Mar­rëvesh­je ndër­m­jet Këshillit të Min­is­trave të Repub­likës së Shqipërisë dhe Qev­erisë së Repub­likës Greke për mbro­jt­jen dhe asis­tencën e fëmi­jëve, vik­ti­mave të trafikim­itKëshilli i Min­is­trave i Repub­likës së Shqipërisë dhe Qev­e­ria e Repub­likës Greke, më poshtë refer­u­ar si Palët Kon­trak­tuese, të udhëhe­qur nga dëshi­ra për të bashkëpunuar, zbat­u­ar dhe respek­tu­ar të drej­tat dhe detyrimet që rrjed­hin nga instru­mentet ndërkom­bëtare përkatëse, lid­hur me mbro­jt­jen e të drej­tave të fëmijëve,shprehin sol­i­daritetin dhe përkush­timin e tyre për të luftu­ar trafikimin e fëmi­jëve dhe çdo for­më të shfry­tëzim­it të fëmi­jëve;

duke mar­rë në kon­sid­er­atë, që fëmi­jët e pashoqëru­ar, në parim janë veçanër­isht të ndjeshëm ndaj trafikim­it dhe kanë nevo­jë për mbro­jt­je dhe kujdes të veçan­të;

duke kërkuar, në bazë të rec­i­procitetit dhe të një fryme bashkëpuni­mi të ndërsjel­lë, të mer­ren me fenomenin e trafikim­it të fëmi­jëve;

duke kon­sideru­ar pri­or­itet mbro­jt­jen e vik­ti­mave fëmi­jë të trafikim­it;

duke synuar, bazuar në rec­i­procitet dhe frymë bashkëpuni­mi, kri­jimin e kuadrit të duhur ligjor për zba­timin e pro­ce­du­rave dhe struk­tu­rave të posaçme për mbro­jt­jen dhe asis­tencën e fëmi­jëve të trafikuar;

duke pran­uar që mënyra më efek­tive për të paran­dalu­ar trafikimin e fëmi­jëve është eli­m­in­i­mi i shkaqeve-origjinë;

duke pran­uar që intere­si më i lartë i vik­timës fëmi­jë, të trafikim­it do të jetë gjith­monë një kon­sid­er­atë kyçe;

duke mar­rë në kon­sid­er­atë, kon­ven­tat përkatëse të rat­i­fikuara nga të dyja Palët Kon­trak­tuese dhe më speci­fik­isht, Kon­ven­tën Europi­ane mbi Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Njeri­ut dhe Lirive Themelore (1950), Kon­ven­tën mbi të Drej­tat e Fëmi­jës (1989), Kon­ven­tën mbi eli­m­in­imin e të gjitha for­mave të diskri­m­inim­it kundër Grave (1979) dhe Kon­ven­tën e ILO‑s mbi ndal­im­in dhe veprim­in e men­jëher­shëm për eli­m­in­imin e for­mave më të rën­da të punës së fëmi­jës nr.C182 (1999);

duke mar­rë në kon­sid­er­atë, kon­ven­tat ndërkom­bëtare speci­fike të nën­shkru­ara nga të dyja Palët Kon­trak­tuese, të tilla si Kon­ven­ta e OKB-së kundër krim­it të orga­nizuar ndërkom­bë­tar (2000) dhe Pro­tokol­li mbi paran­dal­im­in, kon­trol­lin dhe ndëshkimin e trafikim­it në njerëz, veçanër­isht gra dhe fëmi­jë, të cilat plotë­so­hen nga Kon­ven­ta e OKB-së kundër krim­it të orga­nizuar ndërkom­bë­tar (2000);

duke mar­rë në kon­sid­er­atë pro­tokollin jo të detyrueshëm të Kon­ven­tës për të drej­tat e fëmi­jës, për shit­jen e fëmjës, pros­ti­tu­cionin dhe pornografinë e fëmi­jës (2000), Kon­ven­tën e Hagës për aspek­tet civile të rrëm­bim­it ndërkom­bë­tar të fëmi­jës (1980),

ranë dako­rd si më poshtë:

 

Neni 1

Përku­fiz­ime

1.1 Për qël­limet e kësaj Mar­rëvesh­je­je bashkëpuni­mi, Palët bien dako­rd për përku­fizimet e mëposhtme të ter­mave të për­dorur këtu:

Trafiki­mi i fëmi­jëve do të kup­to­jë rekru­timin, trans­portimin, trans­fer­im­in, mba­jt­jen ose pra­n­imin e një fëmi­je, përf­shirë shkëm­bimin ose trans­fer­im­in e kon­trol­lit mbi këtë per­son, me qël­lim shfry­tëz­imin e këtij fëmi­je. Pëlqi­mi indi­rekt ose real i fëmi­jës është i papranueshëm.

Trafikant do të kup­to­jë per­son­in përgjegjës për trafikimin e fëmi­jëve. Kon­cep­ti i trafikan­tit do të përf­shi­jë gjithash­tu per­sona juridikë, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­it 4 të vendim­it kuadër të Këshillit të BE-së të 19 kor­rikut 2002, për luftën e trafikut të qenieve njerë­zore (2002/629/JHA).Shfrytëzimi do të përf­shi­jë shfry­tëz­imin e pros­ti­tu­cionit të fëmi­jëve ose for­ma të tjera të shfry­tëzim­it sek­su­al të fëmi­jëve, punët ose shër­bimet e detyru­ara, skllavërinë ose prak­ti­ka të ngjashme me skllavërinë, robërinë ose heq­jen apo trans­fer­im­in e organ­eve.

Fëmi­jë vik­timë e trafikim­it do të kup­to­jë çdo per­son nën moshën 18 vjeç, kundër të cilit është kry­er akti i trafikim­it siç për­cak­to­het në këtë nen. Për qël­limet e kësaj Mar­rëvesh­je­je, një fëmi­jë do të kon­sidero­het mad­hor në datën kur ai/ajo mbush 18 vjeç. Në rastin kur data e sak­të e lind­jes nuk është e ditur, fëmi­ja kon­sidero­het mad­hor më 31 dhje­tor të vitit të ditëlind­jes së tij të 18-të. Në rast se mosha e per­son­it nuk është plotë­sisht e për­cak­tu­ar, por ekzis­to­jnë arsye që lënë të nënkup­to­het që per­soni është një fëmi­jë, ky per­son duhet të kon­sidero­het fëmi­jë dhe duhet të për­fi­to­jë nga kjo mar­rëvesh­je, derisa mosha e per­son­it të jetë për­cak­tu­ar plotësisht.Fëmijë-viktimë poten­ciale e trafikim­it do t’i refer­o­het fëmi­jës që ndod­het në një sit­u­atë seri­oze, konkrete dhe të pran­ishme, si rezul­tat i së cilës fëmi­ja bal­lafaqo­het me rrezikun e të kthyer­it në fëmi­jë të trafikuar, siç për­shkruhet më sipër.

Me fëmi­jë të pashoqëru­ar nënkup­to­jmë per­son­in nën moshën 18 vjeç, i cili jeton në ter­ri­torin e një prej Palëve Kon­trak­tuese, i ndarë nga prindërit dhe jo nën kujdestar­inë e një mad­hori. Fëmi­jët e pashoqëru­ar duhet të për­fi­to­jnë nga mbro­jt­ja që ofro­jnë nenet përkatëse të kësaj Mar­rëvesh­je­je në rastin e kual­i­fikim­it si fëmi­jë-vik­timë.

Me per­son­in që ka kujdestar­inë e fëmi­jës nënkup­to­jmë prindin ose per­son­in që për­faqë­son fëmi­jën, falë cilë­sive të veçan­ta që i jepen nga lig­jet e ven­dit ku ka fitu­ar kujdestar­inë.

Kujde­sar i përkohshëm do të kup­to­jë per­son­in përgjegjës për fëmi­jën deri në zba­timin e një zgjid­hje­je të përher­shme.

Rreg­ul­loret e emi­gra­cionit do të kup­to­jnë dis­poz­i­tat ligjore, të cilat lejo­jnë lëshimin e lejeve të qën­drim­it për vik­ti­mat fëmi­jë, të cilët qën­dro­jnë në qen­dra sociale, për të ndjekur një pro­gram social inte­gri­mi.

 

I. NDJEKJA PENALE

 

Neni 2

Har­mo­niz­im efek­tiv i përku­fizim­it të krimeve dhe pro­ce­du­rave. Bashkëpunim bazuar në parimet dhe meto­dat e pran­uara nga të dyja palët

2.1 Palët Kon­trak­tuese bien dako­rd që, në kuadër të sis­te­meve të tyre ligjore kom­bëtare dhe kur të kërko­het:

a) do të ven­dosen sank­sione të veçan­ta për trafikimin dhe shfry­tëz­imin e fëmjëve,

b) do të penal­i­zo­het ten­ta­ti­va, bashkëpuni­mi dhe nxit­ja morale, lid­hur me krim­in e trafikim­it të fëmi­jëve,

c) do të insti­tu­cional­i­zo­het përgjegjësia ligjore e per­son­ave juridikë të përf­shirë në trafikimin e fëmi­jëve,

d) do të hyjnë në fuqi dis­pozi­ta që përligjin ndal­im­in, kon­fiskimin dhe masat admin­is­tra­tive kundër trafikan­tëve,

e) do të mira­to­hen dis­pozi­ta që para­cak­to­jnë kon­fiskimin e të gjitha objek­teve në pronësi të trafikan­tëve, të cilat ishin për­dorur për trafikim, pavarë­sisht nga fak­ti që trafikan­tët janë pronarët e tyre,

f) do të har­to­hen lig­je, të cilat ndalo­jnë shfaq­jen e neglizhen­cave të rën­da nga ana e per­son­it, i cili ka kujdestar­inë e fëmi­jës, apo dhënien e fëmi­jës një per­soni tjetër në shkëm­bim të par­ave ose për qël­lime për­fiti­mi, dhe do të mer­ren masa kundër punëd­hënësve që punë­so­jnë fëmi­jë-vik­ti­ma,

g) legjis­la­cioni për mbro­jt­jen e dësh­mi­tarëve fëmi­jë do të har­mo­ni­zo­het në për­puth­je me stan­dard­et ndërkom­bëtare.

2.2 Palët Kon­trak­tuese bien dako­rd të mira­to­jnë rreg­ul­lore të emi­gra­cionit në lid­hje me lëshimin e lejeve të qën­drim­it për fëmi­jët-vik­ti­ma në për­puth­je me nenin 9.4.

 

Neni 3

Veprim dhe bashkëpunim ndër­m­jet autoriteteve policore

3.1 Palët Kon­trak­tuese mar­rin për­sipër të mira­to­jnë masa efek­tive, nëse këto masa nuk ekzis­to­jnë, për theme­lim­in ose funk­sion­imin e një­sive anti­trafik në struk­turën e autoriteve të për­sh­tat­shme policore, të për­bëra nga per­son­el i tra­jnuar, që punon me kohë të plotë, për mbro­jt­jen e fëmi­jëve.

3.2 Pas mar­rjes në kon­sid­er­atë të mar­rëvesh­jeve dypalëshe përkatëse për bashkëpunimin policor ndër­m­jet Palëve Kon­trak­tuese dhe më speci­fik­isht, mar­rëvesh­jes së bashkëpunim­it të Min­istrive të Ren­dit Pub­lik për çësht­je të kom­pe­ten­cave të tyre, të datës 17 kor­rik 1992, është rënë dako­rd që ky bashkëpunim dhe shkëm­bim infor­ma­cioni do të azhurnohet me qël­lim luftën ndaj trafikim­it të fëmi­jëve, falë mira­tim­it të pro­tokolleve sht­esë për zba­timin e Mar­rëvesh­jes. Pro­tokolle të tilla sht­esë mund të përf­shi­jnë:

a) har­timin e stan­dard­eve të për­bashkë­ta për mbled­hjen e rreg­ullt dhe efiçente të infor­ma­cionit, si dhe shkëm­bimet sta­tis­tiko­re lid­hur me trafikimin e fëmi­jëve dhe e të gjitha for­mave të shfry­tëzim­it, për­sa i për­ket per­son­it që kryen trafikimin, meto­dave dhe rrugëve të për­doru­ra,

b) kri­jimin e bazave të dhë­nave të ref­er­encës në pikat e kalim­it të kufir­it, sipas dis­poz­i­tave të garan­tim­it të sig­urisë së plotë të të dhë­nave per­son­ale që do të futen në bazën e të dhë­nave,

c) ven­dos­jen e vlerësimeve dypalëshe në lid­hje me për­sh­tat­shmërinë e masave të kon­trol­lit të kufir­it lid­hur me fëmi­jët,

d) tra­jn­imin dhe koor­dinimin e pro­ce­du­rave të për­bashkë­ta që do të apliko­hen në kalimet kufitare, duke synuar për­mirësimin e aftë­sive të per­son­elit të kon­trol­lit të kufir­it për të iden­ti­fikuar fëmi­jët-vik­ti­ma të mund­shëm dhe trafikue­sit, si dhe rreg­ul­lim­in e pro­ce­du­rave të tra­j­tim­it fillestar të fëmi­jëve nga per­son­eli i kon­trol­lit të kufir­it,

e) forci­mi i kon­trolleve të kufir­it, deri në masën e nevo­jshme që kërkon paran­dal­i­mi i trafikim­it të fëmi­jëve, sub­jekt i angazhimeve ndërkom­bëtare në lid­hje me lëviz­jen e lirë të njerëzve,

f) mira­ti­mi i masave të kon­trol­lit të kufir­it, të tilla si ndal­i­mi i hyr­jes, revoki­mi i vizës dhe burgi­mi i përkohshëm i mund­shëm, për per­sona të përf­shirë në trafikimin e fëmi­jëve,

g) mira­ti­mi i rreg­ul­loreve për të cilat është rënë dako­rd nga të dyja palët lid­hur me riat­d­hes­imin në kufi dhe pro­ce­du­rat vepruese, në për­puth­je me nenin 11,

h) tra­jn­ime të mund­shme të ofi­cerëve të kon­trol­lit të kufir­it, ofi­cerëve të poli­cisë, prokurorëve, gjykatësve, ofi­cerëve të emi­gra­cionit dhe të gjithë zyr­tarëve kom­pe­ten­të në të gjitha çësht­jet e trafikim­it të fëmi­jëve, përf­shirë iden­ti­fikimin,

i) mon­i­tori­mi i asis­tencës së dhënë fëmi­jëve-vik­ti­ma pas riat­d­hes­im­it të tyre, përf­shirë kushtet e tyre të jetesës dhe kushtet e rib­ashkim­it të fëmi­jëve me famil­jet e tyre.

3.3 Palët Kon­trak­tuese bien dako­rd të për­dorin kanale komu­niki­mi dhe bashkëpuni­mi ndër­m­jet autoriteteve policore dhe ambasa­dave e kon­sul­latave respek­tive, me qël­lim garan­timin e shpe­jtë të vlef­sh­mërisë dhe të ligjsh­mërisë së doku­menteve të udhë­tim­it, provës së iden­titetit dhe të të dhë­nave per­son­ale, kur ka dyshime të arsyeshme rreth për­dorim­it të këtyre doku­menteve në trafikimin e fëmi­jëve.

3.4 Për zba­timin e duhur të këtij neni, të dyja Palët Kon­trak­tuese do të kri­jo­jnë pika të posaçme kon­tak­ti bren­da autoriteteve të tyre policore.

II. PARANDALIMI

 

Neni 4

Poli­tikat finan­cia­re dhe sociale në tra­j­timin e shkaqeve të origjinës së trafikim­it të fëmi­jëve

4.1 Palët Kon­trak­tuese bien dako­rd të zba­to­jnë poli­ti­ka efek­tive ekonomike dhe sociale në lid­hje me gru­pet më të ndjeshme, duke synuar eli­m­in­imin e var­fërisë dhe kri­jimin e mundë­sive reale, të cilat do të paran­dalo­jnë shkaqet themelore të trafikim­it të fëmi­jëve që në origjinën e tyre. Të tilla poli­ti­ka do të syn­o­jnë:

a) për­mirësimin e aksesit të fëmi­jëve në mundësitë për arsim­im dhe tra­jn­im pro­fe­sion­al,

b) rrit­jen e përqind­jes së ndjek­jes së shkol­lës dhe tra­jnim­it pro­fe­sion­al, veçanër­isht për vajzat dhe fëmi­jët e huaj,

c) tra­j­ti­mi i prob­lemit të punës së pam­bro­j­tur, infor­male dhe jo të ligjshme të fëmi­jëve.

4.2 Palët Kon­trak­tuese mar­rin për­sipër të infor­mo­jnë njëra-tjetrën për masat e veçan­ta që mer­ren dhe zba­to­hen duke synuar gru­pet shoqërore të mësipërme.

4.3 Palët Kon­trak­tuese do të ekza­mino­jnë rreg­ull­isht efek­tivitetin e aplikim­it të këtyre masave dhe do të bien dako­rd për të pro­ce­d­uar për për­mirësimin e tyre të mëte­jshëm.

 

Neni 5

Rrit­ja e ndërgjegjësim­it

5.1 Palët Kon­trak­tuese bien dako­rd që, me qël­lim paran­dal­im­in në mënyrë efek­tive të trafikim­it të fëmi­jëve (në rast se mungo­jnë të tilla masa paran­daluese), është e nevo­jshme që shoqëria në përgjithësi dhe gru­pet e synuara në veçan­ti, të ndërgjegjë­so­hen për trafikimin e fëmi­jëve. Në këtë kuadër, Palët Kon­trak­tuese mar­rin për­sipër:

a) të ndër­mar­rin një fushatë infor­ma­tive për ndërgjegjësimin e pub­likut në lid­hje me trafikimin e fëmi­jëve dhe për for­mat e ndryshme të man­i­fes­tim­it të tij në Palët Kon­trak­tuese, në bashkëpunim me shoqërinë civile, orga­ni­zatat joqever­itare dhe orga­ni­zatat ndërkom­bëtare të përf­shi­ra në aktivitete për mbro­jt­jen e fëmi­jëve dhe me aktorë joshtetërorë. Secila Palë Kon­trak­tuese do të mar­rë për­sipër kos­ton e fushatës infor­ma­tive në ter­ri­torin e vet;

b) të ndërgjegjë­so­jnë grupe të tjera kom­pe­tente, si hartue­sit e poli­tikave, per­son­elin e poli­cisë dhe pro­fe­sion­istë të tjerë kom­pe­ten­të, si p.sh. shër­bimet mjekë­sore dhe sociale, shër­bimet e punësim­it dhe sek­tori pub­lik për trafikimin e fëmi­jëve në mënyrë që të rritet gatish­mëria e tyre për të tra­j­tu­ar siç duhet trafikimin e fëmi­jëve dhe për të for­cuar poten­cialin e tyre insti­tu­cional me qël­lim luftën kundër trafikim­it të fëmi­jëve;

c) të ndërgjegjë­so­jnë pub­likun për arsimin e detyru­ar, për sank­sionet ndaj per­son­ave që kanë kujdestar­inë e fëmi­jës dhe nuk e çojnë këtë fëmi­jë në shkol­lë, si dhe për ndal­im­in e punës së fëmi­jëve;

d) të tra­j­to­jnë nevo­jën për të reduk­tu­ar kërkesën për aktivitete që kanë lid­hje me fëmi­jë të trafikuar, si p.sh. lyp­ja, shfry­tëz­i­mi sek­su­al, puna e detyru­ar, skllavëria ose prak­ti­ka të ngjashme dhe të pro­movo­jnë parim­in e tol­er­ancës zero për të gjitha for­mat e trafikim­it të fëmi­jëve;

e) të kri­jo­jnë dhe të reklam­o­jnë në mënyrë efek­tive lin­ja tele­fonike emergjente, nëpër­m­jet të cilave fëmi­jëve-vik­ti­ma t’u afro­het këshillim dhe udhëz­ime, dhe të cilat do të lehtë­so­jnë kallëzimet anon­ime për trafikimin e fëmi­jëve.

 

Neni 6

Masat insti­tu­cionale për paran­dal­im­in e trafikim­it të fëmi­jëve

6.1 Palët Kon­trak­tuese mar­rin për­sipër të vënë në jetë masat insti­tu­cionale të mëposhtme për paran­dal­im­in më efek­tiv të trafikim­it të fëmi­jëve, në varësi të nevo­jave:

a) kri­jimin e një grupi qen­dror koordinues, me qël­lim për­mirësimin e efek­tivitetit të gru­peve insti­tu­cionale pub­like. Për palën shqiptare, ky organ do të jetë Komiteti Shtetëror i Luftës kundër Trafikim­it të Qenieve Njerë­zore i drej­tu­ar nga Min­istri i Brend­shëm. Për palën greke ky grup do të jetë Komiteti i Përher­shëm Ndër­min­istror me dekret pres­i­den­cial 233/2003, neni 9;

b) sig­urim­in e burimeve njerë­zore dhe finan­cia­re për të luftu­ar trafikimin e fëmi­jëve si një prob­lem shoqëror dhe finan­ciar;

c) sig­urim­in e asis­tencës për zhvil­lim­in e një rrjeti të për­sh­tat­shëm shër­bimesh sociale, funk­sioni i të cilit do të jetë, mes të tjerash, mar­r­ja me fenomenin e trafikim­it të fëmi­jëve ndih­muar nga shoqëria civile, orga­ni­zatat ndërkom­bëtare dhe aktorët joshtetërorë;

d) sig­uri­mi i regjistrim­it të të gjitha lind­jeve, pavarë­sisht nga ven­di i lind­jes.

 

III. MBROJTJA

 

Neni 7

Parime të përgjithshme të mbro­jt­jes së fëmi­jëve-vik­ti­ma

7.1 Palët Kon­trak­tuese bien dako­rd që të gjitha veprimet e ndër­mar­ra në lid­hje me fëmi­jët-vik­ti­ma duhet të udhëhiqen nga intere­si më i lartë i fëmi­jës, pari­mi i mos­diskri­m­inim­it, respek­ti për mendimet e fëmi­jës, si edhe për të drej­tat e tij apo të saj për infor­ma­cion, pri­vatësi, kon­fi­den­cialitet dhe për mbro­jt­je.

7.2 Insti­tu­cionet shtetërore përkatëse të të dyja Palëve Kon­trak­tuese do të bashkëpuno­jnë për vënien në jetë të kësaj Mar­rëvesh­je­je. Për të sig­u­ru­ar vënien efek­tive në jetë të kësaj  Mar­rëvesh­je­je nëpër­m­jet mon­i­torim­it të vazh­dueshëm dhe për të mbro­j­tur të drej­tat dhe intere­sat e fëmi­jës, Palët Kon­trak­tuese do të kri­jo­jnë një struk­turë të posaçme shtetërore, këtu e më pas refer­u­ar si “Autoriteti Përgjegjës”. Për palën shqiptare, ky autoritet do të jetë Komi­sioni i Për­bashkët për Mbro­jt­jen e Fëmi­jëve Vik­ti­ma të Trafikim­it. Për palën greke, ky autoritet do të jetë Qen­dra Kom­bëtare e Sol­i­daritetit Social për Emergjen­cat e Sekre­tari­atit të Përgjithshëm të Mirëqe­nies së Min­istrisë së Shën­de­të­sisë, Mirëqe­nies dhe Mbro­jt­jes Sociale.

7.3 Autoriteti Përgjegjës do të sig­uro­jë bashkëpunimin ndër­m­jet organ­eve përkatëse insti­tu­cionale në për­puth­je me stan­dard­et e kujde­sit për fëmi­jët dhe do të respek­to­jë dhe garan­to­jë parimet e përgjithshme të mbro­jtes së vik­timës fëmi­jë, siç parashiko­het në instru­mentet përkatëse ndërkom­bëtare.

 

Neni 8

Iden­ti­fiki­mi i vik­ti­mave fëmi­jë

8.1 Palët Kon­trak­tuese do të mira­to­jnë pro­ce­du­ra efek­tive për iden­ti­fikimin e men­jëher­shëm të vik­ti­mave fëmi­jë në ter­ri­torin e tyre. Poli­cia, shër­bimet sociale, shër­bimet e kujde­sit mjekë­sor, insti­tu­cionet arsi­more, autoritetet lokale, orga­ni­zatat ndërkom­bëtare dhe joqever­itare men­jëherë, sapo të vihen në dijeni të pranisë së një vik­time-fëmi­jë poten­ciale në ter­ri­torin e Palëve Kon­trak­tuese, do të njofto­jnë men­jëherë Autoritetin Përgjegjës të ven­dit të tyre, i cili do të koordi­no­jë veprimet me struk­tu­rat kom­pe­tente dhe shër­bimet sociale.

8.2 Kur fëmi­ja iden­ti­fiko­het, Autoriteti Përgjegjës do ta regjistro­jë fëmi­jën në një regjistër të veçan­të dhe do të hapë një dos­je per­son­ale për fëmi­jën.

 

Neni 9

Refer­i­mi i një vik­time fëmi­jë, te autoritetet kom­pe­tente

9.1 Autoritetet Përgjegjëse, në bashkëpunim me prokuror­in pub­lik për fëmi­jët, orga­ni­zatat ndërkom­bëtare dhe orga­ni­zatat joqever­itare të përf­shi­ra në aktivitete për mbro­jt­jen e fëmi­jëve, si dhe aktorë të tjerë joshtetërorë, do të kërko­jnë në mënyrë aktive iden­ti­fikimin e vik­timës fëmi­jë dhe, në bashkëpunim me shër­bimin e poli­cisë përkatëse, do të orga­ni­zo­jnë trans­fer­im­in sa më të shpe­jtë të fëmi­jës në një qendër të kujde­sit. Qen­drat e kujde­sit duhet të jenë të mbro­j­tu­ra, të sig­ur­ta dhe tëpër­sh­tat­shme për moshën dhe nevo­jat e fëmi­jës. Në çdo rast, palët garan­to­jnë që qen­drat do t’i ofro­jnë fëmi­jës mbro­jt­je, ushqim, aktivitete zbav­itëse. Për këtë qël­lim, grupi qen­dror koordinues dhe Autoriteti Përgjegjës i secilës Palë Kon­trak­tuese mund të për­fun­do­jnë mar­rëvesh­je, direk­ti­va dhe mem­o­ran­dume mirëkup­ti­mi me orga­ni­za­ta ndërkom­bëtare dhe joqever­itare të përf­shi­ra në aktivitete për mbro­jt­jen e fëmi­jëve, si edhe me aktorë joshtetërorë me qël­lim­in e sig­urim­it të shër­bimeve sociale dhe të qen­drave të kujde­sit.

9.3 Fëmi­jët e sëmurë, të paaftë dhe fëmi­jët me prob­leme psikologjike, të mitu­rat shtatzë­na etj., do të mar­rin kujdes të veçan­të në varësi të nevo­jave të tyre. Palët do të për­dorin per­son­el të aftë të komu­niko­jë me fëmi­jën në gjuhën e kuptueshme prej fëmi­jës.

9.4 Çdo fëmi­jë i ven­do­sur në një qendër të kujde­sit do të mar­rë ose një leje qën­dri­mi si vik­timë e trafikim­it të fëmi­jëve, nëse autoriteti kom­pe­tent ka lëshuar një akt karak­ter­iz­i­mi si të tillë, ose leje­qën­dri­mi për arsye human­itare, sipas rastit, në bazë të parashikimeve ligjore të ven­dit. Kujdestari i cak­tu­ar i fëmi­jës është përgjegjës për aplikimin e lëshim­it të lejes nga autoritetet shtetërore përkatëse. Leja e qën­drim­it do të jetë në for­cë derisa fëmi­ja vjen nën një sta­tus tjetër ligjor për shkak të vënies në zba­tim të një zgjid­hje­je të përher­shme.

 

Neni 10

Cak­ti­mi i një kujdestari të përkohshëm

10.1 Pas trans­ferim­it të fëmi­jës në qen­drën e kujde­sit, Autoriteti Përgjegjës është i detyru­ar të kërko­jë që fëmi­ja të ven­doset nën kujdestari, në për­puth­je me legjis­la­cionin përkatës të ven­dit. Kujdestari i përkohshëm do të shoqëro­jë fëmi­jën dhe do të mbro­jë intere­sat e fëmi­jës deri në gjet­jen e një zgjid­hje­je të përher­shme, ash­tu siç parashiko­het në nenin 12–16. Kujdestaria mund t’i beso­het Autoritetit Përgjegjës, qen­drës së kujde­sit ku është ven­do­sur fëmi­ja dhe/ose orga­ni­zatave e insti­tu­cion­eve që nji­hen për kujdesin e fëmi­jëve. Num­ri i fëmi­jëve të ven­do­sur në kujdestari duhet të jetë bren­da kufi­jve mbikëqyrës të një­sisë së cilës i cak­to­het kujdestaria. Per­son­at, të cilëve do t’u beso­het kujdestaria e fëmi­jës, duhet të jenë të tra­jnuar dhe me ekspe­ri­encë në çësht­jet e kujde­sit për fëmi­jët dhe për vik­ti­mat fëmi­jë. Përveç kësaj, ata duhet të jenë në gjend­je të komu­niko­jnë në një gjuhë të kuptueshme për fëmi­jën. Në rast se kujdestaria nuk i është besuar Autoritetit Përgjegjës, ky Autoritet do të nxjer­rë rreg­ul­la dhe do të mon­i­toro­jë në mënyrë të vazh­dueshme ushtrim­in e kujdestarisë.

10.2 Në për­puth­je me legjis­la­cionin e Palëve Kon­trak­tuese, kujdestari i përkohshëm do të ketë ndër të tjera, detyrat e mëposhtme:

a) Ai/ajo do të garan­to­jë që të gjitha veprimet do të mbro­jnë intere­sat e fëmi­jës.

b) Ai/ajo do të infor­mo­jë vazhdimisht fëmi­jën për pro­ce­du­rat, lid­hur me gjend­jen aktuale të fëmi­jës dhe mundësitë për të ardhmen, në mënyrë që të vlerë­so­hen rrez­iqet e sig­urisë për të mar­rë një vendim të vlef­shëm lid­hur me të ardhmen e fëmi­jës.

c) Ai/ajo do të asis­to­jë në pro­cesin e gjet­jes së famil­jes së fëmi­jës ose per­son­it që ka kujdestar­inë e fëmi­jës në vendin e origjinës.

d) Ai/ajo do të puno­jë si një ndër­lid­hës mes fëmi­jës dhe orga­ni­zatave dhe shër­bimeve të përf­shi­ra në pro­ces dhe të ngarkuara për t’iu përgjigjur nevo­jave të fëmi­jës.

e) Ai/ajo do të garan­to­jë, në rast riat­d­hes­i­mi, për­gatit­jen e duhur të kthim­it të fëmi­jës, për­gatit­jen e famil­jes dhe të fëmi­jës, kthimin e sig­urt dhe respek­timin e intere­save të fëmi­jës.

f) Ai/ajo do të garan­to­jë kon­fi­den­cialitetin e infor­ma­cionit të mar­rë gjatë ushtrim­it të kujdestarisë. Në këtë kuadër, kujdestari i përkohshëm ka të drejtën e për­jash­tim­it nga detyri­mi për të dësh­muar në gjykatë, nëse kësh­tu është në të mirën e fëmi­jës.

 

Neni 11

Vlerësi­mi i indi­vid­u­al­izuar i rasteve

11.1 Rastet e trafikim­it të fëmi­jëve do të het­o­hen nga shër­bimet policore kom­pe­tente të Min­istrisë së Brend­shme për Repub­likën e Shqipërisë dhe Min­istrisë së Ren­dit Pub­lik të Repub­likës Greke, siç parashiko­het në nenin 3.1 këtu. Gjatë hetim­it, fëmi­ja do të pyetet vetëm kur është e domos­doshme dhe do të bëhen për­p­jek­je që inter­vista të tilla të min­i­mi­zo­hen. Inter­vista do të bëhet vetëm me lejen e mar­rë para­prak­isht nga per­soni që ka kujdestar­inë e fëmi­jës, per­son i cili duhet të jetë i pran­ishëm gjatë inter­vistës dhe mund ta ndër­presë atë kur ai men­don se inter­vista dëm­ton mirëqe­nien e fëmi­jës. Inter­vistue­si duhet të për­piqet të shmangë ushtrim­in e pre­sion­it psikologjik dhe shkak­timin e trau­mave psikologjike te fëmi­ja gjatë inter­vistës.

 

Neni 12

Gjet­ja e një zgjid­hje­je të përher­shme

12.1 Palët Kon­trak­tuese duhet të për­dorin masën e riat­d­hes­im­it të sig­urt të fëmi­jës në rast se kjo kërko­het. Autoritetet Përgjegjëse të të dy vendeve do të stu­dio­jnë në bashkëpunim të ngushtë, çdo rast të trafikim­it të fëmi­jëve dhe do të ven­dosin për një zgjid­hje të përher­shme që do të garan­to­jë intere­sat e fëmi­jës.

12.2 Autoriteti Përgjegjës, duke kon­sideru­ar riin­te­grim­in në famil­je si pri­or­itet dhe bazuar vetëm në interesin më të lartë të fëmi­jës, mund të ven­dosin si zgjid­hje të përher­shme riat­d­hes­imin e sig­urt, inte­grim­in e fëmi­jës në vendin pritës ose trans­fer­im­in e fëmi­jës në një vend të tretë.

12.3 Në mar­rjen e këtij vendi­mi Autoritetet Përgjegjëse do të kon­sul­to­jnë fëmi­jën dhe do të mar­rin parasysh vull­netin e fëmi­jës në për­puth­je me moshën dhe pjekur­inë e fëmi­jës.

12.4 Në vendim­mar­rjen e tyre, Autoritetet Përgjegjëse të Palëve Kon­trak­tuese do të mar­rin në kon­sid­er­atë të gjitha rrethanat e rastit dhe në veçan­ti rezul­tatet e vlerësim­it të rrezikut, të kry­er nën përgjegjës­inë e për­bashkët të Palëve Kon­trak­tuese.

 

Neni 13

Vënia në zba­tim e zgjid­hjes së përher­shme

13.1 Autoritetet Përgjegjëse të Palëve Kon­trak­tuese do të për­puno­jnë pro­ce­du­ra të për­bashkë­ta për real­iz­imin e një shkëm­bi­mi të shpe­jtë infor­ma­cioni lid­hur me rastet e trafikim­it të fëmi­jëve, të cilat do të përf­shi­jnë pro­ce­du­ra për pjesë­mar­rjen e min­istrive përkatëse, ambasa­dave dhe/ose kon­sul­latave.

13.2 Nëse nuk zgjid­het opsioni i bashkim­it famil­jar dhe/ose riat­d­hes­i­mi i fëmi­jës, kujdestari i përkohshëm do të mbetet përgjegjës për vik­timën fëmi­jë, deri në cak­timin e një për­faqë­sue­si ligjor/kujdestar i fëmi­jës nga gjyka­ta.

 

Neni 14

Riat­d­hes­i­mi i sig­urt

14.1 Kthi­mi i fëmi­jës do të kry­het nëpër­m­jet një pro­ce­dure vull­netare, legjitime, të asis­tu­ar, të mirëpër­gat­i­tur, të sig­urt në për­puth­je me interesin më të lartë të fëmi­jës. Pro­ce­du­rat për trans­portin e fëmi­jës do të për­shkruhen në një pro­tokoll sht­esë të kësaj Mar­rëvesh­je­je. Gjatë riat­d­hes­im­it të sig­urt të fëmi­jës, Autoritetet Përgjegjëse mund të bashkëpuno­jnë me orga­ni­za­ta ndërkom­bëtare dhe orga­ni­za­ta joqever­itare të përf­shi­ra në aktivitete të mbro­jt­jes së fëmi­jës.

14.2 Autoriteti Përgjegjës i ven­dit të origjinës do të për­puno­jë dhe vërë në jetë pro­jek­te të posaçme me qël­lim riin­te­grim­in e fëmi­jës në vendin e origjinës. Pro­jek­te të tilla do të mbu­lo­jnë mbro­jt­jen, mbështet­jen psikologjike dhe mjekë­sore, riin­te­grim­in në sis­temin arsi­mor, dhënien e këshillim­it ligjor dhe për­faqësimin, si dhe çdo for­më tjetër të ndih­mës siç e kërkon legjis­la­cioni mbi mbro­jt­jen e fëmi­jëve në vendin e origjinës. Për këtë qël­lim, ato do të bashkëve­pro­jnë ngushtë­sisht me orga­ni­zatat ndërkom­bëtare, insti­tu­cionet joshtetërore dhe orga­ni­zatat joqever­itare.

14.3 Autoriteti Përgjegjës i ven­dit të origjinës do të vlerë­so­jë mirëqe­nien e vik­timës fëmi­jë dhe do të mon­i­toro­jë jetën e saj/e tij pas bashkim­it me famil­jen dhe pas ven­dos­jes së fëmi­jës në një kujdes alter­na­tiv në vendin e origjinës dhe do të paraqesë një raport dyv­je­tor tek Autoriteti Përgjegjës i ven­dit pritës, derisa fëmi­ja të mbushë 18 vjeç. Autoriteti Përgjegjës i ven­dit pritës në bashkëpunim me orga­ni­zatat joqever­itare të përf­shi­ra në aktivitete të mbro­jt­jes së fëmi­jëve dhe me aktorët joshtetërorë, mund të vlerë­so­jnë sit­u­atën nëpër­m­jet viz­itave në vend, pas njof­tim­it të Autoritetit Përgjegjës të ven­dit të origjinës. Në rastin kur është për­cak­tu­ar me sig­uri se kushtet e jetesës së vik­timës fëmi­jë mbartin rrezikun e rish­fry­tëzim­it, do të har­to­het një raport dhe të dyja palët do të kon­sul­to­hen në mënyrë që ta zgjid­hin men­jëherë çësht­jen.

14.4 Në rastin, kur fëmi­ja ndesh prob­leme me prindin/prindërit apo kujdestarin pas kthim­it të saj/të tij, Autoriteti Përgjegjës i ven­dit të origjinës:

a) do të mbro­jë intere­sat e fëmi­jës derisa fëmi­ja të mbushë 18 vjeç, të drej­tat e fëmi­jës dhe shër­bimet e ndryshme në dis­pozi­cion të fëmi­jës, në për­puth­je me të drejtën për informim;

b) do të sig­uro­jë që fëmi­ja të mar­rë kujdesin e nevo­jshëm që do të përf­shi­jë, në çdo rast ako­mod­imin, ushqimin, mbështet­jen psikologjike dhe mjekë­sore, si dhe arsim­imin në një gjuhë të kuptueshme nga fëmi­ja. Ky kujdes nuk duhet të jetë më i ulët se ai që Palët Kon­trak­tuese u japin fëmi­jëve të nacionalitetit të tyre, në për­puth­je kjo me parim­in e mos­diskri­m­inim­it;

c) do të ndjekë inter­vi­s­tat e fëmi­jës me autoritetet policore dhe do të garan­to­jë që inter­vi­s­tat të bëhen në për­puth­je me principet e përgjithshme të ven­do­sura nga kjo Mar­rëvesh­je, si edhe nga ligji i ven­dit dhe ai ndërkom­bë­tar;

d) do t’i garan­to­jë fëmi­jës mundës­inë për një mbështet­je dhe për­faqësim ligjor të për­sh­tat­shëm, në për­puth­je me intere­sat më të lar­ta të fëmi­jës;

e) do të kon­sul­to­het me fëmi­jën dhe do të mar­rë në kon­sid­er­atë mendimet e tij, në varësi të moshës dhe shkallës së pjekurisë, dhe në për­puth­je me parim­in e respek­tim­it të per­spek­tivës së fëmi­jës;

f) do të lua­jë një rol aktiv në gjet­jen e zgjid­hjeve më të mira të mund­shme që do të garan­to­jnë intere­sat e fëmi­jës.

 

Neni 15

Inte­gri­mi

15.1 Në rast se ven­doset që fëmi­ja do të inte­gro­het në vendin pritës, Autoriteti Përgjegjës do të për­piqet të garan­to­jë inte­grim­in e plotë të fëmi­jës në vendin pritës. Në këtë kuadër, inte­gri­mi i fëmi­jës në famil­je ose ambi­ent komu­ni­tar është më i prefer­ueshëm se ven­dos­ja në insti­tu­cione.

15.2 Një fëmi­jë, i cili është sub­jekt i legjis­la­cionit për kujdestar­inë, mund të birë­so­het. Në rast se fëmi­ja ka prob­leme me kujdestarin/familjen kujdestare, Autoritei Përgjegjës do të mbro­jë intere­sat e fëmi­jës deri në moshën 18 vjeç.

15.3 Palët Kon­trak­tuese bien dako­rd të mira­to­jnë, kur është e nevo­jshme, legjis­la­cionin që do të dëno­jë orga­niz­imin e birësim­it të fëmi­jëve në shkel­je me legjis­la­cionin e ven­dit për birësimin, me sank­sione që zba­to­hen për trafikimin e fëmi­jëve.

15.4 Palët Kon­trak­tuese bien dako­rd të mira­to­jnë, kur është e nevo­jshme, legjis­la­cionin që do të dëno­jë orga­niz­imin e birësim­it të fëmi­jëve në shkel­je me legjis­la­cionin e ven­dit për birësimin, me sank­sione që zba­to­hen për trafikimin e fëmi­jëve.

 

Neni 16

Riven­dos­ja e fëmi­jës në një vend të tretë

16.1 Autoriteti Përgjegjës i ven­dit pritës mund të ven­dosë trans­fer­im­in e fëmi­jës në një vend të tretë, në rast se në këtë vend sig­uro­het kujdestaria ligjore dhe një pro­gram inte­gri­mi, në për­puth­je me intere­sat më të lar­ta të fëmi­jës, të drejtën e fëmi­jës për informim dhe duke mar­rë parasysh mendimin e saj/e tijpër ven­dos­jen në një vend të tretë.

16.2 Autoriteti Përgjegjës i ven­dit pritës do të orga­ni­zo­jë shoqërim­in e fëmi­jës deri te pika hyrëse e ven­dit të tretë, në për­puth­je me rreg­ul­lat e trans­portit të pro­tokol­lit sht­esë të kësaj Mar­rëvesh­je­je.

16.3 Autoriteti Përgjegjës i ven­dit pritës do të mon­i­toro­jë ven­dos­jen dhe inte­grim­in e fëmi­jës në vendin e tretë dhe do të bashkëpuno­jë me autoritetet përkatëse për për­gatit­jen e raporteve vje­tore mbi rastin, derisa fëmi­ja të mbushë 18 vjeç.

 

Neni 17

17.1 Palët Kon­trak­tuese mar­rin për­sipër vënien në zba­tim të kësaj Mar­rëvesh­je­je nëpër­m­jet takimeve të për­bashkë­ta vje­tore të autoriteteve të përf­shi­ra. Orga­ni­zatat ndërkom­bëtare, orga­ni­zatat joqever­itare, dhe aktorët e tjerë joshtetërorë të përf­shi­ra në aktivitete për mbro­jt­jen e fëmi­jëve mund të fto­hen nga Palët Kon­trak­tuese në këto mbled­hje. Për mbled­hjet (datat, rendin e ditës etj.) Palët Kon­trak­tuese do të bien dako­rd nëpër­m­jet kanaleve diplo­matike.

 

Neni 18

18.1 Çdo mos­mar­rëvesh­je që mund të dalë në lid­hje me inter­pre­timin dhe/ose zba­timin e kësaj Mar­rëvesh­je­je do të zgjid­het në mënyrë miqë­sore nëpër­m­jet kon­sul­timeve dhe/ose nego­ci­atave.

 

Neni 19

Rishiki­mi dhe/ose ndryshi­mi i kësaj Mar­rëvesh­je­je

19.1 Kjo Mar­rëvesh­je mund të rishiko­het ose të ndryshohet në çdo kohë me aprovim dypalësh me shkrim. Të tilla rishikime apo ndryshime do të hyjnë në fuqi, në datën e cak­tu­ar nga palët, dhe do të jenë pjesë inte­grale e kësaj Mar­rëvesh­je­je.

 

Neni 20

Dis­pozi­ta finale

20.1 Kjo Mar­rëvesh­je do të hyjë në fuqi 30 ditë pas njof­tim­it të dytë me shkrim nga Palët Kon­trak­tuese, në të cilën ato do të shpallin për­fundimin e pro­ce­du­rave përkatëse ligjore ndërkom­bëtare.

20.2 Kjo Mar­rëvesh­je do të qën­dro­jë në fuqi për një kohë të pacak­tu­ar.

20.3 Palët Kon­trak­tuese mund ta denon­co­jnë këtë Mar­rëvesh­je nëpër­m­jet njof­tim­it me shkrim përmes kanaleve diplo­matike. Denonci­mi do të jetë efek­tiv një muaj pas ditës së mar­rjes së njof­tim­it.

Nën­shkru­ar në Tiranë, më 27 shkurt 2006, në dy kop­je origji­nale, në shqip, gre­qisht dhe anglisht, të gjitha tek­stet njël­loj të njëj­ta. Në rast ndryshi­mi në inter­pre­timin e kësaj Mar­rëvesh­je­je, do të mer­ret për bazë tek­sti anglisht.

 

 

Për Këshillin e Min­is­trave të Repub­likës së Shqipërisë  Iva Zaj­mi

Për Qev­er­inë e Repub­likës Greke  Evri­pidis Stylian­dis

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka rat­i­fikuar mar­rëvesh­jen me ligjin nr. 9544, datë 29.5.2006, botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 63, Qer­shor 2006, Faqe 1731

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim