LIGJ

Nr.9902, datë 17.4.2008

PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE[1]

(I ndryshuar me Ligjin Nr.10 444, datë 14.7.2011)

 

Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

 

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

VENDOSI:

 

 

PJESA I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME


Neni 1

Objek­ti

Qël­li­mi i këtij ligji është mbro­jt­ja e intere­save të kon­suma­torëve në treg, si dhe për­cak­ti­mi i rreg­ullave dhe ngrit­ja e insti­tu­cion­eve përkatëse për të mbro­j­tur të drej­tat e kon­suma­torëve.

 

Neni 2

Fusha e zba­tim­it

Ky ligj përf­shin të gjitha llo­jet e mar­rëd­hënieve ndër­m­jet treg­tarëve dhe kon­suma­torëve,  që kanë të bëjnë me mall­rat e kon­suma­toreve apo shër­bime. Dis­poz­i­tat e këtij ligji nuk do të zba­to­hen, kur në  dis­poz­i­tat e  tjera  ligjore  për  fushat përkatëse  jepen  tra­j­time  më të favor­shme  për  mbro­jt­jen  e  të drej­tave të kon­suma­torëve.

 

Neni 3

Përku­fiz­ime

Në këtë ligj ter­mat e mëposhtëm kanë këto kup­time:

1. “Çmim për njësi i mallit” është çmi­mi për­fundim­tar, përf­shirë TVSH-në dhe të gjitha tak­sat e tjera, për një kilo­gram, një litër, një metër, një metër katror, një metër kub të mallit, ose për një njësi sasie të veçan­të, të ndryshme nga to, pjesë e një­sive ligjore të mat­jes, të për­doru­ra në Repub­likën e Shqipërisë, që ka lid­hje me treg­timin e mall­rave speci­fike.

Kur natyra e mallit nuk e lejon për­dorim­in e një­sive të sipër­për­men­dura, çmim për njësi i mallit do të kon­sidero­het çmi­mi për mallin e shi­tur si një artikull të veçan­të ose më vete.

2. “Çmim i shit­jes së mallit” është çmi­mi për­fundim­tar për një njësi të mallit ose për sas­inë e dhënë të tij, përf­shirë TVSH-në dhe të gjitha tak­sat e tjera.

3. “Garan­ci kon­trak­tuale” është çdo mar­rje për­sipër, pa pagesë sht­esë, e detyrimeve nga shitësi apo prod­hue­si ndaj kon­suma­torit, për rim­bur­simin e çmim­it të paguar ose për zëvendësimin apo për riparim­in e mallit, për ta sjel­lë në për­puth­je me kushtet e vëna në deklaratën e garan­cisë ose në pub­licitetin përkatës.

4. “Ven­dos­je në treg” është bër­ja e disponueshme, për herë të parë, në tre­gun shqip­tar.

5. “Bër­je e disponueshme e pro­duk­tit në treg” është çdo furniz­im në tre­gun shqip­tar i pro­duk­tit në rrjed­hën e një veprim­tarie tregtare, për shpërn­dar­je, kon­sum ose për­dorim të pro­duk­tit, me ose pa pagesë.

6. “Kon­suma­tor” është çdo per­son, i cili blen ose për­dor mall­ra apo shër­bime për plotësimin e nevo­jave vet­jake, për qël­lime që nuk kanë lid­hje me veprim­tar­inë tregtare ose ushtrim­in e pro­fe­sion­it.

7. “Mall për kon­suma­torët”, më poshtë mall, përf­shirë edhe mallin, që për­doret në kup­tim të ofrim­it të një shër­bi­mi, është çdo send i lua­jt­shëm ose i palu­a­jt­shëm, pavarë­sisht nëse është i ri, i për­dorur apo i riparu­ar, i parashikuar për për­dorim për kon­suma­torët ose që mund të për­doret prej tyre, edhe nëse nuk është i parashikuar për ta, në kushte të arsyeshme, të parashikueshme, që bëhet i disponueshëm në treg gjatë një veprim­tarie tregtare.

8. “Mall­ra të rez­ervuara” janë mall­rat, që veço­hen nga të tjer­at prej shitësit, për t’i shër­by­er një kat­e­gorie të për­cak­tu­ar per­sonash, për të cilat treg­tari ose shitësi është shpre­hur para­prak­isht.

9. “Dorëz­im i mallit” është mar­r­ja fizike e mallit në posed­im nga kon­suma­tori, vetëm në rast se palët nuk kanë rënë dako­rd ndryshe.

10. “Parul­lë” është moto­ja, që shoqëron mesazhin e pub­likim­it ose të njof­tim­it.

11. “Pub­licitet” është çdo for­më prezan­ti­mi për tregt­inë, biz­nesin, zanatin ose pro­fe­sion­in, për të pro­movuar furniz­imin e mall­rave apo shër­bimeve, përf­shirë edhe të drej­tat dhe detyrimet.

12.“Subjekti që pro­movon mall­rat ose shër­bimet e tij” janë prod­hue­sit, shitësit ose ofrue­sit e shër­bimeve, që bëjnë pub­licitet për mall­rat dhe shër­bimet e tyre.

13.“Shërbime” janë shër­bimet e për­cak­tu­ara për t’iu ofru­ar kon­suma­torëve, sipas çdo mënyre të parashikuar në Kodin Civ­il.

14. “Treg­tar” është çdo per­son fizik ose juridik, i cili vepron për qël­lime që lid­hen me veprim­tar­inë e tij ekonomike, tregt­inë, biz­nesin, zanatin ose pro­fe­sion­in, si dhe cili­do, që vepron në emër ose në interes të treg­tar­it.

15.“Praktikë tregtare” është çdo veprim, për­jash­tim, mënyrë sjell­je­je ose për­faqësim, komu­nikim treg­tar, përf­shirë këtu pub­licitetin dhe treg­timin nga treg­tari, që lid­het drejt­për­drejt me pro­movimin, shit­jen apo furniz­imin e një malli te kon­suma­torët.

15.1.  “Ftesë për bler­je” është një komu­nikim treg­tar, që tre­gon në një mënyrë të për­sh­tat­shme, nëpër­m­jet mjeteve të për­doru­ra të komu­nikim­it treg­tar,  karak­ter­is­tikat e pro­duk­tit apo të shër­bim­it dhe çmimin, duke i mundë­suar në këtë mënyrë kon­suma­torit kry­er­jen e bler­jes;

16.“Kod i sjell­jes” është një mar­rëvesh­je ose paketë rreg­ul­lash të pasank­sionuara në lig­je, rreg­ul­lore apo dis­pozi­ta admin­is­tra­tive, e cila për­cak­ton sjell­jen e treg­tarëve, që mar­rin për­sipër t’i binden kodit për një ose më shumë prak­ti­ka të veçan­ta tregtare ose sek­torë biz­ne­si.

17. “Prod­hues” është çdo per­son fizik apo juridik, sipas përku­fizim­it të bërë në ligjin nr. 9779, datë 16.7.2007 “Për sig­ur­inë e përgjithshme, kërke­sat thel­bë­sore dhe vlerësimin e kon­for­mitetit të pro­duk­teve joushqi­more” .

18. “Shit­je pro­mo­cionale” është shit­ja e një sasie të cak­tu­ar malli të një prod­hue­si, në një vend dhe në një kohë të veçan­të, me një çmim më të ulët se çmi­mi i mallit në shit­je të rreg­ullt.

19.   “Mjet   i  qën­drueshëm”  është  çdo  mjet,  i  cili  i  mundë­son  kon­suma­torit  rua­jt­jen  e infor­ma­cionit të drej­tu­ar per­son­al­isht atij, në mënyrë që të lejo­jë refer­im­in për qël­lime informi­mi, në të ardhmen, për një peri­ud­hë kohe të për­sh­tat­shme, dhe që lejon riprod­himin e pandryshuar të infor­ma­cionit të rua­j­tur.

 

Neni 4

Të drej­tat e kon­suma­torëve

Të drej­tat bazë të kon­suma­torëve janë:

a) e drej­ta e mbro­jt­jes së shën­de­tit, mje­dis­it dhe sig­urisë së jetës;

b) e drej­ta e mbro­jt­jes së intere­save ekonomikë;

c) e drej­ta e ankim­it;

ç) e drej­ta për dëmsh­për­blim;

d) e drej­ta e edukim­it;

dh) e drej­ta e mar­rjes së infor­ma­cionit;

e) e drej­ta e për­dorim­it të shër­bimeve pub­like;

ë) e drej­ta e mbro­jt­jes ligjore;

f) e drej­ta e orga­nizim­it në shoqa­ta ose bashkime për mbro­jt­jen e intere­save të kon­suma­torëve dhe e drej­ta e për­faqësim­it në organet e tyre vendim­mar­rëse.

 

PJESA II

SIGURIA E KONSUMATORIT


Neni 5

Kërke­sat e sig­urisë së përgjithshme

1. Treg­tarët janë të detyru­ar të ven­dosin në treg vetëm mall­ra të sig­ur­ta, në për­puth­je me ligjin nr.9779, datë 16.7.2007 “Për sig­ur­inë e përgjithshme, kërke­sat thel­bë­sore dhe vlerësimin e kon­for­mitetit të pro­duk­teve joushqi­more”.

2. Ofrue­sit e shër­bimeve duhet të ofro­jnë vetëm shër­bime të sig­ur­ta, duke mar­rë parasysh aspek­tet e mëposhtme:

a) karak­ter­is­tikat e shër­bim­it;

b) efek­tin e shër­bim­it mbi mall­rat dhe shër­bimet e tjera;

c) paraqit­jen e shër­bimeve, par­ala­jmërimet ose infor­ma­cionin në lid­hje me shër­bimet;

ç) kat­e­goritë e kon­suma­torëve të rrezikuar, kur për­dorin shër­bimin, veçanër­isht fëmi­jët dhe të moshuar­it;

d) rrez­iqet e mund­shme që mund të shkak­to­jë shër­bi­mi nëse nuk për­doret siç duhet.

 

Neni 6

Përgjegjësia e prod­hue­sit

Prod­hue­si është përgjegjës për dëmin e shkak­tu­ar nga të metat e mallit të tij, sipas dis­poz­i­tave të Kodit Civ­il dhe lig­jeve në fuqi.

 

 

PJESA III

INFORMIMI I KONSUMATORIT

 

Neni 7

Detyri­mi i përgjithshëm i informim­it

1. Treg­tarët janë të detyru­ar, në kufi­jtë e veprim­tarive përkatëse, t’u japin kon­suma­torëve të dhë­na të plota dhe të sak­ta për mall­rat dhe shër­bimet e ven­do­sura në treg ose të parashikuara për t’u ven­do­sur në treg.

2. Të dhë­nat duhet të jenë të vërte­ta, të sak­ta dhe të qar­ta për të gjitha karak­ter­is­tikat e mall­rave dhe shër­bimeve, si edhe për kushtet e treg­tim­it të tyre. Këto të dhë­na duhet të përm­ba­jnë karak­ter­is­tikat e mëposhtme:

a) natyrën, iden­titetin e prod­hue­sit, çmimin, cilës­inë, sas­inë, dobinë, origjinën, afatin e për­dorim­it, mënyrën e prod­him­it dhe të për­dorim­it, mënyrën e mirëm­ba­jt­jes dhe garanc­inë e mall­rave dhe të shër­bimeve;

b) rrez­iqet, që lid­hen me mall­rat dhe shër­bimet, kur këto rrez­iqe nuk janë të kuptueshme pa par­ala­jmërim­in përkatës.

c) kushtet e përgjithshme të kon­tratave që i ofro­hen kon­suma­torit.

 

Neni 8

Etike­ti­mi

Shitësit janë të detyru­ar të sig­uro­jnë që, në mall­rat për shit­je, të jenë të shënuara në gjuhën shqipe, duk­shëm dhe kuptueshëm:

a) emër­ti­mi i mallit, adresa e fab­rikue­sit dhe/ose importue­sit, mar­ka ose çdo shen­jë tjetër dal­luese e fab­rikue­sit, importue­sit ose furnizue­sit, pesha, sasia, për­masa ose dimen­sionet, si dhe çdo infor­ma­cion tjetër që, në vartësi të natyrës së mallit, është i domos­doshëm për iden­ti­fikimin ose për­dorim­in e tij;

b) infor­ma­cion për jetëg­jatës­inë min­i­male ose datën e skadim­it, nëse ka.

 

Neni 9

Tregue­si i çmim­it

1. Çdo mall, që i ofro­het kon­suma­torit, duhet të ketë të shënuar çmimin e shit­jes:

a) për mall­rat e pake­t­u­ara duhet të jepen çmi­mi për sas­inë e pake­t­u­ar dhe çmi­mi për njësi;

b) për mall­rat që nuk janë të pake­t­u­ara dhe mat­en në prani të kon­suma­torit jepet vetëm çmi­mi për njësi;

c) për mall­rat e për­men­dura në shkro­n­jën “b” të pikës 1 të këtij neni është i detyrueshëm për­dori­mi i instru­men­tit matës;

ç) në rastet kur çmi­mi i mallit për njësi është i njëjtë me çmimin e shit­jes së mallit, është e mjaftueshme ven­dos­ja e çmim­it të shit­jes së mallit.

2. Për të gjitha shër­bimet, që i ofro­hen kon­suma­torëve, është i detyrueshëm shën­i­mi i çmim­it të shër­bim­it të ofru­ar. Nëse shër­bi­mi për­bëhet nga disa pjesë të ndryshme e të veçan­ta, jepen çmi­mi i secilës prej tyre dhe çmi­mi përfundimtar.Nëse në çastin e lid­hjes së kon­tratës nuk është dhënë ende çmi­mi për­fundim­tar, ofrue­si i shër­bim­it është i detyru­ar të tre­go­jë metodën e për­l­log­a­r­it­jes së tij.

3. Tregue­sit e çmim­it të mallit ose shër­bim­it të ofru­ar duhet të jenë të qartë, lehtë­sisht të dal­lueshëm dhe të lex­ueshëm.

4. Çmi­mi i shit­jes së mallit ose shër­bim­it të ofru­ar shpre­het vetëm në lekë.

5.  Pikat e këtij neni, me për­jash­tim të pikës 4, nuk zba­to­hen për mall­ra dhe shër­bime të përf­tu­ara nëpër­m­jet ankan­dit, si dhe për shit­jen e sendeve antike dhe veprave të artit.

 

Neni 10

Doku­men­ti i njo­hur ligjor

1. Treg­tarët janë të detyru­ar t’i japin kon­suma­torit kupon tatimor/faturë tati­more për mallin e shi­tur ose shër­bimin e ofru­ar. Ky doku­ment i lejon kon­suma­torit të ver­i­fiko­jë shumën e llog­a­r­it­ur për sas­inë e mall­rave të shi­tu­ra ose shër­bimeve të ofru­ara.

2. Kon­suma­tori është i detyru­ar të mar­rë kupon tatimor/faturë tati­more.

 

Neni 11

Ambal­azhi­mi i mallit

Shitësi është i detyru­ar ta shesë mallin të ambal­azhuar ose të pake­t­u­ar në mënyrë të rreg­ullt e të sigurt.Në rastet e shit­jes me vetëshër­bim, shitësi është i detyru­ar t’i sig­uro­jë blerësit mate­r­i­al të për­sh­tat­shëm e të sig­urt pake­ti­mi.

 

Neni 12

Detyri­mi i gjuhës

Të gjitha të dhë­nat dhe infor­ma­cionet më të domos­doshme për mallin dhe shër­bimin duhet të jenë në gjuhën shqipe.

 

PJESA IV

prak­tikat e treg­tim­it


KREU I

Prak­tikat E PADREJTA tregtare


Neni 13

Ndal­i­mi i prak­tikave të padrej­ta tregtare

1. Një prak­tikë tregtare është e padrejtë kur:

a) është në kundër­sh­tim me kërke­sat që një treg­tar pritet, në mënyrë të arsyeshme, të zba­to­jë ndaj kon­suma­torëve, në për­puth­je me prak­tikën e treg­tim­it të nder­shëm dhe/ose me parim­in e përgjithshëm të mirëbes­im­it në fushën respek­tive të veprim­tarisë tregtare;

b) dobë­son ndjeshëm aftës­inë e kon­suma­torit për mar­rjen e një vendi­mi, si paso­jë e infor­ma­cionit të dhënë, duke shkak­tu­ar kësh­tu mar­rjen e vendim­it, të cilin, në të kundërt, nuk do ta kishte mar­rë.

2. Prak­tikat tregtare, që shtrem­bëro­jnë sjell­jen ekonomike të një grupi kon­suma­torësh, qartë­sisht të iden­ti­fikueshëm, të cilët janë të ndjeshëm ndaj prak­tikës, mallit ose shër­bim­it, si paso­jë e dobë­sisë së tyre men­dore apo fizike, moshës apo lehtëbes­im­it, në një mënyrë, të cilën treg­tari pritet, në mënyrë të arsyeshme, ta parashiko­jë, vlerë­so­hen nga kënd­vështri­mi i kon­suma­torit të nivelit mesa­tar të këtij grupi.

3. Bëjnë për­jash­tim rastet e prak­tikave nor­male dhe legjitime të pub­liciteteve, në të cilat bëhen for­mulime të ekza­g­jeru­ara ose for­mulime që nuk duhen mar­rë tek­stu­al­isht.

4. Prak­tikat tregtare vlerë­so­hen të padrej­ta, veçanër­isht, kur:

a) janë çori­entuese, sipas për­cak­tim­it në nenet 14, 15 dhe 17 shkro­n­ja “A” të këtij ligji;

b) janë agre­sive, sipas për­cak­tim­it në nenet 16 dhe 17 shkro­n­ja “B” të këtij ligji.

5. Prak­tikat e padrej­ta tregtare janë të ndalu­ara.

 

Neni 14

Prak­ti­ka çori­entuese

1. Një prak­tikë tregtare është çori­entuese kur përm­ban infor­ma­cion të rremë dhe për rrjed­ho­jë është e pavërtetë. Një prak­tikë tregtare është çori­entuese edhe kur, në çfarë­do mënyre, përf­shirë paraqit­jen e përgjithshme, mashtron apo ka mundësi të mashtro­jë kon­suma­torin mesa­tar, duke e bërë ose ka mundësi ta bëjë atë, të mar­rë një vendim, të cilin, në të kundërt, nuk do ta kishte mar­rë, edhe kur infor­ma­cioni është bazuar në fak­te të vërte­ta për një ose më shumë prej ele­menteve të mëposhtme:

a) ekzis­ten­ca ose natyra e mallit apo shër­bim­it;

b) karak­ter­is­tikat krye­sore të mallit, siç janë disponuesh­mëria, dobish­mëria, rrez­iqet, apliki­mi, për­bër­ja, pajis­jet sht­esë, asis­ten­ca pas shit­jes për kon­suma­torin dhe tra­j­ti­mi i anke­save, meto­da dhe data e prod­him­it ose e dorëzim­it, për­sh­tat­ja me des­ti­na­cionin, për­dori­mi, sasia, speci­fiki­mi, origji­na gjeografike ose tregtare apo rezul­tatet e prit­shme nga për­dori­mi i tij, ose rezul­tatet apo hol­lësitë mate­ri­ale të testeve ose kon­trolleve të kry­era mbi mallin;

c) karak­ter­is­tikat krye­sore të shër­bim­it, siç janë disponuesh­mëria, dobish­mëria, rrez­iqet, apliki­mi, pajis­jet ndih­mëse, asis­ten­ca e kon­suma­torit dhe tra­j­ti­mi i anke­save, furniz­i­mi, për­sh­tat­ja me des­ti­na­cionin, për­dori­mi, sasia, speci­fiki­mi, origji­na gjeografike ose tregtare apo rezul­tatet e prit­shme nga për­dori­mi i tij, ose rezul­tatet apo hol­lësitë mate­ri­ale të testeve ose kon­trolleve të kry­era mbi shër­bimin;

ç) niveli i angazhimeve të treg­tar­it, motivet për prak­tikën tregtare dhe natyra e pro­ce­sit të shit­jes apo furnizim­it, çdo deklaratë ose sim­bol, në lid­hje të drejt­për­drejtë ose jo të drejt­për­drejtë, me spon­soriz­imin apo aprovimin e treg­tar­it, mallit ose të shër­bim­it;

d) çmi­mi ose mënyra e llog­a­r­it­jes së tij apo ekzis­ten­ca e një për­fiti­mi speci­fik në çmim;

dh) nevo­ja për një shër­bim, pjesë këm­bi­mi, zëvendësim ose riparim;

e) natyra, atributet dhe të drej­ta të treg­tar­it ose të agjen­tit të tij, siç janë iden­titeti dhe pronësitë e treg­tar­it, kual­i­fiki­mi, çmime të fitu­ara, sta­tusi, mira­ti­mi, anë­tarësi­mi ose lid­h­ja dhe zotëri­mi nga ana e tij i të drej­tave mbi pronës­inë indus­tri­ale, tregtare apo intelek­tuale;

ë) të drej­tat e kon­suma­torit.

2. Një prak­tikë tregtare është çori­entuese kur, duke kon­sideru­ar të gjitha tiparet dhe rrethanat e saj, e bën apo ka mundësi ta bëjë kon­suma­torin mesa­tar të mar­rë një vendim, të cilin, në të kundërt, nuk do ta kishte mar­rë dhe që përf­shin:

a) çdo mar­ket­ing të një malli apo shër­bi­mi, përf­shirë pub­licitetin kra­ha­sues, që kri­jon kon­fuzion me çfarë­do malli, shër­bi­mi, marke tregtare, emër­ti­mi treg­tar ose shen­jë tjetër dal­luese e një konkur­ren­ti;

b) mospa­j­tim të treg­tar­it me angazhimet që përm­ba­jnë kodet ku ai është palë, ku:

i) angazhi­mi nuk është evaziv, por është i pre­rë dhe është i mundur ver­i­fiki­mi;

ii) treg­tari tre­gon se në një prak­tikë tregtare ai është i lid­hur nga kodi.

 

Neni 15

Infor­ma­cion i mangët çori­entues

1. Një prak­tikë tregtare është çori­entuese kur, duke kon­sideru­ar të gjitha tiparet dhe rrethanat e saj, si dhe kufizimet e mjeteve të komu­nikim­it, jep të mangët infor­ma­cionin, që i nevo­jitet kon­suma­torit mesa­tar për të qenë i infor­muar për të mar­rë një vendim dhe, në këtë mënyrë, e bën apo ka mundësi ta bëjë kon­suma­torin mesa­tar të mar­rë një vendim, të cilin, në të kundërt, nuk do ta kishte mar­rë.

2. Kon­sidero­het, gjithash­tu, infor­ma­cion i mangët çori­entues kur, duke mar­rë parasysh përm­ba­jt­jen e pikës 1 të këtij neni, një treg­tar fsheh ose jep infor­ma­cion në një mënyrë të paqartë, të pakuptueshme, të dykup­timtë ose të parakohshme, ose dësh­ton në iden­ti­fikimin e qël­lim­it treg­tar të prak­tikës së tij tregtare, nëse ajo nuk është e duk­shme nga kon­tek­sti dhe kur në cilin­do rast kjo e bën apo ka mundësi ta bëjë kon­suma­torin mesa­tar të mar­rë një vendim, të cilin, në të kundërt, nuk do ta kishte mar­rë.

3. Në rastet kur mjeti i për­dorur për komu­nikimin e prak­tikës tregtare imponon kufiz­ime në hapësirë ose kohë, këto kufiz­ime dhe çdo masë e mar­rë nga ana e treg­tar­it, për të vënë infor­ma­cionin në dis­pozi­cion të kon­suma­torit, nëpër­m­jet mjeteve të tjera, mer­ren në kon­sid­er­atë kur ven­doset nëse infor­ma­cioni është i mangët.

4. Në rastin e një ftese për bler­je, nëse kjo nuk është e qartë nga kon­tek­sti, do të kon­sidero­het si thel­bë­sor infor­ma­cioni i mëposhtëm:

a) karak­ter­is­tikat krye­sore të mallit ose shër­bim­it, në një masë të për­sh­tat­shme për mjetin dhe mallin ose shër­bimin;

b) adresa gjeografike dhe iden­titeti i treg­tar­it, siç janë emër­ti­mi i tij treg­tar dhe, sipas rastit, adresa gjeografike dhe iden­titeti i treg­tar­it, në emër të të cilit ai vepron;

c) çmi­mi, që përf­shin edhe tak­sat, ose mënyrën në të cilën llog­a­ritet çmi­mi, kur natyra e mallit ose shër­bim­it është e tillë që nuk mundë­son llog­a­r­it­jen e arsyeshme para­prake të çmim­it dhe, sipas rastit, të gjitha shpen­zimet sht­esë për trans­portimin, dorëz­imin apo shpen­zimet postare ose fak­tin e pagim­it të shpen­z­ime të tilla suple­mentare, kur ato nuk mund të llog­a­riten arsyeshëm para­prak­isht;

ç) mar­rëvesh­jet për pagesën, dorëz­imin, furniz­imin dhe poli­tikën e tra­j­tim­it të anke­save, nëse ato janë të ndryshme nga kërke­sat e zakon­shme të sjell­jes pro­fe­sion­ale;

d) ekzis­tencën e së drejtës për heq­je dorë ose anulim për mall­rat dhe transak­sionet, që e përf­shi­jnë një të drejtë të tillë.

 

Neni 16

Prak­ti­ka tregtare agre­sive

1. Një prak­tikë tregtare është agre­sive kur, duke kon­sideru­ar të gjitha tiparet dhe rrethanat e saj, dobë­son apo ka mundësi të dobë­so­jë ndjeshëm lir­inë e zgjed­hjes ose sjell­jen e kon­suma­torit për mallin apo shër­bimin, nëpër­m­jet ushtrim­it të dhunës psikike dhe/ose fizike, ose ndikim­it të tepru­ar dhe në këtë mënyrë e shtyn kon­suma­torin të mar­rë një vendim, të cilin, në të kundërt, nuk do ta kishte mar­rë.

2. Për të për­cak­tu­ar nëse një prak­tikë tregtare për­dor dhunën psikike dhe/ose fizike, ose ndikimin e tepru­ar, mer­ren parasysh:

a) kohëzg­jat­ja, vend­ndod­h­ja apo natyra e saj;

b) për­dori­mi i një gjuhe ose sjell­je­je kër­cënuese ose abuzive;

c) shfry­tëz­i­mi nga ana e treg­tar­it e çfarë­do fatke­qësie të kon­suma­torit apo rrethane të për­masave të ngjashme, për të cilat treg­tari është në dijeni, me qël­lim që të dobë­so­jë gjykimin e kon­suma­torit dhe të ndiko­jë në vendimin e tij për mallin apo shër­bimin;

ç) çdo pengesë e vështirë ose e shpër­p­jesë­tu­ar jokon­trak­tuale, e ven­do­sur nga treg­tari, kur një kon­suma­tor dësh­i­ron të ushtro­jë të drej­ta sipas kon­tratës, përf­shirë të drej­tat e për­fundim­it të kon­tratës apo të këm­bim­it me një mall apo shër­bim tjetër ose treg­tar tjetër;

d) çdo kër­cën­im për të ndër­mar­rë çfarë­do vepri­mi, që nuk mund të ndërmer­ret ligjër­isht.

 

Neni 17

Prak­ti­ka tregtare të padrej­ta

Prak­tikat e mëposhtme tregtare janë të padrej­ta në të gjitha rrethanat.

A. Prak­ti­ka tregtare çori­entuese:

1. Pre­tendi­mi i të qen­it nën­shkrues në një kod sjell­je­je, kur treg­tari nuk është.

2. Për­dori­mi i një marke të besueshme, marke cilësie apo i një marke të njëvler­shme, pa autor­iz­imin e nevo­jshëm.

3. Pre­tendi­mi se një kod sjell­je­je ka mira­timin e një orga­niz­mi pub­lik apo të një orga­niz­mi tjetër, kur ai nuk e ka një të tillë.

4. Pre­tendi­mi se një treg­tar (përf­shirë edhe prak­tikat e tij tregtare) ose një mall apo shër­bim është mirat­u­ar ose autor­izuar nga një orga­nizëm pub­lik apo pri­vat kur nuk është e vërtetë, ose ngrit­ja si një pre­tendim në mospër­puth­je me kushtet e mira­tim­it apo autor­izim­it.

5. Bër­ja e një ftese për bler­je malli ose shër­bi­mi me çmim të speci­fikuar, pa njof­tu­ar për ekzis­tencën e çfarë­do dyshi­mi të arsyeshëm, që mund të ketë treg­tari për mundës­inë e tij të ofrim­it apo furnizim­it të mall­rave apo shër­bimeve, ose të sig­urim­it të një treg­tari tjetër për furniz­imin e këtyre mall­rave apo shër­bimeve, ose edhe të njëvler­shme me to, me të njëjtin çmim, për një peri­ud­hë kohe dhe në sasi që janë të arsyeshme, duke mar­rë parasysh mallin apo shër­bimin, shkallën e pub­licitetit të mallit apo shër­bim­it dhe çmimin e ofru­ar (pub­licitet joshës).

6. Bër­ja e një ftese për bler­je malli ose shër­bi­mi me çmim të speci­fikuar dhe më pas:

a) refuz­i­mi për t’i treguar kon­suma­torit këtë artikull;

b) refuz­i­mi për mar­rjen e poro­sive ose të dorëzim­it bren­da një afati të arsyeshëm kohor për këtë artikull;

c) ekspoz­i­mi i një mostre me të meta, me syn­imin që të pro­movo­jë një mall ose shër­bim tjetër.

7. Deklari­mi i rremë që një mall ose shër­bim është i disponueshëm vetëm për një kohë shumë të kufizuar, ose që është i disponueshëm në kushte të veçan­ta vetëm për një kohë shumë të kufizuar, me qël­lim që të privo­jë kon­suma­torët nga mundësia ose koha e mjaftueshme për të bërë një zgjed­hje të infor­muar dhe t’i nxitë ata për një vendim të men­jëher­shëm.

8. Angazhi­mi për t’u ofru­ar shër­bime pas shit­jes kon­suma­torëve, me të cilët treg­tari ka komu­nikuar për­para transak­sion­it në gjuhë të ndryshme nga gjuha shqipe dhe më pas t’i bëjë të disponueshme këto shër­bime vetëm në gjuhë tjetër, pa ia bërë të qartë kon­suma­torit për­para se ai të mar­rë për­sipër transak­sion­in.

9. Deklari­mi apo edhe kri­ji­mi i për­shtyp­jes se një mall ose shër­bim mund të shitet ose të furni­zo­het ligjër­isht, kur kjo gjë nuk është e mundur.

10. Paraqit­ja e të drej­tave, të dhë­na kon­suma­torëve nga ligji, si një tipar i veçan­të i ofer­tës së treg­tar­it.

11.Përdorimi i përm­ba­jt­jes edi­to­ri­ale në media për të pro­movuar një mall ose shër­bim, kur treg­tari ka paguar për pro­movimin, pa e bërë këtë të qartë në përm­ba­jt­je ose nëpër­m­jet fotove apo tin­gu­jve qartë­sisht të iden­ti­fikueshëm nga ana e kon­suma­torit.

12. Deklari­mi thel­bë­sisht i pasak­të për natyrën apo shkallën e rrezikut ndaj sig­urisë per­son­ale të kon­suma­torit ose famil­jes së tij, në rast se kon­suma­tori nuk e blen mallin ose shër­bimin.

13. Pro­movi­mi i një malli ose shër­bim­it të ngjashëm me një mall ose shër­bim të prod­huar apo furnizuar nga një treg­tar i veçan­të në një mënyrë që qël­lim­isht të çori­en­to­jë kon­suma­torin, që ai të beso­jë se malli ose shër­bi­mi prod­ho­het ose furni­zo­het nga i njëjti treg­tar, kur nuk është në të vërtetë.

14. Ngrit­ja, funk­sion­i­mi ose pro­movi­mi i ske­mave pirami­dale, ku një kon­suma­tor paguan për të pasur mundës­inë e për­fitim­it të një shpër­bli­mi, që rrjedh krye­sisht nga përf­shir­ja e kon­suma­torëve të tjerë në skemë sesa nga shit­ja apo kon­su­mi i mall­rave ose shër­bimeve.

15. Pre­tendi­mi se një treg­tar do të ndër­presë treg­timin apo do të ndër­ro­jë mje­disin e punës, kur ai nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

16. Pre­tendi­mi se mall­ra ose shër­bime kanë aftësi të lehtë­so­jnë fitimin në lojërat e fatit.

17. Pre­tendi­mi i rremë se një mall ose shër­bim ka aftësi të kuro­jë sëmund­je, mos­funk­sion­im apo deformim të organ­eve.

18. Përçi­mi i infor­ma­cionit në thelb të pasak­të për kushtet e tregut ose për mundësitë e gjet­jes së një malli ose shër­bi­mi, me syn­imin e nxit­jes së kon­suma­torit për të blerë mallin ose shër­bimin në kushte më pak të favor­shme sesa kushtet nor­male të tregut.

19. Pre­tendi­mi në një prak­tikë tregtare se do të ofro­het çmim pro­mo­cional ose konkur­rues, pa e dhënë në të vërtetë këtë çmim apo diç­ka të njëvler­shme me të.

20. Për­shkri­mi i një malli ose shër­bi­mi si “gratis”, “falas”, “pa pagesë” ose në një mënyrë të ngjashme, kur kon­suma­torit i duhet të pagua­jë sadopak përm­bi kos­ton e pae­vitueshme të përgjig­jes ndaj prak­tikës tregtare, si dhe pagesës për dërgesën e mallit apo ofrim­in e shër­bim­it.

21. Përf­shir­ja në mate­ri­alet e treg­tim­it e një fature ose doku­men­ti të ngjashëm, që kërkon pagesë, e cila i kri­jon kon­suma­torit për­shtyp­jen se ai e ka porosi­tur tash­më mallin e treg­tu­ar, kur në fakt ai nuk e ka porosi­tur.

22.Pretendimi i rremë ose kri­ji­mi i për­shtyp­jes se treg­tari nuk po vepron për qël­lime të lid­hu­ra me veprim­tar­inë e tij ekonomike, tregtare, pro­fe­sion­ale ose paraqit­ja e rremë e vetes si kon­suma­tor.

23. Kri­ji­mi i për­shtyp­jes së gabuar së shër­bim­it pas shit­jes për një mall është i disponueshëm në një shtet, përveç atij në të cilin shitet malli.

B. Prak­tikat tregtare agre­sive:

1. Kri­ji­mi i për­shtyp­jes se kon­suma­tori nuk mund të largo­het nga qen­dra e shit­jes derisa të për­fun­do­het kon­tra­ta.

2. Shfuqi­zo­het

3. Kry­er­ja e viz­itave per­son­ale në banesën e kon­suma­torit, duke shpër­fil­lur kërkesën e kon­suma­torit për t’u larguar ose për të mos u rik­thy­er, me për­jash­tim të rasteve dhe bren­da kufi­jve të jus­ti­fikueshëm për zba­timin e një detyri­mi kon­trak­tu­al.

4. Bër­ja e kërke­save të vazh­dueshme dhe të padëshiru­ara, nëpër­m­jet tele­fonit, fak­sit, e‑mailit ose mjeteve të tjera të komu­nikim­it në dis­tancë, me për­jash­tim të rasteve dhe bren­da shtrir­jes së jus­ti­fikueshme për zba­timin e një detyri­mi kon­trak­tu­al.

5. Kërke­sa ndaj një kon­suma­tori, i cili dësh­i­ron të mar­rë policën e sig­urim­it, që të sig­uro­jë doku­mente, të cilat, në mënyrë të arsyeshme, nuk mund të kon­sidero­hen të për­sh­tat­shme për të ven­do­sur nëse pre­tendi­mi ishte i vlef­shëm, ose dësh­ti­mi sis­tem­atik për t’iu përgjigjur kor­re­spon­dencës përkatëse, për të zhbindur kon­suma­torin nga ushtri­mi i të drej­tave të tij kon­trak­tuale.

6. Përf­shir­ja në një pub­licitet të nxit­jes së drejt­për­drejtë drej­tu­ar fëmi­jëve për të blerë mall­ra apo shër­bime, ose për të bindur prindërit e tyre apo per­sona të tjerë të rrit­ur për të blerë këto mall­ra apo shër­bime.

7. Kërke­sa e pagesës së men­jëher­shme ose të shtyrë nga treg­tari për mall­rat apo shër­bime, në lid­hje  me  furniz­imin  ose  kthimin  apo  rua­jt­jen  e  këtyre  mall­rave  a  shër­bimeve  të  pakërkuara  nga kon­suma­tori.

8. Informi­mi në for­më të qartë i kon­suma­torit se punësi­mi apo jete­sa e treg­tar­it vihet në rrezik, në rast se kon­suma­tori nuk e blen mallin ose shër­bimin.

9. Kri­ji­mi i për­shtyp­jes së gabuar se kon­suma­tori ka fitu­ar, do të fito­jë ose do të fito­jë nëse kryen një veprim të cak­tu­ar një çmim apo për­fitim tjetër të njëvler­shëm, kur në fakt:

a) nuk ka asnjë çmim apo për­fitim tjetër të njëvler­shëm;

b) ndër­mar­r­ja e çfarë­do vepri­mi për të pre­tend­uar një çmim ose çfarë­do për­fiti­mi tjetër të njëvler­shëm është objekt i pagesës së par­ave nga kon­suma­tori ose shkak­ton kos­to.

 

Neni 18

Ekspoz­i­mi i të dhë­nave të treg­tar­it

1. Treg­tarët janë të detyru­ar të ven­dosin në njës­inë e tyre të treg­tim­it emër­timin treg­tar, adresën, orarin për shër­bimin e kon­suma­torit, si dhe të dhë­na të tjera, që lid­hen me natyrën e mall­rave ose të shër­bimeve që ofro­jnë.

2. Në treg­je të hapu­ra këto detyrime për­cak­to­hen nga organet e një­sive të qev­eris­jes ven­dore dhe të dhë­nat e mësipërme ven­dosen në hyr­je të tregut.

 

KREU II

pub­liciteti


Neni 22

Gjuha e për­dorur

Mesazhet e pub­licitetit duhet të jenë në gjuhën shqipe.Bëjnë për­jash­tim parul­lat ose pjesë të tyre, të cilat lejo­hen të shpre­hen edhe në një gjuhë tjetër.

 

Neni 24

Pub­licitet i i padrejtë

Pub­liciteti është i i padrejtë, kur është diskrim­in­ues për seksin, racën, fenë, kom­bës­inë, bind­jet poli­tike, moshën, veçoritë fizike dhe men­dore.

 

Neni 25

Pub­licitet kra­ha­sues

1. Pub­licitet kra­ha­sues është çdo pub­licitet, i cili, hapur ose në mënyrë të nënkup­tuar, iden­ti­fikon treg­tarë, mall­ra ose shër­bime të ofru­ara prej tyre.

2. Pub­liciteti kra­ha­sues lejo­het kur është në për­puth­je me kushtet e mëposhtme:

a) nuk është çori­entues, sipas për­cak­timeve të nen­eve 14 dhe 15 të këtij ligji;

b) kra­ha­son mall­ra dhe shër­bime, që plotë­so­jnë të njëj­tat nevo­ja ose shër­be­jnë për të njëjtin qël­lim;

c) kra­ha­son objek­tivisht një ose më shumë karak­ter­is­ti­ka të rëndë­sishme, të ver­i­fikueshme dhe për­faqë­suese të mall­rave dhe shër­bimeve, në të cilat mund të përf­shi­het çmi­mi;

ç) nuk diskred­i­ton ose den­i­gron markat tregtare, emër­timet tregtare, shen­jat e tjera dal­luese, mall­rat, shër­bimet, veprim­tar­itë dhe rrethanat e një konkur­ren­ti;

d) në rastin e pro­duk­teve me emërtesë të origjinës, lid­het në secilin rast me pro­duk­tet e së njëjtës emërtesë;

dh) nuk për­fi­ton në mënyrë të pan­der­shme nga rep­uta­cioni i një marke tregtare, emër­ti­mi treg­tar ose shen­jë tjetër dal­luese të një konkur­ren­ti ose nga emërte­sa e origjinës së pro­duk­teve konkur­rente;

e) nuk paraqet mall­ra ose shër­bime, si imitime ose kop­je të mall­rave ose shër­bimeve, që i përkasin një emër­ti­mi treg­tar ose marke tregtare të mbro­j­tur;

ë) nuk kri­jon kon­fuzion ndër­m­jet treg­tarëve, ndër­m­jet sub­jek­tit që pro­movon mall­rat apo shër­bimet e tij dhe një konkur­ren­ti ose ndër­m­jet markave tregtare, emër­timeve tregtare, shen­jave të tjera dal­luese, mall­rave ose shër­bimeve të sub­jek­tit, që pro­movon mall­rat apo shër­bimet e tij dhe atyre të një konkur­ren­ti.

 

Neni 26

Përgjegjësia për pub­licitetin

Sub­jek­ti që pro­movon mall­rat ose shër­bimet e tij dhe agjencitë pub­lic­itare përgjig­jen sipas dis­poz­i­tave përkatëse të këtij ligji për pub­licitetin e tyre të pan­der­shëm, çori­entues ose pub­licitetin kra­ha­sues.

 

PJESA V

KUSHTET E PADREJTA TË KONTRATAVE DHE PËR­PUTHsh­mëria KONTRAKTUALE

 

KREU I

 

KUSHTET E PADREJTA NË KONTRATAT ME KONSUMATORËT

 

Neni 27

Kushtet e padrej­ta

1. Kushti kon­trak­tu­al, i cili nuk është nego­ci­uar veç­mas, është i padrejtë në qoftë se shkak­ton pabarazi të ndjeshme dhe të dal­lueshme në të drej­tat dhe detyrimet e palëve, që rrjed­hin nga kon­tra­ta, në dëm të kon­suma­torëve.

2. Një kusht do të kon­sidero­het si i pane­go­ci­uar veç­mas, kur ai ka qenë har­tu­ar më parë nga treg­tari dhe, si paso­jë, kon­suma­tori nuk ka qenë në gjend­je të ndiko­jë në përm­ba­jt­jen e kushtit, veçanër­isht në tek­stin e kon­tratës stan­darde, të for­mu­lu­ar më parë.

Në rast se disa aspek­te të kushtit ose një kusht speci­fik kanë qenë të nego­ci­uara veç­mas, nuk për­jash­to­het zba­ti­mi i para­grafit të parë të pikës 2 te pje­sa tjetër e kon­tratës, nëse një vlerësim i përgjithshëm i kon­tratës tre­gon se ajo është një kon­tratë stan­darde e for­mu­lu­ar më parë.

Kur treg­tari pre­tendon se një kusht stan­dard ka qenë i nego­ci­uar veç­mas, bar­ra e provës bie mbi të.

3. Padrejtësia e kushtit kon­trak­tu­al do të vlerë­so­het duke mba­j­tur parasysh:

a) natyrën e mall­rave dhe shër­bimeve, për të cilat lid­het kon­tra­ta;

b) kohën e lid­hjes së kon­tratës;

c) rrethanat shoqëruese të lid­hjes së kon­tratës,

ç) kushte të tjera të kon­tratës ose kon­tratë tjetër, nga e cila është e varur.

3.1.  Vlerësi­mi i natyrës së padrejtë të kushteve nuk lid­het as me objek­tin krye­sor të kon­tratës, as me për­sh­tat­shmërinë e çmimeve ose page­save të mall­rave apo shër­bimeve të furnizuara,  për sa kohë këto kushte janë har­tu­ar në një gjuhë të qartë e të kuptueshme.

4. Janë kushte të padrej­ta në kon­tra­ta të drej­tat e treg­tar­it, kur:

a) për­jash­to­jnë ose kufi­zo­jnë përgjegjës­inë ligjore të shitësit ose furnizue­sit, për shkak të vdek­jes së kon­suma­torit ose dëm­tim­it per­son­al të tij, si paso­jë e një vepri­mi ose mangësie të treg­tar­it;

b) për­jash­to­jnë ose kufi­zo­jnë në mënyrë të papër­sh­tat­shme të drej­tat ligjore të kon­suma­torëve për­bal­lë treg­tar­it ose palës tjetër, në rast të një mospërm­bush­je­je, tërë­sore ose pje­sore, apo përm­bush­je­je të pam­jaftueshme nga treg­tari të çdo detyri­mi kon­trak­tu­al, përf­shirë të drejtën e zgjed­hjes së kom­pen­sim­it të borx­hit ndaj treg­tar­it kun­drejt çdo pre­tendi­mi, që kon­suma­tori mund të ketë kundër tij;

c) e bëjnë një mar­rëvesh­je detyruese për kon­suma­torin, ndër­sa furniz­i­mi i shër­bim­it nga treg­tari është sub­jekt i një kushti, real­iz­i­mi i të cilit varet vetëm nga ai vetë;

ç) lejo­jnë treg­tarin për të mba­j­tur shumën e paguar nga kon­suma­tori, kur ky i fun­dit ven­dos për të mos e për­fun­d­uar ose përm­bushur kon­tratën, pa parashikuar për kon­suma­torin mar­rjen e kom­pen­sim­it të një shume ekuiv­a­lente nga treg­tari, kur ky i fun­dit është pala që ndër­pret kon­tratën;

d) i kërko­jnë çdo kon­suma­tori, i cili nuk arrin të përm­bushë detyrim­in e tij, të pagua­jë si kom­pen­sim një shumë të lartë jopro­por­cionale;

dh) autor­i­zo­jnë treg­tarin të prishë kon­tratën, mbi bazë të lirë të të vepru­ari, kur një lehtësi e tillë nuk i është dhënë kon­suma­torit, ose lejon treg­tarin të mba­jë shumën e paguar për shër­bimet ende të pafurnizuara nga ai, kur është vetë treg­tari që prish kon­tratën;

e) i mundë­so­jnë treg­tar­it t’i japë fund kon­tratës për një kohëzg­jat­je të pacak­tu­ar, pa njof­tim të arsyeshëm, me për­jash­tim kur ka bazë të rëndë­sishme për ta bërë këtë;

ë) zgjasin automatik­isht një kon­tratë, që ka një afat kohor të cak­tu­ar, kur kon­suma­tori nuk është shpre­hur ndryshe, kur afati i fun­dit kohor, që i lihet kon­suma­torit për të shpre­hur dëshirën për moszg­jat­je të kon­tratës, është i paarsyeshëm;

f) dety­ro­jnë kon­suma­torin të mos anu­lo­jë kushtet, me të cilat ai nuk ka mundësi reale për t’u bërë i njo­hur, për­para për­fundim­it të kon­tratës;

g) i mundë­so­jnë treg­tar­it të ndrysho­jë kushtet e kon­tratës në mënyrë të njëan­shme, pa një arsye të vlef­shme, që speci­fiko­het në kon­tratë;

gj) i mundë­so­jnë treg­tar­it të ndrysho­jë, në mënyrë të njëan­shme, pa një arsye të vlef­shme, çdo karak­ter­is­tikë të mallit ose shër­bim­it që është për t’u ofru­ar;

h) parashiko­jnë për çmimin e mallit të për­cak­to­het në kohën e shpërn­dar­jes ose lejo­jnë shitësin e mallit apo ofruesin e shër­bim­it të rrisë çmimet, për të dy rastet, pa i dhënë kon­suma­torit të drejtën e ndërsjel­lë për të anu­lu­ar kon­tratën, nëse çmi­mi për­fundim­tar është shumë më i lartë se çmi­mi, për të cilin ishte rënë dako­rd kur kon­tra­ta ishte për­fun­d­uar;

i) i japin treg­tar­it të drejtën për të për­cak­tu­ar nëse malli ose shër­bi­mi i ofru­ar është në për­puth­je me kon­tratën ose i japin atij të drejtën ekskluzive për të inter­pre­t­u­ar çdo kusht të kon­tratës;

j) kufi­zo­jnë detyrim­in e treg­tar­it për të mba­j­tur angazhimet e mar­ra nga agjen­ti i tij, ose i bëjnë angazhimet e tij sub­jekt të paj­tim­it me një for­malitet të veçan­të;

k) dety­ro­jnë kon­suma­torin të përm­bushë të gjitha detyrimet e tij, ndër­sa treg­tari nuk përm­bush detyrimet e tij;

l) i japin treg­tar­it mundës­inë të trans­fer­o­jë të drej­tat dhe detyrimet e tij, sipas kon­tratës, kur kjo mund të shër­be­jë si pakësim i garan­cive për kon­suma­torin, pa pëlqimin e këtij të fun­dit;

ll) për­jash­to­jnë ose pen­go­jnë të drejtën e kon­suma­torit të ndër­mar­rë veprime ligjore ose të ushtro­jë çdo kom­pen­sim tjetër ligjor, veçanër­isht duke i kërkuar kon­suma­torit të paraqesë mos­mar­rëvesh­jet ekskluzivisht në arbi­trazh të pam­bu­lu­ar nga dis­poz­i­tat ligjore, duke kufizuar padrejtë­sisht të dhë­nat në dis­pozi­cion për të, ose duke i ngarkuar kon­suma­torit bar­rën e provës, e cila, sipas nen­it 12 të Kodit të Pro­ce­durës Civile, i bie palës tjetër të kon­tratës.

m)   ndrysho­jnë   kushtet   e   kon­tratave   të   kre­disë,   veçanër­isht   metodën/metodologjinë   e për­l­log­a­r­it­jes së nor­mës së intere­sit dhe ele­mentet e saj, pa mar­rë më parë pëlqimin e kon­suma­torit.

 

 

Neni 28

Kërke­sat e trans­parencës

1.  Në rastin e kon­tratave,  ku të gjitha ose disa kushte që u ofro­hen kon­suma­torëve janë të shkru­ara, atëherë këto duhet të kenë një for­mulim të kuptueshëm në gjuhën shqipe dhe një paraqit­je të qartë  e të dal­lueshme.  Shkri­mi i për­dorur  të jetë “Times  New Roman”,  me mad­hësi të karak­ter­it të shkrim­it, të pak­tën 10. Në rast se ka dyshime rreth kup­ti­m­it të kushtit të kon­tratës, atëherë inter­pre­ti­mi është në favor të kon­suma­torëve.

2. Në rastin kur kushti kon­sidero­het i padrejtë, ai quhet i pavlef­shëm nga koha që është lid­hur kon­tra­ta. Kushtet e tjera kon­trak­tuale mbeten detyruese për palët dhe zba­ti­mi i mëte­jshëm i kon­tratës është i mund­shëm.

 

KREU II

PËRPUTHSHMËRIA KONTRAKTUALE

 

Neni 29

Detyri­mi i për­puthsh­mërisë

1. Në këtë kre, me mall kup­to­het vetëm sen­di i lua­jt­shëm, në për­puth­je me për­cak­timin e dhënë në pikën 7 të nen­it 3 të këtij ligji.

2. Shitësi i dorë­zon kon­suma­torit mall­ra, të cilat janë në për­puth­je me kon­tratën.

3. Mall­rat prezu­mo­hen në për­puth­je me kon­tratën kur:

a) për­puthen me për­shkrim­in e dhënë nga shitësi dhe zotëro­jnë cilësitë e mallit, që shitësi ia ka paraqi­tur kon­suma­torit si mostër ose si mod­el;

b) për­puthen me qël­limet e veçan­ta, për të cilat kon­suma­tori i ka kërkuar dhe që i bëhen të njo­hu­ra shitësit në çastin e lid­hjes së kon­tratës;

c) për­puthen me qël­limet, për të cilat mall­rat e të njëjtit tip për­doren nor­mal­isht;

ç) paraqesin cilësitë dhe per­for­mancën, të cilat janë nor­male për mall­ra të të njëjtit tip dhe që kon­suma­tori, në mënyrë të arsyeshme, i pret, sipas natyrës së mallit dhe duke mar­rë parasysh karak­ter­is­tikat e mallit, të bëra nga shitësi, prod­hue­si ose për­faqë­sue­si i autor­izuar i tij, në deklaratat pub­like, veçanër­isht në pub­licitetet ose etike­timet.

4. Çdo mungesë për­puthsh­mërie, që rezul­ton nga instal­i­mi joko­r­rekt i mall­rave, vlerë­so­het si mospër­puth­je me kon­tratën, nëse instal­i­mi është pjesë e kon­tratës së shit­jes dhe mall­rat janë instalu­ar nga shitësi ose nën përgjegjës­inë e tij. Kjo zba­to­het një­soj nëse malli është për­cak­tu­ar të instalo­het nga kon­suma­tori dhe instal­i­mi joko­r­rekt nga ana e tij është për shkak të një të mete në udhëzimet e instalim­it.

5. Nuk është mospër­puth­je me kon­tratën, kur kon­suma­tori, në kohën e lid­hjes së kon­tratës, ishte në dijeni ose në mënyrë të arsyeshme nuk mund të mos ishte në dijeni për këtë mospër­puth­je, apo kur mospër­puth­ja e ka origjinën te mate­ri­alet e furnizuara nga kon­suma­tori.

 

Neni 30

Afatet kohore

1.Shitësi përgjig­jet për mospër­puth­jet që vëre­hen bren­da afatit kohor të dy vjetëve nga çasti i dorëzim­it të mallit.

2. Çdo mospër­puth­je e duk­shme, që kon­sta­to­het bren­da një peri­ud­he kohore prej gjashtë mua­jsh, që nga data e dorëzim­it të mallit, derisa të mos provo­het ndryshe, prezu­mo­het se ka ekzis­tu­ar që në kohën e dorëzim­it, me për­jash­tim të rasteve kur ky prezu­mim është i papa­jtueshëm me natyrën e mallit ose me natyrën e mospër­puth­jes.

 

Neni 31

Dëmsh­për­bli­mi i kon­suma­torit

1. Shitësi është i detyru­ar të pra­no­jë anke­sat për mall­rat në çdo vend ku ushtron ose paraqet veprim­tar­inë, me për­jash­tim të rastit kur është autor­izuar një per­son tjetër për riparimet.

2. Shitësi ven­dos për pra­n­imin e ankesës men­jëherë ose bren­da 3 ditëve pune.

3. Në rastin e mungesës së për­puth­jes, kon­suma­tori ka të drejtën të rizotëro­jë mallin e sjel­lë në për­puth­je, pa pagesë, nëpër­m­jet riparim­it apo zëvendësim­it, të ketë një ulje të për­p­jesshme të çmim­it, ose kon­suma­tori mund të anu­lo­jë kon­tratën.

4. Kon­suma­tori fil­lim­isht kërkon nga shitësi riparim­in e mall­rave apo zëvendësimin e tyre, pa pagesë, vetëm në rast se kjo nuk është mundur apo jo e për­p­jesshme.

a) Dëmsh­për­bli­mi refer­u­ar pikës 4 kon­sidero­het jo i për­p­jesshëm nëse i ngarkon shitësit kos­to, të cilat në kra­hasim me dëmsh­për­blim­in alter­na­tiv janë të paarsyeshme, duke mar­rë parasysh:

i) vlerën e mallit, në rast se nuk do të kishte mungesë për­puth­je­je;

ii) rëndës­inë e mungesës së për­puth­jes;

iii) nëse dëmsh­për­bli­mi alter­na­tiv plotë­so­het pa shqetësime të rëndë­sishme për kon­suma­torin;

b) ter­mi pa pagesë, refer­u­ar pikave 3 e 4 të këtij neni, përf­shin të gjitha kos­tot e nevo­jshme për të sjel­lë mallin në për­puth­je, veçanër­isht për kos­tot e dërgesës, fuqisë punë­tore dhe të mate­ri­aleve;

c) çdo riparim apo zëvendësim kry­het bren­da një peri­ud­he të arsyeshme, të rënë dako­rd ndër­m­jet palëve, pa shqetësime të rëndë­sishme për kon­suma­torin dhe jo më shumë se 30 ditë kalen­darike, duke mar­rë parasysh natyrën e mallit dhe qël­lim­in, për të cilin kon­suma­tori ka kërkuar mallin.

5. Peri­ud­ha e garan­cisë pas riparim­it të mallit zgjatet automatik­isht, për të mbu­lu­ar shfaq­jen e së njëjtës mospër­puth­je. Në këtë rast, kon­suma­torit i lind e drej­ta të kërko­jë zëvendësimin e mallit në vend të riparim­it të përsërit­ur.

6. Kon­suma­tori kërkon një ulje të për­p­jesshme të çmim­it ose anulim­in e kon­tratës nëse:

a) kon­suma­torit nuk i është dhënë e drej­ta për riparim apo zëvendësim;

b) shitësi nuk ka kry­er riparim­in apo zëvendësimin, sipas për­cak­timeve të shkro­n­jës “c” të pikës 4 të këtij neni.

7. Kon­suma­tori nuk ka të drejtë të anu­lo­jë kon­tratën, nëse munge­sa e për­puth­jes është e parëndë­sishme.

8. Koha e qën­drim­it të mallit gjatë ankesës dhe riparim­it i shto­het afatit të garan­cisë.

 

Neni 32

Garan­cia kon­trak­tuale

1. Asnjë deklaratë garan­cie kon­trak­tuale nuk e privon kon­suma­torin nga të drej­tat, që sank­siono­hen në nenet 29, 30 dhe 31 të këtij ligji.

2. Treg­tari është i detyru­ar të plotë­so­jë deklaratën e garan­cisë dhe t’ia dorë­zo­jë atë kon­suma­torit.

3. Deklara­ta e garan­cisë i jepet kon­suma­torit në gjuhën shqipe. Ajo duhet të jetë e shkru­ar në një gjuhë të qartë e të kuptueshme dhe të përm­ba­jë të dhë­nat e nevo­jshme, si emër­timin e mallit ose të shër­bim­it, emrin dhe adresën e garantue­sit, afatin dhe zonën e veprim­it të garan­cisë.

 

Neni 33

Detyrime pas shit­jes

Prod­hue­sit dhe shitësit sig­uro­jnë pjesë këm­bi­mi të nevo­jshme për mirëm­ba­jt­jen dhe riparim­in e mall­rave bren­da peri­ud­hës së garan­cisë, qoftë kjo garan­ci sipas dis­poz­i­tave ligjore apo atyre kon­trak­tuale.

 

Neni 33/1
Për­puth­ja kon­trak­tuale e shër­bimeve

Treg­tari  i ofron  kon­suma­torit  shër­bime,  në për­puth­je me kushtet e kon­tratës.  Treg­tari  është përgjegjës për mospër­puth­jet e shër­bim­it të sig­u­ru­ar kon­suma­torit me kushtet e kësaj kon­trate..

 

PJESA VI

FORMA TË POSAÇME SHITJEJE DHE furniz­i­mi


KREU I

KONTRATAT E LIDHURA JASHTË Qen­drave TË TREGTIMIT

DHE DETYRIMET PËR TO


Neni 34

Kon­tratat e lid­hu­ra jashtë qen­drave të treg­tim­it

1. Kon­tratat, në bazë të të cilave një treg­tar furni­zon një kon­suma­tor me mall­ra ose shër­bime, me një vlerë jo më pak se 10 000 lekë, janë të lid­hu­ra jashtë qen­drave të treg­tim­it, kur ato kry­hen:

a) gjatë një ekskur­sioni të orga­nizuar nga treg­tari jashtë qen­drës së treg­tim­it; ose

b) gjatë një vizite të treg­tar­it në banesën e kon­suma­torit ose në vendin e punës të kon­suma­torit, kur vizita nuk kry­het me kërkesën e shpre­hur të kon­suma­torit.

2. Për­jash­to­hen nga fusha e zba­tim­it të këtij neni kon­tratat e mëposhtme:

a) kon­tratat për ndër­timin, shit­jen ose dhënien me qira të pasurisë së palu­a­jt­shme;

b) kon­tratat për furniz­imin me mall­ra ushqi­more, pije ose mall­ra të tjera të para­cak­tu­ara për kon­sum të zakon­shëm shtëpi­ak dhe që furni­zo­hen nga shër­bime të rreg­ull­ta shpërn­darëse.

c)  kon­tratat për  furniz­imin e mall­rave ose të shër­bimeve,  me kusht që të plotë­so­jnë të tria kushtet e mëposhtme:

i) kon­tra­ta është lid­hur në bazë të kat­a­logut të treg­tar­it, për të cilin kon­suma­tori ka mundës­inë e lexim­it në mungesë të për­faqë­sue­sit të treg­tar­it;

ii) ekzis­ton qël­li­mi i vazhdim­it të kon­tak­teve midis për­faqë­sue­sit të treg­tar­it dhe kon­suma­torit, në lid­hje me këtë ose çdo transak­sion të mëpasshëm;

iii) kat­a­logu,  së bashku me kon­tratën,  infor­mo­jnë  qartë  kon­suma­torin për  të drejtën  e tij  të rik­thim­it të mall­rave te treg­tari, bren­da një peri­ud­he jo më pak se 14 ditë kalen­darike nga data e mar­rjes së  mallit ose,  në të kundërt,  anulim­in e kon­tratës,  pa  asnjë penal­iz­im,  me për­jash­tim  të kujde­sit të arsyeshëm për mallin.

ç) kon­tratat e sig­urim­it;

d) kon­tratat për titu­jt.

 

Neni 35

Detyrime të përgjithshme e të veçan­ta

1. Në rastin e kon­tratave të lid­hu­ra jashtë qen­drave të treg­tim­it, sipas për­cak­tim­it të nen­it 34 të këtij ligji, kon­suma­torit i jepet e drej­ta të heqë dorë nga kon­tra­ta bren­da një peri­ud­he prej 14 ditësh kalen­darike nga dita pasuese e ditës kur lid­het kon­tra­ta. Kon­suma­tori njofton treg­tarin për vendimin e tij të heq­jes dorë nga kon­tra­ta bren­da për­fundim­it të këtij afati.

2. Dhë­nia e njof­tim­it, refer­u­ar pikës 1 të këtij neni, e shkarkon kon­suma­torin nga detyrimet e kon­tratës.

3. Treg­tar­it i kërko­het t’i japë njof­tim me shkrim kon­suma­torit, në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme, për të drejtën e tij të heq­jes dorë, së bashku me infor­ma­cione të tjera të nevo­jshme.

 

KREU II

KONTRATAT NË LARGËSI DHE DETYRIMET PËR TO


Neni 36

Kon­tratat në largësi

1. Kon­tra­ta në largësi është çdo kon­tratë për mallin apo shër­bimin, e lid­hur ndër­m­jet treg­tar­it dhe kon­suma­torit, sipas një skeme orga­niz­i­mi shit­je­je në largësi ose ofrim shër­bi­mi nga treg­tari, i cili, për qël­limet e kon­tratës, për­dor ekskluzivisht një ose më shumë mjete të komu­nikim­it në dis­tancë, deri në çastin e lid­hjes së kon­tratës dhe përf­shirë këtë çast.

2. Mjete të komu­nikim­it në largësi janë të gjitha mjetet, të cilat, pa pran­inë fizike të njëkohshme të të dyja palëve, mund të për­doren për lid­hjen e kon­tratës, si: letërkëm­bi­mi, mate­ri­alet e shty­pu­ra, pub­liciteti në shtyp me for­mu­la­rë poro­sish, kat­a­logu, pos­ta elek­tron­ike, treg­tia elek­tron­ike, fak­si, tele­foni dhe tele­vi­zori.

3. Për­jash­to­hen nga fusha e veprim­it të këtij neni kon­tratat e mëposhtme:

a) kon­tratat e lid­hu­ra nëpër­m­jet maki­nave automatike të shit­jes ose në njësi tregtare automatike;

b) kon­tratat e lid­hu­ra me oper­a­torë teleko­mu­niki­mi, nëpër­m­jet për­dorim­it të tele­fon­ave pub­likë me pagesë;

c) kon­tratat e lid­hu­ra për ndër­timin dhe shit­jen e pronës së palu­a­jt­shme ose për të drej­ta të tjera mbi pronën e palu­a­jt­shme, duke për­jash­tu­ar qirad­hënien;

ç) kon­tratat e lid­hu­ra në një ankand;

d) kon­tratat për furniz­imin me mall­ra ushqi­more, pije ose mall­ra të tjera të para­cak­tu­ara për kon­sum të shpe­jtë, të furnizuara në banesën e kon­suma­torit, apo në vendin e tij të punës, nga shër­bime të rreg­ull­ta shpërn­dar­je­je;

dh) kon­tratat për kushtet e fjet­jes, trans­portit, furnizim­it me ushqim (cater­ing) ose shër­bime të kohës së lirë, kur treg­tari angazho­het dhe kur kon­tra­ta është lid­hur, për t’i sig­u­ru­ar këto shër­bime në një datë të cak­tu­ar ose bren­da një peri­ud­he të cak­tu­ar.

 

Neni 37

Detyrime të përgjithshme e të veçan­ta

1. Për­para lid­hjes së çdo kon­trate në largësi, sipas fushës së zba­tim­it të nen­it 36 të këtij ligji, në një kohë të arsyeshme, kon­suma­torit i sig­uro­het i gjithë infor­ma­cioni i për­sh­tat­shëm, i dhënë në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme, për iden­titetin e treg­tar­it, karak­ter­is­tikat krye­sore të mall­rave dhe shër­bimeve, çmimin dhe kos­to të tjera të zbat­ueshme, deta­jet për dorëz­imin dhe pagesën, kushtet për rik­thimin e mallit ose për refuz­imin e shër­bim­it, afatin e vlef­sh­mërisë së ofer­tës dhe të drejtën e kon­suma­torit për të hequr dorë nga kon­tra­ta bren­da peri­ud­hës së për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij neni.

2. Kon­suma­tori duhet të mar­rë nga treg­tari kon­fir­mimin me shkrim ose me ndon­jë mjet tjetër, të qën­drueshëm, në një kohë të arsyeshme gjatë zba­tim­it së kon­tratës dhe jo më vonë se çasti i dorëzim­it të mallit, kur malli nuk iu dorë­zo­het palëve të tre­ta të lid­hu­ra me to, përveç infor­ma­cionit të për­cak­tu­ar në pikën l të këtij neni, edhe për infor­ma­cionet e mëposhtme:

a) Kon­suma­tori duhet të mar­rë nga treg­tari kon­fir­mimin me shkrim ose me ndon­jë mjet tjetër, të qën­drueshëm, në një kohë të arsyeshme gjatë zba­tim­it së kon­tratës dhe jo më vonë se çasti i dorëzim­it të mallit, kur malli nuk iu dorë­zo­het palëve të tre­ta të lid­hu­ra me to, përveç infor­ma­cionit të për­cak­tu­ar në pikën l të këtij neni, edhe për infor­ma­cionet e mëposhtme:

b) adresën gjeografike, në të cilën kon­suma­tori mund të dër­go­jë anke­sat e tij;

c) garancitë dhe shër­bimet passhit­je, të cilat ekzis­to­jnë;

ç) kushtet­për anulim­in e kon­tratës, kur kjo ka një afat të papër­cak­tu­ar ose ka afat më të gjatë se një vit.

3.  Kon­suma­tori ka të drejtë të heqë dorë nga kon­tra­ta pa penal­iz­im dhe pa dhënë asnjë arsye, bren­da një afati prej 14 ditësh kalen­darike:

a) Në rastin e mallit, ky afat fil­lon nga data e mar­rjes së mallit nga kon­suma­tori, kur treg­tari ka plotë­suar  detyrimet  e  për­cak­tu­ara  në  pikën  2  të  këtij  neni.  Për  shkak  të  ushtrim­it  të  heq­jes  dorë, kon­suma­torit i ngarko­het vetëm kos­to­ja e kthim­it të mallit.

b) Në rastin e shër­bim­it, ky afat fil­lon nga data e lid­hjes së kon­tratës ose nga data kur treg­tari plotë­son detyrimet e për­cak­tu­ara në pikën 2 të këtij neni, në rast se kjo datë është më pas datës së lid­hjes së kon­tratës.

c) Në rastin e kon­tratave për pen­sion­in vull­ne­tar ose për sig­urim­in e jetës,  në shër­bimin në largësi, afati i heq­jes dorë shtri­het deri në 30 ditë kalen­darike.

4. Nëse çmi­mi i mallit ose shër­bim­it mbu­lo­het, plotë­sisht ose pjesër­isht, nga kre­dia e dhënë nga treg­tari, ose nga kre­dia dhënë kon­suma­torit nga një palë e tretë, në bazë të një mar­rëvesh­je­je ndër­m­jet palës së tretë dhe treg­tar­it, mar­rëvesh­ja e kre­disë anu­lo­het, pa penal­iz­im, nëse kon­suma­tori ushtron të drejtën e tij të heq­jes dorë nga kon­tra­ta, sipas pikës 3 të këtij neni.

5. Treg­tari duhet të përm­bushë poros­inë e mar­rë nga kon­suma­tori bren­da një afati mak­si­mal prej 30 ditësh kalen­darike, nga dita pasard­hëse e ditës kur kon­suma­tori ia dër­gon poros­inë furnizue­sit.

6. Kon­suma­tori ka të drejtë të kërko­jë anulim­in e një pagese, kur kar­ta e tij e pagesës, për kon­tratën në largësi, është keqpër­dorur me mashtrim dhe kon­suma­tori rikred­i­to­het ose i rik­the­het shu­ma e paguar.

7. Detyrimet e për­cak­tu­ara në pikat 1 deri në 5 të këtij neni nuk zba­to­hen për:

a) kon­tratat për furniz­imin me mall­ra ushqi­more,  pije ose mall­ra të tjera të para­cak­tu­ara për kon­sum të shpe­jtë, të furnizuara në banesën e kon­suma­torit apo në vendin e tij të punës nga shër­bime të rreg­ull­ta shpërn­dar­je­je;

b) kon­tratat për kushtet e fjet­jes, të trans­portit, të furnizim­it me ushqim (cater­ing) ose shër­bime të kohës së lirë, kur treg­tari angazho­het dhe kur kon­tra­ta është lid­hur për t’i  sig­u­ru­ar këto shër­bime në një datë të cak­tu­ar ose bren­da një peri­ud­he të cak­tu­ar.

 

Neni 38

Furniz­i­mi i paporosi­tur

1. Ndalo­het furniz­i­mi i kon­suma­torit me mall­ra dhe shër­bime, të cilat nuk janë porosi­tur para­prak­isht nga kon­suma­tori, kur një furniz­im i tillë përf­shin kërkesë për pagesë.

2. Në rastin e furnizim­it të paporosi­tur, kon­suma­tori është i lirë nga kushti për çdo lloj pagese dhe nga detyri­mi për të mar­rë çfarë­do vepri­mi, përf­shirë edhe kthimin mbrap­sht të mallit. Munge­sa e përgjig­jes nga kon­suma­tori nuk nënkup­ton mira­timin.

 

Neni 39

Kufiz­i­mi i për­dorim­it të mjeteve të veçan­ta  të komu­nikim­it në largësi

Për­dori­mi nga treg­tari i mjeteve të mëposhtme të komu­nikim­it në largësi kërkon pëlqimin para­prak të kon­suma­torit:

a) tele­foni;

b) fak­si;

c) pos­ta elek­tron­ike.

 

PJESA VII

Kon­tra­ta te vecan­ta

 

KREU I

SHITJA E ENERGJISË, SHËRBIMET E UJIT

DHE TË TELEKOMUNIKACIONIT

 

Neni 40

Mënyra e faturim­it

1. Shit­ja e energjisë dhe e furnizim­it me ujë llog­a­ritet në bazë të kon­sum­it real dhe vlerë­so­het nëpër­m­jet aparat­eve matëse.

2. Vlera e kon­sum­it real paraqitet në një faturë, së bashku me çmimin, në mënyrë të qartë, të lex­ueshme dhe jo të dyshimtë.

3. Fatu­ra për shër­bimet e teleko­mu­nika­cionit, shpërn­darë kon­suma­torit, duhet të përm­ba­jë infor­ma­cion të plotë për listën e num­rave të tele­fon­ave të thirrur, kohën dhe zgjat­jen e tele­fonatave të bëra, num­rin e impul­seve dhe çmimin total për peri­ud­hën e cak­tu­ar.

4. Fat­u­rat e paraqi­tu­ra kon­suma­torit duhet t’i japin atij mundës­inë për të ver­i­fikuar me për­pikëri llog­a­r­it­jen e shit­jes ose shër­bim­it të sig­u­ru­ar në një peri­ud­hë të cak­tu­ar.

5. Fat­u­rat duhet t’i dorë­zo­hen kon­suma­torit në vendin e banim­it, në mënyrë zyrtare (me postë ose dorazi) dhe jo më vonë se pesëm­bëd­hjetë ditë kalen­darike për­para afatit të pagesës së tyre.

6. Të gjitha shër­bimet ndaj kon­suma­torit për har­timin dhe dorëz­imin e fat­u­rave janë pa pagesë.

 

Neni 41

Detyrimet e treg­tarëve

1. Treg­tari garan­ton sig­uri, cilësi dhe vazh­duesh­mëri të shër­bimeve.

2. Sig­uri­mi i lid­hjes, i rrjetit të shpërn­dar­jes, si dhe i shër­bim­it të mirëm­ba­jt­jes për energjinë, ujin dhe teleko­mu­nika­cionin bëhen për të gjithë kon­suma­torët në kushte të njëj­ta dhe jodiskrim­in­uese.

3. Kon­suma­torit i lind e drej­ta për t’u dëmsh­për­bly­er:

a) në rastet e ndër­pre­rjeve teknike, të cilat nuk janë shkak­tu­ar nga for­ca mad­hore ose nga ven­dos­ja e gjend­jes së jashtëza­kon­shme, si dhe kur nuk janë lajmëru­ar më parë dhe kanë pen­guar kon­suma­torin nga për­dori­mi i këtyre shër­bimeve për një peri­ud­hë më të gjatë se 24 orë;

b) kur shër­bi­mi i ofru­ar është me të meta dhe i ka sjel­lë dëme kon­suma­torit.

 

KREU II

KONTRATAT E PËRDORIMIT ME AFAT TË PRODUKTIT TË PUSHIMIT AFATGJATË, TË RISHITJES DHE TË SHKËMBIMIT

 

Neni 42

Kup­ti­mi i kon­tratave të për­dorim­it me afat të pro­duk­tit të pushim­it afat­g­jatë, të rishit­jes dhe të shkëm­bim­it

1. Kon­tratë e për­dorim­it me afat është një kon­tratë me afat më shumë se një vit, sipas së cilës kon­suma­tori, sipas rastit, sig­uron të drejtën e për­dorim­it të ako­modim­it për një ose më shumë net, për më shumë se një peri­ud­hë.

2. Kon­tratë e pro­duk­tit të pushim­it afat­g­jatë është një kon­tratë me afat më shumë se një vit, sipas së cilës kon­suma­tori, sipas rastit, sig­uron krye­sisht të drejtën e për­fitim­it të uljeve të çmim­it ose për­fitime të tjera, në lid­hje me ako­mod­imin, veç­mas ose së bashku me shër­bimin e udhë­tim­it apo ndon­jë shër­bim tjetër.

3.   Kon­tratë   rishit­je­je   është   një   kon­tratë,   sipas   së   cilës   treg­tari,   sipas   rastit,   ndih­mon kon­suma­torin të shesë ose të ble­jë një pro­dukt të për­dorim­it  me afat ose të një pro­duk­ti të pushim­it afat­g­jatë.

4. Kon­tratë e shkëm­bim­it është një kon­tratë, sipas së cilës kon­suma­tori, sipas rastit, bashko­het në një sis­tem shkëm­bi­mi, i cili i lejon kon­suma­torit mundës­inë e për­dorim­it të ako­modim­it ose shër­bime të  tjera,  në  shkëm­bim  të  dhënies  përko­hë­sisht  te  per­sona  të  tjerë  të  mundë­sisë  së  për­dorim­it  të për­fitimeve të të drej­tave, që rrjed­hin nga kon­tra­ta e kon­suma­torit e për­dorim­it me afat.”.

 

Neni 43

Detyrime të përgjithshme dhe të veçan­ta

1. Në një kohë të arsyeshme, për­para se kon­suma­tori të pra­no­jë ndon­jë ofer­të ose të lid­hë një kon­tratë të për­dorim­it me afat të pro­duk­tit të pushim­it afat­g­jatë, të rishit­jes apo të shkëm­bim­it, treg­tari i sig­uron atij, në mënyrë të qartë e të kuptueshme, të gjithë infor­ma­cionin e nevo­jshëm.

2.  Treg­tari  i  sig­uron  kon­suma­torit  kon­tratën  e  për­dorim­it  me  afat  të  pro­duk­tit  të  pushim­it afat­g­jatë, të rishit­jes apo të shkëm­bim­it, me shkrim ose me një mjet tjetër të qën­drueshëm, në gjuhën shqipe.

3. Kur objek­ti i kon­tratës së për­dorim­it me afat të pro­duk­tit të pushim­it afat­g­jatë, të rishit­jes apo të  shkëm­bim­it,  është i ven­do­sur në një vend të huaj,  treg­tari  i sig­uron kon­suma­torit një përk­thim të noter­izuar dhe të cer­ti­fikuar të kon­tratës në gjuhën shqipe.

4. Kon­suma­tori ka të drejtën e heq­jes dorë nga kon­tratat e për­dorim­it me afat të pro­duk­tit të pushim­it afat­g­jatë, të rishit­jes apo të shkëm­bim­it, pa penal­iz­im dhe pa dhënë arsye, bren­da një afati prej
14 ditësh kalen­darike, duke fil­lu­ar nga data e lid­hjes së kon­tratës ose nga data kur palët nën­shkru­a­jnë një kon­tratë para­prake  detyruese apo nga data kur  kon­suma­tori merr  kon­tratën a çdo kon­tratë para­prake detyruese, në qoftë se kjo ditë është më vonë se data e lid­hjes së kon­tratës apo kon­tratës para­prake.

5. Kur çmi­mi i kon­tratës së për­dorim­it me afat të pro­duk­tit të pushim­it afat­g­jatë, të rishit­jes apo të  shkëm­bim­it, mbu­lo­het plotë­sisht ose pjesër­isht nga kre­dia e dhënë kon­suma­torit nga treg­tari ose nga një palë e tretë, në bazë të një mar­rëvesh­je­je ndër­m­jet palës së tretë dhe treg­tar­it, mar­rëvesh­ja e kre­disë për­fun­don  pa  penal­iz­im  për  kon­suma­torin,  nëse  kon­suma­tori  ushtron  të  drejtën  e  heq­jes  dorë  nga kon­tratat e për­dorim­it me afat, të pro­duk­tit të pushim­it afat­g­jatë, të rishit­jes apo të shkëm­bim­it.”.

 

KREU III

KREDIA KONSUMATORE DHE DETYRIMET PËR TË

 

Neni 44

Kre­dia kon­suma­tore

1. Mar­rëvesh­ja e kre­disë kon­suma­tore është çdo mar­rëvesh­je, ku një kre­did­hënës i jep ose i prem­ton t’i japë një kon­suma­tori një kre­di, në for­mën e një pagese të shtyrë, huad­hënies ose mar­rëvesh­jeve të tjera, të ngjashme, finan­cia­re.

2. Mar­rëvesh­jet për kushtet mbi bazën e vazh­duesh­mërisë së një shër­bi­mi apo të furnizim­it me mall­ra të të njëjtit lloj dhe në të njëjtën sasi, ku kon­suma­tori ka të drejtën e pagesës për zgjat­jen e këtyre kushteve nëpër­m­jet kësteve, nuk do të vlerë­so­hen mar­rëvesh­je kredie.

3. Për­jash­to­hen nga fusha e veprim­it të këtij kreu mar­rëvesh­jet e kre­disë:

a) që janë të sig­u­ru­ara me anë të hipotekës ose nga ndon­jë sig­urim tjetër i kra­ha­sueshëm, që për­doret  zakon­isht mbi pronën e palu­a­jt­shme,  apo të  sig­u­ru­ara  nëpër­m­jet një të drejte  që lid­het me pronën e palu­a­jt­shme;

b) qël­li­mi i të cilave është fitimi/marrja ose rua­jt­ja e të drej­tave të pronë­sisë mbi tokën ose mbi ndërte­sa ekzistuese apo të pro­jek­tu­ara;

c) që përf­shi­jnë një shumë totale të kre­disë më pak se 30 mijë lekë ose më shumë se 10 mil­ionë lekë;

ç) mar­rëvesh­jet e qirasë ose lizingut ku detyri­mi për bler­jen e objek­tit të mar­rëvesh­jes nuk është për­cak­tu­ar  në  vetë  mar­rëvesh­jen  ose  në  ndon­jë  mar­rëvesh­je  të  veçan­të.  Një  detyrim  i  tillë do  të prezu­mo­het se ekzis­ton, nëse është ven­do­sur kësh­tu në mënyrë të njëan­shme nga kred­i­tori;

d) në for­mën e një over­drafti dhe ku kre­dia duhet të shly­het bren­da një mua­ji;

dh) ku kre­dia është dhënë pa interes dhe pa ndon­jë detyrim/pagesë tjetër dhe mar­rëvesh­jet  e kre­disë,  sipas kushteve të të cilave kre­dia duhet të shly­het bren­da tre mua­jve dhe janë për t’u  paguar vetëm detyrime me vlerë të vogël, të papër­fill­shme;

e) ku kre­dia është dhënë nga punëd­hënësi punon­jësve të tij, si një veprim­tari dytë­sore pa interes ose me një nor­më vje­tore të përqind­jes së pagesave/detyrimeve më të ulët se ato që ekzis­to­jnë në treg dhe që përgjithë­sisht nuk janë të ofru­ara për pub­likun;

ë) që janë rezul­tat i një zgjid­hje­je të arrit­ur në gjykatë ose për­para një autoriteti tjetër ligjor;

f) që kanë të bëjnë me një pagesë të shtyrë, pa detyrime/pagesa, të një borx­hi ekzistues;

g) prej lid­hjes së të cilave kon­suma­torit i kërko­het që të depoz­i­to­jë një send si sig­uri në rua­jt­je të kred­i­torit dhe ku përgjegjësia e kon­suma­torit ndaj këtij sen­di të lënë peng është rrep­të­sisht e kufizuar;

gj) që kanë të bëjnë me huat e dhë­na ndaj një pub­liku të kufizuar,  në bazë të një dis­pozite ligjore, me qël­lim të intere­sit të përgjithshëm dhe me nor­ma intere­si më të ulë­ta se ato që ekzis­to­jnë në treg, ose pa interes, apo në kushte të tjera që janë më të favor­shme për kon­suma­torin se ato që ekzis­to­jnë në treg dhe me nor­ma intere­si jo më të lar­ta se ato që ekzis­to­jnë në treg.

4. Kre­dia kon­suma­tore rreg­ul­lo­het me akt nën­ligjor të Bankës së Shqipërisë.

 

Neni 45

Detyrime të tjera

1.  Çdo pub­licitet, në lid­hje me mar­rëvesh­jet e kre­disë,  e cila tre­gon një nor­më intere­si apo ndon­jë shifër, në lid­hje me çmimin e kre­disë për kon­suma­torët, duhet të përf­shi­jë infor­ma­cionin stan­dard të për­cak­tu­ar në këtë nen.

Ky infor­ma­cion stan­dard duhet të jepet në mënyrë të qartë, të sak­të dhe të duk­shme, me anë të një shem­bul­li për­faqë­sues, ku të speci­fiko­hen:

a)  nor­ma  e  huas,  fikse  ose  të  ndryshueshme,  ose  të  dyja  së  bashku,  me  veçoritë  e  çdo pagese/detyrimi të përf­shi­ra në kos­ton totale të kre­disë për kon­suma­torin;

b) shu­ma totale e kre­disë;

c) nor­ma vje­tore e përqind­jes së pagesave/detyrimeve apo nor­ma efek­tive e intere­sit (NEI), siç për­cak­to­het me akt nën­ligjor të Bankës së Shqipërisë;

ç) nëse është e zbat­ueshme, kohëzg­jat­ja e mar­rëvesh­jes së kre­disë;

d) në rastin e një kredie në for­mën e një pagese të shtyrë, për një mall ose shër­bim të veçan­të, çmi­mi në para (kesh) dhe shu­ma e çdo pagese në avancë;

dh) shu­ma totale e pagesës për kon­suma­torin dhe shu­mat e page­save për këstet”.

1.1.  Në një kohë të arsyeshme, për­para se kon­suma­tori të pra­no­jë ndon­jë ofer­të ose të lid­hë kon­tratë,  kred­i­tori dhe, kur është e zbat­ueshme, ndër­m­jetë­sue­si i kre­disë, i sig­uro­jnë kon­suma­torit, në bazë  të  kushteve të  kre­disë  dhe kushteve të  ofru­ara  nga kred­i­tori,  si dhe nëse është e  zbat­ueshme, pref­er­en­cave të shpre­hu­ra apo infor­ma­cionit të dhënë nga ana e kon­suma­torit, të dhë­nat e nevo­jshme për të kra­ha­suar ofer­tat e ndryshme, në mënyrë që të mar­rë, sipas këtyre të dhë­nave, një vendim për lid­hjen e një mar­rëvesh­je­je kredie.

Një infor­ma­cion i tillë, i dhënë me shkrim apo me një mjet tjetër të qën­drueshëm, duhet të jetë sipas  formës/formave  stan­darde  të  infor­ma­cionit  të  kre­disë  kon­suma­tore,  të  për­cak­tu­ar  nga  Ban­ka e Shqipërisë.

1.2. Në kup­tim të këtij neni, “ndër­m­jetë­sue­si i kre­disë” është çdo per­son fizik ose juridik, i cili nuk vepron si kred­i­tor, por për qël­lime që lid­hen me tregt­inë, biz­nesin ose pro­fe­sion­in e tij:

i) paraqet ose ofron mar­rëvesh­je kredie te kon­suma­torët;

ii) ndih­mon kon­suma­torët për punën për­gati­tore,  në lid­hje me mar­rëvesh­jet e kre­disë, ndryshe nga ato të për­men­dura në nën­ndar­jen “i”;

iii) lidh mar­rëvesh­je kredie me kon­suma­torët në emër të kred­i­torit,  mbi bazën e një tar­ife,  që mund të jetë me para ose me ndon­jë for­më tjetër finan­cia­re, për të cilën është rënë dako­rd.

2. Kon­suma­tori ka të drejtë të heqë dorë nga mar­rëvesh­ja e kre­disë, pa dhënë asnjë arsye, bren­da një afati prej 14 ditësh kalen­darike, duke fil­lu­ar nga data e lid­hjes së mar­rëvesh­jes së kre­disë ose nga data kur kon­suma­tori merr dijeni për kushtet kon­trak­tuale, nëse kjo e fun­dit është e mëvon­shme.

2.1.  Kon­suma­tori ka të drejtë, në çdo kohë, të shlye­jë plotë­sisht ose pjesër­isht detyrimet e tij, sipas mar­rëvesh­jes së kre­disë. Në këto raste, kon­suma­torit i jepet e drej­ta e reduk­tim­it të kos­tos totale të kre­disë, që kon­sis­ton në uljen e intere­sit dhe kos­tove për peri­ud­hën e mbe­tur të kon­tratës së kre­disë.

3.  Mar­rëvesh­jet e kre­disë har­to­hen me shkrim ose me një mjet tjetër të qën­drueshëm dhe një kop­je e saj u jepet palëve.

4. Mar­rëvesh­ja e shkru­ar përf­shin të gjithë infor­ma­cionin, që lid­het me nor­mën vje­tore, në përqind­je, të detyrim­it, kushtet për ndryshimin e kësaj të fun­dit, shu­mat, num­rin dhe frekuencën ose datat e page­save, që duhet të krye­jë kon­suma­tori për të shly­er kred­inë, si dhe çfarë­do kushti tjetër thel­bë­sor të kon­tratës.

5. Ekzis­ten­ca e një mar­rëvesh­je­je kredie nuk ndikon në asnjë mënyrë mbi të drej­tat e kon­suma­torit ndaj furnizue­sit të mall­rave ose shër­bimeve, të blera nëpër­m­jet një mar­rëvesh­je­je të tillë, në rastet kur mall­rat ose shër­bimet nuk janë furnizuar ose janë ndryshe, jo në për­puth­je me kushtet e kon­tratës për furniz­imin e tyre.

6. Kur kon­suma­tori, për bler­jen e mall­rave ose për­fitimin e shër­bimeve, bëhet palë në një mar­rëvesh­je kredie me një per­son të ndryshëm nga furnizue­si i tyre dhe ekzis­ton një lid­hje e ngushtë tregtie ndër­m­jet kre­did­hënësit dhe furnizue­sit të mallit ose shër­bim­it, kon­suma­tori ka të drejtën të kërko­jë dëmsh­për­blim nga kre­did­hënësi, kur mall­rat ose shër­bimet, objekt i mar­rëvesh­jes se kre­disë, nuk janë furnizuar ose janë ndryshe, jo në për­puth­je me kushtet e kon­tratës për furniz­imin e tyre.

 

KREU IV

KONTRATAT E PAKETAVE TË UDHËTIMIT

DHE DETYRIMET PËR TO


Neni 46

Kon­tratat e pake­tave të udhë­tim­it

Kon­tratat e pake­tave të udhë­tim­it janë kon­tra­ta që:

a) i sig­uro­jnë ose ofro­jnë t’i sig­uro­jnë kon­suma­torit, me një çmim gjithëpërf­shirës, një kom­bin­im të para­për­gat­i­tur të jo më pak se dy nga llo­jet e mëposhtme të shër­bimeve:

i) trans­porti;

ii) stre­hi­mi;

iii) shër­bime të tjera tur­is­tike, që nuk lid­hen drejt­përsë­drejti me trans­portin ose stre­himin dhe që për­bëjnë pjesë të kon­siderueshme të paketës;

b) mbu­lo­jnë një peri­ud­hë kohore prej jo më pak se 24 orë ose që përf­shi­jnë stre­himin, të pak­tën për një natë.

 

Neni 47

Detyrime të përgjithshme e të veçan­ta

1. Ofrue­si i paketës është i detyru­ar t’i sig­uro­jë kon­suma­torit infor­ma­cionin e nevo­jshëm, i cili nuk duhet të jetë çori­entues, në lid­hje me paketën tur­is­tike, çmimin e paketës dhe për çfarë­do kushti tjetër, që i takon kon­tratës së paketës së udhë­tim­it.

2. Në rastet kur kon­suma­torit i vihet në dis­pozi­cion nga treg­tari apo orga­ni­za­tori i paketës së udhë­tim­it një broshurë, në të duhet të shëno­hen në mënyrë të lex­ueshme, të hol­lë­sishme dhe të sak­të të gjitha të dhë­nat për:

a) çmimin e paketës, shumën ose përqind­jen e çmim­it, që duhet paguar në for­mën e parad­hënies dhe kalen­darin për pagesën e shumës së mbe­tur;

b) des­ti­na­cionin dhe itin­er­arin;

c) mjetet dhe kat­e­goritë e trans­portit që do të për­doren;

ç) tipin e stre­him­it, vend­ndod­hjen dhe kat­e­gor­inë;

d) planin e vak­teve të ngrënies;

dh) kërke­sat për pas­apor­tat dhe vizat.

 

PJESA VIII

INSTITUCIONET PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE

 

KREU I

ORGANET SHTETËRORE

 

Neni 48

Organet kom­pe­tente

Insti­tu­cionet shtetërore kom­pe­tente janë organet krye­sore përgjegjëse për zhvil­lim­in dhe zba­timin e poli­tikave për mbro­jt­jen e kon­suma­torëve, për të mbro­j­tur të drej­tat bazë të kon­suma­torëve, në mënyrë të veçan­të të gru­peve të kon­suma­torëve më të ndjeshëm, si: fëmi­jët, të moshuar­it, të var­frit, invalidët, të sëmurët, si dhe per­son­at me aftësi të kufizuara men­dore e fizike.

 

Neni 49

Organi përgjegjës

1. Min­is­tria përgjegjëse për fushën e tregtisë, nëpër­m­jet struk­turës admin­is­tra­tive përkatëse (më poshtë struk­tu­ra përgjegjëse për mbro­jt­jen e kon­suma­torëve), har­ton poli­tikat dhe sig­uron instru­mentet rreg­ul­luese të mbro­jt­jes së kon­suma­torit, si dhe zba­timin efek­tiv të këtij ligji.

2. Përgjegjësitë krye­sore të kësaj struk­ture janë:

a) studi­mi dhe paraqit­ja e propoz­imeve për har­timin dhe zhvil­lim­in e poli­tikës kom­bëtare për mbro­jt­jen e kon­suma­torit;

b) për­gatit­ja dhe shqyr­ti­mi i akteve nor­ma­tive dhe masave të tjera rreg­ul­luese, që lid­hen me mbro­jt­jen e kon­suma­torit;

c) bashkërendi­mi i poli­tikave dhe i veprim­tarive për mbro­jt­jen e kon­suma­torit me min­istritë e lin­jës dhe insti­tu­cionet e tjera shtetërore;

ç) mar­r­ja e masave bashkëren­duese për zba­timin e doku­menteve strategjike në fushën e mbro­jt­jes së kon­suma­torëve;

d) propoz­i­mi i masave të nevo­jshme për të garan­tu­ar niv­el të lartë të mbro­jt­jes së kon­suma­torit;

dh) mar­r­ja e nis­mave për har­timin e kodeve të sjell­jes ose kon­tratave stan­darde, në bashkëpunim me oper­a­torët ekonomikë;

e) bashkëpuni­mi me organet qen­drore e ven­dore për mbro­jt­jen e kon­suma­torëve;

ë) bashkëpuni­mi me shoqatat e kon­suma­torëve;

f) mbikëqyr­ja e zba­tim­it të këtij ligji;

g) zhvil­li­mi i sis­te­meve të tra­j­tim­it të anke­save të kon­suma­torëve dhe i ske­mave alter­na­tive për zgjid­hjen mos­mar­rëvesh­jeve;

gj) mbështet­ja e veprim­tarive të shoqatave të kon­suma­torëve;

h) bashkëpuni­mi dhe shkëm­bi­mi i për­vo­jës me insti­tu­cionet analoge, europi­ane dhe ndërkom­bëtare;

i) zhvil­li­mi i fushatave për ndërgjegjësimin e kon­suma­torëve, sen­si­bi­liz­i­mi dhe njof­ti­mi i vazh­dueshëm i kon­suma­torëve.

 

Neni 50

Këshilli bashkëren­dues

1. Për shqyr­timin e poli­tikave dhe të masave orga­ni­za­tive në mbro­jt­je të kon­suma­torit, kri­jo­het Këshilli Bashkëren­dues.

2. Këshilli Bashkëren­dues për­bëhet nga për­faqë­sues të organ­eve të admin­is­tratës shtetërore, të lid­hu­ra drejt­për­drejt ose jo me mbro­jt­jen e intere­save të kon­suma­torëve, si dhe nga orga­ni­zatat jofitim­prurëse të kon­suma­torëve dhe shoqatat e biz­ne­sit.

3. Për­bër­ja e Këshillit Bashkëren­dues mira­to­het me urd­hër të Kryem­i­nistrit.

4. Këshilli Bashkëren­dues krye­so­het nga min­istri përgjegjës për fushën e tregtisë.

5. Rreg­ul­lor­ja e funk­sionim­it të Këshillit Bashkëren­dues mira­to­het nga min­istri përgjegjës për fushën e tregtisë. Struk­tu­ra përgjegjëse për mbro­jt­jen e kon­suma­torëve, e për­cak­tu­ar sipas nen­it 49 të këtij ligji, ngarko­het me funk­sionet e sekre­tari­atit teknik të Këshillit Bashkëren­dues.

 

KREU II

ORGANET ZBATUESE

 

Neni 51

Struk­tu­ra përgjegjëse për mbikëqyr­jen e tregut

1. Struk­tu­ra përgjegjëse e mbikëqyr­jes së tregut, sipas për­cak­tim­it të nen­it 16 të ligjit nr. 9779, datë 16.7.2007 “Për sig­ur­inë e përgjithshme, kërke­sat thel­bë­sore dhe vlerësimin e kon­for­mitetit të pro­duk­teve joushqi­more”, kon­trol­lon zba­timin e nen­eve 5, 7, 8, 9, 11, 12, 18, 19, 20 e 21  të këtij ligji.

2. Struk­tu­ra përgjegjëse e mbikëqyr­jes së tregut bashkëpunon ngushtë me struk­turën përgjegjëse për mbro­jt­jen e kon­suma­torëve dhe i rapor­ton asaj.

 

Neni 52

Komi­sioni i Mbro­jt­jes së Kon­suma­torëve

1. Për shqyr­timin e shkel­jeve dhe mar­rjen e masave për zba­timin e dis­poz­i­tave të këtij ligji, si dhe të akteve nën­ligjore të dala në zba­tim të këtij ligji, me për­jash­tim të funk­sion­eve që kryen struk­tu­ra përgjegjëse për mbikëqyr­jen e tregut, të për­cak­tu­ara në nenin 51 të këtij ligji, kri­jo­het Komi­sioni i Mbro­jt­jes së Kon­suma­torëve.

Bëjnë për­jash­tim rastet kur lig­je të veçan­ta për­cak­to­jnë struk­tu­ra të tjera përgjegjëse.

2. Komi­sioni i Mbro­jt­jes së Kon­suma­torëve për­bëhet nga 5 anë­tarë:

a) 2 për­faqë­sues të min­istrisë përgjegjëse për fushën e tregtisë, njëri prej të cilëve nga struk­tu­ra përgjegjëse për mbro­jt­jen e kon­suma­torëve;

b) 2 për­faqë­sues nga Min­is­tria e Drejtë­sisë;

c) për­faqë­sues nga shoqëria civile me për­vo­jë në fushën e ekonomisë, dhe jurispru­dencës.

Anë­tarët e Komi­sion­it, refer­u­ar në shkro­n­jat “a”  dhe “b”,  janë nëpunës të shër­bim­it civ­il, të propozuar nga min­istri përkatës.
Kryetari  dhe  anë­tarët  e  Komi­sion­it  emëro­hen  dhe  shkarko­hen  me  urd­hër  të  Kryem­i­nistrit. Kryetari i Komi­sion­it emëro­het ndër­m­jet dy për­faqë­suesve të min­istrisë përgjegjëse për fushën e tregtisë dhe duhet të ketë të pak­tën 3 vjet për­vo­jë pune në fushën e mbro­jt­jes së kon­suma­torëve.

3. Man­dati i anë­tarëve të komi­sion­it është 5‑vjeçar, me të drejtë përsërit­je­je.

4. Për iden­ti­fikimin e shkel­jeve të dis­poz­i­tave të refer­u­ara në pikën 1 të këtij neni, shfry­të­zo­hen kon­sta­timet, kërke­sat, anke­sat dhe çdo lloj tjetër infor­ma­cioni, që për­bëjnë shkak të mjaftueshëm për shqyr­tim.

5. Për ver­i­fikimin e shkel­jeve të dis­poz­i­tave të refer­u­ara në pikën 1 të këtij neni, komi­sioni bashkëpunon me struk­turën përgjegjëse për mbro­jt­jen e kon­suma­torëve dhe me struk­turën përgjegjëse të mbikëqyr­jes së tregut.

6. Struk­tu­ra përgjegjëse për mbro­jt­jen e kon­suma­torëve ngarko­het me funk­sionet e sekre­tari­atit teknik të këtij komi­sioni.

7. Mënyra e funk­sionim­it, mënyra e pagesës së Komi­sion­it të Mbro­jt­jes së Kon­suma­torëve dhe për­cak­ti­mi i pro­ce­du­rave të vlerësim­it të shkel­jeve për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

8. Komi­sioni har­ton një raport në fund të çdo viti dhe sa herë që i kërko­het, rreth veprim­tarisë së tij dhe e pub­likon atë në faqen e tij të inter­netit të min­istrisë përgjegjëse për tregt­inë.

 

Neni 52/1

Detyri­mi për dhënie infor­ma­cioni

Treg­tarët  janë të detyru­ar  të japin,  në mënyrë  të  qartë,  të vërtetë  e jo të mangët,  të gjithë infor­ma­cionin e kërkuar nga organet zbat­uese dhe struk­tu­ra përgjegjëse për mbro­jt­jen e kon­suma­torëve, sipas dis­poz­i­tave të këtij ligji.

 

KREU III

ORGANIZATAT JOFITIMPRURËSE

 

Neni 53

Shoqatat e kon­suma­torëve

1. Kon­suma­torët kanë të drejtë, në baza vull­netare, të kri­jo­jnë shoqa­ta të pavaru­ra kon­suma­torësh, në mbro­jt­je të intere­save të tyre, sipas ligjit në fuqi.

2. Shoqatat e kon­suma­torëve janë orga­ni­za­ta të pavaru­ra nga treg­tarët dhe kanë si qël­lim, të për­cak­tu­ar me statut, mbro­jt­jen e të drej­tave të kon­suma­torëve.

3. Shoqatat e kon­suma­torëve duhet të përm­bushin kriteret e mëposhtme në mënyrë që të për­faqë­so­jnë intere­sat kolek­tivë të kon­suma­torëve:

a) anë­tarësi aktive;

b) për­vo­jë;

c) shtrir­je gjeografike.

4. Nëpunësit e organ­eve admin­is­tra­tive shtetërore përgjegjëse për mbro­jt­jen e kon­suma­torëve nuk lejo­hen të kenë funk­sione drejtuese në shoqatat e kon­suma­torëve.

 

Neni 54

Të drej­tat e shoqatave të kon­suma­torëve

1. Shoqatat e kon­suma­torëve kanë të drejtë:

a) të eduko­jnë, të infor­mo­jnë dhe të sen­si­bi­li­zo­jnë vazhdimisht kon­suma­torët për të drej­tat e tyre;

b) të orga­ni­zo­jnë dhe të drej­to­jnë qen­drat për këshillim­in e kon­suma­torëve, në për­puth­je me kriteret e për­cak­tu­ara nga min­istri përgjegjës për fushën e tregtisë;

c) të ndjekin dhe të tra­j­to­jnë anke­sat e kon­suma­torëve;

ç) të shkëm­be­jnë të dhë­na me organet shtetërore përgjegjëse për mbro­jt­jen e kon­suma­torëve;

d) të orga­ni­zo­jnë tes­time të pavaru­ra për cilës­inë dhe sig­ur­inë e mall­rave dhe të shër­bimeve në treg dhe t’i bëjnë pub­like rezul­tatet e këtyre tes­timeve;

dh) të ndër­mar­rin veprime ligjore në gjykatë ndaj treg­tarëve, në rastet e shkel­jes së të drej­tave të kon­suma­torëve.

2. Burimet finan­cia­re të shoqatave në mbro­jt­je të kon­suma­torit janë të njëj­ta me ato të parashikuara në legjis­la­cionin përkatës për orga­ni­zatat jofitim­prurëse.

3. Min­is­tria përgjegjëse për fushën e tregtisë mbështet shoqatat e kon­suma­torëve me ndih­më finan­cia­re bren­da kufi­jve të bux­hetit të mirat­u­ar. Mënyra e shpërn­dar­jes kry­het nëpër­m­jet pro­ce­du­rave të ten­derim­it.

 

KREU IV

VENDIMET PËR DALIMIN E SHKELJES

 

Neni 55

Ndal­i­mi i shkel­jes

Në rastet e veprimeve, që bien në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat e këtij ligji, të cilat dëm­to­jnë intere­sat kolek­tivë të kon­suma­torëve, struk­tu­ra përgjegjëse për mbro­jt­jen e kon­suma­torëve dhe shoqatat e kon­suma­torëve, të cilat janë deklaru­ar për­faqë­suese të intere­save kolek­tivë të kon­suma­torëve, sipas nen­it 53 të këtij ligji, mund t’i drej­to­hen Komi­sion­it për Mbro­jt­jen e Kon­suma­torëve dhe/ose gjykatës për të kërkuar mar­rjen e vendim­it për:

a) pushimin ose ndal­im­in e shkel­jes;

b) pub­likimin e pjesshëm ose të plotë të vendim­it të mar­rë në zba­tim të shkro­n­jës “a” të kësaj pike, në një for­më, që vlerë­so­het e për­sh­tat­shme dhe/ose ky pub­likim të jetë në një for­më të tillë, që t’i shër­be­jë eli­m­inim­it të efek­teve neg­a­tive që sjell kjo shkel­je;

c) page­sat në Bux­hetin e Shtetit nga i padi­turi hum­bës, në rastet e mospa­j­tim­it me vendimin bren­da afatit të për­cak­tu­ar nga komisioni/gjykata të një shume të cak­tu­ar për secilën ditë vonese pas këtij afati ose për secilën shkel­je tjetër të ngjashme;

ç) pub­likimet, sipas shkro­n­jës “b” të kësaj pike, kry­hen nga min­is­tria përgjegjëse për fushën e tregtisë. Shpen­zimet për pub­likimin për­bal­lo­hen nga pala hum­bëse.

 

KREU V

TRAJTIMI I ANKESAVE TË KONSUMATORËVE

 

Neni 56

Anke­sat e kon­suma­torëve

1. Kon­suma­tori, kur i shke­len të drej­tat, ka të drejtën e paraqit­jes së ankesës te:

a) struk­tu­ra admin­is­tra­tive shtetërore përgjegjëse për mbro­jt­jen e kon­suma­torëve;

b) shoqatat e kon­suma­torëve;

c) Avokati i Pop­ul­lit;

ç)   gjyka­ta e arbi­trazhit;

d) organet gjyqë­sore;

dh) çdo struk­turë tjetër, e kri­juar posaçër­isht për zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jeve jashtë gjyqë­sorit.

1.1.   Ngarko­het  min­istri,  që  mbu­lon  tregt­inë,  për  nxjer­rjen  e  udhëzim­it  për  për­cak­timin  e pro­ce­du­rave të tra­j­tim­it të anke­save, të paraqi­tu­ra në struk­turën e parashikuar në shkro­n­jën “a” të pikës 1 të këtij neni.

2. Ngarko­het Këshilli i Min­is­trave për për­cak­timin e kritereve që duhet të përm­bushë struk­tu­ra e parashikuar në shkro­n­jën “dh” të pikës 1 të këtij neni.

 

PJESA IX

KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE

 

Neni 57

Shkel­jet admin­is­tra­tive

Shkel­jet e dis­poz­i­tave të këtij ligji, kur nuk për­bëjnë vepër penale, për­bëjnë kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe ndëshko­hen si më poshtë:

l. Nga struk­tu­ra përgjegjëse për mbikëqyr­jen e tregut:

a) për shkel­jet e dis­poz­i­tave të parashikuara në nenet 9 pikat 3 dhe 4, 11, 18, me gjobë në masën
100 000 lekë;

b) për shkel­jet e dis­poz­i­tave të parashikuara në nenet 7, 8, 9 pikat 1 dhe 2, 12,  30 e 31, me gjobë në masën 1 për qind të xhi­ros vje­tore të vitit finan­ciar paraard­hës, por jo më pak se 200 000 lekë;

c) për mosplotësim të kërke­save të parashikuara në nenin 52/1, me gjobë në masën 300 000 lekë;

2. Nga Komi­sioni i Mbro­jt­jes së Kon­suma­torëve:

a) për shkel­jet e dis­poz­i­tave të parashikuara në nenet 14, 15, 17 shkro­n­ja “A”,  22, 24, 32 pika
3, 33, 35, 37, 38, 39 e 43, me gjobë në masën 1 për qind të xhi­ros vje­tore të vitit finan­ciar paraard­hës, por jo më pak se 300 000 lekë;

b) për shkel­jet e dis­poz­i­tave të parashikuara në nenet 16, 17 shkro­n­ja “B”,  25, 27 pika 4, 28 pika  1,  29,  33/1,  40,  41,  45 e 47,  me gjobë në masën 2 për qind të xhi­ros vje­tore të vitit finan­ciar paraard­hës, por jo më pak se 500 000 lekë;

c)  për  shkel­jet  e  dis­poz­i­tave  të  parashikuara  sipas  nen­eve  9  e  39  (për  rastet  e  prak­tikave tregtare), me gjobë në masën 100 000 lekë;

ç) për mosplotësim të kërke­save të parashikuara në nenin 52/1, me gjobë në masën 300 000 lekë.

3. Nga insti­tu­cione të tjera:

Drej­to­ria e Përgjithshme e Metrologjisë: për shkel­jen e dis­poz­itës së parashikuar në shkro­n­jën
“c” të pikës 1 të nen­it 9, me gjobë në masën 100 000 lekë;

4. Në rast përsërit­je­je, gjo­bat e parashikuara në këtë nen dyfishohen. Përsërit­je vlerë­so­het rasti, kur shkelësi kryen të njëjtën shkel­je për herë të dytë, bren­da një peri­ud­he prej 5 vjetësh.

5.  Kur Komi­sioni, në shqyr­timin e kundër­va­jt­jes admin­is­tra­tive, kon­sta­ton shkak­tim dëmi, si paso­jë e kundër­va­jt­jes admin­is­tra­tive, pas për­fundim­it të shqyr­tim­it admin­is­tra­tiv, vlerë­son edhe masën e dëmit dhe me një vendim të veçan­të ven­dos për shpër­blim­in e dëmit.
Masa e shpër­blim­it,  si dhe page­sa për  vlerësimin e demit i ngarko­hen sub­jek­tit që ka kry­er kundër­va­jt­jen admin­is­tra­tive.

 

Neni 58

1. Gjo­ba ven­doset bren­da 2 mua­jve nga data kur është kon­stat­u­ar shkel­ja.

2. Per­soni që ka kry­er shkel­jen, duhet ta shlye­jë gjobën bren­da 10 ditëve nga data e mar­rjes njof­tim për ven­dos­jen e saj.

3. Gjo­ba e ven­do­sur në zba­tim të këtij ligji është tit­ull ekzeku­tiv dhe ekzeku­to­het nga zyrat e përm­barim­it, në rast se nuk shly­het në kohë nga per­soni që ka kry­er shkel­jen.

 

Neni 59

Pro­ce­du­rat e ankim­it

1. Kundër vendim­it të Komi­sion­it të Mbro­jt­jes së Kon­suma­torëve, per­soni, ndaj të cilit është ven­do­sur masa admin­is­tra­tive, ka të drejtë që, bren­da 30 ditëve, të kërko­jë rishqyr­timin e saj në gjykatë.

2. Kundër vendim­it të struk­turës përgjegjëse për mbikëqyr­jen e tregut, per­soni, ndaj të cilit është ven­do­sur masa admin­is­tra­tive, ka të drejtë të bëjë ankim, në për­puth­je me nenin 24 të ligjit nr. 9779, datë 16.7.2007 “Për sig­ur­inë e përgjithshme, kërke­sat thel­bë­sore dhe vlerësimin e kon­for­mitetit të pro­duk­teve joushqi­more”.

3. Per­soni, që ka kry­er kundër­va­jt­jen admin­is­tra­tive, ndaj të cilit ven­doset masa admin­is­tra­tive, sipas rasteve të për­cak­tu­ara në pikën 3 të nen­it 58 të këtij ligji, ka të drejtë të kërko­jë rishqyr­timin e saj në insti­tu­cionet  që kanë ven­do­sur masat përkatëse admin­is­tra­tive.

 

Neni 60

Të ard­hu­rat, që buro­jnë nga vjel­ja e gjobave, derd­hen në Bux­hetin e Shtetit.

 

PJESA X

DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

 

Neni 61

Ngarko­het Këshilli i Min­is­trave që, në zba­tim të nen­eve 34, 36, 42, 46, 52 e 56 të këtij ligji, të nxjer­rë aktet e nevo­jshme nën­ligjore.

 

Neni 62

Ligji nr.9135, datë 11.9.2003 “Për mbro­jt­jen e kon­suma­torëve”, shfuqi­zo­het.

 

Neni 63

Hyr­ja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare

 

 


[1]Ky ligj është përafru­ar plotë­sisht me:

Direk­tivën 2008/48/KE të Par­la­men­tit Europi­an dhe Këshillit, datë 23 prill 2008 “Mbi mar­rëvesh­jet e kre­disë për kon­suma­torët, e cila shfuqi­zon Direk­tivën e Këshillit 87/102/EEC”.  Num­ri CELEX: 32008L0048, Fle­tor­ja Zyrtare e Bashkim­it Europi­an, Seria L, nr.133, datë 22.5.2008,  faqe 66 — 92.

Direk­tivën 2008/122/KE të Par­la­men­tit Europi­an dhe Këshillit, datë 14 janar 2009 “Mbi mbro­jt­jen e kon­suma­torit, në lid­hje me disa aspek­te të kon­tratave me më shumë se një pronë, të pro­duk­teve të pushimeve afat­g­ja­ta,  rishit­jes dhe shkëm­bim­it”. Num­ri CELEX: 32008L0122,  Fle­tor­ja Zyrtare e Bashkim­it Europi­an, Seria L, nr.33, datë 3.2.2009, faqe 10–30.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim