LIGJ
Nr.10 494, datë 22.12.2011

PËR MBIKËQYRJEN ELEKTRONIKE TË PERSONAVE, TË CILËVE U KUFIZOHET LËVIZJA ME VENDIM GJYQËSOR

Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave.

KUVENDI I
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1
Objek­ti

Objekt i këtij ligji është për­cak­ti­mi i rreg­ullave për real­iz­imin e mbikëqyr­jes elek­tron­ike, në funk­sion të kon­trol­lit të zba­tim­it të urd­hërimeve që përm­ban një vendim gjyqë­sor, që cak­ton një nga alter­na­ti­vat e dënim­it me burgim, dën­im plotë­sues, një nga llo­jet e masave shtrënguese, apo një urd­hër mbro­jt­je­je ose urd­hër të men­jëher­shëm mbro­jt­je­je.

 

Neni 2
Qël­li­mi

Qël­li­mi i këtij ligji është rrit­ja e sig­urisë pub­like dhe garan­ti­mi i ekzeku­tim­it efek­tiv të vendimeve gjyqë­sore.

 

Neni 3
Përku­fiz­ime

Në këtë ligj, përveçse kur parashiko­het shpre­himisht ndryshe në dis­pozi­ta të veçan­ta të tij, ter­mat e mëposhtëm kanë këto kup­time:
a) “Mbikëqyr­je elek­tron­ike ose ME” është mekaniz­mi që garan­ton zba­timin efek­tiv të vendim­it gjyqë­sor, nëpër­m­jet për­cak­tim­it në kohë reale të vend­ndod­hjes së një per­soni, me anë të për­dorim­it të mjeteve elek­tron­ike të ven­do­sura në trupin e tij.
b) “Organi që real­i­zon ME-në” është per­soni juridik, pub­lik ose pri­vat, që real­i­zon ME-në, sipas për­cak­timeve të këtij ligji.
c) “Pajis­je” është mjeti elek­tron­ik i ven­do­sur në trupin e sub­jek­tit dhe që mundë­son për­cak­timin në kohë reale të vend­ndod­hjes së tij.
ç) “Per­son i afërt” është per­soni që ka lid­hje të afër­ta famil­jare deri në shkallë të tretë me sub­jek­tin dhe/ose jeton në të njëjtën banesë me të.
d) “Sal­lë oper­a­tive” është zyra e kri­juar nga organi që real­i­zon ME-në për mbled­hjen,
për­punimin dhe rapor­timin e të dhë­nave që vijnë nga pajis­ja dhe që mundë­son kon­trol­lin e zba­tim­it efek­tiv të vendim­it gjyqë­sor nga sub­jek­ti.
dh) “Sub­jekt” është per­soni i ven­do­sur nën ME, sipas për­cak­timeve të këtij ligji.
e) “Vik­timë” është per­soni, ndaj të cilit është ushtru­ar dhunë, sipas për­cak­timeve të ligjit nr.9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në mar­rëd­hëni­et famil­jare”, të ndryshuar.

 

Neni 4
Fusha e zba­tim­it

Ky ligj zba­to­het për mbikëqyr­jen elek­tron­ike të per­son­ave, ndaj të cilëve, me vendim gjyqë­sor, është:
a) ven­do­sur një nga masat shtrënguese, të parashikuara nga shkro­n­jat “a”, “c” dhe “d” të nen­it 232 të Kodit të Pro­ce­durës Penale;
b) ven­do­sur një nga alter­na­ti­vat e dënim­it me burgim, të parashikuara nga nenet 58, 59, 59/a dhe 64 të Kodit Penal;
c) ven­do­sur dën­i­mi plotë­sues i për­cak­tu­ar në para­grafin e shtatë të nen­it 30 të Kodit Penal;
ç) lëshuar, me vendim gjyqë­sor, një urd­hër mbro­jt­je­je ose një urd­hër i men­jëher­shëm mbro­jt­je­je, sipas nen­eve 17 dhe 19 të ligjit nr.9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në mar­rëd­hëni­et famil­jare”, të ndryshuar.

 

Neni 5
Parimet e ME-së

Veprim­taria e organ­eve të ME-së bazo­het në parim­in e:
a) ligjsh­mërisë;
b) mbro­jt­jes së ren­dit dhe sig­urisë pub­like;
c) garan­tim­it të lirisë per­son­ale të të dëm­tu­ar­it nga vepra penale apo të vik­timës;
ç) respek­tim­it të të drej­tave dhe lirive themelore, din­jitetit njerë­zor dhe sig­urisë per­son­ale të sub­jek­tit të ligjit;
d) mos­diskri­m­inim­it;
dh) pro­por­cionalitetit të ME-së me rrethanat e rastit dhe per­son­alitetin e sub­jek­tit;
e) objek­tivitetit dhe efek­tivitetit.

 

KREU II
PËRDORIMI I ME-SË

 

Neni 6
Nis­ma për për­dorim­in e ME-së

Gjyka­ta ven­dos për­dorim­in e ME-së, krye­sisht ose me kërkesën e prokuror­it, sub­jek­tit, mbro­jtësit të tij, të dëm­tu­ar­it nga vepra penale, vik­timës apo prindërve ose kujdestar­it të të mitu­rit.

 

Neni 7
Pëlqi­mi i sub­jek­tit

1. Gjyka­ta, për­para cak­tim­it të masave shtrënguese, shpall­jes së vendim­it për­fundim­tar të gjykatës, apo lëshim­it të urdhrit të mbro­jt­jes ose urdhrit të men­jëher­shëm të mbro­jt­jes, pyet sub­jek­tin nëse jep pëlqimin për për­dorim­in e ME-së dhe i shp­je­gon atij të drej­tat dhe detyrimet që buro­jnë nga për­dori­mi i saj.
2. Për­dori­mi i ME-së ven­doset vetëm me pëlqimin e sub­jek­tit dhe pasi gjyka­ta sig­uro­het se ai i kup­ton të drej­tat dhe detyrimet që buro­jnë nga për­dori­mi i ME-së, me për­jash­tim të rastit të parashikuar në pikën 5 të këtij neni.
3. Pëlqi­mi i sub­jek­tit për për­dorim­in e ME-së jepet me shkrim ose nëpër­m­jet deklarim­it në seancë gjyqë­sore. Në rastin e sub­jek­teve të mitu­ra, pëlqi­mi duhet të jepet në të njëjtën for­më edhe nga prindërit ose kujdestari i tij ligjor.
4. Nëse sub­jek­ti nuk jep pëlqimin, sipas pikës 3 të këtij neni, gjyka­ta nuk mund të urd­hëro­jë për­dorim­in e ME-së, por ky fakt mba­het në kon­sid­er­atë prej saj, së bashku me rrethanat e tjera të çësht­jes, në për­cak­timin e masës shtrënguese apo dënim­it.
5. Për­jash­timisht, gjyka­ta mund të ven­dosë për­dorim­in e ME-së, edhe pa pëlqimin e sub­jek­tit, në rastin e parashikuar në shkro­n­jën “ç” të nen­it 4 të këtij ligji, nëse vlerë­son se është e domos­doshme për të garan­tu­ar të drej­tat kushtetuese të të tretëve dhe ekzis­ton dyshi­mi i arsyeshëm, i bazuar në pro­va, se sub­jek­ti paraqet rrezik­sh­mëri për cen­imin e këtyre të drej­tave. Kundër këtij vendi­mi mund të bëhet ankim, vetëm nëpër­m­jet ankim­it të vendim­it gjyqë­sor që lëshon urdhrin e mbro­jt­jes ose urdhrin e men­jëher­shëm të mbro­jt­jes, sipas parashikimeve të nen­it 21 të ligjit nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në mar­rëd­hëni­et famil­jare”, të ndryshuar.

 

Neni 8
Cak­ti­mi i per­son­it të afërt

Kur është e mundur, sub­jek­ti për­cak­ton edhe një per­son të tij të afërt, i cili ndih­mon në zba­timin e vendim­it për për­dorim­in e ME-së. Nëse jep pëlqimin të cak­to­het si i tillë, per­soni i afërt ka detyrim­in të ven­dosë në dis­pozi­cion të gjykatës, prokuror­it dhe organ­it që real­i­zon ME-në adresën e tij të sak­të dhe num­ra tele­foni kon­tak­ti, të cilët duhet të jenë të disponueshëm në çdo kohë.

 

Neni 9
Vendi­mi për për­dorim­in e ME-së

1. Për­dori­mi i ME-së urd­hëro­het nga gjyka­ta në vendimin gjyqë­sor të dhënë ndaj sub­jek­teve, në rastet e parashikuara në nenin 4 të këtij ligji.
2. Gjyka­ta, gjatë gjykim­it për­para dhënies së vendim­it, në rastet e parashikuara në shkro­n­jat “b” dhe “c” të nen­it 4 të këtij ligji, i kërkon Shër­bim­it të Provës një raport vlerësi­mi për të pan­de­hurin dhe nevo­jën e për­dorim­it të ME-së.
3. Për­dori­mi i ME-së mund të jetë me ose pa afat. Nëse gjyka­ta nuk ka për­cak­tu­ar afat, kohëzg­jat­ja e për­dorim­it të ME-së është e barabartë me kohëzg­jat­jen e masës shtrënguese, alter­na­tivës së dënim­it me burgim, urdhrit të mbro­jt­jes ose urdhrit të men­jëher­shëm të mbro­jt­jes.

 

Neni 10
Përm­ba­jt­ja e vendim­it

Vendi­mi gjyqë­sor që urd­hëron për­dorim­in e ME-së, përveç sa parashiko­het në Kodin e Pro­ce­durës Penale dhe në ligjin nr.9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në mar­rëd­hëni­et famil­jare”, të ndryshuar, duhet të përm­ba­jë, sipas rastit, edhe:
a) dhënien e pëlqim­it nga sub­jek­ti, kur këtë e kërkon ligji, dhe/ose prindërit apo kujdestari i të mitu­rit, për për­dorim­in e ME-së;
b) zonat e lejuara dhe zonat e ndalu­ara të lëviz­jes së sub­jek­tit;
c) detyrim­in e sub­jek­tit për të qën­dru­ar bren­da zonës së lejuar ose për të mos hyrë në zona të ndalu­ara;
ç) kohën e për­dorim­it të ME-së, nëse gjyka­ta urd­hëron për­dorim­in e saj, sipas një afati të cak­tu­ar.

 

KREU III
REALIZIMI I ME-SË

 

Neni 11
Organi që real­i­zon ME-në

1. Organi që real­i­zon ME-në është përgjegjës për ven­dos­jen, heq­jen dhe funk­sion­imin e rreg­ullt të pajis­jes. Ven­di, koha dhe rreg­ul­lat për ven­dos­jen dhe heq­jen e pajis­jes për­cak­to­hen në urdhrin e ekzeku­tim­it të vendim­it gjyqë­sor, të nxjer­rë nga prokurori ose gjyka­ta, të cilët ia njofto­jnë men­jëherë sub­jek­tit dhe organ­it që real­i­zon ME-në.
2. Organi që real­i­zon ME-në, nëpër­m­jet sal­lës oper­a­tive të ngrit­ur prej tij, mbledh, për­punon dhe rapor­ton të dhë­nat që vijnë nga pajis­ja.
3. Kriteret që duhet të plotë­so­jë organi që real­i­zon ME-në, rreg­ul­lat për përzg­jed­hjen e tij, si dhe të drej­tat e detyrimet e tij cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 12
Shër­bi­mi i Provës

1. Shër­bi­mi i Provës është organ përgjegjës për të kon­trol­lu­ar mënyrën e real­izim­it të ME-së.
2. Shër­bi­mi i Provës, në mënyrë peri­odike, infor­mon Min­istrinë e Drejtë­sisë për kon­trol­let e ushtru­ara për mënyrën e real­izim­it të ME-së.
3. Shër­bi­mi i Provës ven­dos, çdo javë, në dis­pozi­cion të gjykatave të rretheve gjyqë­sore dhe gjykatave të apelit, të dhë­na të përditë­suara për num­rin e pajis­jeve në dis­pozi­cion për për­dorim dhe mundës­inë teknike të real­izim­it të ME-së.
4. Metodologjia dhe rreg­ul­lat e ushtrim­it të kon­trolleve të Shër­bim­it të Provës për mënyrën e real­izim­it të ME-së, peri­od­icitetit dhe përm­ba­jt­ja e infor­ma­cionit të për­c­jel­lë Min­istrisë së Drejtë­sisë, si dhe rreg­ul­lat për paraqit­jen e të dhë­nave të përditë­suara pranë gjykatave të rretheve gjyqë­sore dhe gjykatave të apelit për­cak­to­hen me urd­hër të Min­istrit të Drejtë­sisë.

 

Neni 13
Pajis­ja për real­iz­imin e ME-së

1. ME-ja real­i­zo­het nëpër­m­jet ven­dos­jes së një pajis­je­je të posaçme në trupin e sub­jek­tit, e cila duhet:
a) të ketë për­masa të vogla, në mënyrë që të mbu­lo­het lehtë­sisht nga vesh­jet dhe të mos shiko­het nga të tretët;
b) të mos lësho­jë tin­guj ose dritë;
c) të për­bëhet nga mate­ri­ale të par­rezik­shme për jetën dhe shën­detin e sub­jek­tit dhe të të tretëve;
ç) të ven­doset në një pjesë të trupit që e bën të pamundur shikimin e saj nga të tretët;
d) të lejo­jë sub­jek­tin të krye­jë pa vështirësi të gjitha veprim­tar­itë e tij të zakon­shme.
2. Pajis­ja duhet të plotë­so­jë karak­ter­is­tikat teknike të mëposhtme:
a) të jetë në gjend­je të trans­me­to­jë sin­jal nga çdo pjesë e ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë;
b) të ketë rezis­tencë të lartë ndaj ele­menteve naty­rore, e cila mundë­son funk­sion­imin nor­mal edhe gjatë ekspozim­it ndaj tyre;
c) të jetë e vështirë për t’u hequr;
ç) të trans­me­to­jë sin­jal të posaçëm nëse dëm­to­het ose hiqet.

 

Neni 14
Sal­la oper­a­tive

1. Infor­ma­cioni i sig­u­ru­ar nga pajis­ja i trans­me­to­het drejt­për­drejt sal­lës oper­a­tive, e cila funk­sionon pa ndër­pre­rje.
2. Sal­la oper­a­tive duhet të ketë aftës­inë teknike të mar­rë në kohë reale infor­ma­cionin për vend­ndod­hjen e sub­jek­teve që ndod­hen bren da ter­ri­torit ku ushtron kom­pe­tencën organi që real­i­zon ME-në.
3. Organi që real­i­zon ME-në sig­uron funk­sion­imin pa ndër­pre­rje të sal­lës oper­a­tive dhe lid­hjen e saj në kohë reale me pajis­jen që për­cak­ton vend­ndod­hjen e sub­jek­tit.

 

Neni 15

Infor­ma­cioni i trans­me­t­u­ar sal­lës oper­a­tive

1. Infor­ma­cioni i sig­u­ru­ar nga pajis­ja shfaqet në har­ta, të cilat mundë­so­jnë per­cep­ti­min e vend­ndod­hjes së sub­jek­tit në mënyrë të vazh­dueshme dhe në për­puth­je me sis­temin rru­gor dhe admin­is­tra­tiv të Repub­likës së Shqipërisë.
2. Shfaq­ja e infor­ma­cionit në har­ta dhe per­cep­ti­mi pamor i tij është i ndalu­ar nëse sub­jek­ti qën­dron bren­da zonës së lejuar ose jashtë zonës së ndalu­ar të lëviz­jes.
3. Infor­ma­cioni për vend­ndod­hjen e sub­jek­tit shfaqet në hartë vetëm në rast se:
a) sub­jek­ti del nga zona e lejuar ose hyn në zonën e ndalu­ar të lëviz­jes, sipas për­cak­tim­it të vendim­it gjyqë­sor që urd­hëron për­dorim­in e ME-së;
b) sal­la oper­a­tive, nëpër­m­jet organ­it që real­i­zon ME-në, merr një kërkesë nga Shër­bi­mi i Provës ose Poli­cia e Shtetit, të cilët kërko­jnë të për­cak­to­jnë vend­ndod­hjen e sub­jek­tit për shkak se:
i) sub­jek­ti dyshohet se ka shkelur kushtet e ven­do­sura në vendimin gjyqë­sor;
ii) duhet të evi­to­het një rrezik i mund­shëm që i kanoset sub­jek­tit ose të tretëve;
iii) sub­jek­ti duhet të kon­tak­to­het men­jëherë për t’u pyetur apo për ndon­jë qël­lim tjetër të ligjshëm;
c) organi që real­i­zon ME-në, nëpër­m­jet sal­lës oper­a­tive, ka arsye të motivuar të beso­jë se:
i) sub­jek­ti mund të ketë dëm­tu­ar ose hequr pajis­jen;
ii) pajis­ja ka pësuar një dëm­tim aksi­den­tal dhe nuk trans­me­ton infor­ma­cion si duhet.
4. Infor­ma­cioni që shfaqet në hartë u vihet në dis­pozi­cion, në kohë reale, me ter­mi­nal të dedikuar, Poli­cisë së Shtetit dhe Shër­bim­it të Kon­trol­lit të Brend­shëm të Burgjeve.

 

Neni 16
Kon­fi­den­cialiteti i infor­ma­cionit

1. Organi që real­i­zon ME-në, gjatë ushtrim­it të veprim­tarisë së tij, respek­ton rreg­ul­lat e për­cak­tu­ara nga legjis­la­cioni në fuqi për mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale.
2. Infor­ma­cioni i sig­u­ru­ar për vend­ndod­hjen e sub­jek­tit është i ndalu­ar t’u jepet per­son­ave të tretë apo agjen­cive ose organ­eve të paau­tor­izuara nga ky ligj.

 

KREU IV
ZBATIMI I VENDIMIT PËR PËRDORIMIN E ME-SË

 

Neni 17
Detyrimet e sub­jek­tit

Sub­jek­ti dety­ro­het:
a) të zba­to­jë kushtet e për­cak­tu­ara në vendimin gjyqë­sor;
b) të ven­dosë në dis­pozi­cion të gjykatës, prokuror­it dhe organ­it që real­i­zon ME-në adresën e sak­të të banim­it dhe të punës, si dhe num­ra tele­fonikë kon­tak­ti, të cilët duhet të jenë të disponueshëm në çdo kohë;
c) të kthe­het bren­da zonës së lejuar të lëviz­jes ose të largo­het nga zona e ndalu­ar, bren­da 30 min­u­tave nga çasti kur është kon­tak­tu­ar nga sal­la oper­a­tive;
ç) të mos dëm­to­jë ose heqë në asnjë rast pajis­jen;
d) të njofto­jë men­jëherë organin që real­i­zon ME-në për çdo dëm­tim aksi­den­tal të pajis­jes ose funk­sion­imin në kushte jonor­male të saj.

 

Neni 18
Veprime në rast të shkel­jes së vendim­it gjyqë­sor

1. Kur infor­ma­cioni në hartë evi­den­ton dal­jen nga zona e lejuar ose hyr­jen në zonën e ndalu­ar të lëviz­jes, si edhe dëm­timin ose heq­jen e pajis­jes, sal­la oper­a­tive kon­tak­ton men­jëherë sub­jek­tin. Nëse ky i fun­dit nuk mund të kon­tak­to­het, atëherë sal­la oper­a­tive kon­tak­ton per­son­in e afërt të për­cak­tu­ar në vendimin e gjykatës për për­dorim­in e ME-së.
2. Nëse sub­jek­ti kthe­het në zonën e lejuar ose largo­het nga zona e ndalu­ar bren­da 30 min­u­tave nga çasti që ai ose per­soni i afërt i tij kon­tak­to­hen nga sal­la oper­a­tive, atëherë nuk ndërmer­ret asnjë veprim i mëte­jshëm. Në këtë rast sal­la oper­a­tive e evi­den­ton këtë fakt në një regjistër të posaçëm.
3. Nëse sub­jek­ti dhe per­soni i afërt nuk mund të kon­tak­to­hen, sal­la oper­a­tive njofton men­jëherë Policinë e Shtetit, së cilës i për­c­jell infor­ma­cionin për vend­ndod­hjen e sub­jek­tit. Sal­la oper­a­tive, bren­da 24 orëve, njofton Shër­bimin e Provës për shkel­jen dhe veprimet e kry­era prej saj në zba­tim të këtij ligji.
4. Infor­ma­cionet e mar­ra në rastet e parashikuara nga ky nen ruhen për një peri­ud­hë gjashtë­mu­jore, duke fil­lu­ar nga çasti i evi­den­tim­it të shkel­jes. Prokurori ose gjyka­ta mund të urd­hëro­jë që infor­ma­cionet të ruhen për një kohë më të gjatë se gjashtë muaj.
5. Nuk evi­den­to­het si shkel­je e kushteve të për­dorim­it të ME-së rasti kur Shër­bi­mi i Provës i ka komu­nikuar me shkrim sal­lës oper­a­tive autor­iz­imin e lëshuar ndaj sub­jek­tit për të dalë nga zona e lejuar ose për të hyrë në zonën e ndalu­ar. Autor­iz­i­mi duhet të përm­ba­jë për­cak­timin e sak­të të zonës ku lejo­het të lëvizë sub­jek­ti dhe afatin e lejim­it të lëviz­jes.
6. Rreg­ul­la të hol­lë­sishme për kriteret e dhënies së autor­iz­imeve për­cak­to­hen me udhëz­im të Min­istrit të Drejtë­sisë.

 

Neni 19
Shkel­ja e kushteve të ME-së

1. Poli­cia e Shtetit dhe Shër­bi­mi i Provës vënë në dijeni prokuror­in men­jëherë sapo mar­rin njof­timin për shkel­jen e kushteve të ME-së.
2. Prokurori, kur vlerë­son se janë shkelur qël­lim­isht, ose në mënyrë të përsërit­ur, kushtet për për­dorim­in e ME-së, har­ton një raport, të cilin ia paraqet gjykatës bren­da 48 orëve nga marr ja dijeni për shkel­jen e kry­er.
3. Rapor­ti i har­tu­ar në rastet e parashikuara nga pika 2 e këtij neni i paraqitet së njëjtës gjykatë që ka ven­do­sur për­dorim­in e ME-së dhe përm­ban reko­mandimin e Shër­bim­it të Provës për vazhdimin ose jo të ME-së ndaj sub­jek­tit që ka kry­er shkel­jen.
4. Gjyka­ta dëgjon në seancë prokuror­in, për­faqë­suesin e Shër­bim­it të Provës e sub­jek­tin dhe, pasi vlerë­son të gjitha rrethanat, ven­dos:
a) vazhdimin e ME-së me të njëj­tat kushte;
b) sipas pro­ce­durës së parashikuar nga neni 260 i Kodit të Pro­ce­durës Penale ose nen­it 31 pika 10 të ligjit nr. 8331, datë 21.4.1998 “Për ekzeku­timin e vendimeve penale”, të ndryshuar;
c) sipas pro­ce­durës së parashikuar nga neni 22 pika 2 të ligjit nr.9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në mar­rëd­hëni­et famil­jare”, të ndryshuar.

 

KREU V
DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

 

Neni 20
Fil­li­mi i zba­tim­it të ligjit

1. Ligji, men­jëherë pas hyr­jes në fuqi, fil­lon të zba­to­het ndaj sub­jek­teve të parashikuara nga neni 4 i këtij ligji, gjyki­mi i të cilave është në kom­pe­tencë të Gjykatës së Rrethit Gjyqë­sor, Tiranë dhe Gjykatës së Apelit, Tiranë, të cilat urd­hëro­jnë për­dorim­in e ME-së, pas informim­it nga Shër­bi­mi i Provës për mundës­inë teknike të real­izim­it të saj.
2. Zba­ti­mi i ligjit ndaj per­son­ave të parashikuar nga neni 4 i këtij ligji, që nuk janë në kom­pe­tencë të Gjykatës së Rrethit Gjyqë­sor, Tiranë dhe Gjykatës së Apelit, Tiranë, fil­lon sipas afat­eve të për­cak­tu­ara me vendim të Këshillit të Min­is­trave, në varësi të fondeve finan­cia­re të vëna në dis­pozi­cion për real­iz­imin e mbikëqyr­jes elek­tron­ike.

 

Neni 21
Aktet nën­ligjore

1. Ngarko­het Këshilli i Min­is­trave që, me propoz­imin e Min­istrit të Drejtë­sisë dhe në për­puth­je me parimet e për­cak­tu­ara në nenin 5 të këtij ligji, të nxjer­rë aktet nën­ligjore në zba­tim të nen­it 11 pika 3 dhe të nen­it 20 pika 2 të këtij ligji.
2. Ngarko­het Min­istri i Drejtë­sisë që, në për­puth­je me parimet e për­cak­tu­ara në nenin 5 të këtij ligji, të nxjer­rë aktet nën­ligjore në zba­tim të nen­it 12 pika 4 dhe të nen­it 18 pika 6 të këtij ligji.

 

 

Neni 22
Hyr­ja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi më 1.4.2012.

Shpal­lur me dekretin nr.7219, datë 10.1.2012 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Bamir Topi

 

 

 


 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim