Neni 16

Ndal­i­mi i trafikim­it

1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse paran­dalo­jnë dhe mar­rin të gjitha masat për të elimin­uar trafikimin dhe kon­tra­bandimin e shte­tasve shqip­tarë për motive punësi­mi.

2. Autoritetet shtetërore përgjegjëse shqiptare dhe ato të vendeve pritëse bashkëpuno­jnë për bashkërendimin dhe har­mo­niz­imin e instru­menteve ligjore, për paran­dal­im­in dhe reduk­timin e trafikim­it dhe të kon­tra­bandim­it të shte­tasve shqip­tarë për motive punësi­mi.

3. Të mitu­rit, që nuk kanë mbushur moshën për punë, sipas legjis­la­cionit shqip­tar në fuqi, nuk mund të largo­hen nga ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë për motive punësi­mi, me për­jash­tim të rasteve kur largi­mi është për motive formi­mi pro­fe­sion­al nëpër­m­jet punës.

4. Autoritetet shtetërore përgjegjëse har­to­jnë dhe zba­to­jnë poli­ti­ka për mbro­jt­jen dhe sig­urim­in e ndih­mës për vik­ti­mat e trafikim­it.

 

Neni 24

Riat­d­hes­i­mi i detyrueshëm i të miturve

Autoritetet shtetërore përgjegjëse, pasi kanë vënë re ose pasi kanë mar­rë infor­ma­cion për punësimin e të miturve jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë, bëjnë riat­d­hes­imin e shpe­jtë dhe pa paso­ja, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.

 

Neni 27

Bashkëpuni­mi me vendet pritëse

1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse, për riin­te­grim­in e emi­grantëve të rik­thy­er në Repub­likën e Shqipërisë, i komu­niko­jnë shtetit pritës të dhë­nat për:

a) mundësitë dhe kushtet e punësim­it në Repub­likën e Shqipërisë;

b) ndih­mën finan­cia­re të dhënë për riin­te­grim­in ekonomik;

c) rua­jt­jen e të drej­tave të sig­urimeve shoqërore të fitu­ara jashtë shtetit;

ç) hap­at që do të ndërmer­ren për të lehtë­suar stre­himin;

d) barazvlef­sh­mërinë e kual­i­fikimeve pro­fe­sion­ale, të fitu­ara jashtë shtetit dhe të të gjitha testeve që duhen kalu­ar për të sig­u­ru­ar njo­hjen e tyre zyrtare;

dh) barazvlef­sh­mërinë e kual­i­fikimeve arsi­more të fitu­ara jashtë shtetit, që fëmi­jët e punë­torëve migrantë të pra­nohen në shkol­la, pa rënë nga niveli.

2. Autoritetet shtetërore përgjegjëse bëjnë botimin e këtij infor­ma­cioni, duke për­dorur të gjitha for­mat dhe mjetet e mund­shme, në for­më të shkru­ar dhe elek­tron­ike.

3. Autoritetet shtetërore përgjegjëse bashkëpuno­jnë me autoritetet përkatëse të vendeve pritëse për shkëm­bimin e infor­ma­cionit për kushtet e punës, sig­urimet shoqërore, anë­tarës­inë në sindikatat e lira, që lid­hen me pro­cesin emi­gra­tor.

4. Autoritetet shtetërore përgjegjëse bashkëpuno­jnë me autoritetet përkatëse të vendeve pritëse për çësht­jet që lid­hen me mbro­jt­jen shoqërore, në rastet e për­fitimeve nga sëmund­jet, bar­rëlind­jet, aksi­den­tet në punë, inva­liditeti, sëmund­jet pro­fe­sion­ale, papunësia, ndih­ma sociale dhe vdek­jet.

5. Autoritetet shtetërore përgjegjëse bashkëpuno­jnë me autoritetet përkatëse të vendeve pritëse për har­timin e kur­rikulave të formim­it pro­fe­sion­al për shte­t­a­sit shqip­tarë, të cilët dëshi­ro­jnë të emi­gro­jnë, për njo­hjen e kual­i­fikimeve pro­fe­sion­ale në vendet pritëse.

6. Autoritetet shtetërore përgjegjëse bashkëpuno­jnë me autoritetet përkatëse të vendeve pritëse për kri­jimin e lehtë­sive ligjore dhe admin­is­tra­tive, për njo­hjen e ndërsjel­lë të diplo­mave, cer­ti­fikatave dhe kual­i­fikimeve të tjera të nevo­jshme, me qël­lim lehtësimin e inte­grim­it të tyre në këto vende.

 

Neni 31

Detyrat dhe përgjegjësitë e Min­istrisë së Arsim­it dhe Shkencës

Min­is­tria e Arsim­it dhe Shkencës, në zba­tim të këtij ligji, ushtron këto detyra e përgjegjësi për:

a) bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse të shteteve pritëse për ngrit­jen e qen­drave arsi­more dhe kul­tur­ore shqiptare në këto vende;

b) bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse të shteteve pritëse për kri­jimin e kushteve lehtë­suese për arsim­imin e fëmi­jëve të emi­grantëve;

c) zba­timin e pro­grameve kom­bëtare për arsim­imin e emi­grantëve shqip­tarë në shtetet pritëse;

ç) zba­timin e pro­grameve të për­bashkë­ta me insti­tu­cionet ven­dase dhe të hua­ja për rik­thimin vull­ne­tar të stu­den­tëve të arsimuar dhe të kual­i­fikuar jashtë ven­dit;

d) bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse të shteteve pritëse për njo­hjen e diplo­mave dhe të kual­i­fikimeve.

dh) har­timin e poli­tikave dhe të legjis­la­cionit, për lehtësimin e riin­te­grim­it të fëmi­jëve të emi­grantëve të rikthyer/fëmi­jëve të pashoqëru­ar në sis­temin arsi­mor shqip­tar pas kthim­it, dhe njo­hjen e kual­i­fikimeve të fitu­ara jashtë;

e) har­timin e kur­rikulave të veçan­ta, për mësimin plotë­sues të gjuhës shqipe nga emi­grantët e rik­thy­er deri në moshën 18 vjeç ose 25 vjeç, nëse është duke ndjekur studimet e lar­ta;

ë) orga­niz­imin e shkollave verore për fëmi­jët e emi­grantëve të rikthyer/fëmi­jëve të pashoqëru­ar, për mësimin plotë­sues të gjuhës shqipe;

f) har­timin e pro­grameve të veçan­ta në fushën e arsim­it për t’u ard­hur në ndih­më fëmi­jëve të emi­grantëve të rikthyer/fëmi­jëve të pashoqëru­ar;

g) për­sh­tat­jen e poli­tikave kur­riku­lare me nevo­jat e emi­grant ëve të rik­thy­er për arsim­im;

gj) ofrim­in e shër­bim­it psikologjik në sis­temin arsi­mor ndaj fëmi­jëve të emi­grantëve të rikthyer/fëmi­jëve të pashoqëru­ar dhe për­sh­tat­jen e tyre me shkol­lën, në mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet komu­nitetit të nxënësve, si dhe në mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet tyre dhe per­son­elit mësimd­hënës.

 

 

Lexo të plotë ligjin



[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 150, datë 18 Janar 2006, faqe 6101

[2] Ligji nr. 9668/2006 është ndryshuar me ligjin nr. 10389, datë 3.3.2011, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr.31, datë 31 Mars 2011, faqe 1093

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim