Kon­ven­ta Europi­ane

“Mbi ushtrim­in e të drej­tave të fëmi­jëve” [1]

Stras­burg, 25.1.1996

 


Hyr­je

Shtetet anëtare të Këshillit të Europës dhe shtetet e tjera nën­shkruese,

duke pasur parasysh se qël­li­mi i Këshillit të Europës është të arri­jë unitet më të madh ndër­m­jet anë­tarëve të tij;

duke pasur parasysh kon­ven­tën e Kombeve të Bashkuara mbi të drej­tat e fëmi­jëve dhe në veçan­ti, neni nr.4, i cili i kërkon shteteve palë  të mar­rin të gjitha masat e duhu­ra legjisla­tive, admin­is­tra­tive dhe të tjera për zba­timin e të drej­tave të njo­hu­ra në këtë kon­ven­të;

duke vëre­j­tur përm­ba­jt­jen e reko­mandim­it 1121 (1990) të Asam­blesë Par­la­mentare mbi të drej­tat e fëmi­jëve;

të bindur se të drej­tat dhe intere­sat më të mira të fëmi­jëve duhet të pro­movo­hen dhe për këtë qël­lim fëmi­jët duhet të kenë mundës­inë të ushtro­jnë të drej­tat e tyre, në veçan­ti në pro­ce­du­rat famil­jare që ndiko­jnë tek ata;

duke kon­fir­muar se fëmi­jëve duhet t’u sig­uro­het infor­ma­cion përkatës për të mundë­suar pro­movimin e këtyre të drej­tave dhe intere­save më të mira dhe që pikë­pam­jeve të fëmi­jëve duhet t’u jepet rëndësia e duhur;

duke njo­hur rëndës­inë e rolit të prindërve në mbro­jt­jen dhe pro­movimin e të drej­tave dhe intere­save më të mira të fëmi­jëve dhe duke pasur parasysh se, kur është e nevo­jshme, shtetet duhet të angazho­hen në një mbro­jt­je dhe pro­movim të tillë;

duke pasur parasysh, megjithatë, se në rast të kon­flik­tit është e dëshirueshme për famil­jet që të për­piqen të arri­jnë një mar­rëvesh­je para se ta paraqesin çësht­jen para një autoriteti gjyqë­sor;

kanë rënë dako­rd si më poshtë:

 

KREU I

FUSHA E VEPRIMIT, OBJEKTI I KONVENTËS DHE PËRKUFIZIMET

Neni 1

Fusha e veprim­it dhe objek­ti i kon­ven­tës

1.Fëmijët  që nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç.

2. Objek­ti i kësaj kon­vente është, në intere­sat më të mira të fëmi­jëve, që të pro­movo­jë të drej­tat e tyre, t’u japë atyre të drej­ta pro­ce­du­rale dhe të lehtë­so­jë ushtrim­in e këtyre të drej­tave, duke sig­u­ru­ar që fëmi­jët, vetë ose nëpër­m­jet per­son­ave ose organ­eve të tjera, të infor­mo­hen dhe të lejo­hen për të mar­rë pjesë në pro­ced­ime që ndiko­jnë tek ata para një autoriteti gjyqë­sor.

3. Për qël­lime të kësaj kon­vente, pro­cedimet para një autoriteti gjyqë­sor që ndiko­jnë fëmi­jët janë pro­cedimet famil­jare, në veçan­ti ato që përf­shi­jnë ushtrim­in e përgjegjë­sive prindërore, si vend­ba­n­i­mi dhe aksesi te fëmi­jët.

4. Çdo shtet, në kohën e nën­shkrim­it ose depoz­itim­it të instru­men­tit të tij të rat­i­fikim­it, pra­nim­it, mira­tim­it ose aderim­it, me anë të një deklarate drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, për­cak­ton të pak­tën tri kat­e­gori të çësht­jeve famil­jare para një autoriteti gjyqë­sor, për të cilat duhet të zba­to­het kjo kon­ven­të [2].

5. Çdo palë, me anë të një deklaratë të mëte­jshme, mund të për­cak­to­jë kat­e­gori sht­esë të çësht­jeve famil­jare për të cilën duhet të zba­to­het kjo kon­ven­të ose të japë infor­ma­cion në lid­hje me zba­timin e nen­it 5, para­grafi 2 të nen­it 9, para­grafin 2 të nen­it 10 dhe nenin 11.

6. Asgjë në këtë kon­ven­të nuk pen­gon palët që të zba­to­jnë rreg­ul­la më të favor­shme për pro­movimin dhe ushtrim­in e të drej­tave të fëmi­jëve.

 

Neni 2

Përku­fizimet

Për qël­limet e kësaj Kon­vente:

a) ter­mi “autoritet gjyqë­sor” nënkup­ton një gjykatë ose autoritet admin­is­tra­tiv që ka kom­pe­ten­ca të barasvler­shme;

b) ter­mi “mba­jtësit e përgjegjë­sive prindërore” nënkup­ton prindërit dhe per­sona të tjerë ose organe, të cilët kanë të drejtë të ushtro­jnë disa ose të gjitha përgjegjësitë prindërore;

c) ter­mi “për­faqë­sues” nënkup­ton një per­son, si për shem­bull një avokat apo organ i cak­tu­ar për të vepru­ar para një autoriteti gjyqë­sor në emër të një fëmi­je;

d) ter­mi “infor­ma­cion përkatës” nënkup­ton një infor­ma­cion që është i për­sh­tat­shëm për moshën dhe arsyetimin e fëmi­jës dhe që do të jepet për t’i mundë­suar fëmi­jës të ushtro­jë plotë­sisht të drej­tat e tij apo të saj, përveçse kur dhë­nia e këtij infor­ma­cioni është në kundër­sh­tim me mirëqe­nien e fëmi­jës.

 

KREU II

MASAT PROCEDURALE PËR TË PROMOVUAR USHTRIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE

 

A. TË DREJTAT PROCEDURALE TË FËMIJËVE

Neni 3

E drej­ta për t’u infor­muar dhe për të shpre­hur pikë­pam­jet e tij ose të saj në pro­ced­im Një fëmi­jë, që sipas ligjit të brend­shëm kon­sidero­het se ka arsyetim të mjaftueshëm, në rast të pro­ced­imeve para një autoriteti gjyqë­sor që ndiko­jnë tek ai/ajo, i jepet dhe ka të drejtë të kërko­jë të drej­tat e mëposhtme:

a) të mar­rë të gjithë infor­ma­cionin përkatës;

b) të kon­sul­to­het dhe të shpre­hë pikë­pam­jet e tij ose të saj;

c) të infor­mo­het për paso­jat e mund­shme të për­puthsh­mërisë me këto pikë­pam­je dhe paso­jat e mund­shme të çdo vendi­mi.

 

Neni 4

E drej­ta për të aplikuar për emërim­in e një për­faqë­sue­si të veçan­të

1. Në bazë të nen­it 9, fëmi­ja ka të drejtë të kërko­jë, per­son­al­isht ose nëpër­m­jet per­son­ave ose organ­eve të tjera, një për­faqë­sues të posaçëm në pro­cedimet para një autoriteti gjyqë­sor që ndiko­jnë te fëmi­ja, ku ligji i brend­shëm për­jash­ton mba­jtësit e përgjegjë­sive prindërore nga për­faqësi­mi i fëmi­jës si rezul­tat i kon­flik­tit të intere­sit me këtë të fun­dit.

2. Shtetet janë të lira të kufi­zo­jnë të drejtën në para­grafin 1, të fëmi­jëve të cilët sipas ligjit të brend­shëm, kon­sidero­hen se kanë arsyetim të mjaftueshëm.

 

Neni 5

Të drej­ta të tjera të mund­shme pro­ce­dur­al

Palët shqyr­to­jnë mundës­inë e dhënies së të drej­tave pro­ce­du­rale sht­esë fëmi­jëve në lid­hje me pro­cedimet para një autoriteti gjyqë­sor që ndiko­jnë tek ata, në veçan­ti:

a) të drejtën që të kërko­jnë ndih­më nga një per­son i për­sh­tat­shëm i zgjed­hur prej tyre, me qël­lim që t’i ndih­mo­jë ata për të shpre­hur pikë­pam­jet e tyre;

b) të drejtën që të kërko­jnë vetë ose nëpër­m­jet per­son­ave ose organ­eve të tjera, emërim­in e një për­faqë­sue­si të veçan­të, në raste të cak­tu­ara, një avokat;

c) të drejtën për të emëru­ar për­faqë­sue­sit e tyre;

d) të drejtën për të ushtru­ar disa ose të gjitha të drej­tat e palëve në këtë pro­ced­im.

 

B. ROLI I AUTORITETEVE GJYQËSORE

Neni 6

Pro­ce­si i vendim­mar­rjes

Në pro­cedimet që ndiko­jnë te fëmi­ja, para se të mar­rë një vendim, autoriteti gjyqë­sor:

a) shqyr­ton nëse ka infor­ma­cione të mjaftueshme në dis­pozi­cion, me qël­lim që të mar­rë një vendim në intere­sat më të mira të fëmi­jës dhe, kur është e nevo­jshme, të mar­rë infor­ma­cione të mëte­jshme, në veçan­ti nga mba­jtësit e përgjegjë­sive prindërore;

b) në rastin kur fëmi­ja, sipas ligjit të brend­shëm, kon­sidero­het të ketë arsyetim të mjaftueshëm:

- garan­ton që fëmi­ja ka mar­rë të gjithë infor­ma­cionin përkatës;

- këshillo­het me fëmi­jën drejt­për­drejt në raste të cak­tu­ara, nëse është e nevo­jshme pri­vatisht, vetë ose nëpër­m­jet per­son­ave ose organ­eve të tjera, në një mënyrë që për­sh­tatet me arsyetimin e tij ose të saj, nëse kjo do të ishte hap­tazi në kundër­sh­tim me intere­sat më të mira të fëmi­jës;

- lejon fëmi­jën të shpre­hë pikë­pam­jet e tij ose të saj;

c) i jep rëndës­inë e duhur pikë­pam­jeve të shpre­hu­ra nga fëmi­ja.

 

Neni 7

Detyri­mi për të vepru­ar shpe­jt

Në pro­cedimet që ndiko­jnë te një fëmi­jë, autoriteti gjyqë­sor vepron shpe­jt për të shman­gur çdo vonesë të panevo­jshme dhe vihen në dis­pozi­cion pro­ce­du­ra për të garan­tu­ar që vendimet e tij të zba­to­hen me shpe­jtësi. Në raste urgjente, sipas rastit, autoriteti gjyqë­sor ka kom­pe­tencën për të mar­rë vendime, të cilat janë men­jëherë të zbat­ueshme.

 

Neni 8

Detyri­mi për të vetëvepru­ar

Detyri­mi për të vetëvepru­ar sipas kërkesës së vet, në rastet e për­cak­tu­ara nga ligji i brend­shëm, kur mirëqe­nia e një fëmi­je është në rrezik seri­oz.

 

Neni 9

Emëri­mi i një për­faqë­sue­si

1. Në pro­cedimet që ndiko­jnë te një fëmi­jë, ku sipas ligjit të brend­shëm mba­jtësit e përgjegjë­sive prindërore për­jash­to­hen nga për­faqësi­mi i fëmi­jës, si rezul­tat i një kon­flik­ti intere­si ndër­m­jet tyre dhe fëmi­jës, autoriteti gjyqë­sor ka kom­pe­tencën për të cak­tu­ar një për­faqë­sues të posaçëm për fëmi­jën në këto pro­ced­ime.

2. Palët vepro­jnë me kusht që, në pro­cedimet që ndiko­jnë te një fëmi­jë, autoriteti gjyqë­sor do të ketë kom­pe­tencën për të cak­tu­ar një për­faqë­sues të veçan­të, në raste të cak­tu­ara, një avokat për të për­faqë­suar fëmi­jën.

 

C. ROLI I PËRFAQËSUESVE

NENI 10

1. Në rastin e pro­ced­imeve para një autoriteti gjyqë­sor që ndikon te një fëmi­jë, përveç nëse kjo do të ishte hap­tazi në kundër­sh­tim me intere­sat më të mira të fëmi­jës, për­faqë­sue­si:

a) sig­uron të gjithë infor­ma­cionin përkatës për fëmi­jën, nëse fëmi­ja, sipas ligjit të brend­shëm, kon­sidero­het se ka arsyetim të mjaftueshëm;

b) jep shp­jegime për fëmi­jën nëse fëmi­ja, sipas ligjit të brend­shëm, kon­sidero­het se ka arsyetim të mjaftueshëm në lid­hje me paso­jat e mund­shme të për­puthsh­mërisë me pikë­pam­jet e tij ose të saj dhe paso­jat e mund­shme të ndon­jë vepri­mi nga ana e për­faqë­sue­sit;

c) për­cak­ton pikë­pam­jet e fëmi­jës dhe ia paraqet këto pikë­pam­je autoritetit gjyqë­sor.

2. Palët shqyr­to­jnë shtrir­jen e dis­poz­i­tave të para­grafit 1 për mba­jtësit e përgjegjë­sive prindërore.

 

 

D. ZGJERIMI I DISPOZITAVE TË CAKTUARA

Neni 11

Palët shqyr­to­jnë shtrir­jen e dis­poz­i­tave të nen­eve 3, 4 dhe 9 në pro­cedimet që ndiko­jnë te fëmi­jët para organ­eve të tjera dhe për çësht­jet që ndiko­jnë te fëmi­jët të cilët nuk janë objekt i pro­ced­imeve.

 

E. ORGANET KOMBËTARE

Neni 12

1. Palët nxisin, nëpër­m­jet organ­eve që përm­bushin, ndër të tjera, funk­sionet e për­cak­tu­ara në para­grafin 2, pro­movimin dhe ushtrim­in e të drej­tave të fëmi­jëve.

2. Funk­sionet janë si më poshtë:

a) të bëjnë propoz­ime për të for­cuar ligjin në lid­hje me ushtrim­in e të drej­tave të fëmi­jëve;

b) të japin mendime në lid­hje me pro­jek­tlegjis­la­cionin mbi ushtrim­in e të drej­tave të fëmi­jëve;

c) të sig­uro­jnë infor­ma­cione të përgjithshme në lid­hje me ushtrim­in e të drej­tave të fëmi­jëve në media, pub­lik dhe per­son­ave e organ­eve që mer­ren me çësht­je që lid­hen me fëmi­jët;

d) të kërko­jnë pikë­pam­jet e fëmi­jëve dhe t’i pajisin ata me infor­ma­cione përkatëse.

 

F. ÇËSHTJE TË TJERA

Neni 13

Ndër­m­jetësi­mi ose pro­ce­set e tjera për zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jeve me qël­lim paran­dal­im­in ose zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jeve apo shmang­ien e pro­ced­imeve para një autoriteti gjyqë­sor që ndiko­jnë te fëmi­jët, palët inku­ra­jo­jnë ofrim­in e ndër­m­jetësim­it ose pro­ce­seve të tjera për zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jeve dhe për­dorim­in e këtyre pro­ce­seve për të arrit­ur mar­rëvesh­je në rastet e cak­tu­ara që duhet të për­cak­to­hen nga palët.

 

Neni 14

Ndih­ma dhe këshilli­mi ligjor

Kur ligji i brend­shëm parashikon ndih­më apo këshillim ligjor për për­faqësimin e fëmi­jëve në pro­ced­ime para një autoriteti gjyqë­sor që ndiko­jnë tek ata, këto dis­pozi­ta zba­to­hen në lid­hje me çësht­jet e mbu­lu­ara nga nenet 4 dhe 9.

 

Neni 15

Mar­rëd­hëni­et me instru­mentet e tjera ndërkom­bëtare

Kjo kon­ven­të nuk kufi­zon aplikimin e çdo instru­men­ti tjetër ndërkom­bë­tar që mer­ret me çësht­jet e veçan­ta, të cilat dalin në kon­tek­stin e mbro­jt­jes së fëmi­jëve dhe famil­jeve, dhe në të cilin një palë e kësaj kon­vente është ose bëhet palë.

 

 

KREU III

KOMITETI I PËRHERSHËM

Neni 16

Theme­li­mi dhe funk­sionet e Komitetit të Përher­shëm

1. Komiteti i Përher­shëm është ngrit­ur për qël­limet e kësaj kon­vente.

2. Komiteti i Përher­shëm mban nën shqyr­tim prob­lemet në lid­hje me këtë kon­ven­të. Ai në veçan­ti:

a) mund të shqyr­to­jë ndon­jë çësht­je të rëndë­sishme që lid­het me inter­pre­timin ose zba­timin e kon­ven­tës. Kon­kluzionet e Komitetit të Përher­shëm në lid­hje me zba­timin e kon­ven­tës mund të mar­rin for­mën e një reko­mandi­mi; reko­mandimet mira­to­hen me një shu­micë prej tre të katër­tat e votave;

b) mund të propo­zo­jë amen­da­mente të kon­ven­tës dhe të shqyr­to­jë ato të propozuara në për­puth­je me nenin 20;

c) mund të ofro­jë këshillim dhe ndih­më ndaj organ­eve kom­bëtare që funk­siono­jnë në bazë të para­grafit 2 të nen­it 12 dhe nxisin bashkëpunimin ndërkom­bë­tar midis tyre.

 

Neni 17

Për­bër­ja

1. Çdo palë mund të për­faqë­so­het në Komitetin e Përher­shëm nga një ose më shumë del­e­gatë. Çdo palë ka një votë.

2. Çdo shtet i për­men­dur në nenin 21, i cili nuk është palë në këtë kon­ven­të, mund të për­faqë­so­het në Komi­sion­in e Përher­shëm nga një vëzhgues. E njëj­ta gjë vlen edhe për ndon­jë shtet tjetër ose të Komu­nitetit Europi­an, pasi të jetë ftu­ar për të aderu­ar në kon­ven­të në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­it 22.

3. Nëse një palë nuk ka infor­muar Sekre­tarin e Përgjithshëm për kundër­sh­timin e saj, të pak­tën një muaj para mbled­hjes, Komiteti i Përher­shëm mund të fto­jë sa më poshtë për të mar­rë pjesë si vëzhgues në të gjitha takimet e tij ose në një takim apo pjesë të një taki­mi:

- cilin­do shtet që nuk është për­men­dur në para­grafin 2 më lart;

- Komitetin e Kombeve të Bashkuara për të Drej­tat e Fëmi­jës;

- Komu­nitetin Europi­an;

- ndon­jë organ ndërkom­bë­tar qever­i­tar;

- ndon­jë organ ndërkom­bë­tar joqever­i­tar me një ose më shumë funk­sione të për­men­dura në para­grafin 2 të nen­it 12;

- ndon­jë organ kom­bë­tar qever­i­tar ose joqever­i­tar me një ose me shumë funk­sione të për­men­dura në para­grafin 2 të nen­it 12;

- Komiteti i Përher­shëm mund të shkëm­be­jë infor­ma­cion me orga­ni­zatat përkatëse që mer­ren me ushtrim­in e të drej­tave të fëmi­jëve.

 

Neni 18

Takimet

1. Në fund të vitit të tretë pas datës së hyr­jes në fuqi të kësaj kon­vente dhe me nis­mën e vet, në çdo kohë, pas kësaj date, Sekre­tari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës do të fto­jë Komi­sion­in e Përher­shëm për t’u takuar.

2. Vendimet mund të mer­ren vetëm në Komi­sion­in e Përher­shëm nëse të pak­tën gjys­ma e palëve janë të pran­ishme.

3. Sipas nen­eve 16 dhe 20, vendimet e Komitetit të Përher­shëm do të mer­ren nga shu­mi­ca e anë­tarëve të pran­ishëm.

4. Në bazë të dis­poz­i­tave të kësaj kon­vente, Komiteti i Përher­shëm har­ton rreg­ul­lat e veta të pro­ce­durës dhe rreg­ul­lat e pro­ce­durës të ndon­jë pale pune që mund të jetë ngrit­ur për të kry­er të gjitha detyrimet e cak­tu­ara sipas kon­ven­tës.

 

Neni 19

Raportet e Komi­sion­it të Përher­shëm

Pas çdo taki­mi, Komiteti i Përher­shëm i për­c­jell palëve dhe Komitetit të Min­is­trave të Këshillit të Europës një raport mbi disku­timet e tij dhe çdo vendim të mar­rë.

 

 

KREU IV

AMENDAMENTET E KONVENTËS

Neni 20

1. Çdo ndryshim në nenet e kësaj kon­vente i propozuar nga një palë ose nga Komiteti i Përher­shëm i komu­niko­het Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Këshillit të Europës dhe për­cil­let nga ai apo ajo, të pak­tën dy muaj para takim­it të ardhshëm të Komitetit të Përher­shëm, për shtetet anëtare të Këshillit të Europës, çdo nën­shkrues, çdo palë, çdo shtet të ftu­ar për të nën­shkru­ar këtë kon­ven­të në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­it 21 dhe çdo shtet apo komu­nitet europi­an, fto­hen për të aderu­ar në të në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nenin 22.

2. Çdo ndryshim i propozuar në për­puth­je me dis­poz­i­tat e para­grafit të mësipërm shqyr­to­het nga Komiteti i Përher­shëm, i cili dorë­zon tek­stin e mirat­u­ar me një shu­micë prej tre të katër­tat e votave të hed­hu­ra të Komitetit të Min­is­trave për mira­tim. Pas mira­tim­it të tij, ky tekst i për­cil­let palëve për pran­im.

3. Çdo ndryshim hyn në fuqi ditën e parë të mua­jit pas mbarim­it të peri­ud­hës prej një mua­ji pas datës në të cilën të gjitha palët kanë infor­muar Sekre­tarin e Përgjithshëm se ata e kanë pran­uar atë.

 

 

KREU V

DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Neni 21

Nën­shkri­mi, rat­i­fiki­mi dhe hyr­ja në fuqi

1. Kjo kon­ven­të është e hapur për nën­shkrim nga shtetet anëtare të Këshillit të Europës dhe shtetet joanëtare të cilat kanë mar­rë pjesë në për­punimin e saj.

2. Kjo kon­ven­të i nën­shtro­het rat­i­fikim­it, pra­nim­it ose mira­tim­it. Instru­mentet e rat­i­fikim­it, pra­nim­it ose të mira­tim­it depoz­i­to­hen pranë Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Këshillit të Europës.

3. Kjo kon­ven­të hyn në fuqi ditën e parë të mua­jit pas mbarim­it të një peri­ud­he prej tre mua­jsh pas datës në të cilën tre shtete, duke përf­shirë të pak­tën dy shtete anëtare të Këshillit të Europës, kanë shpre­hur pëlqimin  e tyre për t’u lid­hur me kon­ven­tën në për­puth­je me dis­poz­i­tat e para­grafit të mësipërm.

4. Në lid­hje me çdo nën­shkrues që shpreh më pas pëlqimin e tij për t’u lid­hur me të, kon­ven­ta hyn në fuqi ditën e parë të mua­jit pas mbarim­it të një peri­ud­he prej tre mua­jsh pas datës së depoz­itim­it të instru­men­tit të tij të rat­i­fikim­it, pra­nim­it ose mira­tim­it.

 

Neni 22

Shtetet joanëtare dhe Komu­niteti Europi­an

1. Pas hyr­jes në fuqi të kësaj kon­vente, Komiteti i Min­is­trave të Këshillit të Europës, me nis­mën e vet ose me propoz­im të Komitetit të Përher­shëm dhe pas kon­sul­tim­it të palëve, fton  çdo shtet joanë­tar të Këshillit të Europës, i cili nuk ka mar­rë pjesë në har­timin e kon­ven­tës, si dhe Komitetin Europi­an për të aderu­ar në këtë kon­ven­të me një vendim të mar­rë nga shu­mi­ca e parashikuar në nenin 20, nën­para­grafi (d) të Statu­tit të Këshillit të Europës, dhe me votim unan­im të për­faqë­suesve të shteteve kon­trak­tuese të autor­izuar për të mar­rë pjesë në Komitetin e Min­is­trave.

2. Në lid­hje me çdo shtet aderues ose Komu­nitetin Europi­an, kon­ven­ta hyn në fuqi ditën e parë të mua­jit pas mbarim­it të një peri­ud­he prej tre mua­jsh pas datës së depoz­itim­it të instru­men­tit të aderim­it pranë Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Këshillit të Europës.

 

Neni 23

Zba­ti­mi ter­ri­to­r­i­al

1. Çdo shtet, në kohën e nën­shkrim­it ose depoz­itim­it të instru­men­tit të tij të rat­i­fikim­it, pra­nim­it, mira­tim­it ose aderim­it, mund të për­cak­to­jë ter­ri­torin ose ter­ri­toret në të cilat zba­to­het kjo kon­ven­të.

2. Çdo palë, në çdo datë të mëvon­shme, me një deklaratë drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, mund ta shtri­jë zba­timin e kësaj kon­vente në çdo ter­ri­tor tjetër të për­cak­tu­ar në deklaratë dhe për mar­rëd­hëni­et ndërkom­bëtare të të cilëve ajo është përgjegjëse ose në emër të të cilit ajo është e autor­izuar për të vepru­ar. Për sa i për­ket këtij ter­ri­tori, kon­ven­ta hyn në fuqi ditën e parë të mua­jit, pas mbarim­it të një peri­ud­he prej tre mua­jsh pas datës së mar­rjes së kësaj deklarate nga Sekre­tari i Përgjithshëm.

3. Çdo deklaratë e bërë në bazë të dy para­grafëve të mësipërm, në lid­hje me çdo ter­ri­tor të cak­tu­ar në atë deklaratë, mund të tërhiqet nga  një njof­tim drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm. Tërhe­q­ja hyn në fuqi ditën e parë të mua­jit pas mbarim­it të një peri­ud­he prej tre mua­jsh pas datës së mar­rjes së deklaratës nga Sekre­tari i Përgjithshëm.

 

Neni 24

Rez­er­vat

Në kon­ven­të nuk mund të bëhet asnjë rez­ervë.

 

Neni 25

Denoncimet

1. Çdo palë mund të denon­co­jë në çdo kohë këtë kon­ven­të me anë të një njof­ti­mi drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Këshillit të Europës.

2. Ky denoncim hyn në fuqi ditën e parë të mua­jit pas mbarim­it të një peri­ud­he prej tre mua­jsh pas datës së mar­rjes së njof­tim­it nga Sekre­tari i Përgjithshëm.

 

Neni 26

Njof­timet

Sekre­tari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës njofton shtetet anëtare të Këshillit, çdo nën­shkrues, çdo palë dhe çdo shtet tjetër ose Komu­nitetin Europi­an që është ftu­ar të adero­jë në këtë kon­ven­të për:

a) çdo nën­shkrim;

b) depoz­itimin e çdo instru­men­ti të rat­i­fikim­it, pra­nim­it, mira­tim­it ose aderim­it;

c) çdo datë të hyr­jes në fuqi të kësaj kon­vente në për­puth­je me nenet 21 ose 22;

d) çdo ndryshim të mirat­u­ar në për­puth­je me nenin 20, dhe datën në të cilën ky amen­da­ment hyn në fuqi;

e) çdo deklaratë të bërë sipas dis­poz­i­tave të nen­eve 1 dhe 23;

f) çdo denoncim të bërë në zba­tim të dis­poz­i­tave të nen­it 25;

g) çdo akt tjetër, njof­tim ose komu­nikim në lid­hje me këtë kon­ven­të. Në dësh­mi të kësaj, të nën­shkru­ar­it, duke qenë rreg­ull­isht të autor­izuar, kanë nën­shkru­ar këtë kon­ven­të.

Bërë në Stras­burg, më 25 janar 1996, në gjuhën angleze dhe frënge ku të dyja tek­stet janë njël­loj të barasvler­shme, në një kop­je të vetme, e cila depoz­i­to­het në arki­vat e Këshillit të Europës.

Sekre­tari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës i trans­me­ton kop­je të vërte­t­u­ara secilit prej shtete­veanëtare të Këshillit të Europës, shteteve joanëtare të cilat kanë mar­rë pjesë në har­timin e kësaj kon­vente, Komu­nitetit Europi­an dhe çdo shteti të ftu­ar për të aderu­ar në këtë kon­ven­të.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka rat­i­fikuar  Kon­ven­tën me ligjin nr. 10425, datë 2.6.2011, botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 77, datë 14 Qer­shor 2011, Faqe 3216. Ky ligj hyn në fuqi më 1 Shkurt 2012.

[2] Në lid­hje me këtë para­graf, Repub­li­ka e Shqipërisë, më datë 19 tetor 2011, ka depoz­i­tu­ar pranë Sekre­tari­atit të Kon­ven­tës deklaratën me përm­ba­jt­jen: “Në për­puth­je me nenin 1, para­grafi 4 i Kon­ven­tës, Repub­li­ka e Shqipërisë deklaron se do të zba­to­jë Kon­ven­tën për çdo çësht­je famil­jare para një autoriteti gjyqë­sor që i për­ket fëmi­jës lid­hur me:- shqyr­timin e mos­mar­rëvesh­jeve që lindin gjatë martesës;- shqyr­timin e paso­jave të zgjid­hjes së martesës;- njo­hjen dhe kundër­sh­timin e amë­sisë dhe atë­sisë;- shqyr­timin e mos­mar­rëvesh­jeve për dhënien e detyrim­it për ushqim;- ushtrim­in e përgjegjë­sisë prindërore;- birësimin;- kujdestarin; ‑mbro­jt­jen nga të gjitha for­mat e dhunës”.

Për Qev­er­inë e Repub­likës Greke

Për Qev­er­inë e Repub­likës së Shqipërisë

Iva Zaj­mi

Evri­pidis Stylian­dis

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim