LIGJ
Nr.10 138, datë 11.5.2009

PËR SHËNDETIN PUBLIK

Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1
Qël­li­mi i ligjit

Qël­li­mi i këtij ligji është mbro­jt­ja e shën­de­tit dhe pro­movi­mi i jetesës së shën­det­shme të pop­ul­latës në Repub­likën e Shqipërisë, përmes veprimeve të orga­nizuara, ndiki­mi i të cilave shpërn­da­het, në mënyrë të barabartë, në të gjitha gru­pet e pop­ul­latës.

 

Neni 2
Objek­ti

Ky ligj për­cak­ton veprim­tar­itë dhe shër­bimet e shën­de­tit pub­lik, zba­timin e tyre, rolin e shtetit në sig­urim­in e financimin e shër­bimeve të shën­de­tit pub­lik dhe ndar­jen e përgjegjë­sive ndër­m­jet insti­tu­cion­eve përgjegjëse.

 

Neni 3
Përku­fiz­ime

Në këtë ligj ter­mat e mëposhtëm kanë këto kup­time:
a) “Shën­det pub­lik” është tërësia e për­p­jek­jeve të orga­nizuara të shoqërisë për zgjat­jen e jetës, paran­dal­im­in e sëmund­jeve dhe pro­movimin e shën­de­tit të të gjithë pop­ull­sisë.
b) “Mbikëqyr­ja epi­demi­ologjike e shën­de­tit pub­lik” është një grum­bul­lim sis­tem­atik, anal­izë, inter­pre­tim dhe shpërn­dar­je e të dhë­nave shën­de­të­sore në mënyrë të vazh­dueshme, për të fitu­ar njo­huri për tablonë e shfaq­jes dhe të poten­cialit të sëmund­jes, në një pop­ul­latë të cak­tu­ar, për të kon­trol­lu­ar dhe paran­dalu­ar sëmund­jen.
c) “Bar­rë e sëmund­jes” janë shpen­zimet shën­de­të­sore dhe social-ekonomike, që rrjed­hin nga një gjend­je e cak­tu­ar shën­de­të­sore apo një sëmund­je.
ç) “Paran­dal­i­mi i sëmund­jes” është tërësia e masave, që syn­o­jnë jo vetëm paran­dal­im­in e shfaq­jes së sëmund­jes, por edhe ndal­im­in e për­parim­it e reduk­timin e paso­jave të saj, në rast se ajo shfaqet.
d) “Kon­trol­li i sëmund­jes” është reduk­ti­mi i sëmund­sh­mërisë ose i vdek­sh­mërisë si rezul­tat i për­p­jek­jeve, që kjo sëmund­je të mos jetë më e rëndë­sishme për shën­detin pub­lik.
dh) “Epi­de­mi” është shfaq­ja e sëmund­jes në një numër shumë më të madh rastesh, sesa pritej, në një zonë të cak­tu­ar ose ndër­m­jet gru­peve të veçan­ta të njerëzve, për një peri­ud­hë të cak­tu­ar kohe.
e) “Epi­demi­ologji” është studi­mi i përhap­jes dhe i shkaqeve të prob­le­meve shën­de­të­sore në një pop­ul­latë të cak­tu­ar.
ë) “Tregues shën­de­të­sor” është një karak­ter­is­tikë e një indi­vi­di, pop­ul­late ose mje­disi, që matet (drejt­për­drejt ose në mënyrë të tërthortë) dhe mund të për­doret për të për­shkru­ar një ose më shumë aspek­te të shën­de­tit të një indi­vi­di a pop­ullsie (cilës­inë, sas­inë dhe kohën).
f) “Sis­te­mi i infor­ma­cionit shën­de­të­sor” është një kom­bin­im i sta­tis­tikave shën­de­të­sore, nga burime të ndryshme, që për­doret për të nxjer­rë të dhë­na për gjend­jen shën­de­të­sore, kujdesin shën­de­të­sor, ofrim­in e për­dorim­in e shër­bimeve shën­de­të­sore dhe ndikimin në shën­det.
g) “Fak­tor risk” është një tipar i sjell­jes per­son­ale ose i stilit të jetës, i ekspozim­it ose një karak­ter­is­tike indi­vid­uale, që mund të jetë e trashëguar, i cili dihet, që lid­het me dëm­timin e shën­de­tit dhe që vlerë­so­het i rëndë­sishëm në paran­dal­im­in e prob­le­meve shën­de­të­sore, që mund të mod­i­fiko­hen nga zba­ti­mi i një pro­gra­mi shën­de­të­sor.
gj) “Regjistër i sëmund­jes” është mbled­h­ja sis­tem­atike e të dhë­nave, si pjesë e sis­temit të mbikëqyr­jes epi­demi­ologjike të sëmund­jes.

 

Neni 4
Parimet e shën­de­tit pub­lik

Parimet bazë të shën­de­tit pub­lik në Repub­likën e Shqipërisë janë:
a) përgjegjësia kolek­tive për shën­detin;
b) roli udhëhe­qës i shtetit në rua­jt­jen dhe për­mirësimin e shën­de­tit të pop­ul­latës;
c) shtrir­ja e veprimeve në tërë pop­ul­latën;
ç) shpërn­dar­ja e efek­teve të veprimeve në mënyrë të barabartë, në të gjitha gru­pet e pop­ul­latës;
d) përqen­dri­mi në për­cak­tue­sit socialë të shën­de­tit;
dh) përqen­dri­mi në fak­torët risk për shën­detin e pop­ul­latës, në bazë të fak­teve;
e) përqas­ja shumë­disi­plinore;
ë) part­ner­iteti me tërë pop­ul­latën.

 

KREU II
VEPRIMTARITË DHE SHËRBIMET E SHËNDETIT PUBLIK

 

Neni 5
Veprim­tar­itë bazë të shën­de­tit pub­lik

Veprim­tari bazë të shën­de­tit pub­lik janë:
a) mon­i­tori­mi i gjend­jes shën­de­të­sore të pop­ul­latës, për të iden­ti­fikuar prob­lemet;
b) diag­nos­tiki­mi dhe hulum­ti­mi i prob­le­meve shën­de­të­sore dhe të fak­torëve risk në pop­ul­latë.
c) vlerësi­mi i efek­tivitetit të për­dorim­it dhe cilë­sisë së shër­bimeve shën­de­të­sore ndaj indi­vid­it e komu­nitetit;
ç) zhvil­li­mi i poli­tikave dhe i plan­eve, që mbështetin për­p­jek­jet shën­de­të­sore të indi­vid­it dhe të komu­nitetit;
d) për­forci­mi i lig­jeve dhe i rreg­ul­loreve për mbro­jt­jen e shën­de­tit, për sig­urim­in e kësaj mbro­jt­je­je dhe sig­urim­in e kapaciteteve zbat­uese;
dh) hulum­ti­mi për njo­huri dhe zgjid­hje të reja të prob­le­meve shën­de­të­sore;
e) pro­movi­mi dhe mbështet­ja e aksesit të barabartë në shër­bimet bazë të kujde­sit shën­de­të­sor;
ë) sig­uri­mi dhe zhvil­li­mi, nëpër­m­jet tra­jnim­it të vazh­dueshëm të burimeve njerë­zore në shën­detin pub­lik;
f) informi­mi, eduki­mi dhe ndërgjegjësi­mi i pop­ul­latës rreth çësht­jeve shën­de­të­sore;
g) mobi­liz­i­mi i pop­ul­latës për iden­ti­fikimin dhe zgjid­hjen e prob­le­meve shën­de­të­sore, si dhe pro­movimin e shën­det it;
gj) për­gatit­ja, plan­i­fiki­mi dhe mar­r­ja e masave zbutëse për për­bal­lim­in e emergjen­cave shën­de­të­sore.

 

Neni 6
Pake­ta e shër­bimeve të shën­de­tit pub­lik

1. Pake­ta e shër­bimeve të shën­de­tit pub­lik përf­shin shër­bimet bazë dhe shër­bimet ndih­mëse të shën­de­tit pub­lik që janë në funk­sion të zgjid­hjes së prob­le­meve dhe nevo­jave të shën­de­tit të pop­ul­latës.
2. Pake­ta e shër­bimeve ndih­mëse të shën­de­tit pub­lik mira­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 7
Shër­bimet bazë të shën­de­tit pub­lik

1. Shër­bimet bazë të shën­de­tit pub­lik janë:
a) pro­movi­mi i shën­de­tit;
b) eduki­mi shën­de­të­sor;
c) paran­dal­i­mi i sëmund­jeve, përf­shirë imu­niz­imin, depis­timin;
ç) sig­uria ushqi­more;
d) shën­de­ti në punë;
dh) shën­de­ti mjedis­or, përf­shirë mon­i­torim­in e mbet­jeve urbane;
e) shën­de­ti riprod­hues, përf­shirë shën­detin e nënës, të fëmi­jës dhe shën­detin sek­su­al;
ë) paran­dal­i­mi dhe kon­trol­li i për­dorim­it abuziv të sub­stan­cave (pro­duk­tet e duhan­it, alkool, lëndë narkotike dhe psikotrope etj.);
f) shën­de­ti men­dor;
g) sis­te­mi i infor­ma­cionit në shën­detin pub­lik;
gj) mbikëqyr­ja epi­demi­ologjike në shën­detin pub­lik;
h) lab­o­ra­torët e shën­de­tit pub­lik;
i) mon­i­tori­mi i shër­bimeve të shën­de­tit pub­lik në kujdesin shën­de­të­sor parë­sor;
j) kërki­mi shken­cor në shën­detin pub­lik;
k) tra­jnimet në shën­detin pub­lik.
2. Shteti, nëpër­m­jet insti­tu­cion­eve kom­pe­tente, merr masa për garan­timin e shër­bimeve bazë të shën­de­tit pub­lik.

 

Neni 8
Pro­fe­sion­istë dhe punon­jës të shën­de­tit pub­lik

1. Pro­fe­sion­istë të shën­de­tit pub­lik janë per­son­at e spe­cial­izuar në shën­detin pub­lik, që real­i­zo­jnë veprim­tar­itë dhe shër­bimet e për­cak­tu­ara në nenet 5 e 6 të këtij ligji.
2. Në shën­detin pub­lik ushtro­jnë veprim­tar­inë edhe punon­jës të tjerë, që ndih­mo­jnë në real­iz­imin e veprim­tarive dhe të shër­bimeve, të për­cak­tu­ara në nenet 5 e 6 të këtij ligji.
3. Kriteret e punësim­it të pro­fe­sion­istëve të shën­de­tit pub­lik mira­to­hen nga Min­istri i Shën­de­të­sisë.

 

KREU III
SISTEMI I SHËNDETIT PUBLIK DHE NDARJA E PËRGJEGJËSIVE

 

Neni 9
Sis­te­mi i shën­de­tit pub­lik

1. Sis­te­mi i shën­de­tit pub­lik për­bëhet nga një rrjet shër­bimesh dhe insti­tu­cionesh të ndryshme, si: insti­tu­cionet e spe­cial­izuara të shën­de­tit pub­lik, insti­tu­cionet e kujde­sit shën­de­të­sor, insti­tu­cionet e kujde­sit social, insti­tu­cionet e informim­it pub­lik, insti­tu­cionet akademike dhe arsi­more, orga­ni­zatat për­faqë­suese të punëd­hënësve dhe punë­mar­rësve, pushteti ven­dor, shoqëria civile, orga­ni­zatat jofitim­prurëse, shër­bimet e menax­him­it të emergjen­cave civile, shër­bimet e sig­urisë pub­like, orga­ni­za­ta kul­tur­ore dhe sportive e të tjera.
2. Sis­te­mi i shën­de­tit pub­lik sig­uron kushtet për rua­jt­jen dhe për­mirësimin e shën­de­tit të pop­ul­latës.

 

Neni 10
Insti­tu­cionet përgjegjëse për shën­detin pub­lik

Insti­tu­cionet krye­sore përgjegjëse për shën­detin pub­lik janë:
1. Të gjitha insti­tu­cionet qen­drore dhe insti­tu­cionet e qev­eris­jes ven­dore që, gjatë ushtrim­it të funk­sion­eve të tyre, ndiko­jnë në për­mirësimin e shën­de­tit të pop­ul­latës.
2. Min­is­tria e Shën­de­të­sisë, është insti­tu­cioni përgjegjës për për­cak­timin, bashkërendimin dhe drej­timin e poli­tikave të shën­de­tit pub­lik.
3. Insti­tu­ti i Shën­de­tit Pub­lik mbështet Min­istrinë e Shën­de­të­sisë dhe struk­tu­rat rajonale të shën­de­tit pub­lik, për real­iz­imin e funk­sion­eve dhe shër­bimeve të shën­de­tit pub­lik.
4. Insti­tu­cionet pub­like dhe pri­vate të kujde­sit shën­de­të­sor parë­sor ofro­jnë shër­bime të shën­de­tit pub­lik, nën mbikëqyr­jen e struk­tu­rave rajonale të shën­de­tit pub­lik, sipas paketës së shër­bimeve në kujdesin shën­de­të­sor parë­sor, që mira­to­het nga Këshilli i Min­is­trave.
5. Shteti garan­ton financimin e shër­bimeve të shën­de­tit pub­lik, të ofru­ara në kujdesin shën­de­të­sor parë­sor.
6. Përgjegjës për rua­jt­jen dhe për­mirësimin e shën­de­tit pub­lik janë edhe orga­ni­zatat jofitim­prurëse e orga­ni­za­ta të tjera, punëd­hënësit, famil­jet dhe qyte­tarët.
7. Roli dhe përgjegjësitë e pjesë­mar­rësve në sis­temin e shën­de­tit pub­lik për­cak­to­hen me akte të veçan­ta ligjore e nën­ligjore.

 

Neni 11
Këshilli Kom­bë­tar i Shën­de­tit Pub­lik

1. Për bashkërendimin e funk­sionim­it të sis­temit të shën­de­tit pub­lik dhe sig­urim­in e një baze të gjerë për zhvil­lim­in e poli­tikave në këtë fushë, kri­jo­het Këshilli Kom­bë­tar i Shën­de­tit Pub­lik, si organ këshillimor, në funk­sion të Min­istrit të Shën­de­të­sisë.
2. Këshilli Kom­bë­tar i Shën­de­tit Pub­lik infor­mo­het për shën­detin e pop­ul­latës, zba­timin e poli­tikave të shën­de­tit pub­lik dhe nxit e mbështet bashkëpunimin ndër­m­jet aktorëve të kësaj fushe.
3. Për­bër­ja, kriteret e përzg­jed­hjes së anë­tarëve, kom­pe­ten­cat, detyrat dhe mënyra e funk­sionim­it të tij për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
4. Këshilli i Min­is­trave paraqet raportin e shën­de­tit pub­lik në Kuvendin e Shqipërisë çdo 2 vjet. Rapor­ti për­gatitet nga Min­is­tria e Shën­de­të­sisë dhe shqyr­to­het, para­prak­isht, nga Këshilli Kom­bë­tar i Shën­de­tit Pub­lik.

 

KREU IV
ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I INSTITUTIT TË SHËNDETIT PUBLIK (ISHP)

 

Neni 12
Orga­niz­i­mi i ISHP-së

1 . Insti­tu­ti i Shën­de­tit Pub­lik është insti­tu­cion pub­lik, bux­hetor, në varësi admin­is­tra­tive të Min­istrit të Shën­de­të­sisë.
2. ISHP-ja është qendër e kërkim­it shken­cor, qendër ref­er­ence e shër­bimeve në fushën e shën­de­tit pub­lik, qendër uni­ver­sitare dhe qendër infor­ma­cioni.

 

Neni 13
Struk­tu­ra orga­ni­za­tive

1. Organet drejtuese të ISHP-së janë:
a) drej­tori;
b) këshilli shken­cor.
2. Emëri­mi dhe lir­i­mi i Drej­torit të ISHP-së bëhet nga Min­istri i Shën­de­të­sisë. Kushtet dhe kriteret për emërim­in e lir­im­in e drej­torit për­cak­to­hen me urd­hër të Min­istrit të Shën­de­të­sisë.
3. Këshilli shken­cor është organ këshillimor i ISHP-së. Ngrit­ja, orga­niz­i­mi dhe funk­sion­i­mi i këshillit shken­cor për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 14
Përgjegjësitë e ISHP-së

Insti­tu­ti i Shën­de­tit Pub­lik është përgjegjës për:
1. Informimin, këshillim­in dhe mbështet­jen e Min­istrisë së Shën­de­të­sisë në har­timin e poli­tikave dhe të strategjive në fushën e shën­de­tit pub­lik.
2. Sig­urim­in e eksper­ti­zave.
3. Real­iz­imin e studimeve të pavaru­ra dhe prod­himin e infor­ma­cion­eve, bazuar në fak­te.
4. Pjesë­mar­rjen në formimin e burimeve njerë­zore në shën­det pub­lik.

 

Neni 15
Funk­sionet

Insti­tu­ti i Shën­de­tit Pub­lik kryen këto funk­sione:
a) mbikëqyr­jen epi­demi­ologjike të sëmund­jeve infek­tive dhe join­fek­tive;
b) menax­himin e regjis­trave kom­bë­tarë;
c) kërkimin shken­cor në shën­detin pub­lik;
ç) ndjek­jen e të rejave shën­de­të­sore ndërkom­bëtare, përf­shirë sis­temet dhe prak­tikat;
d) tra­jn­imin dhe edukimin uni­ver­si­tar në shën­detin pub­lik;
dh) është qendër ref­er­ence në shën­detin pub­lik;
e) informimin e pop­ul­latës rreth çësht­jeve të shën­de­tit pub­lik.

 

Neni 16
Financi­mi

Insti­tu­ti i Shën­de­tit Pub­lik finan­co­het nga:
1. Bux­heti i Shtetit.
2. Të ard­hu­ra nga veprim­tari shken­core apo eduka­tive.
3. Grande, fonde për veprim­tari shken­core, pro­grame zhvil­li­mi.
4. Dona­cione.
5. Burime të tjera të ligjshme.

 

KREU V
STRUKTURAT RAJONALE TË SHËNDETIT PUBLIK

 

Neni 17
Struk­tu­rat rajonale të shën­de­tit pub­lik

1. Struk­tu­rat rajonale të shën­de­tit pub­lik janë struk­tu­ra pub­like bux­hetore, pjesë të sis­temit shën­de­të­sor pub­lik, me mision rua­jt­jen dhe për­mirësimin e shën­de­tit të pop­ul­latës në ter­ri­torin që mbu­lo­jnë, në varësi të Min­istrit të Shën­de­të­sisë.
2. Struk­tu­rat rajonale të shën­de­tit pub­lik rapor­to­jnë peri­odik­isht pranë struk­tu­rave të pushtetit ven­dor, në ter­ri­torin që mbu­lo­jnë.

 

Neni 18
Përgjegjësitë

Struk­tu­rat rajonale të shën­de­tit pub­lik janë përgjegjëse për bashkërendimin dhe zba­timin e veprim­tarive në fushën e shën­de­tit pub­lik, për pro­movimin e shën­de­tit, paran­dal­im­in e sëmund­jeve dhe mbro­jt­jen e shën­de­tit nga ndikimet e dëmshme të mje­dis­it.

 

Neni 19
Funk­sionet

Funk­sionet krye­sore të struk­tu­rave rajonale të shën­de­tit pub­lik janë:
a) mbled­h­ja dhe për­puni­mi i infor­ma­cionit shën­de­të­sor;
b) anal­iza e gjend­jes shën­de­të­sore të pop­ul­latës dhe të fak­torëve të riskut;
c) anal­iza dhe ndërhyr­ja për rua­jt­jen dhe për­mirësimin e cilë­sisë së shër­bimeve të shën­de­tit pub­lik në kujdesin shën­de­të­sor parë­sor;
ç) eduki­mi shën­de­të­sor dhe pro­movi­mi i shën­de­tit;
d) kon­trol­li dhe paran­dal­i­mi i sëmund­jeve nëpër­m­jet pro­grameve speci­fike të shën­de­tit pub­lik;
dh) rua­jt­ja e shën­de­tit nga ndikimet e mje­dis­it, në bashkëpunim me pushtetin ven­dor dhe agjencitë rajonale të veçan­ta;
e) informi­mi i pop­ul­latës.

 

Neni 20
Shër­bimet

Struk­tu­rat rajonale të shën­de­tit pub­lik ofro­jnë shër­bimet bazë të shën­de­tit pub­lik dhe shër­bime të tjera ndih­mëse, sipas paketës së shër­bimeve të shën­de­tit pub­lik.

 

Neni 21
Struk­tu­ra orga­ni­za­tive

1. Struk­tu­rat rajonale të shën­de­tit pub­lik janë pjesë të drej­torive rajonale të shën­de­të­sisë.
2. Drej­toritë rajonale të shën­de­të­sisë, përveç funk­sion­eve dhe shër­bimeve të parashikuara në këtë ligj, krye­jnë edhe funk­sione e shër­bime të tjera, që për­cak­to­hen nga Min­istri i Shën­de­të­sisë.
3. Orga­niz­i­mi i struk­tu­rave rajonale të shën­de­tit pub­lik mira­to­het me urd­hër të Min­istrit të Shën­de­të­sisë, në bazë të funk­sion­eve e të shër­bimeve krye­sore, të për­cak­tu­ara në nenet 19 e 20 të këtij ligji.
4. Orga­niz­i­mi gjeografik i struk­tu­rave rajonale të shën­de­tit pub­lik mira­to­het nga Min­istri i Shën­de­të­sisë.

 

Neni 22
Burimet njerë­zore

Në bazë të struk­turës orga­ni­za­tive të mirat­u­ar nga Min­istri i Shën­de­të­sisë, drej­tori i drej­torive rajonale të shën­de­të­sisë emëron, sipas për­cak­timeve të bëra në Nenin 8 të këtij ligji.

 

Neni 23
Mar­rëd­hë­nia e struk­tu­rave rajonale të shën­de­tit pub­lik me ISHP-në

1. Struk­tu­rat rajonale të shën­de­tit pub­lik i refer­o­hen Insti­tu­tit të Shën­de­tit Pub­lik për eksper­tizë, shër­bime të spe­cial­izuara dhe zhvil­lim pro­fe­sion­al në fushën e shën­de­tit pub­lik.
2. Struk­tu­rat rajonale të shën­de­tit pub­lik dër­go­jnë infor­ma­cion në Insti­tutin e Shën­de­tit Pub­lik. Mënyra e informim­it për­cak­to­het me urd­hër të Min­istrit të Shën­de­të­sisë.

 

Neni 24
Mar­rëd­hëni­et e struk­tu­rave rajonale të shën­de­tit pub­lik me të tretët

1. Funk­sionet e struk­tu­rave rajonale të shën­de­tit pub­lik mund të rea lizo­hen edhe përmes pro­jek­teve të veçan­ta, në bashkëpunim me pushtetin ven­dor e me pjesë­mar­rës të tjerë të sis­temit të shën­de­tit pub­lik.
2. Struk­tu­rat rajonale të shën­de­tit pub­lik mund të ofro­jnë shër­bime ndaj të tretëve, në kuadër të real­izim­it të funk­sion­eve të veçan­ta, të për­men­dura në Nenin 19 të këtij ligji.

 

Neni 25
Financi­mi

Struk­tu­rat rajonale të shën­de­tit pub­lik finan­co­hen nga:
1. Bux­heti i Shtetit.
2. Pushteti ven­dor.
3. Të ard­hu­ra nga veprim­tari shken­core apo eduka­tive.
4. Grande, fonde për veprim­tari shken­core, pro­grame zhvil­li­mi.
5. Dona­cione.
6. Burime të tjera të ligjshme.

 

KREU VI
INSPEKTIMI SHËNDETËSOR

 

Neni 26
Qël­li­mi dhe objek­ti

1. Inspek­ti­mi shën­de­të­sor është një veprim­tari, që mbikëqyr dhe kon­trol­lon përm­bush­jen e rreg­ullave të ven­do­sura nga legjis­la­cioni në fuqi, për të rua­j­tur dhe për­mirë­suar shën­detin pub­lik.
2. Inspek­ti­mi shën­de­të­sor kryen, gjithash­tu, vlerësimin, mbikëqyr­jen dhe mon­i­torim­in e shër­bimeve të shën­de­tit pub­lik, të zbat­u­ara në insti­tu­cione të ofrim­it të shër­bimeve të kujde­sit shën­de­të­sor.
3. Inspek­ti­mi shën­de­të­sor kry­het sis­tem­atik­isht, pa njof­tim para­prak e jashtë veprim­tarisë së bazuar në anal­izën e fak­teve dhe të ngjar­jeve. Ai nxitet edhe nga sin­jale të mar­ra nga qyte­tarë, orga­niz­ma të qev­eris­jes qen­drore dhe ven­dore.

 

Neni 27
Struk­tu­ra

1. Inspek­ti­mi shën­de­të­sor kry­het nga Inspek­torati Shën­de­të­sor Shtetëror, në varësi të Min­istrit të Shën­de­të­sisë. Inspek­torati Shën­de­të­sor Shtetëror krye­so­het nga kryein­spek­tori dhe në për­bër­je ka inspek­torët shën­de­të­sorë të struk­tu­rave rajonale të shën­de­tit pub­lik dhe të Insti­tu­tit të Shën­de­tit Pub­lik.
2. Funk­sion­i­mi dhe orga­niz­i­mi i Inspek­toratit Shën­de­të­sor Shtetëror në Repub­likën e Shqipërisë rreg­ul­lo­het me lig­je të veçan­ta, sipas fushave të veprim­it.
3. Kryein­spek­tori shën­de­të­sor shtetëror ka detyrë:
a) të orga­ni­zo­jë dhe drej­to­jë inspek­timin shën­de­të­sor;
b) të nxjer­rë udhëzimet përkatëse për struk­tu­rat e inspek­tim­it shën­de­të­sor.
4. Kryein­spek­tori shën­de­të­sor shtetëror, për real­iz­imin e detyrave, mbështetet teknik­isht nga Insti­tu­ti i Shën­de­tit Pub­lik.

 

KREU VII
PARANDALIMI DHE KONTROLLI I SËMUNDJEVE INFEKTIVE

 

Neni 28
Objek­ti

1. Paran­dal­i­mi dhe kon­trol­li i sëmund­jeve infek­tive përf­shin mbikëqyr­jen epi­demi­ologjike të këtyre sëmund­jeve e të fak­torëve të rrezikut, si dhe tërës­inë e masave, që syn­o­jnë paran­dal­im­in e zhvil­lim­it të agjen­tëve infek­tivë, min­i­miz­imin e shfaq­jes ndaj infek­sion­eve, reduk­timin e ndjesh­mërisë së indi­vidëve dhe të pop­ul­latës ndaj sëmund­jeve infek­tive, paran­dal­im­in e zhvil­lim­it të shen­jave biologjike e klinike të këtyre sëmund­jeve, diag­nozën e her­shme dhe tra­j­timin e bazuar në evi­dencë të sëmund­jeve infek­tive dhe paran­dal­im­in apo min­i­miz­imin e ndër­likimeve nga këto sëmund­je.
2. Paran­dal­i­mi dhe kon­trol­li i sëmund­jeve infek­tive në Repub­likën e Shqipërisë respek­ton parimet e ven­do­sura në rreg­ul­loren ndërkom­bëtare të shën­de­tit.
3. Veprim­taria e funk­sionet, si dhe struk­tu­ra e orga­niz­i­mi i shër­bim­it shën­de­të­sor për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e sëmund­jeve infek­tive rreg­ul­lo­hen me lig­je të veçan­ta.

 

Neni 29
Përgjegjësia

1. Min­istri i Shën­de­të­sisë drej­ton dhe mbikëqyr paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e sëmund­jeve infek­tive.
2. Min­istri i Shën­de­të­sisë propo­zon aktet e nevo­jshme ligjore e nën­ligjore për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e sëmund­jeve infek­tive.
3. Insti­tu­ti i Shën­de­tit Pub­lik, në bashkëpunim me struk­tu­rat rajonale të shën­de­tit pub­lik, stu­dion, anal­i­zon dhe përgjithë­son, në mënyrë shken­core, sit­u­atën epi­demi­ologjike të ven­dit dhe propo­zon zgjid­hjet e strategjitë për për­mirësimin e vazh­dueshëm të saj.
4. Organet e pushtetit ven­dor mbësht­esin veprim­tar­inë e punon­jësve të shën­de­të­sisë, për zba­timin e masave për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e sëmund­jeve infek­tive.
5. Struk­tu­rat dhe shër­bimet e shën­de­të­sisë të të gjitha niveleve, në sek­torin pub­lik dhe pri­vat, infor­mo­jnë rreg­ull­isht dhe zba­to­jnë masat e reko­man­d­uara, për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e sëmund­jeve infek­tive, sipas udhëz­imeve të Min­istrit të Shën­de­të­sisë.
6. Min­istri i Shën­de­të­sisë për­cak­ton mënyrën dhe listën e sëmund­jeve infek­tive, të detyrueshme për t’u rapor­tu­ar nga insti­tu­cionet shën­de­të­sore, pub­like ose pri­vate, të të gjitha niveleve.

 

Neni 30
Imu­niz­i­mi

1. Imu­niz­i­mi me preparate imunologjike real­i­zo­het sipas pro­gramit kom­bë­tar të imu­nizim­it, për të gjithë pop­ul­latën rezi­dente në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.
2. Insti­tu­ti i Shën­de­tit Pub­lik har­ton dhe propo­zon pro­gramin kom­bë­tar të imu­nizim­it, në bazë të sit­u­atës epi­demi­ologjike.
3. Kalen­dari i vaksinim­it të detyrueshëm përf­shi­het në pro­gramin kom­bë­tar të imu­nizim­it.
4. Imu­niz­i­mi me preparate imunologjike, sipas kalen­dar­it të vaksinim­it të detyrueshëm, sig­uro­het nga shteti dhe është falas për të gjithë pop­ul­latën rezi­dente në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.
5. Insti­tu­ti i Shën­de­tit Pub­lik menax­hon dhe mbikëqyr pro­gramin kom­bë­tar të imu­nizim­it.
6. Min­istri i Shën­de­të­sisë mira­ton dhe vlerë­son zba timin e pro­gramit kom­bë­tar të imu­nizim­it.
7. Shër­bimet e kujde­sit shën­de­të­sor parë­sor, pub­like ose pri­vate, bëjnë zba­timin e pro­gramit kom­bë­tar të imu­nizim­it, nën mbikëqyr­jen e struk­tu­rave rajonale të shën­de­tit pub­lik dhe Insti­tu­tit të Shën­de­tit Pub­lik.

 

Neni 31
Komiteti Kom­bë­tar i Imu­nizim­it

1. Pranë Min­istrisë së Shën­de­të­sisë ngri­het Komiteti Kom­bë­tar i Imu­nizim­it, si organ këshillimor i Min­istrit të Shën­de­të­sisë, në për­cak­timin e poli­tikave të vaksinim­it në shkallë ven­di.
2. Për­bër­ja, orga­niz­i­mi dhe funk­sion­i­mi i këtij komiteti për­cak­to­hen me urd­hër të Min­istrit të Shën­de­të­sisë.

 

Neni 32
Shër­bi­mi san­i­tar antiepi­demik në pikat e kalim­it kufi­tar

1. Min­is­tria e Shën­de­të­sisë orga­ni­zon në pikat e kalim­it kufi­tar shër­bimin san­i­tar antiepi­demik, në për­puth­je me nor­mat e cak­tu­ara në rreg­ul­loren ndërkom­bëtare të shën­de­tit.
2. Insti­tu­ti i Shën­de­tit Pub­lik bashkëren­don rrjetin e insti­tu­cion­eve, që kanë detyrime për zba­timin e rreg­ul­lores ndërkom­bëtare të shën­de­tit.
3. Insti­tu­ti i Shën­de­tit Pub­lik është qendër ref­er­ente për mjekës­inë e udhë­tarëve.
4. Zba­ti­mi i rreg­ul­lores ndërkom­bëtare të shën­de­tit rreg­ul­lo­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 33
Dez­in­fek­ti­mi, dez­in­fek­ti­mi, der­a­tiz­i­mi

1. Dez­in­fek­ti­mi, dez­in­fek­ti­mi dhe der­a­tiz­i­mi janë masa paran­daluese dhe kon­trol­luese të sëmund­jeve infek­tive.
2. Lista e lëndëve që për­doren për dez­in­fek­tim, dez­in­fek­tim dhe der­a­tiz­im mira­to­het çdo vit nga Min­istri i Shën­de­të­sisë.
3. Për­dori­mi i lëndëve që për­doren për dez­in­fek­tim, dez­in­fek­tim dhe der­a­tiz­im, rreg­ul­lo­het me urd­hër të Min­istrit të Shën­de­të­sisë.

 

Neni 34
Paran­dal­i­mi i përhap­jes së HIV/AIDS ‑it

Struk­tu­rat përgjegjëse dhe masat për paran­dal­im­in e përhap­jes së HIV/AIDS-it rreg­ul­lo­hen me ligj të veçan­të.

 

Neni 35
Sig­uria e gjakut

Paran­dal­i­mi i trans­me­tim­it të agjen­tëve infek­tivë nëpër­m­jet trans­fuzion­it të gjakut rreg­ul­lo­het me ligj të veçan­të.

 

KREU VIII
LABORATORËT E SHËNDETIT PUBLIK

 

Neni 36
Struk­tu­ra

1. Lab­o­ra­torët e shën­de­tit pub­lik ushtro­jnë veprim­tari në mbështet­je të funk­sion­eve bazë të shën­de­tit pub­lik.
2. Lab­o­ra­torët e shën­de­tit pub­lik janë lab­o­ra­torë mikro­bi­ologjikë dhe lab­o­ra­torë biokimikë.
3. Lab­o­ra­torët e shën­de­tit pub­lik janë të ven­do­sur në struk­tu­rat rajonale të shën­de­tit pub­lik dhe në Insti­tutin e Shën­de­tit Pub­lik.
4. Lista e lab­o­ra­torëve të shën­de­tit pub­lik, ku për­cak­to­hen tipi i lab­o­ra­torit dhe anal­izat, që janë të autor­izuara të krye­jnë, mira­to­het me urd­hër të Min­istrit të Shën­de­të­sisë.
5. Lab­o­ra­torët e shën­de­tit pub­lik, për të kry­er veprim­tari bazë dhe shër­bime ndaj të tretëve, duhet të plotë­so­jnë kushtet e për­cak­tu­ara në prak­tikat e mira lab­o­ra­torike dhe në udhëzimet e Min­istrit të Shën­de­të­sisë.

 

Neni 37
Lab­o­ra­torët e ref­er­encës

1. Lab­o­ra­torët e ref­er­encës krye­jnë vlerësimin e lab­o­ra­torëve të shën­de­tit pub­lik, të ven­do­sur në struk­tu­rat rajonale të shën­de­tit pub­lik, sipas rreg­ul­lores përkatëse, që mira­to­het me urd­hër të Min­istrit të Shën­de­të­sisë.
2. Lab­o­ra­torët e shën­de­tit pub­lik, të ven­do­sur në Insti­tutin e Shën­de­tit Pub­lik, janë lab­o­ra­torë ref­er­ence. Një lab­o­ra­tor mund të jetë lab­o­ra­tor ref­er­ence për një ose më shumë anal­iza.
3. Lab­o­ra­torët e ref­er­encës akred­i­to­hen nga Qen­dra Kom­bëtare e Cilë­sisë, Sig­urisë dhe Akred­itim­it dhe/ose nga një insti­tu­cion i për­cak­tu­ar nga Orga­ni­za­ta Botërore e Shën­de­të­sisë.
4. Lab­o­ra­torët e ref­er­encës ofro­jnë mbështet­je për veprim­tar­itë lab­o­ra­torike, për stan­dard­et teknike dhe meto­dat e anal­izave.
5. Lab­o­ra­torët e ref­er­encës udhë­zo­jnë dhe mon­i­toro­jnë për­dorim­in e sis­temit të brend­shëm të menax­him­it të cilë­sisë në çdo lab­o­ra­tor të shën­de­tit pub­lik.

 

KREU IX
PARANDALIMI DHE KONTROLLI I SËMUNDJEVE JOINFEKTIVE

 

Neni 38
Objek­ti

Paran­dal­i­mi dhe kon­trol­li i sëmund­jeve join­fek­tive përf­shin mbikëqyr­jen epi­demi­ologjike të fak­torëve risk për ven­dos­jen, shfaq­jen dhe për­parim­in e sëmund­jeve join­fek­tive, depis­timin e gjend­jeve fillestare të instalim­it të tyre, tërës­inë e masave ndërhyrëse për paran­dal­im­in e ven­dos­jes, të shfaq­jes dhe për­parim­it të sëmund­jeve.

 

Neni 39
Përgjegjësia

1. Min­is­tria e Shën­de­të­sisë har­ton, përditë­son dhe mbikëqyr zba­timin e strategjisë së inte­gru­ar të paran­dalim­it dhe kon­trol­lit të sëmund­jeve join­fek­tive.
2. Insti­tu­ti i Shën­de­tit Pub­lik dhe struk­tu­rat rajonale të shën­de­tit pub­lik bashkëve­pro­jnë për zba­timin e strategjisë së inte­gru­ar të paran­dalim­it dhe kon­trol­lit të sëmund­jeve join­fek­tive.
3. Në zba­timin e strategjisë së inte­gru­ar të paran­dalim­it dhe kon­trol­lit të sëmund­jeve join­fek­tive mar­rin pjesë të gjitha insti­tu­cionet përgjegjëse të shën­de­tit pub­lik.
4. Min­is­tria e Shën­de­të­sisë ndër­ton mekaniz­ma bashkëren­dues që rreg­ul­lo­jnë shër­bimet e paran­dalim­it dhe të kon­trol­lit të sëmund­jeve join­fek­tive, në nivelet e ndryshme të sis­temit të kujde­sit shën­de­të­sor.

 

Neni 40
Mbikëqyr­ja epi­demi­ologjike

1. Për real­iz­imin e mbikëqyr­jes epi­demi­ologjike të fak­torëve risk dhe bar­rës së sëmund­jeve, funk­siono­jnë Obser­va­tori Kom­bë­tar Epi­demi­olog jik dhe regjis­trat kom­bë­tarë të veçan­të.
2. Obser­va­tori Kom­bë­tar Epi­demi­ologjik dhe regjis­trat kom­bë­tarë të veçan­të janë pranë Insti­tu­tit të Shën­de­tit Pub­lik.

 

KREU X
SHËNDETI MJEDISOR

 

Neni 41
Objek­ti

Shën­de­ti mjedis­or përf­shin tërës­inë e masave për mbro­jt­jen e shën­de­tit nga efek­tet e drejt­për­drej­ta në shën­det, nga fak­torët mjedis­orë, si agjen­tët fizikë, kimikë dhe biologjikë, si dhe efek­tet e tërthor­ta në shën­det dhe mirëqe­nie nga fak­torët psikoso­cialë, ku përf­shi­hen stre­si, stre­hi­mi, zhvil­li­mi urban, për­dori­mi i tokës dhe trans­porti.

 

Neni 42
Masat në shën­detin mjedis­or

1. Tërësia e masave në shën­detin mjedis­or përf­shin mon­i­torim­in dhe vlerësimin e ndikim­it të mje­dis­it në shën­det, mbikëqyr­jen e nor­mave higjieno-shën­de­të­sore, edukimin qyte­tar për mbro­jt­jen e mje­dis­it e të shën­de­tit, si dhe ndërhyr­jet për eli­m­in­imin apo min­i­miz­imin e ndikim­it të drejt­për­drejtë apo të tërthortë, të efek­teve mjedis­ore në shën­det.
2. Tërësia e masave në shën­detin mjedis­or ushtro­het në sek­torët shtetërorë ose pri­vatë, veprim­tar­itë e ndryshme, të ushtru­ara nga per­sona fizikë ose juridikë, ven­das apo të huaj, në objek­tet:
a) e prod­him­it, të rua­jt­jes, mag­a­zinim­it, trans­portim­it e treg­tim­it të pro­duk­teve të të gjitha llo­jeve dhe në të gjitha kat­e­goritë e punimeve minerare;
b) ku ushtro­hen veprim­tari social-kul­tur­ore, shën­de­të­sore, arsi­more dhe kërki­more-shken­core;
c) në repartet dhe struk­tu­rat në varësi të Min­istrisë së Mbro­jt­jes dhe në ato në varësi të Min­istrisë së Brend­shme, në pikat kufitare, portet, aero­portet, doganat, si dhe në mjetet e trans­portit tokë­sor, heku­rud­hor, detar e ajror, ven­das ose të huaj.
3. Drej­to­ria e Shën­de­tit Pub­lik pranë Min­istrisë së Shën­de­të­sisë, në bashkëpunim me Insti­tutin e Shën­de­tit Pub­lik, har­ton nor­mat higjieno- shën­de­të­sore, të cilat mira­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
4. Këshilli i Min­is­trave mira­ton rreg­ul­loren higjieno-san­itare, të detyrueshme për zba­tim nga min­istritë dhe organet e tyre vartëse, si dhe nga per­son­at fizikë ose juridikë, ven­das apo të huaj.
5. Insti­tu­ti i Shën­de­tit Pub­lik, në bashkëpunim me struk­tu­rat rajonale të shën­de­tit pub­lik, evi­den­ton shkencër­isht fak­torët e dëmshëm për shën­detin e pop­ul­latës dhe paso­jat, që rrjed­hin prej tyre.

 

Neni 43
Pro­ce­si i vlerësim­it të ndikim­it në shën­det

1. Të gjithë per­son­at fizikë ose juridikë, ven­das apo të huaj, që kërko­jnë të ushtro­jnë veprim­tari në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, i nën­shtro­hen pro­ce­sit të vlerësim­it të ndikim­it në shën­det.
2. Vlerësi­mi i ndikim­it në shën­det real­i­zo­het nga Inspek­torati Shën­de­të­sor Shtetëror.
3. Rreg­ul­lat, pro­ce­du­rat dhe doku­menta­cioni i nevo­jshëm për vlerësimin e ndikim­it në shën­det mira­to­hen me urd­hër të Min­istrit të Shën­de­të­sisë.
4. Anki­mi për vlerësimin e ndikim­it në shën­det bëhet në për­puth­je me Kodin e Pro­ce­du­rave Admin­is­tra­tive dhe me ligjin për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive.

 

KREU XI
SHËNDETI DHE RREZATIMI

 

Neni 44
Mbro­jt­ja nga rreza­ti­mi

1. Efek­tet e dëmshme të rreza­tim­it jonizues dhe jo-jonizues janë objekt i mbikëqyr­jes, hulum­tim­it dhe vlerësim­it të ndikim­it në shën­det.
2. Kushtet e mbro­jt­jes nga rreza­timet jonizuese për të gjitha veprim­tar­itë, që kry­hen me lëndë radioak­tive dhe pajis­je rrezat­uese, në mbro­jt­je të punon­jësit të ekspozuar pro­fe­sion­al­isht ndaj tyre, pop­ul­latës dhe mje­dis­it, në tërësi, rreg­ul­lo­hen me ligj të veçan­të.

 

KREU XII
SHËNDETI DHE TË USHQYERIT

 

Neni 45
Objek­ti

Të ushqyer­it përf­shin tërës­inë e masave për mbro­jt­jen dhe pro­movimin e shën­de­tit, përmes mar­rjes së sasisë dhe të cilë­sisë së për­sh­tat­shme me vlera ushqyese nëpër­m­jet ushqimeve.

 

Neni 46
Përgjegjësia

1. Min­istri i Shën­de­të­sisë mira­ton udhëzue­sit kom­bë­tarë të ushqy­er­jes së shën­det­shme, për grupe të ndryshme të pop­ul­latës.
2. Min­istri i Shën­de­të­sisë har­ton poli­tikat e nevo­jshme, për të mbështe­tur ushqy­er­jen e shën­det­shme, bazuar në për­parësitë kom­bëtare.
3. Insti­tu­ti i Shën­de­tit Pub­lik dhe struk­tu­rat rajonale të shën­de­tit pub­lik drej­to­jnë dhe zhvil­lo­jnë tërës­inë e veprim­tarive të mbikëqyr­jes së të ushqyer­it, si dhe ofro­jnë infor­ma­cion të plotë për pop­ul­latën.
4. Insti­tu­ti i Shën­de­tit Pub­lik dhe struk­tu­rat rajonale të shën­de­tit pub­lik drej­to­jnë dhe zhvil­lo­jnë veprim­tar­itë e mbikëqyr­jes epi­demi­ologjike dhe të diag­nozës lab­o­ra­torike, të sëmund­jeve të shkak­tu­ara nga ushqi­mi.
5. Në sig­urim­in e qën­drueshëm dhe të për­bal­lueshëm të sasisë e të cilë­sisë së duhur të ushqimeve të sig­ur­ta dhe të shën­det­shme, për çdo indi­vid, mar­rin pjesë të gjithë aktorët e sis­temit të shën­de­tit pub­lik.
6. Mbro­jt­ja e shën­de­tit të njerëzve dhe intere­save të kon­suma­torëve, përmes garan­cisë së ushqim­it, rreg­ul­lo­het me ligj të veçan­të.

 

KREU XIII
EDUKIMI SHËNDETËSOR DHE PROMOVIMI I SHËNDETIT

 

Neni 47
Objek­ti

Pro­movi­mi i shën­de­tit syn­on për­mirësimin e shën­de­tit të pop­ul­latës dhe të indi­vidëve, përmes pro­ce­seve sociale e poli­tike, në niv­el kom­bë­tar dhe ven­dor, për kri­jimin e kushteve sociale, mjedis­ore dhe ekonomike, që rezul­toj në në shën­det, si dhe të veprimeve, që for­co­jnë aftësitë dhe mundësitë e komu­niteteve e të indi­vidëve.

 

Neni 48
Parime të përgjithshme

1. Pro­movi­mi i shën­de­tit syn­on të sig­uro­jë efek­te të shpërn­dara, në mënyrë të barabartë, në të gjitha gru­pet e pop­ul­latës.
2. Min­is­tria e Shën­de­të­sisë, Insti­tu­ti i Shën­de­tit Pub­lik, Insti­tu­ti i Sig­urimeve të Kujde­sit Shën­de­të­sor dhe struk­tu­rat rajonale të shën­de­tit pub­lik mar­rin pjesë dhe zhvil­lo­jnë pro­movimin e shën­de­tit, përmes fuqizim­it të part­ner­itetit ndër­m­jet sek­torit pub­lik, sek­torit pri­vat dhe shoqërisë civile.
3. Media e shkru­ar dhe elek­tron­ike merr pjesë në edukimin shën­de­të­sor dhe në pro­movimin e shën­de­tit, sipas legjis­la­cionit në fuqi.

 

Neni 49
Pake­ta e pro­movim­it të shën­de­tit

1. Eduki­mi shën­de­të­sor dhe pro­movi­mi i shën­de­tit për­bëjnë një paketë shër­bimesh, që u ofro­het, në të gjitha nivelet e sis­temit të kujde­sit shën­de­të­sor, të gjithë indi­vidëve, pavarë­sisht nga aftësia për të paguar.
2. Pake­ta e pro­movim­it të shën­de­tit har­to­het nga Insti­tu­ti i Shën­de­tit Pub­lik dhe mira­to­het nga Min­istri i Shën­de­të­sisë.
3. Punon­jësit e shën­de­të­sisë të kujde­sit shën­de­të­sor parë­sor mar­rin pjesë në pro­movimin e shën­de­tit, përmes zba­tim­it të paketës së pro­movim­it të shën­de­tit.

 

Neni 50
Përgjegjësitë

Insti­tu­ti i Shën­de­tit Pub­lik dhe struk­tu­rat rajonale të shën­de­tit pub­lik orga­ni­zo­jnë, sis­tem­atik­isht, pro­grame të veçan­ta të edukim­it shën­de­të­sor dhe të pro­movim­it të shën­de­tit, me fokus gru­pet me akses të ulët në shër­bimin shën­de­të­sor.

 

KREU XIV
KONTROLLI I PËRDORIMIT ABUZIV TË PRODUKTEVE TË DUHANIT, ALKOOLIT DHE SUBSTANCAVE NARKOTIKE E PSIKOTROPE

 

Neni 51
Mbro­jt­ja e shën­de­tit nga pro­duk­tet e duhan­it

1. Mbro­jt­ja e shën­de­tit nga pro­duk­tet e duhan­it përf­shin tërës­inë e masave që ndërmer­ren për:
a) kufiz­imin e për­dorim­it të pro­duk­teve të duhan­it dhe mbro­jt­jen e pub­likut nga dëmet, si paso­jë e ekspozim­it të pavull­net­shëm ndaj tymit të duhan­it.
b) ndërgjegjësimin e pub­likut për dëmet e duhan­it dhe garan­timin e një informi­mi efek­tiv dhe të vazh­dueshëm të për­doruesve të duhan­it për këto dëme.
c) paran­dal­im­in e fil­lim­it, për nxit­jen dhe mbështet­jen e ndër­pre­rjes së për­dorim­it dhe uljen e kon­sum­it të pro­duk­teve të duhan­it.
2. Mënyra dhe orga­niz­i­mi i mbro­jt­jes së shën­de­tit pub­lik nga pro­duk­tet e duhan­it rreg­ul­lo­hen me ligj të veçan­të.

 

Neni 52
Mbro­jt­ja e shën­de­tit nga për­dori­mi i alkoolit

1. Mbro­jt­ja e shën­de­tit nga për­dori­mi i alkoolit përf­shin tërës­inë e masave që ndërmer­ren për:
a) ndal­im­in e kon­sum­it të alkoolit tek të mitu­rit;
b) ndërgjegjësimin e pub­likut për dëmet e abuzim­it me alkoolin dhe garan­timin e një informi­mi efek­tiv dhe të vazh­dueshëm të për­doruesve të alkoolit për këto dëme;
c) reduk­timin e dëmit te për­dorue­sit e alkoolit;
ç) kon­trol­lin e reklamim­it të pijeve alkoo­like.
Mënyra dhe orga­niz­i­mi i mbro­jt­jes së shën­de­tit pub­lik nga për­dori­mi i alkoolit rreg­ul­lo­hen me ligj të veçan­të.

 

Neni 53
Mbro­jt­ja e shën­de­tit nga për­dori­mi abuziv i sub­stan­cave narkotike dhe psikotrope

1. Mbro­jt­ja e shën­de­tit nga për­dori­mi abuziv i sub­stan­cave narkotike dhe psikotrope përf­shin tërës­inë e masave që ndërmer­ren për:
a) eli­m­in­imin e kul­tivim­it, të prod­him­it dhe treg­tim­it të sub­stan­cave narkotike dhe psikotrope të paligjshme;
b) kon­trol­lin e prod­him­it, të treg­tim­it dhe për­dorim­it të sub­stan­cave narkotike dhe psikotrope të ligjshme;
c) eli­m­in­imin e për­dorim­it abuziv të sub­stan­cave narkotike dhe psikotrope;
ç) mjekimin, reha­bil­itimin dhe ri-inte­grim­in në shoqëri të për­doruesve abuzivë të sub­stan­cave narkotike dhe psikotrope.
2. Mënyra dhe orga­niz­i­mi i mbro­jt­jes së shën­de­tit nga për­dori­mi abuziv i sub­stan­cave narkotike dhe psikotrope rreg­ul­lo­hen me ligj të veçan­të.

 

KREU XV
SHËNDETI RIPRODHUES

 

Neni 54
Orga­niz­i­mi

1. Orga­niz­i­mi, funk­sion­i­mi dhe mbikëqyr­ja e të gjitha veprim­tarive, që zhvil­lo­hen në fushën e shën­de­tit riprod­hues, në insti­tu­cionet shën­de­të­sore, mbro­jt­ja e të drej­tave riprod­huese të indi­vid­it e të çiftit rreg­ul­lo­hen me ligj të veçan­të.
2. Të gjithë fëmi­jët dhe gratë gjatë shtatzënisë, lind­jes dhe paslind­jes kanë të drejtën e për­fitim­it të kujde­sit shën­de­të­sor, pavarë­sisht nga aftësia e tyre për të paguar.
3. Min­istri i Shën­de­të­sisë mira­ton me urd­hër kujdesin shën­de­të­sor, që u ofro­het kat­e­gorive të për­men­dura në pikën 2 të këtij Neni.

 

KREU XVI
SHËNDETI PUBLIK STOMATOLOGJIK

 

Neni 55
Shën­de­ti pub­lik stom­a­tologjik

1. Shën­de­ti pub­lik stom­a­tologjik përf­shin tërës­inë e struk­tu­rave dhe të masave, që syn­o­jnë rua­jt­jen e për­mirësimin e shën­de­tit oral.
2. Shër­bi­mi shën­de­të­sor stom­a­tologjik pub­lik zba­ton pro­gramin e edukim­it të pro­movim­it të shën­de­tit oral dhe paran­dal­im­in e her­shëm të çrreg­ul­limeve dentare.
3. Insti­tu­ti i Shën­de­tit Pub­lik har­ton pro­gramin e edukim­it, të pro­movim­it të shën­de­tit oral dhe paran­dalim­it të her­shëm të çrreg­ul­limeve të tij.
4. Min­istri i Shën­de­të­sisë mira­ton, me urd­hër, pro­gramin e edukim­it, të pro­movim­it të shën­de­tit oral dhe paran­dalim­it të her­shëm të çrreg­ul­lim eve të tij, si dhe shpërn­dar­jen gjeografike të shër­bim­it shën­de­të­sor stom­a­tologjik pub­lik.
5. Orga­niz­i­mi dhe funk­sion­i­mi i shër­bim­it shën­de­të­sor stom­a­tologjik, pub­lik ose pri­vat, rreg­ul­lo­hen me ligj të veçan­të.

 

KREU XVII
SHËNDETI NË PUNË

 

Neni 56
Objek­ti

Shën­de­ti në punë përf­shin kri­jimin e kushteve të punës dhe të punësim­it nëpër­m­jet har­tim­it e zba­tim­it të masave aktive, për uljen dhe paran­dal­im­in e sëmund­jeve pro­fe­sion­ale, të aksi­den­teve në punë, me qël­lim që jetëg­jatësia mesa­tare e punë­mar­rësve të jetë e barabartë me atë të komu­nitetit përkatës.

 

Neni 57
Rreg­ul­lat e shën­de­tit në punë

1. Të gjithë punëd­hënësit dhe punë­mar­rësit janë të detyru­ar të zba­to­jnë rreg­ul­lat e shën­de­tit në punë.
2. Insti­tu­ti i Shën­de­tit Pub­lik, mbështe­tur nga struk­tu­rat rajonale të shën­de­tit pub­lik, stu­dion, kon­trol­lon dhe evi­den­ton shkencër­isht fak­torët e dëmshëm për shën­detin e punon­jësve dhe paso­jat që rrjed­hin prej tyre.

 

KREU XVIII
SISTEMI I INFORMACIONIT NË SHËNDETIN PUBLIK

 

Neni 58
Objek­ti

Sis­te­mi i infor­ma­cionit në shën­detin pub­lik është pjesë e sis­temit unik të infor­ma­cionit shën­de­të­sor, të drej­tu­ar nga Min­istri i Shën­de­të­sisë.

 

Neni 59
Tregue­sit e shën­de­tit

1. Insti­tu­ti i Shën­de­tit Pub­lik propo­zon tregue­sit e shën­de­tit të pop­ul­latës dhe instru­mentet e nevo­jshme për grum­bul­lim­in, për­punimin dhe prod­himin e treguesve të shën­de­tit të pop­ul­latës.
2. Min­istri i Shën­de­të­sisë mira­ton, me urd­hër, tregue­sit e shën­de­tit të pop­ul­latës dhe instru­mentet e nevo­jshme për grum­bul­lim­in, për­punimin dhe prod­himin e treguesve të shën­de­tit të pop­ul­latës.
3. Insti­tu­cionet shën­de­të­sore, pub­like ose pri­vate, janë të detyru­ara të rapor­to­jnë për setin e treguesve, duke për­dorur instru­mentet e mirat­u­ara nga Këshilli i Min­is­trave.
4. Të gjitha insti­tu­cionet përgjegjëse, të për­cak­tu­ara në Nenin 9 të këtij ligji, janë të detyru­ara të rapor­to­jnë rreg­ull­isht pranë struk­tu­rave rajonale të shën­de­tit pub­lik dhe Insti­tu­tit të Shën­de­tit Pub­lik për çdo veprim­tari, që ka lid­hje me shën­detin pub­lik.

 

Neni 60
Raportet vje­tore

1. Struk­tu­rat rajonale të shën­de­tit pub­lik për­gatisin raporte vje­tore për gjend­jen shën­de­të­sore të pop­ul­latës së rajonit që ato mbu­lo­jnë.
Raportet vje­tore disku­to­hen me organet e pushtetit ven­dor dhe në të gjitha insti­tu­cionet përgjegjëse për shën­detin pub­lik, në niv­el ven­dor. Çdo indi­vid ka akses në tregue­sit e gjend­jes së pop­ul­latës së çdo rajoni.
2. Insti­tu­ti i Shën­de­tit Pub­lik për­gatit raportin vje­tor për gjend­jen shën­de­të­sore të pop­ul­latës së ven­dit. Rapor­ti vje­tor disku­to­het me të gjithë aktorët e për­cak­tu­ar në Nenin 9 të këtij ligji. Çdo indi­vid ka akses në tregue­sit e gjend­jes së pop­ul­latës së ven­dit.

 

KREU XIX
DISPOZITA TË FUNDIT

 

Neni 61
Aktet nën­ligjore

1. Ngarko­het Këshilli i Min­is­trave që bren­da 12 mua­jve nga hyr­ja në fuqi e këtij ligji, të nxjer­rë aktet nën­ligjore, në zba­tim të nen­eve 6 pika 2, 11 pika 3, 13 pika 3, 32 pika 4 e 42 pika 4.
2. Ngarko­het Min­istri i Shën­de­të­sisë që, bren­da 12 mua­jve nga hyr­ja në fuqi e këtij ligji, të nxjer­rë aktet nor­ma­tive, në zba­tim të nen­eve 8 pika 3, 21 pika 4, 23 pika 2, 29 pika 6, 30 pika 6, 31 pika 2, 33 pika 3, 36 pikat 4 e 5, 43 pika 3, 49 pika 2 dhe 59 pika 2.

 

Neni 62
Hyr­ja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

 

Shpal­lur me dekretin nr.6189, datë 25.5.2009 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Bamir Topi

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim