Neni 36

Të mitu­rit

Të mitu­rit i nën­shtro­hen, si të rri­t­u­rit, kon­trol­lit të plotë të doku­menteve. Kon­trol­li nga punon­jësi i Poli­cisë Kufitare dhe i Migra­cionit bëhet në një zonë të cak­tu­ar, posaçër­isht për kon­trol­lin e të miturve, të shoqëru­ar apo të pashoqëru­ar.

Në rast se nga kon­trol­li i doku­menteve të të mitu­rit, të shoqëru­ar nga një per­son mad­hor, punon­jësi i Poli­cisë Kufitare dhe i Migra­cionit kri­jon bind­jen se i mituri po i largo­het kujde­sit prindëror apo të kujdestar­it të vet ligjor, atëherë bën het­ime të men­jëher­shme për vlef­sh­mërinë e infor­ma­cionit të paraqi­tur.

Kon­trol­lit të plotë të doku­menta­cionit u nën­shtro­hen edhe të mitu­rit, që udhë­to­jnë të pashoqëru­ar, në mënyrë që të mos largo­hen pa dëshirën e prindërve apo të kujdestar­it.

 

 

Lexo të plotë ligjin



[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 10, datë 13 Shkurt 2008, faqe 319

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim