LIGJ
Nr.9928, datë 9.6.2008

PËR SHËRBIMIN SHËNDETËSOR STOMATOLOGJIK NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

(Ndryshuar me ligjin nr. 10137, datw 11.5.2009)

Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1
Qël­li­mi dhe fusha e zba­tim­it

1. Ky ligj për­cak­ton rreg­ul­lat për orga­niz­imin dhe funk­sion­imin e shër­bim­it shën­de­të­sor stom­a­tologjik në Repub­likën e Shqipërisë.
2. Ky ligj zba­to­het nga/ndaj personat/personave fizikë dhe juridikë, ven­das ose të huaj, të cilët ushtro­jnë veprim­tari në fushën e shër­bim­it shën­de­të­sor stom­a­tologjik në Repub­likën e Shqipërisë.

 

Neni 2
Financi­mi i shër­bim­it shën­de­të­sor stom­a­tologjik pub­lik

1. Në insti­tu­cionet e shër­bim­it shën­de­të­sor stom­a­tologjik pub­lik ofro­het falas shër­bi­mi pro­fi­lak­tik dhe mjekues stom­a­tologjik për:
a) per­son­at nga mosha 0 deri 18 vjeç;
b) të sëmurët e shtru­ar dhe ata që tra­j­to­hen në insti­tu­cione spi­talore pub­like, për mjekime urgjence;
c) kat­e­gori të veçan­ta indi­vidësh që, me lig­je dhe akte nën­ligjore të veçan­ta, për­fi­to­jnë shër­bim shën­de­të­sor stom­a­tologjik falas.
2. Shteti merr për­sipër të mbu­lo­jë pjesër­isht:
a) shër­bimin e urgjen­cave stom­a­tologjike për moshat mbi 18 vjeç;
b) shër­bime stom­a­tologjike në Depar­ta­mentin e Stom­a­tologjisë në Fakul­tetin e Mjekë­sisë;
c) shër­bime stom­a­tologjike në insti­tu­cionet stom­a­tologjike pub­like.
3. Masa dhe mënyra e kon­tribu­tit të shtetit për shër­bimet e parashikuara në pikën 2 të këtij neni për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 3
Shër­bi­mi i urgjencës stom­a­tologjike

1. Shër­bi­mi i urgjencës stom­a­tologjike ofro­het në:
a) insti­tu­cionet pub­like shën­de­të­sore spi­talore;
b) insti­tu­cionet pub­like shën­de­të­sore stom­a­tologjike ambu­la­tore.
2. Në ato insti­tu­cione shën­de­të­sore, ku nuk mund të ofro­het shër­bi­mi i urgjencës, sipas pikës 1 të këtij neni, lid­hen kon­tra­ta shër­bi­mi me sub­jek­te, që ofro­jnë shër­bim stom­a­tologjik pri­vat.

 

Neni 4
Shër­bi­mi shën­de­të­sor stom­a­tologjik në insti­tu­cionet arsi­more

1.Shërbimi pro­fi­lak­tik, diag­nos­tikues dhe eduki­mi shën­de­të­sor stom­a­tologjik ofro­hen në të gjitha insti­tu­cionet arsi­more të nivelit të detyrueshëm.
2. Min­is­tria e Shën­de­të­sisë dhe Min­is­tria e Arsim­it dhe Shkencës nxjer­rin udhëz­imin e për­bashkët për funk­sion­imin dhe orga­niz­imin e këtij shër­bi­mi në këto insti­tu­cione arsi­more.

 

KREU II
INSTITUCIONET SHËNDETËSORE STOMATOLOGJIKE, ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I TYRE

 

Neni 5
Insti­tu­cionet që ofro­jnë shër­bim shën­de­të­sor stom­a­tologjik

1. Shër­bi­mi shën­de­të­sor stom­a­tologjik ofro­het nga:
a) insti­tu­cionet shën­de­të­sore stom­a­tologjike pub­like;
b) insti­tu­cionet shën­de­të­sore stom­a­tologjike pri­vate.
2. Mënyra e orga­nizim­it dhe e funk­sionim­it të insti­tu­cion­eve shën­de­të­sore stom­a­tologjike për­cak­to­het me urd­hër të Min­istrit të Shën­de­të­sisë.

 

Neni 6

(Ndryshuar me ligjin nr. 10137, datë 11.5.2009)

Veprim­tar­itë e insti­tu­cion­eve të shër­bim­it shën­de­të­sor stom­a­tologjik pri­vat, të për­cak­tu­ara në këtë ligj, përf­shi­hen në kat­e­gor­inë II.6 të shto­jcës së ligjit për licencat.Këto veprim­tari licen­co­hen sipas ligjit të licencave2.Procedurat dhe kriteret e licencim­it për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 


Neni 7
Per­son­eli i shër­bim­it shën­de­të­sor stom­a­tologjik

1. Shër­bi­mi shën­de­të­sor stom­a­tologjik ofro­het nga per­son­eli:
a) mjek stom­a­tolog;
b) ndih­mës­m­jek stom­a­tolog;
c) lab­o­rant den­tar.
2. Per­son­eli i shër­bim­it shën­de­të­sor stom­a­tologjik e ushtron veprim­tar­inë në për­puth­je me rreg­ul­lat e mirat­u­ara nga Min­istri i Shën­de­të­sisë.

 

KREU III
MBIKËQYRJA NË SHËRBIMIN SHËNDETËSOR STOMATOLOGJIK

 

Neni 8
Inspek­torati Shën­de­të­sor Stom­a­tologjik

1.Mbikëqyrja në shër­bimin shën­de­të­sor stom­a­tologjik kry­het nga Inspek­torati Shën­de­të­sor Stom­a­tologjik.
2. Inspek­torati Shën­de­të­sor Stom­a­tologjik orga­ni­zo­het dhe funk­sionon në varësi të Min­istrisë së Shën­de­të­sisë.
3. Inspek­torati Shën­de­të­sor Stom­a­tologjik është organi ekzeku­tiv i spe­cial­izuar për kon­trol­lin e zba­tim­it të këtij ligji dhe të akteve nën­ligjore që rrjed­hin prej tij.
4. Struk­tu­ra dhe organi­ka e Inspek­toratit Shën­de­të­sor Stom­a­tologjik mira­to­hen nga Kryem­i­nistri, me propoz­im të Min­istrit të Shën­de­të­sisë.
5. Rreg­ul­lat e funk­sionim­it të Inspek­toratit Shën­de­të­sor Stom­a­tologjik mira­to­hen nga Min­istri i Shën­de­të­sisë.

 

KREU IV
KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE

 

Neni 9

1. Kur nuk për­bëjnë vepër penale, shkel­jet e mëposhtme për­bëjnë kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­hen:
a) shkel­ja e nen­it 6, me gjobë 50 000 lekë dhe me ndër­pre­rje të veprim­tarisë deri në plotësimin e doku­menta­cionit, sipas legjis­la­cionit në fuqi;
b) shkel­ja e rreg­ullave të për­men­dura në pikën 2 të nen­it 7 të këtij ligji, me gjobë deri në 50 000 lekë dhe, në rast përsërit­je­je, me mbyll­je të veprim­tarisë.
2. Autoriteti përgjegjës për vënien dhe ekzeku­timin e gjobave është Inspek­torati Shën­de­të­sor Stom­a­tologjik.

 

Neni 10
Anki­mi

Pro­ce­du­rat për vënien e gjobave për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive dhe anki­mi për to bëhen në për­puth­je me ligjin nr.7679, datë 7.4.1993 “Për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive”, të ndryshuar.

 

KREU V
DISPOZITA TË FUNDIT

 

 

Neni 11
Nxjer­r­ja e akteve nën­ligjore

(Shfuqizuar fjalë në pikën 1 me ligjin nr. 10137, datë 11.5.2009)

1. Ngarko­het Këshilli i Min­is­trave të nxjer­rë aktet nën­ligjore në zba­tim të nen­eve 2 pika 3 të këtij ligji.
2. Ngarko­het Min­istri i Shën­de­të­sisë të nxjer­rë urdhrat në zba­tim të nen­eve 5 pika 2, 7 pika 2 dhe 8 pika 5 të këtij ligji.
3. Ngarko­het Min­is­tria Shën­de­të­sisë dhe Min­is­tria e Arsim­it dhe Shkencës të nxjer­rin udhëz­imin e për­bashkët në zba­tim të nen­it 4 pika 2 të këtij ligji.

 

Neni 12
Shfuqiz­ime

Ligji nr.8167, datë 21.11.1996 “Për shër­bimin shën­de­të­sor stom­a­tologjik”, i ndryshuar, si dhe aktet e tjera, që bien në kundër­sh­tim me këtë ligj, shfuqi­zo­hen.

 

Neni 13
Hyr­ja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim