punë­mar­rësit e tjerë.

Me shqetësim sek­su­al kup­to­het çdo shqetësim që dëm­ton në mënyrë të duk­shme gjend­jen psikologjike të punë­mar­rësit për shkak të sek­sit.

 

DETYRIMI

 

Neni 33

Punëd­hënësi, gjatë mar­rëd­hënieve të punës, nuk duhet të mbled­hë infor­ma­ta lid­hur me punë­mar­rësit, përveç rasteve, kur këto infor­ma­ta lid­hen me aftësitë pro­fe­sion­ale të punë­mar­rësve ose janë të nevo­jshme për zba­timin e kon­tratës.

 

KONTROLLI I SENDEVE VETJAKE

 

Neni 34

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Punë­mar­rësi dhe sendet e tij vet­jake nuk bëhen objekt i kon­trol­lit, me për­jash­tim të rasteve kur duhet të mbro­het pasuria e punëd­hënësit, punë­mar­rësve të per­son­it juridik ose per­son­ave të tretë nga një cen­im i paligjshëm.

2) Kon­trol­li kry­het gjatë kohës së punës nga punëd­hënësi ose një per­son i cak­tu­ar prej tij. Per­soni që kon­trol­lon dhe per­soni që kon­trol­lo­het duhet të jenë të së njëjtës gji­ni.

3) Kon­trol­li kry­het bren­da ter­ri­torit të ndër­mar­rjes, në prani të një punë­mar­rësi tjetër, të pran­uar nga punë­mar­rësi që kon­trol­lo­het.

 

CERTIFIKATA E PUNëS

 

Neni 35

1)  Punë­mar­rësi i kërkon punëd­hënësit në çdo kohë një cer­ti­fikatë mbi natyrën dhe kohëzg­jat­jen e punës, cilës­inë e saj dhe sjell­jen e tij.

2)  Me kërkesën e shpre­hur të punë­mar­rësit, cer­ti­fika­ta përm­ban të dhë­na vetëm mbi natyrën dhe kohëzg­jat­jen e mar­rëd­hënieve të punës.

3) Punëd­hënësi nuk ka të drejtë t’u japë të tretëve infor­ma­cione për punë­mar­rësit e tij me për­jash­tim të rasteve të parashikuara në ligj ose me pëlqimin e punë­mar­rësit.

 

REGJISTRI

 

Neni 36

1) Punëd­hënësi mban regjistrin e punë­mar­rësve të punë­suar në ndër­mar­rje.

2) Përm­ba­jt­ja e regjistrit cak­to­het nga dis­poz­i­tat e këtij Kodi dhe me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

MASA DISIPLINORE

 

Neni 37

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

Masat disi­plinore parashiko­hen krye­sisht në kon­tratën kolek­tive të punës. Në çdo rast  kon­tra­ta indi­vid­uale duhet t’i refer­o­het akteve përkatëse, lid­hur me masat disi­plinore

 

VëNIA Në DISPOZICION E KODIT

 

Neni 38

Punëd­hënësi duhet të vërë në dis­pozi­cion të punë­mar­rësve në çdo ndër­mar­rje një kop­je të Kodit të Punës.

 

 

SIGURIMI DHE MBROJTJA E SHëN­DE­TIT

 

KREU VIII

 

Neni 39

 

PëRGJEGJëSIA E PUNëD­HëNëSIT

1) Punëd­hënësi për të paran­dalu­ar aksi­den­tet dhe sëmund­jet pro­fe­sion­ale duhet të për­cak­to­jë qartë rreg­ul­lat e sig­urim­it teknik.

2) Punëd­hënësi, duhet të pagua­jë difer­encën midis dëmit dhe shpër­blim­it që merr punë­mar­rësi nga sig­urimet shoqërore, kur aksi­den­ti ose sëmund­ja pro­fe­sion­ale është paso­jë e fajë­sisë së rëndë të punëd­hënësit.

3) Kur punëd­hënësi nuk ka regjistru­ar punë­mar­rësin në sig­urimet shoqërore, ai duhet të për­bal­lo­jë të gjitha shpen­zimet që ka bërë punë­mar­rësi si rezul­tat i aksi­den­tit ose sëmund­jes pro­fe­sion­ale, si dhe të gjitha dëmet si paso­jë e mosregjistrim­it.

 

MASA Të PëRGJITHSHME

 

Neni 40

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Punëd­hënësi dety­ro­het të kujde­set për higjienën e vendeve të punës. Punëd­hënësi pasi kon­sul­to­het me punë­mar­rësit, duhet të mar­rë masat e nevo­jshme mbro­jtëse kundër rrez­iqeve të veçan­ta që paraqesin sub­stan­cat dhe agjen­tët hel­mues, mak­i­nat, trans­porti i peshave të rën­da, ndot­ja e ajrit, zhur­mat dhe drid­hjet, si dhe rrez­iqeve në disa degë të ekonomisë, si ndër­tim, xhe­nio civile, miniera dhe indus­tri kimike. Punëd­hënësi duhet të ven­dosë sin­jale të dal­lueshme qartë në çdo vend pune, që paraqet rrezik për jetën dhe shën­detin e punë­mar­rësve.

2) Kur punimet paraqesin rrez­iqe të veçan­ta, punëd­hënësi duhet të orga­ni­zo­jë vizita mjekë­sore për mar­rjen në punë dhe gjatë saj, në mënyrë peri­odike me shpen­zimet e tij.

3) Masat e veçan­ta të sig­urim­it dhe mbro­jt­jes së shën­de­tit për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

AUTORIZIM ADMINISTRATIV

 

Neni 41

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Punëd­hënësi duhet të mar­rë leje nga inspek­tori i punës para vënies në punë të ndër­mar­rjes ose një pjese të saj, hap­jes së mje­dis­it të punës, si dhe për çdo ndryshim të rëndë­sishëm në mënyrën e punës, prod­himet e për­doru­ra, mak­i­nat dhe pajis­jet, për­jash­tu­ar lejet që kërko­hen në bazë të lig­jeve të tjera. Klasi­fiki­mi i veprim­tarisë, doku­menta­cioni që duhet të paraqesë punëd­hënësi, si dhe pro­ce­du­ra e dhënies së lejes nga inspek­tori i punës për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

2) Inspek­tori i punës duhet t’i komu­niko­jë punëd­hënësit të gjitha aktet ligjore dhe nën­ligjore për veprim­tar­inë e parashikuar dhe shqyr­ton me të masat që duhet të mer­ren.

3) Masat mbro­jtëse të ven­do­sura nga inspek­tori i punës nuk duhet të sjellin shpen­z­ime jopër­p­jesë­ti­more në raport me qël­lim­in e veprim­tarisë.

4) Punëd­hënësi zba­ton pro­jek­tin e tij, nëse bren­da 30 ditëve nga data e dorëzim­it të doku­menta­cionit nuk është kundër­sh­tu­ar me shkrim në mënyrë të motivuar nga inspek­tori i punës.

 

DOKUMENTE Që DUHEN PARAQITUR

 

Neni 42

Punëd­hënësi duhet të mba­jë gjith­monë në ndër­mar­rje dhe t’i paraqesë inspek­torit të punës këto doku­mente:

a. një kop­je të deklaratave të aksi­den­teve në punë, që kanë ndod­hur të pak­tën që prej tre vjetësh;

b. planin, pro­jek­tin e vendeve të punës;

c. listën e lëndëve të rrezik­shme që për­doren në ndër­mar­rjen e tij.

Kjo listë duhet të përm­ba­jë të dhë­na të mjaftueshme, që lejo­jnë njo­hjen e për­bër­jes së sub­stan­cave të për­doru­ra, rrezik­sh­mërinë, masat mbro­jtëse, si dhe num­rin e punë­mar­rësve që puno­jnë me to.

 

KUALIFIKIMI I PUNë­MAR­RëSVE.

MARRJA E MASAVE MBRO­JTëSE

 

Neni 43

1) Punëd­hënësi duhet të infor­mo­jë punë­mar­rësit mbi rrez­iqet që lid­hen me punën dhe duhet t’i kual­i­fiko­jë punë­mar­rësit për respek­timin e kërke­save në fushën e shën­de­tit, sig­urim­it dhe higjienës.

2) Kual­i­fiki­mi dhe informi­mi i parashikuar në para­grafin e mësipërm bëhen gjatë mar­rjes në punë dhe përsëriten sipas nevo­jës, veçanër­isht në rast të ndryshim­it të kushteve të punës.

3) Punëd­hënësi duhet t’u shp­je­go­jë punë­mar­rësve të ekspozuar ndaj rrez­iqeve domos­dosh­mërinë e zba­tim­it të masave të sig­urim­it teknik dhe higjienës.

 

Neni 44

1) Punë­mar­rësi duhet të zba­to­jë masat e parashtru­ara nga punëd­hënësi dhe ta infor­mo­jë atë në rast vështirësie për zba­timin e tyre.

2) Vetëm per­son­at e kual­i­fikuar mund të drej­to­jnë makiner­itë dhe pajis­jet e trans­porit, mekanike ose elek­trike.

 

A. VENDI I PUNëS

 

RREGULLIMI I VENDIT Të PUNëS

 

Neni 45

1) Ven­di i punës në të gjitha pjesët për­bërëse duhet të për­sh­tatet me natyrën e punëve që do të kry­hen aty.

2) Sipër­faq­ja dhe vël­li­mi i ven­dit të punës duhet të jenë të mjaftueshme për punë­mar­rësin që ai të ketë mundësi të krye­jë punën në sig­uri të plotë dhe pa pen­guar qarkul­lim­in në mjedis.

3) Instal­i­mi i makiner­ive, pajis­jeve dhe mag­a­zin­i­mi nuk duhet të pen­go­jnë qarkul­lim­in dhe të zënë hapësir­at ku puno­het.

 

QëN­DRUESH­MëRIA DHE PASTëR­TIA

 

Neni 46

1) Muret, dyshe­me­ja, tavanet duhet të jenë të fortë dhe në gjend­je të mirë. Ata duhet të mba­hen vazhdimisht në gjend­je të pastër.

2) Muret, dyshemetë dhe tavanet duhet të pas­tro­hen shpesh për të sig­u­ru­ar pastërt­inë e lokalit, sig­urim­in e punës dhe qarkul­lim­in, paran­dal­im­in e zjar­reve dhe mbro­jt­jen e punë­mar­rësve dhe pop­ull­sisë nga çdo rrezik infek­ti­mi nga prod­himet ose kaf­shët e rrezik­shme për shën­detin.

 

RIPARIMET

 

Neni 47

1) Suva­timet, bojatis­jet ose rivesh­ja e dyshe­meve, mureve dhe e tavan­eve duhet të bëhen sa herë që është e nevo­jshme.

2) Muret dhe tavanet duhet të kon­trol­lo­hen peri­odik­isht për të elimin­uar dhe zëvendë­suar pjesët që paraqesin rrezik­sh­mëri për jetën ose shën­detin e punë­mar­rësve, makiner­itë ose pro­duk­tet e gat­shme.

 

B. MJEDISI I PUNëS

 

PARIME

 

Neni 48

Këshilli i Min­is­trave ose organi i autor­izuar prej tij për­cak­ton kufi­jtë e lejueshëm për mbro­jt­jen nga ndot­ja e ajrit, lëndët kimike, radioak­tiviteti, zhur­mat dhe drid­hjet në vendet e punës.

 

AJRI

 

Neni 49

1) Mje­disi i punës duhet të jetë i ajro­sur dhe të ketë sys­tem ven­til­i­mi për mën­ja­n­imin e tem­per­aturës së dëmshme për shën­detin e punë­mar­rësve dhe erërave të pakënd­shme.

2) Ajri­mi duhet të real­i­zo­het me dal­je drejt­për­drejt jashtë. Në rast pam­jaftuesh­mërie të ajrim­it naty­ror, ai duhet të plotë­so­het me ven­til­im mekanik në për­puth­je me vël­lim­in e mje­dis­it dhe me num­rin e njerëzve që ndod­hen aty.

3) Atmos­fera e mje­dis­it dhe e ven­dit të punës duhet të mba­het në gjend­je të pastër në mënyrë që të mbro­het shën­de­ti i punë­mar­rësve.

4) Nuk lejo­het të pihet duhan në mjedis­et ku punon më shumë se një punë­mar­rës.

5) Në qoftë se disa pro­cese pune nuk lejo­jnë mën­ja­n­imin e plotë të prod­him­it të lëndëve ndotëse shqetë­suese, të dëmshme për shën­detin, pluhu­rat, tym­rat, gazrat, duhet të nxir­ren vazhdimisht jashtë mje­dis­it të punës me anë të aparat­eve të posaçme.

 

ZHURMA DHE DRIDHJET

 

Neni 50

1) Inten­siteti i zhur­mave të për­bal­lueshme nga punë­mar­rësi duhet të mba­het në niv­el të pajtueshëm me shën­detin e tij nëpër­m­jet amor­tizim­it ose zvogëlim­it të zhur­mave që nga buri­mi i tyre dhe të izolim­it të mje­dis­it me mjetet e për­sh­tat­shme.

2) Inten­siteti i drid­hjeve që për­bal­lo­het nga punë­mar­rësi duhet të mba­het në një niv­el të pajtueshëm me shën­detin e tij nëpër­m­jet amor­tizim­it ose zvogëlim­it të drid­hjeve nga buri­mi i tyre me mjetet e për­sh­tat­shme.

 

C. MAKINERI Të RREZIKSHME

 

MBROJTJA E PëRGJITHSHME

 

Neni 51

1) Asnjë punë­mar­rës nuk duhet të për­dorë makineri pa mar­rë para­prak­isht të gjitha masat mbro­jtëse të nevo­jshme.

2) Pjesët e rrezik­shme të makiner­ive duhet të pajisen me mjete mbro­jtëse.

 

MIRëM­BA­JT­JA

 

Neni 52

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

Punëd­hënësi duhet të tre­go­jë kujdes që ripari­mi, mirëm­ba­jt­ja, grasati­mi dhe kon­trol­li i makiner­ive, i pajis­jeve, i trans­mi­sion­eve ose i mekaniz­mave që përm­ba­jnë pjesë lëvizëse të bëhet vetëm pasi të jetë ndalur makine­r­ia, pasi të jetë kon­trol­lu­ar dhe të jetë sig­u­ru­ar për të gjitha mundësitë e vënies së saj në punë dhe pasi të ketë ndër­pre­rë energjinë elek­trike që vë në lëviz­je makiner­inë.

 

TREGTIA E MAKINAVE

 

Neni 53

Ndalo­het shit­ja, dhë­nia me qera, ced­i­mi, ekspoz­i­mi ose për­dori­mi i maki­nave, ele­mentet e rrezik­shëm të të cilave, sipas nen­it 51 nuk përm­ba­jnë masat e duhu­ra mbro­jtëse.

 

D. KUSHTE PUNE DHE NGARKESA

 

KUSHTE PUNE

 

Neni 54

1) Kur punë­mar­rësi punon ulur në mënyrë të vazh­dueshme ose me ndër­pre­rje në vendin e punës, në dis­pozi­cion të tij vihet një kar­rige e për­sh­tat­shme pune.

2) Në qoftë se kry­er­ja e punës kërkon një qën­drim më këm­bë dhe të përku­lur për një kohë të gjatë, duhet të parashiko­hen pushime të pagu­ra, të shkur­tra, jo më pak se 20 min­u­ta për çdo 4 orë pune të vazh­dueshme.

3) Për gratë shtatzë­na pushi­mi të jetë çdo 3 orë.

 

NGARKESAT

 

Neni 55

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) është e ndalu­ar që një per­son i vetëm të mba­jë një ngarkesë, peshë më të mad­he se 55 kg.

2) Dër­gue­si ose në mungesë të tij trans­portue­si i kolive ose sendeve me peshë mbi 55 kg duhet të shëno­jë duk­shëm dhe në mënyrë të qën­drueshme peshën në pjesën e jashtme të ambal­azhim­it ose të vetë kolisë.

3) Punëd­hënësi duhet të vërë në dis­pozi­cion të punë­mar­rësve të gjitha mjetet e nevo­jshme man­uale ose mekanike, që lehtë­so­jnë peshat që ata duhet të mba­jnë.

4) Për gratë pesha është deri në 20 kg.

5) Për gratë shtatzë­na dhe nënat me fëmi­jë në gji ndalo­het trans­porti­mi i ngarke­save që vënë në rrezik shën­detin e nënës dhe të fëmi­jës.

 

E. LëVIZ­JA DHE RëNI­ET

 

KALIMET

 

Neni 56

1) Kalimet, kor­ri­doret, dyert dhe dal­jet në rast rreziku duhet të jenë të lira nga çdo pengesë mate­ri­alesh ose objek­tesh që pen­go­jnë qarkul­lim­in e njerëzve dhe mjeteve ose evakuimin në rast zjar­ri.

2) Lokalet e punës që ndod­hen nëpër kate ose nën­tokë duhet të kenë gjith­monë shkallë me gjerësi të mjafteshme, me mbështetëse ose me par­makë mba­jtës.

 

DALJET

Neni 57

Dal­jet që mund të ndod­hen në tokën e një ndërtese duhet të mbyllen me një dysheme të për­sh­tat­shme dhe të palu­a­jt­shme ose të jenë të mbro­j­tu­ra.

 

SKELAT. PASARELAT

 

Neni 58

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

1) Ske­lat ose plat­for­mat e punës të mbro­j­tu­ra në mënyrë të për­sh­tat­shme duhet të zëvendë­so­hen për çdo punë që paraqet rrezik­sh­mëri, nëse kry­het me shkallë ose mjete të tjera.

2) Dyshemetë dhe plat­for­mat e ngrit­u­ra, pasare­lat, si dhe hyr­ja në to, duhet të ndër­to­hen, të ven­dosen dhe të mbro­hen në mënyrë të tillë që të sig­uro­jnë punë­mar­rësit që puno­jnë në to.

3) Ske­lat, plat­for­mat e punës dhe të qarkul­lim­it, pasare­lat që kanë dal­je në hapësirë, duhet të pajisen me mjete mbro­jtëse në një lartësi 1 m me 45 cm mbi nivelin e dyshemesë dhe plin­ta në një lartësi jo më pak se 15 cm ose me mjetet e tjera që sig­uro­jnë të njëjtën mbro­jt­je.

 

SHKALLëT

 

Neni 59

1) Shkallët duhet të jenë rezis­tente, për to duhet llog­a­r­it­ur pesha që duhet të mba­jnë dhe të jenë të pajisura me shkal­li­na në largësi të barabartë njëra nga tje­tra dhe të mbërthy­era mirë në pjesët mbështetëse. Ato duhet të jenë të një gjatësie të mjaftueshme për të kri­juar mundës­inë e mbështet­jes së sig­urtë në duart e në këm­bë.

2) Shkal­li­nat duhet të fik­so­hen mirë në mënyrë që as të mos lëkun­den as të mos rrëshqasin.

 

GOVATAT. GROPAT ME UJë. REZ­ERVUARëT

 

Neni 60

Gov­atat, gropat me ujë ose rez­ervuarët duhet të jenë të ndër­tu­ar, të ven­do­sur dhe të mbro­j­tur në mënyrë të tillë që të mbro­jnë punë­mar­rësit nga rrëzimet dhe nga rrez­iqet që mund të shkak­to­hen në rast shkëput­jesh të pareteve anë­sore, të mbush­jes, të derd­hjes ose të spërkat­jeve nga pro­duk­te të ndryshme që shkak­to­jnë djegie me origjinë ter­mike ose kimike.

 

PARANDALIMI NGA RRëSHQIT­JET

 

Neni 61

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

1) Dyshe­me­ja e instal­imeve të punës dhe e zon­ave të qarkul­lim­it duhet të jetë e nivelu­ar mirë dhe të mos ketë asnjë të çarë, të dalë ose pengesë, që mund të bëhet shkak për rrëz­imin e punë­mar­rësve, funk­sion­imin nor­mal të mjeteve lëvizëse, pajis­jeve ose instal­imeve.

2) Duhet të mer­ren të gjitha masat e nevo­jshme për të mën­jan­u­ar rëni­et ose rrëshqit­jet mbi tokën me lëndë rrëshqitëse, të lagur ose me njol­la të lëndëve të ndryshme.

 

NDRIÇIMI

 

Neni 62

1) Ndriçi­mi i mje­dis­it, i ven­dit të punës dhe i hyr­jes në to duhet të jenë të mjaftueshëm për të sig­u­ru­ar kry­er­jen nor­male të punës.

2) Ndriçi­mi duhet të kon­cep­to­het, real­i­zo­het dhe mirëm­ba­het në mënyrë që të mën­jano­jë çdo lod­hje të shikim­it.

 

F. ZJARRET DHE SHPëRTHIMET

 

PARIME

 

Neni 63

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

Punëd­hënësi duhet të bëjë anal­izën e rrezikut të zjar­rit ose shpërthim­it dhe të mar­rë masat e nevo­jshme për paran­dal­im­in e tyre, duke mba­j­tur parasysh natyrën e lëndëve të për­doru­ra dhe mje­disin dhe të pro­ce­seve të punës.

 

AVUJ Që MUND Të MARRIN FLAKë

 

Neni 64

1) Mjedis­et, ku për­puno­hen ose mag­a­zi­no­hen lëndë që lësho­jnë avuj të ndezshëm duhet të ven­tilo­hen dhe në asnjë rast të mos ketë flakë ose aparatu­ra, instal­ime ose mjete që mund të shkak­to­jnë shkëndi­ja.

2) Ndal­i­mi i pir­jes së duhan­it duhet të jetë i qartë dhe të kuj­to­het me të gjitha mjetet e mund­shme.

 

MJETET FIKëSE

 

Neni 65

1) Çdo mjedis pune duhet të jetë pat­jetër i pajisur me fikësa zjar­ri në sasi të mjaftueshme, të cilët duhet të mba­hen në gjend­je të mirë funk­sion­i­mi.

2) Në afër­si të vendeve të punës, të cilët paraqesin më shumë rrezik­sh­mëri, duhet të mba­het rez­ervë uji dhe rëre.

 

INSTRUKSIONE PER PUNë­MAR­RëSIT

 

Neni 66

1) Punëd­hënësi duhet të vërë në dijeni punë­mar­rësit për rrez­iqet nga zjar­ri dhe shpërthimet e ndryshme, si dhe mbi mjetet mbro­jtëse për të paran­dalu­ar shfaq­jen e rrez­iqeve të tilla.

2) Punëd­hënësi u mëson punë­mar­rësve mënyrën e për­dorim­it të fikësave dhe mjeteve të tjera mbro­jtëse kundër zjar­rit.

3) Punëd­hënësi u tre­gon punë­mar­rësve rrugët e dal­jes në rast zjar­ri dhe orga­ni­zon të pak­tën një herë në vit ushtrime të luftës kundër zjar­rit dhe mënyrën e evakuim­it të per­son­ave.

 

MBROJTJA KUNDëR KUSHTEVE ATMOSFERIKE

 

Neni 67

1) Kur punë­mar­rësit puno­jnë në natyrë, kantiere ndër­ti­mi, punët pub­like, bujqësi ose indus­tri, atyre duhet t’u sig­uro­het një stre­hë që të ndod­het në një largësi të tillë, të cilën punë­mar­rësit ta për­dorin lirisht.

2) Rojat e çdo ndër­mar­rje­je duhet të qën­dro­jnë në një mjedis të cak­tu­ar.

 

PAJISJE INDIVIDUALE

 

Neni 68

1) Kur masat e mbro­jt­jes kolek­tive janë të pam­jaftueshme për të mbro­j­tur punë­mar­rësit, punëd­hënësi duhet të vërë në dis­pozi­cion të punë­mar­rësve, pa pagesë nga ana e tyre, pajis­je indi­vid­uale mbro­jtëse për mbro­jt­jen nga rrez­iqet në punë.

2) Pajis­jet duhet të provo­hen dhe të pas­tro­hen para se t’i jepen punë­mar­rësit. Ato duhet të jenë në gjend­je të mirë të për­dor­shme në çdo kohë dhe të ven­do­sura në vende të mbro­j­tu­ra nga pluhuri dhe ndotësit e tjerë.

 

G. PIJET. NGRë­NIA

 

PIJET

 

Neni 69

Punëd­hënësi duhet të vërë në dis­pozi­cion të punë­mar­rësve ujë të pijshëm, të pak­tën 6 litra në ditë për per­son.

 

USHQIMI

 

Neni 70

Punëd­hënësi vë në dis­pozi­cion të punë­mar­rësve lokal për ngrënie me kushte higjienike të pranueshme, kur kjo jus­ti­fiko­het nga num­ri i punë­mar­rësve, largësia e ven­dit të punës, nga vend­ba­n­i­mi ose mënyra e orga­nizim­it të punës.

 

H. GARDEROBA. INSTALIMET SANITARE

 

SENDET VETJAKE

 

Neni 71

Punë­mar­rësit duhet të kenë mundësi të ndër­ro­jnë vesh­jet, t’i ven­dosin ato dhe sendet vet­jake, në një vend të mbro­j­tur nga përvetësimet, kushtet e vështi­ra atmos­ferike dhe burimet ndotëse.

 

INSTALIMET SANITARE

 

Neni 72

1) Punëd­hënësi duhet të vërë në dis­pozi­cion të punë­mar­rësve mjetet e nevo­jshme për të sig­u­ru­ar higjienën vet­jake, ujë në sasi të mjaftueshme, sapun, mjete pastri­mi dhe fshir­je.

2) Dushet ven­dosen në ndër­mar­rje ku kry­hen punë që ndotin e të bëjnë pis.

3) WC-të duhet të jenë në numër të mjaftueshëm. Ato duhet të ven­dosen në çdo lokal dhe të sig­uro­het ajros­ja e tyre.

4) Në çdo ndër­mar­rje duhet të ndër­to­hen dhoma higjienike për gratë.

 

BANIMI. STREHIMI

 

Neni 73

Bane­sat që u jepen punë­mar­rësve nga punëd­hënësi duhet të kenë higjienë dhe pastër­ti të pranueshme, si dhe WC për bur­ra dhe për gratë.

 

MIRëM­BA­JT­JA

 

Neni 74

Pajis­jet san­itare dhe lokalet e për­dorim­it vet­jak nga punë­mar­rësit duhet të mba­hen në gjend­je të pastër.

 

NDIHMA E SHPE­JTë

 

Neni 75

1) Në çdo sipër­mar­rje duhet të mer­ren masat e duhu­ra për dhënien e ndih­mës së shpe­jtë çdo per­soni të dëm­tu­ar në vendin e punës.

2) Në çdo sipër­mar­rje, të pak­tën një anë­tar i per­son­elit, për çdo grup, duhet të ketë mar­rë instruk­sionet e nevo­jshme për të dhënë ndih­mën e parë në rastet urgjente.

3) Në çdo mjedis pune duhet të jetë kutia e ndih­mës së shpe­jtë e pajisur rreg­ull­isht me mate­ri­alet dhe mjetet e nevo­jshme.

 

KOHëZG­JAT­JA E PUNëS DHE E PUSHIMEVE

 

KREU IX

 

PëRKU­FIZ­IME

 

Neni 76

1) Me kohëzg­jat­je të punës kup­to­het koha gjatë së cilës punë­mar­rësi është në dis­pozi­cion të punëd­hënësit. Nuk përf­shi­het në kohën e punës koha e pushim­it gjatë së cilës punë­mar­rësi nuk është në dis­pozi­cion të punëd­hënësit.

2) Nuk përf­shi­het në kohëzg­jat­jen ditore të punës koha që i duhet punë­mar­rësit për të ard­hur në punë dhe për t’u larguar prej saj. Për­jash­timet rreg­ul­lo­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

A. KOHëZG­JAT­JA DITORE E PUNëS

 

PëRKU­FIZ­IM

 

Neni 77

Me kohëzg­jat­je ditore të punës kup­to­het koha e përdit­shme efek­tive e punës nga ora 0 deri në orën 2400 të së njëjtës ditë, pa përf­shirë pushimet.

 

KOHëZG­JAT­JA E PUNëS DHE PUSHIMI DITOR

 

Neni 78

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Kohëzg­jat­ja ditore nor­male e punës është jo më shumë se 8 orë. Ajo për­cak­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave, në kon­tratën kolek­tive, ose në kon­tratën indi­vid­uale të punës, bren­da lim­iteve të kohës javore mak­si­male të punës.

2) Shfuqi­zo­het.

3) Për punë­mar­rësit nën 18 vjeç kohëzg­jat­ja ditore e punës është jo më shumë se 6 orë në ditë.

4) Pushi­mi ditor është të pak­tën 11 orë pa ndër­pre­rje bren­da ditës ose në rast nevo­je për dy ditë rresht.

 

PUSHIMET

 

Neni 79

1) Orët e fil­lim­it dhe të mbarim­it të punës për­cak­to­hen nga rreg­ul­lor­ja e brend­shme, bren­da kufi­jve të parashiku­ra nga ligji dhe me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

2)  Momen­ti dhe kohëzg­jat­ja e pushimeve të përdit­shme cak­to­hen në kon­tratën kolek­tive të punës ose në kon­tratën indi­vid­uale, në kufi­jtë e parashikuara me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

PUNA E NATëS

 

Neni 80

1) Me punë nate kup­to­het puna e kry­er nga ora 2200 deri në orën 600 të mëng­je­sit.

2) Kohëzg­jat­ja e punës së natës dhe e punës së kry­er një ditë para ose pas saj nuk duhet të jetë më shumë se tetë orë pa ndër­pre­rje. Ato duhet të para­pri­hen ose paso­hen me pushim ditor të men­jëher­shëm.

 

SHTESA MBI PAGë

 

Neni 81

1) Çdo orë pune e kry­er nga ora 1900 deri në 2200 jep të drejtën e një sht­ese mbi pagë jo më pak se 20 për qind.

2) Çdo orë pune e kry­er midis inter­valit 2200 dhe 600 jep të drejtën e një sht­ese mbi pagë jo më pak se 50 për qind.

 

 

B. KOHA JAVORE E PUNëS

 

PëRKU­FIZ­IM

 

Neni 82

Me kohëzg­jat­je javore të punës kup­to­het koha e punës e kry­er nga e hëna në mëng­jes ora 0 deri të dielën e ardhshme ora 2400.

 

KOHëZG­JAT­JA MAKSIMALE JAVORE E PUNëS

 

Neni 83

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

Kohëzg­jat­ja nor­male e javës së punës është jo më shumë se 40 orë. Ajo për­cak­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave, në kon­tratën kolek­tive ose në kon­tratën indi­vid­uale të punës.

 

PUNëT E VëSHTI­RA

 

Neni 84

Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton kohëzg­jat­je javore të reduk­tu­ar për punët që paraqesin vështirësi ose që janë të dëmshme për shën­detin.

 

C. PUSHIMI JAVOR DHE DITëT E FESTAVE

 

PUSHIMI JAVOR

 

Neni 85

1) Pushi­mi javor është jo më pak se 36 orë, prej të cilave 24 orë pa ndër­pre­rje.

2) Pushi­mi javor përf­shin ditën e diel.

3) Pushi­mi javor nuk është i pagueshëm.

4) Për­jash­timet rreg­ul­lo­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

DITëT E FESTAVE ZYRTARE

 

Neni 86

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Si rreg­ull ndalo­het puna në ditët e fes­tave zyrtare.

2) Punë­mar­rësi gëzon të drejtën e pagës në ditët e fes­tave zyrtare. Kur dita e fes­tës zyrtare bie në ditët e pushim­it javor, pushi­mi shty­het ditën e hënë.

3) Për­jash­timet për të punuar në ditët e fes­tave zyrtare për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave ose në kon­tratën kolek­tive.

 

PUNA Në DITëN E DIEL OSE NE DITëT E FESTAVE ZYRTARE

 

Neni 87

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

Puna e kry­er ditën e pushim­it javor ose në ditët e fes­tave zyrtare kom­pen­so­het me një sht­esë page jo më pak se 25 për qind ose me një pushim të barabartë me kohëzg­jat­jen e punës së kry­er plus një pushim sht­esë jo më pak se 25 për qind të kohëzg­jat­jes së kësaj pune, që mer­ret një javë para ose pas kry­er­jes së saj.

 

D. ORëT SHT­ESë

 

PëRKU­FIZ­IM

 

Neni 88

1) Me orë sht­esë kup­to­het çdo orë pune e kry­er mbi kohëzg­jat­jen ditore nor­male ose javore mak­si­male të punës.

2) Quhet orë sht­esë çdo orë pune e kry­er mbi orarin nor­mal të punë­mar­rësit që punon me kohë të pjesshme.

 

DETYRIMI PëR Të KRYER ORë SHT­ESë

 

Neni 89

Nëse rrethanat kërko­jnë kry­er­jen e orëve sht­esë, punëd­hënësi kërkon nga punë­mar­rësi kry­er­jen e tyre për aq sa është e mundur dhe e nevo­jshme dhe duke mba­j­tur parasysh kushtet vet­jake dhe famil­jare të punë­mar­rësit.

 

NUMRI MAKSIMAL I ORËVE SHTESË

 

Neni 90

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

1) Num­ri mak­si­mal i orëve sht­esë për­cak­to­het në kon­tratën kolek­tive ose kon­tratën indi­vid­uale të punës.

2) Nuk mund të kërko­het kry­er­ja e orëve sht­esë javore kur punë­mar­rësi ka kry­er 50 orë pune në javë.

3) Këshilli i Min­is­trave ven­dos rreg­ul­la të veçan­ta për kry­er­jen e orëve sht­esë për punët që janë veçanër­isht të vështi­ra ose të dëmshme për shën­detin.

4) Me autor­iz­imin e Inspek­toratit të Punës, num­ri mak­si­mal i orëve sht­esë mund të tejkalo­het në rastet e for­cës mad­hore ose të punëve urgjente në dobi të pop­ull­sisë.

 

KOMPENSIMI

 

Neni 91

1) Punëd­hënësi për orët sht­esë të punës që nuk janë kom­pen­suar me pushim duhet t’i pagua­jë punë­mar­rësit pagën nor­male dhe një sht­esë jo më pak se 25 për qind të saj, me për­jash­tim të rasteve kur parashiko­het ndryshe në kon­tratën kolek­tive.

2) Punëd­hënësi në mar­rëvesh­je me punë­mar­rësin, mund të kom­pen­so­jë orët sht­esë të punës me një pushim të pak­tën 25 për qind më të madh, që i kor­re­spon­don kohëzg­jat­jes së orëve sht­esë dhe që jepet bren­da 2 mua­jve nga dita e kry­er­jes së punës, me për­jash­tim të rasteve kur parashiko­het ndryshe në kon­tratën kolek­tive.

3) Orët sht­esë të punës të kry­era gjatë pushim­it javor ose në ditët e fes­tave zyrtare kom­pen­so­hen me pushim ose pagë të pak­tën 50 për qind më të mad­he se orët sht­esë të bëra ose paga nor­male, me për­jash­tim të rasteve kur parashiko­het ndryshe në kon­tratën kolek­tive. Ky kom­pen­sim përf­shin edhe kom­pen­simet e përf­shi­ra në para­grafët paraard­hës.

 

E. PUSHIMET VJETORE

 

KOHëZG­JAT­JA

 

Neni 92

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Kohëzg­jat­ja e pushimeve vje­tore të paguara për­cak­to­hen me kon­tratën kolek­tive ose me kon­tratën indi­vid­uale të punës.

2) Kohëzg­jat­ja e pushimeve vje­tore është jo më pak se 4 javë kalen­darike gjatë vitit të punës në vazhdim.

3) Kur punë­mar­rësi nuk ka kry­er një vit pune të plotë, kohëzg­jat­ja e pushimeve vje­tore të paguara për­cak­to­het në raport me kohëzg­jat­jen e mar­rëd­hënieve të punës. Peri­ud­hat e paaftë­sisë së përkohshme në punë, kon­sidero­hen si kohë pune.

 

 

DATA E PUSHIMEVE VJETORE

Neni 93

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Punëd­hënësi duke mba­j­tur parasysh dëshirën e punë­mar­rësit për­cak­ton datën e fil­lim­it të pushimeve vje­tore të paguara. Data e fil­lim­it të pushimeve vje­tore i njofto­het punë­mar­rësit të pak­tën 30 ditë për­para.

2) Punë­mar­rësi i shtru­ar në spi­tal ose që qën­dron në shtëpi për shkak sëmund­je­je ose aksi­den­ti që vërte­to­hen me raport mjekë­sor, mund të kërko­jë shtyr­jen e pushim­it vje­tor.

3) Pushimet vje­tore duhet të jepen gjatë vitit të punës ose deri në fund të tremu­jorit të parë të vitit pasard­hës, por  asnjëherë nuk duhet të jenë më pak se një javë kalen­darike pa ndër­pre­rje.

4) E drej­ta e pushimeve që nuk (jepen) mer­ren parashkruhet bren­da tre vjetëve që nga dita në të cilën punë­mar­rësit i lind kjo e drejtë.

 

PAGA

 

Neni 94

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

1) Paga që paguhet për lejen vje­tore, është ajo që punë­mar­rësi do të për­fi­tonte sikur të mos kryente lejen. Kësaj page i shto­het një shpër­blim i drejtë që i përgjig­jet pjesës së pagës së për­fi­tu­ar në natyrë; Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton kriteret e për­l­log­a­r­it­jes së kësaj page.

2) Paga që jepet për pushimet vje­tore të paguara është ajo që ekzis­ton në momentin e mar­rjes së tyre.

3) Nëse paga është e ndryshueshme, paga që jepet për pushimet vje­tore të paguara për­l­log­a­ritet mbi mesa­taren mujore të vitit paraard­hës: është e indek­sueshme.

4) Paga për pushimet vje­tore i paguhet punë­mar­rësit në momentin e mar­rjes së tyre.

5) Kur mar­rëd­hë­nia e punës ka për­fun­d­uar dhe punë­mar­rësit nuk i janë dhënë pushimet vje­tore që i tako­jnë, ai ka të drejtë për një shpër­blim të barabartë me pagën e këtyre pushimeve.

6) Nëse gjatë pushimeve vje­tore të paguara punë­mar­rësi kryen një punë të pagueshme nga të tretët, në kundër­sh­tim të intere­save legjitime të punëd­hënësit, ky i fun­dit mund të mos i japë pagën për pushimet e paguara ose mund të kërko­jë rik­thimin e pagës së para­paguar.

 

REGJISTRI

 

Neni 95

Punëd­hënësit janë të detyru­ar të mba­jnë regjis­trat e pagave dhe të derd­hjes së kon­tributeve të aktu­al­izuara çdo muaj për të gjithë punë­mar­rësit, të cilët puno­jnë për ta dhe ta paraqesin këtë regjistër sa herë do të kërko­het nga inspek­torët e punës.

Punëd­hënësit duhet të mba­jnë një regjistër, sipas rreg­ullave të parashikuara në këtë ligj, ku të shëno­het për çdo punë­mar­rës data e fil­lim­it të punës, kohëzg­jat­ja e pushim­it që i takon, datat në të cilat janë mar­rë pushimet dhe pagën e dhënë për pushimet vje­tore të paguara.

 

PUSHIME Të TJERA

 

Neni 96

1) Në rast martese ose vdek­je­je të bashkëshort­it, paraard­hësve ose pasard­hësve të tij të drejt­për­drejtë, punë­mar­rësi për­fi­ton 5 ditë pushi­mi ditor të paguar.

2) Në rast sëmund­je­je të rëndë të paraard­hësve ose pasard­hësve të tij të drejt­për­drejtë, e vërte­t­u­ar me raport mjekë­sor, punë­mar­rësi për­fi­ton jo më shumë se 10 ditë pushi­mi të papaguar.

 

DISPOZITA Të VEÇANTA

 

Neni 97

1) Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton rreg­ul­la të veçan­ta në favor të per­son­ave juridikë dhe fizikë në masën që sit­u­a­ta e tyre e veçan­të e bën atë të domos­doshme:

a. për ndër­mar­rjet që sig­uro­jnë furniz­imin me bukë dhe mjete që dëm­to­hen shpe­jt;

b. për hotelet, restoran­tet, kafenetë, insti­tu­cionet kul­tur­ore, si dhe ndër­mar­rjet që furni­zo­jnë hotelet, restoran­tet dhe kafenetë me rastin e ngjar­jeve të veçan­ta;

c. për ndër­mar­rjet që plotë­so­jnë nevo­jat e tur­izim­it;

d. për ndër­mar­rjet e bujqë­sisë, të kop­shtarisë, të pyjeve dhe të kul­lotave;

e. për ndër­mar­rjet e trans­portit auto­mo­bilis­tik, heku­rud­hor, detar dhe ajror, ndër­mar­rjet që furni­zo­jnë mjete me kar­bu­rant ose që i mirëm­ba­jnë dhe riparo­jnë ato;

f. për shtypin e shkru­ar dhe të folur;

g. insti­tu­cionet e arsim­it, edukim­it, kul­turës, klinikat, spi­talet, kabi­netet mjekë­sore si dhe far­ma­c­itë;

h. për kantieret, minier­at dhe guroret që për arsye të gjend­jes së tyre gjeografike ose të kushteve kli­ma­terike ose teknike të veçan­ta, kërko­jnë rreg­ul­lim të veçan­të të kohës së punës;

i. për ndër­mar­rjet në të cilat është e domos­doshme puna e rreg­ullt ose peri­odike e natës, të dielën ose ditët e fes­tave zyrtare:

- për arsye teknike, veçanër­isht kur pro­ce­si i punës nuk mund të ndër­pritet për shkak të rrezikut që sjell ndër­pre­r­ja për punë­mar­rësit ose mje­disin ose për shkak të tekn­logjisë së prod­him­it;

- për arsye ekonomike, veçanër­isht kur ndër­pre­r­ja ose rifil­li­mi i pro­ce­sit të punës kërkon shpen­z­ime të mëd­ha inves­ti­mi dhe amor­tiz­i­mi;

j. per­son­at, pra­nia e të cilëve është e domos­doshme, si dhe për ata që krye­jnë udhë­time të shpesh­ta për arsye pune.

2) Janë të pavlef­shme dis­poz­i­tat e veçan­ta që ceno­jnë të drejtën e punë­mar­rësve për pushime vje­tore të paguara siç për­cak­to­het në këtë Kod.

 

 

MBROJTJA E VEÇAN­Të PëR Të MITURIT DHE GRATë

 

KREU X

 

A. MBROJTJA E VEÇAN­Të PëR Të MITURIT

 

MOSHA MINIMALE

 

Neni 98

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Ndalo­het mar­r­ja në punë e të miturve nën moshën 16 vjeç. Bëjnë për­jash­tim rastet kur të mitu­rit nga mosha 14 deri në 16 vjeç punë­so­hen gjatë pushimeve shkol­lore vetëm në punë të lehta, që nuk dëm­to­jnë shën­detin dhe formimin e tyre.

2) Të mitu­rit nga mosha 14 vjeç deri në moshën 16 vjeç mund të jenë sub­jekt i këshillim­it dhe i formim­it pro­fe­sion­al, sipas rreg­ullave të për­cak­tu­ara me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

PUNëT E LEHTA

 

Neni 99

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Të mitu­rit nga mosha 16 deri në 18 vjeç mund të punë­so­hen në punë të lehta, që nuk dëm­to­jnë shën­detin dhe formimin e tyre.

2) Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton punët e lehta dhe ven­dos rreg­ul­la të veçan­ta për kohëzg­jat­jen mak­si­male dhe kushtet e kry­er­jes së punës.

 

PUNëT E VëSHTI­RA OSE Të RREZIKSHME

 

Neni 100

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

Vetëm per­son­at mad­horë, mbi 18 vjeç, mund të punë­so­hen në punë të vështi­ra ose që paraqesin rrezik për shën­detin ose per­son­alitetin e tyre.

Punët e vështi­ra ose të rrezik­shme dhe rreg­ul­lat e veçan­ta për kohëzg­jat­jen dhe kushtet e kry­er­jes së tyre për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave

 

PUNA E NATËS

 

Neni 101

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

Ndalo­het të puno­jnë në punën e natës punë­mar­rësit nën moshën 18 vjeç dhe ata të deklaru­ar invalidë mbi bazën e rapor­tit mjekë­sor sipas ligjit për sig­urimet shoqërore.

 

DISPOZITA Të VEÇANTA

 

Neni 102

1) Inspek­torati i Punës kur e çmon të arsyeshme dhe pas kon­sul­tim­it me orga­ni­zatat e intere­suara të punë­mar­rësve dhe të punëd­hënësve, mund të lejo­jë punën e të miturve në veprim­tari social-kul­tur­ore.

2) Autor­izimet indi­vid­uale parashiko­jnë kohëzg­jat­jen mak­si­male dhe kushtet e punës.

 

KONTROLLI MJEKë­SOR

 

Neni 103

1) Të mitu­rit nën moshën 18 vjeç duhet të punë­so­hen vetëm kur nji­hen si të aftë për punë pas kon­trol­lit mjekë­sor të plotë.

2) Këshilli i Min­is­trave për punë të cak­tu­ara ven­dos që kon­trol­lit mjekë­sor t’i nën­shtro­hen edhe mad­horët deri në 21 vjeç.

3) Këshilli i Min­is­trave ven­dos rreg­ul­la të veçan­ta për pro­ce­du­rat e kon­trol­lit mjekë­sor.

4) Punëd­hënësi është detyru­ar të për­bal­lo­jë shpen­zimet për viz­itat mjekë­sore të punë­mar­rësit.

 

B. MBROJTJA E VEÇAN­Të PëR GRATë

 

NDALIMI I PUNëS PëR GRATë SHTATZë­NA DHE NëNAT E REJA

 

Neni 104

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Ndalo­het puna për gratë shtatzë­na 35 ditë para lind­jes dhe 42 ditë pas lind­jes. Kur gru­a­ja shtatzënë ka në bar­rë më shumë se një fëmi­jë, peri­ud­ha e parë bëhet 60 ditë.

2) Gratë shtatzë­na ose me fëmi­jë në gji nuk mund të punë­so­hen në punë të rën­da ose të rrezik­shme, që dëm­to­jnë shën­detin e nënës dhe të fëmi­jës. Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton punët e rën­da ose të rrezik­shme, që dëm­to­jnë shën­detin e nënës dhe të fëmi­jës, si dhe rreg­ul­la të veçan­ta për kushtet e punës për gratë shtatzë­na dhe ato me fëmi­jë në gji.

 

LEJA E LINDJES

 

Neni 105

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Të ard­hu­rat, që për­fi­to­hen në rast lejelind­je­je, për­cak­to­hen nga ligji mbi sig­urimet shoqërore.

2) Pas peri­ud­hës 42-ditore të paslind­jes, gru­a­ja ven­dos vetë nëse dësh­i­ron të puno­jë ose të për­fi­to­jë nga sig­urimet shoqërore.

 

Neni 105/a

(Shtu­ar me ligjin nr. 9125, date 29.7.2003)

Mbro­jt­ja e punësim­it të gruas

1) Ndalo­hen testet e shtatzënisë para punësim­it, kur kërko­hen nga punëd­hënësi, përveç rasteve kur ven­di i punës kërkon të puno­het në kushte që mund të ndiko­jnë neg­a­tivisht në shtatzën­inë ose që mund të dëm­to­jnë jetën apo shën­detin e nënës ose të fëmi­jës.

2) Në rastet e zgjid­hjes së kon­tratës së punës nga punëd­hënësi, kur gru­a­ja është në punë gjatë peri­ud­hës së shtatzënisë ose është kthy­er në punë pas lind­jes së fëmi­jës, sipas nen­it 30 të këtij Kodi, i takon punëd­hënësit të vërte­to­jë se shkaku i pushim­it nga puna nuk ka qenë shtatzë­nia ose lind­ja e fëmi­jës.

 

LEJA E BIRëSIM­IT

 

Neni 106

1) Në rast birësi­mi të një fëmi­je të por­salin­dur, gru­a­ja ka të drejtën e lejes së parashikuar nga ligji mbi sig­urimet shoqërore.

2) Gjatë kësaj peri­ud­he punëd­hënësi nuk mund ta dety­ro­jë të puno­jë gru­an që ka birë­suar fëmi­jë.

 

ZGJIDHJA E KON­TRATëS

 

Neni 107

1) është e pavlef­shme zgjid­h­ja e kon­tratës së punës e njof­tu­ar nga punëd­hënësi në peri­ud­hën gjatë së cilës gru­a­ja pre­tendon për të për­fi­tu­ar të ard­hu­ra nga sig­urimet shoqërore në rast lind­je­je ose birësi­mi.

2) Kur zgjid­h­ja e kon­tratës së punës është njof­tu­ar para fil­lim­it të peri­ud­hës së mbro­jt­jes, të parashikuar në nenin 104 dhe afati i njof­tim­it nuk ka për­fun­d­uar, ky afat pezul­lo­het gjatë peri­ud­hës së mbro­jt­jes. Afati i njof­tim­it rifil­lon të ecë vetëm pas për­fundim­it të peri­ud­hës së mbro­jt­jes.

 

PUNA E NATëS

 

Neni 108

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.7.2003)

1) Ndalo­het puna e natës për gratë shtatzë­na.

2) Këshilli i Min­is­trave ven­dos rreg­ul­la të veçan­ta për rastet kur lejo­het puna e natës për gra dhe për nënat me fëmi­jë në gji.

 

 

PAGA

 

KREU XI

 

A. CAKTIMI I PAGëS

 

PëRKU­FIZ­IM

Neni 109

1) Me pagë kup­to­het paga bazë, si dhe sht­e­sat me karak­ter të përher­shëm.

2) Nuk kon­sidero­hen si pjesë për­bërëse të pagës shpër­blimet që merr punë­mar­rësi për shpen­zimet e kry­era për shkak të veprim­tarisë të tij pro­fe­sion­ale.

 

VLERA E PAGëS

 

Neni 110

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

1)  Punëd­hënësi i paguan punë­mar­rësit pagën sipas dis­poz­i­tave të kon­tratës kolek­tive ose kon­tratës indi­vid­uale, dhe në mungesë të tyre, punëd­hënësi dety­ro­het të pagua­jë pagën e zakon­shme për atë lloj pune të cak­tu­ar.

2)  Paga mund të për­l­log­a­ritet në kohë, sipas punës së kry­er (pagë në njësi, në detyrë, ose me komi­sion); paga mund të llog­a­ritet gjithash­tu në funk­sion të rezul­tat­eve të ndër­mar­rjes (me pjesë­mar­rje në fitim ose në xhi­ron e të ard­hu­rave).

3)  Page­sa e punës jo në bazë të kri­ter­it kohë, duhet të llog­a­ritet në mënyrë që t’i japë mundësi punë­mar­rësit me aftësi mesa­tare dhe që punon nor­mal­isht të për­fi­to­jë të pak­tën të njëjtin pagë me atë të punë­mar­rësit që paguhet me kohë dhe që kryen të njëjtën punë.

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim