Neni 7

Shër­bimet bazë të shën­de­tit pub­lik

1. Shër­bimet bazë të shën­de­tit pub­lik janë:

a) pro­movi­mi i shën­de­tit;

b) eduki­mi shën­de­të­sor;

c) paran­dal­i­mi i sëmund­jeve, përf­shirë imu­niz­imin, depis­timin;

ç) sig­uria ushqi­more;

d) shën­de­ti në punë;

dh) shën­de­ti mjedis­or, përf­shirë mon­i­torim­in e mbet­jeve urbane;

e) shën­de­ti riprod­hues, përf­shirë shën­detin e nënës, të fëmi­jës dhe shën­detin sek­su­al;

ë) paran­dal­i­mi dhe kon­trol­li i për­dorim­it abuziv të sub­stan­cave (pro­duk­tet e duhan­it, alkool, lëndë narkotike dhe psikotrope etj.);

f) shën­de­ti men­dor;

g) sis­te­mi i infor­ma­cionit në shën­detin pub­lik;

gj) mbikëqyr­ja epi­demi­ologjike në shën­detin pub­lik;

h) lab­o­ra­torët e shën­de­tit pub­lik;

i) mon­i­tori­mi i shër­bimeve të shën­de­tit pub­lik në kujdesin shën­de­të­sor parë­sor;

j) kërki­mi shken­cor në shën­detin pub­lik;

k) tra­jnimet në shën­detin pub­lik.

2. Shteti, nëpër­m­jet insti­tu­cion­eve kom­pe­tente, merr masa për garan­timin e shër­bimeve bazë të shën­de­tit pub­lik.

 

Neni 52

Mbro­jt­ja e shën­de­tit nga për­dori­mi i alkoolit

1. Mbro­jt­ja e shën­de­tit nga për­dori­mi i alkoolit përf­shin tërës­inë e masave që ndërmer­ren për:

a) ndal­im­in e kon­sum­it të alkoolit tek të mitu­rit;

b) ndërgjegjësimin e pub­likut për dëmet e abuzim­it me alkoolin dhe garan­timin e një informi­mi efek­tiv dhe të vazh­dueshëm të për­doruesve të alkoolit për këto dëme;

c) reduk­timin e dëmit te për­dorue­sit e alkoolit;

ç) kon­trol­lin e reklamim­it të pijeve alkoo­like.

Mënyra dhe orga­niz­i­mi i mbro­jt­jes së shën­de­tit pub­lik nga për­dori­mi i alkoolit rreg­ul­lo­hen me ligj të veçan­të.

 

Neni 54

Orga­niz­i­mi

1. Orga­niz­i­mi, funk­sion­i­mi dhe mbikëqyr­ja e të gjitha veprim­tarive, që zhvil­lo­hen në fushën e shën­de­tit riprod­hues, në insti­tu­cionet shën­de­të­sore, mbro­jt­ja e të drej­tave riprod­huese të indi­vid­it e të çiftit rreg­ul­lo­hen me ligj të veçan­të.

2. Të gjithë fëmi­jët dhe gratë gjatë shtatzënisë, lind­jes dhe paslind­jes kanë të drejtën e për­fitim­it të kujde­sit shën­de­të­sor, pavarë­sisht nga aftësia e tyre për të paguar.

3. Min­istri i Shën­de­të­sisë mira­ton me urd­hër kujdesin shën­de­të­sor, që u ofro­het kat­e­gorive të për­men­dura në pikën 2 të këtij neni.

 

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 87, datë 12 Qer­shor 2009, faqe 3803

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim