Neni 2

Financi­mi i shër­bim­it shën­de­të­sor stom­a­tologjik pub­lik

1. Në insti­tu­cionet e shër­bim­it shën­de­të­sor stom­a­tologjik pub­lik ofro­het falas shër­bi­mi pro­fi­lak­tik dhe mjekues stom­a­tologjik për:

a) per­son­at nga mosha 0 deri 18 vjeç;

b) të sëmurët e shtru­ar dhe ata që tra­j­to­hen në insti­tu­cione spi­talore pub­like, për mjekime urgjence;

c) kat­e­gori të veçan­ta indi­vidësh që, me lig­je dhe akte nën­ligjore të veçan­ta, për­fi­to­jnë shër­bim shën­de­të­sor stom­a­tologjik falas.

2. Shteti merr për­sipër të mbu­lo­jë pjesër­isht:

a) shër­bimin e urgjen­cave stom­a­tologjike për moshat mbi 18 vjeç;

b) shër­bime stom­a­tologjike në Depar­ta­mentin e Stom­a­tologjisë në Fakul­tetin e Mjekë­sisë;

c) shër­bime stom­a­tologjike në insti­tu­cionet stom­a­tologjike pub­like.

3. Masa dhe mënyra e kon­tribu­tit të shtetit për shër­bimet e parashikuara në pikën 2 të këtij neni për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 102, datë 13 Shkurt 2008, faqe 4494

[2] Ligji nr. 9928/2008 është ndryshuar me ligjin nr. 10137, datë 11.5.2009, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr.86, datë 12 Qer­shor 2009, faqe 3775

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim