KREU II

PËRDORIMI I ME-SË

Neni 6
Nis­ma për për­dorim­in e ME-së

Gjyka­ta ven­dos për­dorim­in e ME-së, krye­sisht ose me kërkesën e prokuror­it, sub­jek­tit, mbro­jtësit të tij, të dëm­tu­ar­it nga vepra penale, vik­timës apo prindërve ose kujdestar­it të të mitu­rit.

 

Neni 7
Pëlqi­mi i sub­jek­tit

1. Gjyka­ta, për­para cak­tim­it të masave shtrënguese, shpall­jes së vendim­it për­fundim­tar të gjykatës, apo lëshim­it të urdhrit të mbro­jt­jes ose urdhrit të men­jëher­shëm të mbro­jt­jes, pyet sub­jek­tin nëse jep pëlqimin për për­dorim­in e ME-së dhe i shp­je­gon atij të drej­tat dhe detyrimet që buro­jnë nga për­dori­mi i saj.
2. Për­dori­mi i ME-së ven­doset vetëm me pëlqimin e sub­jek­tit dhe pasi gjyka­ta sig­uro­het se ai i kup­ton të drej­tat dhe detyrimet që buro­jnë nga për­dori­mi i ME-së, me për­jash­tim të rastit të parashikuar në pikën 5 të këtij neni.
3. Pëlqi­mi i sub­jek­tit për për­dorim­in e ME-së jepet me shkrim ose nëpër­m­jet deklarim­it në seancë gjyqë­sore. Në rastin e sub­jek­teve të mitu­ra, pëlqi­mi duhet të jepet në të njëjtën for­më edhe nga prindërit ose kujdestari i tij ligjor.
4. Nëse sub­jek­ti nuk jep pëlqimin, sipas pikës 3 të këtij neni, gjyka­ta nuk mund të urd­hëro­jë për­dorim­in e ME-së, por ky fakt mba­het në kon­sid­er­atë prej saj, së bashku me rrethanat e tjera të çësht­jes, në për­cak­timin e masës shtrënguese apo dënim­it.
5. Për­jash­timisht, gjyka­ta mund të ven­dosë për­dorim­in e ME-së, edhe pa pëlqimin e sub­jek­tit, në rastin e parashikuar në shkro­n­jën “ç” të nen­it 4 të këtij ligji, nëse vlerë­son se është e domos­doshme për të garan­tu­ar të drej­tat kushtetuese të të tretëve dhe ekzis­ton dyshi­mi i arsyeshëm, i bazuar në pro­va, se sub­jek­ti paraqet rrezik­sh­mëri për cen­imin e këtyre të drej­tave. Kundër këtij vendi­mi mund të bëhet ankim, vetëm nëpër­m­jet ankim­it të vendim­it gjyqë­sor që lëshon urdhrin e mbro­jt­jes ose urdhrin e men­jëher­shëm të mbro­jt­jes, sipas parashikimeve të nen­it 21 të ligjit nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në mar­rëd­hëni­et famil­jare”, të ndryshuar.

 

Neni 10
Përm­ba­jt­ja e vendim­it

Vendi­mi gjyqë­sor që urd­hëron për­dorim­in e ME-së, përveç sa parashiko­het në Kodin e Pro­ce­durës Penale dhe në ligjin nr.9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në mar­rëd­hëni­et famil­jare”, të ndryshuar, duhet të përm­ba­jë, sipas rastit, edhe:
a) dhënien e pëlqim­it nga sub­jek­ti, kur këtë e kërkon ligji, dhe/ose prindërit apo kujdestari i të mitu­rit, për për­dorim­in e ME-së;
b) zonat e lejuara dhe zonat e ndalu­ara të lëviz­jes së sub­jek­tit;
c) detyrim­in e sub­jek­tit për të qën­dru­ar bren­da zonës së lejuar ose për të mos hyrë në zona të ndalu­ara;
ç) kohën e për­dorim­it të ME-së, nëse gjyka­ta urd­hëron për­dorim­in e saj, sipas një afati të cak­tu­ar.

 

 

Lexo të plotë ligjin

 

 

1) Botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr.177, Dhje­tor 2011, faqe 10021

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim