(Ndryshuar me vendimin nr. 52, datë 1.12.2011 të Gjykatës Kushtetuese[1])


Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1
Objek­ti

Objek­ti i këtij ligji është kup­ti­mi dhe për­bërësit e gjend­jes civile të shte­tasve shqip­tarë, shte­tasve të huaj dhe të per­son­ave pa shtetësi, me ban­im të përkohshëm/të përher­shëm në Repub­likën e Shqipërisë, për­cak­ti­mi i rreg­ullave për hed­hjen, rua­jt­jen dhe ndryshimin e tyre, si dhe orga­niz­i­mi e funk­sion­i­mi i shër­bim­it të gjend­jes civile në Repub­likën e Shqipërisë.

 

Neni 2
Përku­fiz­ime

Në këtë ligj ter­mat e mëposhtëm kanë këto kup­time:

1. “Gjend­ja civile” është tërësia e të dhë­nave per­son­ale të shte­tasve shqip­tarë, shte­tasve të huaj, si dhe të per­son­ave pa shtetësi, që janë me ban­im të përkohshëm apo të përher­shëm në Repub­likën e Shqipërisë, të cilat regjistro­hen dhe mba­hen në Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile dhe që vërte­to­jnë lind­jen, ekzis­tencën, indi­vid­u­alitetin, lid­hjet ose mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet tyre.

2. “Regjistri Kom­bë­tar i Gjend­jes Civile” është doku­men­ti shtetëror unik, ku pasqy­ro­hen për­bërësit e gjend­jes civile të çdo shte­tasi shqip­tar, shte­tasi të huaj dhe çdo per­soni pa shtetësi, me ban­im të përkohshëm/të përher­shëm në Repub­likën e Shqipërisë.

3. “Regjistri Themeltar i Gjend­jes Civile” është lib­ri me fletë të hapur për çdo famil­je, ku pasqy­ro­hen, për secilin per­son, të gjithë për­bërësit e gjend­jes civile. Ky libër ruhet në arkivin e degës të gjend­jes civile në qark.

4. “Për­bërës të gjend­jes civile” janë të gjitha ele­mentet e për­cak­tu­ara në këtë ligj, që shër­be­jnë për për­cak­timin e iden­titetit të çdo shte­tasi shqip­tar, shte­tasi të huaj apo çdo per­soni pa shtetësi me ban­im të përkohshëm/të përher­shëm në Repub­likën e Shqipërisë.

5. “Për­bërës të prezu­muar” janë për­bërësit e gjend­jes civile, të cilët vlerë­so­hen të mirëqenë deri në çastin, që vërte­to­het ndryshe.

6. “Doku­mente të arkivuara” është i gjithë doku­menta­cioni, që mba­het dhe për­doret nga zyra e degës së gjend­jes civile në qark.

7. “Emra të papër­sh­tat­shëm” janë emrat me karak­ter fyes, imoral ose racist, të për­cak­tu­ar të tillë nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Gjend­jes Civile.

8. “Ministri”/“Ministria” është ministri/ministria që mbu­lon shër­bimin e gjend­jes civile.

 

Neni 3
Karak­teri per­son­al i të dhë­nave

1. Të dhë­nat, indi­vid­uale e famil­jare, të për­bërësve të gjend­jes civile kanë karak­ter per­son­al. Aktet, të dhë­nat dhe kon­fir­mimet shkre­sore për gjend­jen civile i jepen vetëm per­son­it, që i përkasin këto të dhë­na, anë­tar­it të famil­jes, kujdestar­it, për­faqë­sue­sit ligjor ose, me prokurë dhe pas vdek­jes, atyre, që kanë legjitimitetin e kërkim­it të trashëgimisë ligjore ose trashëgim­tarëve tes­ta­men­tarë.

2. Të dhë­nat indi­vid­uale e famil­jare të për­bërësve të gjend­jes civile mund të kërko­hen dhe të mer­ren nga insti­tu­cionet e organet, të cilave kjo e drejtë u nji­het me ligj të veçan­të. Këto sub­jek­te, që kërko­jnë dhe mar­rin të dhë­na të gjend­jes civile, drejt­për­drejt nga shër­bi­mi i gjend­jes civile, i për­dorin ato vetëm për qël­lim­in për të cilin janë mar­rë, duke u rez­ervuar në përhap­jen e tyre, përveçse kur autor­i­zo­hen me ligj.

3. Drej­tori i Drej­torisë së Përgjithshme të Gjend­jes Civile autor­i­zon dhënien e të dhë­nave të kërkuara prej insti­tu­cion­eve dhe organ­eve të ndryshme, në për­puth­je me përm­bled­hësen e mirat­u­ar prej tij dhe komi­sion­ar­it të të dhë­nave per­son­ale. Përm­bled­hës­ja për­cak­ton llo­jin dhe sas­inë e infor­ma­cionit, që mund t’u jepet insti­tu­cion­eve dhe organ­eve kërkuese, duke pasur parasysh lig­jet, që rreg­ul­lo­jnë orga­niz­imin dhe funk­sion­imin e tyre, si dhe legjis­la­cionin në fuqi për mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale.

 

Neni 4
Vlera juridike e të dhë­nave

1. Të dhë­nat e gjend­jes civile janë të vlef­shme vetëm nëse lëshohen nga nëpunës të shër­bim­it të gjend­jes civile, në mënyrën dhe for­mën e parashikuar në këtë ligj dhe në aktet nën­ligjore, të dala në zba­tim të tij.

2. Për çdo akt dhe doku­ment, që u jepet shte­tasve, insti­tu­cion­eve dhe organ­eve të autor­izuara me ligj, nëpunësi i zyrës së gjend­jes civile shënon, në mënyrë të plotë, emrin, mbiem­rin, nën­shkrim­in e vet dhe për­dor vulën zyrtare të shër­bim­it të gjend­jes civile.

 

Neni 5
Papa­jtuesh­mëria e veprimeve

Nëpunësi i gjend­jes civile nuk mund të krye­jë veprime të gjend­jes civile aty ku është emëru­ar, kur këto i përkasin atij vetë, bashkëshort­it e fëmi­jëve të tij, prindërve, gjyshit, gjysh­es, vëllezërve, motrave, vjehrrit ose vjehrrës.Në këtë rast veprimet kry­hen nga një nëpunës tjetër i shër­bim­it të gjend­jes civile.

 

KREU II
GJENDJA CIVILE

 

Neni 6
Për­bërësit dhe veçoritë e gjend­jes civile të shte­tasve

(hiqet ter­mi “komb­wsia” nw pik­wn 1 me vendimin nr. 52, datë 1.12.2011 të Gjykatës Kushtetuese)

1. Për­bërësit e gjend­jes civile janë: emri e mbiem­ri, num­ri i iden­titetit, datëlind­ja, vendlind­ja, gjinia, shtetësia, raportet e atë­sisë e amë­sisë, gjend­ja civile, vdek­ja, shpall­ja i/e zhdukur, vend­ba­n­i­mi, vendqën­dri­mi dhe fak­te të tjera, të parashikuara me ligj.

2. Shte tësia shqiptare, si për­bërës i gjend­jes civile, është ele­men­ti i vetëm dal­lues nga shte­t­a­sit e huaj dhe per­son­at pa shtetësi.

3. Ele­mentet për­bërëse në doku­mentet e shër­bim­it të gjend­jes civile kanë për­parësi ndaj të njëj­tave ele­mente të çdo akti tjetër, shtetëror ose pri­vat dhe janë të detyrueshme të respek­to­hen.

 

Neni 7
Num­ri i iden­titetit

1. Num­ri i iden­titetit është num­ri unik i papërsërit­shëm, që i cak­to­het çdo shte­tasi shqip­tar, shte­tasi të huaj, si dhe çdo per­soni pa shtetësi, me qën­drim të përkohshëm/të përher­shëm, me lid­hje të cak­tu­ara ekonomike nga shër­bi­mi gjend­jes civile.

2. Mënyra e formim­it të këtij num­ri për­cak­to­het me ligj të veçan­të.

 

Neni 8
Veçoritë e disa për­bërësve të gjend­jes civile

(hiqet ter­mi “komb­wsia” me vendimin nr. 52, datë 1.12.2011 të Gjykatës Kushtetuese)

Lind­ja, gjinia, emri e mbiem­ri, raportet e atë­sisë, amë­sisë dhe shtetësia nji­hen e mund të hiqen, të shuhen, të ndrysho­jnë ose t’u kalo­jnë të tjerëve vetëm në rastet e në mënyrën e për­cak­tu­ar shpre­himisht në këtë ligj apo në çdo ligj tjetër të veçan­të.

 

Neni 9
Për­bërës të rrjed­hur nga ngjar­je naty­rore

Lind­ja, koha e lind­jes, gjinia, amësia dhe vdek­ja vërte­to­hen rreg­ull­isht, si fak­te juridike, nga per­son­at dhe organet, të cilëve u nji­het ky tagër, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.

 

Neni 10
Për­bërës të prezu­muar ose të rrjed­hur nga veprimet e vetë per­son­it

Fak­te juridike të prezu­muara me ligj ose të rrjed­hu­ra nga veprimet e vetë per­son­it, që vërte­to­hen, janë raportet e atë­sisë, amë­sisë dhe famil­ja.

Neni 11
Për­bërës të rrjed­hur nga aktet e organ­eve të tjera

Birësi­mi, shtetësia, heq­ja ose kufiz­i­mi i zotë­sisë për të vepru­ar, si për­bërës krye­sorë të gjend­jes civile, buro­jnë dhe pasqy­ro­hen vetëm në mbështet­je e në për­puth­je me aktin e organ­it përgjegjës shtetëror, sipas ligjit.Prej tyre për­cak­to­hen edhe për­bërësit e tjerë krye­sorë të gjend­jes civile, kur ndryshohen sipas ligjit.

 

Neni 12
Për­bërës që vërte­to­hen nga burime të tjera

Për­bërësit e tjerë vërte­to­hen sipas ligjit nga organet dhe insti­tu­cionet shtetërore, sub­jek­tet juridike, shtetërore e pri­vate, ose drejt­për­drejt nga ligji i veçan­të dhe mar­rin cilës­inë e për­bërësit, kur pasqy­ro­hen në doku­mentet e gjend­jes civile.

 

Neni 13
Gjend­ja civile e per­son­ave

1. Gjend­ja civile e një per­soni mund të jetë:

a) beqar/e;

b) i/e mar­tu­ar;

c) i/e ve;

ç) i/e shkurorëzuar.

2. “Beqar/e” është shte­tasi, i cili nuk ka kry­er akt martese.

3. “I/e mar­tu­ar” është shte­tasi i lid­hur me akt martese.

4. “I/e ve” është shte­tasi pas vdek­jes së bashkëshortes/bashkëshortit, me të cilën/cilin ishte i/e lid­hur me akt martese.

5. “I/e shkurorëzuar” është shte­tasi, marte­sa e të cilit është zgjid­hur me vendim gjyqë­sor.

 

KREU III
DEKLARIMI DHE REGJISTRIMI I VENDBANIMIT

 

 

Neni 14
Deklari­mi i vend­ba­nim­it

1. Shte­t­a­sit kanë të drejtë të kenë një apo më shumë bane­sa për për­dorim vet­jak apo famil­jar në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë. Shte­t­a­sit kanë detyrim­in që të deklaro­jnë adresën e çdo banese për për­dorim, sipas kësaj pike.

2. Shte­t­a­sit kanë të drejtë të zgjed­hin lirisht në cilën banesë të jeto­jnë zakon­isht ose të shumtën e kohës. Banesën, në të cilën shte­tasi jeton zakon­isht për më shumë se tre muaj pa ndër­pre­rje ose më shumë se gjashtë muaj në një vit kalen­darik, ka detyrim­in ta deklaro­jë si vend­ba­n­imin e tij.

 

Neni 15
Regjistri­mi dhe ndryshi­mi i vend­ba­nim­it

1. Regjistri­mi fillestar i vendbanimit/adresës së banesës, sipas nen­it 14 të këtij ligji, si dhe ndryshi­mi i vendbanimit/adresës së banesës, si rreg­ull, bëhet në zyrën e gjend­jes civile bashki/komunë që ka në juridik­sion ter­ri­to­r­i­al vend­ba­n­imin apo banesën e deklaru­ar.

2. Nëse një shte­tas ka më shumë se një banesë për për­dorim, sipas pikës 1 të nen­it 14 të këtij ligji, ai duhet të deklaro­jë banesën, në të cilën ka vend­ba­n­imin e tij. Shte­t­a­sit nuk mund të deklaro­jnë njëher­azi më shumë se një vend­ban­im.

3. Në rast ndryshi­mi të vend­ba­nim­it, apo kur një banesë nuk për­doret më për për­dorim vet­jak apo të famil­jes, ky ndryshim deklaro­het në zyrën e gjend­jes civile. Regjistri­mi fillestar i vend­ba­nim­it apo ndryshi­mi i tij bëhet jo më vonë se 30 ditë nga ard­h­ja në këtë vend­ban­im. I njëjti afat zba­to­het edhe për deklarim­in e bane­save që nuk kanë sta­tusin e vend­ba­nim­it.

4. Rreg­ul­lat e veprimeve për pasqyrim­in e regjistrim­it dhe ndryshim­it të vend­ba­nim­it të shte­tasve, për­cak­to­hen nga min­istri që mbu­lon gjend­jen civile.

 

Neni 16
E drej­ta për deklarim­in e vend­ba­nim­it

1. Deklarim­in e vend­ba­nim­it apo të banesës për pjesë­tarët e një famil­je­je ka të drejtë ta bëjë krye­famil­jari ose, në pamundësi të tij, çdo per­son mad­hor i famil­jes.

2. Çdo per­son mad­hor, që ven­dos të jeto­jë në një vend­ban­im të ndryshëm nga ai i pjesëtareve të tjerë të famil­jes, bën deklarim indi­vid­ual të vend­ba­nim­it. Shte­tasi mund të deklaro­jë, gjithash­tu, në mënyrë indi­vid­uale një banesë për për­dorim vet­jak.

3. Shte­tasi i mitur, apo që i është hequr zotësia për të vepru­ar, ka vend­ban­im të njëjtë, sipas rastit, me atë të krye­famil­jar­it, prindit me të cilin jeton apo të kujdestar­it të tij. Kur një i mitur apo një per­son, të cilit i është hequr zotësia për të vepru­ar, banon në një vend­ban­im të ndryshëm nga prindërit e tij, deklari­mi për të, bëhet sipas rastit, nga krye­famil­jari, njëri nga prindërit, apo per­soni që zotëron kujdestarinë.Në këtë rast zyra e gjend­jes civile admin­istron edhe doku­menta­cionin që provon kujdestar­inë mbi të miturin dhe vend­ba­n­imin e kujdestar­it.

 

Neni 17
Pra­n­i­mi në një vend­ban­im tjetër

1. Një shte­tas apo një famil­je kanë të drejtë të bano­jnë në vend­ba­n­imin e një shte­tasi apo famil­je­je tjetër, kur plotë­so­hen stan­dard­et e sipër­faqes së banim­it për frymë, sipas legjis­la­cionit në fuqi, si dhe kur zotëro­jnë një kon­tratë apo kur krye­famil­jari i famil­jes pritëse apo shte­tasi që zotëron tit­ull të ligjshëm pronësie ose për­dori­mi të banesës, deklaron në zyrën e gjend­jes civile pra­n­imin e shte­t­a­sit apo famil­jes ard­hëse në atë vend­ban­im.

 

Neni 18
Regjistri­mi i vend­ba­nim­it në insti­tu­cionet e For­cave të Armato­sura, të vua­jt­jes së dënim­it dhe të kurim­it mjekë­sor afat­g­jatë

1. Për shte­t­a­sit që:

a) krye­jnë shër­bimin ushtarak apo krye­jnë detyra në For­cat e Armato­sura dhe bano­jnë bren­da ter­ri­torit të një­sisë së For­cave të Armato­sura;

b) krye­jnë dën­imin në insti­tu­cionet e vua­jt­jes së dënim­it apo qën­dro­jnë në insti­tu­cionet e paraburgim­it në prit­je të vendim­it gjyqë­sor;

c) qën­dro­jnë pa ndër­pre­rje në insti­tu­cione shën­de­të­sore, me qël­lim kurim­in afat­g­jatë; dhe kur qën­dri­mi në insti­tu­cionet përkatëse është më i gjatë se tre muaj, vend­ban­im kon­sidero­het adresa e insti­tu­cionit përkatës.

2. Insti­tu­cioni përgjegjës njofton zyrën kom­pe­tente të gjend­jes civile, jo më vonë se 48 orë nga regjistri­mi në insti­tu­cion i shte­t­a­sit. Vend­ba­n­i­mi i shte­t­a­sit të për­cak­tu­ar në pikën 1 të këtij neni, regjistro­het drejt­për­drejt nga zyra e gjend­jes civile që ka në juridik­sion ter­ri­to­r­i­al insti­tu­cionin përkatës, me mar­rjen e njof­tim­it nga insti­tu­cioni.

3. Kur për­fun­don qën­dri­mi i shte­tasve në një nga insti­tu­cionet e për­cak­tu­ara në këtë nen, insti­tu­cioni përkatës njofton zyrën e gjend­jes civile bren­da juridik­sion­it të tij ter­ri­to­r­i­al, në lid­hje me këtë fakt, bren­da 5 ditëve. Nëpunësi i gjend­jes civile kryen veprimet në Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile, sipas rreg­ullave të për­cak­tu­ara nga min­istri që mbu­lon gjend­jen civile.

4. Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton rreg­ul­lat e njof­tim­it nga ana e insti­tu­cion­eve për kat­e­goritë e shte­tasve të për­cak­tu­ar në këtë nen.

 

Neni 19
Afati i deklarim­it të ndryshim­it të vend­ba­nim­it për arsye pune ose arsim­i­mi

1. Shte­t­a­sit që për arsye të kry­er­jes së detyrave shtetërorë apo për shkak punësi­mi janë të detyru­ar të jeto­jnë zakon­isht për më shumë se tre muaj pa ndër­pre­rje apo për më shumë se gjashtë muaj, gjatë një viti kalen­darik, në një vend­ban­im të ndryshëm me atë të regjistru­ar në zyrën e gjend­jes civile, janë të detyru­ar të deklaro­jnë vend­ba­n­imin e ri bren­da 30 ditëve nga ard­h­ja në atë vend­ban­im, pranë zyrës së gjend­jes civile që ka në juridik­sion ter­ri­to­r­i­al vend­ba­n­imin e ri.

2. Rreg­ul­li i për­cak­tu­ar në pikën 1 të këtij neni zba­to­het edhe për shte­t­a­sit që ndrysho­jnë vend­ba­n­imin për arsye arsim­i­mi, kur ata ndjekin pro­grame shkol­lore apo uni­ver­sitare në sis­temin me shkëput­je nga puna dhe kur pro­gra­mi i plotë akademik është më i gjatë se 1 vit. Bëjnë për­jash­tim nga ky rreg­ull shte­t­a­sit që bano­jnë apo regjistro­jnë vend­ba­n­imin e tyre bren­da ter­ri­torit të qarkut apo në rre­thet fqin­je me atë, në të cilin ndod­het adresa e insti­tu­cionit arsi­mor, pavarë­sisht se nuk janë në të njëjtin qark.

 

Neni 20
Deklari­mi i vend­ba­nim­it pranë punëd­hënësit apo insti­tu­cionit arsi­mor

1. Shte­t­a­sit që për arsye pune/arsimimi ndrysho­jnë vend­ba­n­imin, janë të detyru­ar të paraqesin pranë insti­tu­cionit shtetëror apo punëd­hënësit, në çastin e fil­lim­it të mar­rëd­hënies së punës, ose pranë insti­tu­cionit arsi­mor, në çastin e paraqit­jes së kërkesës për regjistrim në vitin akademik, një nga doku­mentet që vërte­ton vend­ba­n­imin, në për­puth­je me kërke­sat e këtij ligji. Në çdo rast, ky doku­ment duhet të paraqitet jo më vonë se 30 ditë nga fil­li­mi i detyrës, mar­rëd­hënies së punës ose paraqit­jes së kërkesës për regjistrim në vitin akademik të studimeve. Në rast se regjistri­mi në vitin akademik bëhet automatik­isht dhe pa kërkesë, insti­tu­cioni ver­i­fikon kushtet e parashikuara në ketë nen dhe, kur iden­ti­fikon mangësi në doku­menta­cionin provues të vend­ba­nim­it, njofton bren­da 5 ditëve shte­tasin që ka detyrim­in për deklarim, si dhe zyrën e gjend­jes civile që ka në juridik­sion ter­ri­to­r­i­al insti­tu­cionin arsi­mor.

2. Insti­tu­cionet shtetërore dhe arsi­more, si dhe punëd­hënësit e për­cak­tu­ar në këtë nen, janë të detyru­ar të infor­mo­jnë bren­da 5 ditëve zyrën e gjend­jes civile që ka në juridik­sion ter­ri­to­r­i­al insti­tu­cionin përkatës, për shte­t­a­sit që ndrysho­jnë vend­ba­n­imin për shkaqet e parashikuara në këtë nen dhe që nuk kanë paraqi­tur ende doku­mentin që vërte­ton vend­ba­n­imin.

3. Zyra e gjend­jes civile, bren­da 5 ditëve, në bashkëpunim me insti­tu­cionin përkatës që ka bërë info rmimin, njofton me shkrim shte­t­a­sit, të cilët, për arsye pune apo arsim­i­mi, janë ven­do­sur me vend­ban­im në bashkinë/komunën në juridik­sion të zyrës përkatëse të gjend­jes civile, për detyrim­in për regjistrim të vend­ba­nim­it dhe për sank­sionet në rast mos-regjistri­mi. Kur edhe pas kalim­it të afatit për regjistrim, shte­tasi nuk ka deklaru­ar vend­ba­n­imin e tij, zyra e gjend­jes civile njofton Drej­tor­inë e Përgjithshme të Gjend­jes Civile (DPGJC).

4. Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton rreg­ul­lat e komu­nikim­it midis insti­tu­cion­eve apo punëd­hënësve, sub­jek­te të këtij neni, si dhe të njof­tim­it të shte­tasve nga zyrat e gjend­jes civile, në për­puth­je me pikën 3 të këtij neni.

 

Neni 21
Regjistri­mi i vend­ba­nim­it të shte­tasve të huaj dhe i per­son­ave pa shtetësi

1. Shte­t­a­sit e huaj dhe per­son­at pa shtetësi, me ban­im të përkohshëm apo të përher­shëm në Repub­likën e Shqipërisë, janë të detyru­ar të deklaro­jnë në zyrën e gjend­jes civile vend­ba­n­imin e tyre, bren­da 30 ditëve, nga data e mar­rjes së lejes së qën­drim­it nga organi kom­pe­tent.
Zyra që mbu­lon shtetës­inë dhe refug­jatët njofton bren­da 5 ditëve DPGJC-në për çdo akt të ri për këtë kat­e­gori shte­ta­sish.

2. Shte­t­a­sit e huaj dhe per­son­at pa shtetësi, me ban­im në Repub­likën e Shqipërisë, kur ndrysho­jnë vend­ban­im, janë të detyru­ar të njofto­jnë zyrën e gjend­jes civile të vend­ba­nim­it të tyre bren­da 30 ditëve nga ard­h­ja në vend­ba­n­imin e ri.

 

Neni 22
Doku­menta­cioni për vërte­timin e vend­ba­nim­it dhe ndryshim­it të tij

1. Zyra e Gjend­jes Civile e regjistron deklarim­in e vend­ba­nim­it ose banesës për për­dorim vet­jak apo famil­jar të shte­t­a­sit kur ai paraqet doku­menta­cionin që vërte­ton pronës­inë, ose një kon­tratë apo doku­ment tjetër të ligjshëm të parashikuar nga legjis­la­cioni në fuqi, që i jep shte­t­a­sit të drejtën e për­dorim­it të banesës.

2. Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton doku­menta­cionin e nevo­jshëm që vërte­ton vend­ba­n­imin apo banesën për për­dorim vet­jak ose famil­jar të shte­t­a­sit, si dhe mënyrën e admin­istrim­it të këtij doku­menta­cioni nga zyra e gjend­jes civile.

 

Neni 23
Çregjistri­mi i per­son­ave që lënë shtetës­inë shqiptare
Për shte­t­a­sit që, me dekret të Pres­i­den­tit të Repub­likës, lënë shtetës­inë shqiptare, DPGJC-ja u kërkon zyrave të gjend­jes civile, ku shte­t­a­sit kanë vend­ba­n­imin e tyre, që bren­da 30 ditëve të bëjnë çregjistrim­in e tyre nga Regjistri Kom­bë­tar i Gjend­jes Civile.

 

Neni 24
E drej­ta e DPGJC-së të mbled­hë të dhë­na nga insti­tu­cione të tre­ta

1. DPGJC-ja ka të drejtë të ketë akses ose të kërko­jë infor­ma­cion, në mënyrë peri­odike apo rast pas rasti, nga insti­tu­cione ose ente shtetërore e pri­vate të tjera që mbled­hin dhe admin­istro­jnë baza të dhë­nash të shte­tasve që përm­ba­jnë të dhë­na lid­hur me adresën e per­son­it apo të vend­ba­nim­it të tij.

2. Insti­tu­cionet dhe entet e për­cak­tu­ara në pikën 1 të këtij neni janë të detyru­ara që t’i sig­uro­jnë akses të men­jëher­shëm e të papen­guar DPGJC-së në bazat përkatëse të të dhë­nave, ose t’i dër­go­jnë asaj infor­ma­cionin e kërkuar jo më vonë se 10 ditë nga mar­r­ja e kërkesës.

3. DPGJC-ja i për­dor të dhë­nat e sig­u­ru­ara në zba­tim të këtij neni, për aq sa është e nevo­jshme për të ver­i­fikuar dhe sig­u­ru­ar sak­tës­inë e të dhë­nave të Regjistrit Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile. Të dhë­nat e sig­u­ru­ara nga baza alter­na­tive të dhë­nash nuk për­bëjnë burim të drejt­për­drejtë dhe të vetëm të dhë­nash, në lid­hje me për­bërësit e gjend­jes civile të shtetasve.DPGJC-ja i për­dor të dhë­nat në për­puth­je me legjis­la­cionin për mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale të shte­tasve.

4. Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton llo­jin, sas­inë, orga­niz­imin e infor­ma­cionit dhe rreg­ul­lat për mar­rjen dhe për­punimin e infor­ma­cionit, sipas këtij neni.

 

KREU IV
NATYRA DHE DOKUMENTIMI I PËRBËRËSVE TË GJENDJES CIVILE

 

Neni 25
Llo­jet dhe veçoritë e përgjithshme të doku­menteve

1. Për­bërësit e gjend­jes civile të shte­tasve shqip­tarë, të shte­tasve të huaj dhe të per­son­ave pa shtetësi, me ban­im të përkohshëm/të përher­shëm në Repub­likën e Shqipërisë, vërte­to­hen e doku­men­to­hen në doku­mentet bazë të gjend­jes civile.

Këto doku­mente har­to­hen nga shër­bi­mi i gjend­jes civile, në bazë të veprimeve të kry­era nga nëpunësit e këtij shër­bi­mi ose doku­mentet bazë, të ard­hu­ra nga të tretët, sipas ligjit.

2. Doku­mentet bazë, që mban shër­bi­mi i gjend­jes civile, janë:

a) akti i lind­jes;

b) akti i martesës;

c) akti i vdek­jes;

ç) regjis­trat themeltarë;

d) Regjistri Kom­bë­tar i Gjend­jes Civile;

dh) procesverbali/procesverbalet për ndryshim emri, mbiem­ri;

e) procesverbali/procesverbalet për bashkim dhe veçim famil­jar.

3. Doku­mentet bazë, që lëshon zyra e gjend­jes civile, janë:

a) letërn­jof­ti­mi;

b) pas­apor­ta;

c) cer­ti­fika­ta e lind­jes;

ç) cer­ti­fika­ta marte­sore;

d) cer­ti­fika­ta e famil­jare;

dh) cer­ti­fika­ta e vdek­jes.

4. For­ma, ele­mentet për­bërëse, mënyra e mba­jt­jes, afati i për­dorim­it të doku­menteve bazë, që mba­hen dhe lëshohen nga shër­bi­mi e gjend­jes civile, si dhe rreg­ul­lat e lëshim­it të këtyre doku­menteve për­cak­to­hen nga Këshilli i Min­is­trave.

 

Neni 26
Letërn­jof­ti­mi

1. Doku­men­ti bazë i përher­shëm për iden­ti­fikimin e shte­tasve është letërn­jof­ti­mi.

2. Per­son­at, të cilët, për efekt moshe, sipas ligjit, nuk për­fi­to­jnë letërn­jof­tim, pajisen nga zyra e gjend­jes civile me cer­ti­fikatën e lind­jes me fotografi, sipas rreg­ullave të për­cak­tu­ara nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Gjend­jes Civile.

 

Neni 27
Aktet për lind­jet, marte­sat e vdek­jet

1. Aktet e lind­jes, të martesës dhe të vdek­jes plotë­so­hen e pasqy­ro­hen në akte të veçan­ta, në for­më elek­tron­ike dhe të print­u­ara vetëm nga nëpunësi i shër­bim­it të gjend­jes civile, pasi ka admin­istru­ar, drejt­për­drejt, doku­mentet bazë ose ka pran­uar per­son­al­isht deklarimet për fak­tin e lind­jes, lid­hjen e martesës ose vdek­jen, në për­puth­je me kërke­sat e legjis­la­cionit në fuqi. Këto akte mba­hen, për çdo rast, të ren­di­tu­ra kro­nologjik­isht.

2. Aktet e lind­jes, të martesës dhe të vdek­jes për shte­t­a­sit e huaj dhe per­son­ave pa shtetësi, me ban­im të përher­shëm në Shqipëri, mba­hen në zyrën e gjend­jes civile në bashki/njësi bashkiake/komuna ku ato janë të regjistru­ar ose ku ka ndod­hur lind­ja apo vdek­ja. Këto akte mba­hen nga përgjegjësi i zyrës së gjend­jes civile dhe pasqy­ro­hen në Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile.

3. Aktet e lind­jes, të martesës e të vdek­jes, të mba­j­tu­ra jashtë shtetit, në shër­bimin diplo­matik apo kon­sul­lor shqip­tar, për shte­t­a­sit shqip­tarë apo dhe për shte­t­a­sit e huaj ose per­son­at pa shtetësi, me ban­im të përkohshëm/të përher­shëm në Repub­likën e Shqipërisë, për­cillen nëpër­m­jet Min­istrisë së Punëve të Jashtme në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Gjend­jes Civile bren­da datës 20 janar të vitit pasard­hës.

 

Neni 28
Nën­shkri­mi i akteve

1. Nëpunësi i gjend­jes civile, i intere­suari, si dhe të pran­ish­mit, kur parashiko­het nga ky ligj, nën­shkru­a­jnë me të njëjtin mjet, si dhe shëno­jnë emrin e mbiem­rin. Nën­shkri­mi i nëpunësit të gjend­jes civile, në çdo rast, shoqëro­het me vulën e zyrës së gjend­jes civile, në të kundërt vepri­mi është i pavlef­shëm.

2. Kur per­soni nuk di ose nuk është në gjend­je fizike të nën­shkru­a­jë, në akt shëno­hen shkaqet, të vërte­t­u­ara me nën­shkrim të veçan­të të përgjegjësit të zyrës së gjend­jes civile, të nëpunësit dhe të pjesë­mar­rësve të tjerë, të pran­ishëm në veprim.

 

Neni 29
Doku­mentet e tjera bazë

1. Doku­mente të tjera janë aktet zyrtare, shtetërore ose joshtetërore, të cilat, sipas ligjit, vërte­to­jnë ose ndrysho­jnë fak­tet juridike, të vërte­t­u­ara me aktet e gjend­jes civile. Përm­ba­jt­ja e tyre, kur pasqy­ro­het në Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile, shndër­ro­het në për­bërës të gjend­jes civile të shte­t­a­sit.

2. Doku­mentet e tjera bazë, si dhe i gjithë doku­menta­cioni tjetër, me karak­ter admin­is­tra­tiv, plotë­so­hen e admin­istro­hen, në për­puth­je me kriteret ligjore përkatëse, sipas llo­jit të doku­men­tit.

 

Neni 30
Kor­rigjimet dhe plotësimet në doku­mentet e arkivuara

1. Kor­rigjimet dhe plotësimet në doku­mentet e arkivuara bëhen vetëm me vendim gjyqë­sor të for­mës së pre­rë. Kop­ja e vendim­it gjyqë­sor i bashkëlid­het doku­men­tit dhe çdo doku­ment i lëshuar në bazë të tij përm­ban ele­mentet e për­cak­tu­ara në vendimin gjyqë­sor.

2. Kor­rigjimet, si gabime mate­ri­ale, për­cak­to­hen me rreg­ul­lore nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Gjend­jes Civile.

3. Përm­ba­jt­ja e fletës famil­jare të regjistrit themeltar është e pavlef­shme kur për­bërësi i për­ket peri­ud­hës para kri­jim­it të regjistrit dhe nuk ka dorëshkrim­in e plotë­sue­sit të parë të asaj flete ose, pavarë­sisht nga peri­ud­ha që i për­ket, nuk mbështetet në një libër aktesh apo doku­ment bazë, të pasqyru­ar si burim edhe në faqen përkatëse të fletës famil­jare.

 

Neni 31
Detyrimet e organ­eve të tjera

Të gjitha organet, të cilat, në mbështet­je të këtij ligji apo sipas një ligji të veçan­të, janë përgjegjëse për cak­timin, vërte­timin ose ndryshimin e një për­bërësi të gjend­jes civile, dety­ro­hen të dër­go­jnë, zyr­tar­isht e drejt­për­drejt, një kop­je të aktit, vendim­it, në zyrën e gjend­jes civile, ku per­soni fig­uron i regjistru­ar, bren­da 15 ditëve nga data e lëshim­it të aktit ose nga mar­r­ja e for­mës së pre­rë të vendim­it.

Neni 32
Admin­istri­mi i doku­menta­cionit

1. Aktet mbyllen më 31 dhje­tor të çdo viti. Përgjegjësi i gjend­jes civile në degën e qarkut/përgjegjësi i gjend­jes civile të Bashk­isë së Tiranës rishikon sak­tës­inë e veprimeve të kry­era në aktet e lind­jeve, të marte­save e të vdek­jeve dhe, në bashkëpunim me nëpunësin përkatës të zyrës së gjend­jes civile, bën mbyll­jen e tyre. Pas ver­i­fikim­it, aktet dorë­zo­hen në arkivin e degës së gjend­jes civile të qarkut, jo më vonë se data 20 janar e vitit pasard­hës dhe ruhen përgjith­monë.

2. Doku­mentet, mbi të cilat bazo­het for­muli­mi i akteve të gjend­jes civile, ven­dosen në arkivin e zyrës së gjend­jes civile, në njës­inë e qev­eris­jes ven­dore, në mua­jin e parë të vitit pasard­hës dhe ruhen për një peri­ud­hë 10-vjeçare.

3 Me kri­jimin e Regjistrit Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile, regjis­trat themeltarë të shte­tasve në bashki/njësi bashkiake/komuna dorë­zo­hen në arkivin e degës së gjend­jes civile në qark, sipas pro­ce­du­rave të për­cak­tu­ara nga D rej­to­ria e Përgjithshme e Gjend­jes Civile.

4. Për admin­istrim­in e të gjithë doku­menta­cionit, shër­bi­mi i gjend­jes civile zba­ton rreg­ul­lat e përgjithshme për arki­vat, për sa nuk parashiko­het dhe nuk bie në kundër­sh­tim me këtë ligj.

 

KREU V
REGJISTRI KOMBËTAR I GJENDJES CIVILE

 

Neni 33
Regjistri Kom­bë­tar i Gjend­jes Civile

1. Regjistri Kom­bë­tar i Gjend­jes Civile është doku­men­ti unik shtetëror, ku pasqy­ro­hen për­bërësit e gjend­jes civile për çdo shte­tas shqip­tar, për shte­t­a­sit e huaj dhe për per­son­at pa shtetësi, kur kanë ban­im të përkohshëm/të përher­shëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, si dhe për shte­t­a­sit e huaj, të cilët kanë për­fi­tu­ar azil në Repub­likën e Shqipërisë.

2. Admin­istri­mi i Regjistrit Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile bëhet nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Gjend­jes Civile. Përditësi­mi i të dhë­nave të regjistrit bëhet nga nëpunësit e shër­bim­it të gjend­jes civile në zyrat e gjend­jes civile në bashki/njësi bashkiake/komuna.

3. Veprimet në Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile dhe në aktet e gjend­jes civile bëhen me anë të teknikave infor­matike.

4. Mënyra e ngrit­jes së Regjistrit Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile dhe rreg­ul­lat për shfry­tëz­imin e teknologjisë infor­matike që do të për­doren për këtë regjistër, për­cak­to­hen nga Këshilli i Min­is­trave.

 

Neni 34
Veprimet në Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile

Veprimet në Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile kry­hen vetëm nga nëpunësi i shër­bim­it të gjend­jes civile në bashki/njësi bashkiake/komuna dhe nga nëpunësi në për­faqësitë diplo­matike dhe kon­sul­lore, pasi ka admin­istru­ar, drejt­për­drejt, doku­mentet bazë, në për­puth­je me kërke­sat e këtij ligji.

 

Neni 35
Regjistri­mi në Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile

Për­bërësit e gjend­jes civile pasqy­ro­hen në faqen indi­vid­uale të Regjistrit Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile për shte­t­a­sit shqip­tarë, shte­t­a­sit e huaj ose per­son­at pa shtetësi, me qën­drim të përkohshëm/të përher­shëm në Repub­likën e Shqipërisë, si edhe për shte­t­a­sit e huaj, të cilët kanë për­fi­tu­ar azil në Repub­likën e Shqipërisë.

 

Neni 36
Plotësimet në Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile

Kur në Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile vëre­hen gabime mate­ri­ale ose gjen­det rubrikë, që nuk pasqy­ron për­bërësin përkatës, përgjegjësi i zyrës së gjend­jes civile bën kor­rigjimin ose plotësimin, kur:

a) për­bërësi fig­uron në librat e akteve, në regjis­trat themeltarë të mëparshëm të asaj zyre ose të ven­dit prej nga ka ard­hur, me ndryshim të vend­ba­nim­it, për çdo shkak;

b) i intere­suari paraqet doku­mentin bazë nga buri­mi përgjegjës, sipas ligjit;

c) vërte­to­het, në të gjitha rastet e tjera, me vendim gjykate.

 

Neni 37
Munge­sa e së dhënës

1. Kur e dhë­na, që kërko­het për aktin e lind­jes dhe të vdek­jes, është e pam­jaftueshme ose nuk vërte­to­het nga deklarue­si, ver­i­fiko­het pje­sa përkatëse pranë organ­it, që ka dijeni për fak­tin juridik, përveç rasteve të shën­imeve të përkohshme, sipas këtij ligji.

2. Me vërte­timin e së dhënës apo cak­timin për­fundim­tar, bëhet plotësi­mi vetëm në Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile.

 

KREU VI
REGJISTRIMI I AKTIT TË LINDJES

 

Neni 38
Doku­mentet bazë të lind­jes

1. Lind­jet si fakt, kohë, vend, gjinia dhe amësia vërte­to­hen me cer­ti­fikatën e asis­tencës së lind­jes, me raport mjekë­sor ose pro­cesver­bal, të har­tu­ar në kohën e lind­jes, i cili vërte­to­het nga per­son­eli mjekë­sor i pran­ishëm, si dhe përgjegjësi i tren­it, kapiteni i ani­jes ose i avion­it në udhë­tim, drejtue­si i burgut ose i repar­tit ushtarak, organi i ren­dit pub­lik, apo zyr­tarë të për­faqë­sive diplo­matike jashtë shtetit, në mungesë të per­son­elit mjekë­sor.

2. Në mungesë të doku­menta­cionit të për­men­dur në pikën 1 të këtij neni, vërte­ti­mi i fak­tit të lind­jes mund të provo­het edhe nëpër­m­jet gjykatës.

3. Doku­mentet e mësipërme shër­be­jnë për plotësimin e aktit të lind­jes.

 

Neni 39
Doku­mentet bazë të per­son­ave të gje­tur

1. Fëmi­ja me prindër të pan­jo­hur prezu­mo­het i lin­dur në vendin ku është gje­tur dhe në kohën që për­cak­to­het me raport mjekë­sor.

2. Fëmi­ja me prindër të pan­jo­hur pajiset me pro­cesver­bal nga organet përkatëse të ren­dit pub­lik dhe raport mjekë­sor, të lëshuar nga mjeku i zonës ku është gje­tur.

3. Me kërkesë të shër­bim­it të gjend­jes civile ose, krye­sisht, me mira­timin e kryetar­it të bashkisë/ një­sisë bashkiake/komunës, ku është gje­tur fëmi­ja, atij i cak­to­het emri e mbiem­ri, si dhe emra prindër­ish imagji­narë, që mund të ndrysho­jnë me kërkesë të vetë fëmi­jës, kur bëhet mad­hor, ose me vërte­timin ligjër­isht të prindërve.

4. Rreg­ul­lat e mësipërme vle­jnë edhe për fëmi­jët me prindër të pan­jo­hur, që kanë hum­bur kujtesën ose janë të paaftë mendër­isht dhe që nuk iden­ti­fiko­hen. Fëmi­jës së gje­tur mund t’i ndrysho­jë kjo gjend­je, në rastet kur i kthe­het kujte­sa, kur shëro­het mendër­isht ose iden­ti­fiko­het me një mënyrë tjetër.

5. Në të gjitha rastet e parashikuara në këtë nen, fëmi­ja i gje­tur regjistro­het në vendin, ku ven­doset për jetesë, me për­jash­tim të të gje­tu­rit mad­hor, që flet vetëm gjuhë të huaj e që regjistro­het si per­son pa shtetësi.

6. Kriteret e për­cak­tu­ara në këtë nen zba­to­hen edhe për per­son­in mad­hor, që ka hum­bur kujtesën, që është i paaftë mendër­isht e që nuk i dihen prindërit, është gje­tur me prindër të vdekur, të paiden­ti­fikuar, përveç rastit, kur ky per­son flet vetëm gjuhë të huaj. Në këtë rast ai tra­j­to­het si per­son pa shtetësi.

 

Neni 40

Deklari­mi i lind­jes

1. Lind­ja e fëmi­jës deklaro­het te nëpunësi i gjend­jes civile nga prindërit, pjesë­tarët mad­horë të famil­jes, për­faqë­sue­sit ligjorë ose kujdestarët, dhe, në pamundësi ose në mungesë të tyre, nga per­son­at, që kanë të drejtë të vërte­to­jnë lind­jen. Deklari­mi mund të bëhet edhe nga për­faqë­sues të nënës, me prokurë të posaçme.

2. Deklari­mi i lind­jes së fëmi­jës së gje­tur, të cilit nuk i dihen prindërit, bëhet nga organet e një­sisë së qev­eris­jes ven­dore, organi i ren­dit pub­lik, në juridik­sion­in e të cilit ndod­het ven­di i gjet­jes, në bazë të pro­cesver­balit të mba­j­tur në kohën e gjet­jes së fëmi­jës.

 

Neni 41
Regjistri­mi i lind­jes

1. Regjistri­mi i lind­jes së fëmi­jës bëhet në zyrën e gjend­jes civile të vend­ba­nim­it të prindërve ose në vendin ku ka ndod­hur lind­ja.

2. Për fëmi­jën e gje­tur, të cilit nuk i dihen prindërit, regjistri­mi bëhet në zyrën e gjend­jes civile të ven­dit ku është gje­tur.

3. Për fëmi­jët e lin­dur jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë nga shte­tas shqip­tarë, me ban­im të përher­shëm në Shqipëri, regjistri­mi i lind­jes së fëmi­jës bëhet në për­faqësitë diplo­matike ose kon­sul­lore shqiptare, në vendin ku ka lin­dur. Kur kjo është e pamundur, regjistri­mi bëhet edhe në shër­bimin e gjend­jes civile të atij ven­di.

4. Kur regjistri­mi i lind­jeve kry­het bren­da 60 ditëve, për lind­jen bren­da ven­dit dhe bren­da 90 ditëve, për lind­jen jashtë ven­dit, nëna për­fi­ton shpër­blim në masën 5 000 (pesë mijë) lekë.

5. Fon­di për shpër­blim­in e për­men­dur në pikën 4 të këtij neni, për­bal­lo­het nga Bux­heti i Shtetit dhe tërhiqet pranë bashkisë/njësisë bashkiake/komunës përkatëse.

6. Të gjitha sub­jek­tet shën­de­të­sore, shtetërore dhe pri­vate, që kanë të drejtë të vërte­to­jnë lind­jen, janë të detyru­ara, që çdo ditë të hënë, të dër­go­jnë në zyrat e gjend­jes civile, ku prindërit kanë vend­ba­n­imin, njof­timin për lind­jet e ndod­hu­ra pranë insti­tu­cion­eve të tyre.

7. Njësitë oper­a­tive të poli­cisë në ter­ren, në bashkëpunim me njësitë e qev­eris­jes ven­dore, kon­sta­to­jnë dhe kon­fir­mo­jnë, në rrugë zyrtare, rastet e lind­jeve dhe regjistrim­in e tyre nga per­son­at e parashikuar në pikën 2 të nen­it 40 të këtij ligji, në zonën që mbu­lo­jnë.

Neni 42
Akti i lind­jes

(hiqet ter­mi “kombe­sia” ne shkro­n­jen e) te pikes 2 me vendimin nr. 52, datë 1.12.2011 të Gjykatës Kushtetuese)


1. Akti i lind­jes vërte­ton ligjër­isht lind­jen e shte­t­a­sit.

2. Akti i lind­jes është pro­cesver­bali, që mba­het për çdo të lin­dur, i nën­shkru­ar nga nëpunësi i gjend­jes civile në bashki/njësi bashkiake/komunë dhe deklarue­si.

Ai përm­ban:

a) num­rin ren­dor, datën e mba­jt­jes dhe zyrën e gjend­jes civile;

b) datën e plotë dhe orën e lind­jes;

c) vendin e lind­jes;

ç) emrin e mbiem­rin, të cak­tu­ar sipas dis­poz­i­tave ligjore në fuqi;

d) num­rin e iden­titetit të fëmi­jës;

dh) gjin­inë;

e)shfuqizuar;

ë) shtetës­inë;

f) fak­tin nëse ka lin­dur nor­mal, bin­jak apo siamez;

g) num­rin e iden­titetit dhe iden­titetin e nënës;

gj) num­rin e iden­titetit dhe iden­titetin e babait, kur nji­het, sipas dis­poz­i­tave ligjore në fuqi;

h) iden­titetin, num­rin e iden­titetit dhe cilës­inë e deklarue­sit;

i) num­rin e iden­titetit, emrin dhe mbiem­rin e përk­thye­sit.

 

Neni 43
Vlef­sh­mëria dhe kundër­sh­ti­mi i aktit të lind­jes

1. Akti i lind­jes është abso­lutisht i pavlef­shëm, kur nuk është mba­j­tur nga nëpunësi i shër­bim­it të gjend­jes civile, ose kur nuk është nën­shkru­ar qoftë edhe nga njëri prej per­son­ave të parashikuar në pikën 2 të nen­it 42 të këtij ligji.Në raste të tjera, akti i lind­jes është i rel­a­tivisht i pavlef­shëm.

2. Nuk mund të kon­fir­mo­het përm­ba­jt­je tjetër nga ajo e aktit të lind­jes pa u vërte­t­u­ar pavlef­sh­mëria absolute ose rel­a­tive, pasak­tësia ose fal­siteti i pre­tend­uar për aktin përkatës.

3. Shte­tasi, për­faqë­sue­si ligjor ose kujdestari, si dhe çdo per­son tjetër, që pre­tendon se i është cen­uar një e drejtë ose është privuar nga paso­ja juridike të cak­tu­ara, pre­tendimet për pavlef­sh­mëri, pasak­tësi e fal­sitet mund t’i parashtro­jnë vetëm gjyqë­sisht, duke thirrur si të padi­tur zyrën e gjend­jes civile.

4. Njo­h­ja ose kundër­sh­ti­mi i atë­sisë e i amë­sisë bëhen sipas kritereve të për­cak­tu­ara në Kodin e Famil­jes.

 

Neni 44
Ndryshi­mi i së dhënës së aktit të lind­jes

Përm­ba­jt­ja e aktit të lind­jes, e pasqyru­ar në Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile mund të ndryshohet drejt­për­drejt nga nëpunësi i gjend­jes civile në rastet e për­cak­tu­ara shpre­himisht në këtë ligj, për emrin, mbiem­rin dhe shtetës­inë e përkohshme, ndër­sa, me kërkesë të shte­t­a­sit përkatës, bren­da 1 viti nga plotësi­mi i moshës mad­hore dhe pas kësaj me vendim gjykate.

 

Neni 45
Plotësi­mi i të dhë­nave të aktit të lind­jes

1. Në Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile pasqy­ro­hen të dhë­nat sikurse janë e për aq sa përm­ban akti i lind­jes, shoqëru­ar me shën­imin për të dhë­nat e përkohshme.

2. Kur në aktin e lind­jes është cak­tu­ar emri i përkohshëm apo kom­bësia, mund të bëhet shën­i­mi, në çdo kohë, kun­drejt deklarim­it e nën­shkrim­it të për­bashkët të prindërve ose me vendim gjykate. Kur fëmi­ja bëhet mad­hor, kjo e drejtë mund të ushtro­het vetëm prej tij, përveç rastit kur i është hequr ose kufizuar zotësia për të vepru­ar.

3. Plotësi­mi i të dhë­nave në Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile, kur në aktin e lind­jes ka rubri­ka të paplotë­suara, bëhet, sipas rastit, me vendim gjykate.

4. Kur data e ven­di i lind­jes nuk mund të për­cak­to­hen, shëno­hen si të tilla koha e ven­di i takim­it të deklarue­sit me nënën, e cila ka vdekur më pas, ose koha e ven­di i gjet­jes së fëmi­jës.

 

KREU VII
REGJISTRIMI I AKTIT TË MARTESËS

 

Neni 46
For­ma e aktit të martesës

1. Akti i martesës është pro­cesver­bali i mba­j­tur nga nëpunësi i zyrës së gjend­jes civile në bashki/njësi bashkiake/komunë, ku pasqy­ro­het vull­neti i për­bashkët i bashkëshort­ëve të ardhshëm, i shpre­hur në prani të nëpunësit të gjend­jes civile, sipas për­cak­timeve të Kodit të Famil­jes.
2. Kur nuk janë plotë­suar kërke­sat për shpall­jen e martesës, ka vend për dyshime ose vihen re penge­sa ligjore për lid­hje martese apo par­reg­ull­si në doku­mentet e iden­titetit të palëve, ndër­priten veprimet. Kur është e mundur, bëhet ver­i­fiki­mi i men­jëher­shëm dhe veprimet vazh­do­jnë vetëm kur rrë­zo­hen shkaqet që sol­lën ndër­pre­rjen.

 

Neni 47
Mënyra e mba­jt­jes së aktit dhe doku­menta­cioni i kërkuar

1. Akti i martesës nën­shkruhet nga bashkëshort­ët, në prani të jo më pak se dy dësh­mi­tarëve. Kur bashkëshort­ët nuk dinë ose nuk janë në gjend­je fizike të nën­shkru­a­jnë, shkaku i mosnën­shkrim­it pasqy­ro­het në akt.

2. Marte­sa lid­het kur nëpunësi i gjend­jes civile vërte­ton, pasi ka për­fun­d­uar pro­ce­du­ra e shpall­jes së martesës, sipas Kodit të Famil­jes, iden­titetin e secilit prej bashkëshort­ëve.

3. Marte­sa e shte­t­a­sit të huaj ose e per­son­it pa shtetësi, që banon jashtë shtetit ose është banues i përkohshëm në Repub­likën e Shqipërisë, me shte­tas shqip­tar lid­het sipas doku­menteve të shtetit, shte­tas i të cilit është ose ku ka ban­imin e përher­shëm, të lëshuar jo më parë se tre muaj nga data që kërko­het të lid­het marte­sa, përveç rasteve kur ka mënyra dhe një afat tjetër, të për­cak­tu­ar në mar­rëvesh­je shumë­palëshe ose dypalëshe.

4. Për të hua­jt, të cilët kanë për­fi­tu­ar azil në Repub­likën e Shqipërisë ose janë refug­jatë, akti i martesës bazo­het në doku­mentet per­son­ale, të vërte­t­u­ara bren­da 15 ditëve nga organi përkatës shqip­tar ose drejt­për­drejt nga të dhë­nat e këtij organi.

5. Shte­t­a­sit e huaj ose per­son­at pa shtetësi, me qën­drim të përkohshëm në Repub­likën e Shqipërisë, mund të lid­hin martesë ndër­m­jet tyre në një zyrë të gjend­jes civile, me dëshirën e vet. Gjithash­tu, marte­sa mund të lid­het kur njëri ose të dy janë të bur­go­sur në Repub­likën e Shqipërisë, kur në vendin e tyre nuk mund të lid­hin martesë ose nuk mund të shko­het për shkaqe objek­tive.
6. Ngarko­het Drej­to­ria e Përgjithshme e Gjend­jes Civile të nxjer­rë rreg­ul­lat për veprimet, që do të krye­jnë nëpunësit e shër­bim­it të gjend­jes civile, për doku­menta­cionin dhe pro­ce­durën që do të ndiqet.

 

Neni 48
Përm­ba­jt­ja e aktit të martesës

Në aktin e martesës pasqy­ro­hen tregue­sit e mëposhtëm:

a) zyra e gjend­jes civile, ku kry­het akti i martesës;

b) num­ri dhe data e mba­jt­jes së aktit të martesës;

c) num­ri dhe data e shpall­jes së martesës;

ç) num­ri dhe data e vendim­it të gjykatës;

d) ven­di i lid­hjes së martesës dhe ora;

dh) iden­titeti, num­ri i iden­titetit të secilit prej bashkëshort­ëve të ardhshëm;

e) vend­ba­n­i­mi /vendqëndrimi para martesës;

ë) vend­ba­n­i­mi pas martesës;

f) mbiem­ri që do të mba­jë pas lid­hjes së martesës secili nga bashkëshort­ët;

g) njo­h­ja e atë­sisë ose amë­sisë së fëmi­jëve të bashkëshort­ëve, të lin­dur para martesës;

gj) regji­mi pasuror marte­sor i bashkëshort­ëve;

h) num­ri iden­titetit, emri, mbiem­ri dhe vend­ba­n­i­mi i dësh­mi­tarëve;

i) num­ri i iden­titetit, emri, mbiem­ri i përk­thye­sit;

j) emri, mbiem­ri dhe nën­shkri­mi i nëpunësit të gjend­jes civile.

 

Neni 49
Vërte­ti­mi i martesës

Fak­ti juridik i martesës lind dhe vërte­to­het me doku­mentin që har­to­het në për­puth­je me dis­poz­i­tat ligjore në fuqi e që pasqy­ron vull­netin e per­son­ave, në prani të nëpunësit të gjend­jes civile dhe të dy dësh­mi­tarëve.

 

Neni 50
Veprimet me aktin e martesës

Akti i martesës pasqy­ro­het në Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile.Nëpunësi i gjend­jes civile, që mban aktin e martesës, bën përditësimin e të dhë­nave për bashkëshort­ët e ardhshëm, në faqen përkatëse.

 

KREU VIII
REGJISTRIMI I AKTIT TË VDEKJES

 

Neni 51
Akti i vdek­jes

1. Akti i vdek­jes vërte­ton ligjër­isht vdek­jen e shte­t­a­sit.

2. Akti i vdek­jes është pro­cesver­bali, që mba­het për çdo të vdekur, i nën­shkru­ar nga nëpunësi i gjend­jes civile dhe deklarue­si.

Ai përm­ban:

a) zyrën e gjend­jes civile, ku mba­het akti i vdek­jes;

b) num­rin dhe datën e mba­jt­jes së aktit të vdek­jes;

c) vendin e vdek­jes dhe orën;

ç) shkakun e vde kjes, sipas rapor­tit mjekë­sor;

d) iden­titetin dhe num­rin e iden­titetit të të vdeku­rit, ose kon­fir­mimin e të ngarkuar­it të posaçëm, për kufo­mat e gje­tu­ra e pa iden­titet;

dh) num­rin e iden­titetit, emrin dhe mbiem­rin e mjekut ose të eksper­tit ligjor, që ka lëshuar raportin;
e) num­rin e iden­titetit, emrin, mbiem­rin e deklarue­sit;

ë) num­rin e datën e shkresës së prokuror­isë, që ka autor­izuar veprim­in për rastet e për­cak­tu­ara në këtë ligj;

g) emrin, mbiem­rin e nëpunësit të gjend­jes civile.

 

Neni 52
Deklari­mi i vdek­jes

1. Deklari­mi i vdek­jes bëhet nga çdo pjesë­tar mad­hor i famil­jes ose nga per­son­at më të afërt të famil­jes dhe, në mungesë të tyre ose për per­son­at pa njeri, nga i ngarkuari i posaçëm i bashkisë/komunës, në zyrën e gjend­jes civile, ku shte­tasi ka vendbanimin/vendqëndrimin ose ku është gje­tur kufo­ma.

2. Deklarimet janë të vlef­shme, kur shoqëro­hen me raport mjekë­sor.

3. Deklari­mi i vdek­jes bëhet bren­da 10 ditëve nga ndod­h­ja ose gjet­ja e kufomës dhe bren­da 60 ditëve, kur vdek­ja ka ndod­hur jashtë shtetit.

4. Drejtue­sit e spi­taleve, të reparteve ushtarake, të burgjeve, të reparteve të riedukim­it dhe të insti­tu­cion­eve të tjera dety­ro­hen të njofto­jnë me shkresë zyrën e gjend­jes civile më të afërt, bren­da 5 ditëve, për vdek­jet e ndod­hu­ra në insti­tu­cionet e tyre.

5. Kur vdek­ja ndodh ditët e pushimeve dhe nuk mund të sig­uro­het leja e var­rim­it, përgjegjësi i shër­bim­it të var­rim­it kërkon doku­mentet, që vërte­to­jnë vdek­jen dhe me këto doku­mente bën deklarim­in e vdek­jes në zyrën e gjend­jes civile, në ditën e parë të punës.

6. Me deklarim­in e vdek­jes, zyra e gjend­jes civile jep edhe lejen e var­rim­it.

7. Në fsha­tra, në juridik­sion­in e komu­nave, që nuk kanë zyrë të gjend­jes civile, lejen për var­rim­in e jep krye­plaku i fshatit. Në këtë rast, krye­plaku, pasi ka admin­istru­ar doku­mentet, që vërte­to­jnë vdek­jen, është i detyru­ar që, bren­da pesë ditëve, të njofto­jë zyrën e gjend­jes civile, ku janë të dhë­nat e shte­t­a­sit, për regjistrim­in e aktit të vdek­jes.

8. Zyra e gjend­jes civile, kur merr njof­timin për vdek­je, sipas pikës 4 të këtij neni dhe për ato raste kur nuk paraqiten të afërm të vik­timës për të bërë deklarim­in, kërkon të bëhet ver­i­fiki­mi nga për­faqë­sue­sit e pushtetit ven­dor. Në rast se kon­fir­mo­het vdek­ja, atëherë mban aktin e vdek­jes, për të cilin duhet të fir­mosin, sipas rastit, për­faqë­sues të pushtetit ven­dor, krye­plaku i fshatit, admin­is­tra­tori i lag­jes, ose për­faqë­sue­si i shër­bim­it të var­rim­it, si palë e intere­suar.

9. Shër­bi­mi i gjend­jes civile, kur ka të dhë­na se per­sona të vdekur vazh­do­jnë të qën­dro­jnë të regjistru­ar në regjistrin themeltar dhe në Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile, mund të ngre­jë padi në gjykatë për të vërte­t­u­ar vdek­jen, pasi të ketë shfry­tëzuar të gjithë pro­ce­durën admin­is­tra­tive.
10. DPGJC-ja është detyru­ar që për çdo muaj të gjen­ero­jë nga Regjistri Kom­bë­tar i Gjend­jes Civile listën e shte­tasve që kanë mbushur moshën 100 vjeç dhe për çdo datë 5 të mua­jit pasard­hës shpërn­dan listën, sipas zyrës së gjend­jes civile. Zyra e gjend­jes civile, në bashkëpunim me për­faqë­sue­sit e pushtetit ven­dor, bën ver­i­fikimin rast pas rasti, sipas pro­ce­durës së mirat­u­ar nga min­istri që mbu­lon gjend­jen civile.

 

Neni 53
Vërte­ti­mi i fak­tit juridik të vdek­jes

1. Shte­tasi vlerë­so­het se ka vdekur në fakt, kur vërte­to­het me raport mjekë­sor, ku sak­të­so­hen iden­titeti, fak­ti, koha, ven­di e shkaku i vdek­jes së tij.

Shte­tasi shpal­let i vdekur edhe për rastet kur per­soni dhe organi i intere­suar bëjnë vërte­timin fak­tik, në rrugë gjyqë­sore, sipas Kodit Civ­il.

2. Kur kufo­ma nuk mund të iden­ti­fiko­het, vihen re shen­ja ose dyshohet të jetë vdek­je e dhun­shme, rapor­ti lëshohet nga eksper­ti mjeko-ligjor. Në këto raste, pavarë­sisht nga fil­li­mi ose jo i ndjek­jes penale, veprimet në gjend­jen civile kry­hen vetëm me lejen e prokuror­it.

3. Në raportin mjekë­sor shkaqet e vdek­jes klasi­fiko­hen në shkaqe shën­de­të­sore, aksi­den­tale ose krim­i­nale.
4. Vendi­mi i gjykatës, që shpall shte­tasin të vdekur, regjistro­het në Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile/ regjistrin themeltar (arkivi), pa u mba­j­tur akti i vdek­jes.

5. Vdek­jet jashtë shtetit vërte­to­hen sipas ligjit të ven­dit, ku ka ndod­hur vdek­ja, me për­jash­tim të rasteve kur vdek­ja ndodh në ter­ri­torin e për­faqë­sive diplo­matike, në avion apo në ani­je shqiptare, në udhë­tim, në zonat ndërkom­bëtare, për të cilat zba­to­het ky ligj.

 

Neni 54
Vërte­ti­mi i vdek­jes

Vdek­ja vërte­to­het nga mjeku i zonës përkatëse, ku ka ndod­hur vdek­ja (mjekë, qendër shën­de­të­sore, spi­tal, urgjencë etj.). Për vdek­jet e shkak­tu­ara nga për­dori­mi i dhunës ose për vdek­jet e dyshim­ta, si dhe për vdek­jet në vendet e vua­jt­jes së dën­imeve me burgim, vërte­ti­mi është i vlef­shëm vetëm kur lëshohet nga eksper­ti mjeko-ligjor dhe është nën­shkru­ar edhe nga prokurori.

 

Neni 55
Pavlef­sh­mëria e aktit të vdek­jes

1. Akti i vdek­jes është abso­lutisht i pavlef­shëm kur per­soni, në fakt, nuk ka vdekur, gjë që vërte­to­het me paraqit­jen e tij fizike ose ekzis­tencën pas datës së aktit të vdek­jes, në ç do rast me mungesë kufome apo kufomë të një per­soni tjetër.

2. Akti i vdek­jes është i pavlef­shëm kur ka vdekur një per­son tjetër nga ai që përm­ban akti dhe, në këtë rast, është i detyrueshëm të mba­het akt i veçan­të për të vdekurin në fakt.

3. Akti i vdek­jes shpal­let rel­a­tivisht i pavlef­shëm kur nuk i përgjig­jet realitetit, për sa i për­ket kohës, shkakut e ven­dit të vdek­jes.

4. Pavlef­sh­mëria, sipas pikës 1 të këtij neni, kon­sta­to­het nga gjyka­ta, pas kërkesës së paraqi­tur, në çdo kohë, nga per­soni, për të cilin është mba­j­tur akti i vdek­jes. Kur per­soni është i mitur, i është hequr apo kufizuar zotësia për të vepru­ar ose nuk është në gjend­je men­dore apo fizike, këtë të drejtë e kanë për­faqë­sue­sit ligjorë ose kujdestarët e tij dhe, kur nuk ka të tillë apo kur kjo e drejtë nuk ushtro­het prej tyre, të drejtën e ka edhe prokurori.

5. Në rastin e pikës 2 të këtij neni, përveç per­son­it, që rezul­ton i gjal­lë, pavlef­sh­mëria kërko­het edhe nga per­son­at, të cilët kanë paso­ja juridike nga munge­sa e aktit të të vdeku­rit në fakt. Kur këta janë të mitur, u është hequr zotësia për të vepru­ar ose nuk janë në gjend­je men­dore apo fizike dhe nuk paraqitet kërkesë nga për­faqë­sue­si ligjor apo kujdestari, ose kur nuk ka të tillë, si dhe kur paso­jat rën­do­jnë mbi shtetin, kërke­sa paraqitet nga prokurori.

6. Prokurori paraqet kërkesë edhe kur per­soni, që rezul­ton i gjal­lë, ndonëse i ka mundësitë, nuk bën kërkesë ose shmanget qël­lim­isht.

7. Në rastin e pikës 2 të këtij neni, kur nuk mund të për­cak­to­het iden­titeti i per­son­it të vdekur real­isht, çësht­ja shqyr­to­het më vete, duke bërë iden­ti­fikimin ose jo, por, në çdo rast, duke mba­j­tur një akt tjetër vdek­je­je.

8. Pavlef­sh­mëria, sipas pikës 3 të këtij neni, kërko­het nga të intere­suar­it, që kanë zotësi juridike ose nga prokurori, kur paso­jat rën­do­jnë mbi të mitu­rit, per­son­at mad­horë, që u është hequr ose kufizuar zotësia për të vepru­ar, kur:

a) kjo nuk ushtro­het nga për­faqë­sue­sit ligjorë ose kujdestari;

b) nuk ka të tillë;

c) paso­jat lid­hen me shtetin.

9. Me shpall­jen e pavlef­sh­mërisë së aktit të vdek­jes me vendim gjyqë­sor, shënimet në fletën famil­jare të regjistrit themeltar ose në Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile anu­lo­hen ose ndryshohen dhe ky veprim pasqy­ro­het në rubrikën e vëre­jt­jeve dhe në vetë aktin e vdek­jes.

 

KREU IX
EMRI, MBIEMRI DHE NDRYSHIMI I TYRE

 

Neni 56
Emri e mbiem­ri

1. Nëpunësi i gjend­jes civile pasqy­ron në aktin e lind­jes emrin, që dëshi­ro­jnë prindërit e fëmi­jës, përveç emrave të papër­sh­tat­shëm.

2. Refuz­i­mi i regjistrim­it të emrit të cak­tu­ar mund të kundër­sh­to­het në organet gjyqë­sore.

3. Kur prindërit nuk bien dako­rd, nëpunësi i gjend­jes civile cak­ton një emër, me shën­imin në klla­pa “i përkohshëm”, deri në zgjid­hjen e kon­flik­tit nga gjyka­ta.

4. Kur shkaku ka lin­dur pas regjistrim­it të emrit, nuk ka papër­sh­tat­shmëri, sipas këtij ligji.

5. Drej­tori i Përgjithshëm i Gjend­jes Civile, kur kon­sta­ton një emër të papër­sh­tat­shëm, ka të drejtë të kërko­jë ndryshimin e tij me vendim gjyqë­sor.

6. Mbiem­ri i fëmi­jës për­cak­to­het në bazë të pro­ce­du­rave të parashikuara në Kodin e Famil­jes.

7. Kur prindërit kanë vdekur apo nuk janë në gjend­je fizike a men­dore ose nuk gjen­den, emri cak­to­het nga pjesë­tarët e famil­jes, të afër­mit e tjerë dhe, në mungesë të tyre, nga nëpunësi i gjend­jes civile.

 

Neni 57
Ndryshi­mi i emrit dhe i mbiem­rit

1. Emri e mbiem­ri mund të ndrysho­jnë në rastet e për­cak­tu­ara në këtë ligj.

2. Emri e mbiem­ri i per­son­it mad­hor mund të ndrysho­jnë vetëm me kërkesën e tij. Sub­jek­tet e për­cak­tu­ara në këtë ligj mund të kërko­jnë ndryshimin për rastet e papër­sh­tat­shmërisë.

3. Emri i per­son­it mund të ndrysho­jë pas vdek­jes, me kërkesë të per­son­ave, që kanë atë emër për­bërës të gjend­jes së tyre civile, vetëm për shkak të papër­sh­tat­shmërisë.

4. Drej­to­ria e Përgjithshme e Gjend­jes Civile për­cak­ton emrat e papër­sh­tat­shëm, në kup­tim të këtij ligji, duke mar­rë mendim para­prak nga insti­tu­cione të spe­cial­izuara. Emrat e vlerë­suar të papër­sh­tat­shëm me vendim gjyqë­sor përf­shi­hen, drejt­për­drejt, në një përm­bled­hëse, që i vihet në dis­pozi­cion çdo zyre të gjend­jes civile.

5. Ndryshi­mi i emrit dhe i mbiem­rit të prindit pasqy­ro­het te fëmi­ja i mitur. Te fëmi­ja në moshën mad­hore ndryshi­mi mund të bëhet me pëlqimin e tij, përveç rasteve të papër­sh­tat­shmërisë.

6. Ndryshi­mi i emrit dhe i mbiem­rit pasqy­ro­het në Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile, pas mira­tim­it të kërkesës së shte­t­a­sit, nga përgjegjësi i zyrës së gjend­jes civile. Në pro­cesver­balin, që mba­het në këtë rast pasqy­ro­hen për­bërësit e gjend­jes civile të shte­t­a­sit, shkaku i ndryshim­it, si dhe emri e mbiem­ri i ndryshuar.Procesverbali nën­shkruhet nga kërkue­si, nga të gjithë pjesë­tarët mad­horë të famil­jes, të cilët e kanë për­bërës të tyre emrin ose mbiem­rin, kur e pra­no­jnë ndryshimin, nga nëpunësi i gjend­jes civile dhe përgjegjësi i zyrës së gjend­jes civile.Emri e mbiem­ri i ndryshuar, si dhe num­ri e data e pro­cesver­balit pasqy­ro­hen në Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile.

7. Në bazë të pro­cesve rbalit ose të vendim­it gjyqë­sor bëhen kor­rigjimet për per­son­at, që kanë nën­shkru­ar dhe për të mitu­rit, ndër­sa për pjesë­tarët e tjerë mad­horë, kor­rigjimet bëhen vetëm pasi të kenë dhënë pëlqimin me shkrim, të nën­shkru­ar, të pro­cesver­balit, përveç rasteve të ven­do­sura nga gjyka­ta.

8. Per­son­at, që e kanë për­bërës emrin ose mbiem­rin, por që janë famil­je më vete, bëjnë ndryshimin me kërkesën e tyre, me pro­cesver­bal të veçan­të, ndër­sa në rastet e papër­sh­tat­shmërisë, janë të detyru­ar ta pasqy­ro­jnë ndryshimin bren­da 1 mua­ji nga mar­r­ja dijeni.

9. Përveç ndryshimeve të mësipërme, emrit dhe mbiem­rit mund t’i bëhen për­mirësime dhe kor­rigjime, që lid­hen me ndryshime e sak­tësime të shkro­n­jave të veçan­ta. Këto ndryshime bëhen në bazë të kërkesës së per­son­it të intere­suar, sipas rreg­ullave të për­cak­tu­ara nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Gjend­jes Civile.

 

KREU X
KOMBËSIA DHE GJENDJA CIVILE E SHTETASVE TË HUAJ DHE E PERSONAVE PA SHTETËSI

 

Neni 58
Kom­bësia

(Shfuqizuar me vendimin nr. 52, datë 1.12.2011 të Gjykatës Kushtetuese)


Shfuqizuar.

 

Neni 59
Gjend­ja civile e shte­tasve të huaj dhe e per­son­ave pa shtetësi

1. Shte­t­a­sit e huaj dhe per­son­at pa shtetësi, me ban­im të përkohshëm/të përher­shëm në Repub­likën e Shqipërisë, si edhe shte­t­a­sit e huaj, që kanë për­fi­tu­ar azil në Repub­likën e Shqipërisë, gëzo­jnë të gjitha të drej­tat, sipas këtij ligji, me për­jash­tim të të drej­tave, që lid­hen ngushtë me shtetës­inë shqiptare dhe të veçorive në mënyrën e doku­men­tim­it.

2. Gjend­ja civile e shte­t­a­sit të huaj me ban­im të përkohshëm/të përher­shëm në Repub­likën e Shqipërisë për­cak­to­het në doku­mentet e shtetit përkatës, ndër­sa ajo e per­son­it pa shtetësi, në doku­mentet e shtetit ku ka lin­dur ose prej nga ka ard­hur. Gjend­ja civile e shte­t­a­sit të huaj, që ka për­fi­tu­ar azil në Repub­likën e Shqipërisë vërte­to­het nga të dhë­nat, që ka organi përkatës admin­is­tra­tiv për refug­jatët.

3. Shte­t­a­sit e huaj ose per­son­at pa shtetësi, me ban­im të përkohshëm/të përher­shëm, viz­itorë ose që janë tranz­it në Shqipëri, kanë të drejtë që, nëpër­m­jet shër­bim­it të gjend­jes civile, të evi­den­to­jnë dhe të vërte­to­jnë fak­tet juridike të tyre, të ndod­hu­ra në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, sikurse çdo shte­tas shqip­tar, përveçse kur ka pengesë ose një pro­ce­durë të veçan­të, të për­cak­tu­ar me ligj apo mar­rëvesh­je ndërkom­bëtare.

 

KREU XI
SHËRBIMI I GJENDJES CIVILE

 

Neni 60
Natyra dhe funk­sioni


1. Shër­bi­mi i gjend­jes civile është shër­bim unik shtetëror. Ky shër­bim, në kup­tim të këtij ligji, ushtro­het si funk­sion i deleguar edhe nga organet e qev­eris­jes ven­dore. Ai plotë­son, përditë­son dhe admin­istron Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile, mban aktet e gjend­jes civile, lëshon cer­ti­fika­ta, sipas për­cak­timeve të këtij ligji, si dhe kryen shër­bime të tjera, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.

2. Shër­bi­mi i gjend­jes civile u jep të dhë­na mar­rësve, sipas për­cak­timeve të ligjit dhe akteve nën­ligjore, si dhe në për­puth­je me legjis­la­cionin për mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale.

 

Neni 61
Orga­niz­i­mi i shër­bim­it të gjend­jes civile

1. Shër­bi­mi i gjend­jes civile është i orga­nizuar si më poshtë:

a) Drej­to­ria e Përgjithshme e Gjend­jes Civile;

b) degët e gjend­jes civile në qark;

c) zyrat e gjend­jes civile në bashki/njësi bashki­ake ose komu­na.

2. Pranë për­faqë­sive diplo­matike dhe kon­sul­lore shqiptare funk­sionon shër­bi­mi i gjend­jes civile, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e këtij ligji.

 

Neni 62
Struk­tu­ra dhe organi­ka

Struk­tu­ra, organi­ka dhe num­ri i nëpunësve të shër­bim­it të gjend­jes civile në bashki/njësi bashkiake/komuna dhe në degët e gjend­jes civile në qark për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 63
Bux­heti

1. Të ard­hu­rat që sig­uro­hen nga shër­bi­mi i gjend­jes civile duhet të për­doren në për­puth­je me aktet e Këshillit të Min­is­trave që rreg­ul­lo­jnë për­dorim­in dhe admin­istrim­in e të ard­hu­rave që kri­jo­hen nga insti­tu­cionet bux­hetore.

2. Bux­heti i shër­bim­it të gjend­jes civile është pro­gram më vete, bren­da bux­hetit të mirat­u­ar për Min­istrinë e Brend­shme.

3. Bashk­itë, njësitë bashki­ake dhe komu­nat, në për­puth­je me objek­tivin e tyre, mund të parashiko­jnë dhe krye­jnë shpen­z­ime, oper­a­tive ose kap­i­tale, sht­esë, për për­mirësimin e shër­bim­it të zyrës së gjend­jes civile.

 

Neni 64
Drej­to­ria e Përgjithshme e Gjend­jes Civile

1. Drej­to­ria e Përgjithshme e Gjend­jes Civile është organi më i lartë i shër­bim­it të gjend­jes civile.

2. Drej­tori i Përgjithshëm i Gjend­jes Civile dhe nëpunësit e Drej­torisë së Përgjithshme të Gjend­jes Civile gëzo­jnë sta­tusin e nëpunësit civ­il.

 

Neni 65
Detyrat e Drej­torisë së Përgjithshme të Gjend­jes Civile

Drej­to­ria e Përgjithshme e Gjend­jes Civile kryen këto detyra:

a) I propo­zon min­istrit pro­jek­tak­tet në zba­tim të ligjit.

b) Har­ton dhe i propo­zon për mira­tim min­istrit tregue­sit e cilë­sisë së shër­bim­it, metodikat dhe rreg­ul­loret për funk­sion­imin e zyrave të shër­bim­it të gjend­jes civile.

c) Admin­istron Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile dhe Regjistrin Kom­bë­tar të Adresave.

ç) Har­ton pro­grame dhe merr masa për zhvil­lim­in e vazh­dueshëm të sis­temit të shër­bim­it të gjend­jes civile.

d) Bën drej­timin metodik dhe kon­trol­lon veprim­tar­inë e zyrave të shër­bim­it të gjend­jes civile në zyrat e gjend­jes civile në degët e qarkut, bash­ki, komu­na dhe njësitë bashki­ake, si dhe në për­faqësitë diplo­matike e kon­sul­lore.

dh) Bashkëpunon me insti­tu­cione dhe dona­torë të intere­suar për prob­lemet e shër­bim­it të gjend­jes civile dhe i paraqet min­istrit për mira­tim pro­jek­t­mar­rëvesh­je, në për­puth­je me pro­ce­du­rat e për­cak­tu­ara për këtë qël­lim.

e) Merr masa, har­ton dhe zba­ton pro­grame për kual­i­fikimin dhe rekru­timin e nëpunësve të shër­bim­it të gjend­jes civile.

ë) Propo­zon mod­elet e doku­menteve që mba­hen dhe lëshohen nga zyrat e shër­bim­it të gjend­jes civile, si dhe pro­gram­et kom­pju­terike që për­dor ky shër­bim.

f) Ven­dos kriteret pro­fe­sion­ale që duhen plotë­suar nga nëpunësit e shër­bim­it të gjend­jes civile, për pra­n­imin e tyre në këtë shër­bim.

g) Kur vëren shkel­je, i propo­zon kryetar­it të bashkisë/njësisë bashki­ake /komunës dhe prefek­tit të qarkut masa admin­is­tra­tive për nëpunësit e shër­bim­it të gjend­jes civile. Masat e propozuara nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Gjend­jes Civile janë të detyrueshme për zba­tim nga kryetarët dhe prefek­ti i qarkut.

gj) Zgjidh kon­flik­tet për veprimet apo mosveprimet e zyrave të gjend­jes civile, në ushtrim të funk­sion­eve të tyre.

 

Neni 66
Degët e gjend­jes civile në qark

1. Shër­bi­mi i gjend­jes civile i ushtron funk­sionet edhe në degët e qarkut.

2. Emëri­mi në detyrë i nëpunësit të gjend­jes civile në degët e qarkut bëhet nga prefek­ti, me mira­timin e Drej­torit të Përgjithshëm të Gjend­jes Civile, sipas kritereve të për­cak­tu­ara më parë nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Gjend­jes Civile.

3. Lir­i­mi nga detyra i nëpunësit të gjend­jes civile të degës së qarkut bëhet nga prefek­ti, me mira­timin e Drej­torit të Përgjithshëm të Gjend­jes Civile.

 

Neni 67
Detyrat e degëve të gjend­jes civile në qark

Degët e gjend­jes civile në qark kanë këto detyra:

a) zba­to­jnë metodikat e har­tu­ara nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Gjend­jes Civile;

b) admin­istro­jnë arkivin e regjis­trave dhe të akteve të gjend­jes civile, në shkallë rrethi;

c) lësho­jnë cer­ti­fika­ta të shër­bim­it të gjend­jes civile, për doku­mentet që admin­istron vetë zyra, me kërkesë të per­son­it të intere­suar ose të zyrës së gjend­jes civile në bash­ki /komunë;

ç) u japin të dhë­na insti­tu­cion­eve shtetërore dhe per­son­ave juridikë pri­vatë, sipas mënyrës së për­cak­tu­ar me ligj;

d) pra­no­jnë dhe shpërn­da­jnë në zyrat e gjend­jes civile në bashki/komuna njof­timet, që vijnë nga insti­tu­cionet e tjera shtetërore dhe anas­jell­tas;

dh) kon­trol­lo­jnë veprim­tar­inë e zyrave të gjend­jes civile në bashki/komuna dhe u propo­zo­jnë organ­eve përkatëse mar­rjen e masave të nevo­jshme;

e) rapor­to­jnë para prefek­tit dhe Drej­torit të Përgjithshëm të Gjend­jes Civile për veprim­tar­inë e degës së qarkut dhe të zyrave të gjend­jes civile në bashki/komuna.

 

Neni 68
Zyrat e gjend­jes civile në bash­ki, njësi bashki­ake ose komu­na

1. Shër­bi­mi i gjend­jes civile ushtron funk­sionet në bashki/njësi bashkiake/komuna.

2. Emëri­mi në detyrë i nëpunësit të zyrës së gjend­jes civile bëhet nga kryetari i bashkisë/njësisë bashkiake/komunës, sipas kritereve të ven­do­sura nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Gjend­jes Civile.

3. Lir­i­mi nga detyra i nëpunësit të zyrës së gjend­jes civile bëhet nga kryetari i bashkisë/komunës/njësisë bashki­ake, me mira­timin e Drej­torit të Përgjithshëm të Gjend­jes Civile.

 

Neni 69
Detyrat e zyrave të gjend­jes civile në bash­ki, njësi bashki­ake ose komu­na

Zyrat e gjend­jes civile në bashki/njësi bashkiake/komuna kanë këto detyra:

a) përditë­so­jnë Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile;

b) mba­jnë aktet e lind­jeve, të marte­save dhe të vdek­jeve;

c) lësho­jnë doku­mentin e iden­titetit, cer­ti­fikatat e lind­jes, ato famil­jare, të martesës dhe të vdek­jes, sipas mënyrës së për­cak­tu­ar me ligj;

ç) krye­jnë veprime të shër­bim­it të gjend­jes civile, sipas për­cak­timeve të bëra në këtë ligj dhe në aktet nën­ligjore në fuqi;

d) plotë­so­jnë detyrimet e për­cak­tu­ara në aktet ligjore e nën­ligjore të insti­tu­cion­eve të tjera shtetërore dhe të sub­jek­teve të intere­suara;

dh) vënë në dijeni këshillin dhe kryetarin e bashkisë/njësisë bashkiake/komunës, si dhe degën e gjend­jes civile në qark, për veprim­tar­inë e zyrës së gjend­jes civile, sipas kërkesës ose peri­odik­isht, në për­puth­je me udhëzimet përkatëse;

e) plotë­so­jnë të gjitha detyrat, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.

 

Neni 70

Detyrat e zyrës së gjend­jes civile në Bashk­inë e Tiranës

Zyra e gjend­jes civile në Bashk­inë e Tiranës ka këto detyra:

a) zba­ton metodikat e har­tu­ara nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Gjend­jes Civile;

b) admin­istron arkivin e regjis­trave dhe të akteve të gjend­jes civile të një­sive bashki­ake të Tiranës;
c) lëshon cer­ti­fika­ta të shër­bim­it të gjend­jes civile për doku­mentet që admin­istron vetë zyra, me kërkesë të per­son­it të intere­suar ose të zyrave të gjend­jes civile në bash­ki /komunë;

ç) u jep të dhë­na insti­tu­cion­eve shtetërore dhe per­son­ave juridikë pri­vatë, sipas mënyrës së për­cak­tu­ar me ligj;

d) pra­non dhe shpërn­dan, në zyrat e gjend­jes civile të një­sive bashki­ake të Tiranës, njof­timet që vijnë nga insti­tu­cionet e tjera shtetërore dhe anas­jell­tas;

dh) kon­trol­lon veprim­tar­inë, që krye­jnë zyrat e gjend­jes civile në njësitë bashki­ake dhe u propo­zon organ­eve përgjegjëse mar­rjen e masave të nevo­jshme;

e) rapor­ton para kryetar­it të bashk­isë dhe Drej­torit të Përgjithshëm të Gjend­jes Civile për veprim­tar­inë e zyrës në bash­ki dhe të zyrave të gjend­jes civile në njësitë bashki­ake.

 

Neni 71
Detyrat e shër­bim­it të gjend­jes civile në për­faqësitë diplo­matike dhe kon­sul­lore

Veprimet, të cilat kry­hen nga nëpunësit e shër­bim­it kon­sul­lor, që mbu­lo­jnë çësht­jet e shër­bim­it të gjend­jes civile në për­faqësitë diplo­matike dhe kon­sul­lore shqiptare, duhet të përm­bushin kriteret e për­cak­tu­ara nga ligji në fuqi.Këta nëpunës, për­para fil­lim­it të punës, duhet të tra­jno­hen si nëpunësit e shër­bim­it të gjend­jes civile.Ata admin­istro­jnë doku­menta­cionin dhe krye­jnë veprime në Regjistrin Kom­bë­tar të Gjend­jes Civile për shte­t­a­sit shqip­tarë, që janë me ban­im të përher­shëm jashtë Shqipërisë, sipas për­cak­timeve të bëra në këtë ligj dhe në dis­poz­i­tat e tjera ligjore.

 

Neni 72
Nëpunësi i shër­bim­it të gjend­jes civile

Të drej­tat dhe përgjegjësitë për kry­er­jen e veprimeve në regjis­trat e gjend­jes civile, sipas këtij ligji, i kanë vetëm nëpunësit e shër­bim­it të gjend­jes civile, ndër­sa për për­faqësitë diplo­matike e kon­sul­lore, vetëm nëpunësit e tra­jnuar për këtë qël­lim.

 

Neni 73
Tar­i­fat e shër­bim­it të gjend­jes civile

Shër­bimet, që kry­hen nga zyrat e gjend­jes civile, kry­hen me pagesë nga kërkue­si, mar­rësi ose deklarue­si, sipas tar­i­fave të mirat­u­ara nga legjis­la­cioni në fuqi.

Neni 74
Kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive

1. Në kup­tim të këtij ligji, shkel­jet e për­men­dura më poshtë, kur nuk për­bëjnë vepër penale, për­bëjnë kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­hen me gjobë:

a) shkel­ja ose mosz­ba­ti­mi i dis­poz­i­tave të parashikuara në nenin 15 pika 3, në nenin 19 pikat 1 e 2, në nenin 20 pika 1, në nenin 21 pikat 1 e 2, në nenin 41 pika 6 dhe në nenin 52 pikat 3, 5 dhe 7 dëno­het me gjobë në masën 3 000 lekë dhe me pezul­lim të shër­bim­it deri në vjel­jen e gjobës, të cilën e ven­dos dhe e vjel nëpunësi i gjend­jes civile.

Gjo­ba e ven­do­sur nga nëpunësi i gjend­jes civile mund të anki­mo­het bren­da 10 ditëve te prefek­ti i qarkut, i cili duhet të shpre­het bren­da 10 ditëve nga data e regjistrim­it të ankesës;

b) shkel­ja ose mosz­ba­ti­mi i dis­poz­itës së parashikuar në nenin 18 pikat 2 e 3, në nenin 20 pikat 1 e 2, në nenin 41 pika 6 dhe në nenin 52 pika 4 dëno­het me gjobë në masën 50 000 lekë;

c) shkel­ja ose mosz­ba­ti­mi i dis­poz­itës së parashikuar në nenin 65 shkro­n­ja “dh”, në nenin 66 pikat 2 dhe 3 dhe në nenin 68 pika 2 dhe 3 dëno­het me gjobë në masën 50 000 lekë;

2. Gjo­bat e parashikuara në shkro­n­jat “b” dhe “c” të këtij neni ven­dosen nga Drej­tori i Përgjithshëm i Gjend­jes Civile, sipas njof­tim­it të ard­hur nga zyrat e gjend­jes civile. Kundër masës admin­is­tra­tive mund të bëhet ankim bren­da 10 ditëve në insti­tu­cionin e min­istrit që mbu­lon gjend­jen civile, i cili bren­da 10 ditëve duhet të shpre­het për këtë masë. Kundër vendim­it të min­istrit mund të bëhet ankim në gjykatë bren­da 30 ditëve nga data e shpall­jes së vendim­it.

3. Masat admin­is­tra­tive të gjobës, të cilat nuk anki­mo­hen bren­da afatit, si dhe ato të cilat lihen në fuqi me vendim gjyqë­sor të for­mës së pre­rë, janë tit­ull ekzeku­tiv dhe ngarko­hen zyrat përm­ba­ri­more për ekzeku­timin e tyre.

KREU XII
DISPOZITA TË FUNDIT

 

Neni 75
Shfuqiz­ime

Me hyr­jen në fuqi të këtij ligji, ligji nr.8950, datë 10.10.2002 “Për gjend­jen civile”, i ndryshuar, si dhe të gjitha aktet e tjera ligjore dhe nën­ligjore, që bien në kundër­sh­tim me këtë ligj, shfuqi­zo­hen

 

Neni 76
Nxjer­r­ja e akteve nën­ligjore

Ngarko­hen Këshilli i Min­is­trave dhe min­istri përgjegjës për gjend­jen civile që të nxjer­rin aktet nën­ligjore në zba­tim të nen­eve 15 pika 4, 18 pikat 3 dhe 4, 20 pika 4, 22 pika 2, 24 pika 4, 25, 33, 52 pika 10, 62 dhe 63 të këtij ligji.

 

Neni 77
Hyr­ja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 


[1]Ky vendim ka hyrë në fuqi më datë 17.12.2011, ditën e botim­it të Fle­tores Zyrtare nr. 163, Faqe 8230

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim