LIGJ
Nr. 9749, datë 4.6.2007

PËR POLICINË E SHTETIT

(Ndryshuar me ligjin nr. 10142, datw 15.5.2009)

Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

PJESA E PARË
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1
Misioni

1. Poli­cia e Shtetit Shqip­tar, në vijim Poli­cia, është shër­bi­mi policor i Repub­likës së Shqipërisë.
2. Misioni i Poli­cisë është të rua­jë rendin dhe sig­ur­inë pub­like, në për­puth­je me ligjin dhe duke respek­tu­ar të drej­tat dhe lir­itë e njeri­ut.

 

Neni 2
Qël­li­mi

Qël­li­mi i këtij ligji është për­cak­ti­mi i nor­mave dhe pro­ce­du­rave për pra­n­imin, zhvil­lim­in e kar­ri­erës dhe mbarim­in e mar­rëd­hënieve të punës në Poli­ci, si edhe për garan­timin e të drej­tave, për­cak­timin e detyrave dhe përgjegjë­sive të punon­jësve të Poli­cisë, për garan­timin e një shër­bi­mi policor demokratik dhe pro­fe­sion­al.

 

Neni 3
Juridik­sioni i Poli­cisë

Poli­cia ushtron veprim­tar­inë në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.

 

Neni 4
Përgjegjësitë e Poli­cisë

1. Përgjegjësitë e Poli­cisë janë si më poshtë:
të mbro­jë jetën e njerëzve, sig­ur­inë dhe pronën e tyre per­son­ale;
të paran­dalo­jë, të zbu­lo­jë dhe të het­o­jë, në për­puth­je me ligjin penal dhe me ligjin pro­ce­dur­al penal, veprat penale dhe autorët e kry­er­jes së tyre;
të mbro­jë rendin dhe sig­ur­inë pub­like;
ç) të mbikëqyrë dhe të drej­to­jë trafikun rru­gor në rrugë për për­dorim pub­lik, në për­puth­je me legjis­la­cionin rru­gor;
të mbikëqyrë dhe të kon­trol­lo­jë kufi­jtë shtetërorë të Repub­likës së Shqipërisë;
dh) të mbro­jë indi­vidë, mjedise dhe objek­te të cak­tu­ara nga rrez­iqe të mund­shme;
të admin­istro­jë dhe të mbro­jë infor­ma­cionin e klasi­fikuar, me për­jash­tim të rasteve kur për­cak­to­het ndryshe në legjis­la­cion;
ë) të krye­jë detyrat e parashtru­ara në këtë ligj, në lig­je të tjera, si dhe në aktet nën­ligjore, të cilat parashiko­jnë detyra për Policinë.
2. Çdo punon­jës i Poli­cisë ka për detyrë të përm­bushë të gjitha përgjegjësitë e për­cak­tu­ara në pikën 1 të këtij neni, pavarë­sisht se cilës struk­turë i shër­ben.
3. Çdo punon­jës i Poli­cisë ka atributet e Poli­cisë Gjyqë­sore, në për­puth­je me Kodin e Pro­ce­durës Penale dhe ligjin përkatës për orga­niz­imin dhe funk­sion­imin e kësaj poli­cie.

 

Neni 5
Sim­bo­let e Poli­cisë

1. Poli­cia ka fla­murin dhe stemën e vet të mirat­u­ar nga Këshilli i Min­is­trave.
2. Ngjyra, pajis­jet e veçan­ta dhe shen­jat në mjetet e Poli­cisë për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
3. For­ma, për­masat dhe të dhë­nat që përm­ban doku­men­ti iden­ti­fikues i punon­jësit të Poli­cisë për­cak­to­hen me urd­hër të Min­istrit të Brend­shëm, në vijim min­istri.

 

Neni 6
Sta­tusi i Poli­cisë

 

1. Poli­cia është insti­tu­cion i admin­is­tratës pub­like, struk­turë e Min­istrisë së Brend­shme, në vijim min­is­tria.
2. Sta­tusi i Poli­cisë nuk ndryshon edhe në gjend­je lufte, gjend­je të jashtëza­kon­shme apo fatke­qësie naty­rore.
3. Poli­cia është e depoli­tizuar.

 

Neni 7
Mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet Poli­cisë dhe min­istrit

1. Min­istri ka përgjegjës­inë të sig­uro­jë efek­tivitetin dhe efiçencën e punës së Poli­cisë. Në përgjegjësitë e min­istrit nuk përf­shi­het drej­ti­mi opera­cional i Poli­cisë.
2. Përgjegjësitë e min­istrit janë:
a) të për­cak­to­jë objek­ti­vat strategjikë vje­torë për Policinë;
b) të cak­to­jë objek­ti­vat e kry­er­jes së detyrave nga Poli­cia;
c) të nxjer­rë urdhra dhe udhëz­ime në për­puth­je me këtë ligj ose me lig­je të tjera;
ç) të kërko­jë raporte, infor­ma­cione dhe doku­mente të tjera, që lid­hen me kry­er­jen e detyrave nga Poli­cia në përgjithësi ose në lid­hje me ndon­jë çësht­je të veçan­të.
3. Min­istrit i rapor­to­het çdo vit nga Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë rreth punës së Poli­cisë.
4. Me kërkesën e tij, min­istrit i rapor­to­het nga Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë për çësht­je të përgjithshme ose të veçan­ta që lid­hen me Policinë.

 

Neni 8

Ky ligj nuk parashikon që Poli­cia t’i japë min­istrit infor­ma­cionet e mëposhtme:
infor­ma­cione sekrete që kanë të bëjnë me iden­titetin, pro­cesin e bashkëpunim­it, të mbro­jt­jes ose vend­ndod­hjen e dësh­mi­tarëve, bashkëpunë­torëve të drejtë­sisë ose infor­ma­torëve;
infor­ma­ta kon­fi­den­ciale të përf­tu­ara nga per­son­at e për­men­dur në shkro­n­jën “a” të këtij neni, infor­ma­cione, për të cilat prokurori ka urd­hëru­ar me shkrim që të kon­sul­to­hen vetëm nga per­sona të cak­tu­ar.

 

Neni 9
Bux­heti i Poli­cisë

1. Poli­cia ka bux­hetin e saj, i cili është zë më vete në bux­hetin e min­istrisë, të mirat­u­ar nga Kuven­di. Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë është përgjegjës për menax­himin efek­tiv dhe efiçent të bux­hetit të mirat­u­ar.
2. Auditi­mi i bux­hetit të Poli­cisë kry­het nga organet e për­cak­tu­ara me ligj.

 

Neni 10
Fonde të veçan­ta

1. Bux­heti i Poli­cisë ka një zë të veçan­të për pagesën e per­son­ave për rastet e opera­cion­eve të veçan­ta policore dhe për infor­ma­torët.
2. Këto fonde admin­istro­hen nga Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë, në bazë të rreg­ullave dhe kritereve të për­cak­tu­ara me udhëz­im të min­istrit.

 

Neni 11
Përku­fiz­ime

1. Per­son­eli i Poli­cisë
Ka dy kat­e­gori të per­son­elit të Poli­cisë:
a) pu non­jësit e Poli­cisë, që kanë kom­pe­ten­ca opera­cionale të plota, përf­shirë kom­pe­ten­cat e ndalim­it dhe të arres­tim­it. Ata mund të jenë punon­jës poli­cie me ose pa uni­for­më;
b) punon­jësit në shër­bimet mbështetëse, që janë emëru­ar në Poli­ci pa u diplo­muar në Akadem­inë e Poli­cisë ose që nuk kanë ndjekur ndon­jë tra­jn­im tjetër policor të mirat­u­ar.
2. Lir­i­mi dhe për­jash­ti­mi nga puna
Lir­im nga Poli­cia do të thotë një sit­u­atë, në të cilën mar­rëd­hëni­et juridike dhe admin­is­tra­tive të punon­jësit të Poli­cisë me insti­tu­cionin e Poli­cisë së Shtetit ndër­priten për arsye, të cilat nuk ia heqin përgjith­monë të drejtën për t’u rik­thy­er në Poli­ci.
Për­jash­tim nga Poli­cia do të thotë një sit­u­atë, në të cilën mar­rëd­hëni­et juridike dhe admin­is­tra­tive të punon­jësit të Poli­cisë me insti­tu­cionin e Poli­cisë së Shtetit ndër­priten pa asnjë mundësi rik­thi­mi në Poli­ci.
3. Ekzeku­ti­mi i men­jëher­shëm
Një veprim i ndër­mar­rë nga një punon­jës poli­cie sapo kup­ton rrezikun, pa urdhrin e epror­it.
4. Masat për rua­jt­jen e ren­dit
Masat për rua­jt­jen e ren­dit dhe sig­urisë pub­like përf­shi­jnë tërës­inë e veprimeve të ligjshme, të cilat duhet të kry­hen nga punon­jësi i Poli­cisë, duke fil­lu­ar nga for­ma ver­bale e bind­jes deri te për­dori­mi i for­cës vdek­jeprurëse, për riven­dos­jen e ren­dit, në për­puth­je me legjis­la­cionin dhe duke mar­rë parasysh moshën dhe gjend­jen e indi­vid­it.
5. Struk­tu­rat e Kufir­it dhe Migra­cionit
Të gjitha nenet në ligj, që u refer­o­hen drej­tim­it dhe kon­trol­lit, ver­i­fikim­it, har­tim­it të raporteve vje­tore dhe të veçan­ta ose kom­pe­ten­cave për të trans­fer­u­ar per­son­elin, të zbat­ueshme për drejtue­sit e drej­torive të qarkut, komis­ari­at­eve dhe sta­cion­eve të Poli­cisë, do t’u refer­o­hen gjithash­tu drejtuesve të drej­torive, komis­ari­at­eve dhe sta­cion­eve të Poli­cisë së Kufir­it dhe Migra­cionit.
6. Shoqëri­mi
Shoqëri­mi, në kup­ti­min e këtij ligji, nënkup­ton rastin kur një per­son ka shkelur një rreg­ull admin­is­tra­tiv dhe iden­ti­fiki­mi i tij kri­jon nevo­jën e shoqërim­it në zyrat e poli­cisë me ose pa vull­netin e tij.
7. Akademia e Poli­cisë
Akademia e Poli­cisë është një term përgjithë­sues, i për­dorur në këtë ligj për të nënkup­tuar të gjitha ele­mentet e kual­i­fikim­it policor: Shkol­lën Bazë të Poli­cisë, tra­jn­imin e spe­cial­izuar, tra­jn­imin e drejtuesve etj.

 

PJESA E DYTË
ORGANIZIMI I POLICISË

 

KREU I
STRUKTURA

 

Neni 12
Orga­niz­i­mi dhe struk­tu­ra e përgjithshme e Poli­cisë

1. Poli­cia orga­ni­zo­het në niv­el qen­dror dhe ven­dor. Drej­to­ria e Përgjithshme për­bën nivelin qen­dror të Poli­cisë, ndër­sa drej­toritë e Poli­cisë së qar­qeve, drej­toritë rajonale të Kufir­it dhe Migra­cionit dhe struk­tu­rat në varësi të tyre për­bëjnë nivelin ven­dor të saj.
2. Këshilli i Min­is­trave, me propoz­imin e min­istrit, për­cak­ton num­rin e përgjithshëm të punon­jësve të Poli­cisë.
3. Struk­tu­ra e Drej­torisë së Përgjithshme të Poli­cisë dhe e sek­torëve të saj, ku përf­shi­hen drej­toritë e Poli­cisë së qar­qeve, drej­toritë rajonale të Kufir­it dhe Migra­cionit, komis­ari­atet, komis­ari­atet e Kufir­it dhe Migra­cionit, sta­cionet e Poli­cisë dhe sta­cionet e Kufir­it dhe Migra­cionit, si dhe lim­i­ti i organikës së këtyre struk­tu­rave, mira­to­hen nga min­istri, me propoz­im të Drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë.

 

Neni 13
Drej­to­ria e Përgjithshme e Poli­cisë

1. Drej­to­ria e Përgjithshme e Poli­cisë drej­to­het nga Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë dhe e ka vend­ndod­hjen në Tiranë.
2. Drej­to­ria e Përgjithshme e Poli­cisë për­bëhet nga depar­ta­mente, sipas fushave përkatëse.
3. Drej­to­ria e Përgjithshme e Poli­cisë:
a) mbikëqyr kry­er­jen e funk­sion­eve dhe detyrave të Poli­cisë nga drej­toritë e poli­cisë në qar­qe;
b) bashkëren­don çësht­jet që lid­hen me rekru­timin dhe tra­jn­imin e punon­jësve të Poli­cisë;
c) bashkëren­don vënien në zba­tim të strategjive për paran­dal­im­in dhe reduk­timin e krim­it, rua­jt­jen e ren­dit pub­lik, mbikëqyr­jen dhe, kon­trol­lin e kufi­jve shtetërorë dhe, në bashkëpunim me insti­tu­cionet përkatëse, rua­jt­jen e sig­urisë kom­bëtare;
ç) bashkëren­don kry­er­jen e funk­sion­eve dhe të detyrave të Poli­cisë;
d) bashkëren­don vënien në zba­tim të mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare për çësht­je që lid­hen me Policinë;
dh) për­punon të dhë­nat e mbled­hu­ra nga Poli­cia deri në masën që është e nevo­jshme për përm­bush­jen e funk­sion­eve të Poli­cisë;
e) kryen detyra policore, në për­puth­je me këtë ligj, me lig­je të tjera dhe me aktet nor­ma­tive të bazuara në këtë ligj ose në lig­je të tjera.
4. Drej­to­ria e Përgjithshme e Poli­cisë mund t’i propo­zo­jë Grupit të Poli­tikave:
a) udhëzimet orga­ni­za­tive, që lid­hen me per­son­elin, si dhe ato që janë thel­bë­sore për opera­cionet e Poli­cisë, përf­shirë formimin e një­sive spe­ciale për kry­er­jen, sipas rastit, të detyrave të veçan­ta;
b) strategjitë për paran­dal­im­in dhe reduk­timin e krim­it, rua­jt­jen e ren­dit pub­lik, mbikëqyr­jen dhe kon­trol­lin e kufi­jve shtetërorë dhe, në bashkëpunim me insti­tu­cionet përkatëse, rua­jt­jen e sig­urisë kom­bëtare;
c) plan­et finan­cia­re vje­tore dhe afat­g­ja­ta për Policinë.

 

Neni 14
Drej­toritë e Poli­cisë së qar­qeve

 

1. Në çdo qark funk­sionon drej­to­ria e Poli cisë së qarkut, përveç ndar­jeve të për­cak­tu­ara në nenin 19 të këtij ligji.
2. Num­ri i per­son­ave që puno­jnë në drej­tor­inë e Poli­cisë së qarkut dhe spe­cialitetet e tyre cak­to­hen nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Poli­cisë, sipas nevo­jave të secilit qark, pas këshillim­it me drej­torin e Poli­cisë së qarkut.
3. Drej­to­ria e Poli­cisë së qarkut mbështet dhe mbikëqyr çësht­jet opera­cionale policore, të ndër­mar­ra nga komis­ari­atet dhe sta­cionet e Poli­cisë, të cilat përf­shi­hen në qarkun që ajo drej­ton.
4. Drej­to­ria e Poli­cisë së qarkut:
a) ushtron funk­sionet dhe detyrat speci­fike të për­cak­tu­ara në ligj dhe në udhëzimet e nxjer­ra nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Poli­cisë, sipas nen­it 13 pika 3 shkro­n­ja “a” të këtij ligji;
b) mbikëqyr kry­er­jen e funk­sion­eve dhe detyrave të Poli­cisë nga çdo komis­ari­at dhe sta­cion poli­cie në qarkun e Poli­cisë që ajo mbu­lon;
c) bashkëren­don çësht­jet e per­son­elit dhe të tra­jnim­it që lid­hen me komis­ari­atet dhe sta­cionet e Poli­cisë në qarkun e Poli­cisë që ajo mbu­lon.

 

 

Neni 15
Komis­ari­atet

1. Çdo drej­tori e Poli­cisë së qarkut për­bëhet nga komis­ari­ate.
2. Num­ri i komis­ari­at­eve bren­da drej­torisë së Poli­cisë së qarkut dhe num­ri e spe­cialiteti i per­son­ave që puno­jnë në këto komis­ari­ate reflek­ton kërke­sat për policim në zonë dhe mira­to­het me urd­hër të Drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë.
3. Komis­ariati ndërmerr detyra opera­cionale, në për­puth­je me funk­sionet e Poli­cisë.

 

Neni 16
Sta­cionet e Poli­cisë

Sta­cionet e Poli­cisë ngri­hen dhe funk­siono­jnë me urd­hër të Drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë dhe me propoz­imin e drej­torit të qarkut në zona të cak­tu­ara gjeografike, bren­da ter­ri­torit të një komis­ariati.

 

Neni 17
Ver­i­fiki­mi nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Poli­cisë

 

1. Drej­to­ria e Përgjithshme e Poli­cisë, kur ka të dhë­na se një drej­tori e Poli­cisë së qarkut nuk po i kryen ose nuk i ka kry­er detyrat si duhet ose në kohën e duhur, ajo ka detyrim­in të ver­i­fiko­jë moskry­er­jen e detyrës.
2. Nëse nga ver­i­fiki­mi, sipas pikës 1 të këtij neni, dyshimet vërte­to­hen, Drej­to­ria e Përgjithshme e Poli­cisë njofton drej­torin e drej­torisë së Poli­cisë së qarkut për moskry­er­jen e detyrës dhe merr masa si më poshtë:
a) urd­hëron drej­torin e Poli­cisë së qarkut të ndreqë, bren­da një kohe të cak­tu­ar, paso­jat e ard­hu­ra nga moskry­er­ja e detyrës;
b) iden­ti­fikon masat e mund­shme për të ndrequr paso­jat e moskry­er­jes dhe i kërkon drej­torit të Poli­cisë së qarkut t’i zba­to­jë ato;
c) ndreq paso­jat me nis­mën e vet dhe zba­ton masa të veçan­ta, të cilat mund të jenë gjithash­tu në kom­pe­tencën e drej­torisë së Poli­cisë së qarkut.

 

Neni 18
Ver­i­fiki­mi

 

Ver­i­fikimet kry­hen nga çdo struk­turë e lartë ndaj struk­tu­rave më të ulë­ta, bren­da juridik­sion­it të saj lën­dor dhe ter­ri­to­r­i­al.

 

Neni 19
Depar­ta­men­ti i Kufir­it dhe Migra­cionit

 

Depar­ta­men­ti i Kufir­it dhe Migra­cionit ven­doset në Tiranë.
Depar­ta­men­ti i Kufir­it dhe Migra­cionit drej­ton dhe ushtron kon­troll mbi të gjitha struk­tu­rat vartëse të Kufir­it dhe Migra­cionit. Për qël­lime të mbikëqyr­jes dhe të kon­trol­lit të kufi­jve, Repub­li­ka e Shqipërisë nda­het në rajone; për çdo rajon ka një drej­tori rajonale të Kufir­it dhe Migra­cionit. Num­ri i drej­torive rajonale, komis­ari­at­eve dhe sta­cion­eve të Kufir­it dhe Migra­cionit për­cak­to­het nga min­istri, me propoz­imin e Drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë dhe Zëvendës­drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë për Kufirin dhe Migra­cionin.
Depar­ta­men­ti i Poli­cisë së Kufir­it dhe Migra­cionit:
a) mbështet Zëvendës­drej­torin e Përgjithshëm të Poli­cisë për Kufirin dhe Migra­cionin në kry­er­jen e detyrave;
b) mbikëqyr kry­er­jen e detyrave nga drej­toritë rajonale të Kufir­it dhe Migra­cionit në varësi të tij, si dhe nga çdo njësi vartëse që rapor­ton drejt­për­drejt tek ai;
c) në raste të veçan­ta mbikëqyr kry­er­jen e detyrave nga ndon­jë tjetër njësi vartëse e Kufir­it dhe Migra­cionit.
Depar­ta­men­ti i Kufir­it dhe Migra­cionit i propo­zon Grupit të Poli­tikave:
struk­turën orga­ni­za­tive për per­son­elin, si dhe udhëz­ime të tjera për opera­cionet e Depar­ta­men­tit të Kufir­it dhe Migra­cionit dhe të struk­tu­rave të tij vartëse;
strategjitë për mbikëqyr­jen dhe kon­trol­lin e kufi­jve shtetërorë;
plan­et finan­cia­re vje­tore dhe afat­g­ja­ta për Depar­ta­mentin e Kufir­it dhe Migra­cionit dhe struk­tu­rave të tij vartëse.
5. Pas mira­tim­it të Drej­torisë së Përgjithshme të Poli­cisë, Depar­ta­men­ti i Kufir­it dhe Migra­cionit bashkëren­don punën për vënien në zba­tim të poli­tikave dhe strategjive që, në mënyrë të veçan­të, lid­hen me:
a) rekru­timin e punon­jësve të Poli­cisë në Depar­ta­mentin e Kufir­it dhe Migra­cionit dhe struk­tu­rave të tij vartëse dhe tra­jn­imin e tyre;
b) mbikëqyr­jen dhe kon­trol­lin e kufi­jve shtetërorë;
c) kry­er­jen e funk­sion­eve dhe detyrave të Depar­ta­men­tit të Kufir­it dhe Migra­cionit dhe të struk­tu­rave të tij vartëse;
ç) vënien në zba­tim të mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare për çësht­je që lid­hen me Depar­ta­mentin e Kufir­it dhe Migra­cionit dhe struk­tu­rave të tij vartëse.
6. Depar­ta­men­ti i Kufir­it dhe Migra­cionit dhe struk­tu­rat vartëse të tij mbled­hin dhe për­puno jnë të dhë­na të nevo­jshme për përm­bush­jen e funk­sion­eve të tyre.

 

KREU II
FUNKSIONET

 

Neni 20
Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë

1. Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë emëro­het nga Këshilli i Min­is­trave, bazuar në propozimet e paraqi­tu­ra nga min­istri.
2. Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë është autoriteti më i lartë admin­is­tra­tiv, teknik dhe opera­cional i Poli­cisë.
3. Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë:
a) drej­ton dhe kon­trol­lon Policinë;
b) i reko­man­don min­istrit, para fil­lim­it të vitit finan­ciar, bux­hetin që do t’i jepet në atë vit finan­ciar;
c) ndan bux­hetin mes depar­ta­menteve, drej­torive, sek­torëve, komis­ari­at­eve dhe sta­cion­eve të Poli­cisë, sipas për­parë­sive të ven­do­sura nga min­istri;
ç) menax­hon dhe është përgjegjës për bux­hetin e mirat­u­ar për Policinë.

 

Neni 21
Kriteret për emërim­in e Drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë

Drej­tor i Përgjithshëm i Poli­cisë emëro­het per­soni që përm­bush këto kritere:
a) të ketë shër­by­er për një peri­ud­hë të pak­tën 3 vjet me gradën “Drejtues i Parë” ose më lart ose ekuiv­alentin e kësaj grade;
b) të jetë shkol­lu­ar në Akadem­inë e Poli­cisë, në për­puth­je me nenin 50 të këtij ligji ose të ketë mbaru­ar shkol­lë, të mirat­u­ar sipas ligjit për arsimin e lartë, si të barasvler­shme me nivelin e shkol­lim­it që për­pu­thet me nenin 51 të këtij ligji;
c) të ketë kry­er jo më pak se 16 vjet shër­bim si punon­jës Poli­cie, duke ushtru­ar kom­pe­ten­ca policore bren­da 20 viteve të fun­dit.

 

Neni 22
Qën­dri­mi në detyrë i Drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë

1. Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë emëro­het për një peri­ud­hë kohe prej 5 vjetësh, me të drejtë riemëri­mi për një peri­ud­hë prej 3 vjetësh.
2. Në rast se Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë nuk riemëro­het ose plotë­son 8 vjet qën­dri­mi në detyrë, ai rik­the­het në gradën dhe funk­sion­in që mbante para emërim­it si Drej­tor i Përgjithshëm i Poli­cisë ose, në pamundësi, në një funk­sion të barasvler­shëm me të, sikurse për­cak­to­het në nenin 21 të këtij ligji.

 

Neni 23
Zëvendës­drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë

 

1. Çdo depar­ta­ment i Drej­torisë së Përgjithshme të Poli­cisë drej­to­het nga një Zëvendës­drej­tor i Përgjithshëm i Poli­cisë, sikurse për­cak­to­het në nenin 13 të këtij ligji.
2. Zëvendës­drej­torët e përgjithshëm të Poli­cisë emëro­hen, liro­hen, largo­hen nga min­istri me propoz­imin e Drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë.
3. Roli dhe funk­sionet e zëvendës­drej­torëve të përgjithshëm të Poli­cisë për­cak­to­hen në rreg­ul­loren speci­fike të nxjer­rë për këtë qël­lim nga Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë dhe të mirat­u­ar nga min­istri.
4. Zëvendës­drej­tori i Përgjithshëm Poli­cisë:
a) ndih­mon Drej­torin e Përgjithshëm të Poli­cisë në kry­er­jen e funk­sion­eve në depar­ta­mentin që ai drej­ton;
b) drej­ton dhe ushtron kon­troll të drejt­për­drejtë mbi punon­jësit e Poli­cisë, të emëru­ar në depar­ta­ment;
c) i propo­zon Drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë, për­para fil­lim­it të çdo viti finan­ciar, pjesën e bux­hetit të mirat­u­ar nga Kuven­di për Policinë që do t’i jepet veçanër­isht depar­ta­men­tit të tij për atë vit finan­ciar;
ç) menax­hon dhe përgjig­jet për bux­hetin e dhënë për depar­ta­mentin e tij nga Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë.

 

Neni 24
Kriteret për emërim­in e zëvendës­drej­torëve të përgjithshëm të Poli­cisë

1. Sipas nen­it 23 pika 2 të këtij ligji, Zëvendës­drej­tor i Përgjithshëm i Poli­cisë emëro­het per­soni që përm­bush këto kritere:
a) të ketë shër­by­er për një peri­ud­hë të pak­tën prej 3 vjetësh në gradën e “Drejtue­sit të Parë” ose një gradë të barasvler­shme me të;
b) të jetë shkol­lu­ar në Akadem­inë e Poli­cisë, në për­puth­je me nenin 50 të këtij ligji ose të ketë mbaru­ar një shkol­lë të mirat­u­ar sipas ligjit për arsimin e lartë, si të barasvler­shme me nivelin e shkol­lim­it që për­pu­thet me nenin 51 të këtij ligji;
c) të ketë kry­er jo më pak se 15 vjet shër­bi­mi në Poli­ci bren­da 20 viteve të fun­dit.
2. Per­soni, i cili aplikon për postin e Zëvendës­drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë për Kufirin dhe Migra­cionin duhet, sipas pikës 1 shkro­n­ja “a” të këtij neni, të ketë shër­by­er në Depar­ta­mentin e Kufir­it dhe Migra­cionit për një peri­ud­hë kohe të pak­tën 2 vjet me gradën e “Drejtue­sit” ose më lart ose me një gradë të barasvler­shme.

 

Neni 25
Qën­dri­mi në detyrë i Zëvendës­drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë

 

1. Zëvendës­drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë emëro­het për një peri­ud­hë katërv­jeçare me të drejtë riemëri­mi edhe për një peri­ud­hë trevjeçare.
2. Në rast se Zëvendës­drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë nuk riemëro­het ose plotë­son 7 vjet qën­dri­mi në detyrë, ai rik­the­het në gradën e mëparshme dhe me të njëj­tat kushte që ka pasur para emërim­it të tij si Zëvendës­drej­tor i Përgjithshëm i Poli­cisë, sikurse për­cak­to­het në nenin 24 të këtij ligji.

 

Neni 26
Largi­mi nga detyra i Drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë dhe i zëvendës­drej­torëve të përgjithshëm të Poli­cisë

Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë ose Zëvendës­drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë mund të largo­het nga detyra nga autoriteti që i ka emëru­ar, për një nga arsyet e mëposhtme:
a) është dënuar për një vepër penale me vendim gjyqë­sor të for­mës së pre­rë;
b) ka kry­er shkel­je të disi­plinës, sipas Rreg­ul­lores së Disi­plinës të nxjer­rë në zba­tim të këtij ligji, që cak­ton si masë largimin nga detyra;
c) për mospërm­bush­je të objek­ti­vave strategjikë dhe objek­ti­vave të kry­er­jes së detyrave të cak­tu­ara nga min­istri, sipas nen­it 7 pika 2 shkro­n­jat “a” dhe “b” të këtij ligji;
ç) është i paaftë nga ana shën­de­të­sore për një peri­ud­hë kohe mbi 6 muaj;
d) plotë­son moshën për pen­sion;
dh) jep dorëhe­q­jen.

 

Neni 27
Autoriteti për të vepru­ar në emër të Drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë

1. Min­istri cak­ton njërin nga zëvendës­drej­torët e përgjithshëm të Poli­cisë që të ushtro­jë kom­pe­ten­cat dhe detyrat e Drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë:
në mungesë, në rast paaftësie ose pezul­li­mi nga detyra të Drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë;
kur Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë nuk është emëru­ar ende;
në raste të tjera, me mira­timin e Drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë.
2. Zëvendës­drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë, i cak­tu­ar sipas pikës 1 shkro­n­jat “a” e “b” të këtij neni, nuk mund të ushtro­jë kom­pe­ten­cat e Drej­torit të Përgjithshëm për një peri­ud­hë të pandër­pre­rë për gjashtë muaj.

 

Neni 28
Drej­toritë në varësi të Drej­torisë së Përgjithshme të Poli­cisë

 

Të gjithë drej­torët e drej­torive në varësi të Drej­torisë së Përgjithshme të Poli­cisë rapor­to­jnë te Zëvendës­drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë të depar­ta­men­tit përkatës.

 

Neni 29
Menax­hi­mi i për­bashkët

 

1. Menax­hi­mi i për­bashkët real­i­zo­het nga Grupi i Poli­tikave.
2. Grupi i Poli­tikave për­bëhet nga Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë, zëvendës­drej­torët e përgjithshëm të Poli­cisë dhe drej­torët e Drej­torisë së Përgjithshme të Poli­cisë.
3. Grupi i Poli­tikave drej­to­het nga Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë.
4. Grupi i Poli­tikave nuk është organ ekzeku­tiv. Ai është organi më i lartë këshillues i Poli­cisë së Shtetit për të gjitha çësht­jet që kanë të bëjnë me:
a) bux­hetin;
b) vendimet e Drej­torisë së Përgjithshme të Poli­cisë, që përf­shi­jnë më shumë se një depar­ta­ment;
c) zhvil­lim­in e poli­tikave, të cilat ndiko­jnë në mënyrën se si Poli­cia bashkëpunon me pub­likun;
ç) kry­er­jen e detyrave të drej­torive bren­da struk­tu­rave të Poli­cisë.
Ai është organ këshillimor për Drej­torin e Përgjithshëm të Poli­cisë në ushtrim­in e detyrave për zhvil­lim­in e poli­tikave dhe çdo vendi­mi që ka lid­hje me çësht­je të për­bashkë­ta finan­cia­re, të per­son­elit dhe të logjis­tikës.
5. Grupi i Poli­tikave shqyr­ton propozimet që i paraqiten nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Poli­cisë, sipas nen­it 13 të këtij ligji dhe nga Drej­to­ria Qen­drore e Depar­ta­men­tit të Kufir­it dhe Migra­cionit, sipas nen­it 19 të këtij ligji.
6. Grupi i Poli­tikave mblid­het të pak­tën një herë në muaj. Struk­tu­ra dhe pro­ce­du­rat e këtyre takimeve për­cak­to­hen në rreg­ul­loret e nxjer­ra nga Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë.

 

Neni 30
Drej­tori i Poli­cisë së qarkut

 

1. Çdo drej­tori e Poli­cisë së qarkut drej­to­het dhe kon­trol­lo­het nga drej­tori i Poli­cisë së qarkut.
2. Drej­tori i Poli­cisë së qarkut dhe drej­tori rajon­al i Kufir­it dhe Migra­cionit rapor­to­jnë te Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë, nëpër­m­jet Zëvendës­drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë, për:
a) kry­er­jen e detyrave;
b) kry­er­jen e detyrave nga drej­to­ria e Poli­cisë së qarkut, komis­ari­atet dhe sta­cionet e Poli­cisë që drej­ton dhe kon­trol­lon.
3. Drej­tori i Poli­cisë së qarkut i paraqet Drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë një raport vje­tor ose sa herë që Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë bën kërkesë për punën e drej­torisë së Poli­cisë së qarkut, të cilën ai drej­ton dhe kon­trol­lon dhe punën e komis­ari­at­eve dhe sta­cion­eve të Poli­cisë në varës­inë e saj.
4. Drej­tori i Poli­cisë së qarkut rapor­ton te Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë, me kërkesë të tij, për çdo çësht­je të përgjithshme ose të veçan­të të drej­torisë së Poli­cisë së qarkut që drej­ton.

 

Neni 31
She­fi i komis­ari­atit

1. Komis­ariati drej­to­het nga she­fi i komis­ari­atit, i cili emëro­het nga Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë.
2. She­fi i komis­ari­atit rapor­ton te drej­tori i Poli­cisë së qarkut, nën varës­inë e të cilit është komis­ariati.
3. She­fi i komis­ari­atit duhet të paraqesë një raport vje­tor te drej­tori i Poli­cisë përkatëse të qarkut për punën e komis­ari­atit që ai drej­ton.

 

 

Neni 32
She­fi i sta­cionit të Poli­cisë

1. Sta­cioni i Poli­cisë drej­to­het nga she­fi i sta­cionit, i cili emëro­het nga Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë.
2. She­fi i sta­cionit i rapor­ton she­fit të komis­ari­atit, ku ndod­het sta­cioni, për kry­er­jen e detyrave të tij dhe të sta­cionit të cilin ai drej­ton.

 

KREU III
GRADAT NË POLICI

 

Neni 33
Sis­te­mi i gra­dave

 

1. Sis­te­mi i gra­dave për­cak­ton hier­ark­inë, nivelet e admin­istrim­it, si dhe pasqy­ron mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet funk­sion­eve në Poli­ci.
2. Sis­te­mi i gra­dave, sipas këtij ligji, paraqit­ja, for­ma, emër­timet dhe mba­jt­ja e tyre janë e drejtë vetëm e Poli­cisë.

 

Neni 34
Kup­ti­mi për nivelet dhe gra­dat

1. Nivelet pasqy­ro­jnë nivelin e orga­nizim­it, drejt imit, kon­trol­lit dhe kry­er­jes së detyrave në Poli­ci, si dhe tre­go­jnë poz­itën e punon­jësve të Poli­cisë në struk­turën e admin­is­tratës së saj.
2. Gra­dat shpre­hin poz­itën që ka punon­jësi në struk­turën hier­arkike të Poli­cisë.

 

Neni 35
Nivelet

Emër­timet e niveleve në Poli­ci, sipas hier­ark­isë, janë:
a) punon­jës poli­cie i nivelit zbat­ues, që për­faqë­son nivelin bazë të veprim­it policor;
b) punon­jës poli­cie i nivelit të parë drejtues, që për­faqë­son drej­timin dhe veprim­in opera­cional;
c) punon­jës poli­cie i nivelit të mesëm drejtues, që për­faqë­son drej­timin ekzeku­tiv qen­dror dhe/ose ven­dor;
ç) punon­jës poli­cie i nivelit të lartë drejtues, që për­faqë­son drej­timin strategjik.

 

Neni 36
Gra­dat

 

1. Emër­timet e gra­dave, sipas niveleve dhe ecurisë në kar­ri­erë, janë:
a) Punon­jës poli­cie i nivelit zbat­ues:
i) Nënin­spek­tor;
ii) Inspek­tor;
iii) Kryein­spek­tor.
b) Punon­jës poli­cie i nivelit të parë drejtues:
i) Nënkomis­ar;
ii) Komis­ar;
iii) Kryekomis­ar.
c) Punon­jës poli­cie i nivelit të mesëm drejtues:
i) Drejtues;
ii) Drejtues i Parë.
ç) Punon­jës poli­cie i nivelit të lartë drejtues:
i) Zëvendës­drej­tor i Përgjithshëm;
ii) Drej­tor i Përgjithshëm.
2. Gra­dat, sipas pikës 1 shkro­n­ja “ç” të këtij neni, janë funk­sion­ale. Këto gra­da mer­ren nga punon­jësi i Poli­cisë në çastin e emërim­it në detyrat e Drej­torit ose Zëvendës­drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë, sipas nen­eve 20 pika 1 dhe 23 pika 2 të këtij ligji dhe lihen me largimin nga këto detyra. Në këto raste punon­jësi i Poli­cisë rimerr gradën “Drejtues i Parë” dhe vjetër­sia në gradë, gjatë kohës që ka pasur funk­sionet e për­cak­tu­ara në pikën 1 shkro­n­ja “ç” të këtij neni, llog­a­ritet si vjetër­si në këtë gradë.

 

Neni 37
Hier­arkia e niveleve dhe gra­dave

 

1. Hier­arkia midis punon­jësve të Poli­cisë në nivele për­cak­to­het sipas kësaj ren­dit­je­je:
Drej­tor i përgjithshëm, drejtues, komis­ar, inspek­tor.
2. Bren­da të njëjtin niv­el, hier­arkia e punon­jësve të Poli­cisë për­cak­to­het nga gra­da.
3. Hier­arkia e punon­jësve të Poli­cisë me të njëjtën gradë për­cak­to­het nga funk­sioni, ndër­sa për funk­sione të njëj­ta hier­arkia për­cak­to­het nga vjetër­sia në gradë.

 

Neni 38
Paraqit­ja e gra­dave

Paraqit­ja, for­ma dhe ndër­ti­mi i gra­dave mira­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave, pas zhvil­lim­it të një pro­ce­si konkur­ri­mi për dizen­jimin e tyre.

 

 

Neni 39
Për­cak­ti­mi i funk­sion­eve për gradë

 

Tabela e funk­sion­eve kor­re­spon­duese për çdo gradë për­cak­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 40
Kali­mi në nivelin pasard­hës

 

Punon­jësi i Poli­cisë kalon nga një niv­el në tjetrin vetëm pas për­fundim­it të shkol­lim­it përkatës, në çastin e mar­rjes së gradës më të ulët të nivelit pasard­hës.

 

Neni 41
Ngrit­ja në gradë

 

1. Ngrit­jet në gradë nga “Inspek­tor” deri në “Drejtues i Parë” bëhen nëpër­m­jet pjesë­mar­rjes në një pro­ces vlerësi­mi konkur­rues, që përf­shin raportet e vlerësim­it të punës dhe një provi­mi, i cili teston aftësitë e aplikan­tëve për të mar­rë gradën pasard­hëse. E drej­ta për të mar­rë pjesë në këtë pro­ces për­cak­to­het në pikën 4 të këtij neni.
2. Me për­jash­tim të punon­jësve të Poli­cisë, sipas pikës 3 të këtij neni, gra­da “Nënin­spek­tor” i jepet kur­san­tit pas për­fundim­it me suk­ses të peri­ud­hës së shkol­lim­it në Shkol­lën Bazë të Poli­cisë. Kjo gradë, e cila i jep punon­jësit kom­pe­ten­ca të plota policore, mba­het nga punon­jësi i Poli­cisë gjatë peri­ud­hës së provës.
3. Punon­jësit e Poli­cisë, të cilët konkur­ro­jnë dhe hyjnë në Shkol­lën Bazë të Poli­cisë, do të mba­jnë gradën dhe pagën e tyre ekzistuese si gjatë kur­sit, ash­tu edhe pas për­fundim­it të tij. Nëse punon­jësi nuk e kalon kursin, ai e mban gradën dhe merr pagën përkatëse derisa të gjithë punon­jësit e nivelit zbat­ues të kenë ndjekur Shkol­lën Bazë të Poli­cisë, kohë në të cilën ai liro­het nga Poli­cia.
4. Ngrit­ja në gradën “Inspek­tor” bëhet pas për­fundim­it me suk­ses të peri­ud­hës dyv­jeçare të provës, e cila pason Shkol­lën Bazë të Poli­cisë.
5. a) Punon­jësit të Poli­cisë i lind e drej­ta të apliko­jë për të konkur­ru­ar në pro­cesin e përzg­jed­hjes, pas plotësim­it të kohës së qën­drim­it në gradë, sipas afat­eve të mëposhtme:
i) nga “Inspek­tor” në “Kryein­spek­tor” 2 vjet
ii) nga “Kryein­spek­tor në “Nënkomis­ar” 2 vjet
iii) nga “Nënkomis­ar në “Komis­ar” 3 vjet
iv) nga “Komis­ar në “Kryekomis­ar” 3 vjet
v) nga “Kryekomis­ar në “Drejtues” 3 vjet
vi) nga “Drejtues në “Drejtues i Parë” 4 vjet
vii) nga “Drejtues i Parë” në “Zëvendës­drej­tor i Përgjithshëm” 4 vjet
viii) nga “Zëvendës­drej­tor i Përgjithshëm”
në “Drej­tor i Përgjithshëm” pa afat kohor
b) Punon­jësit e Poli­cisë që kanë për­fun­d­uar një shkol­lë të lartë të njo­hur nga shteti dhe që kanë plotë­suar së paku dy të tre­tat e min­i­mu­mit të kohës që kërko­het për qën­drim­in në gradë, mund të konkur­ro­jnë në pro­cesin e përzg­jed­hjes për ngrit­jen në gradë nga “Inspek­tor” në “Kryein­spek­tor” dhe nga “Kryein­spek­tor” në “Nënkomis­ar”.
c) Në vjetërsinë për efekt gradi­mi llog­a­ritet edhe koha e ndër­pre­rjes së kar­ri­erës për shkak të:
i) paaftë­sisë së përkohshme shën­de­të­sore, si paso­jë e sëmund­jes apo dëm­tim­it për shkak të punës;
ii) paaftë­sisë shën­de­të­sore, e cila nuk ka ard­hur si paso­jë e punës deri në 6 muaj bren­da afatit 12-mujor;
iii) ushtrim­it të funk­sion­eve, sipas nen­it 45 të këtij ligji;
iv) pezul­lim­it apo për­jash­tim­it për shkaqe disi­plinore, si rezul­tat i një urdhri ose vendi­mi të paligjshëm dhe/ose të padrejtë;
v) pezul­lim­it me pagesë deri në për­fundimin e hetim­it të një kallëz­i­mi ose një ankese për sjell­je në kundër­sh­tim me Rreg­ul­loren e Disi­plinës, derisa autoriteti kom­pe­tent të mar­rë vendimin për­fundim­tar për çësht­jen.
ç) Në vjetërsinë për efekt gradi­mi nuk llog­a­ritet koha e ndër­pre­rjes së kar­ri­erës për shkak të:
i) lejes së për­fi­tu­ar pa të drejtë pagese;
ii) pezul­limeve për shkaqe disi­plinore.
6. Punon­jësi i Poli­cisë ka të drejtë të anko­het te Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë, në për­puth­je me Kodin e Pro­ce­du­rave Admin­is­tra­tive, në rastet kur kon­sta­ton shkel­je të rreg­ullave të ngrit­jes në gradë, të për­cak­tu­ara në këtë nen dhe në Rreg­ul­loren e Per­son­elit në zba­tim të këtij ligji, të mirat­u­ar nga Këshilli i Min­is­trave.
7. Pro­ce­du­rat për kry­er­jen e provimeve të ngrit­jes në gradë për­cak­to­hen në Rreg­ul­loren e Per­son­elit të Poli­cisë dhe përf­shi­jnë:
a) për­bër­jen e komi­sion­eve të tes­tim­it;
b) pro­ce­du­rat e aplikim­it;
c) kriteret për të aplikuar;
ç) struk­turën e provimeve për ngrit­je në gradë;
d) për­cak­timin dhe kohëzg­jat­jen e listës emërore, sipas rad­hës, të per­son­ave që kanë të drejtë të ndjekin kursin për ngrit­je në gradë.

 

Neni 42
Fiti­mi i gradës

 

1. a) Ngrit­ja në gradë e punon­jësit të Poli­cisë nënkup­ton ngrit­jen e tij në detyrë, sipas tabelës së funk­sion­eve kor­re­spon­duese për çdo gradë, sipas nen­it 39 të këtij ligji. Ngrit­jet në gradë bëhen vetëm për të plotë­suar vendet e lira për çdo gradë. Në urdhrin për ngrit­je në gradë, autoriteti përgjegjës për­cak­ton gjithash­tu funk­sion­in përkatës të punon­jësit të Poli­cisë.
b) Punon­jësit e Poli­cisë mund të ngri­hen në gradë vetëm pasi të kenë për­fun­d­uar me suk­ses kursin e tra­jnim­it përkatës për atë gradë.
c) Punon­jësit e Poli­cisë zgjid­hen për të ndjekur kursin e tra­jnim­it, duke u bazuar në listën emërore të së drejtës për gradë, të har­tu­ar pas pro­ce­sit konkur­rues.
ç) Pas për­fundim­it me suk­ses të tra­jnim­it, përzg­jed­h­ja për ngrit­je në gradë bëhet sipas listës emërore të së drejtës për gradë, të për­cak­tu­ar në pikën 1 shkro­n­ja “c” të këtij neni.
2. a) Ngrit­ja në gradën “Inspek­tor” kry­het me urd­hër të drej­torit të Poli­cisë së qarkut, sipas kritereve të për­cak­tu­ara në nenin 41 pika 4 të këtij ligji.
b) Ngrit­ja në gradën e “Kryein­spek­torit” dhe të gjitha gra­dat në nivelin e parë dhe të mesëm drejtues bëhen me urd­hër të Drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë, sipas kritereve të për­cak­tu­ara në nenin 41 të këtij ligji.
c) Ngrit­ja në gradën e nivelit të lartë drejtues bëhet në për­puth­je me nenet 20 pika 1 dhe 23 pika 2 të këtij ligji.
3. a) Num­ri i për­l­log­a­r­it­ur për vendet e lira njofto­het bren­da datës 31 mars të çdo viti.
b) Kuo­tat e pra­nim­it në tra­jn­im për secilën gradë për­cak­to­hen nga Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë, por nuk kalo­jnë:
i) 5 për qind mbi vendet e lira të për­l­log­a­r­it­u­ra për ngrit­jen në gradën e “Kryein­spek­torit”;
ii) 10 për qind mbi vendet e lira të për­l­log­a­r­it­u­ra për gra­dat e nivelit të parë drejtues;
iii) 15 për qind mbi vendet e lira të për­l­log­a­r­it­u­ra për gra­dat e nivelit të mesëm drejtues.

 

Neni 43
Heq­ja dorë nga gra­da

1. Punon­jësi i Poli­cisë ka të drejtë të kërko­jë të heqë dorë nga gra­da që mban për të kalu­ar në një gradë më të ulët.
2. Heq­ja dorë nga gra­da, sipas pikës 1 të këtij neni, mund të kërko­het vetëm për një gradë paraard­hëse dhe jo më shumë se në dy raste gjatë kar­ri­erës policore të punon­jësit të Poli­cisë.
3. Vendi­mi për kërkesën e punon­jësit të Poli­cisë për heq­je dorë nga gra­da mer­ret nga autoriteti përkatës, që për­cak­to­het në nenin 42 pika 1 të këtij ligji.
4. Punon­jësi i Poli­cisë, i cili më parë ka hequr dorë me kërkesën e vet nga një gradë, ka të drejtë të kërko­jë ngrit­je në gradë vetëm pas cer­ti­fikim­it nga komi­sioni i tes­tim­it dhe sipas pro­ce­du­rave të për­cak­tu­ara në nenet 41 dhe 42 të këtij ligji.

 

Neni 44
Ulja në gradë

1. Me për­jash­tim të nivelit zbat­ues, kur për shkak të ndryshimeve në struk­turën orga­ni­za­tive të Poli­cisë shkur­to­het num­ri i funk­sion­eve organike për gradë, punon­jësi i Poli­cisë, që mban gradën ku do të kërko­het ulja, mund të kërko­jë në mënyrë vull­netare uljen një gradë më poshtë, kur ka vende të lira.
2. Me kri­jimin e vendeve të lira për gradë, punon­jësi i Poli­cisë, që ka kërkuar uljen në gradë, rimerr bren­da 2 vjetësh gradën e mëparshme, sipas të njëjtit krit­er të për­cak­tu­ar në pikën 1 të këtij neni.

 

Neni 45
Rua­jt­ja e gradës

Punon­jësi i Poli­cisë, që punë­so­het në struk­tu­ra të tjera të admin­is­tratës pub­like, në funk­sione që kanë për objekt çësht­je të ren­dit e të sig­urisë pub­like, si dhe kur ai shër­ben në një orga­ni­za­të ndërkom­bëtare, që mbu­lon çësht­je të ren­dit dhe të sig­urisë pub­like, rik­the­het në të njëjtën gra dë që mbante në çastin e lirim­it dhe kjo peri­ud­hë i llog­a­ritet vjetër­si për efekt gradi­mi.

 

KREU IV
MARRËDHËNIET ME PERSONA DHE ORGANIZMA TË TJERË

 

Neni 46
Bashkëpuni­mi me insti­tu­cionet e tjera

Bashkëpuni­mi me insti­tu­cionet e tjera qen­drore të admin­is­tratës pub­like rreg­ul­lo­het me akte nor­ma­tive të për­bashkë­ta.
Organet ven­dore të Poli­cisë bashkëpuno­jnë me njësitë e qev­eris­jes ven­dore në fushën e ren­dit dhe të sig­urisë pub­like, si dhe në zba­timin e ligjit, duke respek­tu­ar pavarës­inë e tyre dhe karak­terin uni­tar e të cen­tral­izuar të Poli­cisë.
Organet e Poli­cisë së qarkut mba­jnë mar­rëd­hënie me prefek­tin, sipas dis­poz­i­tave ligjore në fuqi.

 

Neni 47
Orga­ni­zatat ndërkom­bëtare dhe orga­niz­mat jashtë shtetit
të barasvler­shme me Policinë

1. Poli­cia mund t’i japë këshilla dhe ndihmesë një orga­ni­zate ndërkom­bëtare ose një insti­tu­cioni shtetëror jashtë Repub­likës së Shqipërisë, që kryen funk­sionet e saj në niv­el kom­bë­tar ose ndërkom­bë­tar, sikurse për­cak­to­het në nenin 4 të këtij ligji. Këto kom­pe­ten­ca ushtro­hen vetëm me mira­timin e një punon­jësi të Poli­cisë të gradës “Zëvendës­drej­tor i Përgjithshëm” ose “Drej­tor i Përgjithshëm”.
2. Këshilli­mi dhe asis­ten­ca mund të jepen sipas pikës 1 të këtij neni vetëm kur:
a) e kërkon orga­niz­mi apo insti­tu­cioni;
b) dhë­nia e këshillës dhe asis­tencës autor­i­zo­het nga një mar­rëvesh­je ndërkom­bëtare, ku Repub­li­ka e Shqipërisë është palë.
3. Bazuar në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, me leje dhe autor­iz­im të Min­istrisë së Punëve të Jashtme dhe të Drej­torit ose Zëvendës­drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë, Poli­cia mund të dër­go­jë punon­jës poli­cie për një peri­ud­hë të përkohshme shër­bi­mi në një orga­ni­za­të ndërkom­bëtare apo bazuar në mar­rëvesh­je ndërkom­bëtare, të nën­shkru­ara nga Repub­li­ka e Shqipërisë për përm­bush­jen e detyrave policore ose detyrave të tjera joushtarake jashtë shtetit.
4. Mar­rëvesh­ja përkatëse, e bërë sipas pikës 3 të këtij neni, për­cak­ton se në drej­timin dhe kon­trol­lin e kujt do të jetë punon­jësi i Poli­cisë, kur ai është i angazhuar për një peri­ud­hë të përkohshme shër­bi­mi, si dhe fak­tin nëse punon­jësi i Poli­cisë gjatë kësaj kohe nuk do të jetë nën drej­timin dhe kon­trol­lin e ndon­jë punon­jësi të Poli­cisë.

 

Neni 48
Mar­rëd­hëni­et me të tretët

1. Mbi bazën e kërkesës së per­son­ave juridikë e fizikë, pub­likë ose pri­vatë, si dhe në varësi të mundë­sive që ka, Poli­cia ofron shër­bime policore sht­esë kun­drejt pagesës.
2. Llo­jet e shër­bimeve dhe tar­i­fat e pagesës për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

PJESA E TRETË
MENAXHIMI I POLICISË

 

KREU I
TË PËRGJITHSHME

 

Neni 49
E drej­ta për t’u pran­uar në Poli­ci

Ka të drejtë të konkur­ro­jë për t’u pran­uar si punon­jës poli­cie çdo per­son që plotë­son kriteret e mëposhtme:
a) është shte­tas i Repub­likës së Shqipërisë;
b) ka zotësi të plotë për të vepru­ar;
c) është në gjend­je të mirë shën­de­të­sore dhe i aftë fizik­isht për të kry­er detyrën;
ç) ka mbaru­ar shkol­lën e mesme;
d) jep infor­ma­cionin e kërkuar në lid­hje me punën e tij të mëparshme ose ndon­jë çësht­je tjetër që lid­het me pra­n­imin e tij në shër­bimin policor;
dh) nuk është dënuar penal­isht me vendim gjyqë­sor të for­mës së pre­rë;
e) ka dësh­mi të aftë­sisë së drej­tim­it të autom­jetit të tip­it B.

 

Neni 50
Shkol­li­mi dhe tra­jn­i­mi

1. Kan­di­dati, i cili përzgjid­het për t’u pran­uar si punon­jës i Poli­cisë, duhet:
a) të për­fun­do­jë shkol­lim­in bazë të Poli­cisë, në për­puth­je me Rreg­ul­loren e Per­son­elit të nxjer­rë në zba­tim të këtij ligji;
b) të vihet në peri­ud­hë prove për dy vjet pas për­fundim­it të tra­jnim­it bazë.
2. Kan­di­dati, i cili është përzg­jed­hur si punon­jës poli­cie në një funk­sion e nuk kërkon ushtrim­in e kom­pe­ten­cave policore, sipas legjis­la­cionit penal dhe pjesës së katërt të këtij ligji, duhet:
a) të mar­rë tra­jn­imin përkatës në insti­tu­cionin e shkol­lim­it policor;
b) të vihet në peri­ud­hë prove për një vit.

 

Neni 51
Shkol­li­mi dhe kual­i­fikimet jashtë shtetit

1. Njo­h­ja dhe ekuiv­alen­ti­mi i shkol­limeve të kry­era jashtë shtetit bëhen në për­puth­je me ligjin për arsimin e lartë. Njo­h­ja dhe ekuiv­alen­ti­mi i tra­jn­imeve të kry­era jashtë shtetit bëhen me udhëz­im të min­istrit.
2. Një per­son, i cili është emëru­ar në Poli­ci sipas këtij neni, duhet të krye­jë tra­jn­imin mbi legjis­la­cionin shqip­tar në Akadem­inë e Poli­cisë dhe t’i nën­shtro­het kritereve të njëj­ta për ngrit­je në gradë, të për­cak­tu­ara në nenin 41 pikat 2 dhe 3 të këtij ligji.

 

Neni 52
Pra­n­i­mi në Poli­ci

1. Një per­son pra­nohet në Poli­ci me urd­hër të min­istrit në çastin që pra­nohet në Shkol­lën Bazë të Poli­cisë.
2. Nëse per­soni është kual­i­fikuar dhe diplo­muar sipas nen­it 50 të këtij ligji, ai cak­to­het në njës­inë përkatëse të Poli­cisë me urd­hër të Drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë.
3. Ditën që pra­nohet në Poli­ci, per­soni nën­shkru­an një kon­tratë, në përm­ba­jt­jen e së cilës ekzis­to­jnë sank­sione në rastet e refuzim­it për të shkuar në vendin ku është cak­tu­ar të shër­be­jë.

 

Neni 53
Cak­ti­mi i detyrave dhe trans­fer­i­mi i punon­jësve

1. Per­son­it të emëru­ar në Poli­ci i cak­toh en detyra, në për­puth­je me udhëzimet e nxjer­ra nga Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë.
2. Per­soni i emëru­ar në Poli­ci, në për­puth­je me gradën që ka, mund të cak­to­het me shër­bim kudo qoftë, bren­da ter­ri­torit të ven­dit.
3. Punon­jësi i Poli­cisë njofto­het të pak­tën një muaj për­para për vendimin për trans­fer­im­in e tij jashtë rrethit ku ai aktu­al­isht banon.
4. Pika 3 e këtij neni nuk zba­to­het kur trans­fer­i­mi bëhet për nevo­ja të ngut­shme shër­bi­mi. Në këto raste trans­fer­i­mi nuk duhet të jetë për më shumë se dy muaj.

 

Neni 54
Trans­ferimet

1. Drej­torët e drej­torive të Poli­cisë së qar­qeve, drej­torive rajonale të Kufir­it dhe Migra­cionit dhe drej­torive qen­drore mund të trans­fer­o­jnë punon­jës me gradën “Inspek­tor”, “Kryein­spek­tor” dhe “Nënkomis­ar” në pozi­cione, të cilat janë bren­da drej­tim­it të tyre, me kusht që të dyja pozi­cionet të kërko­jnë të njëjtën gradë.
2. Të gjitha trans­ferimet e tjera kry­hen nga Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë.

 

Neni 55
Cak­ti­mi i detyrave në Depar­ta­mentin e Kufir­it dhe Migra­cionit

 

1. Përveç rasteve të për­cak­tu­ara në pikën 3 shkro­n­ja “a” të këtij neni, një punon­jësi të Poli­cisë, të emëru­ar në Depar­ta­mentin e Kufir­it dhe Migra­cionit, duhet t’i ngarko­hen detyra për një peri­ud­hë të pandër­pre­rë të pak­tën 3‑vjeçare.
2. Për­para se një punon­jës i Poli­cisë të emëro­het në Depar­ta­mentin e Kufir­it dhe Migra­cionit, ai duhet të ketë për­fun­d­uar tra­jn­imin e parashikuar për kufirin dhe migra­cionin.
3. Kur Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë e vlerë­son të nevo­jshme për mbro­jt­jen e ren­dit dhe të sig­urisë pub­like dhe të të drej­tave të indi­vidëve, ai mund të ven­dosë që:
a) një punon­jës i Poli­cisë të cak­to­het përko­hë­sisht me detyra në Depar­ta­mentin e Kufir­it dhe Migra­cionit;
b) një punon­jësi të Poli­cisë, të emëru­ar në Depar­ta­mentin e Kufir­it dhe Migra­cionit, t’i cak­to­hen detyra, të cilat nuk janë të njëj­ta me ato të Depar­ta­men­tit të Kufir­it dhe Migra­cionit për një peri­ud­hë jo më shumë se një muaj.

 

Neni 56
Vlerësi­mi i punon­jësve të Poli­cisë

 

Punon­jësi i Poli­cisë vlerë­so­het çdo vit dhe sa herë kërko­het ose është e nevo­jshme, në për­puth­je me Rreg­ul­loren e Per­son­elit.

 

Neni 57
Lir­i­mi dhe për­jash­ti­mi nga Poli­cia

1. Një punon­jës i Poli­cisë liro­het ose për­jash­to­het nga Poli­cia, në për­puth­je me kushtet e këtij neni dhe kur është dhënë autor­iz­i­mi i nevo­jshëm, sikurse për­cak­to­het në pikën 4 të këtij neni.
2. Një punon­jës i Poli­cisë liro­het nga Poli­cia nëse:
a) deklaro­het i paaftë nga ana shën­de­të­sore me vendim të komi­sion­it mjeko-ligjor;
b) i shkur­to­het funk­sioni organik dhe nuk kërkon uljen në gradë;
c) punë­so­het në struk­tu­ra të tjera të admin­is­tratës pub­like, në funk­sione që kanë për objekt çësht­je të ren­dit e të sig­urisë pub­like;
ç) mbush moshën për pen­sion të plotë ple­qërie;
d) nuk kalon kursin e Shkol­lës Bazë të Poli­cisë, sipas nen­it 41 pika 3 të këtij ligji;
dh) kërkon vetë të liro­het.
3. Një punon­jës i Poli­cisë largo­het nga Poli­cia nëse dëno­het me burgim me vendim gjyqë­sor të for­mës së pre­rë, si dhe kur ndaj tij mer­ret masa disi­plinore e për­jash­tim­it nga Poli­cia.
4. Lir­i­mi dhe për­jash­ti­mi i punon­jësit të Poli­cisë bëhen me urd­hër të tit­ullar­it kom­pe­tent për emërim­in e tij, sipas nen­it 42 të këtij ligji.

 

Neni 58
Ripra­n­i­mi në Poli­ci

1. Një per­son i liru­ar sipas nen­it 57 pika 2 shkro­n­jat “a”, “b”, “c”, “d” e “dh” të këtij ligji, mund të ripra­nohet në Poli­ci kur ka vende vakante në pozi­cionin për të cilin ai ka kual­i­fikimin e duhur. Nëse ripra­n­i­mi bëhet bren­da 12 mua­jve të pandër­pre­rë, atëherë ai rifi­ton gradën e tij të mëparshme.
2. Nëse ripra­n­i­mi bëhet pasi kanë kalu­ar 12 muaj të pandër­pre­rë, punon­jësi i Poli­cisë vazh­don kar­ri­erën një gradë më poshtë nga ajo që mbante para lirim­it ose ricer­ti­fiko­het për gradën që mbante më parë.

 

Neni 59
Dhë­nia e pajis­jeve

 

1. Punon­jësi i Poli­cisë ka të drejtë të mba­jë armë. Llo­jet e arma­tim­it, të lëndëve kimike (neu­ropar­al­izuese) dhe të mjeteve të tjera të për­dorim­it të for­cës nga Poli­cia për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
2. Punon­jësit të Poli­cisë i jepen në për­dorim mjete dhe pajis­je të tjera nga ato të parashikuara në pikën 1 të këtij neni, sipas akteve nor­ma­tive të min­istrit.
3. Pajis­jet, ku përf­shi­hen autom­jetet, që u jepen punon­jësve të Poli­cisë për kry­er­jen e detyrave të tyre, duhet të për­doren vetëm për qël­lime pune.

 

KREU II
DETYRIMET KRYESORE TË PUNONJËSVE TË POLICISË

 

Neni 60
Detyri­mi për të zbat­u­ar urdhra të bazuar në ligj

1. Një punon­jës i Poli­cisë duhet të zba­to­jë të gjithë urdhrat që i jepen nga një per­son më i lartë në funk­sion ose në gradë.
2. Kur një punon­jës i Poli­cisë ka shkaqe të mjaftueshme të dysho­jë se urdhri i dhënë nga eprori i tij është i paligjshëm, ai duhet, pa vonesë, t’ia bëjë të ditur epror­it dhe të kërko­jë që urdhri të jepet me shkrim.
3. Punon­jësi epror i Poli­cisë ka detyrim­in të japë urdhrin me shkrim, në rast se kërko­het sipas pikës 2 të këtij neni.
4. Në rastet kur mosz­ba­ti­mi i urdhrit deri në dhënien me shkrim të tij, sipas pikës 3 të këtij neni, rrez ikon jetën e një per­soni tjetër, punon­jësi i Poli­cisë duhet të zba­to­jë urdhrin.
5. Kur një punon­jës poli­cie, edhe pas zba­tim­it të pro­ce­du­rave, sipas pikës 2 ose 3 të këtij neni, vazh­don të ketë arsye për të dyshuar se urdhri është i paligjshëm, ai kryen veprimet e mëposhtme:
a) kundër­sh­ton urdhrin, me për­jash­tim të rastit të parashikuar në pikën 4 të këtij neni;
b) vë men­jëherë në dijeni tit­ullar­in, i cili është drejt­për­drejt mbi epror­in që e ka dhënë urdhrin, si dhe për masat e mar­ra prej tij, sipas këtij neni.

 

Neni 61
Detyri­mi për të kry­er detyrat pa diskri­m­in­im

 

Punon­jësi i Poli­cisë duhet t’i tra­j­to­jë per­son­at në mënyrë të barabartë dhe duhet t’i krye­jë detyrat pa diskri­m­in­im në bazë të gjin­isë, racës, ngjyrës, gjuhës, bes­im­it, etnisë, bind­jeve poli­tike, fetare ose filo­zofike, ori­en­tim­it sek­su­al, gjend­jes ekonomike, arsi­more, sociale ose përkatë­sisë prindërore, në për­puth­je me nenin 18 të Kushte­tutës.

 

Neni 62
Detyri­mi për të respek­tu­ar din­jitetin dhe integritetin fizik

 

Punon­jësi i Poli­cisë, në çdo rast, duhet të respek­to­jë din­jitetin dhe integritetin fizik të çdo punon­jësi tjetër të Poli­cisë, përf­shirë edhe vartësit e tij.

 

Neni 63
Detyri­mi për të paran­dalu­ar arratis­jen nga një ndal­im i ligjshëm

 

Punon­jësi i Poli­cisë ka për detyrë që, në për­puth­je me këtë ligj dhe legjis­la­cionin në fuqi, të mar­rë të gjitha masat e nevo­jshme për të paran­dalu­ar arratis­jen e një per­soni në rastet e shoqërim­it, të ndalim­it apo të arres­tim­it nga Poli­cia.

 

Neni 64
Detyri­mi për garan­timin e ndih­mës mjekë­sore

 

1. Kur një punon­jësi të Poli­cisë i beso­het rua­jt­ja e një per­soni, për të cilin ai vlerë­son se ka nevo­jë për kujdes mjekë­sor, punon­jësi i Poli­cisë duhet të kërko­jë ndih­më mjekë­sore dhe të mar­rë masat e nevo­jshme, real­isht të zbat­ueshme, për të mbro­j­tur jetën dhe shën­detin e per­son­it.
2. Nëse një punon­jës poli­cie dëm­ton një per­son gjatë kry­er­jes së një vepri­mi kur është në detyrë, ai duhet të kërko­jë ndih­më mjekë­sore dhe të mar­rë masat e nevo­jshme dhe real­isht të zbat­ueshme për të mbro­j­tur jetën dhe shën­detin e per­son­it.

 

Neni 65
Detyri­mi për të dhënë ndih­më gjatë ushtrim­it të detyrës

 

1. Punon­jësi i Poli­cisë duhet t’i vijë në ndih­më një punon­jësi tjetër të Poli­cisë gjatë ushtrim­it të detyrës, kur vlerë­son se ai ka nevo­jë për ndih­më, me për­jash­tim të rasteve kur kjo ndih­më refu­zo­het.
2. Në rastet kur punon­jësi i Poli­cisë që ofron ndih­mën e tij është në shër­bim, ai është i detyru­ar të vlerë­so­jë dhe të zba­to­jë për­parës­inë në kry­er­jen e detyrës.

 

Neni 66
Detyri­mi për të rua­j­tur pronën

 

Punon­jësi i Poli­cisë është përgjegjës për rua­jt­jen dhe admin­istrim­in nga çdo dëm­tim të arma­tim­it, pajis­jeve dhe mjedi­s­eve që i janë dhënë në për­dorim për ushtrim­in e detyrës dhe plotësimin e kushteve të punës dhe të jetesës.

 

Neni 67
Detyrimi për të mos dhënë infor­ma­cione të klasi­fikuara

1. Punon­jësi i Poli­cisë nuk duhet të japë infor­ma­cione të klasi­fikuara, për të cilat ka mar­rë dijeni gjatë kry­er­jes së detyrës ose edhe jashtë saj në mënyrë të rastë­sishme.
2. Pika 1 e këtij neni për­bën detyrim për zba­tim edhe për punon­jësit e Poli­cisë të liru­ar ose të për­jash­tu­ar nga Poli­cia.

 

Neni 68
Kufizimet në jetën poli­tike të punon­jësve të Poli­cisë

 

1. Punon­jësi i Poli­cisë nuk mund të jetë anë­tar i një par­tie ose orga­ni­zate poli­tike.
2. Punon­jësi i Poli­cisë nuk mund të mbësht­esë fushatën e një par­tie ose orga­ni­zate poli­tike ose të një anë­tari të një par­tie poli­tike apo të një kan­di­dati të pavarur, duke mar­rë pjesë ose kon­tribuar fizik­isht ose finan­cia­r­isht.
3. Punon­jësi i Poli­cisë ka për detyrë të ushtro­jë funk­sionet e veta në mënyrë të paan­shme dhe pavarë­sisht bind­jeve të tij poli­tike.

 

Neni 69
Detyri­mi për të respek­tu­ar uni­for­mën

Punon­jësi i Poli­cisë për­dor uni­for­mën, shen­jat dhe sim­bo­let e Poli­cisë vetëm gjatë kry­er­jes së detyrës.

 

Neni 70
Detyri­mi për të rapor­tu­ar anke­sat

Punon­jësi i Poli­cisë i rapor­ton epror­it përkatës ose, në mungesë të tij, epror­it të epror­it, çdo ankesë të mar­rë në lid­hje me sjell­jen e një punon­jësi tjetër të Poli­cisë.

 

Neni 71
Detyri­mi për të rapor­tu­ar shkel­jen

Punon­jësi i Poli­cisë i rapor­ton epror­it përkatës ose, në mungesë të tij, epror­it të epror­it, çdo shkel­je, për të cilën ai ka dyshime të mjaftueshme të beso­jë se është kry­er nga një per­son, pavarë­sisht nëse ai ka mar­rë dijeni për këtë shkel­je gjatë kry­er­jes së detyrës ose në rrethana të tjera.

 

Neni 72
Detyri­mi për të rapor­tu­ar shkel­jet e disi­plinës

Punon­jësi i Poli­cisë i rapor­ton epror­it përkatës ose, në mungesë të tij, epror­it të epror­it, çdo shkel­je, për të cilën ai ka dyshime të mjaftueshme të beso­jë se është kry­er nga një punon­jës tjetër i Poli­cisë, pavarë­sisht nëse ai ka mar­rë dijeni për këtë shkel­je gjatë kry­er­jes së detyrës ose në rrethana të tjera.

 

Neni 73
Kufiz­i­mi për veprim­tari të dyta

 

1. Punon­jësi i Poli­cisë nuk mund të punë­so­het ose të krye­jë veprim­tari pri­vate, të cilat pen­go­jnë plotësimin e kërke­save të detyrës.
2. Në rastet e dypunësim­it, punon­jësi i Poli­cisë ka detyrim­in të njofto­jë para­prak­isht struk­turën përkatëse në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Poli­cisë.
3. Punon­jësi i Poli­cisë ka detyrim­in të njofto­jë para­prak­isht struk­turën përkatëse në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Poli­cisë nëse bashkëshorti/ja, prindërit, motrat e vëllezërit apo fëmi­jët e tij ndër­mar­rin një veprim­tari apo drej­to­jnë një biznes që mund të çojë në kon­flikt intere­sash me kom­pe­ten­cat dhe detyrën e tij si punon­jës poli­cie.

 

KREU III
PROCEDURAT E BRENDSHME DISIPLINORE

 

Neni 74
Shkel­ja disi­plinore

Kur nuk për­bën vepër penale, vlerë­so­het shkel­je disi­plinore çdo veprim ose mosveprim i punon­jësit të Poli­cisë, që bie në kundër­sh­tim me Rreg­ul­loren e Disi­plinës, të mirat­u­ar me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 75
Masat disi­plinore

1. Masat që mund të mer­ren ndaj punon­jësit të Poli­cisë në rastet e shkel­jeve disi­plinore janë:
a) vëre­jt­je;
b) vëre­jt­je me par­ala­jmërim;
c) gjobë në masën sa paga e punon­jësit për pesë ditë pune;
ç) shtyr­je e afatit të gradim­it nga një muaj deri në një vit;
d) pezul­lim pa pagesë nga pesë ditë deri në trid­hjetë ditë;
dh) ulje jo më shumë se një gradë deri në 12 muaj;
e) për­jash­tim nga Poli­cia.
2. Masa disi­plinore e dhënë duhet të jetë në për­sh­tat­je me shkel­jen e kry­er dhe me paso­jat e ard­hu­ra prej saj.
3. Efek­tet e masës disi­plinore fil­lo­jnë pasi të ketë për­fun­d­uar pro­ce­si disi­plinor, ku përf­shi­hen pro­ce­du­rat përkatëse të ape­lim­it dhe pasi të jetë dhënë vendi­mi për­fundim­tar.

 

Neni 76
Pro­ce­si disi­plinor

1. Vendi­mi për masën disi­plinore duhet t’i komu­niko­het me shkrim, bren­da 3 ditëve pune, vetë punon­jësit të Poli­cisë. Punon­jësi i Poli­cisë vihet gjithash­tu në dijeni për të drejtën e tij për të apelu­ar vendimin.
2. Punon­jësi i Poli­cisë, i ndëshkuar me një masë disi­plinore, ka të drejtë të mar­rë pjesë në pro­cesin disi­plinor dhe të ndih­mo­het nga një punon­jës poli­cie i zgjed­hur prej tij me të njëjtën gradë ose me gradë më të lartë.

 

Neni 77
E drej­ta për ankim

 

1. Punon­jësi i Poli­cisë, ndaj të cilit mer­ret një masë disi­plinore, sipas nen­it 75 pika 1 shkro­n­jat “a” dhe “b” këtij ligji, ka të drejtë të anko­het tek eprori i punon­jësit të Poli­cisë që ka dhënë masën ndaj tij bren­da 5 ditëve nga çasti i mar­rjes dijeni për dhënien e masës disi­plinore.
2. Punon­jësi i Poli­cisë, ndaj të cilit mer­ret një masë disi­plinore, sipas nen­it 75 pika 1 shkro­n­jat “c”, “ç”, “d”, “dh” dhe “e” të këtij ligji, ka të drejtë të anko­het me shkrim në komi­sion­in e ape­lim­it të punon­jësve të Poli­cisë bren­da 10 ditëve nga çasti i mar­rjes dijeni me shkrim për dhënien e masës disi­plinore. Bren­da 30 ditëve nga mar­r­ja dijeni e vendim­it të komi­sion­it të ape­lim­it, punon­jësi i Poli­cisë ka të drejtë të anki­mo­jë vendimin në gjykatë.
3. Masa disi­plinore nuk mund të jepet nga eprori, nëse ajo nuk i komu­niko­het punon­jësit të Poli­cisë bren­da 30 ditëve nga vënia re e shkel­jes dhe ver­i­fiki­mi i saj.
4. Pro­ce­du­rat disi­plinore bëhen pub­like, me për­jash­tim të rasteve kur prob­lemet që do të shqyr­to­hen klasi­fiko­hen sekrete.
5. Punon­jësi i Poli­cisë, ndaj të cilit mer­ret një masë disi­plinore, sipas nen­it 75 të këtij ligji, ka të drejtë që, bren­da 30 ditëve nga mar­r­ja dijeni për masën disi­plinore të mar­rë ndaj tij, të anko­het edhe drejt­për­drejt në gjykatë.

 

Neni 78
E drej­ta për ankim në rastet e lirim­it nga detyra

Çdo punon­jës poli­cie, i cili njofto­het se i është dhënë autor­iz­i­mi për t’u liru­ar nga detyra, sipas nen­it 57 pika 2 shkro­n­ja “b” të këtij ligji, ka të drejtë ta apelo­jë atë në komi­sion­in e ape­lim­it të punon­jësve të Poli­cisë ose drejt­për­drejt në gjykatë, si dhe ka të drejtë që, bren­da 30 ditëve nga mar­r­ja dijeni për lir­im­in e tij nga detyra, të anko­het edhe drejt­për­drejt në gjykatë.

 

Neni 79
Afatet e evi­den­tim­it të masës disi­plinore

1. Masat disi­plinore “Vëre­jt­je”, “Vëre­jt­je me par­ala­jmërim” dhe “Gjobë në masën sa paga e punon­jësit për pesë ditë pune” qën­dro­jnë në dos­jen per­son­ale të punon­jësit të Poli­cisë për një peri­ud­he prej 6 mua­jsh, peri­ud­hë pas së cilës shuhen.
2. Masat disi­plinore “Shtyr­ja e afatit të gradim­it nga një muaj deri në një vit”, “Pezul­li­mi pa pagesë nga pesë ditë deri në trid­hjetë ditë” dhe “Ulje deri në një gradë” qën­dro­jnë në dos­jen per­son­ale të punon­jësit të Poli­cisë për një peri­ud­hë prej një viti nga data e për­fundim­it të ekzeku­tim­it të masës, peri­ud­hë pas së cilës shuhen.
3. Pas kalim­it të peri­ud­have të për­cak­tu­ara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, i gjithë doku­menta­cioni që lid­het me masat disi­plinore të për­cak­tu­ara në nenin 75 shkro­n­jat “dh” dhe “e” të këtij ligji ven­doset në Qen­drën e të Dhë­nave të Per­son­elit dhe ruhet gjatë gjithë kohës së punës së këtij punon­jësi. Këto të dhë­na nuk mund t’i bëhen të ditu­ra asnjë insti­tu­cioni apo struk­ture pa lejen me shkrim të Drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë.
4. Masa disi­plinore “Për­jash­tim nga Poli­cia” qën­dron përgjith­monë në dos­jen per­son­ale të ish-punon­jësit të Poli­cisë.

 

Neni 80
Rreg­ul­lor­ja e Disi­plinës

Kat­e­goritë dhe llo­jet e shkel­jeve disi­plinore, kriteret, rreg­ul­lat, pro­ce­du­rat dh e doku­menta­cioni për dhënien e masave disi­plinore, si dhe për­bër­ja, mënyra e orga­nizim­it dhe e funk­sionim­it të komi­sion­it të ape­lim­it të punon­jësve të Poli­cisë për­cak­to­hen në Rreg­ul­loren e Disi­plinës.

 

Neni 81
Het­i­mi pavarur i sjell­jes së punon­jësve të Poli­cisë

Pro­ce­du­rat për për­cak­timin e veprimeve që duhet të mer­ren kur një qyte­tar beson se veprimet apo mosveprimet e punon­jësit të Poli­cisë kanë dhunuar të drej­tat dhe lir­itë e tij parashiko­hen në Rreg­ul­loren e Disi­plinës.

 

KREU IV
ÇËSHTJET QË LIDHEN ME PUNËSIMIN

 

Neni 82
Sindika­ta e Poli­cisë së Shtetit

Sindika­ta e Poli­cisë është një e vetme dhe ka për qël­lim për­faqësimin e punon­jësve të Poli­cisë, anë­tarë të saj, në të gjitha çësht­jet që ndiko­jnë në mbarë­va­jt­jen e punës së tyre dhe efik­a­sitetin në punë.
Sindika­ta e Poli­cisë mund të për­faqë­so­jë punon­jësit e Poli­cisë, anë­tarë të sindikatës, në mbro­jt­je të tij në të gjitha rastet e ape­lim­it për çdo çësht­je të ngrit­ur, në mbështet­je të akteve nën­ligjore të nxjer­ra në zba­tim të këtij ligji.
Të gjithë punon­jësit e Poli­cisë, me për­jash­tim të Drej­torit të Përgjithshëm dhe zëvendës­drej­torëve të përgjithshëm të Poli­cisë, mund të jenë anë­tarë të sindikatës.
Punon­jësit e Poli­cisë së Shtetit, që nuk dëshi­ro­jnë të jenë anë­tarë të Sindikatës së Poli­cisë së Shtetit, duhet të dorë­zo­jnë një kërkesë me shkrim në organin drejtues të sindikatës.
Sindika­ta e Poli­cisë kri­jo­het dhe funk­sionon në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.

 

Neni 83
Ndal­i­mi i së drejtës së grevës

Punon­jësve të Poli­cisë u ndalo­het e drej­ta e grevës.

 

Neni 84
Ndal­i­mi i për­dorim­it të mjeteve të Poli­cisë
në veprim­tar­itë sindikaliste

Punon­jësve të Poli­cisë u ndalo­het të mba­jnë uni­for­mën e Poli­cisë, të mba­jnë armë apo të për­dorin ndon­jë mjet poli­cie gjatë veprim­tarive sindikaliste.

 

Neni 85
Detyrimet e Poli­cisë ndaj Sindikatës së Poli­cisë

1. Min­istri e lejon kryesinë e për­cak­tu­ar në statutin e sindikatës të mblid­het katër herë në vit gjatë orar­it të punës.
2. Min­istri e lejon asam­blenë e për­cak­tu­ar në statutin e sindikatës të mblid­het një herë në vit gjatë orar­it të punës.
3. Mar­rëd­hëni­et mes sindikatës dhe Drej­torisë së Përgjithshme të Poli­cisë rreg­ul­lo­hen me mar­rëvesh­je dypalëshe.

 

KREU V
TRAJTIMI I PERSONELIT

 

Neni 86

Rreg­ul­lat dhe pro­ce­du­rat për mar­rëd­hëni­et e punës, tra­jnim­it, ecurisë në kar­ri­erë dhe ndër­pre­rjes së saj, për­cak­to­hen në Rreg­ul­loren e Per­son­elit në zba­tim të këtij ligji, të mirat­u­ar nga Këshilli i Min­is­trave.

 

Neni 87
Koha e punës dhe e pushim­it

 

1. Koha e punës dhe e pushim­it për punon­jësit e Poli­cisë një­so­het me atë të punon­jësve të tjerë të admin­is­tratës pub­like, përveçse kur parashiko­het ndryshe në këtë ligj.
2. Pushi­mi vje­tor i pagueshëm për punon­jësit e Poli­cisë është 30 deri në 45 ditë kalen­darike dhe jepet i shkallëzuar, sipas niveleve dhe gra­dave.
3. Kur për arsye pune e shër­bi­mi, pushi­mi vje­tor nuk mund të jepet bren­da vitit, ai duhet të jepet jo më vonë se në mua­jin mars të vitit pasard­hës, në të kundërt bëhet kom­pen­si­mi në vlerë, sikurse edhe për orët sht­esë të punës dhe të shër­bim­it.
4. Në rastet e gjend­jes së jashtëza­kon­shme, të fatke­që­sive naty­rore apo të gatish­mërisë, koha deri në 24 orë mbi kohën nor­male të punës e të shër­bim­it, bren­da 6 mua­jve, nuk tra­j­to­het si orë sht­esë pune.
5. Në rast fatke­qësie famil­jare, martese apo në raste të tjera të veçan­ta, punon­jësit të Poli­cisë i jepet deri në 7 ditë leje e pagueshme ose deri në 2 muaj leje pa të drejtë pagese.
Peri­ud­ha e lejes pa të drejtë pagese nuk llog­a­ritet në vjetër­si pune e shër­bi­mi dhe as për efek­te të ecurisë në kar­ri­erë.
6. Kriteret dhe masat e për­fitimeve për­cak­to­hen me akt të veçan­të nor­ma­tiv të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 88
Rreg­ul­li­mi i pagave

1. Për shkak të përgjegjë­sisë dhe të rrezik­sh­mërisë së lartë në detyrë, punon­jësi i Poli­cisë ka për­parësi në tra­j­timin me pagë.
2. Paga e punon­jësit të Poli­cisë cak­to­het sipas gradës dhe funk­sion­it që ka fitu­ar.
3. Paga mujore e punon­jësit të Poli­cisë për­bëhet nga paga bazë, që është paga për gradë dhe nga sht­e­sat mbi pagën bazë (në përqind­je ose në shumë absolute) për kushte të tjera të veçan­ta të ven­dit të punës e të shër­bim­it, përf­shirë pro­fe­sion­in, kual­i­fikimin dhe kohën e qën­drim­it në gradë për kom­pen­sim të pri­va­cion­eve dhe hum­b­jeve që i kri­jo­hen punon­jësit të Poli­cisë, për shkak të nevo­jave të punës e të shër­bim­it.
4. Punon­jësi i Poli­cisë për­fi­ton edhe të gjitha sht­e­sat e tjera të veçan­ta mbi pagë, si dhe shpër­blimet që për­fi­to­jnë punon­jësit e tjerë të admin­is­tratës pub­like.
5. Punon­jësit e Poli­cisë për­fi­to­jnë çdo vit, në fund të vitit finan­ciar, një shpër­blim deri në një pagë mujore, të njëjtë me atë të për­fi­tu­ar nga punon­jësit civilë dhe punon­jësit e tjerë të admin­is­tratës shtetërore. Ky shpër­blim jepet në bazë të një shkalle për­p­jesëtuesh­mërie, që pasqy­ron kohën e punës së kry­er nga punon­jësi gjatë vitit finan­ciar. Punon­jësit që nuk kanë munge­sa në punë për çfarë­do arsye, përveç kohës së pushim­it, kanë të drejtën e shpër­blim­it të plotë. Kjo pagë nuk për­fi­to­het në rastet kur punon­jësi është ndëshkuar me masën “Për­jash­tim nga Poli­cia”.
6. Rreg­ul­li­mi i pagave, kriteret dhe përgjegjësitë për dhënien e tyre mira­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 89
Dhë­nia e pen­sion­it dhe për­fitimeve suple­mentare
(Shfuqizuar me ligjin nr. 10142, datw 15.5.2009)

 

 

Neni 90
Për­parësia për rik­thim në shër­bim

 

Punon­jësi i Poli­cisë që gjen­det në pagesë kalimtare dhe që plotë­son kushtet e kriteret për të vazh­d­uar kar­ri­erën policore, nëse ajo është ndër­pre­rë, në çdo rast ka për­parësi për t’u rik­thy­er në shër­bim bren­da një viti nga çasti që fiton pagesën kalimtare, në raport me kan­di­dat­u­rat e tjera që mund të paraqiten për një funk­sion të cak­tu­ar, sipas gradës që mban apo që i takon.

 

Neni 91
Baza e të dhë­nave të shen­jave të gish­tave dhe ADN-së së punon­jësve të Poli­cisë

1. Shen­jat e gish­tave dhe mostra e ADN-së e të gjithë punon­jësve të Poli­cisë do të ruhen në një bazë të dhë­nash në Lab­o­ra­torin e Poli­cisë Shken­core, për të për­jash­tu­ar të dhë­nat e tyre nga ato të pro­ce­seve. Rua­jt­ja e të dhë­nave do t’i shër­be­jë pro­ce­sit të rekru­tim­it për ata që do të apliko­jnë për t’u pran­uar në Policinë e Shtetit dhe këto të dhë­na do të mer­ren nga të gjithë punon­jësit në shër­bim, nëse ato nuk janë mar­rë në çastin e mar­rjes në punë.
2. Shen­jat e gish­tave dhe mostra e ADN-së së mar­rë, për të kri­juar këtë bazë të dhë­nash, do të shkatër­ro­hen, qoftë në letër apo for­më elek­tron­ike, sapo një punon­jës poli­cie del në pen­sion, liro­het apo për­jash­to­het nga Poli­cia.
3. Nëse një punon­jës poli­cie rik­the­het, shen­jat e gish­tave dhe mostra e ADN-së do të rimer­ren.

 

PJESA E KATËRT
KOMPETENCAT E POLICISË

 

KREU I
MASAT PËR RUAJTJEN E RENDIT DHE TË SIGURISË PUBLIKE

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 92
Detyrat

Në zba­tim të përgjegjë­sive të për­cak­tu­ara në nenin 4 të këtij ligji, punon­jësit e Poli­cisë krye­jnë veprimet e mëposhtme:
a) duhet të shman­gin në të gjitha rastet rrezikun për shte­t­a­sit dhe veten;
b) në rastet kur punon­jësit e Poli­cisë vlerë­so­jnë se ka nevo­jë për mar­rjen e masave sht­esë ose nevo­jitet ndih­më, duhet men­jëherë të njofto­jnë autoritetet përgjegjëse admin­is­tra­tive dhe t’i këshillo­jnë ato për masat e mund­shme.

 

Neni 93
Pro­por­cionaliteti

 

1. Masa për të shman­gur rrezikun duhet të jetë në pro­por­cion me shkallën e rrezik­sh­mërisë dhe ajo nuk duhet të për­bëjë kapërcim të kufi­jve të nevo­jës për sit­u­atën e paraqi­tur.
2. Masa mbetet e për­sh­tat­shme edhe nëse ajo ul masën e rrezikut ose e pakë­son atë përko­hë­sisht. Nëse masa është e pae­fek­t­shme, atëherë mund të zgjid­het një masë tjetër me ndikim më të madh.

 

Neni 94
Ndër­pre­r­ja e masave

Zba­ti­mi i mëte­jshëm i çdo mase të ndër­mar­rë ndër­pritet men­jëherë kur shkaku i saj nuk ekzis­ton më.

 

Neni 95
Ekzeku­ti­mi i men­jëher­shëm

 

1. Ekzeku­ti­mi i men­jëher­shëm i masës mund të mer­ret vetëm nëse duhet mën­jan­u­ar një rrezik real dhe i çastit për sig­ur­inë dhe rendin pub­lik, i cili nuk mund të shmanget me anë të mjeteve të tjera.
2. Per­soni, ndaj të cilit ndërmer­ret masa, duhet të njofto­het men­jëherë për masën e mar­rë.
3. Autoritetet mund të kërko­jnë, me një akt admin­is­tra­tiv, që kos­to­ja për ekzeku­timin e men­jëher­shëm të rifi­nan­co­het nga ata per­sona që janë përgjegjës, sipas nen­eve 97 dhe 98 të këtij ligji.

 

Neni 96
Masat për rua­jt­jen e ren­dit

 

1. Kur sjell­ja e një per­soni cenon rendin dhe sig­ur­inë pub­like, ndaj tij mer­ret masë.
2. Nëse cen­i­mi i ren­dit dhe sig­urisë pub­like ka ard­hur si paso­jë e veprimeve të një per­soni të mitur nën 14 vjeç, përveç masave të mar­ra ndaj tij, sipas nen­it 11 të këtij ligji, punon­jësi i Poli­cisë njofton prindin ose kujdestarin e të mitu­rit nën 14 vjeç për ndër­pre­rjen e veprimeve të paligjshme të të mitu­rit.

 

Neni 97
Përgjegjësia për gjend­jen e objek­teve

Kur sig­uria dhe ren­di pub­lik rreziko­hen ose ceno­hen nga gjend­ja e një objek­ti, punon­jësi i Poli­cisë merr masa ndaj pronar­it të objek­tit ose, në rast pamundësie, njofton organin kom­pe­tent. Masa mund të jepet edhe ndaj per­son­it që sil­let si pronar i objek­tit.

 

Neni 98
Masat ndaj palëve të tre­ta

 

1. Masat mund të mer­ren ndaj per­son­ave që nuk përf­shi­hen në nenet 96 dhe 97 të këtij ligji, në qoftë se rreziku real dhe i çastit për sig­ur­inë dhe rendin pub­lik ose cen­i­mi i sig­urisë dhe i ren­dit pub­lik nuk mund të shman­gen ndryshe dhe për sa kohë që punon­jësi përkatës i Poli­cisë nuk ka per­son­elin dhe mjetet e duhu­ra.
2. Sipas kushteve para­prake të pikës 1 të këtij neni, punon­jësit e Poli­cisë mund të kërko­jnë ndih­më; ata gjithash­tu mund të mar­rin përko­hë­sisht në posed­im objek­te të tilla si mjedise ako­mod­i­mi, medika­mente dhe ushqim, mjete pune, mate­ri­ale ndër­ti­mi dhe mjete trans­porti.
3. Në çdo rast të bash këpunim­it vull­ne­tar apo të për­dorim­it me for­cë të pronës së palëve të tre­ta, lëshohet pro­cesver­bali përkatës.
4. Në çdo rast të thirrjes ose bashkëpunim­it vull­ne­tar të një per­soni apo pale të tretë për ndih­më, për për­dorim të mjedi­s­eve, mjeteve, objek­teve, sendeve apo kon­sum­it të mall­rave dhe mate­ri­aleve të tyre, bëhet kom­pen­si­mi fizik ose mon­e­tar.
5. Llo­ji dhe masa e kom­pen­sim­it për­cak­to­hen duke mba­j­tur parasysh përgjegjës­inë e palëve dhe për­fitimin nga shër­bi­mi i ofru­ar, në për­puth­je me Kodin Civ­il dhe mira­to­hen nga Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë.
6. Kur i intere­suari nuk bie dako­rd me llo­jin dhe masën e kom­pen­sim­it, ka të drejtën e ankim­it në gjykatë.
7. Pre­tendi­mi për kom­pen­sim, sipas këtij neni, duhet të paraqitet jo më vonë se 30 ditë nga data e lind­jes së kësaj të drejte dhe të real­i­zo­het jo më vonë se 30 ditë pas paraqit­jes së kërkesës. Me mbarim­in e këtij afati, i intere­suari ka të drejtë që në rrugë gjyqë­sore të kërko­jë edhe kom­pen­simin për kamatëvone­sat ose fitimin e munguar.

 

Neni 99
Masa e shpër­blim­it të indi­vid­it për ndih­mën e dhënë

1. Çdo indi­vid mund të ndih­mo­jë Policinë për kry­er­jen e detyrave të për­cak­tu­ara në ligj.
2. Nëse gjatë ndih­mës që i jep Poli­cisë, indi­vi­di plagoset, sëmuret, apo hum­bet aftësitë e tij për punë, ai ka të drejtë të për­fi­to­jë çdo ndih­më mjekë­sore, pen­sion, pagesë për aftësi në punë dhe pagesë në rast vdek­je­je, për­fitime të cilat i tako­jnë një punon­jësi poli­cie në rast aksi­den­ti në punë. Paga mbi të cilën llog­a­riten për­fitimet e mësipërme është ajo që për­fi­tonte indi­vi­di në vendin e tij të punës ose paga për të cilën është sig­u­ru­ar në mënyrë vull­netare apo si bujk pri­vat, deri në 30 ditë para ndod­hjes së ngjar­jes, por ajo nuk mund të jetë më e vogël se paga bazë për gradën “Nënkomis­ar”. Për rastet kur indi­vi­di nuk është në mar­rëd­hënie pune ose i sig­u­ru­ar, paga mbi të cilën llog­a­riten këto për­fitime është paga bazë për gradën “Kryein­spek­tor”.

 

KREU II
MASAT SPECIALE

 

Neni 100
Njof­ti­mi për paraqit­je në Poli­ci

1. Punon­jësi i Poli­cisë njofton indi­vidë për t’u paraqi­tur në zyrat e Poli­cisë në këto raste:
për të mar­rë infor­ma­cion për paran­dal­im­in e një rreziku;
për të iden­ti­fikuar per­sona që mund të kenë dijeni për rrezikun apo inci­dentin;
për të iden­ti­fikuar shkelësit e mund­shëm të ligjit.
2. Njof­ti­mi për paraqit­je bëhet me anë të fletën­jof­tim­it ose edhe ver­bal­isht, duke për­cak­tu­ar arsyen e paraqit­jes, punon­jësin e Poli­cisë, kohën, vendin dhe infor­ma­cion për të kon­tak­tu­ar punon­jësin e Poli­cisë në rast pamundësie për t’u paraqi­tur.
3. Kur për shkak të kushteve per­son­ale dhe famil­jare, per­soni që njofto­het nuk mund të paraqitet në zyrat e Poli­cisë, punon­jësi i Poli­cisë mund të shko­jë ta mar­rë këtë infor­ma­cion në vend­ba­n­imin e per­son­it të njof­tu­ar.

 

Neni 101
Shoqëri­mi në Poli­ci

1. Punon­jësi i Poli­cisë bën shoqërim­in e per­son­ave në mjedis­et e Poli­cisë ose në organin urd­hërd­hënës në rastet e mëposhtme:
a) për mbikëqyr­jen e të mitu­rit për qël­lime eduki­mi ose për shoqërim­in e tij në organin kom­pe­tent;
b) kur per­soni është përhapës i një sëmund­je­je ngjitëse, i paaftë mendër­isht dhe i rrezik­shëm për shoqërinë.
2. Per­son­at e shoqëru­ar kanë të drejtën e tra­j­tim­it njerë­zor dhe të respek­tim­it të din­jitetit të tyre. Ata njofto­hen men­jëherë nga punon­jësi i Poli­cisë për shkaqet e shoqërim­it.
3. Per­son­at e shoqëru­ar mba­hen në mjedise të ndryshme nga ato të per­son­ave të ndalu­ar ose të arrestu­ar. Në këto raste mba­jt­ja e per­son­ave në Poli­ci zgjat derisa çësht­ja, për të cilën është kry­er shoqëri­mi, ver­i­fiko­het, por në çdo rast jo më shumë se 10 orë.
4. Për rastet e shoqërimeve për hyr­je të paligjshme në kufirin shtetëror, për dëbimet ose ekstradimet, pro­ce­du­rat dhe afatet e mba­jt­jes për­cak­to­hen sipas legjis­la­cionit në fuqi.
5. Për shoqërim­in dhe mba­jt­jen e per­son­ave në zyrat e Poli­cisë, punon­jësi i Poli­cisë bën doku­men­timin e veprim­it dhe njofton men­jëherë epror­in e vet ose organin e intere­suar për sqarim­in e çësht­jes.
6. Në të gjitha rastet e shoqërim­it dhe mba­jt­jes në zyrat e Poli­cisë, mer­ren parasysh kushtet per­son­ale dhe famil­jare të per­son­it që shoqëro­het.

 

Neni 102
Kon­trol­li i iden­titetit

1. Punon­jësi i Poli­cisë bën kon­trol­lin e iden­titetit të per­son­ave kur:
a) janë të pran­ishëm ose në afër­si të drejt­për­drejtë me vend­ng­jar­jen dhe kur janë dësh­mi­tarë të mund­shëm të veprës penale;
b) ekzeku­to­het një urd­hër i organ­eve përkatëse;
c) kërko­hen per­son­at e dyshuar për cen­im të ren­dit pub­lik;
ç) ata hyjnë ose dalin nga ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë;
d) për rrethana të kohës dhe ven­dit, dyshohet se per­soni është përf­shirë në veprime të jashtëligjshme.
2. Për një iden­ti­fikim të besueshëm të per­son­it, punon­jësi i Poli­cisë bazo­het në doku­mentet ligjore të iden­ti­fikim­it.

 

Neni 103
Të dhë­nat në rastet e shoqërim­it, ndalim­it dhe arres­tim­it

Për të regjistru­ar nga ana admin­is­tra­tive të dhë­nat e per­son­ave të arrestu­ar, të ndalu­ar ose të shoqëru­ar, Poli­cia kryen këto veprime:
1. Në rast shoqëri­mi Poli­cia evi­den­ton për çdo pers on të shoqëru­ar të dhë­nat për:
a) gjen­er­alitetet;
b) vend­ba­n­imin;
c) për­shkrim­in e pam­jes së per­son­it, përf­shirë shen­ja të veçan­ta;
ç) punën që kryen;
arsyet e shoqërim­it;
dh) orën, datën dhe vendin e shoqërim­it;
e) zyrën e Poli­cisë ku është kry­er shoqëri­mi;
ë) punon­jësin e Poli­cisë, i cili ka kry­er shoqërim­in.
Këto të dhë­na ruhen për shtatë vjet.
2. Në rast arres­ti­mi apo ndal­i­mi, Poli­cia evi­den­ton për çdo per­son të arrestu­ar apo të ndalu­ar të dhë­nat për:
a) gjen­er­alitetet;
b) vend­ba­n­imin;
c) për­shkrim­in e pam­jes së per­son­it, përf­shirë shen­ja të veçan­ta;
ç) punën që kryen;
d) veprën penale për të cilën është arrestu­ar apo të ndalu­ar;
dh) hol­lësi për mënyrën e kry­er­jes së veprës penale, për të cilën është arrestu­ar apo ndalu­ar;
e) orën, datën dhe vendin e arres­tim­it apo të ndalim­it;
ë) zyrën e Poli­cisë ku është mba­j­tur;
f) punon­jësin e Poli­cisë, i cili ka kry­er arres­timin apo ndal­im­in.
3. Nga çdo per­son i arrestu­ar apo i ndalu­ar, në çdo rast, Poli­cia merr të dhë­nat e mëposhtme:
shen­jat e gjur­mëve të gish­tave dhe të pël­lëm­bëve të duarve;
dy fotografi, një pam­je bal­lore dhe një pro­fil;
mostrën për anal­izën e ADN-së, kur ekzis­to­jnë kushtet teknike për kon­servimin dhe admin­istrim­in e kam­pi­on­eve.
4. Punon­jësi i Poli­cisë me gradë “Nënkomis­ar” apo më lart ose në rast emergjence dhe në mungesë të një punon­jësi të tillë të Poli­cisë, punon­jësi me gradën më të lartë mund të autor­i­zo­jë për­dorim­in e for­cës së arsyeshme për të real­izuar kërke­sat e pikës 3 të këtij neni, nëse per­soni i arrestu­ar apo i ndalu­ar kundër­sh­ton kërkesën.
5. Poli­cia mund të mar­rë nga çdo per­son i shoqëru­ar të dhë­nat iden­ti­fikuese, të për­cak­tu­ara në pikën 3 të këtij neni, nëse këto të dhë­na nevo­jiten për të për­cak­tu­ar iden­titetin e per­son­it. Nëse per­soni i shoqëru­ar nuk arresto­het apo ndalo­het, të dhë­nat iden­ti­fikuese të mar­ra duhet të elim­i­no­hen pasi të për­cak­to­het iden­titeti i tij.
6. Punon­jësit e Poli­cisë, të cak­tu­ar me detyrë në pikat e kalim­it kufi­tar, mund të mar­rin shen­jat e gjur­mëve të gish­tave për qël­lime iden­ti­fiki­mi nga çdo per­son që kalon kufirin, kur kryen ose dyshohet se ka kry­er një vepër penale apo për qël­lime admin­is­tra­tive.
7. Për të gjithë per­son­at e arrestu­ar apo të ndalu­ar, Poli­cia e Shtetit kri­jon një bankë qen­drore me të gjitha të dhë­nat e mbled­hu­ra, sipas pikës 2 të këtij neni dhe me të gjitha shen­jat e gish­tave, fotografitë dhe ADN-në, të mar­ra sipas pikës 3 të këtij neni.
8. Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë ka detyrim­in të elim­i­no­jë të dhë­nat e iden­titetit, të për­cak­tu­ara në pikën 3 të këtij neni, të cilat i mer­ren per­son­it të arrestu­ar apo të ndalu­ar, mbi bazën e kërkesës së tij, nëse çësht­ja penale në ngarkim të tij pushohet apo ai shpal­let i pafa­jshëm me vendim gjyqë­sor të for­mës së pre­rë.

 

Neni 104
Largi­mi nga vend­ndod­h­ja

Për të shman­gur kër­cën­imin ose shqetësimin për rendin ose sig­ur­inë pub­like, punon­jësi i Poli­cisë mund të urd­hëro­jë per­son­in të largo­het nga vend­ndod­h­ja ose mund ta ndalo­jë atë të hyjë në një mjedis, për aq kohë sa ky kër­cën­im apo shqetësim vazh­don.

 

Neni 105
Blloki­mi i rrugëve

Për nevo­ja të ren­dit dhe sig­urisë pub­like dhe zba­tim­it të ligjit, ose në rastet e fatke­që­sive naty­rore apo të aksi­den­teve, punon­jësit e Poli­cisë blloko­jnë pjesë të rrugëve ose të mjedi­s­eve pub­like, deri në kry­er­jen e veprimeve të nevo­jshme ligjore.

 

Neni 106
Masat mbro­jtëse

1. Masat mbro­jtëse mer­ren ndaj per­son­ave të sëmurë men­dorë, të dehurve, të droguarve ose ndaj per­son­ave me sëmund­je ngjitëse. Në këto raste punon­jësi i Poli­cisë e shoqëron per­son­in në mjedis­et e Poli­cisë, në insti­tu­cionet shën­de­të­sore, në qen­drat e reha­bil­itim­it apo e dorë­zon te kujdestari apo per­son­at përgjegjës.
2. Punon­jësit e Poli­cisë mar­rin masat e nevo­jshme për mbro­jt­jen:
a) e per­son­it, gjend­ja e të cilit tre­gon qartë se nuk mund të kon­trol­lo­jë veprimet dhe sjell­jen e tij dhe për këtë arsye mund t’i shkak­to­jë dëm­time fizike apo rrezikim të jetës së tij apo të të tjerëve. Zba­ti­mi i masës në mjedis­et e Poli­cisë vazh­don për aq kohë sa është e nevo­jshme, por jo më shumë se 10 orë;
b) e të mitu­rit që nuk mbikëqyret më ose është larguar nga prin­di apo kujdestari i tij, duke ia rik­thy­er kujdestar­it apo duke e dër­guar në qen­drat e përku­jde­sit për të mitu­rit, sipas afatit të për­cak­tu­ar në shkro­n­jën “a” të kësaj pike.
3. Për të ushtru­ar përgjegjësitë e për­cak­tu­ara në pikën 1 të këtij neni, punon­jësi i Poli­cisë mund të bëjë kon­trol­lin dhe këqyr­jen fizike të këtyre per­son­ave.

 

Neni 107
Tra­j­ti­mi i të shoqëru­arve

1. Nëse një per­son shoqëro­het sipas nen­it 101 të këtij ligji, atëherë ai duhet të njofto­het men­jëherë për arsyet e shoqërim­it.
2. Per­son­it të shoqëru­ar duhet t’i jepet men­jëherë mundësia për të njof­tu­ar një të afërm ose një per­son të cilit ai i beson. Nëse i shoqëru­ari nuk është në gjend­je të ushtro­jë të drej­tat e tij si më sipër dhe nëse nuk bie ndesh me vull­netin e per­son­it, Poli­cia njofton krye­sisht per­son­at e sipër­për­men­dur. Kur i shoqëru­ari është i mitur, atëherë në çdo rast njofto­het men­jëherë per­soni përgjegjës për mbikëqyr­jen e tij. E njëj­ta gjë vlen edhe për të rri­t­u­rit, për të cilët është cak­tu­ar një kujdestar.
3. Fem­rat dhe meshku­jt shoqëro­hen në mjedise të veçuara. Të mitu­rit shoqëro­hen në mjedise të veçan­ta nga ato të të rrit­urve.

 

Neni 108
Blloki­mi i sendeve

1. Sendet blloko­hen ose sekue­stro­hen vetëm në rastet kur lejo­het me ligj dhe në për­puth­je me pro­ce­du­rat përkatëse ligjore.
2. Me për­jash­tim të rasteve të parashikuara në ligj, sendet mund të blloko­hen vetëm nëse është kre­jtë­sisht i pash­mang­shëm eviti­mi i kër­cënim­it të çastit ndaj ren­dit dhe sig­urisë pub­like. Punon­jësi i Poli­cisë që vepron, har­ton pro­cesver­balin e cak­tu­ar, i cili i jepet pose­due­sit nëse ai nji­het.
3. Sendet blloko­hen vetëm për aq kohë është e nevo­jshme. Pas kësaj, sendet i kthe­hen pose­due­sit nëse është iden­ti­fikuar ose nëse iden­ti­fiko­het pa vonesë. Nëse bren­da 90 ditëve, ose në një hark kohor më të shkurtër, siç mund ta kërko­jë natyra e sendit, pose­due­si i sendit nuk mund të iden­ti­fiko­het ose nuk kërkon me dëshirën e tij kthimin e sendit, sen­di i bllokuar kalon në pronësi të shtetit, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.
4. Poli­cia ka përgjegjës­inë të krye­jë ver­i­fikime për iden­ti­fikimin e pronar­it të sendeve të bllokuara.

 

Neni 109

Kon­trol­li i per­son­it

1. Punon­jësi i Poli­cisë mund të kon­trol­lo­jë çdo per­son të arrestu­ar ose të ndalu­ar, në për­puth­je me Kodin e Pro­ce­durës Penale dhe me legjis­la­cionin në fuqi:
a) për të sig­u­ru­ar pro­va për kry­er­jen e veprës penale;
b) për objek­te ose sende që mund të rreziko­jnë jetën e tij ose të të tjerëve.
2. Kon­trol­li kry­het në tri for­ma:
a) kon­trol­li në pub­lik i rrobave të trupit të një per­soni, i cili kufi­zo­het në një kon­troll sipër­faqë­sor të vesh­jeve të jashtme;
b) kon­trol­li i imët kry­het në vende të cak­tu­ara që nuk shi­hen nga pub­liku, ku per­soni i ndalu­ar ose i arrestu­ar nuk shi­het nga per­sona të tjerë dhe përf­shin heq­jen e më shumë se vesh­jeve të jashtme;
c) kon­trol­li intim, i cili ka të bëjë me këqyr­jen fizike të pjesëve të hapu­ra në trupin e per­son­it dhe kry­het nga punon­jës të shën­de­të­sisë vetëm në spi­tale ose në mjedise të tjera shën­de­të­sore.
3. Kon­trol­let, sipas pikës 2 shkro­n­ja “a” të këtij neni kry­hen nga punon­jës poli­cie të së njëjtës gji­ni me per­son­in e kon­trol­lu­ar, kur e lejo­jnë rrethanat. Për kon­trol­lin e të miturve kërko­het edhe pra­nia e prindit ose e kujdestar­it.
4. Punon­jësi i Poli­cisë mund të krye­jë kon­trol­lin e çdo per­soni, sipas pikës 2 shkro­n­ja “a” të këtij neni, përveç per­son­ave, të cilëve ligji u njeh imu­nitet, kur ka infor­ma­cione të besueshme se ata kanë sende të rrezik­shme për vetë per­son­in apo për per­son­at e tjerë.
5. Kon­trol­li i imët mund të kry­het vetëm nëse ai vlerë­so­het i nevo­jshëm për të hequr sendin e ndalu­ar dhe punon­jësi i Poli­cisë gjykon që per­soni i arrestu­ar apo i ndalu­ar mund ta ketë fshe­hur atë. Ky kon­troll kry­het nga një punon­jës poli­cie i së njëjtës gji­ni me per­son­in e kon­trol­lu­ar.
6. Kon­trol­li intim kry­het me vendim të gjykatës. Kon­trol­li intim ndërmer­ret si masë e fun­dit ndaj per­son­it që dyshohet se fsheh pro­va mate­ri­ale të veprës penale ose sende që i përkasin veprës penale. Kon­trol­li intim kry­het vetëm nga një mjek ose infer­mi­er i kual­i­fikuar.
7. Rreg­ul­lat e hol­lë­sishme për kry­er­jen e kon­trol­lit për­cak­to­hen me udhëz­im të min­istrit.

 

Neni 110
Kon­trol­li mjekë­sor i per­son­it

1. Për të paran­dalu­ar kër­cën­imin për jetën, një per­soni mund t’i bëhet kon­troll mjekë­sor. Për këtë arsye, mar­r­ja e kam­pi­on­eve të gjakut ose ndërhyr­je të tjera në trup nga një mjek, në për­puth­je me rreg­ul­lat mjekë­sore për qël­lime ekza­min­i­mi, lejo­het pa mira­timin e per­son­it, nëse kjo nuk dëm­ton shën­detin e tij dhe masa vlerë­so­het e nevo­jshme nga mjeku.
2. Kon­trol­li mjekë­sor i per­son­it bëhet me vendim gjykate, me për­jash­tim të rasteve të kër­cënim­it të men­jëher­shëm, raste në të cilat punon­jësi i Poli­cisë e kryen detyrën me nis­mën e tij. Të dhë­nat e mbled­hu­ra gjatë kon­trol­lit mund të për­doren vetëm për qël­lim­in e këtij neni, që është paran­dal­i­mi i rrezikut seri­oz për shën­detin.

 

Neni 111
Kon­trol­li i objek­teve

1. Një objekt, me për­jash­tim të mjedi­s­eve të për­cak­tu­ara në nenin 112 të këtij ligji, mund të kon­trol­lo­het nëse:
a) zotëro­het nga një per­son që është kon­trol­lu­ar sipas nen­it 113 të këtij ligji;
b) fak­tet bëjnë të dyshohet se bren­da objek­tit ndod­het një per­son:
i) i cili duhet të arresto­het ose të ndalo­het;
ii) i cili është mba­j­tur në mënyrë të jashtëligjshme;
iii) për të cilin punon­jësi i Poli­cisë ka dyshime të bazuara se kon­trol­li është i nevo­jshëm për mbro­jt­jen e jetës nga një rrezik i çastit;
c) fak­tet bëjnë të dyshohet se aty ndod­het një send tjetër që mund të kon­fisko­het.
2. Kon­trol­lo­het një autom­jet që ka bren­da një per­son, iden­titeti i të cilit mund të ver­i­fiko­het në një pikë kon­trol­li; kur ekzis­ton një nga kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, kon­trol­li mund të bëhet edhe ndaj sendeve bren­da autom­jetit.
3. Për­dorue­si i objek­tit ka të drejtë të jetë i pran­ishëm gjatë kon­trol­lit të tyr e. Nëse ai nuk paraqitet, fto­het një për­faqë­sues apo dësh­mi­tar tjetër. Për­dorue­sit duhet t’i dorë­zo­het një kop­je e pro­cesver­balit të kon­trol­lit dhe arsyet, nëse kërko­hen prej tij.

 

Neni 112
Ndërhyr­ja në mjedise

1. Mjedise, në kup­tim të këtij ligji, quhen bane­sa dhe dhomat ngji­tur, dhomat e punës, mjedis­et e veprim­tarive pro­fe­sion­ale, si dhe çdo pronë tjetër pri­vate që lid­het me këto dhoma.
2. Ndërhyr­ja dhe kon­trol­li në mjedise mund të bëhen pa lejen e pronar­it nëse:
a) është e nevo­jshme të paran­dalo­het një kër­cën­im i çastit për jetën dhe shën­detin;
b) një punon­jës poli­cie ka dyshime të bazuara të men­do­jë se një per­son, i cili plotë­son kushtet e nen­it 106 të këtij ligji, ndod­het në atë mjedis.
3. Nëse pronari apo per­soni që zotëron mjedise ose për­faqë­sue­si i tij nuk janë të pran­ishëm gjatë ndërhyr­jes, sipas pikës 2 të këtij neni, duhen njof­tu­ar men­jëherë për arsyen e kon­trol­lit për sa kohë që qël­li­mi i masës së mar­rë nuk vihet në rrezik.
4. Në të gjitha rastet e hyr­jeve dhe të kon­trolleve, sipas këtij neni, punon­jësi i Poli­cisë har­ton një raport, ku për­menden arsyet e hyr­jes dhe kry­er­jes së kon­trol­lit dhe rezul­tatet e tij. Një kop­je e këtij rapor­ti i jepet, sipas kërkesës, per­son­it të intere­suar ose per­son­ave të autor­izuar prej tij.

 

Neni 113
Kon­trol­li antiter­ror­ist

1. Punon­jësit e Poli­cisë kanë të drejtë të krye­jnë me ini­cia­tivë kon­trolle për paran­dal­im­in e akteve ter­ror­iste në bane­sa, ndërte­sa, mjedise dhe hapësira pub­like, për të garan­tu­ar sig­ur­inë e per­son­ave dhe të ren­dit kushtetues kom­bë­tar e sig­urisë ndërkom­bëtare. Këtë të drejtë ata e ushtro­jnë në rastet e fla­grancës, në rast ndjek­je­je të per­son­it, si dhe kur ka pro­va apo infor­ma­cione të besueshme se është duke u për­gat­i­tur një akt ter­ror­ist dhe kur nga vone­sa e ushtrim­it të kon­trol­lit mund të zhduken ose hum­basin mjetet ose gjur­mët e kry­er­jes së krim­it. Pas ushtrim­it të kon­trolleve, punon­jësit e poli­cisë janë të detyru­ar të har­to­jnë pro­cesver­balin përkatës dhe t’ia dër­go­jnë atë bren­da 48 orëve prokuror­it të ven­dit ku është bërë kon­trol­li. Një kop­je e pro­cesver­balit i lihet pronar­it ose pose­due­sit të objek­tit apo per­son­it të kon­trol­lu­ar.
Per­son­at e kon­trol­lu­ar nga Poli­cia kanë të drejtë që të bëjnë ankim në gjykatën e juridik­sion­it ku ndod­het organi i Poli­cisë, nëse e kon­sidero­jnë kon­trol­lin e tyre nga Poli­cia si të padrejtë dhe në kundër­sh­tim me ligjin
2. Kon­trol­li antiter­ror­ist përf­shin kon­trol­lin për eksplozivë, kon­trol­lin kimik, biologjik dhe radioak­tiv.

 

Neni 114
Mbled­h­ja e të dhë­nave

1. Punon­jësi i Poli­cisë ka përgjegjësi të mbled­hë të dhë­na për nevo­ja të mbro­jt­jes së ren­dit e të sig­urisë pub­like dhe/ose për paran­dal­im­in dhe zbu­lim­in e krimeve, duke shfry­tëzuar çdo burim që mund të japë të dhë­na. Për këtë qël­lim ai mund të për­dorë edhe bashkëpunimin e fshe­htë me indi­vidë, vëzhgimin e fshe­htë të per­son­ave dhe mjedi­s­eve, si dhe pajis­jet gjur­muese të vend­ndod­hjes.
2. Ndalo­het mar­r­ja e të dhë­nave për per­sona vetëm për arsye të tilla si gjinia, etnia, raca, gjuha, feja, bind­jet poli­tike, fetare ose filo­zofike, gjend­ja ekonomike, arsi­more, sociale, prir­ja sek­suale apo përkatësia prindërore.
3. Organet e admin­is­tratës pub­like, per­son­at fizikë e juridikë janë të detyru­ar t’i paraqesin të dhë­nat iden­ti­fikuese dhe infor­ma­cionet e mbled­hu­ra në mënyrë të ligjshme, kur u kërko­hen nga Poli­cia, për­jash­tu­ar të dhë­nat, shpërn­dar­ja e të cilave është e ndalu­ar me ligj.
4. Rreg­ul­lat konkrete për për­dorim­in e burimeve të infor­ma­cionit, si dhe për mar­rjen, admin­istrim­in, ver­i­fikimin dhe vlerësimin e të dhë­nave që për­fi­to­hen prej tyre për­cak­to­hen me udhëz­im të min­istrit.

 

Neni 115
Bashkëpuni­mi i fshe­htë me indi­vidët

1. Punon­jësi i Poli­cisë dety­ro­het të pra­no­jë dhe të vlerë­so­jë çdo infor­ma­cion që vjen në mënyrë të fshe­htë nga indi­vidë dhe që lid­het me mbro­jt­jen e ren­dit dhe sig­urisë pub­like dhe/ose paran­dal­im­in e veprave penale.
2. Kur një per­son ven­dos mar­rëd­hënie të fshe­hta bashkëpuni­mi me Policinë për të infor­muar për çësht­je që lid­hen me mbro­jt­jen e ren­dit e të sig­urisë pub­like dhe/ose për paran­dal­im­in, zbu­lim­in dhe godit­jen e veprave penale, është i detyru­ar të rua­jë sekretin e këtij bashkëpuni­mi dhe të infor­ma­cion­eve të klasi­fikuara, derisa të për­fun­do­jë detyri­mi ligjor për rua­jt­jen e sekretit.
3. Punon­jësit e Poli­cisë kanë detyrim­in të rua­jnë fshe­htës­inë e iden­titetit dhe të rrethanave të tjera për per­son­at që bashkëpuno­jnë në mënyrë të fshe­htë me Policinë, nëpër­m­jet dhënies së infor­ma­cion­eve për mbro­jt­jen e ren­dit e të sig­urisë pub­like ose për paran­dal­im­in dhe godit­jen e veprave penale.
4. Mënyra e admin­istrim­it dhe e rua­jt­jes së fshe­htë­sisë së deklarimeve ose kallëz­imeve bëhet sipas dis­poz­i­tave përkatëse të legjis­la­cionit pro­ce­dur­al penal.

 

Neni 116
Masa të veçan­ta

1. Kur në bazë të të dhë­nave që dispono­hen dyshohet se një per­son ka kry­er një vepër penale, ose po plan­i­fikon apo po orga­ni­zon që të krye­jë një krim dhe kjo veprim­tari nuk mund të zbu­lo­het ose të paran­dalo­het në rrugë e mënyra të tjera, punon­jës i i Poli­cisë me gradën “Drejtues” ose më lart, sipas juridik­sion­it lën­dor, i bën kërkesë prokuror­it për të mar­rë masat e mëposhtme:
a) përgjimin e fshe­htë të bise­dave të një per­soni në vende pub­like;
b) përgjimin e fshe­htë të bise­dave tele­fonike ose teleko­mu­nikimeve të një per­soni, në për­puth­je me legjis­la­cionin përkatës;
c) për­dorim­in e pajis­jeve teknike për fotografim, regjistrim audio ose video, në për­puth­je me legjis­la­cionin përkatës.
2. Për­dori­mi i masave të veçan­ta, sipas pikës 1 të këtij neni, lejo­het për aq kohë sa ekzis­to­jnë arsyet ose rrethanat që kanë bërë të nevo­jshme për­dorim­in e tyre dhe zgjat sipas afat­eve të ven­do­sura në legjis­la­cionin përkatës.
3. Kur refer­i­mi i veprës penale, për të cilën janë për­dorur masat e veçan­ta, nuk bëhet bren­da gjashtë mua­jve pas për­fundim­it të për­dorim­it të masave të veçan­ta, të parashikuara në këtë nen, i gjithë infor­ma­cioni i mbled­hur, si rezul­tat i për­dorim­it të këtyre masave, asgjë­so­het.

 

 

Neni 117
Veprim­taria infor­ma­tive

1. Veprim­taria infor­ma­tive e Poli­cisë, në kup­tim të këtij ligji, vlerë­so­het pro­ce­si i grum­bul­lim­it, sis­temim­it, vlerësim­it, anal­izim­it, shpërn­dar­jes dhe për­dorim­it të infor­ma­cionit për nevo­ja të mbro­jt­jes së ren­dit e të sig­urisë pub­like ose për nevo­ja të paran­dalim­it e zbu­lim­it të veprave penale.
2. Veprim­taria infor­ma­tive e Poli­cisë bazo­het vetëm në të dhë­nat e mar­ra në për­puth­je me lig­jet përkatëse dhe me aktet nor­ma­tive të nxjer­ra në zba­tim të tyre.
3. Rreg­ul­lat konkrete për real­iz­imin e veprim­tarisë infor­ma­tive të Poli­cisë prej struk­tu­rave përkatëse, si dhe masat për rua­jt­jen e të dhë­nave dhe për kon­trol­lin e kësaj veprim­tarie infor­ma­tive për­cak­to­hen me udhëz­im të min­istrit.

 

KREU III
RASTE DHE FORMA TË PËRDORIMIT TË FORCËS

 

Neni 118
Për­dori­mi i for­cës

Për­dori­mi i for­cës mbi per­son­at është vepri­mi i drejt­për­drejtë nëpër­m­jet for­cës fizike, pajis­jeve, mjeteve të tjera apo armëve të zjar­rit.
Punon­jësi i Poli­cisë për­dor for­cën për të përm­bushur një syn­im të ligjshëm vetëm kur kjo është e nevo­jshme dhe vetëm nëse të gjitha masat e tjera janë të pasuk­sesshme apo të pamundura. Punon­jësi i Poli­cisë për­dor nivelin min­i­mal të for­cës së nevo­jshme, në për­puth­je me parim­in e për­p­jesëtuesh­mërisë.
Punon­jësi i Poli­cisë përzg­jedh nivelin e nevo­jshëm të for­cës ndër­m­jet mundë­sive të për­shkallëzuara që, ndër të tjera, përf­shi­jnë bind­je me fjalë, shtrëngim fizik, mjete goditëse, mjete me lëndë kimike par­al­izuese, mjete me godit­je elek­trike, qen poli­cie dhe armë zjar­ri.
Të dëm­tu­ar­it i jepet ndih­më, ku përf­shi­het edhe ajo mjekë­sore, pas për­dorim­it të for­cës, në rast se kjo është e nevo­jshme dhe e mundur.
Punon­jësi i Poli­cisë duhet të par­ala­jmëro­jë se do të për­dorë for­cën para për­dorim­it të saj. Ky par­ala­jmërim mund të mos kry­het nëse rrethanat nuk e lejo­jnë, veçanër­isht kur për­dori­mi i men­jëher­shëm i for­cës është i nevo­jshëm për të paran­dalu­ar një rrezik real dhe të çastit.
Grupe per­sonash duhen par­ala­jmëru­ar sa më shpe­jt të jetë e mundur se do të për­doret for­cë ose se for­ma e for­cës së për­dorur do të ndryshohet, në mënyrë që pjesë­mar­rësit të lejo­hen të largo­hen.

 

Neni 119
Për­dori­mi i armëve të zjar­rit

Punon­jësi i Poli­cisë për­dor armët e zjar­rit që ka në për­dorim në rastet dhe sipas kushteve të për­cak­tu­ara në legjis­la­cionin përkatës që rreg­ul­lon për­dorim­in e armëve të zjar­rit.

 

Neni 120
Masat e detyrueshme mjekë­sore

Masat mjekë­sore të ndër­mar­ra ndaj per­son­ave të shoqëru­ar, si dhe tra­j­ti­mi i tyre bëhen sipas rreg­ullave dhe kushteve të për­cak­tu­ara në aktet përkatëse nor­ma­tive.

 

Neni 121
Kry­er­ja e opera­cion­eve spe­ciale

1. Për kry­er­jen e opera­cion­eve të sig­urisë së veçan­të dhe zgjid­hjen e sit­u­atave, të cilat nuk mund të për­bal­lo­hen nga shër­bimet e tjera të Poli­cisë, për­doren struk­tu­ra spe­ciale opera­cionale rez­ervë të Drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë.
2. Përgjegjësitë e këtyre struk­tu­rave janë:
a) çlir­i­mi ose shpë­ti­mi i peng­jeve;
b) kap­ja e per­son­ave të armato­sur me rrezik­sh­mëri të lartë dhe trans­porti­mi i tyre në mjedis­et e Poli­cisë;
c) mbështet­ja e struk­tu­rave, të cilat sig­uro­jnë per­son­alitetet e lar­ta shtetërore, të ven­dit ose të hua­ja, në rastet kur ka të dhë­na për akte ter­ror­iste ndaj tyre;
ç) riven­dos­ja e ren­dit dhe e sig­urisë pub­like, kur kjo është e pamundur vetëm me struk­tu­rat e tjera policore.
3. Punon­jësve të struk­tu­rave spe­ciale opera­cionale u garan­to­het fshe­htësia e iden­titetit për veprim­tar­inë opera­cionale.
4. Mënyra e orga­nizim­it dhe e funk­sionim­it të struk­tu­rave spe­ciale opera­cionale, si dhe pro­ce­du­rat, rreg­ul­lat dhe kriteret e për­dorim­it të tyre për­cak­to­hen me urd­hër të min­istrit.

 

PJESA E PESTË
TË NDRYSHME

 

 

Neni 122
Polici­mi në komu­nitet

1. Çdo drej­tor i drej­torive të Poli­cisë në qar­qe har­ton një strategji vje­tore të policim­it në qark për sig­ur­inë në komu­nitet, pas këshillimeve me per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 2 të këtij neni.
2. Per­son­at e për­cak­tu­ar për qël­limet e pikës 1 të këtij neni janë:
a) prefek­ti, i cili ushtron funk­sionet në qarkun që mbikëqyret nga drej­to ri i Poli­cisë së qarkut;
b) kryetari i bashk­isë dhe drejtues të pushtetit ven­dor, të cilët ushtro­jnë funk­sionet në Policinë e qarkut që mbikëqyret nga drej­tori i Poli­cisë së qarkut;
c) për­faqë­sues nga drej­toritë e insti­tu­cion­eve të qarkut;
ç) për­faqë­sues nga gru­pet e intere­sit.
3. Strategjia vje­tore e policim­it në qark, e har­tu­ar në për­puth­je me pikën 1 të këtij neni, duhet:
a) të iden­ti­fiko­jë kon­fig­urim­in e veprave penale dhe të shkel­jeve të tjera të ligjit, të cilat janë më të përha­pu­ra në qarkun përkatës të Poli­cisë;
b) të propo­zo­jë reko­mandime për uljen e nivelit të veprave penale dhe të shkel­jeve të ligjit në qark dhe të shpre­hë qartë angazhimin për të bashkëpunuar në mënyrë të vazh­dueshme me për­faqë­sues të komu­nitetit;
c) të iden­ti­fiko­jë mënyrat si janë tra­j­tu­ar shqetësimet e ngrit­u­ra nga për­faqë­sue­sit e komu­nitetit gjatë 12 mua­jve të kalu­ar.
4. Drej­tori i drej­torisë së Poli­cisë së qarkut duhet të paraqesë strategjinë vje­tore, për të cilën ai është përgjegjës, te Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë kur paraqet raportin, sipas nen­it 30 pika 3 të këtij ligji, si dhe te kryetarët e një­sive ven­dore.
5. Strategjia e Poli­cisë në niv­el qarku, së bashku me raportin, sipas nen­it 30 pika 3 të këtij ligji, i dorë­zo­het për mira­tim Grupit të Poli­tikave në takimin e tij të mua­jit janar.

 

Neni 123
Për­puni­mi i të dhë­nave per­son­ale

1. Mbled­h­ja, rua­jt­ja, për­dori­mi dhe komu­niki­mi i të dhë­nave per­son­ale për qël­lime të Poli­cisë kufi­zo­het vetëm me nevo­jat opera­cionale, kur janë të nevo­jshme për paran­dal­im­in e rrezikut real ose paran­dal­im­in e një vepre penale. Gjatë për­punim­it të të dhë­nave respek­to­hen parimet dhe rreg­ul­lat e për­cak­tu­ara nga Këshilli i Europës në “Kon­ven­tën për Mbro­jt­jen e Indi­vidëve për Për­punimin Automatik të të Dhë­nave Per­son­ale” të 28 janarit 1981, rat­i­fikuar me ligjin nr.9288, datë 7.10.2004 dhe me ligjin nr.8792, datë 10.10.2001 “Për kri­jimin e Qen­drës së Për­punim­it të të Dhë­nave”.
2. Të dhë­nat mund t’u komu­niko­hen agjen­cive të hua­ja policore vetëm mbi bazën e një mar­rëvesh­je­je bashkëpuni­mi, në të cilën struk­tu­ra e poli­cisë që e kërkon merr për­sipër detyrim­in se do t’i tra­j­to­jë dhe rua­jë në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi, duke sig­u­ru­ar një shkallë të cak­tu­ar të mbro­jt­jes së të dhë­nave, të barabartë ose në niv­el më të lartë nga ajo që garan­to­het në lig­jet e mësipërme.

 

Neni 124
Medal­jet e nder­it dhe cer­ti­fikatat

1. Min­istri jep medal­je nderi për punon­jës të Poli­cisë, punon­jës të shër­bimeve mbështetëse dhe punon­jës poli­cie të huaj, të atashuar në vendin tonë, kur ata shquhen për meri­ta të veçan­ta.
2. Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë dhe zëvendësit e tij japin cer­ti­fika­ta lavdëri­mi për punon­jës të Poli­cisë të dal­lu­ar në zba­timin e detyrave.

 

 

Neni 125
Llo­jet e medal­jeve dhe cer­ti­fikatave

1. Min­istri jep këto medal­je: Medal­ja e Nder­it, Medal­ja për Trimëri dhe Medal­ja për Shpë­tim Jete.
2. Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë jep këto cer­ti­fika­ta lavdëri­mi: Cer­ti­fikatë për Shër­bime të Dal­lu­ara, Cer­ti­fika­ta e Kar­ri­erës, si dhe Cer­ti­fikatë për Rezul­tate në Sig­urim­in e Ren­dit Pub­lik.
3. Motivi­mi, rreg­ul­lat dhe pro­ce­du­rat për dhënien e medal­jeve, for­ma e tyre dhe shpër­bli­mi finan­ciar për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
4. Llo­jet e cer­ti­fikatave të lavdërim­it, kriteret dhe pro­ce­du­rat për dhënien e tyre për­cak­to­hen në Rreg­ul­loren e Brend­shme të Poli­cisë.

 

PJESA E GJASHTË
DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

 

Neni 126
Kali­mi në sis­temin e ri të gra­dave

1. Për kalim­in nga sis­te­mi i gra­dave të dhë­na sipas ligjit nr. 8643, datë 20.7.2000 “Për gra­dat në Policinë e Shtetit”, në sis­temin e gra­dave, sipas këtij ligji, Këshilli i Min­is­trave nxjerr vendim për për­cak­timin e tabelës së funk­sion­eve kor­re­spon­duese për çdo gradë, si dhe ekuiv­alen­timin e tyre, në bazë të nen­it 39 të këtij ligji.
2. Punon­jësi i Poli­cisë merr gradën që i kor­re­spon­don funk­sion­it që kryen, vetëm nëse ka min­i­mal­isht 2/3 e vjetër­sisë së shër­bim­it, llog­a­r­it­ur sipas afat­eve të për­cak­tu­ara në nenin 41pika 4 shkro­n­ja “a” të këtij ligji.
a) Punon­jësit të Poli­cisë që nuk plotë­son vjetërsinë për gradën që i kor­re­spon­don funk­sion­it që kryen në çastin e kalim­it, i jepet gra­da më e lartë, për të cilën ai plotë­son min­i­mu­mi 2/3 e vjetër­sisë së shër­bim­it, duke e emëru­ar në një funk­sion që i kor­re­spon­don gradës që merr.
b) Në vjetërsinë e shër­bim­it, për efekt të mar­rjes së gradës në çastin e kalim­it, punon­jësit të Poli­cisë do t’i llog­a­riten:
i) koha e punës si ushtarak në struk­tu­rat e Poli­cisë së Kufir­it dhe të Gardës së Repub­likës, kur ato ishin pjesë e For­cave të Armato­sura;
ii) koha e punës me sta­tusin e punon­jësit të Gardës së Repub­likës;
iii) koha e punës si punon­jës poli­cie në struk­tu­rat e Poli­cisë së Shtetit;
iv) koha e punës në struk­tu­rat e Min­istrisë së Brend­shme ose të Min­istrisë së Ren­dit Pub­lik, si punon­jës me sta­tus policor;
v) koha e punës në struk­tu­rat e admin­is­tratës pub­like, me cilës­inë e këshill­tar­it për prob­leme të ren­dit dhe sig­urisë pub­like;
vi) peri­ud­ha që punon­jësi i Poli­cisë ka punuar si ushtarak i shër­bim­it aktiv të përher­shëm, si dhe gjys­ma e peri­ud­hës që punon­jësit e admin­is­tratës shtetërore kanë punuar jashtë struk­tu­rave të për­cak­tu­ara në nën­ndar­jet “i”, “ii”, “iii”, “iv” dhe “v” të kësaj shkro­n­je;
c) Në rast se punon­jësi i Poli­cisë nuk pra­non të mar­rë gradën e dhënë sipas këtij ligji, liro­het nga Poli­cia me gradën që ka mba­j­tur, sipas ligjit nr.8643, datë 20.7.2000 “Për gra­dat në Policinë e Shtetit”.
3. Afatet e qën­drim­it në gradë, për efekt të konkur­rim­it për ecje në kar­ri­erë të punon­jësit të Poli­cisë, pas kalim­it në sis­temin e gra­dave, sipas këtij ligji, do të llog­a­riten si më poshtë:
a) nga data e mar­rjes së gradës, sipas ligjit nr.8643, datë 20.7.2000 “Për gra­dat në Policinë e Shtetit”, kur gra­da e mar­rë nga punon­jësi i Poli­cisë në çastin e kalim­it dhe ajo paraard­hëse është ekuiv­a­lente ose më e ulët;
b) nga data e mar­rjes së gradës në çastin e kalim­it, kur punon­jësi i Poli­cisë merr gradë më të lartë se ajo ekuiv­a­lente, që ka mba­j­tur sipas ligjit nr.8643, datë 20.7.2000 “Për gra­dat në Policinë e Shtetit”.
4. Për real­iz­imin e pro­ce­sit të kalim­it në sis­temin e gra­dave, sipas këtij ligji, ngri­hen komi­sione kalimtare, të cilat shqyr­to­jnë doku­menta­cionin dhe u propo­zo­jnë autoriteteve, që e kanë kom­pe­tencë gradimin dhënien e gra­dave përkatëse punon­jësve të Poli­cisë.
5. Për­bër­ja e komi­sion­eve kalimtare, mënyra dhe nivelet e orga­nizim­it, të funk­sionim­it, si dhe pro­ce­du­rat që ndjekin këto komi­sione, për­cak­to­hen me urd­hër të min­istrit. Këto komi­sione për­fun­do­jnë së funk­sionuari pas real­izim­it të pro­ce­sit të kalim­it në këtë sis­tem gradash.
6. Kali­mi në këtë sis­tem gradash për­fun­don jo më vonë se gjashtë muaj pas hyr­jes në fuqi të vendim­it të Këshillit të Min­is­trave, që do të dalë në zba­tim të nen­it 39 të këtij ligji.
7. Punon­jësi i Poli­cisë ka të drejtë që, bren­da 30 ditëve nga mar­r­ja dijeni, të anko­het për gradën e mar­rë tek eprori i autoritetit që i ka dhënë gradën ose drejt­për­drejt në gjykatë.

 

Neni 127
Tra­j­ti­mi i per­son­elit

Tra­j­ti­mi ekonomik e finan­ciar i punon­jësve të Poli­cisë në kar­ri­erë dhe pas ndër­pre­rjes së saj, deri në mira­timin e akteve nor­ma­tive përkatëse, të parashikuara në këtë ligj, bëhet sipas dis­poz­i­tave të ligjit nr.8553, datë 25.11.1999 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar dhe të akteve nor­ma­tive të nxjer­ra në bazë dhe për zba­tim të tij.

 

Neni 128
Shfuqiz­i­mi i akteve

Ligji nr.8553, datë 25.11.1999 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar; ligji nr. 8293, datë 26.2.1998 “Për Policinë Krim­i­nale”; ligji nr. 8292, datë 25.2.1998 “Për For­cat Spe­ciale dhe ato të Ndërhyr­jes së Shpe­jtë”, i ndryshuar; ligji nr. 7498, datë 5.7.1991 “Për rua­jt­jen e ren­dit e të qetë­sisë”, i ndryshuar; ligji nr. 8643, datë 20.7.2000 “Për gra­dat në Policinë e Shtetit”, si dhe akte të tjera nor­ma­tive në fuqi, që rreg­ul­lo­jnë veprim­tar­inë e Poli­cisë, por që bien ndesh me këtë ligj, shfuqi­zo­hen.

 

Neni 129
Mira­ti­mi i akteve nor­ma­tive

Ngarko­het Këshilli i Min­is­trave dhe min­istri të nxjer­rin aktet nor­ma­tive në zba­tim të këtij ligji bren­da një viti nga hyr­ja në fuqi e tij.

 

Neni 130
Hyr­ja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr.5359, datë 19.6.2007 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Alfred Moi­siu

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim