LIGJ
Nr.9861, datë 24.1.2008

PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETËROR

Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1
Përm­ba­jt­ja e ligjit

Me këtë ligj rreg­ul­lo­hen kon­trol­li dhe mbikëqyr­ja e kufir­it shtetëror, misioni i Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit, bashkëpuni­mi policor ndërku­fi­tar, bashkëpuni­mi bren­da struk­tu­rave të Poli­cisë së Shtetit, si dhe bashkëpuni­mi me agjen­ci të tjera, të cilat kanë detyrime ligjore për sig­ur­inë në kufi.

 

Neni 2
Fusha e zba­tim­it

Sub­jekt i këtij ligji janë per­son­at, të cilët kalo­jnë kufirin shtetëror, si dhe ata që lëvizin përgjatë/ose në kufirin shtetëror.
Ky ligj respek­ton lir­itë dhe të drej­tat themelore të njeri­ut, të ven­do­sura në Kushte­tutën e Repub­likës së Shqipërisë dhe në Kon­ven­tën Evropi­ane për të Drej­tat e Njeri­ut, pa cen­uar të drej­tat e per­son­ave, që kërko­jnë mbro­jt­je ndërkom­bëtare, duke respek­tu­ar parim­in e mosk­thim­it.

 

Neni 3
Kufiri shtetëror

Kufiri shtetëror i Repub­likës së Shqipërisë është i ven­do­sur dhe rreg­ul­lo­het në bazë të mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare, të rat­i­fikuara nga Kuven­di, si dhe të trak­tat­eve, dypalëshe ose shumë­palëshe, të lid­hu­ra me vendet e tjera.

 

Neni 4
Përku­fiz­ime

Në këtë ligj ter­mat e mëposhtëm kanë këto kup­time:
1. “Vija e kufir­it” është një bashkësi pikash, të për­cak­tu­ara sipas sis­temit koor­di­na­tiv shtetëror, përg­jatë të cilave zgjatet kufiri shtetëror.
2. “Kufiri shtetëror” (më poshtë kufiri) është vija, e cila ndan ter­ri­torin tokë­sor, ujërat e brend­shme e ter­ri­to­ri­ale dhe nën­tokën e Repub­likës së Shqipërisë me shtetet fqin­je, si edhe kufiri në ter­ri­torin e pikave të kalim­it kufi­tar, në aero­porte, aero­drome, porte detare, lumore, liqenore, nëpër­m­jet të cilave kry­het trans­porti ndërkom­bë­tar.
3. “Menax­hi­mi i kufir­it” është veprim­taria që kry­het në kufi, në për­puth­je me këtë ligj, si reag­im ndaj një qël­li­mi për të kalu­ar apo aktit të kalim­it të kufir­it, që nënkup­ton kon­trol­let kufitare dhe mbikëqyr­jen e kufir­it.
4. “Pikë e kalim­it kufi­tar” është ven­di i autor­izuar nga autoritetet kom­pe­tente, ku kat­e­gori të cak­tu­ara per­sonash mund të kalo­jnë kufirin gjatë orar­it zyr­tar të punës.
5. “Kon­trol­let kufitare” janë kon­trol­let e kry­era në çdo vend të kufir­it, për t’u sig­u­ru­ar se per­son­at, përf­shirë mjetet e tyre të trans­portit dhe objek­tet që kanë me vete, plotë­so­jnë kushtet për të hyrë apo dalë nga ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë.
6. “Mbikëqyr­ja e kufir­it” është mbikëqyr­ja e kufir­it ndër­m­jet pikave të kalim­it kufi­tar, mbikëqyr­ja e pikave të kalim­it kufi­tar jashtë orar­it zyr­tar të punës, si dhe mbikëqyr­ja e lëviz­jeve përg­jatë ose në kufi, që bëhet për të shman­gur mundës­inë, që dikush të anashkalo­jë kon­trol­lin kufi­tar gjatë kalim­it të kufir­it.
7. “Kon­troll kufi­tar në thel­lësi” është kon­trol­li, i cili kry­het nga Poli­cia Kufitare dhe të Migra­cionit, për shte­t­a­sit e huaj dhe per­son­at pa shtetësi, që kanë kalu­ar kufirin, në një mjedis apo vend tjetër, në thel­lësi të ter­ri­torit, jashtë vendeve të kon­trol­lit të detyrueshëm kufi­tar.
8. “Kalim i kufir­it shtetëror” është çdo lëviz­je e njerëzve, e gjësë së gjal­lë, e sendeve vet­jake dhe e mjeteve nëpër­m­jet kufir­it.
9. “Punon­jësi i Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit” është punon­jësi i Poli­cisë së Shtetit, në struk­tu­rat e Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit, i ngarkuar me detyra për menax­himin e kufir­it, në për­puth­je me këtë ligj dhe me akte të tjera ligjore dhe nën­ligjore në zba­tim të tij.
10. “Sis­te­mi i Infor­ma­cionit të Kon­trol­lit të Kufir­it, SIKK” (pjesë e sis­temit TIMS) është sis­te­mi, ku admin­istro­hen të gjitha të dhë­nat në pikën e kalim­it kufi­tar.
11. “Zona e kon­trol­lit kufi­tar në pikën e kalim­it kufi­tar” (më poshtë zonë kon­trol­li) për­cak­to­het veç­mas për çdo pikë kali­mi kufi­tar, sipas një vendi­mi të mar­rë nga autoriteti ven­dor përkatës i Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit dhe vlerë­so­het:
a) Në pikën e kalim­it kufi­tar ajror:
i) ter­ri­tori nga kabi­na e kon­trol­lit, sal­la e tran­si­tit, përf­shirë edhe vendqën­drim­in e avionëve (VQA), për dal­jen nga kufiri;
ii) ter­ri­tori nga VQA-ja deri te dal­ja jashtë kabinës së kon­trol­lit, për hyr­jen në kufi.
b) Në pikën e kalim­it kufi­tar detar:
i) ter­ri­tori nga kabi­na e kon­trol­lit të shte­tasve dhe mjeteve, kala­ta e për­punim­it të trageteve dhe ani­jeve, përf­shirë edhe radën e jashtme, ku qën­dro­jnë ani­jet.
c) Në pikën e kalim­it kufi­tar liqenor:
i) ter­ri­tori nga kabi­na e për­punim­it të pasag­jerëve dhe të autom­jeteve, kala­ta e për­punim­it të trageteve dhe ani­jeve, përf­shirë edhe hapësirën ujore në radën e brend­shme e të jashtme, ku qën­dro­jnë ani­jet.
ç) Në pikën e kalim­it kufi­tar lumor:
i) ter­ri­tori nga kabi­na e kon­trol­lit të shte­tasve dhe mjeteve, përf­shirë dhe kalatën e për­punim­it të trageteve dhe ani­jeve, deri në vijën e kufir­it.
d) Në pikën e kalim­it kufi­tar tokë­sor:
i) ter­ri­tori nga ven­di ku është ven­do­sur rrethi­mi prej autoriteteve të Poli­cisë Kufitare dhe të Migr acionit deri në vijën e kufir­it.
dh) Në pikën e kalim­it kufi­tar heku­rud­hor:
i) ter­ri­tori në pikën e kon­trol­lit dhe/ose të për­punim­it të tren­it deri në vijën e kufir­it, si dhe treni në lëviz­je, nga sta­cioni në hyr­je dhe në dal­je, sipas mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare.
12. “Oper­a­tor” është:
a) per­soni fizik ose juridik, pronar ose për­dorues i aero­por­tit apo i aero­dromit (oper­a­tori i aero­por­tit);
b) admin­is­tra­ta por­tuale e por­tit detar dhe e porteve të ujërave të brend­shme, që drej­ton zonën por­tuale (oper­a­tori i por­tit);
c) per­soni fizik ose juridik, i cili furni­zon në trans­portin heku­rud­hor, domethënë në agre­gatet heku­rud­hore stabël (oper­a­tori heku­rud­hor).
Oper­a­tori vepron për sig­urim­in dhe mirëm­ba­jt­jen e objek­teve dhe të mjedi­s­eve, si dhe për për­bal­lim­in e shpen­z­imeve, që lindin gjatë ndër­tim­it dhe mirëm­ba­jt­jes së mjedi­s­eve të lart­për­men­dura, të domos­doshme për kry­er­jen me efik­a­sitet të kon­trol­lit kufi­tar.
13. “Ani­je tur­is­tike” është ani­ja që ndjek një itin­er­ar, në për­puth­je me një pro­gram të cak­tu­ar, i cili përf­shin veprim­tari të ndryshme tur­is­tike, në ujërat e brend­shme dhe ter­ri­to­ri­ale të Repub­likës së Shqipërisë dhe që, nor­mal­isht, nuk merr pasag­jerë e nuk lejon pasag­jerët e vet të zbresin gjatë udhë­tim­it.
14. “Lun­drim argëtues” është për­dori­mi i varkave për qël­lime sportive apo tur­is­tike.
15. “Peshkim bregde­tar” është peshki­mi i kry­er me anë të mjeteve lun­druese, të cilat kthe­hen çdo ditë në një port, bren­da ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë.
16. “Lin­jë e rreg­ullt me traget” është çdo lin­jë trageti, mes dy apo më shumë portesh, në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë apo me porte të shteteve të tjera, pa ndale­sa jashtë këtyre porteve, që trans­porton pasag­jerë dhe autom­jete, sipas një orari të cak­tu­ar.

 

KREU II
AUTORITETI DHE KOMPETENCAT PËR KONTROLLIN E MBIKËQYRJEN E KUFIRIT

 

Neni 5
Autoriteti që kon­trol­lon e mbikëqyr kufirin

1. Kon­trol­li dhe mbikëqyr­ja e kufir­it janë kom­pe­tencë e Min­istrisë së Brend­shme.
2. Detyrat e kon­trol­lit dhe të mbikëqyr­jes së kufir­it i kryen Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit, e cila vepron sipas detyrave që i për­cak­ton ky ligj dhe përgjegjë­sive, që rrjed­hin nga akte të tjera ligjore dhe nën­ligjore.
3. Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit i vihen në dis­pozi­cion per­son­el, burime finan­cia­re, pajis­je dhe teknologji, të nevo­jshme për kon­trol­lin dhe mbikëqyr­jen e kufir­it, në mënyrë që të sig­uro­het në vazhdimësi një niv­el pro­fe­sion­al i spe­cial­izuar dhe efikas për kry­er­jen e shër­bimeve.
4. Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit bashkëpunon ngushtë dhe në mënyrë të vazh­dueshme me shër­bimet e tjera të Poli­cisë së Shtetit dhe me sub­jek­tet e tjera, që krye­jnë veprim­tari në pikat e kalim­it kufi­tar.

 

Neni 6
Misioni i Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit në kufi

Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit, në zba­tim të parimeve kushtetuese të këtij ligji dhe të akteve ligjore dhe nën­ligjore, të nxjer­ra në zba­tim të tij, ka për mision:
1. Kon­trol­lin dhe mbikëqyr­jen e kufir­it shtetëror, për mbro­jt­jen e jetës dhe të shën­de­tit të per­son­ave, si dhe për paran­dal­im­in e migra­cionit të paligjshëm.
2. Mar­rjen e masave për ndal­im­in e per­son­ave, që krye­jnë veprim­tari të kundërligjshme nëpër­m­jet kufir­it, si dhe të per­son­ave të kërkuar; bllokimin e mjeteve dhe të mall­rave, që hyjnë ose dalin në mënyrë të kundërligjshme dhe, kur ka dyshime apo vihet në dijeni për shkel­je të dis­poz­i­tave të Kodit Doganor, njofton men­jëherë zyrën doganore.
3. Zba­timin e detyrimeve, që rrjed­hin nga kon­ven­tat ndërkom­bëtare, mar­rëvesh­jet dy apo shumë­palëshe. Gjithash­tu real­i­zon takime me organet homologe të shteteve fqin­je dhe të vendeve të tjera, për zba­timin e mar­rëvesh­jeve të për­bashkë­ta dhe për shkëm­bimin e të dhë­nave, në interes të zba­tim­it të tyre.
4. Grum­bul­lim­in dhe për­punimin e të dhë­nave, në interes të shër­bim­it për kon­trol­lin dhe mbikëqyr­jen e kufir­it, si dhe të kalim­it të tij. Kur dyshon ose ka infor­ma­cion para­prak, kryen kon­troll vet­jak, fizik dhe të imët të per­son­ave, mall­rave, bagazheve e mjeteve.
5. Në pikat e kalim­it kufi­tar u kërkon shte­tasve shqip­tarë dhe të huaj zba­timin e rreg­ullave të kon­trol­lit dhe respek­timin e pro­ce­du­rave të inter­vis­tim­it, që kanë të bëjnë me kalim­in e kufir­it, sipas kritereve të për­cak­tu­ara nga ky ligj dhe nga akte nën­ligjore, të nxjer­ra në zba­tim të tij.
6. Kryen detyra dhe zba­ton masa për hyr­jen, qën­drim­in, tra­j­timin dhe kon­trol­lin e të hua­jve në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.

 

Neni 7
Kom­pe­ten­cat e Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit në thel­lësi

Në zba­tim të këtij ligji dhe në kuadër të luftës kundër trafiqeve, për paran­dal­im­in e kalimeve të paligjshme të kufir­it dhe për kon­trol­lin e të hua­jve, Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit i shtrin kom­pe­ten­cat edhe në brendësi të ter­ri­torit, duke bërë:
a) kon­trolle dhe duke zbat­u­ar masa për zbu­lim­in e hyr­jes dhe të qën­drim­it të paligjshëm të shte­tasve të huaj e të per­son­ave, që orga­ni­zo­jnë trafik në drej­tim të kufir­it;
b) në bashkëpunim me struk­tu­rat e tjera të Poli­cisë së Shtetit, ushtron kon­trol­lin e per­son­ave, të sendeve dhe mjeteve të udhë­tim­it, në rrugë tokë­sore, larg pikave të kalim­it kufi­tar, për ndal­im­in e hyr­jes dhe të qën­drim­it të tyre të paligjshëm në Repub­likën e Shqipërisë.

 

Neni 8
Kri­ji­mi i kushteve për menax­himin e kufir­it

1. Në zba­tim të këtij ligji, Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit autor­i­zo­het të ven­dosë dhe të për­dorë mjete teknike dhe qen shër­bi­mi për kon­trol­lin dhe mbikëqyr­jen e kufir­it, si dhe të ven­dosë penge­sa për të bërë të pamundur kalim­in e paligjshëm të tij.
2. Pronarët ose admin­is­tra­torët e tokave pranë vijës së kufir­it dety­ro­hen të lejo­jnë kalim­in pa pengesë të Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit, për të bërë, rreg­ull­isht, vëzhgimin e kufir­it, kry­er­jen e punimeve dhe për mirëm­ba­jt­jen e shen­jave kufitare përg­jatë kufir­it.
3. Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit lejo­het të lëvizë në këto toka, kur kjo është e nevo­jshme, për të kry­er mbikëqyr­jen e kufir­it, pavarë­sisht nga dis­poz­i­tat e urd­hëre­save të tjera.

 

KREU III
PARAQITJA DHE MIRËMBAJTJA E VIJËS SË KUFIRIT

 

Neni 9
Për­cak­ti­mi, shën­ji­mi dhe rreg­ul­li­mi i vijës së kufir­it

Min­is­tria e Punëve të Jashtme e Repub­likës së Shqipërisë, për zba­timin e poli­tikës kufitare, së bashku edhe me organet përkatëse të shteteve fqin­je, kryen punë, që kanë të bëjnë me sak­tësimin e vijës së kufir­it, si dhe bën për­gatit­jet e duhu­ra për lid­hjen e mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare për kufirin.
Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit, në bashkëpunim me Insti­tutin Gjeografik Ushtarak të Shqipërisë, kryen mat­je, shën­jime, rinovime dhe mirëm­ba­jt­je të shen­jave kufitare, të për­cak­tu­ara në kufi, si dhe për­gatit doku­mentet për kufirin.

 

Neni 10
Sin­jalet, tabelat dhe shen­jat dal­luese gjatë vijës së kufir­it

1. Në drej­timet, që të shpi­en në pikat e kalim­it kufi­tar, ven­dosen tabela par­ala­jmëruese, të cilat tre­go­jnë përkatës­inë e Repub­likës së Shqipërisë dhe, sipas kërke­save, edhe për shtetet fqin­je.
2. Nëse vija e kufir­it nuk është e duk­shme, në rrugë tokë­sore dhe në lin­jat e tjera të komu­nika­cionit ven­dosen tabela të veçan­ta me mbishkrime e sin­jal­iz­ime, të cilat njofto­jnë afrim­in drejt vijës së kufir­it.
3. Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit, në bashkëpunim me Insti­tutin Gjeografik Ushtarak të Shqipërisë, ven­dos tabela të veçan­ta me mbishkrime dhe sin­jal­iz­ime.
4. Mbi tabelat e veçan­ta me mbishkrime dhe sin­jal­iz­ime nuk lejo­het të ven­dosen tabela ose sin­jal­iz­ime të tjera, të cilat do të zvogëlonin duk­sh­mërinë e tabelës ose të sin­jal­izim­it, me të cilin pub­liku infor­mo­het për vijën e kufir­it.

 

Neni 11
Pam­ja e vijës së kufir­it dhe ndal­i­mi i veprim­tarive

1. Në qoftë se nuk është parashikuar ndryshe me mar­rëvesh­je ndërkom­bëtare, Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit, në bashkëpunim me Insti­tutin Gjeografik Ushtarak të Shqipërisë, kujde­set për sig­urim­in e pam­jes së vijës së kufir­it, e cila, në për­puth­je me mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare, duhet të jetë e pas­tru­ar nga pemët e lar­ta, shkur­ret etj., të cilat zvogëlo­jnë pam­jen e shen­jave kufitare ose zgja­timin e vijës së kufir­it.
2. Me vendim të Këshillit të Min­is­trave, për shkaqe sig­urie, mund të ndalo­het lun­dri­mi, peshki­mi, kali­mi ose qën­dri­mi i avionëve dhe i pajis­jeve të tjera flu­tu­ruese e lëvizëse pranë vijës së kufir­it. Në vendim për­cak­to­hen edhe arsyet dhe kohëzg­jat­ja e këtij ndal­i­mi.
3. Për shkak të duk­sh­mërisë së vijës së kufir­it, Min­istri i Brend­shëm i propo­zon KRRTRSH-së mar­rjen e masave konkrete për ndal­im­in e ndër­tim­it të objek­teve ose organ­eve përkatëse mbjell­jen apo kul­tivimin e llo­jeve të veçan­ta kul­tur­ash bujqë­sore, drurësh ose pemësh përg­jatë vijës së kufir­it.
4. Në pro­ce­durën e mira­tim­it të plan­it rreg­ul­lues të prefek­turës, nëpër­m­jet të cilit rreg­ul­lo­het hapësira, e cila shtri­het deri në 50 metra larg vijës së kufir­it, në për­puth­je me ligjin përkatës, kërko­het mira­tim nga Min­istri i Brend­shëm.

 

Neni 12
Cenimet dhe inci­den­tet në kufi

1. Cen­ime të kufir­it janë inci­den­tet kufitare dhe cenimet e tjera të kufir­it shtetëror.
2. Inci­den­tet kufitare janë veprim­tari të organ­eve të shteteve të hua­ja në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, të cilat, me mar­rëvesh­je ndërkom­bëtare ose nga legjis­la­cioni i brend­shëm, nuk lejo­hen ose ndalo­hen, si dhe çdo shkel­je tjetër e pacenuesh­mërisë së kufir­it, që bëjnë punon­jësit shtetërorë ose ven­dorë të shteteve fqin­je.
3. Min­is­tria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Min­istrinë e Brend­shme, ver­i­fikon dhe zgjidh inci­den­tet kufitare.
4. Min­is­tria e Brend­shme ver­i­fikon e zgjidh cenimet e tjera të kufir­it, duke vënë në dijeni Min­istrinë e Punëve të Jashtme.

 

KREU IV
KALIMI I KUFIRIT DHE PIKAT E KALIMIT KUFITAR

 

Neni 13
Kali­mi i kufir­it

1. Kali­mi i kufir­it bëhet vetëm në pikat e kalim­it kufi­tar, bren­da orar­it të cak­tu­ar, me doku­mente të vlef­shme udhë­ti­mi apo me doku­mente që autor­i­zo­jnë kalim­in e kufir­it; me një vizë të vlef­shme, nëse kërko­het, përveç kur dispono­het një leje­qën­dri­mi e vlef­shme; kur jus­ti­fiko­het qël­li­mi dhe rrethanat e qën­drim­it të plan­i­fikuar dhe kur disponon mjete të mjaftueshme finan­cia­re; kur për per­son­in nuk ka të dhë­na në sis­temin e të dhë­nave; kur nuk për­bën kër­cën­im ndaj ren­dit dhe sig­urisë pub­like dhe shën­de­tit pub­lik apo ndaj mar­rëd­hënieve ndërkom­bëtare me shtetet e tjera.
2. Doku­mente të rreg­ull­ta udhë­ti­mi janë doku­mentet, të cilat nji­hen të tilla nga legjis­la­cioni ynë, si dhe ato që për­cak­to­hen në mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare, të rat­i­fikuara nga Kuven­di i Repub­likës së Shqipërisë.
3. Në për­jash­tim nga rreg­ul­li i për­men­dur në pikën 1 të këtij neni, në rast të ndon­jë force mad­hore ose nëse është për­cak­tu­ar me mar­rëvesh­je ndërkom­bëtare, kufiri mund të kalo­het kur­do­herë dhe në çfarë­do ven­di, duke lajmëru­ar men­jëherë Policinë Kufitare dhe të Migra­cionit.

 

Neni 14
Doku­men­ti kufi­tar

1. Përveç kur nuk parashiko­het ndryshe në mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare, për nevo­ja të veçan­ta, të cilat nuk bien në kundër­sh­tim me intere­sat pub­likë, Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit shqyr­ton kërkesën e një per­soni apo të një grupi per­sonash dhe mira­ton doku­mentin për kalim­in e kufir­it, jashtë kushteve të ven­do­sura në pikën 1 të nen­it 13 të këtij ligji.
2. Doku­men­ti kufi­tar jepet për një afat kohor deri në një vit.
3. Lëshi­mi i doku­men­tit kufi­tar bëhet nga autoriteti përgjegjës për dhënien e pas­apor­tave të shte­tasve.
4. Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit ia heq per­son­it të drejtën e për­dorim­it të doku­men­tit kufi­tar, të dhënë sipas këtij neni, nëse vëren se doku­men­ti është keqpër­dorur, nuk për­doret apo kanë pushuar së ekzis­tu­ari arsyet, për të cilat është lëshuar.

 

Neni 15
Pikat e kalim­it kufi­tar

1. Pikat e kalim­it kufi­tar janë vendet e kalim­it të kufir­it nëpër­m­jet rrugës auto­mo­bilis­tike, heku­rud­hore, ajrit, detit, lumen­jve dhe liqen­eve, të përher­shme ose të përkohshme, ku kry­hen kon­trolle të plota.
2. Pikat e kalim­it kufi­tar janë të hapu­ra për qarkul­lim­in ndërkom­bë­tar dhe ndërku­fi­tar.
3. Pikat e kalim­it kufi­tar hapen dhe për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave. Në vendim parashiko­hen ven­di, ku do të hapet pika e kalim­it kufi­tar, llo­ji (kat­e­go­ria) dhe orari i funk­sionim­it.
4. Pikat e kalim­it kufi­tar nda­hen sipas rëndë­sisë dhe veprim­tarisë në:
a) pika për komu­nika­cion ndërkom­bë­tar të shte­tasve, të mjeteve dhe mall­rave;
b) pika për komu­nika­cion ndërkom­bë­tar të shte­tasve;
c) pika për komu­nika­cion ndërku­fi­tar;
ç) pika bujqë­sore dhe bleg­torale.

 

Neni 16
Pikat e përkohshme të kalim­it kufi­tar

1. Kur është e nevo­jshme, me vendim të Këshillit të Min­is­trave, hapen pika të kalim­it kufi­tar, të përkohshme, pasi është mar­rë para­prak­isht mira­ti­mi i Min­istrisë së Punëve të Jashtme, i min­istrive të intere­suara, si dhe i organ­it përkatës të shtetit fqinj për veprim­tari të tilla, si:
a) veprim­tari kul­tur­ore, fetare, shken­core, pro­fe­sion­ale dhe tur­is­tike;
b) kërkesë për rir­reg­ul­lim­in e qarkul­lim­it të vogël kufi­tar;
c) veprim­tari, që rrjed­hin nga zba­ti­mi i mar­rëvesh­jeve ndërku­fitare;
ç) veprim­tari bujqë­sore, bleg­torale apo veprim­tari të tjera ekonomike.
2. Pika e përkohshme e kalim­it kufi­tar mund të qën­dro­jë e hapur deri në tre muaj në një vit kalen­darik.
3. Në urdhrin për për­cak­timin e pikës së përkohshme të kalim­it kufi­tar parashiko­hen:
a) ven­di, koha dhe mënyra e kalim­it të kufir­it;
b) shpen­zimet e mirëm­ba­jt­jes dhe të punës së pikës së përkohshme të kalim­it kufi­tar, të cilat për­bal­lo­hen nga paraqitësi i kërkesës për hap­jen e kësaj pike.

 

Neni 17
Detyrimet e oper­a­torit në pikën e kalim­it kufi­tar

Oper­a­torët e pikës së kalim­it kufi­tar kanë këto detyra:
1. Për­gatisin kushtet për funk­sion­imin e pikës së kalim­it kufi­tar, në mënyrë që të mundë­so­jnë kon­trol­lin, sa më të efek­t­shëm dhe të sig­urt, në për­puth­je me stan­dard­et dhe kriteret e për­cak­tu­ara me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
2. Krye­jnë pa ndër­pre­rje, me mjete të për­sh­tat­shme, kon­trol­lin kufi­tar, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e këtij ligji.
3. Sig­uro­jnë në pikën e kalim­it kufi­tar, ku kry­het qarkul­lim ndërkom­bë­tar, mjedise të ndara për udhë­tarët që dalin, nga ato të udhë­tarëve që hyjnë në Repub­likën e Shqipërisë; kri­jo­jnë kushte për të ushtru­ar ndaras kon­trol­lin kufi­tar të shte­tasve këm­bë­sorë nga shte­t­a­sit që udhë­to­jnë me autom­jete, si dhe një mjedis për qën­drim­in e të hua­jve, që nuk përm­bushin kushtet për hyr­jen në vend, sipas dis­poz­i­tave të rreg­ul­lu­ara me ligj të veçan­të.
4. Për­bal­lo­jnë shpen­zimet e ven­dos­jes e të mirëm­ba­jt­jes së objek­teve dhe të mjedi­s­eve të lart­për­men­dura, si dhe shpen­zimet e tjera, në zba­tim të dis­poz­i­tave të këtij ligji.

 

Neni 18
Shën­i­mi i pikave të kalim­it kufi­tar dhe i zonës së kon­trol­lit

1. Pikat e kalim­it kufi­tar dhe zonat përkatëse të tyre të kon­trol­lit shëno­hen me shen­ja të veçan­ta dhe me sin­jal­iz­ime të tjera.
2. Me propoz­imin e Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit dhe të agjen­cive të tjera që vepro­jnë në kufi, oper­a­torët mira­to­jnë dhe mirëm­ba­jnë shen­jat e sin­jal­izimet e propozuara, si dhe sin­jal­izimet e tjera, të vëna në zba­tim të këtij ligji.
3. Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit për­cak­ton zonën e kon­trol­lit kufi­tar për­reth pikës së kalim­it kufi­tar, si dhe rreg­ul­lat e qën­drim­it në të.

 

Neni 19
Ndër­ti­mi dhe v endos­ja e objek­teve në zonën e kon­trol­lit

1. Min­istri i Brend­shëm mira­ton ndër­timin, ven­dos­jen ose ndryshimin e des­ti­na­cionit të një objek­ti në zonën e kon­trol­lit të pikave të kalim­it kufi­tar, si dhe mënyrën e real­izim­it të tij, me kusht që pro­jek­ti të mos pen­go­jë kry­er­jen e kon­trol­lit kufi­tar dhe zba­timin e masave të sig­urisë.
2. Min­istri i Brend­shëm mund t’u kërko­jë autoriteteve përkatëse heq­jen e lejes së dhënë, nëse gjatë ndër­tim­it pen­go­het funk­sion­i­mi nor­mal i pikës së kalim­it kufi­tar.

 

Neni 20
Lëviz­ja dhe qën­dri­mi në zonën e kon­trol­lit

Në zonën e kon­trol­lit të pikës së kalim­it kufi­tar lejo­hen lëviz­ja dhe qën­dri­mi i per­son­ave, i mjeteve e i mall­rave që kalo­jnë kufirin, për arsye kon­trol­li kufi­tar, si dhe i per­son­ave apo i mjeteve që kanë autor­iz­im nga organet përkatëse.

 

Neni 21
Detyrat e per­son­elit që vepron në zonën e kon­trol­lit

1. Oper­a­tori, per­son­at e tjerë fizikë dhe juridikë, që zhvil­lo­jnë veprim­tari ekonomike në zonën e kon­trol­lit të pikës së kalim­it kufi­tar, i paraqesin Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit, për­para fil­lim­it të veprim­tarisë, listën me të dhë­nat per­son­ale të të punë­suarve.
2. Pas mira­tim­it nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Poli­cisë, sub­jek­tet, për të cilat flitet në pikën 1 të këtij neni, me shpen­zimet e veta, pajisin me kar­ta iden­ti­fiki­mi këta të punë­suar (badges), të cilët janë të detyru­ar t’i mba­jnë ato në vende të duk­shme. For­ma dhe përm­ba­jt­ja e kar­tave për­cak­to­hen nga autoriteti përkatës i Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit, në bashkëpunim me oper­a­torin.

 

KREU V
MBIKËQYRJA, KONTROLLI KUFITAR DHE PROCEDURAT

 

SEKSIONI I
MBIKËQYRJA DHE KONTROLLI

 

Neni 22
Mbikëqyr­ja e kufir­it

1. Mbikëqyr­ja e kufir­it ka të bëjë me tërës­inë e masave të mar­ra për paran­dal­im­in e kalimeve të paligjshme të kufir­it, paran­dal­im­in dhe godit­jen e veprim­tarive të tjera të kundërligjshme, që zhvil­lo­hen nëpër­m­jet kufir­it.
2. Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit mbikëqyr kufirin, duke për­dorur njësi fikse dhe të lëvizshme, për të pen­guar dhe kapur per­son­at që u shman­gen kon­trolleve në pikën e kalim­it kufi­tar.
3. Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit mbikëqyr kufirin, ndër­m­jet pikave të kalim­it kufi­tar, me njësi dhe meto­da, në për­sh­tat­je me rrez­iqet e kër­cënimet aktuale apo të prit­shme.
4. Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit patrul­lon dhe qën­dron në vende, përg­jatë vijës së kufir­it, që men­do­hen si të mund­shme për kalim të paligjshëm. Për këtë ajo për­dor edhe mjete teknike dhe elek­tron­ike.

 

Neni 23
Kon­trol­li kufi­tar

1. Kon­trol­li kufi­tar kry­het nor­mal­isht në pikat e kalim­it kufi­tar dhe gjatë të gjithë vijës së kufir­it, si dhe në vendin, ku per­soni kapet duke kalu­ar kufirin në mënyrë të paligjshme, në bashkëpunim me struk­tu­rat e tjera të Poli­cisë së Shtetit.
2. Në raste të veçan­ta, të cak­tu­ara me akte nën­ligjore, në zba­tim të këtij ligji, kry­het kon­trol­li kufi­tar jashtë zonës së kon­trol­lit të pikave të kalim­it kufi­tar në tre­na, avionë, ani­je apo në vende të tjera.
3. Kon­trol­li kufi­tar jashtë zonës së kon­trol­lit të pikave të kalim­it kufi­tar, për arsye të veçan­ta teknike ose shën­de­të­sore, kry­het me kërkesë të udhë­tarëve dhe për­bal­lo­het nga vetë ata.
4. Në zba­tim të mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare kry­het kon­trol­li kufi­tar i plotë edhe në ter­ri­torin e shtetit tjetër.
5. Me mar­rëvesh­je ndërkom­bëtare për­cak­to­hen dhe rreg­ul­lo­hen zonat e për­bashkë­ta të kon­trol­lit të kalim­it kufi­tar.
6. Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit mund të krye­jë kon­trolle në thel­lësi për ndal­im­in e migrimeve të paligjshme.
7. Të gjithë per­son­at që kalo­jnë kufirin, i nën­shtro­hen kon­trol­lit kufi­tar, duke paraqi­tur doku­mentin e udhë­tim­it për kalim­in e kufir­it.
8. Për­jash­tim nga kon­trol­li kufi­tar bëhet në raste të veçan­ta, të për­cak­tu­ara me ligj ose me mar­rëvesh­je ndërkom­bëtare.
9. Të gjithë per­son­at u nën­shtro­hen udhëz­imeve dhe urdhrave të Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit gjatë qën­drim­it në zonën e kon­trol­lit të pikës së kalim­it kufi­tar.

 

SEKSIONI II
LLOJET E KONTROLLIT KUFITAR

 

Neni 24
Kon­trol­li min­i­mal i per­son­it

1. Çdo per­son i nën­shtro­het një kon­trol­li min­i­mal për për­cak­timin e iden­titetit, në bazë të doku­men­tit të udhë­tim­it. Ky kon­troll min­i­mal ka të bëjë me një ver­i­fikim të shpe­jtë e të drejt­për­drejtë, duke iu drej­tu­ar bazës të së dhë­nave në SIKK dhe në evi­den­ca, për dispon­imin e doku­menteve të vjed­hu­ra, të fal­si­fikuara, të hum­bu­ra ose të pavlef­shme.
2. Në rast se ka dyshime për iden­titetin e per­son­it apo për trans­portimin e objek­teve të paligjshme ose nëse dyshohet se per­soni është i lid­hur me kalime të paligjshme të kufir­it, për­bën rrezik për rendin dhe sig­ur­inë pub­like, atëherë punon­jësi i Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit, përveç kon­trol­lit min­i­mal, bën kon­troll të plotë.

 

Neni 25
Kon­trol­li i plotë i per­son­it

Kon­trol­li i plotë përf­shin ver­i­fikimin e kushteve për kalim­in e kufir­it, të për­cak­tu­ara në pikën 1 të nen­it 13 të këtij ligji dhe Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit bën:
1. Ver­i­fikimin, që per­soni ka një doku­ment të vlef­shëm për kalim­in e kufir­it, i cili nuk ka skad­uar, ka vizë ose leje qën­dri­mi, në rast se kërko­het nga legjis­la­cioni në fuqi.
2. Shqyr­timin e plotë të doku­men­tit të udhë­tim­it për shen­ja fal­si­fiki­mi, ndryshi­mi apo vlef­sh­mërie.
3. Ekza­min­imin e vulave të hyrje/daljes në doku­mentin e udhë­tim­it, për të ver­i­fikuar, nëpër­m­jet kra­hasim­it të datave të hyr­jes dhe dal­jes, se per­soni nuk e ka shkelur kohëzg­jat­jen e qën­drim­it të autor­izuar në ter­ri­torin e shtetit.
4. Ver­i­fikimin për nis­jen dhe des­ti­na­cionin e per­son­it dhe qël­lim­in e qën­drim­it, duke kon­trol­lu­ar, nëse është e nevo­jshme, edhe doku­mente sht­esë.
5. Ver­i­fikimin, nëse per­soni disponon mjete finan­cia­re të mjaftueshme për kohëzg­jat­jen dhe qël­lim­in e qën­drim­it, si dhe për kthimin në vendin e origjinës ose tranz­itimin në një vend të tretë, ku ka të drejtë hyr­je­je, ose që është në poz­itë të tillë, që mundë­son arrit­jen e këtyre mjeteve finan­cia­re në mënyrë të ligjshme.
6. Ver­i­fikimin se shte­tasi, mjeti i tij i trans­portit dhe sendet që ai trans­porton nuk për­bëjnë rrezik për rendin dhe sig­ur­inë pub­like, shën­detin pub­lik apo mar­rëd­hëni­et ndërkom­bëtare me shtetet e tjera, duke u këshillu­ar me evi­den­cat dhe sis­temin e të dhë­nave.

 

Neni 26
Kon­trol­li i sendeve dhe i mjeteve të udhë­tim­it

1. Kon­trol­li i sendeve përf­shin kon­trol­lin e sendeve per­son­ale të per­son­it që kalon kufirin.
2. Punon­jësi i Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit, në rast dyshi­mi për posed­imin e sendeve apo të mate­ri­aleve të ndalu­ara ose për shkak të vërte­tim­it të iden­titetit, i kërkon per­son­it të paraqesë sendet që ka me vete.
3. Kon­trol­li i mjeteve të udhë­tim­it përf­shin shikimin e brend­shëm dhe të jashtëm dhe het­imin e mjetit të udhë­tim­it, si dhe ver­i­fikimin në evi­den­cat përkatëse.
Kur ka dyshime të bazuara se per­soni në fjalë ka fshe­hur në mjetin e udhë­tim­it per­sona, lëndë, mate­ri­ale të ndalu­ara ose sende, të cilat pen­go­jnë ver­i­fikimin e iden­titetit të tij ose të iden­titetit të udhë­tarëve të tjerë, punon­jësi i Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit, në bazë të kom­pe­ten­cave që i njeh ky ligj, bën kon­troll më të hol­lë­sishëm të mjetit dhe të per­son­ave.
4. Punon­jësi i Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit dorë­zon pranë organ­eve doganore ose organ­eve të tjera kom­pe­tente, që vepro­jnë në kufi, mjetet e udhë­tim­it ose sendet e gje­tu­ra gjatë pro­ce­durës së kon­trol­lit dhe kërkim­it, të cilat nuk për­bëjnë objekt për të, sipas pro­ce­du­rave të cak­tu­ara.

 

Neni 27
Kon­trol­let në qarkul­lim­in rru­gor

1. Punon­jësit e Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit, gjatë kalim­it të kufir­it në zonën e kon­trol­lit krye­jnë kon­troll ndaj per­son­ave, pa i nxjer­rë nga autom­jeti.
2. Në rrethana të veçan­ta, per­son­ave mund t’u kërko­het të zbresin nga autom­jeti.
3. Në çdo rast, i jepet për­parësi kon­trol­lit të per­son­ave të sëmurë, invalidëve apo grave shtatzë­na.
4. Në rast trafiku të rën­d­uar, i jepet për­parësi kon­trol­lit të pasag­jerëve në auto­busët e lin­jave të rreg­ull­ta.

 

Neni 28
Kon­trol­let në qarkul­lim­in heku­rud­hor

1. Kon­trol­let në qarkul­lim­in heku­rud­hor kry­hen për pasag­jerët dhe për stafin e tre­nave që kalo­jnë kufirin, përf­shirë tre­nat e mall­rave dhe ato bosh, në plat­for­mën e sta­cionit heku­rud­hor, për­para nis­jes dhe pas mbër­rit­jes së tren­it, si dhe nga plat­for­ma deri në vijën e kufir­it.
Makin­is­tit të tren­it, në qarkul­lim­in ndërkom­bë­tar, nuk i lejo­het ta ndalë trenin në një zonë të shi­nave, ndër­m­jet kufir­it dhe pikës së kalim­it kufi­tar, përveç rasteve kur kjo bëhet e nevo­jshme, për shkak të rreg­ul­lim­it të qarkul­lim­it heku­rud­hor ose në rast të ndon­jë force mad­hore.
Në rast të qën­drim­it në këtë zonë, makin­isti njofton men­jëherë rajonin më të afërt të Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit, si dhe merr masa emergjente për të pen­guar largimin e udhë­tarëve nga treni.
2. Kon­trol­li për udhë­tarët në tre­na mund të shtri­het nga sta­cioni i fun­dit heku­rud­hor në dal­je deri në sta­cionin e parë në hyr­je, në shtetin fqinj, në për­puth­je me mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare.

 

Neni 29
Kon­trol­let e mjeteve të lun­drim­it

1. Kon­trol­let e ani­jeve kry­hen në portin e nis­jes dhe të mbër­rit­jes, në bord të ani­jes apo në zonën e cak­tu­ar për këtë qël­lim, të ndod­hur pranë ani­jes. Me mar­rëvesh­je, kon­trol­let mund të kry­hen edhe gjatë kalim­it të kufir­it në ter­ri­torin e një ven­di tjetër, të nis­jes apo të mbër­rit­jes.
2. Ani­ja shqiptare ose e huaj i nën­shtro­het kon­trol­lit të kalim­it të kufir­it dhe kapiteni, ose në mungesë të tij, indi­vi­di ose shoqëria që për­faqë­son pronar­in e ani­jes në të gjitha çësht­jet, për­gatit një listë, në dy kop­je, me emrat e ekuipazhit dhe të pasag­jerëve, të cilën, në çastin e mbër­rit­jes në port, është i detyru­ar ta dorë­zo­jë në rajonin e Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit. Nëse, për arsye të for­cës mad­hore, lista nuk mund të dër­go­het në rajon, një kop­je i dër­go­het postës së kufir­it ose autoritetit të ani­jes, të cilat do ia paraqesin pa vonesë Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit.
3. Kapiteni i ani­jes shqiptare ose të huaj, në zonën e kon­trol­lit të kalim­it të kufir­it, njofton Policinë Kufitare dhe të Migra­cionit për pran­inë në bord të indi­vidëve pa doku­mentet e cak­tu­ara për kal im kufiri, ose të per­son­it pa biletë e që ka hipur në bord pa leje.
4. Ekuipazhi dhe udhë­tarët e ani­jes shqiptare ose të huaj lejo­hen të zbresin në tokë vetëm pas për­fundim­it të pro­ce­du­rave të kon­trol­lit të kalim­it të kufir­it.
5. Kapiten­it të ani­jes i ndalo­het të mar­rë ose të zbresë në ujërat e brend­shme dhe ter­ri­to­ri­ale të Repub­likës së Shqipërisë per­sona, të cilët nuk i janë nën­shtru­ar kon­trol­lit në pikën e kalim­it kufi­tar, me për­jash­tim të rasteve kur kërko­het ndih­më, për shkak të for­cave mad­hore.
6. Kapiteni i ani­jes njofton men­jëherë Policinë Kufitare dhe të Migra­cionit, nëpër­m­jet kapitener­isë së por­tit, kur, për shkaqe të ndryshme, ani­ja anko­ro­het jashtë zonës së kon­trol­lit të kalim­it të kufir­it. Kapiteni i mjetit lun­drues nuk lejo­het të bregë­zo­jë, të mar­rë ose të zbresë per­sona, me ose pa doku­mentet përkatëse, jashtë zonës së kon­trol­lit kufi­tar ose atyre të lejuara nga Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit për bregëz­im.
7. Mari­narët e huaj, që ndod­hen në bor­din e ani­jeve që mba­jnë fla­mur të huaj, mund të zbresin në port ose të bëjnë vizita në qytet apo në zonat në afër­si të tij, me kërkesën e kapiten­it të ani­jes dhe me leje indi­vid­uale, të lëshuar në pikën e kalim­it kufi­tar, sipas vlef­sh­mërisë ter­ri­to­ri­ale, ku për­cak­to­het edhe kohëzg­jat­ja e lejes.
8. Në rast se ka dyshime se janë kry­er vepra penale, që ceno­jnë rendin dhe sig­ur­inë pub­like, apo që kanë të bëjnë me imi­gra­cionin e paligjshëm, Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit kon­trol­lon ani­jen bren­da ujërave të brend­shme dhe ter­ri­to­ri­ale të Repub­likës së Shqipërisë, që shtri­hen përg­jatë kufir­it.
9. Mjetet lun­druese të hua­ja ushtro­jnë veprim­tari tur­is­tike, sportive, studi­more, kërki­more-shken­core dhe veprim­tari të tjera të ngjashme në ujërat e brend­shme dhe ter­ri­to­ri­ale të Repub­likës së Shqipërisë, pasi i janë nën­shtru­ar më parë kon­trol­lit të kalim­it të kufir­it.
10. Leja për ushtrim­in e veprim­tarisë, e për­men­dur në pikën 9 të këtij neni, jepet nga tit­ullari i insti­tu­cionit shtetëror qen­dror përkatës, ndër­sa leji­mi i lun­drim­it bëhet me dijen­inë dhe nën kon­trol­lin e Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit.
11. Ani­jet e peshkim­it pro­fe­sion­al dhe ato për lun­drim argëtues paraqesin pranë Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit kërkesën me shkrim për lun­drim, ku për­cak­to­hen ekuipazhi, rajoni i lun­drim­it dhe koha e qën­drim­it. Për këtë kat­e­gori, Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit kryen kon­trolle, në kuadër të anal­izës së riskut të imi­grim­it të paligjshëm, kur ka të dhë­na ose dyshime të bazuara.
12. Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit, jo më vonë se 24 orë para fil­lim­it të gjuetisë apo peshkim­it, njofto­het me shkrim për kry­er­jen e peshkim­it, indi­vid­ual ose në grup, në një thel­lësi deri në 300 metra pranë vijës së kufir­it.
13. Në rastet e veprim­tarive sportive ndërkom­bëtare lejo­het kali­mi tran­sit i mjeteve lun­druese, pasi është vënë më parë në dijeni Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit për kohën, num­rin e mjeteve dhe itin­er­arin e lëviz­jes.

 

Neni 30
Kon­trol­let e per­son­ave në bord në tragete

Kon­trol­let e per­son­ave në bord në tragete kry­hen:
për pasag­jerët këm­bë­sorë dhe ata në auto­busë, indi­vid­u­al­isht;
për pasag­jerët, pa i zbrit­ur nga autom­jeti;
për drejtue­sit e autom­jeteve të tonazhit të rëndë dhe për shoqërue­sit, në autom­jet.
Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit merr masa që të ketë disa por­ta kali­mi, në mënyrë që të kry­hen shpe­jt kon­trolle.
Për të zbu­lu­ar imi­grantët e paligjshëm, kon­trol­let bëhen në mjetet e trans­portit dhe në ngarke­sat e mall­rat e ngarkuara në mjetet e trans­portit.
Anë­tarët e ekuipazhit të tragetit kon­trol­lo­hen, në të njëjtën mënyrë, si anë­tarët e ekuipazhit të ani­jeve tregtare.

 

Neni 31
Kon­trol­let në qarkul­lim­in ajror civ­il

1. Kon­trol­let në qarkul­lim­in ajror civ­il kry­hen:
a) në zonën e për­cak­tu­ar posaçër­isht për këtë punë.
b) në avion, për­jash­timisht, në kuadër të anal­izës së riskut për sig­ur­inë e brend­shme dhe emi­grim­in e paligjshëm.
2. Oper­a­tori i aero­por­tit merr masat e duhu­ra për të paran­dalu­ar hyr­jen dhe dal­jen e per­son­ave të paau­tor­izuar në/nga zonat e rez­ervuara ose në/nga zona tran­sit.
3. Në zonën tran­sit nuk kry­hen kon­trolle, me për­jash­tim të rastit kur ka të dhë­na, në kuadër të anal­izës së riskut, për cen­im të sig­urisë së brend­shme dhe imi­grim­in e paligjshëm.
4. Në zonën tran­sit kry­het kon­troll ndaj per­son­ave, të cilëve u nevo­jitet një vizë tran­si­ti për në aero­port, për të lejuar kalim­in në tran­sit.
5. Kur një avion, që flu­tur­on nga një shtet tjetër, ulet në një zonë, që nuk është pikë kali­mi kufi­tar, për shkak të for­cës mad­hore, të një rreziku të mund­shëm, me udhëz­im të autoriteteve apo pa mar­rë leje, mund të vazh­do­jë flu­turim­in, vetëm pasi të jetë kon­trol­lu­ar, sipas pro­ce­du­rave nor­male dhe pasi t’i jetë dhënë autor­iz­im nga Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit, si dhe nga dogana.
6. Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit kryen kon­troll kufi­tar, sipas pro­ce­du­rave nor­male, të për­men­dura në këtë nen, edhe ndaj avionëve pri­vatë, helikopterëve dhe avionëve pa motor. Oper­a­tori i aero­dromit, ku nuk ka pikë kali­mi kufi­ta r, njofton men­jëherë Policinë Kufitare dhe të Migra­cionit, nëse një avion i kësaj kat­e­gorie ulet në aero­drom.
7. Në rastet e flu­turimeve pri­vate, të brend­shme, për­para nis­jes, kapiteni i komu­nikon Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit një deklaratë të përgjithshme, ku paraqiten infor­ma­cioni për iden­titetet e pasag­jerëve dhe plani i flu­turim­it.

 

Neni 32
Lehtësimet në kon­trol­lin kufi­tar

Pro­ce­du­rat e kon­trolleve kufitare mund të lehtë­so­hen për shkak të rrethanave të jashtëza­kon­shme dhe të paprit­u­ra. Të tilla vlerë­so­hen ngjar­jet e paparashikueshme, që bëhen shkak për një qarkul­lim të ngjeshur, sa koha e prit­jes në një pikë kali­mi kufi­tar bëhet e tepërt dhe gjatë të cilave shfry­të­zo­hen të gjitha burimet (per­son­eli, pajis­jet, ndërte­sat dhe orga­niz­i­mi).
Kon­trol­li kufi­tar për lëviz­jet në pikat hyrëse ka për­parësi mbi kon­trol­lin kufi­tar për lëviz­jet në pikat dalëse.
Vendi­mi për të lehtë­suar kon­trol­let mer­ret nga autoriteti qen­dror i Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit.
Pro­ce­du­rat lehtë­suese gjatë kon­trol­lit kufi­tar bëhen të përkohshme, me pro­ce­du­ra të për­sh­pe­j­tu­ara, me inter­vale, në për­sh­tat­je me rrethanat që i jus­ti­fiko­jnë dhe fil­lo­jnë grad­u­al­isht. Për këtë, ndër­to­hen kor­ri­dore të veçan­ta për­puni­mi dhe infor­ma­cioni, nëpër­m­jet ven­dos­jes së tabelave e të sin­jal­iz­imeve.
Gjatë një sit­u­ate të tillë bëhet vetëm vulos­ja e doku­men­tit të udhë­tim­it, pa u regjistru­ar.

 

Neni 33
Kon­trol­let në kat­e­gori të cak­tu­ara per­sonash

Bëjnë për­jash­tim nga kon­trol­li kufi­tar kryetarët e shteteve, kryetarët e par­la­menteve, kryetarët e qev­erive, si dhe homologët e tyre e anë­tarët e del­e­ga­cion­eve të tyre, mbër­rit­ja dhe largi­mi i të cilëve është lajmëru­ar zyr­tar­isht, nëpër­m­jet kanaleve diplo­matike.
Bëjnë për­jash­tim nga kon­trol­li kufi­tar mba­jtësit e licencës së pilotit ose të cer­ti­fikatës së ekuipazhit, nëse:
hipin dhe ngjiten në aero­portin e ndalesës ose në aero­portin e mbër­rit­jes, që ndod­het në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;
hyjnë në ter­ri­torin e aero­por­tit të ndalesës ose të aero­por­tit të mbër­rit­jes;
shko­jnë, me çfarë­dol­loj mjeti trans­porti, në aero­portin në ter­ri­torin e ven­dit tonë, në mënyrë që të hipin në një avion, që niset nga ky aero­port.
Anë­tarët e ekuipazhit të avion­it flu­tu­rues i nën­shtro­hen, me për­parësi, kon­trol­lit kufi­tar, në vende të për­cak­tu­ara ose para pasag­jerëve.
Anë­tarët e ekuipazhit të avion­it flu­tu­rues, të njo­hur nga per­son­eli i pikës së kalim­it kufi­tar, mund t’i nën­shtro­hen kon­trolleve të rastë­sishme.

 

Neni 34
Kon­trol­li i për­faqë­suesve të trupit diplo­matik

Mba­jtësit e pas­apor­tave zyrtare, diplo­matike ose të shër­bim­it, të lëshuara nga qever­itë e tyre ose nga orga­ni­zatat e njo­hu­ra ndërkom­bëtare, që udhë­to­jnë për përm­bush­jen e detyrave të ngarkuara, kanë për­parësi dhe gëzo­jnë favoriz­ime e lehtësi gjatë kon­trol­lit kufi­tar.
Per­son­it, që mban doku­mentet e për­cak­tu­ara në pikën 1 të këtij neni, nuk i kërko­het të provo­jë se ka mjete të mjaftueshme finan­cia­re për jetesë.
Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit i kërkon per­son­it, që pre­tendon se gëzon priv­i­leg­je, imu­nitete dhe për­jash­time, të paraqesë pro­va për sta­tusin e tij, si p.sh pas­aportën diplo­matike ose të shër­bim­it, apo doku­mente të tjera, që provo­jnë këtë sta­tus.
Lejo­hen të kalo­jnë në pikat e kalim­it kufi­tar anë­tarët e akred­i­tu­ar të mision­eve diplo­matike dhe të për­faqë­sive kon­sul­lore, si dhe famil­jarët e tyre, të pajisur me kartë spe­ciale, të lëshuar nga Min­is­tria e Punëve të Jashtme.
Në rast dyshimesh të mund­shme ose par­ala­jmërimesh nga sis­te­mi kom­bë­tar i infor­ma­cionit, Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit njofton instan­cat eprore dhe merr mira­tim, për­para se të refu­zo­jë hyr­jen në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.

 

Neni 35
Punë­torët ndërku­fi­tarë

Punë­torët ndërku­fi­tarë, gjatë kalimeve të shpesh­ta në të njëjtën pikë kali­mi kufi­tar, në përm­bush­je të detyrës, u nën­shtro­hen kon­trolleve të plota, gjatë të cilave paraqesin vetëm doku­mentin që i autor­i­zon të kalo­jnë kufirin.
Për­jash­timisht, kur ka par­ala­jmërime nga sis­te­mi kom­bë­tar i infor­ma­cionit, ata ndalo­hen të hyjnë në pikën e kalim­it kufi­tar.

 

Neni 36
Të mitu­rit

Të mitu­rit i nën­shtro­hen, si të rri­t­u­rit, kon­trol­lit të plotë të doku­menteve. Kon­trol­li nga punon­jësi i Poli­cisë Kufitare dhe i Migra­cionit bëhet në një zonë të cak­tu­ar, posaçër­isht për kon­trol­lin e të miturve, të shoqëru­ar apo të pashoqëru­ar.
Në rast se nga kon­trol­li i doku­menteve të të mitu­rit, të shoqëru­ar nga një per­son mad­hor, punon­jësi i Poli­cisë Kufitare dhe i Migra­cionit kri­jon bind­jen se i mituri po i largo­het kujde­sit prindëror apo të kujdestar­it të vet ligjor, atëherë bën het­ime të men­jëher­shme për vlef­sh­mërinë e infor­ma­cionit të paraqi­tur.
Kon­trol­lit të plotë të doku­menta­cionit u nën­shtro­hen edhe të mitu­rit, që udhë­to­jnë të pashoqëru­ar, në mënyrë që të mos largo­hen pa dëshirën e prindërve apo të kujdestar­it.

 

Neni 37
Ven­dos­ja e vulave në doku­mentet e udhë­tim­it

Doku­mentet e udhë­tim­it të shte­tasve vulosen sis­tem­atik­isht në hyr­je dhe në dal­je, në kufi. Në veçan­ti, vula e hyr­jes dhe e dal­jes ven­doset në:
doku­mentet me vizë të vlef­shme, që u mundë­so­jnë shte­tasve kalim­in e kufir­it;
doku­mentet, që u mundë­so­jnë shte­tasve kalim­in e kufir­it, pasi mar­rin vizë në kufi;
doku­mentet, që u mundë­so­jnë shte­tasve, të cilëve nuk u duhet vizë për të kalu­ar kufirin.
Vula do të vihet në cep të vizës, pa cen­uar lex­imin e infor­ma­cionit apo ele­mentet e sig­urisë së vizës, në faqen për­bal­lë saj ose në faqen pasard­hëse. Ndalo­het ven­dos­ja e vulës në faqen e fun­dit (ku janë udhëzimet për për­doruesin e pas­aportës), në kop­er­t­inën e pas­aportës (faq­ja e brend­shme) dhe në pjesën e lex­ueshme nga makine­r­ia (lex­ue­si i pas­apor­tave).

 

Neni 38
Për­jash­tim nga ven­dos­ja e vulave

Nuk vihen vulat e hyr­jes dhe të dal­jes:
në doku­mentet e udhë­tim­it të kryetarëve të shteteve dhe të per­son­aliteteve, mbër­rit­ja e të cilëve lajmëro­het zyr­tar­isht më parë, nëpër­m­jet kanaleve diplo­matike;
në licen­cat e pilotëve ose cer­ti­fikatat e ekuipazhit të avion­it;
në doku­mentet e udhë­tim­it të detarëve, të pran­ishëm bren­da ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë, vetëm kur ani­jet e tyre anko­ro­hen dhe në zonën e por­tit ku anko­ro­hen;
ç) në doku­mentin kufi­tar ose lejen e posaçme, të dhënë shte­tasve nga Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit për qarkul­lim ven­dor;
d) në kartën e iden­titetit të shte­tasve të shteteve që, me vendim të Këshillit të Min­is­trave, u lejo­het hyr­ja në Repub­likën e Shqipërisë.
Shte­t­a­sit shqip­tar, që kalon disa herë bren­da ditës në pikën e kalim­it kufi­tar (aty ku është instalu­ar sis­te­mi TIMS), i vihet vulë vetëm një herë, në dal­je-hyr­je.

 

Neni 39
Qarkul­li­mi ven­dor ndërku­fi­tar

Qarkul­li­mi ven­dor ndërku­fi­tar rreg­ul­lo­het me mar­rëvesh­je dypalëshe ndër­m­jet shteteve fqin­je, si një kalim i rreg­ullt i kufir­it tokë­sor, nga banorët e ligjshëm të zonës në afër­si të kufir­it. Këtyre per­son­ave u kri­jo­hen lehtësi gjatë kalimeve të shpesh­ta. Kësh­tu, atyre:
u lejo­het kali­mi kur paraqesin doku­mentin kufi­tar ose lejen e posaçme, të dhënë nga Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit;
nëse është e nevo­jshme, mund t’u kërko­het doku­menta­cioni, që vërte­ton qën­drim­in në zonën në afër­si të kufir­it, ose që shp­je­gon arsyet për kalim­in e shpeshtë të kufir­it;
u lejo­het të kalo­jnë kufirin jashtë vend­ndod­hjes së pikës së kalim­it kufi­tar, mad­je edhe jashtë orareve të cak­tu­ara.
Këta per­sona kalo­jnë kufirin në pikën e kalim­it kufi­tar, në një kor­si të veçan­të, të kri­juar posaçër­isht për ta.

 

Neni 40
Hyr­ja e anë­tar­it të shër­bimeve të hua­ja të sig­urisë

Anë­tar­it të shër­bimeve të hua­ja të sig­urisë i mira­to­het hyr­ja në Repub­likën e Shqipërisë kur:
a) është i veshur me uni­for­më;
b) është i pajisur me armë, me tytë të shkurtër;
c) autom­jeti ka tar­gat ose shen­jat njo­hëse të ven­dit të tij.
Aparati qen­dror i Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit mira­ton lejen për hyr­jen e anë­tar­it të shër­bimeve të hua­ja të sig­urisë dhe për kalim tran­sit, me kusht që këto lëviz­je të mos jenë në kundër­sh­tim me legjis­la­cionin e Repub­likës së Shqipërisë. Në aktin e mira­tim­it për­cak­to­hen kushtet e veçan­ta për hyr­je.
Lejo­het të hyjë në Repub­likën e Shqipërisë, edhe pa mira­tim të veçan­të, anë­tari i shër­bimeve të hua­ja të sig­urisë, i për­cak­tu­ar në pikën 1 të këtij neni, që është anë­tar i del­e­ga­cion­eve zyrtare ose i del­e­ga­cion­eve të punës, i veshur me uni­for­më dhe i pajisur me arma­tim per­son­al, nëse është pjesë për­bërëse e uni­for­mës, pas njof­tim­it, para­prak­isht me shkrim nga Min­is­tria e Punëve të Jashtme.

 

KREU VI
BASHKËPUNIMI

 


Neni 41
Bashkëpuni­mi kom­bë­tar me agjencitë që vepro­jnë në kufi

Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit bashkëpunon me insti­tu­cionet shtetërore, organet e qev­eris­jes qen­drore dhe ven­dore në ter­ri­torin ku ajo është ven­do­sur, sub­jek­tet e tjera fizike e juridike, si dhe me agjen­ci të hua­ja, që vepro­jnë në vendin tonë e që kanë detyrime ligjore për kufirin.
For­mat e bashkëpunim­it me secilën prej tyre, të për­men­dura në pikën 1 të këtij neni, parashiko­hen me akte nor­ma­tive.

 

Neni 42
Bashkëpuni­mi ndërku­fi­tar dhe for­mat e tij

1. Bashkëpuni­mi ndërku­fi­tar përf­shin veprim­tar­inë e shër­bimeve të hua­ja policore në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, ose të shër­bimeve policore shqiptare në ter­ri­torin e huaj, bashkëpunimin e shër­bimeve të sig­urisë dhe shkëm­bimin e ofi­cerëve të kon­tak­tit.
2. Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit bashkëpunon me polic­itë homologe të shteteve fqin­je, duke real­izuar:
anal­izën e për­bashkët të riskut;
shkëm­bimin e infor­ma­cionit (në niv­el ven­dor dhe qen­dror);
ngrit­jen e qen­drave të për­bashkë­ta të shkëm­bim­it të infor­ma­cionit dhe të anal­izës së riskut;
ç) shkëm­bimin e ofi­cerëve të kon­tak­tit;
d) kon­trolle dhe patrul­lime të për­bashkë­ta (kri­ji­mi i patrullave të për­bashkë­ta);
dh) tra­jn­ime të për­bashkë­ta të per­son­elit;
e) takime peri­odike (në niv­el qen­dror e ven­dor);
ë) ngrit­jen e pikave të për­bashkë­ta të kon­trol­lit të kufir­it;
f) për­dorim­in e për­bashkët të pajis­jeve dhe të mjeteve të ndër­lid­hjes.

 

Neni 43
Anal­iza e për­bashkët e rrezikut

Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit, në zba­tim të këtij ligji, bën anal­izën e sit­u­atës dhe të shkal lës së krim­i­nalitetit, që ndodh në kufi dhe në brendësi të ter­ri­torit, që ka të bëjë me kufirin.
Në këtë kuadër, Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit bashkëpunon me autoritetet homologe fqin­je, duke shkëm­by­er infor­ma­cion për sit­u­atën dhe shkallën e krim­i­nalitetit, si dhe bën anal­iza të për­bashkë­ta.

Neni 44
Patrul­la të për­bashkë­ta përg­jatë kufir­it

Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit, në bashkëpunim me organet homologe të shtetit fqinj, orga­ni­zon patrul­la të për­bashkë­ta përg­jatë kufir­it të për­bashkët, sipas mar­rëvesh­jeve për shmang­ien e rrez­iqeve, për sig­ur­inë pub­like dhe për të luftu­ar veprim­tar­itë e paligjshme ndërku­fitare.
Gjatë patrul­lim­it të për­bashkët, punon­jësit e Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit zba­to­jnë legjis­la­cionin kom­bë­tar, në ter­ri­torin e palës ku vepro­jnë.
Gjatë patrul­limeve ose opera­cion­eve të për­bashkë­ta, punon­jësit e poli­cisë së secilit shtet mba­jnë uni­for­mat e veta dhe pajis­jet përkatëse, sipas mar­rëvesh­jes me vendin fqinj.
Për­dori­mi i armëve të shër­bim­it lejo­het vetëm në rastin e vetëm­bro­jt­jes.

 

Neni 45
Ofi­cerët e kon­tak­tit

Me mar­rëvesh­je dypalëshe, Qev­e­ria Shqiptare mund të ven­dosë dhe të lejo­jë atashimin e ofi­cerëve të kon­tak­tit, për rrit­jen dhe për­sh­pe­j­timin e bashkëpunim­it, në for­mën:
e shkëm­bim­it të infor­ma­cionit;
e ekzeku­tim­it të kërke­save për asis­tencë të ndërsjel­lë policore në çësht­jet penale;
e detyrave të kry­era nga autoritetet përgjegjëse për menax­himin e kufir­it.
Veprim­taria e ofi­cerëve të kon­tak­tit kon­sis­ton në dhënie këshillash dhe asis­tence, pa të drejtën e ndër­mar­rjes së veprimeve policore, të pavaru­ra, në dhënie infor­ma­cionesh dhe kry­er­je detyrash, në për­puth­je me udhëzimet, që u janë dhënë nga autoritetet qen­drore të poli­cisë dhe nga shteti ku janë atashuar.

 

Neni 46
Masat teknike në bashkëpunimin ndërku­fi­tar

Me mar­rëvesh­je dypalëshe dhe duke mar­rë parasysh rrethanat ven­dore e mundësitë teknike, polic­itë ndërku­fitare instalo­jnë lin­ja tele­foni, radio­je dhe telek­si në zona të veçan­ta kufitare, si dhe lid­hje të drejt­për­drej­ta, për të lehtë­suar bashkëpunimin policor, në mënyrë të veçan­të, për trans­me­timin në kohë të infor­ma­cionit, duke bërë:
shkëm­bimin e pajis­jeve ose dis­lokimin e ofi­cerëve të kon­tak­tit, të pajisur me radio të për­sh­tat­shme;
zgjer­im­in e brezave të frekuen­cave, që për­doren në zonat kufitare;
ven­dos­jen e lid­hjeve të për­bashkë­ta për shër­bimet e poli­cisë, që vepro­jnë në këto zona;
ç) bashkërendimin e pro­grameve për prokurim­in e pajis­jeve të ndër­lid­hjes, për instal­im­in e sis­te­meve stan­darde dhe të ngjashme të ndër­lid­hjes.

 

KREU VII
GRUMBULLIMI I TË DHËNAVE PERSONALE DHE EVIDENCAT

 

Neni 47
Grum­bul­li­mi, për­puni­mi dhe për­dori­mi i të dhë­nave

Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit grum­bul­lon, në mënyrë të drejt­për­drejtë, të dhë­nat per­son­ale nga per­son­at, ndaj të cilëve bëhet kon­trol­li kufi­tar, që ruhen dhe për­puno­hen në evi­den­ca, me ndih­mën e mjeteve teknike, në për­puth­je me këtë ligj. Ato për­dorin të dhë­na per­son­ale dhe të dhë­na të tjera nga evi­den­cat, të cilat i admin­istron vetë, në bazë të akteve të tjera ligjore dhe nën­ligjore.

 

Neni 48
Pajis­jet dhe veprimet që bëhen për grum­bul­lim­in e të dhë­nave

Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit bën menax­himin e kufir­it për het­imin, ver­i­fikimin e iden­titetit dhe kap­jen e autorëve të veprave penale. Për këtë, Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit bën fotografi, vëzhgime video-fotografike, si dhe për­dor pajis­je të tjera ndih­mëse, automatike.
Kur pajis­jet e për­men­dura në pikën 1 të këtij neni ven­dosen në zonën e kon­trol­lit të pikave të kalim­it kufi­tar, ato duhet të jenë të duk­shme dhe për ven­dos­jen e tyre duhen lajmëru­ar per­son­at që gjen­den në atë zonë.
Të dhë­nat e regjistru­ara gjatë veprimeve të për­men­dura në pikat 1 e 2 të këtij neni asgjë­so­hen bren­da 1 viti, nëse janë bërë të panevo­jshme për kap­jen e autorëve të veprave penale.

 

Neni 49
Evi­den­cat

Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit, për të real­izuar me efek­tivitet menax­himin e kufir­it, mban evi­den­ca:
për per­son­at, sendet dhe mjetet, të cilat i nën­shtro­hen kon­trol­lit kufi­tar;
për per­son­at, ndaj të cilëve është kry­er pro­ce­du­ra e ver­i­fikim­it të iden­titetit;
për per­son­at, të cilëve u është lëshuar doku­men­ti kufi­tar;
ç) për dhënien e mira­tim­it të qën­drim­it, për anë­tarët e ekuipazhit të ani­jeve të hua­ja në vendin ku gjen­det pika e kalim­it kufi­tar, për qarkul­lim ndërkom­bë­tar;
d) për mira­timin e hyr­jeve të anë­tarëve të shër­bimeve të sig­urisë me uni­for­më, arma­tim dhe autom­jet zyr­tar në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;
dh) për per­son­at, të cilëve u është lëshuar kartë iden­titeti (badges) për lëviz­je në zonën e kon­trol­lit të pikës së kalim­it kufi­tar;
e) për per­son­at, që kanë cen­uar kufirin shtetëror;
ë) për per­son­at fizikë, që kanë lajmëru­ar se do të shko­jnë për gjah ose peshkim në zonën përg­jatë vijës së kufir­it.

 

Neni 50
Të dhë­nat per­son­ale

Në zba­tim të këtij ligji dhe në për­puth­je me legjis­la­cionin shqip­tar, Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit tra­j­ton të dhë­nat per­son­ale, të mbled­hu­ra në mënyrë man­uale ose elek­tron­ike, n ë evi­den­cat e për­men­dura në nenin 49 të këtij ligji.
Në evi­den­cat e parashikuara në nenin 49 të këtij ligji, grum­bul­lo­hen të dhë­na per­son­ale, si gjen­er­alitetet, num­ri i amzës, vend­ba­n­i­mi, shtetësia, doku­men­ti i udhë­tim­it, shen­jat e gish­tave dhe të pël­lëm­bës, doku­men­ti kufi­tar etj., sipas për­cak­timeve të bëra në aktet nën­ligjore për të dhë­nat per­son­ale.

Në aktin nën­ligjor për evi­den­cat e të dhë­nave per­son­ale për­cak­to­hen mënyrat e grum­bul­lim­it dhe të për­dorim­it, si dhe afatet e rua­jt­jes së të dhë­nave të secilës evi­dencë.

 

KREU VIII
MASAT NDËSHKIMORE

Neni 51
Sank­sionet

Shkel­ja e dis­poz­i­tave të këtij ligji, kur nuk për­bën vepër penale, për­bën kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­het nga Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit, në për­puth­je me ligjin nr.7697, datë 7.4.1993 “Për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive”, si më poshtë:
1. Me gjobë, në masën nga 50 000 ‑100 000 lekë, per­son­at që:
kalo­jnë ose ten­to­jnë të kalo­jnë kufirin shtetëror jashtë pikës së kalim­it kufi­tar, jashtë kohës së punës në këtë pikë ose në kundër­sh­tim me des­ti­na­cionin e kësaj pike;
i shman­gen kon­trol­lit kufi­tar ose largo­hen nga zona e pikës së kalim­it kufi­tar, para se të kry­het kon­trol­li kufi­tar ose, në ndon­jë mënyrë tjetër, për­piqen t’i shman­gen këtij kon­trol­li.
Me gjobë nga 10 000 — 50 000 lekë per­son­at fizikë ose juridikë:
a) që pen­go­jnë ose nuk lejo­jnë kalim të lirë ose, në ndon­jë mënyrë tjetër, pen­go­jnë kry­er­jen e punëve për vëzhgimin e kufir­it shtetëror;
b) që kalo­jnë kufirin për shkak të for­cës mad­hore, por nuk njofto­jnë men­jëherë Policinë Kufitare dhe të Migra­cionit;
c) që, pa mira­timin e Min­istrit të Brend­shëm, për har­mo­niz­imin e plan­it krye­sor ide­or me kushtet e veçan­ta, që duhet të përm­bushë objek­ti, fil­lo­jnë ndër­timin e objek­tit apo ndrysho­jnë atë ekzistues ose ndon­jë pajis­je, të ven­do­sur në zonën e pikës së kalim­it kufi­tar;
ç) nëse oper­a­tori ose per­soni përgjegjës, që nuk i dorë­zon Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit të dhë­nat per­son­ale të të punë­suarve, para se të fil­lo­jë punë në zonën e pikës së kalim­it kufi­tar;
d) nëse koman­dan­ti i ani­jes së mall­rave ose të udhë­tarëve që, gjatë qarkul­lim­it ndërkom­bë­tar në ujërat ter­ri­to­ri­ale të Repub­likës së Shqipërisë, lun­dron nëpër­m­jet rrugës më të shkurtër, të lun­drueshme dhe nuk anko­ron në portin ku gjen­det pika e kalim­it kufi­tar;
dh) nëse koman­dan­ti i ani­jes së udhë­tarëve, i cili, bren­da 24 orëve para fil­lim­it të kon­trol­lit kufi­tar, nuk i dorë­zon Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit listën e anë­tarëve të ekuipazhit dhe të udhë­tarëve në ani­je;
e) nëse koman­dan­ti i mjetit lun­drues, i cili, duke ard­hur nga jashtë apo duke u larguar për jashtë, nuk i dorë­zon Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit listën e anë­tarëve të ekuipazhit dhe të udhë­tarëve në mjet, ose nuk paraqet doku­mentet e tyre të udhë­tim­it;
ë) nëse koman­dan­ti, udhëhe­qësi ose pronari i mjetit të lun­drim­it nuk përm­bush detyrimet pas hyr­jes në port;
f) nëse shte­tasi i huaj, të cilit i është dhënë leje për të dalë nga por­ti, shkel kriteret e për­cak­tu­ara në leje;
g) nëse makin­isti i tren­it, gjatë hyr­jes në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, përveç rasteve kur është e nevo­jshme për rreg­ul­lim­in e qarkul­lim­it heku­rud­hor ose për shkak të ndon­jë force mad­hore, ndalon trenin ndër­m­jet kufir­it shtetëror dhe pikës së kalim­it kufi­tar;
gj) ven­dosin tabela me mbishkrime të tjera, të cilat zvogëlo­jnë pam­jen e tabelës dhe të sin­jal­iz­imeve të tjera, që par­ala­jmëro­jnë vijën e kufir­it;
h) krye­jnë lun­drim, gjah, peshkim, flu­tur­o­jnë me avion të vogël dhe me pajis­je të tjera flu­tu­ruese; lëvizin, qën­dro­jnë ose bano­jnë në afër­si të vijës së kufir­it, nëse kjo është e ndalu­ar me vendim të Këshillit të Min­is­trave;
i) shko­jnë për gjueti ose peshkim, indi­vid­u­al­isht ose në grup, në një thel­lësi deri në 300 metra nga vija e kufir­it, pa lajmëru­ar me shkrim Policinë Kufitare dhe të Migra­cionit para 24 orëve.
Me gjobë nga 500 — 10 000 lekë per­soni fizik ose juridik:
a) që ka lëvizur ose ka qën­dru­ar në mënyrë të përsërit­ur në zonën e pikës së kalim­it kufi­tar, pa synuar kalim­in e kufir­it shtetëror, pa iu nën­shtru­ar kon­trol­lit kufi­tar ose pa arsye të tjera të jus­ti­fikueshme, duke mos iu bindur Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit;
b) që nuk mban kartën e iden­titetit, me të dhë­nat e shënuara në të, në ndon­jë vend të duk­shëm, gjatë lëviz­jes apo qën­drim­it në zonën e pikës së kalim­it kufi­tar;
c) nëse oper­a­tori nuk për­punon kartën e iden­titetit të të punë­suarve, para se të fil­lo­jnë punën në zonën e pikës së kalim­it kufi­tar;
ç) nëse koman­dan­ti i jahtit ose i varkës, për tur­izëm ose sport, që lun­dron në rrugë detare, në ujërat e brend­shme dhe ter­ri­to­ri­ale (detare, lumore e liqenore) të Repub­likës së Shqipërisë, nuk ndjek rrugën më të shkurtër për te por­ti më i afërt, i hapur për qarkul­lim ndërkom­bë­tar, nuk përm­bush detyrimet që rrjed­hin nga ky ligj, për t’iu nën­shtru­ar kon­trol­lit kufi­tar në zonën e pikës së kalim­it kufi­tar dhe nuk vepron sipas urdhrave e par­ala­jmërimeve të punon­jësve të Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit;
d) nëse koman­dan­ti i mje tit lun­drues, që në rast të ndon­jë force mad­hore, në qarkul­lim­in ndërkom­bë­tar, anko­ron mjetin e tij lun­drues jashtë pikës së kalim­it kufi­tar detar, pa mira­timin përkatës;
dh) nëse koman­dan­ti ose udhëhe­qësi i udhë­tim­it, në rast të shpë­tim­it të jetës së njerëzve, imbarkon ose zbarkon per­sona jashtë pikës së kalim­it kufi­tar dhe nuk infor­mon men­jëherë rajonin më të afërt të Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit;
e) nëse makin­isti i tren­it nuk ka mar­rë masat e nevo­jshme për mosle­jimin e dal­jes së udhë­tarëve gjatë ndalim­it, ose nuk ka lajmëru­ar policinë për ndal­im­in;
ë) nëse gjatë kon­trol­lit kufi­tar nuk paraqet doku­mentin e udhë­tim­it, të des­tin­uar për kalim të kufir­it dhe kundër­sh­ton punon­jësin e Poli­cisë Kufitare dhe të Migra­cionit në kry­er­jen e detyrës;
f) që nuk sqaron të gjitha rrethanat lid­hur me kalim­in e kufir­it ose nuk vepron sipas lajmërimeve e urdhrave të nëpunësve përkatës, të cilët krye­jnë kon­trol­lin kufi­tar;
g) nëse mbjell llo­je drurësh dhe shkur­resh përg­jatë vijës së kufir­it, kur kjo është e ndalu­ar me vendim të min­istrit përkatës.

Neni 52
Ekzeku­ti­mi i masave ndëshki­more

Anki­mi dhe ekzeku­ti­mi i masave ndëshki­more bëhen në për­puth­je me ligjin nr. 7697, datë 7.4.1993 “Për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive”, të ndryshuar.
Në zba­tim të këtij kreu nxir­ren akte nën­ligjore, për të për­cak­tu­ar raste të tjera, që nuk janë parashikuar në nenet më sipër.
Shte­t­a­sit e huaj mund ta pagua­jnë gjobën edhe në val­utë, sipas kur­sit ditor të këm­bim­it.

 

KREU IX
DISPOZITA KALIMTARE

 

 

Neni 53
Shfuqiz­ime

Lig­jet nr.8771, datë 19.4.2001 “Për kufirin shtetëror të Repub­likës së Shqipërisë”, nr.8772, datë 19.4.2001 “Për rua­jt­jen dhe kon­trol­lin e kufir­it shtetëror të Repub­likës së Shqipërisë” dhe çdo dis­poz­itë tjetër, që bie në kundër­sh­tim me këtë ligj, shfuqi­zo­hen.

 

Neni 54
Hyr­ja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim