Neni 5

Kërke­sat e sig­urisë së përgjithshme

1. Treg­tarët janë të detyru­ar të ven­dosin në treg vetëm mall­ra të sig­ur­ta, në për­puth­je me ligjin nr.9779, datë 16.7.2007 “Për sig­ur­inë e përgjithshme, kërke­sat thel­bë­sore dhe vlerësimin e kon­for­mitetit të pro­duk­teve joushqi­more”.

2. Ofrue­sit e shër­bimeve duhet të ofro­jnë vetëm shër­bime të sig­ur­ta, duke mar­rë parasysh aspek­tet e mëposhtme:

a) karak­ter­is­tikat e shër­bim­it;

b) efek­tin e shër­bim­it mbi mall­rat dhe shër­bimet e tjera;

c) paraqit­jen e shër­bimeve, par­ala­jmërimet ose infor­ma­cionin në lid­hje me shër­bimet;

ç) kat­e­goritë e kon­suma­torëve të rrezikuar, kur për­dorin shër­bimin, veçanër­isht fëmi­jët dhe të moshuar­it;

d) rrez­iqet e mund­shme që mund të shkak­to­jë shër­bi­mi nëse nuk për­doret siç duhet.

 

Neni 17

Prak­ti­ka tregtare të padrej­ta

Prak­tikat e mëposhtme tregtare janë të padrej­ta në të gjitha rrethanat.

A. Prak­ti­ka tregtare çori­entuese:

1. Pre­tendi­mi i të qen­it nën­shkrues në një kod sjell­je­je, kur treg­tari nuk është.

2. Shfuqizuar.

3. Pre­tendi­mi se një kod sjell­je­je ka mira­timin e një orga­niz­mi pub­lik apo të një orga­niz­mi tjetër, kur ai nuk e ka një të tillë.

4. Pre­tendi­mi se një treg­tar (përf­shirë edhe prak­tikat e tij tregtare) ose një mall apo shër­bim është mirat­u­ar ose autor­izuar nga një orga­nizëm pub­lik apo pri­vat kur nuk është e vërtetë, ose ngrit­ja si një pre­tendim në mospër­puth­je me kushtet e mira­tim­it apo autor­izim­it.

5. Bër­ja e një ftese për bler­je malli ose shër­bi­mi me çmim të speci­fikuar, pa njof­tu­ar për ekzis­tencën e çfarë­do dyshi­mi të arsyeshëm, që mund të ketë treg­tari për mundës­inë e tij të ofrim­it apo furnizim­it të mall­rave apo shër­bimeve, ose të sig­urim­it të një treg­tari tjetër për furniz­imin e këtyre mall­rave apo shër­bimeve, ose edhe të njëvler­shme me to, me të njëjtin çmim, për një peri­ud­hë kohe dhe në sasi që janë të arsyeshme, duke mar­rë parasysh mallin apo shër­bimin, shkallën e pub­licitetit të mallit apo shër­bim­it dhe çmimin e ofru­ar (pub­licitet joshës).

6. Bër­ja e një ftese për bler­je malli ose shër­bi­mi me çmim të speci­fikuar dhe më pas:

a) refuz­i­mi për t’i treguar kon­suma­torit këtë artikull;

b) refuz­i­mi për mar­rjen e poro­sive ose të dorëzim­it bren­da një afati të arsyeshëm kohor për këtë artikull;

c) ekspoz­i­mi i një mostre me të meta, me syn­imin që të pro­movo­jë një mall ose shër­bim tjetër.

7. Kërke­sa e pagesës së men­jëher­shme ose të shtyrë nga treg­tari për mall­rat apo shër­bime, në lid­hje me furniz­imin ose kthimin apo rua­jt­jen e këtyre mall­rave a shër­bimeve të pakërkuara nga kon­suma­tori.

8. Angazhi­mi për t’u ofru­ar shër­bime pas shit­jes kon­suma­torëve, me të cilët treg­tari ka komu­nikuar për­para transak­sion­it në gjuhë të ndryshme nga gjuha shqipe dhe më pas t’i bëjë të disponueshme këto shër­bime vetëm në gjuhë tjetër, pa ia bërë të qartë kon­suma­torit për­para se ai të mar­rë për­sipër transak­sion­in.

9. Deklari­mi apo edhe kri­ji­mi i për­shtyp­jes se një mall ose shër­bim mund të shitet ose të furni­zo­het ligjër­isht, kur kjo gjë nuk është e mundur.

10. Paraqit­ja e të drej­tave, të dhë­na kon­suma­torëve nga ligji, si një tipar i veçan­të i ofer­tës së treg­tar­it.

11. Për­dori­mi i përm­ba­jt­jes edi­to­ri­ale në media për të pro­movuar një mall ose shër­bim, kur treg­tari ka paguar për pro­movimin, pa e bërë këtë të qartë në përm­ba­jt­je ose nëpër­m­jet fotove apo tin­gu­jve qartë­sisht të iden­ti­fikueshëm nga ana e kon­suma­torit.

12. Deklari­mi thel­bë­sisht i pasak­të për natyrën apo shkallën e rrezikut ndaj sig­urisë per­son­ale të kon­suma­torit ose famil­jes së tij, në rast se kon­suma­tori nuk e blen mallin ose shër­bimin.

13. Pro­movi­mi i një malli ose shër­bim­it të ngjashëm me një mall ose shër­bim të prod­huar apo furnizuar nga një treg­tar i veçan­të në një mënyrë që qël­lim­isht të çori­en­to­jë kon­suma­torin, që ai të beso­jë se malli ose shër­bi­mi prod­ho­het ose furni­zo­het nga i njëjti treg­tar, kur nuk është në të vërtetë.

14. Ngrit­ja, funk­sion­i­mi ose pro­movi­mi i ske­mave pirami­dale, ku një kon­suma­tor paguan për të pasur mundës­inë e për­fitim­it të një shpër­bli­mi, që rrjedh krye­sisht nga përf­shir­ja e kon­suma­torëve të tjerë në skemë sesa nga shit­ja apo kon­su­mi i mall­rave ose shër­bimeve.

15. Pre­tendi­mi se një treg­tar do të ndër­presë treg­timin apo do të ndër­ro­jë mje­disin e punës, kur ai nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

16. Pre­tendi­mi se mall­ra ose shër­bime kanë aftësi të lehtë­so­jnë fitimin në lojërat e fatit.

17. Pre­tendi­mi i rremë se një mall ose shër­bim ka aftësi të kuro­jë sëmund­je, mos­funk­sion­im apo deformim të organ­eve.

18. Përçi­mi i infor­ma­cionit në thelb të pasak­të për kushtet e tregut ose për mundësitë e gjet­jes së një malli ose shër­bi­mi, me syn­imin e nxit­jes së kon­suma­torit për të blerë mallin ose shër­bimin në kushte më pak të favor­shme sesa kushtet nor­male të tregut.

19. Pre­tendi­mi në një prak­tikë tregtare se do të ofro­het çmim pro­mo­cional ose konkur­rues, pa e dhënë në të vërtetë këtë çmim apo diç­ka të njëvler­shme me të.

20. Për­shkri­mi i një malli ose shër­bi­mi si “gratis”, “falas”, “pa pagesë” ose në një mënyrë të ngjashme, kur kon­suma­torit i duhet të pagua­jë sadopak përm­bi kos­ton e pae­vitueshme të përgjig­jes ndaj prak­tikës tregtare, si dhe pagesës për dërgesën e mallit apo ofrim­in e shër­bim­it.

21. Përf­shir­ja në mate­ri­alet e treg­tim­it e një fature ose doku­men­ti të ngjashëm, që kërkon pagesë, e cila i kri­jon kon­suma­torit për­shtyp­jen se ai e ka porosi­tur tash­më mallin e treg­tu­ar, kur në fakt ai nuk e ka porosi­tur.

22. Pre­tendi­mi i rremë ose kri­ji­mi i për­shtyp­jes se treg­tari nuk po vepron për qël­lime të lid­hu­ra me veprim­tar­inë e tij ekonomike, tregtare, pro­fe­sion­ale ose paraqit­ja e rremë e vetes si kon­suma­tor.

23. Kri­ji­mi i për­shtyp­jes së gabuar së shër­bim­it pas shit­jes për një mall është i disponueshëm në një shtet, përveç atij në të cilin shitet malli.

B. Prak­tikat tregtare agre­sive:

1. Kri­ji­mi i për­shtyp­jes se kon­suma­tori nuk mund të largo­het nga qen­dra e shit­jes derisa të për­fun­do­het kon­tra­ta.

2. Diskri­m­in­i­mi i kon­suma­torit për seksin, racën, fenë, kom­bës­inë, bind­jet poli­tike, moshën, veçoritë fizike dhe men­dore të tij, në qen­drat e shit­jes.

3. Kry­er­ja e viz­itave per­son­ale në banesën e kon­suma­torit, duke shpër­fil­lur kërkesën e kon­suma­torit për t’u larguar ose për të mos u rik­thy­er, me për­jash­tim të rasteve dhe bren­da kufi­jve të jus­ti­fikueshëm për zba­timin e një detyri­mi kon­trak­tu­al.

4. Bër­ja e kërke­save të vazh­dueshme dhe të padëshiru­ara, nëpër­m­jet tele­fonit, fak­sit, e — mailit ose mjeteve të tjera të komu­nikim­it në dis­tancë, me për­jash­tim të rasteve dhe bren­da shtrir­jes së jus­ti­fikueshme për zba­timin e një detyri­mi kon­trak­tu­al.

5. Kërke­sa ndaj një kon­suma­tori, i cili dësh­i­ron të mar­rë policën e sig­urim­it, që të sig­uro­jë doku­mente, të cilat, në mënyrë të arsyeshme, nuk mund të kon­sidero­hen të për­sh­tat­shme për të ven­do­sur nëse pre­tendi­mi ishte i vlef­shëm, ose dësh­ti­mi sis­tem­atik për t’iu përgjigjur kor­re­spon­dencës përkatëse, për të zhbindur kon­suma­torin nga ushtri­mi i të drej­tave të tij kon­trak­tuale.

6. Përf­shir­ja në një pub­licitet të nxit­jes së drejt­për­drejtë drej­tu­ar fëmi­jëve për të blerë mall­ra apo shër­bime, ose për të bindur prindërit e tyre apo per­sona të tjerë të rrit­ur për të blerë këto mall­ra apo shër­bime.

7. Kërke­sa e pagesës së men­jëher­shme ose të shtyrë, për kthimin ose rua­jt­jen e mall­rave të furnizuara nga treg­tari, por të pakërkuara nga kon­suma­tori.

8. Informi­mi në for­më të qartë i kon­suma­torit se punësi­mi apo jete­sa e treg­tar­it vihet në rrezik, në rast se kon­suma­tori nuk e blen mallin ose shër­bimin.

9. Kri­ji­mi i për­shtyp­jes së gabuar se kon­suma­tori ka fitu­ar, do të fito­jë ose do të fito­jë nëse kryen një veprim të cak­tu­ar një çmim apo për­fitim tjetër të njëvler­shëm, kur në fakt:

a) nuk ka asnjë çmim apo për­fitim tjetër të njëvler­shëm;

b) ndër­mar­r­ja e çfarë­do vepri­mi për të pre­tend­uar një çmim ose çfarë­do për­fiti­mi tjetër të njëvler­shëm është objekt i pagesës së par­ave nga kon­suma­tori ose shkak­ton kos­to.

 

Neni 48

Organet kom­pe­tente

Insti­tu­cionet shtetërore kom­pe­tente janë organet krye­sore përgjegjëse për zhvil­lim­in dhe zba­timin e poli­tikave për mbro­jt­jen e kon­suma­torëve, për të mbro­j­tur të drej­tat bazë të kon­suma­torëve, në mënyrë të veçan­të të gru­peve të kon­suma­torëve më të ndjeshëm, si: fëmi­jët, të moshuar­it, të var­frit, invalidët, të sëmurët, si dhe per­son­at me aftësi të kufizuara men­dore e fizike.

 

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr.61, datë 7 Maj 2008, faqe 2703

[2] Ligji nr. 9902/2008 është ndryshuar me ligjin nr. 10444, datë 14.7.2011, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr.103, datë 3 Gusht 2011, faqe 4107

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim