Neni 16

E drej­ta për deklarim­in e vend­ba­nim­it

1. Deklarim­in e vend­ba­nim­it apo të banesës për pjesë­tarët e një famil­je­je ka të drejtë ta bëjë krye­famil­jari ose, në pamundësi të tij, çdo per­son mad­hor i famil­jes.

2. Çdo per­son mad­hor, që ven­dos të jeto­jë në një vend­ban­im të ndryshëm nga ai i pjesëtareve të tjerë të famil­jes, bën deklarim indi­vid­ual të vend­ba­nim­it. Shte­tasi mund të deklaro­jë, gjithash­tu, në mënyrë indi­vid­uale një banesë për për­dorim vet­jak.

3. Shte­tasi i mitur, apo që i është hequr zotësia për të vepru­ar, ka vend­ban­im të njëjtë, sipas rastit, me atë të krye­famil­jar­it, prindit me të cilin jeton apo të kujdestar­it të tij. Kur një i mitur apo një per­son, të cilit i është hequr zotësia për të vepru­ar, banon në një vend­ban­im të ndryshëm nga prindërit e tij, deklari­mi për të, bëhet sipas rastit, nga krye­famil­jari, njëri nga prindërit, apo per­soni që zotëron kujdestar­inë. Në këtë rast zyra e gjend­jes civile admin­istron edhe doku­menta­cionin që provon kujdestar­inë mbi të miturin dhe vend­ba­n­imin e kujdestar­it.

 

Neni 39

Doku­mentet bazë të per­son­ave të gje­tur

1. Fëmi­ja me prindër të pan­jo­hur prezu­mo­het i lin­dur në vendin ku është gje­tur dhe në kohën që për­cak­to­het me raport mjekë­sor.

2. Fëmi­ja me prindër të pan­jo­hur pajiset me pro­cesver­bal nga organet përkatëse të ren­dit pub­lik dhe raport mjekë­sor, të lëshuar nga mjeku i zonës ku është gje­tur.

3. Me kërkesë të shër­bim­it të gjend­jes civile ose, krye­sisht, me mira­timin e kryetar­it të bashkisë/ një­sisë bashkiake/komunës, ku është gje­tur fëmi­ja, atij i cak­to­het emri e mbiem­ri, si dhe emra prindër­ish imagji­narë, që mund të ndrysho­jnë me kërkesë të vetë fëmi­jës, kur bëhet mad­hor, ose me vërte­timin ligjër­isht të prindërve.

4. Rreg­ul­lat e mësipërme vle­jnë edhe për fëmi­jët me prindër të pan­jo­hur, që kanë hum­bur kujtesën ose janë të paaftë mendër­isht dhe që nuk iden­ti­fiko­hen. Fëmi­jës së gje­tur mund t’i ndrysho­jë kjo gjend­je, në rastet kur i kthe­het kujte­sa, kur shëro­het mendër­isht ose iden­ti­fiko­het me një mënyrë tjetër.

5. Në të gjitha rastet e parashikuara në këtë nen, fëmi­ja i gje­tur regjistro­het në vendin, ku ven­doset për jetesë, me për­jash­tim të të gje­tu­rit mad­hor, që flet vetëm gjuhë të huaj e që regjistro­het si per­son pa shtetësi.

6. Kriteret e për­cak­tu­ara në këtë nen zba­to­hen edhe për per­son­in mad­hor, që ka hum­bur kujtesën, që është i paaftë mendër­isht e që nuk i dihen prindërit, është gje­tur me prindër të vdekur, të paiden­ti­fikuar, përveç rastit, kur ky per­son flet vetëm gjuhë të huaj. Në këtë rast ai tra­j­to­het si per­son pa shtetësi.

 

Neni 40

Deklari­mi i lind­jes

1. Lind­ja e fëmi­jës deklaro­het te nëpunësi i gjend­jes civile nga prindërit, pjesë­tarët mad­horë të famil­jes, për­faqë­sue­sit ligjorë ose kujdestarët, dhe, në pamundësi ose në mungesë të tyre, nga per­son­at, që kanë të drejtë të vërte­to­jnë lind­jen. Deklari­mi mund të bëhet edhe nga për­faqë­sues të nënës, me prokurë të posaçme.

2. Deklari­mi i lind­jes së fëmi­jës së gje­tur, të cilit nuk i dihen prindërit, bëhet nga organet e një­sisë së qev­eris­jes ven­dore, organi i ren­dit pub­lik, në juridik­sion­in e të cilit ndod­het ven­di i gjet­jes, në bazë të pro­cesver­balit të mba­j­tur në kohën e gjet­jes së fëmi­jës.

 

Neni 41

Regjistri­mi i lind­jes

1. Regjistri­mi i lind­jes së fëmi­jës bëhet në zyrën e gjend­jes civile të vend­ba­nim­it të prindërve ose në vendin ku ka ndod­hur lind­ja.

2. Për fëmi­jën e gje­tur, të cilit nuk i dihen prindërit, regjistri­mi bëhet në zyrën e gjend­jes civile të ven­dit ku është gje­tur.

3. Për fëmi­jët e lin­dur jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë nga shte­tas shqip­tarë, me ban­im të përher­shëm në Shqipëri, regjistri­mi i lind­jes së fëmi­jës bëhet në për­faqësitë diplo­matike ose kon­sul­lore shqiptare, në vendin ku ka lin­dur. Kur kjo është e pamundur, regjistri­mi bëhet edhe në shër­bimin e gjend­jes civile të atij ven­di.

4. Kur regjistri­mi i lind­jeve kry­het bren­da 60 ditëve, për lind­jen bren­da ven­dit dhe bren­da 90 ditëve, për lind­jen jashtë ven­dit, nëna për­fi­ton shpër­blim në masën 5 000 (pesë mijë) lekë.

5. Fon­di për shpër­blim­in e për­men­dur në pikën 4 të këtij neni, për­bal­lo­het nga Bux­heti i Shtetit dhe tërhiqet pranë bashkisë/njësisë bashkiake/komunës përkatëse.

6. Të gjitha sub­jek­tet shën­de­të­sore, shtetërore dhe pri­vate, që kanë të drejtë të vërte­to­jnë lind­jen, janë të detyru­ara, që çdo ditë të hënë, të dër­go­jnë në zyrat e gjend­jes civile, ku prindërit kanë vend­ba­n­imin, njof­timin për lind­jet e ndod­hu­ra pranë insti­tu­cion­eve të tyre.

7. Njësitë oper­a­tive të poli­cisë në ter­ren, në bashkëpunim me njësitë e qev­eris­jes ven­dore, kon­sta­to­jnë dhe kon­fir­mo­jnë, në rrugë zyrtare, rastet e lind­jeve dhe regjistrim­in e tyre nga per­son­at e parashikuar në pikën 2 të nen­it 40 të këtij ligji, në zonën që mbu­lo­jnë.

 

Neni 42

Akti i lind­jes

1. Akti i lind­jes vërte­ton ligjër­isht lind­jen e shte­t­a­sit.

2. Akti i lind­jes është pro­cesver­bali, që mba­het për çdo të lin­dur, i nën­shkru­ar nga nëpunësi i gjend­jes civile në bashki/njësi bashkiake/komunë dhe deklarue­si.

Ai përm­ban:

a) num­rin ren­dor, datën e mba­jt­jes dhe zyrën e gjend­jes civile;

b) datën e plotë dhe orën e lind­jes;

c) vendin e lind­jes;

ç) emrin e mbiem­rin, të cak­tu­ar sipas dis­poz­i­tave ligjore në fuqi;

d) num­rin e iden­titetit të fëmi­jës;

dh) gjin­inë;

e) shfuqizuar;

ë) shtetës­inë;

f) fak­tin nëse ka lin­dur nor­mal, bin­jak apo siamez;

g) num­rin e iden­titetit dhe iden­titetin e nënës;

gj) num­rin e iden­titetit dhe iden­titetin e babait, kur nji­het, sipas dis­poz­i­tave ligjore në fuqi;

h) iden­titetin, num­rin e iden­titetit dhe cilës­inë e deklarue­sit;

i) num­rin e iden­titetit, emrin dhe mbiem­rin e përk­thye­sit.

 

Neni 45

Plotësi­mi i të dhë­nave të aktit të lind­jes

1. Në Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile pasqy­ro­hen të dhë­nat sikurse janë e për aq sa përm­ban akti i lind­jes, shoqëru­ar me shën­imin për të dhë­nat e përkohshme.

2. Kur në aktin e lind­jes është cak­tu­ar emri i përkohshëm apo kom­bësia, mund të bëhet shën­i­mi, në çdo kohë, kun­drejt deklarim­it e nën­shkrim­it të për­bashkët të prindërve ose me vendim gjykate. Kur fëmi­ja bëhet mad­hor, kjo e drejtë mund të ushtro­het vetëm prej tij, përveç rastit kur i është hequr ose kufizuar zotësia për të vepru­ar.

3. Plotësi­mi i të dhë­nave në Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile, kur në aktin e lind­jes ka rubri­ka të paplotë­suara, bëhet, sipas rastit, me vendim gjykate.

4. Kur data e ven­di i lind­jes nuk mund të për­cak­to­hen, shëno­hen si të tilla koha e ven­di i takim­it të deklarue­sit me nënën, e cila ka vdekur më pas, ose koha e ven­di i gjet­jes së fëmi­jës.

 

Neni 48

Përm­ba­jt­ja e aktit të martesës

Në aktin e martesës pasqy­ro­hen tregue­sit e mëposhtëm:

a) zyra e gjend­jes civile, ku kry­het akti i martesës;

b) num­ri dhe data e mba­jt­jes së aktit të martesës;

c) num­ri dhe data e shpall­jes së martesës;

ç) num­ri dhe data e vendim­it të gjykatës;

d) ven­di i lid­hjes së martesës dhe ora;

dh) iden­titeti, num­ri i iden­titetit të secilit prej bashkëshort­ëve të ardhshëm;

e) vend­ba­n­i­mi /vendqëndrimi para martesës;

ë) vend­ba­n­i­mi pas martesës;

f) mbiem­ri që do të mba­jë pas lid­hjes së martesës secili nga bashkëshort­ët;

g) njo­h­ja e atë­sisë ose amë­sisë së fëmi­jëve të bashkëshort­ëve, të lin­dur para martesës;

gj) regji­mi pasuror marte­sor i bashkëshort­ëve;

h) num­ri iden­titetit, emri, mbiem­ri dhe vend­ba­n­i­mi i dësh­mi­tarëve;

i) num­ri i iden­titetit, emri, mbiem­ri i përk­thye­sit;

j) emri, mbiem­ri dhe nën­shkri­mi i nëpunësit të gjend­jes civile.

 

Neni 55

Pavlef­sh­mëria e aktit të vdek­jes

1. Akti i vdek­jes është abso­lutisht i pavlef­shëm kur per­soni, në fakt, nuk ka vdekur, gjë që vërte­to­het me paraqit­jen e tij fizike ose ekzis­tencën pas datës së aktit të vdek­jes, në ç do rast me mungesë kufome apo kufomë të një per­soni tjetër.

2. Akti i vdek­jes është i pavlef­shëm kur ka vdekur një per­son tjetër nga ai që përm­ban akti dhe, në këtë rast, është i detyrueshëm të mba­het akt i veçan­të për të vdekurin në fakt.

3. Akti i vdek­jes shpal­let rel­a­tivisht i pavlef­shëm kur nuk i përgjig­jet realitetit, për sa i për­ket kohës, shkakut e ven­dit të vdek­jes.

4. Pavlef­sh­mëria, sipas pikës 1 të këtij neni, kon­sta­to­het nga gjyka­ta, pas kërkesës së paraqi­tur, në çdo kohë, nga per­soni, për të cilin është mba­j­tur akti i vdek­jes. Kur per­soni është i mitur, i është hequr apo kufizuar zotësia për të vepru­ar ose nuk është në gjend­je men­dore apo fizike, këtë të drejtë e kanë për­faqë­sue­sit ligjorë ose kujdestarët e tij dhe, kur nuk ka të tillë apo kur kjo e drejtë nuk ushtro­het prej tyre, të drejtën e ka edhe prokurori.

5. Në rastin e pikës 2 të këtij neni, përveç per­son­it, që rezul­ton i gjal­lë, pavlef­sh­mëria kërko­het edhe nga per­son­at, të cilët kanë paso­ja juridike nga munge­sa e aktit të të vdeku­rit në fakt. Kur këta janë të mitur, u është hequr zotësia për të vepru­ar ose nuk janë në gjend­je men­dore apo fizike dhe nuk paraqitet kërkesë nga për­faqë­sue­si ligjor apo kujdestari, ose kur nuk ka të tillë, si dhe kur paso­jat rën­do­jnë mbi shtetin, kërke­sa paraqitet nga prokurori.

6. Prokurori paraqet kërkesë edhe kur per­soni, që rezul­ton i gjal­lë, ndonëse i ka mundësitë, nuk bën kërkesë ose shmanget qël­lim­isht.

7. Në rastin e pikës 2 të këtij neni, kur nuk mund të për­cak­to­het iden­titeti i per­son­it të vdekur real­isht, çësht­ja shqyr­to­het më vete, duke bërë iden­ti­fikimin ose jo, por, në çdo rast, duke mba­j­tur një akt tjetër vdek­je­je.

8. Pavlef­sh­mëria, sipas pikës 3 të këtij neni, kërko­het nga të intere­suar­it, që kanë zotësi juridike ose nga prokurori, kur paso­jat rën­do­jnë mbi të mitu­rit, per­son­at mad­horë, që u është hequr ose kufizuar zotësia për të vepru­ar, kur:

a) kjo nuk ushtro­het nga për­faqë­sue­sit ligjorë ose kujdestari;

b) nuk ka të tillë;

c) paso­jat lid­hen me shtetin.

9. Me shpall­jen e pavlef­sh­mërisë së aktit të vdek­jes me vendim gjyqë­sor, shënimet në fletën famil­jare të regjistrit themeltar ose në Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile anu­lo­hen ose ndryshohen dhe ky veprim pasqy­ro­het në rubrikën e vëre­jt­jeve dhe në vetë aktin e vdek­jes.

 

Neni 56

Emri e mbiem­ri

1. Nëpunësi i gjend­jes civile pasqy­ron në aktin e lind­jes emrin, që dëshi­ro­jnë prindërit e fëmi­jës, përveç emrave të papër­sh­tat­shëm.

2. Refuz­i­mi i regjistrim­it të emrit të cak­tu­ar mund të kundër­sh­to­het në organet gjyqë­sore.

3. Kur prindërit nuk bien dako­rd, nëpunësi i gjend­jes civile cak­ton një emër, me shën­imin në klla­pa “i përkohshëm”, deri në zgjid­hjen e kon­flik­tit nga gjyka­ta.

4. Kur shkaku ka lin­dur pas regjistrim­it të emrit, nuk ka papër­sh­tat­shmëri, sipas këtij ligji.

5. Drej­tori i Përgjithshëm i Gjend­jes Civile, kur kon­sta­ton një emër të papër­sh­tat­shëm, ka të drejtë të kërko­jë ndryshimin e tij me vendim gjyqë­sor.

6. Mbiem­ri i fëmi­jës për­cak­to­het në bazë të pro­ce­du­rave të parashikuara në Kodin e Famil­jes.

7. Kur prindërit kanë vdekur apo nuk janë në gjend­je fizike a men­dore ose nuk gjen­den, emri cak­to­het nga pjesë­tarët e famil­jes, të afër­mit e tjerë dhe, në mungesë të tyre, nga nëpunësi i gjend­jes civile.

 

Neni 57

Ndryshi­mi i emrit dhe i mbiem­rit

1. Emri e mbiem­ri mund të ndrysho­jnë në rastet e për­cak­tu­ara në këtë ligj.

2. Emri e mbiem­ri i per­son­it mad­hor mund të ndrysho­jnë vetëm me kërkesën e tij. Sub­jek­tet e për­cak­tu­ara në këtë ligj mund të kërko­jnë ndryshimin për rastet e papër­sh­tat­shmërisë.

3. Emri i per­son­it mund të ndrysho­jë pas vdek­jes, me kërkesë të per­son­ave, që kanë atë emër për­bërës të gjend­jes së tyre civile, vetëm për shkak të papër­sh­tat­shmërisë.

4. Drej­to­ria e Përgjithshme e Gjend­jes Civile për­cak­ton emrat e papër­sh­tat­shëm, në kup­tim të këtij ligji, duke mar­rë mendim para­prak nga insti­tu­cione të spe­cial­izuara. Emrat e vlerë­suar të papër­sh­tat­shëm me vendim gjyqë­sor përf­shi­hen, drejt­për­drejt, në një përm­bled­hëse, që i vihet në dis­pozi­cion çdo zyre të gjend­jes civile.

5. Ndryshi­mi i emrit dhe i mbiem­rit të prindit pasqy­ro­het te fëmi­ja i mitur. Te fëmi­ja në moshën mad­hore ndryshi­mi mund të bëhet me pëlqimin e tij, përveç rasteve të papër­sh­tat­shmërisë.

6. Ndryshi­mi i emrit dhe i mbiem­rit pasqy­ro­het në Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile, pas mira­tim­it të kërkesës së shte­t­a­sit, nga përgjegjësi i zyrës së gjend­jes civile. Në pro­cesver­balin, që mba­het në këtë rast pasqy­ro­hen për­bërësit e gjend­jes civile të shte­t­a­sit, shkaku i ndryshim­it, si dhe emri e mbiem­ri i ndryshuar. Pro­cesver­bali nën­shkruhet nga kërkue­si, nga të gjithë pjesë­tarët mad­horë të famil­jes, të cilët e kanë për­bërës të tyre emrin ose mbiem­rin, kur e pra­no­jnë ndryshimin, nga nëpunësi i gjend­jes civile dhe përgjegjësi i zyrës së gjend­jes civile. Emri e mbiem­ri i ndryshuar, si dhe num­ri e data e pro­cesver­balit pasqy­ro­hen në Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile.

7. Në bazë të pro­cesve rbalit ose të vendim­it gjyqë­sor bëhen kor­rigjimet për per­son­at, që kanë nën­shkru­ar dhe për të mitu­rit, ndër­sa për pjesë­tarët e tjerë mad­horë, kor­rigjimet bëhen vetëm pasi të kenë dhënë pëlqimin me shkrim, të nën­shkru­ar, të pro­cesver­balit, përveç rasteve të ven­do­sura nga gjyka­ta.

8. Per­son­at, që e kanë për­bërës emrin ose mbiem­rin, por që janë famil­je më vete, bëjnë ndryshimin me kërkesën e tyre, me pro­cesver­bal të veçan­të, ndër­sa në rastet e papër­sh­tat­shmërisë, janë të detyru­ar ta pasqy­ro­jnë ndryshimin bren­da 1 mua­ji nga mar­r­ja dijeni.

9. Përveç ndryshimeve të mësipërme, emrit dhe mbiem­rit mund t’i bëhen për­mirësime dhe kor­rigjime, që lid­hen me ndryshime e sak­tësime të shkro­n­jave të veçan­ta. Këto ndryshime bëhen në bazë të kërkesës së per­son­it të intere­suar, sipas rreg­ullave të për­cak­tu­ara nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Gjend­jes Civile.

 

Neni 58

Kom­bësia

 

Shfuqizuar.

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 85, datë 12 Qershor2009, faqe 3734.
[2] Ligji nr. 10129/2009 është ndryshuar me vendimin nr. 52, datë 1.12.2011 të Gjykatës Kushte­tutese e cila ka shfuqizuar si të papa­jtueshëm me Kushte­tutën të ter­mit “kom­bësi” në nenet 6/1, 8, 42/2 gër­ma “e” dhe të nen­it 58 të ligjit.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim