L I G J

Nr. 9749, datë 4.6.2007[1]

PËR POLICINË E SHTETIT

(I ndryshuar[2])

 

Neni 96

Masat për rua­jt­jen e ren­dit

1. Kur sjell­ja e një per­soni cenon rendin dhe sig­ur­inë pub­like, ndaj tij mer­ret masë.

2. Nëse cen­i­mi i ren­dit dhe sig­urisë pub­like ka ard­hur si paso­jë e veprimeve të një per­soni të mitur nën 14 vjeç, përveç masave të mar­ra ndaj tij, sipas nen­it 11 të këtij ligji, punon­jësi i Poli­cisë njofton prindin ose kujdestarin e të mitu­rit nën 14 vjeç për ndër­pre­rjen e veprimeve të paligjshme të të mitu­rit.

 

Neni 101

Shoqëri­mi në Poli­ci

1. Punon­jësi i Poli­cisë bën shoqërim­in e per­son­ave në mjedis­et e Poli­cisë ose në organin urd­hërd­hënës në rastet e mëposhtme:

a) për mbikëqyr­jen e të mitu­rit për qël­lime eduki­mi ose për shoqërim­in e tij në organin kom­pe­tent;

b) kur per­soni është përhapës i një sëmund­je­je ngjitëse, i paaftë mendër­isht dhe i rrezik­shëm për shoqërinë.

2. Per­son­at e shoqëru­ar kanë të drejtën e tra­j­tim­it njerë­zor dhe të respek­tim­it të din­jitetit të tyre. Ata njofto­hen men­jëherë nga punon­jësi i Poli­cisë për shkaqet e shoqërim­it.

3. Per­son­at e shoqëru­ar mba­hen në mjedise të ndryshme nga ato të per­son­ave të ndalu­ar ose të arrestu­ar. Në këto raste mba­jt­ja e per­son­ave në Poli­ci zgjat derisa çësht­ja, për të cilën është kry­er shoqëri­mi, ver­i­fiko­het, por në çdo rast jo më shumë se 10 orë.

4. Për rastet e shoqërimeve për hyr­je të paligjshme në kufirin shtetëror, për dëbimet ose ekstradimet, pro­ce­du­rat dhe afatet e mba­jt­jes për­cak­to­hen sipas legjis­la­cionit në fuqi.

5. Për shoqërim­in dhe mba­jt­jen e per­son­ave në zyrat e Poli­cisë, punon­jësi i Poli­cisë bën doku­men­timin e veprim­it dhe njofton men­jëherë epror­in e vet ose organin e intere­suar për sqarim­in e çësht­jes.

6. Në të gjitha rastet e shoqërim­it dhe mba­jt­jes në zyrat e Poli­cisë, mer­ren parasysh kushtet per­son­ale dhe famil­jare të per­son­it që shoqëro­het.

 

Neni 106

Masat mbro­jtëse

1. Masat mbro­jtëse mer­ren ndaj per­son­ave të sëmurë men­dorë, të dehurve, të droguarve ose ndaj per­son­ave me sëmund­je ngjitëse. Në këto raste punon­jësi i Poli­cisë e shoqëron per­son­in në mjedis­et e Poli­cisë, në insti­tu­cionet shën­de­të­sore, në qen­drat e reha­bil­itim­it apo e dorë­zon te kujdestari apo per­son­at përgjegjës.

2. Punon­jësit e Poli­cisë mar­rin masat e nevo­jshme për mbro­jt­jen:

a) e per­son­it, gjend­ja e të cilit tre­gon qartë se nuk mund të kon­trol­lo­jë veprimet dhe sjell­jen e tij dhe për këtë arsye mund t’i shkak­to­jë dëm­time fizike apo rrezikim të jetës së tij apo të të tjerëve. Zba­ti­mi i masës në mjedis­et e Poli­cisë vazh­don për aq kohë sa është e nevo­jshme, por jo më shumë se 10 orë;

b) e të mitu­rit që nuk mbikëqyret më ose është larguar nga prin­di apo kujdestari i tij, duke ia rik­thy­er kujdestar­it apo duke e dër­guar në qen­drat e përku­jde­sit për të mitu­rit, sipas afatit të për­cak­tu­ar në shkro­n­jën “a” të kësaj pike.

3. Për të ushtru­ar përgjegjësitë e për­cak­tu­ara në pikën 1 të këtij neni, punon­jësi i Poli­cisë mund të bëjë kon­trol­lin dhe këqyr­jen fizike të këtyre per­son­ave.

 

Neni 107

Tra­j­ti­mi i të shoqëru­arve

1. Nëse një per­son shoqëro­het sipas nen­it 101 të këtij ligji, atëherë ai duhet të njofto­het men­jëherë për arsyet e shoqërim­it.

2. Per­son­it të shoqëru­ar duhet t’i jepet men­jëherë mundësia për të njof­tu­ar një të afërm ose një per­son të cilit ai i beson. Nëse i shoqëru­ari nuk është në gjend­je të ushtro­jë të drej­tat e tij si më sipër dhe nëse nuk bie ndesh me vull­netin e per­son­it, Poli­cia njofton krye­sisht per­son­at e sipër­për­men­dur. Kur i shoqëru­ari është i mitur, atëherë në çdo rast njofto­het men­jëherë per­soni përgjegjës për mbikëqyr­jen e tij. E njëj­ta gjë vlen edhe për të rri­t­u­rit, për të cilët është cak­tu­ar një kujdestar.

3. Fem­rat dhe meshku­jt shoqëro­hen në mjedise të veçuara. Të mitu­rit shoqëro­hen në mjedise të veçan­ta nga ato të të rrit­urve.

 

 

Lexo të plotë ligjin



[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 73, datë 19 Qer­shor 2007,  faqe 2171

[2] Ligji nr. 9749/2007 është ndryshuar me ligjin nr. 10142, datë 15.5.2009, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr.87, datë 12 Qer­shor 2009, faqe 3826

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim